Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-10-03, 22:42   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Presidenti Dr. Ibrahim Rugova

Ne kete teme, te gjithe anetaret jane te lutur te shprehin mendimin e tyre mbi presidentin Ibrahim Rugova. Jeni te lutur qe ta shprehni mendimin tuaj personal ne nje mesazh dhe tu qendroni larg replikave dhe fjaleve te kota.



P.S Ata qe bejne komente dhe replika me njeri-tjetrin qe nuk kane lidhje me temen, mesazhet do tu fshihen dhe do te marrin paralajmerim per prishjen e mbarevajtjes ne forum. Po e keni te veshtire te shprehni mendimin tuaj ne nje mesazh, atehere vetem lexoni e mos shkruani.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-10-03, 11:18   #2
Anonimja D
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 41
Anonimja D e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Mabasi e paskeni hap kete teme,per mua prisidenti Rugova eshte nje njeri qe i mungojn shume veti te nje udheheqesi te sukseshem ,po i shkruaj disa nga ato veti te cilat vrehen shume tek ai:



Mungesa e bashkepunimit.

Mos gatishmeria qe te merr pergjegjesi

Paftesia qe ta krijoj strategji te duhur.

Theksimi i titullit.

Pamaturia.



Mungesa e shprehis qe te punohet me shume.

Mungesa e pedantshmeris....si dhe

Frika nga konkurrenca.









Personalisht mendoj qe ky nuk e meriton te na perfaqsoj.
Anonimja D Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-03, 12:49   #3
Beni_gjk
 
Anėtarėsuar: 12-10-03
Postime: 122
Beni_gjk e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Beni_gjk
Gabim

Ibrahim Rugova u lind mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cerrcė, komuna e Istogut, nė Kosovė.



Mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babain e tij Ukė Rugova dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.



Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesėm nė Pejė mė 1967. Diplomoi nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė Filozofisė tė Universitetit tė Prishtinės mė 1971.



Zoti Rugova qėndroi gjatė njė viti akademik (1976-77) nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqėndrim nė teorinė letrare.

Ibrahim Rugova mori doktoratėn nė letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1984.





Mė 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės.



Po nė kėtė vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit tė Parisit VIII nė Paris.



Autor i dhjetė librave (shih mė poshtė), Dr. Ibrahim Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72), qė botoheshin nė Prishtinė. Pastaj pėr afro dy dekada, Dr. Rugova punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut.



Dr. Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e fuqishme e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin komunist serb/jugosllav nė Kosovė.



Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh mė 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partisė sė parė politike nė Kosovė qė e sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi.



LDK-ja u bė shpejt forca politike prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit, edhe pse nė ndėrkohė u shfaqėn nė skenė edhe edhe parti e grupe tė tjera.



Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės, LDK-ja, nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės, pėrmbylli kornizėn ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės.



Deklarata e Pavarėsisė (2 korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7 shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės mbajtur nė fund tė shtatorit tė vitit 1991, qenė prelud pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės dhe zgjedhjet presidenciale nė Republikėn e Kosovės mė 24 maj 1992.



LDK-ja fitoi shumicėn dėrrmuese tė deputetėve nė Kuvend, nė tė cilin pėrfaqėsoheshin edhe tri parti tė tjera, ndėrsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės me shumicė dėrrmuese tė votės.



Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės nė atė vit.



Nėn udhėheqjen e Rugovės, LDK-ja fitoi 58% tė votave tė elektoratit nė zgjedhjet lokale, tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht, nė Kosovėn e pasluftės, nė tetor tė vitit 2000.



Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė:

Mė 1995, Dr. Rugovės iu dha Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.



Mė 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė.

Mė 1998, Rugova iu nda Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.



Nė vitin 1999, Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndėrsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).



Nė vitin 2000, Dr. Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė "Manuel Carrasco i Formiguera", nė Barcelonė, Spanjė.





Po ashtu i fitoj edhe zgjedhjet parlamentare te vitit 2001
Beni_gjk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-03, 20:40   #4
Anonimja D
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 41
Anonimja D e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ibrahim Rugova nuk ėshtė mė vetėm kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nuk ka mė pėrgjegjėsinė dhe obligimet vetėm pėr ato qė zihen nė vilėn trekatėshe tė Velanisė. Ai ėshtė president i Kosovės. Si i tillė, ai nuk duhet ta ndjejė mė veten vetėm si Ibrahim Rugovė, ai nuk duhet tė mendojė mė si Ibrahim Rugovė, ashtu sikurse edhe duhet tė ketė shumė kujdes, madje shumė, qė tė mos e takojė mė kush nė shkallėn mė tė lartė tė dehjes dy orė pas mesditės…







Kryetari i LDK-sė tashmė ėshtė president i Kosovės. Presidentllėku, ndonėse post mė shumė dekorativ, megjithatė ėshtė institucioni mė i lartė nė Kosovė, pa tė cilin s’bėn dhe i cili si me pahir i ra hise njėrit prej konsumatorėve rekord tė alkoolit. Institucioni i presidentit duhet tė ketė respektin e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, ashtu sikurse ky institucion edhe duhet t’i respektojė qė tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe qė tė gjitha vlerat e pėrpjekjeve tė qytetarėve tė saj pėr liri, dinjitet e mirėqenie. Kėto vlera atakohen ndjeshėm kur njė personalitet qė qėndron nė majė tė fronit, sikurse dr. Rugova, nuk denjon t’i respektojė ato, sė paku, duke mos i kėputur apo censuruar nė mėnyrėn mė cinike nga mesazhet apo urimet formale tė radhės.







Pasditen e 23 marsit, pėr nder tė trevjetorit tė fillimit tė fushatės sė NATO-s kundėr caqeve serbe, karikatura e njė kinsepejgam’eri qė ka zėnė shkamin e presidentit, ka lėshuar njė mesazh, i cili nė njėrėn anė (atė qė shihej) ishte shumė bukur i thurrur dhe vlerėsonte lartė ndihmėn qė kishin dhėnė pėr lirinė e Kosovės NATO-ja, BE-ja dhe SHBA-tė (siē i kishte renditur presidenti). Nė po tė njėjtin mesazh, por nė anėn qė s’shihej, tė parin pėr nga rėndėsia e tij tė lėshuar qė nga ulja nė shkamin e presidentit tė Kosovės, po ashtu tė parit tė njohur ndėrkombėtarisht, Ibrahim Rugova i ka bėrė njė injorim skandaloz kryevlerės shqiptare tė shekullit XX, Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Sikurse nė tė gjitha deklaratat e tij tė deritashme, ashtu edhe kėsaj radhe, ai nuk ka denjuar qė as tani si president tė respektojė sakrificėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, falė luftės dhe strategjisė politike tė SHP tė sė cilės, tė nėntėmbėdhjetė vendet anėtare tė NATO-s dhe demokracisė perėndimore u vunė krah popullit tė Kosovės nė fazėn e fundit tė luftės pėr ēlirimin e saj. Ai s’e ka pėrmendur rolin qendror tė UĒK-sė pėr lirinė e Kosovės dhe ka injoruar gjakun e mijėra dėshmorėve tė lirisė bashkė mė gjymtyrėt a gjysėmtrupat e varrosur tė po ashtu mijėra invalidėve tė luftės tė UĒK-sė. Edhe pse nė fakt nuk janė tė shumtė (vetėm disa mijėra), kėta megjithatė pėrbėjnė elitėn e meritorėve qė janė tė denjė pėr respektin e secilit qytetar tė Kosovės, e lėre mė tė presidentit tė saj.







Ky mbase ėshtė fillimi i mbrapshtė i punės sė njė presidenti dhe tė treguarit e kokės sė tendencės sė dallimeve politike edhe nga maja e olimpit politik tė vendit - presidenca, nė tė cilėn ai tashmė ka zėnė vend. Uēėkėfobia e Ibrahim Rugovės, njėjtė sikurse deri dje nė pozitėn e vetėm tė kryetarit tė LDK-sė, ėshtė treguar e pashėrueshme edhe tani kur ai flet e pėrshėndet edhe nga posti i presidentit tė Kosovės. Nuk ėshtė e qėlluar nėse ndokush kėtė do tė pėrpiqej ta justifikonte si halucinacion banal apo vetėm si pėrzierje konceptesh nė kokėn e Ibrahim Rugovės nė tė cilėn nuk ekzistuaka dallimi ndėrmjet LDK-sė dhe Kosovės apo se pėr tė LDK-ja ėshtė Kosovė dhe Kosova ėshtė LDK, kurse nė majė tė tė dyjave i paprekshėm qėndron doktori qė dikur vlerėsonte lartė letėrsinė socrealiste dhe vjershat qė himnizonin figurėn e shokut Tito.







LDK nuk ėshtė Kosovė dhe fanelėn e saj kryetari i LDK-sė do tė duhej ta harrojė nė dhomėn e tij tė fjejtjes, qė nė momentin kur ka menduar tė bėhet president. Si president ai reprezenton njė Kosovė tė tėrė dhe jo partinė dinosaurus LDK.







Nėse pėr Ibrahim Rugovėn kryetar i LDK-sė ka qenė e pasuportueshme Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, atėherė pėr Ibrahim Rugovėn kryetar Kosove, nuk duhet tė vlejė e njėjta gjė. Ėshtė UĒK ajo qė krijoi kushtet dhe parakushtet e ardhjes sė lirisė dhe kėtė duhet ta pranojė presidenti. Refuzimi nga ana e Rugovės, siē thonė qarqet nga Velania, qė portreti i Adem Jasharit, Komandantit Legjendar tė UĒK-sė, tė jetė nė zyrėn e presidentit ėshtė skandal shkuar skandalit. Justifikimi i presidentit se Adem Jashari nuk bėn tė jetė nė zyrė, pasi qė Kosova ka mė shumė se njė Adem Jashar, pra ka shumė Adem Jashara, ėshtė atakimi mė i rėndė moral qė prapa shpine i ėshtė bėrė UĒK-sė dhe qė, nė tė njėjtėn kohė, ka ngacmuar sedrėn e disa tė ndershmėve tė LDK-sė tė cilėt kanė shprehur mospajtimin me kėtė qėndrim. Nė qoftė se presidenti Rugova ka aversion ndaj tregermėshit UĒK, atėherė le tė ndėrrojė vend nga aty ku ėshtė ulur… UĒK qėndron mbi tė gjithė dhe ajo ėshtė e pacėnueshme. Ajo nuk guxon tė atakohet apo injorohet nga askush, qoftė ai edhe presidenti…







Kėto dhe parallogari tė tjera ėshtė dashur tė bėhen me kohė nga ai (Nėse s’ta mban tė jesh president nė kuptimin e plotė tė fjalės, atėherė ndėrro vend se nuk je i vetmi).







Mesazhi i presidentit tė Kosovės nė fundjavėn qė shėnonte trevjetorin e bombave tė para tė NATO-s kundėr Serbisė ėshtė mė shumė se gjysmak dhe ėshtė mė shumė se fyes pėr vlerat sublime tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pa tė cilat vlera, logjikisht, mbase nuk do tė ndodhte as 24 marsi ’99 e as 12 qershori i tre muajve mė vonė.







Nėse presidenti nuk repsekton UĒK-nė, atėherė ai nuk meriton respektin e asnjė qytetari tė Kosovės e lėre mė votėn. Rugova nuk guxon tani, nga atje lartė ku ka hypur, ta shohė UĒK-nė si rivale e as si pėrbindėshe. UĒK ka qenė dhe do tė jetė tmerr pėr apetitet pėrbindėshe tė Beogradit dhe atyre qė mendojnė pėrdhunimin e Kosovės. Rugova duhet tė bėhet burrė e tė flasė pėr rėndėsinė e marsit dhe Jasharėt, pėr heroizmin e tyre. Rugova duhet tė ēdehet njėherė nga sasia e lartė e rakisė, tė zbresė nė tokė e tė kuptojė se nuk ėshtė gjithēkabėrės dhe se nuk peshojnė sa ai nė njėrėn anė e sa Kosova nė tjetrėn…







Ai, pasi qė i ra shorti e u bė president, si i tillė nuk duhet tė jetė president gjysmak e as gjysė(m)president si dhe nuk guxon qė herė tė tjera tė lėshojė mesazhe gjysmake, aq mė shumė tė atilla qė e harrojnė qėllimshėm Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, sikurse bėri nė mesazhin e fundit pėrshėndetės apo tė parin qyshkur ka hypur nė fronin e presidentit, nė tė cilinin e censuroi ultė, madje shumė ultė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, duke mos e pėrmendur as edhe me njė fjalė tė vetme rolin historik tė saj pėr lirinė e Kosovės, rolin historik tė saj pėr datėn e 24 Marsit 1999, kur krah UĒK-sė dhe pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr liri u vu Aleanca e nėntėmbėdhjetė vendeve demokratike tė botės, me nė krye SHBA-tė.







Njeriu qė nuk njeh njė vlerė kaq sublime tė njė populli, sikurse UĒK-nė, nuk ėshtė i denjė pėr tė qenė president i tij. Rugova duhet ta dijė se aty ku ėshtė duhet bėrė punė institucionale e jo politikė sensi partiak. Tekefundit mijėra dėshmorėt, invalidėt dhe veteranėt e luftės sė UĒK-sė e pranojnė presidentin e Kosovės (edhe pse si i tillė u ra hise sterili Rugova), pra ata e njohin institucionin e presidentit pa paragjykuar pėr njeriun qė qėndron nė majė tė tij, ndėrkohė qė edhe presidenti duhet t’i harrojė paragjykimet dhe tė njohė vlerat e atyre qė dhanė jetėn pėr lirinė, sikurse edhe tė atyre qė pėr lirinė dhanė copėzat e trupit (atyre qė prej 5 deri nė 60 pėrqind tė trupave e kanė varrosur gjatė luftės) dhe atyre qė ideuan, bėnė luftėn dhe qė tani janė nė skenėn politike tė Kosovės. Presidenti duhet ta njohė sakrificėn dhe ta mendojė mirė atė sa herė qė lėshon mesazhe…







Ai nuk duhet t’u frikėsohet heronjve tė gjallė e tė rėnė tė lirisė sė Kosovės.
Anonimja D Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-10-03, 15:25   #5
Beni_gjk
 
Anėtarėsuar: 12-10-03
Postime: 122
Beni_gjk e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Beni_gjk
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga admin
Ne kete teme, te gjithe anetaret jane te lutur te shprehin mendimin e tyre mbi presidentin Ibrahim Rugova. Jeni te lutur qe ta shprehni mendimin tuaj personal ne nje mesazh dhe tu qendroni larg replikave dhe fjaleve te kota.



P.S Ata qe bejne komente dhe replika me njeri-tjetrin qe nuk kane lidhje me temen, mesazhet do tu fshihen dhe do te marrin paralajmerim per prishjen e mbarevajtjes ne forum. Po e keni te veshtire te shprehni mendimin tuaj ne nje mesazh, atehere vetem lexoni e mos shkruani.


Zotėri i nderuar jeni larguar nga tema, prandej ky mesazh ndryshohet.



Me nderime Bond
Beni_gjk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-10-03, 16:19   #6
Online
 
Anėtarėsuar: 18-10-03
Vendndodhja: UK ( Lo)
Postime: 103
Online e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Online
Gabim kuku ishalla s'ka shume siq eshte kjo

Zotėri i nderuar jeni larguar nga tema, prandej ky mesazh ndryshohet.



Me nderime Bond
Online Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-10-03, 16:24   #7
LaBi_Pr
 
Anėtarėsuar: 13-10-03
Vendndodhja: prishtine
Postime: 10
LaBi_Pr e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Zotėri i nderuar jeni larguar nga tema, prandej ky mesazh ndryshohet.



Me nderime Bond
LaBi_Pr Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-10-03, 21:50   #8
MaLoKi
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Vendndodhja: Preshevė
Postime: 10
MaLoKi e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek MaLoKi Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MaLoKi Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek MaLoKi
Gabim

tung ej si antar me i ri i ketij forumi... sjam ai MaLoKu qe mendoni per jam vllu i tij ...

ej mu sme duk e arsyeshme qe na ti marrmi kto pun e ti drjtomi ne forum ..po ka kto pun kush i shiqon ...po nejse pa keqkuptime ....

mos mendoni qe jam ka Dr.Rugova po ai eshte boll njeri i drejt ... edhe ata skan faj .... po ky njeherit eshte me i madhi edhe duhet rrespektur







Me RRespeCT MaLoKi
__________________
Do tė takohemi aty ku u ndamė...
MaLoKi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-10-03, 00:34   #9
*DREJTESIA*
 
Anėtarėsuar: 21-10-03
Vendndodhja: USA
Postime: 4
*DREJTESIA* e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek *DREJTESIA*
Gabim Paj

Shiqoni se pari po ju pershendes krejtve.



Per Rugoven me shkrujt eshte sikur se me shkru per Nenen Tereze.



Qe nga dita e pare kur Dr Ibrahim Rugova e ka marrur timonin e LDK-se(ku ne ate kohe disa qe u konsiderojshin si me te qmuar se Rugova psh Rexhep Qosja nuk guxoi fare qe ta marre timonin e kesaj partie) ky pra Rugova ka then mu keshtu:



Kosova do te jet e lire pamvarur si fillim nder protektoriat nderkombetar si faze kalimtare,si me duket mu ne kete faze jemi tani,por ky nuk e ka menduar kurre se do te dalin disa pengesa,sidomos pengesa nga brenda,te cilat pengesa po e zhagisin qdo gje.
__________________
DREJTESIA I VERTETI
*DREJTESIA* Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-03, 05:05   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zoteri Dr Ibrahim Rugova



Ky vigan i vegjelis

e simbol i shqiptaris

rrjedh e madhe e historis

kokė e qmuar e urtesis.



Ne tėrė Evropen i nderuar

per urtsi dhe dijeni

dhe si shkembi i pa thyer

ndaj stuhis per ketė njerzi.



Nuk lind shpesh jo shqiptaria

kesi burrash mendjehollė

si Bogdani ne kohen e vetė

librin n“gji , lapsin ne dorė.





Drejt Evropes ne marrshim

ec ky burrė me hapa hapa

dikur ne ishim te paret

kemi mbetur tash shumė mbrapa.



Si Ilir e si shqiptar

do te jemi te renditur

ne Evropen e civilizuar

do te jemi prap te mirpritur.



Shumė na dalin sot ne sken

sikur gjeli ne mengjes

kendojn vend pa vend pa hije

tuj fol mirė tuj mendu keq.



Edhe pse ka shumė pengesa

do te ec ky flamurtar

ti thotė botes siq i tha:

Jem me nder e jem shqiptar.



S jemi shembull e Azisė

as s jemi shembull e shkinis

jem ai gjakė dikur qe ishim

gjakė i paster i Ilirisė.



Per te shkruar duhet shumė

se meritat s nxajn aq faqe

vetem shkrova per ta uruar

dhe pak shkrim te ja kushtoj

aq sa malet jetojn gjatė

Jetė te gjatė Zotri tśroj.



President edhe shkrimtar

humanist e dijetar

President Ibrahim Rugova

me ty eshtė Kosova mbarė.



Kur stuhija e lendoj lisin

askush si ti ne ballė si doli

e ma keq o zot i madhė

qka menduan kush se foli.



Tash pas dasmes dojn bajrak

tuj mundu me ta humb mundimin

si gjithmon e din Zotri

druri i keq e sjell veq tymin.



Keto urime qe ti shkrova

i tha zemra te verteta

Rrnofsh e qoft sa malet tona

Burri i dheut tu zgjat ty jeta.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-03, 16:00   #11
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

pershendetje:

Presidenti i kosoves ne vitet e 90 u be Kryetar i nje levizje te pare "demokratike" qe ne Shqiptaret e Kosoves shpresuam se do te na qliroj nga serbia?

Ne kete levizje ishin njerze te qmuar te politikes Kosovare, Rugova dhe bashkpuntoret e tije siq ishin Hydajet hyseni Nenkryatar , Mehmet hajriz poashtu Nenkryatar te cilet sod jan ne PDK me Politiken e tyre arriten qe ta senzibilizojn per nje kohe te shkurter qeshtjen e Kosoves! mirpo Rugova kete qendrim e mbajti vetem nje vite! ai posa e beri kete jo vete por me bashkpuntoret e tije e ndrroj Politiken dhe filloj te beje Politik duke ia mshelur popullit syte dhe veshet, me parullen e tije "DURIM" qka beri Rugova me kete Politik apo paroll?arriti ta perqaj tere spektrin intelektual qe ateher ishte radhitur ne LDK, kur ne kosove u be kjo ndarje regjimi serbe doli ne krah te Rugoves duke i Burgosur apo detyruar te largohen nga kosova te Gjithe ata qe ishin kunder Politikes se Rugoves, kurse rugova qendronte ne shtepin e tije ne Velani te ndertuar me pare te Popullit dhe nuk e ngucke askush nga serbet! Shtrohet pyetja pse Serbet nuk e Burgosen apo denuan asnjeher kete Njeri? jam shum i sigurt se ata nuk kan pasur se perse ta bejne kete! pasi qe rugova me Politiken e tije te thirrur "PAQSORE" nuk paraqiste anje rrezik per regjimin e Millosheviqit apo te them me mir te krejt serbeve!

Rugova si President i Zgjedhur nga Populli i Kosoves nuk arrit te ndryshoj asgje reale ne te mir te Popullit te kosoves perpos qe krijoj nje huti ne opinionin Kosovar.

ne vitin 1997 ne Kosov per here te pare u shfaq nje organizat qe veten e quante Ushtri Ēlirimtare e Kosoves! Rugova kur ndegjoj per kete emer filloj te mendoj se Politika e tije eshte e rrezikur filloj nje fushat kunder ketyre njerzve duke i quajtur "dore e zgjatur e serbis" ! mirpo ne kete raste Rugova nuk arriti rezultatin e deshiruar per ta denigruar para popullit kete struktur te quajtur UĒK! sepse shtresa intelektuale Kombtare u distancua nga Politika e rugoves dhe kaloj ne perkrahje te plot te Ushtris Ēlirimtare te Kosoves dhe njerzve te saj qe e udheheqshin dhe ishin ne te? do te shkuraj prap?
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-03, 22:23   #12
Beni_gjk
 
Anėtarėsuar: 12-10-03
Postime: 122
Beni_gjk e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Beni_gjk
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga admin
Ne kete teme, te gjithe anetaret jane te lutur te shprehin mendimin e tyre mbi presidentin Ibrahim Rugova. Jeni te lutur qe ta shprehni mendimin tuaj personal ne nje mesazh dhe tu qendroni larg replikave dhe fjaleve te kota.



P.S Ata qe bejne komente dhe replika me njeri-tjetrin qe nuk kane lidhje me temen, mesazhet do tu fshihen dhe do te marrin paralajmerim per prishjen e mbarevajtjes ne forum. Po e keni te veshtire te shprehni mendimin tuaj ne nje mesazh, atehere vetem lexoni e mos shkruani.


Prandej ju lutem tė shprehni vetėm mendimin tuaj nė lidhje me temėn, pa replika sepse keni mjaft tema tė tjera per replika dhe komente.



Me nderime Bond
Beni_gjk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-11-03, 16:33   #13
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

pershendetje:

vazhdim:

rugova duke ndjekur nje Politik jo programore por sipas ideologjis se tije personale e krijoj nje perqarje te madhe dhe nje tollovi ne LDK?

te gjithe ata qe moren pjes ne formimin dhe konsolidimin e LDK-se u distancuan nga kjo Politik pasi qe Politika e Rugoves kishte per qellim personalizimin e LDK_se qka edhe ndodhi! dikur me LDK kishte figura te shquara te qeshtjes Kombtare te cilet duke mos gjetur hapsir qe aftesit e tyre kombtare dhe intelektuale ti fusin ne Veprim ne Lidhjen Demokratike ata e larguan nga kjo parti duke kaluar neper parti te ndryshme !

tashte ne LDK perpos rugoves qe e pervetsoj (personalizoj) LDK-ne nuk qendron asnjeri nga ata qe e kan formuar kete parti !

tashte ne kryesin e LDK-se jan Kol Berisha<Naim Jerliu, Lulzim Zeneli dhe disa njerze te nje niveli te ulte intelektual dhe kombtar>

Rugova ende vazhdon ta kete perkrahjen e popullit te cilen perkrahje e kan krijuar ata intelektual te shquar te qeshtjes Kombtare qe tashte me nuk jan ne LDK?

duke u mbeshtetur ne veprimet e Rugoves prej se ka ardhur ne skenen Politike Kosovare ai nuk ka bere asgje per Kosovaret perpos perqarjeve qe eshte munduar ti krijoj gjdoher dhe te perfitoj nga keto perqarje duke e paraqitur veten dhe partin e tije gjdoher si "Viktim"!

Presidneti i Kosoves mendoj se eshte nje lider i deshtuar dhe i panevojshem per Kosovaret pasi qe Kosovaret tashte kan nevoj per nje lider (president) te nje kalibri tjeter e jo te stilit te Rugoves, Kosovaret kan nevoj te ken nje President qe Veprimtarin e tije Politike dhe intelektuale e fut ne veprim per ta bere bashke Kombin shqiptar e jo per te krijuar perqarje siq e ka bere ,e bene dhe vazhdon ta beje edhe ne te ardhmen Rugova Mjerisht i Yni!

Rugova me Politiken e tije gjdoher eshte munduar ta personalizoj Partin dhe te gjitha instutucionet e Kosoves, kjo nuk shkon dhe nuk eshte ne perputhje me interesat e Kosovarve>
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-11-03, 21:49   #14
Beni_gjk
 
Anėtarėsuar: 12-10-03
Postime: 122
Beni_gjk e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Beni_gjk
Gabim

Zotėri i nderuar keni dalur nga tema prandaj ky mesazh ndryshohet



Bond
Beni_gjk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-11-03, 23:39   #15
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė kohėn e represionit serbosllav nė Kosovė, i cili ishte nė rritje e sipėr, si dhe me anė tė eliminimit tė atyre pak tė drejtave kulturore dhe juridike qė i kishin shqiptarėt (suspendimi i dhunshėm i statusit federal tė Kosovės nga ana regjimit fashizoid tė Serbisė) shqiptarėve tė Kosovės do t'iu imponohet njė veprim i pashtyeshėm politik.

Nė ato kushte tė rėnda robėrie, intelektualė tė njohur tė kohės inicuan dhe themeluan Lidhjen Demokratike tė Kosovės, qė sipas idesė sė atėhershme do tė shėrbente, ndėr tė tjera, edhe pėr mbajtjen e drejtpeshimit politik tė shqiptarėve, tė cilėt deri nė atė kohė vepronin mjaft tė pėrēarė nė grupe tė vogla (tė dashuruara marrėzisht nė diktatorin Enver Hoxha dhe "bashkim-vėllazėrimin" me jugosllavėt), por vazhdimisht tė dekonspiruara nga vetė anėtarėt e atyre grupeve, tė cilat veprime ishin pa ndonjė ndikim efektiv nė sferėn dhe rrjedhat e politikės vendore dhe asaj ndėrkombėtare kundrejtė ēėshtjes sė Kosovės. Identiteti politik i Kosovės i asaj kohe mund tė pėrshkruhet kėshtu: autonomia e shkatėrruar e Kosovės, veprimtaria e grupeve tė vogla marksiste-leniniste, veprimtaria e disa tė vetėquajturėve "liderė politikė", e qė nė tė vėrtetė ishin bijė tė komunistėve projugosllavė, tė cilėt pėrmes subjekteve tė tyre (UJDI-t, etj.) proklamonin akoma bashkim-vėllazėrimin si zgjidhje reale politike pėr shqiptarėt e Kosovės, gjė qė pėrputhej plotėsisht me politikėn antishqiptare tė Serbisė okupatore. Pra, mund tė themi lirshėm se Kosova ishte nė rrugė tė sigurtė drejt futjes sė plotė dhe pėrfundimtare tė saj brenda tutelės sė politikės gllabėruese serbosllave dhe sllavizimit tė saj pėrfundimtar!



Duke qenė vazhdimisht nė rrjedhat politike qė vendosnin pėrfundimisht mbi fatin e ardhshėm politik tė Kosovės, intelektualėt e Kosovės nuk qėndruan pėr asnjė moment indiferentė, por pėrkundrazi iu qasen nismės sė lartėpėrmendur politike, duke e zgjedhur kolegun e tyre tė fushės sė letėrsisė dr.Ibrahim Rugovėn pėr kryetar tė Lėvizjes gjithėpopullore me emrin Lidhja Demokratike e Kosovės, edhe pse mė parė ky post udhėheqės iu kishte ofruar disa "akademikėve tė pavarur " tė cilėt pėr shkaqe "intelektuale" e kishin refuzuar kėtė post, por edhe pėr shkaqe tė ruajtjes sė privilegjeve qė i gėzonin nė shoqėrinė e atėherėshme kosovare.





Shkruan Besim Krasniqi


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.