PDA

View Full Version : IMZOT NIKOLL KACORRI


Psikologu
07-02-05, 06:52
IMZOT NIKOLLĖ KAĒORRI - FIGURĖ E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR

" Kalben njerėzit e ndershėm atje ku lartėsohen kriminelėt"
(Sami Frashėri)

Pikėrisht mė fjalėt e pakta, por plot mendim tė filozofit tė shquar shqiptar Sami Frashėri

"Kalben njerėzit e ndershėm atje ku lartėsohen kriminelėt", dėshiroj ta filloj shkrimin pėr imzot Nikollė Kacorrin, njeriun e flamurit, projektuesin e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Lufta pėr mbrojtjen e kombit ishte kredo jetėsore e imzot Nikollė Kacorrit, por fatkeqėsisht dhe jo rastėsisht pėr gjithė kėto vite veprimtarinė patriotike tė tij do ta mbulojė tisi i harresės, i arkivave tė ndryshme nė Shqipėri. Po pse u kalbėn, u harruan dhe u pėrbuzėn figurat historike, ndėrsa u lartėsuan kriminelėt, pansllavistėt, turkofilėt dhe grekofilėt e shumė fila e servila tė tjerė kjo do tė dėshmohet atėherė kur shqiptarėt do ta shkruajnė historinė e tyre nė bazė tė argumenteve shkencore, pa ngjyrime ideologjike e pa synime tė ngritjes tė atyre, qė mė shumė i sollėn dėme se dobi kombit.

Sa i pėrket jetės dhe veprimtarisė atdhetare tė Imzot Nikollė Kacorrit informacione mė tė bollshme japin sidomos disa artikuj tė shkurtėr nė Revistėn "Leka", e cila dilte nė Shkodėr para periudhės sė komunizmit. Njė studim tė mirėfilltė dhe tė plotė deri mė tani e ka bėrė don Pren Kola me titull " Imzot Nikollė Kaēorri pėr mėvehtėsinė ė Shqipėrisė", studim i cili u botua nė revistėn "Shpresa" tė Prishtinės dhe "Zėri i Shėn Nikollės" nė Velezhė tė Prizrenit.

Kush ėshtė imzot Nikollė Kacori ?

Imzot Nikollė Kacorri u lind nė vitin 1862 nė fshatin Kre i Bajrakut tė Lurės. Ai rridhte nga njė familje, babai i sė cilit ishte katolik, ndėrsa nėna islame, gjė qė tregon pėr tolerancėn fetare tek shqiptarėt. Si ēdo fėmijė shqiptar edhe imzot Kacorri u rrit mė fisnikėrinė, bujarinė, besėn dhe trimėrinė, qė ishin tradita tė vyera tė malėsisė dhe qė ndikuan mė vonė nė pėrgatitjen atdhetare tė tij. Duke parė aftėsinė e madhe tė Nikollės sė vogėl Arqipeshkvi i Durrėsit imzot Ambrosio pas njė vizite qė bėri nė Lurė e mori me vete pėr ta pėrgatitur pėr meshtar e prijės tė popullit.

Nė vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko - teologjike pėr meshtar dhe u shugurua po tė njėjtin vit nė Shkodėr. Njė kohė shėrbeu nė Delbnisht, pastaj u emėrua famullitar nė Durrės. Pėr veprimtarinė e zellshme dhe tė frytshme kishtare dhe njerėzore Papa i asaj kohe e nderoi me "Kryqin e artė", "Pėr Kishė dhe Papė". Po nė kėtė vit emėrohet edhe Ipeshkv. Ky titull do t'i ndihmonte edhe mė tepėr nė lėmin politik, nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut. Nė mes tė viteve 1905 - 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundėr turqve nė Kurbin.

Nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastririt sė bashku me at Gjergj Fishtėn dhe Luigj Gurakuqin e shumė atdhetarė tė tjerė, i dhanė kahje perendimore kulturės shqiptare, duke e vendosur alfabetin qė kemi tash e 91 vjet. Mori pjesė edhe nė Kongresin e Elbasanit i cili synonte tė korigjonte imazhin negativ tė kongresit tė Dibrės (korrik 1909) tė organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollė Kacorrit, sulltanit iu bė ferrė nė sy dhe ai e priste vetėm njė shkak sa mė tė vogėl pėr ta burgosur. Dhe shkaku u gjet, mu nė momentin kur ishte pėrfshirė pėr njė kryengritje tė armatosur nė gjithė Shqipėrinė. Pėr gjyqin dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobė nė tė holla i referohemi Revistės "Leka", e cila boton lajme tė gazetės "Dielli".

“Dielli i dates 8.3.1911 shkruan:”

Me 15 te Dhjetorit u kenduen ne gjykatore te Durresit letrat qe paten ardhur te prishura preji temizit te Stambollit,me 17 vazhdoi gjygji perseri pore pa len shum me fole te ndershmin prift atdhetar,dhe ppa thirr njeri si deshmitar.E denuan perseri me dy vjet burg e 25 lira gjob.Avokati mbrojtes zoti Talib Efendiu nga Gjirokastra kerkoji te zburgosurit e Don Nikoll Kaqorrit,dhe e bani temiz per se dyti por gjygji nuk e liroji”.Dielli nr 89 shkruan”Nga gazetat e huaja mesuam sihariqin se te ndershmit prift katolik nga Durresi z Don Nikoll Kaqorrit ju dha falje preji sulltanit per denimin qe kishte dhen gjykatorja ushtarake,.Pergezojm nga thelbi i zemres te shkelqyerin atdhetar dhe i lutemi zotit ti fale pas keteji shendet dhe prehje per te miren e atdheut.

Ne korrik te vitit 1911 ushtria turke zuni ne Shijak rrogtarin e imzot
Nikoll Kaqorrit me tri manxerre e do fishek e letra poste qe po i qonte ne Delbnisht te Arqipeshkvi i Durresit imzot Bianki.Imzot Nikoll Kaqorri ke qite ne gjygjin ushtarak e ke denue me burg e sidomos per shkak te nje letre ku jepte drejtime per nje kryengritje kombetare.

Kjo tregon se imzot Nikoll Kaqorri ishte njeri nder dy tre arkitektet kryesor te berjese se shtetit te ri Shqiptar,ku me se miri kjo gje ilustrohet ne memorandumin derguar Mbretit te Austro Hungaris Franc Jozefit vetem dy jav para se te shpalleji Pavarsia e Shqiperis.

Pas gjithė kėtyre pėrpjekjeve kombėtare dalėngadalė pėrgatitej terreni pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė . Nė fillim atdhetarėt shqiptarė kishin vendosur qė pavarėsia tė shpallej jo nė Vlorė, por pikėrisht nė Durrės, nė qytetin ku imzot Nikollė Kacorri zhvillonte veprimtarinė atdhetare. Por autoritetet turke lajmėruan telegrafikisht komandėn e Janinės dhe u pėrgatit me shpejtėsi njė njėsi ushtarake turko-greke qė tė mos lejonte nė ēdo mėnyrė suksesin e pėrpjekjeve tė atdhetarėve shqiptarė pėr tė shpallur pavarėsinė, dhe me ēdo kusht tė bėhej likuidimi i tyre. Duke iu falenderuar patriotėve durrėsakė delegatėt shpėtojnė dhe marrin rrugėn e Vlorės. Kėshtu me 28 nėntor 1912 nė orėn 14.00 botėrisht u shpall pavarėsia e Shqipėrisė. Kuvendi Kombėtar i Vlorės formoi Qeverinė e parė shqiptare, Qeveri e Pėrkohshme me kėtė pėrbėrje.

Ismail Qemali kryeministėr dhe ministėr i punėve tė jashtme, Imzot Nikollė Kacorri nėnkryetar i Qeverisė, Myfit Bej Libohova ministėr i punėve tė brendshme, Abdi Bej Toptani ministėr i financave, Mehmet Pash Deralla ministėr i luftės, Petro Poga ministėr i drejtėsisė, Luigj Gurakuqi ministėr i arsimit, Mithat Frashėri ministėr i punėve botėrore, Pandeli Cale ministėr i bujqėsisė dhe Lef Nosi ministėr i Post Telegrafeve. Duke pasur parasysh faktin se Ismail Qemali edhe si ministėr i punėve tė jashtme pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalonte jashtė Shqipėrisė lirisht mund tė thuhet se Imzot Nikollė Kacorri , luante rolin e kryeministrit nė Shqipėri. "Shumė tė vėshtirė e tė rrezikshme janė kėto ditė pėr ne shqiptarėt e pėr nanėn tonė Shqipėrinė qė tė katėr shtetet e Ballkanve po dojn me e pėrpi e me coptu". Mė kėto fjalė imzot Nikollė Kacori e fillonte Memorandumin derguar Perendorit tė Mbretit tė Austro Hungarisė Franz Jozefit I. Ky memorandum i shkruar dhe pėrgatitur prej Imzot Nikollė Kacorrit, dhe mban datėn 12 nėntor 1912, gjashtėmbėdhjetė ditė para shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė sė Shqipėrisė. Pėrveē imzot Nikollė Kacorrit, nėnshkrues tė kėtoj memorandumi janė edhe zotėrinjtė, Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Nė kėtė memorandum praqitej e vėrteta mbi Shqipėrinė dhe i kėrkohej ndihmė mbretit tė Austro Hungarisė qė shteti shqiptar mos tė gllabėrohet nga sfingsat sllavė, grek e turq. Kėtu kėrkohej qė tė njihet shteti shqiptar "nė katėr vilajetet e Shqypnisė me Kosovė, Manastir, Shkodėr e Janinė". Kėtu jipej edhe numri i shqiptarėve qė jetonin nė vitin 1912, mbi tre milionė frymė, dhe qysh atėherė u kėrkua qė Shqipėria me katėr vilajetet tė jetė neutrale siē ishin Zvicra dhe Belgjika.

Pas dėshtimit tė Qeverisė sė Ismail Qemalit imzot Nikollė Kaēorri sė bashku me Mustafa Krujėn, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Germenjin themeloi lidhjen "Pėr atdheun e pėr Thronin" pėr shpėtimin e atdhuet nga trazirat e ndryshme antikombėtare. Pas gjithė kėsaj sė bashku me shumė atdhetarė tė tjerė pa dėshirėn e vetė imzot Nikollė Kacorri emigroi nė Austri, ku qėndroi tri vjet nė Vjen deri sa vdiq me 29 maj 1917. Po ēfarė vdekje pati imzot Nikollė Kacorri, kėsaj pyetjeje nuk mund t'i japim pėrgjigje tė sigurt. Ai vdiq i ri, por vepra qė la pas nė luftė pėr mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit kombėtar ėshtė njė udhėrrėfyes pėr brezat e rinjė. Ėshtė e vėrtet se imzot Nikollė Kacorri u vra dy herė, njėherė kur vdiq i thyer shpirtėrisht pėr fatin e kombit, dhe tė dytėn herė kur veprimtarinė patriotike tė tij e mbuloi tisi i harresės gati njė shekull. Por edhe vrasėsit e parė edhė tė dytėt do tė harrohen, ndėrsa veprimtaria patriotike e njeriut tė flamurit Imzot Nikollė Kacorrit do tė shenohet me shkronja tė arta nė historinė kombėtare tė shqiptarėve.

Marr nga Libri Deshmi Koherash te Nue Oroshi