PDA

View Full Version : Gatimet e Detit.


Honesty^uk.
29-04-04, 19:28
Ushqimi i detit eshte ushqimi im i preferuar. Mund te ha cocktail me karkaleca deti deri sa te semurem dhe prape nuk them u ngopa. Per te mos vazhduar tek peshqit me rradhe.

Dy perberes qe perdoren per gati gjithe ushqimet e detit jane : 1. Cocktail souce perdoret zakonisht per karkalecat dhe ne pergjithesi per te gjithe llojet e peshqve (zakonisht ne gatime te ftohta). Une e mbaj ne frigorifer dhe jam gati ta ha edhe ashtu thjesht pa gje, pasi ka nje shije pak djegese dhe karakteristike. 2. Si dhe parsley* eshte nje errez qe perdoret zakonisht ne te gjitha gatimet e ushqimeve te detit.

Gaforret i ha shume, zakonisht ne restorante ku serviren kryesisht ushqime deti, po asnjehere nuk me ka rrene rasti te gatuaj nje gafore nga fillimi ne fund, pasi gjithmone i kam marre gjysem te gatshme.

Nje menyre fare e thjeshte per te pjekur gafore te buta (soft crabs), keto zakonisht kane guaske te bute :

Pėrbėrėsit

Pėr 12 gafore duhen:

Kripe dhe piper te zi sipas deshires
12 miell**
1/3 e gotes me gjalpe te shkrire
1/3 majdanoz i grire
12 feta limoni

Pėrgatitja

Piqen ne temperaturen 500ŗF ose 260ŗC

Si fillim pasi i shkrijme, gaforeve u heqim guasken***. U hedhim kripe dhe piper sipas deshires. I leme ne temperaturen e dhomes per gati gjysem ore ose me shume, ne menyre qe te marrin kripen dhe piperin si dhe te thahen disi nga uji i akullit. Me pas i pudrosim ""pak"" me miell dhe i lyejme me gjalpin e shkrire si dhe u hedhim pak majdanoz.

I vendosim ne tave, pjesen e siperme te gafores e shtrijme ne tave dhe i leme te piqen keshtu per rreth 10 minuta ose derisa ta shikojme qe jane zverdhur disi. Me pas i kthejme nga ana tjeter dhe pasi i lyejme me gjalpe i leme perseri per 10 minuta te piqen nga kjo ane. Duhet te kemi parasysh gjate pjekjes ti shpojme me pirun disa here, ne menyre qe mos krijojne presion nga brenda dhe te shperthejne e tu lene me zemer ne dore

Ne fund ju shtrydhim pak limon si dhe i zbukurojme me feta limoni nga anash. Kush ka deshire i shoqeron me salcen e ushqimeve te detit te permendur me lart.

Barbaroza
30-04-04, 09:40
Honesty^uk,flm qe je munduar te na shkruash per keto gatojca deti,por,une personalisht karkalecat dhe gaforret as per ilaē nuk i ha :shock: :(

Barbaroza
30-04-04, 09:42
Peshk i skarės

Numri i sherbimeve:
Koha e pregatitjes: 10-15 minuta
Koha e gatuatjes: 20-30 minuta
Kategori: Ushqim deti
Shkalla e veshtirsis: Veshtir

Prezentimi

Peshk i skares

Peshku i skarės mund tė jetė i madh (ndahet nė fileta) dhe i vogėl.
Peshku i vogėl (2oo-250gr.) pastrohet,lahet ,i ēahet lėkura nė disa vende dhe
marinohet me lėng limoni ose limontos,vaj,kripė e piper.
Lihet kėshtu pėr 15-20 minuta dhe piqet mbi skarė ose prush.
Kjo lloj gjelle mund tė jetė si meze e nxehtė dhe shoqrohet me sallatė tė stinės,
ose si gjellė e nxehtė me patate tė fėrguara.
Pėrberja


Pėr 4-5 persona duhen:

peshk 1 kg.
vaj 4-5 lugė gjelle,
kripė,piper,
limon 1 koker ose limontos gjysmė lugė kafeje
Udhezim

Ky lloj ushqimi pėrdoret i ngrohtė dhe i shoqruar,qotė me sallatė apo me diēka tjeter.

Barbaroza
30-04-04, 09:47
Tavė peshku me hudhra

Numri i sherbimeve:
Koha e pregatitjes: 10-15 minuta
Koha e gatuatjes: 20-30 minuta
Kategori: Ushqim deti
Shkalla e veshtirsis: Veshtir

Prezentimi


Peshku i pastruar dhe ilarė pritet nė copa,i hidhet kripė,piper,lyhet me miell dhe skuqet
nė tigan me yndyrė tė nxehtė.Nė yndyrėn qė tepron na skuqja hidhen hudhra tė grira,shtohet miell i cili kaperdiset pak,pastaj salcė domatesh ose domate tė freskėta tė grira hollė.Tė gjitha kėto pėrzihen,shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak ujė,kripė,piper
e dafinė.Pasi tė mbahet nė furrė 15-20 minuta dhe kur tė jetė bėrė gati i hidhet majdanozi grirė hollė.
Pėrberja


Pėr njė kilogram peshk duhen:

vaj 2 filxhanė kafeje,
hudhra 3 kokrra,
uthull 1 filxhanė,
salcė 1 lugė gjelle ose domate 3-4 kokrra,
ujė 2 filxhanė ēaji,
2 fletė dafine,
kripė e piper.
Udhezim

Amėvisat duhet tė tregojnė kujdes nė pastrimin e peshkut
qė ti pastrojnė mirė kur ai ėshtė i freskėt,i sapo ardhur nga uji.
Informata per ushqimin

Peshku ėshtė ushqim i pasur me shumė kalori.

florian
02-05-04, 14:41
FRUTAT E DETIT TE FRESKETA ME UTHULL E LIMON JANE NJE MREKULLI :wink:

napoleoni
02-05-04, 22:29
Mua, siē edhe napoleonit-atij tė vėrtetit- mė pėlqejnė shumė gaforret qė pas fėrgimit tė lehtė nė vaj ulliri, digjen me konjak...u japin njė aromė qė tė bėnė tė i lėpysh mustaqet...pėrshendetje

Maca
15-10-04, 14:42
Fisch filet...mm!
Edhe peshk flambiert se di qysh i thojn shqip kur aty para tavolines ta pjekin ta presin etj,me zjarr!

Dimri
22-10-05, 09:37
Mua, siē edhe napoleonit-atij tė vėrtetit- mė pėlqejnė shumė gaforret qė pas fėrgimit tė lehtė nė vaj ulliri, digjen me konjak...u japin njė aromė qė tė bėnė tė i lėpysh mustaqet...pėrshendetje

Gaforrat pregaditen ne dy mnyra ose ne gril ose me shpageti .

Prishtinasja_
05-02-06, 10:55
Fruta deti te skuqura

http://www.shqipnet.com/images/frutadetiteskuqura.jpg

Perberesit per 4 persona: 200 g kallamare, 200 g karkaleca te qeruar, 150 g sepie, vaj per skuqjen, 50 g miell, 1 luge borzilok i thate, Majoneze per tu servirur.

Pergatitja: 1. Pastroni me uje te ftohte dhe te rrjedhshem kallameret, karkalecet dhe sepien. 2. Priteni sepien ne unaza duke i lene ta plota tentakulat. 3. Ne nje tigan te madh nxehni vajin. 4. Hidhni miell duke i shtuar gjithashtu kripe, piper dhe borzilok. 5. Lyeni frutat e detit me perzjerjen e miellit duke shkundur miellin e tepert. 6. Skuqini frutat e detit ne vajin e nxehte per disa minuta derisa te marrin ngjyre te arte. Me pas hiqini nga vaji dhe vendisini ne leter thithese. 7. Vendosini frutat e detit ne pjata dhe zbukurojini me majoneze dhe lekure limoni.

Prishtinasja_
05-02-06, 10:58
Gjel deti sipas metodes Milaneze

http://www.shqipnet.com/images/gjeldetimilaneze.jpg

Perberesit: 1 kg gjel deti i prere ne copa, miell i bashkuar me kripe dhe piper per te lyer mishin, 4 veze, 1 1/2 filxhan therrime buke te fresket, 1 1/2 filxhan djath kackavall i grire, 1/4 filxhan vaj ulliri

Pergatitja: Hidheni miellin me kripe dhe piper ne nje pjate. Ne nje ene te thelle,rrihni lehte vezet dhe ne nje ene tjeter te ceket bashkoni djathin kackavall te grire dhe therrimet e bukes. Lyejini copat e gjelit te detit me miellin qe ndodhet ne pjate, duke i shkundur me pas tepricat, pastaj lyejini me veze duke e lene vezen e tepert te kulloje nga mishi. Mbulojini copat me perzjerjen e therrimeve te bukes dhe futini ne nje ene te veshur me leter kuzhine. Ne nje tigan nxehni vajin duke bere kujdes te mos digjet. Skuqini copat 1-2 minuta ne cdo ane, derisa ne marrin ngjyre te arte. Hiqeni tiganin nga zjarri. Vendosini copat e gjelit te detit ne leter thithese dhe me pas vendosini ne pjate. Servirini me feta limoni

Linka_pz
03-04-07, 09:03
Perberesit:

~1 tas orizi
~2-3 luge vaj ulliri e.v.
~4-6 filxhane leng mishi pule
~15gr kerpudha te thara
~2 gota uje te valuar (per te pergatitur kerpudhat)
~1/2 gote vere te bardhe si psh chardonnay ose pinot grigio
~1 kile karkaleca deti (ose gjys-per gjys me Skallope, ose vetem skallope)
~3 thelpinj hudhre, te prere holle
~1/2 gote me qepe, te prera holle
~1 luge fara maraqi te bute, te grira
~2 luge majdanoz te fresket
~1/4 deri 1/2 gote parmiggiano te grire
~kripe dhe piper te zi te grire
~1/2 gote Romano te grire
~2 luge gjalp

Pergatitja

Hidhni uje te valuar ne nje tas te vogel, dhe fusni kerpudhat te zbuten. Per kete nevojiten 20-30min, keshtu qe planifikoni me pare. Kerpudhat duhet te jene te buta dhe te fryra.

Vini lengun e pules ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, ose tenxhere supe

Ne nje tigan tjeter, ngrohni veren ne zjarr te mesem dhe shtoni hudher pas 1 minute

Hidhni mbi te karkalecat dhe lini ne zjarr te ulet deri sa te marrin ngjyre roze, dhe/ose skallopet te fillojne te shndrisin. Hiqini nga zjarri, dhe lerini te rrine ne vere.

(Me fjale te tjera, pergatitini frutat e detit pergjysem, perderisa do te vazhdojne te gatuhen ne vere dhe kur te shtohen ne risotto.)

Pasi te jene gati kerpudhat, i marrim, dhe ia shtrydhim lengun ne tas. Do kete marre tashme ngjyre te kuqe-kafe te erret dhe nje arome te theksuar.

Hidhini lengun e kerpudhave dhe vete kerpudhat ne lengun e mishit te pules (ne zjarr te ulet, akoma)

Tani, skuqni ne zjarr te mesem vajin e ullirit, ne nje tigan te madh.

Hidhni qepet. dhe me pas orizin.

Perzjeni orizin me qepet, ne menyre qe te perfshihen nga vaji i ullirit. Kjo ndihmon orizin te thithe lengjet e gatimit ngadale. Gjithashtu ndihmon ne dhenien e asaj ngjyre te vecante orizit, nga e cila dallohet edhe profesionaliteti.

Tani, shtoni 2-3 garuzhde nga lengu i mishit, perzjeni pak, sigurohuni qe risotto te jete komplet i mbuluar nga lengjet dhe lini temperaturen e zjarrit ne te ulet.

Lerini ne ket gjendje per pak, deri sa lengu te thithet, dhe niveli i tij, te jete pak nen nivelin e orizit.

Shtoni me shume leng mishi. Nuk eshte nevoja ta perzjeni kete here, por sigurohuni qe orizi te jete i mbuluar nga lengu. Perserisni kete gje edhe per rreth 15 min.

Pothuajse kemi mbaruar, hidhni frutat e detit, me gjithe lengun ne tiganin e madh.

Prisni sa niveli i lengut te orizit te pergjysmohet.

Eshte koha per te provuar per butesine e orizit. Nese eshte i pershtatshem per shijen tuaj, shtoni djathe dhe gjalp, perzjejini mire dhe lereni ne zjarr deri sa lengu te jete pothuaj shteruar.

Hiqni nga zjarri. Ju lutem, lereni pjaten edhe per 5-7 minuta, qe shija dhe aroma te shkrihen me teper me njera-tjetren.

Servireni ne tasat e Pastes

*Siper mund ti hidhni Parmiggiano-n e grire dhe majdanoz.

Nje Chard Italian ose Pinot Grigio shkon per mrekulli me te!

Gjithmone: Buon Appetito

Linka_pz
03-04-07, 09:05
ofte Peshku
Nga Milaniste

Per te pergatitur qofte peshku mund te merret cdo lloj peshku ose mbeturinat e peshqve te zier, te cilet jane perdorur per gjellen kryesore.

Perberesit

Per 4-5 veta: pesht te zier vetem tul 500g, veze 3 kokrra, miell 3 luge, pak hudhra, majdanoz 1 tufe, vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit, kripe e piper.

Pergatitja

Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines.

*Shenim: Qofteve te peshkut mund tu pergatitet salce me veze qumesht (bashamel), e cila u hidhet qofteve siper

Linka_pz
03-04-07, 09:06
Midhje me pilaf
(nga Milaniste)

Perberesit

Per 4-5 veta: midhje 2 kavanoza, vaj 1/2 gote, oriz 3 filxhane caji, qepe mesatare 2 kokrra, hudhra 2-3 thelpinj, salce domate 1 luge kafeje, vere te bardhe 1 gote, leng limoni 1/2 kokerr, kripe e piper.

Pergatitja

Me nje pjese te vajit skuqen qepet, hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. PAs pak shtohet salca e shkrire ne pak uje te nxehte, kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj hidhen midhjet dhe lihen derisa te perfundoje zierja.
Nderkohe nxehet vaji qe mbeti, shtohet orizi duke e trazuar me luge druri sa te marre nje skuqje te lehte. Pstaj hidhet lengu ku zien midhjet si dhe pak uje ( te dy lengjet duhet te jene 6 filxhane caji), shtohet kripa e piper i duhur ne se ka nevoje lengu dhe lihet qe te zieje perfundimisht orizi.
Kur gjella eshte gati sherbehet sipas racioneve dhe siper pilafit vihen midhjet

uck_aksh
07-04-07, 16:30
ja nje dorad e pergaditur
http://i86.photobucket.com/albums/k107/uck_aksh/Image001.jpg

Guri i madh
07-04-07, 16:47
Gjel deti sipas metodes Milaneze

http://www.shqipnet.com/images/gjeldetimilaneze.jpg

Perberesit: 1 kg gjel deti i prere ne copa, miell i bashkuar me kripe dhe piper per te lyer mishin, 4 veze, 1 1/2 filxhan therrime buke te fresket, 1 1/2 filxhan djath kackavall i grire, 1/4 filxhan vaj ulliri

Pergatitja: Hidheni miellin me kripe dhe piper ne nje pjate. Ne nje ene te thelle,rrihni lehte vezet dhe ne nje ene tjeter te ceket bashkoni djathin kackavall te grire dhe therrimet e bukes. Lyejini copat e gjelit te detit me miellin qe ndodhet ne pjate, duke i shkundur me pas tepricat, pastaj lyejini me veze duke e lene vezen e tepert te kulloje nga mishi. Mbulojini copat me perzjerjen e therrimeve te bukes dhe futini ne nje ene te veshur me leter kuzhine. Ne nje tigan nxehni vajin duke bere kujdes te mos digjet. Skuqini copat 1-2 minuta ne cdo ane, derisa ne marrin ngjyre te arte. Hiqeni tiganin nga zjarri. Vendosini copat e gjelit te detit ne leter thithese dhe me pas vendosini ne pjate. Servirini me feta limoni



qka esht qyky gjeli i detit

Linka_pz
08-04-07, 15:50
Ngjale e ferguar me sallata te ndryshme

Per 4-5 veta: ngjala 1-1,5 kg, miell 1 filxhan caji, rozmarine 1 luge gjelle, vaj 1 filxhan, limon 1 kokerr, kripe e piper sallate e gatshme per 5 persona.

Ngjalat pastrohen, lahen dhe priten sipas racioneve. Kullohen dhe u hidhet kripe e piper, kalohen ne miell, u hidhet rozmarine dhe skuqen nga te dy anet derisa te marrin ngjyre te kuqerremte. Pastaj vihen ne pjatance sipas racioneve me feta limoni te prera holle. Shoqerohen me sallata te stines.

Linka_pz
08-04-07, 15:54
Karkaleca te ferguar

Per 4-5 veta: karakleca 1 kg, miell 2 filxhane kafeje, caj 1 filxhan caji, kripe e piper sipas deshires, sallate te stines.

Karkalecat pastrohen si zakonisht, lahen dhe vihen te kullojne.
Vihet tigani ne zjarr qe te nxehet mire, pudrosen karkalecat me pak miell dhe skuqen ne te dy anet qe te marrin ngjyre roze. AShtu sic jane te nxehta kullohen shpejt nga yndyra, vendosen ne pjatance dhe i hidhet kripe shume e holle e piper. Trazohen mire dhe jane gati per tu sherbyer. Mund te shoqerohen me sallata te stines.
Shenim: Edhe ne kete raste guacka e karkalecave mund te hiqet para skuqies ose gjat ngrenies. Menyra e dyte pelqehet me shume, sepse pervec shijes mban edhe mishin e bute.

Linka_pz
08-04-07, 15:55
Si tė njohim freskinė dhe tė gatuajmė peshkun dhe prodhimet e detit

Vlera:

Peshku dallohet pėr vlera tė mėdha ushqyese duke qenė se ėshtė i pasur nė proteina, kripėra minerale dhe vitamina. Kjo e bėn njė ushqim tė lehtė dhe lehtėsisht tė tretshėm nga organizmi.

Disa nga karakteristikat e njė peshku tė freskėt:

• Mishi duhet tė jetė i fortė dhe kur tė shtypet me gisht tė ketė elasticitet.

• Syri ėshtė i pastėr si i gjallė.

• Bronke qė ndodhen nė kokė kanė ngjyrė tė lehtė rozė.

• Lėkura ėshtė e ndritshme dhe luspat dalin shpejt.

• Era e peshkut tė freskėt ėshtė si era e detit. Nė rast se ndihet njė erė amoniaku, atėherė ėshtė i ndenjur.

• Mishi duhet tė jetė i bardhė me ngjyrė shumė tė lehtė rozė. Nė se ka nuancė tė bardhė nė tė verdhė atėherė nuk ėshtė i freskėt.

Prerja:

Peshqit mund tė gatuhen tė plotė ose tė ndarė nė copa apo fileto tė cilat mund tė jenė me ose pa hala e lėkurė.

Pėr fileto pa hala e lėkurė duhet mė tepėr kujdes, pėr kėtė peshqit duhet tė jenė mė tė mėdhenj se 200 g.

• Peshku vendoset i pastruar mbi tavolinė dhe prerja fillon nga bishti nė drejtim tė kokės.

• Tehu i thikės duhet tė takojė shtyllėn kurrizore. Kėshtu pėrfitojmė dy fileto tė gjata.

• Halat e barkut hiqen me pincėn e kuzhinės.

• Me lėvizje tė thikės kur sharrohet bėhet heqja e lėkurės nga bishti nė drejtim tė kokės. Kėshtu veprohet edhe pėr fileton tjetėr.

Pėr dreka ose darka festash, peshku mund tė vendoset i gjithi nė njė pjatancė tė madhe i zbukuruar me garnitura tė ndryshme. Para se tė shėrbehet pritet nė prani tė pjesėmarrėsve.

Linka_pz
08-04-07, 15:56
Gatimi

Peshqit gatuhen nė tre mėnyra:




• Tė skuqur; mė tė pėrshtatshėm janė peshqit e vegjėl, si barbuni, sardelja, etj

• Tė pjekur nė zgarė ose nė furrė; ngjalat, barbuni, levreku, qefulli, koca, korani. Peshkut i bėhen prerje tė lehta nga tė dyja anėt qė pjekja tė kalojė dhe nė thellėsi. Gjatė pjekjes spėrkatet me vaj limon dhe kripė.

• Tė zier nė dy mėnyra, sipas dėshirės;

a- me ujė kripė dhe bimė aromatike

b- me ujė, uthull ose verė tė bardhė, karota, qepė, presh, dafinė, bimė aromatike dhe sipas dėshirės edhe karafil.

Gjatė zierjes peshku lėshon 10 % tė substancave tė tij, prandaj lėngu mund tė pėrdoret fare mirė pėr supė peshku.

Peshqit e ujėrave tė ėmbla duhet tė zihen me uthull dhe me mė shumė kripė.

Linka_pz
08-04-07, 15:57
RECETA

Peshk me feta domate e portokalli.



Pėr 4 – 5 persona: peshk 1 kg, domate 4 kokrra, patate 10 kokrra mesatare, portokalle e limon nga 1 kokėrr, 1 gotė vaji, 1 gotė vere, 2 lugė majdanoz tė grirė hollė, galetė e bluar, hudhra 3-4 thelpinj, kripė e piper sipas dėshirės.

Pastrojmė peshkun me ujė tė bollshėm, e kullojmė, e thajmė me pecetė dhe e vendosim nė pjatancė duke e kriposur nga tė gjitha anėt. Nė enė porcelani hedhim verėn, vajin, lėngun e limonit tė prerė hollė, lėngun e dy domateve tė grira, hudhrėn e prerė hollė, piper, kripė sipas dėshirės, dhe e punojmė me tel deri sa tė bėhet njė masė e njėjtė.

Nė njė pjatė hedhim majdanozin e grimcuar dhe e pėrziejmė me galetėn e bluar. Nė tavė hedhim njė shtresė nga masa e parė dhe mbi tė majdanozin me galetėn e bluar. Sipėr vendoset peshku, i cili spėrkatet me masėn e parė dhe tė dytė. Presim domatet dhe portokallin nė feta rrethore simetrike duke mbuluar gjithė sipėrfaqen e peshkut. E pjekim nė furrė me nxehtėsi mesatare pėr 20 – 30 minuta duke e spėrkatur herė pas here me lėngun e tij. Pas pjekjes e vendosim nė pjatancė dhe anash vendosim patatet e ziera e tė spėrkatura me majdanoz. Salcės sė mbetur nė tavė i jepet njė valė pėr 3 – 4 min. Mė pas i hidhet sipėr peshkut. Shėrbehet sipas dėshirės, e ftohtė ose e ngrohtė.

Llojet e peshkut qė mund tė pėrdoren: koran, levrek, koce, etj.

Linka_pz
08-04-07, 15:58
Fileto merluci tė freskėt




Pėr 4 – 5 persona: merluc 1 kg, vezė 1 kokėrr, vaj pėr skuqje 1 filxhan ēaji, limon 1 kokėrr, miell pėr skuqje 2 – 3 lugė gjelle, patate tė ziera 1 kg, salcė majoneze pėr 4 persona, majdanoz njė tufė, gjalp njė lugė, kripė epiper sipas dėshirės.

Merluci pastrohet, lahet dhe i hiqen filetot me kujdes. I marinojmė me lėng limoni, kripė, piper dhe gjethe majdanozi pėr 10 minuta. Vendosim tiganin me vaj qė tė nxehet mirė. Nė njė enė porcelani hedhim vezė, pak ujė, kripė dhe i rrahim me pirun qė tė bėhen njė masė. Kullojmė fileton nga marinimi dhe e kalojmė nė miell, nė vezėn e rrahur, nė galetėn thėrrmuar ku i jepet formė ovale dhe skuqet nga tė dy anėt deri sa tė marrė ngjyrė tė kuqėrremtė. Kullohet nga yndyra e tepėrt dhe vendoset nė pjatancė. Rreth e rrotull dhe nė mes vendosen patatet e ziera. Pėrgatisim salcė majoneze pėr 4 persona, e cila do tė shoqėrojė pjatat e peshkut.

Linka_pz
09-04-07, 11:28
Sallatė me prodhime deti

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė


[/URL]
[URL="http://sq.wikipedia.org/wiki/Figura:Sallateprodhimedeti.jpg"]http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/4/47/Sallateprodhimedeti.jpg/200px-Sallateprodhimedeti.jpg (http://sq.wikipedia.org/wiki/Sallat%C3%AB_me_prodhime_deti#searchInput)
Pėr 4 persona nevojiten:
200 gr. mish karkalecash deti dhe gaforresh½ filxhan midhje tė qėruara½ kastravec1 mollė majhoshe1 spec i kuq½ tufe majdanoz½ filxhani misėr tė zier1 degė selino2 qepė tė njomalėng dhe lėkurė tė grirė tė 1 limoni1/3 filxhan vaj ulliri1 lugė tė vogėl mustardė pikante1/3 lugė tė vogėl bahar tė bluar (ose piper tė zi)1 lugė tė vogėl estragonkripė Ziejmė mishin e karkalecave tė detit pėr 3-4 minuta nė ujė me kripė dhe e kullojmė mirė. Pėrgatitim marinadėn duke pėrzier sė bashku vajin e ullirit, mustardėn, estragonin, baharin, lėngun dhe lėkurėn e grirė tė limonit dhe njė majė gishti kripė e piper. E hedhim masėn mbi mishin e zier tė karkalecave tė detit dhe midhjet. Ndėrkohė grijmė mollėn majhoshe me gjithė lėkurė, i heqim farėzat kastravecit dhe e ndajmė nė copa tė vogla kubike, dhe presim gjithashtu qepėt, selinon, specin dhe majdanozin. Pėrziejmė perimet me misrin e zier dhe karkalecat nė marinadė dhe servirim.

Linka_pz
11-04-07, 15:00
Peshku dhe Vera


Peshku shoqėrohet me verė tė bardhė. Gjatė shėrbimit tė verėrave duhen patur parasysh edhe disa rregulla:

• Gjithmonė verėrat e lehta shkojnė me gjellėt e lehta, kurse verėrat e rėnda me gatime tė rėnda.

• Duhet pasur parasysh pėrputhshmėria e ngjyrės sė verės me ngjyrėn e ushqimit

• Njė verė e rėndė nuk bėn tė pihet para njė tė lehte, si dhe njė verė e kuqe para njė tė bardhe, pėrjashtim bėn rasti i shėrbimit me verėra shkumuese.

• Vera e bardhė pihet relativisht e ftohtė, kurse vera e kuqe shėrbehet nė temperaturėn e dhomės.

Linka_pz
11-04-07, 15:00
Karkaleca me krem

Perberesit per 4 persona:• 200 gr krem djathi; • 70 gr ketchup; • nje qepe e vogel; • nje tufe majdanoz; • 4 luge majoneze; • 200 gr karkaleca te skuqur; • 2 luge vaj; • leng limoni; • kripe, piper. Pergatitja: Grini holle majdanozin dhe qepen, prini karkalecat, bashkojini te gjitha ne nje ene dhe hidhini pak kripe, piper, vaj dhe nje luge leng limoni. Ne nje ene hidhni ketchup-in, majonezen dhe kremin e djathit; perzjejini mire me nje pirun. Vendoseni kremin ne nje kupe dhe mbulojeni me karkalecat e marinuar. Sherbejeni menjehere. Kete cocktail karkalecash mund ta shoqeroni me “nachos”, ose me buke te thekur.

Linka_pz
11-04-07, 15:08
Oktapod me vere.! mmmm


Perberesit per 4 - 5 persona:
1 kg oktapod,
5 kokrra qepe,
1 gote uji vere e kuqe,
3-4 kokrra mesatare domatesh te fresketa,
1/2 gote me uje, kripe e piper.

Pregatitja: Pas larjes i kullojme dhe i skuqim derisa te thithin lengun. Shtojme qepen e prere ne kubike te vegjel dhe pasi i skuqim bashke i shuajme me vere. Hedhim domatet e prera si zakonisht dhe me vone shtojme yndyre, kripe, piper. I leme te ziejne ne zjarr te avashem derisa te perfundoje plotesisht.

Linka_pz
13-04-07, 21:22
Peshk I pjekur ne tjegull.
Nxehet ne fillim tjegulla. Peshku I sapozene pastrohet nga te brendshmet por nuk duhet te pastrohet nga luspat. Duhet te lahet dhe kullohet. Peshkut I hidhet kripe nga Brenda si edhe nga jashte dhe vihet mbi tjegullen e nxehte e cila qendron mbi prush deri sa te piqet nga te dyja anet. Peshku mund te piqet me dhjamin e vet ose mund ti hidhet pak vaj n.q.s peshku nuk ka dhjame. Gjate pjekjes luspat ngelen ne tjegull prandaj nuk eshte nevoja qe peshku te pastrohet nga luspat.
Hidhini limon sipas deshires dhe shoqerojeni me nje gote vere te bardhe dhe me sallate. Kjo eshte shume e shendetshme per personat qe vuajne nga dhjamosja e zemres ose nga kolesteroli I larte.

uliksi31
14-04-07, 17:47
Peshk I pjekur ne tjegull.
Nxehet ne fillim tjegulla. Peshku I sapozene pastrohet nga te brendshmet por nuk duhet te pastrohet nga luspat. Duhet te lahet dhe kullohet. Peshkut I hidhet kripe nga Brenda si edhe nga jashte dhe vihet mbi tjegullen e nxehte e cila qendron mbi prush deri sa te piqet nga te dyja anet. Peshku mund te piqet me dhjamin e vet ose mund ti hidhet pak vaj n.q.s peshku nuk ka dhjame. Gjate pjekjes luspat ngelen ne tjegull prandaj nuk eshte nevoja qe peshku te pastrohet nga luspat.
Hidhini limon sipas deshires dhe shoqerojeni me nje gote vere te bardhe dhe me sallate. Kjo eshte shume e shendetshme per personat qe vuajne nga dhjamosja e zemres ose nga kolesteroli I larte.

E nderuar Linka Pz. A mund te na tregoni se per cfar tulle (tjegulle) behet fjale? Tjegull e thjesht apo ndonje tulle te vecant per kete proces? Falemderit

Linka_pz
14-04-07, 20:07
[quote=uliksi31-jr.]E nderuar Linka Pz. A mund te na tregoni se per cfar tulle (tjegulle) behet fjale? Tjegull e thjesht apo ndonje tulle te vecant per kete proces? Falemderit[

I nderuari Moderator une kete lloj peshku e kam pergadit dhe e kam kuptuar keshtu

Nxehet ne fillim tjegulla.

Peshku vihet mbi tjegullen e nxehte e cila qendron mbi prush Do te thote peshku pra. Eshte Zgara Ku piqet peshku ne hell.

Me shume respekt Linka_Pz

uliksi31
15-04-07, 17:53
[quote=uliksi31-jr.]E nderuar Linka Pz. A mund te na tregoni se per cfar tulle (tjegulle) behet fjale? Tjegull e thjesht apo ndonje tulle te vecant per kete proces? Falemderit[

I nderuari Moderator une kete lloj peshku e kam pergadit dhe e kam kuptuar keshtu

Nxehet ne fillim tjegulla.

Peshku vihet mbi tjegullen e nxehte e cila qendron mbi prush Do te thote peshku pra. Eshte Zgara Ku piqet peshku ne hell.

Me shume respekt Linka_Pz

Shume falemderit. Po a ngjitet peshku per tjegull, a duhet te lyhet me vaj? A mos pot lodhi me pyetje. Ahahahaha

Linka_pz
15-04-07, 20:25
[quote=uliksi31-jr.][quote=Linka_pz]

Shume falemderit. Po a ngjitet peshku per tjegull, a duhet te lyhet me vaj? A mos pot lodhi me pyetje. Ahahahaha


Hahahaah Ok po a nuk ke ngren asnjeher mish apo peshk te skuqur ne zgare
Sigurish qe nuk ngjitet kur pergaditet me kujdes.
Linka_Pz

uck_aksh
18-12-07, 22:00
peshk
http://i86.photobucket.com/albums/k107/uck_aksh/Image001.jpg

uck_aksh
18-12-07, 22:01
GAMBASA OSE NE KOSOV PI THOJSHIN KARKALECA

http://i86.photobucket.com/albums/k107/uck_aksh/Image016.jpg

Dardan Kastrati
18-12-07, 22:13
http://img86.imageshack.us/img86/1588/11977417rm7gh1.gif

Ma-Origano
20-12-07, 18:15
wow uck aksh jane te mira

Dardan Kastrati
20-12-07, 18:38
http://img218.imageshack.us/img218/6683/516145851f109fe5209wd4.jpg

Dardan Kastrati
20-12-07, 19:09
http://img218.imageshack.us/img218/6683/516145851f109fe5209wd4.jpg
http://img223.imageshack.us/img223/9500/img7642rq2.jpg