PDA

View Full Version : Cka mendoni???


Murgesha
30-06-04, 21:46
Cka mendoni rreth fenomenit te shfaqur ne Babush te Muhagjireve?
http://www.rtklive.com/site/files/fotooftheday/20040630.gif

Gentiana
01-07-04, 23:02
Murgesha un per vete asgje nuk po disha per ket(ashtuquajtur) Fenomen!!! dhe per kte nuk die qka te them....

Do kisha pasur deshir te die se ku mundem te gjej me shum informacione rreth kti Fenomeni (dhe jo vetem Foton)


Genta

MemphiSx
02-07-04, 08:44
Gentiana ka qen ne www.rtklive.com por nuk eshte tani
Qe kqyr shpejt nese nuk e kan hjek ne www.kosova.com

Murgesha
02-07-04, 13:04
Genta sa keq qe spo dijshe asgje.
Kafshe moj Kafshe po thone se ka ra nga qielli ne Kosove.
Ej tybe spo di cka them por shume veshtire per ta besuar si te vertete.

Barbaroza
02-07-04, 13:27
Une besoj se kjo vertete ka ndodhur derisa kane folur deshmitaret ne vendin e ngjarjes.Ate dite ka mbajte mot i lig ne disa rajone te Kosoves dhe sigurisht fenomeni ne fjale ka humbur orientimin dhe ka rene ne nje fushe prej nga ka qelluar nje grua me te birin e saj.
Keto fenomene ndodhin dhe jane per t'u besuar.Natyrisht se bota ne te cilen jetojme eshte e mbushur perplot mistere qe njerezimi akoma s'ka mundur t'i zbuloje te terat.Gjallesa ne fjale,mund te kete ardhur edhe nga nje rajon tjeter siq perflitet derisa ka patur aftesine te fluturoje.

Engjellushja
02-07-04, 14:37
Mua m tingllon dhe besoj c ngjajn dhe ende Existojn disa Fenomene t cilat jan duke i zbuluar vetem n nj vend! N Amerik dhe m vije shum keq c nuk i zbulojn n t gjitha vende...perveq n SHBA, n t gjitha vende t tjera thojn se kto i ndodh vetem atyre t cilet jan t lodhur me shpirt, dhe funksioni i syve terbuhet c keshtu vetem shohin at, t ciles ia kan friken apo celi nuk Exsiston, se deshiron t sheh apo t perjeton dic...cka mund tia nderoj Situaten momentale, d.m.th. Shpirti vet e mashtron per tia kthyer befasin dhe per tia kthyer prap Vullnetin, por n Germany t gjith t cileve iu kka ndodhur kjo, jan t Vulosur si i Smuar, shum esht interesant se askush nuk mendon ma larg se nese mendojn, atehere iu duhet shum t spekulojn c keshtu dot ta lodhin koken shum, dhe per ket nuk e ben dhe nuk zbulojn ma tutje, por un besoj c eksizton dicka tjeter, si ne por n tjeter form -->esht e mundshme ce ne vete mundemi t jem por n nj form tjeter t Jetes, i thojn >>Zukunftmänschen dhe Nachtmenschen dhe Fnomene t cilen e quajn >>Bermuda Trekendsh<<

Ju pershendet "Engjellushja

Gentiana
02-07-04, 17:54
Genta sa keq qe spo dijshe asgje.
Kafshe moj Kafshe po thone se ka ra nga qielli ne Kosove.
Ej tybe spo di cka them por shume veshtire per ta besuar si te vertete.

Murgesha ndoshta duket si shaka, po un me tvertet nuk kam degjuar per kte. Me se shumti po kam deshir me dit, se qka kan then ata 2 (qe e kan par ket fenomen)

MemphiSx, ne RTK edhe un e pava, po me shum se nje foto asgje nuk pash, po mendoj informacione, kurse ne www.kosova.com nuk e gjeta, me gjithse nuk pata koh edhe aq me e kqyr mir!!! sidoqoft te flm...

lazdrani
02-07-04, 22:01
Cka mendoni rreth fenomenit te shfaqur ne Babush te Muhagjireve?
http://www.rtklive.com/site/files/fotooftheday/20040630.gifMe siguri Kali i Skendebeut ka bere nje Xhiro ne drejtim te Henes :wink: :D :D :D :D

aferdita
02-07-04, 22:07
un nuk po kuptoj asgje
se as ne tv se kam par, vetem ne forum kur e kam pa,
por mundet me qen vetem hajgare, ka bere najkush se njerzit nuk po din qka te bejn me :) :) :wink:

Vera
03-07-04, 11:59
ahahahh kete nuk mund ta besoj si te vertet. Njerzit sot kan ber mjete shum te pershtatshme per qeso shakash, dhe jo me shum se nje aparat lartndriques dhe mund cfar don te bej, se tybe me kon qen e vertet krejt bota e kish qit. Ok mos ju besoni ketyre genjeshtrave. :lol: :lol:

m_tetovari
03-07-04, 21:16
eshte dicka me t vertete misterioze qe ka ndodhur...un kam ndjekur ne TV deklaratat e atyre qe thone se e kane pare kete gjallese te fluturoje !
nje person i ka incizuar ato pamje me kamere private .me pas edhe nje femije ka dhene nje deklarate se eshte nje loje e tij qe i ka ikur nga dora...
kurse pikerisht dje un takova nje person i cili me tregoje dicka krejtesisht tjeter nga keto me lart :
me tha se kjo eshte veper e nje "hoxhe" qe u nxjer fall njerzve!
ai paska dashur qe me kete t'ju terhjek vemendjen rrethit se "ja cfare qenka ne gjendje te beje "-ky far hoxhe...
kisha dasht te degjoj mendimin e engjellushes ne lidhje me kete :?:

Cool_Boy
03-07-04, 23:51
Mundet me qene e vertet mundet me qen nje send qe na lajmeron diqka ku ta di une por mundet te lajmeroj diqka per keq apo per mire por si po shifet eshte nje lajm i keq per ne mbasi qe po e shofmi se si po sjellmi,ndryshimet etj..........

Ju pershndes ky ehste mendimi ime mundeni dhe mos te pajtoni por nejse qdo njeri ka te drjet te shprehet per kete........

Cool_Boy

RRUSHI
04-07-04, 07:43
Kjo figur me duket mu si ato figurat e Barbarozes me te cilat ajo e paramendon puthjen e par ---- thjesht eshte nje reklam e RTK apo me mir te them si tregimet e fatazuara te Kosovares ... :!:

4peace
07-07-04, 18:55
Pershendetje

E gjeta diku edhe kete qe ka ndodhur para afro 2 muajsh. Eshte rastesi apo...?


Ikona duke qarė nė Kosovė


Nė njė kishė tė Lipjanit, Kosovė, njė ikonė a madonės me Krishtin ka filluar tė qajė. Prifti i atyshėm, fratri Randjel Deniq, ka raportuar se si njė dite njė gjurmė loti, afro 20 cm e gjatė nėn syrin e djathtė tė Marisė i kishte rėnė papritmas nė sy:>> Pasi qė e bėra njė lutje para ikonės..., hetova pėrmenjėherė njė gjurmė, e cila deri nė atė ēast nuk kishte qenė aty. Si gjurmė loti ajo rrjedh si gjurmė loti nga syri i djathtė nėpėr faqen e s'ėmės sė Jezusit.<< Ai shtoi se ėshtė i mendimit se kjo ėshtė njė shenjė dhe bekim i madonės.



THOSE WHO SEARCH FOR SIGNS WILL FIND THEM...



???

Honesty^uk.
07-07-04, 19:12
KAn pas thene dikur ;
Cfar seshte afer mendjes
nuk eshte as ne QITAP

ShEjToNkA
11-07-04, 01:47
Hej volla qėky fenomen shum interesant aaa,ėshtė pėr tė mos besuar ama ma teper pėr tė besuar ,keshtu qė pajtohėna me mendimin e cool_boy dhe te engjelueshja mirėpo edhe me mendimin, pak a shumė edhe te Veres se shumė mendim interesant kish dhonė :wink:

____________________

Ma e Mirė Ėshtė Njė e Vėrtet e Hidhurė Se Sa Njė Gėnjeshtėr e Ėmbėl

Loloku
11-07-04, 11:32
Loja e fėmijėrisė mė duket po bėret realitet i tė rriturve sot, sa kemi pėrparu a!
A ju kujtohet kur luajshim> fluturoi, fluturoi, fluturoi .... lopaaaa....ha ha ha ha haaaaaaaaa

Murgesha
11-07-04, 11:49
Ke te drejte Loloku. Nuk po e kuptoj pse e shfaqen ne media kete???
A thua vetem per te mbjell huti??

Loloku
11-07-04, 11:55
mendoj une. per te spostuar menjen nga problemet e perditshme dhe per ta fantazuar pak njeriun e shkret, por ne kemi luajtur kete loje qe femije dhe kush gabojke delke prej loje a...

4peace
11-07-04, 12:45
Pershendetje

Me falni qe po nderhyj keshtu... Lidhje me kete rast kam lexuar komentime te ngjashme si edhe ketu.

Shikuar nga fotografia, kjo figure duket vertet qesharake. Veshtire per te besuar ne mos eshte shenje, shenje mrekullie apo... cka di une. Qesharake me duhet edhe komenti si: "fluturoj, fluturoj... lopaaaaaaaaaaaaaaaa!", nga vet fakti se pas kesaj thenieje fshihet dicka tjeter.

Per kete qellim, para ca kohesh, postova ketu nje shkrim qe ka te beje me nje "fenomen" si ky. Ajo, megjithese s'ka ngjashmeri me kete te fundit, megjithate me ka shtyer te mendoj pak me thelle lidhje me kete.
Rasti me qarjen me lote te Madones ne nje kishe ne Lipjan, ne baze te ca shkrimeve (arsyet do t'i paraqes kah fundi i ketij shkrimi) eshte "shenje" per te krishteret. Nderkaq, rasti i fundit, gjykuar sipas te parit, eshte "shenje" per muslimanet. Ky rast, sipas mendjes sime, ka te beje me ate fare shpendin, me te cilin kishte fluturuar profeti Muhammed ne qiell.Natyrisht se edhe une mbaj rezerve ndaj fenomeneve si keta. Prandaj dhe s'mund te gjykoj a vleresoj ne menyre paushalle. Mund te jete ashtu e mund te jete keshtu.


Sic e dini, ne forumin "Feja e Shqiptarit", kam postuar shkrimin me teme "Jesus will return/ Isa a.s do te kthehet ne toke". Kete gje s'e kam paraqitur pa arsye ketu ne forum, para se te mos e kisha permbrendesuar. Ne kete menyre jam interesuar dhe interesohem lidhje me kete teme duke hulumtuar edhe burime tjera. Ne kete menyre kam hasur ne ca shkrime ku shkruhet me "mesihun" e pritur. Thuhet afersisht keshtu: "Te gjitha religjionet jane duke e pritur nje shpetimtar. Budistet e presin Buda Maytreya, Hinduset..., te krishteret Jezus Krishtin, cifutet Mesihun dhe muslimanet Imam Mahdiun (Mehdiun). Per te gjithe keta ka vetem nje person. Ky eshte Mesuesi Boteror".

Sipas ketyre shkrimeve, Mesuesi Boteror eshte duke vepruar ne prapavije qe gati 30 vite. Paraqitja e tij ne opinion do te behet se shpejti dhe quhet si "Dita e Deklarates". Ky nuk do te vije vet por me ekipin e tij prej Mjeshterve... Njeri nder keta mjeshter eshte edhe hazreti Isa...

Per cdo muaj, ne nje reviste, paraqesin shkrime te ndryshme per punen, aktivitetet, shenjat... Ketu kam lexuar edhe per rastin e "Madones duke qare" ne Lipjan, per rastin e Podgorjes, ca raste ne Slloveni... te mos flas edhe per gjithe boten. Nder keto shenja jane edhe paraqitja e ujerave sherues, njeri nder ta eshte ne Gjermani. Thuhet se deri ne fund do te kete afro 777 burime me uje sherues ne gjithe boten. Ca shenja qe jane paraqitur aty si shenja "dedikuar" muslimaneve jane edhe ato qe i ka postuar e nderuara Murgesha.


Kjo ishte arsyseja pse jam kunder vleresimeve paushalle. Jam kurreshtar cka do te thuhet ne numrin e ardhshem lidhje me kete rastin ketu. Kushedi???



Pa keqkuptime, ju lutem.



Mirembetshit!


---

Loqki
11-07-04, 13:29
murgesha a di qka ka qenė kjo

kjo ka qen njė LODĖR e fėmive si ballon ashtu e mbushur me OKSIGJEN nė form tė figurės tė KALIT qė ka edhe tjera si tigėr e majmun e ku ta di unė pastaj shkon lart nė qjell, ajo shifet aty edhe njė toj (pejė) rreth qafės sė kėsaj foto qė shėrben pėr me mbajt FĖMIJA pėr dore pėr mos me fluturue
po na shiptart pėr me rritė diqka e bajm qka HUTOMI edhe vet qka kemi than tani aq mirė i rregullojm senet sa qė vet RREJM diqka tana rrenėn ton nuk e NJOFIMĖ he he he se nuk ka qėn diqka e jashtzakonshme SENĖ

mr_beni
11-07-04, 14:46
Pershendetje

Per kete une nuk mendoj kurgje sepse kete mendoj une se dikush e ka bere me ndonje llaser se po te ishte kjo e vertet dota kishim par ne te gjitha televizionet e botes

4peace
11-07-04, 15:04
T'ua them te drejten, pershtypje me te madhe me kane bere rrefimet e deshmitarev okulare se sa fotografite e incizuara.



Prishtinė, 1 korrik - Njė gjallesė apo UFO (objekt i paidentifikuar fluturues) ka shqetėsuar banorėt e njė fshati afėr Lipjanit tė martėn e kaluar.



Atė ditė gjatė njė shtrėngate me shi dhe mot tė lig ka ndodhur njė ngjarje e pazakontė nė fshatin Muhaxher i Babushit tė Lipjanit. Mediat e shkruara dhe elektronike kanė njoftuar se nga qielli ka rėnė njė gjallesė e ēuditshme. Banorėt e kėtij fshati kanė rrėfyer pėr gazetėn "Zėri" se kjo gjallesė misterioze, pėr tė cilėn disa thonė se kishte formėn e kalit e disa tė dhisė, ka zbritur nė oborrin e shtėpisė sė Abedin Ratkocerit nė Babush. Kjo gjallesė ka qėndruar nė tokė rreth 30 minuta duke lėnė edhe gjurmėt e kėmbėve tė saj. Ajo ėshtė ngritur sėrish nė qiell, pasi kishte pushuar shtrėngata. Kėtė e gjallesė e kishte xhiruar me kamerė amatore edhe njė banor i fshatit qė u shfaq mbrėmė edhe nė TV Kosova.
Pėrndryshe edhe banorėt e fshatit tjetėr, Marevc e ka parė kėtė gjallesė misterioze.







Shtrėngata detyron krijesėn e ēuditshme tė “ateroi” nė Babush tė Muhaxherėve




Nė ngjarje misterioze dhe e paparė deri mė tani ėshtė shėnuar pasditėn e tė martės nė fshatin Babush tė Muhaxherėve, komuna e Lipjanit. Shtrėngata e pėrcjellė me shi dhe mot tė lig ka detyruar krijesėn e ēdutishme tė “ateroi” nė oborrin e shtėpisė sė Abedin Ratkocerit nga ky fshat.

Pėrveē familjes Ratkoceri, nė ndėrkohė aty janė tubuar edhe banorė tė tjerė tė fshatit, tė cilėt me shqetėsim kanė mundur tė vėrejnė pėr gjysmė ore gjallesėn misterioze, e cila sipas shpjegimeve tė disa dėshmitarėve kishte zbritur nga qielli dhe ajo dukej si kombinim ndėrmjet formės sė kalit dhe dhisė. Edhe tė mėrkurėn, nė vendngjarje, kanė mundur tė shihen gjurmėt e lėna tė gjallesės mister nė vendin ku ajo kishte “pushuar” pėr rreth 30 minuta nė mėnyrė qė mė pastaj tė ngritej prapė nė qiell dhe tė vazhdonte fluturimin nė drejtim tė panjohur.



Per keta skeptiket do te shtrohej pyetja:
Si mund te kishte lene gjurme nje ballon i fryer me oksigjen?

"Flututoi, fluturoi.. looopaaaaaaaaa!"???




Ndonėse mbetet mister se pėr ēfarė gjallese ishte fjala, megjithatė banorėt rrėfejnė pėr ndodhinė, e cila tek ta ka lėnė prapa njė shqetėsim tė theksuar. Sipas Sali Zeqirit, banor I fshatit Babush I Muhaxherėve, gjallesa e panjohur qė ra nga qielli kishte ngjyrė hiri dhe njė pjesė vezulluese, ndėrsa ajo ishte nė formė tė kalit.

ė e kam parė kėtė me sytė e mi. Nė momentin e rėniės nė tokė kjo gjallesė ishte shumė e madhe. Ajo ka rėnė nė oborrin e Abedin Ratkocerit ku shihen gjurmėt edhe tash. Nė tokė trupi I ardhur nga qielli ka qėndruar rreth 30 minuta. Kjo ndodhi e paparė ndonjėherė ka ndodhur nė kohėn kur fshatin e kishte pėrfshirė njė shtrėngatė e fuqishme. Shumė njerėz tė fshatit janė tmerruar nga kjo ngjarje. Kjo `gjallesė` ėshtė ngritur nė qiell nė kohėn kur ėshtė ndalur era[/]ka rrėfyer Zeqiri.


Njė rrėfim tė pėrafėrt e kishte edhe Naser Ratkoceri, djali I Abedinit, I cili thotė se nė fillim gjallesa misetrioze pas rėnies nė tokė ka bėrė lėvizje deri nė 30 metra nė drejtim tė lumit, duke ndėrruar kohė pas kohe edhe formėn.[i]usafirin e ardhur nga qielli nė oborrin tonė sė pari e ka vėrejtur nėna jonė, e cila pastaj na ka ftuar edhe neve dhe kėshtu kemi dalė nga shtėpia tė gjithė pėr ta parė atė ēudi" tregon Naseri.



“Kam qenė duke punuar lulėt nė oborr me djalin dhe kam parė kur ka rėnė nga qielli me shpejtėsi tė madhe njė gjallesė qė ishte pa krih. Ajo ka rėnė kėtu nė detelinė dhe ėshtė ndalur pėr tė pushuar, dukej nė formė tė qengjit. I kemi thirrė edhe anėtarėt tjerė tė familjes dhe pėr njė kohė e kemi shikuar. Edhe gjallesa shikonte nga ne dhe vetėm lepihej, qafen e kishte tė trash. Pastaj I kam thėnė burrit ec tė largohemi, sepse frikohėsha se mund tė na ndodh diēka prej saj. Ne nuk e dijmė ēka ka qenė ajo”, thotė bashkėshortja e Abedinit.




“Kam shku dhe e kam marrė kamerėn, por derisa e kam bėrė gati pėr inēizim, gjallesa ka filluar tė ngritet nė qiell. Ishte njė gjė e ēuditshme tė shohesh gjallesėn duke u ngritur nė qiell pa krih dhe unė e kam fiksuar ne kamerėn time nga njė largėsi prej 600 metrash, ngase jam frikuar t`I afrohem mė afėr. Kur ka arritur nė njė lartėsi, trupi ka ndėrruar ngjyrėn, qysh ka qenė si i bardhė, ėshtė bėrė si nė tė gjelbėr dhe lėshonte njė shkėlqim vezullues. E kam pėrcjellė me kamerė deri sa me ka humbur nga sytė. Ka shkuar nė drejtim tė Gjilanit. Nė ndėrkohė kanė ardhė edhe policia e Lipjanit, tė cilėt I kemi njoftuar me telefon”ka
shpalosur rrėfimin e tij njė djalosh I kėtij fshati, I cili ishte I sigurt se me syrin e kamerės sė tij amatore kishte xhiruar diēka tė mbinatyrshme.

Krahas rrėfimeve tė dėshmitarėve, pamjet e regjistruara nė kėtė videokasetė I ka transmetuar parmbrėmė edhe Televizioni I Kosovės, ku shihej qartė njė krijesė e ēuditshme nė hapėsiren qiellore.



Gjykuar sipas ketyre rrefimeve, njerezit kane perjetuar frike nga kjo ngjarje kurse ne sajojme barcoleta ne boten tone virtuale.


!!!

turisti
27-07-04, 00:19
Tungi.Ne vitet e ardhsme do te jeni deshmitare te me shume ngjarjeve te tilla...ju pershendes :wink:

nitushe
10-09-04, 12:25
une per veten nuk besoj ne ksi sende :roll:

Albonita
11-06-11, 07:22
Cka Mendoni..valla asgje me ka hup diq mendja krejt :biggrin:..... vec jam kance ka lexoj Qiknenaj soteee.....ehmmm Mungojn me te miret e Dardanis ce shenoishin dikur m e Pare.:smile:

Kaqanikasja
11-06-11, 13:46
Valla spo mendoj kurgjos e po ma hup barabarin kjo kohe qe nje vikend spo jemi te lir me dal dikund prej kohes me shi e ftohet

emine
11-06-11, 13:47
....:frown:

Murgesha
11-06-11, 15:37
Po mendoj qė kjo temė nuk ėshtė hapė pėr tė shprehur thjeshtė se ēka po mendon pėr momentin.

U habita edhe vet kur e pash titullin dhe ate tė hapur prej meje.

Por... 7 vite mė parė kishte rėnė diēka nga qielli nė fshatin Babush...

emine
13-06-11, 14:37
fort fllad mkish fry....

uck_aksh
16-06-11, 00:04
mendoj qdo nat mendoj qdo koh mendoj dhe llogaris sa shqiptar jem gjithsej ne Shqipri-Kosov-Maqedoni-Mal te zi-Preshev,Medvegj dhe bujanoc, mendoj sikur gjysma e ketyre banoreve te japin nga nje ero ne muaj nuk do te shohim prind duke qar me lot ne sy para kamerave duke kerkuar lemosh nuk do te shoim familje te deshmorve te farfur nuk do te shoim asnje shqiptar duke vuajtur

qdo nat me sillet neper kok,
nje ero ne muaj per 1 milion banor nuk jan asgje por 1 milion banor te japin nga nje ero shumica e familjeve me skamje do ti buzqesh fytyre

shpresoj se nje dit do te ndodh kjo