PDA

View Full Version : Pėr prindėr!!!!!!!!!!!


Murgesha
11-05-04, 23:14
Nga shkrimet e disa anetareve, kam verejt se ketu shkruajne edhe familjare. ( edhe une beje pjese).
Ju ftoj qe ne ket teme te bisedojme per hallet e prinderve, per metodat edukative ne rritjen e femijeve e per halle tjera te ketij llojit.
Te gjithe prinderit jane te mireseardhur.
Murgesha.

lazdrani
12-06-04, 18:34
:roll: :roll: :( Akoma nuk keni shkruar :?

Murgesha
22-06-04, 09:51
Jo Akoma spaska shkruar askush ne ket teme. :(

Barbaroza
22-06-04, 15:50
Por,akoma shumica nga ne s'jemi bere prinder dhe nuk mund te dijme shume gjera rreth kesaj teme,ama per deshirat,ndoshta te gjithe jemi te interesuar te tregojme se c'fare prinder do te jemi ne te ardhmen,si do t'i mbajme raportet me femijte tane,sa do te jemi te afert me ta ne lidhje me shtjellimin e problemeve te ndryshme te tyre etj,etj.
Kisha dashur qe ata qe tani jane prinder,te na njoftojne sadopak si ia kalojne ata me femijte e tyre dhe biseda te ndryshme qe kane me ta qe te informohemi sadopak si duhet te jete nje prind ne raport me femijet e tij?!

Cool_Boy
23-06-04, 13:15
Jo Akoma spaska shkruar askush ne ket teme. :(

Oj Murgesha por per mua kjo tem stu keshte,nuk po di qka me shkru,ke be diskrimin ndaj tjerve dhe duhesh te dilesh ne gjysh tashti per shkak diskriminimit hahahah..............

sexybrikenda
23-06-04, 15:14
Jo Akoma spaska shkruar askush ne ket teme. :(

Oj Murgesha por per mua kjo tem stu keshte,nuk po di qka me shkru,ke be diskrimin ndaj tjerve dhe duhesh te dilesh ne gjysh tashti per shkak diskriminimit hahahah..............
TI COOL BOY JA KE FUT VEQ KOT QASHTU...

Cool_Boy
24-06-04, 10:10
Jo Akoma spaska shkruar askush ne ket teme. :(

Oj Murgesha por per mua kjo tem stu keshte,nuk po di qka me shkru,ke be diskrimin ndaj tjerve dhe duhesh te dilesh ne gjysh tashti per shkak diskriminimit hahahah..............
TI COOL BOY JA KE FUT VEQ KOT QASHTU...

Pajtona me ju :wink:

Engjellushja
26-06-04, 21:33
Kam nj Pyetje per ju t gjith ???


Si mendoni t rritni Femit t tuaj (m s miri) .......??


A. Dot ti rritni sic deshiron Generationi juaj ?? (Si jeni rritur ju, t vazdhdon generationi m t vjetra) ?

B. Deshironi t rriti sic e do Koha`?? (t japni Liri t teperme, mendj se sot shum liri ka, sidomos n vepre)

C. Deshironi t rritni disi t veqant (At c skeni muajt ju ti arritni, apo si keni endruar ju t rriteni, d.m.th: Femia juaj t formoj nj Generation t ri, n at menyr t jetojn total ndryshe siq lyp Generationi, natyrish fjalen e kam per t miren) ?

Kam degjuar shum raste t cilat m benin shum t mendoj per zhvillimin e Generationit t ri, p.sh. kam par se shumica e rrtin femiun sic esht zakon, d.m.th Ato gra t cilat shum hjeken apo vuajten, keshtu c t gjithat perjetimet apo endrat e tyre t cilat nuk i realizuan, mundonin c femit t tyre ti arisin apo nese kan perjetuar gj t keq i vazhdonin tek Femit e tyre,!! Shum keq esht ky mendim nese mendojn 60% t grave shqiptare dhe t tjerat, t cilat met vertet vepruan pa asnj vetdije.

D.m.th: skan gjetur fije se as me generation t vjeter e as t rri por me at t cilen e quajn ZAKON se Shumica e Grave shqiptare nuk flasin gati kurr me femijun e vet per disa gjer t cilat vin apo i perjeton voglushi/ja n Pubertet, keshtu c t gjith kur kam ber nj Interview dhe shumica e gocave kishin Frik nga shprehja e Sinqeret tek Babai dhe Nena

Dhe ishte shum Interesant se ishte kuptimi shum shum i ndar, d.m.th: ndarja e Femiut u bente hesap se femiu i par, dhe i mbramt femer apo mashkull si dhe hasretet mashkull a femer, vetem keta ariten drejtesi t vecant dhe t lir kurse tjeret femit c jan lindur pas s parit d.m.th t mesit jan t ritur shum ma ndryshe jan t frikesuar, dhe jan ankuar c nuk ndnjehnin dashuri por vetem shtypje nga Famija, shtypje m at fjal mendoj: ti sguxon asgje e ai hasreti, apo i pari dhe i mbrati kan liri t bejn, t shperhin t gjithat , dhe skan shum drejt si Femiu i par, i mbramt apo ata c jan hasret, met vertet m kan befasuar keto Interviews t cilet, as c e merrnin per t keq, m thonin vetem:

Kjo esht Jeta Shqiptare !!!! Dhe per gjinin Femrore thonin: Ajo ka lindur e Mallkuar !! Keto fjal jan shum t renda c vetem ua ktheva m nj Komment t leht dhe t shkurte: E mira ju gjet !! Se e keqja esht e Mallkuar !!! :wink:

Kjo per mua m tingellon n vesh t shmajt......d.m.th.: ac c dot ta lejoj, kur ti kam femit e mi, te gjith dot ken drejtsi dhe Respekt, i vogli tek i madhi, dhe i madhi tek i vogli, keshtu t gjithat drejtesit t jen t njejta dhe dashuria ndaj tyre gjithashtu !!

Nese keni ndonj menyr apo Plan t veqant, lirisht shprehuni :wink:

Ju pershendet Engjellushja

Engjellushja
27-06-04, 16:29
1.Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njrzishem.

2.Kur prinderit jane te edukuar mire atehere edhe femijet mund te lindin te
edukuar.

3.As armiku me i madh nuk mund te sjelle me shume dem se edukata,e cila
gjithe jeten merret si foshnje.

4.Mirsjellja e njeriut te edukuar s'kushton asgje,e me te blihet cdo gje.

5.Liria nuk zgjidhet mes te mires dhe te keqes,ajo e shkatrron te keqen.

6.Nje e keqe behet ende me e keqe po te mbrohet.

Barbaroza
27-06-04, 16:58
Pershendetje Engjellushja!
Po i pergjigjem tri pyetjeve te para qe paske parashtruar sepse edhe vete i mendoj shpesh keto.
Une mendoj se secila gjenerate ndryshon nga tjetra,sepse koha ec dhe neve,deshem s'deshem ,na merr me vete sikur lumi.
Kisha dashur qe femijte e mi te rriten ne nje kohe qe jo ti ikin kohes moderne,por ate modernizim ta kuptojne si miresjellje, pa i harruar traditat tona qe jane shume te cmuara.Pra,nje kombinim mes tradites dhe modernes,do te ishte i shkelqyeshem.
Kuptohet se secili prind ka deshire qe femija i tij te shkoje sipas udhezimeve te prinderve,por kjo eshte e pamundur sepse secila gjenerate ndryshon nga tjetra ashtu siq ndryshojme ne nga prinderit tane.
Por,eshte mire qe secili prind te kujdeset maksimalisht per sjelljet e femijes se tij sepse i riu gjithmone i kupton gjerat gabimisht,nese eshte ne kohen e pubertetit mendon se jeta eshte sikur ne film dhe doemos edhe ai duhet ta jetoje jeten ashtu.
Kisha dashur qe me femijte e mi te jem e lire ne biseda per probleme te ndryshme pa marre parasysh temen dhe mendoj se kjo eshte e arritshme per kohen pa paragjykime te medha ne te cilen jetojme sot!

Albanam
29-06-04, 00:00
Pėrshėndetje pėr temėn e hapur Murgesha.
Pėrshėndetje edhe pėr forumistėt tjerė.

Pavarėsisht se ndoshta numri mė i madh i anėtarėve tė kėtij Forumi akoma nuk janė bėrė prindėr, mendoj se kjo temė duhet tė nxitė kureshtjen e tė gjithėve, pasi edhe ata, nė dhashtė Zoti, nesėr do tė bėhen tė tillė.
Si anėtar i kėtij Forumi dhe si prind, desha tė inkuadrohem nė kėtė temė dhe tė jap disa vlerėsime tė mia rreth raporteve Prind - Fėmijė. Si temė e gjėrė qė ėshtė, kjo nuk mund tė bėhet me njė postim, por kohė pas kohe do tė mundohem tė jem i pranishėm kėtu.
Asnjėri prej nesh nuk ėshtė i pėrsosur deri nė perfekcion, andaj kemi nevojė pėr kėmbim tė ideve dhe mendimeve tona, kurse lėmia e edukimit tė fėmijėve ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė.

Pothuajse tė gjithė dimė pėr obligimet dhe detyrat qė i kanė fėmijėt ndaj prindėrve, andaj edhe kėrkojmė e presim qė fėmijėt tė sillen nė pajtim me to. Mirėpo, shumica e prindėrve harrojnė se edhe fėmijėt kanė tė drejta tek prindėrit e tyre, gjegjėsisht se edhe prindėrit kanė obligime dhe detyra ndaj fėmijėve tė tyre.
Nė pajtim me kėtė, bamirėsia ndaj fėmijėve, kujdesi, brengosja, butėsia, vėmendja dhe durimi nė edukimin e tyre janė rrugė drejt formimit tė personaliteteve tė shėndoshė tė cilėt do tė jenė nė gjendje tė ballafaqohen me tė gjitha sfidat qė do tė sjell e ardhmja. Njėkohėsisht, mospėrfillja, moskujdesi, mosinteresimi, mosbrengosja dhe sipėrfaqėsimi gjatė edukimit tė fėmijėve janė, sipas mendimim tim, si forma mė e rėndė e tradhtisė dhe paaftėsisė, ndėrsa pasojat e sjelljes sė tillė gjatė edukimit tė fėmijėve janė tė tmershme, tragjike dhe tė paparashikueshme nė ēdo aspekt.
Edhe pėrkundėr rėndėsisė, pėrgjegjėsisė dhe seriozitetit tė kėsaj ēėshtje, nė jetėn tonė tė pėrditshme, fatkeqėsisht, do tė vėrejmė se ėshtė jo i vogėl numri i prindėrve tė pakujdesshėm nė kėtė aspekt, ashtu qė edukimin e fėmijėve e marrin si njė rutinė, duke mos ua kushtuar atyre kujdesin dhe interesimin e nevojshėm.
Pėr shembull, disa prindėr shumė pak mbajnė llogari se nė ēfarė shoqėrie janė fėmijėt e tyre dhe ēfarė vende vizitojnė. Mungojnė kėshillat e nevojshme, drejtimet dhe udhėzimet nė ēastet kur ato janė domosdoshmėri pėr fėmijėt e tyre.
E pastaj habitemi kur ndeshemi me arrogancėn dhe mosnėnshtrueshmėrinė qė e vėrejmė te fėmijėt tanė, fillojnė tė ankohemi me brengosje e mėrzi, jemi tė paaftė tė bėjmė diē mė tepėr pėr t?i larguar nga kthetrat e veseve tė kėqija qė i kanė bėrė pėr vete. A nuk po na shohin sytė gjithnjė e mė tepėr tė rinjė tanė tė moshave shumė tė reja me cigare nė gojė, me gotė alkooli nėpėr kafiteritė e panumėrta, me drogėn qė po servohet nga tė gjitha anėt? A nuk ėshtė brengosese ekstravaganca e fėmijėve tanė nė sjellje e veshje? Pėr shumė kė kjo edhe mund tė mos jetė problem i madh, me arsyetimin e ēuditshėm se kohėrat janė tė tilla dhe se tė rinjtė tanė duhet tė dėfrehen. Por?
Mendoj se kishte pasur tė drejtė njė poet kur kishte shkruar:

E hodhi nė ujė tė lidhur,
E pastaj i tha:
Ruaju, ruaju,
Qė tė mos lagesh, o njeri!

Albanam
04-07-04, 11:57
Nuk ka prind qė nuk e do apo qė urren fėmijun e vet. Sė paku jo njeriu mentalisht i shėndoshė. Madje edhe atėherė kur ai zgjedh “metodat e dhunshme tė edukimit”, ai kėtė e bėn “nga dashuria” qė ndien pėr tė, gjegjėsisht “pėr tė mirėn e tij”.
Problemi me prindėrit nga mjedisi ynė dhe familjet tona qėndron nė gabimet qė ne jemi tė prirė t’i bėjmė gjatė periudhės kohore sa jemi tė preokupuar me fėmijė para kėmbėve tona, nė rend tė parė kur ata janė nė moshė mė tė re, gjithsesi para arritjes sė fazės adoleshente.
Gabimet gjatė edukimit tė fėmijėve paraqiten nė forma tė shumta dhe tė llojllojshme. Kurse kėto, detyrimisht, rezultojnė me pasoja tė kėqija pėr fėmijėt tanė.

Si disa nga gabimet mė tė shpeshta me kėtė rast dua tė potencoj:

- Edukimi i fėmijėve pėrmes rrugės sė frikėsimit dhe kėrcėnimit

Sa ėshtė i pranishėm ky fenomen nėpėr familjet tona!
Ēdoherė kur fėmija i vogėl qanė, disa prindėr fillojnė ta frikėsojnė atė me errėsirėn, shtrigėn, djallin, vdekjen, varrin e tė ngjashme.
Disa tė tjerė imitojnė zėra tė tmerrshėm e lemeritės.
Ndėrsa disa i frikėsojnė fėmijėt e vet me “fqiun e keq”, mėsuesin, mjekun, etj.
E gjithė kjo te fėmijėt shkakton frikė tė madhe nga dukuritė dhe fenomenet e pėrmendur mė lartė, jo rrallė edhe trauma tė paparashikuara, situata tė rėnda psikotike.


- Paniku i prindėrve pa nevojė

A keni parė si reagojnė disa prindėr tanė kur fėmija i tyre lėndohet gjatė rėnies nė tokė, me thikė ose nė ndonjė mėnyre tjetėr, e nga ai lėndim fillon t’i rrjedh gjak nga trupi? Nė atė moment, nė vend qė prindėrit tė mbizotėrojnė me situatėn dhe me qetėsi t’i buzėqeshin fėmijės sė tyre, duke ia bėrė nė atė mėnyrė me dije se lėndimi nė fjalė nuk ėshtė asgjė e tmerrshme dhe e keqe, e me kėtė ta qetėsojnė dhe pėrforcojnė fėmijėn e vet, ata, pėr fat tė keq, fillojnė tė kėrcejnė si pa kokė, tė bėrtasin e tė humbin orientimin, duke kėrkuar fasha, ndihmėn e shpejtė e tė ngjashme.
E gjithė kjo, pėr fat tė keq, rezulton vetėm me rritjen e frikės dhe tė qajturit tek fėmijėt edhe ashtu tė lėnduar, dhe i shtynė qė ata ēdoherė tė frikohen kur shohin gjak ose kur ndiejnė dhimbje.


- Ashpėrsia dhe “dora e fortė” ndaj fėmijėve mė shumė seē ėshtė e nevojshme

Ėshtė edhe ky njėri nga gabimet e mėdha tė cilėt paraqiten te prindėrit tė cilėt anojnė nga rrahja e fėmijės tė tyre me tė rėna tė rėnda. “Humbja e kontrollit” gjatė kėsaj mėnyrė tė “edukimit” tė fėmijėve ėshtė poashtu njė rast jo i rrallė qė haset te prindėrit e frustuar tė kohėve tona.
E kur kėsaj t’i shtohet edhe tallja dhe pėrqeshja e fėmijėve qė shpeshherė shkon me tė rrahurit, si dhe qortimi i rėndė, bėrtitja dhe emėrtimi i tyre me emra dhe llagape tė kėqija...


- Kryerja e veprave tė urrejtura para fėmijėve

Prindėrit shpeshherė nuk mbajnė llogari pėr veprat jo tė hijshme qė i bėjnė para fėmijėve tė tyre.
Fėmijėt nuk janė nė gjendje tė bėjnė dallimin e tė mirės dhe tė keqes, kėshtu ata qė nga mosha mė e re i infektojmė me vese tė liga.
Kėtu kam parasysh konsumimin e duhanit dhe alkoolit, dėgjimin e muzikės sė neveritshme dhe kėngėve me porosi dhe fjalė tė ndyta, shikimin e filmave me pėrmbajtje tė pamoralshme, pėrdorjen e fjalorit tė ndytė nė bisedat tona, grindjen e bashkėshortėve para fėmijėve, daljen e shpeshtė e nėnės pa nevojė nga shtėpia etj.


- Fryerja e cilėsive tė kėqija tė fėmijėve

Ju mund tė shihni edhe prindėr tė cilėt i kritikojnė fėmijėt e tyre pėr gjithēka dhe pėr ēdo vendim tė cilin e marrin ata vetė. Qė fatkeqėsia tė jetė edhe mė e madhe, ata fėmijėve tė tyre nuk u shprehin as njė shkėndijė tė besimit, e sidomos tė miratimit dhe krenarisė me ta.
Kėta prindėr krijojnė fotografi tė superioritetit dhe paarritshmėrisė sė prindėrit te fėmijėt e tyre, gjė qė shkakton gjendje tė rėndė emocionale te kėta fėmijė, tė cilėt rriten me ndjenjėn e inferioritetin se asnjėherė nuk do tė mund tė bėhen sikur prindėrit e tyre.
Nuk do tė ishte keq qė kėta prindėr ndonjėherė t’i mbyllin sytė pėr lėshimet, gabimet dhe mangėsitė e fėmijėve tė tyre, e madje tė bėjnė pėrpjekje t’i inkurarojnė dhe pėrmbajnė nė aktivitetet dhe vendimet qė ata marrin...
[/b]

Albanam
19-07-04, 01:08
Pėrballė kategorisė sė prindėrve qė pėrmenda nė postimin paraprak, gjendet lloji i prindėrve qė dėshtojnė nė edukimin e fėmijėve tė tyre pėr shkak tė "lirisė" sė tepruar dhe "tolerancės" sė gabuar qė jorrallė u ofrohet fėmijėve tanė.
Kjo mė sė shpeshti vėrehet nė mėnyrat vijuese:

Edukimi i fėmijėve pėrmes mendjelehtėsisė dhe ?gjuhės sė gjatė?

Shumica e prindėrive ndihen krenarė dhe tė kėnaqur kur shohin se si fėmija i tyre ashpėr dhe me arrogancė u pėrgjigjet njerėzve tė tjerė, qė jo rrallėherė ėshtė e pėrcjellur edhe me sharje dhe fjalė tė kėqija nga ana e fėmijės.
Pėr fat tė keq, njė numėr i madh i prindėrve tė kėtyre fėmijėve, nė vend se tė marrin qėndrim energjik dhe menjėherė t?ia ndėrpresin kėto vese tė shėmtuara, sjelljen e kėtillė tė fėmijėve tė tyre e shohin me miratim, e qė fatkeqėsia tė jetė edhe mė e madhe, kėtė sjellje tė fėmijėve tė tyre e konsiderojnė si ?trimėri?.

Mėsimi i fėmijėve nė jetė tė komoditetit, bollėkut, luksit dhe dėfrimit

Fėmijėt qė rriten nė kėto familje detyrimisht rriten dhe bėhen ?pėrtacė? tė mėdhenj, tė shfrenuar dhe mendjemėdhenj. Duke e vazhduar traditėn qė nga fėmijėria, fėmijėt e kėtillė edhe kur rriten do t?i interesojnė vetėm kėnaqja dhe komoditeti i tyre e asgjė mė shumė.
Tė gjitha ēėshtjet e shoqėrisė dhe tė jetės shoqėrore u interesojnė vetėm aq sa e shohin veten dhe interesin e tyre personal nė gjithė kėtė.

Mundėsimi i fėmijėve pėr gjithēka qė dėshirojnė dhe kėrkojnė

Disa prindėr u mundėsojnė fėmijėve tė tyre absolutisht ēdo gjė qė ata e kėrkojnė, pa kurrfarė pėrjashtimi.
Prindėrit e kėtillė i vėnė nė disponim tė gjitha mundėsitė e tyre financiare nė realizimin e dėshirave tė kėrkesave tė fėmijėve tė tyre.
Nė kėtė mėnyrė pa kontrollė harxhojnė sasi tė mėdha tė hollash duke i deponuar nė pothuajse asgjė.

Pėrmbushja e dėshirave tė fėmijėve pėr shkak tė qajtjes sė tyre para prindėrve

Shpeshherė ndodh qė fėmija tė kėrkojė diēka nga prindėrit, e kur ata kėtė e refuzojnė, ai fillon tė qajė me zė tė larė, qė nė atė mėnyrė ta arrijė qėllimin e vet.
Prindėrve, normalisht, ajo e qajtur shumė shpejt u bezdiset dhe nxitojnė qė t?ia plotėsojnė ?dėshirėn? fėmijės sė vet, qoftė pėr shkak se u ka ardhur keq dhe kanė ndjerė mėshirė pėr tė, qoftė thjesht qė ta qetėsojnė dhe tė ?shpėtojnė? nga tė qajturit e tij.
Ky ėshtė njėri nga gabimet mė tė rrezikshme gjatė edukimit tė fėmijėve, dhe i njėjti padyshim se rezulton me dobėsimin e shpirtit dhe tė personalitetit tek fėmijėt.

Albanam
19-07-04, 01:15
Pėrballė kategorisė sė prindėrve qė pėrmenda nė postimin paraprak, gjendet lloji i prindėrve qė dėshtojnė nė edukimin e fėmijėve tė tyre pėr shkak tė "lirisė" sė tepruar dhe "tolerancės" sė gabuar qė jorrallė u ofrohet fėmijėve tanė.
Kjo mė sė shpeshti vėrehet nė mėnyrat vijuese:

Edukimi i fėmijėve pėrmes mendjelehtėsisė dhe “gjuhės sė gjatė”

Shumica e prindėrive ndihen krenarė dhe tė kėnaqur kur shohin se si fėmija i tyre ashpėr dhe me arrogancė u pėrgjigjet njerėzve tė tjerė, qė jo rrallėherė ėshtė e pėrcjellur edhe me sharje dhe fjalė tė kėqija nga ana e fėmijės.
Pėr fat tė keq, njė numėr i madh i prindėrve tė kėtyre fėmijėve, nė vend se tė marrin qėndrim energjik dhe menjėherė t’ia ndėrpresin kėto vese tė shėmtuara, sjelljen e kėtillė tė fėmijėve tė tyre e shohin me miratim, e qė fatkeqėsia tė jetė edhe mė e madhe, kėtė sjellje tė fėmijėve tė tyre e konsiderojnė si “trimėri”.


Mėsimi i fėmijėve nė jetė tė komoditetit, bollėkut, luksit dhe dėfrimit

Fėmijėt qė rriten nė kėto familje detyrimisht rriten dhe bėhen “pėrtacė” tė mėdhenj, tė shfrenuar dhe mendjemėdhenj. Duke e vazhduar traditėn qė nga fėmijėria, fėmijėt e kėtillė edhe kur rriten do t’i interesojnė vetėm kėnaqja dhe komoditeti i tyre e asgjė mė shumė.
Tė gjitha ēėshtjet e shoqėrisė dhe tė jetės shoqėrore u interesojnė vetėm aq sa e shohin veten dhe interesin e tyre personal nė gjithė kėtė.


Mundėsimi i fėmijėve pėr gjithēka qė dėshirojnė dhe kėrkojnė

Disa prindėr u mundėsojnė fėmijėve tė tyre absolutisht ēdo gjė qė ata e kėrkojnė, pa kurrfarė pėrjashtimi.
Prindėrit e kėtillė i vėnė nė disponim tė gjitha mundėsitė e tyre financiare nė realizimin e dėshirave tė kėrkesave tė fėmijėve tė tyre.
Nė kėtė mėnyrė pa kontrollė harxhojnė sasi tė mėdha tė hollash duke i deponuar nė pothuajse asgjė.


Pėrmbushja e dėshirave tė fėmijėve pėr shkak tė qajtjes sė tyre para prindėrve

Shpeshherė ndodh qė fėmija tė kėrkojė diēka nga prindėrit, e kur ata kėtė e refuzojnė, ai fillon tė qajė me zė tė larė, qė nė atė mėnyrė ta arrijė qėllimin e vet.
Prindėrve, normalisht, ajo e qajtur shumė shpejt u bezdiset dhe nxitojnė qė t’ia plotėsojnė “dėshirėn” fėmijės sė vet, qoftė pėr shkak se u ka ardhur keq dhe kanė ndjerė mėshirė pėr tė, qoftė thjesht qė ta qetėsojnė dhe tė “shpėtojnė” nga tė qajturit e tij.
Ky ėshtė njėri nga gabimet mė tė rrezikshme gjatė edukimit tė fėmijėve, dhe i njėjti padyshim se rezulton me dobėsimin e shpirtit dhe tė personalitetit tek fėmijėt.

P.S.
Kėrkoj falje pėr postimin e dyfishtė, por herėn e parė doli me disa mangėsi. Shpresoj pėr mirėkuptim.

Me respekt,
Albanam

turisti
26-07-04, 17:26
Ju pershendes.Tema eshte e shkelqyeshme,por me dijapazonin e gjere,ashtu qe shume gjerat ndikojne per edukimin e femiut...Kam pas rast m'i ndegjue prinderit (fjala eshte per Shqiptar) tu thone per qikat e veta:pa lejeallahile,qfare kontrolla ja mjeket,qikat edhe ashtu jane DERA E HUAJ....Normal qe jam prek sepse femiu eshte femi,pa dallim qikė a djal...Mendimi im eshte qe te edukohen femijet ne ate menyre qe sillemi ndaj atyne me mire se prinderit e tone ndaj neve,qe t'i eliminojme gabimet e kaluares duke jav mundesuar jeten me te lehte femive,duke i udhezuar se qfare probleme dhe msheftsina bjen jeta,koha e ardhshme,shoqeri negative....E kemi pastruar ajrin e e kemi ndotur shpyrtin.E kemi luftuar atomin por jo edhe fanatizmintone.Keto jane koherat e ushqimit te shpejte dhe te treturit te ngadalshem,njerezve te mdhenj dhe karaktereve te imta,fitimit te shpejte dhe maredhenjeve te ceketa.Keto jane ditet e te dy qajturit,por me teper ndarjeve dhe familjeve te shkateruara.Tash eshte koha kur mundet teknollogjia me jav prue kete leter ,dhe koha kur mundeni me vendos a do ta ndaheni me dikend apo do ta e fshini.Mos haroni,kalojeni pake kohe me te dashurit sepse ato ado te jen gjithmone aty me juaj dhe thujeni ndonji fjale te mire ati qe ju shiqon me respekt sepse qai personi i vogel se shpejti do te rritet dhe shkoje.Mos haroni ta pergdhelni ngrohte ate ngat juve,sepseajo eshte e vetmja pasuria te cilen mundeni me i dhene prej zemres dikujna e qe nuk ju kushton as gje.Slellja dhe fjala e mire nuk harohen .Epjani kohe dashurise,bisedes me femit e juaj dhe skembejeni mendimet.Mesojeni femijte se jeta nuk matet me numrin e frymarjes,por me momentet te cilat naj marin frymarjen.Mvaret se ku edukohen femijet,kushtet ekonomike,jetesore ,rrethina,shoqeria a mbi te gjithat ndikon gjiri familijar,edukimi shtepiak i prinderve te femiut..... :wink:

Albanam
08-08-04, 21:14
Ja edhe disa lėshime qė bėjnė prindėrit ndaj fėmijėve tė tyre:

Vetėmashtrimi pėr cilėsitė e mira tė fėmijėve

Do tė vėrejmė se disa prindėr kanė mendim tė lartė pėr fėmijėt e tyre dhe aspak nuk pėrqėndrohen nė atė se sa ai mendim i tyre nė tė vėrtetė ka mbėshtetje dhe ėshtė i saktė. Prindėrit e tillė aspak nuk pyesin pėr fėmijėt e tyre, nuk e pėrcjellin sjelljen e tyre, nuk merren me situatat dhe fazat e ndryshme nėpėr tė cilat kalojnė fėmijėt e tyre dhe nuk kanė kurrfarė pasqyre pėr shoqėrinė nė tė cilėn gjendet fėmija i tyre. Gjithė kėtė e bėjnė vetėm pėr njė arsye tejet naive - besimit tė tepėrt qė kanė te fėmijėt e vet.
Prindėrit e kėtillė nuk pranojnė asnjė kritikė, qė nuk ėshtė plotėsisht nė pajtim me mendimin dhe pritjen e tyre, pėr fėmijėt e tyre, pa marrė parasysh se sa ajo qė u thuhet pėr fėmijėt e tyre ėshtė e vėrtetė, reale, objektive dhe me qėllim tė mirė.


Vetėmashtrimi pėr cilėsitė e kėqija tė fėmijėve

Pėrballė rasteve tė sipėrpėrmendura, do tė gjejmė edhe prindėr qė shkojnė deri nė skajin tjetėr. Ata kanė mendime tė kėqija pėr fėmijėt e tyre dhe aspak nuk janė tė kėnaqur me gjendjen, mundėsitė dhe sjelljen e tyre.
Prindėrit e kėtillė i kritikojnė fėmijėt e tyre pėr gjithēka dhe pėr ēdo vendim tė cilin e marrin ata vetė. Qė fatkeqėsia tė jetė edhe mė e madhe, ata fėmijėve tė tyre nuk u shprehin as njė shkėndi tė besimit, miratimit dhe krenarisė me ta.
Prindėrit e kėtillė te fėmijėt e tyre krijojnė fotografi tė superioritetit dhe paarritshmėrisė pėrballė tyre, gjė qė shkakton gjendje tė rėndė emocionale te ata fėmijė.
Nuk do tė ishte keq qė kėta prindėr ndonjėherė t’i mbyllin sytė pėr lėshimet, gabimet dhe mangėsitė e fėmijėve tė tyre, e madje tė bėjnė pėrpjekje t’i inkurarojnė dhe pėrmbajnė nė aktivitetet dhe vendimet e tyre.


Bėrja dallim ndėrmjet fėmijėve

Ky ėshtė edhe njė nga ērregullimet e shpeshta qė hasim nėpėr familjet tona. Tė pavetėdijshėm pėr pasojat e kėtyre gabimeve, njė numėr bukur i madh i prindėrve bėjnė dallim ndėrmjet fėmijėve dhe me kėtė e lėnė pasdore obligimin e drejtėsisė dhe barabarėsisė ndaj fėmijėve. Kėshtu, kemi prindėr qė i dallojnė fėmijėt nė tė hollat qė ua japin, nė dhuratat, nė lojėrat, shakatė, zbavitjet, kujdesin, dashurinė etj.
E gjithė kjo i shkakton format mė tė rėnda tė lakmisė dhe xhelozisė ndėrmjet fėmijėve dhe vazhdimisht ndikon nė grupimin dhe ndarjen e fėmijėve nė “tė pėrkėdhelur” e tė “ledhatuar” dhe tė braktisur e tė lėnė vetvetes.
Gjendja e kėtillė jorrallė arrin deri te urrejtja e hapur dhe e gjatė ndėrmjet fėmijėve dhe urrejtja ndaj prindėrve.
Nuk janė tė ralla edhe rastet e dallueshmėrisė qė bėjnė disa prindėr mes fėmijėve tė tyre djem dhe vajza, gjithnjė duke i dhėnė pėrparėsi njėrės gjini mbi tjetrėn. Pasojat e kėsaj injorancė nė shumė raste kanė qenė shumė tė rėnda, duke rezultuar nė mėnyrėn mė tė vrazhdė madje edhe me braktisjen e fėmijėve “tė padėshiruar”.


Mungesa e gjatė jashtė shtėpisė

Fatkeqėsisht, a nuk jemi sot dėshmitarė se jo pak prindėr e lėnė pasdore shtėpinė dhe familjen, dhe pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalojnė jashtė shtėpisė?
Kurse mungesa e prindėrve ėshtė shkaku kyē pėr rėnien e fėmijėve nė sprova tė ndryshme, vėshtirėsi, fatkeqėsi, bredhje etj.
Pėrderisa njė numėr tė konsiderueshėm tė baballarėve i ka larguar nga familja kurbeti dhe nevoja pėr tė siguruar kafshatėn e gojės, nuk ėshtė i vogėl as numri i prindėrve qė kanė lėnė pasdore fėmijėt e tyre edhe pse nuk janė nė mėrgim. Ata kėtė e bėjnė ose pėr shkak tė “angazhimit tė tyre tė madh me biznes”, ose pėr shkak tė kalimit tė tepruar tė kohės me “miq e mikesha”, ose… ose…
Tė gjitha kėto paraqesin forma tė rėnda tė ēpėrfilljes dhe braktisjes sė fėmijėve, tė cilat rezultojnė me lindjen dhe zhvillimin e cilėsive negative fėmijėt dhe rėnia e tyre nė fatkeqėsi, vėshtirėsi, probleme e sprova tė llojllojshme.

Mendoj se ka pasur tė drejtė poeti kur ėshtė shprehur si vijon:

Nuk ėshtė jetim ai qė ėshtė pa prindėr,
I lėnė nė jetė me pak nga ata tė dy.
Jetim ėshtė ai qė babain dhe nėnėn i ka,
Nėna nuk kujdeset, e babai kohė nuk ka.

DEA
16-12-04, 00:28
Une flas si nene nga pervoja e jo nga libra te ndryshem qe jane shtypyr per edukime te femijeve, se shume me e lehet eshte teoria se sa praktika.Te jesh prind nuk eshte leht po edhe gje me te bukur se te kesh familje te shendosh nuk ka.nene jam bere kur isha 19 vjeq dhe se qe nga ateher jam munduar e perpjekur qe femijet e mi ti edukoj sa me mire qe mundem edhe kushtet njekohesisht te i plotsoj pa e harruar nganjeher edhe STOP-in, sa keq e qe me vjen shpesh me duhet te ju them se deri ketu ishte e lejuar tash eshte stop dhe fatmiresisht e kane kuptuar.Kam shume te shtoje per edukimin e femijeve por do ti them herave te tjera.Me nderime DEA

~AnnA~
27-06-10, 17:58
Jo Akoma spaska shkruar askush ne ket teme. :(
Mesiguri, qe mbrenda ketyre gjashte viteve( qe kur eshte hapur tema) eshte bere dikush prind e ka shume per te thene rreth kesaj teme :)

Do te inkuadrohem ne kete teme edhe pse s'jam ende prind...
Padyshim qe femijet modelin e pare te sjelljes e marrin nga prindet, por gjeneratat e reja socializohen dhe formatohen jo vetem nepermjet familjes, por edhe ne influencen e medias, TV, mjedisit social , shkolles, grupit, kinemase, Kompjuterit....

DEA
27-06-10, 20:21
Mesiguri, qe mbrenda ketyre gjashte viteve( qe kur eshte hapur tema) eshte bere dikush prind e ka shume per te thene rreth kesaj teme :)

Do te inkuadrohem ne kete teme edhe pse s'jam ende prind...
Padyshim qe femijet modelin e pare te sjelljes e marrin nga prindet, por gjeneratat e reja socializohen dhe formatohen jo vetem nepermjet familjes, por edhe ne influencen e medias, TV, mjedisit social , shkolles, grupit, kinemase, Kompjuterit....

Femijet e mije tanime kane arritur moshen e adoleshences dhe jane ne kerkim te identitetit. Nuk eshte gjithmon e lehte por e tejkalueshme. Deshira ime eshte qe te shkruaj pas 6 viteve me nje ekserienc te kendshme te kesaj periudhe qe e kam ende para meje.

jEtA_1
30-06-10, 08:08
Mesiguri, qe mbrenda ketyre gjashte viteve( qe kur eshte hapur tema) eshte bere dikush prind e ka shume per te thene rreth kesaj teme :)
Po e nderuara AnnA une jame bere prind qe kater muaj kam nje djal dhe te qenurit prind me te vertet eshte nje ndjenj shume e bukur e pergezoj Murgeshen per kete teme shume te qelluar pasi qe ketu ne forumin tone ka shume forumista qe jane edhe prind dhe mir kishte me qen qe tema te ketij lloji te hapen sa me shume do te ishinin te mirpritura nga ne prinderit por edhe per ata qe ne te ardhmen do te behen prind njiherit shfrytzoj rastin te beje nje kerkes te stafi Dardania qe mos te lejojn ti publikojn temat e forumeve tjera sepse po i humbet imazhi i forumit kohve te fundit kam par shume tema copy-past nga faqe tjera sa nuk disha a jame ne Dardani apo si p.sh qe me ka rastis te shoh shume tema nga www.telegrafi.com (http://www.telegrafi.com) nese ni forumist nuk ka cka shkruan dicka nga vetja ateher nuk ka nevoj vetem te hy e te beje numer postimesh sepse ky eshte ni forum me i madhi ne shqiptarin tone dhe duhet ta ruajm ashtu si ka qen ne fillim .
E sa i perket temes njiherit nuk di cka te flas pasi qe jame prind i ri po me gjithe qejf per ata qe jane prind me heret i kisha mirpritur keshillat e tyre ju falenderoj shume per ker teme te rihapur nga AnnA

Gentiani
30-06-10, 18:23
Une flas si nene nga pervoja e jo nga libra te ndryshem qe jane shtypyr per edukime te femijeve, se shume me e lehet eshte teoria se sa praktika.Te jesh prind nuk eshte leht po edhe gje me te bukur se te kesh familje te shendosh nuk ka.nene jam bere kur isha 19 vjeq dhe se qe nga ateher jam munduar e perpjekur qe femijet e mi ti edukoj sa me mire qe mundem edhe kushtet njekohesisht te i plotsoj pa e harruar nganjeher edhe STOP-in, sa keq e qe me vjen shpesh me duhet te ju them se deri ketu ishte e lejuar tash eshte stop dhe fatmiresisht e kane kuptuar.Kam shume te shtoje per edukimin e femijeve por do ti them herave te tjera.Me nderime DEA


lumja nona ah,hahahahaha :tongue:

Hiē mos shkruaj, po pergadite nje liber per prinder qiknenaj! :tongue:


Shnetje DEA! :tongue: :smile:

halla e madhe
30-06-10, 19:41
Femijet e mije tanime kane arritur moshen e adoleshences dhe jane ne kerkim te identitetit. Nuk eshte gjithmon e lehte por e tejkalueshme. Deshira ime eshte qe te shkruaj pas 6 viteve me nje ekserienc te kendshme te kesaj periudhe qe e kam ende para meje.

..ah, moj DEA, ky mileti gjermanfoles po thojshin ;"Kleine Kinder, kleine sorgen,grosse Kinder, grosse sorgen"...nuk eshte kohe e lehte per prindin, tash tregohet durimi maksimal ne percjelljen dhe ndihmen e tyre gjate zhvillimit te personalitetit,po flas nga eksperienca qe perjetova para disa viteve..tash jame ajo nene qe mund te flas haptas per gabimet e pesuara ne edukate,pas 10 viteve,...pra durim dhe bashkpunim te mirefillte me femijte ju kisha deshiru secilit prind!

halla:smile:

~AnnA~
01-07-10, 10:54
DEA; te behesh prind dhe ate ne nje moshe kaq te re sa ti, nuk eshte e lehte...
Une te admiroj per vemendshmerine tende dhe qellimin e arritur ne edukimin e femijes!

Jeta, urime lindja e cunit.Besoj qe do jeshe nje nene e mrekullueshme...Te te rroje 100 vjet.Heres tjeter te urofsha ne nje vajze :)

Halla e madhe, nese ka dicka me te veshtire se sa te jesh adoleshent, atehere eshte: Te jeshe prind i nje adoleshenti...Me vjen mire, qe kete periudhe pak ca te veshtire e keni kaluar me sukses edhe ju edhe femijet....

GURI SYLAJ
01-07-10, 11:43
Per prinder.....Mos harroni qe edhe ju ishit femij ...!!?

DEA
02-07-10, 22:23
..ah, moj DEA, ky mileti gjermanfoles po thojshin ;"Kleine Kinder, kleine sorgen,grosse Kinder, grosse sorgen"...nuk eshte kohe e lehte per prindin, tash tregohet durimi maksimal ne percjelljen dhe ndihmen e tyre gjate zhvillimit te personalitetit,po flas nga eksperienca qe perjetova para disa viteve..tash jame ajo nene qe mund te flas haptas per gabimet e pesuara ne edukate,pas 10 viteve,...pra durim dhe bashkpunim te mirefillte me femijte ju kisha deshiru secilit prind!

halla:smile:

Halla ti je mein Vorbild:biggrin:

Nuk i shoh gabimet shume me syrin kritik, se vetem kur te gabojme mund te mesojme se cila eshte rruga e drejt. Gabimet jane pjese e pandashme e jetes sone, por te mos mesojme nga to ateher eshte tragjike.


Anna faleminderit shume por ende se kam arritur cakun, gjithmon synoj per me shume.


Gentiani, libra sa te duash ka, po kush me i lexu se!:wink:

Gentiani
02-07-10, 23:03
Gentiani, libra sa te duash ka, po kush me i lexu se!:wink:


E kisha ble nji per nonen edhe i kisha thene, lexo edhe korrigjoje nese nuk ka shkue qashtu qysh amanet nona e ka lone ! :tongue:

Kodra
04-07-10, 09:54
Halla ti je mein Vorbild:biggrin:

Nuk i shoh gabimet shume me syrin kritik, se vetem kur te gabojme mund te mesojme se cila eshte rruga e drejt. Gabimet jane pjese e pandashme e jetes sone, por te mos mesojme nga to ateher eshte tragjike.


Anna faleminderit shume por ende se kam arritur cakun, gjithmon synoj per me shume.


Gentiani, libra sa te duash ka, po kush me i lexu se!:wink:



**********
**********
**********


Disi nuk munda pa shkruar edhe kėtu dhe tė tė lumturoj pėr kėtė shkrim!!!


Me njė pėrshėndetje freskuese nė kėto ditė 37-gradėshe


Kodra

jEtA_1
05-07-10, 16:20
Jeta, urime lindja e cunit.Besoj qe do jeshe nje nene e mrekullueshme...Te te rroje 100 vjet.Heres tjeter te urofsha ne nje vajz:)
Flm shume ~AnnA~ je nje vajz e mrekullushme

jadore
05-07-10, 17:58
Per prinder.....Mos harroni qe edhe ju ishit femij ...!!?
qashtu kallxoju qitynve qitu bre.

Urata
06-07-10, 18:10
I kam edukuar, ashtu sic kam dashur te edukohem vete nga prinderit e mi...!Keshtu do vazhdoj edhe me tutje...!


ps: ne 2007-ten n'Kosove jam thene nga disa vete : "PSE NUK I BEJE EDHE 5-6 FEMIJE TE TJERE DHE TI EDUKOSH KESHTU SI KETA DY..."

Investoni ne femije DASHURI/KUPTIM/TOLERANCE/LIRI/DREJTESI/KONFIDENCE do jeni vetem prinder te knaqur/krenar...!

Murgesha
25-03-11, 17:21
Lutja e njė adoloshenti!
(Drejtuar prindėrve)



Kur unė tė lutem tė mė ndėgjosh
e ti fillon tė mė japėsh kėshilla
nuk po bėn
atė qė unė tu luta.
Kur unė tė lutem tė mė ndėgjosh
e ti mė tregon,
pėrse unė nuk duhet tė ndjej
ashtu si dua
ti po shkel ndjenjat e mia

Kur unė tė lutem tė mė ndėgjosh
E ti mendon
Se duhesh tė bėsh diēka
pėr tė zgjidh problemet e mia
ti po mendon se jam i pa afte
per t“a parė jetėn nė sy


Ndoshta mu pėr kėt shkak
Lutja ėshtė e mirė pėr disa njerės
pasi qė Zoti ėsht i heshtur
dhe nuk jep kėshilla
ose provon tė rregulloj probleme
Ai dėgjon dhe beson
se ti vet do gjesh zgjidhjen

Pra ndėgjom tė lutem
ndėgjo ēfarė po tė them,
nėse ke dėshirė tė flasėsh me mua
prit pra disa minuta
sa tė vije rradha jote
dhe tė betohem
se edhe unė do tė tė ndėgjoj.

Jana
25-03-11, 18:18
Per prinderit e mi ..

Shpresoj qe edhe une do jem e njejt me Femijet e mi , ashtu si ishi dhe si jeni ju me mua ...

emine
28-03-11, 08:32
Femijte jane imitues te persosun,beni gjana te bukura dhe te drejta qe femijte tuaj te ju imitojne ju

Zero Cool
04-07-11, 12:42
Me pyeti nena: ke falenderon me shume ne kte bote?? Un i thashe: Zotin...ajo uli koken e merzitur...por un e perfundova fjaline: Qe me dha nje nene si ti... :)

Zero Cool
06-07-11, 19:25
tregim i huazuar...


Isha teper e vogel,ishte hera e pare qe belbezova fjalen ''babi''.Nuk e dija se ajo do te ishe e para dhe e fundit here.Ate dite nje arme shtiu ne trupin e babit tim dhe e la ate te pajete.Nuk e njojta kurre....Me ka munguar,kur shoqet e mia flisnin per familjen e tyre largohesha.Kur tregonin se si ai mundohej ai t'i bente te lumtura ,cfare bente ai.Por gjithsesi....kjo gje nuk mjaftoi....Zoti donte dhe vellain tim te madh.Njeriun me te mbrekullueshem,me gazmorin ai e mori.Nuk e di se cfare kam bere ate dite,vetem duke degjuar te bertiturat e mamit me priteshin gjunjte.Perseri isha e vogel....Zemra ime tashme nuk ndiente....u bera nje njeri pa ndienja....kam harruar se cfare do te thote te kesh nje familje,ne fakt une nuk e kam pasur kurre nje te tille.Sa here qe binte telefoni thosha gjithmone:''Eshte ai'' por jo.Ai shkoi ne nje rruge qe nuk mbaron kurre.Sa me ka marre malli....pak nga ju e dine se cfare do te thote te mos e kesh nje prind dhe nje vella.....A do te kaloj dhimbja ime??????????KURRE.Nuk mund ta harroj buzeqeshjen e tij,emrat qe me vendoste cdo dite,shakate qe bente me mua.......Jo nuk mund ta harroj....PENGU IM I JETES:NUK MUNDA TA SHIHJA PER HERE TE FUNDIT.........

Rrini me njerezit tuaj te zemres sepse nuk i dihet kurre se per sa kohe do ta keni prane!!

Zero Cool
11-07-11, 13:23
I gjithi qė unė jam, ose dėshiroj tė jem, i dedikohet engjėllit tim, nėnės!

Abraham Lincoln

vjeshta
28-07-11, 01:05
Njė histori sa e dhimbshme aq dhe e ēuditshme ka ndodhur nė Britaninė e Madhe. Bėhet fjalė pėr familjen Flanagan, e cila para pak ditėsh ka humbur kreun e saj. Mendi dhe Pol Flanagan do tė festonin 10-vjetorin e martesės.

Por Paul u sėmurė nga kanceri njė vit mė parė dhe vdiq. Ēifti ka dy fėmijė: Toms dhe Lusi, me tė cilėt Pol ishte shumė i lidhur. Aq shumė sa vendosi t’u linte njė manual me 28 rregulla se si tė bėheshin njerėz tė arritur kur tė rriteshin.

Sipas “Daily Mail”, Pol qė nga momenti qė mėsoi sėmundjen e tij filloi tė mendonte pėr mėnyrat e ndryshme me tė cilat do tė mund tė komunikonte me fėmijėt nė kohėn qė nuk do tė ishte mė.

Njė nga gjetjet e tij ishte krijimi i njė biblioteka me tė gjitha librat mė tė mirė qė ai kishte lexuar, duke lėnė nė ēdo faqe tė parė tė ēdo libri nga njė mesazh pėr fėmijėt e tij.

Rregullat e njė babai, pėr t’u ndier i plotėsuar

1- Bėhuni tė sjellshėm dhe korrekt. Zbatoni rregullat e tavolinės. Shumė njerėz mund t’ju etiketojnė vetėm nga mėnyra se si mbani pirunin dhe thikėn.

2- Ndihmoni tė tjerėt edhe pse mund tė keni problemet tuaja. Kjo gjė do tė vlerėsohet nga njerėzit dhe


Mendi me fėmijėt Tomas dhe Lusi, Udhėzimi

do t’ju gjenden afėr kur tė keni nevojė.

3- Tregohuni kurajozė. Ėshtė e rėndėsishme tė shikoni veten nė pasqyrė dhe mos t’ju vrasė ndėrgjegjja.

4- Jini tė thjeshtė. Mos mendoni kurrė se mund tė turpėroheni.

5- Mėsoni nga gabimet tuaja. Ju siguroj qė do tė bėni shumė, por tė paktėn pėrdorini.

6- Mos flisni kurrė pas krahėve tė dikujt. Do tė dukeni shumė keq nė sytė e tė tjerėve.

7- Ruani qetėsinė. Nėse dikush ju mėrzit, mos reagoni menjėherė.

8- Kėnaquni. Nėse kjo do tė thotė qė duhet tė rrezikoni ndonjė gjė, ashtu qoftė.

9- Bėni bamirėsi nėse mundeni, ėshtė shumė e lehtė dhe shpėrblyese.

10- Pėr ju gota duhet tė jetė gjithnjė gjysmė plot, asnjėherė e kundėrta.

11- Fjalėn “Po” bėjeni instinktin tuaj. Kėrkoni arsye pėr tė bėrė diēka dhe jo njė arsye pėr tė thėnė “Jo”.

12- Jini dorėlėshuar. Mund tė merrni gjithnjė mė shumė nėse u jepni tė tjerėve mė shumė nga sa meritojnė.

13- Pranoni gjithnjė njė ftesė pėr festa.

14- Kurrė, nė asnjė rast, mos e braktisni njė shok nė nevojė. Do tė fshihja dhe njė tė vdekur pėr shokėt e mi, nėse ma kėrkojnė. Kjo ėshtė dhe arsyeja pėrse i kam zgjedhur me shumė kujdes.

15- Gjithnjė kėrkoni njė shėrbim shumė tė mirė dhe asnjėherė mos lavdėroni shėrbimin e keq tė dikujt.

16- Trajtojini tė gjithė si tė barabartė me ty, pavarėsisht nėse i pėrkasin njė shtrese tjetėr sociale.

17- Respektoni gjithnjė moshėn, sepse mosha tregon drejtėsi.

18- Jini gjithnjė gati tė vini nė plan tė parė interesat e tė afėrmve tuaj.

19- Jini krenarė pėr veten dhe pėr familjen nga vini.

20- Bėhuni ambiciozė, por jo lakmitar. Gjithēka duhet ta arrini me shumė punė.

21- Jetojeni ditėn, bėni gjithnjė diēka qė ju bėn pėr tė qeshur.

22- Jepni mė tė mirėn nė shkollė.

23- Gjithnjė paguani aq sa mund tė pėrballoni.

24- Kurrė mos u dorėzoni. Dy ushtarėt e mi tė vegjėl nuk kanė baba, por ju jeni tė fortė, me zemėr tė madhe dhe trima. Keni mbėshtetjen e familjes dhe miqve.

25- Tė qash nuk rregullon asgjė. Kurrė tė mos ju vijė keq pėr veten, tė paktėn jo pėr njė kohė tė gjatė.

26- Kujdesuni pėr trupin tuaj dhe ai do tė kujdeset pėr ju.

27- Mėsoni njė gjuhė tė huaj, ose tė paktėn tentoni.

28- E fundit: Bėni tė lumtur nėnėn tuaj dhe kujdesuni shumė pėr tė.

Ju dua shumė tė dyve.

Me gjithė zemėr

Babi.