Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-10-05, 13:40   #1
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjergj Fishta sociolog.

Gjergj Fishta sociolog?

Nga Lekė Sokoli

Nė gjykimin tim hyn edhe rehabilitimi zyrtar i Gjergj Fishtės, kėsaj figure qė u vlerėsua “Nderi i Kombit”, nga Presidenti i Republikės, titull qė kaloi pa jehonėn e merituar dhe, siē duket, studiuesit socialė e pėrfaqėsuesit e sotėm tė kulturės nuk janė ēliruar plotėsisht nga njėfarė kompleksi mbi veprėn e tij.
Hipotezat
Gjergj Fishta kreu studimet e larta pėr filozofi e teologji. Ai e filloi veprimtarinė studimore nė Gomsiqe ku, siē rezulton, shkoi i nxitur edhe nga interesa hulumtuese, shkencore.

Nė kėtė zonė pėrfaqėsuese, nga pikėpamja historike dhe etnokulturore, ai njohu “shpirtin e racės”, mėnyrėn tradicionalisht shqiptare tė jetesės, gojėdhėnat, doket, zakonet, normat juridike etj., tė cilat do t’i shfrytėzonte mjeshtėrisht pėr veprat e tij. Ai dhe Shtjefėn Gjeēovi bėnė qė Kisha e Gomsiqes tė shndėrrohej nė njė institut tė vėrtetė hulumtimi shkencor.
Fishta kryesoi Komisionin pėr Hartimin e Alfabetit, tė cilin Kongresi i Manastirit (1908), e miratoi si alfabet tė vetėm tė shqipes. Shkencėtari i gjuhėsisė, Gjergj Fishta, dha njė kontribut tė ēmuar pėr krijimin e gjuhės shqipe tė njėsuar. Ai ishte i bindur se gjuhėt nuk krijohen nga bashkimi apo shkrirja e dialekteve, por nga zgjedhja e njė dialekti. “Alfabeti shqiptar i asaj kohe ėshtė gati i pėrkryer, thotė Kadareja, dhe po ju kujtoj se kryetari i komisionit tė Manastirit tė alfabetit shqip ka qenė Gjergj Fishta. Pra nuk ka qenė njė njeri nga Jugu, po ka qenė njė nga shkrimtarėt mė tė shquar nga Veriu”.
Fishta ėshtė njė personalitet profetik i kulturės shqiptare, jo vetėm si shkrimtar, por edhe si kritik, historian, estet, filozof etj. Tė huajt e kanė cilėsuar atė, siē vėren A. Plasari, themelues tė njė shkolle filozofike shqiptare sepse krijimtaria e tij, pavarėsisht formės, vjen e ngarkohet me peshė filozofike. Pėr disa studiues, Fishta filozof ėshtė quajtur mė sė shumti si njė pėrfaqėsues i filozofisė kristiane. Tė tjerė, pėrkundrazi, kanė vėnė nė dukje faktin se ai ėshtė ndikuar po aq nga Platoni e filozofė tė tjerė tė lashtė, nga idealizmi gjerman i Hegelit etj.
Nuk ishte vetėm njeri me vullnet politik, por politikan, madje edhe politolog. Ai, nė stilin e Makiavelit tė disa shekujve para tij, vrojtoi sjelljen e klasės politike tė fillimit tė shek. XX dhe fshikulloi, siē dinte ai, mediokritetin e qeverive tė kohės, politikat e mbrapshta etj. Njė mendimtar si ai, aktiv nė politikė e diplomaci (deputet i Shkodrės, anėtar i Parlamentit tė parė Shqiptar dhe nėnkryetar i tij, pėrfaqėsues nė konferenca ndėrkombėtare etj.), nuk mund tė mos ishte edhe politolog.
Si studiues i sociologjisė, jam i prirur tė pohoj se Fishta ka arsye tė cilėsohet edhe si njė ndėr pararendėsit e sociologjisė shqiptare, nė mos sociolog. Dihet se, si ēdo shkencė shoqėrore, edhe sociologjia nuk lindi nė njė boshllėk historik. Nga kjo formė latente zhvillimi, nuk mund tė pėrjashtohet edhe sociologjia shqiptare. Fishta ka trajtuar njė problematikė e cila ėshtė, gjithsesi, nė fokus tė sociologjisė bashkėkohore: tė sociologjisė religjoze, tė kulturės, artit e komunikimit, tė moralit e tė edukimit, tė sociologjisė sė familjes (kompleksi i marrėdhėnieve familjare, martesa, familja, divorci etj.). Pra mund tė pohojmė se ai ka vendosur njė gur themeli nė godinėn sociologjike shqiptare.
Me “Lahuta e Malcis”, Fishta ėshtė quajtur “Homeri i shqiptarėve”. Por Homeri ishte edhe njė eksplorator i madh, qė ka bėrė tė njohur jetėn e popujve qė ka takuar dhe, nė kėtė vėshtrim, ai ėshtė quajtur si njė ndėr etnologėt e parė. Me tė njėjtėn logjikė kemi tė drejtė tė pohojmė se Fishta ishte njė ndėr etnologėt e parė shqiptarė. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog, nė kuptimin qė kanė marrė nė kohėn tonė kėto fjalė.
Pohimi se Fishta ėshtė edhe shkencėtar social mund tė kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra tė veēanta mbi filozofinė, sociologjinė, antropologjinė, politologjinė apo degė e nėndegė tė tjera tė shkencave sociale, siē shkruajnė studiuesit e kėtyre fushave nė kohėn tonė. Megjithatė duhet tė mbajmė parasysh faktin se kėto degė tė shkencave sociale nuk kanė qenė gjithmonė qartėsisht tė diferencuara nga njėra-tjetra. Nė Francė, pėr shembull, Monteskje quhet si njė ndėr themeluesit e sociologjisė, megjithse hibridi latino-grek, sociologji, do tė pėrmendej pėr herė tė parė gati njė shekull pasi ai shkroi veprėn e tij “Mbi frymėn e ligjeve”. Kur gjykojmė pėr filozofinė e Fishtės apo pėr Fishtėn filozof, mund tė pėrmendim faktin se edhe Aleni, njė filozof francez i shek.XX, nga filozofėt mė tė lexuar, nė tė vėrtetė ėshtė vetėm autor esesh. Por “filozofi e Alenit” ėshtė quajtur tėrėsia e ideve tė tij, ide tė shprehura nė vepra jo tė mirėfillta filozofike e tė vendosura nė njė sistem. Makiaveli, gjithashtu, nuk ėshtė njė studiues “i pastėr” i shkencave sociale. Por ai trajtoi dhe vuri themele mbi njė varg ēėshtjesh qė janė nė fokusin e shkencave sociale bashkėkohore, sidomos tė sociologjisė politike e politologjisė. Ne kemi tė drejtė tė pėrdorim tė njėjtėn logjikė pėr Fishtėn.
Unė bashkohem me mendimin e disa studiuesve, A. Plasari etj., qė e quajnė si tė papranueshėm faktin qė nė strukturat e kurseve tė njė fakulteti tė letrave apo tė filozofisė, tė mungojnė studimet fishtjane; se njė kurs i tillė do tė funksiononte si shtyllė kurrizore nė njė sistem shkollor me drejtim humanist; se botimi (dhe ribotimi) i mendimit fishtjan bėhet sot i domosdoshėm pėr rishtėnien nė dorė tė vlerave tė fshehura ose tė huajsuara prej kulturės sonė.

Rivlerėsime e (mos)vlerėsime
Deri mė 1940, Gjergj Fishta u nderua me ēmime e tituj, u bė anėtar i Akademisė Italiane, u propozua pėr ēmimin Nobel etj. Mė pas u denigrua nga regjimit komunist. Eshtrat e tij u hodhėn nė lumin Drin, nė pėrpjekjen pėr tė varrosur njė herė e mirė veprėn e tij, pėr tė ardhur te ”Nderi i Kombit” (dhjetor 2002). Edhe pse ky rivlerėsim duhej tė ishte bėrė mė parė (Alfred Moisiu ėshtė presidenti i katėrt i periudhės paskomuniste dhe jo i pari), edhe pse ai pėrfaqėson njė akt dinjitoz qė nderon shtetin e shoqėrinė shqiptare, ky rivlerėsim duhej paraprirė nga rivlerėsimi i veprės sė tij, tė paktėn prej disa institucioneve shtetėrore, duke filluar nga Akademia e Shkencave, e cila ka dhėnė “vlerėsimin zyrtar” (ende nė fuqi) pėr Fishtėn, tė formuluar nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Them “ende nė fuqi”, sepse deri mė sot ai nuk ėshtė zėvendėsuar nga njė i ri, ndonėse kanė kaluar 12-13 vjet nga fillimi i proceseve demokratike, pra rivlerėsuese.
Nė kėtė botim pėr Gjergj Fishtėn ėshtė shkruar, si vėllim, sa 1/20 e asaj qė ėshtė shkruar pėr E. Hoxhėn, 2-5 herė mė pak se pėr B. Currin, L. Gurakuqin, D. Agollin, M. Asllanin, L. Ēukon, H. Ēelikun... (!). Por mė tepėr rėndėsi ka cilėsia e (mos)vlerėsimit tė Fishtės (fq. 270-71): “Fishta, Gjergj. Shkrimtar dhe publicist reaksionar, pėrfaqėsues kryesor i letėrsisė klerikale-katolike, mori pjesė gjallėrisht nė jetėn politike dhe kulturore pėr tė forcuar nė tė ndikimin e klerit katolik..., drejtoi revistėn “Hylli i Dritės”, njė nga tribunat mė aktive tė reaksionit klerikal…, luftoi me tėrbim kundėr ideve pėrparimtare, pėrshėndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane...”
Iu referova kėtij fjalori, sepse ai pėrfaqėson veprėn mė tė madhe e mė voluminozė tė hartuar te ne, si pėr nga vėllimi (1250 faqe), sikurse nga numri dhe cilėsitė akademike tė njerėzve tė angazhuar nė hartimin e tij. Hartimi i tij u drejtua nga njė redaksi e pėrgjithshme, e pėrbėrė nga 34 akademikė e shkencėtarė, pėr tė ka funksionuar njė sektor i veēantė (Sektori i Encilopedisė Shqiptare), njėzet redaksi tė fushave tė shkencave, mbi 800 studiues, autorė tė zėrave tė Enciklopedisė, pa pėrmendur rreth 30 grupe tė mėdha tė punės pėr qendrat e banuara sipas rretheve, pėr Shqipėrinė e Kosovėn.
Tė bėn pėrshtypje zelli i regjimit politik tė para viteve ’90-tė, pėr t’u dhėnė njė veshje shkencore vendimeve e vlerėsimeve tė paravendosura politikisht. Por si pėr inerci, gjurmė tė njė (mos)vlerėsimi tė tillė pėr Fishtėn vazhduan edhe nė vitet e paskomunizmit. Ndoshta njė reagim mė realist mund tė bėhet pėr tė kapėrcyer njė herė e mirė logjikėn “bardhė e zi”, pėr vlerėsimin e gjithanshėm tė Fishtės, kėtij sovrani tė letrave shqipe, kėtij dijetari, eruditi tė gjithanshėm, publicisti, polemisti, pėrkthyesi e shkencėtari tė disa fushave tė shkencave sociale. Nėse Fishta ka shkruar: “Dhe ta dijė bota mbar/se un mbas sodit s’jam ma shqiptar”, kėto vargje kanė shprehur, siē vėren prof. Hamit Beqja, zemėrimin e tij ndaj bashkatdhetarėve., sikurse edhe Noli (Skllevėr, bij skllevėrish/s’e meritoni, se liri s’doni), Pashko Vasa, Konica etj. etj. Kur ishte fjala pėr Shqipėrinė, Fishta nuk kurseu jo mė shqiptarėt, por as Evropėn (Moj Evropė, moj kurv’ e motit…), madje as vetė Perėndinė. “O Perendi a ndjeve/tradhtarėt na lanė pa atdhe/e ti rrin e gjun me rrfe/lisat nėpėr male kot”. Ky ishte “reaksionari” dhe “antishqiptari” Gjergj Fishta.
Sociolog


doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-10-05, 22:52   #2
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

AT GJERGJ FISHTA - FIGURĖ E MADHE E KOMBIT
-- nga Dr. Ndue Zef Toma
Universi artistik i Fishtės Njė ndėr majat mė tė larta tė relievit tė letėrsisė shqiptare ėshtė, padyshim, vepra e At Gjergj Fishtės. Ndonse kanė kaluar 65 vjet nga dita kur ai mbylli sytė pėrgjithmonė, tė rrahurat e zemrės sė tij pėr popullin e Atdheun i ndjejmė edhe sot nė krijimtarinė e pavdekshme qė na ka lenė. Kur pėrceptojmė epopenė madhėshtore "Lahuta e Malsisė", kėte "Iliadė " tė shqiptarėve, siē e kanė quajtur studiuesit e huaj, pėrjetojmė thellė ndjenjat e shpirtit heroik tė Fishtės. Nė "Mrizin e Zanave" ndiejmė vibrimet e holla tė unit lirik tė tij, qė ngazėllehet nga soditja e flamurit kombėtar, qė valėvitet si krah engjėlli nė fluturim nė sfondin e kaltėr tė Atdheut tė ēliruar, pas natės sė gjatė tė robėrisė osmane. Tė ngrohet shpirti nga zjarri i dashurisė sė zemrės sė tij pėr gjuhėn shqipe, tiparet e sė cilės i krahason me gjumin e embėl tė foshnjes sė pafaj, me dritėn e shpresės, me tė qeshurėn e ēiltėr tė njeriut tė mirė, por edhe me shkrepjen e rrufesė e me tronditjen e tėrmetit. A mund tė shprehet emocionalisht mė kapshėm butėsia e brishtia e gjuhės shqipe se sa kur pėrfytyrohet si njė fllad i lehtė pranveror qė lėmon gjinjtė e trėndafilit? A nuk na duket se ndjejmė nė lekurėn tonė shpimin e gjėmbave tė mprehtė tė satirės sė Fishtės, kur lexojmė "Anzat e Parnasit" e "Gomarin e Babatasit"?
Nga tė gjitha kėto qė thame arrijmė nė pėrfundimin se, kur futemi nė univrsin artistik tė Fishtės, bindemi plotėsisht se zemra e tij rrahu fort pėr Shqipėrinė gjatė gjithė jetės, deri nė frymėmarrjen e fundit, kur pėrpara saj bėri betimin solemn, si biri para nėnės:
Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjallė me frymė unė jam,
Kurrė, Shqipni, s'kam me t'harrue,
Edhe nė vorr me t'pėrmend kam.
Paradokse e (zh)vlerėsimit
Personalitet jo i zakonshėm, me talent e aftėsi tė rralla, me energji e prirje tė gjithanshme, Fishta tėrhoqi qė herėt vėmendjen e bashkėkohėsve, brenda dhe jashtė vendit. Ai qe jo vetėm poet i pėrmasave tė mėdha, por edhe njeri i veprimit shoqėror e politik, atdhetar i flaktė, tribun i popullit, mbrojtės i vendosur e sypatrembur i ēėshtjes kombėtare, pėr tė cilen ngriti zėrin nė shumė mbledhje ndėrkombėtare, si perfaqėsues i Shqipėrisė, duke stigmatizuar fqinjėt grabitqarė dhe fuqitė e mėdha qė qėndronin pas tyre.
Megjithatė, sot ėshtė koha qė pohime tė tilla nuk duhet tė mos deklarohen, po tė provohen me argumente tė pakundėrshtueshme, pėr arsye se, deri tani, jeta dhe vepra e Fishtės kanė kaluar dy periudha vlerėsimi:
Nė tė parėn, sa qe gjallė, Fishta arriti apogjeun e vlerėsimit, duke u ngritur nė piedestalin e lartė tė Poetit Kombėtar.
Nė tė dytėn, vetėm katėr-pesė vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtės u pėrbaltėn nė mėnyrėn mė tė pashembullt, me synimin qė ai tė varrosej njėherė e pėrgjithmonė, ose, e shumta, tė mbetej si njė njollė e zezė dhe e turpshme nė historinė e letėrsisė shqiptare.
Tė hiperbolizosh vlerat e tua kombėtare, ėshtė njė veprim i kuptueshėm, ndonse jo i drejtė; kurse t'i zvogėlosh ato, t'i mohosh, apo, ēka ėshtė edhe mė keq, tė arrish deri aty sa t'i pėrēmosh, t'i pėrbaltėsh, siē u veprua me Fishtėn, ėshtė veprimi mė i pakuptueshėm, mė paradoksal, qė mund tė mendohet!
Ėshtė thenė se personalitetet e mėdha kalojnė nėpėr tri periudha vlerėsimi: nė tė parėn, himnizohen, pastaj mohohen, pėr tė arritur, mė nė fund, nė pėrcaktimin e vlerave objektive tė tyre. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, kohės sonė i bie detyra e vėshtirė dhe mė e rėnda me njė
2. Pėrgjegjėsi tė madhe e vendosjes sė Fishtės nė piedestalin qė i takon. Kuptohet se kjo ėshtė njė punė shumė e mundimshme, gjatė sė cilės u duhet rikthyer tė gjitha atyre qė janė thėnė pėr té, mirė apo keq qoftė, duhet "rilexuar" vepra e Fishtės, pėr t'u thelluar nė analizėn e poetikės dhe tė problematikės, pėr tė nxjerrė sė andejmi mesazhin qė u solli bashkėkohėsve, kur u botua si dhe atė qė marrim né sot prej saj.
Natyrisht, nuk kam asnjė iluzion se mund tė plotėsohet njė detyrė kaq e vėshtirė dhe me njė pėrgjegjėsi tė madhe nė caqet e kėtij artikulli modest popullarizues. Kryerja e saj nė nivelin e dėshiruar mund tė arrihet me pėrpjekje tė pėrbashkėta tė forcave shkencore mė tė afta, me studim tė gjėrė tė monografive, ku vepra e Fishtės tė vėshtrohet nga tė gjitha anėt. Duke shfaqur ndonjė mendim pėr vlerėsimet dhe zhvlerėsimet qė i janė berė Fishtės nė dy periudhat qė pėrmendėm, deshėm vetėm tė ndihmojmė sadopak pėr tė sensibilizuar studimet tona pėr t'u pėrqendruar mbi kėtė figurė tė madhe tė letėrsisė shqiptare, qė tė pėrcaktojmė drejt vendin dhe rolin qė luajti nė pasurimin dhe nė zhvillimin e saj. Mendoj se koha kėrkon me ngut tė hidhet dritė mbi disa vlerėsime kontradiktore, diametralisht tė kundėrta, qė janė bėrė pėr Fishtėn dhe veprėn e tij.
Nga njėra anė ėshtė thėnė se ėshtė poet i madh, Homeri apo Tirteu i Shqipėrisė. Nga ana tjetėr ėshtė mohuar talenti poetik i tij, ėshtė denigruar si vargėzues i rėndomtė, madje ėshtė edhe akuzuar si pėrvetėsues ikrijimtarisė popullore, pra si plagjiat i saj.
Cila ėshtė e vėrteta shkencore?
Kryevepra e Fishtės, "Lahuta e Malsisė", nga njėra anė ėshtė vlerėsuar si apologjia artistike mė e fuqishme qė i ėshtė bėre Atdheut tė rrudhur e tė copėtuar nga fqinjėt grabitqarė, nga ana tjetėr ėshtė akuzuar pėr frymė shoveniste?
Pėrsėri: Cila ėshtė e vėrteta shkencore? Tokat e kujt synon Fishta tė rrėmbejė, i shtyrė nga shovenizmi i tij? A nuk kanė parasysh autorėt e akuzes se shovenizmit se né jemi i vetmi vend nė Evropė i rrethuar nga tė gjitha anėt me vetveten? A mund tė quhet shovenist Fishta pse denoncoi padrejtėsitė qė i janė bėrė Atdheut tonė nga armiqtė dhe nxori nė shesh ėndrrat e tyre pėr tė copėtuar e pėr tė rrėmbyer pėrsėri trojet tona?
Nga njėra anė ėshtė thėnė se Fishta gjatė gjithė jetės ka luftuar pėr tė drejtat e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, nga ana tjetėr ėshtė trumbetuar me forcė e kundėrta: se ai ka qenė i shitur jo tek njė po tek shumė tė huaj, madje, pėr tė mos lėnė pikė dyshimi, ėshtė thėnė se vetė Fishta ka pohuar publikisht se nuk ėshtė shqiptar! A mund tė besohet njė gjė e tillė?! Kėto duhen ndriēuar.
Pėr Fishtėn ėshtė thėnė, pėrsėri pa asnjė argument, se ka pasur paragjykime fetare edhe krahinore, qė ia kanė mjegulluar vėshtrimin atdhetar. Mirėpo, edhe me njė arsyetim fare tė thjeshtė, kam pėrshtypjen se akuza tė tilla bien menjėherė.
Po tė kishte pasur Fishta paragjykime fetare, si do tė shpjegohej qė personazhe tė shumtė tė krijimtarisė sė tij janė "tė fesė tjetėr", madje dhe kryeheroi i kryeveprės sė tij, Oso Kuka, tė cilin e ka pėrjetėsuar nė njė nga tablotė mė madhėshtore dhe mė emocionuese tė letėrsisė shqiptare, edhe ky ėshtė i "fesė tjetėr"?
Po tė kishte pasur paragjykime krahinore At Fishta, si shpjegohet qė binomi poetik, qė pėrshkon nga fillimi nė fund krijimtarine e tij ka gjymtyrė vėllezėrit Toskė e Gegė, tė cilėt me tė njejtin krahasim i karakterizon me dy rrufe qė ēajnė qiellin si shpata dhe zharisin armiqtė?
Po tė kishte pasur Fishta vizion tė ngushtė provincial, si do tė shpjegohej qė ndėrmjet pseudonimeve tė shumta qė pėrdori, me i parapėlqyeri prej tij qe Gegė Toska me tė cilin nėnshkroi kryevepra tė tilla si "Gomari i Babatasit"?
Jo, jo! Akuza tė tilla janė fare tė pathemelta! Siē ka vėrejtur me mprehtėsi shumė kohė mė parė Prof. Eqrem Ēabej, vėshtrimi artistik i Fishtės ishte i tillė qė niste tek malėsori i moēėm Marash Uci dhe vinte gjithnjė duke u shtrirė, deri sa arrinte tek Abdyl Frashėri, tek Lidhja e Prizrenit, pėr tė rrokur, mė nė fund, tėrė Shqipėrinė, tė gjitha trojet tona etnike nga Veriu nė Jug, nga Perėndimi nė Lindje.
3. Kėto janė vetėm pak gjėra nga shumė e shumė tė tjera qė janė thėnė pėr Fishtėn nė tė dy periudhat: tė vlerėsimit dhe tė denigrimit tė tij. Nė kėtė mėnyre figura e madhe e Fishtės ėshtė veshur me njė mjegullnajė, qė duhet tė zhdavaritet nga kritika dhe nga shkenca letrare objektive.
Nga sa ėshtė thėnė deri sot pėr Fishtėn del se vlerėsimet e larta qė i janė bėrė pėrgjithėsisht janė konkluzione tė nxjerra nga analiza e jetės dhe e veprės sė tij, kurse mohimet dhe denigrimet, deklarata aprioristike tė paargumentuara. Le tė arsyetojmė mbi ndonjėrėn prej tyre. Nė rast se Fishta nuk do tė ishte poet i madh, si mund tė flasin me superlative pėr te autoritete tė tilla tė artit e tė shkencės, vendas dhe tė huaj, si virtuozi i fjalės poetike Lasgush Poradeci, qė e quan me gjuhė metaforike "shkėmb tė tokės dhe shkėmb tė shpirtit shqiptar", qė shpreh me art ndjenja dhe ideale tė mėdha atdhetare? Nė rast se nuk do tė ishte gjeni i letrave shqipe, nuk do tė ishin mahnitur aq shumė nga vepra e tij Aleksander Xhuvani e Maksimilian Lamberci, Eqrem Ēabej e Norbert Jokli, Faik Konica e Anton Harapi, Jolanda Kodra e Kolė Kamsi, Gabriele d'Anunzio e Kostaq Cipo. Nuk ka dyshim se mendimet e tyre janė shprehje e ēiltėr e ndjenjave qė u ka pėrftuar vepra e Fishtės.
A mund tė besohet se Fishta ishte i shitur tek tė huajtė, pra antikombėtar, kur nė momentet mė tė vėshtira, nė mbledhjet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė Paris, nė Athinė, nė Stamboll, kur fatet e Atdheut ishin nė rrezik, ai u dėrgua si pėrfaqesues i vendit tonė pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve?
Prandaj, shkenca dhe kritika letrare kanė mundėsi dhe detyrė parėsore tė rrėzojne me argumente kėto fyerje qellimkėqia dhe nė tė njėjtėn kohė, tė zbulojnė fondin e pasur tė vlerave artistike, shoqėrore e politike tė kėtij personaliteti tė gjithanshėm tė kombit tonė, pėr tė cilat kemi aq shumė nevojė sot.
Nga buronte urrejtja pėr Fishtėn?
Duke pasur bindjen e palėkundur se Fishta ėshtė njė figure ndėr mė tė ndritura tė kombit, natyrshėm lind pyetja: ku e kishte burimin gjithė ajo urrejtje patologjike kundėr tij, qė ēoi nė trillime e shpifje aq monstruoze e njėherėsh, banale sa tė mos besoheshin?
Megjithėse pėr kėtė problem deri tani janė dhėnė disa shpjegime, kam bindjen se pėrbaltja e Fishtės u bė pėr arsye tė koniukturave politike. Dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Nė vitet e para, pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur Jugosllavia ishte "miku" ynė i ngushtė, nuk mund tė qėndronte Fishta dhe vepra e tij, qė demaskonte nga fillimi deri nė fund padrejtėsitė dhe coptimin e trojeve tona nga sllavėt. Pastaj, nė kohėn e miqėsisė me Bashkimin Sovjetik nuk mund tė qėndronte Fishta dhe vepra e tij, qė e shihte Rusinė si tutor tė armiqve tanė dhe kėta tė fundit i cilėsonte shprehimisht "klyshė tė Rusisė".
Nė kohėn kur dy miqėsitė e sipėrme u kthyen nė armiqėsi, Fishta as atėherė nuk mund tė rehabilitohej mė, pėr arsye se ishte hedhur shumė baltė mbi tė.
Rruga pėr tek Fishta
Nė fund tė kėtij njėzetėshekulli qė po pėrcjellim, rruga pėr tek Fishta u hap. Hapat e parė nė kėtė rrugė u hodhėn nga njė turmė e madhe njerėzish qė e prisnin me padurim kėtė ditė, ndėrmjet tė cilėve spikatėn Injac Zamputti, Pal Duka-Gjini (At Danjel Gjeēaj), At Zef Pllumbi, Aurel Plasari, Engjėll Sedaj, Sabri Hamiti, Tonin Ēobani, Stefan Ēapaliku, etj. Qė atėherė kanė filluar tė organizojnė veprimtari shkencore dhe tė shkruajnė artikuj pėrkujtimorė me raste pėrvjetorėsh tė lindjes dhe tė humbjes sė tij.Ribotohen vepra pak tė njohura pėr publikun. Megjithėse tė gjitha kėto janė tė dobishme dhe organizatorėt e tyre meritojnė pėrgėzime, mendojmė se puna pėr tė arrijtur tek zbulimi i plotė i vlerave tė Fishtės mund dhe duhet organizohet mė mirė.
Sė pari, kusht i domosdoshem ėshtė botimi shkencor i veprės sė plotė tė Fishtės. Nuk ka se si tė bėhet studimi pa pasur nė dorė objektin e plotė tė tij.
4. Sė dyti, Fishta duhet tė zėrė vend denjėsisht nė programet shkollore, si njė nga autorėt mė pėrfaqėsues tė letėrsisė shqiptare.
Sė treti, nė kėtė periudhė, kur ende nuk kemi punime tė plota shteruese, kritikėt dhe studiuesit tanė mė tė pėrgatitur mund tė pėrmbushnin nevojat e tanishme tė ngutshme qė ka shkolla dhe publiku lexues pėr njohjen dhe interpretimin e veprės sė Fishtės.
Natyrisht, puna e deritanishme ka qenė e dobishme dhe do vazhduar me veprimtari dhe shkrime, edhe tė thjeshta, si kjo skicė jetėshkrimore qė po paraqesim nė mbyllje tė kėtij artikulli.
Pak biografi
Rrjedha e jetės, krahas rregullsive, sjell me vete edhe mjaft rastėsi, roli i tė cilave nė zhvillimin e mėtejshėm tė saj, shpesh herė nuk mund tė parashikohet. Kėshtu, askujt nuk mund t'i shkonte nėpėrmend se fėmija qė lindi me 23 tetor 1871 dhe qė u pagėzua Zef, do tė vinte njė ditė qė do tė bėnte tė njohur nė gjithė vendin dhe me pėrtej fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės, tė padėgjuar fare deri atėherė. Askush nuk mund tė parashikonte nė atė kohė se nga ky Zef i vogėl do tė dilte mė vonė At Gjergj Fishta i madh.
Zefi i vogėl, i dalluar qė herėt pėr shkathtėsi dhe zgjuarsi, tėrhoqi vėmendjen e famullitarit, prandaj e ēuan nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės e pastaj nė Troshan, pėr ta pėrgatitur pėr frat. Pas mbarimit tė shkollės fillore e dėrguan pėr studime tė mėtejshme nė Bosnje, ku u laurua pėr filozofi dhe teologji. Atje, ndėrroi emnin e pagėzimit (sipas rregullit tė urdhėrit franēeskan), duke u quajtur tani e tutje Gjergj. U bė frat dhe tha meshėn e parė me 25 shkurt 1894.
Pas kthimit nga Bosnja, punoi pėr disa vjet si profesor nė kolegjin franēeskan tė Troshanit, pastaj, disa vjet tjera shkoi si famullitar nė Gomsiqe. Atje ai i kushtoi vėmendje tė veēantė njohjes dhe pėrvetėsimit tė frazeologjisė popullore, tė cilėn do ta pėrdorte mė vonė me mjeshtri tė rrallė nė kryeveprėn e vet "Lahuta e Malsisė".
U shqua si pjestar i shoqėrisė letrare "Bashkimi" e cila qe themeluar mė 1899 nga Imz. Preng Doēi. Mė 1908 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i komisionit pėr hartimin e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė kemi sot. Mė 1902 qe zgjedhur drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr, nė tė cilėn futi pėr herė tė parė shqipen si gjuhė mėsimi. Mė 1913 po nė Shkodėr, themeloi dhe drejtoi sa qe gjallė revistėn "Hylli i Dritės". Nė vitet 1916-1918 krijoi dhe drejtoi "Postėn e Shqipnisė". U emrua kryetar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Parisit, mė 1919. U zgjodh deputet i Shkodrės dhe nėnkryetar i Parlamentit shqiptar mė 1921. U dėrgua anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn Ndėrballkanike nė Athinė mė 1930, pastaj mė 1931 nė Stamboll dhe prap nė Bukuresht mė 1932. Mė 1931 qe ftuar dhe qe caktuar anėtar i Bashkimit Ndėrkombėtar tė Poetėve nė New Jork, ku pėrfaqėsoheshin 60 shtete.
Veprimtaria letrare e Fishtės ėshtė e gjerė dhe e gjithanėshme. Lėvroi tė gjitha gjinitė e zhanret: lirikėn, epikėn, dramėn, satirėn, publicistikėn, polemikė e oratori, vepra agiografike, pėrktheu e pėrshtati nga letėrsia botėrore. Ishte shumė aktiv nė jetėn letrare, shoqėrore e politike tė kohės. Kjo shprehet nė bashkėpunimin me tė gjitha revistat e gazetat qė dilnin, nė tė cilat botoi mbi 200 e sa shkrime. Krijimtaria poetike e Fishtės arrin nė rreth 50.000 vargje, kurse nė prozė mbi 700 mijė faqe. Vetėm "Lahuta e Malsisė" ka 30 kangė me 15.563 vargje. Fishta botoi rreth 40 vepra sa qe gjallė dhe 30 tjera i la tė pabotuara. Veprat kryesore tė Fishtės janė: "Lahuta e Malsisė", "Anzat e Parnasit", "Mrizi i Zanave", "Vallja e Parrizit", "Gomari i Babatasit", "Juda Makabe", "Mojs Golemi i Dibrės dhe Deli Cena", "Shqyptari i gjytetnuem", "Ifigjenia nė Aulli".
Pėr kėtė veprimtari letrare, shoqėrore e politike, Fishta qe nderuar me dekorata, si:
Kurorė Argjėndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrės (1911). Dekorata Mearif, nga Mbretėria Turke (1912). Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisė (1912). 5. Penė floriri, nga qyteti i Beratit (1913). Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925). Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit franēeskan (1929). Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).
At Gjergj Fishta vdiq nė Shkodėr me 30 dhetor 1940.

...si Shqipnia vend nuk ka!
(fragmente nga krijimtaria)

GJUHA SHQIPE
Porsi kanga e zogut t'verės, Qė vallzon nė blerim t'prillit, Porsi i ambli fllad i erės, Qė lmon gjijtė e drandofillit, Porsi vala e bregut detit, Porsi gjama e rrfesė zhgjetare, Porsi ushtima e njė tėrmeti, Njashtu asht gjuha jonė shqiptare.
SHQIPNIA E LIRĖ
* * *
Po, por nesėr, me ndihmė t'Zotit, Do ta bajmė prap Shqipni t'lirė Prej Prevezet m'Leqe t'Hotit, Prej Tivari nė Manastir, Edhe Flamuri Shqipnisė Si flakė mnijet e Perėndisė Do t'valvitet nė Kaēanik.
HIMNI I FLAMURIT KOMBĖTAR
Porsi fleta e Ejllit tė Zotit Po rreh Flamuri i Shqipnisė E thrret t'bijtė e Kastriotit Me u mbledhė tņk ndėr ēetė t'ushtrisė. Bini Toskė, ju bini Gegė, Si dy rrfé, qė shkojnė tue djegė! A ngadhnjyes a t'gjithė Dėshmorė, Trima mbrendė! Me dorė, me dorė!....
6. NJĖ GJAMĖ DESPRIMI
Me parzmet tona n'ata t'hershmit mota, Mburojė iu bamė Evropės, pa dijtė shka asht tuta Atbotė kur pallėn Skanderbeg Kastriota Sillte si rrfeja, e pėrmbi shtroje te buta Dridhej njė Sulltan, qė aso here Bante m'u dridhė botėn mbarė prej mnere. Po, na tue dredhun si dragoj ēelikun, Shtegun me kurma shqiptarėsh ia zumė Tartarit, e prej Evrope larg rrezikun Pėr disa kohė e mbajtėm, e poshtnuem, Por kurrė Evropa nė ndihmė njė ushtar s'na nisi, Kurr punėt mbas fjalėve qė na dha s'ujdisi.
........
E mallkue kjoftė Evropa! Atė e vraftė Zoti, E shoftė me fise, popuj e qytete Edhe premtoftė qė dersa t'endet moti, Kurrė lufta mos iu daftė pėr tokė e dete. Selitė e saj grimė me grimė u thejshin, Me gjak t'popujve t'vet sunduest iu ushqejshin! Pse krahėt pa dhimbė Shqipnisė me ia thye E prej Lirie me ia ndalun hovin? Gopsia e kujt n'Malsi ka mujtė m'ushqye? Po a Hoti e Gruda mund ta mbajnė Moskovin? Nuk duhet jo, qė tė mėkambet Shqiptaria, Qé pse po i lshohet Malit t'Zi Malsia. ........
ATDHEU
Nė ty mendoj kur agon drita, Kur bylbyli mallshėm kndon, N'ty mendoj kur soset dita Terri botėn kur e mblon. Veēse ty tė shoh nė andėrr, Veēse ty, t'kam n'mendim, Ndėr t'vėshtira ti m'je qandėr, Pėr ty i lehtė m'vjen ēdo ndėshkim.

7. NGA PUBLICISTIKA E FISHTĖS:
"Shka ka me dijtė me folė mbi politikė e mbi organizim tė njė shteti civil njė njeri malok, matrahul, qė mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasė fillore dhe qė djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradita shpijake dhe edukata familjare, qė shumė kend ndėr ta, e ban krejt tė neveritshėm dhe ekscentrik. Ky, babėn gjaksė, gjyshin katil, stėrgjyshin mizuer; rritė me katila, me gjaksė, me mizorė, me intrigantė batakēi, me vagabondė, rrugaēė, me njerėz hasėm tė kulturės e tė qytetnimit, si mund tė mendohet se ka me kenė i zoti me rregullue fatin e njė kombi ende primitiv ? Pėr me sundue njė shtet nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakēilleku, rrena, tradhtia. Duhet nderė, dije, urti, burrni, qé se ēka duhet. Po, por dija, urtia, ndera, burrnia mėsoheshin nė shkollė e, madje, me shumė mund e djersė e jo ndėr kafeshantana tė Evropės e nė mejhanė e paēaxhihane tė Tiranės, tue luejtė tavėll e bixhoz e tue pi mastikė. Po qe e vėrtetė qė njė grup njerėzish kėso dore mund tė mėkambin shtete konstitucionale e mund tė bajnė tė lumtun popuj e fise, atėherė kisha me dashtė me thanė se historia nuk asht mā "magistra vitae" e se virtyti, dija, burrnia, urtia nuk janė themelet mbi tė cilat mbahen shtetet e qytetnueme".
*** Portreti i nėpunėsit tė shtetit, qė synon vetėm tė zhvatė sa ma shumė prej tij, pėr me sigurue pėr vete njė jetė tė qetė e tė rahatshme: "....Ju kryetar kėtu, drejtor atje, mbasandej, kur tė huejtė na u hoqėn deret, Ju sot senator, nesėr deputet, mbasnesėr ministėr, tjetėrmbasnesėr prefekt, prap ministėr, prap deputet: me kėsulė nė njanin sy, endu-ēendu nė shpinė tė automobilit: tungatjeta! Nė tė djathtėn, selamalekum! Nė tė majtėn; ky hiq kėsulėn, ai hiq kapelen: zgėrdhiju njanit; gėrmushju tjetrit - Ministėr, madje!..."
*** Ja si i pėrshkruan meskinitetet e klikave tė atėhershme:
"U shpėrnda, pra, parlamenti dhe ish-parlamentarėt e Shqipnisė kthyen ndėr kafe e mejhane tė qyteteve e tė fshatrave tė veta, ku menjėherė filluen veprimin e vet: kafe,llafe, mastikė, tavėll, bixhoz. -"Jo, unė jam nacionalist. Ata janė "tradhėtorė", tė poshtėr, tė shitur, maskarenj. Une kam shpėtue Shqipninė nė ditėn ma tė ligė. Unė e mbys opozitėn. Ahmet Zog e s'ka! Kam bėrė Hukukun nė Stamboll; kam Malsinė nė dorė; kam Zadrimėn me vete; ia kam bā e kthye opozitės...".
*** Kėshtu u heq maskėn prapaskenave parazgjedhore: "Ahmet Zogu lėshoi zagarėt e vet elektorale nė tė katėr qoshet e Shqipnisė. T'u lėshuen, bre bir sāme, prefekt e nėnprefekt, t'u shpėrvolėn kryetarė bashkishė, krahinorė, se-kretarė e t'u zgaqėn kopista e arkivista..."
*** Ja si i stigmatizon feudalėt e mbrapambetun, qė damtonin ēėshtjen kombėtare: "...Ky asht njė analfabet, gjysė idiot, dembel, shumė herė sarahosh, gati gjithmonė kumarxhi, njeri pa fytyrė; pse, sadoqė poligam, prej tij s'ka guxue vajzė me dalė te dera, djalė me u endė sokakut, nuse me shkue te burri. Mendjemadh, dorėshtrejtė, qelepirxhi, ky, pėr njė ēiflik, pėr njė rybe, ka pėshty nė Fé e nė Atdhe, i ka ra mohit kombėsisė sė vet, kč, shqiptar tue kenė, e quejti veten "turk"... Ma tepėr ka vra njerėz me u pushtue tokėn; ka vra bujqit e vet pėr me u grabitė gjinden e shpisė, pėr me u marrė bagėtinė, pėr shźj pushke. Myzeqari prej tij s'ka guxue me mbajtė armė, me shkue nė kal tė shalės, me ngreh oxhak mbi pullaz tė shpisė...".
8 . VLERĖSIME PĖR FISHTĖN DHE VEPRĖN E TIJ
** "Me tė drejtė i kanė thanė Fishtės Tirteu i Shqipnisė, se, sikurse ai me elegjitė e tij ndezi zemrat e spartanėve, njashtu edhe epopeja e "Lahutės", odet dhe elegjitė e "Mrizit tė Zanave" e tė poezive tė tjera, kanė mbjellė nė zemėr tė djelmnisė sonė dashurinė e pamasė pėr truallin e tė parėve dhe pėr gjuhėn amėtare. Njikėto dy ideale: atdhedashtnia dhe ruajtja e gjuhės si dritėn e synit, lavrimi dhe pėrparimi i saj kanė qenė polet, rreth tė cilave shtrihej gjithė vepra e ēmueshme e Fishtės".
Prof. Aleksander Xhuvani
** "Fishta ėshtė "shkėmb i tokės dhe shkėmbi i shpirtit shqiptar".
"Gjithė vepra poetike e shoqėrore e At Gjergj Fishtės u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombėtar. Me tė vėrtetė, ku ka ide dhe ndjenjė mė tė madhe, mė tė denjė pėr tė derdhur dhe kėnduar nė art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!"
Lasgush Poradeci
** "At Gjergji ka qenė pėr ne, deri ditėn qė mbylli sytė, patriarku i letrave shqiptare e poeti ma i madh i vendit tonė."
Kostaq Cipo
** Kot pėrpiqėn grekėt e sotėm tė gjejnė nė letėrsinė e tyre njė vepėr mė tė plotėsuar se "Lahuta".
Faik Konica
** Fishta "Poeti i Madh i popullit tė shquar shqiptar".
Gabriele d'Anunzio
** "Patėr Fishta njihėt si poeti mė popullor i shqiptarėve, si poeti mė i pėrzemėrt i kėtij populli... Si kėte kemi edhe njė tė madh tjetėr: Rabindranath Tagora."
Erwin Stranik
** "I rrėnjosur krejtėsisht nė popullin e vet, Fishta ka dashur tė pėrgjonte si flasin burrat e gratė e maleve. Ka marrė prej tyre mėnyrat e nėmėve, tė mallkimeve e tė urimeve dhe ēdo gjė e ka shkrirė me mjeshtri nė poezitė e veta".
..."Koha e ardhshme ka me dijtė me ēmue edhe ma mirė randėsinė e kėtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij tė jenė pėrkthye ndėr gjuhe ma tė pėrhapuna."
Prof. Dr. Maximilian Lambertz
9
** "Shqipnia qe ideali i tij, pėr te punoi, pėr te vuejti e me emnin e saj nė gojė dha frymėn e fundit."
Prof. Karl Gurakuqi
** "Patėr Fishta...me veprat e tij nė poezi e nė prozė arriti tė kurorėzohej me dafinė si mė i madhi poet kombėtar, ai ėshtė tharmi i poezisė popullore shqiptare dhe mė i kulluari shkrimtar i Arbėrisė."
Anton Baldacci
** "Njė ndėr gurrat e trajtimit tė tij (tė Fishtės) letrar kjenė jo vetėm klasikėt e letėrsisė greke, latine, franceze e sllave, por edhe klasikėt gjermanė, spanjolė e anglezė..."
At Pal Dodaj
"....prodhimi poetik e letrar i Fishtės, prodhimi i pasun, i ndryshėm, origjinal, i frymėzuem prej botės fizike e morale tė Atdheut.
....ēmohet edhe si prozatuer elegant: sidomos nė prozėn politike e polemike asht i gjallė, i kjartė e shumė i rrebėt."
Prof. Kol Kamsi
"Poemi epik "Lahuta e Malsisė" asht njė vade mecum i ēdo atdhetari."
Don Kolec Prennushi
** "Lahuta e Malsisė" mund tė qėndrojė pėrkrah veprave poetike mė tė shquara tė popujve tė tjerė."
M. A. Freün von Godin (albanologe gjermane)
** "Tingulli i lirės sė tij (Fishtės) gjithmonė i gjallė, ka pėr tė vazhdue tė mbajė nė kambė kombėsinė e gjuhėn tonė."
Prof. Filip Fishta
** "Pas vdekjes Fishta... nisi tė jetojė ma me gjallni nė shpirtin e nė zemrėn e kombit: u pėrjetsua nga Kombi qė ai pėrjetėsoi nė vepra tė pavdekshme."
At Viktor Volaj
** "Kam ardhur tė gjej letrarin shqiptar dhe gėzohem se gjeta oratorin, filozofin e pedagogun."
Njė shkrimtar francez, pas takimit me Fishtėn.
10
** "At Gjergj Fishta nėpėr ma tė mėdhatė qytete tė botės, pėrpara mija e mija poetėsh, njerėzish tė naltė, shkencėtarėsh, diti me qitė nė pah e me naltsue vetitė ma tė rralla tė kombit shqiptar, historinė lumniplote e traditat shekullore tė tij."
Nush Topalli
** "At Fishta asht e duhet tė mbetet poeti i forcės, i njaj force primordiale e kaotike. Pėrshkrimet e tij kanė gjithmonė njė ngjyrė apokaliptike, e ndėr to, njė frymė misterioze pėrplas njerėz e sende."
Prof. Pashko Gjeēi
** "Mbreti i poetėve shqiptarė, Patėr Gjergji qe i pari qė vuri nė shkollė gjuhėn shqipe dhe mbrojti me trimėri tė drejtat e Kombit tonė nė ēdo konferencė ndėrkombėtare dhe ėshtė i pari qė me vepren e vet poetike i fali shqiptarit epopenė, historinė e pėrpjekjeve tė tij pėr liri.
...At Fishta...nuk jetoi nė "kėshtjellen e fildishtė", por u hodh me entuziazėm djaloshar nga njė mision nė tjetrin pėr tė mirėn e kulturės e tė racės shqiptare...
Fishtėn, me temperament thjesht klasik nuk do ta frymėzonte asgjė me parė se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i ėshtė kushtuar Atdheut."
Lefter Dilo
** "Fishta, tue kuptue mirė randėsinė qė ka bashkimi, edhe si plotėsim nė mungesėn e fuqive, deshi t'u vinte breznive ma tė lashta bashkimin si veti tė trashegueme, megjithėse jo aq tė spikatun, me tė cilin tė parėt tonė pėrballuen ēdo rasė e peripeci."
At Konrrad Gjolaj
** "Fishta ėshtė "njė nga ata njerėz tė rrallė qė duken nė qiellin e njė kombi e lėnė pas vetes njė dritė, qė ngroh zemrat e brezave tė shumė shekujve."
Terenc Toēi
** "Fishta mori prej popullit gjithēka qė gjet tė hijshėm, tė madhnueshėm e tė fuqishėm, e porsi njė piktor i zoti, e shndrroi nė shpirtin e vet, tue e riprodhue nė njė mėnyre e cila asht vetėm e tija, prandej, origjinale."
At Anton Harapi
** "Lahuta asht njė pinakotekė e artit kombėtar, ku poeti pikturon gjallė tipat, personat, skenarėt e kostumet; njė depozitė motivesh kombėtare u lihet piktorėve shqiptarė."
** "...At Fishta, ky gjeni me rrėnjė nė tokėn amėtare tė popullit shqiptar, qė pėr shkak tė njohjes sė thellė qė kishte mbi letėrsinė klasike dhe mbi jetėn e sotme shpirtėrore tė kombeve tė Evropės u ngjit deri nė majat mė tė larta tė kulturės."
Prof. Dr. Norbert Jokl
11
** "...me At Gjergj Fishtėn gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojė. Me At Gjergjin, kryetar nė Kongresin e Manastirit u caktue njėherė e pėrgjithmonė njė alfabet i vetėm pėr mbarė Shqipninė, vendim ky me dobi qė nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhė mėsimi...
Stili i At Gjergjit, stil burrash e krejt shqiptar, tė ushton hijshėm e fuqishėm nė tė njėjtėn kohė. Sado qė studimet e veta i bani tė gjitha nė gjuhė tė huaja, sado qė zotnonte ma sė miri italishtėn, frengjishtėn, slavishtėn e latinishtėn, shkrimeve tė tij kaq u vjen era shqip, sa me t'u dukė se nuk ka ditė veē gjuhėn e vet. Poezinė e tij e shijon jo vetėm njeriu me shkollė, por edhe i pashkolli."
At Mark Harapi S.J.
-- dėrguar nga Klajd Kapinova
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-10-05, 00:21   #3
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Patėr Gjergj Fishta - gjeniu pa varr
nga Mėrgim Korēa, Michigan, tetor 2001

Shekulli i XIX-tė po u avitej grahmave tė fundit. Luftrat qė i patėn shtrirė tentakulat e tyre rrėmbyeshėm mbi Ballkan e qenė afruar deri nė Vienė me qėllim paranojak pushtimin e gjithė Europės, ia thithėn nga trupi Perandorisė Osmane gjithė gjakun dhe energjinė e saj. Kėsisoj truri dhe trupi i perandorisė dikur tė pėrbindėshme u plandosėn pėr tokė e bashkė me to u thanė edhe tentakulat e saj rrenimtare !
Ngjarjet sa vinte e rrokulliseshin shpejt. Ushtria turke u thye pėrfundimisht nė Plevna dhe Rusia e detyroi Turqinė ta firmoste traktatin e Shėn Stefanit. Si humbėse, Turqisė iu desh t'ua njihte, veē Bullgarisė sė madhe me gjithė Maqedonķ edhe autonominė Bosnjes e Herzegovinės.
Nga ana tjetėr Greqia, pėr fitimin e pavarėsisė tė sė cilės gurė themeli qenė bėrė trimat arvanitas gjysėm shekulli mė parė, mbasi e hodhi lumin u bashkua asokohe me tufėn e ēakenjėve sllavė qė orvateshin tė rrėmbenin sa mė shumė toka historikisht tė banuara nga shqiptarėt.
Pikėrisht, nė kėto kohė tė turbullta, Kombit Shqiptar i dilte njė mbrojtės i denjė, Patėr Gjergji Fishta. Jeta e tij u shtri mbi kapėrcyellin e vėshtirė tė dy shekujve.
Kombi ynė, duke e pasė ruajtur nė shekuj vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte vėrtetė, por jo i inkuadruar nė atė strukturė shoqėrore-ekonomike qė quhet shtet. Ky koncept, abstrakt pėr shumėkėnd, madje deri edhe pėr mėndjet e ndritura shqiptare tė asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e pėrfytyronin shqiptarin nė suazėn e njė protektorati. Tė tjerė e mendonin kombin tonė tė bashkuar nė njė kanton. Pikėrisht nė kėto rrethana tejet vendimtare pėr kombin tonė, kur e ardhmja e tij ish e rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht e turbulltė edhe kur Bismarcku Shqipėrinė e shihte si " njė shprehje gjeografike" duke shtuar edhe "... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk kanė …", Patėr Gjergji, duke i peshuar edhe drejtėpeshuar tė gjithė kėta faktorė, u bė njeri nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e kuptoi drejtė se Turqit e Rinj donin pėrkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan pėr herė tė parė mėsimin e gjuhės shqipe si gjuhė tė dytė nė shkollat fillore si edhe ruzhdijet, (por shqipe e shkruar me shkronja arabe). Tek personi i tij u ndėrthurėn madhėshtķja e tij parashikuese me patriotizmin e mirėfilltė. Ai e shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė nė njė shtet tė mirėfilltė kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me "kirilicat" e Kirilit apo me "krrabat" osmane qė pėr mė se 500 vjet u kishin ngecur nė fyt shqiptarėve! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķsė sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės qė ai pati ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit. Pra, Patėr Gjergji, lojti rol kryesor, duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !


Lidhur me autoritetin e padiskutueshėm patriotik tė At Gjergjit, ia vlen qė nė kėtė kontekst, duke iu referuar pikėrisht viteve kur shkrimi i shqipes me germa latine u bė njė realitet, tė sjell edhe njė kujtim timin personal, qė mbresė tė pashlyeshme ka lėnė tek unė. Ishte viti 1954. Kishim vajtur sė bashku me nėnėn t'i bėnim njė vizitė Hafėz Ali Korēės. Nė bisedė e sipėr fillon Hafėz Aliu dhe na flet se ē'fatkeqėsi kombėtare ishte pėrndjekja e dhunėshme qė regjimi komunist po i bėnte Klerit Katolik tė cilit ia kositi kokat mė tė vyera tė tijat. Pėrmėndi shumė syresh si Dom Ndré Zadźjėn, At Vinēens Prendushin dhe tė tjerė. E pastaj, mbas njė pushimi tė shkurtėr, mori frymė dhe shtoi (pak a shumė tekstualisht): " …kėta (komunistėt), nuk kanė as fé dhe as atdhé. Tė kish qenė gjallė Patėr Gjergji, as para tij nuk do tė stepeshin e do t'a pėrdhosnin e t'a zhduknin. …Ē'pėrbindėsha qė janė…" Pastaj heshti. E pashė se u pėrlot e nuk fliste dot. Mbas njė pushimi shtoi: "E kam dashur dhe respektuar pa kufi pėr vlerat e tija tė pashterėshme si edhe pėr atdhetarizmin e tij… Me kėmbėnguljen e tij gjuha jonė e lashtė gjeti sintetizim tė shkruar… Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri mė pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė), qė nė demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės shqipe me shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe tė Kongresit Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to…"
Edhe sikur aktiviteti patriotik i Patėr Gjergjit tė qe ndalur nė nėntorin e 1908-ės, aq sa kish bėrė Ai pėr kombin e Tij deri atėherė, mjaft do tė ishte, qė emri i Tij tė shkruhej me gėrma tė arta.
"Gjuha shqipe vojt kah perėndimi", kish thirrur atėbotė Patėr Gjergji … dhe kish pasur tė drejtė sepse me veprėn e Tij realizoi aspiratat mbarėshqiptare, realizoi edhe ėndrrėn e Naimit tė madh qė kėrkonte "diellin qė lind andej nga perėndon".
Por pėr Tė nuk kish tė ndalur pėrkushtimi atdhetar.
Mė 1913-ėn, nė shėnjė revolte kundra Fuqive Ndėrkombėtare qė e mbanin tė pushtuar Shkodrėn, Patėr Gjergji do tė ngrinte Flamurin Shqiptar nė Kishėn e Gjuhadolit. E, nė shėnjė vėllazėrimi dhe solidarizimi mes muslimanėve dhe katolikėve, do tė lidhte me njė banderollė dritash Kishėn me minaren e Xhamisė sė Fushė Ēelės. Ēuan atėherė "qeveritarėt e huaj" dėrgatėn e tyre qė mes kėrcėnimesh frikėsuese urdhėruan uljen e flamurit por "Frati trim" me ironinė e Tij tė guximėshme u tha: "Flamuri jonė e ka pėr ndérė tė gjuhet prej topash t'huej".
Mė 1919 e shohim delegat nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare, sė bashku me Imzot Bumēin, nė Konferencėn e Paqės nė Paris. Dhe ē'ėshtė pėr tu theksuar, jo rastėsisht Kryeministri i Qeverisė sė Durrėsit Turhan Pashai vendosi tė largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit nė konferencėn e njohur si Konferenca e Versailles. "… Eshtė mė e udhės qė para Kancelerive Europiane tė paraqitet njė Prelat Katolik se sa njė ish ambasador i Turqisė sė vjetėr nė Shėn Peterburg."
Nė vazhdim, mbas zgjedhjeve tė 6 qershorit 1921, deputetė tė Shkodrės nė Parlamentin Shqiptar zgjidhen Patėr Gjergj Fishta si edhe Dom Ndré Mjeda e bile Patėr Gjergji zgjidhet edhe nėnkryetar i Parlamentit Shqiptar. Me kėtė rast ėshtė mjaft domethėnėse fjala e analistit tė hollė politik, sekretarit tė Ambasadės Hungareze nė Romė, thėnė Patėr Pal Dodės "Ju keni disa deputetė nė Parlament qė do tė lenin nderė edhe nė Odėn e Komuneve tė Londrės".
Nė tetor tė vitit 1921 At Gjergji Shkollės Franēeskane i shtoi edhe pesė klasa dhe e quejti "Gjimnazi Illyricum", bėrthama e tė cilit qe shkolla fretnore e themeluar qė mė 1861, i sė cilės shkollė Pater Gjergjit, qė mė 1902 ishte drejtor dhe me ē'rast ai futi si gjuhė shkollore shqipen duke e kaluar gjuhėn italishte si gjuhė tė huaj tė dytė.
Marr shkas kėtu tė kujtoj edhe njė ndodhķ personale.
Tek Imzot Luigj Bumēi, Ipeshkvi i Lezhės i cili banonte nė Kallmet, kam shkuar mė 1943 me t'im atė tė cilin ai e kishte ftuar tė kalonin njė ditė sė bashku. Biseda ndėrmjet Imzot Bumēit dhe t'im eti, mė sė shumti, u zhvillua rreth Patėr Gjergjit dhe veprės sė Tij. Nė pasdreke vonė, para se tė largoheshim, Imzot Bumēi drejtohet nga biblioteka e tij shumė e pasur dhe nxjerr Lahutėn e Malsisė, merr penėn dhe si e ngjyen nė bojė me ngadalė duke u menduar, shkruan kėtė autograf, i cili gjatė viteve, sa herė e lexoja, aq mė shumė mė prekte: "Kėt dhuratė t'vyeme, i dashtun Xhevat, e kishe tagėr me t'a pasė dhānė vetė Padėr Gjergji, qi italishten e hoqi prej nji shkolle e ty pėr hjekje qi bāne t'gjuhės italiane prej tānė shkollave fillore t'Shqypnisė".
Nė vazhdim, Patėr Gjergjin e shohim tė ftuar mes poetėve mė tė shquar tė botės mė 1922 nė New York.
E shohim gjithashtu si kandidati i parė shqiptar i propozuar pėr ēmimin Nobel !
Gjatė udhėtimit transoqeanik Ai shkruan edhe kėngėn "Lugati", ku Mehmet Ali Pasha i shfaqet si lugat Krajl Nikollės dhe e nxit … me djegė e lį n'gjak Plavė, Gusķ e Malsķ.
Dhe patėr Gjergji, pėrgjatė asaj hullije, e mbyll kėngėn me vargjet e bukura dhe domethėnėse:
"I huptė Zoti pėrnjimend,
Knjaz Nikollė edhe gjithkźnd,
Qi mendon e shorton zķ
Pėr tė buk'rėn kėtė Shqipnķ !"
E gjejmė Patėr Gjergjin flamurtar tė ēėshtjes shqiptare mė 1930 nė Konferencėn Ballkanike tė Athinės e fill mbas saj gjatė vitit 1931 nė konferencėn e Stambollit. Mė 1932 vete nė Bukuresht ku me pathos tė lartė mbron sėrish ēėshtjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhėtimet atėhere nuk bėheshin me avjonė Boeing por zgjasnin me javė tė tėra dhe angazhonin edhe lodhje jo tė papėrfillėshme fizike.
Kudo qė vente Patėr Gjergji njė idé fikse kish: Tė propagandonte pėr ēėshtjen tonė kombėtare si edhe ta rriste rrethin e miqve tė Shqipėrisė. Sa i takon pjesės sė dytė tė kėtij pohimi, pikėrisht lidhur me rritjen e rrethit tė miqve tė Shqipėrisė, ai i qėmtonte me kujdes tė veēantė dhe i pėrzgjidhte mirė kėta tė fundit. Pra, strategjia e tij ishte tė siguronte mbėshtetjen e shteteve, popujt e tė cilėve kishin pasė lidhje tė lashta e tradicionale miqėsie me popullin tonė. Kurse taktika e tij mbėshtetej nė afrimin me njerėz qė kishin ndikim ndaj aparatit shtetror tė tyre qė sa mė efektivisht t'i shėrbehej ēėshtjes sonė kombėtare ! Dhe rezultatet pozitive jo qė nuk munguan por u bėnė edhe shumė tė prekėshme.
Albanologu Maksimiljan Lambertzi, njeri nga tre personalitetet gjermane nė fushė tė albanologjisė, jo rastėsisht e pėrkthen Lahutėn nė gjermanisht, duke e quajtur autorin e saj "Homer shqiptar" dhe veprėn e tij "Iliadė shqiptare". Ai e sintetizon veprėn e Fishtės si vijon:
"… Lahuta e Malsisė e Gjergj Fishtės, jo vetėm qė ka rāndėsi nė pikėpamje artistike, por ajo, porsi vźna e mirė qė sa mā shumė vjet kalojnė aq mā vlerė merr, tue qenė se ajo āsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetės, e shpirtit, e dėshirave e pėrpjekjeve, e luftės dhe e vdekjes sė shqiptarėve: me nji fjalė, Lahuta āsht shprehja mā e kjarta e dokeve tė fshatarėve, banorė tė Maleve tė Veriut. E prejse doket e lashta tė fiseve malore janė gjykue tė zhduken nga tallazet e forta tė civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesėrm kanė pėr t'ia dijtė pėr nder nė dhetė a qindvjetėt e ardhshėm Poetit, i cili nė Lahutė tė Malsisė na la nji ritrat (portret) tė shqiptarit, tė pėrshkruem nga goja e dėshmitarėve njikohsorė, ashtu si kėta e gjetėn nė agimin e shekullit tė XX-tė, me atė ndryshim tė vogėl qė shqiptari pėsoi ē'prej kohėve tė largėta tė iliro - thrakėve." Duke e lėnė mė njė anė kompetencėn dhe autoritetin e Lambertz-it, rėndėsi tė jashtėzakonėshme merr ky pohim i tij edhe pėr vetė kushtet konkrete nė tė cilat bėhet, duke dalė nga njė kathedėr universitare e njė shteti tė diktaturės proletare, ndėrkohė qė nė atdhenė e Tij Fishta anatemohej.
Patėr Gjergji, me pėrpjekjet e tija nė drejtim tė sensibilizimit tė opinionit ndėrkombėtar rreth faktit se ishte i qėnėsishėm njė komb dhe njė popull autokton shqiptar i vendosur nė trojet e tija Iliro - Thrakase, futi nė valle edhe personalitetin tjetėr tė pėrmasave ndėrkombėtare, Albanologun tjetėr tė shquar, Prof. Norbert Jocklin. Po zgjedh njė prej thėnjeve tė tija me tė cilėn portretizohet vepra e At Gjergj Fishtės:
"Fishta, shikjue n'atė kźnen e vet, pa dyshim āsht krejtėsisht romantik. Rrājisja e tij mbi kombsķn, zgjedhja e lāndės, fuqija, gjallnija e nderimi i shprehjevet tė tija, sidomos trajta e pėrmbajtjes sė veprės sė tij kryesore Lahuta e Malcķs - me mbishkrimin tėrhjekės tė dokeve e tė zakoneve kombėtare e bājnė dishmķ mjaft kjartas ... Fishta, kjo zhenķ e rrānjosun nė tokėn amtare tė popullit shqiptar, qi pėr shkak tė njohjes sė kėthellė tė tij mbi literaturėn e popujve klasikė e mbi jetėn shpirtnore tė kombeve tė tashme tė Evropės, u kap nė majė mā tė naltat tė mā tė haptės kulturė."
Gjithashtu arbėreshin albanolog dhe njeriun me rreth tė gjerė ndikimi nė Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bėrė aq pėr vete sa qė ai shprehej:
"Fishta ėshtė ndėr tė parėt e ndėr mė tė mėdhenj atdhetarė, tė cilėt nė kohė mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr t'a mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmisė dhelpėrake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė shtrohej ēėshtja e Shqipėrisė, At Fishta gjėndej aty pranė e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e tij tė gjallė, zgjonte nga gjumi mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė."
Nė vijim tė kėsaj brazde konsideratash e pėrcaktimesh lidhur me veprėn e Fishtės kundruar nga kėndvėshtrimi patriotik e kombėtar, nuk mund tė lihen nė heshtje pa u pėrmėndur pohimet e personaliteteve shkencore shqiptare banues nė Jugosllavi se:
"Lahuta e Malcis ėshtė enciklopedķ e kombit" (Rexhep Qosja), ose "shqiptarėt nė Jugosllavi, duke e mėsuar pėrmendėsh Lahutėn e Malcis, pėrvetėsuan arsimin kombėtar kur ky mungonte" (Zekerja Cana).
Kurse njė nga personalitetet, pa asnjė mėdyshje, madhore tė kulturės shqiptare, Prof. Eqrem Ēabej, i cili pėr vetė natyrėn e tij tejet tė matur e tė drejtpeshuar si hulumtues edhe studjues qė ishte, veprėn e At Gjergjit e pėrcakton kėshtu:
"Fishta qe nga ato natyra, tė cilat ngrihen e rriten dalėngadalė prej qarkut tė tyre … dhe bash nga kjo rrėnjosje te trualli i vet, ai u bė nė njė tjetėr kuptim, mė tepėr se sa Naim Frashėri, poeti kombėtar i Shqipėrisė." Tė vazhdoj duke cituar ē'ėshtė thėnė nė drejtim vlerėsimi madhor patriotik pėr Patėr Gjergjin, e ndjej se do t'i kalonte mbase kufijt e durimit qoftė tė ndigjuesit apo edhe tė lexuesit. Por besoj se vetė autoriteti i personaliteteve qė do tė citoj, si edhe stili i tyre i pėrkryer … mbase mė nxjerrin tė pafajshėm: Prof. Ernest Koliqi, vrojtuesi i hollė dhe stilisti i pėrkryer, mbase mė eleganti nė gjininė e tij, shprehej:
"… Lexoni nji varg tė Lahutės sė Malcis. Vźnja veshin kumbimit tė tij. Vėreni vendosjen e fjalėve nė fjali. Menjiherė ju rrėmben magjia e tingullit tė posaēėm tė gjuhės sonė, tė gjuhės qi mėsuem nė prźhėn tė nānės dhe ka shijen e qumėshtit amtar. Ndigjojmė nė tetėrrokshat e Fishtės jéhin e zanave tė tokės shqiptare … asnji si Fishta nuk zgjon e ngacmon mbrenda nesh tharmet cilėsuese, qi ndryn nė vetvete mysteri jetik i gjakut arbnuer." Ndėrsa liriku, ėndėrrimtari, hyjnori dhe i hajthmi si ai, Lasgush Poradeci, e quan Fishtėn:
"… vazhdimtar nė vallen e Kombit, Frymėtar i fjalės, i cili solli dhuratėn e vet nė Adhurimtaren e Atdheut-shpirt, Mendimin e Parathėnėsve tė Shqipes … shkėmb i shpirtit dhe shkėmb i tokės shqiptare."
E tashti, nė vijim tė kronologjisė sė viteve, vijmė edhe tek dy vitet e fundit tė jetės sė Patėr Gjergjit. Mbi Europė dėndėsoheshin retė e zeza tė stuhķsė sė II-tė botrore.
Italia ushtarakisht e pushtoi Shqipėrinė.
Flamuri u tjetėrsua dhe italishtja futet si gjuhė nė shkollat fillore.
Filloi tė ziejė ndjenja e revoltės kombėtare.
Armiku italian, i vetėdijshėm pėr kėtė, desh t'a kapė demin nga brirėt.
Cili qe ai qė pėr dhjetvjeēarė tė tėrė spikaste si frymėzues i ndjenjės kombėtare duke u kėnduar bėmave heroike tė tė parėve tanė?
Si t'kshtźnė, si muhamedan,
Shqypninė s'bashkut t'gjith e kan,
E prandej t'gjith do t'qindrojmė,
Do t'qindrojm'e do t'luftojmė,
Kem m'u bā kortarė-kortarė,
Priftėn, fretėn, hoxhallarė
Pėr Shqypnķ !
Cili qe ai qė, ndonėse i veshur me zhgunin e Shėn Franēeskut tė Assisit, anatemonte pėr hir tė Atdheut pa u druajtur se po bėnte sakrilegj dhe shprehte revoltėn e tij me vargje fuqije prometeiane:
O Perendi a ndjeve,
tradhtarėt na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé,
lisat n'pėr male kot !
Cili qe ai qė atdhedashurinė e shtynte deri nė vetflijim?
Qe mue tek m'keni, merrni e m'bāni flķ, Pėr shqyptarķ, me shue ēdo mnķ mizore. Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rrnoftė, E nami i sajė pėr jetė u trashigoftė !
Pikėrisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur.
Dhe hapin e parė qeveria fashiste italiane e bėri: I akordoi Patėr Gjergj Fishtės, Provincialit tė Franēeskanėve tė Shkodrės, me dekret mbretnor, njė nga dekoratat mė tė larta qė akordonte fashizmi italian. Por pėrgjigja e Titanit qe e papritur, qe e prerė: E refuzoi dekretin mbretnor duke u shprehur:
"Kjo dekoratė nuk āsht pėr mue !"
Kėsisoj Ai i dha udhė tufanit kombėtar me thirrjen fuqiplotė: Shpėrthé !
Dhe arrijmė kėshtu tek ngjarja e parafundit madhore e jetės sė Tij, Patėr Gjergji anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Italisė.
Akademia Italiane pėrbėhej nga personalitetet mė tė shquara tė kohės, njė pjesė e tė cilėve edhe laureatė tė ēmimit Nobel. Patėr Gjergjin e njihnin tė gjithė akademikėt si njerėz tė kulturės botrore qė ishin. E njihnin kryesisht si humanist tė shquar, e njihnin pėr kulturėn e tij tė pa anė e fund, e njihnin si gjuhėtar e si ballkanolog tė shquar, e njihnin edhe pėr vlerėsimin e rrallė qė i ishte bėrė nė fushėn e vargėzimit si "Homeri i Ri" i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės.
E njihnin natyrisht edhe pėr dekoratat e titujt qė i ishin akorduar: Nga Austria "Ritterkreuz" mė 1912, ose nga Turqia "Mearif" po mė 1912, nga Vatikani "Medaglia al Merito" mė 1925, nga Greqia "Phoenix" mė 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar pėr ēmimin Nobel ! E si pasojė, kur Patėr Gjergji e refuzoi dekoratėn e lartė tė qeverisė fashiste italiane, akademikėt e Italisė u trandėn. E njihnin ata pėr tė gjitha ē'u thanė mė lart, por nuk e njihnin pėr madhėshtķnė e karakterit tė Tij ! Atėbotė akademikėt e Italisė, si anėtarė tė njė institucioni tė pavarur kulturo-shkencor qė ishin, njėzėri e propozuan Patėr Gjergj Fishtėn si anėtar tė Akademisė Italiane. (Pėr t'a biseduar me At Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademisė Italiane, qe ngarkuar Prof. Agostino Gemelli frat dhe akademik, mik i ngushtė i Fishtės).
Me kėtė veprim Akademia e shpėrfilli si edhe e shpotiti qeverinė italiane, duke ia rritur skajshmėrisht prestigjin Patėr Gjergjit e bashkė me tė edhe Shqipėrisė. Akademia Italiane, nga ana e saj, zaret i kish hedhur.
Pritej pėrgjigja e Fishtės.
Hapin tjetėr tė priftit krenar e priste me padurim Akademia e Italisė, por e priste me kureshtje edhe inat akoma mė tė shtuar qeveria fashiste, gjoja e pa interesuar.
Vonoi pėrgjigja, po mė nė fund erdhi:
Patėr Gjergji e kish pėr nder propozimin qė i bėhej dhe falėnderonte gjithė anėtarėt e Akademisė pėr vlerėsimin qė i bėnin !
Nė konferencėn e parė solemne si akademik nė Kinema Rozafat, pėr ta pozicionuar veten e Tij botėrisht, duke folur pėr dukurinė e ngjashme ndėrmjet pushtimit romak tė Ilirisė me pushtimin fashist tė Shqipėrisė guxoi e tha:
"… rezistenca qė romakėt hasėn ndėr fiset dhe mbretėritė ilire tė gjitha ndodhėn sepse ilirėt e panė menjėherė se trupat romake po sillnin robėrinė nė vėnd tė lirisė …"
Dhe tashti i erdhi radha tė pėrmėndim njė datė, 30 dhjetorin e vitit tė largėt tashmė 1940. Me kėtė datė lidhet ngjarja e fundit madhore e jetės sė Patėr Gjergji Fishtės, vdekja e Tij.
Atė tė hėnė tė acartė dimri Ai s'foli mė.
Pėrcjellja mortore qė i bėri Shkodra si edhe dhimbja e madhe qė ndjeu e gjithė Shqipėria pėr tė duan njė pėrshkrim tė veēantė. E gjithashtu i veēantė i takon pėrshkrimi edhe Ceremonisė sė Meshės Mortore, qė atėbotė organizoi Akademia Italiane, ku kori drejtohej nga akademiku Mjeshtėr Perosi dhe akademiku tjetėr, kompozitori i famshėm Mascagni u shpreh:
"…nė Vizione t'Lumnueshme e gėzueme Zotin n'ekstazė me shpirtin e kolegut tonė tė dashtun At Gjergj Fishta !"
At Gjergji nuk kish si t'i kėndonte mė sė dashurės sė tij, Shqipėrisė, e as nuk kish mė si t'i thurte vargje lirizmi tė pashoq gjuhės shqipe ! Megjithatė Ai vazhdonte e jetonte nėpėrmjet veprės sė tij. Nė gjithė shkollat e Shqipėrisė vargjet e Tija mėsoheshin pėrmėndėsh. Ai, qė gjithė afshet e zemrės sė Tij ia drejtoi Atdheut edhe gjuhės shqipe, si prift qė ish, u kėndoi kėtyre tė dyjave si askush tjetėr dhe rinia veē frymėzim atdhetar gjente nė ta.
Veē katėr vjet mbas vdekjes sė Poetit filluan tė bėhen realitet parashikimet dhe thėnjet e Tija profetike. Dekada tė shkuara ai shkroi se:
"Shka t'lājnė kta katėr ujq,
Qė i kėrcnohen shoqishojt,
Thonė do t'dalė nji djall i kuq,
Qė fort rreptė do t'ja njisė thojt !"
Pra, atė qė do tė linin katėr ujqit, ku me mbeturinat e trojeve shqiptare u krijua Shteti Shqiptar, do tė vinte djalli i kuq qė pa shpirt do t'ia zhyste kthetrat !
E qė nga ajo ditė e djallit tė kuq, ndaj figurės si edhe veprės Poetit veē mllef e baltė u hodh. Ato kohė tė para guxoi e na pohoi nė klasė Prof. Kostaq Cipua, siē e mbaj mėnd tashmė mbas 56 viteve, se "… tek vepra e Fishtės shkriheshin nė njė atdhedashuria me mjeshtrinė poetike …" Ose Prof. Mark Dema, i cili mori guxim nga prishja me Jugosllavinė, e duke mos iu shmangur dot tundimit ndonėse tė rrezikshėm, na pohoi nė klasė se "… nė personin e Fishtės duhej tė shihnim njė kollos tė vargėzimit si edhe njė atdhetįr tė pashoq !"
Mirėpo kėta zėra sa vinin e zbeheshin nga trysnia e diktaturės.
Armik tė racės sllave dhe veprimtar kundėr interesave kombėtare e anatemuan "druzhet jugosllavė" Fishtėn.
Si spiun austro-hungar, klerik nacionalist si edhe shkrimtar borgjez shfrynė "tovarishėt rusė" mbi tė.
Dhe hipokrizia arrinte kulmin kur komunistėt shqiptarė qė, nacionalizmin shqiptar e kishin zėvėndėsuar me internacionalizmin proletar, donin tė provonin se Ai, me gojėn e Tij, e kishte pranuar qė nuk ishte e nuk donte tė qe shqiptar. Nga njė perlė satire, ku Ai fliste gjithė sarkazėm e dhimbje pėr fatet e Kombit e Atdheut, ata shkėpusnin gjithėnjė me keqdashje vargjet:
T'a dijė Shqipnija
E shekulli mbarė
Se mā mbas sodit
Nuk jam shqiptar !
Edhe sot e kėsaj dite gjen tė tillė dashakeqė, qė nuk lexojnė e as qė duan tė lexojnė, ose edhe kur u takon tė lexojnė nuk kuptojnė, por vazhdojnė dhe e "akuzojnė" pėr diēka tė tillė !
Njerėzore ėshtė tė gabosh, por kėmbėngulja nė gabim e bėn vėrtet djallėzor qėndrimin e atyre qė Gjeniun e lanė deri edhe pa varr !
Po kur fatet e Shqipėrisė sė mjerė u lidhėn pazgjidhshmėrisht, sipas komunistėve, me "tunxet kinezė" tė perandorisė sė tė barabartėve nė skamje, atėbotė eshtrat e Mjeshtrit nė Dri u hodhėn!
Po si u hodhėn e kush urdhėroi? Ish njė fjalim qė "programatik" e quajtėn, e mė kobzķ nuk kish se si tė bėhej pėr tė mjerėt shqiptarė ! E ish edhe njė natė e thellė shkurti kur u pėrdhunua varri.
Njė palė eshtra flakeshin nė Dri pėr ta asgjėsuar. Por si gjithmonė, edhe kėtė radhė gabuan rėndė ... Fishtėn e pėrjetėsuan !
E pėrjetėsuan sepse Fishta nuk i pėrkiste njė kishe, as edhe njė qyteti. Ai ishte i gjithė Shqipėrisė ! Prandaj Ai nuk mund tė mbahej nė vetėm njė varr ... Varri Tij duhej tė ishte e gjithė gjatėsia e Drinit, e gjithė Shqipėria !
Po dhunimin kush e urdhėroi? Si pėrfaqėsues i asaj kategorie qė, kur shkruanin, kryerrjeshtin me germė tė vogėl e fillonin, dhe me mllefin e trashėguar nga breza tė tėrė genesh injorantėsh, Bilal Parrucėn caktuan qė urdhėrin ta jepte ! Ndėrsa Mjeshtri frat, Fishta i madh, ky gjenķ qė pa varr e lanė, edhe varrshkelėsin e tij do t'a kish falur. Por nuk fal Ai, madje bėrtet me tė madhe e hedh nė Dri ata, indiferentėt ndaj Atdheut, tradhėtarėt ndaj flamurit, vetėm ata flak Ai:
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri
E porsi krāndja e that n'nji flakadā,
U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā,
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj !
E kėsisoj mbas 23 vitesh harrese tė dhunėshme, duke e zhytur gjithmonė thellė e mė thellė Mjeshtrin nė dhé, vetėm gjysma e "Via Crucis" tė kalvarit Fishtian ish pėrshkuar.
Pasojnė tashti vitet e tjera ku brezi i injorantėve dhe i tė shkolluarve tė dėshtuar u pasurua me shkrimtarėt e realizmit socialist. Ata, si lajkatarė tė diktatorit pseudo-letrar, zvetėnohen dhe thellė e mė thellė mundohen t'a zhysin Zeusin e vargėzimit patriotik. Diktatori na bėn hero e atdhetar Haxhi Qamilin e ata: t'i biem mbarė e prapė At Gjergj Fishtės se veē tė mira kemi.
Po Patėr Gjergji vizionar nė "Metamorphosis" pėr ta e pėr gjithė ata qė pasuan e pasojnė edhe sot, pat shkruar:
Pse ndėr ne kjo kohė ka ardhė
Qi nji e zezė me u thirrė e bardhė
. . .
Qe besa or burra / Nuk dij kah t'ēajė
Mbasi do t'thirret / Sod derri dajė
Dhe me kulmin e sarkazmės godet me rrufé:
Nuk kam kund įtme (atdhé) / As fis as vlla,
Fis kam mā t'fortin / E vlla bujarin (pasanikun)
Pėr atme barkun, / Pėr erz kam arin.
Ironķ e fatit. Atė, qė mes pėrpjekjesh titanike gjuhėn shqipe tė shkruar e kristalizoi dhe luftoi qė tė folmet e Shqipėrisė sė mesme tė zyrtarizohej, atė qė shkroi:
Porsi kānga e zogut t'verės, / Qi vallzon n'blerim tė prillit;
Porsi i āmbli fllad i erės, / Qi lmon gjit e drandofillit;
Porsi vala e bregut t'detit, / Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e njij tėrmetit, / Njashtu ā'gjūha e jonė shqyptare.
Pikėrisht atė Gjergj Fishtė e dhunuan, e plandosėn edhe varrin ia shkatrruan dhe menduan se e futėn aq thellė sa pėr tė dalje tė mos kish.
Kujtojmė tashti sė bashku fjalė nga tė fundmet tė Poetit.
Mjeshtri po pėrjetonte ēastet e spasme tė jetės. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēi, dhe Fishta i thotė:
"Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjithė atje do tė shkojmė, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqipni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja."
Lind pyetja: Ku e kemi Patėr Gjergjin sot? Kush ka zemėr tė ndjejė edhe sy tė shohė, Poetin e sheh kaluar, ku dallga e Drinit i ėshtė bėrė Gjok (kalė) dhe rrymės i bije kundra nga grykėderdhja pėr nė burim, tek thėrret e na thotė:
"Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata qi harruen atdheun !"
Po detyra jonė cila ėshtė? Duke parafrazuar pohimin tejet tė goditur tė Prof. Plasarit qė : "Mos t'i japim Fishtės vėndin qė i takon, por t'i kthejmė historisė sė letėrsisė atė ēka i mungon", do tė thoja qė tek panteoni i patriotėve dhe intelektualėve tanė mė tė shquar, tė cilin e pėrfytyroj me trajtėn e njė kurore tė ngjizur nga dy krahė hiperbolash konvergjente asemtotike, ku gurėt e vyer janė vendosur dy e nga dy deri sa arrijnė e bashkohen atje ku vetėm njė vėnd kulmor ėshtė bosh, atje i takon tė vendoset Margaritari Patėr Fishtė!
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-10-05, 00:10   #4
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

At Gjergj Fishta (1871-1940)

I pari shkrimtar shqiptar i propozuar per ēmim nobel, prozator, poet, perkthyes. "Militant i letersise shqipe" - cilesuar nga Lasgush Poradeci. "Poet kombetar i shqitareve" - Eqerem Ēabej.
Mė 1913 botoi librin "Mrizi i Zanave" dhe pas 35 vjet pune, mė 1937 nxorri "Lahuta e Malcis", nje vellim prej 17 000 vargjesh, qe u cilesua si Iliada shqiptare ose Bibla e levruesve te shqipes. Ishte kryetar i kongresit tė Manastirit dhe propozimi i tij fitoi nė unifikimin e alfabetit tė gjuhes shqipe. Ne tetor 1913 nxjerr revisten "Hylli i drites", ndersa me 23 tetor 1913 shpalos flamurin kombetar ne kishen e Shkodres, duke e lidhur ate me drita me xhamine, per te treguar unitetin mes shqiptareve. Gjergj Fishta mori shume medalje te ndryshme nga populli i Shkodres, i Beratit, mbreti i Austrise, nga Greqia dhe Turqia.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-10-05, 13:07   #5
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

SHKUROREZIMI I POETIT KOMBETAR DHE MBETJA E TIJ FISHTE

-- nga MIHALLAQ QILLERI

Maska politizuese qe shkurorezoi Fishten nga Poet kombetar

Hyrja ne universin fishtian eshte aq e veshtire sa edhe kerkimet astronomike ne galaktikat e largeta. Kjo ndodh nga fakti se vepra e tij eshte komplekse dhe e pazakonte ne letersine shqipe te shekullit qe sapo kaloi. Zbulimet ne kete qerthull verior here varferohen nga kundershtite e vet kohes kur jetoi poeti, here pasurohen me mendesi te reja qe rilevohen sa here e sheh imet kete univers. Keshtu kjo nebuloze here ngjan si mjegull e here si grumbull margaritaresh. E zakonshmja dhe e jashtezakonshmja, e aferta dhe e largeta, e zbehta dhe e shndritshmja, epizmi dhe lirizmi, jetesorja dhe jashtetokesorja, e verteta dhe miti, te gjitha keto e bejne lexuesin, ca me shume studiuesin, te dyshoje ende ne dimensionet e galaktikes fishtane. Ajo qe e veshtireson teper shikimin ne kete nebuloze eshte arkaizmi i gjuhes veriore te asaj kohe, poema e stergjatur e kapercyer ne kohe, folklorizmi i skajshem, zbehja e interesave imediate te shoqerise shqiptare per ngjarjet e fundshekullit te XIX, maska politizuese e cila e ka shkurrorezuar nje here Fishten nga froni i poetit kombetar, tendencat e sotme per ta rikurorezuar, - madje duke shkelur mbi mbreter te tjere te kurores se letrave shqipe, - zhurma hakmarrese e perkrahesve te tij veriore, kryesisht jo letrare, te cilet ne emer te permbysjes se gjitheckaje te kaluar, neperkembin vleresimet shkencore, kufizimet mesjetare te tipit veri-jug, e te tjera si keto e bejne Fishten teper interesant per magjine e letrave shqipe. Keto kundershti po te latoheshin disi, do te na jepnin rastin ta shihnim poetin vecmas si krijues, vecmas si politikan, vecmas si njeri duke e vendosur ne pjedestalin e vet pa mbuluar me hije as Naimin, as De Raden, as Nolin e as Lasgush Poradecin...

Studimi i pambaruar

Studimi i vepres e Fishtes nuk ka mbaruar. Heshtja, pothuajse e plote 45 vjecare per te, do te nxiti lakmine per zberthime me te holla ne filozofine e saj, sidomos po te ribotohet i gjithe korpusi i vepres se tij, i cili nese dikur ishte i ndaluar per masen e lexuesve, sot copezohet ngjethshem duke e minimizuar ate. Ne tridhjete vitet e para te shekullit te kaluar e, sidomos, pak kohe pas vdekjes se tij, studimet, vleresimet shkollareske, artikujt propagandistike, etj., i gjejme te shumta. Por te gjitha keto jane me teper veshtrime te njohurish, miqsh, apo dashamires te vepres se tij dhe midis tyre ka pak studiues te vertete. Megjithese ne keto flete ne do te permendim opinionet e disa figurave te njohura studjuesish te letersise shqipe, ne te vertete theniet e tyre jane botuar ne formen e artikujve perkujtimore e ka ende pak studime te mirefillta. Vecanerisht gjate viteve ’40 te shek.XX per poetin e porsa vdekur u shprehen shume krijues, politikane, njerez te medhenj brenda dhe jashte vendit, bashkekohes e bashkepunetore, jerarke te fashizmit, albanologe, etj. Sic permendem, megjithate, ne thelb ende nuk kemi nje mendim teresor...

Fishta jetoi ne koherat me dramatike te historise se vendit. Pjekuria e tij poetike perkoi me kulme te historise kombetare ne te cilat ai mori pjese intesivisht si intelektual dhe poet. Duke qene shqiptar ne gen, - aq sa shpesh eshte akuzuar si nacionalist i skajshem, - ai beri te gjitha perpjekjet per ta lartesuar emrin e Shqiperise pikerisht kur ai rrezikohej te shuhej. Burri dhe frati, intelektuali dhe poeti dinte t’i terhiqte njerezit me fjalime frymeplote duke i treguar kombit te vet vlerat e medha qe zoteronte.

Fuqia atdhetare e "Lahutes", e cila u shumekopjua si Bibla dhe Kurani

"Lahuta e Malcise", vepra me e gjere e tij, eshte sot, por ka qene edhe me pare, qerthulli ku vertiten opinionet pro dhe kunder kurorezimit te Fishtes si poet kombetar". "Lahuta" here eshte quajtur nje "Iliade" shqiptare, here nje imitacion sllav, e here nje grumbull poemash te Eposit te Veriut te qepura si me pe te bardhe. Keto kundershti, megjithate, sic do te shohim, nuk e zbehim fuqine atdhetare te "Lahutes" e cila ne kohe te caktuara te historise shqiptare te shekullit te XX eshte mesuar permendesh e recituar si ungjilli. Te gjendur ne tehun e gremines serbo-sllave shume kosovare e dine sot thuajse permendesh "Lahuten", ndersa ente botuese ne Kosove, Maqedoni e gjetke ne diaspore e kane shumekopjuar si edhe Biblen apo Kuranin.

Shumica e studjuesve jane te mendimit se shtysa e pare per krijimin e "Lahutes se Malcise" jane veprat homologe te disa poeteve te medhenj te Dalmacise e Kroacise si ato te Ndre Kacicit, te kryevepres se letersise kroate "Vdekja e Smajl Age engicit" te Ivan Mazhurinicit te cilin Fishta e dinte permendesh. Edhe ndikimi i boshnjakut Gege Martiniqi ishte po aq i madh. Ballafaqimi i Eposit tone te Veriut me ate sllav ka qene i vazhdueshem e dramatik. Ca me teper n-_herat kritike te historise dhe formimit te shteteve te reja pas perandorise osmane. Gjithmone ka pasur perpjekje te shumeanshme per ta pervetesuar kete gjerdan perlash te krijimtarise popullore. Nder shqiptaret Fishta ka qene i pari qe iu vu punes per te vertetuar poetikisht shqiptarine e Eposit, sikunder Kadareja, 40 vjete pas tij do te perpiqej te shtrinte gjeresine e krijimtarise popullore drejt krahinave te jugut ne vepren e tij "Autobiografia e popullit ne vargje". Fishta me "Lahuten" krijoi nje forme letrare vertete te perkohshme, por ajo qe nje trashegimi e shkruar tanime qe perbente thelbin e races shqiptare, pa te cilin nuk ka jete as historia, as gjeografia dhe as virtytet morale. Te ndermerrje nje hap te tille ne kushtet e tronditjeve te fillimit te shekullit te XX ishte pa dyshim nje kontribut i dores se pare, por edhe nje sprove letrare e guximshme.

Personazhi real i kryevepres

Me vlere njohese per ne eshte ndoshta casti i lindjes se idese per te hyre ne kete univers te madh sic eshte "Lahuta". Permendem inspirimet e poeteve dalmate e kroate, por shtysa perfundimtare, me sa shihet, do te ishin vete njerezit qe e rrethonin poetin-frat. Ne vitin 1920 Gjergj Fishta emerohet zevendesfamulltar, per pak dite, ne katundin Rapesh te Hotit. Aty ka rastin te njihet me malesorin Marash Uci, nje nga personazhet e vepres se tij te ardhshme, i futur ne "Lahute" me emrin e vertete. Malsorit i pelqeu menjehere frati i ri dhe nisi ta vizitonte tri here ne dite. Bisedat e tyre silleshin kryesisht ne kujtimet e luftrave te fundit, sidomos per betejen e ures se Rzhanices ne te cilen Marashi kishte marre pjese.Tregimet e ngjeshura te atij malesori i forcuan Fishtes idene per te shkruar kenget e para te "Lahutes se Malcise" veper qe do te ngjallte aq debate e kundershti qe ne gjallje te poetit, por sidomos pas vdekjes se tij.

Faik Konica, sponsor i Fishtes

Ja se si u botua edhe vjersha e pare, ajo me titull "Te Ura e Rzhanices".


Faik Konica dergoi te At Pashko Bardhi ne Shkoder 200 franga te cilat ai kishte mundur t’i mblidhte nga dashamirres austriake per te botuar disa vjersha te Filip Shirokes, i cili ate kohe ishte ngushte ekonomikisht. Por me qe poeti, edhe perpos ndihmes, nuk i kishte gati vjershat, At Pashk Bardhi nuk e la rastin te humbiste. Ai e dinte se Fishta po ate kohe kishte nisur te shkruante dhe ia mori krijimet. Ne paranteze duhet te pohojne se vargezimet e para te Fishtes ishin ca vjersha humoristike te cilat ai i sajonte aty per aty. Me kete perkrahje, pra, "Te Ura e Rzhanices" `shte botuar nga Vitalini ne qytetin Zare te Dalmacise. Rreth botimit te kenges se pare te "Lahutes" ka kontradikta. Lasgush Poradeci thoshte se ajo e ka pare driten rreth vitit 1900, c’ka e pergenjeshtron At Bardhi, kurse Eqerem abej e tregon ate te botuar ne vitin 1905. Kohe e trazuar...Sidoqofte ajo pati jehone te menjehershme, aq sa kur e pyeten vet Marash Ucin ne se ngjarjet e kenges "Te Ura e Rzhanices" ishin te verteta, malesori i perlavderuar atje tha: "Dicka ka shtuar..." Dicka ka shtuar...dote thoshte se qe lufta, historia, bemat e shqiptareve qene aty. Kjo kishte rendesi te madhe per poetin e ri Fishte dhe per opinionin letrar te kohes, sikunder ka rendesi per cdo krijues mendimi se vepra e tij ngjeth e lexuesi e mendon ate per te vertete. Mendojme tani per te padjallezuarin Marash Uci, i cili veshtire ta dinte se ku mbaron historia e ku fillon letersia!...

Ne qoftese Naimi e De Rada ishin perpjekur ta ringjallnin Shqiperine permes bemave te Gjergj Kastriotit, Fishta nuk mund t’i rihynte me kesaj ndermarrjeje. Nje epos i ri per Skenderbeun a’priori do te deshtonte jo vetem per riperseritje te ideve, por edhe nga qe plasa e hapur nga levizjet e reja te shqiptareve kunder pushtimit turk e kishin ndare shtatin e heroit nga epoka e re e fillimit te shekullit. Ishte ndoshta kjo arsyeja perse Fishta zgjodhi si lende letrare luftrat e gjalla te clirimit, jehona e te cilave ishte ende e fresket dhe duheshin perseritur...Poeti i nis ngjarjet e "Lahutes" ne mesin e shekullit XIX, do t’i sillte ato te Kongresi i Berlinit e deri te famkeqja Konference e Londres qe i copetoi shtatin Shqiperise.

"Poeti, - thote abej - pati per truall ate treve, ne dukje te ngushte, qe quhet Malsia e Veriut me qender simbolike Shkodren, ate qytet te lashte, i cili dikur kishte qene kryeqender i nje mbreterie ilire. Grumbullin epik te poemes e perbejne banoret dinarike, te vrazhde e plot nerva, nga te cilet dalin dalengadale trimat kryesore. Themelin shoqeror e formon fisi me jeten e tij te perditshme, sic na shfaqet te Kanuni i Leke Dukagjinit; kjo eshte jeta e familjes se madhe te pandare, me pushtetin ateror "patrias protestas); jeta e ndarjes se puneve, e prerjes se flokeve femijes, e mikpritjes dhe vllamise se shenjte, e nderimit te pleqve, jeta e beses, bese-burri dhe bese-fisi.Eshte nje jete-lufte me armet perhere ne brez per t’u ruajtur nga armiku; me marrje gjaku, ose me gjak te blere a te falur bujarisht..."

Ndonese treva e ngjarjeve te "Lahutes" nga ky perkufizim ngjan teper e ngushte,- Malesi e Shkodres-Mali i Zi,-bota shqiptare e pershkruar ne te eshte shume e madhe; aq e madhe sa te perbashketa ka ne universin e malesoreve te Verilindjes, "Kosova), te Lindjes, "Diber), e te Jugperendimit "Laberi). Gjithkund ketu zoteronte, ku me shume e ku me pak, Kanuni i shkruar e i pashkruar...Eshte njesia shqiptare e shperbere, e coptuar, qe i sjell poetit dhe keqkuptime me lexuesin e sotem. Por Fishta e dinte se kjo njesi e vogel e fisit mbaronte te njesia e madhe e kombit. Krejt toni qe pershkon poemen, pasqyrimi i gjalle i jetes se perditshme te popullit i jep "Lahutes" vleren e nje eposi.Vertete Fishta ia fillon me bariun e mocem Marash Uci, por mberrin te burri i madh Abdyl Frasheri ne Lidhjen e Prizrenit. Keshtu vepra e Fishtes ka marre karakter mbare kombetar aq sa e kaluara dhe e ardhmja ngjan aty sikur te jene pjekur fatalisht ne nje pike simbolike me njera-tjetren.

Per trimt e mocem e te forte shqiptare, por edhe malazeze, poeti kendon se paskan lindur me shtate zemra. Nje lufte mbaron keq sepse u fillua nje te premte ne vend te se martes. Te paarmet nuk vriten.Te rinjte e te rejat qe vdesin te pamartuar u behet "dasma e te vdekurve", perhapja e se ciles nder popujt ballkanike ka qene e gjere.Keshtu te "Lahuta" Tringen e vdekur zanat e veshin me rrobat me te bukura, e nisin nuse dhe vene keshtu ne varr. Edhe besimi popullor na paraqitet teper i pasur. Neper livadhe e male, nder gryka e nden dh jetojne Zana, Ora, e bukura e Dheut, Shtojzovallat lodruese; dragojte luftojne me kucedrat me shtate krere, neper ujevara levizin Flocka; shtrigat shkojne kaluar mbi breshka te stermedha. Bota e lashte, e zbehte, tronditese per nga pluhuri qe i ka rene persiper ringjallet keshtu rishtas duke na sjelle nje jete si prej magjie te poetit te vertete.

Elementet madhore moderne te Fishtes

Letersia e sotme moderne, "ose moderniste, sic e kemi quajtur me percmim dikur), i ka te vetat keto kontrapunte hipnotizuese e kalime befasuese nga realja te irealja, nga toksorja te qiellorja qe nga "Komedia Hyjnore" e Dantes, te rusi Bulgakov me romanin e tij disident "Maestro dhe Margarita", qe nga Kamy te "Murtaja", e deri te Ernesto Sabato e romani i tij madhor "Mbi heronjte e varrezat". Ky i fundit njohes i shkelqyer i psikologjise e folklorit te popujve latinoamerikane, por me sa duket, njohes edhe i perrallave dhe epeve te shqiptareve, nga qe e konsideron veten gjysmearberesh e gjysmeitalian, te gjitha keto, kane forma te tilla letrare te cilat mund t’i quajme fishtiane... POr kjo eshte nje teme tjeter e cila do te kerkonte nje trajtim te vecante. Sidoqofte arkaizmi i Fishtes ka elemente madhore te modernes...

Thame qe ne fillim se ndikimet e poezise popullore te Fishta jane aq te pranishme sa disa here populli nuk e di se ku nis folklori dhe ku mbaron poeti. Krahasime te shumta ne "Lahute. .." jane marre nga folklori ose jane mbrujtur me frymen e tij. Ketej shpjegohet edhe enthuziazmi i madh qe zgjoi vepra ne popull. Po Fishta ka vjelur nga kjo gurre jo vetem krahasime, por edhe kenge te tera dhe i ka perlidhur ne vepren e vet.Ato strofa mallkimi te oso Kukes kunder knjaz Nikolles te Matit te Zi te kulla e Vranices jane marre besnikerisht nga nje kenge popullore shkodrane. Prej nje kenge te vjeter ushtaresh jane marre edhe vargjet me te cilat u falet Miran Leka i vrare shokeve te tij.

Le te bejme nje krahasim...Shumekush e njeh te famshmen "Kenga e Ures se Qabese" "Mbece, more shoke mbece/Pertej uren e Qabese/ Te m’i fale nenese/ Te dy qete te m’i shese/ T’ia ape nigja se rese/ Nde pjete nena per mua/ T’i thoi se u martua/ Nde thote se c’nuse muarr/Tre plumba nde kraharuar/Gjashte nde kembe e nde duar/Nde thente se c’krushq i vane/ Sorrat e korbat e hajne..."

Le te shohim tani "Lahuten", kenga e 18:

"Amanet o shoke te mi/Neper Darde kur te kaloni/Armet e mia barre t’i coni/ N’oborr te kulles dhe t’mi lshoni/Nanes as tates mos m’u kallxoni/ Pse jane te vjeter e i verboni...Ne pervetet nana per mues/Thoni djali t’asht martue!/ Ne pervetet se c’nuse muer/Muerr nji plume ne krhanuer/ Ne u pervetet se c’dasmore pat/ Pat tre korba ndoje per ngiat/Ne u pervetet se c’zoja knojshin/Orrla e sorra m’te rrmojshin!

Sipas albanologut te shquar austriak Hahn kjo kenge e mocme ka qene teper e perhapur ne Shqiperi. Por, shton abej, rreth ketij mendimi,- duke iu referuar librit te Furielit "Kenge popullore te Greqise" eshte edhe nje kenge kleftesh, "kusaresh). Varianti grek, "perkthimi im, M.Q.) eshte pak a shume keshtu:

"Po te pyesi shoqeria gje per mua,/Mos trego se si humba, se si vdiqa i shkreti/Por thuaj vetem se u martova me shkretetiren e huaj/ Pata pllaken e zeze per vjehre, dheun e zi per grua/ Dhe ato guricka ishin kuneterit..."

Prej poezise popullore eshte marre nga Fishta edhe kenga e trimit shqiptar Gjergj Elez Alia, i cili me emrin dhe bemat e tij ka shtegtuar deri ne Bosnje e Maqedoni, ndersa ne "Lahute" ka zene vend te vecante ne Kengen 22 te titulluar "Tringa". A jane keto e te tjera nje plagjiature e Fishtes, apo nje nevoje krijuese per ta bere me te besueshme vepren e tij, per ta bere ate me te pranueshme ne shpirtin e popullit, duke pasur parasysh edhe nivelin kulturor te asaj kohe, si edhe vet femijerine e letersise shqipte?A ka vend per dyshime ne nivelin e tij krijues, sic akuzohet diku?

Poeti eshte vende-vende aq madhor sa te dritheron me vargjet e tij. Edhe ne krahasimin qe beme me larte, me variantin e Fishtes te "Kenges se Ures se Qabese" ka disa nderhyrje te tij me te vertete shekspiriane, me nje dramacitet qe i kalon kufijte e njerezores. Kujtoni vargun..."Pse jane te vjeter e i verboni!", po t’u thoni prinderve sa jam vrare. Ose ne vend te vargut tosk "Sorra e korbat e hajne", kemi "Orrla e sorra m’te po rrmojshin! "Pjesa e dyte e vargut, sidomos, eshte ngjethese. Jo e hane, sic mund te jete perfytyrimi i perditshem. Kuptohet, kufoma e mbetur jashte haet nga korbat. Jo! Fishta na thone se ato rrmojshin! Rrmojshin ne trupin e te vdekurit, apo i hapnin varrin me kthetrat e tyre? Nje metafore e pashoqe!

Po ka edhe vargje te tjera qe flasin per kete gjuhe te bukur.

Tringa: Ardhun shtatit si "breshana"/Syllin hyll, ballin si hana/Dishka bore e dishka bryme/ Si njaj hulli ne ferfellime.

Ky lirizem e vesh kryevepren epike te shkulur nga rrenja, trupi dhe truri i races shqiptare me tisin e mrekullueshem te ndjesise. Ketu qendron edhe gjenia e Fishtes. Ai u mendua t’u shamnget klasikeve greke e romake; pra nuk do te binte as ne kurthin e madheshtise se "Iliades", te Homerit as ne te "Eneides" se Virgjilit.

Dimensioni i madh i shpirtit te fratit

Por studjuesi i viteve ’40, Mark Ndoja, u paraprin paragjykimeve te mevonshme pe Fishten. Kjo ndodh te Fishta, - shkruan Ndoja- jo per arsye te gjendjes se tij shoqerore prej frati, por edhe te gjendjes se tij shpirterore. Fishta lirik nuk e ndjen kurre nevojen te rreket, te meket, te psheretije ne poezi. As ka nevoje te pershkruaj ne Beatrice, apo ne Laure". Dhe vertete, me sa duket bukurrise femerore Fishta i referohet si ide, si shpirt dhe eshte i lumtur qe e zbulon, e trazon, e shkruan. Femra ne vepren e Fishtes eshte perfshire ne totalin shqiptari-armiku dhe atje intriga ka kete dimension te madh.Te libri "Vallja e Parrizit" gjejme poemen e gjate "Jerina" dicka teper e bukur per shpirtin prej frati e murgu te Fishtes.

"Zana Erato: Si pasqyra i ndritka ftyra/Zana e Vizitorit: ’po i ndritka dora porsi bora/Zana Erato: Brye me voes e bryme prej qielle/ Njesh me "Lila" e "Drondafile". Zana Klope: Kqyrrja syrin porsi hyll/ kah e cil e kah e mbyll/ Si ajo hana neper pyll! Ora e Dukagjinit: Kah po qeshka me njat goje/ Si ajo drita kah t’agoje! Zana Euterpe: Kur e thanka kah nji fjale/Si njaj flladi neper hale.

Kurse ne kengen e XXVI te "Lahuta" kemi keto vargje per femrėn:

"T’rrafte e mira si t’ka ra/ Bjeshke e vrri qe m’ke shkelqa/ ...T’uj m’u la e tuj m’u flladite/ Here n’per hane e here neper drite/ Drue po m’ngirhesh akull-o/Drue po fike mua e vedin-o".

Fishta, frat i zhytur ne boten e tij mistike, se ciles i beson me gjithe fuqine e shpirtit, ndonjehere sikur arrin te clirohet nga kjo letargji dhe ta shohi edhe vet shen Marine, femren e pare te universit kristian, nene e Jesu Krishtit, si qenie njerezore. Por ky eshte vetem nje cast.

"Ate vashe te hyjnueshme/ Te Nazaretit, veshe me rreze dielli/ I bukur si hana e porsi drita e gzueshme/ N’ballkue te qiellit"

Vini re figuren, universin kristiano-fishtan: N’ballkue t’qiellit! Por me gjithe kete kundershtimi ndaj percaktimit kategorik te Kadarese sa e nis duelin, por nuk e fiton deri ne fund. Le te shenojme ketu jo vetem "Vallen e Parrizit", por sidomos "Mrizin e Zanave", te cilin edhe vet Kadareja e ka quajtur vepren me te arrire te Fishtes. Ndersa ne mbetemi te mendimit se femra mbetet nje kornize e bukur, por e painkuadruar sa duhet ne dramen letrare.

Krijesat e Fishtes "eksplozione vullkanike"

Nje tjeter studjues i Fishtes, Pashko Gjeci, shenon se: "personazhet e Fishtes, me teper se krijesa te gjalla duken si eksplozione vullkanike te natyres shqiptare". Idea Shqiperi lartesohet ne te gjithe vepren shume me teper se nocioni Njeri. Kjo prish shume ekuilibra letrare, sidomos kur vepra shihet me kendveshtrimin e sotem. Shfytyrimi i personazheve tej madheshtise njerezore, kurora epike qe u vendos poeti ne koke i bene ata ne shumicen e rasteve jotokesore. "Bini Toske, ju bini Gege/ Si dy rrfe qe shkojne tue djege/" ose "Kur ia behe n’ate fushore/Oso kuka rrfe mizore!" Rrufeja, rrfe, sic thote poeti, si veprimi me dinamik, me shkaterrues, me pervelues, me i shndritshem, nuk ka per Fishten fuqi djallezore, sic haste gjetke ne letersi, por eshte vullneti zoti dhe ky vullnet u falet shqiptareve ne luften e tyre te drejte. "Edhe hana do t’a dije/ Edhe dielli do t’kete pa/ Se per cark ksaj mrekullie/ Si Shqypnija "i vend nuk ka!" Edhe ketu dukurite qiellore si dielli e hena trajtohen si krijesa te zotit, sikunder edhe rrfeja, prandaj poeti i urdheron ato te ndricojne mrekullite shqiptare.

Rastet "kur zbehet" filozofia e tij kristiane

Megjithese i befasuar nga klasiket, sic kemi permendur, Fishta nuk ben ate qe ben Horaci pagan; t’i cmitizoje keto trupa qiellore sepse nuk i ka per hyjni.Por edhe Fishta bie shpesh zhguni i fratit, ashtu si padashur, dhe ai zbulon qarte raportet jete-vdekje. Filozofia e tij kristiane zbehet ndonjehere dhe dhimbja per humbjen behet me e prekshme. Predikimi se njeriu pas vdekjes shkon ne parajse a ne ferr, se vdekja eshte vullnet zoti dhe duhet pritur me qetesi, per poetin eshte disi ndryshe.

"Rektin mbare jeta per nen fyell t’kerricik’e/Te Dekes se shemtueme, t’permnershme, mizore/ Vetem Burrnia- nje burrni celike/ Asa’i rrshet dore!" "Burrnia-"Mrizi i Zanave") Kjo veperr, sic eshte pranuar tanime, eshte vellimi me i arritur i poetit. Ndonese vemendja e lexuesve u perqendrua ne me te shumten e heres te "Lahuta", si verpa me gjigande me vlage popullore, studjuesit paten mendime te tjera. Mjafton te permendim ketu vargjet monumentale per gjuhen shqipe te cilat u recituan ne aq e aq vende, u referuan ne simpoziume e aktivitete albanologesh. "Porsi kanga e zogut t’veres/ Qe vallzon n’blerim t’Prillit/ Porsi i ambli fllad i eres/ Qi lmon gjit e drondafillit/ Porsi vala e bregut t’detit/ Porsi gjama e rrfes-zhgjetare/ Porsi ushtima e nje termeti/ Njashtu a’gjyha jone shqyptare!"

Batuta e Fishtes per shkrimtaren e huaj

Kur nje shkrimtare e huaj e pyeti Fishten se c’kishte per te ndodhur po te humbte Shqiperia, (jemi ne prag te Luftes Ballkanike e asaj Boterore), ai iu versul. "Kishin me plase edhe malet tona!" Thenie me dramatike nuk mund te gjendej.

Por ketij atdhetarizmi te larte, ketij nacionalizmi te skajshem, i bie ndesh qendrimi i Fishtes ndaj pushtuesve italiane. Jo vetem qe ai nuk e denoi kete pushtim, por punoi per ta forcuar uren permes Adriatikut. Fotografite e kohes qe tregojne procesionin e varrimit te Fishtes jane kuptimplote. Ai percillet per ne banesen e fundit si nje jerark i fashizmit, me pankarta e banderola me figuren e Musolinit, ndersa flamuri shqiptar qe kryqezuar me sopatat e Viktorit. "Ai vdiq ne vitin 1940-shkruan Kadareja, kur vendi ishte ne kulmin e zise se roberise, kurse vet ai e majen e nje lavdie, perndritja e se ciles ngjante ogurzeze ne sfondin mortor fashist.Varrimi i tij i organizuar me madheshti nga qeveria kuislinge shqiptare, nga kleri vendas katolik e nga Vatikani i Romes, ishte njekohesisht edhe varrimi i nje epoke ne letersine shqipe". Kjo pike teper e diskutueshme e karakterit te poetit beri ate qe verpa e tij te strukej bibliotekave personale, te grisej nga medioker, te denigrohej dhe ai te zbriste nga pjedestali i atdhetarit dhe poetet.Ai qe ishte armiku me i madh i shkjave sllave, aq sa, sic nenvizon perseri Kadareja, nuk shkoi me tej se konflikti shekullor nderetnik midis shqiptareve dhe sllaveve, ai qe e shpalli kete konflikt gati kozmogonik, ai shpejtoi te pershendeste pushtimin italian. Pretendimi se vepra e Fishtes u perndoq nga qeveria komuniste vetem se aishte prift, nuk duket te jete e sakte, pasi letrat shqipe kane njohur edhe nje prift tjeter poet, Ndre Mjeden, vepra e te cilit u publikua gjeresisht. Per armiqesine e perjetshme qe Fishta shfaq ne verpen e tij ndaj fqinjit sllav kritika letrare, por edhe ajo politike, kane rezervat e veta. Shprehet mendimi se nuk i lejohej nje poeti te shekullit te XX te mos shihte ne kete kob, "armiqesia shqiptaro-sllave,- shenimi im.M.Q.), asnje drite e asnje rruge pajtimi, madje as aq drite sa jepte here-here edhe eposi zemerak i veriut. Perbetimi i tij makaber se..."N’meni t’shoqi-shoqit kemi le!" nuk le shume shtigje kristiane per te dy popujt. Dhe ngjan keshtu se ky percaktim eshte fatalisht i pashmangshem. Por pas ketij rrembimi, Fishta leshon nje drite te ngrohte kur shenon me poshte. "Zoti n’qiell e na mbi toke/ Por gjithnji vllazen e shoke!"

Poeti ishte ai qe ishte

Te jete vetem nje cast reflektimi kristian ky kundershtim i penalitetit te poetit? Si ta shpjegojme ndryshe miratimin qe ai i beri pushtimit italian? Si ishin raportet e Vatikanit me perandorine e II musoliniane dhe sa kishin ndikuar ato ne pushtimin e Shqiperise? Te kete qene nje perkedhelje e forte sedre pranimi i tij anetar i Akademise se Arteve italiane ne prag te pushtimit? Pavaresisht ketyre mendimeve figura dhe vepra e Fishtes jane te pandara nga njera-tjetra, megjithe kundershtite e tyre. Ato duhen pare e studjuar me vemendje e objektivisht sepse veshtiresite jane te shumta. Ketu nuk thame pothuajse asgje per aktivitetin politik, diplomatik e arsimor te Fishtes, sepse nuk synonim aty. Eshte e pamundur qe jeta pertej zhgunit te fratit, por edhe pertej mantelit te poetit, te mos kete lene gjurmet e veta ne te gjithe kete profukt letrar, por edhe steril qe krijoi Fishta. Mund te thuhet se deri sot eshte folur e shkruar shume per te, sikunder eshte bere pak. Duhen eliminuar me pare paragjykimet ideore e fetare, pastaj ndasite veri-jug qe here-here shfaqen si reminishenca te rrezikshme, madje duke luajtur edhe me madheshtine e figurave qe perbejne guret kilometrike te historise kombetare, duhen pare gabimet politike te Fishtes ne raport me kohen, si edhe me vet karakterin e tij si njeri. Por kjo nuk do te thote aspak se koha duhet sjelle ne studime mentalitete konjukturash e rregjimsh. Poeti ishte ai qe ishte.

Le te sjellim ne fund te ketyre opinioneve vleresimin e njerit prej albanologeve me te medhenj te huaj, prof.dr.Norbert Jokl.

"At Fishta, ky gjeni i rrenjosur ne token amtare te popullit shqiptar, njohes i kthjellet i letersise se popujve klasike e jetes shpirterore te kombeve te tanishme te Evropes, arriti deri ne majat e larta te kultures".
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-05, 14:19   #6
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Lahuta e Malsise", flet anglishten e Robert Elsie


Kryevepra e Gjergj Fishtes "Lahuta e Malsise" do te perkthehet per here te pare ne gjuhen angleze nga Robert Elsie. Perkthyesi kanadez prej tre vjetesh ka nisur te germezoje ne anglisht "Lahuten". Koshient per vlerat e kesaj vepre dhe per veshtiresine e te perkthyerit, Elsie kembengul prej tre vjetesh per ti dhene formen e plote ne anglisht. Nder te vetmit qe perkthen autoret shqiptare direkt ne gjuhen angleze
Anduela NIKA
Deri me sot, askush nuk kishte mundur te "sfidonte" gegerishten e Fishtes tek "Lahuta e Malsise". Madje dhe ne te vetmen here qe u tentua (ne fillim te viteve '40), rezultati ishte zhgenjyes. Versioni gjermanisht i "Lahutes" linte shume per te desheruar dhe perkthyesi u gjend perballe nje kryevepre te veshtire per tu sjelle ne nje gjuhe qe nuk ishte shqipja. Kur kane kaluar me shume se 60 vjet nga ajo kohe, nje tjeter pene e perkthimit e vendos veten ne pjaten e peshores, koshient qe per te ekulibruar "gurin" e Fishtes duhet te beje mrekullira me fjalet. Sfidanti kete here mban emrin e perkthyesit te njohur kanadez Robert Elsie. Nje figure e njohur, qe ka mundur te percjelle ne bote, letersine elitare shqipe. Dy gjuhet nga e cila e perkthen shqipen Elsie, jane anglishtja dhe gjermanishtja. "Kam tre vjet qe punoj per perkthimin ne anglisht te 'Lahutes se Malsise'. Per momentin eshte nder prioritetet e mia. Edhe pse me duhet te pranoj qe eshte e veshtire dhe duhet punuar me shume kujdes, perndryshe e gjithe puna voluminoze shkon dem", tregon kanadezi Elsie, ne nje shqipe te rrjedhshme. Pas "Eposit te Kreshnikeve", Elsie do te risjelle ne vemendjen e lexuesve te huaj, "Lahuten e Malsise". "Perpiqem t'iu tregoj botes figura te njohura te letersise shqipe, sic eshte dhe Fishta. Pasi vetem permes tyre mund te perfaqesohet denjesisht letersia shqiptare", ve ne dukje perkthyesi, i cili pervec Fishtes do te botoje ne anglisht dhe autore te tjere si Visar Zhiti e Azem Shkreli. Pak kohe me pare ai ka botuar ne anglisht "Fjalorin Historik te Kosoves", i praprire nga ai per Shqiperine. "Keto jane dy botime shume te dashura per mua, edhe pse tani do te preferoja me shume te merresha me perkthime letrare, pasi vepra te tilla si kjo e Fishtes jane shume te veshtira per tu perkthyer mire, duke mos humbur formen e tyre origjinale, per te cilen kane marre dhe vlera". Robert Elsie eshte nder dy perkthyesit e vetem, qe kane marre persiper te perkthejne nga gjuha shqipe ne gjuhen angleze. Pasi ne pjesen me te madhe veprat letrare te autoreve shqiptare perkthehen nga nje gjuhe e dyte, sic mund te jete frengjishtja apo gjermanishtja. "Kjo vjen nga mosnjohja e shqipes dhe prandaj eshte e lehte per ta, qe ta perkthejne Kadarene, pershembull nga frengjishtja", pohon per "Korrieri", Robert Elsie. Nje njohes i shkelqyer i gjuhes shqipe, kultures dhe traditave te saj, qe ka marre persiper te prezantoje ne bote artin e letrave shqipe. Dhe kete ka nisur ta beje me perlat e saj, duke i ruajtur shkelqimin dhe bukurine natyrale.
Elsie, perkthyesi i lire i shqipes

Robert Elsie (gjuha amtare anglisht), ka njezet vjet pervoje si perkthyes konferencash. Ka punuar per ministrite e te ndryshme te Qeverise Gjermane, Kombet e Bashkuara si dhe per organizata nderkombetare kudo ne Evrope dhe eshte anetar i Bashkimit te Interpreteve prane Federates gjermane te Interpreteve dhe te Perkthyesve (BDÜ). Ai ka perkthyer per kryetaret e shtetit dhe te qeverise, per bisedime nderqeveritare te nivelit te larte si dhe per industrine. Pas tete viteve si nepunes ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Republikes Federale te Gjermanise ne vitet tetedhjete, ai punon tani ne menyre te pavarur (freelance), para se gjithash per: shqip-anglisht-shqip; shqip-gjermanisht-shqip; gjermanisht-anglisht-gjermanisht. Robert Elsie eshte gjithashtu nje perkthyes letrar me pervoje, ne menyre te vecante per: shqip-anglisht; gjermanisht - anglisht
*

Korrieri
07-11-2004
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-05, 20:22   #7
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kumt nga pertej varrit i Pater Gjergj Fishtes.

Pergatitur nga : Mergim Korēa


I gjithė shekulli i kaluar ish i ngarkuar me halle, telashe, si edhe probleme pėr kombin tonė. Natyrshėm lind pyetja : A mos vetėm shekulli i XX-tė ? Pėr tė qenė tė saktė, jo. Ia shkarkoi telashet edhe hallet i XIX-ti pasuesit tė tij e ky i fundit, pa i zgjidhur dot, ia transferoi ato edhe mijėvjeēarit tė tretė !
Patėr Gjergji u lind e jetoi nė kapėrxyellin e dy shekujve tė shkuar. Megjithatė ai vazhdon e jeton me hallet e kombit tė Tij. Edhe nė kėt mijėvjeēar tė tretė, 62 vite pas vdekjes, Ai vazhdon e dėrgon kumte pėr ne. Por e keqja ėshtė se ne ose nuk dijmė ti lexojmė, i lexojmė e nuk i kuptojmė, i lexojmė e nuk duam ti kuptojmė dhe, akoma mė keq, as i lexojmė fare por njėkohėsisht dėrguesin e tyre vazhdojmė dhe e anatemojmė gjithėnjė duke ecur nė hullķnė e taktikės diktatoriale !
Ata qė as dinin ta lexonin, mė shumė s’kishin se ē’tė bėnin : e morėn urdhėrin nga ai qė nuk donte ta kuptonte dhe … ia dhunuan varrin e kockat ia hodhėn nė lumin Dri. Ky mėkat u qėndron atyre mbi kokė, dhe aq. Tė shkolluarit e diktaturės qė u bėnė kalemxhinj tė saj, dinin ta lexonin Fishtėn, madje edhe ta kuptonin, por u vinte pėr mbarė ta kishin mirė me regjimin dhe fashist e quajtėn Mjeshtrin, gjithashtu shovinist e pse jo edhe antikombėtar. Dhe Fishta nuk mbrohej, se nuk ish mė nė mes tė gjallėve, por kumti i Tij nė secilėn faqe tė veprės Tij lexohej, po ta donin. Ai, si largpamės i madh qė ish, e kuptonte dhe prandaj edhe i mėshonte fort vėnjes nė dukje tė faktit se karakteristika tė shqiptarit kanė qenė besa si edhe burrėria. Ai u kėndoi kėtyre virtyteve tė madhėrishme pikėrisht qė tė mos zinin vėnd nė shpirtin e shqiptarit pabesķa, imoraliteti si edhe korrupsjoni. Por pėrgjatė pesėdhjetė viteve pikėrisht kėto virtyte u pėrdhosėn. U kultivuan servilizmi si edhe korrupsjoni shpirtėror duke e dyzuar shpirtin e njeriut. E ē’lindi si pasojė ? Lindi njeriu i ri socialist me ndėrgjegje amorfe qė s’njeh as ē’ėshtė etika e aq mė pak morali, pa le flijimi ndaj Atdheut ! Tė qenė kultivuar edukata moralo – kombėtare, tė cilave u kėndonte At Gjergji, jo veē njėra pjesė e vajzave shqiptare do t’ishin kryelarta si stėrmbesat e suljoteve, ( pa dashur tė hyjmė nė hollėsira lidhur me pjesėn tjetėr ). Edhe njė pjesė e djemve shqiptarė nuk do t’ishin ata qė janė sot, por tė gjithė do t’ishin pinjojt e Marash Ucit edhe Ēun Mulės. Kurse politikanėt tanė do t’ishin ata qė veten e flijojshin pėr Atdhé, ashtu siē bėnte thirrje vetė Poeti duke u shprehur :
Qe mue tek m’keni, merrni e m’bāni flķ,
Pėr shqyptarķ, me shue ēdo mnķ njerzore.
Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoft’e rrnoftė,
E nami i sajė pėr jetė u trashigoftė !
e njė pjesė e tyre nuk do t’ishin tė korruptuarit nė palcė qė japin shfaqje komedishė televizive me shumė akte, me akuza tė ndėrsjella korrupsjoni moral, dhe populli i mjerė me batanije krahėve, qesh. E me kė gajaset sė qeshuri ? Me tragjedinė e tij !
E ka trajtuar mirė Mjeshtri problemin, veē do marrė e lexuar se vlera tė paēmuara ka kumti i Tij :
Tue pasė nji palė gjyqtarė e advoketėn,
E kaq n’kod civil ushtrue e kanė veten,
E janė tė zott, qi t’shtrźmten t’a drejtojn,
E t’bardhėn t’zezė e t’zezėn t’bardhė t’gjykojn.
Dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se Patėr Gjergji jo qė nuk pajtohej me situatėn qė jetonte, por e kritikonte ashpėr, sepse dashuria e Tij pėr ta parė Atdheun si edhe popullin e tij tė pėrkryer, qe e pakufķ. Por nga ana tjetėr, ai kumt qė na dėrgon Ai nga shekulli i kaluar, duket sikur tė formuluar e ka At Gjergji pėr rrethanat qė po kalon populli ynė sot ! Ai buēet kur thotė se Atdheut nuk i duhen njerėz qė pėr poste dhe interesa vetjake e shesin vėndin dhe i trajton me pėrēmim kur thotė :
Do njerz karabullakė e kryematare …
Si kurmagjakė tė bām me mish gomari,
Tė cillt, tue u poshtnue, porsi bubrreca t’ndyta
E’iqind herė n’ditė tue shitė Atdhén’e fisin, …
E me lurtime e poshtėrsķ tė flligta
Kqyrshin me u njitė m’ndo’i shkallė t’naltė, pėr t’cillėn,
Zoti as natyra ata s’i kishte pré.
Shtrohet pyetja : Pėr kė flet ky pohim’i Fishtės sot ? Kėtė kumt vetėm ata qė nuk duan ta lexojnė, nuk e kuptojnė ! Se kush e lexon, nuk ka mundėsi tė mos e kuptojė sepse Patėr Gjergji shqip u flet e krejtė shkoqur gjithė trafikantėve politikė e bashkė me ta edhe gjithė popullit shqiptar, tek vazhdon :
Edhe kombi shqyptar s’dy sysh verbue -
N’vend qi me i kapun kta kopukė pėr krahi
E m’ shtjelm tu’ i rrahė e mirė kta tu’i shilue
Me ndo’i kėrbaē trefish ase m’drū ahi
Edhe jashtė Shtetit m’hūndė e m’buzė m’i lshue
Kqyrė m’ta harū, si n’sy t’ndo’i Padishahi,
E āsht gati, po, n’dorė t’tyne me lshue ve’ten
Tu’i zgjedhun pėr Ministra e Deputetėn.
E pėr t’i dhėnė edhe penelatėn e fundit kuadrit tragjik, enkas vijnė nga pėrtej varrit Poetit sot vargjet e mėposhtėme :
Sod n’Shqypni, more lum miku,
Histori āsht meteliku,
Ky kumt qė na dėrgon patrioti i madh tė cilit i digjej shpirti pėr vėnd tė Tij, veē njė tė metė ka : I mungojnė emrat. Po, i mungojnė emrat e atyre qeveritarėve si dhe deputetėve tė sotėm tė cilėve duket sikur Ai vetė ua ve gishtin !
Bashkė me satirizimin e paaftėsisė sė drejtuesve tė vėndit, kumti qė na vjen pėr korrupsjonin ėshtė thirrje pėr tė marrė masa. E lexojmė ne Fishtėn, kundrojmė zhvillimet shqiptare, dhe mėndja na shkon menjėherė tek pėrvoja qė Ai do tė na kalojė : Lufta qė i bėri Roma e lashtė korrupsjonit u mbėshtet tek ligji Claudian i vitit 218 para e.r. qė senatorėve romakė ua ndalonte ēdo aktivitet tregėtar. U thotė gjė ky kumt i lashtė atyreve qė fatet e kombit kanė sot nė dorė ? Apo atyre nuk u bėjnė as ftohtė e as nxehtė kumtet qė vijnė dhe pa parė se ku shkelin, veē interesin e tyre shikojnė ? Kjo ėsht’edhe tragjedia e sotme e vėndit tonė.
Nė vitet njėzet tė shekullit kaluar, vizionari At Fishta parashikonte nė mėnyrė profetike jo vetėm se si do t’i cungonin trojet Arbnore fqinjėt tanė, por edhe parashihte djegien e vėndit nga llava e kuqe pėrvėluese qė do tė vinte nga lindja :
Shka t’lājnė kta katėr ujq / Qė i kėrcnohen shoqishojt,
Thonė do t’dalė nji djall i kuq / Qė fort rreptė do t’ja njisė thojt.
Ky parashikim i a djeg zemrėn Mjeshtrit dhe prandaj Ai i drejtohet Zānės, pas shpalljes sė pavarėsisė, dhe i thotė :
Oj Zānė, t’kėndojm … t’vajtojm, deshta me t’thānun.
E kėt varg, tė shkėputur nga konteksti, kritikėt e Tij e pėrdornin si armė kundėr Mjeshtrit qė me ēdo kusht rrekeshin ta nxirrnin tradhėtar. Por e fshihnin ata dėshprimin e skajshėm tė Poetit qė nė vazhdim shprehej :
Shqyptarė a ndiet ? Europa, mrrutė e ndytė,
Shkėrdhye me Evrej t’Parisit e t’Londonit,
( Sė cilės dreqi ia plasi tė dy sytė
E marren mā s’e sheh, njitas n’e s’vonit )
E bāni gjyq, qi t’nipat e Kastriotit
Shkjeve t’Ballkanit urė t’u rrijnė mbas sodit !
Patėr Gjergji kėrkon ti zgjojė tė gjallėt e ti ngrejė mundėsisht edhe tė vdekurit, ( me Surgite mortui ), me kushtrimin e Tij tė dėshpėruar :
“Ah vaj, ah kob”, “Shka bājnė shqyptarėt?”, “Mbaroi Kosova”
“Humbi Janina”, “Shkoi Manastiri, Dibra e Gjakova …”
“Kushtrim, kushtrim !”
E mbas kushtrimit e thirrjes tronditėse u jep porosķ tė gjallėve me fjalė tė njė peshe tė pashoqe :
T’u bjerė ndėrmźnd se mā e rāndė āsht thźmra e shkjaut kokėtrashė, se guri i vorrit n’krye !
Veprėn e Patėr Gjergjit ishte e qartė se diktatura komuniste, me ta marrė pushtetin nė dorė, do ta nxirrte “jashtė ligjit” si pasojė e trysnisė sė mikes sė shtrėnjtė dhe besnike, Jugosllavisė titiste. Ajo nuk kishte se si tė pranonte qė rinia shkollore tė edukohej me vargjet “shoviniste fishtjane” :
Kjoftė mallkue, po, a plak a i ri,…
Qi s’lidhet sod me besė arbnore,
Pėr me dhānė mā para jetėn,
Se me ra fisi i Shqyptarit
N’thoj t’pangķshėm t’Gospodarit.
Po si e lexojnė sot kėtė kumt drejtuesit e fateve tė Kosovės qė u erdhi mu nė shteg, mbas vuejtjesh tė mėdha e sakrificash sublime, pavarėsia e Kosovės dhe nuk po e gjejnė dot fjalėn me njeri tjetrin qė nė mbledhjen e parė tė parlamentit ? Ē’janė ato interesa e “ poshtėrsķ tė flligta “, ( sipas At Gjergjit ), qė nuk i lenė t’ia japin “besėn arbnore” njeri tjetrit deputetėt kosovarė e tė tregojnė pjekuri politike se ata dijnė “me dhānė mā para jetėn” se sa ta humbin shansin e pavarėsisė nga serbėt ? A ka mė tragjedi pėr Kosovėn dhe kosovarėt se sa tė mos e bėjnė tė tyrin kėtė kumt madhor qė u vjen nga thellėsia e viteve nga Patėr Gjergji ?
Konstatimet e Poetit janė tė dhimbėshme se Ai e ve gishtin mu mbi plagė kur Ora e Atdheut i thotė Ali Pashė Gucisė :
Se ngusht janė punėt e Shqypnķs,
Se mrendė besa āsht krejt harrue !
Edhe dhimbja e Fishtės merr nota tejet dramatike kur shprehet :
Mori e mjera Shqyptarķ,
Si t’shkoi moti gjithmonė n’zķ,
Si t’shkoi moti tue kjį !
Vjetė pėr vjetė e muej pėr muej,
Herė n’gjak t’ānd, herė n’gjak t’huej !
Po ti bėjmė njė analizė tashti se ē’kumt na dėrgon Poeti lidhur me themelin e gjithė tė kėqijave qė e kanė pėrfshirė si nė njė rrjetė merimange kombin tonė dhe cila ėshtė zgjidhja qė tė dalim nga kjo vorbullė qė rrezikon tė na gėlltisė, mjafton tė analizojmė amanetin qė u lė plaku Marash Uci dy blegtorėve tė rinj, t’bijve t’Calit, para se tė largohet pėr nė luftė, qė bukur fort mund tė quhet edhe testamenti i tij. Mė e para porosķ e tij ėshtė t’a ruejnė familjen edhe gjān. Vazhdon e u thotė mos ta ēarsin nderėn edhe besėn e dhānun e ta duen vźndin e Atdhén. U thekson tė ruhen prej pandershmėnķs e sidomos prej grues sė lėshueme. Ngul kėmbė e u thotė tė shkojnė mirė me shokė e tė afėrm, tė cilt, sido qenė, janė gjithmonė vllazėn. I kėshillon qė kurrė mos tė poshtėnojnė kurrkend e tė jenė mikpritsa me tė njoftun e tė panjoftun e sidomos me tė huej, por pa ua lėshue kėtyne tė fundit kurr zźmrėn nė dorė.
Sa mė shumė tė lexohet dhe tė rilexohet ky kumt lidhur me normat e moralit qė na dėrgon Poeti nga thellėsia e kohėve, aq mė shumė rritet trishtimi tek hedh sytė prapa. Kėto norma diktonte Kanuni i Lekė Dukagjinit qė ushtrohej nė Dukagjin edhe Mirditė. Moral dhe vetėm moral sheh nė Kanunin e Maleve tė Malėsisė sė Madhe. E asgjė tjetėr veē moral diktonin Kanuni i Skėnderbeut pėr Malėsitė e Krujės, Dibrės edhe Matit, e gjithashtu edhe Kanuni i Papa Zhulit pėr Himarėn e Kurveleshin. E pikėrisht me qė kėto norma binin ndesh me internacionalizmin proletar, me pronėn e pėrbashkėt, me dredhitė mashtruese, me prerjen nė besė, me konfiskimin e pronės vetjake, me depersonalizimin e njeriut, etj.etj. diktatura komuniste i dogji nė turrėn e druve Kanunet e bashkė me ta edhe veprėn e At Fishtės.
Revolta e Patėr Gjergjit ėshtė e ashpėr, tejet’e tillė kur shprehet :
Uh ! Europė ti kurva e motit,
Qi i rae mohit besės e Zotit,
Po a ky ā shźji i gjytetnķs :
Me dį tokėn e Shqypnis
Pėr me mbajtė klysht’e Rusis ?
Por ajo merr tone tragjike tė pashėmbėllta kur njė prift tė devotshėm, revolta ndaj padrejtėsive qė i bėhen Atdheut tė tij, e detyron tė shpėrthejė e t’i heqė vrejtjen edhe Zotit vetė kur i drejtohet e i thotė :
O Perendi a ndjeve, / tradhtarėt na lane pa Atdhé,
E Ti rrin e gjuen me rrfé, / lisat n’pėr male kot !
E kuptojnė kėtė kumt gega edhe toska. Nuk ka nevojė “pėrkthimi” me normat e drejtshkrimit tė kuptuarit e kėsaj revolte tė patriotit me bindje tė thella atdhetare. Madhėshtinė e personit qė e formulon kėtė mesazh nuk e shohin ata qė nuk e dijnė ekzistencėn e vetė mesazhit dhe mundohen ta pėrbaltin autorin sepse thellėsisht injorantė e hiqen nga hunda nga keqdashėsit e ndėrgjegjėshėm qė tremben nga hija qė u bėn Poeti atdhetar ! Kėta tė fundit, me nėnshtresė osmano-bizantine, tė suvatuar nė B.Sovjetik me marxizėm-leninizėm, dhe tė dyzuar nga ana karakteriale vite me radhė, rreken ta paraqesin tė madhin Fishtė si armik tė pėrparimit dhe tė arsimit kombėtar e si pasojė kjo ėshtė sipas tyre pjesa e djallit tek Fishta. E unė them : U dėgjon vallė veshi atyre se ē’u nxjerr goja ? Internacionalizmit komunist i shėrbyen ata verbtas, ndėrsa Fishta flķ u bė veē pėr Atdhé. Mos e donin ata shqipen tė shkruar me “kirilica” pėrkundėr asaj tė Mjeshtrit qė gjuhėn tonė e ēoi drejt Europės ? Ata e harrojnė kumtin madhėrisht tė fuqishėm qė na vjen nga Fishta me njė lirizėm tė pashoq :
Prį, mallkue njaj bir shqyptari, / Qi kėt gjūhė tė Perendis
Trashigim qi na la i Pari, / Trashigim s’ia lźn ai fmis;
Edhe atij iu thaftė, po, goja, / Qė pėrbuzė kėt gjūhė hyjnore;
Qi n’gjūhė t’huej, kur s’āsht nevoja, / Flet e t’vetėn lźn mbas dore.


Disa konsiderata :


E gjej me vėnd tė rikujtoj njė bisedė tejet kuptimplote tė zhvilluar rreth viteve 80-tė. Bisedoja njė ditė me tė nderuarin, tashmė tė ndjerė, advokat Ferid Ēabej. Gjithashtu e ndjej pėr detyrė morale tė shtoj se ai ishte njė burrė i mėnēur dhe me karakter, bash si personazhet e Lahutės e pėr mė tepėr edhe shumė i kulturuar. Biseda mori drejtimin rreth tė vėrtetės, tė drejtės, ( absolute apo jo ), si edhe vendimeve qė merrnin gjyqtarėt. Mbasi mė foli me shumė dhimbje se si drejtėsia nė Shqipėri kishte marrė fund qė me politizimin e saj kur pushtetin e morėn nė dorė komunistėt ku veē drejtėsķ ajo nuk mund tė quhej, mė thotė : “ … duhet ta kesh mirė parasysh se nė aparatin e drejtėsisė sė dikurėshme, ndėr njėqind juristė, ne i numronim me gishta tė pandershmit … dhe pushtetarėt kėsisoj, nė pėrgjithėsi, nuk ndėrhynin dot qė nėpėrmjet organit tė drejtėsisė tė bėheshin padrejtėsķra …”.
Duke rikujtuar kėtė pohim mendoj se hidhet dritė mjaft bindėse pėrse dhe ē’e shtynte Patėr Gjergjin tė sulej aq ashpėr ndaj dukurive negative sporadike nė tė gjitha fushat e jetės sė shoqėrisė sė atėherėshme dhe t’i pėrgjithėsonte. E bėnte ai kėtė se donte qė shqiptari tė ish i pėrkryer dhe donte gjithashtu qė :
Shqypnisė t’mos i rāndojė asnji qyme pėrmbi tź.
E kanė akuzuar Lahutėn e Malcķsė si vepėr kronologjikisht tė jashtėkohėshme. Dakord, e pranojmė pėr njė ēast, po kur vetė Autori pohon se veprėn e Tij e shkroi :
Pėr me kndue m’Lahutė t’Malcķs,
Se si u źnd fati i Shqypnķs.
dhe nga ana tjetėr flet pėr personazhe konkrete si edhe trajton bėmat e tyre, mendoj se Ai vetė e hedh poshtė anakronizmin si akuzė ndaj veprės sė Tij. Kėnga popullore i ruajti gjallė nė kujtesėn e popullit bėmat e heronjėve tė ndryshėm. E pikėrisht ky folklor popullor bėhet gurra qė ushqen veprėn e Patėr Gjergjit. Fishta nė esencė ėshtė poet i qėnėsisė gojore popullore. Mirėpo Ai nuk ėshtė kopjues i kėngės popullore epike por njė krijues mbi bazėn e saj. Pėr njė ilustrim i referohem studjuesit dhe njohėsit tė thellė tė veprės sė Fishtės si edhe stilistit nga mė tė pėrkryerit tė gjuhės shqipe, prof. Ernest Koliqit, i cili thekson : “Nuk dihet a qe Fishta qi gjet frymzimin e vet nė burime tė letėrsķs gojore apo letėrsia gojore qi fatlumsisht gjet nė Fishtėn vleftėsuesin e vet mā tė pėrshtatun. Mysteri i fateve tė kombit. E vėrteta āsht qi zāni i Poetit u pėrzķ e u shkri nė nji mėnyrė tė tillė me zānin e mbarė popullit sa mos me dijtė ku fillon njani e ku mbaron tjetri.”

Nuk mund tė kalohet pa prekur edhe njė problem mjaft shqetėsues siē ėshtė mohimi i trashėgimisė. Trashėgimia si teori, e ka treguar veten se sa e themeltė qė ėshtė, nė kundėrshtim flagrant me teoritė komuniste qė nuk e pranonin genotypin dhe insistonin nė ndikimin e patjetėrsueshėm tė mjedisit rrethues. E si pasojė, tek ne pėr gjysėm shekulli pikėrisht iu vu flaka trashėgimisė, qoftė ajo zakonore, intelektuale, e pronės e kėshtu me radhė. Kjo solli atė zbrazėtķ qė pėrjeton sot vėndi ynė dhe nuk e plotėson dot. Konkretisht shėmbull nga At Gjergji, tek i kėndon Ai luftės me Malin e Zi, vargėzon :
N’zā Kelmendt pėr begatķ : / U ka pri, krejtė n’ari ngrķ,
Vetė Ēun Mula, bajraktari,/ Qi mā i mirė s’bāhet Shqyptari
E regjimi diktatorial jo qė nuk e desh trashėgimin’e vyer tė zakoneve atdhetare edhe burrnore qė mbarte Ēun Mula t’ua transmetonte brezave pasardhės por, edhe pse gjermanėt pikėrisht tė nipin Mul Delinė, e internuan nė kampet e ēfarosjes, gjithė pinjojt’e tij i kalbi internimeve pėr 46 vite me radhė. E ky ėshtė vetėm njė shėmbull, por tė tillė janė tė pafund sa nė qytete e mbase mė shumė nė fshatra an’e kėnd vėndit tonė ! Duke e cunguar pra trashėgimin’e mirėfilltė tė normave tė etikės dhe moralit brez pas brezi, qė aq tė rrėnjosura i kishte shqiptari, erdhėm nė ditė tė sotme ku tė shikojmė mbrapa, veē boshllėk dallojmė, e duke shkuar pėrpara, po shkojmė si anija pa busullė nė mėshirėn e “kėshillave tė tė huajve”. Dhe e keqja ėshtė se komunizmi trashėgiminė e dhunoi, e mohoi e me ēdo kusht desh tė krijonte njerinė e ri pa tė kaluar e vetėm me tė ardhme. E nga kjo ē’rrodhi ? Ai difekt i pariparueshėm i cili fatkeqėsisht shumė gjatė do tė ndikojė nė t’ardhmen e vėndit tonė.
Tanimė i erdhi radha tė kujtojmė edhe njė thirrje qė i bėn shqiptarit i ndjeri Patėr Danjel Gjeēaj, ai erudit i skajshėm dhe njohės tejet i thellė i veprės si edhe i shpirtit tė Patėr Gjergj Fishtės. Ai i drejtohet bashkatdhetarit dhe i thotė :
“ Ndigjoje me vemźndje Fishtėn e fletėt e Lahutės le tė jenė si thėrmijat e dheut qi Hungarezėt, jashta atmes sė vet, ruejnė me kujdes ndėr shishe pėr t’i pasė gadi tė desin me to nen krye, tė lumė se mbyllin sytė tuj pushue pėr tė mbrāmėn herė mbi tokėn e tė Parvet, si mjeshtėrisht i msoi poeti i madh Petėf !”
Epilog i dhimbshėm :
Kush e ka ndjekur me kujdes tėrė veprimtarinė e Patėr Gjergjit e me dashuri ėshtė futur nė shpirtin e Tij, arrin e mėton tashti shtysat e ndryshėme qė kanė ndikuar nė qėndrimet e Tija. Dhe natyrshėm i lind nė kokė pyetja : Si do ta priste Mjeshtri titullin Nderi i Kombit akorduar nga Presidenti Republikės Alfred Mojsiu ? Nė parim, mirė. Mbas kaq e kaq dhjetvjeēarėsh i pėrbuzur dhe i lėnė nė harresė, ky nderim duhej ta gėzonte. Mė nė fund vėndi i Tij, kombi i Tij, po e rivlerėsonin. Por menjėherė do tė mėsonte se i njejti vlerėsim i ishte bėrė edhe Nako Spirut, me motivacionin si intelektual i shquar dhe me merita tė mėdha pėr rindėrtimin e vėndit, etj,etj.mbas marrjes pushtetit nga komunistėt. Do t’i thosh vetes Patėr Gjergji Ndalu beg se ka hendek. Ta gjykojmė mā dalė kėt punė. Nako Spiru, ndėr bėmat e tija, dy herė e kish tradhėtuar bashkėluftėtarin, shokun si edhe komandantin e tij, Enver Hoxhėn, duke u munduar qe ne syte e jugosllaveve te tregohej mė besnik se Enveri e … te behej i pari i vendit. Pra, i pabesė me shoq e mik t’vetin ky Nakja. U dashka hetue mā gjatė pėr tź, do tė mendonte At Gjergji. Tė dy herėt kompromis e thellim kompromisi me jugosllavėt kish bėrė Nakua sa qė tė dytėn herė, si kryetar i komisionit tė planit dyvjeēar, vajti nė Beograd dhe nėnshkroi parifikimin e monedhės tonė lekut me dinarin jugosllav. Duhet rikujtuar se dinari s’kishte asnjė vlerė dhe monedha jugosllave ishte nė inflacion tė thellė sepse depot jugosllave, tė shkatėrruara nga lufta, ishin bosh. Kurse depot shqiptare ishin plot e pėrplot e leku shqiptar kishte fuqi blerėse tė madhe. Cila qe pasoja e kėtij veprimi internacionalist tė Nako Spirut ? Boshatisja e Shqipėrisė dhe rrjedha e madhe e mallrave tona drejt Jugosllavisė. Ky veprim qe padyshim njė tradhėtķ e skajėshme e tij ndaj atdheut edhe kombit ! E kur kjo tradhėti e Nakos plasi sheshit, (miklim Jugosllavisė me qėllim marrjen e pushtetit personal), e vetmja rrug’e tij qe vetėvrasja, (apo vrasje me urdhėr tė Enverit, pėr hakmarrje, qė u paraqit si vetvrasje) ! E Patėr Gjergji, qė atje lart do thosh Po ky Nakja i pabesė me shokė e mū pėr mā tepėr shkon e bāhet edhe vegėl e shkjaut, anmikut tonė t’gjithmonshėm, si paskam m’e pranue un me kźn’i vlersuem n’krah t’tij ? Jo, kjo āsht punė qi s’bāhet ! Shto kėtu edhe faktin qė Nakua si student universitar veē dy vite universitet kish mbaruar, (sė paku mė mirė se sa Enver Hoxha qė as vitin e parė s’i mori dot provimet), dhe e gjithė veprimtaria e tij intelektuale ishin pesė trakte tė shkruara e cilėsohet pėr kėtė intelektual i shquar, e pėr mė tepėr krahasohet me Patėr Gjergjin ? Jo, tė gjitha kėto s’kanė si tė qėndrojnė, dhe e shohim Patėr Gjergjin tek merr njė vendim :
Kur qeverija fashiste mė dekoroi me dekoratėn mā t’naltėn tė tynen, un ia ktheva Mussolinit e i ēova fjalė se ajo dekoratė s’ish pėr mue ! E shof tash se e shkrueme paska kźnė pėr mue qi edhe President Mojsiut t’ia kthej dekoratėn qi s’mundem m’e pranue e t’i ēoj fjalė t’ia napin ndoj shoqit tė Nakos prej t’cillve ka plot e nuk zoritet m’i gjetė !
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-05, 10:12   #8
MEDALIM
 
Anėtarėsuar: 27-10-03
Postime: 55
MEDALIM e ka pezulluar reputacionin
Gabim Fishta dhe Ali Kėlcyra nė Parlamentin Britanik

Promovohen dy libra tė rėndėsishėm shqiptarė nė Londėr


Fishta dhe Ali Kėlcyra nė Parlamentin Britanik





--------------------------------------------------------------------------------

Muhamed Veliu


Pėr vite me radhė komunizmi ndaloi leximin e veprės gjeniale tė Fishtės, ndėrsa pėr Ali Kėlcyrėn falsifikoi veprimtarinė e tij. Historitė e kėtyre burrave janė dėgjuar nė Parlamentin Britanik. Jo nė njė seancė dėgjimore pėr historinė e Shqipėrisė, por nė promovimin e dy librave kushtuar atyre me titujt “Lahuta e Malcisė” dhe “Ali Kėlcyra Aristokrati Kuqezi”
Promovimi i “Lahutės sė Malcisė” pėrkthyer nga Robert Elsie nė anglisht, dhe libri “Ali Kėlcyra Aristokrati Kuqezi” me autor Tanush Frashėrin, nė Dhomėn e Komunave tė Parlamentit Britanik u bė i mundur nga deputeti laborist John Austin, kryetar i shoqatės gjithėpartiake Shqipėri-Britani.
“Roli im nė kėtė mbrėmje ishte tė bėja tė mundur sigurimin e kėtij ambienti. Por falėnderimet e mia dhe padyshim tė gjithė juve, shkojnė te drejtori i qendrės sė Studimeve Shqiptare nė Londėr, studiuesi i palodhur Bejtulla Destani, i cili bėri tė mundur publikim e kėtyre dy librave”,- ka thėnė John Austin. Ambasadori shqiptar nė Londėr, Kastriot Robo, e ka cilėsuar botimin e kėtyre librave si njė punė e shkėlqyer e publicistėve I.B. Tauris nė Angli, Ēabej nė Tiranė nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve Shqiptare nė Londėr. “Botimi i “Lahutės sė Malcisė” njė vepėr e ndaluar nga komunizmi, tani qė botohet nė anglisht do tė mbushė boshllėkun qė ekziston nė perėndim pėr literaturė shqiptare”,- tha Robo.

Te botosh per Kelcyren
“Ali Kėlcyra ėshtė njė figurė e rėndėsishme politike shqiptare, shumė keq e njohur dhe pak e njohur”. Kėshtu Thotė Brikena Ēabej, botuesja shqiptare e kėtij libri, ndėrsa rrėfen se nė libėr janė pėrfshirė shumė dokumente tė panjohura, gjetur nė arkivat italiane nga autori. Tė gjitha kėto dokumente hedhin dritė jo vetėm pėr kėtė personazh tė rėndėsishėm, por mbi njė grup tė tėrė rreth tij qė kanė qenė me tė vėrtetė themeluesit e shtetit shqiptar. “Sigurisht qė njė libėr nuk mund ta bėjė rehabilitimin e njė figure tė tillė. Shpresoj qė tė fillojė tė hapė rrugėn, tė japė njė kontribut jo thjesht pėr tė rehabilituar vetė Ali Kėlcyrėn, por edhe qė tė rishikohet historia e Shqipėrisė”,- tha Ēabej, ndėrsa vijoi tė tregojė njė episod real mes saj dhe autorit tė librit Tanush Frashėri. Ajo kujton se Frashėri pėrpara burgosjes nga diktatura ka qenė mėsues historie kur ajo ishte studente. “Ditėn qė klasa ime kishte mėsim me tė, erdhėn dhe e arrestuan nė shkollė”,- thotė Ēabej, e cila u kontaktua nga Frashėri pėr publikimin e librit tė tij, pasi ai kishte lexuar botime tė tjera historike dalė nga shtėpia botuese Ēabej.

Gazeta Shqipetare


__________________
Me perjashtim te komunistave,Shqipetaret jan te gjithe te mire.
MEDALIM Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.