Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-05-09, 14:10   #1
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fuqia e te menduarit pozitiv!

Mendoj se tek ne shqiptaret, nenvleresohet shume fuqia e te menduarit pozitiv!

pata qef me jau kallxu ni ngjarje t vertete!


shefica jem, para 12 vjete e ka marr porosine prej mjekve, se i ka edhe 6 jave jete, ka kancer! ka hy n operacion, ne operacion kan hy edhe 4 persona tjere. ata t 4 kan vdek, kjo ka jetu. ka jetu dy muj n spital, ka jetu 2 vjet n shpi ne shtrat, 2 muj ne kolice, edhe o qu n kam t veta. tash ka firmen e vet. hala e ka kancerin, me ilaqe rrin, nonstop. me ni tu fol, plane per 20 vjetet e ardhshme, i ka 70 vjet! me ka impresionu! me ka habit menyra e saj, deshira, besimi dhe bindja per Jete! edhe ia ka arrit! qfare force!!

a dini te na mjeku osht Zot, kur t thote mjeku ke me dek, hala pa dek, desim psiqikisht!

thojne; Nese vertete don diqka, ke me e arrit! amo duhet me dashte me shpirt! kur ta dush me shpirt, edhe beson. nese beson shpirtnisht, e jo siperfaqesisht, ke me e arrit!

Te dashtun forumista, mu dokt shume e arsyshme nje teme e tille.

Nuk ka njeri pa telashe, dikush ma t mdha e dikush ma t vogla! Une besoj se, gjithcka nis ne psiqiken e njeriut! pikerisht ne mendime!
prandaj,
mendoni pozitivisht, se s ka qare pa u bo mire! :)

muhabet t kanshem :)

ps; mu per kete arsye, iu ftoj te merrni pjese ne budallaqet tona te dashura hahahahahahaha


__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 16-05-09 nė 14:13
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-05-09, 16:53   #2
Scooby-Doo
 
Avatari i Scooby-Doo
 
Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 81
Scooby-Doo i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

Se ka pas fat per me vdek ,se ish shku moti. por zoti i ka punet ne dore te vet, se e di eedhe un ni rast , mjekte e kan zbulu se ka kancer , te nje person e i kan thone nuk ki jet vetem edhe pak muja te kan mbete, por a din qka i ka than aj mjekut.Kush je ti se po me tregon se sa kam me jetu apo jo ,a e ka zoti shpirtin tim ne dore apo ti dhe menjeher u largu nag aj spital deh osht shku ne nje tjeter, eshte operuar ne fyte dhe sot vazhdon te punoj dhe jetoj, normalisht duke perdor ilaqe po edhe duke pire duhane. Fatin e jeteve tona e ka zoti ne doren e vet kur te don na mer dhe sa te don na lejon per me jetu .Po hiqu ti ketyr prrallave (fuqia e te menduarit pozitive) mos u merr me to
__________________
"O biri Ademit! Ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh.Me kalimin e nje dite,kalon edhe nje pjese e jotja"

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Scooby-Doo : 16-05-09 nė 16:53
Scooby-Doo Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 17:49   #3
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

Mendoj se tek ne shqiptaret, nenvleresohet shume fuqia e te menduarit pozitiv!
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 18:06   #4
halla e madhe
 
Avatari i halla e madhe
 
Anėtarėsuar: 07-12-04
Postime: 11,600
halla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lovely
Mendoj se tek ne shqiptaret, nenvleresohet shume fuqia e te menduarit pozitiv!
...llovice,urime tema!...bash shqiptaret jane ata qe mendojne pozitvisht, valla sa telashet e jetes ka perjetu shqiptari te kishte qene ndonje anglez apo gjerman i kishte leshu toka prej se keqi,pra na jemi ata qe ja bajme rrafsh vetit me shpresa se do te behet mire nje dite!
__________________
Jetes kurr nuk i dihet.....

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga halla e madhe : 16-05-09 nė 18:06
halla e madhe Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 18:17   #5
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

"Mjeku me i mire dhe barnatorja me komplete ne bote tek njeriu eshte te menduarit pozitive!"


Une nuk po mundem te mendoje pozitive keto dite, e din lovely se pse ?!

Urime per temen lovely!
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 18:44   #6
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga halla e madhe
...llovice,urime tema!...bash shqiptaret jane ata qe mendojne pozitvisht, valla sa telashet e jetes ka perjetu shqiptari te kishte qene ndonje anglez apo gjerman i kishte leshu toka prej se keqi,pra na jemi ata qe ja bajme rrafsh vetit me shpresa se do te behet mire nje dite!
Halle, hjekat, telashet e bojn njerin e forte! Pa u provu njeri, nuk e din sa i forte osht. Ata n Afrike, kokan edhe ma t forte se shqiptart pra Na shpresojme edhe rrime ungj. Shpresojme amo thelle n vete nuk kena qef psh me punu!

Shqiptari; nuk po ka pune! Edhe plaket e des pa punu kurr!

Shqiptari 1; paj po munohum bre kapak! edhe punon gjithe kapak, e nxjerr idaren edhe me kolice!


Dogzona, faleminderit;)
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 16-05-09 nė 18:46
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 19:11   #7
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

Merre kėtė tufė mendimesh pozitive, por mos e mbaj vetėm pėr vete.
Unė kam marrė diku dhe t’i kam dhuruar Ty.
Ti merre prej kėtu dhe dhuroja dikujt tjetėr.
Sikur jeta qė i jep jetės.
Kjo ėshtė forca e njerėzimit.
Mėsimi ėshtė gėzim.
Po tė mėsonim pėr ēdo ditė nga njė mendim tė mirė, nė fund tė vitit pėr 365 mėsime do tė ishim mė tė pasur.
Dashuria dhe dituria kur tė ndahen me tė tjerėt-shumėzohen.
Mos e ndal vetėm pėr vete diturinė, se askush nuk mund tė jetojė vetėm nė kėtė botė.
Nė brezin e pastėr tė potencialit tė gjithė jemi njė dhe vlera e individit matet me fuqinė e tij pėr dhėnie e marrje. Dhėnia e marrja mund tė jenė edhe tė natyrės materiale, por dhėnia e marrja e natyrės shpirtėrore - dashuri dhe dituri - ėshtė
mėnyra mė e mirė e jetėsimit tė forcės sė njerėzimit.”

-Autori:-D. Demaku
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 19:13   #8
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

Njė buqetė me aforizma nga miku ynė, veprimtari Daut Demaku

Mendimi pozitiv ėshtė ēelės, qė i hap tė gjitha dyert e thesarit tė jetės. Mendimi, thonė tė urtit, ėshtė vetėm njė vetėtimė, por
ajo vetėtimė ėshtė gjithėēka .
Mendimet janė fuqi qė e vėnė nė
lėvizje edhe qiellin, edhe tokėn.
Nė qoftė se vetėdijėsohemi pėr
fuqinė e menimeve, nuk do tė kemi nevojė tė akuzojmė askend pėr
dėshtimet tona.
Eshtė i njohur mendimi krijues:-Tė krijosh do tė
thotė tė jetosh edhe shumė kohė pėrtej vdekjes.
Nė qoftė se,
vėrtetė, vetėdijėsohemi pėr fuqinė e mendimeve tona, do tė kemi
vetėm njė nevojė: tė dashurit tanė t’i ftojmė nė kremtet e gėzimeve. Nėnvizoje me vijė tė trashė: -Asnjėherė mos i beso asnjė mendimi qė lind nė kokėn tėnde, nėqoftė se ai mendim nuk
tė sjell gėzim nė zemėr.
Mėsuesi tha: Jam betuar se do ta dėgjoj
vetėm njeriun, qė fjalėn e pėrdor pėr tė thėnė njė MENDIM dhe
mendimin e pėrdor pėr tė thėnė TE VERTETEN.
Pėr mendimin
pozitiv duhet tė jesh vetėm NJERI.
Mendimet rrinė tek secili njeri, si ajka nė ēdo pikė tė qumshtit.
Mendimi i mirė ėshtė herė
-herė sikur brumi:duhet ngjeshur mirė e mirė, qė tė shndėrrohet
nė mendim jetėgjatė.
Mendimet shpesh janė sikur era: -shuajnė
zjarrin e vogėl, por nderzin edhe mė shumė zjarrin e madh.
Mendimet e kėndshme sjellin kthesa.
Mendimet e fuqishme, per
mes njeriut sundojnė botėn.
Nuk ka asgjė nė botė qė tė ēarmatos mė shumė e mė fortė sesa mendimi qė pėrmban mirėsi.
Mendimi pozitiv ėshtė mbret i gjithė botės, kurse mendimi negativ ėshtė
mbret vetėm i budallenjve.
Mendimet janė si diamanti, aq sa ėshtė zor tė gjenden, aq ėshtė zor tė pėrpunohen.
Tė gjitha qeveritė nė botė mbledhin tatime e bėjnė investime, por, asnjė
qeveri nė botė nuk mund tė mbjellė gėzime nė zemrat e njerėzve
si mendimi pozitiv.
Thuhet:Njerėzit vdesin, pėrmendoret rrėnohen,
vetėm mendimet qė ndėrtojnė jetėn e brezave, jetojnė deri nė
amshim.
Plaku tha: Mendja e fuqishme qė ndjek qėllimet praktike
ėshtė mendja mė e mirė nė botė.
Pėrvoja tha: Kur tė arrish nė
majė tė bjeshkės, do tė shohėsh dhe do tė bindesh se nuk paska
qenė maja aq e lartė.
Andaj, kur pi ujė, mendo pėr burimin. Mos
kini kurrė qėllim pėr tė qenė dikushi, nėqoftė se nuk jeni mė parė
NJERI.
Me lehtėsi mund tė arrien sukseset nė jashtėsi;lehtė dhe me para
bėhesh Prof. Mr. Dr. Akademik, gjeneral apo boss i pasur, por
vėshtirė, njėmend shumė vėshtirė, ėshtė tė arrihet grada mė e
lartė nė jetė-NJERiiii....
Mendimi pozitiv ėshtė sikur dielli;gjithė natyrės i jep dritė e jetė
dhe nuk krijon zhurmė; asgjė nuk rėndon, asgjė nuk lėndon dhe, asgjė nuk rrėnon.
Dielli depėrton edhe nėpėr ujė e nėpėr xham; as nuk stėrpik, as nuk thyen gjė dhe, prapė jep dritė e ngrohtėsi.
Burimi i begatisė hyjnore,qė nuk shteron kurrė,gjėndet nė shtratin e mendimit pozitiv.
Mendimi pozitiv ėshtė begati e pafund; mund tė marrin tė gjithė sa tė duan dhe, prapė, kurrė fundi s’i shihet
...dhe, kjo dhėnie e marrje pėrsėritet ēdo ditė, prej fillimit tė botės e deri nė amshim.
Mendimi pozitiv ėshtė si fara; nė njė farė gjėndet njė mal i tėrė me lisa. Mendimi pozitiv depėrton nėpėr tėrė qenien e njeriut, sjell dritė, ngrohtėsi, energji dhe kurrė nuk thyen as nuk lėndon asgjė.
Ashtu si bleta qė prodhon mjaltė ēdo vit, ashtu si pjergulla qė jep rrush ēdo vit, dhe njeriu
duhet tė pėrsėrisė vazhdimisht bamirėsitė e tij.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 16-05-09 nė 19:21
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 19:15   #9
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

Daut Demaku


Mendimi pozitiv nė jetė

A F O R I Z M A

Kur pi ujė, mendo pėr burimin.

Pastro zemrėn nga lakmia, ke ēliruar kėmbėt nga zinxhirėt.

Mendimi pozitiv ėshtė sikur dielli, asgjė nuk rėndon, asgjė nuk rrėnon,
asgjė nuk lėndon.



Pėr ju, mė tė dashurit nėn kėtė diell:
Driton, Diturie, Dorlir e Puhie
dhe pėr tė gjithė moshatarėt tuaj.



Tė gjithėve po ju them:
Ngado qė shkoni, kudo qė jeni,
dashurinė time me vete e keni...


Parajsa ėshtė tė qenit i pėrkryer.
Gjithmonė ia del mbanė, kur e di ē’je duke bėrė.
Kush ėshtė mė i shpejti nė botė? Ai qė arrin mirė nė cak.
Mė mirė tė humbet njė minutė nė jetė, se jeta pėr njė minutė.
Sa ia puth dorėn tjetrit – puthe dorėn tėnde.
Tė keqen ty, moj mendje, qė s’e njohe veten tėnde.

Mos u nis, mos u nis, mos u nis – por kur tė nisesh, mos u ndal.
Lima, dalėngadalė, bėri tranė halė.
Dhimbja e nxit njeriun tė mendojė. Mendimi e bėn njeriun tė menēur. Menēuria e bėn jetėn tė lehtė.
Prej njėqind sėmundjeve, pesėdhjetė shkaktohen nga gabimet tona e pesėdhjetė tė tjera nga mosdija jonė.
Burrin nuk e sjell nė shtėpi dashuria e fėmijėve, por menēuria e gruas.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 19:18   #10
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

Irlandeze: Ji i lumtur me ēfarė ke, do tė shohėsh se ke pėrse tė jesh i lumtur.
*
Arabe: Pastro zemrėn nga lakmia, liron kėmbėt nga zinxhirėt.
*
Sokrati: Lumturia ėshtė dhunti e natyrshme, mjerimin e shkaktojnė mungesat artificiale.
*
E lashtė: Njeriu duhet tė jetė si reja mbi det, thith ujin e njelmėt dhe lėshon shiun e ėmbėl.


__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 19:23   #11
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

*
Njeriu qė di tė qeshet me gjithė zemėr, di t’i shėrojė sėmundjet.
*
Njeriu ėshtė qetėsi e plotė dhe dashuri e pastėr.
*
Njeriu ėshtė menēuri e thellė dhe e vėrtetė e lartė.
*
Njeriu ėshtė edhe besim, edhe dyshim.
*
Njeriu ėshtė edhe mirėsi, edhe mėshirė.
*
Njeriu ėshtė edhe paqe, edhe gėzim.
*
Njeriu ėshtė edhe dritė, edhe mirėkuptim.
*
Njeriu ėshtė edhe falje, edhe durim.
*
Njeriu ėshtė edhe fuqi, edhe trimėri.
*
Njeriu ėshtė edhe rrugė, edhe udhėtar.
*
Njeriu ėshtė edhe ndihmės nė fatkeqėsi, edhe ngushėllues nė pikėllim.
*
Njeriu ėshtė edhe histori, edhe ardhmėni.

*
Njeriu ėshtė edhe nxėnės, edhe mėsues.
*
Njeriu ėshtė edhe ndėrtues nė vetėbesim, edhe shėrues nė lėndim.
*
O njeri, njih vetveten tė kėtillė dhe duaje veten tėnde.
*
…dhe thuaj: Pėrulem vetėm para njeriut qė ka arritur ta njohė vetveten.
*
Mendo, prandaj, vetėm njė minutė nė ditė pėr veten tėnde.
*
Dhe mendo nė kėtė rrugė: kush je ti?, pse ke ardhur nė jetė?, mos ke ndonjė detyrė?, mos ke ndonjė borxh?, mos duhet tė bėsh diēka tė mirė pėr veten tėnde, pėr familjen, pėr kombin, pėr njerėzimin?
*
Asgjė nė botė nuk ndodh rastsisht, prandaj as lindja e njeriut.
*
Secili njeri vjen nė jetė me njė detyrė: ta rrisė njė fėmijė, ta ndėrtojė njė shtėpi, ta shkruajė njė libėr, ta mbjellė njė pemė, tė ngrejė diēka nė art, tė mbjellė njė lule, ta thotė njė lutje.
*
Kėshtu ėshtė pėr tė gjithė, por ti mendo njėherė pėr veten tėnde, sepse ti je kryesori, ti je qendėr dhe epiqendėr e botės.
*
Nė qoftė se ti nuk ke shėndet tė mirė, nė qoftė se ti nuk je i lirė, nė qoftė se ti nuk ke fuqi krijuese, qysh mund tė jesh i mirė pėr tė tjerėt?
*
Nė fund tė ditės, kur ta bėsh llogarinė e fitimit ditor, kur tė dalė rezultati nėn vijėn e fundit "gjithsej", mendo mirė e mirė sa duhet ta paguash njėherė veten tėnde, pastaj tė tjerėt.
*
Duaje veten tėnde dhe fuqizoje jetėn fizike, intelektuale dhe morale.
*
Fizikisht mund ta forcosh veten tėnde aq sa ke dėshirė: me ushtrime, me sport, me disiplinė e vendosmėri kalitet trupi dhe arrihen rezultate mahnitėse.
*
Nė jetėn intelektuale arrihen majat e suksesit me lexim, me studim, me analizė tė veprave tė artit.
*
Jeta morale fillon e mbaron nė njė pikė qė quhet: vullnet.
*
Vullneti, nė fund tė fundit, ėshtė bazė e jetės fizike, intelektuale dhe morale.
*
Kalitja shpirtėrore arrihet nė rrugė tjetėr: me njohje, me qetėsi, me meditim, me mosvlerėsim, me komunikim me natyrėn.
*
Tė gjitha nė jetėn njerėzore burojnė nga shpirti, qarkullojnė e qarkullojnė e qarkullojnė nėpėr jetė dhe prapė kthehen nė shpirt.
*
Nėpėr vijė shpirtėrore vijnė tė gjitha, ēdo gjė lind nė ide, e ideja burimin e ka nė shpirt.
*
Ideja, pastaj, formėsohet nė mendim.
*
Mendimi shprehet me fjalė.
*
Pėrmes fjalėve tė renditura formėsohet mendimi.
*
Fjalėt prodhojnė energji.
*
Energjia ėshtė fuqi e liruar.
*
Nė qoftė se energjinė, domethėnė fuqinė e liruar, e orienton nga shėndeti, do tė kesh shėndet tė pėrkryer.
*
Nė qoftė se fuqinė e liruar e orienton nga liria, begatia, krijimtaria - tė gjitha do tė bėhen pjesė e pėrvojės sate.
*
Nė qoftė se fuqinė e liruar e oreinton nga pėrtėritja, rinimi, atėherė, edhe rinimi i trupit tėnd do tė jetėsohet.
*
Jeta njėherė ėshtė njohje, pastaj ėshtė zgjedhje e lirė.
*
Jeta ėshtė e bukur, mėkta tė mos kėnaqesh.
*
Ti je timonieri kryesor, i vetmi, qė me kompetencė mund ta drejtosh jetėn tėnde andej nga dėshiron ti.
*
Jeta ėshtė shumė e bukur pėr tė gjithė ata qė duan dhe dinė ta jetojnė.
*
Dituri dhe njohje e jetės ėshtė: dėshirat tona janė lajmėtare tė mundėsive tė vėrteta.
*
Dėshirat tona e fuqizojnė dhe e formėsojnė vullnetin tonė.
*
Vullneti ynė u jep formė e pėrmbajtje tė gjitha veprave tona.
*
Veprat tona e formėsojnė nė tėrėsi fatin tonė jetėsor.
*
Prandaj edhe ėshtė thėnė: Secili njeri nė kėtė planet mund tė marrė nga jeta e vet sa tė dojė dhe ēka tė dojė.
*
Dėshira lind nė njeriun kur tė krijohen parakushtet pėr plotėsimin e saj.
*
Tė gjitha dėshirat normale njerėzore, tė mbara e tė mira, tė sinqerta e tė dobishme, mund tė plotėsohen.
*
Me lehtėsi tė madhe mund tė plotėsohet dėshira e profilizuar, e qartė, e kthjellėt.
*
Ėshtė vėrtetuar se: nė mendjen e njeriut, brenda njėzet e katėr orėve, qarkullojnė 14.000 mendime e dėshira.
*
Nėse dėshiron tė tė plotėsohet njė dėshirė, lirohu nga shumėsia, qartėsoje NJĖ dėshirė.
*
Jeta pa dėshira, thotė urtaku i lindjes, ėshtė vetėm njė mugėtirė.
*
Dhe ēdo dėshirė ėshtė e verbėr, nė qoftė se nuk ka dituri.
*
Dhe ēdo dituri ėshtė e kotė, nėse nuk ka punė.
*
Dhe ēdo punė ėshtė boshe, nėse nuk ka dashuri.

D.D.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 19:24   #12
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

*
…dhe nė fillim ishte fjala.
*
Njeriu e ndėrton veten me fjalė.
*
Nė pėrvojėn e tė mirėve janė nėnvizuar dy thėnie, dy tė vėrteta tė amshueshme, qė duhet pėrsėritur me mijėra herė:
*
E para: Mos mė thuaj se jam i keq, me bie ndėrmend se jam i keq, e ndiej veten keq, punoj e veproj keq dhe – bėhem i keq.
*
(Me kėtė akuzė lėndohet ligji i parė i mendjes. Mendja kurrė nuk e pranon fajėsinė. Mendja mund t’i harrojė tė mirat, por akuzėn s’e harron sa tė jetė gjallė.)
*
E dyta: Mė thuaj se jam i mirė, harroj se jam i keq, e ndiej veten mirė, punoj e veproj mirė dhe – bėhem i mirė.
*
(Dashuri do tė thotė hapje e dyerve dhe dritareve tė mendjės. Fjala ėshtė energji. Dashuri dhe energji nė mendjen e njeriut do tė thotė njė transformim, njė alkimi e brendshme qė jep kėtė rezultat: tė ligen e bėjnė tė mirė, tė mirėn e bėjnė edhe mė tė mirė.)
*
Fjala krijon energji, me fjalė arrihet motivimi dhe frymėzimi i njerėzve, sepse fjala e ndryshon edhe biokiminė e trupit tė njeriut.
*
Thonė: Thika plagos trupin, fjala shpirtin.
*
Por: Mjeku shėron plagėn, fjala shėron shpirtin.
*
(Tė njohura: Vraja njeriut shpirtin, trupi i vdes vetė, dhe: Shėroja njeriut shpirtin, trupi shėrohet vetė.)
*
Fjala "tė dua", (thonė tre autorėt, qė u shpallėn mė tė menēurit e shekullit tė njėzetė), krijon me mijėra ndryshime pozitive nė metabolizmin e trupit tė njeriut.
*
Fjala e mirė ėshtė fara mė e mirė nė botė dhe gjithnjė jep frytet mė tė kėndshme tė gjinisė njerėzore.
*
Mbille farėn e mirė nė njerėz, sepse njeriu ēdo gjė qė bėn nė jetė, e bėn pėr veten e vet...
*
E lashtė: Njeriu atė qė mbjell, atė do ta korrė njė ditė...
*
Ndėrtoje jetėn e fėmijės tėnd me fjalė tė mira, me fjalė frymėzuese qė fuqizojnė shpirtin. Dhe kėnaqu, pastaj, me rendimentet e farės se mbjellė nė qenėsinė e njomė.
*
Por, mos e harro, nė fillimi tė fillimit, vetveten: ndėrtoje veten, ndryshoje veten me fuqinė e fjalės, qė ndryshon edhe biokiminė e trupit tėnd.
*
Nė natyrė ēdo gjė ėshtė nė harmoni tė plotė: sa ka sėmundje, aq ka barna pėr shėrim.
*
Tė gjitha qė gjenden nė natyrė, gjenden edhe nė trupin e njeriut.
*
Dije se mjeku mė i mirė nė botė dhe barnatorja mė komplete nė botė gjenden nė trupin e njeriut.
*
Fjala e saktė ėshtė zile alarmi, qė e zgjon nga gjumi mjekun mė tė mirė nė botė, i cili gjendet nė trupin e njeriut.
*
Fjala e saktė i hap dyert e barnatores mė komplete nė botė, qė gjendet brenda trupit tė njeriut.
*
Pleqėria 60 pėr qind ėshtė bindje: nėse e do rinimin, ndryshoje kėtė bindje me fuqinė e fjalės.
*
Po ta dinin njerėzit se ēfarė fuqie fshihet nė secilėn fjalė, nė ballinė tė ēdo fjalori do tė qėndronin vėrejtjet: pėr fjalėt negative - "Kujdes, helm!", pėr fjalėt pozitive - "Thesar i pafund".
*
Fjala ėshtė materiali mė i lirė me tė cilin ndėrtohet lumturia e shtrenjtė njerėzore.
*
Fjala krijon energji.
*
Pa energji nuk ka jetė.
*
Dhe tė lus pėr kujdes nė kėtė pikė: Fjala cakton kahun e energjisė, fuqia e fjalės e orienton pėrdorimin e energjisė: nė polin pozitiv apo negativ.
*
Njerėzit e menēur kanė shumė energji. Shihet nė shkallėn e vetėdijėsimit tė tyre! Prandaj, janė tė lehtė, flasin lehtė, ecin lehtė, punojnė lehtė.
*
Tė marrėt dhe pėrtacėt nuk kanė energji. Prandaj janė tė rėndė, ecin rėndė, flasin rėndė, punojnė rėndė dhe pėrjetojnė lėndime e pėsime.
*
Tė marrėt dhe pėrtacėt janė fare afėr vdekjes. Tė vdekurit peshojnė shumė rėndė, sepse nuk kanė energji.
*
Pėrtacia shpirtėrore shtrat tė pushimit e ka vdekjen.
*
Njerėzit e bukur e fotogjenikė kanė shumė energji. Energjia e tyre e krijon bukurinė. Populli ynė i cilėson shumė bukur: "u shkrep ftyra!"
*
Budallenjtė dhe pėrtacėt janė tė shėmtuar, nė jashtėsinė e tyre duket njė lėkurė e mėrtisur, negative.
*
Nė varrin e Ramzesit ėshtė gjetur njė letėr nė tė cilėn shkruante: Qysh ėshtė brenda, ashtu ėshtė jashtė, qysh ėshtė poshtė, ashtu ėshtė lart.
*
Pranverė nė shpirt, pranverė nė fytyrė. Natė nė zemėr, natė nė fytyrė. Mjedisin lustėr e bėn mjeshtri - Mashtrim.
*
Dhe, prapė: fjala krijon energji. Pėrdore, prandaj, fjalėn pozitive, qė krijon energji tė kulluar...
*
Fjala, qė krijon energji, shqiptohet vetėm nė kohėn e tashme.
*
Fjala e sotit nuk mund tė krijojė energji pėr dje, as pėr nesėr....
*
Dita e djeshme ėshtė ditė e djegur.
*
Nė qoftė se flet e mendon nė dje, me dorėn tėnde ia vė vetes pėrpara hirin e ditės sė djegur dhe e ndot frymėmarrjen tėnde.
*
Nesėr ėshtė NDOSHTA. Kush e di ajo "nesėr" a do tė vijė, qysh do tė vijė dhe cilat do tė jenė dėshirat tona pėr atė "nesėr"?
*
Prandaj, jeto nė sot, nė kėtu e nė TASH. Ky ėshtė i vetmi ēast i jetės reale, i jetės sė vėrtetė.
*
Fol nė sot, nė kėtu e nė tash, qė tė jesh tėrėsisht i vetvetes dhe pėr veten tėnde.
*
"Nesėr" – thonė tė urtit - ėshtė ditė e mrekullueshme pėr fėmijėt dhe ėndėrrimtarėt.
*
Thonė: Tė gjitha lulet e ardhmėnisė ndodhen nė farėn e sė tashmes. Mbill, pra, sot.
*
Rruga pėr nė ardhmėni kalon mespėrmes ditės sė sotit.
*
Sot, kėtu e TASH: shikoje veten nė sy, me dashuri, dhe thuaj: jam shėndoshė, jam (i,e) lumtur, jam (i,e) gėzuar.
*
Kur tė thuash: "Unė jam…" do tė tė dėgjojė ylli yt dhe do tė tė gjejė (kudo tė jesh) ylli yt prijatar nė jetė.
*
Mos harro se nuk je jetim, je nė dorėn e ngrohtė tė dritės hyjnore dhe liroje shpirtin nga ngarkesat e panevojshme.
*
Nga dora e ngrohtė e dritės hyjnore mund ta largosh vetveten vetėm me njollat e shėmtuara tė dyshimit tėnd.
*
Duaje veten tėnde dhe jeto nė ēastin e tashėm, duke shijuar ēdo moment sikur tė ishte i fundit nė jetė.
*
Dashuria e plotė ndaj vetvetes arrihet nė kohėn kur pushtohen tė gjitha rrafshet e NJOHJES.
*
Dituria, thotė njė urti gjermane, ėshtė diell i shpirtit.
*
Ndėrkaq, njė urti irlandeze thotė: dituria e bėn tė dobėtin tė fortė, tė varfėrin mbret, tė ligun tė mirė, budallanė tė arsyeshėm.


D.D.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 19:25   #13
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

*
Mos e lejo veten tė shndėrrohesh nė besimtar lypės, por shndėrrohu nė besimtar MIRĖNJOHĖS.
*
Zemra mirėnjohėse ėshtė gjithmonė e gjithmonė e gjithmonė brenda thesarit tė pafund tė gjithėsisė.
*
Librat e vjetėr thonė: Kur e pyetėn Zotin me ēka mund tė tė shpėrblejmė ne, vdekatarėt e kėsaj bote, Ty qė na dhurove gjithė kėto tė mira, kur dihet se tėrė gjithėsia tė takon Ty, Zoti tha: me njė fjalė goje, thuaj: Tė falėnderoj, o Zot!
*
…dhe nuk ėshtė nėnvizim i kotė qė, sa tė gjitha ritualet fetare njė pėr njė, sa tė gjitha lutjet fetare njė pėr njė, FALĖNDERIMI ėshtė nė vendin e parė, thonė kėta libra tė vjetėr.
*
E nė shqipen tonė tė bukur, shprehja "tė falem nderit" mban vendin e nderit nė krahasim me tė gjitha shprehjet falėnderuese tė gjuhėve tė tjera.
*
(Tė thellohemi pak nė kėtė shprehje tė mrekullueshme: tė falem nderit, pra: pėrulem para nderit tėnd, gjunjėzohem para nderit tėnd, unė zvogėlohem, bėhem kokėrr meli para madhėshtisė sė nderit tėnd! Madhėshtore).
*
(A mund ta gjeni njė gjuhė tjetėr tė botės ku sintetizohen respekti e mirėnjohja mė dendur e mė bukur se nė shprehjen e mirė tė shqipes sė bukur: tė falem nderit... tė falėnderoj edhe Ty qė e lexove.)
*
(Mė lejoni kėtu njė ēast ngrohtėsie intime, sepse, shpirti mė tha, thuaj: edhe nė varr do ta marr tingullin e muzikės sate hyjnore, o shqipja ime e shenjtė).
*
Asgjė nuk ke bėrė ti pėr trupin tėnd, e ke dhuratė.
*
A ke ditur ndonjėherė tė thuash: Tė falėndeoj, o Zot, pėr dritėn e syve, pėr mendjen, pėr zemrėn…, pėr tė gjitha kėto tė mira qė m’i ke dhėnė?
*
Pėr kėtė dhuratė tė shtrenjtė falėnderohu orė e ēast dhe liroje trupin e prit, se falėnderimi tė kthehet si lumturi e pėrkryer.
*
Por, thuaje falėnderimin zėshėm, sinqerisht e me bindje se tėrė botėn mund ta mashtrosh, por shpirtin tėnd dhe Zotin nuk i mashtron dot.
*
Mos u shndėrro nė besimtar lypės, mos u bėj lypsar i neveritshėm, sepse lypėsia e prodhon refuzimin.
*
Sa herė nė ditė ke shqiptuar lutjet: "O Zot, mė jep kėtė e atė, mė ndihmo kėtu e atje…" dhe mendo mirė: a ke ditur qė njė herė, vetėm njė herė nė ditė tė shqiptosh falėnderimin?
*
Njerėzit gjysmė tė fjetur, ag e terr mendojnė pėr gjėrat qė u mungojnė e kurrė nuk dinė tė jenė mirėnjohės pėr ato qė i kanė.
*
Nė qoftė se mendon pėr ato qė i ke, gjithnjė do tė tė dalin shumė mė shumė se ato qė tė mungojnė.
*
Mos e humb harmoninė shpirtėrore duke menduar pėr mungesat, por ktheje barabarin e jetės duke menduar pėr begatinė-dhuratė, qė e ke nė pronėsi.
*
…dhe thuaje falėnderimin derisa ta dėgjojė ēdo por dhe ēdo fije e indit mė tė hollė tė trupit tėnd.
*
Atėherė do tė jesh nė brezin e potencialit tė kulluar, ku mbretėrojnė qetėsia dhe harmonia e plotė.

D.D.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 16-05-09 nė 19:28
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 19:27   #14
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

*
Ligji themelor i jetės sė njeriut ėshtė ligji i BESIMIT.
*
Tė gjitha nė jetėn e njeriut realizohen nė nivelin e besimit: aq sa tė besosh, aq do tė ndodhin, as mė shumė, as mė pak.
*
Nė qoftė se beson se ekziston magjia e zezė (sehiret, siē njihen tek ne!), atėherė vėrtet do tė ndeshėsh gjendje tė pakėndshme.
*
Nė qoftė se nuk beson nė magjinė e zezė dhe nuk i pėrfill sugjestionet e shėmtuara tė falltarėve e sharllatanėve, atėherė, vėrtet, magjia e zezė pėr ty as nuk ekziston, as nuk ka ekzistuar kurrė.
*
Tė besosh nė magjinė e zezė ėshtė marrėzi, madje edhe turp.
*
Tė besosh nė magjinė e bardhė do tė thotė: tė besosh nė potencialin e kulluar dhe nė dritėn hyjnore qė gjendet pėrbrenda njeriut.
*
Nė qoftė se beson nė sukses, nė begati, nė mirėqenie, atėherė fuqia e panjohur e trupit do tė mundėsojė qė tė gjitha tė bėhen pjesė e pėrvojės sate.
*
Nėse dyshon se nuk mundesh, nuk di dhe nuk do t’ia dalėsh mbanė, atėherė dyshimi yt do tė shndėrrohet nė pengesė dhe ti njėmend nuk do t’ia dalėsh, mbanė.
*
Dyshimi ėshtė sėmundje e rėndė mentale dhe pengesė serioze qė bllokon fuqitė krijuese.
*
Dyshimet i duhen shkencės, pa dyshime nuk ka shkencė. Ngritja shpirtėrore arrihet me besim.
*
Besimi dhe bindja e fortė e ndryshojnė edhe metabolizmin e trupit tė njeriut, krijojnė alkiminė e brendshme dhe bėjnė mrekullinė.
*
Besimi ėshtė mendim i zgjuar dhe ēelės i qendrave tė energjisė.
*
Pa besim tė duhur ti je si uji i lumit, qė rrjedhė teposhtė dhe vetėm teposhtė.
*
Besimi i fortė i ēel qendrat e energjisė dhe ti qė dje ishe si ujė i lumit qė rridhte teposhtė, sot shndėrrohesh nė avull, qė me lehtėsi ngjitet pėrpjetė dhe vetėm pėrpjetė.
*
Beso se ke shėndet tė mirė, beso se je i lirė, i pasur, i lumtur dhe besimi yt do tė shndėrrohet nė farė tė njėmendtė qė mbillet nė nėndėrdije.
*
Pse tė dyshosh, kur katėrēipėrisht ėshtė vėrtetuar se: TĖ GJITHA ligjet e natyrės punojnė pėr tė mirėn e njeriut.
*
E do njė dėshmi: kur njeriu e thyen dorėn, ligjet e natyrės bėjnė qė tė rriten qelizat e ashtit dhe dora tė shėrohet. (Mijėra shembuj tė kėtillė do tė takosh nė pėrvojėn tėnde...)
*
Njeriu me dyshime e mendime negative gjithė ditėn punon kundėr vetvetes.
*
Nuk e thonė mė kot librat e vjetėr: mos ki frikė prej Zotit, frikoju vetes sate.
*
Beso, prandaj, nė rrugėn tjetėr, nė rrugėn e sė mirės qė hyn tėrėsisht nė brendinė e ligjeve tė natyrės: realizo tė drejtat e tua...
*
E tė drejtat e tua janė: tė kesh shėndet tė pėrkryer, tė kesh liri tė plotė, begati, sukses, gėzim e lumturi.
*
Kėto janė tė drejtat e tua, sepse kėto janė gjendje normale tė jetės njerėzore.
*
Tė tjerat: sėmundja, robėria, varfėria, fatkeqėsia e mjerimi, qė tė gjitha janė gjendje abnormale, qė ia shkakton njeriu vetvetes me mendime negative.
*
Humbolti i pavdekshėm ka thėnė: Do tė vijė dita kur sėmundja do tė jetė marrėzi, sepse tė gjitha sėmundjet bazėn e kanė nė mendimet negative.
*
Kur tė krijosh besimin dhe bindjen e plotė nė fuqinė mahnitėse tė mendimit pozitiv, ngritja shpirtėrore shndėrrohet nė lojė.

*
Njeriu qė di tė qeshė, di t’i shėrojė tė gjitha hallet e dertet, por edhe tė gjitha sėmundjet...
*

Jeta njerėzore nė tėrėsi ėshtė njė lojė e madhe, por jeta me besim tė plotė ėshtė lojė e hareshme.
*
Nė lojė nuk ke nevojė ta tensionosh vetveten deri nė sėmundje, sepse loja ėshtė – lojė. Fitore e humbje janė pjesė e lojės.
*
Nė lirshmėrinė e plotė, suksesi dhe arritjet nė jetėn materiale realizohen me lehtėsinė e lojės.
*
Bujku e hedh farėn nė arė dhe ka bindje tė plotė se ajo farė do tė mbijė dhe fara mbin.
*
E pse tė dyshosh ti nė rezultatet e punės satė, tė mbjella nė cilindo aktivitet tė jetės?
*
Ai qė punon, ka tė drejtė tė presė rezultatet e punės dhe ato rezultate nuk do tė mungojnė.
*
Por, pėr lehtėsim tė lojės dhe tė suksesit duhet t’i largosh njollat qė pengojnė dhe dėmtojnė lojėn, e ato njolla i prodhon frika ose ama e mendimit negativ dhe dyshimi.
*





D.D.

__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-09, 19:29   #15
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e te menduarit pozitiv!

*
Mos mendo keq pėr askėnd, sepse ai mendim negativ qė lind nė kokėn tėnde, askujt s’i bėn keq. pėrveē - vetes sate.
*
Librat e vjetėr thonė: Gjithēka qė dėshironi t’ju bėjnė juve njerėzit, bėjuni edhe ju atyre.
*
Koka qė prodhon mendimin negativ ėshtė burimi i helmit dhe ai helm do tė shpėrndahet nėpėr trupin e asaj koke.
*
Njerėzit negativė vetė e pinė pjesėn mė tė madhe tė helmit tė tyre.
*
Njerėzit negativė kanė njė lumturi tė zezė, nata e tyre shpirtėrore kurrė nuk pėrfundon me agim – por me dėshpėrim.
*
Njerėzit me mendime negative pėrplasen me njėri-tjetrin gjithnjė nė rrugica tė ngushta.
*
Japonezėt thonė: me gjeneralin e fortė nuk ka ushtarė tė dobėt, e si mund tė ketė mendime negative me vetėdije tė lartė?
*
Nė qoftė se arrijmė tė kuptojmė se vrasėsi mė dinak i jetės njerėzore ėshtė mendimi negativ, atėherė kemi kuptuar shumė nga ligjet e jetės.
*
Mendimi negativ i ngjan frikacakut: i ndjek nga pas ata qė i sheh se dridhen dhe ua mbath para atyre qė i dalin pėrballė.
*
Ne do tė jemi, prandaj, tė atillė ēfarė e kemi krijuar amėn e mendimeve tona.
*
Ne do tė jemi tė atillė ēfarė e kemi krijuar edhe amėn e BESIMIT tonė.
*
Fajėsoje dhe akuzoje kė tė duash, por mos harro se askush nė botė nuk mund tė tė dėmtojė mė shumė sesa ti vetveten.
*
Akuza ėshtė ferr. Ai qė akuzon, njė ditė do tė jetė i akuzuar, sepse akuzėn e ka mbjellė si farė tė zgjedhur pėr vete.
*
Falja ėshtė parajsė. Ai qė e kultivon faljen do tė lehtėsohet nga njollat e shėmtisė dhe njėmend do ta pėrjetojė shijen e vėrtetė tė lirisė.
*
Nė ngritjen shpirtėrore duhet ecur me besim e bindje tė plotė, sepse ėshtė rruga e vetme – njė dhe e vetmja – qė tė ndihmon tė hysh nė ylberin e lumturisė sė plotė e tė pafund.
*
Rrita shpirtėrore nuk shihet me sy tė rėndomtė, siē nuk shihet rrita e fėmijės apo rrita e bimės, por ajo ndodh. Dhe kėtė rritė e shohin vetėm sytė e njė vetėdijeje tė lartė.
*
Pasi rrita shpirtėrore ėshtė e padukshnme pėr syrin e rėndomtė, atėherė nė kėtė rrugė ecet lirshėm e sigurt vetėm me BESIM.
*
Besimi, prandaj, ėshtė ligji suprem i jetės njerėzore dhe do ta arrijnė lumturinė vetėm ata mė tė menēurit, qė nisen nė kėtė rrugė me besim e bindje tė plotė.
*
Nė kėtė ēast kur po flasim e po mendojmė pėr besimin dhe ngritjen shpirtėrore, mendimi bie nė zero, barabari i jetės shėnon qendrėn, ne jemi nė harmoni tė plotė me ylberin e dritės hyjnore.
*
Kjo ėshtė rruga e lumturisė sė pastėr pėr ata qė i kanė nėntė dhe pėr ata qė i kanė nėntėdhjetė e nėntė vjet. Domethėnė, pėr tė gjithė.
*
Tė gjithė njerėzit e kanė njė jetė, por, o Zot, sa pak dinė ta jetojnė atė jetė.
*
Nė ēdo dhjetė njerėz, thonė psikanalistėt e kėtij lėmi, vetėm njė di ta bėjė lumturinė shprehi.
*
Nėntė tė tjerėt e kanė aftėsuar veten tė merren me prodhimtarinė mė tė shėmtuar nė botė: prodhojnė helm pėr vetveten, por edhe pėr tė afėrmit.
*
Vetėdija dhe vetdijėsimi i plotė ia mundėsojnė njeriut qė ta ndėrrojė kahun e energjisė: nė polin pozitiv – parajsa; nė polin negativ – ferri i kėsaj bote.
*
Kur tė arrihet pika themelore e rritės shpirtėrore, qė quhet NJOHJE, tė tjerat e kanė emrin e thjeshtė: zgjedhje e lirė e secilit pėr vete dhe pėr jetėn e vet.
*
Urtaku tha: Dituria dhe fuqia njerėzore pėrbėjnė po tė njėjtėn gjė, sepse mosnjohja e shkaqeve pengon arritjen e qėllimeve.
*
Urtaku tjetėr thotė: Shpirtrat e mėdhenj janė si retė: mbledhin qė tė derdhin.
*
...dhe urtaku i tretė: Vetėm ai zė qė del nga zemra, mund tė arrijė te zemra.
*
Nisja mė e sigurt nė rritėn shpirtėrore ėshtė kthimi nė fillim dhe fillim nga e para: mendo pėr veten tėnde.
*
Asgjė nuk ke bėrė ti pėr trupin tėnd, e, pasi asgjė nuk ke bėrė pėr ndėrtimin e trupit tėnd, ku po e merr atė tė drejtė ta dėnosh trupin tėnd pėr gabimet e mundshme?
*
Nė qoftė se ndonjėherė ke bėrė ndonjė gabim, a thua, nė ato kushte, nė atė orė tė ligė tė gabimit tėnd, ke pasur ndonjė zgjidhje tjetėr qė tė mos bėsh gabim?
*
Njerėzit bėjnė gabime pėr shkak tė mjegullnajės qė errėson vetėdijen dhe nuk i shohin edhe njė mjijė rrugė tė tjera alternative.
*
E po mirė, ndodhi gabimi dhe ēka tash? Ta akuzosh e ta dėnosh vetveten deri nė shkatėrrim tė plotė?
*
Nė jetė ēdo gjė ndėrtohet brenda qarkut tė pėrjetshėm: shkak-pasojė dhe pasojė-shkak.
*
Nė qoftė se gabimi tė ka shkaktuar dhembje, ai nuk ka qenė gabim, por: lajm, nxitje, vetėdijėsim.
*
Gabimet, qė shkaktojnė dhembje, janė shkolla mė e madhe e VUAJTJES.
*
Shkolla e vuajtjes ėshtė e vetmja shkollė me vlerė tė vėrtetė qė tė vetėdijėson.
*
Nė qoftė se akuzon vetveten pėr gabimet e bėra, pėr ēdo ditė do tė pėrjetosh ferrin e ditės sė gabimit.
*
Akuza ėshtė ferr. Falja ėshtė parajsė.

D.D.


__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.