PDA

View Full Version : PLEPI I THYER


Vera
30-06-04, 18:12
-tregi-

je kohNe te gjat s'me zuri gjumi. "Hapi deren, derra shqipetare...Hapeni deren!" -me zgjoi nje trokitje e thekshme dhe nje ze i ashper, gjith mllef. Brofa me kembe dhe iu ofrova dritares. Verehta babain nga po i hapte dyert e oborrit.
brenda-me arme te gatshme per zjarr, u futen disa polic serbe. "Ke kerkoni?"iu dridhen buzet babait.
"Hesht plak! Te mos e celesh gojen pa te pyetur,- i tha njeri nga ata, duke e shikuar babain me perbuzje,- e qart plakush?!" Dhe me armet e gatshme per te shtir ecen nga dera e shtepise.
"Ke keni brenda?"
Babai vetem shikoi. Nuk foli.
"Ke keni brenda plakush?" - u degjua prap zeri i njejte,- mos po fsheh ndonje nga ata te UCk-sa?"
"C'eshte kjo UCK?"- tha babai.
"E di ti mir plakush, e di, por shtrihesh, apo jo?"
Babai hapi deren e shtepise.
"Hyr ti perpara" i thane.
Babai mori te hyr brenda sic i urdheruan ata, ndersa une ngadale, me nje kujdes te madh e haoa dritaren e dhomes se Megit dhe nga aty u zgjata e u kapa per dege e qershise. E barta veten ngadale andaj dhe pastaj, dege me dege, zbrita. Policia tashme kishin hyr brenda ne shtepi, ndersa une perkrah murit te oborrit, rashe atje, te Plepi i Thyer. Nuk kisha mundesi te dilja jashte, te ikja, ngase te dyert e oborrit, si dhe te dera e shtepise, ruanin nga dy police te armatosur. Ngela brenda oborrit te shtepise,te gjeja menyren te fshihesha aty, te Plepi i Thyer. Ta beja kete me ndihmonte dhe nata, terri i dendur.
Heshtjen vrastare, qe mbreteronte brenda, e thyente vetem vaji i thekshem i femijeve, denesjet e thella dhe te renda, qe leviznin nga tersia e gjerave dhe i ngrehnin lart-lart ne ajr, diku ne pafundesi...A thua cfare ndodhte brenda!?
Ata, pasi e bene nje bastisje te ngulmte gjithe shtepise, secilit kend, dolen shpejt. Nuk do te kene kerkuar askend ata, as luftetetaret e UCK-se, por hynin keshtu - naten, neper shtepi, qe t'i leshonin vatrat e tyre, te iknin...
Dolen me zhurme dhe me sharje- ne gjuhen e tyre te rende, te rruges. Une, i bere nje me Plepin e Theyer, prisja te iknin ata tashme dhe te kthehesha brenda ne shtepi. Ata iken nga erdhen, deke marre pas edhe rojet e veta, te lena - dy para deres se shtepise dhe dy para dyerve te oborrit. Njeri nga ata - befas, u shkeput nga rreshti dhe ngeli pas dyerve te oborrit. U shkund pakez dhe u nis perseri nga dera e shtepise.
"O Zot cka donte?!"
I ra shqelm deres se shtepise dhe hyri me nje zhurme te madhe, qe pastaj - pa vonuar, te dilte jashte, duke e terhequr per flokesh ate gruan e re, me sy te kalter, femijet e se ciles qanin shurdher.
"Ec, bushter,- i thoshte ai,-tash ta tregoi qejfin une!" E terheqi per flokesh dhe ia kepuste rrobatnga trupi. femijet dolen pas gruas se re, po polici i parruar, i egersuar ne fytyre dhe dhe shpirt, i urdheroi babait t'i kthente ata brenda dhe ta mbylte deren e shtepise.
"Po e hapi kush deren me, do ta vras!" - u kercenua ai.
Babai i futi femijet brenda dhe e mbylli deren. Cka mund te bente tjeter nje plak duarthete para nje bishe te cmendur, gjitheher te gatshem te pinte gjak grash dhe femijesh.
Krejt i qartur ne fytyre, aty-afer Plepit te Thyer, e perplasi pertoke guan e re te cilen deri ateher e terhiqete per flokesh dhe ia coptonte rrobat. Ajo tashme kishte ngelur gjysemlakuriq. Ia drejtoi gryken e revoles ne balle dhe i perjargur e urdheroi t'i hapte kembet, ndersa me doren e majt, qe i dridhej fare, perpiqej kot t'i zhvishte pantollonet e veta...E kishin mbuluar djerset dhe zjarri, ngaterrohej ne cdogje. E hoqi pushken nga krahu, e mbeshteti aty, per trungit te trash te Plepit te Thyer, ne anen e kundert timen dhe, gjith egersi, u hodh mbi trupin e njom te gruas se re, ridhjet. Sapo ra trupi i tij mby trupin e saj, gati e shtangur, leshoi nje klithme te tmerrdhme, gjate jehut te se ciles une e rrembeva fuqishem pushken qe ai kishte mbeshtetur per Plepit te Thyer dhe e godita me kondak dy a tri here, nga prapa, ne koke. Gjaku qe shpertheu, me sperkati gjithe fytyren. Ai ra me balle ne toke, gruaja e re beri nje levizje pak anash dhe e hoqi nga vetja ate cop pa forme, e cila leshonte er te rende te rakise se kumbulles, qe ta zinte frymen. Gruaja e re, nga po ngrihej nga toka, deshi te thoshte dicka.
"Mos fol!" - ia bera duke peshperitur. "Nuk ia doli te me ndynte..."- tha ajo dhe e mbuloi fundin e barkut me te dyja duart. Une e ktheva koken ne anen tjeter, e hoqa gjemperin time dhe ia ofrova, pa shikuar fare nga ajo. e veshi. Gjemperi im i binte deri ne gjunje.
"Si t'ia bejme tash ketij?" -e shikova gruan e re, duke bere me dore nga polici i parruar ne fytyre qe qelbej nga era e rakise se kumbullave, mbi gjakun e vet. Ishte krejt e humbur. Syte e saj nuk e kishin me ngjyren e thell te qiellit ne te aguar.
"Duhet ta heqim nga ketu!" - thashe.
E terheqa pak zvare dhe u mendova. Ishte shume i rende. Si do ta bartja, per ta fshehur diku, per t'ia humbur gjurmet. Nuk guxoja ta zvarisja; do te ngelin prapa gjurme gjaku...
"Po ta gjejne edhe te vetmen pike te gjakut, do t'i vrasin te gjithe brenda shtepise!" - thashe une dhe verejta ajo po dridhej edhe me fort.
"Une i kam femijet brenda!" mezi shqipetoi.
"Do ta mbartne shpine une thashe dhe e shikova gruan e re, - ndersa ti zhduki gjurmet ketu!" Ajo levizi koken ne shenje pohimi. Vendosa ta mbartja deri te Drini dhe ta ta hedhja ne uje. Ishte rruge e gjate, e veshtrie dhe nate. Nuk me binte asgje tjeter nder mend.
"Do ta hedhim ne Dri..."- thashe dhe per nje kohe heshta.
Gjeja e pare, qe ia dola te bejame pastaj, qe te zbritja nga teli i petkave nje kemishe dhe t'ia lidhja koken me te policit te pajete. T'ia ndalte gjakun, te mos pikonte udhes nga do ta mbartja per t'ia fshehur trupin, T'ia humbja gjurmet. Gjaku qe ngeli ne toke, pasi e qova lart trupin e tij dhe e mbeshteta per trungut te Plepit te Thyer, mbeti ta fshinte gruaja e re, me nje rrobe tjeter, te hequr nga vigu. Pak me von i ra gjithe vendit me nje rromete, qe te humbnin te gjitha gjurmet...
E terhoqa dhe pak kufomen nga Plepi i Thyer dhe rashe ne gjunje. Ajo ia zuri te vdekurit duart dhe i leshoi mbi supet e mia. Provova per te dyten her dhe u ngrita. Ecja bukur shum i kerusur. Nje ecje e veshtire naten me nje te vdekur ne shpine.
Ajo vinte pas meje, bashke me pushken, revolen, me nje torbe dhe rroba, me te cilat pastruam token nga gjaku.
"Ece, - tha pastaj ajo, - zbritiandej nga pemishtja. Vij pas teje!"
Ecja naten i pakoke. Ne secilen levizje me veshtirsohej frymemarrja. A do te rrezohem ketu, apo aty apo atje... Ecja me me veshtiresi te madhe. Nisi te me prente me thik nje dhimbe ne shpine, aty tek qesh i qelluar nga arma serbe, kohe me pare. Ajo vinte pas meje dhe me jepte zemer.
dy hije naten, me nje te vdekur, qe kundermonte duhme te rende te rakise se kumbulles.
E shikoja: mezi levizte dhe ajo. Ne nje cast i ra torba e policit nga dora dhe u qel...mbi bar rane sy te nxjerre, vesh te prere dhe gishta te keputur njerzish.
"O zot,- ra ne gjunje ajo, - c'eshte kjo?"
"Mos fol , - mezi qita fjale nga goja,- mblidhi, futi ne torbe prap dhe ec!"
beri ashtu sic i thashe.
Tutje vereja vezullimin e ujit te Drinit...