Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-04-04, 19:42   #1
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim Te ndahemi!

Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne lidhjen tone pak shkelqim
Te ndahemi perpara se nektari ne gotat tona te kete mbaruar
Te ndahemi perpara se hena te perendoje ne ne agim
Perpara se te linde dielli e njerezit te jene zgjuar.

Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne buzet tona tinguj e gaz.
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti pushtoje urrejtja
Te ndahemi perpara se gjuha te pushoje se rrjedhuri mjalte
Te ndahemi perpara se ne goje te na ngrije buzeqeshja.

Le te ndahemi tani pasi degjoj zera te trishtuar
Te ndahemi sa nuk ka ikur nga fytyrat tona drita
Te ndahemi perpara se stuhia te kete filluar
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti kaploje frika.

Le te ndahemi tani si te panjohur e te harrojme se c'ndodhi
Te ndahemi e ta leme te nesermen te linde nje kohe te re
Te ndahemi me kohe te mire perpara se te na prishet moti
Te ndahemi sa nuk kane filluar shterngata e rrufe.

Le te ndahemi pra tani pasi kam ftohte e frike, te lutem lerna.
Na ler ta braktisim kete vend te erret e te kthehemi nga erdhem
Te ndahemi si te panjohur para se te na ndodhe me e keqja
Perpara se urrejtja per njeri-tjetrin te na e kete pushtuar zemren.
Te ndahemi.
:(


__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-01-05, 09:01   #2
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim Poezi.

Prinderit.

Vijme ne kete jete edhe qajme me lot.
Packa se nuk shohim nenen e dallojme
Buza jone e njome pa qumesht s’rri dot
Per dy vjet me rradhe gjirin ja kerkojme.

Me pas ne e ndjejme te babait force
Ciltersi femije ze e ledhatohet
Shume dashuri njhen ne kete bote
Ajo prinderorja mbi cdo gje lartohet.

Sa here qe prinder ju te keni prane
Mos nxirrni ofshama mos nxirrni renkime
Oh sa shume vuajne nena me babane
Kur femija e tyre mbytet ne gulcime.

Zerin mos e ngrini pare tyre kurre
Bindjuni atyre se ju duhet drite
Neser kur te behesh grua apo burre
Keshtu do kerkosh dhe ti nga femijte.

Kur at ate plakur dhe me shkop ne dore
Ecin plogeshtuar ne shesh a ne rruge
Afrohu prane tyre porsi lulebore
E ndihmoji me shpirt se te duan shume.

Nese je i mbare lutu ,pergjerohu
Per prinderit e tu qe te perkedhelin
Dhe kur kane halle, ti nga gjumi zgjohi
E shko shpejt prane tyre se ata te presin.

A ke pare diku se duar te thata
Tejzgjaten pleqerisht vetem per nje ndihme…
Do qe te mos mbeten keshtu nena, baba
Mbaj per ta nder mote tere pergjegjesine…

Mos e braktis nenen mos e braktis baben
Tek fut koken thelle ne gjirin e femres
Nuk gjen lumturine po ashtu as paqen
Kur ti ju mohon dhe driten e henes.

Sa bukur qe shkrihet jeta, porsi nje vese
Kur ligjit te Zotit i shpreh vec pelqim
Ta dini kush prinderit nuk i ben sherbese
Sdo te njohe kurre kenaqesi as gezim.

Prinderit jane dashuria e vete Allahut
Jane miresia e dhuruar permbi toke
Ashtu si ze e cel drita e sabahut
Ti nga ata erdhe si filiz ne kete bote.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-05, 09:04   #3
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Nene.

Eshte hutuar nena
Eshte kotesuar e mira ime
Eshte hallosur e perhumbur
Si qiriri ne veteflijimin e tij
Mplakur , dobesuar e bere shenjt
Drite shperndan e dashuri mekon
Duke u ndihur te gjitheve
Me duart e dhembshura me shpirtin…
Eshte merakosur e mira
Dikush i vonohet,dikush eshte teper larg
Veten e ka harruar
Edhe pse bota rremuje ndodhet
Poshte levizjeve te saj.

Ska si te ike kush se le
Gjer edhe fqinjet qe me te marin e japin
Qumeshtin dhe fjalet
Eshte perhumbur aq teper aq larg
Eshte ngjitur, sa qe i afrohet qiellit
E ndjek dhe dot se arrij
Ndonese po i puth duart e saj
Nene , mos u ngjit lart, gjithnje eshte heret
Neeeeeen, i lutem neeen i therras
Neeeen ulerij, mos te lutem
Mos shko kurre ne qiej
Nene leri hallet.Rri aty ku je
Pergjithnje ne shpirtin tim
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-05, 09:07   #4
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Kur iken nena.
Rrezoi gjethe vjeshta trupi sec u tha
Me zor e nxjerr kryet deri ne dritare
Ne qelq krejt befasisht vdekjen ajo e pa
Ju terhoqen rrudhat e ndoqi si manare…

Dhe zemra rreh e rreh me ankth per cfare le pas
Besimi i forte te pershperit ne vesh
Me sheh mua djalin me le filiz plot gas
Dhe pse rigon nje lot qe dhe qan dhe qesh.

Dhe ja fytyre e nenes si nje hene e zbehte
Vetulla hedh drite mbi syrin e verbuar
Secili e di se Zoti te merr kur vendos vete
Atehere kur askush nuk e ka menduar.

Me qumesht te ngrohte me konte besimin
Urtesi e saj me fali burrerine
Me beri te njihja gjithmone pendimin
Kurre te mos shkelja permbi miresine.

Nen zhurmat e jetes me dha kete emer
Ledhat si pishtar me ndriconin syte
Vuajtjet e saj me mbeten plage mu ne zemer
Mos valle si kjo nene mund te kete te dyte?

Ti ike nena ime ne boten e padukshme
Me le pas mua djalin qe lutet pa pushim
C’mallem tek kujtoj ditet e lumnueshme
Dhe pres, dhe pres, te te takoj ne amshim.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-05, 09:09   #5
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Dua edhe une nje Nene.

Nene, sa vend ke tek une nene
Por sa shume ke te Krijuesi im
Perse me braktise o nene ?
Perse me le ne harrim?

Sa do te doja o nene
Qy ty te lagte loti im
Kete ma thote malli nene
Ma kish thene dhe Zoti im.

Ma kishte thene Zoti im
Vendin tend o nene tek une
Ma kish bere rrepte obligim
Te te doja shume, shume…

Me ty do te isha shume i lumtur
E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
Ndoshta per ty nuk isha i shkathet e i bukur
Por do te te doja perjete, perjete …

Nuk jam i vetem o nene
Flas e qaj ne namazin tim
Te kerkoj, lutem per ty
Megjithese me le ne harrim.

Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt
Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

Nene sme vure ti as emrin
Djepin kurre nuk ma tunde
Nene sta ndegjova kurre zerin
Si munde te ikesh si munde?

Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
Ne zemren e brengte vlon shume mall
Acarin dielli spo e thyen dot
Ajsbergu i akullt behet me i madh

Nene te paktem me thuaj ku je
Te te shoh fytyren mekatare dua
Nuk jam i sigurt nese e imja nene je
Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

Sa here u ndjeva i vetem o nene
Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
Sa me ka munguar dora jote nene
Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
Kur debora binte dhe era nuk pushonte
Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
Sa here u semura sa here per ty qava
Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
Sa here me lotin tim jastekun e lava.

Sa here zemra ime ka pikuar gjak
Sa here goja ime vertiti renkime
E ti kurre o nene su bere merak
Se femia yt mbytej ne gulcime.

Sa here loti i vetmise rrugen time preu
Sa endrra vdiqen sa pasione vane
Sa here mungese e nenes zemen time theu
Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale
Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
Shume nota te mira gjate vitit ka marre
Por nuk ka i shkreti se kujt te ja tregoje.

Ku je pra o nene dua te te shoh
Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

Te kerkoj gjithkah por askund ste gjej
U bene shume kohe qe te flas me poezi
Mendoj se me do veteveten genjej
Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

Te kerkoj ty nene derisa te rroj
Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

Ku je pra o nene se spo te gjej dot
Te lutem me trego ku je fshehur ti?
Dua te shikoj a ke ne sy lot,
Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

Dua te shikoj o nene zemren tende
Ne eshte akoma e ashper, e semure
Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
Dhe si moshataret dhe une te gezoja
Po te ishim bashke si nena me djale
Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

Kete nuk e them se jam i pasur
Por nga mallengjimi o nene po e them
Me mire preferoj te jem me ty, i varfer
Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

Cdo te diel i vetm neper rruge dal
Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

Te dielen qe shkoi stoli u semur
U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
Ai u be streha ime e pare
Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
Me pas nga keqardhja vershova duke qare
Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar.

Porosite e Zotit ti nene si zbatove
Te vetem me le te vuaj si i mjere
Detyrat si nene ndaj meje i harrove
Mendove se isha teresisht i pavlere.

Gabove nene e dashur, shume u gabove
Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

Prandaj edhe une shume durova
Perballova sproven theva cdo trishtim
Te kerkova nene, kudo te kerkova
E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
Per vite te tera lart nje parulle mbajta
Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene .

Kerkova, kerkova ne male te larte
Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
Me kembe te zbathura me syte te lagte
Por askund o nene, askund nuk te gjeta .
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-05, 09:16   #6
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Tani te nderrojme pak teme e te postojme dicka te gezueshme :D

Do te marr

Do ti marr ngjyra ylberit
dhe me to do te pikturoj
sa inat do ti vije "vrerit"
qe me te boten do ndryshoj

Do ti marr aromen lules
dhe do te deh boten mbare
do ti marr krahet flutures
dhe do te vallezoj ngadale.

Do ti marr ngjyren detit
dhe do te vizatoj dy sy
nuk jane sy qe i perkasin mbretit
por te perkasin vetem ty.

Do ti marr egersine malit
ujin e ftohte do ti marr
do ti marr shpejtesine kalit
dhe do ti hidhem permbi shale

Do te marr oshetimen e pyellit
Kengen e zogjve do te marr
ndoshta edhe melodine e fyellit
si thua te marr dhe nje kitare

Do te marr nje stilolaps blu
e do te shkruaj mbi te bardhe
ne oxhak do te hedh ca dru
dhe do te ngrohem ne flake

Oh!harrova te marr ca gure
dhe pse jane te ngrire do ti marr
me to do te bej nje mure
aty poshte ne livadh.

Do te marr edhe nje peisazh
por kete here do shkoj me larg
do te marr pishat andej ne plazh
dhe valen qe bregun lag.

Do ja marr kaltersine detit
ujin e paster si kristal
do ti marr kuroren mbretit
qe ty moj vajze te ta fal.

Me pas do marr dhe zemren time
si bore te pashkelur lart ne mal
Do e shkul nga gjoksi pa ndjere dhimbje
sepse te dua shume moj vajze.

Kete me siper sta them me lajka
por ta them me te vertete
zemren do ta ve tek e jotja
qe aty te mbese perjete.

Si thoni e leme me kaq sot?
Ok keshtu ta bejme e vazhdojme tjeter here kur te kemi kohe.
Indriti.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-05, 07:49   #7
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim Vijojme...............

Dashuria.

Shume njerez kane pyetur
Ceshte dashuria?
Te tjere ju jane pergjigjur:
Dicka larg nga vetmia.

Dashuri o mall i zjarrte
Per mua je nje gjest
Kur valle do ta nxjerr malle
Qe sa vjen e me shume djeg.

Dashuri e merguar
Kthehu perseri
Une ste kam harruar
Shpesh mendoj per ty.

Shume kohe mendoj per ty
O dashuri e merguar
Dhe do me vije cudi
Nese ti me ke harruar.

Shume larg nga bota jam
Dhe larg nga dashuria
C’do gje e hidhur ngjan
Ashtu sikur vetmia.

Sa kohe duhet te ngushellohesh
Me veten qe pergjigjie s’kthen
Por sa shume duhet te pendohesh
Per cka iken dhe me s’vjen
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-05, 11:50   #8
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim Vijojme............

Dashuria.

Shume njerez kane pyetur
Ceshte dashuria?
Te tjere ju jane pergjigjur:
Dicka larg nga vetmia.

Dashuri o mall i zjarrte
Per mua je nje gjest
Kur valle do ta nxjerr malle
Qe sa vjen e me shume djeg.

Dashuri e merguar
Kthehu perseri
Une ste kam harruar
Shpesh mendoj per ty.

Shume kohe mendoj per ty
O dashuri e merguar
Dhe do me vije cudi
Nese ti me ke harruar.

Shume larg nga bota jam
Dhe larg nga dashuria
C’do gje e hidhur ngjan
Ashtu sikur vetmia.

Sa kohe duhet te ngushellohesh
Me veten qe pergjigjie s’kthen
Por sa shume duhet te pendohesh
Per cka iken dhe me s’vjen
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-05, 11:54   #9
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Dashuria nuk vdes.

Dy zemra u kthyen ne nje
Dy shpirtera pranuan njeri tjetrin
Me pas u zune per hic gje
I hapen rrugen vrerit.

Vreri ish dinak ju mbuloi syte
I zbrazi teresisht i beri te lehte
Qe secili te gjnte nje dashuri te dyte
Dhe per shume kohe te mbetej e fshehte.

E mistereshme jeta u tregua
E heshtur me plot te papritura si gjithgji
Nga kjo vreri plotesisht u mashtrua
Dhe mori rrugen ne pune te tij.

Por jeta se la qe te largohej
E mbertheu me kthetrat e saj
Qe vreri me pas te pendohej
Dhe te dergjej, te dergjej ne vaj.

U shkri ky vrer e u be det
Por tashme qe teper vone
Se ai kish lene te shkrete
Nje dashuri kaq te njome.

Vreri me pas avulloi
Dhe jeta u ngrit serish ne piedestal
Kjo keto te rinj ndihmoi
Te ndreqnin kete gabim te madh.

E harruan dashurine e dyte
Dhe prej saj serish u ndane
Sepse e donin te paren si syte
Dhe te vdiste nuk e lane.

Te dy tashme jetojne ne mirekuptim
Respektojne e duan njeri-tjetrin
E kuptuan tashme se bene gabim
Ate dite qe u bashkuan me vrerin.

Kuptuan se dashuria nuk vdes
Se qendron e fresket perplot arome
Si lulja e mbuluar me vese
Qe kurre s’vyshket, por rrin e njome.

Te gjithe mbeten te hutuar
Cte ish valle kjo qe ndodhi
Me njeri-tjetrin zemeruar
Dhe perseri Zoti i mblodhi.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-05, 11:56   #10
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

C'pate moj nga puthja e pare!!!


Shpirti im nje pyll ne zjarr
bore ne mal pa shkelur ti
cpate moj nga puthja e pare
qe u shkrive si qiri!!!

Oh se zjarr ne gji kam ndezur
gjersa mendja ty tu mbush
ska me vuajtje srri gje pezull
ska me akull permbi prush.

Persri rashe ne furtune
fatin prape e kam ne dore
cdo me teper ti nga une
se sa prushin permbi bore?!!

Hip se te vrava zbrit se te vrava!!!

:lol:
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-05, 12:05   #11
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Kape Castin.

Dashuro dhe nga askush mos kij frike
Kape castin dhe mos e ler te te ike
Jeta jepet vec nje here
Ndaj dhe eshte me shume vlere

Shekujt ikin rradhe-rradhe
Si te ishin muaj
Emri yne do harrohet
Do mbesim te huaj.

Nje tjeter brez me pas do vije
Dhe gjurmet tona do te zhduken
Mbi eshtrat tona bar do mbije
Dhe re te zeza ne qiell do duken.

Dhe qielli me ne do te zemerohet
Me re i vrenjtur do jete plot
Gjithcka e jona do te harrohet
E ne te dy do qajme me lot
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-05, 12:10   #12
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Te ndahemi. (1)


Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne lidhjen tone pak shkelqim
Te ndahemi perpara se nektari ne gotat tona te kete mbaruar
Te ndahemi perpara se hena te perendoje ne ne agim
Perpara se te linde dielli e njerezit te jene zgjuar.

Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne buzet tona tinguj e gaz.
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti pushtoje urrejtja
Te ndahemi perpara se gjuha te pushoje se rrjedhuri mjalte
Te ndahemi perpara se ne goje te na ngrije buzeqeshja.

Le te ndahemi tani pasi degjoj zera te trishtuar
Te ndahemi sa nuk ka ikur nga fytyrat tona drita
Te ndahemi perpara se stuhia te kete filluar
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti kaploje frika.

Le te ndahemi tani si te panjohur e te harrojme se c'ndodhi
Te ndahemi e ta leme te nesermen te linde nje kohe te re
Te ndahemi me kohe te mire perpara se te na prishet moti
Te ndahemi sa nuk kane filluar shterngata e rrufe.

Le te ndahemi pra tani pasi kam ftohte e frike, te lutem lerna.
Na ler ta braktisim kete vend te erret e te kthehemi nga erdhem
Te ndahemi si te panjohur para se te na ndodhe me e keqja
Perpara se urrejtja per njeri-tjetrin te na e kete pushtuar zemren.
Te ndahemi.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-05, 12:12   #13
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

[b[Te ndahemi [/b](Varianti i dyte)

Te ndahemi sa ka mbetur pak besim
Te ndahemi te mos vuaje me ky shpirti im
Te ndahemi naten te mos na shohe njeri
Te ndahemi, te ndahemi te t’harroj ty.

Se kam te lehte ndoshta as dhe ti
Te ndahemi te mos marr me vesh per ty
Kur u bashkuam ish dite me diell
Te ndahemi me deshmitar henen ne qiell.

Ne ndarjen tone yjte le te bejne sehir
Te ndahemi naten keshtu eshte me mire
Te ndahemi sa nuk eshte thare loti ne sy
Te ndahemi mbase eshte me mire per te dy

Te ndahemi dhe le te fryje furtune
Te kujtojme vec ditet qe u deshem shume
Te ndahemi e mos mendo per mua
Ta fshijme nga kujtesa fjalen:’te dua”

Te ndahemi ne fshehtesine me te madhe
Me pas ti harrojme keto brenga edhe halle
Te ndahemi te mos na shohe askush
Te fshihemi ne vreshta mbuluar me rrush.

Dhe qielli le te shpohet ate nate
Dita te mos vije nata t’jete e gjate
E ashtu te lagur te dy te vrapojme
E njeri-tjetrin perjete ta harrojme.

Te ndahemi dhe te harrojme cdo gje tonen
Te ikim larg, sa me larg ta hedhim kemben
Te ndahemi dhe te ikim sa me larg merguar
Ta fshijme nga kujtesa kete enderr te mallkuar.
Te ndahemi

ta shkepusim ketu per sot :lol:
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-05, 11:38   #14
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Kerkova!

Kerkova ca pika loti ne sy
Po me ishin thare
Kuptova se ste mendoja ty
Por jeten ne varr.
Kerkova te dija dicka me teper
Te hyja thelle ne labirinthet e jetes
Kerkova prej vetes nje kujtim te vjeter
Qe te me kthente driten e shpreses
Kerkova, kerkova pafund…
Por ate qe doja se gjeta askund.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-05, 11:44   #15
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Era.

Era ferferin zhurishem
Dhe gjethet e pemeve ferferijne
Tashme cdo gje ka ikur zhurmshem
Dhe netet kurre me spipetijne.

Era fryn si e marre
Fytyren time perkedhel
Nga era deti vjen me dallge
Dhe malli zemren time ther

Era bucet ne veshet e mi
Tamam si nje tupane
I heshtur mendoj dhe rri
Per te gjoret jargavane.



__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.