View Full Version : BUZĖQESHJET E LIRISĖ
TRIMA TĖ PASLUFTĖS
O kemben ia shtien n'goje si qenit
te turitur -
e dhėmbėt i ka brisk e nuk ka guxim ta shtrengojė
e lėre ma ta kafshojė
se i ftigohet hijes se vet
e shtien bishtin nėnkėmbė
kur eshte supa e valė
trimi i pasluftes
nuk e thot as shkruan asnjė fjalėgoje
edhe kur guri e druri e din se ka te drejtėn e shprehjes tė lirė
ia merr i huaji buken e dashurinė parasyve
e,
vetem din ta vret te vetin parasyve e passyve
ne moh -
trimi i pasluftes
veē hidhja nje sy dosjes se Ramush Haradinajt
edhe guri e druri e merr vesh -
ku e zinė nė kuzinat skinie e cili serv ia servoi
dhe ia qiten ne pjatė kosove kolorit syzesh te blerta dielli
qe sana e kashta e thatė t'i duken blerim kopshti lulesh
edhe e han pėr sallatė darke
trimi i pasluftes
vjellė vnerė mbi luften e lirise -
ne parti e ne rrjet t'i mbyll ne rrejtė peshkimi pishtaret e lirise sa:
as armiqėt nuk dijnė t'i poshtėrojnė aq tmerrshem
figurat e medha historike te nje populli ēlirues -
as tradhėtorėt qe tradhėtojnė nė besė me bee e rrfee
edhe kur nje bote e din dhe e njeh si lufte ēlirimtare
veē vjellė vnerė mbi gjakun e lirisė
trimi i pasluftes
ne lufte te ndyer -
jovetem qe vranė heronj
po masakruan mijera femij gra e pleq vajza e nuse teli
duke mbrojtur trojet trime
ushtri e armatosur deri nė dhembė e sprovuar
me forca mercenarė e tradhtarė e spijuj tė qelbur moti e sot
e,
ranė e vranė, prenė e grinė, dogjen e poqen
civilė tė pambrojtur ne vatrat e veta
si llava ujqish mbi kopenė veē qiellin mburojė
e,
vrajnė sot persegjalli heronj dergjur ne burgje e mergim
ne moh -
ricoptojne me dredha e shantazhe vendin gjoja te ēliruar
ta mbajne thiken gisht tek hunda diten perdiell lirie
t'i thejne xhamat e kristaleve te lirise parasyve ne shtepi
edhe enden te lire pa iu thene kush dreq me goje
e,
nuk e luan veshin as kur guri e druri e din se ka te drejtė
trimi i pasluftes
pylli i prerė mjerė -
nuk e mallkoi sopaten qe ia preu lisat e lartė thik n'qiell
por e mallkoi vetveten:
''Prejė sopatė prejė, se vet ta dhash drurin per bisht!''
Tash -
edhe vet krasitė cungon prenė veē mos te shihet kund lis i lartė
edhe kur vet nuk ia ngreh pela barrtė e burrave
te fjales pushkė -
veē ka dėshirė ta shohė pyllin rrahishtė
trimi i pasluftes
e,
ciles nane ia prangosin ne moh edhe heronjtė e gjallė parasyve!
Kush nuk din ēka me ba me fjalen - liri!
U lirua apo u ēlirua Kosova
ne shqip -
(edhe keto dy fjale nuk merren vesh fortmirė)!
Po keto fjale i ka barrė e guri ne qafė edhe
trimi i pasluftes!
Mars, 2005.
A ISHE NDONJĖ KRISMĖ E FJALĖS LIRI
A ndieni n'shpirt njė zė tė largėt skypas
ju thrret me gėrrhamė shekujsh tė zhbiruar
- brejtė tejash barbare
njė zė qė brenė ashtin nė palc me amanetin gojėhapur
therė thellė n'tru prore -
Yllbardhi Naissa Zharra Dardha Gurshumi Leskoviku e Buajana
valet e Marges futė e zezė ende rrjedhin kuq -
po zėrat brejtės nga Podguri Zenta e Moraēa e
tej Tivarit tė kobshem?
Gjaku i Tivarit qė nuk guxon tė harrohet
po jehonat nė Albanik Luginė tė Presheves Medvegje e Bujanoc
nga Bujana e Bujanoci tej Sharrit Tanushė e Haraēinė e
n'Kala Tetove e deri tej Ohrit me sy n'Arbaninė e lashtė qė pret
dy fjalė tė Devit qė nuk e lanė retė
e gjithmonė amaneti gojėhapur nė asht vret
amaneti gojėhapur pret
a ishe njė krismė e fjalės - Liri!
Janar, 16. 2005.
MENDJA KISH RRĖNJĖ
- Njė nėnė vajton t'birin pėr s'gjalli
Shume pave e mos pafsh tjeter, moj loke
edhe gurin e drurin e shtina n'gjynah -
e skurruar n'lot m'dridhet fotoja jote n'dore
mundohem me t'pa neper lot
e s'mundem se m'dukesh i pershkllime vajit
po qysh t'i plasi zoti syte
le qe more boten ne sy -
po si i trete rrenjet e gjakut n'mallkime te perflakura
leshove lozė tretdheut te zi -
tash ec e nxierri rrenjet me shkarpa te neper kembe
me gjak t'syve te rrita e m'dole doresh
pa a edhe une me dhane shpirt tue u grrithė n'vetmi a
si ato qyqevetem te botes tande te cilivilizuar
e me i dhanė duhmė njė mahalle -
derisa ta ndien duhmen dikush nga rruga
po qysh t'i plasi zoti syte e m'le qyqevetem
pernat e skurrova n'lot foton tende sa
u pershklli n'preher e nuk ngjane ma ne ty
mu ka ba duē n'gji tue ngajtė jetės
shtegepashteg -
me njanen kambe n'dhe e tjetren mbi dhe
t'ka humbė pamja para syve, moj loke
mendja paska rrenje
DREDHA E ERĖS
Dredha e erės nė rrugė
bėn pluhnajė -
mbyllni sytė pėr njė ēast
sa tė kalojė
ajo bartė kujtime tė diegura
e insekte tė cofta fjalesh
ndodhė ndonjė infektim eventual
kujdestari i rrugės -
nėn parmakė tė pluhrosur
shikon me bisht tė syrit
zilia tė qet n'punė tė trollit
dredha e erės nė rrugė
mbledhė pluhurin e mendimeve tė shprishura
gjethet e fjalėve tė verdha pa zanore
ēfarė nuk banė e dredhnja
mbyllni hundėt pėr njė ēast
sa tė kalojė -
dredha e erės
ndodhė pezmatim i kordhave zanore
tė pshėretimave
nė rrugė ndihet kollitje ironike!
Fror, 20. 2005.
NE TEH TE VESHTRIMIT TEND
'ne teh te veshtrimit tend'
te mprehtė si anza -
prehet ne zgabim
ashku i vrullit tė zėrit gojėhapur
si kokė ushtari ne tehshpate
ne nje dyluftim te gabuar
e,
pelcasin arteriet e vrugta
te deshirave te ndryera
shperthejne dikund afėr
kujtime te brishta qull -
e treten si fluska bore tė lagshtė
mbi faqet e mėrdhezura
e,
renkimet e baladave
i len gojėhapur
ti je zanore e zanuar -
nė preftim pshėretimash
ne teh te veshtrimit tend
prehet krahu i vetulles sate
- krahdallendyshe
kullon zanore tė etshme
aq shumė tė ėmbla
me tu ngjitė buzėt e shkrira
e ne damare te vetulles
gufon afshi spirrė brėngash
ne teh te veshtrimit tend
tė mprehtė si zana -
prehen ushtri deshirash
ne beteja te kujtimeve te brejtura
dikund nė antikė -
e,
ne fund luan koken ne shenje pohimi
fituese i rrokullisė me kembe -
i kthen mbarė trupat e premtimeve qorre
tė rėna pa namnishan
O ti je zanore e zanuar -
n'preftim psheretimash!
Fror, 26. 2005.
AGU NĖ PRISHTINĖ
Po agon rrezja fjalės sė re
posa filluan tė zbardhen psheretimat
n'qiell
qetėsinė e natės ende thejnė
klithmat e do qenve e krrokamat e do korbave
retė e kuqrremta tė djerėsve tė ėndrrave zbardhen
tymtaret elektrike ende qesin tym nė terr
tėndave tė familjeve tė dėshmorėve
iu fishkėllon dimri e pipat e hijeve uniforme
e pallateve tė shumė horave iu ushton broēkulla pop-rroku
nėpėr rrugė ndihen cicėrima zogjesh e cingėrima tė ēelsave tė dyqaneve
punėtorėt ende flejnė
po lind dielli mbi Prishtinė
Dimėr e dritaret e hapura
kohės iu ka nxe gjaku n'dej lumejsh nėndetor
do tė nxehet deti i lotėve e toka e varreve
Flakė Janari patem derisot
trishtimet ende rrinė tė fshehura
te Graēa e te Vendi i Plumbėt
Cilės pjese tė Prishtinės
i bie rrezja e agut e para
Kodres sė Trimave
Zahir Pajazitit Edmond Hoxhės Adem Zejnullahut e
deri nė grillat thikore tė Afrim Zhitisė
Kodra e Tre Trimave
Rrezja e fjalės sė re
Po agon mbi Prishtinė!
Janar, 17. 2005.
KOHA E RE
Koha e re ėshtė buzėqeshje,
Si kur e qet dielli syrin nė ag;
Thinjat e bardha janė reshje,
Kohė e thinjur pret nė prag.
Koha e re ėshtė buzėqeshje,
Sa ecje krenare ka vrulli i sajė -
ēdo ditė ndrron nga 'i veshje,
e nga gėzimi shpėrthen n'vajė!
Shpejt para syve tė iken koha,
Mbetesh habitur se kah shkoi -
Si zog i mashtruar nė ca troha,
thuase tinėz pėrskaj tė preftoi!
Gėzimi mbaron sa ndrron moti,
si njė mjegull qė ulet mbi mal -
Fjalėt t'i piklojnė buzėt pika loti,
pėr gabimet pahiri o zot na fal!
Koha e re ėshtė buzėqeshje -
sikur shkrep dielli me rreze n'ag!
thinjat e bardha janė reshje -
kohė e thinjur tė pret nė prag!
***
FĖMIJĖT E KOHĖS
Secila kohė i ka fėmijt e vet
E koha kohės nuk i pėrngjet!
Thomė ishte kohė e vėshtirė,
kur vuajtja brejti deri n'asht -
Doje prore veē tė jeshė i lirė,
e kurr tė mos mbetesh jasht!
Sa shpejt ndrruan kėto mote,
Po nuk e harruam zėrin e fisit -
S'zhgohet jeta me prralla kote,
Duke ndjekur veē hijen e lisit!
Koha kohėn e shkelė nė ballė,
Edhe kapėrcen nė njė tjetėr -
T'len vrragė sa tė jeshė gjallė!
Vera s'e kujton dimrin e vjetėr.
Amė e vėshtirė pėr bijtė koha,
ēdo ditė pa ujė nė sy tė ēorton!
ėndrren e trisht e mbulon coha,
Mos kujto se ajo vetėm tė don!
Nuk ėshtė si nana qė tė pajton,
e t'i falė mėkatet si bimė zemre!
Prore pamėshirė koha tė gjykon!
T'bėn ushul prej koke e thembre!
Para kohės je gjithmonė njė fėmij,
cacitesh me njė shkop nė dorė -
kujtimet e idhta nuk mund t'i fshij
sikur mbi njė cung kur reshė borė.
Pėngjajmė nė kohėn qė e zhgojmė,
Syri i kohės prore kudo na vėshtron;
Sa ma shumė qė njeritjetrin dojmė,
Buzėqeshja e jetės prore na gėzon!
Secila kohė ika fėmijėt e vet,
E koha kohės nuk i pėrngjet!
***
NJERIU NĖ FORMĖN E ZOTIT
Paska tė ngjarė njeriu nė zot,
edhe zoti po ngjajka nė njeri!
Pra nuk qenka gjithēka kot -
njeriun krijoi nė formėn e Tij!
Gjithēka u dashka t'jetė e mirė,
Duhet qė fytyra diell tė ndriēojė -
Zemrėn ta mbashė prore dėlirė,
Fjala mjaltė tė shkrihet nė gojė!
Kur njeriu nė zot po pėrngjajka,
ē'deshi djalli qė prore rrin pėrbrij?
Po thojka t'zeza e nuk po prajka,
A mundet njeriu pa djallin tė rrij?
Njeriun qė prore e mundon lakmia,
Nuk matet parabote me hallin e tij;
Atė njeri prore e sundon lukunia -
Pa bėrė gjėra t'kqija s'mund tė rrijė!
Qė ta veēosh ti vetveten nga djalli,
Matu me fuqinė e fjalės qė e flet -
Pėr pritjen me zemėr a t'merr malli,
A ka kush qė me dashuri tė pret?
Fisi tė gėzohet kur i del pėrpara -
Ta njeh duhamen e gjakut nė sy;
Besnik i qendrove prore pa lara,
Nuk ka gėzim ma tė madh pėr ty!
Paska tė ngjarė njeriu nė Zot,
Edhe Zoti po ngjajka nė njeri;
Pra nuk qenka gjithēka kot -
njeriun e krijoi nė formėn e Tij!
Fror, 14. 2005.
BUZĖQESHJA E DYTĖ
- Kushtuar, nje plagiatori, F.B.
diēka tjeter diēka tjeter baclok -
po ku ta marresh kur harlisesh e nuk e gjenė
kėrqelja jote e vogėl nuk ta ngrehė barren e madhe yjore
e ke ngarkuar gabim me gur t'rrokotelur e kujton se janė
safire -
nuk bahet bjeshka me kėrqele o baclok -
sillju rrotull e rrotull e assesi te ngjitesh ne maje
zeri yt i vogel humbė ne jehona te medha ushtima bjeshkesh
hapi yt i vockel siellet veē rranzes -
duhet mjeshtri te ngjitesh ne Gjeravine leqeve te theqafjeve
ne zgabime -
mos t'i ze mjegulla sytė e me t'marrė kallukogja atje
te duket Kosova det -
udhėleqet e bjeshkėve kanė orthografi tė shtirė me shenja
piksimi te gjakut
ti kurrė s'i mėsove -
veē sillu kah rranza me kėrqelen tende te vogėl sillu
ruanazo te mos ngjaje njeriu ne fjalen e tij te bukur
ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te shemtuar -
karvanet e fjalėve kote si ti u ngjiten dhe u zhdorgjen
pa therrė nė kėmbė -
me fėmij nė kosha e me kujtime duē nė gji tė brejtur tejash tinzake
nuk i thonė tėjat e fjaleve vlimet e kėngėve tė mbetura
gojėhapura nė krisma -
me fjalėtėje nuk e shkon ashkun e vringllimave tė gjakut
veē lodhesh kot -
me barrė tė huaja qė s'di as dreqi te iu bie ne fije kah zhbirojnė -
mbase dole n'zgabim nė udhė e hyre nė udhėtėpaudhė
- e bajsh me shėndet
ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te vjedhur nga zjarri yjor
nuk ka asgje ma shemtim se t'i biesh rranzes rrotull
me nje kerqele t'vogel
mbaron e plasė prej gulshimeve te ndryeme ne vete gjoja po ngjitesh majes me gjymetyre te huaja -
me zor as me inat nuk rrexohet bjeshka o baclok -
baj pezm me buēuk me shllinė nė sy e kujto se
u rrite me shllinė bjeshke -
hiqe qafe lakun e pezmit te huaj qe ta ka shtrengua fytin
e t'le n'hanė
ti mund te nisesh trup e perpjetė po bjeshka ka udhėleqe qe ta zene frymen -
me atė kerqele mendimi te vogel s'ke kaēik per fjalė as per pune
o baclok -
s'di kushdreqi je po mbase dole e hyne ne udhėtėpaudhė
e bajsh me shendet!
Fror, 16. 2005
LETĖR NGA NISHI
(USHTARI SHQIPTAR ROB)
Veē mos kujtoni -
Nuk dua asgjė asgjė n'kėtė jetė
se e dij se nuk mund te ju shoh
as ju nuk mund te me shihni kurre
per mua eshte bere gjithēka Nje
gjithēka si e bukur dhe si e shemtuar -
gjithēka si fatlume dhe si e kobshme
gjithēka si e gjallėrishme dhe si e vdekshme
gjithēka pėr mua eshte njesoj
veē nje dritez xixe pavdekshmerie
me ben me mbete gjalle -
jam ne Naissen tone antike
rob ne token time te pergjakur
e perseri te roberuar -
rob i lire n'shpirt!
2. (UJKU PREJ VLLAUT)
Ju veē e dini se eshte zhbire gjithēka jona ketu
me gjakun tone eshte formuar thadroni
qe t'i nxierr syte -
gjenerata xhinduese rritet ne ere vdekjeje
zakon antik -
me ta formuar ujkun prej vllaut
e vllau me gjak ujku ma te madhen deshire e ka
me thithe gjak ne fyt te vllaut si n'fyt t'shkaut
veē mos kujtoni
se keshtu me gjakun tone u formua vllau shkau
e kush din ma zi se ai me ta nxire jeten prore
3.(ME SHKON MENDJA)
veē mos kujtoni se -
nuk jam gjymetyre e asaj lirie ende te verdhe
qe e shoh dhe e ndjeje vetem terthorazi
Ju nuk mund ta merrni me mend -
ēfare paskan siellė ketu nga vatrat tona e eshtrat
vashat ma te bukura e nuset hyjnore
djem te bukur e burra trima shqipe sot trufshirė
nje zot e din se ēfare rrebeshesh mund te siellė e nesermja
veē mos na kujtoni -
se ua trazojme puhine e flladit te lirise e lojerat e femijve
se ua lekundim vnerin e moēem
ju trazojme ashkun e bisedave ne oda burrash e tribuna
e ne cakrrime gotash te gezimeve te reja
mosozot me iu ngurua goja burrit
4. (PRUSH LIRIE)
veē mos kujtoni -
kujtimi per neve eshte prush lirie gaca gurore
prush kujtimi mbuluar me hi deri te e nesermja e fatit
nen hirin e roberise qe ende digjem persegjalli -
as mos na beni te na shkoj mendja
se na mund te behemi pishman
e dij se eshte teper vone -
per shpresat e kthimit te gjakut
ende eshte heret te ecesh neper hirin e ftofte
te roberise se diegur
veē mos kujtoni -
edhe me u kthye ndonjehere -
nuk dijme ma me qeshe
as me perqafua ngrohtesisht
i kemi haruar gezimet neper gjarperinjte e rrufeve
ma mire te mos na shihni -
se mund te rrenqetheni tmerrshem nga trishtimi
trishtohen femijet -
e mund t'i prishin lulet e lirise ne kopsht dashurie
me shkon mendja
veē mos na kujtoni -
se ua lekundim vnerin !
Fror, 07. 05.
BIOGRAFIA E GJAKUT
Nuk e dij a ndieni diēka te ftofte
kur shkelni kudo mbi toke kosove
nese ndieni ju ka bere shtepia ujk!
E nėse ndieni diēka tė nxehtė valė
qė iu pėrshkon trupin rrenqethje deri tek flokėt
binduni se o jeni dashuri e atdheut -
o nuk iu beson as toka ta shkelni me kėmbė!
Biografinė tuaj mund ta lexoni kudo -
nė ēdo vend kosove tė martirizuar
nė vend e gur tė pėrgjakur dėshmorėsh
then udhėn ecėn gjatė deri tek varret
pėrkulesh i shpreh lavdi me dy fjalėshpirti
e nėse jo -
nuk tė beson as toka qė shkelė me kėmbė!
Shkoni tek varret e dėshmorėve tė lirisė
dhe e provoni vetveten sa peshoni -
nė peshojen e gjakut a mund ta matni veten!
Fror, 08.05.
PRIZRENI
ALTARI I ATDHEUT
Nuk e din pse Prizreni sot duket si nje qytet antik
sikur ta kete mbuluar gjith pluhuri i antikuitit -
duket edhe ma i lashte se Apollonia e Buthrinti
si nje muze teper i kahmoēem qe as i bejne ballė -
as i mėshirohen po e shikojne me sy mizantropi
- po te tregoj sa mos te behesh pakez heretik
Prizrenin ende e shikon historia me sy mize
Ne fundshekullin e njezet -
Sikur mos te ishte Universiteti i Prishtines -
Prizreni do te behej si Zharra Gurshumi e Naissa
koha shpesh u ēua peshė
Shtate kohera i ndrruan kapuēat -
e prej shtatkoherave mbeti veē Kalaja e Prizrenit
kryeshekujsh e fundshekujsh mbetem te pergjakur
Hynė perseri ne Prizren ne Muze
tė bijtė e Qelekulles -
persėdyti pėrsetreti...perseshtati here
edhe ne fundshekullin e njezet -
per t'i dhene vulė thembre
dhe kur iu afruan shkronjave qe e ēuan peshe historine
qe ua murosen kafkat e eterve te tyre
Te Bijve iu kujtua Qelekulla Amtare
se kur do te stoliset Antika e te behet nuse
ende jane duke iu numruar shekujt
ne vend diteve
pse Prizrenin e ka iri historia e Veriut edhe e Jugut
kohes duket sikur i ka humbur busolla -
pse ne Prizren rrin marmur fjetur ende si Lagjja Plakė -
ende fle me nje sy ēelur Prizreni Frasheri e Vokshi
Antika -
moti i ka shkarkuar barret tek mulliri i katapulteve
qe bluan e gjuan eshtra e mullisi ende mbet
duke cokatur gurin -
nuk e dini se ne Prizren eshte nje mulli qe bluan
veē eshtra te kohes
e cilet femij do ta hane ate buke
eshtrash amtare
edhe sa konop samari matet dielli ne prarim
edhe sa thase eshtra do te bluhen as pa ujem
pse ma qet prag kumbonaren e kalasė pa tingllimė
a vertet vdiqen te gjitha rojet e nates -
ende meēava mbet me ia rreh rrumin kumbonares
Mos Ora e kohes eshte ndalė ne Prizren
Lulet e Antikes do te ēelin ne Kala
veē mos daltė pranvere kurrė -
e le te plasė historia qe me shikon me sy mize!
Shqipja i pehatė flatrat e pret t'i vendoset ne gur!
Vetem femijet e kohes do ta shohin ate bukuri!
Prizrenin ende e shikon joveē historia symizė!
Fror, 08. 2005.
UJĖRAT E ZEZA
merre veten me te mire
zakonisht thone ata qe mbysin
vetveten -
nuk done qe edhe dikush
te behet katil i vetvetes
qyteti i ri i fjales
po ndertohet -
po kanalet e ujerave
te zeza
te qytetit te vjeter
kane shperthyer
nga erozioni e oksidimi
i legurave metalike
merr kohe -
derisa te largohen duhmat
veē mos ta njollosin
fjalen -
ujerat e zeza
don mund -
te pastrohet themeli
i qytetit te fjales!
Fror, 28. 2005.
FJALA E FTOFTĖ
Fjalė e ftoftė
ėshtė vdekja
ecim kah pikėpjekja
shumė ma mirė i vdekur
se sa bar i dergjur plastik
art artificial pa blerim
trup plepi e erė djepi
vdekja ėshtė fjalė e ftoftė
mė vret -
vdekja e tė dashurve -
vdekja nė trojet trime
vet kurrė s'pata dro
moti ia kam hjekė dhėmbjen vetit
posa t'i frigohesh vdekjes
ajo fill tė troket nė derė
dera ime prore hapekrah
e vrave njė -
bėre deren e hekurt
i vrave dy -
lėre deren e drurit
vrave dyzet e sipėr
deren lėre hapekrah
jo, deren hapekrah e vet shpatit
Brechti pasi foli pėr turpin e kombit tė tij tha:
'Tigrat i vrava e m'grinė pleshtat!'
Mė vdiqe moj fjalė e fortė
mė ndoqe moj fjalė e ftoftė
do tė bėj shkrum
Janar, 21. 2005.
TRIPTIKON
Dikush -
mundohet me t'kafshua
e tė puthė
e,
dikush -
mundohet me t'puthė
e t'kafshon
e,
dikush -
mundohet me puthė dhe e kafshon
vetveten.
***
BIJTĖ E SHTRIGAVE
Shtrigat -
pollen nė Ballkan
u rriten n'mes nesh
bijtė e shtrigave
atėditesot
nuk prajnė se kafshuari
edhe atė qė nuk e hangėr as lufta
e hanė -
bijtė e shtrigave
ditenpėrdiell
tėvona -
i thehet rrumi nė um
dhe i han vet shtriga
bijtė e vet
natenpėrhanė
hangtė -
kėrhanė e gėrrshanė!
kohė shtrigė
***
NĖ KURTHĖ
Bishat -
po pse jo edhe njerėzit
bijnė nė kurthė
me kėmbė
e,
dreqi bie me shpindė
nė kurthė!
***
KURRĖ S'U MĖSOVE
Kush ka faj -
pse nuk din me dashtė
e ke dikund njė fije geni
heret tė lidhur nyje
e nuk tė len kurrė me pa ditė
ta ka ndarė rriten
ta rrumcallen kokėn
me grisa tė mprehura
nė dorėn tėnde -
sikur i bie briskut tė rruzes n'rryp
e ata ruaje si sytė -
nyjen e fijes sė genit tėnd
veē pėr t'zezen tėnde
nuk e din as emrin tėnd
nuk e njeh as vetveten
nuk ia din hadin vetit
plesht n'sy tė herojve
nuk i beson as dores sate
e tė vie tė shohesh -
ēka nuk iu beson as syve tuaj
nuk t'bie n'mend as pėr emėr tėnd
i nxėnė kopil -
kah fryn veriu e kah frynė era
ara e bardhė e fara kah ban dreqi vo
egjėr rrėnzė kallirit tė grurit
e kujton se edhe sot -
han kush bukė egjre
kurrė s'u mėsove me dashtė
kurrė nuk dijte -
se si rritet kopeja
veē bėnu tri e ujku pėrmbi
ujk nė shoqishoin
kurrė s'u mėsove!
Janar, 20. 2005.
ROBI DHE LIRIA
Ėshtė shumė vėshtirė -
i robėruari tė mėsohet me lirinė
rob i lirė
pėrditė i turitur robzoti e robnjeriu shekullor
iu kanė mėsuar veshtė me urdhėra tė huaja
me moton irike hypset'vrava e zhdrypset'vrava
tash i doli edhe vehtja qejfit
a ka buzėqeshje ma tė thellė qė ta dridhė shpirtin
kur i friksuari i pėrbuzuri i shtriri pėrtoke para tė huajit
i parodi i pasoji i paqenėni hungron nė t'vetin poatyre rrugėve
qė dje ishin tė lara n'gjak nga shkopijt plumbat e vargojt e tankeve
mos me t'njoftė, shtrėnjtė tė blejė!
Liria ėshtė njė fushė e gjėrė e pamatur
mate hapin e qite vrapin -
fusha e gjanė, n'mujsh me i dalė mbatanė
askuj nuk i bėhet vonė!
Dridhje neverike!
Liria ėshtė njė qiell i hapur i paskaj
mati krahėt a i ke krahshqiponje
askuj nuk i bėhet vonė!
Liri absolute ke veē kur t'i lajshė duart!
ARMIKUN NUK DUHET ME E MBYTĖ NJĖHERĖ
Armikun -
nuk duhet
me e mbytė
njėherė e njė ditė
po -
pėrditė!
***
CUNAM
Vrajė njeriu
e -
vrajė zoti
e tash -
kah me ia mbajtė
Cunam!?
PRISHTINA
Prini Prishtina
me zėra nga troje tė Shqipes
zėra tė rij shpėtuar pahiri nėpėr kukama shekujsh
zėra tė lindur nga gjamėt e vuajtjes deri n'Ka tė Zi
zėra mjerimi tė lindur edhe atje ku dreqi ban vo
atje ku nuk mundi tė shkeli lirė as armiku ma i fshtirė
nga shkrepat e Tuzit e kreshtat e Dushkajes
nga shpatet e Podgurit e djerrinat e Drenikės
nga zhvinat e Kaēanikut e kėrrshat e Dibres
zėra tė lindur nėpėr flakė e tym kohėrash tė nxime
erdhen e prinė nė Prishtinė
e nėpėr flakė e sollen lirinė
Prishtina zėri i trojeve tė Shqipes!
BUZĖQESHJET E LIRISĖ
A e paskemi njoftė sa duhet -
hirin e mbetur tė eshtrave te moēėm dardan Toplikut shkrum
Luginės sė Margės Dardhes Zharres Leskovikut Naises Gurshumit
e Narones, Zentes, Moraēes, Aksit e Thyames -
a frymon ende erė e veres sė mjaltit tė Kreshtabardhes
a paskemi pasė boll gjak atje ku ashti thithė ashtin
a paskan vdekur shumė nga ata qė duhej tė jetonin
a po jetojnė nga ata qė do tė duhej tė vdisnin
ku ishit ju qė doni sot tė merrni aromė tė freskėt lirie
prekni trupin a ju mungon ndonjė gjymėtyrė a keni coll
njė shėnje plumbi a njė pėrrzhitje flakesh nė rrebeshe
prekni trupin a ndieni dhimbje ashti a pezmatime mushkėrishė
a keni trauma krismash e britmash a ndieni erė vdekje me ashk shpirti
a ndieni nė vete jehona heroizmash zemrash flakadane trojesh trime
po britmat nė Koshare Pashtrik Malishevė Obrije Qyqavik
po tmerret nė Prekaz Qirez Likoshan Qyshk e Raēak -
ku ishe e ē'bėre kur griheshin nė havan zanoret e lirisė
pyete veten: a ishe ndonjė krismė e fjalės - Liri
kur duhej e kur trolli trim thrriste gur e gjak pėrgoje
mate veten se edhe guri e druri prore mbanė mend
mate veten!
Janar, 16. 2005.
PO ETESH
fjale mbi fjale
ndertojne ura
mbi shtratin e dimenzionit te ulte
mes dy brigjeve te dyshimit
ndodhe dikush ben ure
mbi gur -
pa pase lume as gurre as rrjedhe uji
ku me dijte -
parasheh ndonje shperthim eventual uji
pikerisht nen ate ure mbi gur
me siguri dicka do te shperthej
por dhe asgje
po etesh
***
RA
Ra -
per nje lule
te mos te mbetet e paprekur
e ta shkelin iriqet ne rrokullisje
ta shpojne xhembat e hidhur
ra -
per nje rreze
te mos bie mbi gjak
e te pergjaket edhe rrezja
po ta shpojne puthjet e embla
ra -
po per kend
ra
dielli
***
VARGJE TE VERDHA
Bukuria
nuk shihet me sy
neper vargje te verdha
dikush paska qitė leng shtare
per ate edhe duken
te verdha
***
SKINIA
kah doli -
askush nuk e din mire
ushujzė ne brraka
paska thithė ne gjak krijues
pas nente bjeshkeve
e dy kodrave
koder pas bregu
as erė as veri -
as lindje as prarim
kcen -
ne te katra
kah doli -
askush nuk e din mire
veē thonė -
doli me nje draper
flakrua
ne hene te re
ku korri -
nuk mbiu
ku mbiu
u rrit pahiri
neper lot prush
neper epika hi
hutina
me sy ne gardh
flakron -
ne hene te vjeter
kurr mė -
ne hene te vet!
SHENIM PER KOSOVEN E VITIT 2005
DUKET SIKUR ENDE PERZIHEN FJALET -
PAQA E PAQJA NE KOSOVE
Ne kuzinat e Kosoves
ende hahet paqja si ēorbė mishi
blok -
e tjeret te ngopurit flasin per paqen e rendin e ri
hane supe dhjami si filldreke
duke ua rrudhur syrin hipokrit bjeshkeve
per 'i xhep bollushtrash
as sot ne Kosove ende nuk mund t'i dallojne mire
dy fjalet: paqa e paqja
bile as ne fjaloret shkencorė -
se ata qe hengren paqje mengjeseve
hangren plumba per paqen ballkanike
ka edhe tjere qe vyen u derguan ne gjyqin modern te Hages
perdit mungohet edhe nagnje rreze drite:
viktimat me gjaksore ne te njejtin nen ligji
qe ende e dirigjojne pikerisht ata -
qe kryen krime e masakra civile te pafajshme
mu ne trojet e tyre autotoktone -
gjykohen ata qe vrane disa armiq e tradhetore
per lirine e Kosoves -
e jetojne ende ne Paqė ata qe masakruan
mbi dhjetemije viktima te pafajshme civile
pikerisht ne fundshekullin 20.
rinovohen tempujt e huaj me dhune e
rivarrosen eshtrat tone te pafajshem e te zhdukurit si
gje krejtsisht e harruar nga ndergjegja e botes!
Jasht fjales Standard!
T'i shilojne fe e atdhe!
Ne Paqe i dergojne heronjte ne grilla
dhe i lane kikiruket te flasin e shkruajne
per heronjte e luften ēlirimtare, ku edhe e quajne si faj
per fatin e Kosoves -
qe ende eshte nje cope mishi e gjaku toke te Te Parve
- shkeputur me gjak nga goja e kuēedres
nga kthetrat barbare masakruese me shekuj e derisot -
ku copat tjera te trupit shqiptar valviten ne laboratore
gjoja moderne, e qe kuptohen edhe nga loja e femijve
e loja e mijve
a po hahet Paqa a paqja mengjeseve ne Kosove
ata me varre plumbash hane ende mengjeseve paqje -
ēorbėmishi -
tjeret qe vuan bishtin nen kembe ne kohe zjarri
u shihet dhjami ne tru plagiati e -
edhe as sot nuk guxojne ta thone te verteten as ne Paqė
po tregojne ''trimeri paslufte, e urti pas kuvendi''
ende pikepesė
thiohet ne Kosove jetojne ne Paqė!
Po vlon, a po piqet liria!?
KREJT PANATYRSHEM EDHE SOT
Dy fjale ma kane grryer shpirtin gjithjeten.
Dy fjale ma kane nxe gjakun gjithjeten.
Dy fjale qe ende nuk mund t'i shoh bashk.
Dy fjale te ndara -
njera ne njerin qosh te gjakut,
e tjetra ne fund te gjakut.
Dy fjale qe notojne ne gjak.
Dy fjale qe thrrasin prore njeratjetren.
Dy fjale qe i nxene nje diell.
Dy fjale qe i perben nje Toke.
Dy fjale qe i perben nje gjak.
Dy fjale qe presin bashkim.
Dy fjale te ndara dymije jetera.
Dy fjale, qe zanoret e tyre, tingllojne vajshem, sikur
peshperisin dicka te thelle me krramze brejtese, sa tingellojne nga funddeti
sa tingllojne nga majemali, as nuk shihen mesveti,
as nuk ēmallen mesveti, as nuk dorzohen persegjallit,
as nuk po bashkohen persegjallit,
as nuk pushojne nga klithmat,
as nuk i shemben vetetimat,
as vdesin persegjalli,
as ngjallen persevdekurit
Dy fjale qe thrrasin cdodite,
Dy fjale qe endrroj cdo nate, prej atij momenti qe pava
harten etnike
Dy fjale do te ma marrin shpirtin
Dy fjale do te ma falin jeten e re
Dy fjalė rėnkojnė nė breza
Dy fjale - Tivari e Preveza!
Prill, 2005.
LUM E LUM VIRIO EPIRI
-----------------------------
Lkundet turpi thahet bari
kah po flet t'madhe Brari!
at siklet une po ta hjeku,
ty t'i paska pi ment greku!
T'ka dhane pune dhe shpi
taman si me kane n'Greqi!
Kėto fjalė nuk janė prralla
qė po tė duken si kopalla:
Ai shqiptar shqipe me fletė
ilaē vetit ka me mi gjetė -
mos me ndejte harambash
tue pi venė tu pi hashash!
Po me dalė sikur Zanė mali
ngo ti mirė o bre Brar djali:
s'ashtė mirė me ba hajgare
me gjuhė e doke shqiptare!
Po ruej mirė djalė ato pare
se pa i dhane nuk ke ēare,
pėr me gjetė ti nji mercenar
ta nxan vendin sa ma parė!
Ose del djalė nė tjetėr anė
e tė shohim krejtė sa janė,
se na u ka ba pak tymnajė
nuk po din kend e ke Rrajė!
M'sue me folė mirė Junanēe
si me ken' gojė Sanēo Panēe,
A ka sot kund ma zi pėr ne,
se me ndrrue emėn e atdhe!
Me iu ba sot teslim grekut -
si nji pleh n'fund t'hendekut
e ku edhe n'Shipninė tonė -
me ia shitė grekut po donė!
Shqip e vajton nana djalin
e greqisht ia thonė telallin!
Le shqiptar e vdes si grek
sikur cungu nė nji hendek!
Pėr nji punė kafshore marrje
si me kenė nė nji litar varrje!
Delni zana e t'madhe kjani -
se na u ba ky Flamuri - Jani!
Po ky Brari kush na ish -
duket i pshtjellun nanfish
n'vend se ushtar i Epirit -
po na del si i Vorio Epirit!
N'vend se ushtar i Pirros
po na del nji Janullatos -
n'vend se t'del i ri Fishta
pėr ty Brari 'ngjet bishta'!
E ke ndij ti kund kėt fjalė?
Prej xhaxhit tand ka dalė,
mos m'u prishė me shkja
mos me hy ma nė bela -!
M'i harru gjakun e Tivarit
po njisoj si fjala e Brarit!
Odise
TI NJEH DIĒKA MA SHUMĖ SE UNĖ
- Kushtuar, njė shqiptarit, qė premton tė mbetet shqiptar!
- Me tė njoftė Ty ėshtė vėshtirėsi -
E ke kthyer Vetveten nė Krenari!
Je duke me pelqyer
pėrditė dhe ma tepėr -
Me Tėndin s'duhet ta mbashė mend
asnjė plagė tė vjeter!
Njeriu qė mėson nga vuajtja -
Rreshket ma mirė e behėt ma i shijshėm pėr jetėn!
Ėshte ma afėr njohjes ma t'lartė, ta njohi vetvetėn!
Njohja ėshtė njehėsim -
njehėsim numerik nė jetė
a bėjnė baraz me Dy -
Nji plus Nji -
apo mbeten vetem
- Njė Unė, e Dy Ti!
duhet t'i thuash vetvetes!
Veē pėr hirė Tė Vėrtetes!
Lirisht, kjo ėshtė poezi!
Porsi jeta plot me tė zi!
Lirisht, kjo ėshtė poezi!
(Qershor, 17, 2005.)
Odise
Nezir Myrta / SHQIPONJA
Shqipėri...
Kosova thrret
O sot o kurrė!
Motrėn e Vet!
Tė Bashkohemi.
Shqipja Jo
Dy Kokė!
Me njė Shqiptarė!
Do tė Bashkohemi
Nė Njė Tokė!
Shqipėrisė t'i Prijė
Shqiponja Zemėrzjarrta Zonja
Nė Sy - ka Mprehtėsinė e Tehut tė Guximit
e Guximin
E Tehut tė Mprehtėsisė
- Mprehtėsinė dhe Tehun e Shikimit e ka tok G u x i m - Sy Argusi!
Nė Mendje ka - Maturinė e Shpatės tė Vėndosmėrisė dhe Atė Vėndosmėrinė e Shpatės sė Maturisė -
Mendjen e Ka Shpatė! Nė Zemėr ka Vrullin e Orės sė Pamposhtėshmėrisė dhe Atė Pathyeshmėrinė e Vrullit tė Orės -
Zemrėn e ka me Orė! Nė Flatra ka - Mjeshtrinė e Shpejtėsisė sė Rrufeshme dhe Atė Rrufenė e Mjeshtrisė tė Shpejtėsisė! Flatrat i Ka Rrufee! Nė Kthetra ka - Fshehtėsinė e Forcės tė Rrėmbimit -
dhe Atė - Forcėn e Rrėmbimit tė Fshehtėsisė! Kthetrat i ka Forcė!
- Nė Shpirt ka Mbretėrinė e Paskajshme tė Yllėsive, tė Paskajshmerisė Qiellore dhe Ate - Pakapshmerinė e Universit Mbretėror!- Shpirtin e ka Mbretėri tė Qiellit - Diell Hyjnor Hillir!
...Nė Dashuri - Ka Fuqinė e Tėrheqjes sė Bukurisė dhe Ate - Bukurinė e Fuqisė Magjike! - Dashurinė e Ka Magjii!
Nė Jetė ka - Pavdekshmerinė!
E Qendreses
Jetė tė Yllėsisė!
E Yllėsinė e Saj
Tė Pavdekshmerisė!
Nė Vdekje Ka - Mbijetesėn Madhore!
E Madhėshtinė
E Mbijetesės Tė Sajė!
Madhėshtia e Vdekjes.....Vdekja - Madhėshti!
Bashkohu o Yllėsia e Shqiponjes!
Dardhania - Arbėria!
NJĖ
Shqipėria!
(1992)
Nezir Myrta / GJUHA E GURIT
GJUHA E GURIT
Gjuhė tė ēuditshme
ka guri im -
askush nuk mundi
t'ia mėsoj shkronjat
shkronjat e emrit tim
plasje rrufeshė
guri im
gojėgur!
(1987)
MOLLA E EVĖS
Gjysma Dashuri
gjysma Urrejtje
tok u mbollėn
nė Kopsht Zemre
Eva - Burim i Jetės
e Mkatnore mbete
unė ēka kam Faj...?
(1987)
NJĖ PYETJE
Jeta lumė me njė Breg
ku ėshtė Bregu tjetėr
gjith jetėn do tė pyes
(1987)
BJESHKĖT E NEMUNA
Nė vend tė Pagėzimit
mbeti emėr Mallkimi
Bjeshkėt e Nemuna
mbeti dashuria ime
Frynė Erė Mallkimi
deri nė Fjalėn pa Zė
Kush ju mallkoi kėshtu
me kėtė emėr tė rėndė
mė tregoni -
se u dogja nga Dashuria!
(1987)
I BININ MALET BORISĖ
I binin malet borisė
rrėxoheshin grykave shkėmbinj e
ngriteshin majave plisat e bardhė
e shkrepave shkreptima
binin plisa gjaku
Kohėrat vėnin nganjė vulė nė ballė
Muranė pesėqind myhyra dovletesh
murana rėnie e ngritje miletesh
erdhen e shkuan
nuk u kthyen kurrė me
e lan gjurmė e vrragė nė gjakun tim
erdhen e thanė se jemi miq
e mbi supe mbanin armė
mbi koka plisa tė hekurt
nė zemėr mbajnė shtypje masakra robėri
Guri im prore me armė nėnkrye
baballarėt me ta i ndrruan kapuēat
E kohėrat Kapuē me Mangė
I binin Malet Borisė
hynin kolonat e bardha grykave
e dilnin tė kuqe fushave djerrina
Lisat i digjshin rrufetė
plisat i dridhshin bubullimat
binin shkėmbinj mbi ujėra tė skuqura
Notonin nė Vorbulla Plisat
deheshin nėn hije Pisat -
dridheshin ne maja Lisat
I Binin Malet Borisė!
(2.mai,1986)
LULET E GURIT
Nė thelb tė Gurit
Fara e Drurit
brėnda Gurit
Rrėnja e Drurit
rritet Trungu
lart kah qielli
lėshon Degėt
Rreze Dielli
Zemra e Gurit
e shkrumbuar
Dega e Drurit
e lulėzuar
Syri i Gurit
mbushur Lot
Dega e Drurit
blerim plot
Qendron Druri
Me Lule Guri!
(1986)
THEATRI I KOHĖS SONĖ
Prova prova prova
Nė Theatėr
derisa tė ndahen Rolet...
Premiera duhet tė japet sėshpejti
Regjisori Sylejman Lokaj
ėshtė nė hall tė madh
as nė Qiell as nė Tokė
nuk e gjenė askund -
aktorin kryesor Nik Bardhin
Heroin e dramės "Ura e Shėnjtė"
as nė Tokė as nė Qiell
Roli Kryesor jam Unė
Kapedan i kapedanėve tė Rrafshit tė Dukagjinit
qysh para Epokės sė Re
mjellmat e bardha nga kaltria
korba tė zi mbi lisa tė varreve tona
paralajmėrojnė
Pėrsėritjen e Historisė
Ku gojohen mesveti
Urata e Mallkimi nė Kosovė
si rriēnat i hanė sorrat e larme
Historia e shtrirė Shtat'bojė njeri!
Nuk dua tė shtrihem
Dua tė Flijohem -
Mbi Urėn e Shėnjtė!
Vertikalisht!
Prova prova prova
Provohet Mbrėmja me Aktorėt
Nė Theatrin e Kohės Sonė -
Derisa tė shfaqet Premiera!
(1987)
FITORJA ĖSHTĖ ZEMRA
- Bajram Currit
Lodhesh e lodhesh deri Buzė Vdekjes
sa ngreh Krye mbi Krahėt e Tu
Spartak - pa njeren Dorė!
Ngjitesh e ngjitesh deri afr Majės
sa pushon pak mbi Fjalė tė Urtė
Spartak - pa njeren Kėmbė!
Shikon e shikon Tej Bjeshkėve tė Jetės
sa mendon pak me Kokė nė Bjeshkė -
Spartak - pa njerin Sy!
Ece, deri nė Dragobi dragonj
Trupa Mbėrthyer nėpėr Hunj
E deri nė Dukagjin - Spartak
Bajram Trup i Gjallė Trimėrie!
Fitorja ėshtė Zemra!
(1983)
post sript: ky kapitull poezishė u botua ne "Shtigje"
nė Kosovė, poashtu u emitua nga RTirana mė 1992
recitoi Kastriot Ēaushi, redaktore Luiza Musta.
KUNORĖ SONETESH
GJAMA E ORĖS SĖ MALEVE
- Luigj Gurakuqit -
akrostiku
Lot Thoni gjakpirės i Kuēedrės Dheun nėn thembėr ta rrėmihu,
U hap Syri i Zjarrtė i atdhedashėsit e shkrepi - gacė e Rrufesė!
Idhull i Vendlindjes bukuroshe - Atė Flokun me rreze ia krihu,
Gurakuq o Shpirt - Orė e Maleve, qė Fisit Tonė i dole nė Besė!
Jehon kujtimi o Jakin Shkodra sa e gjatė Qe Qendresa Jote!
Gllauki qė tė urrejti njė Dhėmb shtrige Ty o Shpirt Luftetari -
U kalle Kandil qė zdrite zemrėn e pėrgjakur tė kėtij Behari!
Roje Guri bilbil qė Larg Folesė derdhe Kangėn nėpėr Mote!
Athua nuk ndigjoi Vasha e Parnasit tej detit nė tėhuajin Dhee,
Kur Pushoi kangėn nė Mallengjim njė Shtegtar qė s'shtegėton!
Unė s'Qajė pra, se Ra Theror pėr Atdhe tė vetin ku ėshtė Lee!
Qėndro luftėtar me Pėndė nė Dorė vllau n'kėto Vargje t'kėndon,
I Gjallė N'Qiell tė Shqipes e nė Syrin tim sot meteor i zjarrtė Je!
Trofe Bilbil i Maleve i Ringjallur nė Shpresa tė zemrės m'ligjėron!
(1966)
*
Kėtė poezi e botoi revista letrare JETA E RE Nr.6 /1966 Prishtinė.
VARGJE RINIE
-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-
Autori : buna
Data : 17-06-2002 03:02
Titulli: per poezite
heu c'me zgjove dhe dashurine time per bjeshket e namuna.nje dashuri te pashprehshme,por te brendshme.te kapshme.u ndera e tera ne gurin e fjales dhe percolla sa munda rrufete qe nxirrnin.eshte e pasur gjuha jote.ti di kaq thelle ta shprehesh ate qe do te thuash.dijet e tua dhe dashurite i kam si perpara pasqyres.shume afer.vecse qindra poezite per even nuk kishin thene te gjitha sa duhej per te(even) pa fjalen tende.
nuk i kam lexuar per se dyti.do ta bej.he per he u nxitova te te flas,spse desha te te them se te jam vene nga mbrapa.tani, me thuaj, vec emrin tend qe ta ve ne nje rradhe me poetet e mi te dashur.
***
Nezir Myrta / BUNA
...kjo ėshtė jeta
sa diell sa shi me stuhi
Jeta tė nxitė tė shkrepesh edhe gur fjalėsh tė rrufeve
edhe pa dashje
sepse -
edhe Ne duam tė shkrepim gur fjalėsh dashurie
se nuk i kemi lindė zotit me zor
Po si i ke Valėt sonte Buna...?
Ne zogj dielli e zogj stuhishė
por - ndihemi krenarė
sepse -
kur bie shi me shtrėngata meēava tė frigshme
e skuqet qielli me vėtėtima nga gjarpinjt e rrufeve
tė gjithė zogjėt e gjallesat mė tė fuqishme
struken vrimave - e vetėm
shqiponjat fluturojnė lartė nė qiell
dhe shpėrlajnė krahėt nė tallazet e fortunave!
Derikurė Ne do t'i lajmė Mėkatet e Evės?!
E -
Athua i lanė Mėkatet Tona edhe Eva n'AtėBotė!?
Jemi zogj dielli e zogj stuhishė
larg Atdheut jeta ėshtė
Ferr me Lule!
Kam zakon tė tė shohė para Buna
se mė shumė e dua Bunėn me valėt e saja
qė ta freskojnė shpirtin ėmbėl Valet Tona
se sa Amazonin me valle tė ēmendura zonash!
Kjo ėshtė jeta Buna...
e ē'mė gjet, qė ndjehėm pranė puhisė sė Bunės sonte?
Shqiponjė mbi Valet Valė - e jo si Noli Anės Bunės!
Se Noli mbeti nė Boston!
E aqė shumė e deshi Bunėn!
Kjo ėshtė Jeta
Buna Jonė!
(16.06.02)
Nezir Myrta / MACA E TIGRI
ēuditėrisht
maca ben pjese ne familjen e tigrit
sipas evolucionit
ēka fshehet nė mace?
deti ullinjt
ulkonja e Ulkinisė
a tigresha?
Kur flet pėr detin e ullinjt
mė dukesh ulkinase
e Ulkinisė (kėshtu i them unė)
'e dashura e detit, e pa dashuri deti'
det kemi mjaftė gjithkah atje
Bjeshkėt e Namuna
i namen ata qė panė me sy
Namin e Shqipes
me thirrjen - mbi 'ta!
e ushtoi kėnga e Hysen Bajrit:
'o nuk po muj baclok me folė
se m'ka ra do gjak nė gojė...'
aty ku mbėshtet pėr Shkėmbi
vdiq nė kėmbė Jakup Ferri
me Shtat' Plagė -
Shqiponjė Shkėmbi
duke marrė me vete
njė tog xhandarrėsh
dhe i thirrėn krejt Bjeshkėt
Prokletije
Bjeshkė tė Namuna
pėr tė huajt
e,
Bjeshkė tė Bekume
pėr shqiponjat shqiptare!
Kush ėshtė pre jote?
tigreshė deti blu!
zoteshė deti apo
zoteshė malesh?
sa bukur mbulohesh
nėn emrin
nga deti ne detroit
Autori : buna
Data : 18-06-2002 17:00
Titulli: per poezite e Nezir Myrtes
tani po.tani mund te te them c'mendoj per poezite.pasi i kam lexuar disa here.
mendimi i pare qe me erdhi eshte sa te nevojshme jane keto vargje per poezine tone, per gjithe letersine shqiptare.nuk me behet te bej ndarjen (qe me duket se dikush perpiqet ta thelloje)letersi kosovare dhe shqiptare.eshte e drejta jone ta ndjejme si prone te krejt popullit shqiptar.
vargjet e tua jane te renda, te ngarkuara si me ide ashtu edhe me mjete artistike.kontraste, metafora,vendosje, ritem qe sa vjen e ngrihet dhe t'i merr edhe ndjesite e tua atje ne proteste dhe ne shqetesim.poezia jote eshte poezi luftetari (jo thjesht spektatori) dhe patrioti.keto vargje mund te bejne te ndjeshem ndaj revoltave te tua edhe ate me indiferentin.ato jane kumt.
per poezine e eves
pse me ka prekur kjo poezi.s'eshte e veshtire per t'u kuptuar.(lol)po te them se ti nuk ke asnje faj.ti je i vene para saj thjesht per ta dashuruar dhe per tu dhimbur.ashtu si te gjithe burrat e botes.kam menduar se njerezimi gjithnje ka qene i terhequr magnetisht nga dy femra:shen maria dhe eva.e para eshte admiruar dhe lutur.e dyta? e dyta eshte dashuruar pa asnje kompleks faji.e dyta ka ngjallur mornica, sepse eshte mekati dhe bukuria.jemi njerez. sido qe te jete i jepemi njeriut me te gjitha driten dhe erresiren tone.
ti nuk ke asnje faj.bej nje falenderim, bashke me te tjeret qe eva merr fryme dhe mundet te ngjalle stuhine, komplotin, mekatin,ngjethjen... do te zgjatesha shume po t'i thoja te gjitha.po falem dhe une qe akoma burrat dashurohen me te.
***
POEMA PĖR POPULLIN
Populi ecė e nuk ngutet -
Udhės me gropa zemre e kalldremeve historike
Nuk ngutet se ėshtė i Lodhur- i Kėputur nga Thikat
Varrėt Thika pas Shpinde ia kanė kėputur shpirtin
Pesha e hidhur e historisė sė tij -
Plot data lavra vitesh nė ballė e shekuj betejash
Pa Pre e pa Fre -
Historia e Huaj i rrinė Gerrbė Mbi Shpindė ende!?
E -
Shpindėn e ka plot gjak e trupin shoshė shpatash e plumbash
Plot plagė tė moēme mijavjeēe
Duket sikur ngjitet gujaz Pėrpjetėzes Epike
Kurrė i gjunjzuar numron Hapat e Epokave
Qė Ia lan veē njė Copė Trup e Shpirt -
E me shpirt ndėrdhėmb mundohet Pėr Tė Gjallė!
Plot plagė tė moēme mijavjeēe!
2.
Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
Viteve tė Krrusura Ura historike tė Via Egnatias
Koha pa ujė nė Sy ia qet thiijat e pėrgjegjura
pėr 'i pikė xeher tambli nė Sy tė gjegjur e t'regjur
Tamblin e Nanės ia qet pėr hundėsh -
Deri ta qet njė fjalėgoje
tue qitė zjarr pėr sy e tym pėrgoje
thuase - i kemi lindė zotit me zor!
Populli ecė ngadalė e nuk ngutet -
Varg i Gjatė Thik'pėrpjetė zor ėshtė m'u ngjitė kėshtu
S'ka kohė me u ndalė as para varreve as para tė vdekurve
Tė plagosur nuk sheh askund tė shtrimė edhe ata ecin
Pėrpjetėzes sė Plumbtė
Nuk kemi Kohė as me vdekė!
E Koha bie mazunė pėrdhe, nuk qet za as fjalė pėrgoje
Buzėt - Shkrum i Gjallė - e luan kryet pėndueshėm -
Ka dro do ta shkelė Tjetra Kohė nė gjysėmrruge
Mbetet kush mbetet e del nė Breg Kohe - kush tė del!
Historia e Popullit -
Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla
Kur ecet Thik'pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike
Populli ecė ngadale e nuk ngutet...!
3.
Ecė ngadale e nuk ngutet -
Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshė e arkeologjishė
tė thyeme antike -
Bjeshkėt e Namuna i Banė me Shpindė
E Bjeshkė Shtyen me Gjoks!
Skurruar ne Gjak Triumfal tė Fitoreve tė Huaja
E Dikush ne Gisht nė Gojė -
Dikund me Gisht nė Kokė e dikund
ia merr kamba kambėn
me Zorrė nėpėr kambė -
Pret tė ia Jep Dorėn Bjeshka
ajo ende i rrokullisė gur!
Koha Breshkė Ende ia Qet Thijat e Pėrgjegjura...
Pėrditė i del Doresh nganjė Bjeshkė e nga njė Vrrijė
Me hekura nė duar - don tė dali hekurah
Moteve tė Nxime!
Ia Nxini Jetėn historia e veshur
me Uniforma shtrigash
Me Bjeshkė e Vrriijė ndėr Sqetulla -
Historia i ndalet para kambėve
keshe po ia fshinė djerėset e gjakun
djerėset i vlojnė n'ballė e
s'un ia gjenė kund Ēaren Vetit!
Pėrditė nė lojna tė reja - Shtrigash tė Vjetra!
4.
Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
Epokave Qorre Historike me Hapa tė Randė - Bjeshkė!
Me Kokė Plumb - tė rėnduar mbi Kohė
Me Kohė Plumb nė Zemėr!
Me Shpindė tė Plumbtė te Dy Luftave Botnore
Me 'i Botė nė Shpindė -
me ndėrskamca historike tė pahistori
Pėrditė ia grryejnė Gjeografinė e vet ndėr kambė
Pėrditė ta Grryejnė Dheun Ndėr Kambė!
E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahė Drangojsh
pėr tu ngjitur nė Qiell -
E me i shtie nė Grusht Retė e Mendimit Bosh!
Ende - Mizat dojnė tė bahen drangoj e Drangojtė
sikur po paraqiten si miza -
Me Sy Mize nėpėr Pluhurin e Mbetur
nė Tribuna Tribunatorėsh!
Epokat e Lavdishe Hillire -
diegur e humbur pashėnjėpadokė Nėn-Tokė e Nėn-Ujėra!
Edhe vet Koha sot po e sheh
Kthjelltė Rrėnjen e Gjallė
deri nė Fundbote tė Antikunit -
Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan!
Populli Ecė Ende Pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike
Ngadale E Nuk Ngutet...!
(7. mars, 1996) Nga Vėllimi - POEMA PĖR POPULLIN
Nezir Myrta / NUK I KEMI LINDĖ ZOTIT ME ZOR
prejardhja e zjarrit nuk asht hini
po fėrkimi i fortė i zarrtė
i ndjenjes me arsyen...
unė una bashkoj nė votėr...
e nėse arrijnė tė mė mbėrthejnė nė shkėmbinj...
binji shkėmbit tė ēahet copa-copa
e tė rilindem pėrsėri
vėrtet, do tė jemi shumēka e re
bashkė tė ringjallur - promethe
unė me una ua tregoj nė sy zjarrin perėndive
nuk ua vjedhi asnji gacė -
se edhe Na duhet tė ngrohemi natėn
edhe kur na fshehin diellin ditėn
Kohėt e Nxime
nuk i kemi lindė zotit me zor
-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-
Data : 20-06-2002 00:01
Per: per poezinė e Nezir Myrtes
Postuar mė parė nga buna
tani po.tani mund te te them c'mendoj per poezite.pasi i kam lexuar disa here.
mendimi i pare qe me erdhi eshte sa te nevojshme jane keto vargje per poezine tone, per gjithe letersine shqiptare.nuk me behet te bej ndarjen (qe me duket se dikush perpiqet ta thelloje)letersi kosovare dhe shqiptare.eshte e drejta jone ta ndjejme si prone te krejt popullit shqiptar.
vargjet e tua jane te renda, te ngarkuara si me ide ashtu edhe me mjete artistike.kontraste, metafora,vendosje, ritem qe sa vjen e ngrihet dhe t'i merr edhe ndjesite e tua atje ne proteste dhe ne shqetesim.poezia jote eshte poezi luftetari (jo thjesht spektatori) dhe patrioti.keto vargje mund te bejne te ndjeshem ndaj revoltave te tua edhe ate me indiferentin.ato jane kumt.
per poezine e eves
pse me ka prekur kjo poezi.s'eshte e veshtire per t'u kuptuar.(lol)po te them se ti nuk ke asnje faj.ti je i vene para saj thjesht per ta dashuruar dhe per tu dhimbur.ashtu si te gjithe burrat e botes.kam menduar se njerezimi gjithnje ka qene i terhequr magnetisht nga dy femra:shen maria dhe eva.e para eshte admiruar dhe lutur.e dyta? e dyta eshte dashuruar pa asnje kompleks faji.e dyta ka ngjallur mornica, sepse eshte mekati dhe bukuria.jemi njerez. sido qe te jete i jepemi njeriut me te gjitha driten dhe erresiren tone.
ti nuk ke asnje faj.bej nje falenderim, bashke me te tjeret qe eva merr fryme dhe mundet te ngjalle stuhine, komplotin, mekatin,ngjethjen... do te zgjatesha shume po t'i thoja te gjitha.po falem dhe une qe akoma burrat dashurohen me te.
nje grusht Dhe Uje e zjarr
permbane Jete e jo varr !
gjithe jeten -
do te kemi pune me Even
faji eshte jetim - thone
Dashuria
dashuria
si femia
kerkon
gjithcka
gjithcka
gjithcka
Nezir Myrta / SHQIPĖRIA E BASHKUAR
E bukur ėshtė Kosova
E Bukur ėshtė Shqipėria
Siē ėshtė E Dashur Nana!
Mė ēon peshė shtat'palė Qiell
Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė!
Edhe deri atje ku bre miza hekur
Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė!
Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė
Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell!
Shqipėria me Botė nė Sy -
si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės
e bota me Shqipėr nė zemėr
Shqipėria gjithmonė e pushtuar
Shqipėria - kurrė e nėnshtruar!
Shqipėria e Bashkuar!
2.
Ushtima -
Me shėnjen Viktoria
deri Te Molla e Kuqe
Filloi -
E Para
Nė europėn e Lindjes sė Madhe
U lind nė Prishtinė
E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės
E rreh tupani i Dardanisė!
Dardania kumbonare bashkimi
E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri!
Me njeren dorė kafshaten e bukės
E, jemi gai -
Me tjetrėn kambėzėn e pushkės!
Me gojė - bukė e plumba
Me sy shkreptėtima rrufee shqiponjash
Me hap drejtė shoqishoit nė sy
Derisa tė bėhet njera Dyshė -
- O Varre o Djepa!
Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa
Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll djepi
Tė pėrkunden nė varre!
Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės!
Republika nuk lindet etiu si dielli
As nuk bie vetiu si shiu -
Republikėn e bashkojnė fije-fije
Burrat -
E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !
- Ku janė Burrat?
- Ku janė Varret?
Guri gurin nuk e sheh
Burri burrin nuk po njeh!
Kosova - prore e kositur
Kosova - kurrė e nėnshtruar!
Shqipėria e Bashkuar!
(Kalendor, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN
Kjo poezi u emitua pėrmes RTV shqiptar mė 1992, recitoi aktori i mirėnjohur Kastriot Ēaushi.
Nezir Myrta / KOSOVA
Kosova ime -
sa ma shumė qendrove u bėre edhe ma e dashur
u bėre edhe ma e dhėmbshme edhe ma e fortė
pėrbinė dhėmbjet krismat lotėt
bebėzat e syve thahen mos me rreh ēerpik
mbesin bebėza tė hapura nga malli
aorta e zemrės pushon mos me rreh pulsi i gjakut
buzėt e njoma thahen kur nuk i njomė edhe me lot!
Nėse doni tė lindeni martirė krenarė
vrisni ushujzat karpate duke qeshur me ushtimat
e Bjeshkėve tė Nemuna -
qe pėrgjakin shushurimen e valėve tė Drinit tė Bardhė
nėse doni tė lindeni duke iu parė Kosova
nė sy tė Kosovės e nė zemėr tė Kosovės
Linduni pėrgjithmonė!
Syri i Kosovės sė pėrlotur sheh gjithkah
Zemra shkrum e Kosovės rreh gjithkah
Gjaku shqiptar i Kosovės gufon gjithkah
Gjithė bota sqiptare sot ėshtė nga Kosova!
Gjithkah shkove ore burrė kosove
E Kosovėn kurrė nuk e harrove ! -
Pulsi i gjakut tė Kosovės kurrė nuk pushon
sa t'i bie diell e hanė kėsaj Toke!
(25. 11, 1995)
LAJMET NGA PRISHTINA NUK JEPEN PĖR TĖ GJALLĖ
Mbi Kosovė shkel dikush qė s'ia pėrmendi emrin
ėshtė emėr i zi futė e zezė -
pa gjini pa numėr pa trajtė a gjenezė
lakohet vetiu si gjarpėr nėpėr vetat gramatikore tė emrit tim
Mbi Kosovė vret diēka qė s'i pėrngjet Njeriut
as besės as dashurisė!
Mbi Kosovė shkel dikush qė s'ia pėrmendi emrin
se ėshtė emėr i vdekshėm i prangave tė territ mnerės e humnerės
ėshtė emėr i kobshėm varri pa mbishkrim pa gur
ėshtė emėr pa rrėnje pa zanore siellet pa bisht pa krye!
Mbi Kosovė shkel dikush qė kurrė nuk duhet t'i pėrmendet emri
ėshtė emėr qė vret e pret e le shkret urėza vatre
shkreton vende nė sofra e ballin e oxhakut nė oda
gėzimin nė sy pėshpėritjen nė buzė e gjakun nė fytyrė
ėshtė emėr qė pret vetvrasjen e vet!
Lajmet nga Prishtina nuk epen pėr t'gjallė!
Mbi Kosovė - Lindet Liria
Gjallė ėshtė e pėr t'gjallė nuk lidhet Dardania!
(28. 11. 1995) nga vėllimi POEMA PĖR POPULLIN
post skript: ky ishte parashikimi im mė 1995, parase tė kalojmė nė poezitė e luftės e poezitė e lirisė. Shqiptari nuk pyet kah ėshtė rruga pėr nė Kosovė!
mbajme te ndezur driten e jetes!
Nezir Myrta / Si Ta Quaj
mbaron lule prej zjarri
petale bojdhezta flakrojnė e t'i marrin sytė
aroma e zjarrtė gufon e t'i merr mendėt -
bebėzat mbesin hapur si nė agoni knaqėsie
thot - le tė bien edhe yje djerėse mbi faqet e mia
nuk mund t'ia marrin shkelqimin syve tė mij
vjen e para dhe i pushon shpirti nė fjalė
vjen e dyta dhe i zhgrehet fjala hark nė zgabim
vjen e treta dhe ēmendet egėrsisht nga xhelozia
mbaron lule prej zjarri
flakėt i bėn petale tė ndezura
me kokėrrza tė xixave mbaron polem dashurie
me gaca mbaron kunorėn e ndezur prush shikimi
flokėt e flakėta i derdhen vrushkuj malli
mbaron lule prej zjarri
Nezir Myrta / LULE PREJ ZJARRI
pėr tė gjitha fjalėt
nėse janė fjalė tė mira
do ta ndiej Njė Dro Tė Madhe, se duhet mbajtur fjalėn!
Nėse janė fjalė kritike
do tė mė bėjnė mė guximtar e tė pathyeshėm
se edhe si fėmij nuk jam mėsuar me pėrgdhelje
as me tė puthura nane, as me pėrqafime babe
nėpėr flake jete nuk kishin kohė, as nuk donin
tė mė lazdronin
mbanin njė tog ushtarėsh tė ardhshėm
Qeshen kur iu pata thėnė: ju po shkoni
si shalė e shosh mesveti!
Me kujtohet gjyshja Azė, ma qitte njė copė thes tė shkyer
mbi kokė, kur flisja dhe ma ngrehte veshin prajtė e thoshte
Njė Uratė Tė Lashtė, Roje Nga Tė Ligat: 'Raftė Ujku kėsajde!'
Nana - Ndjesė Pastė, mė thoshte: "T'lidhėsha n'djep
me Lulak Nyje dhe
sa ta kthejsha shpindėn pak, tė gjejsha tue luejtė jasht djepi
e Lulaku mbėshtjellės i thatė si njė lėkurė gjarpni"...
e kam urrejtė gjithmonė edhe Tė Lidhurit nė Djep!
Edhe pushtetarėt nė Kosovė derimė 1990 ma vuan
epitetin politik: 'Elementi mė i rrezikshėm pėr Qeverinė!'
Soteasajdite ėshtė nė arkivat politike tė kohės!
Edhe studjuesit e huaj habiten sot kur iu them se
Skenca Skipe ėshtė Filli i Fillozofisė Antikuite
dhe Ata qė Projektuan Piramida, lanė pasardhėsit e
Epirit e deritek Fara Jonė
Faraon ishte Thoti Skipe Themeluesi i Hieroglifeve
- e
disa lexues tanė thonė u bėmė horė, se
nuk jemi na Ata Tė Fillit tė Fillozofisė...
(e dij, se jemi mėsuar prore
tė Lidhur e tė Dridhur nė Kohėra)!
Edhe nė forume m'i mbyllin temat
me qėllim qė tė linden edhe mė tė zjarrta e tė
mbaroj lule prej zjarri
(28.Qershor, 2002) Nė Ditėn Historike, kur Shqiptari
Millesh Kopliku, therri me Shpatė Helmatike sulltanin
nė Fushė-Kosovė mė 1389!...
e tjerėt i thurin lavde e kujtojnė se Ai ėshtė i tyre!
E Si Ta Quaj Kėtė?
Nezir Myrta / KĖNGA E POPULLIT
Kėnga e popullit -
kėndua nėn hundė kur nuk donte tė merr vesh mali
as te sheh fusha
kur vlon gjaku e gufon shpirti
i ka adhė deri nė fyt
kėngė e kėnduar nėpėr tymėra flakė e lotė
kėngė e kėnduar e gjithmonė e pashkruar
pa shkronja as orthografi pa lasp as shtypshkrojė
kėngė qė gufon nė zemėr e vlon pėrgoje shkrum i gjallė
e kėnduar nė hastra ēerga qilima e drrasa tė thata si fati
nė gryka maja e shkėmbinj malesh tė larta
gjithė natėnelume pa shtie gjumė nė sy
me vajė nė buzė -
e lotėt pikuan nė ēergė e lotėt pikuan nė shkėmb
e pika shpoi gurin tue rrehė nė njė pikė!
***
Kėnga e popullit u kėndua
deri iu bre fija lahutės e iu kėput teli qiftelisė
lahuta e qiftelia mbeten varė atėditesot
u pre kėna nė kulla - u pre kėnga mbi shkėmbinj
kėnga mbet vaji i burrit
edhe para djepave edhe para varreve
edhe kur Hana u pėrgjak mbi mal
edhe kur Dielli leu si gjaku nė agim
edhe kur Hana ishte nė tė sosur
edhe kur vaji ishte nė tė nisur
edhe kur Dielli u zu me kuēedėr
jehoi kėnga e populli e shpėrtheu vaji i burrit:
- O lum pėr ty o pėr tė lumin Zot
o ė kambė na u ēua Sokol e Halili!...
Doli Zana e Malit e
Mali ushtoi prej Djalit
kur kqyren nė varr
gjeten veē 'i grusht eshtra
e zana mori malin
e toka mori djalin
kėnga mbet Vaji i Burrit!
(1995) nga POEMA PĖR POPULLIN
Nezir Myrta / HISTORIA E POPULLIT
Historia shpesh -
ėshtė edhe lojė grabitēare
e fėmijve
fėmijėt luajnė nė zall -
me gur e bujashka me copa hekuri
edhe me zjarr
keshe po mbarojnė ura kulla tempuj e rrokaqiej
vijnė tjerėt e ua prishin mė kėmbė -
e mbi ato ndėrtojnė lodra tjera
vijnė tjerėt e luajnė lojėra tjera
dhe harrohet Loja e Fėmijve tė Parė
kėngėt zonat e mrekullueshme hyjnore
harrohen vallėzimet e Shqipeve e Gjuha e Parė
e fshihen gjurmat e gishtave tė pėrgjakur nėpėr zalle!
Kush mund ta luajė ma bukur Atė Lojėn e Parė
se sa Ata qė e luajtėn Tė Parėt ?
Kush mund tė nxierri Za ma tė bukur
se sa Ata qė kėnduan Tė Parėt?
Historia shpesh -
ėshtė Lojė grabitēare e fėmijve!
(SHĖMBJA E NJĖ HISTORIE)
Erdhen -
e m'i rrėxuan krejt murana e mure Trojesh
statujat e Kangėve tė Diellit e Hyjnive
faltore hyjnore hyllire iu rrjedhė gjuha gjak ende
pllakat e gurėve tė datave tė mia tė mėdha
ma thyen zemrėn e kėngve tė gurta
e nuk i lanė kund dy gur bashkė
mbi muranat e rrėxuara -
ende shihet fuqia e duarve e mendjes tempuj kohėrash
e mbaruan tempuj tjerė e thurėn kėngė tjera
dhe e ēthuren historinė!
Erdhen tjerėt vargevijė -
u sollen rreth atllasėve madhorė akropole Ethanė
m'i rrėxuan amfitheatrot e gurta para
Heraklit tė Hershėm
qytete tė lashta qė i harroi historia nė parahistori
m'i thyen gurėt e varreve, m'i vodhen mbishkrimet
germat e mia tė Gjuhės sė Parė
e,
varret nuk flitshin as eshtrat nuk lėsonin zane
i fshinė emrat e trojeve tė mia emrat e gjyshave
ma shkyen hartėn time gjeografike
emrat e lumejve e detrave
emrat e oqeaneve edhe vet emrat e Yjeve e Yllėsive
ma vodhen emrin e diellit tim hell i zjarrtė
tej Apollonisė Butrintit qė sot janė pa koka
vjedhur nga gjaku i hajnava varrtarve zjarrtarve tė hershėm
edhe sot nė epoken e re
erdhen tjerėt e mbjnė gozhduar nė ēengela
gjeohistorinė time
nga e gjeten Egjeun, nga Ulkinia e Ulpiana e shėmbur
e,
deri tek Gyka e Dardhaneleve dardhane...
Erdhen e thuren historiė e tyre tė pahistori
dhe e ēthuren historinė e botės!...
Ballkani Hillirik - plaku europian
tė gjithve ua vizatoi nė zall me kunin
germat e para
tė gjithve iu dha dijeni diejsh e ata
iu kthyen ne dijeni djajsh
tė gjithve iu dha dje dije tė shkruajnė emrat e tyre
zanore diftongje formema
krejt ēka sheh e s'sheh syri
krejt ēka ndien e s'ndien veshi
krejt ēka thotė e s'thotė gjuha
ua dha krejt ēka thot vet zoti Thoti
qė fliste Shqip!
Ėshtė Lėkundje linguistike botėrore
Lėkundje Lukunishė!
Linguistikės i dridhet gjuha nė gojė!
(1995) nga POEMA PĖR POPULLIN
Nezir Myrta / GJUHA SHQIPE
Gjuha shqipe -
ėshtė rrjedha e lumit e gurgullima e Kronit
ėshtė Zoni i Zotit -
currilat e pikllimeve tė shiut nė strehė zemre
rrjedha e konit tė pashterrshėm tė jetės shkrum i gjallė
burim ka zemrėn e gurit tė trollit nėpėr damarė tė gjakut tė shkėmbinjve
sa tė jetė toka - tokė
sa tė jetė dielli - diell e hana - hanė!
E thirrja - Nanė!
Gjuha shqipe -
ėshtė ushtima e ujėvareve kur bie mbi shkėmbinj
ėshtė shushurima e erės e dridhja e fuqishme e stuhive
ėshtė zani i zėmrės sė nanės nė majethike
ėshtė duhama e babait nė tranėt e kullės e nė shtrat tė vdekjes
ėshtė ushtima e ushtrisė grykave dhe jehona e britmave majave ne mbrojtje te atdheut -
ėshtė gjėmimi i kullave rrafsh me tokė - nga krismat rrafsh me qiell
ėshtė marrshi vigan i popullit mbi tokėn e vet tė lirė!
Gjuha shqipe -
ėshtė gufimi i shpirtit nga tė rrahurat e fuqishme tė zemrės
kur dojė tė shpėrthejnė zanoret e para tė emrit tė trollit tė lindjes
ku emrohet toka me emrin e vertetė tė gjakut tė derdhur
kur e sheh babain lidhur me zinxhirė e gjaku skurrė pėrfaqe
kur e sheh vllaun duke dhėne shpirt me grushta ne Dhe
kur e sheh motrėn me flakė nė krye duke vrapuar oborrit
kur digjet bukuria e shkrumohet bari e lulet e zemrės thahen
kur bie kulmi i fatit nė tokė e lukinitė edhe nė qiell robėrie!
Gjuha shqipe -
ėshtė rrezja e diellit nė agim nga kaltria e kuqrremtė
ėshtė cicėrrima e zogjve nėpėr degė me bulėza
e ngjyrat e luleve nė kopshte shpirti
ėshtė frymėmarrja e thellė e gurit nė murana lotėsh
ėshtė ecja e vrullshme e tė rinjve rrugėve fatit tė dashurisė
ėshtė ecja ēapkene e vashave duke i valvitur flokėt nė erė
ėshtė balli i lavruar i pleqve prej umave tė kohėrave tė liga
ėshtė zani nėnhundė i plakave duke tjerrur tė kaluarėn nė furka
nė shllungat e bashkėve tė reve tė tymosura
duke i mbėshtjellur pejtė e viteve e kohėrat nė boshta.
Gjuha shqipe -
flet kudo e gjithkah nė dritė e terr
flet me krye, flet me sy, flet me gishta
e flet nėnhundė -
kur populli ėshtė duke pregatitur historinė e vet
kur nuk i pėlqen diēka as gjithēka dhe
e din se ende nuk i ka ardhė dita -
njė ditė e ka edhe qeni - thot populli
e kur ėshtė dita e qenit, populli jeton qenēe nė kohė qeni
dikush e luan kryet nė shėnjė tė shkeljes sė lirive tė njerit
e dikush e luan kryet pėr ta kallė vet shtėpinė e tij
populli - flet e fle rrallė e pėrmallė
njeriu vdes duke buzėqeshur sikur me luajtė
kur ka pse tė vdesė!
Mate veten - pse u linde tė bėhesh hamall bote gjithmonė
tė krrusesh derisa tė mbetesh dikund nė ndonjė qoshe pa frymė!
Mate veten! E Mate Fjalėn!
Tė flasėsh gjuhėn shqipe -
duhet ta keshė fjalėn nė majegjuhe
ta njohėsh atė gjuhė mijavjeēe me rrėnjė
nė gjak dhe eshtra
nga belbėzimet e foshnjes nė djep, nė postajė,
nė shavar nė kashtė - nėpėr buxhilla tė ujit nga vėrshimat e kobshme
t'i njohesh klithjet e fėmijve duke u rrėxuar
nė hapat e parė tė ecjes kėmbadoras -
t'i njohesh ofshamat e pleqve kur nxėjnė
nė t'thua nė prag dere
kur mezi luhen e ēohen duke u mbajtur
pėr shkopin e viteve topalle -
t'i njohesh ofshamat e nanave para bijve tė vdekur
duke u shkrirė si krypa nė ujė -
t'i njohesh ofshamat e baballarėve para varreve
qė ua kėputin shpirtin!
Atėherė ke ēka folė e ke ēka shkruan -
kur ta dridhė fjala fjalėn nė buzė pa e qitė pėrgoje
atėherė vėrtet - ke ēka kallxon!
Tė flasėsh nė gjuhėn shqipe -
duhet ta shqipėrosh gjėmimin e motit e ta zbėrtheshė
nė diftongje e zanore bubullimėn e Motit tė Madh
tė emrit tė djalit tė vetėm tė Trollit Trim!
Kur emron foshnjen -
duhet parase ta keshė emruar djepin me kaptyll
e emrat e lojėrave tė fėminisė -
emrat e gjymėtyrėve tė trupit e dyerve tė shtėpisė
pėrpara duhet tė ia keshė emruar: rrugėt,
sheshet, shkollat, trollin, vendlindjen, kathedralet, monumentet e
muzetė historike e parahistorike -
me kėtė gjuhėn e bukur shqipe
pėrndryshe -
fėmia do tė gabojė nė emėrtimet e fėmijve tė vet
e ti do ta gaboshė rrugėn nė oborr e s'ke
askėnd tė gjallė ta pyesesh -
e do tė mungojnė gjithmonė lodrat e fėmijve
e do tė mungojnė gjithmonė fjalėt e pleqve
e do tė mungojnė gjithmonė ushtarėt e vėrtetė
e gjeneralet trima tė mėnēur -
do tė mungojnė rrugėt e jetės nė shkolla
e do tė mungojė historia!
Gjuha shqipe -
ėshtė bukuria e jetės mbi tokė
sa tė jetė toka - tokė, e dielli - diell, e hana - hanė
e sa tė jetė thirrja - Nanė!
(1995, duke pregatitur Lirinė e Kosovės)
nga POEMA PĖR POPULLIN
Nezir Myrta / TĖ SHOH EDHE NĖ FUND BOTE
Tė shoh -
nga ēdo anė edhe pėrmes mureve tė pyrgėta deri n'qiell
nėpėr valet e ujvajereve tė plumėta tė shoh n'fund toke
edhe nėpėr dridhjet e tufaneve qė ta zunė frymėn
nėpėr paralele e meridiane tej frymėzimeve tė gjakut
kot ta zėnė frymėn se ajo ėshtė frymėmarrja e shqipes
nuk njeh lak as shkėmbinj tė rrėpijshėm thik' e nė qiell
tė shoh kejt afėr si nė shuplakė dore kah valvitesh nė dridhje
edhe ty qė lypė hutueshėm pėrqiellepėrtoke zėrin tim
qė tė frymon shpirti rrėnqethshėm me duf dashurie
edhe ty qė dridhesh si qen stepe ne vargje vargonjsh
qė uluritė mbi luanin tėnd tė coftė e ia bėn me sy vetit
edhe ty qė shtihohesh si engjull e sytė tė vezullojnė fije kėrrbaēėsh
qė shtrėngon dhėmbėt e grinė vetveten si miu nė zgabim
edhe ty qė fsheh me gisht njė botė me gisht nė sy
tė shoh si m'i vėren flatrat me sy anash pėrpjetė frikshėm
edhe ty qė prekė e pret telin qė pėrēon zėrin tim
e nuk e din se ėshtė tel frymėmarrje ajri qė pėrēon frymė dashurie
qė tė zėn si miun me njė fije meridiani e tė lidhė n'fyt
edhe ty qė ia bėn me sy brirėve tė djallit dhe lutesh tinėzisht
ta kthej pėrsėri kohėn e djajve tė kuq nė shtėpinė tonė
tė shoh kudo e gjithkah -
se botėn e kam nė grusht edhe kur i bie hija e hanės
tė shoh me rruazat e gjakut tė syve qė dridhin paralele
Mė fal e dashur -
se gati harrova me tė puthė nėpėr kėto vringėllima flatrash
Tė shoh edhe nė fund bote!
(31,korrik, 2002)
Nezir Myrta / STATUJA E FJALĖS
statuja - pėrmendorja
statuja qė rrin statike a pėrmendorja qė pėrmendet
pse thonė se asgjė nuk ėshtė statike
a vlen relativiteti edhe pėr fjalėn?
Apo vetėm pėr fjalėn qė siellet vėrdallė!
Vjen kalimtar i rastit -
afėr statujes sė fjalės shikon e nuk beson
as qė ėshtė e gdhendur nga guri as nga bronxi
as qė i ka sytė e gurtė
as qė e ka zemrėn nga zemėrshkėmbi - e
kalimtari e shikon lartė me njė sy rrudhur
- e me tjetrin vėrbuar nga dielli
ēorton dy sytė e statujes qė rrinė gjithmonė hapur
skulptori i fjalės krijoj sy guri me gdhėndje dalte
tė dalin sa mė tė bukur tingujt e shikimit tė gurtė
e kalimtari i rastit e sheh njėherė e kurrė mė!
Sepse vdes para syve qė rrinė gjithmonė hapur!
Sepse dregėza e kujtimit e brenė krymb nga brėnda
E sytė e Gurtė tė Fjalės rrinė gjithmonė hapur!
Vėshtrojnė kohėrat e pėrgjumura nė ėndrra!
Pėrmendorja e Fjalės -
gjithmonė pėrmendė tė vėrtetėn e botės
qė i hyn pėr njė vesh dhe i del pėr tjetrin
ndonjė kalimtarit tė rastit...
qė e shikon e vdes nė sytė e saj prej tingujsh
nė sytė e saj qė rrinė gjithmonė hapur!
(Gusht, 04. 2002)
***
Nezir Myrta / DELI ZOT FJALĖS
Deli para fjalės
e shikoja kah e ka drejtimin
se dikush mund ta kapi edhe pėrbishti
deli zot fjalės -
se mund tė pyeti dikush: njėherė
- ke pasė thėnė mė ndryshe
ndryshe ke folė e ndryshe po flet
nuk ėshtė koha e fjalės: gėzofi
kthehet si ėshtė moti
fole pėr mbretėr pas mbretėrive
kėndove kėngė ēaushash e ngėrdhuzju milicit
nė sofėr i thoje: ha pashė bukėn, se ti je pėr ndryshe
po tjetėrgjė nuk na ka qėlluar -
duke e shikuar hunin e gardhit nė oborr
fole pėr tė gjallin pas vdekjes
kur tė fryente meēavė prapa
dhe i hypje laokontit nė qafė - pa hak pa hile
e fshehe fjalėn duē nė zemėr nė njėqind myshema
thonė: mbas syshė shahet edhe mbreti
e tash pse frynė pas nė pluhur?
Deli zot fjalės -
se kur lidhesh pėr fjalė
lidhesh pėr zot
e kur tė lidhė fjala
s'ka zot qė tė shpėton
lum ai qė sheh larg -
veten -
majave tė fjalės sė vet!
(gusht, 6. 2002)
Nezir Myrta / GJUHA E ĖNGJUJVE
gjuha e ėngjujve
ėshtė mėkat tė pėrzihet me tingull djalli
kur don ta njohesh tingullin e tij
ndėgjo si grrithė vrazhdė nė derė me njė thua
gjithnjė nė tė njejtin vend grrithė pėr tė shpuar
djallit i vie vdekja nga drita
(E tash tingėllima)
Gjuha e ėngjujve buron n'ajėr tė freskėt mushkėrishė
secila frymėmarrje ndiehet nga njeritjetri me ashk -
kanė njė frymė njė dashuri njė fluturim hyjnor bashk
kahdo nė qiell zemre, sa ora bėhen dritė perėndishė!
Zanoret diftojnė njė udhėkėngė tė re yllėsive pa skaj -
Dritėfjala nė gjiun e kaltėr me njė duf rrokjesh krijohet
si burim toke deri nė amshim qė kurrė nuk shterrohet
Mė rritė nė ēdo tingull ėngjulli fuqia e pathyeshme e saj!
Rrufeve ua marr vetėm shpejtėsinė dritėn e vetėtimės
Pėr t'ua krijuar ėngjujve krahpėrkrahu fluturimin e lirė,
Nė gurrė dritėfjale ashk shpirtėrash bashk pėr tė pirė!
Kush mund ta sheh kah i rriten bulėzat e njoma bimės?
Donė tė shpėrthejnė vrullshėm krismės sė shkreptimės,
A ka gjė mė bukur se tė bėhesh dritėfjalė jete e mbirė?
(gusht, 9. 2002)
Nezir Myrta / MBI ATLANTIDĖ
Atlantida -
gjithkush e din se -
nuk mund tė shkelet mbi ty
e askush nuk e din se -
ndoshta mund tė shkelet mbi ty
Atlantida ime
Dashuria ime ujore
as nė tokė as nė qiell
nuk shkelet dot me kėmbė
Atlantida ime ujore
Tokė e mashtruar nga Uji
Tokė e larguar nga Ajri
Etje tė pashuar paske pasė
Vashė e mashtruar tė Kroni i Shpatit tė Shėnjtė
dikund nė Dushkajė
e,
me burrele tė thatė
ende ecėn nėn ujė
ujoreve tė paskajshme tokėsore
Ende je nė ujė
nė pus tė pafund tė botės
keshe iu ėshtė dhėnė fund marrive tė moēme
e Ti ende nuk e gjete Shtėpinė e Lashtė
me dy-tri rrasa guritė mėdha mbi kulm
e kanė mbuluar myshqet ujore e mythi i kohėve tė liga
hidrat helmuese ende ia marrin shpirtin
nė Shtėpinė time ende banojnė peshkaqejt
Kohė peshkaqejsh ēuditėrisht ende mbretėron mbi ty
Atlantida ime -
Dashuria ime Ujore faqeskurruar me rrėke lotėsh
Dashuri e mbetur nėn ujė -
as e harruar
as permendesh kund pėr tė gjallė
ē'faj paske bėrė...?
Pse e bartė mbi supe gjithonė nė cep tė krahut
atė burrele tė thatė ėndrrash dimri
kur bora e acari i fortė vėjnė gjithēka nė gjumė
e,
fantazmat kriminale tė moēme
ende i shpallin luftė vetvetes
e,
askush nuk e din se -
Ti ende ecėn me gishta tė ngrirė pėrgjakur
plot kopuja tė mbledhur qelb perandorishė
Tėvona vrapon ēmendive nėpėr maja gjilpėrash
kahmot ta kanė zėnė priten
gjithkah nė ēdo anė e shteg
e nuk tė lanė kurrė me pa ditė tė bardhė
ende ecėn nėpėr copa xhamash tė gjamėve
tė gotave tė thyera ilire
nga etja emadhe i flaken pėr shkėmbinj
dhe copė-copa e bėnė Epikėn
duke pėrfunduar njė histori tė gjallė
njė histori tė ngrirė qė ende dridhet
si thupra nė ujė!
Atlantida ime -
Dashuria ime Ujore!
Dashguri e ngirė mbetur nėn ujė akull
vorbullė e padukshme -
tė tretė nėn Dhe deri nė Ka tė Zi
sytė nuk bėjnė dritė me tė parė
kėshtu si je mos qofsh mė tjetėr
Atlantida ime
O Toka e Im At -
Atvendi im ē'faj paske bėrė
e din apo s'e din?
Ky ėshtė Fillim i Fundit!
(31.08.1994)
Mi Atlantik
-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-
Ti...
Ti...po flet kėshtu brėnda meje?
Apo unė po flas brėnda Teje?
Perėndeshė ē'ėshtė me mua
Valė tė zjarrta kėto fjalėt tua -
Ashtu si besuan nė njė Perėndi
ashtu unė besoj nė njė Dashuri!
Ajo je Ti...
Perėndeshė aq e etshme pėr bukuri
gojė e tokės sate ashk i vales sime
mė bėn lumė nėntokėsor
pėr ty -
thej rima tė zhuritura verore derisa tė tė arrij
acarin do ta bėjmė verė
e verėn do ta pijmė pikė mė pikė
e s'ka tė sosur
lumė qė kurrė nuk shterron
(pak mė ndryshe)
a ka gjė mė bukur
se tė keshė krah Shqipje
e tė bijsh si shi zoti qė tė shkrinė nė prehrin tėnd tokėsor
e t'i falėm hyjnisė sime pėr inat tė botės
e ta bėj mbihyjni
e t'ia fal dritėn
e t'ia fal frymėn
e ta bėj hyjni tė yllėsive?
Qė e meriton!
(edhe pak mė ndryshe)
a ka gjė mė bukur
Shqipja ime Hyjnore -
se tė ulėm nė prehrin tėnd tokėsor sikur nė altar faltoreje
e tė m' falėsh pėr gjithēka nėse rrėshqita nė fjalė
e tė tė lutėm pėr gjithēka tė bukur tė dashur e hyjnore
tė shikohemi me katėr syyje
nė njė shikim nė njė copė qielli qė na takon
(edhe pakėz mė ndryshe)
a ka gjė mė tė bukur
se tė ulesh nė prehrin tėnd tė fjalės
e tė shikoj si Perėndinė
e t'mė shikosh si dashurinė
e ta zbras fjalėn unė lumi yt i etshėm
e ta zbrasesh rrufenė e bukurisė nė sy
e le tė vėrbohet bota
se Dri i Bardhė e Dri i Zi
Janė Njė!
Perėndeshė ē'ėshtė me mua
Valė tė zjarrta kėto fjalėt tua!
Falėm nė Faltoren Tėnde Hyjnore
Fjala mė shpėtoi si gota prej dore!
Mosozot me u thye!...
Ti
Nezir Myrta / AMANETI I KOHĖS SONĖ
- Nė Ditėn e Flamurit!
Ismail Qemal Vlora -
Mjekrrėn bardh si bora!
Kah Kosova o Isa Ora
Nė Dy Krahsh qėndron!
Me ziosha zjarr ka Shkodra
Kah Shkupi sytė nė kodra -
E deri n'Epir kafshon kobra!
Shqipja me Dy Gojė gjėmon!
Theranda jep Kushtrim Zjarr!
Abdyl Frashėri i flet nė varr!
Koka e Alit tha: Epirin e marr!
E te Topliku, Narona e Tivari!
Nga Shpata Madhe Padrejtėsi,
Mbeti veē - Njė Copė Shqipėri!
Ende mbet i ngrimė emri - Illiri!
Kudo nė tradhtina ra shqiptari!
Boll morėm mėsim Skendėrbeu,
Kokėn tmerrit - shpatė ia preu!
N'pranga ma s'durohet Atdheu!
Do tė na Ndihmoj dhe Perėndia!
Nuk vdiset gjithmonė tė shkretė!
Nėpėr Tokė, pėr Air e nėpėr Det!
Amaneti i T'Parėve do tė na vret!
Po s'u bė shpejt Njė - Shqipėria!
O Ismail Qemal Vlora!
Mjekrrėn bardh si bora!
Kah Kosova o Isa Ora!
Nė Dy Krahsh qėndron!
KALENDARI - KA LIND VITI I RI
Kalindari
sipas Shqipes shpjegohet
Kalindari
tregon se ka lind njė njeri
apo ka lind njė mot i ri
Kalindari
muaji i parė i motit tė ri
2.
2002 mote u bėnė me ne
ngjitemi majes
apo zhdirgjemi
ngjitemi majes
kur njė mot e bėmė bukė e dashuri
begati e harmoni njerėzore paqje e qetėsi
njė mot liri bukė e dashuri
2002 mote u bėnė me ne
ne bijtė e mijvjeēarit te ri tė tretė
lamė pas atdhe e varre ofshama e drithma jete
u shkepem si farė mere me botė nė sy
cili ėshtė kuptimi i kėtij viti tė ri 2003?
Urim pėr Vitin e Ri 2003!
Prehje e Qetėsi Hyjnore
- Dėshmorėve Tė Lirisė, Tė Vdekurve
varrezave te fėmijve, Nėnave, tė rinjve, pleqve
tė mbeten nė piedestal tė kujtimeve tona e tė atdheut!
Kthjellje tė mendjes e zemrės
ngritje tė prosperitetit edukimit e bashkimit shqiptar
ofrim tė diaspores shqiptare nė atdhe me njė gjuhė e gjak kombėtar!
Dashuri Vllazėrore Shqiptare nė Vitin e Ri 2003!
***
KALENDARI
vitet e kalindarit te lashte shkuan deri ne 16.000 vjet dhe u zbriten teposhte deri me 168 p.e.r., kur filloi Kalindari i Krishtit...me renien e mbreterise se Gencit illirian. Tash llogariti sa vjet jemi te lashte! Kalendari i Atllasit, qysh para Permbytjes se Madhe te Botes (12.000 vjet ma pare), me permbytjen e Atlantides, kishte shkuar deri ne 16.000 vjet, qe une e quaj Kalindari Atllantik. Gjuha dhe dituria e Atllanteve, u huajt ne Afrike, Azi dhe Evrope, nga gadishulli i Ballkanit illirik. Tash, llogarit shifrat e viteve. Pellgazet e Pare ishin atllantet, tash e 34.000 vjet me pare, tevona mesdhetaret (mediterranet), egjeanet, jonianet, tirreanet, hadrianet...
- Gluha skipe - glosa skipe - spika skipe - gjuha skipe, SHQIPJA E PARE - Thotishtja (12.000 vjet ma pare) - Pellgasishtja - gjuha Kuniforme (Cuneiform Language) ishte gjuha boterore e kohes dhe e gjithe SKENCA SKIPE e huazuar deri tek fillet e ricivilizimit boteror, ku shtat'here
u rrenua bota shkencore - deshmojne shtat' mrekullite e botes antike te Antikuitit (antikuni - antikuniformi - Antiquity), ndarja e trete gjeopolitike e botes ne tre kontinente (afrike-azi-evrope).
- Njoh keta kalindar historik - I Atllasit, i Fenikasit, i Babillonit, i Hillionit,hindian i Budes, kinez-japonez, hebraik, krishtian dhe muhamedan... (i kam ne nje shkrim te vecante).
Tash, perseri llogariti a jemi 2003 vjet te lashte apo sa...
***ty, le qe nuk te ngine njeriu buke, po as dituri :) e tash mbase i zgjidhe zinxhiret e themes POEMA (dhe e nxorre nga roberia), bashkoja edhe ate tjetren (si ta quaj) ne nje theme (qe mos te shihen dy) oj supermoderatorja ime...mos prito! Me muajt me te ngie buke ty per kete vit te ri - kam mjafte :) Ti i pritsh edhe 100 vite tjera me radhe... derisa te shkojsh gerrmuc e thinjur bore dhe te shkruajsh me kunja, perseri...
***
EDHE KĖTĖ NATĖ
...edhe kete nate
e hengert ujku i bardhe i malit me bore,
se po e diegim te gjalle terrin qe te ndeshet flake
me driten e agut te sotem...edhe pa fustanella skordiste.
Vallja eshte e hapur dhe ti
me shamine tende ne dore
prij o perendesha ime, se te ka hije se je vet Afrodita.
Afroje diten sa te duash se ajo vie vetiu, e ti rri
afer diellit sa te duash e plasma zemren,
mbase nuk mund te arrij ne qiell...
Le te kallet kjo nate flake e te zhduket terri perjetesisht
te ftova ne valle dhe ta japi flamurin e prijeses, se e kam per
nder ta kem Afroditen e zbritur ne Toke ne kete ag te bardhe!
Ti vec ndaju pakez vellait tim te gjithmonshem - diellit,
le te na shohi tok ne valle diellore;
kjo dite do te mbetet e shenjte!
U kallte kjo nate
- flake
- shkreptetima shqiponjash!
Nezir Myrta / LOJA MBET NĖ GJYSMĖ
E pse ta mbaj driten hapur -
kur me ben drite Yllesia ime
qe ti e pretendon ne emer te kufinjve te lirse
a nuk ishe Ti Ylli i Agut qe Afron diten
dhe me zbrite ne sy per t'mos mu shuar drita e shpirtit
ofshamat e nates e perzierjet e 'kurmit te trupave'
nuk duken te hijeshme ne drite te forte - oj e gjifa
(gjithmone mendo se dikush pergjon dritaren tone)
per 'kurmin e trupave me gjysem-shpirt' ti ke faj
si s'ke meshire, a ben mekat te leshe trupa
me gjysem-shpirti?
Ti 'buleza-djerese' sa agut ia hup kryet ti cmendia e bleteve
qe asnje s'guxon t'i ofrohet polemit tend djeres-buleze
e me ke gjetur mua te ngratin tiger te uritur per vdekje
Ti buleza ime djeresa eshte shpetim e clirim i aortes
vec kur te pikojne curril edhe majet e flokeve vale lumi
te rrembyer ne dallge
atehere clirohet aorta
perndryshe infarkti rri ne nje kembe
tek kryet e shtratit
dy thinca blete jane shendet
vec mbyll deren tjerave
Topi paska rene larg o humbur ne oborrin e komshise
e Ti rrin te gjuajsh penalltine - me cka mikeshe?
shko e gjeje topin mbase me gjykon pa te drejte
une te rrexova, apo ti ishe brenda zones se zjarrit jashtloje
edhe mos me gjuaj ma me zjarrin e gershetave rrufevrasese
qe te valviten rrufestuhishe mbi belin e holle te perendishem
ma more shpirtin ne gjysemfrymemarrje....aaahhhh
gjuaj vet pra penalltine! Kujdes kendin! Dridhesh...?!
Nezir Myrta / BOREANA
Bardh si bora
ngroht si shi vere
nxeht si diell pranvere
dritėmbėl si hėna nė dritare
E dashur si Nėna gojėmjaltė
erėkėnde si trėndafili nė buzė
e bukur si luleprilli nė shpirt
Boreana
je e Gjitha
2.
Bora
nuk ėshtė vetėm e bardhė
ka edhe diēka t'i mpinė gishtat
buzėt, gojėn, sytė mpihen
edhe fjalėt
kur tė bie pėrthonjėsh me thėnjet
dashuria edhe borė
fėmia mashtrohet
nė lojė me borėn
derisa t'i mpihen gishtat
njriu ėshtė fėmij
nė dashuri
dashuria ėshtė borė
bijnė fluska fjalėsh bardh bardh
fluskat fluturojnė ndienjat
mpihet zemra ngrohtė ngrohtė
nuk e keni ndier -
nga acari fort i ashpėr
tė vie ngrohtė tė nxehtė qė thua tė dieg
bora
nuk ėshtė vetėm e bardhė
bora edhe dashuri
(19.12.02)
VITI I RI 2003
Cili vit the po vjen tash
se janė bėrė vitet si vjetat nė torishtė
nga njė rracė e pėrzier injektive
shekulli i ri pakgjė po dallon nga i vjetri
gurėt po shpeshtohen edhe mė shumė
edhe atje ku nuk kishin qenė kurrė tė ngulur
a ende me harta me harrna
arrnohet Ballkani illirik. Mizat lėvizin mbi glob
mbi trupat e rėnė rishtas
e nėpėr fosile eshtrash qė dridhnin meridianet
ēka ndodhi me rėnkimet e gjakut
pakkujt po i kėrset. Metafobia rrin nė njė kėmbė
ujqit e qingjat lidhin marrėveshtje
se nuk do tė turbullohet uji kurrmė nga ana e poshtme
gjoja nuk e kanė ditur pėrpara
Ndėrrojnė fytyrat uniformale nė shėnje tė paqjes
tė mpirė me lėng shtare. Askush nuk don tė dij
se koha ndėrron gėzofin kur dje ishte e kundėrta
pihet lėng pelimi pėr ilaē pėr zhdukjen e skizofrenisė
e ajo ka kapluar pjesėrisht simetralen neurotike
pakkujt i bie ndėrmend se bomba neutronike moti
ishte nė kujtesė tė zezė. Tash, ėshtė shndėrruar
nė diafragmė me frzmėmarrje tė ngadalshme kompjuterike
e njerėzit janė bėrė miza dheu qė posa rriten iu dalin krahėt
e fluturojnė
edhe mizave dikur -
iu vie koha tė fluturojnė si zogjėt
cili vit the se po vie tash? A ėshtė vetėm kalendarik
apo edhe analitik-sintetik i tė bėmave tė djeshme
po rėnia e lirė nė epruvetė vakuum kujt do t'i takoj
qė pupla e artė, tė bie me tė njejtėn peshė atomike
e molekulare me plumbin?
cili vit the se po vie tash?
(23.12.02)
POROSI PĖRVITIN E RI 2003
Mblidhuni -
nga lulet e botes -
bletė punėtore
nė Amėn e Lashtė
mes bulėzave tė gjakut
siellni polem tė ri nga paralelet e meridianet
Amės Antikuite
pastroni zgjonin -
me luspa peshqish e mėndafsh krimbash
hudhni sa ma larg peshqit e krimbur tė fjalės -
kujtoni se rrėshqitėsat kanė ecje gjarpėrore
hiqni kravatat atje se nuk dalloheni nga kravat e kravatosat
mos merrni hua e me iu shitė tarak tė mjerėve tone modern
kujtoni se edhe ju jeni ''bij tė shekullit tė ri'' migjenian
ateroni nga plan airi edhe nėse bėni qeshje me zor
ateroni ne hastra e ēerga e pėrthekoni gunat
Mblidhuni -
nga lulet plastike tė botės
nė Lulishten tonė qė aroma i ndihet 'i sahat udhė kohe
brambuj kujtoni ligjet e bletės -
zgjoni kėrkon mbushje tė hojeve vojshtina
dhe jovetėm nga Preveza Tivari e Prishtina
pėrndryshe -
vitet do tė siellen rreth nesh nė thekatje
si vjetat nė bashqe me borė!
Mblidhuni!
(23.12.02)
RRĖSHQITI VITI 2002
po rrėshqasin
ditėt e fundit tė kėtij dhetori
dhetė hapje kapakėsh tė syve tė motit
dhetė mbyllje mos tė shihen tė ligat
dekameron me rrudhje syri prapa lterit
kodra pas bregu
mbeti gati konstante nė filharmoni rithmike
sikur e pau se po fle mallkimi. Po grisja e zareve tė hėnės
sikur ende mbeti dritare pa rreze. Megalomania
po rrėshqet tok me ditėt e fundit tė kėtij dhetori
the qafėn kujtim mallkimi. Urata nė zemėr sikur
po bėn ende dritė tė zbehtė fytyrėnuri
po rrėshqasin ditėt e fundit tė kėtij dhetori 2002
sikur po marrin me vete diēka tonėn tė dhėmbshme
po marrin hiē pa kėrkuar fare as pa pyetur -
huaja iu kthehet atyre qė linden nė pranverė
nėse gojėn e mallkimit n'dry
e mbajmė tė ngrirė nėn acar tė ftoftė frori
po rrėshqasin ditėt
ujė nėn kėmbė
(28.12.2002)
KĖNGĖ HYJNORE
(Lutja e Parė)
Tė gjallėt - gjallesat
luten nė qiell
Atij Qytetit tė Dritėzave
sikur e din secili atje dikund
e ka vendin e shpirtit tė tij
nė atė qytet tė kaltėr dritėzor -
e,
pėrulen me krye nė tokė
me nganjė fjalėthike tė fshehur nė zemėr
sikur don tė shkėputet nga Toka
as pa lamtumirė!
2.
A kaq zor e paska njeriu
tė merret vesh me vetveten?
3.
Ylli im
syri im
shpirti im -
mė sheh gjithkund diten e
mė ledhaton natėn nė gjumė
mė pėshpėritė yllirisht nė vesh
aq bukur ėmbėl prajtė
mė ēorton fajson bukur e ē'fajson
pėr fajet e ditės dhe mė pregatitė
pėr tė nesėrmen hyjnore
Ushtar Hyjnor me Betimin e Dhėnė -
Unė, nuk kam ēka japi pėr ty,
se jam i gjithė Yti!
Epėm gjak tė ri nė zemėr e
njohje tė re nė mendje
ta njoh vetveten!
E ēelėsin e zemrės e hodha nė det
e mbanė njė delfine nė bark e njė zot e din
a do ta kemė ndonjėherė nė dorė!
4.
Jeta qenka ėndėrr trisht e bukur!
5.
Ylli im -
ma dėrgo porosinė time tek
zoti i qiellit - atij qytetit
te kaltėr tė shkėndijave
dritėza jete
Epėm gjak tė ri e njohje tė re
tė merrėm vesh me vetveten!
6.
Tė thashė -
ēelėsin e zemrės e hodha nė det!
The Ti e mori Theti ta mbajė fshehtėsinė
pėrndryshe shkėmbinjtė e kaukazit mė presin
atje ku e copėtuan zotėrat Prometheun
ata zotėrat e kthyer nė shqiponja
dhe i thanė - mė the promethe
ta mbaje fshehtėsinė
Promethe!
7.
Njeriu kurrė nuk mėsoi tė merret vesh
me vetveten
as ta ndezi zjarrin
dijti vetėm tė kalli
ndėshkim nga tradhėtia e fshehtėsisė
A vėrtet, Pometheu qenka i Pabesi i Zotit?
Zoni i Zojsit deshti ta mbajė fshehtėsinė
fėmijėt nuk dijnė ta ndezin zjarrin e dashurisė!
8.
Afro Dita ime e Re!
Arte mi dha - ta gjejė Tė Bukurėn e Dheut!
Klim nestra e din ēfarė dite do agoi nestra!
Dhe metra - Ama e Dheut pregatitė
fetusin tim tė nesėrm nė Lulen time!
The ti - mbanė ēelėsin e zemrės sė fshehtė!
Hera - Era e luftėrave tė shpirtėrave, kur nuk dojnė
tė hyjnė nė ndonjė kafshė shtazė a bishė pas vdekjes -
pasi t'i thonė trupit lamtumirė -
phy ku paskam qenė deritash...
shtazėt janė vetėm veset e njeriut
zemėrlepur, sydhelpėr, trudashi, gjuhėgjarpėri,
gojėujku, zaanze
kryeurithi, shpirtderri, dhėmbqeni, e bėn
syrin e qenit, trukali...
shtazėt janė vetėm veset e njerit nė tokė
Ylli im!
9.
Zoti i Qiellit -
Atij qytetit tė kaltėr plot shkėndija tė gjalla
dritėza jete
plot udhė hyjnore kometesh tė rėna
si nė epruvetė biluri
Falna Gjak tė Ri nė Zemėr e Njohje tė Re nė Mendje!
(7. Kalendor, 2003)
-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-
[Postimi 92]
Autori : illiriani
Data : 28-01-2003 23:32
KROJET E HUAJA TĖ LĖNĖ NĖ HĖNĖ
ē'nxierr fjala
ē'po beni
a kaq tė pamėshirshėm ndaj fjalės
flokėt e dimrit ju vėjnė nė gjumė
ju pėrkundin dritėzat kristal nga acari
nuk e shihni kohėn duke reshur mbi krye
qenkeni lodhur nga vrapi i fjalės
fajet e fjalės janė faje tė mėdha
burime tė ngrime akull ku rri shqipja maje shkrepash
zgjohuni e mos shtėrzeni
a kaq fort qenkan ngrirė burimet e fjalės?
Deri nė Hėnėn e Tretė do tu ngrihen shikimet
e do shikoni nėnakull bebėza tė hapura kah qielli
zgjohui e mos shtėrzeni
nuk e shihni se edhe lotėt janė ngrirė?
Nxierrni damarė tė rinj nga toka e zanoreve
nuk e dini se ka edhe lumenj nėntokėsor?
Eh! Mjerė pėr kronin qė s'ka mė ujė as gurrė
dhe e mashtrojnė rrjedhat e shirave tė verės!
Rrėmih nėn guri tė fjalės thellė nėn gjuhė tė tokės sate
se krojet e huaja tė lėnė nė Hėnė!
Nezir Myrta / KOHE SHTERPE
miza dheu lėvrijnė ku ēon uri
ngjiten kokėrrzės me hypė nė maje gomuri
rrokullisen tėposhtė e bijnė mbi bar
harrojnė gjelbrimin jetėn e blertė
krah milingonash
as nuk fluturojnė me krah ere
as nuk u ngjajnė fluturuesve
fryn njė erė i rrafshon tė tėrė
zukatje mize
e koha e bėn syrin mizė
ta fshijė emrin tretdheut si mos tė kishje qenė
e ti kujton se ndihesh pėr tė gjallė
nė shuplakėn e tokės
me njė membranė cohė tė zezė mbi krye
qė ta thuren marimangat
e ti ēmallesh qyshqeve me blozė terri lėvrinė
nė skaje tė dhomės e botės kot -
shtėrzon currila tingujsh tė bartur
nga kroni i shpirtit tė atdheut
as e ndjenė etjen e shpuar me pika lotėsh
as e sheh strehen e shtėpisė
plot akuj malli tė ngrirė
pa shpoje njėherė atė pezhishkė marimange
o shihe o vraje veten
koha shikon me sy mize
o miza dheu tė tretdheut
kohė shterpe
(5. fror, 2003)
Nezir Myrta / BABILLON
bab' illi
po vijne illiret e rij -
antika eshte lashtesuar pak si shume
eufratet ne paralele e meridiane varė
nuk mund te rrine gjithmone
apokalipsa e eshtrave rrin pezull ku
ia shtin drithmen nje bote uthull
ujevaret e Niagares puēen me kataraktet e Sahares
me i dhene gji uje jete
mikrrokozma rri terur ende gogluē dhe
Eufrati ka pak uje per nje bote te re
statujat illire te kohes se gurit murana
eshtrash te bab' illit flasin vet
diē po levize profetike pas hirit zjarr bozhure
flake eshtrash a tym kohe i vie era
profetika ende nuk ka mbaruar ne shkumbezimin
e rikalueshem te kundruallve
hallkat e keputura duhet t'i veje rend e t'i lidhe
dikush ne varg zinxhiresh jo pranga
po xherdane illire nga nentoka e nenuji e
mbiajri dhe te dihet njemend -
pse festohet Dita e Dielle!
Babillon
7.prill, 2003.
Nezir Myrta / GJAKU I SHPRISHUR
- Ne pervjetorin e De Rades!
Gjalle ne Dhee!
Gjaku i shprishur
- O moj Moree!
Nje bojnjeri
me shtie -
gjalle ne Dhee!
Keshtu takohemi
keshtu ndahemi
me lot perfaqe!
O moj Moree
me shtie -
gjalle ne Dhee!
S'na ndane toka
as -
s'na ndajne dete
uje gjalle
djeres e gjak
fytafyt -
me shtat'dovlete!
O moj Moree
me shtie -
gjalle ne Dhee!
Vatra illire
me krye n'dore
ne Tretdhee!
Perendon jeta
shkrihen breza
pa atdhe!
O moj Moree
me shtie -
gjalle n'Dhee!
(Aargau, 2. prill, 1993)
Nezir Myrta / GJAKU ESHTE GJALLNIA VERTIKALE
- Ne Pervjetorin DeRadian - 2003.
Pip ne kembe
ne Tretdhee -
tej deti tej jete
ndihet thirrja e gjakut te shprishur
O Moj Moree!
Gjaku eshte jeta vertikale
Lisi i gjakut tim
Dru Bote - bote shqiptare
me rraje te forta e degekrasitur
teha malli perdit' na ndajne
pike ne zemer!
Jeta e moēme -
zare e grisur ne dritare
tejdeti tejjete shihet gjithēka
njeriu nuk vdes pagoje
edhe kur i shkrumohen buzet per 'i pike uje
edhe kur syte i verbohen per 'i rreze drite -
edhe kur zemra i lodhet malli per 'i fjalegoje
eshe kur shirti i keputet per 'i gojefryme
edhe kur jeta shkretohet persegjalli
per 'i grusht Dhee vatre Arberie!
Njeriu nuk vdes pagoje!
(1993)
GJAKU ĖSHTĖ GJALLNIA VERTIKALE
- Viti i De Rades - 1903 - 2003
Njeriu nuk vdes pagojė
as i humbur tretdhenave tė botes
as me hekura nė duar e lak ne fyt
as i tretur humnerave tė zisė pafund
nje zė duhet t'i dridhė humnerat
e t'ia shtien tmerrin nėndheut brejtės
e t'ia shtien duhamen e gjallė tokės
e t'ia gjuan gjamen e brejtės qiellit
nuk vdiset -
me nje te shpurdhur kėmbėsh
as me njė levizje duarsh e koke
duhet tė mundet vdekja gjak pėrgoje
burri nuk vdes pagojė
O moj Moree!
Mė shtie -
gjallė nė Dhee!
Nuk vdiset pagojė
gjaku im i shprishur -
ditenatė -
m'i shkyen sytė e pėrgjegjur
nga tė katėr anėt e botės
botė shqiptare
me sy nė kodėr -
ndizet zjarr kėnge Arbėria!
O moj Moree!
- mė shtie
Gjallė n'Dhee!
10.prill, 1993.
FJALET VONOJNE
Njomeza ime -
ylli yt te lindi
pas flokeve ne gersheta
zgjohu shihja driten
me t'i marrė sytė
do ta keshe ne dore te njome
do te dridhet zemra kah qielli
duke i fshire syte me lot gezimi
do te ēmendesh pas tij
gjithditenelume ne vrapime
fjalet vonojne
po zgjohu -
edhe pa nje enderr
me e bukur
t'i ngjajsh mengjesit
ndosh
vBulletin v3.8.7, Copyright ©2000-2025, Jelsoft Enterprises Ltd.