Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-04-04, 16:17   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim "NJE NENE KERKON ZERIN E SE BIJES".??

NJE NENE KERKON ZERIN E SE BIJES

Besim Dybeli

Librazhd - Nje nene "shqyen" gjirin nga dhimbja per te takuar vajzen e rrembyer. Nje 18-vjecareje, ndoshta i jane thare lotet per nenen e gjithe familjen e saj. Historia, pertej nje dhimbjeje, kete here na vjen nga Librazhdi. Zemrat e nenave shqiptare jane shnderruar ne "strall" dhe shpirti i tyre ne oqean lotesh, qe nuk ka kush t'i "thaje"! Askush nuk e besonte se keto nena do t'i qanin vajzat e tyre si te vdekura per se gjalli apo me shume se dikur teksa i qanin ne martesa kanunore qe lidheshin vetem per "besen" e dhene te burrave ne sofra rakie. Kjo histori mbetet nje realitet i yni, pse te mos them nje dukuri qe vret shpirtera nenash e mplak bukuri vajzerore ende pa vene krem ne faqe ...



Migrim nga hasmeria per token

Kohen qe jetojme u pershtatem ne nje fare menyre me ata njerez qe largohen nga vendbanimi i tyre per hasmeri mes njeri-tjetrit. Ja qe ne Librazhd do te shfaqej kater vjet me pare nje lloj "hasmerie" krejt e vecante. Nuk u vrane per disa dynyme toke, por njera familje u be hasem me fqinjen e saj dhe per kete shkak detyrohet te lere shtepi e katandi per te qene larg sherrit dhe grindjes. Familja Balla, sot, jeton buze lumit Shkumbin ne Librazhd, ne nje shtepi te improvizuar me copa derrasash qe shumekush i perdor per stufa zjarri. Ligji i ri per ndarjen e tokes per fryme gjeti jete aty ku u mirekuptua pronari i vjeter me te riun. Ndryshe, kush e kush ne toke te vet dhe shteti ne "hallet" e veta. Keshtu ndodhi edhe me 50-vjecarin Ferit Balla dhe familjen e tij. Mori toka nga "reforma" e 91-it, por nuk e gezoi. Fqinji i tij i nxorri tapite e vjetra dhe Feriti u zbut, me teper nga deshira per te mos u grindur sesa nga frika. Erdhen e iken eskorta policesh, por e verteta per token nuk shkoi tek i zoti. Erdhen e iken shume pushtetare, por nuk paten kurajon ligjore qe pese femijeve te Feritit t'u jepnin pese dynymet e tokes per miser e grure. E vetmja rruge shpetimi per kete familje ne Qukes te Librazhdit, kishte mbetur braktisja e shtepise dhe e tokes qe nuk e mori kurre. Kurrsesi nuk mund te migronte larg ketij rrethi. Nuk kishte as krah e as para. Ca metra plastmas i mori hua sa per te mbuluar koken nga shiu. Anash e rrethoi kasollen me gjethe rrapi. Poshte nje ure, askush nuk i kerkoi leje "ndertimi" e askush nuk i kerkoi pronesi te tokes. U mjerua ekonomikisht, por i shpetoi nje hasmerie qe mund t'i ishin shuar jete femijesh. Gruaja mblidhte barishte per supen e pese femijeve dhe vjehrres, burri kanace bosh, te blinte miell e kripe. Jetonin ne skamje, por ne paqe. Kjo perkthehej ne lumturi per te gjithe pjesetaret e familjes. Per t'u "integruar" ne shoqerine e re demokratike, femijet nuk i ndau nga shkolla. Pak muaj me vone, do te mallkonte shkollen, pse i "mori" vajzen e madhe, se ciles iu premtua "parajsa" per te dhe familjen e saj. Sot kater vjet, prinderit nuk i kane degjuar as zerin...!



Dhimbja e nje rrembimi misterioz

Ishte vetem 14 vjec. Ne mbarim te klases se tete. E gjate dhe e bukur. E padale dhe ndoshta e pangopur me buke. Valbona, teksa dilte nga oborri i shkolles, nuk mundi te conte librat dhe lapsin ne shtepi. Nje dore joshese i premtoi "ishullin" e lumturise! Askush nuk e di te verteten. Ca thone e moren, ca te tjere se iku vete. Pak qane e shume folen kafeneve per te vrare kohen boshe. Ca gra vune kujen e ca te tjera sa s'cirrnin faqet nga te qeshurat. Vajza iku, turpi mbeti pas, dhimbja pa u sheruar per familjen Balla, nder me te rejat vendbanuese te qytetit te Librazhdit. Mesohet se eshte derguar ne Itali. Ende nuk dihet, nese per trafikim per qellimi perfitimi apo per nje martese te mundshme. Te pakten gjer tani nuk mesohet asnje version, sikurse keshtu per autoret e mundshem. Shkruajten edhe gazetat, shkronjat e te cilave u dogjen si flaka e kashtes. Shteti heshti. Vajza, jo. Mesohet te kete denoncuar ne fqinjen tone pertej Adriatikut ata qe rrembyen apo qe mund ta kene shfrytezuar. Dega eSherbimit Social Italian do te shenonte ne mezin e vitit 2000 nje tjeter emer te nje vajze shqiptare te mashtruar, ate te Valbona Balles nga Librazhdi. Prinderit, gjyshja, motrat dhe vellezerit e saj do te jetonin me ankthin e pashprese te humbjes se Valbones. Keshtu jetojne edhe sot. Nuk dine ne eshte gjalle apo jo. Nese po, kurre s'e kane pare e kurre nuk e kane degjuar zerin e saj. Vetem ne enderr u shfaqet cdo nate. Ata nuk flasin dot. Kur ua kujton, humbasin, tromaksen e derdhen ne lot. Me i vogeli i femijeve, Qamili pesevjecar nuk e mban mend. Ne gushtin e vitit 2003, nje ze shprese u vjen nga nje punonjese e zyres se sherbimeve sociale ne bashkine e Librazhdit. "Vajzen e keni shendoshe e mire dhe ndodhet ne Tirane" - u tha ajo zyrtarisht dhe asgje me shume. Me shume u shtua dhimbja perballe te mesuarit se ishte gjalle. Sherbimi Social Nderkombetar, Zyra per Shqiperine, konfirmonte me 25.07.2003 se "... vajza e tyre ndodhej ne Itali ne qender pritjeje dhe se kerkohej nga Italia strehuese nje relacion i situates social-ekonomike te familjes se Valbones ne Shqiperi", firmosur kjo nga perfaqesuesja jone per kete zyre, Lida Leskaj. Ish-kryetari i bashkise, Fatos Zharri, ne nje shkrese pergjigjeje, do te citonte se "Familjaret e Valbona Balles nuk kishin asnje te dhene per vajzen e tyre se ku ndodhej dhe se kjo familje mbijeton vete, me ndihmat qe mund te ofrojne OJQ qe veprojne ne Librazhd". Kjo leter-pergjigje qe mban daten 31.07.2003. Letrat iken dhe erdhen, por Valbona jo. Edhe sot, familja e saj as nuk di ku eshte dhe as nuk ka folur me te. Thone qe eshte ne nje Qender Rehabilitimi ne Tirane. Ka arsye qe ndoshta mund te mbahet kaq e fshehur. Por dhe zeri i saj po kaq i fshehur?! Sot kjo familje e "vret" varferine po me kanacet qe shet apo dru zjarri qe pret per fqinjet, por nuk vret dot dhimbjen per vajzen. Mbi te gjithe, renkon nje nene, qe kerkon zerin e vajzes se paku ne telefon. "Nuk kam leke te shkoj gjer ne Tirane, se ndoshta, po qe atje, e takoj", pohon nena e saj, Tahirja!!??


__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.