PDA

View Full Version : Ndergjegjja...a na tregon perhere rrugen e vertete?

Honesty^uk.
27-01-05, 22:24
Kur rrini vetem e beni hesapet me veten,ndjeni se ndergjegja ju shqeteson per gjerat qe kemi bere gabim ose qe nuk duheshin bere...
A na tregon perhere ndergjegja rrugen e drejte???
A mund te gjejme gabimet tona vetem duke vene ne levizje ndergjegjen...?

Mundohuni te kaloni sa me bukur
Honesty

Gentiani
27-01-05, 22:38
Ndėrgjegja e pastėrt ėshtė armė e fortė pėr ata qė e posedojnė dhe e aplikojnė. Ėshtė aq e fortė sa po ta keshė edhe njė botė tė tėrė nė anėn e kundėrt, nuk ke pse ti frigohesh dhe tė vrasish mendjen sepse nė vetėvehte ka njeriu njė kala tė pamposhtur.

Barbaroza
27-01-05, 22:42
Pershendetje per temen!
Natyrisht se secili njeri ne jete ben gabime.Ka te tille qe nuk i vret ndergjegjja por edhe te tille qe e bejne mire "llogarine"e gjerave gabim qe kane bere.
Duke marre parasysh se jam tip qe kur bej nje gabim me vetedije,me vret shume ndergjegjia,kete mundohem ta tejkaloj duke pyetur veten pse e bera,a kishte nevoje etj,etj.,dhe duke menduar,mesoj shume nga gabimi,por rralle ne jete me ka ndodhe te bej gabime te medha qe te me vriste ndergjegjia shume.
Natyrisht se rrugen e duhur mund ta gjesh edhe duke vene ne" levizje "ndergjegjen.Sa me shume ta veme ne levizje ate,edhe gabimet tona do te jene me te pakta!

Luana
27-01-05, 22:51
Eshte tem interesant Honesty ,
Nuk ka njeri qe nuk ka gabon ne ket jet , zoti na ka derguar ne ket bot te bejm gabime , vetem nji me pengon shume per disa njerz qe lavderohen dhe asgje nuk jan ne jeten reale ,per mendimin time them se , ndergjegjet tregohen me vepra e jo me shkrime .

Me plot sinqeritet nga Luana

DEA
27-01-05, 23:28
Ndergjegjja nuk eshte vetem gabimi , por gabimi me qellim aty mandej duhet te vret ndegjegjja, me sa kam verejtur une do te vdes me ndergjegje te paster :D

dr1ta
28-01-05, 12:50
Ndergjegja eshte ALARM i trunit, dhe ne shumcen e rasteve na ndalon te bejm gabimin edhe me te rrezishkem se ce esht. ATo ce skan ndergjegje jan neper burgje ose ne psykoterapi dikund :lol: :P

Honesty^uk.
05-06-05, 22:45
Ndergjegja eshte ALARM i trunit, dhe ne shumcen e rasteve na ndalon te bejm gabimin edhe me te rrezishkem se ce esht. ATo ce skan ndergjegje jan neper burgje ose ne psykoterapi dikund :lol: :P

Perseri ka shume qe perdite na sillen neper kemb

florian
05-06-05, 22:55
Kur rrini vetem e beni hesapet me veten,ndjeni se ndergjegja ju shqeteson per gjerat qe kemi bere gabim ose qe nuk duheshin bere...
A na tregon perhere ndergjegja rrugen e drejte???
A mund te gjejme gabimet tona vetem duke vene ne levizje ndergjegjen...?

Mundohuni te kaloni sa me bukur
Honesty

honesty nuk mendoj qe ndergjegjja mund te tregoj rrugen e drejt gjithmon , un per vete pendohem 100 her per 100 gjra qe bej gjat dites dhe e di qe dikush vuan nga ajo por ja qe duhet ta bej se sben kjo esht jeta esht zgjedhje dhe e di qe po nuk lendova un do ta bej nje tjeter.
por ndergjegja vret dhe vret shum

4peace
06-06-05, 15:05
Ndėrgjegja e pastėrt ėshtė armė e fortė pėr ata qė e posedojnė dhe e aplikojnė. Ėshtė aq e fortė sa po ta keshė edhe njė botė tė tėrė nė anėn e kundėrt, nuk ke pse ti frigohesh dhe tė vrasish mendjen sepse nė vetėvehte ka njeriu njė kala tė pamposhtur.

Qeky Genti qenka "hajdut" i madh. M'i paska "vjedhur" te gjithat. Deri ne pike e presje te fundit. Meqe i paska qitur ne shesh, po ia fali. :wink:

Shkurt e Jakup (pa asnje bisht):
Pajtohem 100% me thenien e Gentianit.

Cdo te mire!

***

GURI SYLAJ
06-06-05, 18:00
TAKIMI ME I VESHTIRE ESHTE TAKIMI ME VETEVETEN!!!!

Ndergjegjeja eshte arme e forte-pajtohem- por a keni ndegju diken qe thot se, ka ndergjegjeje te papaster. Shume veshtire!
Por nese dikush gjen force t'a thot nje gje te tille atehere pikrisht ky njeri ka ndergjegje te paster dhe karakter shume te fort.
Ky tip ka force qe pa pike frige te takohet me veteveten.

Me nderime Guri Sylaj

Murgesha
06-06-05, 18:38

Keni shumė tė drejtė i nderuari Guri Sylaj.
Rrespekt pėr ju.

Odise
06-06-05, 18:48
Kur rrini vetem e beni hesapet me veten,ndjeni se ndergjegja ju shqeteson per gjerat qe kemi bere gabim ose qe nuk duheshin bere...
A na tregon perhere ndergjegja rrugen e drejte???
A mund te gjejme gabimet tona vetem duke vene ne levizje ndergjegjen...?

Mundohuni te kaloni sa me bukur
Honesty

***thjeshte: ndergjegja eshte sinjali roje e vetedijes, drita e kuqe ne semaforin e udhekryqeve te jetes, qe te thot: ndal, a stop ne nje aksion veprimi mendor ne praktike dhe sa ma e madhe te jete fuqia e saj, aq ma i sigurte eshte frenimi (per gjerat qe na shqetesojne si gabime). Mendoj se eshte gabim kur thone: ndergjegje e paster a e papaster, sepse ndergjegja eshte gjithmone e paster, pozitive, qe nuk te len te besh veprime te papastra, po mvaret sa eshte komplete! Njeriu thjeshte eshte: me ndergjegje, apo pa ndergjegje, i ndergjegjshem, apo i pandergjegjshem, nuk ka tjeter alternative! Dikush thot se ndergjegja tregohet ne vepra e jo ne shkrime: po "hamleti' 'e kuqja dhe e zeza' 'te poshteruar e te fyer', 'krimi e denimi', 'gjeniu', 'kopshtari', 'thembra e hekurt' etj... a nuk jane vepra keto? A nuk eshte shkrimi - babai, mesuesi i vepres? Ndergjegja nuk eshte as alarm truni, por Roje e sigurte e vetedijes me sinjalet e veta prefton me shpejtesi dhe te ndalon te beshe vepra te liga, ajo eshte udherrefyesja, mesuesja e jetes, projektuesja e veprimit te matur te njeriut - qe projekti i saj eshte i pagabueshem (anipse thot dikush se te len ne balte:) Ndergjegja nuk ka alternative: I NDERGJEGJSHEM, APO I PANDERGJEGJSHEM! Pse njerezit me ndergjegje te larte kombetare, ishin e jane ne grilla? Pse u cmenden njerezit e diturive me dimenzione te medha, pse e prene Mahatma Gandin vet ata te vetet; pse e vrane Bajram Currin, Hasan Prishtinen, Luigj Gurakuqin etj., vet te vetet; pse e dogjen Gjordano Brunon, vet te vetet... NDERGJEGJA E LARTE TE ĒON NE GRILLA (kur nuk nenshtrohesh roberise) dhe TE ĒMENDĖ (kur nuk ke kujt t'i ndihmosh, se qyqja prore mbetet qyqe, onomatopea e saj eshte vaji, kukama, verbimi nga inati qe ia terron syte, e nuk sheh tejhunde). E ndergjegja mund edhe te keqperdoret, keqaplikohet (derisa te del ne breg, por kurrizi thehet, kur nuk ke kujt t'i ofrosh ndergjegje), atehere njeriu mbetet si qiriu, digjet te beje drite! E neper ate drite, mund te behet ēkamos, mire e keq, krejt mvaret sa eshte e ngritur vetedija e turmave, mases!
Populli tha: i yti as nuk te skuqet, as nuk te tutet, e me tjeret e shtien bishtin nderkembe! Ma te kendshme i duken pordhet e huaja, se aromat e luleve te veta! O TEMPORA, O MORE!

po e perfundoj ketu se duket ma hijshem! :wink:

Reana
06-06-05, 20:00
A NA TEGON NDERGJEGJJA RRUGEN E VERTETE????

Pergjegjja eshte PO...eshte tjeter ceshtje nese ne e degjojme dhe i bindemi zerit te ndergjegjjes :wink: !!!

Ne te njejten kohe "ndergjegjja" si koncept eshte shume dicka relative dhe subjektive!!!! Ajo qe eshte e ndergjeshme per nje Arab (ti kete 4, 5 gra psh) per nje Evropian eshte kunderligjore :shock: ...

Ndergjegjja eshte koncept i vlerave tona personale, vlerave te shoqerise ne te cilen jetojme, periudhes kohore e rrethanave tjera. Jo patjeter ndergjegjja ime eshte ekuivalenti i ndergjjes se parafolesit :lol:

DEA
06-06-05, 20:33
Nuk e di se qte them , se "Ndergjegjja" me "Ndjenjen", jane te nderlidhura nder veti ku ne shume raste njeriu vepron diqka jo qe ndjen po qe e vret ndergjegjja, kur e mendoj keshtu ateher them se Ndergjegja te shpien ndonjeher edhe udhes se gabuar.

DEA

LABI
06-06-05, 22:01
Nuk e di se qte them , se "Ndergjegjja" me "Ndjenjen", jane te nderlidhura nder veti ku ne shume raste njeriu vepron diqka jo qe ndjen po qe e vret ndergjegjjaDEA

Ndergjegja

Nder nete te qeta,
shoh qe s'jam vetem.
Kam prane shoqen me te vyer,
te vetmen,qe kurre s'e kam mashtruar.

Dhe se bashku perziejme,
me luget e argjendta,
enen e mendimeve,dyshimeve,
dhe frikes...

Kam mashtruar,-i them,
Po ty, jo kurre!
Jam mashtruar,-dhe si per tu shfajsuar,
bashke me ty,- i them.

Mendimet,i kemi ndare bashke,
gezimet dhe hidherimet

Po per cudi...
po per cudi,kurre s'kemi
ngrene darke bashke...
... ashtu si i thone ,balle per balle.

Se ti, krijese e paster,
qe vjen nga qielli blu,

Je shoqeruesja besnike e imja,
gjer ne rrahjet e fundit te zemres,

qe jane njekaohesisht
dhe trokitjet e takave te vdekjes...
:idea:

DEA
06-06-05, 22:04

Labi ku deshte me dale njeri :lol:

LABI
06-06-05, 22:12
Mbase tek rruga e vertet… !! ndergjegja Dea :roll:

Odise
06-06-05, 22:23
Nuk e di se qte them , se "Ndergjegjja" me "Ndjenjen", jane te nderlidhura nder veti ku ne shume raste njeriu vepron diqka jo qe ndjen po qe e vret ndergjegjja, kur e mendoj keshtu ateher them se Ndergjegja te shpien ndonjeher edhe udhes se gabuar.

DEA

bukur DEA vertet, kjo ideja jote eshte nje xixe ne fundtuneli, respekt per ty. Udha e jetes ka edhe udhekryqe, deri ne fund si udhepakrye (sikur shenja e komunikacionit - udhe pa krye) - Ndalimi i jetes. Shumekush, nuk kish fole me dikend, por e vret ndergjegja,/ shumekush nuk kish jetuar me dikend, por e vret ndergjegja/ shumekush nuk pajtohet me ata qe kane 4-5 gra - por edhe shumekush nuk pajtohet as me ata qe i kane nje grua e 4-5 dashnore (.....). Kur nisesh nje udhe, me vetbesim, sinqeritet - ndergjegja nuk mungon edhe duhet vijuar ate udhe, sepse sa eshte e rendesishme dikush, qe ta tregon udhen, edhe ma e rendsishme eshte a mund te ecesh ti asaj udhe, a ke hap per ate udhe - perndryshe detyrohemi te nderrojme udhet perdit dhe kurre nuk shkojme ''tek shtepia'' :wink: . Po shpesh njeriu bie nga rruga ne rrugice e udhe pakrye.

NDERGJEGJA NDJEHET - NDJENJA E NDERGJEGJES - TE VEPROJME MIRE!

Mendoj se ndergjegja nuk te fute rruges se gabuar, por eshte ajo qe te ndal te matesh me reflekse - mbase ke hy ne rruge te gabuar. Krejt mvaret nga ndergjegja reciproke e dy paleve ne ring-jete.

Reana
07-06-05, 07:57

07-06-05, 08:20
Ooops!!!!

Odise :lol: ...
Ndergjegjja eshte me teper e lidhur me procesin e te menduarit (racionalizmin) sesa me ndjenjat!!!

Ndergjegjja eshte "detektori" moralizues qe vendos mes te "mires" dhe te "keqes", dhe eshte shume individuale! me nje fjale nuk eshte mates egzakt!!!!

Jo gjithmone ndjenjat dhe mendimet tona perpiqen, ndodh qe ajo qe ndjejme dhe ajo qe mendojme, jane krejtesisht dy gjera te ndryshme apo edhe te kunderta!!!
prandaj mendoj se 'Dea' ka dashur te thote se nganjehere eshte me e drejte te percjellesh ndjenjat sesa racionalen!!! Gje qe eshte shume e natyrshme meqe femrat jane jane me emotive se meshkujt dhe e shfrytezojne hemisferen e djathte te trurit me shume sesa hemisferen e majte qe eshte pergjegjjese per racionalen!!!

Perndryshe QELLIMI i ndergjegjjes nuk eshte "te bejme mire", qellimi i ndergjegjjes eshte te jemi sa me besnik, vlerave tona "moraliste" qe kemi krjuar me kalimin e kohes!!!

Odise
07-06-05, 19:24
Reana! Ndergjegja eshte ndjenje qe te skuq, e te shtie deri edhe ne vaj shpirti, per te te penguar te beshe veprime te liga dhe ta justifikosh dinjitetin tend, si personalitet i paster!

Kuptohet se cdogje fiktive e veprimit te njeriut si gjallese, ka te beje me te te menduarit!

Odise

Reana
07-06-05, 19:29

Mire shume....

"Ndergjegja eshte ndjenje qe te skuq"...me trego PSE skuqet njeriu ????
(shkurt e shqip :wink: )

Odise
07-06-05, 19:32
njeriu skuqet se nuk e len ndergjegja te behet i lige si ai tjetri, as te hyn ne nje thes me te tille :wink:

Reana
07-06-05, 20:04
NJERIU SKUQET PER ARSYE TE NDRYSHME!!! (perndryshe cka eshte per dikend gje e lige per dikend mund te jete shume e denje, perseri them moralizimet e ketilla varen nga vlerat e krijuara personale...)
Por arsyeja PSE skuqemi eshte e lidhur me te GJYKUARIT MENDOR, si proces :arrow: respektivisht me NDERGJEGJJEN, e JO per te JUSTIFIKUAR gje para dikujt...
Skuqemi nese nuk i jemi besnik dhe te sinqerte vlerave tona, apo ndergjegjja nuk na ofron prehje!!!
Ndergjjegjja eshte sikur alarmi i zjarrit qe aktivizohet secilen here qe ka tym!!!

Megjithate ndergjegja reagon ne baze te asaj si mendojme ne, e jo si mendojne te tjeret!!!

Edon
07-06-05, 20:04
Ej nese me pranohet per disa ketu komplimente a?
Shum te mrekullushem jeni.

DEA
07-06-05, 21:04
Ooops!!!!

Odise :lol: ...
Ndergjegjja eshte me teper e lidhur me procesin e te menduarit (racionalizmin) sesa me ndjenjat!!!

Ndergjegjja eshte "detektori" moralizues qe vendos mes te "mires" dhe te "keqes", dhe eshte shume individuale! me nje fjale nuk eshte mates egzakt!!!!

Jo gjithmone ndjenjat dhe mendimet tona perpiqen, ndodh qe ajo qe ndjejme dhe ajo qe mendojme, jane krejtesisht dy gjera te ndryshme apo edhe te kunderta!!!
prandaj mendoj se 'Dea' ka dashur te thote se nganjehere eshte me e drejte te percjellesh ndjenjat sesa racionalen!!! Gje qe eshte shume e natyrshme meqe femrat jane jane me emotive se meshkujt dhe e shfrytezojne hemisferen e djathte te trurit me shume sesa hemisferen e majte qe eshte pergjegjjese per racionalen!!!

Perndryshe QELLIMI i ndergjegjjes nuk eshte "te bejme mire", qellimi i ndergjegjjes eshte te jemi sa me besnik, vlerave tona "moraliste" qe kemi krjuar me kalimin e kohes!!!

Ashtu Reana, vertet ate desha ta them se ndergjegjja vertet nuk mund te shpiej rruges se gabuar, po ne te kunderten e deshirave, dhe une pa e menduar fare e shkrova "gabuar" se mendova se nese nje person qe vepron kunder deshirave gabon, po kjo nuk do te thot se nese vepron ne baze te deshirave nuk gabon, andaj na mbetet neve si individ te perdorim ndjenjen e duhur ne kohen e duhur, ndonjeher eshte me mire te veprosh ne ane te ndjenjave e ndonjeher ne ate te ndergjegjes.

DEA

Naki
07-06-05, 21:56
Shruajti Reana
Ndergjjegjja eshte sikur alarmi i zjarrit qe aktivizohet secilen here qe ka tym!!!

Megjithate ndergjegja reagon ne baze te asaj si mendojme ne, e jo si mendojne te tjeret!!!

Njė definim Egzakt,Respekt Reana

Njeriu Nuk e ka Ftyren nje hekterė,andajė ruaje fetyrėn pėr kėtė jemi ne si Individ Pėrgjegjes si i shohim dhe i ruajmė normat Morale.

Gjygji i Hagės Lirojė Zt. Haradinaj tė mbrohet nė liri,eshtė njė shembull konkret i normave morale te veprimit tė vetė gjygjit.

dr1ta
07-06-05, 22:00
Ehhh po ku jan keto dashamire qe gjithnje kan pergjigje cka esht e drejt dhe e shtremmmmttttttt :twisted: sonte po behet padrejtesi haptats dhe ato qe duhet te reagojn shikojn vec me bisht synit ........sy me sy dhe mbylli syt ...ndergjegja e juaj ......

Tomori
07-06-05, 22:14

shume e vertet dr1ta,,,,fatkeqsishte keshtu eshte :( :( :(

Edon
08-06-05, 17:31
Drita nuk ke se qka ti bon shoqe.
Nuk po di se qka te shtoj kur ashu esht siq thua ti,mire por mos harro se te gjitht gishtat nuk jan te njejt.

turisti
23-06-05, 20:58
Kur rrini vetem e beni hesapet me veten,ndjeni se ndergjegja ju shqeteson per gjerat qe kemi bere gabim ose qe nuk duheshin bere...
A na tregon perhere ndergjegja rrugen e drejte???
A mund te gjejme gabimet tona vetem duke vene ne levizje ndergjegjen...?

Mundohuni te kaloni sa me bukur
Honesty

Honestyi nderuar,

Une mendoj qe gabimet nuk jane ne ndergjegjje,por ngergjegjja pasqyrohet ne gabme.

Me respekt,
TURISTI.

Odise
23-06-05, 21:49
gjithmonė!

Gentiani
23-06-05, 21:53
Ndoshta ėshtė tepėr vonė, kur ndėrgjegjėja tė tregon rrugėn vėrtetė. Duhet peshuar gjėrat shumė e mirė me motrėn Vetėdije pėr tė mos i dhėnė shansin tė godas, tė jap flakareshė, tė shqelmoj e tė vras Ndėrgjegjėja.

Nėse presim qė duhet tė na vrasė ndėrgjegjėja, pėr ta kuptuar se a e kam pasur drejtė dhe mirė, ėshtė vonė shumė vonė.

Kjo ėshtė ēėshtje individit dhe personale, dikėnd duhet ta vrasė e godasė pėr ta kuptuar atė dhe prap nisja nga e para...

Odise
23-06-05, 22:25

***Gentiani, eshte ma se e vertete, ajo cfare thoni, sepse Ndergjegjja gjithmone, ta tregon rrugen, ajo vetem ta tregon udhen, po mvaret 'motra vetedije', sa eshte ne gjendje, ta vazhoj ate rruge, a ka hap per ate rruge, qe mos t'i dali rruge pakrye! Bukur e plotesove!

Odise

ShEjToNkA
09-09-08, 00:20
Ndėrgjegjia ėshtė ajo qė na shpije nė rrugė tė drejtė dhe tė duhur. Ėshtė ajo qė s'na lėnė t'i bėjm disa gjėra dhe t'i marrim disa rrugė, qė s'duhet bėrė dhe marrė.
Por edhe atėherė kur njė gjė e tillė ndodh, pasi qė fatikisht asnjė nga ne s'jemi tė pėrsosur, mė sot jo nesėr gjithsesi na jep kahjen qė ishte dasht tė marrim me kohė. Ėshtė ajo qė na shtyn tė bėjm atė qė duhet, qė na kthen aty ku ėshtė dasht tė ishim, aty ku ishte dasht tė vepronim ndryshe. Ndėrgjegjia ėshtė si njė shtrėngatė qė moment e mė tepėr na zė frymen pėrderisa ta aktivizoj vetdijen pėr tė pranuar atė ēka s'ka qene e drejtė, pėr tė kėrkuar falje dhe tė na shpije tek ata pėrsona qė duhet t'ju rrėfehemi dhe t'ju kėrkojm falje pėr atė ēka bėnėm.
Ndėrgjegjia ėshtė ajo qė s'na lejon t'i bėjm disa gjėra qė s'duhet bėrė, ndaj sipas mendimit tim ndėrgjegjia ėshtė veti e frymės njerzore ku nuk na lejon tė kryjem vepra tė kqija, jonjerzore!

Domira
10-09-08, 22:32
Po.............................................

panta_rhei
17-09-08, 14:56
Po.............................................

Nuk ka njeri qe nuk posedon Ndergjegje! Rrjedhimisht, a ia tregon kriminelit ndergjegjja rrugen e vertete!?

Poashtu dihet se, duke u bazuar ne normat morale, vetdija na thėrret te bejme a te mos bejme diqka. Shpesh kjo qe na therret interpretohet sikur nji ze qe vjen nga brenda. Jo rralle, kjo thirrje interpretohet edhe si zeri i Zotit.

Thirrja e ketij zeri - ndergjegjja, nuk te tregon se cila zgjidhje a cili veprim eshte i mire apo i keq. Ndergjegjja e therret njeriun te beje nje zgjedhje, i tregon se duhet te veproje, se duhet te marre pergjegjesine qe i takon.

Kur njeriu eshte i zhytur ne mentalitetin e turmes, vepron thjesht ashtu siq veprojne te tjeret dhe siq e mesojne te tjeret, nuk ka mundesi te degjoje zerin e ndergjegjes (kete nuk ia lejon "zhurma" e te tjereve! Por, sado qe te jete i zhytur dhe i humbur ne "perditshmeri" njeriu, zeri i ndergjegjes asnjehere nuk shuhet plotesisht. Ndergjegja e therret njeriun vazhdimisht. "Ndergjegjja eshte nje ze qe nderpritet vazhdimisht", nuk ka mundsi kurre qe njeriu te degjoje dhe te veproje gjithmone sipas asaj qe i tregon ndergjegjja. Gjithsesi disa njerez zerin e ndegjegjes e degjojne me shume e me shpesh, disa me pak ose hiq. (A do te thote kjo se Zoti disa njerez i therret me ze me te larte e disa me ze me te ulet???) Apo ndoshta zerin e ndergjegjes e degjojne vetem ata qe e kane gjumin e lehte???:wink:

E verteta eshte se per te cuar nje jete "normale" "si gjithe te tjeret". njeriut i duhet vazhdmisht me ike prej thirrjes se ndergjegjes se vet, me e injoru thirrjen qe i vjen nga brendia e vet (s'don me pas hiq ndergjegje)... mirpo, per me ike prej dikujt, ti duhet me e dijt cka eshte ajo prej te ciles po ike, duhet me e dijte cka po injoron, duhet me e njofte ate qe po ki qejf me e harru. Paradoksalisht, ky eshte momenti dhe "arsyeja" qe e ben njeriun te vetedijshem per ndergjegjen, qe ka ndergjegje, dhe qe vazhdimisht e detyron te ballafaqohet me ndergjegjen... "pastaj" MENDON: A e kam mire a e kam keq... gabim a drejt... Ndergjegja nuk i tregon as nuk i jep pergjigje, por e "detyron" me mendu (rreth atij "problemi")!

Skyfter
17-09-08, 15:18
Ndergjegjja na ben qyqar ka pas then Shakespeare.

lyra2
17-09-08, 15:20
Ndergjegja eshte jasteku me i mire ....

panta_rhei
17-09-08, 15:22
Ndergjegjja na ben qyqar ka pas then Shakespeare.

Ndersa mungesa e ndergjegjes te ben klloshar :biggrin: ka pas then Hamleti.

Skyfter
17-09-08, 15:28
Ndersa mungesa e ndergjegjes te ben klloshar :biggrin: ka pas then Hamleti.

ok. :biggrin: ...

fatkeqesisht ndergjegjja e njeriut eshte pasiv!