Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-12-05, 02:12   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Perėndia apo njeriu?

...Steaven Hawkingu edhe mė tutje ballafaqohet me dy ide diametralisht kontradiktore: veja kozmike, big-bangu, enntropia, tkurrja... apo megjithatė gjithėsia e amshueshme, pa ditėlindje e ditėvdekje, por me KRIJUESIN E GJITDIJSHĖM?

Dr.Steven Hawking, drejtor i "Mbretėrisė sė Shkencėtarėve", drejtor i parė i sė cilės ishte i famshmi Issac Newton, ligjėrues nė Oxford, ekspert pėr vrimat e zeza (shumė e quajnė Einstein tė kohės sonė), nė librin e tij qė bėri bujė nė analet e mekanikės kuantike "Historiati i shkurtėr i kohės" (1989) ofroi dy teori rreth krijimit tė gjithėsisė: e para, religjioze sipas sė cilės gjithėsia ishte, ėshtė dhe do tė mbetet pėrgjithmonė diēka qė nuk ka fill ngase kurrė nuk ėshtė krijuar, dhe nuk ka fund ngase kurrė nuk do tė zhduket, apo do tė zhduket vetėm sipas urdhėrit tė atij qė udhėheqė me tė, Perėndisė, ekzistenca e tė cilit ėshtė shpjegim i vetėm pėr qenėsinė tonė dhe tė gjithė asaj qė shohim kėndej e pėrtej syve tanė fizikė si dhe teoria e dytė, shkencore - logjike, sipas sė cilės ēdo gjė qė shohim ėshtė vetėm njė trajtė e energjisė, ndėrsa vetė materia ėshtė trajta mė e vrazhdė e energjisė. Sipas ligjit tė pėrsosmėrisė, ēdo materie (masė) zbėrthehet nė energji, e kjo pambarimisht kompaktėsohet nė njė lėmsh apo topth energjetik (vrimat e zeza), sa qė i tėrė kozmosi do tė arrijė tė ketė pėrmasat e njė topthi celuloidi ku janė tė ndėrfutura tė gjitha atomet dhe ēdo gjė tjetėr qė ka pėrmbajtur mė parė. Nė fund, ky topth, do ta arrijė pikėn kritike tė shndėrrimit nė "hiē", me ē'rast pason Eksplodimi i Madh apo BIG-BANG-u. Shpėrthimi i tillė i fundit, duhet tė ketė ndodhur para pesė miliardė vitesh, kur edhe u krijuan tė gjitha kėto mrekulli qė sot i shohim. Madje Big-Bang-u, sipas kėsaj teorie, ėshtė duke zgjatur akoma diku nė pafundėsitė e gjithėsisė, derisa energjia e shpėrthimit nuk do tė barazohet me zero, me ē'rast pėrfundon Koha Entropike(e ērregullėsisė sė sistemit) dhe fillon Koha e Rregullėsisė sė sistemit apo si ėshtė quajtur tkurrja e gjithėsisė. Kjo tkurrje vazhdon deri nė pėrmasat e topthit, pas tij big-bang-u, zgjerimi, tkurrja, topthi... dhe prap ēdo gjė nga e para, sėrish e sėrish! Shihet qartė se kėtu nuk ka vend pėr ekzistencėn e Perėndisė, pasiqė gjėrat rrjedhin nė pėrputhshmėri tė plotė me ligjet e fizikės.
Kėtu, pra shfaqen problemet. Eliminimi i Perėndisė prej skenės ka nxitur polemika tė rrepta. Selia e Shenjtė u deklarua pa hezitim, ndonėse pak me maturi:"...Shkencėtarėt mund ta kryejnė misionin e tyre deri nė momentin kur ndodh big-bang-u. Ēdo gjė tjetėr qė pason, ėshtė ēėshtje e t'Madhėrishmit, madje ėshtė fare e kotė qė njeriu mundohet ta shpjegojė Zanafillėn e ai nė fakt kurrė nuk do ta njohė atė..." Ky reagim kristijan, eliminon pra, njeriun si qenie tepėr miniaturike dhe pa kompetenca pėr ta shpjeguar Krijimin Hyjnor.
Nė fakt, polemikat mes ekzistencės dhe joekzistencės sė Perėndisė nuk janė tė njė moshe tė re. Ato sot pėrfaqėsojnė vetėm njė vazhdimėsi, ndonėse paksa mė paqėsore, tė mohimit tė njėra-tjetrės. Tė fillojmė, pra, me radhė.


Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-12-05, 02:13   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KRISHTERIZMI MESJETAR - DJEP I ATEIZMIT

Nė Egjiptin e lashtė, Magjia e Lartė, shėnoi kulminacionin e vet. Madje egjiptasit ishin nė gjendje jo vetėm tė shėronin sėmundje me metoda misterioze por edhe tė ofrojnė fakte relevante, tė cilat, vetėm shkenca e sotme ka arritur t'i kuptojė dhe t'i pranojė si tė vėrteta. Mohimi i Perėndisė dhe dhėnia pas magjisė, mori hov pas deklarimit cinik tė faraonit Thuthantkamon: "Kush ėshtė Zoti qė unė duhet t'i bindem zėrit tė tij? Unė nuk e njoh Zotin!"
Babilonasit, quheshin nga tė tjerėt HALDEJ (mospėrfillės), dhe mė me ėndje i luteshin zotit tė tyre tė magjisė-MARDUK, nė fakt, qė nė shek.VI p.e.s. babilonasve u zhduken gjurmėt nėn sundimin persik.
Apo, Pitagora, qė quhej Apollon (i kohės), konsideronte se fshehtėsia e krijimit tė gjithėsisė qėndron nė numra e jo nė ekzistencėn e Perėndisė.
Gjatė Mesjetės, Kisha Katolike ushtronte njė pushtet absolut mbi besimtarėt e saj. "Hierarkia nuk ishte nė lartėsinė e duhur pėr t'u kujdesur pėr nevojat frymore tė popullit-vėren "The Encyclopedia Americana" - Klerikėt e rangut tė lartė, veēanėrisht peshkopėt, ishin marė pėrsėri nga fisnikėria dhe e shihnin zyrėn e tyre, ndėr tė tjera, edhe si burim prestigji dhe pushteti."
Gjordano Bruno (1548-1600), digjet nė Romė nga inkuizicioni i akuzuar si heretik, e nė tė vėrtetė ai vetėm besoi nė astrologji, nė forcėn hyjnore tė yjeve dhe planeteve, e posaēėrisht e luftoi me ngulm krishterizmin e kohės, i cili kishte prishur besimin e vėrtetė.
Po, ēuditėrisht, krishtėrizmi, sidomos ai mesjetar, nxiti ateizmin dhe pėrhapjen drakonike tė tij. Profesori teolog Michael Backley, shkruan: "Kishat ishin terreni mė i pėrshtatshėm i ateizmit. Ndėrgjegjja perėndimore e gjeti veten tė skandalizuar dhe tė pėshtirosur nga fetė rrėfyese. Kishat dhe sektet e shkretėruan Evropėn, vunė bazat pėr ngritjen e rezistencės fetare dhe tė revolucionit, u pėrpoqėn tė shkishėronin dhe tė rrėzonin monarkėt". Disa si John Calvin dhe Martin Luther u pėrpoqėn tė sjellin reforma kishtare, por siē duket pa sukses. Mbase, disa episode ishin kaq tė egra, sa tre shekuj mė vonė, presidenti i tretė i SHBA-ve, Thomas Jafferson, do tė shkruajė: "Do tė ishte mė e falshme tė mos besoje aspak nė Perėndinė, sesa ta blasfemoje atė me anė tė atributeve shtazarake tė Calvinit". Lindi kėshtu, njė mentalitet liberal qė pranonte opcione tė ndryshme mbi Perėndinė. Kėshtu, edhe gratė zunė t'i kundėrvihen Zotit. Ato, tashmė si shtriga, aq shumė u pėrhapėn nė Evropė, sa qė detyrimisht "...mania e gjuetisė dhe e ekzekutimit tė shtrigave filloi nė Angli, mori hov nė Gjermani, Francė, Spanjė e pėrfundoi nė qytetin Glarus tė Zvicrės mė 1782, ku u ekzekutuan mėse 200 shtriga..." (Richard Cavendish, HISTORIA E MAGJISĖ). Gjatė kėsaj kohe hasen edhe tendencat e para pėr njė botėkuptim logjik mbi Perėndinė, tendenca kėto qė synonin zbritjen poshtė tė Zotit, nga Qielli nė Tokė kėtu mes njerėzve, ku edhe do tė duhej ta kishte vendin. Imagjinimi i tij si njė mbret i ulur galuc, nė njė fron tė lartė qiellor, dhe me njė shkop nė dorė me tė cilin godet pamėshirshėm keqbėrėsit, tashmė nuk pinte ujė. Agripa Von Neteschein (emri i vėrtetė Cheinrich Cornelijos, 1486-1535), Dr.Faustus (pa ditėlindje tė saktė, vdiq mė 1540), Paracelzius (Bombast von Honenheim, 1493-1541), Nostradamus (1503-1566), Christian Rosenkreuz (1378-1484, formoi "VĖLLAZĖRINĖ E KRYQIT TĖ TRĖNDAFILTĖ" prej sė cilės filloi tė marė hov MASONERIA apo si u quajt nė fillim "SHOQATA E MURATORĖVE") etj. ndihmuan mė sė tepėrmi nė pėrhapjen e kėtij mendimi tė ri, i cili synonte qė njeriun ta ulte nė fronin hyjnor.
Nė shek.18-tė, racionalizmi ishte ilaēi kryesor i zgjidhjes sė problemeve. Gjermani Emanuel Kant, pohoi se progresi i njeriut ishte penguar nga mbėshtetja e tij pėr udhėheqje nė politikė dhe nė fe. "Guxo tė njohėsh-kėshilloi ai-provo tė pėrdorėsh intelegjencėn tėnde!"
A do tė mund tė ekzistonin jeta dhe unversi pa pasur mė parė njė shkak tė mbinatyrshėm? A pėrbėn adhurimi i kėsaj krijese mbinatyrore njė humbje kohe? Po njeriu? Ku ėshtė ai, mos ėshtė pėrjashtuar nga loja, cili ėshtė pozicioni i tij? Fridrich Nietsche ishte mė i zėshmi: "Ashtu siē nuk kemi nevojė pėr njė kod moral, nuk kemi mė nevojė edhe pėr fenė!" Apo mė vonė ai u bė fare radikal duke konstatuar me ngulm: "Perėndia tashmė ka vdekur. Njeri-ti je i lirė!"
Njė shekull e ca mė vonė. Bhagwan Shree Rajneesh (OSHO), kėshtu do ta komentonte "vdekjen" e Zotit nga Nietsche: "...Depėrtimi aq i vrullshėm i fesė nė mendjen e njeriut ka krijuar imazhin se njeriu ėshtė vetėm njė figurė shahu nė duart e Zotit, vetėm njė qenie mikroskopike qė nuk guxon tė ndėrmarrė asgjė me vetėiniciativė, qoftė nė planin e zhvillimit shpirtėror, qoftė nė atė material. Ky koncept e ka tė garantuar rrugėn pėr nė errėsirė e ferr. Prandaj, Nietsche, u mundua tė lironte njeriun prej dogmave tė tilla qė s'janė gjė tjetėr pos pjellė e religjioneve jo tė mirėfillta. Njeriu i mirėfilltė religjioz, apo MBINJERIU, ēfarė e synonte Nietsche, ėshtė i vetėdijėsuar se Perėndia ekziston jo si dogmė qė vetėm e ngushton vetėdijen, por si Plotni qė e zgjeron vetėdijen deri nė maksimumin e njeriut - ndriēimin e plotė shpirtėror. Prandaj ai pati guximin ta shpallė Zotin tė vdekur, pėr t'ia hapur rrugėn njeriut qė t'i njohė gjėrat pėrtej kufinjve e mureve qė i ka vėnė i ashtuquajtur religjion... Nė rrugėn e mundimshme deri nė ndriēimin e plotė shpirtėror, respektivisht nė rrugėn e afrimit tė njeriut me Intelegjencėn e Pakufishme, Perėndinė, - vazhdon OSHO - tri janė mundėsitė reale qė e presin njeriun: e para, vdekja fizike, sidomos nėse qėndron dobėt nė planin e shėndetit: e dyta, ēmenduria apo kalimi nė gjendje pa kontroll tė vetėdijes; dhe e treta, ndriēimi shpirtėror, me ē'rast njeriu ndriēohet edhe fizikisht..."(OSHO,"Dimensionet e sė andejshmes").
vazhdon
"Njerėzit, sakaq e ndryshuan pikėpamjen e tyre pėr fenė. Ata nuk kėnaqeshin mė me shpėrblimet e premtuara nė qiell: kėrkonin njė jetė mė tė mirė nė tokė..." (The Universal History Of The World). Tė zhgėnjyer nga feja, shumė filozofė dhe njerėz me ndikim tė kohės u bėnė deistė. Deistėt pohonin se posi njė orėbėrės, Perėndia e vuri nė lėvizje krijimin e vet dhe pastaj e hoqi pėrfundimisht vėmendjen nga ai, duke mbajtur njė qėndrim indiferent ndaj tij. Madje disa shkuan aq larg, sa qė nė shekullin 19-tė, Perėndia u mohua hapur dhe ky mentalitet mori dhenė. U shfaqėn rryma filozofike qė botėrisht angazhoheshin pėr ateizėm, siē ishte Marksizmi. Themeluesi i tij, p.sh. Karl Marx, shkrimet e tė cilit patėn ndikim nė dekadat e ardhshme, deklaroi me ngulm: "Dua tė ēliroj gjithnjė e mė shumė mendjen nga vargojntė e fesė" apo edhe "... feja ėshtė opium pėr popullin!". Ludwig Fjoerbahu e cilėsoi fenė si "ėndėrr tė mendjes njerėzore" ndėrsa njė ateist i pėrbetuar i shpalli pikėpamjet e veta: "Perėndia ėshtė armiku ynė. Urrejtja kundrejt Perėndisė ėshtė fillimi i menēurisė. Nėse njerėzimi dėshiron tė bėjė progres tė vėrtetė, mund tė bėjė vetėm me ateizmin."
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-05, 02:15   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MOHIMI I PERĖNDISĖ NĖ SHEKULIN E 20-tė

Rezultatet e njė sondazhi nė 11 vende tė Evropės, Amerikės dhe Azisė, nxjerrin nė pah se pak mė shumė se 2% tė njerėzve e quajnė veten ateistė. Megjithatė, mbizotėron njė frymė ateist edhe mes shumė prej tyre qė besojnė se Perėndia ekziston. Njė epokė tolerance, pra, ka miratuar bashkėjetesėn paqėsore mes ateizmit dhe besimit nė Perėndinė "Nganjėherė, ateizmi i referohet thjeshtė, hedhjes poshtė apo mohimit tė Perėndisė nė nivel praktik". vėren The Encyclopedia Americana. Prandaj, THE NEW SHORTER OXFORD ENGLISH DICTIONARY, jep pėrcaktimin e dytė vijues pėr termin ateist: "...Njė person qė e mohon Perėndinė moralisht, njė njeri i pafe. "Mirėpo, a mohohet nė tė vėrtetė Perėndia nė kėtė fund milenium? Tė gjithė do tė pajtohemi se Sigmund Freude me PSYCHOANALYSIS dhe
Carl Gustav Yung me KOMPLEKSIN E PAVETĖDIJES e vetėdijėsuan njeriun se Perėndia ėshtė ēdo gjė qė na rrethon (MAKROKOZMOSI), rrjedhimisht, njė pjesė e saj ndodhet nė qenien tonė (MIKROKOZMOSI). Prandaj, qė njeriu tė shkrihet me hyjnoren, duhet medoemos ta hulumtojė veten, ta zbulojė xixėn hyjnore diku nė thellėsinė e Unitė vet-pra, ta njoh mikrokozmosin si portė hyorėse nė makrokozmos. Ky "devalvim" i Perėndisė, ka hapėsirė pėr intepretime nga mė tė ndryshmet, e nė tė shumtėn e rasteve nuk u kuptua drejtė. Prandaj, njerėzit krijuan sekte, taborre, fraksione e grupacione prej mė radikaleve e deri te mė liberalet nė aspektin e pikėpamjeve mbi tė Madhėrishmin, sa qė nė librin "ONE HUNDRED YEARS OF DEBATE OVER THE GOD - THE SOURCE OF MODERN ATHEISM" hasim edhe nė kėtė konstatim: "Sot, njerėzve u ka ardhur jeta nė maje tė hundės nėn mbikėqyrjen e Perėndisė. Ata... preferojnė tė jetojnė nė liri...". Kėtė liri qė e la gjysmėzvarrė Nietsche, e konturoi qartė njeriu i cili nė ēerekun e fundit tė shekullit tė kaluar dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tonė la gjurmė mė tė qarta nė pergamenėn e polemikave mbi Perėndinė - Aleister Crowley (1875-1947). I indinjuar nė krishterizmin e kohės, qė po kufizonte gjithnjė e mė shumė vullnetin dhe tendencėn natyrore tė njeriut pėr vetėnjohje dhe pėr kėrkim tė Hyjnores, Crowley, mė 1916, u ngrit nė rangun e Magut, dhe me njė ritual tė menduar vetė, e mbėrtheu bretkocėn pėr kryqi si Jezuin, dhe e copėtoi. Akuzohet si adhurues i Satanės, ngase mė 1904, nė Kairo, e shkroi librin "The Book Of The Law" nėn ndikimin e AIVAS-it (njė shpirt djalli), me ē'rast i ndihmoi edhe gruaja e tij profecike Rose. Sė bashku me William Battler Yeyts (nobelistin e njohur irlandez), u shkėputėn nga Masoneria e Samuel Lidel Matersit, dhe formuan mė 1907 shoqėrinė magjike "Rendi i Yllit tė Argjendtė", Anėtarėsimi nė kėtė shoqėri kushtėzohej me betimin e dhėnė i lidhur pėr kryqin e mundimeve:"Prej sot e kėndej do t'i pėrkushtohem Veprės sė Madhe-do tė pėrpiqem ta pastroj dhe ta ngris natyrėn time shpirtėrore, ashtu qė me Ndihmėn Hyjnore, tė arrij tė bėhem mė shumė se njeri, duke hipur mė pas shkallė-shkallė deri sa tė bashkohem me tė Lartin tim, dhe me Shpirtin e Shenjtė, me ē'rast nė asnjė moment nuk do ta keqpėrdor fuqinė e madhe e cila mė ėshtė besuar".
Maksima e tij "Bėj ē'tė duash-le tė jetė i gjithė ligji yt" nuk duhet tė kuptohet si kėrcėnim ndaj Perėndisė, por pėrkundrazi, pėr ta njohur apo zbuluar akoma mė shumė Atė, pra, bėju besnik i Unit tėnd tė vėrtetė, shkruan Richard Cavendish nė "Historia e Magjisė". Nė favor tė kėtij konstatimi, edhe vetė Crowley deklaron: "Njeriu nuk e njeh natyrėn e qenies dhe fuqisė sė vet... Njeriu ėshtė i aftė tė jetė dhe tė pėrdorė ēdo gjė qė sheh, sepse e tėrė ajo qė sheh ėshtė edhe pjesė e tij e pandashme. "Kjo pikėpamje qė e totalitarizon Perėndinė si ēdo gjė qė ekziston, merr hov sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit tonė, dhe ndoshta mund tė arsyetohet me depėrtimin e vrullshėm tė kulturės, civilizimit dhe religjioneve tė Lindjes nė Evropė, qė imponoi formimin e shumė sekteve. Kėshtu, religjionet euro-orientale mbetėn paksa nėn hijen e budizmit, gjainizmit, hinduizmit etj. tė hyjnizuara nga kultet e Gauthama Sidhartės, Mahavirės, Rama Krishnės...
Sido qė tė jetė, qenia "miniaturike" e quajtur njeri, edhe nė shekullin e 20-tė vazhdoi ta mbajė Perėndinė "pezull", as nė tokė - as nė qiell, ndonėse pėrpjekjen mė tė madhe pėr ta vetėdijėsuar njeriun pėr ekzistencėn e padiskutueshme jo vetėm tė Perėndisė por edhe tė vetė NJERIUT si xixė apo shkėndijė hyjnore, e bėri mistiku hindus, OSHO RAJNEESH (1936-1990), i cili mė gjerėsisht u prezentua nė tė vetmen revistė parapsikologjike pėr dukuritė buzė shkencės nė guhėn shqipe, "MJELLMA" - gronsis mistica. Pėr lexuiesit e "Eurozėrit" do tė citojmė njė mendim tė tij me interes pėr shtjellimin e kėsaj tematike:"Perėndia ėshtė njė Oqean i pafund, i amshueshėm, kurrė i krijuar-kurrė i zhdukur (PĖRJETĖSIA), ndėrsa njerėzit dhe tė gjithė shpirtėrat janė vetėm valė tė kėtij Oqeani, qė herė shfaqen nė sipėrfaqe (LINDJA) e herė zhyten nė tė (VDEKJA) apo reinnkarnimi. "OSHO ėshtė ndėr tė rrallėt qė nė moshėn 21 vjeēare e pėrjetoi ndriēimin shpirtėror, shkallėn mė tė lartė tė zgjerimit tė vetėdijes sė njeriut. Nė pllakėn e mermertė tė Samadhit, nė Komunėn qė vetė e themeloi nė Poona (Indi), nen tė cilėn gjendet urna me hirin e tij, shkruan: OSHO, KURRĖ I LINDUR- KURRĖ I VDEKUR, VIZITOI PLANETĖN TOKĖ MES 10.XII.1931 - 19.I.1990.
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-05, 02:16   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ĒKA DO TĖ SJELLĖ E NESĖRMJA?

Koha nė tė cilėn jetojmė, nė terminologjinė astrologjike ėshtė e definuar si Epokė e Peshkut, shenjė kjo e horoskopit, qė dominon si nė zhvillimin shpirtėror ashtu edhe nė atė material tė shoqėrisė sė sotme njerėzore. Prej vitit 2001 fillon Epoka e Ujorit, qė karakterizohet me shpirt shqetėsues, tepėr kurreshtar pėr tė panjohurėn, duke qenė gjithmonė nė shėrbim kreativ tė shoqėrisė. Ballafaqimi i parė qė e pret Ujorin nė kėtė Epokė, ėshtė polemika e vjetėr sa edhe vetė njeriu, qė vetėm ndryshon trajtat e nė esencė mbetet e njejtė: Perėndia apo Njeriu? A do t'i jap fund kėsaj polemike Ujori, sa kurrioz aq edhe mistik, na mbetet tė presim pėr tė kontaktuar me gjeneratėn e parė njerėzore pas vitit 4000 kur edhe pėrfundon Epoka e Ujorit.
Antropologėt, nė anėn tjetėr, pohojnė se periudha e PATRIARKATIT karakterizohej me dominimin e magjisė sė perėndisė THOT ajo e MATRIARKATIT me atė tė perėndeshės IZIDA, ndėrsa me kėtė fundshekull presim tė pėrfundojė periudha e dominimit prindėror nė strukturėn jetėsore tė njeriut, dhe tė fillojė periudha e HORUSIT (fėmija i tyre), ku rinia do tė marrė "Shpatėn e Demokleut" nė dorė, vetė pėr tė prerė e vetė pėr tė qepur. Ndoshta shpirti i vrullshėm rinor, pėrfundimisht do t'i plandosė pėr dhe polemikat qė vetėm sa e errėsuan shtegun e vetėnjohjes. pėr t'i hapur rrugė ndriēimit shpirtėror dhe pėr ta bėrė akoma mė tė qartė arsyen e tė qenurit tė pėrbotshėm, misionin e jetės dhe qėllimin e tė ekzistuarit.
Nė ndėrkohė, Steaven Hawkingu edhe mė tutje ballafaqohet me dy ide diametralisht kontradiktore: veja kozmike, big-bangu, enntropia, tkurrja... apo megjithatė gjithėsia e amshueshme, pa ditėlindje e ditėvdekje, por me KRIJUESIN E GJITDIJSHĖM?

Wachtendonk, Germany Ibrahim HAJDARI

__________________________________________________

**************

Marrė nga http://www.mjellma.org/
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-05, 14:30   #5
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
, ndėrsa me kėtė fundshekull presim tė pėrfundojė periudha e dominimit prindėror nė strukturėn jetėsore tė njeriut, dhe tė fillojė periudha e HORUSIT (fėmija i tyre), ku rinia do tė marrė "Shpatėn e Demokleut" nė dorė, vetė pėr tė prerė e vetė pėr tė qepur. Ndoshta shpirti i vrullshėm rinor, pėrfundimisht do t'i plandosė pėr dhe polemikat qė vetėm sa e errėsuan shtegun e vetėnjohjes. pėr t'i hapur rrugė ndriēimit shpirtėror dhe pėr ta bėrė akoma mė tė qartė arsyen e tė qenurit tė pėrbotshėm, misionin e jetės dhe qėllimin e tė ekzistuarit.
:roll:


__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.