Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 20-06-05, 16:02   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU
1405-1468



--------------------------------------------------------------------------------
Gjergj Kastrioti lindi nė Krujė dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit tė Shqipėrisė sė mesme i cili ishte i obliguar qė Perandorisė Turke ti paguajė tatim. Nė mėnyrė qė tė sigurojė besnikėrinė e prijėsve lokal Sultani i merrte djemtė e tyre dhe i dėrgonte nė Turqi. Gjergj Kastrioti pėrcjelli shkollėn ushtarake nė Perandorinė Turke dhe qė i emėruar Iskender Bay qė nė turqishtė do tė thotė princi Aleksandėr.

Ai qe i dalluar si njė nga oficerėt mė tė mirė nė disa skuadra Otomane nė Azinė e Vogėl dhe Europė, pėr ēka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundėr Grekėve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnė se ka mbajtur lidhje tė fshehta me Raguzė, Venedikun, Vladislasin e Hungarisė si dhe Alfonsin e V tė Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali ēka e bėri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral tė disa provincave tė Shqipėrisė.

Mė 1443, gjatė betejės kundėr Hungarezėve te Nishi (Serbia e sotme), ai e lėshoi ushtrinė Otomane dhe shkoi nė Krujė. Nė kalanė e Krujės Skenderbeu ngriti Flamurin Shqipėtarė, flamurin e kuq mė shqiponjė tė zezė dykrerėshe nė mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unė lirinė, ate e gjeta kėtu, nė mesin e juve". Gjergj Kastrioti arriti tė bashkojė tė gjithė princat Shqipėtar nė qytetin e Lezhės (Lidhja e Lezhės, 1444) dhe ti udhėheqi ata nė luftėn kundėr Turqve.

Gjatė 25 viteve tė ardhshme ai luftoi, me forca qė rrallė herė kalonin 20.000 ushtarė, me ushtrinė mė tė fuqishme tė asaj kohe dhe arriti qė tė dal fitues pėr 25 vjetė tė tėra. Mė 1450 Ushtria Turke qe e udhėhequr nga vetė Sultan Murati i II i cili vdiq gjatė rrugės duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herė tė tjera , mė 1466 dhe 1467, Mehmeti i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhėheqi ushtrinė Turke kundėr Skenderbeut dhe dėshtoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujėn 24 herė dhe dėshtoi tė 24 herėt.

Pėr njė tė katėrtėn e shekullit Skenderbeu ndaloi invazionin Turk nė Evropėn Katolike.

Pasė vdekjes sė tijė mė 1468 nė Lezhė nga shkaqet natyrore, ushtarėt e tijė u bėnė rezistencė Turqve pėr 12 vjetė. Mė 1480 Shqipėria definitivishtė u pushtua nga Perandoria Turke. Kur Turqit e gjetėn vorrin e Skenderbeut nė kishėn e Shėn Nikut nė Lezhė, e hapėn ate dhe morrėn eshtrat e Skenderbeut pėr tė cilat besohej se sjellin fat. Mė 1480 Turqit ndėrmorrėn invazionin nė Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos.

Skenderbeu dhe vepra e tijė nuk mbetėn tė pėrmenden vetėm nė tokat Shqipėtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do tė kishte egzistuar sikur tė kishte njė udhėheqės sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorė gjithashtu kanė gjetė inspirimin e vetė nė mjeshtėrinė ushtarake tė tijė. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi njė vjershė kushtuar Gjergj Kastriotit. Tė njejtėn gjė bėri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operėn e cila titullohet Scanderbeg.

Skenderbeu sot ėshtė hero nacional i Shqipėrisė. Shumė muzeume dhe monumente janė ngritur nė nder tė tijė anembanė Shqipėrisė dhe nė mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut nė kalanė e famshme tė Krujės.

Marrė nga: Noli, Fan S.: George Castrioti Scanderbeg, New York, 1947
Pėrktheu: studio SKENDERBEU, All rights reserved © 1999







GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU
1405-1468




--------------------------------------------------------------------------------


Pesqind e ca vjet mė parė, vendi ynė, Shqipėria, quhej Arbėri dhe banorėt e saj - arbėr. Ajo ishte po aq e zhvilluar sa edhe gjithė vendet tjera Europiane; ishte po ashtu e ndarė nė principata tė mėdha, sipas familjeve tė shquaraqė kishin nė krye. Ndėr mė tė pėrmedurat ishin Dukagjinajt, Balshajt e Zahariajt nė Veri; Topiajt, Muzakajt e Kastriotėt nė Shqipėrinė e Mesme dhe Aranitėt e Zenebishtėt, nė Jug. Por principata mė e madhe nisi tė bėhej ajo e Kastriotėve, qė e vendosi qendrėn nė Krujė dhe kryezot kishte Gjon Kastriotin.

Bujqit punonin tokat, barinjėt kullosnin bagėtitė nė bjeshkėt e pasura, tregtarėt merrnin rrugėt e karvaneve ose anijet pėt tė shkuar larg nė pėrendim e nė lindje, punishtet e zejtarve i mbushnin me zhurmė qytetet. Nė majat e maleve e nė shpatet e thepisura ngriheshin kėshtjella, ku armiqtė nuk ngjiteshin dot lehtė. Vetėm se fisnikėt arbėr, ashtu si zotėrit europianė tė njėjtė me ta, bėnin shpesh luftė midis tyre pėr zgjerimin e pronave dhe tė pushtetit.

Pesėqind e ca vjet mė parė...

Njė popullsi e madhe luftarake, e ardhur nga shkretėtirat e Azisė, po i jepte goditje vdekjeprurėse Peradorisė Bizantine dhe kishte vėrshuar nė Ballkan, duke i futur tmerrin gjithė Europės. Ata ishin turqit osmanllinj. Herė pas here ata sulmonin edhe Arbėrin me hordhitė e tyre tė panumėrta, grabisnin e kėrkonin taksa tė rėnda e haraq nga bujarėt e banorėt vendas. Por princėt nuk kishin mundur deri nė atė kohė tė bėheshin tė gjithė tok pėr ta luftuar kėtė armik tė pėrbashkėt. Popullsia luftonte, por detyrohej tė merrte malet pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve.

Nė fillim tė shekullit XV osmanllinjėt arritėn ta vinin nėn sundim gjithė Arbėrin. Gjon Kastrioti, me miqėsin e krushqi tė shumta me princėt e tjerė shqipėtar, por edhe me marrėveshje me Venedikun, arriti t“i zgjeronte shumė zotėrimet e tij nė mes tė Shqipėris sė atėhershme. Kėtu kalonin rrugėt mė tė rėndėsishme, qė lidhnin Arbėrinė me vendet fqinje, pra Perėndimin me Lindjen. Dhuna dhe mizoritė e osmanllinjve qė donin ta fusnin gjuhėn, zakonet dhe fenė e tyre, ia kishin bėrė popullit jetėn tė padurueshme. Arbėrit ishin tė gatshėm tė ngriheshin pėr tė shporrur grabitqarėt osmanllinj, pėr tė rifituar lirinė e begatinė e humbur.

Gjon Kastrioti, duke e ndjerė vetėn mė tė fortė se kurrė i shpalli luftė Turqisė, bile arriti edhe disa fitore kundėr disa taboreve tė saj nė trojet shqiptare. Por Sulltani, i tėrbuar nga zemrimi, mblodhi njė ushtri tė madhe dhe nisi kundėr shqipėtarve qė ishin tė pakėt nė numėr. Me zjarr e me hekur ajo e pėrshkoi gjithė vendin dhe e detyroi pėrsėri Gjon Kastriotin tė pranonte kushtet e Sulltanit. Kėtė herė kushtet ishin shumė mė tė rėnda: Gjonit iu morėn tė gjitha kėshtjellat, pėrveq asaj tė Krujės dhe zotėrimeve nė tokat e Matit, taksat iu bėnė edhe mė tė rėnda dhe ai kthehej nė vasal tė Sulltanit.

Po Sulltani kėtė radhė u tregua edhe mė dinak...

...Porsa kishte mbaruar lufta, nė portat e Krujės u duk njė grup i madh kalorėsish me jataganė ngjeshur nė brez e me gallama ngjyra-ngjyra mbėshtjellė rreth kokės. Nė krye tė tyre Hajredin beu, i dėrguar nga Sulltani me njė ferman sa njė qarqaf tė bėshtjellė si tub. Gjon Kastrioti e hapi fermanin, e lexoi me tė shpejtė dhe zuri kokėn me duar. Sulltani, nė shėnjė besnikėrie i kėrkonte peng tė katėr djemėt e tij: Stanishin, Kostandinin, Reposhin dhe Gjergjin e vogėl. Kėtė Gjoni nuk e kishte pritur . Q“tė bėnte?! I dėrguari i Sulltanit priste duke ngritur dorėn kėrcėnueshėm nė drejtim tė Stambollit.

Gjon Kastrioti mblodhi kuvendin e burrave. Pėr probleme tė rėndėsishme e tė vėshtira ai dėgjonte gjithmonė mendimin e tyre. Po tė mos ia jepte djemtė, tėrbimi i Sulltanit do tė binte mbi Arbėrin, ndėrsa djemtė ishin jeta e tij, shpresa e sė ardhmes pėr vendin.Prijėsit arbėr qėndruan tė heshtur pėr njė qast. Pastaj, mė tė rinjtė, u ngritėn gjithė vrull duke kundėrshtuar kėrkesėn e Sulltanit. Mė tė vjetrit, pasi i peshuan mirė punėt nė interes tė Arbėrisė, u ngritėn njė nga njė duke iu lutur Gjonit qė tķ jipte djemėt, ndryshe tėrbimi i Sulltanit do tė kalonte nė zjarr e nė hekur qindra mijėra djem tė tjerė arbėr.





--------------------------------------------------------------------------------









--------------------------------------------------------------------------------

EPOKA E GJERGJ KASTRIOTIT

GJERGJ KASTRIOTI - SKĖNDERBEU


--------------------------------------------------------------------------------



LIDHJA SHQIPTARE E LEZHĖS

1. Principata e Kastriotėve

Kastriotėt e kanė origjinėn nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, mund tė jetė larguar nga Hasi dhe tė jetė vendosur si pronar i dy fshatrave nė luginėn e Drinit tė Zi (Sinjės dhe Gardhit tė poshtėm).
Zotėrimet e Kastriotėve filluan tė zgjeroheshin qė nė fund tė shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XV, Principata e Kastriotėve arriti fuqizimin e saj mė tė madh. Ajo siguroi daljen nė detin Adriatik, ku kishte skelėn dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen e lumit Mat dhe, pranė saj, kriporet e Shėnkollit.
Nė lindje principata shtrihej tė paktėn deri nė rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotėrimet e vjehrrit tė Gjonit qė banonte nė krahinėn e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur mė bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, tė cilit ai i dhuroi dy fshatra nė rrethinat e Gostivarit dhe i bleu njė kullė. Nė kėtė manastir jetoi si murg njė djalė i tij ku dhe u varros.


Principata e Kastriotėve nė veri kufizohej mė Principatėn e Dukagjinėve dhe nė jug me principatat e Arianitėve dhe tė Topiajve. Nė Principatėn e Kastriotėve kalonin rrugė tė rėndėsishme qė lidhnin viset qendrore mė ato jugore e veriore si dhe viset perėndimoreme ato lindore tė vendit; nė tė ishin pėrfshirė njė numėr i konsiderueshėm kėshtjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shėnkollit, kėshtjella e Gurit tė Bardhė, ajo e Stelushit etj.

Pozita dhe rėndėsia strategjike e Principatės sė Kastriotėve bėri qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhie tė shumta politike e martesore mė principatat e tjera shqiptare. Ai hyri nė marrėveshje ekonomike dhe politike tė ngushta edhe mė vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza nė fund tė viteve ‘30 tė shek. XV u dhanė Gjonit dhe djemėve tė tij privilegje dhe tė drejtėn e qytetarisė.


2. Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut (deri mė 1443)
Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali mė i vogel, dhe fėmija i parafundit i familjes me shumė fėmijė tė Gjonit dhe tė Vojsavės, familia e sė cilės banonte nė krahinėn e Pollogut. Ata kishin katėr djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesė vajza ( Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vllajkėn e Mamicėn). Gjergji lindi nė njė kohė kur Principata e Kastriotėve ishte e fuqizuar. Kur osmanėt morėn Krujėn (nė fund tė vitit 1414 ose nė fillim tė vitit 1415), qė ishte nė kufi me Principatėn e Kastriotėve. Gjoni, i cili mė 1410 u kishte dhėnė njė djalė peng osmanėve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogėl, Gjergjin.

Pėr njė periudhė rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollėn e iēogllanėve tė Edrenesė, ku pėrgjithėsisht futeshin djemtė e sundimtarėve tė posanėnshtruarve e vasalė, pėr t’i pėrgatitur e edukuar me frymėn osmane, si komandantė tė zotė e feudalė tė bindur.

Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin mė dhunti tė veēanta, shumė tė ēmuara. Ai ishte shtatlartė e shumė i fuqishem. Ishte mendjemprehtė dhe mėsoi disa gjuhė tė huaja. Gjatė viteve tė shkollimit Gjergji u dallua nga tė tjerėt. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesė nė fushata tė ndryshme ushtarake nė Ballkan dhe nė Azinė e vogėl. Luftonte mbi kalė e mė kėmbė dhe ishte mjeshtėr i pashoq nė pėrdorimin e shpatės e tė armėve tė tjera.

Pasi mbaroi shkollėn e iēollganėve, Skender hyri nė kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pėparuar shpejt nė karierė shtetėore: nga spahi arriti deri nė postin e lartė tė sanxhakbeut.

Nė mesin e viteve ‘20 ai u dėrgua nė Shqipėri dhe qėndroi si kuadėr i Perandorisė osmane deri nė fund tė viteve ‘30. Si spahi Skėnderbeu pati njė timar tė madh nė zonėn midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasė dhe kriporet e Shėnkollit. Nė vitet 1437-1438 Skėnderbeut iu tha posti i subashit tė Krujės, kurse me detyrėn e sanxhakbeut tė Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakės, Jakup Beu.

Gjatė viteve tė qėndrimit nė Shqipėri Skėnderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar nė marrėdhėnie me administratėn osmane dhe u kujdes pėr mbarėvajtjen e Principatės sė Kastriotėve.

Nė fund tė viteve ‘30 kur nė Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skėnderbeun nga postet e larta qė kishin nė Shqipėri. Emėrimin e tij si sanxhakbej larg Shqipėrisė, ndoshta nė Nikopol tė Bullgarisė. Skėnderbeu nuk mund ta shikonte si njė “gradim”, por si shprehje tė mosbesimit tė sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar qė ishte pėrfshirė nė administratėn e shtetit osman, (aq mė tepėr qė nė atė kohė atij i kishte vdekur i ati dhe dy vėllezėr dhe nė krye tė Principatės duhej tė vihej ai me Stanishin).

Kryengritja e pėrgjithshme ēlirimtare (nėntor 1443)

Nė fillim tė viteve 40 tė shek. XV nė Evropė po gjallėroheshin shpresat pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani. Nė kėtė drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit tė kishėsh ortodokse mė atė katolike, nėn kryesinė e kėsaj tė fundit, dhe disfata e rėndė qė pėsoi ushtria osmane nė shtator tė vitit 1442 prej trupave tė Mbreterisė sė Polonisė dhe tė Hungarisė, tė komanduara nga Janosh Huniadi.

Pas kėsaj fitoreje Papa Eugjeni IV veproi aktivisht pėr tė nxitur ballkanasit tė ngriheshin kundėr pushtuesve osmanė.

Nė shtator tė vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake nė viset qendrore. Kurse mė nė jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandės e tė Gjirokastrės nė drejtim tė kosturit, ku u thyhen prej osmanėve.

Nė tetor tė vitit 1443 trupar polake e hungareze, tė komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siē shkruante ai, ushtria e tij “rritej nga dita nė ditė me shumė bullgarė, shqiptarė, serbė e boshnjakė. Beteja u zhvillua mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, ku ishte i pranishėm edhe Skėnderbeu.
Shpartallimin e forcave osmane nė kėtė betejė, Skėnderbeu e gjykoi si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkėluftėtarė, pjesmarrės nė betejėn e Nishit dhe i shoqėruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skėnderbeu u nis nė drejtim tė Principatės sė Kastrioteve. Gjatė kalimit u ndal nė Diber, mblodhi menjėherė krerėt e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicėn e bashkėluftėtarėve e nisi qė tė fshiheshin nė rrethinat e Krujės, kurse vet u paraqit para autoriteteve osmane tė Krujės, sikur ishte riemėruar subash i saj.

Pasi mori nė dorėzim Krujėn, Skėnderbeu futi natėn nė kėshtjellė bashkėluftėtarėt e fshehur nė rrethinat e saj dhe, nė bashkėpunim me krutanėt, shpartalloi garnizonin osman. Tė nesėrmen, mė 28 nėntor 1443, kur tė gjithė qytetarėt i kishte pushtuar njė gėzim i papėrmbajtur dhe, siē shprehej Barleci, “tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte zėri i ėmbėl i lirisė”, mbi muret e kėshtjellės sė Krujės u ngrit flamuri i Kastriotėve.
Lajmi i fitores historike, i ēlirimit tė Krujės, u pėrhap me shpejtėsi dhe u prit me gėzim tė papėrshkrueshėm nė mbarė vendin.

Ai i dha njė hov tė paparė luftės ēlirimtare. Pas Krujės, luftėtarėt e Skėnderbeut ēliruan radhazi kėshtjellat e Petrelės (ne jug tė Tiranės), tė Gurit tė Bardhė nė Mat, tė Stelushit dhe Sfetigradit nė Diber etj. Kryengritja e vitit 1443 perfshiu vise tė tera.

Si rrjedhojė, nė hapėsirat e Shqipėrisė sė Veriut e Qendrore dhe deri te lumenjtė Devoll e Seman u rimėkėmbėn njė numėr principatash e zotėrimesh tė rėndėsishme si ajo e Dukagjinėve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanėve, e Dushmanėve, nė veri tė Principatės sė Kastrioteve, dhe nė jug tė saj, Principatat e Arianitėve, e Topijave, dhe ajo e Muzakajve.

4. Kuvendi i Lezhės dhe forcimi i Lidhjes Shqiptare

Menjėherė pas fitores sė madhe tė vitit 1443 Skėnderbeu filloi takimet me princėr e fisnikė tė tjerė shqiptarė pėr tė gjetur rrugėn e bashkimit, pa tė cilin nuk mund t’i bėhej ballė fuqisė ushtarake mė tė madhe tė kohės.

Pėr kėtė qėllim mė 2 mars tė vitit 1444, nė Katedralen e Shėnkollit tė qytetit tė Lezhės u mbajt i pari Kuvend Kombėtar i princėrve dhe i fisnikėve shqiptarė tė shek. XV, disa prej tė cilėve kishin udhėhequr kryengritjet e viteve ‘30. Nė kuvend morėn pjesė: Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkė me dy djemtė e tij), Gjergj Stres-Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjestarė tė tjerė tė kėsaj familjeje), Lekė Zaharia, Pjetėr Spani (bashkė mė katėr djemtė e tij), Lekė Dushmani, Stefan Gojēini (Cernojeviēi) etj.
Skėnderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalėn e hapjes nė tė cilėn theksoi domosdoshmėrinė dhe rėndėsinė e bashkimit tė Shqiptarėve.

Kuvendi vendosi qė bashkimi tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje, tė njė aleance ushtarake nėpėrmjet drejtuesve tė principatave dhe tė krerėve tė tjerė tė vendit, qė njihet mė emrin Lidhja shqiptarė e Lezhės. Si kryetar i saj u zgjodh Skėnderbeu. Vendim tjetėr i rėndėsishėm ishte krijimi i ushtrisė sė pėrbashkėt dhe caktimi i Skėnderbeut si komandant i pėrgjithshėm i saj.

Pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė, tė armatimit tė saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu tė krijohej njė arkė tė pėrbashkėt qė do tė administrohej nga Skėnderbeu. Tė ardhurat e saj do tė vinin nga kuotat qė do tė jepnin anėtarėt e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit tė Lezhės u bė njė hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik tė vendit dhe krijimit tė njė pushteti qėndror tė pėrfaqėsuar nga Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, tė cilin ai e fuqizoi gjithnjė e mė shumė pėr tė bashkuar sa mė organikisht shqiptarėt e viseve tė lira shqiptare.
Pjesė leximi
1. Pjesė nga fjala e Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut mė 28 Nentor 1443, mbajtur para banorėve tė Krujės (sipas MARIN Barlecit tek libri “Historia e Skėnderbeut” )
“...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo mė shkeli kėmba truallin tuaj, sapo dėgjuat emrin tim, m'u derdhėt me vrap tė gjithė, mė dualėt pėrpara kush e kush mė parė, sikur tė kishit dėgjuar qė u ngritėn nga varret etėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė kishin zbritur ketu gjithė perėnditė...Armėt nuk ua solla unė, por ju gjeta tė armatosur!
Lirinė e pashė sė e keni kudo, nė krahėror, nė ballė, nė shpatat e nė ushtat”.
2. Ushtria shqiptare dhe arti i saj ushtarak

Nė kuvendin e Lezhės u vendos qė me ndihmesėn e pjesėmarrėsve tė tij tė krijohet njė ushtri e pėrbashkėt. Bėrthamėn kryesore tė saj e formuan luftėtarėt qė i mobilizonte vetė Skėnderbeu, i cili ishte komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Nė fillim forcat e Lidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse princat shqiptarė mbanin njė numer tė ndjeshėm forcash ushtarake jashtė ushtrisė sė pėrbashkėt.

Ushtria shqiptare pėrbėhej nga trupat e pėrhershme dhe nga luftėtarėt qė mobilizoheshin vetem gjatė kohės sė luftes. Trupat e pėrhershme ishin ndarė nė dy pjesė kryesore. Njėra pėrbėhej prej 2 mijė deri 3 mijė kalorės tė armatosur lehtė, tė cilėt i stėrviste Skėnderbeu dhe shėrbenin si gardė personale e tij. Pjesa tjetėr ruante kėshtjellat e vendit dhe brezin kufitar nė viset lindore.
Masen kryesore tė ushtrisė shqiptare e formonin luftėtarėt qė mobilizoheshin gjatė kohės sė luftės, sipas parimit “burrė pėr shtėpi”. Kur rreziku ishte i madh, mobilizoheshin tė gjithė banorėt qė mund tė luftonin. Nė rast mobilizimi tė pėrgjithshėm forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijė deri nė 30 mijė luftėtarė, duke formuar njė ushtri tė madhe pėr kohėn.
Komanda e ushtrisė ishte nė dorėn e Skėnderbeut, qė ishte komandanti i pėrgjithshėm. Pėr t’u kosultuar gjatė veprimeve ushtarake pranė tij qėndronte kėshilli i luftės, i pėrbėrė nga komandantėt mė tė shquar, tė cilėt zakonisht dilnin nga radhėt e fisnikėve.
Nė plan strategjik, si detyrė e dorės sė parė pėr forcat ushtarake ishin moslejimi i trupave osmane qė tė futeshin nė brendėsi tė viseve tė lira pėr tė grabitur e shkatėrruar vendin. Kėtij qėllimi i shėrbente sistemi mbrojtės i brezit kufitar, tė cilit iu kushtua kujdes tė veēantė. Kur trupat osmane arrinin tė futeshin nė thellėsi tė vendit luftėtarėt e brezit kufitar tėrhiqeshin tė organizuar dhe bashkoheshin me pjesėn tjetėr tė ushtrisė shqiptare. Kur osmanėt futeshin nė thellėsi tė vendit dhe rrethonin Krujėn, Skėnderbeu i organizonte veprimet luftarake nė mėnyrė tė tillė qė pesha kryesore e veprimeve luftarake tė binte jo mbi mbrojtėsit e kėshtjellės, por mbi luftėtarėt qė vepronin jashtė saj, mė tė cilėn qėndronte vetė heroi.
Variantet taktike qė pėrdorte Skėnderbeu pėr tė shpartalluar ushtritė armike ishin tė larmishme e mbėshteteshin nė bashkėrendimin e mbrojtjes me sulmin, e mėsymjes sė ushtrisė se rregullt me goditjen e ēetave, e ndeshjeve ballore me ato tė pusive, duke futur nė pėrdorim si kėmbėsorinė ashtu edhe kalorėsinė e armatosur lehtė.
Vėmendje Skėnderbeu i kushtoi edhe prerjes sė rrugėve tė furnizimit tė ushtrisė armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit tė saj mė ushqime e sende tė tjera tė nevojshme. Ai i kushtoi kujdes edhe organizimit tė zbulimit pėr sigurimin e tė dhėnave mė karakter strategjik, operativ e taktik qė kishin tė bėnin me kohėn e ardhjes sė ushtrive armike, madhėsinė, organizimin, lėvizjen, veprimet luftarake tė tyre etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisė shqiptare, kur ajo futej nė viset e pushtuara, dhe ata gjendeshin kudo, nė krahinat fqinje e deri nė qendėr tė Perandorisė Osmane.
BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar - pėr shkollat e mesme Prishtinė - Kosovė - 1998


--------------------------------------------------------------------------------

EPOKA E GJERGJ KASTRIOTIT

Rėndėsia e epokės sė Gjergj Kastriot – Skėnerbeut


--------------------------------------------------------------------------------


1. Rrjedhoja e luftės dhe tė pushtimit osman

Lufta njėshekullore e ushtrive osmane pėr pushtimin e tokave shqiptarė (fundi i shek. XV) dhe vendosja nė to e sundimit osman sollėn rrjedhoja tė rėnda si nė jetėn ekonomike, shoqėrore e politike, ashtu edhe nė atė fetare e kulture tė shqiptarėve.


Vershimet e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane dhe veprimet luftarake, u shoqėruan mė vrasjen e shumė njerėzve, dhe me rrėnime e grabitje masive tė pasurisė. Shqipėria pėsoi kėshtu dėme tė pallogarritshme njerėzore dhe materiale, pasojat e tė cilave do tė ndiheshin pėr njė kohė tė gjatė. U godit rėndė veēanėrisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan.
Qytetet shqiptarė dikur tė pėrparuara pėr kohėn morėn tiparet e fshatit. U shkatrruan nė themel strukturat organizative tė qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorėve tė tyre u shua jeta kulturore qė kishte qenė aq e zhvilluar nė to. Edhe fshati u dėmtua rėndė. Perveē dėmeve tė bujqėsisė e tė blektorisė shqiptare, emigrimi masiv perfshiu pjesėn mė aktive tė banorėve tė fshatit. U dobėsuan shumė lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq tė domosdoshėm pėr zhvillimin ekonomik.

Pushtimi osman i dha fund jetės sė pavarur politike e shtetėrore tė shqiptarėve qė ishte arritja mė e rėndėsishme nė gjithė historinė e deriatėhershme tė tyre dhe qė kishte ndikuar fuqishėm nė zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ndryshimet qė ndodhėn nė fushėn e pronėsisė pėrcaktuan prapambetjen e thellė ekonomike tė Shqipėrisė gjatė shekujve tė sundimit osman.

Sundimi osman shkatėrroi formėn e pėrparuar tė pronės feudale mbi tokėn, tė bazuar mbi tė drejtėn e pakufizuar tė shitblerjes sė saj. Ai shkatėrroi pronėn e madhe feudale e vendosi dhe e mbajti mė dhunė pėr shekuj tė tėrė sistemin e timarit, njė formė e kapėrcyer e pronės feudale ushtarake qė pėrcaktoi prapambetjen e gjithanshme tė vendit. Duhej tė kalonin shekuj nė Shqipėri qė tė rishfaqej prona e madhe feudale (ēifligu), ndėrkohė qė nė Evropėn Perėndimore do tė zhvillohej prona kapitaliste.

2. Rėndėsia luftės antiosmane

Lufta njėshekullore e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė, veēanerisht epopeja e tyre legjendare, nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriot - Skėnderbeut pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėare. Ajo mbrojti lirinė njė pjesė tė madhe tė viseve shqiptarė pėr dekada tė tėra dhe frymėzoi banorėt e viseve tė paēliruara tė vazhdonin me kurajo luftėn pėr dėbimin e pushtuesve tė huaj. Ajo pati gjithashtu njė varg rrjedhojash shumė tė rėndėsishme pėr historine tonė kombėtare.

Lufta kundėr pushtuesve osman u zhvillua nėn njė udhėheqje tė vetme, tė Skėnderbeut, dhe nė tė morėn pjesė aktive tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, pa dallime krahinore e fetare. Prandaj ajo ndikoi fuqishėm nė kompaktėsimin e shqiptarėve dhe nė forcimin e unitetit kombėtar tė tyre, kudo qė ata banonin, duke pėrfshirė edhe banorėt e viseve tė largėta qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut. Dėshmi e gjallė pėr kėtė jane legjendat, tregimet, e kėngėt popullore pėr figurėn e heroit, tė cilat ruhen ende te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha viseve Shqiptare, madje edhe jashtė atdheut si tek Arbėreshėt e Italisė.

Forcimi i unitetit kombėtar nė luftėn kundėr pushtuesve tė huaj, bėri tė mundur qė pėr herė tė parė tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm, nė atė tė Skėnderbeut, tė gjitha principatat e viseve tė lira Shqiptare, jo nėpėrmjet luftės sė konflikteve tė armatosura, por nėpėrmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi njė traditė tė rėndėsishme tė jetės shtetėrore shqiptare, e cila u mbajt gjallė nėn kujdesin e shqiptarėve dhe u propagandua gjatė shekujve pasardhės.

Lufta kundėr pushtimit osman kaliti guximin, trimėrinė dhe heroizmin masiv tė shqiptarėve tė cilėt bėnė tipare dalluese tė tyre. Epopeja e shekullit XV la gjurmė tė pashlyeshme nė ndėrgjegjėn kombėtare tė shqiptarėve. Ajo u shndėrrua nė simbol krenarie pėr tė kaluarėn e lavdishme historike, dhe sherbeu si burim i pashtershėm frymėzimi pėr bashkimin e shqiptarėve nė luftėn pėr rifitimin e lirisė dhe nė pėrpjekjet e tyre pėr formimin e shtetit kombėtar.

Lufta shqiptarė kundėr pushtuesve osmanė pati rėndėsi tė veēantė edhe nė rafshin ndėrkombėtar. Duke gozhduar pėr dhjetra vjet me rradhė nė tokat e shqiptarėve ushtrintė e Perandorisė Osmane, kur ajo ishte nė kulmin e fuqisė sė saj, shqiptarėt mė luftėn e tyre u bėnė njė barrierė e fuqishme qė penguan vėrshimin osman nė drejtim tė Italisė, duke mbrojtur kėshtu lirinė e vendeve tė Evropės Perėndimore dhe zhvillimin, pėrparimin e gjithanshėm tė tyre.

Kjo luftė e bėri tė njohur Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare, i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e saj mė vendet Evropiane. Qėndresa antiosmane e shqiptarėve u vlerėsua lart nė opinionin bashkėkohor tė Evropės, dhe u cilėsua gjatė shekujve si shembull i luftės pėr liri, siē dėshmojnė dhjetra vepra shkencore dhe artistike, tė botuara nė gjuhė edhe nė vende tė ndryshme tė botės, kushtuar figurės sė Skėnderbeut dhe luftės sė udhėhequr prej tij, si dhe monumentet e heroit shqiptar tė ngritura nė sheshet e qyteteve evropiane.

3. Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barlecit dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės

Epopeja e Skėnderbeut e shk. XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetė shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes kombėtare tė tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale, nė tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht veprėn kushtuar luftės heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės). Por vepra qė e lartėsoi figuren e tij si historian humanist ėshtė “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, tė cilėn e botoi latinisht nė Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu shumė ribotime nė gjuhė e nė vende tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M. Barlecit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė legjendare tė shk. XV.

Periudha e Skėnderbeut u pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera historike nga bashkėkohėsit e heroit. Njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frengu, shkroi latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr pėr jetėn e Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo ndjek rrethimin e historisė sė Skėnderbeut tė M. Barlecit, qė dėshmon sė kjo vepėr kishte pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė gjuhe.

Nje vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqerinė shqiptarė tė shek. XV ėshtė “Historia dhe gjenealogjia e shtepisė sė Muzakajve”, shkruar nė italisht mė 1510 nga bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė drejtė e ka cilėsuar atė si njė “margaritar”.


4. Gjergj Kastriot - Skėnderbeu - Hero Kombėtar

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrise.

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen shqiptarė tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė.

Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.

Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke patur tė qartė sė rrezikut osman mund t’i bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi parreshtur pjesėmarrjen e vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.

Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi shtrategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme.

Skėnderbeu u shndėrrua nė simol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij tiparet e njė figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumėllojtė, prej qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr anėt e botės.
Pjesė leximi
Marin Barleci dhe vepra e tij

Pėr jetėn e M. Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit tė viteve ‘50 tė shekullit tė XV nė Shkodėr, qytet me tradita arsimore pėr formimin e shkollimit tė klerikėve katolik. Ai i pėrjetoi ngjarjet dramatike tė vendlindjes sė tij, Shkodrės, gjatė viteve ‘70 tė shek. XV. Gjatė Rrethimit I-rė tė tė saj prej osmanėve, mė 1474, ai ishte i ri dhe ende nuk kishte moshėn pėr tė rrėmbyer armėt, kurse mė 1478, gjatė Rrethimi tė II-tė tė Shkodrės, ai u rreshtua pėrkrah luftėtarėve qė mė heroizėm mbronin qytetin e tyre.

Me rėnien e Shkodrės nė duart e ushtrisė osmane, si shumė bashkėqytetarė, M. Barleci mori rrugėn e mėrgimit dhe u vendos nė Itali. Kėtu ai plotėsoi shkollimin e vet, u bė njohės i thellė i letėrsisė antike dhe i gjuhės latine dhe u shfaq si njė intelektual humanist nga mė tė shquarit e kohės. Ai fiton titullin e lartė “Doktor shkencor i diturive teologjike dhe is sė drejtės kanonike”. Qė nė fund tė shekullit tė XV Marin Barleci ishte njė figurė e njohur nė jetėn e kishtare tė Padovės dhe nė atė mėsimore shkencore tė Universitetit tė kėtij qyteti.

Nuk dihet mė saktėsi viti i vdekjes sė M. Barlecit. Nėpėrmjet tė dhėnave tė tėrthorta ėshtė aritur nė perfundim sė ai ka vdekur mė 1512 ose mė 1513.

Vepra e parė e Marin Barlecit ėshtė “Rethimi i Shkodrės” e botuar nė latinisht mė 1504 nė Venedik. I mbėshtetur nė shėnimet e kujtimet e veta, si dhe i pjesėmarrėsve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen, libri i kushtohet jetės politike e ushtarake gjatė rrethimit tė II-tė tė Shkodrės mė 1478. Deri nė mesin e shek. XVII kjo vepėr njohu 17 ribotime nė gjuhė tė ndryshme, si latinisht (5) dhe polonisht (1).

Vepra qė e ngriti figurėn e M. Barlecit nė piedestalin e Padovės ėshtė “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, e shkruar latinisht dhe e botuar nė Romė rreth viteve 1508-1510. Deri nė mesin e shek. XVIII kjo vepėr voluminoze njohu jo mė pak se 21 ribotime nė disa gjuhė tė Evropės, si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), portugalisht (2), polonisht (1), spanjisht (1), si dhe nėpėrmjet njė perkthimi tė lirė dhe pėrshtatjeje edhe nė frėngjisht (4), e anglisht (1).

Vepra e fundit e M. Barlecit “Shkurtore e jetės sė papėve dhe tė perandorėve” u botua nė Venedik, pas vdekjes sė tij, mė 1555.

Veprat e M. Barlecit, jane frut i njė pune tė gjatė shumėvjeēare. pėr hartimin e tyre ai u mbėshtet nė shėnimet e kujtimet e veta, si dhe tė pjesmarrėsve dhe dėshmitarėve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen.

Ky material autentik shumė i pasur u ka dhėnė veprave tė M.Barletit vlerėn e burimeve historike tė dorės sė parė e tė pazėvendesueshme. Dėshmitė qė mblodhi nga burimet e shumta, si historian i mirėfilltė, M. Barleci i shoshiti, i plotesoi, dhe i zgjeroi mė literaturėn e kohės. Fryma Panegjerike, fjalimet qė u vihen nė gojė heronjve nė veprat e Marin Barlecit janė karakteristike pėr historiografinė humaniste evropiane nė pėrgjithėsi dhe pėrbėjnė anėn e dobėt tė saj.

Por vlerat pozitive tė veprave tė M. Barlecit si burime historike janė shumė mė tė mėdha sė dobėsite e tyre. Ngjarjet politiko ushtarake tė Shqipėrisė nė shek. XV, jetėn e veprimtarinė e Skėnderbeut, rrethimet e Shkodrės etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik.
Megjitheate, nė veprat e tij nuk mungojnė edhe shmangiet pėr tė pasqyruar e pėr tė treguar psikologjinė e botės shpirtėrore shqiptare, legjendat e folklorin e tyre, rajonet kryesore tė banuar prej shqiptarėve nė Ballkan, veprimtarinė e tyre ekonomike etj. Krahas pėrshkrimit tė potretit fizik e moral tė Heroit tonė Kombėtar te “Historia e Skėnderbeut” M. Barleci ka dhėnė edhe njė gravurė me potretin e tij. Padyshim ky potret paraqet karakteristikat e fytyrės sė Skėnderbeut, sepse vepra u hartua nė bazė tė kujtimeve tė bashkėluftėtarėve tė heroit dhe tė pasardhėsve tė familjes sė Kastriotėve.


Dhimiter Frėngu (1443-1525)

Lindi nė qytetin e Drishtit mė 1443 dhe u brumos gjatė heroizmit legjendar tė Skėnderbeut. U shkollua si klerik katolik, profesion qė e ushtronte gjatė gjithė jetės sė tij. Dh. Frengu u lidh ngushtė me heroin shqiptar dhe e shoqėroi atė nė udhėtimin qė bėri gjatė vitit 1466-1467 nė Romė e nė Napoli.


Me pushtimin e Drishtit prej osmanėve mė 1487, Dh. Frėngu emigroi nė Itali. Ai u vendos nė rajonin e Venedikut dhe pėr njė periudhė tė gjatė shėrbeu si famullitar i nderuar nė fshatin Braina, pranė qytetit Trevizo, deri mė 1513, kur pėr arsye tė moshės sė shtyrė, ia la detyrėn nipit tė tij, Pal Engjėllit. Dhe Frėngu vdiq mė 1525, nė moshėn 82 vjeēare.

Tė vetmen vepėr qė shkroi, ai ia kushtoi figurės sė Skėnderbeut “Komentar pėr punėt e osmanėve dhe tė zotit Gjergj Skėnderbeut, princi i Epirit.

Kjo vepėr e shkruar latinisht mbeti e pabotuar. Pas vdekjes sė tij, i nipi Pal Engjelli, e perkthehu italisht dhe e botoi atė mė 1539. Deri mė 1679 vepra e Dh. Frėngut njohu 18 botime italisht. Nė mesin e shekullit XVI ajo u pėrkthye e u botua edhe nė frėngjisht dhe nė anglisht.

Nė krahasim me historine e Skėnderbeut tė M. Barlecit, vepra e Dh. Frengut u pėrhap shumė nė itali (sidomos nė Venedik ku u shtypėn tė gjitha ribotimet e saj) , sepse ato ishin mė tė shkurtėra se vepra e parė.

Te pasardhėsit e familjes Engjėlli qė ishin vendosur nė Itali, ashtu si te shumė shqiptarė tė emigruar, u ruajt ndėr breza vetėdija kombėtare, ndjenja e atdhedashurisė dhe deshira pėr t’u kthyher nė Shqipėri. Ishin kėto motive qė nxitėn pjestarėt e kėsaj familjeje qė kishte njė pozitė tė rėndėsishme nė rrethet intelektuale kishtare tė Venedikut, tė interesoheshin gjatė shek. XVI e XVII pėr botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesė shqiptarė tė shek.XV, si dhe vepra tė hartuara prej tyre nė formėn e gjenealogjive familjare mbi tė drejtėn e trashėgimisė.
BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar - pėr shkollat e mesme - Prishtinė - Kosovė - 1998


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.