View Full Version : kure ti hesht....
Kur ti hesht..
Kur ti hesht
une pyes veten :
ku gabova,
nje fjale..valle nje gjest?
Ndoshta te lendova..??
Kur ti hesht,
une rri mendohem,
shqetesohem,
heshtjen tende vuaj
E urrej kete pauze
ne mes,
qe na ben te huaj….
Korrik, 2004
DASMA E PRITUR
Kur e humba te dashuren
Menduan se e humba dashurine
Kengen dhe rinine
Ne familjen tone pllakosi heshtja
U derdh loti
Per nusen e bukur
Per nusen e humbur
Mbi plepin e shtepise
Me i vogli i femijeve
E gjuajti me gure qyqen
Kemben ia theu. Ajo iku..
Askush se besoi qe ngordhi.
II
Kur e humba te dashuren
Menduan se e humba dashurine
Kengen dhe rinine
Ardhacaket me kercenuan
Me shpallen deshtak,
Malok dhe qen qe kafshon
Per gjyshin thane se paska qene dhunues
Babai sharraxhi i kualifikuar
Per nenen thane shterpe ne gji
(Oh me qumeshtin e saj edhe jemi lare)
E c'fare nuk thane
Duke shpifur..
III
Kur e humba te dashuren
Menduan se e humba dashurine
Kengen dhe rinine
..........................................
Jam trashegimtar i te pareve
E kam te tyrin gjakun dhe enderrat
Pa gjak s'ka dasem te madhe..
Luleshqerat ne Williamsburg
Uaa!
Se dija qe mbreme
kisha rene te flija ne nje hotel
te rethuar me luleshqera.
Lulet e femijerise sime!
Te kujtohet?
Mbushnim dikur preherin me to,
i benim kurore, i vinim mbi floke
sa here qe çelte pranvera...
Pastaj guisnim, qeshnim, gezonim
te çkujdesura kodres poshte vraponim
ndersa fustanët na i merrte era.
Uaa!
Nuk e dija qe ne Williamsburg (colonial)
do gjeja kaq shume luleshqera! .
Lulet e rinise sime!
Te kujtohet?
U këpusja petalet: me do, s’më do, më do, s’më do..
tek ngjiteshim nga kodrat pasditeve vonë
Ti qeshje: Pse s’e nis ne te kundert,
Te te dua pergjithmone?
Çudi!
Nuk e prisja te zgjohesha sot
Ne kete vend te huaj, ne Williamsburg
e rethuar me luleshqera,
Ndjeva si erdhi tek une, edhe nje here mrekullisht
Pranvera!
nga vellimi me Poezi
E vetme jam sonte
Nen kete qiell
E vetme dhe ti digjesh
Aferdite..
heshtja rreth meje
Fshehveç mister
ta njohe ate,
me jep pakez drite
Me bej shoqeri
Te lutem kete nate
E ngrohma pak zemren,
qe ndihet vetmuar
Por ah! As ti sonte
Sme ngrohe yll i zjarrt
Me mua dhe ti
Mos je zemeruar?
vBulletin v3.8.7, Copyright ©2000-2025, Jelsoft Enterprises Ltd.