Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-10-07, 20:27   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Masakra pėr kujdestarinė e vajzave

Masakra pėr kujdestarinė e vajzave


a.bogdani
18-10-2007


Ēlirim Fejzo ka qėlluar me 25 plumba tė shoqen, vėllanė e saj, 2 policė e avokatė nė gjykatėn e Rexhio Emilias
Motivi i krimit, kujdestaria e vajzave. Vjollca Fejzo strehohej prej njė viti nė qendrėn e grave
ITALI- Tragjedi shqiptare nė gjykatėn e Rexhio Emilias. Gjatė njė seance divorci mes njė ēifti shqiptarėsh, burri ka qėlluar mė shumė se 25 herė me pistoletė, duke vrarė tė shoqen, vėllanė e saj dhe plagosur katėr persona, mes tė cilėve edhe avokaten e njohur Xhovana Fava. Ngjarja e djeshme, e ndodhur rreth orės 11.00 tė paradites ka shkaktuar shumė panik nė ambientet e gjykatės, prej tė cilave janė munduar tė largohen me vrap personat e pranishėm gjatė tragjedisė. 40-vjeēari nga Durrėsi, pasi ka qėlluar tė shoqen dhe kunatin ka tentuar tė largohet, por arratisja ėshtė mbyllur edhe me ekzekutimin e tij nga njė punonjės policie, i cili po transportonte njė tė pandehur. Vrasėsi quhej Ēlirim Fejzo, 40-vjeē, nga Durrėsi, resident nė rrugėn “Andreini” tė Rexhio Emilias. E shoqja, Vjollca Fejzo, 37-vjeē, edhe ajo nga Durrėsi, sipas mjekėve ėshtė e vdekur klinikisht, por mbahet nė jetė me anėn e aparaturave. Gjatė tragjedisė sė djeshme mbeti i vrarė edhe vėllai i saj, Arjan Demcolli.Ēifti shqiptar, i cili kishte shkuar dje nė gjykatė pėr t’u divorcuar, kishte dy fėmijė.
Avokati: Ai sillej si burrė i mirė
Vjollca Fejzo ėshtė dėrguar nė gjendje tė rėndė nė spital, ku sipas mjekėve ėshtė nė rrezik pėr jetėn. Megjithė operacionin e kryer, ajo ėshtė vlerėsuar prej mjekėve si e vdekur klinikisht, ndėrkohė qė trupat e pajetė tė Demcollit dhe Fejzos, tė cilėt vdiqėn nė vend, janė lėvizur nga vendi i ngjarjes, vetėm pas ekspertizės mjeko-ligjore dhe autorizimit tė prokurorisė. Sipas rrėfimit tė avokatit tė vrasėsit, Galileo Konti, Fejzo ia ka drejtuar fillimisht armėn gruas tė tij, mė pas vėllait tė saj, avokates Fava, e madje edhe vetė atij dhe asistentit, tė cilėt mundėn tė largohen me vrap pa u plagosur. Po a kishte dhėnė sinjale mė parė Ēlirim Fejzo pėr tragjedinė? “Jo. Ai sillej gjithnjė mirė. Vetėm sikur ta kishit imagjinuar, o zot…pėr fat tė keq, kėta shtiren edhe me avokatėt”,-ka thėnė avokati Konti pėr median italiane.
Tragjedi para syve tė sė bijės…
“Ka pritur nė gjykatė mbėrritjen e sė shoqes dhe dy vajzave. Pak minuta pasi ato hynė nė sallėn e gjyqit, ka qėlluar rreth 25 herė”,-ka pohuar njė dėshmitar i ngjarjes. Ēlirim Fejzo e ka vendosur pistoletėn nė kokėn e sė shoqes, Vjosės, tė cilėn e ka qėlluar. Mė pas ka ekzekutuar edhe tė kunatin, i cili ėshtė pėrpjekur ta ēarmatosė.Ėshtė ky rindėrtimi i tragjedisė sė ndodhur nė gjykatėn e Rexhio Emilias. Pas kėtij momenti, 40-vjeēari ka hapur zjarr ndaj gjithkujt qė i gjendej vėrdallė, pėrfshirė kėtu avokatėt e tij, ndėrsa plagosi dy policė, avokaten e sė shoqes dhe njė tjetėr person, identiteti i tė cilit ende nuk ėshtė qartėsuar. Mė pas, Fejzo ėshtė vrarė teksa po tentonte tė arratisej nga salla e gjyqit drejt ambienteve tė jashtme tė gjykatės. Fejzo, i cili jetonte prej 10 vitesh nė Itali dhe prej 7 vitesh nė Rexhio Emilia ishte konsideruar i rrezikshėm, pasi kishte disa histori tė dhunshme brenda familjes. Pėr kėto motive, e shoqja ishte mysafire prej njė viti e “Shtėpisė sė Grave”, e trajtuar nga kjo organizatė. “Dhe jo vetėm kjo”,-pohon avokatja e njohur, Xhovana Fava, e plagosur lehtė nė shpatull, e cila ka dashur tė lėrė spitalin pėr t’u marrė me atė qė kishte ndodhur, histori e njė vdekjeje tė paralajmėruar. Sipas dėshmive tė marra nė gjykatė, motivi i kėsaj tragjedie duket se ėshtė kujdestaria e vajzave, ndėrsa shkaku nxitės ėshtė bėrė vizita surprizė e Fejzos tek njėra prej vajzave, dy ditė mė parė. Mėsohet se ai kishte shkuar pėr tė marrė tė bijėn nga shkolla pa lajmėruar, ndėrkohė qė ishte pėrplasur pėr kėtė gjė me tė shoqen. Njė tjetėr gjyqtar, Luka Guerzoni, i pyetur rreth polemikave tė hapur pėr futjen e njė personi tė armatosur nė gjykatė pohoi dje se nė fund tė vitit 2001 ka qenė gati njė plan pėr tė vendosur telekamera dhe njė kontrollues tė metaleve, duke shtuar se ky plan ka mbetur nė letėr. Pėrgatiti:
Avokati i Fejzos
“Fejzo ia ka drejtuar fillimisht armėn gruas tė tij, mė pas vėllait tė saj, avokates Fava, e madje edhe mua dhe asistentit, qė mundėm tė largoheshim me vrap pa u plagosur. Po a kishte dhėnė sinjale mė parė Ēlirim Fejzo pėr tragjedinė? “Jo. Ai sillej gjithnjė mirė. Vetėm sikur ta kishit imagjinuar, o zot…pėr fat tė keq, kėta shtiren edhe me avokatėt”
Xhovana Favo
Avokatja e njohur, Xhovana Fava, e plagosur lehtė nė shpatull, ka dashur tė lėrė spitalin pėr t’u marrė me atė qė kishte ndodhur, tė cilėn e ka quajturhistori tė njė vdekjeje tė paralajmėruar. Fava, njė avokate e njohur e ēėshtjeve civile, mbronte Vjollca Fejzon nė procesin gjyqėsor qė po zhvillohej nė sallėn e gjyqit tė Rexhio Emilios, ku edhe mbeti e plagosur
Motivi
Sipas dėshmive tė marra nė gjykatė, motivi i kėsaj tragjedie duket se ėshtė kujdestaria e vajzave, ndėrsa shkaku nxitės ėshtė bėrė vizita surprizė e Fejzos tek njėra prej vajzave, dy ditė mė parė. Ai ka shkuar nė shkollė pėr tė marrė tė bijėn, por ėshtė denoncuar nga Vjollca, e cila nuk ishte njoftuar pėr kėtė gjė. Pas kėtij incidenti, Fejzo ka shkuar me armė nė gjykatė
Bashkėshortėt janė njohur qė fėmijė. Aventura italiane e ktheu dashurinė e tyre nė tragjedi
Ēlirimi dhe Vjollca, njė histori
dashurie e mbyllur nė tragjedi
Njiheshin qė fėmijė, kohė kur luanin sė bashku rrugicave tė qytezės sė quajtur Sukth, rreth 10 kilometra larg Durrėsit. E ndihmuar edhe nga afėrsia e shtėpive tė tyre, miqėsia e fėmijėrisė u kthye nė dashuri gjatė adoleshencės. Ēlirimi dhe Vjollca janė martuar, duke u zhvendosur nė njė shtėpi qė ai e ndėrtoi thuajse ngjitur prindėrve tė saj. Pėr shumė vjet, kanė qenė gjithnjė bashkė, derisa vendosėn tė tentonin aventurėn italiane, ku jetonin katėr vėllezėrit e Vjollcės. Kjo ėndėrr u mbyll dje nė mėnyrė dramatike nė pallatin e drejtėsisė sė Rexhio Emilias. Fillimisht mungesė besimi e mė pas tronditje. Janė kėto reagimet e njerėzve qė njihnin mirė Ēlirimin, Vjollcėn dhe Arjanin, teksa mėsonin tragjedinė e ndodhur nė Itali. Tė tre personat njihen nė Sukth si punėtorė, ndėrsa Ēlirimi si njė djalė i mirė. Nė Sukth jeton vetėm Diturie Demcolli, nėna 57-vjeēare nė pension e Vjollcės dhe Arjanit. Njė i afėrm, Servet Pėrfundi, i ka treguar njė gėnjeshtėr. "Vjollca dhe Arjani kanė mbetur tė plagosur nė rrethana ende tė paqarta dhe janė tė dy nė spital”,-i ka thėnė ai, duke shtuar pėr mediat shqiptare se nevojitej kurajo e madhe pėr t’i treguar tė vėrtetėn. Ēlirim Fejzo ishte nė Sukth gushtin e kaluar, kur fjeti nė shtėpinė e tij qė nuk ka dashur ta japė asnjėherė me qera, megjithėse ndodhet nė Itali prej 10 vitesh. “Ishte mjaft i lidhur me atė shtėpi tė vogėl”,-tregojnė nė Sukth, ku mesa duket kėrkonte tė gjente thelbin e njė dashurie tė humbur. “I njihja tė dy. Ai ishte person shumė i qetė, njė djalė flori qė s’i ka bėrė keq kujt. Kushedi se ēfarė i ka kaluar nėpėr kokė”,-thotė Edison Maraj.
Deputetė tė partive tė djathta: Emigrantėt e kanė kthyer Italinė nė Far West. Mungon siguria pėr vendasit
Tragjedia nė gjykatė hap
debatin pėr emigrantėt
ITALI-Tragjedia e ndodhur paraditen e djeshme nė gjykatėn e Rexhio Emilias ka ndarė nė dy pjesė opinionin publik nė Itali. E ndėrsa debati ėshtė fokusuar mė shumė tek niveli i sigurisė nė gjykata, njė pjesė e politikanėve kanė rikthyer diskutimet pėr emigrantėt e huaj nė Itali. Deputetė tė “Forza Italia-s” dhe “Lega Nord” e kanė cilėsuar vėrshimin e emigrantėve si kėrcėnim pėr sigurinė e vendit. Izabela Bertolini e “Forza Italia” ka komentuar dje tragjedinė, duke akuzuar tė majtėn pėr favorizimin e emigrantėve. “Invazioni i emigrantėve, i favorizuar nga e majta nė qeveri e ka transformuar vendin tonė nė njė Far Ėest. Vrasjet e bėra nga njė shqiptar, ditėn pėr diell, nė gjykatėn e Rexhio Emilias tregojnė sesa dramatike ėshtė siguria nė qytetet tona”,-ka thėnė ajo, duke i kėrkuar shpjegime qeverisė pėr italianėt, qė sipas saj janė gjithnjė e mė tė terrorizuar prej vrasjeve tė kryera nga ekstrakomunitarėt.
***
Nė tė njėjtėn linjė, madje edhe mė i ashpėr ka qenė edhe Angelo Alessandri, deputet i “Lega Nord” nė reagimin e tij. “Duhej njė tjetėr tragjedi pėr tė kuptuar se nuk mund ta tolerojmė mė emigracionin”,-ka thėnė ai.“Taninė Emilia, ēdo ditė gjen njė buletin lufte”,-ka pohuar ai, duke kujtuar pėrplasjet entike, episode tė dhunės kundėr grave, shpėrndarjen e drogės nė territor e tashmė edhe vrasje nė njė sallė gjyqi, duke e kthyer tragjedinė e djeshme nė njė debat politik mes tė majtės dhe tė djathtės pėr emigrantėt. Ndėrkohė, shumė deputetė tė tjerė janė fokusuar tek mungesa e sigurisė nė gjykatat italiane, ēka sipas tyre ėshtė edhe debati mė i frytshėm qė duhet bėrė pėr kėtė ngjarje tė rėndė.
***


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-10-07, 20:29   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Masakra pėr kujdestarinė e vajzave

Tragjedia e ndodhur dje nė Rexhio Emilia tė Italisė ka hapur debat pėr nivelin e sigurisė nė gjykata. Ngjarja e rėndė, e ndodhur nė njė sallė gjyqi, prej sė cilės mbetėn tė vrarė tre shqiptarė, pjesėtarė tė njė familjeje dhe u plagosėn dy policė dhe njė avokate ka rikthyer nė qendėr tė vėmendjes masat e sigurisė nėpėr tė ashtuquajturat pallate tė drejtėsisė nė Itali. Njėri prej gjyqtarėve ka pohuar se nė vitin 2001 ka pasur njė plan pėr pajisjen e gjykatės sė Rexhio Emilias me kamera sigurie dhe njė aparat kontrolli pėr metalet, por ky plan mbeti nė letėr. Ndėrkohė, ngjarja e djeshme me protagonist njė shqiptar pritet tė debatohet gjatė nė Itali, jo mė shumė pėr atė qė ndodhi sesa pėr kushtet e sigurisė nėpėr gjykata. Pėrg: a.bogdani
TRAGJEDIA
Nėna e Demcollėve, e
panjoftuar pėr tragjedinė
Banorėt eSukthit janė tė tronditur pėr tragjedinė e ndodhur paraditen e djeshme nė Rexhio Emilia nė Itali.E ndėrsa shkaktari i tragjedisė sė djeshme ka plot tė afėrm nė Sukth, nga familja Demcolli gjen vetėm nėnėn e Vjollcės dhe Arjanit. Dituria ishte ndėr tė vetmit banorė tė Sukthit qė nuk e dinte ē’kishte ndodhur me dy fėmijėt e saj nė Itali. Nėna e 6 fėmijėve ishte njoftuar se Vjollca dhe Arjani ishin plagosur nė rrethana ende tė paqarta, por gruas nė pension i kishin thėnė se atyre nuk iu rrezikohej jeta. Tė afėrmit dhe fqinjėt qė e kanė marrė vesh mė parė ngjarjen, kanė treguar se nuk ia kanė thėnė ende. "Ajo ėshtė ėshtė e moshuardhe nuk dihet se si e pret kėtė lajm",-kanė pohuar ata pėr mediat. Nga ana tjetėr, po kėta persona kanė marrė masat pėr pėrgatitjen e shtėpisė njėkatėshe dhe hapjen e dyerve pėr mortin e dyfishtė.
Gjyle Bina pohon se Ēlirimi i kishte thėnė qė Vjollca nuk i jepte divorcin
Motra e autorit: Biseda e
fundit me Ēlirimin nė telefon
SUKTH- Gjyle Bina, e motra e protagonistit tė tragjedisė sė djeshme nė Itali ka justifikuar dje aktin e tė vėllait, duke ia hedhur fajin kunatės sė saj. Bina pohon se ėshtė njoftuar pėr vdekjen e Ēlirimit dhe gruas sė tij nga vėllai tjetėr, qė edhe ky banon prej kohėsh nė Itali. Ajo pohon pėr mediat se kishte pasur dijeni pėr sherret e vazhdueshme midis vėllait dhe kunatės sė saj, ndonėse siē pohon vetė, kishin afro 22 vjet tė martuar dhe nga kjo martesė kishin lindur dy vajzat e tyre 11 dhe 16 vjeēe. Gjyle Bina pohon pėr median se grindjet mes dy bashkėshortėve janė ashpėrsuar gjatė dy viteve tė fundit, kohė kur ishte depozituar edhe padia pėr divorc nė gjykatė. “Para dy vitesh, grindjet janė ashpėrsuar tepėr dhe nė kėtė mėnyrė, ēėshtja ka shkuar nė gjykatė”,-thotė e motra e protagonistit tė tragjedisė. Gjyle Bina ėshtė shprehur se kishte folur para njė jave me tė vėllanė e saj, Ēlirimin nė telefondhe ai i kishte thėnė: "Vjollca nuk pranon qė tė mė japė divorcin. Arsyeja janė vajzat qė kanė pranuar tė rrinė me mua dhe nė kėtė mėnyrė ajo do qė tė mė acarojė qė unė tė bėj veprime tė dhunshme nė mėnyrė qė tė njoftojė policinė". Sipas Gjyle Bibės, shkak i kėsaj ngjarjeje qė pėrfundoi me tre tė vdekur ėshtė kunata e saj, Vjollca Demcolli, pasi me sjelljen e saj ka sjellė shkatėrrimin efamiljes, duke lėnė jetime dy vajzat. Gjatė kohės qė kanė nisur procedurat pėr divorcin, VjollcaDemcolli ka shkuar pėr tė jetuar nė “Shtėpinė e Grave”, njė qendėr kjo pėr gratė e dhunuara nė Itali. Sipas raportimeve nga mediat italiane, shkak i tragjedisė sė djeshme ishte bėrė vajtja e Ēlirimit nė shkollėn e sė bijės, pa lajmėruar. Pėr kėtė ngjarje, Vjollca kishte denoncuar nė polici, veprim ky qė duket se e ka shtyrė 40-vjeēarin nga Sukthi tė shkojė nė sallėn e gjyqit i armatosur.
Ll.Kallēo


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.