PDA

View Full Version : Lufto per te qene vetevetja......


Honesty^uk.
13-01-05, 19:13
Cfare mendimi keni rreth kesaj fraze?
Mendoni se eshte me e veshtire te jesh vetvetja apo te dalesh nga ajo?
Cfare beni ju per te treguar se kush jeni?
Kush jeni ju ne fakt, realitet???/

Une personalisht pershembull, mendoj se njerezit ne pergjithesi e kane shume te veshtire te jene vetvetja se sa te shtiren. Gjithashtu per mendimin tim te "aktrosh" eshte akoma me e veshtire pasi duhet te dalesh jashte vetvetes.

Per kete desha tua tregoj nje ndodhi::

Nje grua, ishte e semure me kancer. I thane se do te vdiste pas 10 muajsh. Filloi 2 mujorin e pare te anashkalonte lajmin dhe te ishte njesoj si me pare. Ideja e vriste nga brenda, dhe ajo nuk qeshte me, nuk gezonte me dhe nuk ndjenjte me. Me ne fund vendosi te shkoje ne spitalin ku kuroheshin te semuret me kancer. Dhoma e pare ne te cilen hyri, ishte dhoma e femijeve mosha 10-13 vjec. Ajo me lot nder sy, e pikelluar per faktin se ku kishte perfunduar, hyn ne kete dhome dhe nje djale e ndalon duke e pyetur:
-Sot ke ardhur ti ketu?
-Po- i tha gruaja.
-Djali: Edhe ti do vdesesh?
-Gruaja: Fatkeqesisht, po!
- Djali: Pse thua fatkeqesisht? Ne do takojme Zotin. Une e kam pas enderr te takoj Baba Zotin.
-Gruaja buzeqeshi per here te pare pas atij lajmi. Nderkohe afrohet edhe nje djale tjeter e thote:
-E ke menduar ti se cfare do te besh para se te ikesh ne qiell?
-Gruaja: Jo.
- Djali2: Une dua te udhetoj me avion, pa infermiere, pa doktorr!!!
-Gruaja filloi te mendonte ``Sa bukur eshte te jesh femije, por edhe nje si une mund te kthehet ne femije!!! Fundja une jam njesoj si ata. Jam e semure, do vdes...pra edhe une do shoh Zotin, edhe une mund te udhetoj nje dite pa infermiere, e pa doktorr!!!``

Eshte shume e rendesishme te vleresosh te tashmen, veten tende dhe te arrish te shprehesh tek te tjeret ate qe ndodhet brenda teje-shpirti yt!

Honesty

blina
14-01-05, 11:12
Honesty se di pse nuk te eshte pergjigjur askush por per kete teme ja vlen te bisedohet .
Dhe ne pyetjen tende se a eshte veshtire te jesh vetvetja, une mendoj
se nuk eshte veshtire te jesh vetevetja ,siq the edhe ti eshte me veshtire te aktrosh se te jesh vetevetja edhe une pajtihem me ty. Po pse mos te jemi vetvetja!!! Une mendoj se nje njeri mendon se nuk do te dukej mire nese nuk aktron pak a shume si nje person tjeter , ne gjestet e tij, ne te folurit , qeshurit ose dikush e perqesh ate per disa sjellje......por jo ne me se miri mund te dukemi te jemi vetvetja te qeshemi pa menduar a jam duke qeshur si ai apo te flas si ai .
Honesty mendoj qe do ta vazhdoj edhe pak kete teme por per momentin nuk mundem
Shpresoj qe je i kenaqur pak a shume .

prishtinasja
16-01-05, 14:20
Mendoj se ai i cili deshiron te jete vetvetja edhe mund te jete ,shume thjeshte
PRANOJE VETEN ASHTU SIQ JE atehere do te jesh vetvetja

Mafiozi
16-01-05, 15:37
I nderuari Honesty, gjith teksti esht me vler te fort njerzore, por keto fjal
me pelqyen me se shumti dhe meritojn te mirren si shembull me shum respekt.

:arrow:
Eshte shume e rendesishme te vleresosh te tashmen, veten tende dhe
te arrish te shprehesh tek te tjeret ate qe ndodhet brenda teje-shpirti yt!


Edhe siq thua me heret, me veshtir esht me qen vetvetja se me dal nga ajo.
Nese arrijm te gjith me tregu sa me drejt vetveten, do te kem nje mirkuptim
shum me te fort, esht gati se e pamundeshme me qen aq i drejt por duhet
se paku te mundohemi me gjith zemer.

Kem kush kem ne ket jet, SOT JEM E NESER NDOSHTA NUK JEM, BILE ME
SHKU ME FTYR TE BARDH DHE ME MBET NE ZEMREN E DIKUJT PER TE MIREN.

Me respekt.




Mafiozi.

Kaltrushi
17-01-05, 13:37
Ja mendimi ime me do Pytje qe nuk munden te pergjigjen saktesisht.


Po ne vet veten nuk e lejojme qe te jemi vetvetja, por nuke diktojme fare qe nuk e lejojme ate gje. Jane disa gjera qe ne jeten e perditshme na pengojne te jemi Vetvetja:

Po neqoftese njeriu nuk arriti te njoh natyren e vet,si mund ta jetoj nje jete normale. Pse duhet te jete i bindur ndaj ligjeve dhe pse meriton denimin kur i shkel. Pse ne Shqipetaret nuk mund te jetojm me nje Mendim dhe Kritik te tjetrit leht??? Pse bejm Kopje tek tjeret duke menduar se do ta krijom vetveten??Kush mund te thote se ē'eshte e mira e ē'eshte e keqja? Ndonjehere edhe mendoj se njeriu goxha barazohet me kafshen ku mbizoteron te jet me i forti e me i madhi e ta ha te voglin.
Ja nje shprehje qe bazitet kogja me njeriun:Njeriu eshte kafsha e vetme qe se pranon qe eshte e tille.

Per ket teme interesante ku duhet edhe aq te hysh ne mendime dhe te mendosh per Vleften e Vetvetes, pergezoj autorin ne ket rast Honesty^uk.

dr1ta
26-01-05, 00:24
Per mua esht me veshtire te dal nga vetveteja se sa te jem vetvetja , nese ndonje nuk me pranon ashtu si jam , e largoj ose kundershtoj.

Honesty^uk.
05-06-05, 22:53
Eshte shume e rendesishme te vleresosh te tashmen, veten tende dhe te arrish te shprehesh tek te tjeret ate qe ndodhet brenda teje-shpirti yt!

Honesty[/b][/color]

Domira
12-06-05, 09:35
Kete lufte e kam fituar kahere dhe jam e lumtur per kete.
...eee tashti ka mbete ndoni beteje e vockel qe sun e kam fitu hala :lol: por qe ndoshta mund te me damtoje vetem mua e askend tjeter :lol: :lol: :lol:

turisti
22-06-05, 20:34
[color=green][b]Cfare mendimi keni rreth kesaj fraze?
Mendoni se eshte me e veshtire te jesh vetvetja apo te dalesh nga ajo?
Cfare beni ju per te treguar se kush jeni?
Kush jeni ju ne fakt, realitet???/

Une personalisht pershembull, mendoj se njerezit ne pergjithesi e kane shume te veshtire te jene vetvetja se sa te shtiren. Gjithashtu per mendimin tim te "aktrosh" eshte akoma me e veshtire pasi duhet te dalesh jashte vetvetes.

Per kete desha tua tregoj nje ndodhi::

Nje grua, ishte e semure me kancer. I thane se do te vdiste pas 10 muajsh. Filloi 2 mujorin e pare te anashkalonte lajmin dhe te ishte njesoj si me pare. Ideja e vriste nga brenda, dhe ajo nuk qeshte me, nuk gezonte me dhe nuk ndjenjte me. Me ne fund vendosi te shkoje ne spitalin ku kuroheshin te semuret me kancer. Dhoma e pare ne te cilen hyri, ishte dhoma e femijeve mosha 10-13 vjec. Ajo me lot nder sy, e pikelluar per faktin se ku kishte perfunduar, hyn ne kete dhome dhe nje djale e ndalon duke e pyetur:
-Sot ke ardhur ti ketu?
-Po- i tha gruaja.
-Djali: Edhe ti do vdesesh?
-Gruaja: Fatkeqesisht, po!
- Djali: Pse thua fatkeqesisht? Ne do takojme Zotin. Une e kam pas enderr te takoj Baba Zotin.
-Gruaja buzeqeshi per here te pare pas atij lajmi. Nderkohe afrohet edhe nje djale tjeter e thote:
-E ke menduar ti se cfare do te besh para se te ikesh ne qiell?
-Gruaja: Jo.
- Djali2: Une dua te udhetoj me avion, pa infermiere, pa doktorr!!!
-Gruaja filloi te mendonte ``Sa bukur eshte te jesh femije, por edhe nje si une mund te kthehet ne femije!!! Fundja une jam njesoj si ata. Jam e semure, do vdes...pra edhe une do shoh Zotin, edhe une mund te udhetoj nje dite pa infermiere, e pa doktorr!!!``

Eshte shume e rendesishme te vleresosh te tashmen, veten tende dhe te arrish te shprehesh tek te tjeret ate qe ndodhet brenda teje-shpirti yt!

Honesty[b][color]

Respekt per ty i nderuari.

Ēdo dalja nga vetvetja eshte rruga kah deshtmi dhe shtremberimi te jetes dhe realitetit.

Me respekt,
TURISTI.

Odise
22-06-05, 22:26
rri, ai - qė je!

GURI SYLAJ
26-06-05, 16:20
Rri, ai, qe per dite lufton per t'u bere me i mire dhe per te bere mire.... dhe per gjithecka nisu nga vetevetja.

Kupid
26-06-05, 19:02
Honesty^uk,

"All the world's a stage
And all the men and women merely players:
They have their exits and their entrances;
And one man in his time plays many parts, ..."
William Shakespeare

duhet me lluj ata rolen cka din ti mas miri.
Me diten e mir, tung.

Naki
27-06-05, 19:03
Veprimet tė kryera,tė shfaqura nga logjika e shėndoshė duke u nisur nga vetėvetja sa e forconė karakterin autokton tė dirigjuar nga normat morale tė fituar si individ gjatė rritjes dhe pjekurisė Njerėzore.
Vetėbesimi nė paraqitjen autoktone tė Jeshė ai qė je sa e forconė karakterin personal.

Naki

modestja
28-06-05, 10:28
rri, ai - qė je!

Fjale me vend

te dalesh nga lekura yte natyrale don te thote te posedosh shume fytyra per secilen shoqeri dhe mase,kjo eshte dyftyresi e cila shpie ne deshtim dhe lajthitje ne shume sfera te jetes andaj "rri,ai qe je"

Fale Zotit jam ajo qe jam,dhe nje gje te tille ua deshiroj te gjithe njerezve

Vetima
23-08-05, 22:07
Te jesh ai qe jesh dhe te luftosh per te qene ashtu siq je, eshte gjeja me e mire ne kete jete ,asgje me te dopet ska po qe se u mundove te shtiresh si jovetevetja.
Po sluftove per te qene vetevetja mos jeto fare.



Vetima!

Sy_kaltra
24-08-05, 19:57
Nuk e kam te veshtir te jem vetvetja .

E kam shum mete veshtir te aktroj.

Sepse jam e lindur te jem vetvetja ime .

Me respekt Sy_Kaltra.

LABI
12-09-05, 09:44
[quote="Honesty^uk."][b]Cfare mendimi keni rreth kesaj fraze?
Mendoni se eshte me e veshtire te jesh vetvetja apo te dalesh nga ajo?

[color=red]Cfare bene ( cilet jane faktoret , rrethanat ) qe t’i shmangemi vetes ( unit ) personal ?

Cfare beni ju per te treguar se kush jeni?
Kush jeni ju ne fakt, realitet???/

Une personalisht pershembull, mendoj se njerezit ne pergjithesi e kane shume te veshtire te jene vetvetja se sa te shtiren. Gjithashtu per mendimin tim te "aktrosh" eshte akoma me e veshtire pasi duhet te dalesh jashte vetvetes.

Cfare e bene aq te veshtire qe njeriu ne disa raste te mos veproj n’baze vullnetit , deshires , shijeve , spontanitetit te vete personal ?!

Historia e jetes se njeriut (individit ) fillon me dalje nga nje gjendje uniteti me boten natyrore , me q’rast njeriu behet i ndregjegjshem per vetveten si njesi e ndare nga natyra dhe njerezit tjere .
Gjate evoluimit shoqerore fenomeni individualizmit arrine kulminacionin e vet ne periudhen moderne gjate shekujve te reformave dhe revolucioneve industriale …
Racionalizmi modern e ka konsideruar Mesjeten si periudhe ku plotesisht mungon liria personale . Pra ajo qe e karakterizon shoqerine mesjetare nga ajo moderne eshte mungesa e lirise individuale .
Ne fillim te gjithe ishin te rreshtuar sipas vendit qe zinin ne rendin social . Kishin pak mundesi per t’u zhvendosur shoqerisht nga nje klase tek tjetra bile bile ishte e veshtire te arrinin te zhvendoseshin gjeografikisht nga nje qytet ne tjetrin .
Njeriu mesjetare ne ndonje perjashtim , duhej te qendronte aty ku kishte lindur , shpesh madje nuk ishte i lire as edhe te vishej siq deshironte ose te hante ate qe pelqente .

Shoqeria mesjetare nuk privonte individin nga liria e tij “sepse individi” nuk ekzistonte ende , njeriu ishte ende i lidhur me boten ne lidhjet fillestare . Njeriu nu kishte vlere veqese si nje anetare i nje familje , populli , partie , corporate , nje race ose cfaredolloj kolektiviteti tjeter …

Ne mesjeten e vonshme struktura e shoqerise dhe personaliteti i njeriut pesuan nje transformim ., uniteti dhe centralizmi i shoqerise mesjetare u dobesuaa ….
Me q’rast u zevendesua me >> kapitalin , iniciativa ekonomike individuale dhe konkurenca mori rendesin .
Njerezit u bene te barabarte , dallimet ne kasta dhe ne fe qe dikur kishin qene kufij natyrore qe pengonin bashkimin e races njerezore fillojn te zhduken dhe njerzit do te mesojne ta pranojne njeri tjetrin si qenje njerzore .

Me fillimin e periudhes moderne bota bota gjithenje u bo me e lire nga mistifikimet , njeriu filloj te shiqoj me objektivisht , kulmi i i evolucionit te lirise u arrit kur ne sferen politike me krijimin e shtetit modern democrat , i cili ishte i bazuar mbi barazine e te gjithe njerezve dhe mbi drejten e barabart te cdo njeriu per te marre pjese ne qeveri perms perfaqesuesve te zgjedhur te tij.
Shkurt kapitalizmi jo vetem liroi njerezit nga lidhjet tradicionale por edhe ka kontribuar jashtzakonisht ne rritjen e lirise positive ne zhvillimin e personalitetit aktiv dhe kritik .

Mirepo ne te njejten kohe e la individin me te vetmuar dhe te izoluar dhe e pershkoi nje ndjenje paqendrushmerie dhe pafuqie .

Nje aspekt i arritjes se individualizmit eshte
UNI - si njesi autonome integruese e nje identiteti fizik , emocional dhe mendor te njeriut .
Aspekt tjeter i individualizmit eshte
VETMIA ne rritje . Njeriu behet i ndergjegjshem se eshte i vetem , se eshte nje njesi e ndare nga nje bote qe perballe ekzistences se vet individuale eshte teper e forte dhe e fuqishme dhe shpesh kercenuese dhe e rrezikshme qe krijon ndjenje pasigurie , pafuqie dhe ankthi qe shtyen individin te shtyhet ne vetmi .
Dhe pikerisht nga presionet e pa perballushme nga ana e botes se jashtme dhe nga pafuqia individuale per te rezistuar, tek individi burojn disa impulse per te hequr dore nga vete individualiteti ., per ta kapercyer ndjenjen e vetmise dhe pafuqise duke u mbytur plotesisht ne boten e jashtme .
Keshtu qe ne menyre te ndergjegjshme njeriu mund te ndahet i sigurt dhe i knaqur , por ne menyre te pandergjegjshme qmimi qe paguan - heqja dore nga forca dhe integriteti i unit te tij eshte i madhe .
Keshtu qe struktura e shoqerise moderne ka ndikuar ne njeriun njekohesisht ne dy menyra :
1.Individi behet me i pavarur , i vetmjaftueshem dhe kritik .
2.Dhe ne te njejten kohe behet me i izoluar , i vetmem dhe i frikesuar !

Rrethanat qe imponojn individit te pushoj se qenuri vetevetja bene qe te pershtat per vete krejt tipin e personalitetit qe i ofrohet nga modelet kulturore dhe prandaj behet njelloj si gjithe te tjeret ...Hendeku ndremjet ""meje" dhe botes zhduket dhe me kete edhe frika e ndergjegjshme e vetmise dhe e pafuqise ... :!:

Shpresoj qe arrita sadopak t'i dha kuptim pyetjeve te lartepermendura .. :idea:

Psikologu
13-09-05, 17:05
Pershendetje i nderuari Honesty!

Njė luftė pėr te qene njeriu ashtu siq ėshtė do tė ishte edhe paksa e mirė por nė anen tjeter duhet tė dijmė se nė cilat sfera kerkohen keto gjera qe mundemi tė ju pėrmbahemi.
E vertet se njeriu krijohet dhe formohet nga edukimi i parė qysh ne femijerin e hershme dhe se nga aty edhe fillon hapat e parė deri ne jeten e me tutjeshme nuk ka dyshim aspak.
Dihet qė njeriu nuk mundet tė ndryshoj , por tė permiresohet , e ky permiresim siq e ceka mė lartė e ka edhe zanafillen e tij mė heret , ndersa me edukaten shkollore permiresohet nė boten e emacipimit , tė kultures ,shkences dhe dituris .
Askush nuk mundet tė pres se njė ndryshim behet tek njeriu , i cili nė faktė vetem vrapon pas hapave tė tjeterkuj dhe nė keto rrethana edhe e mposhtė principin e vetė njerzorė.
Cdo njeri duhet tė ketė principet e veta , por edhe tė jetė i gateshem tė mirėpres se edhe principet e huja dhe menyrat e sjelljes nuk janė tė ngjajshme me asnje njeri nė botė ,sepse dallimi i njeriut me njeri ,krijon tė ashtuquajturin individ, por ky individ , cka ka ne bagazhene tė vetė dhe cka duhet tė ketė qė tė quhet dhe vlersohet si i tillė.
Bota njerzore i nderuar , ėshtė aq me hapesira tė medha sa qe mundeson edhe lejon dhe preferon ndryshimin nga koha nė kohė pra nga shoqeria ne shoqeri.
Kur njerezit e humbin besimin ne veten e vetė , shkaktrar i kesaj ėshtė vetem njė njeri i tjeter ka luajtur , ofenduar ose nenqmuar ndjenjat e tij/saj , pamvaresishtė se nė cilat aspekte tė njeriut nė fjalė.
Sdo tė ishte aspak nenqmuese nese njeriu pranon qe edhe ne veten e vetė tė kerkoj falje , tė kerkoj falje sė pari nga vetja se ndoshta edhe ka dalur jashta kornizave tė tija njerzore, sepse njė princip vetjak , nuk ėshtė njohje e vetvetes , por vetem e vetem pushtet mbi vetveten , e sa ėshtė i mirėpritur ky pushtet ose sundim nga ana e tjeterkuj , vlenė tė vlersohet nga rrethi dhe shoqeria ose mjedisi se ku njeriu jeton dhe vepron.
Uni i njeriut ėshtė njė domosdoshmeri me te cilen njeriu duhet me pa tjeter tė komunikoj dhe ta njof , sepse ne brendesi tė kesaj ka aq shumė edhe per tu hjekur , por edhe pėr tu shtuar , sepse asnje njeri nuk ėshtė dhe as qe do tė jetė i pėrkryer ndonjehere nė ketė botė.
Duhet qe edhe tė mirpresim se persosshmeria e njeriut ne njeri nuk ėshtė edhe aq e mudnur , bazuar nė faktin se cdo gjė qe tė japesh edhe do te marresh,pra simbas vepres tė behet edhe vlera dhe nenvlera.
Personaliteti i njeriut dhe njofja me vetveten e vetė ėshtė vetem njė kalim i disa kufijve dhe se nė keta kufij edhe mundemi tė gabojmė , por edhe tė arrijmė qė te mos gabojmė , por ne ketė botė , askush nuk mundet tė jetė i pa gabuar.
Nuk do tė shkoj me gajtė por vetem me disa thenje tė vogla se;
Vetveten e njef ,atehere kur ke arritur tė njofesh tė tjeret , tė studijosh tė tjeret dhe tė mirėpresesh fjalen e tė menqurit , tė padijshmit , tė voglit , tė madhit , tė vuajturit shoqeris, ligjit , ndalimit , lejimit etj etj , e pas kesaj arrijmė deri tė njohja e vetes tonė , ose tė pakten tė analizojmė se ne cilin cirkel tė shoqeris njerzore gjindemi pėr momentin, dhe se cka na nevoitet mė teper ose mė pak pėr vete tonė qė tė jemi mė shumė se sa kerkohet nga ne, ose tė jemi mė pak se sa kerkohet nga ne.
Pra njeriu duhet tė njef veten nga rrethi , pėr rrethin duke u bazuar nė rrethin qė tė jetoj nė rrethin.
Nderime

Reana
13-09-05, 19:43
Cfare mendimi keni rreth kesaj fraze?
Mendoni se eshte me e veshtire te jesh vetvetja apo te dalesh nga ajo?
Cfare beni ju per te treguar se kush jeni?
Kush jeni ju ne fakt, realitet???/

Une personalisht pershembull, mendoj se njerezit ne pergjithesi e kane shume te veshtire te jene vetvetja se sa te shtiren. Gjithashtu per mendimin tim te "aktrosh" eshte akoma me e veshtire pasi duhet te dalesh jashte vetvetes.

Per kete desha tua tregoj nje ndodhi::

Nje grua, ishte e semure me kancer. I thane se do te vdiste pas 10 muajsh. Filloi 2 mujorin e pare te anashkalonte lajmin dhe te ishte njesoj si me pare. Ideja e vriste nga brenda, dhe ajo nuk qeshte me, nuk gezonte me dhe nuk ndjenjte me. Me ne fund vendosi te shkoje ne spitalin ku kuroheshin te semuret me kancer. Dhoma e pare ne te cilen hyri, ishte dhoma e femijeve mosha 10-13 vjec. Ajo me lot nder sy, e pikelluar per faktin se ku kishte perfunduar, hyn ne kete dhome dhe nje djale e ndalon duke e pyetur:
-Sot ke ardhur ti ketu?
-Po- i tha gruaja.
-Djali: Edhe ti do vdesesh?
-Gruaja: Fatkeqesisht, po!
- Djali: Pse thua fatkeqesisht? Ne do takojme Zotin. Une e kam pas enderr te takoj Baba Zotin.
-Gruaja buzeqeshi per here te pare pas atij lajmi. Nderkohe afrohet edhe nje djale tjeter e thote:
-E ke menduar ti se cfare do te besh para se te ikesh ne qiell?
-Gruaja: Jo.
- Djali2: Une dua te udhetoj me avion, pa infermiere, pa doktorr!!!
-Gruaja filloi te mendonte ``Sa bukur eshte te jesh femije, por edhe nje si une mund te kthehet ne femije!!! Fundja une jam njesoj si ata. Jam e semure, do vdes...pra edhe une do shoh Zotin, edhe une mund te udhetoj nje dite pa infermiere, e pa doktorr!!!``

Eshte shume e rendesishme te vleresosh te tashmen, veten tende dhe te arrish te shprehesh tek te tjeret ate qe ndodhet brenda teje-shpirti yt!

Honesty

Hyrja e shkrimit tend ka te beje krejtesisht dicka tjeter me shembullin qe ke dhene per ilustrim!
fakti se kjo gruaja e semure ka ndryshuar perspektiven, kendin e veshtrimit mbi problemin me te cilin ballafaqohet, nuk ka te beje me ate se ajo e ka me lehte te shtiret!
Nese beson ne dicka, apo nese vendos te besosh ne dicka, nuk domethene se po shtiresh!!! perkundrazi te besuarit ne dicka (jo patjeter religjioz) mund te jete motor shtytes dhe gjenerator i shpreses dhe kurajos qe shpesh reflekton me force te pashembullt karakteri!

Aspekti tjeter i shkrimit tend, a e kane njerezit veshtire te jene vetvetja, kisha thene se gjithmone per secilin/en eshte veshtire me qene vetevetja ne aspektin e transparences se plote, per arsye te kompleksivitetit te natyres njerezore dhe te mjediseve ne te cilat jetojme!
Jo gjithe njerezit jane njesoj apo ndjane te njetin kendveshtrim, varesisht prej botekuptimeve, paragjykimeve, sistemit te vlerave qe kane, dhe si te tille gjykojne, paragjykojne, injorojne apo perkrahin vendimet, pikepamjet, idete etj, te individeve tjere!

Te jesh flamurtar, inovator, risi-sjelles ne cfaredo lemie mendimi apo veprimi ne nje mjedis, te nxjerr ne shesh dhe te ben pikeshenjester o te admirimit e lakmise, o te kritikave e merise se te tjereve!
Eshte gjithmone me lehte te jesh pjese e grupit/ turmes/grumbullit!!! Por fale natyres se njeriut dhe procesit kritik mendor, ne si krijesa kemi fatin apo fatekeqesine :lol: qe te veme ne pikepytje gjerat qe na rrehtojne, menyren si jetojme, pikepamjet dhe ideologjite ne cilat besojme, e keshtu me rradhe! dhe deshur e padeshur individualizmi yne si krijesa njerezore merr jete te veten, dhe nuk na lejon te jemi klonim i te tjereve.
ne Biologji thuhet "Variabiliteti/ndryshueshmeria eshte burimi i JETES!" (dhe behet fjale ne menyre specifike per llojet-"species") por e njejta thenie ne njefare menyre ka edhe kuptim filozofik, sepse historia ne meson se te menduarit uniform, mban shoqerite ne gjendje stagnuese; vetem ndryshueshmeria e mendimeve/pikepamjeve/qendrimeve/kendeve te individeve, dergon nje shoqeri ne zhvillim!

Pra mund te jete veshtire te jesh "ndryshe", por nganjehere ia vlen!

Naki
13-09-05, 20:14
Eshte gjithmone me lehte te jesh pjese e grupit/ turmes/grumbullit!!! Por fale natyres se njeriut dhe procesit kritik mendor, ne si krijesa kemi fatin apo fatekeqesine qe te veme ne pikepytje gjerat qe na rrehtojne, menyren si jetojme, pikepamjet dhe ideologjite ne cilat besojme, e keshtu me rradhe! dhe deshur e padeshur individualizmi yne si krijesa njerezore merr jete te veten, dhe nuk na lejon te jemi klonim i te tjereve.
ne Biologji thuhet "Variabiliteti/ndryshueshmeria eshte burimi i JETES!" (dhe behet fjale ne menyre specifike per llojet-"species") por e njejta thenie ne njefare menyre ka edhe kuptim filozofik, sepse historia ne meson se te menduarit uniform, mban shoqerite ne gjendje stagnuese; vetem ndryshueshmeria e mendimeve/pikepamjeve/qendrimeve/kendeve te individeve, dergon nje shoqeri ne zhvillim!

Pra mund te jete veshtire te jesh "ndryshe", por nganjehere ia vlen!


Elaburimin qė Ofronė Znj. Reana e pėrkrahu nė tėrsi,Vertetė ia Vlenė tė ndryshojmė nga njė herė tė jemi flexibel.

LABI
25-07-07, 21:43
Personaliteti yne - karakteri yne , eshte nje produkt i konstruktuare ( kultivuare) nga nje sere agjentesh socializues qe na rrethojne qe nga ditet e para te jetes... Si agjent me te rendesishem qe luajne role ne krijimin dhe formimin e personalitetit/ karakterit te idividit njifen : FAMILJA , INSTITUCIONET-EDUKATIVO-ARSIMORE, SHOQERIA (grupomosha)- dhe AMBIENTI SOCIALE - KOMUNITETI ( rrethi shoqerorizues ) QE E RRETHON NE PERGJITHESI .

Te kerkosh origjinalitet te paster ne karakterin e njeriut eshte e kote... Madje , madje edhe ne piketuart me te famshme ka nje pike referimi , ( qe ka inspiruare artistin per krijimin e asaj vepre).

NE JEMI ASHTU SI SHOQERIA NA KA EDUKUARE DHE FORMUARE (pra jemi produk t i shoqerise ne te cilen kemi lindur, jemi krijuare si personalitete dhe veprojme ne to )…... Edhe shija jone, menyra se si mendojme (mendesia), menyra se si veshemi, cka degjojme, cka lexojme, shija jone eshte e ndikuare nga faktore te ndryshem te jashtem.

Nje nder mekanizmat me te sukseseshem per t'orjenutare kete lloj UNIFORMITETI SHIJESH ( krijimin e UNEVE-TE FORMATIZUARA , ne fakt PSEUDOUNEVE) jane MJETET E KOMUNIKIMIT MASIVE , MEDIAT... te cilat me pretendimet e tyre, propagandat , produktet promocionale te vazhdueshme, reklamat , imponojne idet e sunduesve (autoriteteve te ndrshme), ne ate menyre qe njerezit te mendojne se ajo se si mendojne, si vishen , cfare konsumojne, te mendojne qe eshte nje vlere KULTURE AUTENTIKE ( origjinale)...

NJERIU I SHPETON KONSTRUKTEVE TE TILLA IDEOLOGJIKE - VETEM ATEHERE KUR AI FILLON T'I BEJE PYTJE VETES, PSE JAM I TILLE ( PSE VISHEM KESHTU , PSE MENDOJ KESHTU, CFARE NA SHTYNE TE KONSUMOJME TE NJEJTIN USHQIM, TE NJEJTEN ZHANER MUZIKE , FILMI E KESHTU ME RADHE... AJO CFARE ESHTE TRENDY DUHET PATJETER TE KONSUOHET ????) E SHUME E SHUME PYETJE NE PAFUNDESI !!!


PERNDRYSHE NJERIU I SOTEM BASHKEKOHORE ESHTE NJE NJERI I CILI KONSUMON NJE PRODUKT TE PRODHIMIT , KONSUMIT MASIVE - TE GJERE INDUSTRIALE ... E VETMJA MENYRE PER T'I SHPETUARE KETIJ LLOJ TJETERSIMI , PSEUDO-UNIT - ESHTE TUNDIMI KOKES, PYETJA PER GJERAT QE BEJME , I MENDOJME, VEPROJME...pse i bejme ne kete apo ate menyre, cfare na shtyne t'i bejme ne kete menyre, cfare na shtyne te mendojme , te besojme qe nje gje tille eshte e dobishme, e drejte , e moralshme, ndersa tjetra jo ....???!!

lyra2
25-07-07, 21:48
Nė vend qė te jetosh inferior dhe pa personalitet, mė mirė ėshtė qė t’i kthehesh vetes dhe
qėllimeve tė tua tė jetės, t’i shkruash me dorėn tėnde dhe t’i vesh para vetes e t’i kthehesh vetes ēdoherė !!!!!

buli_008
28-07-07, 08:55
naShta JuvE Ju RreJ poR vEtEn Jo....prandaj Bonu Qaj Qe je...Fol qa Ki mrena....

emine
21-05-11, 18:50
cdo njeri ben perpjekje te gjeje veten,apo te vej veten ne ate pozicione qe ndihet mire,po a mund kjo gjithmone te praktikohet,nganjeher jo sepse eshte jasht normales ,puna dhe familja kerkojne ate qka duhet ber ti,e jo gjithmone qka ti deshirone nga vetvetja te bejsh,pra na do kalojme nje jete te ter ne lufte per te qen vetvetja dhe besoi do vdesim pa arrit ket qellim ndonjeher,jan ligjet e natyres ,ligjet njerzore qe njeriu nuk do arrij te jetoi ne harmoni em rrethin sikure te jete gjithmone vetvetja,ne munde te jemi vetem te sinqert dhe te drejt me veten dhe tjeret dhe kjo eshte vetem nje diqka e vockel e cilla ska te beje gjithmone me vetveten apo ate qka deshirojme ta praktikojme ,
pra lufto prap