PDA

View Full Version : Kanceri


MemphiSx
02-09-04, 13:16
-Cili ėshtė shkaku i formimit tė kancerit?

Nuk njihet shkaku themelor i formimit tė kancerit malinj. Ka nga ata qė mendojnė se ai vjen si rrjedhojė e disa kushteve tė trashėguara tė sėmundjes ose nga disa kushte tė jashtme, si virus dhe/ose e pėrdorimit tė gjatė tė duhanit.

Nė tė vėrtetė, kanceri malinj nuk ėshtė i trashėgueshėm. Fakti qė tė afėrmit tanė mund tė kenė vuajtur nuk do tė thotė se ne jemi tė dispozuar qė tė kalojmė tė njėjtėn sėmundje; as edhe ekspozimi pėr njė kohė tė gjatė ndaj ‘helmit’ tė duhanit mund tė dėnojė me kėtė sėmundje (mjafton tė mendojmė tė gjithė ‘tė dashuruarit’ marrėzisht pas duhanit qė nuk janė sėmurur kurrė).

Sidoqoftė, asnjė substancė kancerogjene e veēuar nuk mund tė jetė shkaku direkt i kancerit; mundėsisht, provokon forma malinje vetėm nėse shkakton ndryshime kimike nė brendėsi tė ēelizave tė trupit, por disa herė as ky nuk ėshtė shkaku i formimit tė kancereve.

Deri mė sot, shkencėtarėt kanė identifikuar rreth 24 substanca kimike qė, nė kushte tė vėēanta, mund tė provokojnė kancerin nė trupin e njeriut. Kjo listė shtohet gjithnjė me vazhdimin e kėrkimeve qė bėhen dhe ajo pėrmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmeve te ndryshme bujqėsore dhe disa prej materialeve te ndėrtimit. Nė kėtė listė bėjnė pjesė edhe rrezet diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike. I njėjti opinion ėshtė edhe pėr viruset, edhe pse shumė kėrkues, tani pėr tani, refuzojnė tė pranojnė se ato janė njė ndėr shkaqet e formimit tė kancerit tek njeriu.

Nė disa prej formave malinje, sidomos ata qė prekin gjiun, hormonėt mund tė jenė ndėr faktorėt e rastėsishėm. Tipa tė tjerė tė kancerit, duke pėrfshirė kėtu ato tė gojės (dhe tė buzės) ndodh qė tė zhvillohen pas njė periudhe tė gjatė irritimi kronik qė shkaktohet nga proteza jo tė pėrshtatshme (ose nga vesi pėr tė mbajtur cigaren e ndezur midis buzėve dhe jo midis gishtėrinjve).



-Si kurohet kanceri?

Mėnyrat mė tė tė pėrdorshme pėr kurimin e kancerit janė kirurgjia, rrezatimi dhe kemioterapia. Kohėt e fundit ėshtė bėrė njė hap pėrpara nė kirurgji falė rrezeve lazer, qė duke mundur tė pėrdoren direkt nė mėnyrė shumė tė saktė, parandalojnė infektimin e qelizave tė shėndosha. Njė teknikė tjetėr e re ėshtė criochirurgia, qė pėrdor tė ftohtin nė vend tė bisturisė. Kjo mėnyrė operimi pengon gjithashtu edhe rrjedhjen e gjakun duke reduktuar kėshtu mundėsinė e pėrhapjes sė kancerit nėpėmjet qarkullimit tė gjakut.

Nė tė kaluarėn janė bėrė shumė eksperimente tė ndryshme pėr tė zbuluar ilaēin pėr shėrimin e kancerit. Nė ditėt e sotme vihen nė pėrdorim edhe metoda tė ndryshme kompiuteristike pėr t’ia arritur kėtij qėllimi. Njė zbulim I ri ėshtė prezantuar nga ‘antikorpet monoklonale’, ose produkte spontane tė brojtjes sė njeriut, tė krijuara posaēėrisht pėr njė tip tė veēantė kanceri qė injektohen tek pacientėt. Kjo mėnyrė si dhe tė tjera premtojnė shumė pėr tė ardhmen por rezultatet e tyre reale duhen ende provuar.

Naki
03-09-04, 14:24
zt. Memphisx se pari ju pershendes dhe ju falenderoje per kete shkrim qe eshte nje teme e dhimbshme ju keni dhene informata te shumta dhe te Sakta.
Zbulimet e fundit per parandalimin e zhvillimit te kancerit dhe ndoshta zhdukjen e metastazave me terapin Antikorper- medikamenti i quajtur
HERCEPTIN qe aplikohet qdo tri jave ne forme infuzioni per nje kohe 1-2 vite ka sjelle rezultatet e para shume positive.
Kete e theme ne baze te statistikave universitare te Klinikave ne Gjermani,po edhe si idivid qe kame pasur pune me pacienta te semure rende me metaztaza Kanzerogjen ne Melqi,Dryzat aksilare dhe te gjirit.
Me nderime Naki

MemphiSx
03-09-04, 16:00
Zoteri Naki kanceri eshte nje semundje shum e keqe e cila ne Kosove ka filluar te shfaqet qdo dit e me shume Ka shum semundje te kancerit dhe ne duhet qe ne fillim te bejm analiza te shumta qe nese eshte e mundur te sherohet duhet qe te kurohet ne shpejtesi

Shkencetaret thone se sipas nje studimi te ri, grate qe marrin rregullisht aspirine mund ta pakesojne rrezikun per t'u prekur nga kanceri ne gji. Korrepondenti i Zerit te Amerikes Barry Newhouse na informon lidhur me kete zbulim te ri.

Shkencetaret thone se sipas nje studimi me pjesemarrjen e rreth 3 mije grave nga New Yorku, rezultoi se ato gra qe merrnin aspirine ishin me pak te rrezikuara per te patur kancer ne gji se sa ato qe nuk merrnin aspirine.

Doktor Alfred Neugut eshte profesor i mjekesise ne Universitetin Columbia te New Yorkut dhe nje prej autoreve te studimit.

”Marrja e nje aspirine ne dite mendohet se pakeson rrezikun e kancerit te gjirit me rreth 25 per qind dhe se nje tip i vecante te kanceri te gjirit qe kushtezohet nga hormoni i estrogjenit.”

Doktor Neugut thote se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit te estrogjenit ne gji. Estrogjeni eshte pjeserisht faktori qe shkakton 70 per qind te kancerit te gjirit.

Rreth nje ne tete gra amerikane preken nga kanceri i gjirit

Mjeket thone se nga perfundimet e studimit, nuk del se grate duhet te fillojne te marrin rregullisht aspirine, per arsye se nevojiten me teper kerkime lidhur me efektet anesore te aspirines. Por grate qe aktualisht marrin aspirine per semundje te tjera, mund te pakesojne edhe mundesine per te patur kancer ne gji.

Studjuesi Andrew Dannerberg thote se ky studim eshte i rendesishem edhe se ai shenon nje moment te rendesishem persa i perket parandalimit te kancerit te gjirit.

"Ne kardiologji, per shembull, tashme dihet se perdorimi i aspirines, qe eshte nje substance e cila lufton hipertensionin, ka efekte mbrojtese nga semundja e arterieve. Onkologjia eshte ndoshta 15-20 vjet prapa ne kete fushe. Por, mund te them se studimi ne fjale perben nje moment te rendesishem, per arsye se tregon qe mund te merren masa per parandalimin e kancerit, ne vend qe thjesht te qendrosh pasiv dhe te prekesh nga kjo semundje, thote studiuesi Dannenberg."

Rezultatet e studimit u botuan ne numrin e fundit te Revistes Mjekesore, botim i Shoqates Amerikane te Mjeksise.

fisniku
03-09-04, 16:03
Memphisx pershendetje,
Tema per tumoret ne pergjithesi e per tumoret malinje(kancerin) ne veqanti,eshte shume aktuale sepse per qdo vit merr shume jete njerezish.
Disa substanca akuzohen si kancerogjen(shkaktare te kancerit) si p.sh.eshte vrejt % shume me e madhe e kancerit te personat qe i ekspozohen per nje kohe te gjate radioaktivitetit, pas katastrofes qe ndodhi ne Qernobil eshte rrite per disa here % e te semureve me kancer ne ate regjion,poashtu punetoret qe punojn ne industrin e qelqit,ata qe punojn me zift,industrin e ngjyrave... jan me te rrezikuar per tu semure prej kesaj semundje, po ashtu grat qe kan shume partnere jane shume me te rrezikuara se grat tjera prej kancerit te mitres.
Nga pershkrimi qe ke bo fitohet pershtypje qe ata qe e pine duhanin nuk jane me te rrezikuar per tu semure prej kancerit ma teper sesa ata qe nuk e pine :!: Une po ta jap nje shembulle.Prej 10 vetave qe jan te semure prej kancerit te mushkerive 9 prej tyre e kan pire duhanin.Pra kush e pin duhanin mundet me pa se sa me i/e rrezikuar eshte per me u semur prej kesaj semundje- rrezikeshmerin e te ciles e dim te gjithe.

MemphiSx
03-09-04, 23:15
fisniki jan zbuluar lloje te shumta te kancerit per fat t'mir per disa prej tyre eshte gjet edhe sherimi i tyre
Nga kanceri jane te semure edhe ata qe nuk e pine duhanin Por numer me i madhe eshte i atyre qe e perdorin duhanin

Naki
22-11-05, 12:17
Sukses mė i fundit nė luftėn kundėr kancerit tė gjirit

21-10-2005



Ilaēi quhet Herceptin. Dhe ka filluar tė pėrdoret pėr tė kuruar fazat e avancuara tė kancerit. Nė studimet e pasqyruara nė numrin e fundit tė revistės sė mjekėsisė sė New Englandit, pėr gratė qė vuajnė nga formė e hershme, agresive e kancerit tė gjirit, tė cilėve iu dha Herceptin njėkohėsisht me kemioterapinė, pėrqindja e rikthimit tė kancerit ra me 50 pėr qind. Doktorėt po i cilėsojnė rezultatet tė jashtėzakonshme.

Kjo kurė e re ėshtė arritja mė entuziazmuese qė prej mė shumė se njė dekade, sipas mjekes Susan Troyanit nė Spitalin Beth Israel Deaconess nė Boston.

“Tė gjithė mbetėm tė befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim qė tė kishte efekte pozitive shtesė, duke e bashkuar kėtė kurė me kimioterapinė, por nuk prisnim njė efekt kaq tė madh”.

Mjekja Edith Perez e klinikės Mayo, ėshtė bashkėautore e artikullit nė Revistėn Mjekėsore tė New Englandit. Ajo thotė se Herceptina godet vetėm qelizat e sėmura tė njė formė veēanėrisht vdekjeprurėse tė kancerit tė gjirit.

“Herceptina godet vetėm qelizat kanceroze ndaj tė cilave duhet tė veprojė dhe ne prej vitesh kemi pritur njė gjė tė tillė”.

Herceptima, qė shihet kėtu me ngjyrė tė verdhė, kapet pas njė proteine tė rėndėsishme nė tumoret agresive, duke bllokuar shumėziin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtėsi.

Pėr 25 milionė gratė qė diagnostikohen me kėtė lloj kanceri ēdo vit nė gjithė botėn, ky ėshtė njė lajm i tepėr pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetėsh me njė formė agresive tė kancerit tė gjirit.

“Mė kishin dhėnė shumė pak shpresė, mė pak se 30 pėr qind shans pėr tė jetuar edhe pesė vjet tė tjera. Nuk do tė kisha mundėsinė tė shihja rritjen e vajzės sime. Mė thanė se shansi im i vetėm pėr tė mbijetuar ishte Herceptina”.

Studiuesit thonė se njė analizė laboratorike mund tė identifikojė se cilėt pacientė mund tė reagojnė pozitivisht ndaj Herceptinės. Njė pėrqindje e vogėl grash nė kėtė studim patėn njė dobėsim tė muskulit tė zemrės. Por doktorėt thonė se efektet pozitive tė Herceptinės, janė shumė mė tė rėndėsishme se rreziqet.



Marrė nga VOA News

Barb|Ka
01-12-05, 22:23
sidmos kanceri ne gji osht shume dominnat ne kohet e fundit tek gjinija femerore po qka me bo qe osht shuem metastazike e spo mundemi ta largojm edhe pas perdorimit te shume preparateve te ndryshme parandaluese...nuk po e di shkakun pse tek ne femrat osht duke dominu shume ky lloj knacerit :cry:

Naki
20-03-06, 22:10
Vitamina D zvoglon rrezikun nga sėmundja e kancerit

Dozat e mėdha tė vitaminės D mund tė ndikojnė nė disa sėmundje tė kancerit dhe tė zvoglojnė atė pėr 50%, pohojnė shkenctarėt amerikan
http://www.dodadent.net/2005/vitaminaD.jpg
Disa hulumtues nga University of California nga San Diego rezultatet e tyre i kanė tė bazuara nė analizat e bėra gjatė tri decenjėve.
Ata kanė spjeguar se marrja ditore prej 25 mikrogram e vitaminės D zvoglon rrezikun e kancerit nė zorrėn e trashė pėr 50% kurse nė gji dhe nė vezorė pėr 30%.
Ata gjithashtu paralajmėrojnė se marrja e tepruar e vitaminės D (mė shumė se 50 mikrogram) mund tė dėmtojnė veshkėt dhe mėlqinė.
Vitamina D gjendet nė disa preparate ushqimore si tek peshku, mishi si dhe nė mėnyrė natyrore prodhohet nė lėkurė pas njė qėndrimi nė diell.

Therandasi 72
26-03-06, 18:51
Keni hapur nje gje shume interesante,dhe ju falemenderoj per kete.rastesishte rashe ne kete faqe dhe mendova qe te shkruaje edhe une diqka.Semundja e kancerit eshte shume e perhapur ne kohet e fundit edhe ne Kosove por shumica e mjekve e diagnostifikojne gabim,duke mos u interesuare per shkaqet nga vijne dhe duke mos tentuare qe te zbulojne me shume hollesira nga pacienti.Ka shume lloje te kancerit dhe eshte e pamundur qe te ruhemi 100 perqinde nga kjo semundje,por megjithate ne qofte se e percjellim shendetin me kohe atehere mund te i ndihmojme vetes.Psh Kanceri ne zorren e trashe-eshte nje lloje shume i rrezikshem qe ne qofte se nuk e diktojme ne fazen fillestare atehere ai do te shkoje edhe ne melqi dhe aty i fillon metastazat qka ne te shumten e rasteve eshte vdekjeprures dhe me ane te terapive operacionit ne fillim pastaj rehakinikav-banja per pushim e deri te kemoterapija munde te zgjatet jeta deri ne pese vjete dhe me pastaj mbi 80 perqinde e pacientave vdesin,pasi qe kanceri lajmerohet prap me shkepje te ndryshme neper trupe.Por ky kancere ne qofte se e nuhasim ne fillim ka gjasa te mira per sherim-ja disa gjera qe duhet ti ndjekim me rregulle qe te lajmerohemi me rregull te mjeku-ne qofte se nje kohe te gjate vuani nga nje infekcion ne zorren e trashe(Colitis ulcerosa)ne qofte se dikush ne rrethin tuaj eshte i semure nga kanceri,ateher duhet me kohe te beni nje Endoskopi qe te shiqon gastroentorologu dhe ne qofte se keni polype atehere me kohe te ju hiqen-(adenomatöse polypen)edhe ushqimi e luane nje role teper me rendesi Ynyra dhe mishi qe perdoret shpeshe semuren me shume nga ky kancere e sidomos mishi i kuqe qe nuk piqet mire,perderisa ai i pules nuk demton mishu i lopes qengjit derrit demton shume,ne qofte se keni gerthitje te barkut pra qe ju gerrithe diqe ne funde te barkut mbas qdo ngrenie dhe ju duhet qe te dilni ne nevoj mbas qdo ngrenie edhe pse se beni ate atehere menjehere duhet te lajmeroheni te Gastroentorologu sepse kjo eshte nje shenje e kancerit,Kemi edhe rastin e disa mjekeve ketu ne gjermani te cilet supozojne se kanceri eshte semundje qe nuk duhet te operohet pasi qe eshte semundje mentale dhe paraqitet mbas nje kohe pasi qe njeriu te kete pesuare ndonje shoke ne jete,por ky supozim nuk po gjene perkrahje dhe per momentin po heshtet.Une personalishte do te dale me disa shkrime me te sqaruara sa i perkete kesaj teorie.pasi qe te disa paciente te ardhure ketu nga Kosova per tu operuare nga kanceri gati se te gjithe ata ne kohen e fundit 2 vjeqare kane pasure shoka te ndryshem mentale ,por siq e ceka me larte kjo eshte teori jo ende e zbuluare dhe e pabaze.Ju pershendese dhe ju kerkoje ndjese nga shkrimi me te meta gjuhesore Munih 2006

Sy_kaltra
14-11-06, 11:39
http://www.standaard.be/Assets/Images_Upload/fw211002a.jpg
vrijdag 03 november 2006


Eerste vaccin tegen kanker te koop...

Sinds deze week is het vaccin Gardasil op doktersvoorschrift bij de apotheek verkrijgbaar. Het vaccin beschermt jonge meisjes en vrouwen tegen baarmoederhalskanker.

Er zijn drie injecties nodig, die elk 137,40 euro kosten, maar de bescherming is waarschijnlijk zelfs levenslang. Terugbetaling door het ziekenfonds is er voorlopig niet, die zal er mogelijk pas eind 2007 zijn.

Dat meldt Gazet van Antwerpen.

Tani nga data 3 Nentor 2006 doli ne treg Vaksina e pare kunder Kancerit..
Tani Vaksinat mund te blehen ne gjdo Apotheek ..
Keto vaksina jan per Vajza te reja dhe per grate kunder kanserit ne miter...
Vaksina do te kushtoj 137,40 euro .
Ne funde te vitit 2007 pritet qe keto vaksina ti paguaj nje individ, dhe kohe me pas sigurimi mjeksor tu kthej te hollat atyre....

Bėn te Ditur Gazeta Van Antwerpen ( Belgiė )....

Albanian eX|PerT
15-11-06, 04:15
http://www.standaard.be/Assets/Images_Upload/fw211002a.jpg
vrijdag 03 november 2006


Eerste vaccin tegen kanker te koop...

Sinds deze week is het vaccin Gardasil op doktersvoorschrift bij de apotheek verkrijgbaar. Het vaccin beschermt jonge meisjes en vrouwen tegen baarmoederhalskanker.

Er zijn drie injecties nodig, die elk 137,40 euro kosten, maar de bescherming is waarschijnlijk zelfs levenslang. Terugbetaling door het ziekenfonds is er voorlopig niet, die zal er mogelijk pas eind 2007 zijn.

Dat meldt Gazet van Antwerpen.

Tani nga data 3 Nentor 2006 doli ne treg Vaksina e pare kunder Kancerit..
Tani Vaksinat mund te blehen ne gjdo Apotheek ..
Keto vaksina jan per Vajza te reja dhe per grate kunder kanserit ne miter...
Vaksina do te kushtoj 137,40 euro .
Ne funde te vitit 2007 pritet qe keto vaksina ti paguaj nje individ, dhe kohe me pas sigurimi mjeksor tu kthej te hollat atyre....

Bėn te Ditur Gazeta Van Antwerpen ( Belgiė )....

Qdo semdundje e ka edhe ilacin e vet. Shpresoj qe ky ilaē te jete i mjaftueshem per tu sheruar te semuret.

legenda
18-06-07, 17:39
Ēdo e nėnta femėr me simptoma kanceroze
--------------------------------------------------
Shkruar nga
Musa Kurhasku e hėnė , 18 qershor 2007


Nga tryeza nė Gjakovė mbi parandalimin dhe shėrimin e kancerit nė gji

Mungesa e njė instituti tė posaēėm pėr ekzaminimin me kohė tė kancerit nė gji, dhe e kontrollimeve mjekėsore e ka bėrė edhe mė tė vėshtirė jetėn e tė prekurve nga kjo sėmundje


http://www.koha.net/images/stories/kosove/kos18.jpg

---------------------------------------------------------------------
...kanceri ne gji (tumori malinje) dhe tumoret beninje jane forma te kancerit qe me perqindje shume te madhe ,atakojne gjinin femrore,sot ne vendet e zhvilluara,cdo 6 muaj kryhen ekzaminime mjeksore me qellim te zbulimit te kesaj semundje ne stazat e para te zhvillimit,kur edhe mjekimi eshte me i suksesshem,ky egzaminim i rregullt shpresojme se
ne te ardhmen do te kryhet edhe te ne,qe femrat shqiptare te kane mundesine qe me kohe te sherohen nga kjo lloj semundje...

...nga artikulli larte,mesojme se tek ne cdo e 9 femer eshte e sulmuar nga kjo semundje,dhe kjo eshte me shume se sa ALARMANTE,...

shpresojme se Ministria e SHENDETESISE do te merret seriozishte me kete problem serioz.

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/de/8/8c/MBq_mammographie.jpg (http://upload.wikimedia.org/wikipedia/de/8/8c/MBq_mammographie.jpg)

MAMMOGRAPHIA ( fotog.me rentgen)

Qdo semdundje e ka edhe ilacin e vet. Shpresoj qe ky ilaē te jete i mjaftueshem per tu sheruar te semuret.

lenna
22-06-07, 18:33
nje pytje kam: pse ne Shqip thuhet KemIoterapi e jo KemOterapi?... ChemOtherapie ne Gjerm. + ChemOtherapy ne Angl. ..ka nej kuptim Kemio?

Naki
25-06-07, 22:12
nje pytje kam: pse ne Shqip thuhet KemIoterapi e jo KemOterapi?... ChemOtherapie ne Gjerm. + ChemOtherapy ne Angl. ..ka nej kuptim Kemio?


Kimia ėshtė shkenca ose me saktė ajo e degė e shkencave natyrore (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Shkenca_natyrore&action=edit) qė merret me studimin e ndėrtimit dhe vetive tė materies dhe transformimeve tė saj. Ėshtė studimi i vetive dhe strukturės sė atomeve (http://sq.wikipedia.org/wiki/Atomi) (duke pėrfshirė dhe izotopet (http://sq.wikipedia.org/wiki/Izotopet) e tyre tė qėndrueshėm apo radioaktive), tė pėrbėrjeve dhe molekulave (http://sq.wikipedia.org/wiki/Molekula), tė pėrzierjeve dhe tė tretėsirave, si elemente bazė tė natyrės dhe se si ato kombinohen pėr tė formuar stadet e ndryshme tė materies qė na formojnė nė dhe ēdo gjė qė na rrethon. Njohja e strukturės elektronike tė atomeve ėshtė baza e kimise konvencionale, ndėrsa njohja e strukturės sė bėrthamės ėshtė baza e kimisė bėrthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janė pėrgjegjės pėr transformimin e materies.


Nė gjuhen shqipe kjo shkencė emertohet KIMI,e jo kemi.mendojė qė kemio nuk ėshtė emėrtim shqip.

Sqarim: terapia kimike do tė ishte e drejtė tė shkruhet.

Ferdane Sopa
06-07-07, 19:33
Po Therandasi 72, per shkak te daignostifikimit te gabuar e nje pseudo mjeku, gjinekologu i cili quhet Rexhep Rada nga Prizreni i cili nuk ka kuptuar qe pacientja ka kancer ne qafe te mitres , i cili e ka derguar te urologu , i cili Urolog ka qene ne detyre ne Spitalin e prizrenit zot. Agim Hazrolli, dhe pasi pacientja i ka bere analizat e gjakut dhe urines ka shkuar ne kontrolle dhe ate dite zot. Hazrolli nuk e ka pase radhen e kontrollimit te pacienteve po Dr. Elvane momentalisht nuk po me kujtohet mbiemri me duket se Morina. dhe Urologet e kane derguar te Kirurgu Sherif Krasniqi e cili ka menduar se prerja nga kater lindjet cezariane eshte shkak i dhembjes ne fund te barkut dhe ka bere operacion per here te peste e se njejtes plage i cili sipas mjekeve ne Tirane dhe Turqi nuk ka qene e nevojshme pasi problemi nuk ka qene te plaga po te kanceri i qafes se mitres. Ndermjet ketyre mjkeve edhe gjinekologja Hylkije Kalimashi e ka kontrolluar pacienten dhe nuk ka kuptuar se ku eshte problemi. Ajo e shkreta i ka kushtet jo te volitshme financiare dhe eshte munduar qe te kurohet duke i vizituar keta mjeke qe punojne ne ente shteterore te shendetesise. Dhe dhe vellezer e motra, ti bie me shkurt, mund te shkruaj nje roman te plote per ecejaket e motres sime neper mjeke te cilet e dergonin here njeri e here te tjetri derisa e sollen ne ate gjendje qe te mos kete mundesi kurimi me per te. Ajo eshte duke pritur vdekjen , vetem nese do Zoti te beje mrekulli e ta shpetoje se sipas mjekeve ajo me jete nuk ka. E falenderoj zot. Sejdullah Hoxhen, Gjinekolog, cili i ka ndihmuar motres sime shume po per fat te keq ishte teper vone kur ai e ka kontrolluar.

Keshtu pra mjeke te nderuar te Kosoves (e di qe ka edhe te mire por qe jane te pakte) apo jane jane teper neglizhente nuk e di me cte them nga dhembja, pasi qe per shkak te tyre ne po na ndodh nje tragjedi familjare, kurse femijet e saj 12, 9, 3 vjeq do te mbesin pa ngrohtesine e nenes.

Ju isha lutur te gjithe mjekeve qe te jene me te kujdesshem dhe vigjilente e te mos bejne kesi gabime se kane te bejne me jete njerezish e jo me domate.

Ferdane Sopa
06-07-07, 20:04
Edhe diqka, po te ishte zbuluar ne fazen fillestare me shume se 95% e te semureve nga kjo semundje paskan mundesi kurimi. Shihni pra sa perqidnje e madhe e mudesise se shpetimit te jeterave??!!!!!

Ja nje shkrim origjinal, kush e kupton le ta lexoje :





RAHİM AĞZI KANSERİ
Rahim ağzı kanseri meme ve rahim kanserinden sonra kadında en fazla rastlanan üēüncü kanserdir. Ortalama görülme yaşı 45 dir. Erken rahim ağzı kanseri hastasının %95'inden fazlası iyileşebilir. Bu yüzden erken teşhis ve tedavisi önemlidir. Rahim ağzı kanserinin nedeni tam olarak bilinmemektedir. Fakat kansere yatkınlığı arttıran bazı faktörler vardır. Bunlar;

Siyah ırkda daha fazla görülür,
Ēok eşlilik,
Cinsel temasın 20 yaşından önce başlaması,
Düşük sosyo ekonomik düzey,
Viral ve bakterial enfeksiyonlar,
Ēok doğum,
Sigara iēimi,
Vitamin C eksikliği,
Erkek eşin sünnetli olmaması,
Hastanın bağışıklığının baskılanması.Rahim Boynu Kanserinin Klinik Bulguları
Erken evre kanserler genelde bulgu vermezler. Erken dönemde yakalayabilmek iēin yıllık rutin smear testi ve muayene gereklidir. İlerlemiş kanserin klinik bulguları;

Adet arası kanamalar
Bu kanamalar lekelenme, kanlı akıntı veya aşikar kanamalar şeklindede olabilir. Genelde kokulu, kaşıntı yapmayan akıntıdır.
İlişki sonrası kanama
Kasık ağrısı genellikle tek taraflıdır
Zayıflık, kilo kaybı ve kansızlık hastalığın geē dönem bulgularıdır.Rahim ağzı kanserinin ilerlemesi bazen ēok hızlıdır. Bu nedenle, kanserin erken dönemde saptanabilmesi iēin gebelerde dahil olmak üzere tüm kadınların düzenli jinekolojik muayene ve smear testi yaptırmalarının büyük önemi vardır. Ēünki hastalık bulgu vermeye başladığında ēoğunlukla ilerlemiş safhadadır, ve klinik olarak yapılacak şeyler kısıtlıdır. Kanserin tanısı jinekolojik muayene ve alınan örneklerin patolojik incelemesi ile yapılır. Erken evre kanserlerin tedavisinde sadece rahim boynu veya rahimin alınması ile başarılı sonuē elde edilirken, ilerlemiş kanserlerde büyük ameliyatlar ve bunlara ek olarak yapılan radyoterapi ve kemoterapi tedavilerinin sonuēları pek yüz güldürücü olmamaktadır.

Shqiptare
11-07-07, 08:11
Ju isha lutur te gjithe mjekeve qe te jene me te kujdesshem dhe vigjilente e te mos bejne kesi gabime se kane te bejne me jete njerezish e jo me domate.

E nderuara moter,

uroj Zoti xh.sh. t'i ndihmoj motres suaj, ta shperblej me jete te gjate dhe te shendetshme!

I bashkangjitem lutjes suaj te siperme, pasi vendi ku po jetojme eshte perplot pseudo-mjeke te cilet i marrin diplomat vetem sa per te treguar se kane kryer diqka, e ne fakt ata s'jane as per kurim kafshesh e le me per njerez!!!

Me keqardhje per rastin ne fjale,
Shqiptarja

P.S. Eshte megjthate e quditshme se si akoma nuk kemi nje ilac per sherimin e plotesishem te kesaj semundjeje, sidomos kur kihet parasysh se u bene kaq vite, me dhjetra, prej se eshte shpeshtuar semundja e kancerit!:frown:

Shqiptare
16-07-07, 15:08
Per ata qe e kuptojne gjuhen Angleze:

http://home.bluegrass.net/~jclark/b17_dosage.htm

22-07-07, 19:51
Memphisx pershendetje,
Tema per tumoret ne pergjithesi e per tumoret malinje(kancerin) ne veqanti,eshte shume aktuale sepse per qdo vit merr shume jete njerezish.
Disa substanca akuzohen si kancerogjen(shkaktare te kancerit) si p.sh.eshte vrejt % shume me e madhe e kancerit te personat qe i ekspozohen per nje kohe te gjate radioaktivitetit, pas katastrofes qe ndodhi ne Qernobil eshte rrite per disa here % e te semureve me kancer ne ate regjion,poashtu punetoret qe punojn ne industrin e qelqit,ata qe punojn me zift,industrin e ngjyrave... jan me te rrezikuar per tu semure prej kesaj semundje, po ashtu grat qe kan shume partnere jane shume me te rrezikuara se grat tjera prej kancerit te mitres.
Nga pershkrimi qe ke bo fitohet pershtypje qe ata qe e pine duhanin nuk jane me te rrezikuar per tu semure prej kancerit ma teper sesa ata qe nuk e pine :!: Une po ta jap nje shembulle.Prej 10 vetave qe jan te semure prej kancerit te mushkerive 9 prej tyre e kan pire duhanin.Pra kush e pin duhanin mundet me pa se sa me i/e rrezikuar eshte per me u semur prej kesaj semundje- rrezikeshmerin e te ciles e dim te gjithe.
nuk eshte e vertete %e Ca e duhanxhinjeve dhe joduhanxhinjeve.Eshte afer 60%ne favor te duhanxhinjeve

rilinda
01-08-07, 22:04
"Do tė vjen koha kur sėmundja do tė konsiderohet si marrėzi, sepse njeriu, mė nė fund, do ta kuptojė se ajo shkaktohet nga ndikimet e mendimeve negative".
(Vilihem von Humboldt)


Si sėmundje psikosomatike konsiderohet ērregullimi i strukturės organike dhe funksionale tė trupit fizik, e qė shkaktari i vėrtetė i kėtij ērregullimi e ka prejardhjen psikike. Thėnė thjesht, sėmundja ėshtė ērregullim qė shprehet nė njė pjesė apo nė tėrėsinė e trupit fizik, me bazėn e gjenezės mentale tė saj.
Deri para disa kohe, mjekėsia ortodoksale sėmundjen dhe procesin e shėrimit tė saj e ka studiuar nė frymėn e ndryshimeve fizike, kimike, fiziologjike dhe hormonale. Roli i tė sėmurit, vijat e personalitetit dhe proceset e ndėrvetėdijes psikike, janė mohuar kategorikisht, si diēka joshkencore. Fal hulumtimeve mė tė reja tė bėra nė kėtė drejtim, gjithnjė e mė tepėr po dėshmohet se prejardhja e shumė sėmundjeve qė ne i njohim sot, nuk ėshtė aty sikurse ėshtė pėrvetėsuar gjer mė tani, por ato e kanė gjenezėn diku mė thellė, nė pjesėn mentale tė tėrėsisė funksionale tė qenėsisė sonė. Shpesh, rezultatet e arritura nga kėto hulumtime, kalkulohen edhe me shifra statistikore, tė cilat shprehen nė raport: 70 me 30 pėr qind, nė dobi tė bazės psikike tė prejardhjes sė tyre.
Pa marrė parasysh disponimin e medicinės bashkėkohore, e cila, nėn presionin permanent tė kėtyre tė dhėna mė tė reja, obligohet t'i nėnshtrohet realitetit tė ri, idetė mbi gjenezėn mentale tė sėmundjeve tė ndryshme, nuk janė tė reja. Ato i hasim qė nga kohėrat mė tė lashta tė civilizimeve tė hershme. Pa dashur tė hyjmė nė prezantimin retrospektiv tė kėsaj historie, tė ndalemi nė kohėrat paksa mė tė reja. Nė fund tė shekullit XIX, pėr herė tė parė me njė metodė mė tė organizuar hulumtuese, prejardhjen mentale tė shumė sėmundjeve organike dhe mundėsisė psiko-terapeutike tė shėrimit tė tyre, e ka konstatuar farmacisti i njohur francez, EMIL KUE (1857-1926). Nga shumė shkrime tė botuara nga kjo lėmi, nė opinion ėshtė e njohur preferenca e tij e famshme dedikuar pacientėve tė vetė: "Mėsohuni qė ju vetė ta shėroni veten. Kėtė mund ta bėni. Unė personalisht deri mė sot ende askėnd nuk e kam shėruar. Ftoni nė ndihmė aftėsitė e brendshme qė t'ju shėrbejnė nevojave tuaja shpirtėrore dhe fizike. Ato do tė jenė kėtu, do t'ju ndihmojnė dhe ju do tė jeni tė shėndoshė dhe tė lumtur". Zbulimi i fuqisė shėruese psikike tė autosugjestionit nga Kue, sikur e thoshte edhe vetė, ishte i rastėsishėm. Sa punonte nė barnatoren personale, erdhi njė njeri dhe kėrkoi nga ai njė barė qė me rregulla ligjore mund tė jepej vetėm me recetė tė mjekut. Pėr tė mos e refuzuar, Kue ia dha njė shishe me ujė tė distiluar, duke e bindur se ky ėshtė bari mė i mirė dhe e porositi ta pėrdor sipas rekomandimit. Pas njė jave, i njėjti njeri, por tani i shėruar, e falėnderoi farmacistin, duke i thėnė se bari ka ndihmuar shumė.
Pas shumė rasteve tė suksesshme tė shėrimit praktik, Kue thellohet nė hulumtimin mė tė thuktė tė kėtij fenomeni, dhe, mė nė fund, themelon metodėn e vetė origjinale psikike tė quajtur "shėrimi pėrmes autosugjestionit", e cila, edhe sot e kėsaj dite, nga psikologjia dhe psikiatria bashkėkohore, pranohet si metodė efektive e quajtur "placebo-efekti".
Termi PSIKOSOMATIKE e ka prejardhjen e vetė prej dy fjalėve tė gjuhės greke: "psiko", qė do tė thotė mentale, apo shpirtėrore dhe "somatike", diēka qė i referohet organizmit.
Pėrveēse nga medicina bashkėkohore, e cila kohėn e fundit, edhe zyrtarisht e pranon prejardhjen psikosomatike tė shumė sėmundjeve, njėra ndėr shkollat ezoterike mė tė zėshme Perėndimore, qė fuqimisht e mbėshtet kėtė tezė dhe jep shembuj konkretė praktik nė kėtė drejtim, ėshtė DIANETIKA:
Sipas Dianetikės, ēdo sėmundje ka dy mundėsi tė prejardhjes sė saj: e para, nėn ndikimin e faktorėve tė jashtėm tė shkaktuara nga bakteret dhe viruset, dhe e dyta, psikosomatike, qė e ka bazėn e shkaktarit psikik. Sipas saj, nga lista e madhe e sėmundjeve tė evidentuara deri mė sot, numri mė i madh i tyre e ka prejardhjen psikosomatike. Artriti (pezmatimi i nyejve), dermatiti (sėmundje e lėkurės), alergjitė e ndryshme, astma (sėmundje e organeve tė frymėzėnies), disa vėshtirėsi tė qarkullimit tė gjakut, shqetėsimet e syve, bursisti (pezmatimi i nyejve tė gjurit), ulcera (tė thatit nė lukth), sinusiti (kallja e sinuseve) etj., janė disa prej sėmundjeve tė shumta qė konsiderohen me prejardhje psikosomatike.
Duke bėrė eksperimente me shumė pacientė, tė cilėt mė parė, pa sukses, ishin trajtuar me terapi konvencionale farmakologjike, rezultatet e arritura me metoda mentale, ishin, vėrtet, fascinante. Andaj, Dianetika, si njė njohuri alternative nė avancim, pėrveē kontributit teorik, ka ndėrtuar edhe shumė metoda praktike terapeutike, tė cilat kanė treguar efekte tė shkėlqyeshme, si nė drejtim tė veprimit preventiv-parandalues tė sėmundjes, ashtu edhe tė trajtimit tė drejtpėrdrejtė tė saj shėrues.

SI I TRAJTON DIANETIKA SĖMUNDJET?
Nė pėrgjithėsi, si shkaktar psikik tė sėmundjeve konsiderohen streset e ndryshme, frika (fobitė) depresioni, gjelozia e tepruar... etj. Sipas metodave terapeutike tė Dianetikės tek i sėmuri, kryekėput, duhet tė shkohet nė eliminimin ose zbutjen e kėtyre shkaqeve. Mė sė shumti nė kėtė drejtim zbatohet: meditimi, lutja, dhėnia e sugjestioneve pozitive, autosugjestioni dhe hipnoza. Pėrmes afirmimeve pozitive, duke ndikuar permanent nė ndėrvetėdije tė tė sėmurit, gradualisht neutralizohet lavra energjetike negative, e akumuluar mė parė, dhe ajo zėvendėsohet me koncentrimin e energjisė pozitive. Me zhdukjen e lavrės negative tė akumuluar nė ndėrvetėdije, tėrthorazi do tė arrihet edhe shėrimi i tėrėsishėm nga sėmundja e caktuar. Pra, me kėto metoda, veprohet nė shkaktarin e drejtpėrdrejtė tė sėmundjes, dhe jo, si me farmakoterapi, nė pasojat qė ajo ka krijuar pėrmes ērregullimit organik. Njėkohėsisht, pėrveē si terapi shėruese. Dianetika kėto metoda i sugjeron edhe si forma preventive parandaluese tė sėmundjes.
Gjatė eksperimenteve tė shumta qė janė bėrė nė kėtė drejtim, kryesisht, pėrmes hipnozės, po ashtu, janė arritur rezultate tė kėnaqshme edhe tek rritja e ndjeshmėrisė shqisore. Nė gjendje hipnotike tė transit, grupit eksperimental, ju ėshtė sugjeruar se dėgjojnė ose shohin mė mirė, gjė qė, mė pas, kjo ka rezultuar pozitivisht tek funsionaliteti organik i shqisės konkrete.

Ē'DIMĖ PĖR KANCERIN?
Xhelati mė i madh i kohės sė fundit, i cili po merr miliona viktima nė vit, pa dyshim, konsiderohet sėmundja e kancerit. Edhe pėrpos pėrparimeve marramendėse tė mjekėsisė dhe tė teknikės sė sofistikuar bashkėkohore, kanceri edhe mė tej mbetet si sėmundje e pashėrueshme. Pse ėshtė kėshtu, ende nuk kemi ndonjė shpjegim tė kapshėm. Por, sigurisht, do tėjetė edhe mė tej ashtu, derisa ne, gjatė kėrkimit tė "ilaēit" kundėr kėsaj sėmundje, nuk e braktisim paraprakisht bagazhin e vjetėr tė qasjes ndaj kėsaj sėmundje, si njė ērregullim organik. Definuar mė thjeshtė, kanceri ėshtė ērregullim i procesit harmonik tė qelizave nė trupin tonė. Nė memorien, ose kujtesėn e ēdo qelize nė trup, mes tjerash ėshtė e koduar edhe procedura e mėnyrės sė ripėrtėritjes (vdekjes dhe krijimit tė qelizave tė reja), e cila kryhet pandėrprerė, pavarėsisht nga vullneti jonė i vetėdijshėm.
Kjo urdhėresė informative ėshtė inteligjenca e koduar qė korrespondon me procesin tonė tė pėrgjithshėm mental, konkretisht, me shtresat e niveleve tė inteligjencės sė paskajshme tė ndėrvetėdijes tonė.
Andaj, tė gjitha presionet pėrmes mendimeve negative ose pozitive, si valė elektromagnetike tė frekuencave tė ulėta, valėzojnė dhe ndjehen edhe nga qendra e "kujtesės" sė ēdo qelize. Sikur thamė mė sipėr, tek sėmundja e kancerit, kemi ērregullimin e pakontrolluar tė krijimit tė qelizave tė reja, andaj, edhe shkaktari duhet kėrkuar, pikėrisht, nė deformimin e kujtesės sė saj programore tė gravuar nė kodin gjenetik. Nė dobi tė aplikimit praktik tė metodave psikike tė trajtimit tė kėsaj sėmundjeje, kohėn e fundit, gjithnjė e mė shumė kemi shėrime sensacionale tė kancerit, tė cilat befasojnė edhe medicinėn tonė bashkėkohore.
Nė fund, duke i pasur pėr bazė tė gjitha qė i theksuam mė lartė, orientimi ynė preventiv ka parandalimin e shfaqjes sė ēfarėdo sėmundje, kryekėput duhet drejtohet kah mendimet tona pozitive qė ne i kemi pėr veten dhe pėr tjerėt.
Kjo na dėshmon edhe mė bindshėm nevojėn e madhe tė aplikimit sa mė tė shpeshtė tė metodave alternative shpirtėrore, tė cilat do na mundėsojnė qė nė vete pėrherė t'i kultivojmė forma emocionale tė larta qė shprehen, si: dashuria, vetėbesimi, optimizmi...
Zgjidhja mbetet tek ju!
Nuk thuhet rastėsisht nė popull: "Mendja e shėndoshė nė trupin e shėndoshė!".

Adnan Abrashi-NANDA

Peja-Boy
02-08-07, 00:40
Hallall Doktorric !!!

Ferdane Sopa
02-08-07, 18:12
Te faleminderit moter

rilinda
07-08-07, 21:35
Kanceri mund tė parandalohet me tė qeshura
Pas shumė hulumtimeve nga bota mjekėsore, kanė dalur burime tė reja mbi diagnostifikimin e kancerit. Ndoshta mund tė jetė e quditshme dhe e papritur, mirėpo, njėra ndėr shkaqet kryesore mbi prejardhjen e kėsaj sėmundje ėshtė mosqeshja. Nė shumė klinika gjermane viti 2005 ėshtė identifikuar si viti mė produktiv studimor mbi fushėn e humorit.
Ky kongres iu ka nėnshtruar situatave statistikore nėpėr tė cilat ka kaluar njerėzimi. Sipas hulumtimeve tė tyre, gjatė viteve tė '50-ta, njerėzit nė territorin e Evropės sė Mesme gjatė ditės kanė qeshur mesatarisht 18 minuta, ndėrsa nė ditėt e sotme ndodh e kundėrta, madje dy herė mė pak, vetėm 6 minuta.


Masatarja e tė qeshurit tė njeriut ka pėsuar njė rėnie relativisht tė madhe

Nė bazė tė situatave tė ndryshme nė njė periudhė kohore, e posaēėrisht atėherė kur ndjehemi mirė dhe nuk jemi tė stresuar, njeriu gjendet nė njė nivel normal. Mirėpo statistikat e fundit dėshmojnė qė mesatarja e tė qeshurave tė njeriut ka pėsuar njė rėnie relativisht tė madhe, e kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore se pėrse njerėzit diagnostifikohen me sėmundjen e kancerit. Njeriu prej moshės 6-17 vjeē ėshtė nė njė periudhė qė mė sė paku ėshtė i preokupuar pėr jetėn, andaj edhe mundėsitė e tij pėr t'u argėtuar janė mė tė mėdha.
Gjatė kėsaj moshe tė rinjtė arrijnė shifrėn e lartėpėrmendur, kurse mosha pas 17 vjeē preokupohen me probleme tjera, tė cilat e ulin nivelit e gazit (tė qeshurave). Profesori dhe fituesi i ēmimit Nobel pėr mjekėsi, Prof. Dr. Otto Wargurg ka njoftuar se sa mė shumė tė mungojė gazi nė qelizat nervore (neuronet), aq mė i madh ėshtė rreziku qė njeriu tė sėmuret nga kanceri. Nėse neuronet nuk mund tė ushqehen me gazin rutinor, atėherė ato automatikisht nga stresi dhe problemet tjera, ndikojnė qė ato tė mllefosen dhe hapėsira ėshtė mė e madhe pėr tė pranuar sėmundjen e kancerit.

rilinda
08-08-07, 11:33
Edhe diqka, po te ishte zbuluar ne fazen fillestare me shume se 95% e te semureve nga kjo semundje paskan mundesi kurimi. Shihni pra sa perqidnje e madhe e mudesise se shpetimit te jeterave??!!!!!

Ja nje shkrim origjinal, kush e kupton le ta lexoje :





RAHİM AĞZI KANSERİ
Rahim ağzı kanseri meme ve rahim kanserinden sonra kadında en fazla rastlanan üēüncü kanserdir. Ortalama görülme yaşı 45 dir. Erken rahim ağzı kanseri hastasının %95'inden fazlası iyileşebilir. Bu yüzden erken teşhis ve tedavisi önemlidir. Rahim ağzı kanserinin nedeni tam olarak bilinmemektedir. Fakat kansere yatkınlığı arttıran bazı faktörler vardır. Bunlar;

Siyah ırkda daha fazla görülür,
Ēok eşlilik,
Cinsel temasın 20 yaşından önce başlaması,
Düşük sosyo ekonomik düzey,
Viral ve bakterial enfeksiyonlar,
Ēok doğum,
Sigara iēimi,
Vitamin C eksikliği,
Erkek eşin sünnetli olmaması,
Hastanın bağışıklığının baskılanması.Rahim Boynu Kanserinin Klinik Bulguları
Erken evre kanserler genelde bulgu vermezler. Erken dönemde yakalayabilmek iēin yıllık rutin smear testi ve muayene gereklidir. İlerlemiş kanserin klinik bulguları;

Adet arası kanamalar
Bu kanamalar lekelenme, kanlı akıntı veya aşikar kanamalar şeklindede olabilir. Genelde kokulu, kaşıntı yapmayan akıntıdır.
İlişki sonrası kanama
Kasık ağrısı genellikle tek taraflıdır
Zayıflık, kilo kaybı ve kansızlık hastalığın geē dönem bulgularıdır.Rahim ağzı kanserinin ilerlemesi bazen ēok hızlıdır. Bu nedenle, kanserin erken dönemde saptanabilmesi iēin gebelerde dahil olmak üzere tüm kadınların düzenli jinekolojik muayene ve smear testi yaptırmalarının büyük önemi vardır. Ēünki hastalık bulgu vermeye başladığında ēoğunlukla ilerlemiş safhadadır, ve klinik olarak yapılacak şeyler kısıtlıdır. Kanserin tanısı jinekolojik muayene ve alınan örneklerin patolojik incelemesi ile yapılır. Erken evre kanserlerin tedavisinde sadece rahim boynu veya rahimin alınması ile başarılı sonuē elde edilirken, ilerlemiş kanserlerde büyük ameliyatlar ve bunlara ek olarak yapılan radyoterapi ve kemoterapi tedavilerinin sonuēları pek yüz güldürücü olmamaktadır.

Pse nuk e ke pėrkthyer edhe pėr ne qė nuk e dimė kėtė gjuhė?

Naki
08-08-07, 20:09
Ēdo zbulimė apo diagnostifikim i sėmundjes nė stadiumin fillestarė/akut mundėsit e kurimit janė shumė mė tė volitshėme.

Semundjet Kancerogjene me metastaza/malinjė/,mjerishtė janė tė pa mposhtura ,edhe nė kohen e sodit tė mjekėsisė moderne nuk kanė gjetur kodin,ilaqin e kurimit total.
Egzistojnė terapi kimike,hormonale,antitrupa ēė mundėsojnė luften pėr te zgjatur jeten 5 deri 10 vite.

Linka_pz
10-08-07, 22:03
Kimikate tė rrezikshme; Kanceri i gjirit; Stimulimi kirurgjik i truritAstriit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
07-08-2007

Kimikate tė rrezikshme
Njė grup shkencėtarėsh po shprehin shqetėsim rreth pėrdorimit tė njė kimikati pėr prodhimin e shisheve plastike tė tejdukshme. Kėto ditė, instituti Kombėtar i Shėndetit filloi mbledhjen e tė dhėnave rreth kimikatit Bisphenol A, pas ankesave se ky kimikat paraqet rrezik pėr shėndetin, veēanėrisht tek fėmijėt. Megjithėse prodhuesit e tij thonė se nė nivele tepėr tė ulta Bisphenol-A nuk ėshtė i dėmshėm.
Si shumė nėna tė reja, Kimberly Lisak tregohet tepėr e kujdesėshme rreth ushqimeve qė ha fėmija e saj. Ajo thotė se ushqimet e gatėshme tė paketuara pėr foshnjet pėrmbajnė shumė kimikate qė ajo nuk e di se ē’janė. Por deri mė sot ajo nuk kishte menduar shumė rreth kimikateve nė shishen me ushqimin e fėmijės sė vet.
Njė raport i botuar para njė javė nė njė revistė shkencore, paralajmėron se kimikati Bisphenol A qė pėrdoret pėr prodhimin e enėve dhe shisheve plastike ėshtė i rrezikshėm.
Rreth 2 milionė ton prodhimesh tė tilla hidhen nė treg ēdo vit, thotė doktor Frederik Vom Sal. Bisfenoli gjendet nė shishet plastike si dhe nė veshjen e brendėshme tė kutive metalike qė pėrdoren pėr ushqime tė konservuara. Qėndra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve arriti nė pėrfundimin se Bisphenoli A gjendet nė urinė tek 95 pėrqind tė personave qė u pėrfshinė nė studim. Njė dozė e vogėl e kėtij kimikati kalon edhe nė fetus dhe tek foshnjet tė cilėt kur rriten ka mė shumė gjasa tė preket nga kanceri i prostatės, dhe kanceri i gjiri. Shoqata amerikane e kimistėve thotė se Biphenoli A nė nivele jashtėzakonisht tė ulta nuk ėshtė i rrezikshėm ndaj shėndetit tė njeriut.
Ndėrsa shqetėsimet rreth kėtij kimikati po shtohen, tani janė hapur edhe dyqane tė tilla qė shesin prodhime organike pa pėrdorur shishe plastike me pėrmbajtje Biphenoli-A.
Kanceri i gjirit; afrikano-amerikanet preken mė rrallė
Sipas tė dhėnave, kanceri i gjirit ėshtė sėmundja e 5 kanceroze me vdekjeprurėse. Kjo sėmundje prek gratė e nė raste tė rralla edhe burrat. Por njė gjė qė i shqetėson shkencėtarėt sot kėtu nė Amerikė ėshtė se cilat janė arsyet qė gratė afrikano amerikane megjithėse preken mė rrallė nga ky lloj kanceri, numri i vdekjeve nė radhėt e tyre ėshtė mė i lartė nė krahasim me gratė e racės sė bardhė po me kancer nė gji.
Kėto prognoza negative, ekspertėt i shpjegojnė me faktorėt ekonomiko shoqėror siē janė kostoja e trajtimit dhe njė pamundėsi pėr kujdes mjekėsor qė mund tė sjellin njė vonesė nė diagnostikimin e kancerit tė gjirit.
Por shkencėtarėt gjithashtu kanė gjetur edhe disa dallime biologjike. Gjatė njė studimi, mjekėt vunė re se 21% e grave afrikano amerikane tė prekura nga kanceri i gjirit kishin njė tumor mė tė acaruar nė krahasim me gratė e racės sė bardhė qė e kishin kėtė acarim vetėm 10%.
Doktoresha Gloria Morris pranė qėndrės mjekėsore Xheferson thotė se kanceri i gjirit ėshtė mė i vėshtirė pėr t’u trajtuar, kimoterapia nuk ėshtė edhe aq e suksesshme, por edhe pas trajtimit me sukses ky lloj kanceri ka gjasa tė shfaqet pėrsėri.
Shkencėtarėt thonė se numri i grave afrikano amerikane qė marrin pjesė nė studim ėshtė mė i vogėl sesa ai i grave tė racės sė bardhė.
Mjekja Ramona Swab pranė qėndrės mjekėsore Fox Chase thotė se zakonisht, mė pak se 10% e njerėzve qė regjistrohen pėr prova klinike janė afrikano amerikanė. Qėndrat mjekėsore vazhdimisht nxisin gratė afrikano amerikane qė tė pėrfshihen nė studime tė tilla dhe tė bėjnė analizat pėr t’i dhėnė mundėsi zbulimit tė kancerit tė gjirit qė nė fazat fillestare.
Kirurgjia ndihmon nė stimulimi i thellė i trurit
Stimulimi i thellė i trurit ka kohė qė pėrdoret me sukses tek pacientėt nė fazėn e rėndė tė sėmundjes Parkinson dhe ērregullime tė tjera neurologjike.
Por kėto ditė, mjekėt nė klinikėn e Klevelandit nė shtetin Ohajo thonė se kanė kryer njė procedurė eksperimentale kirugjike tė Stimulimit tė thellė nė tru tek njė pacient qė kishte pėsuar njė traumė tė rėndė nė tru dhe kishte muaj qė ndodhej pa asnjė reagim. Kirurgu Ali Rizai pranė klinikės sė Klevelandit vendosi nė trurin e pacientit njė pejsmejkėr. Pajisja u vendos nė Thalamus, njė zonė nė thellėsi tė trurit. Dy ditė pas kėsaj procedure, aparati u vu nė funksionim dhe filloi tė pėrhapė sinjale nė thellėsi tė trurit duke e stimuluar atė. Doktor Riza thotė se gjuha e trurit ėshtė elektriciteti, prandaj duke pėrdorur sinjale elektrike truri reagon, pra e kupton gjuhėn e vet. Pas disa muajsh, pacienti u bė mė mirė dhe rifitoi aftėsinė pėr tė ngrėnė dhe pėr tė folur. Pėr familjen e pacientit kjo duket si mrekulli.
Lėndimi traumatik i trurit mund tė ndodhė gjatė njė aksidenti me makinė, rrėzim ose goditje nė kokė. Stimulimi i thellė i trurit nuk ėshtė i rekomandueshėm pėr tė gjithė pacientėt me dėmtime nė tru. Megjithatė, mjekėt thoonė se stimulimi i thellė i trurit ofron shpresa pėr familjet qė vazhdojnė tė jenė nė kėrkim tė njė mėnyre pėr t’u lidhur me tė dashurit e tyre, tė cilėt vuajnė nga traumave tė rėnda nė tru.

rilinda
11-08-07, 11:20
Kanceri i prostatit ėshtė mes kancereve mė tė zakonshėm tek burrat nė vendet e zhvilluara. Rreth 400 mijė raste tė tilla shfaqen ēdo vit nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Evropė dhe afro 90 mijė burra pritet tė vdesin nga kjo sėmundje. Parashikohet qė ndėrsa burrat nė vendet e zhvilluara jetojnė mė gjatė, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostatės tė rritet, nėse kėtu nuk merren parasysh pėrparimet shkencore.
Nė fakt, shkencėtarėt vazhdimisht pėrpiqen pėr trajtime tė reja mė tė sukseshme.
Pėr shembull, mjekėt u bėjnė thirrje burrave mbi moshėn 50 vjeē qė ēdo vit tė kryejnė analiza tė gjakut pėr antigjenin e veēantė tė prostatit. Kjo analizė quhet ndryshe PSA. Niveli i lartė ose rritja e nivelit tė kėtij antigjeni ėshtė shenjė paralajmėruese pėr kancer nė prostat. Por kjo analizė nuk ėshtė gjithmonė e saktė, prandaj shumė burra kryejnė njė analizė tjetėr mė tė dhimbeshme siē ėshtė biopsia e prostatit. Profesor Robert Gecenberg pranė Universitetit Xhons Hopkins thotė se me kėtė analizė ekziston njė problem. Tani pėr tani, thotė ai, na duhet tė kryejmė biopsinė tek 6 burra pėr tė gjetur njė qė ka kancer nė prostat. Objektivi ėshtė pėrqėndrimi ose kufizimi i kryerjes sė biopsisė tek persona qė me tė vėrtetė kanė kancer nė prostat.
Pėrveē disa pasaktėsive, analiza e antigjenit tė prostatit shpesh nuk e dallon kancerin. Njė analizė e tillė zakonisht mat sasinė e njė kimikati qė prodhohet nė prostat. Analiza e re mat vetėm kimikatet e prodhuara nga qelizat kanceroze nė prostat. Profesor Gecenderg dhe kolegėt e tij zbuluan se analiza e re ėshtė e saktė nė 94 % tė rasteve. Prova tė mėtejshme klinike me kėtė analizė janė planifikuar, dhe njė gjė e tillė do tė bėnte tė mundur qė pas afro 1 viti e gjysmė, analiza e re pėr zbulimin e kancerit tė prostatit tė jetė gati pėr publikun e gjerė. Doktor Gecenberg thotė se analiza e re, ėshtė nė gjendje tė tregojė edhe nėse kanceri ėshtė kufizuar vetėm nė prostat apo ėshtė pėrhapur nė organe tė tjera.

rilinda
27-08-07, 11:13
Ēipi ndihmon nė shėrimin e kancerit (http://telegrafi.com/faqe/e/index.php?2007/06/21/e-ipi-ndihmon-ne-she-rimin-e-kancerit.html)

Shkencėtarėt kanadezė nga University of Albert kanė zhvilluar njė ēip i cili do tu mundėsoj mjekėve tė marrin vendime tė shpejta pėr trajtimet individuale tė kancerit.


http://telegrafi.com/faqe/data/upimages/cipikanceri.jpg



Ēipi i ri mund tė kryej testime diagnostifikuese si dhe tė gjejė anomalitė nė kromozome tė cilat janė qenėsore pėr paraqitjen dhe shėrimin e karcinomės.

Nė kėtė mėnyrė mjekėve u ofrohet mundėsia qė nė njė afat tė shkurtėr tė vlerėsojnė efektshmėrinė e ndonjė terapie si dhe eventualisht ta modifikojnė atė.

Ēipi i emėruar FISH kushton rreth 100 dollarė, qė ėshtė 10 herė mė i lirė se metodat aktuale tė zbulimit tė mutacioneve tė kromozomeve, shtojnė hulumtuesit.

Pos kėsaj, me pėrdorimin e tij ėshtė e mundur qė tė arrihen rezultatet brenda 24 orėve, nė vend tė disa ditėve qė duhen aktualisht.