PDA

View Full Version : Me ndihmoni.............


Kaltrushi
29-11-04, 10:50
Jam ne nje situat kukuvate. Qe 6 vite e kam nje shoqe te ngusht. Per te di gjithshka, sikurse ajo per mua. Ajo ka gabuar shum. Une gjithnje i kam ndihmuar ne gjdo situat siq kam mundur.

Ne kohen e fundit e shof se siq gjelozon ajo shum dhe mundohet te me ul mua posht para shoqeris tane. Apo kur une kam diqka per te u gezuar. Ajo nuk gezohet me mua aq.
Por vetem me shikon keq. Me thon te verteten po me frigon. Nuk po mund me besu se si ka ndryshuar. Po as qe jam ka e di se a esht ndryshuar apo ka qene ashtu gjithnje.

Vertet mes neve ka ndryshuar shum. Por une e kuptoj dhe jam munduar te foli me te, por kot. behet kishe nuk po e di se per qka e kam fjalen.

Jam aq e brengosur se as nuk ndjehem mire kohen e fundit kur jam me te. Me shum ruana se mos po i them diqka qe mund te fillon ne nje ngaterres.

Shpresoj se do mi jepni do mendime per veprime.
Do nga ju ndoshta do mendojn. Le te ben at qka mendon vet apo ndien. une dua ta di se si mendojn pak a shum edhe te tjeret.

Nuk mund ta prish as shoqerin aq shpejt, por e di se do me mungoj.

njeher kam degjuar nje Njeri duke then se "Nuk ka shoqe ne jete" ather vetem pata qeshur dhe mendova qka po flet more ky. une kam nje shoqe per jete. Tashte me bien ne mend kogja fjalet e atij.

Ok nuk dua te shkruj roman


Ju pershendes

PS: Shpresoj se e kam vendosur ne rubriken e pershtatshme

turisti
29-11-04, 15:48
Kaltrushe e nderuar,

Me vjen veshtire qe duhet te diskutojme per kete lloj problemi,por, fjalet e atij njeriut :" Nuka ka shoqe ne jete " (te them me mire fjalia ),munden ne shume menyra mu kuptue:

- mos i beso,
- ashtu te duket ty se nuk ke provoj,
- hajt,hajt,se do te bindesh dhe vet,
- a je e sigurt,
- hajt bre se nuk e din ti qka po mshefet ndonjehere mbas " shoqe te ngushte ",
- mos u ngut se nuk je provue.... dhe shume kuptime tjera.

Te problemet e ketij lloji,e pa shmangshme eshte kjo gjendja jote ne shumicen e rasteve sepse ashtu e ka regulluar jeta -p.sh.: mundesh me qene shoqe prej vogjlimit,m'i nda te gjithat fshehtesinat,m'i kalue momentet veshtira ,dasmat,vdekjet,por kur njona prej shoqeve gjen fraer te mire,fillon te jet e lumtur ose martohet ,ateherit fillon xhelozia e njeres shoqe sepse llogjikisht nuk mundesh m'i nda imsinat e jetes private me burrin as me motren e lere me shoqen ( me gjithe se ka edhe aso rastesh ),sepse asi gjera ndodhin kur i vjen fundi ose parafundi i marteses dhe mundohesh me e shpetue,ateherit i besohen kesi gjera dikujna.

Une vet kam pas rastin deri 14 vjet te mija t'i shof dy familje te ndara ( te kojshive ),a ne njeren kam marr prezenc dhe si femiu kam pare " fliqesinat e ndarjes " .......

Mendimi im eshte qe te bisedojsh pa tjeter me shoqen me karta te qeluna,t'i tregosh ( perseritsh ) te gjitha qe i keni kalue se bashku dhe pa tjeter t'i kerkojsh spjegim. Nese ajo provon m'i shmang pergjegjjes,nese te pergjigjet ne menyre jo reale,ateheri ty nuk te mbet ( simbas meje ) asgje tjeter perveq t'i thuash se rruget e juaja shoqerore nderprehen,perndryeshe,simbas fjaleve te tua te shkruara,kjo shoqe " nuk do te te rahatoje as nuk do t'i plotesoe kushtet e shoqerimit.

Edhe nje here,analizoi gjerat,mos u ngut,sepse ti e njef me se miri dhe i din edhe informatat e tjera te cilat nuk i ke shkruar ketu a pa te cilat askush nuk mundet me konkludue realisht. Vendimi i fundit eshte i YTI.

Me nderime,TURISTI. :wink:

Kaltrushi
30-11-04, 09:17
Turist te pershendes perzemersisht.

Faliminderit per fjalet e tua. Me beso me ket shkrim me ke ndihmuar shum sepse me thua kogja at qka e kisha ne mendje.

Me nderime dhe respekt


Kaltrushi

turisti
30-11-04, 20:11
Turist te pershendes perzemersisht.

Faliminderit per fjalet e tua. Me beso me ket shkrim me ke ndihmuar shum sepse me thua kogja at qka e kisha ne mendje.

Me nderime dhe respekt


Kaltrushi


Kaltrushe e nderuar,

Larte nen " FLIQESIRAT E NDARJES ",nuk deshta te te them,por tash po e tregoj,qe kan qene dy shoqe.Njera prej tyre e martuar me mjekun dhe kan pas dy femije,tjetra vet mjeke por e pamartuar. Kjo e dyta,u bejke shoqe " aq " e mire,sa qe nuk e la te paren rahat deri sa nuk ja mur burrin dhe i ndau femijet prej nenes....

Faleminderit per pergjegjjen tende dhe pershendetjet e tua. Une personalisht kam pritur se lajmerohen me teper diskutues,por ja.......

Te pershendes gjithashtu, dhe shpresoj se do te jesh mjaft taktike dhe diplomate ne realizimin e ketij problemi.


Me nderime,TURISTI. :wink:

Publicisti
30-11-04, 21:46
Kaltrushe e nderuar:
Vertet me vjen keq qe te ka ndodh kjo ty,nuk e di se si keni qendru kohe me par dhe se sa vjeqare keni qen kur keni patur besim ti tregoni njera tjetres diqka shume personale.Une mendoj dhe pajtohem me mendimin e atij qe te ka than se nuk ka shok apo shoqe te mire,eshte shume e vertet se ne ditet e sotme askush nuk te respekton per ate qe te don me zemer,por siperfaqesisht qendron me ty perderisa ka diqka interes ne ju.Ne anen tjeter tani mendoj se keni edhe moshen qe duhet zgjidh obligimin e jetes (martesen) dhe shume e vertet eshte qe shumica kan xhelozi per ate se ti ndodh qe gjen fatin e jetes me te mire se qe gjen ajo,ose ne te kunderten ke oferta me te mira se qe ka ajo,dhe kjo ndikon ne ate qe kur ti je e gezuar apo ne disponim ajo ka tendenca per me te dekoncetru ne ate qe ndin ti.Mirepo,une te them keshtu ty motra ime,ti me gjestet e saja duhesh te jesh shume e gezuar,kete e arsyetoj me ate se ne momentin kur dikush nuk te don ose diqka te ngjashme dije se i ke punet me se miri,por kur dikush ta rrah shpinen dhe ke vetem fjale miradie nga ajo/ai dije se je shume ne nje moment kritik.Por krejt qeshtja qe duhet vendosur te takon ty se qfar mund dhe mendon te besh.Ishalla prap frustroheni dhe beni nje refresh e ktheni ne harmonizim me kohen qe kishit me pare.

Me respekt nga Ardi Gjilan

Kaltrushi
01-12-04, 08:00
Se pari te pershendes Ardi!

Te falemenderoj per kete shkrim. Me pelqejn keto fjalet e tua, sepse esht e vertet kjo qe po thua:
:arrow: ti me gjestet e saja duhesh te jesh shume e gezuar,kete e arsyetoj me ate se ne momentin kur dikush nuk te don ose diqka te ngjashme dije se i ke punet me se miri,por kur dikush ta rrah shpinen dhe ke vetem fjale miradie nga ajo/ai dije se je shume ne nje moment kritik.Por krejt

Publicisti
01-12-04, 12:15
Mendoj se nuk keni qka te merakoseni ne lidhje me kete pune,keni jeten tende,ajo ka te saj.dhe ti qe tani duhesh me mendu me ndertu nje baze te shendosh para vetes,e mos me qa koken me gjera qe per mendimin tim jan te hargjuara dhe nuk te obligojn.Kalo mire dhe uroj te keni shendet ne te ardhmen...

me respekt Ardi Gjilan

DEA
01-12-04, 15:21
Kaltrush mos u merakos aq shume e dashur se vetem familja eshte nje gje qe smund ta nderrosh te gjitha te tjerat po, mirembetsh.

Gentiani
01-12-04, 16:38
Kaltrush mos u merakos aq shume e dashur se vetem familja eshte nje gje qe smund ta nderrosh te gjitha te tjerat po, mirembetsh.

Mirė tė paska shkruar DEA dhe nuk po e shoh se qenka aq alarmante kjo punė Kaltrushi.

Shėndosh Koka thuhet nė popull, e mos u brengos pėr kapela, sepse gjenė sipas shijes dhe stilit sa tė duash :wink: :lol: :lol:

Luana
01-12-04, 16:45
Kaltrushi , edhe une pajtohem me Dea dhe Gentianin ,
une te kisha then : me e pas te familjes , s'ke ku e qon , kurse sa per shoqe as qe dua te ndegjoj a existon bile diku , edhe ti mos u merzit se ka sa te duash shoqe :wink:

Bronx
03-12-04, 04:17
Kaltrush mos u merakos aq shume e dashur se vetem familja eshte nje gje qe smund ta nderrosh te gjitha te tjerat po, mirembetsh.

pajtohem me ty Dea por edhe nje shok/shoqe kur ta kish te ngusht nuk esht leht ta ndrerosh sepse edhe shoqja/Shoki esht nje pjese si i Familjes tane.

Kaltrushi ake bisedua me shoqen tende per ket rast? Ich empfehle dir: bisedo me te per qfare arsye ajo vepron ndaj teje keshtu? Mua siq me duket te paska mar diqka inati ty.

Por mos u merzit per ket Pune se ajo besoj se shpejt do ta sheh veten se esht ne gabim.

Kalofsh mire bukuroshe

tung

Kercovari
03-12-04, 09:07
Ndoshta jen edhe monovrime ne jeten praktike te pubertetit,sidoqofte nje dite do te jeni edhe me large njera tjetres,prandaj mos u brengos aq shume Kaltrushi.

Engjellushja
03-12-04, 11:33
Jam ne nje situat kukuvate. Qe 6 vite e kam nje shoqe te ngusht. Per te di gjithshka, sikurse ajo per mua. Ajo ka gabuar shum. Une gjithnje i kam ndihmuar ne gjdo situat siq kam mundur.

Ne kohen e fundit e shof se siq gjelozon ajo shum dhe mundohet te me ul mua posht para shoqeris tane. Apo kur une kam diqka per te u gezuar. Ajo nuk gezohet me mua aq.
Por vetem me shikon keq. Me thon te verteten po me frigon. Nuk po mund me besu se si ka ndryshuar. Po as qe jam ka e di se a esht ndryshuar apo ka qene ashtu gjithnje.

Vertet mes neve ka ndryshuar shum. Por une e kuptoj dhe jam munduar te foli me te, por kot. behet kishe nuk po e di se per qka e kam fjalen.

Jam aq e brengosur se as nuk ndjehem mire kohen e fundit kur jam me te. Me shum ruana se mos po i them diqka qe mund te fillon ne nje ngaterres.

Shpresoj se do mi jepni do mendime per veprime.
Do nga ju ndoshta do mendojn. Le te ben at qka mendon vet apo ndien. une dua ta di se si mendojn pak a shum edhe te tjeret.

Nuk mund ta prish as shoqerin aq shpejt, por e di se do me mungoj.

njeher kam degjuar nje Njeri duke then se "Nuk ka shoqe ne jete" ather vetem pata qeshur dhe mendova qka po flet more ky. une kam nje shoqe per jete. Tashte me bien ne mend kogja fjalet e atij.

Ok nuk dua te shkruj roman


Ju pershendes

PS: Shpresoj se e kam vendosur ne rubriken e pershtatshme


Ok, kjo esht met vertet shume e qart ! Se pari duhesh t flasesh me t, per ta ditur se cfar esht ajo c e brengos at goc !? Por nese nuk do t flas, atehere mundohu vet t logjikosh !! Sepse mua m tingllon n vesh vetem keto dy arsye, pse ajo goc ashtu vepron .......
1. Esht gjeloze sepse esht e brengosur dhe ajo, m nj gj c ka ndodh nmes jush, dhe smundet ta perballoj, dhe sesht e knaqur me at situaten apo vetem me shoqerin tuaj, (sepse esht e dashuruar n ju ) dhe
2. Nese esht si thua TI" Kemi qen shum ngusht t shoqeruar" atehere mendo mir, sepse ajo gj nuk prishet pa asgj, gjdogj ka arsyen e vete, ndoshta ke kabuar Ti ndonj gj, apo t ka keqkuptu dicka, ktheje koken prapa dhe se pari vehtja dhe bene nj Analyz t shpejt, mundohu ta dish se ku mund t jet nj mossmarrveshje, por nese do ta dish m s shpejti, asgj dhe askush nga ne smund t ndihmoj ma mir dhe ma skjart se ajo shoqja jote, d.m.th_ bene zemren Guri , the thuaj: Shoqe, kshtu sben m, ose po flasim se cfar esht duke ndodh nmes nesh ose spo flasim m kurr, sepse keshtu nuk i ka hije shoqeris.........??Nese t theot ajo :Ok......pyete cfar t ka then syni dhe zemra, ose cfar ke degjuar, dhe beso, se dot ti skjaron t gjithat, nese thot: sdua t flas: atehere sdot ta merr vesh vetem c esht nj Egoiste, por dhe c ska Interese n shoqerin tende, por kjo gj esht e mir, sepse m mir esht ta dish ma heret, dhe sdot humb koh dhe kok ne nj gj c svelrson dhe c ska kuptim! Keshtu c duhesh me mendu ma larg, shoqeria e Sinqert duhet t jet nga dy an, kurse nese vjen vetem nga nj an, ajo esht Mashtrim dhe nese bejn disa keshtu, me at veper t tregojn c nuk esht i interesuar n shoqerin sate, me zorr smund ta vazhdojsh asgj, por ruaju sepse nese esht ashtu, aty luan nj Rol t madh INTERESI !! Por n ket Situaten tende ma merr mendja c esht e dashuruar n ty apo ka nj gj c e brengos dhe at, dhe sdeshiron t tregon, !! Mendo dhe n at sepse vetem ti smund t jesh i brengosur, por mund t jet dhe ajo... FOl me t, hapnas dhe seriozisht, keshtu c vetem ajo mund t ndihmon ma tutje per t kuptuar se cfar esht ber nmes juve dyve......

T pershendes me Respekt, dhe t uroj fat n t gjitha c vepron "Engjellushja

Gentiani
03-12-04, 15:30
Ha,hahahaaaa tregoju njėherė Luana, se shoqėrinė njeriu mundet ta zgjedhė me katalog dhe sipas dėshirės, ndėrsa ata familjarėt dhe tė afėrmit nuk kemi mundėsi. Ky ėshtė dallimi mes atyre raporteve shoqėri dhe tė afėrmėve qė kemi.

Pėr ate mendoj se ato janė raporte joobligative dhe vetėm vullneti, dėshira dhe rrespekti i mirė dhe ndėrsjelltė na lidhė me ta.

Nė tė kundėrtėn jashtė kėtyre suazave e sidomos tendencave pėr kushtėzim dhe arrogancės ose ngatėrresave do ta shpėrbleja me pėrjashtim nga lista e katalogut tė shoqėrisė.


Gentiani!

4peace
03-12-04, 15:32
Pershendetje Kaltrushi

Megjithese keta parashkruesit paskan ndihmuar mjaft, ashtuqe nuk me paskan lene shume hapesire, do ta tregoj edhe une nje "perralle".

Sic iu ndodh shumices nga ne, shoqeria lidhet qysh ne kohen e femijerise. Keshtu fillon qe ne vitet parashkollore. Pastaj ne shkollen fillore deri ne klasen e IV (dikujt i ndodh deri ne vitin e VIII). Prej ketu fillojne ndarjet. Me ata qe kemi kaluar se bashku me shume se tete vite, lidhet kryesisht miqesi e forte. Kjo miqesi ka gjasa te thellohet edhe me shume, po qe se me te njejtin shkojme se bashku edhe ne shkolle te mesme. Me pak fat, edhe ne studime. Keshtu thellohet e trashet edhe me shume shoqeria me ta. Sa me e thelle te behet nje shoqeri, aq me veshtire te bie edhe ndarja nga ta, sic jam duke supozuar se eshte rast me ty, e nderuara Kaltrushi. Megjithese ndarjet e tilla jane tejet te dhimbshme per njerin apo per te dyte, keto jane te pashmangshme. Pashmangshmeria e tyre ne ditet e sodit eshte edhe me e lloj-llojshme. Ndarjet e tilla ndodhin kryesisht kur fillojme te dashurojme, kur fillojme te korrim (mos)suksese e tjetri tregon xhelozine ndaj tjetrit... Apo tjetri/a martohet e madje edhe jeton diku jashte. Ka dhe shume aspekte tjera. Kryesore, ndarjet e tilla jane te pashmangshme por, sic thash, zhgenjimet e deshperimet me te medha rrjedhin nga shoqerite e trashura, thella... te ngushta. Sa me vone, aq me te veshtira jane.

Me kalimin e kohes, megjithese ne fillim te veshtira, keto ndarje duhet t'i kuptojme si sprove jete, mesim nga e kaluara e shume e shume te tjera, te cilat njeriun e cojne ne moshen e pjekurise. Keshtu piqet njeriu.

Prandaj, s'di sa te ngushellova me kete rast, e nderuara Kaltrushi, prap me mbetet te shpresoj se te kam ndihmuar nje cikez.


Cdo te mire!


***

halla e madhe
13-12-04, 23:03
Loqki_mos e polemizo kete preoblem,krejt lehte e ke me te,kepute kontaktin me te per njikohe derisa ta merr malli per ty,mandej tregoja qeshtjen me kushte qe te sjellet ashtu si me pare,nese nuk pranon le ti kthej thembrat prap.....jeta ashte e gjate,edhe shoqe do te gjene mjaft,mas disa vjete do te qeshesh per sjelljet e saja... :wink:

Kaltrushi
14-12-04, 09:28
Se pari ju pershendes,


Vertet ju falemenderoj te gjithve per Mendiet e juaja aq te sinqerta. Mund te them se Koha pe bojke te veten. Shume fjale nga ju me kane ndihmuar dhe ma kane hekur merzin qe pata ne fillim dhe deshtimin.
Ajo e ka hetuar se esht duke gjeluzuar e se si ka ndryshuar dhe i vjen keq, por na nevojitet kohe deri sa te perballojm kete. Une perveti do shikoj ato gjera qe jane mire per mua. Nuk ja dua kurkuj te keqen, pra se as nuk pres keq nga te tjeret.

Jeni te nderuar


nga kaltrushi

PS: Shoqeria esht nje gje e mire qe ndonjeher edhe mund ngapak te lendoj, por vetem nga Dashuria ndaj tyre