Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-09-13, 20:40   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Konstantini i Madh

Konstantini i Madh (324-37) dhe Justiniani (527-65) ishin vetėm disa nga emrat e perandorėve romakė me origjinė ilire.






Hoxhaj: Konstantini i Madh, simbol i rrėnjėve tona evropiane



Prishtinė, 04.09.2013

Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj ka hapur sot punimet e ditės sė dytė tė simpoziumit “Edikti i Milanos- Kostantini i Madh”, i organizuar nga Ipeshkvia e Kosovės, Instituti i Historisė, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinės “Hasan Prishtina” dhe Instituti i Arkeologjisė.

Para pjesėmarrėsve tė shumtė nė simpoziumin e organizuar me rastin e 1700-vjetorit tė Ediktit tė Milanos, ministri Hoxhaj ka folur pėr trashėgiminė historike, kulturore, shpirtėrore, dhe fetare, tė Konstantinit tė Madh, e cila, siē tha ai, paraqet njė pasuri dhe vlerė tė pėrbotshme pėr njerėzimin, pėr mėnyrėn se si e pėrmbushi rolin e tij historik dhe ndikimin e tij nė periudhat e mėvonshme.

Nė hapjen e ditės sė dytė tė simpoziumit, morėn pjesė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė klerit tė besimeve fetare nė Kosovė, pėrfaqėsues tė lartė shtetėror, delegati Apostolik i Vatikanit pėr Republikėn e Kosovės, Juliusz Janusz si dhe studiues e personalitete tė tjera akademike.

Ministri Hoxhaj nė fjalėn e tij ndėr tė tjera tha se trashėgimia historike e Konstatinit tė Madh dhe e Edikti tė Milanos janė tė rėndėsishme pėr kujtesėn historike tė Kosovės dhe pėr identitetin evropian tė saj.

“Sė pari duhet ta kemi parasysh gjeografinė e Konstatinit tė Madh qė ishte Dardania antike. Ne frymėzohemi nga fakti i vendlindjes sė tij, Dardanisė antike, por krenohemi qė gjeografia qė e ka pėrcaktuar Kosovėn nė qendėr tė Ballkanit dhe Evropės, e bėn Kosovėn vend evropian”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu theksoi se fakti qė Konstantini i Madh ishte me origjinė nga Dardania dhe mendimi shkencor perėndimor pėr prejardhjen tonė ilire, si njė ndėr popujt mė tė vjetėr nė Evropė, e bėnė Konstantinin e Madh pjesė tė vetėdijes historike tė qytetarėve tė Kosovės dhe tė shqiptarėve kudo qė jetojnė.

“Gjuha e tij, ishte gjuha latine. Ėshtė njė fakt i pamohueshėm historik qė nė Kosovė deri nė shekullin e 18 ėshtė shkruar nė dy gjuhė, ėshtė shkruar nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhėn latine. Ne sot krenohemi me alfabetin latin qė e pėrdorim historikisht nė kėto troje pėr disa mijėra vjet, dhe i cili alfabet flet pėr orientimin tonė evropian”, tha Hoxhaj.

Ministri i Jashtėm i Kosovės duke iu referuar faktit se Konstantini i Madh dhe Edikti i tij i Milanos ishin koncepti dhe ideator tė lirisė, vlerėsoi se edhe populli i Kosovės pėr njė kohė tė gjatė lirinė e ka pasur tė vetmen aspiratė.

Duke folur pėr dimensionin e tolerancės ndėrfetare qė promovoi Edikti i Milanos, Hoxhaj tha se simpoziumit nė Prishtinė ia shton peshėn pjesėmarrja e spektrit tė gjerė tė pėrfaqėsuesve tė klerit fetar tė besimeve tė ndryshme nė Kosovė.

“Edikti i Milanos 1700 vjet mė parė e shpalli krishterimin fe tė barabartė, por tė gjithė ne nė kėtė sallė dhe dihet botėrisht qė krishterimi ėshtė pėrhapur pėrpara se tė bėhet fe zyrtare nė trojet ilire dhe nė territorin e Kosovės. Katedralja nė mes tė Prishtinės ėshtė dėshmi e lashtėsisė sė krishterimit nė Kosovė, ėshtė dėshmi e fuqisė sė tij”, tha ai.

Tė gjitha kėto elemente, sipas Hoxhaj, janė pėrcaktues tė kujtesės historike, dhe flasin qė Republika e Kosovės i takon qytetėrimit perėndimor, dhe se vetėdija historike ėshtė element kryesor qė pėrcakton pozitėn e njė shoqėrie, brenda dimensionit kohor dhe hapėsinor.




Edikti i Milanos -1700 vjet mė parė






Para 1700 vitesht liria fetare u sanksionua me dekret perandorak. Me hyrjen nė fuqi tė atij qė historia e njeh si ediktin e Milanos askush nuk do tė kishtė mė frikė tė deklaronte besimin e tij fetar. Dekreti u shpall nė njė kohė luftrash tė egra, nė vitin 313 nga perandori i Romės Konstantini i madh. Njė sėrė konferencash do tė mbahen nė shtete tė ndryshme si homazh pėr kėtė akt. Njė simpozium shkencor u mbajt dhe nė Shqipėri.

Shqiptarėt kanė mė shumė arsye pėr t’u ndjerė krenare.

Ashtu sikundėr krenar do tė ndihej edhe Konstantini i madh pėr vendin e origjinės sė tij.

Edikti i Milanos ėshtė aktual edhe sot pas 1700 vitesh nga firmosja e tij. Sipas referuesve nė konferencėn shkencore bota duhet tė vijojė tė gjejė frymėzim tek ky dekret i Konstantinit dhe Liciniusit, dhe popujt tė mos pėrfshihen nga luftra qė shpallen prej atyer qė keqinterpretojnė librat e shenjtė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-09-13, 20:42   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Konstantini i Madh

KOSTANDINI I MADH, PERANDORI ILIR QE NDRYSHOI HISTORINE



Mbas Krishtit, Budes dhe profetit Muhamet, Kostandini i Madh konsiderohet njeriu me me ndikim ne tere historine.


Flav Valer Kostandini, mbiquajtur i Madhi, ishte nje nga perandoret e famshem te Romes, me origjine ilire. Lindi ne Nais Nishi i sotem, ne vitin 274 mbas Krishtit. Pervecse si nje perandor i madh, ai njihet si themelues i Kostandinopojes, kryeqendres se perandorise se mevonshme te Bizantit, por mbi te gjitha ai njihet si perandori i pare i krishtere.

Akti i konvertimit te Kostandinit nga pagan ne te krishtere, perben nji akt historik jo vetem pse shembulli i tij u ndoq nga nji numur i madh nenshtetasish te perandorise, por dhe sepse me kete rast, mbas tre shekujsh perndjekjeje ne perandorine romake, krishterimi nis te marre fryme lirisht. Ne epoken e sundimit te tij mori fund nje here e mire persekutimi i te krishtereve.

Ky perandor i madh ishte i biri i Kostanc Klorit, i cili ne kohen kur lindet Kostandini ishte nje komandant i thjesht, dhe i Elenes (e cila me vone do te konsiderohej shenjtore dhe do te permendet si pelegrinia e pare ne token e shenjte te Jeruzalemit, prej ku dhe pati sjelle ne Kostandinopoje Kryqin e Vertete). Kostandini e kaloi rinine ne oborrin e perandorit Dioklecian, i cili edhe ai ishte ilir, nga Dioklea Dukla (Mal i Zi).

Ne vitin 305, fale sistemit te ri politik, Tetrarkise, vendosur nga Diokleciani, i cili pak vite me vone do te abdikoje, babai i Konstandinit, Kostanc Klori behet nje nga perandoret, ndersa Kostandini, i cili kishte treguar talent te vecante ushtarak ne Lndje, shkon mbas te atit ne Britani. Ne vitin 306 i ati, Kostanc Klori vdes dhe Kostandini proklamohet perandor fale mbeshtetjes se legjionareve te Eburakumit, ne Britani –pjesa me e madhe e te cileve ishin gjermane dhe kelte. Ne njezet vitet e ardhshme ai u detyrua te luftonte kunder metuesve te tjere per fron, qe ishin: Maksimiani, Masenci, Licini, Galeri e Maksimin Daia. Ai arrin te shpallet perandor vetem ne vitin 324.

Kur me 312 Galeri e Maksimiani vdesin, Kostandini ripushton Italine, lidh aleance me Licinin per me teper duke i dhene per grua te motren nga babai, Kostancen dhe i kundervihet Masencit. Simbas legjendes, ne prag te betejes se Saxa Rubra s, Kostandinit i shfaqet ne enderr Jezusi, i cili i kerkon te shkruaje dy germat e para te emrit te tij, ne greqisht XP, mbi shqytet e legjionareve.

Thuhet se ne diten qe pasoi, Kostandini pa diellin te shfaqej ne formen e nje kryqi, dhe ne qiell pa te shkruara keto fjale: "In hoc signo vinces" ("Me kete shenje ti do te fitosh"). Kjo ndodhķ profetike shenoi fillimin e dilemes se tij per t’u konvertuar ne te krishtere.

Dhe vertete, diten e neserme ai e derrmoi Masencin ne rrethinat e Romes dhe senati e njohu ligjerisht si fitimtar, duke i dhene titullin august. Keshtu Kostandini hipi ne fronin e perandorise romake te Perendimit, duke u vene krahas Licinit, i cili tashme qe proklamuar august dhe perandor i Lindjes qysh ne vitin 308. Ne vitin 313 Kostandini i Madh nenshkroi ediktin e Milanos, nepermjet te cilit ai i dha fund persekutimeve qe i qene bere deri atehere te krishtereve ne perandorine romake.

Sapo Maksimin Daia mposhtet nga rivali i tij Licini, shume shpejt antagonizmat me dy augusteve, Kostandinit dhe Licinit shtohen, derisa shperthen nje lufte e vertete per pushtet. Te dy betejat qe keta perandore zhvilluan mes tyre, beteja e Adrianopolit dhe ajo e Krisopolit, perfunduan me fitoren e Kostandinit, i cili ne vitin 324 behet i vetmi perandor per Lindjen dhe Perendimin.

Tetrarkia dhe Kostandini perandor
Totius orbis imperator (perandor i vetem)

Ne vitin 293, perandori Dioklecian e kishte ndare perandorine per lehtesi qeverisjeje ne kater pjese, sistem ky qe u quajt tetrarki, duke mbajtur per vete Lindjen dhe duke ua besuar pjeset e tjera Maksimianit, Galerit dhe Kostanc Klorit, babait te Kostandinit. Sistemi i ri funksionoi deri ne vitin 305, kohe kur Diokleciani abdikoi nga froni, duke e detyruar edhe kolegun e tij te bente te njejten gje.

Galeri e Kostanc Klori u emeruan auguste gjate nje ekspedite ne Britani. Me 26 qershor 306, Kostanc Klori vdiq. Legjonaret e te atit shpallen august Kostandinin, por meqe ky gjest nuk u njoh zyrtarisht, u detyrua te qeveriste ne ate vend te larget deri ne vitin 311, kohe kur Galeri vdiq ne Sirmio.

Tashme kishin mbetur tre persona qe ndanin mes tyre pushtetin suprem: Licini qe sundonte Ilirine, Trakine e Provincat e Danubit, Maksimini qe kishte pjesen lindore te perandorise, e Kostandini, por edhe Masenci, qe edhe pse nuk ishte i veshur me pushtet zyrtar merrte pjese aktivisht ne luften per pushtet.

Beteja e Saxa Rubra s perfundoi ne favor te Kostandinit, i cili behet zoti i plotfuqishem i tere Europes. Perpara se te nisej per ne Rome, ai i dhuroi papa Melkiadit pallatin antik te familjes se Lateraneve dhe ndertoi me shpenzimet e veta baziliken e pare te Romes, Shen Gjoni i Lateranos. Ne ditet e para te janarit te vitit 313, Kostandini u largua nga Roma per t’u takuar me Licinin. Mandej dy perandoret permes ediktit te Milanos shpallen: “NE, KOSTANDIN AUGUSTI, E NE, LICIN AUGUSTI, kemi vendosur te garantojme respektimin e kultit hyjnor, t’u sigurojme te krishtereve e gjithe te tjereve qe te ndjekin lirisht cdolloj forme besimi qe t’u pelqeje, me qellim qe cdo hyjni qe banon ne qiej te na ndihmoje ne e te gjithe ata qe jane nen pushtetin tone”.

Dy perandoret mbeten miq per nje kohe te shkurter, sepse me 314 mes tyre shpertheu lufta, e cila do te zgjaste plot nente vjet, per te perfunduar ne vitin 323 me betejen e famshme te Krisopolit (Uskudar) ku Licini u kap i gjalle, u gjykua dhe u egzekutua. Tashme Kostandini ishte perandori i vetem Totius orbis imperator.

Gjate luftes civile Kostandini u afrua perhere e me shume ndaj Zotit te kristianeve, duke i shtuar ligjet ne dobi te tyre, por ai nuk i persekutoi asnjehere as dhe paganet, duke i ndenjur besnik ediktit te Milanos, te vitit 313.


Reformat e Kostandinit te Madh

Me politiken e tij energjike Kostandini arriti ta bashkonte nje perandori te troshitur, packa se ne te vertete hendeku i thelle kulturor mes Lindjes dhe Perendimit mbeti dicka e pasherueshme. Pervec absolutizmit te padiskutueshem shteteror, Kostandini ua ben te qarte te gjitheve se personi i tij perfaqeson nje gjykates suprem pa kurrfare mundesie apelimi ne te gjitha ceshtjet: juridike, ushtarake, politike dhe ekonomike.

Ai behet perandor edhe per ceshtjet religjioze, eshte zot dhe kryeprift, e ne te njejten kohe perandor dhe pape. Kostandini i Madh beri reforma shume te rendesishme administrative: riorganizoi ushtrine dhe e shpalli veten komandant suprem, plotesoi edhe me ndarjen mes autoriteteve civile dhe atyre ushtarake, ide kjo e filluar nga paraardhesi i tij Diokleciani. Gjithe duke ndjekur shembullin e Dioklecianit, Kostandini e ndau perandorine ne kater prefektura, por gjithe duke mbetur ai vete perandori absolut.

Ai krijoi nje keshill te Kurores, te njohur me emrin sacrum consistorium, perbere nga antare te perhershem. Sa per senatin e Romes dhe ate te Bizantit, ato u shnderruan ne keshille te zakonshem qytetare. Urdheroi prerjen e monedhave te reja te arit, te cilat mbeten baza e kembimit deri ne renien e perandorise bizantine me 1453. Ne vitin 326 urdheroi fillimin e punimeve per ndertimin e Kostandinopojes, aty ku kishte qene qyteti antik grek i Bizantit, ku vendosi edhe kryeqytetin e perandorise.

Arsye pse Kostandini i madh e zhvendosi kryeqytetin e perandorise ne Bosfor, ishte sepse Roma nuk e pasqyronte me realitetin e perandorise se re kristiane, por edhe sepse nga pikpamja ekonomike Lindja ishte me e lulezuar dhe shume me premtuese per te ardhmen. Vec kesaj, edhe rreziqet me te medha perandorise i vinin nga Lindja.

Ne vitin 332, i biri, Kostanci derrmoi gotet. Nderkohe mbreti i persise, Shapur, ngriti pretendime per disa provinca te perandorise. Kostandini u vu ne krye te nje ushtrie dhe marrshoi kunder persianeve, por me te arritur prane Nikomedise, e kuptoi se casti i tij i fundit kishte ardhur. Para se te jepte frymen e fundit, ai pranoi te pagezohej nga peshkopi Euzebio i Nikomedise. Vdiq ne mesditen e 22 majit te vitit 337. Simbas porosise se tij, funerali ishte madheshtor. Sot jane tri kisha qe e quajne Kostandinin te shenjte: Kisha greke, Kisha ruse dhe Kisha armene.

Kostandini, i pameshirshem dhe ndertues bazilikash

Kostandini qe nje perandor i vertete romak, cinik dhe i pameshirshem. Rruga e tij drejt pushtetit ishte e pandalshme, dhe per te realizuar qellimin e tij luftonte dhe hiqte qafe cdo lloj pengese qe i dilte perpara.

Ne Koncilin e Nikeas viti 325 ku denohet arianizmi, Kostandini s’e ka per gje te egzekutoje filozofin neoplatonik Sopater, qe per me teper kishte qene edhe miku i tij me i ngushte. Me shume se per gjithcka, ai e ben kete per te deshmuar se nuk eshte me pagan. Pas kesaj, nuk heziton te vrase edhe filozofin Kanonaris, vetem se ky e akuzon qe ka neperkembur traditat e te pareve.

Ne fillim te janarit te vitit 326, Kostandini shkon ne Rome per te ndaluar lojerat qe beheshin me rastin e njezetvjetorit te sundimit te tij. Gjate rruges, ai urdheron vrasjen e tere familjes se vet, mes te cileve gruan e tij Fausten dhe te birin, Krispin.

E beri per xhelozi apo si rezultat i thashethemeve, kjo nuk dihet ende sot. Arritja e tij ne Rome u perputh me vrasjen e familjes, gje qe e demtoi figuren e Kostandinit Kryeqyteti i ri qe po ndertohej ne Bosfor, problemi i rrenjeve republikane gjithnje i gjalle ne Qytetin e Pejetshem, imazhi i ketij perandori teper Oriental e qe nuk perputhet me ate te nje Perandori romak, e mandej religjioni kristian dhe Roma ende teper pagane per ta pranuar kete, ndikuan ne perkeqesimin e marredhenieve te Kostandinit me romaket.

Megjithate, perandori dhuroi edhe nje tjeter bazilike, bazilika e sotme e Shen Palit, prane varrit te apostullit, dhe nje tjeter bazilike, Shen Sebastianin ne rrugen Apia, por me e rendesishmja e te gjithave eshte ajo qe u ngrit mbi vendin ku mendohej te ishte varrosur Shen Pjetri. Mandej Kostandini u nis per ne Lindje, ku me ne fund pa te realizohej endrra e tij e madhe: Kostandinopoja.

Ky kryeqytet i ri dhe i madherishem i perandorise u perurua me 11 maj 330, me festime te jashtezakonshme. Per ndertimin e ketij qyteti qene plackitur te gjitha qytetet e tjera te Perandorise, por ky kryeqytet i mrekullueshem do mbetej qendra e botes edhe per shume kohe.


Mendime mbi Kostandinin

Ka mendime se Flav Valer Kostandini ka qene perandori me largpames i tere historise romake, perfshire edhe ate te Lindjes. Qe nje gjeneral i madh, nje luftetar i madh. Ai e kuptoi se Krishterimi ishte tashme nje religjion qe mund ta perdorte per qellimet e veta; duke qeverisur mendjet e njerezve ai mund te arrinte te kontrollonte drejtperdrejt popullsine e vet.

Nuk ishte rastesi qe ai i mbajti funksionet religjioze ne grushtin e vet. Ishte i pari perandor i krishtere, dhe i pari qe nderfuti doktrinen e re te quajtur Cezaropapizem; e ne te vertete ai e mbajti per sa ishte gjalle postin e kryepriftit papes. Ka qene i pari perandor i Perandorise Romake te Lindjes, qe, duke ndertuar nje kryeqytet te ri ne Bosfor, kryeqytet i cili mori emrin e tij, i dha rruge krijimit te nji perandorie te re qe do jetonte shekuj te tere, deri me 1453.

John Julius Noreich thote: "Kostandini I, perandori i Romes. Askush nuk e ka merituar titullin “i Madh”, sa ky sovran qe brenda pesembedhjete vitesh mori dy vendime epokale, sejcila e afte per te ndryshuar historine: pershtatja e kristianizmit si religjion zyrtar i Perandorise, dhe transferimi i kryeqytetit te Perandorise nga Roma ne nje qytet te ri, ndertuar mbi themelet e qytetit antik te Bizantit..

Aq te rendesishme qene rrjedhojat e ketyre dy vendimeve, sa Kostandini, me perjashtim te Krishtit, Budes dhe profetit Muhamet , mund te pretendoje ne menyre te ligjshme qe te konsiderohet njeriu me me ndikim ne tere historine e njerezimit.”
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-13, 20:46   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Konstantini i Madh

Kostandini i Madh shkoi nė Bizant me flamur e simbol tė ilirėve, shqiponjėn me dy krerė


Agim Shehu


Tanimė e di gjithė bota se Kostandini i Madh kish tre shekuj qė kish vdekur kur erdhėn sllavėt aty ku janė mes shqiptarėve dardano- ilirė.

Hollivudi po bėn filmin e bujshėm pėr Kostandinin e Madh qė e jep si serb. Ekranizohet sipas romanit «Udhėkryqi i Kostandinit» tė shkrimtarit serb Dejan Stojkoviē, me nxitjen e Universitetit serb mbi 100 milionė dollarė. A e dinė serbėt se Kostandini i Madh qe shqiptar (ilir)!? Sigurisht kanė aq mėnd sa ta dinė tė paktėn ata me kulturė, sadoqė kultura u ka zėnė myk tė pashėrueshėm manastiresh ortodokse (s’ėshtė dėshmi kryesore, megjithatė s’di nėse serbėt kanė emėr ‘Kostandin’)?!







Paradokset e kosntatimeve serbe!

Tanimė e di gjithė bota se Kostandini i Madh kish tre shekuj qė kish vdekur kur erdhėn sllavėt aty ku janė mes shqiptarėve dardano- ilirė. Mirėpo, sipas prejardhjes sė tyre, grabitėsit i ngjajnė ariut tė Uralit qė thotė pėr gorricat nė dimėr: «Janė pjekur se mė hahen mua»! I ngjajnė po ashtu luanit grabitės nė ndarjen e gjėrave: «Kjo mė takon mua se unė jam luani»! Tani ky ari e luan serb doli dhe majė Hollivudit tė legalizojė botėrisht orekset jashtė ēdo tė vėrtete dhe etike qytetėrimi. Sllavėt si vėllezėrit ortodoksė tė tyre, grekėt e dinė qė edhe pse kanė shpėrbėrė shumė te e drejta etnike e shqiptarėve, i shuan e i dėbuan nga shtėpitė e veta, pushtimi i trojeve sidoqoftė mbetet i lėvizėshėm nga e drejta historike (izraelitėt u kthyen nė vatrat e tyre pas mėse 2000 vjetėsh dhe nga Shtetet e Bashkuara shteti i tyre u njoh brėnda 20 minutash). Historia ka ēudirat e paradokset e saj. Athina ngul kėmbė qė Shkupi zyrtar ta heqė emėrtimin ‘Maqedoni’ pasi nė njė tė ardhme qė mund ta sjellė befas historia, i rrezikohet Maqedonia e saj!

Kėtu qėndrojnė dhe pushtuesit shembullorė sllavė. Ata duan ta sigurojnė dhe tė drejtėn historike kinse ėshtė me ta qoftė pėr trojet e pushtuara, qoftė pėr ėndėrat qė tė pushtojnė pjesė tė tjera nga fqinji mė i dobėt (gjeografinė e pushtuar ta betonojnė me historinė e tjetėrsuar).

Skenaristėt serbė e dinė se s’ka asnjė dokument bindės a gjykim dijetarėsh tė ēdo kohe qė Kostandinin e Madh ta quajnė serb. Kėtė ngushtėsi argumentimi e shprehin saktė qoftė dhe pa dashje te gazeta Blic: «Ky Perandor lindi nė qytetin Nish e kjo ėshtė njė mundėsi e shkėlqyer pėr tė promovuar trashėgiminė kulturore serbe nė mbarė botėn». Pra, vetėm pse lindi nė Nish tė cilin sot e kanė serbėt, Perandori i Madh ėshtė serb(!) Mirėpo me kėtė logjikė do bėhej kėrdia nė transferimin e personaliteteve tė historisė nga njė komb nė tjetrin. Filozofi gjenial, Kanti lindi nė Konigsberg, qytet historikisht gjerman (duke parė synimin e Carėve drejt Bosforit, Bismarku tha: «Rusinė, po zuri Stambollin nesėr prite nė Konigsberg»! Megjithatė edhe pse s’e mori dot Stambollin, ajo doli aty dhe qyteti sot quhet Kaliningrad). Me logjikėn serbe tė filmit, Kanti ėshtė rus! Don Kishoti nuk do kish guxuar tė bėnte kėtė marrėzi arsyetimi!
Nė vazhdim tė kėsaj logjike ne do na pėrmbyseshin maja historie: De Rada qė lindi nė Itali s’do quajtur shqiptar! Mirėpo La Martini i thotė me vlerėsim tė lartė si poet dhe shqiptar se ‘poezia ka lindur nė brigjet tuaja (Shqipėri) dhe atje duhet tė kthehet’. Papa Klement Albani lindi nė Itali, por ai e pohon veten arbėr, siē mban dhe zyrtarisht e apostolik mbiemrin ‘Albani’ dhe emrin ‘Kelmendi’. Po ashtu e mbante veten kryeministri i Italisė, Francesko Krispi. Mid’hat Frashėri lindi nė Stamboll, por kush guxon tė thotė se ai nuk ėshtė ndėr tė mėdhenjtė e shqiptarėve!..Vėndlindja e Konicės sot ndodhet nė Greqi, por kush mund ta bėjė grek dijetarin e madh shqiptar?!

Nishi ka qenė vatėr ilire

Nishi ka qėnė vatėr ilire e banuar nga ilirė qė nė kohėt qė s’mbahen mėnd. Kostandini i Madh qe nga ky qytet e sadoqė qe Perandor nė Romė, pėr tė mendoi si bir i pashkėputur prej tij. Si bėri guximin e madh duke zyrtarizuar Krishterimin, nė rjetin e intrigave pa fund sa vrau birin e pafaj, pastaj tė shoqen e re fajtore, vendosi tė largohej, tė krijonte njė Romė tė Dytė. Me kėtė bėnte dhe aktin e madh human nė histori, ndante fenė nga shteti (qendra e fesė rrinte nė Romė, shteti me atė pėrfaqėsues shkonte gjetkė). Nė fillim Perandorinė e Re deshi ta themelonte nė vėndlindjen e tij, Naissus (Nish). Por gjykoi si vizionar i madh se ngulimi i ri perandorak duhej tė qe nė njė pikė strategjike nga tė gjitha kėrkesat pėr qytetėrimin botėror. Dhe zgjodhi Bizantin nė udhėkryqin mė tė ēmuar mesdhetar.

Perandorėt e parė tė Romės mbanin pėr flamur shqiponjėn me njė kokė. Perandorėt ilirė e zėvendėsuan me shqiponjėn me dy kokė, zėdhėnėsen e kryeperėndisė sė tyre, Zeusit (me kohė, nga simbol fetar shqiponja u bė simbol kombėtar i shqiptarėve). Kostandini i Madh kur shkoi nė Bizant me vete mori si flamur dhe simbolin e ilirėve, Shqiponjėn me dy krerė. Ky fakt domethėnės s’i shpėton as Dante Aligherit qė te «Parajsa» e Komedisė Hyjnore thotė: «Shqiponjėn Kostantini e riktheu/ kundėr rymės sė Qiellit (nga lindja nė perėndim-a.sh)…Shpendi hyjnor (shkoi)/ pranė malesh nga kish dalė nė fillim». Noli Kostantinin e Madh e jep si tė lindur nga shqiponja e kėtij Flamuri kur shkruan pėr tė: «Flamur, qė lind Shėn Kostantinė/ bashkon Islamnė me Krishterimnė…». Tė parėt e serbėve veshur nė lėkurė kafshėsh vazhdonin gjuajtjet me kallamė nė moēalet e stepave lindore. Kurse Nishi qytetar Birit tė madh i ngrinte statujėn bronz (ajo u gjėnd mė 1898 nga arkeologu sllav Vasiē dhe ndodhet nė Muzeun e Beogradit tok me thesare e dokumente pa fund tė Kosovės). Tani duan tė vjedhin dhe historinė, mirėpo pėr tė huajin historia ėshtė si magjia, ndjehet po nuk kapet dot.

Nishi i sotėm dikur quhej Naissus

Sllavėt erdhėn nė sh. 6 e lart, nė fillim si shėrbėtorė tė barbarėve, pastaj vetė si barbarė, pa asnjė ngjashmėri me Perandorėt humanė ilirė tė Romės. Historiani R. Jenkin te «Bizanti e bizantinizmi» thotė: «Sllavėt e uritur pėr tokė e me sy nga Iliria qenė grumbulluar gjatė disa 10 vjeēarėve nė mizėri tė panumurueshme pėrtej Danubit». Tunman shkruan: «Sllavėt mė 548 dogjėn e pėrvėluan Ilirinė gjer nė Dyrrachium». Pr. Fromer: «Trysnia sllave solli njė ndrydhje tė ilirėve me ēvendosje drejt jugut…Hapsira dalmate ilire u rrezikua shumė…Aty gjėndej njėlloj parku kombėtar ilir ku u ruajtėn tė paprekura prej shekujsh zakonet e doket e lashta tė tyre». E famėshmja Enciklopedia Didero-D’Alamber mė 1778 pėrcakton shtrirjen historike tė Shqipėrisė: «Nė Perėndim nga gjiri i Venecias, nė veri nga Dalmacia e Bosnja, nė lindje nga Maqedonia…» (gjėkundi pėr sllavėt, as «Nish» as copė me mish»)!

Nė Perandorinė Osmane me regjistra tepėr tė sakta siē ua donte qeverisja, Nishi hynte nė Vilajetin e Kosovės. Sot Nishin nė Vojvodinė e ka Serbia e cila pėr tė ka tė ‘drejtėn’ pushtuese por jo tė drejtėn historike. Dijetari N. Syme thotė se «Naissus qe njė nga tri kryeqėndrat e qytetėruara tė Dardanisė paraantike dhe antike». Dijetari hungarez Jeno Fitz shton se «Mezia Qendrore merret si vėndlindja e atit tė Kostandinit tė Madh, Konstanciu Klori (Verdhani), e kjo banohej nga ilirė dardanė kurse vetėm pjesa veriore kish fise trakase si dhe ‘mesėt’». Te «Historia e Romės» historiani francez Viktor Dyruit thotė pėr pelazgo-ilirėt se «Kėta shtriheshin nga Azia Perėndimore nė Sardenjė e mbase mė larg, nė Spanjė…». Laruss e v. 1993 thotė pėr Perandorinė e Romės sė vonė: «Dinastia e re Perandorake u themelua nga bijtė e ‘Danubit, ilirėt e Dalmacisė e tė Paonisė, njerėz tėr ashpėr, tė papėrshtatur sa duhet me pėrdredhjet e Romės, por luftėtarė si ata, tė mbrujtur me njė atdhetarizėm tė zjarrtė». Historiani anglez R. Makmulen, Aurelianin, Perandori i ndritur ilir, e fut nė ‘Shtėpinė Dardano-Kostandiniene’ dhe zgjerohet: «Tėrė vija e familjes sė Kostantinit tė Madh dhe Valentienit pas tij i pėrkiste grupit kulmor - personalitete ilirė ardhur nga hapsira e sotme e ish Jugosllavisė dhe Hungarisė e po tė pėrdorim emėrtimin e lashtė, atdheu i tyre qe Iliria…Ilirianėt e shkrinė talentin e tyre tė vrazhdė dhe vitalitetin gjigand fizik tė tyre pėr shpėtimin e Romės».

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-13, 20:47   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Konstantini i Madh

vijimi



Kostandini i Madh shkoi nė Bizant me flamur e simbol tė ilirėve, shqiponjėn me dy krerė


Agim Shehu





Serbėt duke vjedhur Kostantinin e Madh duan tė lartėsojnė shtatin liliput

I ati i Kostantinit tė Madh, Kostanc Klori shkoi si Perandor gjer nė Angli ku luftoi grabitėsit pushtues tė saj. Aty i takoi tė japė shpirt para tė birit tė madh tė cilit i dha dhe porositė e fundit prej Perandori. Populli anglez e varrosi si shpėtimtar nė njė shpellė qė ruhej e i ndizej qiri gjer vonė. Nisur dhe nga kjo sigurisht, Ēurēilli thotė me vlerėsim se «Perandorėt nga mė tė aftėt e Romės qenė ilirė» (hollėsi tė shumta tė gjera jep dhe libri shumė i ēmuar «Perandorėt e Romės» tė studjuesit Qazim Lleshi).
Bashkautorėt ushtarakė Bishop e Kulston flasin pėr «vise danubiane e transdanubiane si Iliri » (Pushkini kur shkoi nė Vllahi tha se «ishte nė Iliri»). Historiani i lashtėsisė, U. Sestonin thotė: «Njė numur i madh senatorėsh qenė me prejardhje ilire e duke nisur nga gjysma e dytė e sh. 3 Perandori qe gjithmonė nga Iliria». Studjuesi S. Uiliams thotė: «Komandantėt ilirė vėrshuan vrullshėm gjer nė majat mė tė larta tė pushtetit perandorak kėshtuqė kurora e Perandorisė mbeti pothuaj ‘pasuri’ nė duart e kėsaj kaste». Jozef Bidez, jetėshkruesi i shquar i Perandorit ilir, Julienit, nė Hyrjen e veprės pėr tė shkruan se «15 shekuj mė parė arbėrorėt kishin themeluar bėrthamėn e legjioneve tė Danubit, e brez pas brezi kėta bij barinjsh e bujqish mbronin kufinjtė e Perandorisė duke i dhėnė kėsaj dhe komandantė me famė». Studjuesi Zh. Zeiller shkruan se raca e herėt ilire pėrfaqėsues mė tė saktė sot ka ‘albanėt apo skipetarėt’ e shton: «Kur Perandorisė (sė Romės) i dukej fundi i pashmangshėm pas 30 vjet tiranie tė fundit, ajo u mbajt, fitoi dhe gjallėri tė re me njė rimėkėmbje tė fuqishme pėr mėse njė shekull, pikėrisht se mori pėrtėritje iliriane tė shtetit perandorak». Historiani danez E. Kristiensen duke folur pėr Historinė e Romės shkruan: «Trashėgimia thuajse nė vijimėsi e fronit perandorak nga ana e prijėsve tė shquar ushtarakė ilirė, si nė gjysmėn II tė sh. 3 e pothuaj nė tėrė sh. 4 qe kushtėzuar nga njė gjėndje e padurueshme rrokopuje, e krizės mė tė thellė nėpėr tė cilėn po kalonte Perandoria e Romės qė prej krijimit tė saj nė agimin e Mijėvjeēarit tė I tė Erės sė Re». Studjuesi anglez Kris Skarr thotė: «Kundėr ēdo parashikimi, Perandoria dalėngadalė u rifreskua falė sundimit tė njėpasnjėshėm tė perandorėve ushtarakė me prejardhje nga Ballkani, perandorėve ilirė. Klodi II mundi gotėt (e u mbiquajt «Goticus»); Aureliani mposhti mbretėrit e Galisė e Palmirės e u u bė Reformator i Madh i Unitetit tė Perandorisė. Karusi mposhti dallgėt barbare tė persėve»…Historiani i shquar Vasiliev duke shkruar pėr Perandorėt ilirė tė Bizantit (familjes Justinian) pėrmėnd «listėn e gjatė tė Perandorėve romakė qė lindi Siujdhesa e Europės Juglindore e qė falė energjisė sė tyre tė tejzakontė nė ēastin mė kritik tė historisė sė Romės, u shfaqėn tė aftė t’i rikthejnė asaj paqen dhe njėshmėrinė si Perandori». Nobelisti T. Momsen shkruan: «Shqiptarėt luajtėn njė rol tė veēantė e tė gjatė nė Perandorinė Osmane, ashtu si tė parėt e tyre tė lashtė (ilirėt) pėr Perandorinė e Romės kur kjo u ndodh nė tė njejtėn gjėndje tė shthurjes e barbarisė». Perandorėt ilirė qenė sa trima po aq tė zgjuar e atdhetarė tė kombit tė vet. Andre Piganjol, historian i lashtėsisė, thotė: «Perandorėt ilirė e adhuronin Romėn duke qėnė tė bindur se tek mbronin atė, mbronin njėkohėsisht Atdheun e tyre ballkanik kundėr vėrshimeve tė paprera barbare».

Nga vetė tė huaj asnjanės mund tė sillen argumente pa fund mbi pėrkatėsinė iliro-shqiptare tė Kostandinit tė Madh. Pushtuesit serbė pėr shekuj me radhė kanė shumė gjak shqiptarėsh nė duar e kėtė kėrkojnė ta lajnė me emra tė shquar shqiptarėsh duke i pėrvetėsuar. 400 vjet mė parė historiani sllav Tomas Maranoviē e bėnte Skėnderbeun sllav e Frang Bardhi iu pėrgjigj me studimin shkatėrrues «Apologjia e Skėnderbeut». Figurat e shquara janė piedestali mbi tė cilin ngrihet lartėsia e vetė popullit. Dante thotė: «O rrėnja ime qė aq lart arrin»! Serbėt duke vjedhur Kostantinin e Madh duan tė lartėsojnė shtatin liliput tė sė shkuarės sė largėt tė tyre.

Lartėsia gjeografike e njė vėndi matet te majat e maleve. Lartėsitė e historisė - te figurat e shquara. Ēabej gjykon: «Historia e njė vėndi ėshtė historia e personaliteteve». E shkuara me figura tė shquara ėshtė «ēek» banke me tė cilėn nxirren fitime tė ditės nga historia. Jo kot gazeta greke Nea Ellas shkruante: «Jemi popull i zgjedhur i botės, jemi tė zotėt t’u bėjmė ballė gjithė kombeve tė vegjėl se kemi volumin dhe nderin e emrit»! Kėtė logjikė e mbėshtet fjala qė deputeti italian Laurenziano tha nė Parlament mė 1904: «Francezėt qė nė Paris mendojnė se Epiri i duhet dhėnė Greqisė pėr hir tė Sokratit a e dinė se Diokleciani, babai i sistemit juridik botėror qe shqiptar»!? Profesori amerikan Bollduin thotė bukur se «Heronjtė janė majat mė tė larta ku janė drejtuar sytė e popujve. Tregoni heronjtė e njė kombi t’ju them se me ē’komb ke tė bėsh»! Ėshtė e njohur ngjarja: Pėrfaqėsuesi i njė vėndi tė padėgjuar e pyet Margaret Thaēer se si tė dėgjohej dhe vėndi i tij, e ajo iu pėrgjegj: «Nxirrni njė gjeni, ndiqeni pas dhe dėgjojani kėshillat»!

Shqipėria, njė vend i vogėl ku mund tė takosh njerėz tė mėdhenj

Shqipėria ėshtė komb i ngushtuar, por personalitetet e pakundėrshtueshėm tė tij ngrėnė ballin sipėr mjegullės dhe mbi trojet e pushtuara duke pohuar tė vėrtetėn e kombit tė tyre. Ata pohojnė gjykimin e Hygoit se madhėshtia e njė vėndi nuk matet me sasinė e popullsisė por me vlerat e tij, e Carmen Moier thotė pėr Shqipėrinė: «Njė vėnd i vogėl ku mund tė takosh njerėz tė mėdhenj».

Serbėt i kanė vėnė syrin grabitės jo pak, por Perandorit-Shenjtor tė njerėzimit, Kostantinit tė Madh. Pėrmėndim Revistėn Europa siē e citon Kamarda mė 1884: «Njė komb qė ka nxjerrė atė kryevepėr tė gjallė si Princeshėn Dora D’Istria, ai komb nuk mund tė quhet i vdekur, as tė dėnohet me ēdukje». E mė tej pėr shqiptarėt: «Dhe ju, tė cilėve me tė drejtė ju takojnė kėto fjalė keni nxjerrė nė ēdo kohė, edhe pas tė pavdekshmit Skėnderbe, njerėz shumė tė shquar tė cilėt Europa, me padrejtėsi jo tė zakontė i kalon pothuaj nė heshtje, ose i vuri pak nė dukje»!

Ėshtė mbresėlėnės gjykimi nė njė vijė i Dora D’Istries pėr Kostantinin e Madh, siē i shkruante De Radės: «Do vijė koha kur populli do t’i ngrerė lirisht Monumentin birit tė Madh tė tij». Barleti te Historia e Skėnderbeut, duke u dalė pėrpara dhe mashtruesve tė historisė shkruan nė Parathėnie: «Tė hesht pėr tė vėrtetėn e Atdheut do bėja tradhėti ndaj tij».

Ka kohė qė shovenėt fqinjė janė vėnė nė garė duke na vjedhur hapur si ‘mall’ pa zot figurat e shquara si Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit, Skėnderbeun, Kukuzelin, Nėnė Terezėn…e tani sė fundi dhe Kostantinin e Madh. Mirė shteti, por si hesht Akademia! Ēfarė emri ka ahere kjo ‘heshtje’ e tyre! Paradoksi - Akademitė sllave e greke s’kanė turp qė tė shpifin e grabisin, tanėt s’kanė turp qė heshtin! Sami Frashėri porosiste «Gjėnė e tjetrit s’e duam, por as tonėn s’e japim».

Akademia jonė tek hesht nė vijėmėsi pėr kaq raste, duke shitur historinė shet atdheun. Ēdo Akademi dinjitoze rastin e filmit pėrsllav tė Hollivudit do ta quante dhunim tė Atdheut pėrmes vjedhjes sė historisė, e do njoftonte sė pari autorėt e filmit. Mė tej dhe gjykimin ndėrkombėtar. «Qui tacet, consentire videtur» (kush hesht e miraton tė keqen) thonė latinėt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-13, 20:48   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Konstantini i Madh

Konstantini ynė








Me gjithė tentimet pėr ta sllavizuar Konstantinin e Madh ai mbetėt ilir. Kjo u pohua nga studiuesit dhe historianėt nė tribunėn kushtuar kėtij perandori tė Romės.

Lajmi se njė universitet privat nė Serbi pritet tė financojė njė film hollivudian, i cili flet pėr Konstantinin e Madh dhe e portretizon atė si serb, i ka shkundur shqiptarėt dhe i ka zgjuar ata nga gjumi. Pėr tė demantuar serbėt dhe pėr tė dėshmuar se Konstantini i Madh ka qenė iliro-dardan, katėr asociacione tė ndryshme u bėnė bashkė dhe e organizuan njė tribunė kulturo-shkencore.

Asociacioni pėr Zhvillim tė Galabit ‘Galabri’, Shoqata Kulturore e Kosovės ‘Anton Pashku’, Shoqata ‘Miqtė e Amerikės’ dhe Unioni i Letrarėve tė Kryeqytetit tė Kosovės, tė hėnėn, organizuan nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės tribunėn kushtuar kėtij perandori, nė tė cilėn u paraqiten gjashtė kumtesa.

Kjo tribunė, sipas organizatorėve, shėnon edhe fillimin e jubileut tė 1700-vjetorit tė ‘Ediktit tė Milanos’, tė mbajtur nė vitin 313, kur Konstantini i Madh e kishte legalizuar krishterimin nė botė.

Nė kėtė tribunė u lexuan gjashtė kumtesa dhe u zhvillua njė debat lidhur me figurėn e Konstantinit tė Madh.

Nė kumtesėn e tij, shkrimtari dhe botuesi Frrok Kristaj u shpreh se Evropa duhet t’u jetė mirėnjohės ilirėve, dardanėve, arbėrve dhe shqiptarėve pėr rolin e jashtėzakonshėm tė disa shenjtorėve tė gjakut tonė, si Shėn Konstantini i Madh, Shėn Justiniani i Madh, Shėn Jeronimi, Shėn Niketa, e deri te e lumja Nėna Tereze.

“Mirėpo, me porosi tė Serbisė Hollivudi po bėn filmin pėr Konstantinin e Madh, qė e trajton serb, sipas romanit ‘Udhėkryqi i Konstandinit’ tė serbit Dejan Stojkoviq. Pėr kėtė Serbia ka ndarė mbi 100 milionė dollarė. Por a e dinė serbėt se Konstandini i Madh ishte dardan, paraardhės i shqiptarėve, pėrkatėsisht se serbėt duhet tė nisen nga fakti se ndėr emrat serb asanjėherė nuk kanė pas Konstandin”, shtroi pyetjen Kristaj.

Ai shtoi se skenaristėt serbė e dinė se s’ka asnjė dokument bindės tė cilėsdo kohė qė Konstantinin e Madh e trajton serb. Kristaj tha se vetėm pse u lind nė Nish, tė cilin sot e kanė serbėt, kjo nuk do tė thotė se Perandori i Madh na qenka serb.

“Sipas kėsaj logjikė do tė mund tė bėhej kėrdia nė transferimin e personaliteteve tė historisė nga njė komb nė tjetrin, sepse edhe Kanti, u lind nė Konigsberg, por kjo nuk e bėnė atė rus. Pra, sipas kėsaj logjike do tė na pėrmbyseshin maja e historisė, sepse De Rada, qė u lind nė Itali, a duhet quajtur italian, pėrkatėsisht Papa Klement Albani u lind nė Itali, por ai e pohon veten arbėr, siē mban dhe zyrtarisht mbiemrin ‘Albani’ dhe emrin ‘Kelmendi’. Mid’hat Frashėri u lind nė Stamboll, por ai ėshtė ndėr tė mėdhenjtė e shqiptarėve. Vendlindja e Konicės sot ndodhet nė Greqi, por kush mund ta bėjė grek dijetarin e madh shqiptar?”, u shpreh Kristaj.

Pėr ta dėshmuar prejardhjen iliro-dardane tė Konstantinit tė Madh, Kristaj citoi shumė historianė botėrorė, tė cilėt nė veprat e tyre theksojnė se Konstantini i Madh ka qenė ilir e jo sllav. Njė pjesė tė fajit, sipas tij, e kanė edhe institucionet tona shtetėrore, kulturore dhe shkencore, tė cilat rrinė nė gjumė.
“Tė dy shtetet shqiptare heshtin, sikur qė heshtin edhe akademitė tona, kurse akademitė sllave e greke s’kanė turp tė shpifin e tė grabisin, ndėrkaq tanėt s’kanė turp tė heshtin!”, u shpreh Kristaj.
Studiuesi Besim Morina foli pėr legalizimin e krishterimit nga ana e Konstantinit tė Madh. Ai gjithashtu i kundėrshtoi pohimet se krishterimi te ilirėt ėshtė imponuar nga pushtuesit romakė.

“Mendimi se krishterimi tek ilirėt ishte i imponuar nga pushtuesit romakė nuk ka tė bėjė me tė vėrtetėn, kur dihet se nė fillim tė krishterėt ishin tė pėrndjekur nga ana e Perandorisė Romake”, theksoi Morina.
Historiani Arben Hajdari foli pėr portretin e Konstantinit nė prerjet monetare romake, ndėrsa historiani tjetėr Arben Arifi foli pėr jetėn e Konstantinit.

Dy studiuesit e letėrsisė, Ramadan Musliu dhe Prend Buzhala u morėn me paraqitjen dhe portretizimin e Konstantinit tė Madh nė letėrsinė shqipe.

Musliu nė qendėr tė kumtesės sė tij i pati dy romane tė dy autorėve shqiptarė qė si personazh e kanė Konstantinin e Madh, ndėrsa Buzhala theksoi se figura e Shėn Konstantinit na vjen e zgjuar nga lashtėsia dhe vjen nė kohėn tonė si njėri ndėr personalitetet qendrore tė krishterimit, tė kulturės e tė qytetėrimit europian, nga njėra anė dhe si personalitet, veprimtaria historike, politike e ushtarake e tė cilit bėn pjesė edhe nė botėn shqiptare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-13, 20:52   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Konstantini i Madh

Shkijet njejte si greket, hajdutet me te medhenje te historise !





Perandori Romak me prejardhje Ilire, Konstantini i Madh festohet ne Nish/Serbi







Autoritetet Serbe jane ne pregaditje te festes se 1700 vjetorit te Konstantinit te Madh te Perandorit Romak me prejardhje Ilire. Me kete rast ata ngriten permendore memoriale per prejardhjen e tij nga Nishi. Perderisa autoritetet Serbe jane duke punuar vazhdimisht ne pervetesimin e figurave botereore, institucionet e Kosoves rrijne karshi dhe duarkryq duke mos bere as perpjektet minimale per festa te tilla me ndikim nderkombetar.

Per prejardhjen ilire te Konstantinit te Madh mund te lexoni edhe ketu.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-13, 21:01   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Konstantini i Madh

BESA E KONSTANDINIT TĖ MADH E SOLLI PĖRSĖRI DORUNTINĖN NĖ NAISSUSIN DARDAN



Shkruan: Reshat AVDIU * Preshevė, Qershor 2013




Tash e shumė vite mė parė ndėr popullatėn shqiptare nė kėtė pjesė tė Dardanisė Lindore flitet pėr Besėn e Madhe tė Konstandinit nga Nishi, qė ia kishte dhėnė motrės sė tij Doruntina Naissusit. Tė cilėn e kishte martuar shtatė konaqe larg nga Nishi. Duke e pajtuar dhe ngushlluar se pėr ē’do motmot do tė shkonte dhe merrte motrėn e vet dhe sillte nė gjirin e saj familjar.

Luftėra dhe hata tė mėdha kishin ra atėbotė mbi trojet dardane nga tė huajt. Nė njėrėn nga ato beteja tė shumta kishte ra edhe vet Konstantin i Madh. E pėr Doruntinėn kishin filluar tė zgjateshin, e tė zgjateshin, pa kufi stinat dhe motet e mėrzisė dhe brengės pėr vėllanė, nėnėn pėr ato fusha dhe lendina tė blerta nė Naissusin e saj tė lindjes.

Ē’do mėngjes pranveror ajo dilte tek ata dy lisat e mėdhenj mbi kodrinė pėr ta pritur vėllain e saj se mos po i vinte atje nga Dardania e largėt me kalin e tij tė shpejt si shiqeta. Kot vėllai i saj nuk vinte se nuk vinte dot, pastaj sė beshku me qyqet e malit ia fillonte vajit dhe kujės pėr Konstandinin dhe nėnėn Helenė e mbetur edhe ajo si qyqe nė rrem nė fronin e tė birit tė saj nė Mediana*** tė Naissusit. Edhe nėna e saj e priste tė bijėn e vet se mos po i vinte sa pėr ta parė dhe ngushlluar pėr Konstandinin e Madh. Sytė iu kishin verbuar nga vetmia dhe lotėt e ditėve dhe nėtėve nė vijim.

Njė ditė si zakonisht pėrsėri Doruntina kishte dalė tek ata dy lisat e mėdhenj pėr ta pritur vėllanė e saj. E diku atje larg pėrtej fushės sė gjėrė dhe katėr maleve shqiptare dukej si nėpėr mjegull njė kalorės qė e ngiste kalin e tij si shiqeta ai sa vinte ofrohej e ofrohej. Hej! Zemra e motrės sė shkretė filloi t’i rrihte, e t’i rrihte, vrullshėm e mė vrullshėm saqė donti t’i dilte nga kraharori. Vallė a mos do tė jetė vėllai i motrės?! Po, po Konstandini ishte vet, ishte ngritur nga varri dhe kishte ardhur pėr ta marrė motrėn e tij, dhe pėr ta ēuar nė vend Besėn e Madhe Shqiptare. Doruntina e kishte kuptuar se me vėllain e saj nuk ishte diēka nė rregull, sishte mė ai Kostandini i fuqishėm qė kur qėllonte me topuzin e tij tė madh bėnte qė edhe bjeshka tė dridhej! I vinte erė dheu, sytė i kishte tė shteruar dhe tė venitur, fytyra e tij dyllė e verdhė, flokėt e gjata e tė shpupurishura, duart e ftohta si akulli, plisi dhe guna e tij e baltosur me opinga tė grisura. Kėshtu dukej kalorsi nga Dardania e largėt.

Koha ishte tė niseshin pėr ate rrugė tė largėt tė Egnatias pėr nė Naissus. Kur po i afroheshin shtėpisė sė vjetėr, Konstandini i thotė motrės sė tij, hec motra ime, hec pėrpara, sa ta lidhi gjokun pėr trungun e Mollės sė Kuqe! Nga ai moment Konstandini i motrės, sė bashku me erėn e fortė qė kishte filluar tė fryente, e tė fryente ate pranverė tė vonuar, humbi dhe nuk u duk mė!

Doruntina si njė verkė mbi valėt e detit tė tėrbuar drejtohet pėr nė votrėn e nėnės Helenė. Ate tė shkretė e gjeti tė ulur skaj oxhakut duke vajtuar pėr tė bijėn e saj Doruntinėn dhe djalin Konstandin Naissusin i vrarė ndėr beteja tė shumta me bajlozėt dhe invadorėt huaj qė vinin atje pėrtej detit pėr t’i mėsyer kėto trojet tona dardane.

Nėnė, nėnė, jam bija yte Doruntina! O Zot, a mos jam nė ėndėrr, a mos po tallet ndokush me mua plakėn e shkretė dhe tė verbėr. Jo moj nėnė, jo, Konstandini, Konstandini… vėllai i motrės erdhi dhe mė morri e mė solli kėtu! Mbeti pak larg shtėpisė sa pėr ta lidhur kalin pėr trungun e Mollės sė Kuqe tė Naissusit.

Jo, e shkreta moj bijė! Konstandini vėllai yt, ka vite qė ka vdekur edhe varri tij gjer mė tani ėshtė rrafshuar pėr tokė nga stina dhe moti. Ah, moj e gjora nėnė, Besėn e Madhe Shqiptare qė nga Troja jonė e lashtė e gjer mė sot nuk po e treti dot dheu as nuk po e thanė dot dielli dhe as nuk po e merr dot dallga e detit… . Ajo ėshtė ngulitur thellė nė mendjen dhe shpirtin e ē’do shqiptari, pra edhe Besa, e Konstandin Nassusit do tė jetojė, e do tė jetojė ndėr mote… !


P.S.

*** Nė vitin 330 e.s., Mbretėresha Helenė vdes dhe varroset nė Mediana tė Nassusit, nė Fronin e tė birit tė saj, Shėn Kostandit tė Madh. Ky vendbanim Iliro-Dardan, gjendet sot mes Nishit dhe Banjės sė Nishit, gjegjėsisht Ilixhės sė Nishit. Helena ishte e njė shtrese shumė tė ulėt, e cila u martua me Konstancė Klorin. Pas kėsaj ai u nda nga Helena, pasi u detyrua ta merrte pėr grua vajzėn e Maksimilianit, Teodorėn. Kostandini ishte pak i shkolluar dhe ishte peng te Diokleciani dhe Galeri nė kohėn e sundimit tė tyre ai luftoi me trimėri.


Autori ėshtė i burgosur politikė, njėherit edhe kryetar i “Shoqatės sė
Muhaxhirėve” pėr Kosovėn Lindore me seli nė Preshevė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.