PDA

View Full Version : Sot


LotDrini
29-10-04, 23:15
Hapu rruge
me duhet hapesire,
te levize perpara,
fatit tim perballe t'i shkoj,
te marr c'ka dua,
te dua c'me takon,
te c'vendose c'enderroja
kur s'njihja boten si SOT.

Ndricohu horizont
me duhet drite;te dalloj ngjyrat,
te mirat,
edhepse jo per mua te gjitha;
te shkelqejne te merituarat vlera
dhe arti,bukuria,e tera
qe shijen,ndjenjen,
jeten mundeson;
te shoh c'ka nuk shihja
kur s'vereja boten si SOT.

Gezohu ardhmeri
enderrat e shekujve,deshirat
rishtas te definosh;
vrazhdesine,embelsine
e historive pershkruaj,
te paperseritshme!>Ndihmo ate fat;
c'do fat qendron per nje jete.
S'e mendoja kete
kur s'dija c'ka di SOT.