PDA

View Full Version : New?


doni
07-10-03, 00:38
Nė Suedi organizohet Festivalin e Poezisė dhe i Muzikės Shqiptare pėr Skandinavi

Malme, 6 tetor - Rrethi i Shoqatave Shqiptare pėr ra

rajonin e Skones, nė Suedi, edhe sivjet organizon Festivalin e Poezisė dhe tė Muzikės Shqiptare pėr Skandinavi. Ky festival, qė ėshtė i treti me radhė, sivjet do tė mbahet mė 22 nėntor nė Kopenhagė nėn patronatin e Qendrės Shqiptare pėr Kulturė dhe Sport.

Nė kėtė manifestim tė rrallė tė diasporės shqiptare, me punimet e veta origjinale dhe tė pabotuara, do tė prezentohen krijuesit letrarė dhe ata muzikorė qė jetojnė e veprojnė nė shtetet skanindave. Gjithashtu do tė merr pjesė edhe njė shkrimtar nga Kosova.

Organizatori dhe nikoqiri, pėr punimet mė tė suksesshme do tė ndajnė shpėrblime modeste. (R.R.)

doni
10-10-03, 00:33
Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova priti sot nė njė takim miqėsor e kulturor shkrimtarin e njohur Sabri Hamiti, me rastin e botimit tė veprės sė tij tė plotė nė 10 vėllime.

Ibrahim Rugova, vetė njė kritik letrar nė zė i Kosovės, e pėrgėzoi zotin Hamiti pėr daljen nė dritė tė kompletit tė veprės sė tij letrare, botuar nga shtėpia botuese "Faik Konica" e Prishtinės, dhe i uroi autorit edhe shumė vepra tė tjera.

Me kėtė rast Dr. Rugova ēmoi lart punėn tridhjetėvjeēare prej krijuesi e studiuesi letrar tė Sabri Hamitit.

Pėrndryshe, Dr. Ibrahim Rugova ka shkruar parathėnien e kompletit tė veprės me titull "Pėrurimi i veprės sė madhe tė Sabri Hamitit", ku Rugova e quan Hamitin 'shkrimtar dhe burrė tė madh shqiptar tė Kosovės".

Nė parathėnie tė veprės sė Hamitit, Dr. Ibrahim Rugova thotė edhe kėtė: "Sabri Hamiti i takon atij brezi tė shkrimtarėve e intelektualėve tė Kosovės tė viteve '70 qė mund tė quhet "Qarku i Prishtinės" tė Kryeqytetit tė Kosovės, tė Dardanisė antike, tė cilėt donin qė vendin e tyre ta lidhin me botėn perėndimore, tė vendosnin popullin e vet atje ku e ka vendin pėrgjithmonė".

Shkrimtari Sabri Hamiti i dhuroi Rugovės kompletin e parė tė veprės sė sapodalė nga shtypi dhe e falėnderoi atė pėr pritjen dhe vlerėsimin e veprės sė tij, duke e ēmuar Dr. Rugovėn si njėrin ndėr njohėsit mė tė mirė tė veprės sė tij.

Kompleti i veprės sė Sabri Hamitit pėrbėhet nga dy tėrėsi. Nė pesė vėllimet e para pėrfshihet krijimtaria e tij imagjinative letrare (poezia, dramat, romani), ndėrsa nė pesė vėllimet e tjera shkrimet teorike, studimet, esetė kritike pėr letėrsinė shqipe nga fillimet e saj deri nė ditėt e sotme.

Vepra e plotė e Sabri Hamitit do tė promovohet solemnisht nė Panairin Ndėrkombėtar tė Librit nė Frankfurt, mė 12 tetor 2002.