PDA

View Full Version : Si tė falet namazi, pėrshkrim i shkurtėr dhe i qartė


lazdranja
22-05-05, 13:58
Bismil-lahir-rahmanir-rahim I lavdėruar qoftė Allahu, kurse pėrshėndetjet qofshin pėr tė Dėrguarin e Tij!


Namazi ėshtė shtylla kryesore e fesė Islame. ثshtė ibadet (adhurim) i cili bėhet pėr Zotin me zemėr, me gojė dhe me trup, pesė herė nė ditė. Ky adhurim e mban njeriun nė kontakt tė vazhdueshėm me Krijuesin e tij dhe me tė Adhuruarin e tij, si dhe i ndihmon tė jetė gjithmonė nė pėrputhshmėri me fenė e All-llahut tė Lartėsuar dhe e largon nga tė kėqiat. All-llahu i Lartėsuar nė Kur'an thotė: “Ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin Allahun sinqerisht qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, ta japin zekatin, se ajo ėshtė feja e drejtė.” (El-Bejjine: 5). Pastaj thotė: “Faleni namazin, ngase namazi largon nga punėt e irrituara dhe tė kėqia, e pėrmendja e All-llahut (qė namazi e pėrmban ėshtė) mė e madhe!” Kurse Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė pėr rėndėsinė e namazit thotė: “اka mendoni nėse dikush nga ju e ka para shtėpisė njė lum dhe pastrohet nė tė pesė herė nė ditė, a mbetet nė trupin e tij ndonjė papastėrti?! Tė pranishmit thanė: “Jo, nuk mbetet”. Pastaj Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Ashtu edhe me pesė namazet All-llahu i fshinė mėkatet (e vogla)”. Me fjalė tė shkurtėra dhe nė mėnyrė tė lehtė, nė vazhdim do ta tregojmė formėn se si falet namazi, duke u bazuar nė hadithet e vėrteta tė cilat pėr shkak tė shkurtimit tė lėndės nuk do t'i pėrmendim. I Dėrguari, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Faluni ashtu siē mė shihni mua duke u falur!” Nė vijim le tė pėrcjellen kėto hapa:


1.Tė merret abdest, ngase kjo ėshtė kusht i namazit. Abdesti merret nė kėtė mėnyrė, thuhet:


bismil-lahirrahmanirrahim (me emrin e All-llahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshiruesit tė Posaēėm);


-lahen duart tri herė; -shpėrlahet goja dhe hunda tri herė;


-lahet fytyra tri herė;


-lahen duart deri nė bėrryla tri herė duke filluar me dorėn e djathtė;


-preket koka me duar tė lagura (mes-h) dhe gjithashtu edhe veshėt;


-lahen kėmbėt deri nė nyje tri herė duke fillluar me kėmbėn e djathtė.


Nė rast tė mungesės sė ujit, gjymtyrėt lahen nga njė herė.


Abdestin e prishin kėto gjėra: kryerja e nevojės sė madhe, urinimi, dalja e gazrave, vjellja me qėllim, gjumi dhe humbja e vetėdijes.


2. Tė kthehet kah Kibleja (Qabeja nė Mekkė), qė ėshtė nė juglindje, duke pasur pėr qėllim me zemėr faljen e namazit pėrkatės, por nuk ka nevojė tė shqiptohet nijjeti me gojė, ngase njė gjė tė tillė nuk e ka bėrė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as as'habėt (shokėt) e tij [radijall-llahu anhuma]. Para vetes vendoset njė trup kah i cili falet, (quhet sutre) dhe nuk duhet lejuar asnjė njeri a kafshė tė kalojė ndėrmjet namazxhiut dhe sutres.


3. Tė thuhet ezani:


All-llahu ekber, All-llahu ekber


All-llahu ekber, All-llahu ekber


Eshhedu en la ilahe il-lallah Eshhedu en la ilahe il-lallah


Eshhedu enne muhammeden resulullah Eshhedu enne muhammeden resulullah


Hajjales-salah Hajjales-salah


Hajjalel-felah Hajjalel-felah


(As-salatu hajrun minen-neum As-salatu hajrun minen-neum) vetėm nė namazin e sabahut


All-llahu ekber All-llahu ekber


La ilahe il-lallah


All-llahu ėshtė mė i madhi, All-llahu ėshtė mė i madhi, All-llahu ėshtė mė i madhi, All-llahu ėshtė mė i madhi, Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar pėrveē All-llahut, Dėshmoj se Muhammedi ėshtė i dėrguari i All-llahut, Dėshmoj se Muhammedi ėshtė i dėrguari i All-llahut, Eja nė namaz, Eja nė namaz, Eja nė shpėtim, Eja nė shpėtim, (Namazi ėshtė mė i dobishėm se gjumi, Namazi ėshtė mė i dobishėm se gjumi) All-llahu ėshtė mė i madhi, All-llahu ėshtė mė i madhi, Nuk ka tė adhuruar pėrveē All-llahut.


Para namazit farz thuhet ikameti, qė ėshtė i ngjashėm me ezanin:


All-llahu ekber, All-llahu ekber


Eshhedu en la ilahe il-lallah


Eshhedu enne muhammeden resulullah


Hajjales-salah


Hajjalel-felah


Kad kametis-salah


Kad kametis-salah


All-llahu ekber All-llahu ekber


La ilahe il-lallah


( All-llahu ėshtė mė i madhi, All-llahu ėshtė mė i madhi, Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar pėrveē All-llahut, Dėshmoj se Muhammedi ėshtė i dėrguari i All-llahut, Eja nė namaz, Eja nė shpėtim, Namazi po fillon Namazi po fillon All-llahu ėshtė mė i madhi All-llahu ėshtė mė i madhi Nuk ka tė adhuruar pėrveē All-llahut.


4. Tė ngriten duart deri nė vesh apo supe duke thėnė: All-llahu ekber (All-llahu ėshtė mė i madhi), pastaj tė shikohet nė vendin e sexhdes. Tė vendoset dora e djathtė mbi tė majtėn dhe sė bashku tė vendosen nė gjoks.


5. Tė thuhet lutja e hapjes: subhanekall-llahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke. (I pastėr je nga tė metat dhe i lavdėruar, o All-llah, emri yt ėshtė i bekuar, e lartė ėshtė pozita Yte dhe nuk ka tė adhuruar pėrveē Teje).


Dhe thuhet: Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim Elhamdulil-lahi rabbil alemin Err-rrahmanirr-rrahim Maliki jevmiddin Ijjake naėbudu ve ijjake nestein Ihdinas-siratal mustekim Siratal-ledhine enamte alejhim Gajril magdubi alejhim ve leddalin. Amin. (Kėrkoj strehim tek All-llahu nga shejtani i mallkuar, Me emrin e All-llahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshiruesit tė Posaēėm Lavdėrimi i takon All-llahut, Zotit tė botėve, Tė Gjithmėshirshmit, Mėshiruesit tė posaēėm Sunduesit tė Ditės sė gjykimit Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm nga Ti ndihmė kėrkojmė, Na udhėzo nė Rrugėn e drejtė, Nė rrugėn e atyre tė cilėt i ke begatuar me tė mira, E jo nė tė atyre qė je hidhėruar nė ta, Dhe as nė tė atyre qė janė tė humbur. Amin). (Pranoje o Zot!). Pastaj thuhet ndonjė sure a pjesė nga Kur'ani, pėr shembull: Bismil-lahir-rahmanir-rahim. “Vel asėr. Innel insane le fi husėr. Il-lel-ledhine amenu ve amilussalihati, ve tevasau bil hakki, ve tevasau bissabėr.”


(“Pasha kohėn. Vėrtetė njeriu ėshtė nė humbje.Pėrveē atyre qė besojnė, bėjnė vepra tė mira, porosisin njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe tė durojnė.”) ose Bismil-lahir-rahmanir-rahim. “Inna eėtajnakel kevther. Fe sal-li li rabbike venhar. Inne shanieke huvel ebter.”


(“Ne vėrtetė tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj ti falu dhe therr kurban pėr Zotin tėnd. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė i farėsosur.”) ose Bismil-lahir-rahmanir-rahim. “Kul huvallahu ehad. Allahussamed. Lem jelid ve lem juled ve lem jekun lehu kufuven ehad.”


(Thuaj: Ai All-llahu ėshtė Njė! Allahu ėshtė Ai qė ēdo gjė ka nevojė pėr Atė. Ai nuk ka lindur kė, e as qė ėshtė i lindur. Dhe askush s'ėshtė i barabartė me Tė.”), etj. Kjo lexohet me zė nė namazin e sabahut, akshamit dhe jacisė.


6. Tė bėhet rukuja (pėrkulja) duke thėnė: All-llahu ekber (All-llahu ėshtė mė i madh), dhe duke i ngritur duart deri nė vesh apo supe. Ashtu i kėrrusur, drejtohet mirė shpina, e duart vendosen nė gjunj, e nė kėtė pozitė thuhet: subhane rabbijel-adhim (i pa tė meta je o Zoti im i Madh). Mirė ėshtė tė thuhet kjo tri apo mė shumė herė.


7. Tė ngritet nga rukuja duke thėnė: semiallahu limen hamideh (All-llahu e dėgjon atė qė e falėnderon), duke i ngritur duart deri nė vesh apo supe. Pas ngritjes thuhet: rabbena ve lekel-hamd (o Zoti ynė, Ty tė takon lavdėrimi).


8. Tė bėhet sexhde duke thėnė: All-llahu ekber (All-llahu ėshtė mė i madh) do tė thotė lėshohet me duar dhe vendoset nė tokė balli, hunda, shuplakat e duarve, gjunjėt dhe majet e gishtave tė kėmbės. Nė kėtė pozitė thuhet: subhane rabbijel-aėla (i patėmeta je o Zoti im i Lartė). Kjo thuhet tri apo mė shumė herė.


9. Tė ngritet koka duke thėnė: All-llahu ekber (All-llahu ėshtė mė i madh) dhe tė ulet mbi kėmbėn e djathtė. Nė atė pozitė thuhet: rabbigfirlij, rabbigfirlij (mė fal,o Zot).


10. Tė bėhet sexhdeja e dytė duke thėnė: All-llahu ekber (All-llahu ėshtė mė i madh) dhe bėhen po ato veprime qė janė bėrė nė sexhden e parė. Kėshtu ėshtė falur njė rekat.


11.Tė ngritet koka nga sexhdeja duke thėnė: All-llahu ekber (All-llahu ėshtė mė i madh) dhe njė ēast tė shkurtėr qėndrohet ulur, e duke u mbėshtetur me grushta nė tokė ngritet nė kėmbė dhe fillon rekatin e dytė. Ashtu i ngritur thuhet: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim, sureja: elhamdulil-lahi rabbil alemin… dhe njėra nga suret e Kur'anit.


12. Nėse namazi ėshtė dy rekatėsh (siē ėshtė sabahu dhe xhumaja) pas ngritjes nga sexhdeja e dytė qėndrohet ulur duke peshuar mbi kėmbėn e majtė, kurse gishtat e kėmbės sė djathtė mbesin tė kthyera kah Kibleja. Nė kėtė pozitė, dora e djathtė vendoset mbi kofshėn e djathtė dhe bėhet grusht, e gishti tregues drejtohet kah Kibleja, kurse dora e majtė mbi kofshėn e majtė.Pastaj thuhet:


Ettehijatu lil-lahi vessalavatu vettajjibatu, esselamu alennebijji ve rahmetullahi ve berekatuhu, esselamu alejna ve ala ibadil-lahissalihin. Eshhedu en la ilahe il-lallahu ,ve eshhedu enne muhammeden abduhu ve resuluhu.


(Pėrshėndetjet janė pėr All-llahun, lutjet Atij dhe punėt e mira. Paqja, mėshira dhe bekimi qoftė pėr tė dėrguarin e Tij. Paqja qoftė mbi ne dhe mbi tė gjithė robėrit e mirė tė All-llahut. Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar pėrpos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij). Nė vazhdim thuhet: Allahumme sal-li ala muhammedin ve ala ali muhammed, kema sal-lejte ala ibrahime ve ala ali ibrahime inneke hamidun mexhid. Allahumme barik ala muhammedin ve ala ali muhammed, kema barekte ala ibrahime ve ala ali ibrahime inneke hamidun mexhid.


(O All-llah, mėshiroje Muhammedin dhe pasuesit e Muhammedit, siē e ke mėshiruar Ibrahimin dhe pasuesit e Ibrahimit. O All-llah bekoje Muhammedin dhe pasuesit e Muhammedit, siē e ke bekuar Ibrahimin dhe pasuesit e Ibrahimit, Ti je i Lavdėruar dhe i Madhėruar). Pastaj kėrkohet strehim nga All-llahu prej katėr gjėrave: Allahumme inni eudhubike min adhabi xhehennem, ve min adhabil kabr, ve min fitnetil mahja vel memati, ve min fitnetil mesihiddexhal. (O All-llah, kėrkojė strehim te Ti nga dėnimi i xhehennemit, nga dėnimi i varrit, nga sprova e jetės dhe e vdekjes dhe nga sprova e Dexhxhxhallit). Mė pastaj kėrkohen nga All-llahu tė mirat e dynjasė dhe ahiretit, dhe lutet pėr prindėrit e tė gjithė muslimanėt:


Rabbena atina fiddunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhabennar. Rabbenagfirlij ve li validejje ve lil mu'minine jevme jekumul hisab. (Zoti ynė, na jep nė dynja tė mira dhe nė botėn tjetėr tė mira dhe na ruaj nga dėnimi i zjarrit. Zoti ynė, mė fal mua, prindėrit tė mi dhe besimtarėt nė Ditėn e llogarisė). Namazi pėrfundon duke dhėnė selam e duke kthyer kokėn nė anėn e djathtė me fjalėt:


Esselamu alejkum ve rahmetullah (Paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi ju), dhe nė tė njėjtėn mėnyrė jepet selam nė anėn e majtė. Kėshtu falet sabahu dhe xhumaja (pra rekatet farz).


13. E nėse namazi ėshtė trerekatėsh (akshami), atėherė lexohet vetėm: Ettehijjatu lil-lahi vessalavatu… dhe Allahummme sal-li ala muhammed… e pastaj duhet ngritur nė kėmbė duke u mbėshtetur me grushta nė tokė dhe ngriten duart deri nė veshė apo nė supe, duke thėnė: All-llahu ekber. (All-llahu ėshtė mė i madh) Nė pozitėn vertikale vendosen duart mbi gjoks, ashtu siē u sqarua mė lart dhe lexohet vetėm: Elhamdu lil-lahi rabbil alemin… (e s'ėshtė gabim nėse lexohet ndonjė sure pas kėsaj), bėhet rukuja, sexhdet dhe mė nė fund bėhet ulja dhe thuhen ato dova qė u sqaruan mė lart dhe jepet selam. Kėshtu ėshtė falur akshami (pra rekatet farz). Kurse nė namazet katėrrekatėshe (ikindia dhe jacia) falen edhe dy rekate pas uljes sė parė.Do tė thotė duhet ngritur nė kėmbė, ku thuhet: El hamdu lil-lahi…, bėhet rukuja, dy sexhdet dhe prapė duhet ngritur nė kėmbė ku thuhet: El hamdu lil-lahi, bėhet rukuja dhe dy sexhdet dhe bėhet ulja e dytė ashtu siē u sqarua mė lart dhe jepet selam. Kėshtu falet ikindia dhe jacia (pra rekatet farz).


14.Pasi ėshtė kryer namazi, bėhet dhikri pas namazit. Sė pari thuhet tri herė: Estagfirullah (Kėrkojė falje nga All-llahu), e mė tutje: Allahume entesselam ve minkesselam tebarekte ja dhel xhelali vel ikram (O All-llah Ti je i Pėrsosur dhe nga Ti ėshtė shpėtimi, qofsh i bekuar o Zot i Madhėshtisė dhe Bujarisė). Pastaj Ajetul kursij (Tesbih dova):


All-llahu la ilahe il-la hu. El hajjul kajjum. La te' hudhuhu sinetun ve la neum. Lehu ma fissemavati ve ma fil ard. Men dhel-ledhi jeshfeu indehu il-la bi idhih. Jaėlemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum. Ve la juhitune bi shejin min ilmihi il-la bi ma sha. Vesia kursijjuhussemavati vel ard. Ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel alijjul adhim.


(All-llahu ėshtė Njė, nuk ka tė adhuruar pėrpos Tij. I Gjalli, Mbikqyrėsi i pėrhershėm. Atė nuk e kap as kotja, e as gjumi. E Tij ėshtė ē'ka nė qiej e nė tokė. Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai, pos me lejen e Tij. E di tė tashmen dhe tė ardhmen, e nga ajo qė Ai di, tė tjerėt dinė vetėm aq sa Ai do. Kursija e Tij ėshtė sa qiejt dhe toka, kurse kujdesi iTij ndaj tė dyjave nuk i vie rėndė. Ai ėshtė i Larti, i Madhi).


Pastaj thuhet: Subhanallah (33 herė) (i patėmeta ėshtė All-llahu),


El hamdulil-lah (33 herė) (i lavdėruar qoftė All-llahu),


All-llahu ekber (33 herė) (All-llahu ėshtė mė i madhi) dhe nė fund: La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir. (Askush s'meriton tė adhurohet pėrpos All-llahut, Ai s'ka partner, Atij i takon krejt sundimi dhe lavdėrimi dhe Ai ka mundėsi pėr ēdo gjė).

munti
22-05-05, 23:55
Esselamu alejkum!

Mashaallah te qofte e nderuara lazdranja,Allahu te shperblefte me te gjitha te mirat ne kete dhe ne boten tjeter,ti je me siguri krenaria jone ne kete forum.

Naki
23-05-05, 14:47
O Vllezer Shqiptare deri kur do te mesohem te komunikojme ne gjuhen e tolerances,deri kur Te mesohem te Komunikojme ne Gjuhen e Nenes.
Duke lene anash Inatet Personale.
Ju lutem te Permbaheni Temes te mos jete kjo arene -Lufte .
Nese Nje Anetare Sjelle nje Postime Rreth temes nuk duhet share,kjo nuk i kontribone Askujt.
Ne vende qe te mirrem me postime destruktive,me mire eshte te perkrahum Postimet cilesore, postimet qe Na sjellin dashurine per te dashur njeri tjetrin ,per te respektuar njeri tjetrin.

Zoti ju shperblefte me te mira,te gjithe juve qe duani njeri tjetrin dhe kontriboni mbi zhvillimin Edukativ te fese Islame.

Me nderime Naki

lazdranja
23-05-05, 18:34
Islami nuk ėshtė i ri pėr Evropėn. Viti 711 shpesh pėrmendet si vit kur muslimanėt nga Afrika Veriore hynė nė Spanjė; edhe pse pika e parė e kontaktit zyrtar me siguri ka qenė nė vitin 628 kur Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dėrgoi Dihya ibwn Halifa te Herakliusi. Menjėherė pas kėsaj, nė vitin 652 Mu’avije ibwn Ebi Sufjan dėrgoi ushtarė nė Sicili. Prej asaj kohe, muslimanėt kanė bashkėpunuar me Evropėn nė njė formė ose nė tjetėr. Madje do tė ishte nė rregull tė thuhet se Islami ka qenė njė fenomen evropian pėr pjesėn mė tė madhe tė historisė sė tij – gati 800 vjet tė civilizimit Islam nė Spanjė, dhe mė shumė se 250 vjet nė Sicili.


Sė bashku me themelimin e Komuniteteve Muslimane evropiane kanė ekzistuar edhe momentet tjera tė takimit (kontaktit) – prezenca e shkurtė nė Francėn jugore, konfliktet nė Austri dhe, kuptohet, Kryqėzatat.


Nė njė tė kaluar tė afėrt, bota ka parė Evropėn duke kapur dhe pushtuar pjesėt tjera tė botės gjatė kolonializmit dhe pas saj si dhe arritjen e emigrantėve muslimanė nėpėr Evropė nė kėrkim tė punės dhe jetės mė tė mirė. Qė Islami dhe Evropa tė mėsojnė tė pranojnė njėri-tjetrin, duhet tė theksohet se historia e pėrbashkėt e Islamit dhe Evropės nuk ėshtė vetėm njė fotografi e pėrgjithshme e kėsaj ose e asaj, por ajo pėrmban njė numėr tė madh tė bashkėveprimeve nė arsim, zhvillim tė pėrbashkėt dhe pėrtneritet. Dijetarėt evropian tani jetojnė nėn rrethana ku janė tė gatshėm tė pranojnė ndikimin e jashtėzakonshėm tė civilizimit Islam nė formimin e Evropės; kontributi i Ibėn Haldunit nė shoqėri dhe histori, i Al-Razit dhe Ibėn Sinas nė mjeksi, i Al-Havarizmit nė matematikė.


Pėrdorimi i zakonshėm i fjalėve si alkool, alkimi dhe algjebėr, rrjedh nga gjuha arabe. Udhėtimi i evropianėve deri nė qendrat e mėsimit nė Kordoba, Toledo dhe Granada nė Spanjėn muslimane, ėshtė dėshmi e kontributit tė Islamit nė formimin e Evropės. Dituria e grekėve antikė ėshtė ruajtur dhe pėrvetėsuar nga arabėt. Shkrimet e Aristotelit, Euklidit, Galenit, Arkimedit dhe tė tjerėve janė pėrkthyer nė gjuhėn arabe dhe mė vonė edhe nė gjuhėn latine. Nė fjalė, gjuha arabe mund tė shihet si njė nga gjuhėt klasike tė Evropės.


Orientalisti Montgomery Watt ka thėnė: “Nėpėrmjet kontakteve tregtare dhe prezencės politike nė Spanjė dhe Sicili, kultura superiore e arabėve gradualisht ėshtė zgjėruar edhe nė Evropėn Perėndimore. Edhe pse Evropa Perėndimore kontakt mė tė madh kishte mė Perandorinė Bizantine, ajo nga arabėt pėrfitoi mė shumė se sa nga bizantinėt. Nėse mundohemi tė vėrejmė intensitetin e plotė tė eksperimentimit arab, mendimit arab, shkrimit arab, do tė arrijmė tė shohim se pa arabėt, shkenca dhe filozofia evropiane nuk do tė ishte zhvilluar siē ėshtė zhvilluar deri tani.”



Evropa sot



Sot, nė fillim tė mijėvjeēarit, ėshtė shumė e rėndėsishme ta pėrkujtojmė partneritetin pozitiv historik tė Islamit dhe Evropės. Sot nė Evropėn Perėndimore jetojnė rreth 10 milion muslimanė. Gjatė viteve tė ’90-ta numri i muslimanėve qė janė bėrė tė “dukshėm” ėshtė rritur nė mėnyrė drastike. Organizatat muslimane janė duke u pėrhapur me tė madhe. Pėrveē kėsaj, vėrrehet njė rritje e madhe e numrit tė xhamive. Ėshtė interesante poashtu tė shihet edhe numri i njerėzve qė pranojnė Islamin. Islami ėshtė bėrė njė pikė e njė debati tė nxehtė: Cila do tė jetė ardhmėria e kėtyre muslimanėve nė Evropė? A janė ata kolona e pestė? A janė ata burim i fundamentalizmit nė njė Evropė tolerante? A janė ata kėrcėnim qė ka nevojė tė pėrmbahet dhe asimilohet para se tė rrezikojė stabilitetin e Evropės? Pėr fat tė mirė, me kėto pyetje nuk janė tė preokupuar tė gjitha kėndet e Evropės.


Ėshtė e vėrtetė se njė pjesė e madhe e mosbesimit ndaj Tjetrit triumfon lehtė, edhe nė anėn e disa muslimanėve edhe nė anėn e elementeve tė caktuara brenda Evropės.


Ministri i mbrojtjes franceze, Franēois Leotard ka thėnė: “Fundamentalizmi islamik ėshtė njėjtė i rrezikshėm sa ishte dikur nacizmi”. Teoritė e Huntingtonit, edhe pse tė refuzuara me tė madhe, vazhdojnė t’i kenė pasuesit e devotshėm. Nėpėr gjithė Evropėn shihet se islamofobia ėshtė nė rritje. Nė njė shkallė edhe mė tė pėrgjithshme, qėndrimet e shefit tė Partisė Konservative angleze Lord Tebbit janė tė njohura mirė. Ai ka thėnė: “Nuk mund ta kesh njė grumbull tė kulturave nė njė shoqėri; duhet tė jetė njė kulturė pėr njė shoqėri… multikultura ėshtė njė forcė ndarėse”.


Edhe pse kėto opinione nuk janė ēdoherė kryesore, ata kanė efektin e tyre nė komunitetet pakicė. Kjo mund tė krijojė njė mentalitet bllokues tek ata qė tanimė mbajnė kujtimet e trashėguara tė kolonializmit. Me njė pėrjashtim tė disa vendeve tė caktuara, Islami ende nuk ėshtė zyrtarisht i njohur nga Evropa. Kuptohet, Islami ėshtė kėtu, kjo ėshtė realitet, mirėpo njohja zyrtare ka ndikimin e saj nė mėnyrėn se si shihet, nė statusin, nė finansimin dhe kėshtu me radhė. Nė ballafaqimin me Islamin, Evropa ka zhvilluar disa modele tė ndryshme. Austria, Spanja dhe Belgjika zyrtarisht njohin Islamin. Suedia ėshtė e gatshme tė finansojė disa aktivitete pėr muslimanėt pėrderisa ata pėrfaqėsohen nga organizata qė kanė njė numėr tė caktuar tė anėtarėve. Nė Francė, zyrtarisht nuk njihet asnjė komunitet fetar. Mirėpo, kėtu ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se kryetari francez tradicionalisht varroset nė Notre Dame, dhe se kapa e hebrenjve tolerohet - ku shihet njė zbatim jo-formal dhe fleksibil i ligjit. Gjermania edhe mė tej refuzon tė pranojė se ėshtė njė shtet i emigrantėve; dhe kėshtu emigrantėt njihen si Gasterbeiter, ose punėtorė musafirė, madje edhe pas tri gjeneratave. Britania e Madhe, edhe pse nuk ka bėrė njohjen zyrtare tė muslimanėve, ajo ka akomoduar dhe pranuar lloj-llojshmėrinė e pakicave tė saja.



Imazhi i Islamit



Gjatė bashkėveprimeve tė gjata ndėrmjet Evropės dhe Islamit, janė ndėrtuar shumė imazhe negative pėr Islamin, disa nga kėto tė motivuara politikisht, e disa tė tjera nga dallimet fetare. Nė mesjetė ka mbizotėruar njė bindje se muslimanėt ishin idhujtarė tė cilėt e adhuronin Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ose se vetė Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte magjistar, ose sipas disa kuptimeve tjera, djalli ose anti-krishti. Islami ėshtė paraqitur (portretizuar) si fe e gėnjeshtrave, njė shkelės i vazhdueshėm i tė vėrtetės. Islami shiheshte si fe e dhunės dhe qė ishte pėrhapur nėpėrmjet shpatės. Muslimanėt shiheshin si njerėz tė preokupuar me dėshira materiale dhe vetė-kėnaqje; kurvėria dhe homoseksualizmi shiheshin si tė lejuara nga feja. Shumė nga kėto ide ishin si pretekst pėr tė krijuar njė aleancė tė krishterėve pėr tė luftuar nė kryqėzatat, pėr tė treguar se Tjetri ishte duke jetuar nė errėsirė, dhe kėshtu duke e arsyetuar nevojėn e konvertimit ose luftimit tė tyre. Ėshtė interesante tė theksohet se edhe sot, disa nga ato ide, duke pėrfshirė edhe disa ide tė reja, ende ekzistojnė.



A ėshtė Islami kėrcėnim?



Ta shqyrtojmė pėr njė moment gjendjen e Islamit nė botėn moderne. Mund tė shihet se muslimanėt jetojnė nė dy gjendje tė ndryshme; njėra, si pakicė nė Perėndim, dhe tjetra, nė gjendje ku shumica janė muslimanė.


Pėr situatėn e parė ėshtė e nevojshme njė imagjinatė jashtėzakonisht e madhe tė pėrshkruhet kėrcėnimi qė kėto pakica muslimane e kanė pėr Evropėn ose Perėndimin. Kėto komunitete vetvetiu druajnė nga rrethi ku jetojnė. Ekziston njė mundėsi shumė e realtė qė vlerat kulturore dhe fetare, normat etike tė kėtyrė pakicave tė zbehen ose tė zhduken deri nė gjeneratėn e dytė ose tė tretė tė tyre.


Komunitetet e tilla nuk kanė gjasa tė jenė kėrcėnim pėr rregullin e vendosur nė tė cilin ata jetojnė, pėr shkak se ata janė shumė tė zėnė duke u mbrojtur.


Nėse e vėshtrojnė botėn Islame, fuqia e politikės nuk ndryshon shumė. Ekzistojnė rreth 56 shtete muslimane, por pjesa mė e madhe e muslimanėve kanė rezerva serioze kur bėhet fjalė pėr “islamin” e kėtyre shteteve. Pjesa mė e madhe e kėtyre shteteve bėjnė pjesė nė kategorinė e vendeve nė zhvillim, ose, deri paradokohe, nė kategorinė e vendeve tė Botės sė Tretė. Ata zhyten nė borxhe ndaj Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Bankės Botėrore dhe ndaj botės sė zhvilluar. Nė aspekt tė teknologjisė, ata ēdoherė pėrpiqen ta pasojnė Perėndimin: ndikimi i mediave perėndimore dhe procesit tė globalizimit, dominon mbi ato shtete.


Disa nga ato shtete kanė minerale, ose burime bėrthamore ose tė naftės, por lidhjet politike janė tė tilla sa ėshtė shumė e vėshtirė qė kėto tė pėrdoren nė ēfarėdo mėnyre kundėr interesave perėndimore: Lufta e Gjirit ishte dėshmi e kėsaj. Nėse gjith kėtė situate e shohim nga njė perspektivė tjetėr, tė shohim se shteti i Izraelit gjendet (ekziston) ndėrmjet njė deti tė shteteve muslimane, qė asnjėri nga ato nuk e dėshiron prezencėn e tij, dhe nga ana tjetėr asnjėri nga ato nuk ėshtė mjaft i fuqishėm ose mjaft i pavarur tė ndryshojė situatėn. Ngjarjet qė ndodhėn nė Bosnjė, kishin njė ndikim tė thellė emocional tek muslimanėt e gjithė botės, mirėpo Komuniteti Ndėrkombėtar Musliman nuk kishte mundėsi tė ketė ndonjė ndikim serioz politik. Ndihmėn e vetme qė ata mund ta ofronin ishte mledhja e tė hollave pėr organizata bamirėse. Atėherė si ėshtė e mundur qė njė komunitet i tillė ndėrkombėtar tė jetė rrezik pėr atė forcė Perėndimore?


Muslimanėt nė Evropėn e sotme



Komuniteti musliman, qė ėshtė njė komunitet shumė i ri (nė Mbretėrinė e Bashkuar 75 pėr qind e komunitetit muslimanė vlerėsohet se ėshtė nėn moshėn 35-vjeēare) ka problemet e veta. Njė numėr i madh i tė rinjve ballafaqohet me krizė tė identitetit, tė ndarė ndėrmjet kulturės sė prindėrve tė tij dhe ambientit ku jetojnė. Ky ėshtė konteksti nė kuadėr tė tė cilit duhet tė vendoset ringjallja e Islamit brenda Evropės. Deri tani muslimanėt nė Evropė kanė qenė tė nėnshtruar sė paku tri valėve tė vetė-kujdesit.


Gjatė valės sė parė, nė fund tė viteve tė ’70-ta, Revolucioni Iranian kishte njė ndikim tė madh nė botėn muslimane, duke pėrfshirė edhe ata muslimanė qė jetonin nė Evropė, pavarėsisht nga qėndrimet e tyre ndaj Revolucionit Iranian; kjo ishte njė shenjė se Islami po ngritėt.


Vala e dytė, Vargjet Satanike tė autorit Salman Rushdie nė vitin 1989, shkaktuan qė shumė muslimanė nė Mbretėrinė e Bashkuar, sidomos tė rinjtė, tė pyesin veten dhe tė gjejnė rolin e tyre nė njė shoqėri qė dukeshe se po nėpėrkėmbė fenė dhe tė drejtat e tyre. Ēėshtja e hixhabit kishte njė efekt tė ngjashėm nė shtetet tjera evropiane.


E treta, Lufta e Gjirit, e Bosnjės dhe ngjarjet tjera politike kanė shkaktuar lėvizje tė mėdha brenda komunitetit musliman. Qėllimet duket se po ndryshojnė. Kur Iraku ishte kundėr Iranit, ishte e arsyeshme tė armatoset Sadam Huseini, mirėpo kur ai e pushtoi Kuvajtin, ai duheshe tė ndalet. Nga ana tjetėr, serbėt me tė madhe u lejuan t’i masakrojnė boshnjakėt. Zgjedhjet legjitime nė Algjeri u ndėrprenė nė emėr tė mbrojtjes sė demokracisė, ndėrsa ushtria turke nė mėnyrė arrogante u fut nė procesin demokratik dhe u lejua qė t’i mbajė peng politikanėt e vendit. Kur Sh.B.A.-tė pėrkrahnin afganėt kundėr Rusisė, ata ishin luftėtarė lirie, ndėrsa kur palestinezėt luftojnė dhe vuajnė pėr pavarėsi, ata janė terroristė. Imazhi i Islamit ende ėshtė njė imazh i dhunės qė buron nga xhihadi, edhe pse ndoshta tė gjitha aktet e xhihadit gjatė 100 viteve tė fundit, kanė qenė lufta mbrojtėse pėr liri dhe vetė-pėrcaktim. Kur njė bombė shpėrthen nė Kajro, duket shumė e arsyeshme dhe e zakonshme qė njė gazetar tė ndalė njė musliman tė ri nė rrugė dhe ta pyet pėr mendimin e tij rreth shpėrthimit, por nuk i shkon ndėrmend tė pyet njėjtė atė pėr konfliktin nė Irlandėn Veriore.


Kjo, si rregull, ka krijuar njė dėshpėrim dhe ka kontribuar tė krijohet njė ndjenjė e ofendimit dhe refuzimit. Disa elemente tė ringjalljes Islame kanė trajtuar tendencat e refuzimit dhe mllefit dhe kanė ofruar njė rrugėdalje nėpėrmjet njė diskursi tė dhunshėm tė dėnimit publik tė Perėndimit dhe ēdo gjėje qė ėshtė perėndimore. Mirėpo, ringjallja e Islamit nuk ėshtė vetėm reagim negativ; ajo me tė madhe ėshtė njė udhėtim pozitiv i vetė-zbulimit dhe, nė fjalė, pėr njė numėr nė rritje tė tė rinjve, u ndihmon atyre tė zbulojnė njė alternativė pėr kulturėn e prindėrve tė tyre – Kulturėn Islame evropiane. Kjo sillet nėpėrmjet njė procesi tė bartjes sė bagazhit kulturor Aziatik ose Islam Arab, tė kthimit nė principet themelore dhe zbatimit tė tyre nė kontekst evropian. Ky proces mund tė jetė njė proces i shėndoshė pėr Evropėn, sepse krijon njerėz qė janė tė sigurt pėr identitetin e tyre: ata janė muslimanė evropian. Ata dėshirojnė tė kontribuojnė pėr ardhmėrinė e saj, tė ndėrtojnė njė Evropė mė tė mirė pėr ta dhe pėr fėmijėt e tyre. Hurshid Ahmed ka thėnė: “Do tė ishte tragjedi, nėse bėhemi rob tė sė kaluarės”. Si tė tillė, muslimanėt duhet po ashtu tė merren me disa ēėshtje qė ekzistojnė brenda lagjeve tė tyre.


Siē thonė muslimanėt se Islami nuk ėshtė monolitik (njėbllokėsh), ata duhet tė kuptojnė se as Evropa nuk ėshtė monolitike. Ekzistojnė shumė njerėz nė Evropė qė janė tė gatshėm t’i shohin problemet me tė cilat muslimanėt ballafaqohen, nė mėnyrė objektive, madje edhe dashamirėse. Po ashtu duhet tė theksohet se luftėrat e lėvizjeve Islamė nuk janė kundėr Perėndimit ose Evropės; i gjithė ai ėshtė njė proces i bashkimit dhe vetė-zhvillimit, siē ka thėnė Hasan Al-Turabi: “Perėndimi nuk ėshtė preokupimi jonė. Ne merremi me rigjenerimin konstruktiv tė shoqėrive tona, duke i mobilizuar shpirtrat dhe mendjet tona, e jo me ‘luftimin e satanėve tė mėdhenj’. Perėndimi nuk ėshtė armik pėr ne, pėrveē nėse ndonjė politikė ėshtė e drejtuar kundėr Islamit”.


Gjatė kontakteve me Evropėn, muslimanėt kanė arritur tė mėsojnė shumė gjėra: nė fjalė, pėrderisa ekziston krenaria se evropianėt kanė mėsuar nga Al-Andalusia, nga ana e muslimanėve tani duhet tė ketė vlerėsim pėr mundėsitė qė i kanė pėr tė studiuar nė Universitetet Oxford, Cambridge, etj. tė Britanisė.


Shumė nga lėvizjet e ringjalljes, kanė absorbuar ide, metoda, madje edhe struktura nga modelet evropiane. Kontaktet me Evropėn moderne kanė shkaktuar qė muslimanėt tė pėrfshihen nė debate tė brendshme rreth ēėshtjeve tė ndryshme siē ėshtė demokracia, pluralizmi, roli dhe statusi i gruas, konceptet e dar al-harb, etj. Vėrtetė, i gjithė botėkuptimi i muslimanėve ėshtė duke pėsuar ndryshime. Nė vitin 1992 nė njė seminar nė Francė nė temėn “Muslimanėt nė Perėndim”, njė grup i dijetarėve udhėheqės muslimanė, ka diskutuar rreth kėtyre ideve. Njė nga kundėrshtimet qė ata i kishin ndaj konceptit tė dar al-harb dhe dar al-Islam ishte se karakteristika themelore e dar al-Islam ishte siguria, por si mund tė quhet bota muslimane dar al-Islam kur ekziston aq shumė diktaturė dhe shtypje tė madje edhe ndaj dijetarėve dhe aktivistėve muslimanė? Ngjashėm, si mund ta quajmė Perėndimin dar al-harb kur muslimanėt e tillė shpesh lėshojnė vendet e tyre dhe kėrkojnė strehim (azil) politik nė Perėndim?



Ardhmėria



Rruga drejt mėsimit tė pranimit tė njėri-tjetrit, dhe mundėsia e jetės mė njėri-tjetrin, nuk mund tė jetė e lehtė. Ėshtė njė proces i ndėrlikuar, por nuk ka alternativė tjetėr. Pėr kėtė do tė duhet tė kalojė njė kohė. Imazhi negativ ėshtė ndėrtuar me shekuj, dhe ai nuk mund tė ndryshohet brenda natės. Evropa dhe Islami duhet ta kuptojnė njėri-tjetrin mė mirė, me qėllim tė kuptimit mė tė mirė tė njėri-tjetrit dhe me qėllim qė nocionet pėr Veten dhe Tjetrin tė kenė ndikim tė ndėrsjellė.


Mendoj se pėrgjegjėsia mė e madhe bie mbi shumicėn, komunitetin nikoqir, Evropėn. Me pakicat mund tė ballafaqohet nė dy mėnyra: (1) Dallimet kulturore mund tė pėrshtaten, madje edhe festohen, gjė qė do ta bėnte pakicėn tė ndjehet e mirė se ardhur dhe kėshtu tė gatshėm tė pėrfshihet nė shoqėri; ose (2) Dallimet mund tė shqetėsohen dhe tė eliminohen nėpėrmjet largimit, shtypjes ose asimilimit tė dhunshėm. E para ėshtė rrugė e pluralizmit dhe duket se ėshtė qasja mė e arsyeshme. Ēfarėdo pėrpjekje pėr tė eliminuar identitetin musliman do tė shkaktojė probleme mė tė mėdha nė njė periudhė afatgjate. Duhet t’i shohim dallimet ndėrmjet muslimanėve nė Francė dhe nė Britani qė tė shohim efektet e modeleve tė ndryshme qė janė zbatuar.


Historia e Francės dhe Algjerisė vazhdon tė jetė pengesė kryesore. Nocionet franceze tė unitetit kulturor vetvetiu vendosin barrė tė rėndė mbi komunitetin musliman. Ideja ėshtė tė shmangen getot dhe zonat e ndara (tė pėrjashtuara); ndėrsa rezultati ėshtė njė komunitet qė vazhdimisht ndjehet i kėrcėnuar dhe gjendet nė margina, aq shumė sa qė, nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė nė gjendje ta paramendojė veten si francez.


Sot, muslimanėt mund tė pėrfaqėsojnė njė kulturė tjetėr, por duhet tė mbajmė mėnd se kulturat janė rezultat i njė procesi eklektik (heterogjen); kulturat asnjėherė nuk janė statike. A nuk ishte dikur krishterimi njė fenomen Lindor? Por, me kohė ai rrėnjosi veten nė shoqėrinė Perėndimore. Mishi me erėza, qebapėt, pica dhe burgerėt tani janė elemente tė kulturės britanike, edhe pse nė tė vėrtetė ato nuk janė britanike.

Shoqėritė muslimanė tradicionalisht kanė qenė pluraliste. Teologjia islame rikujton njerėzimin se dallimet janė njė faktor natyror dhe pozitiv nė jetė, rreth tė cilave njerėzit duhet tė bashkohen pėr tė mėsuar pėr njėri-tjetrin.

“O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat) e All-llahu ėshtė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė”. (Huxhurat: 13)


“…Sikur tė donte All-llahu, do t'ju bėnte njė popull…” (Maide: 48)

Kėshtu, pluralizmi i ofron Evropės njė rrugė tė bėhet ė fortė, stabile dhe e qetė. Muslimanėt duhet tė bashkohen me njerėzit tjerė, pavarėsisht nga feja, tė punojnė sė bashku pėr tė mirėn e pėrbashkėt, siē hyri Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nė hilf al-fudul. Ēfarėdo alternative tjetėr pėrveē pluralizmit do tė ishte pritje dhe pėrgatitje pėr ndonjė lloj tė ndeshjes sė civilizimeve ose eliminimit tė njėrit ose tjetrit, gjė qė do tė ishte njė goditje e tmerrshme edhe pėr Evropėn edhe pėr Islamin. Vėrtetė do tė ishte dėshpėrim i madh pėr gjasat e humbura.

lazdranja
23-05-05, 18:35
Esselamu alejkum!

Mashaallah te qofte e nderuara lazdranja,Allahu te shperblefte me te gjitha te mirat ne kete dhe ne boten tjeter,ti je me siguri krenaria jone ne kete forum.



flm shum gjithashtu te shperbleft ALLAHU edhe ty flm shum per kompliment te uroj suksese si dhe te pershendes shum shum

Naki
23-05-05, 19:30
TV. Shqiptar Explore para nje Muaje Shfaqi nje Dokumentare -Evropa dhe Islami qe Sjelli te gjitha faktet qe ju pershkruani e Nderuara Lazdranja.

Ishte nje Knaqesi te lexosh Postimin tuaj.

Zoti ju Shperbleft me te mira.

Me nderime Naki

lazdranja
24-05-05, 16:44
TV. Shqiptar Explore para nje Muaje Shfaqi nje Dokumentare -Evropa dhe Islami qe Sjelli te gjitha faktet qe ju pershkruani e Nderuara Lazdranja.

Ishte nje Knaqesi te lexosh Postimin tuaj.

Zoti ju Shperbleft me te mira.

Me nderime Naki




FLM shum Naki ,,,,, kalofsh nje dite te bukure tugn tung

lazdranja
09-06-05, 17:41
Qė nė tė kaluarėn, po ashtu edhe nė tė tashmen, njerėzit kanė patur zell tė madh pėr dituri dhe njohuri. Ata kėrkojnė nėpėr gėrmadha dhe shpella, pėr tė njohur ngjarjet e popujve tė kaluar dhe gjendjet e tyre. Studiojnė profecitė qė flasin pėr tė fshehtėn, qė tė njohin ngjarjet qė do tė ndodhin. Shpikin satelitė pėr tė njohur yjet dhe planetet, madje kanė dėrguar anijet kozmike, tė cilat ecin nė hapėsirė pėr tė mbajtur njerėz apo mjete, qė tė zbulojnė universin dhe tė sqarojnė atė qė nuk dihet rreth tij. Njerėzit kanė hulumtuar tokėn, malet, kodrat, shtresat e tokės. Janė zhytur nė dete, pėr tė njohur kafshėt dhe sekretet, qė gjėnden nė ta. Kanė studiuar pėrbėrjen e njeriut, bimėve dhe kafshėve. Ata kanė pėrpiluar libra, pėr tė regjistruar njohuritė, qė kanė marrė gjatė kohėravė dhe kanė shkruajtur shkencat e ndryeshme, si historinė, gjeografinė, astronominė, kiminė, fizikėn, mjekėsinė etj..

Pėrderisa lartėsia e njohurisė, ėshtė sipas lartėsisė sė tė njohurės, atėherė padyshim njohuritė qė na bėjnė tė njohur Zotin tonė, janė njohuritė mė tė larta. Ai qė ka dituri dhe njohuri rreth Allahut, ėshtė mė i mirė se ai qė ka njohuri rreth yjeve, shtresave tė tokės, njerėzve, kafshėve e tjerė.

Ka thėnė Ibnul Arabi (Allahu e mėshiroftė): "Lartėsia e dijes, ėshtė sipas lartėsisė sė tė diturės. Krijuesi ėshtė mė i larti i gjėrave tė ditura, si rrjedhojė dituria rreth emrave tė Tij, ėshtė dituria mė e lartė.".

Islami i fton pasuesit e Tij pėr dituri, vėzhgim dhe hulumtim nė univers. Por ai i shan ata qė dituria e tyre, qėndron nė kufijt e jetės dhe nuk i kalon kufijt e jetės, pėr tė njohur Krijuesin e jetės dhe pėr tė kuptuar qėllimin e krijimit tė jetės dhe gjallesave.

Allahu i Lartėsuar ka thėnė: Ata dinė vetėm pamjen e jashtme tė jetės sė kėsaj bote dhe janė krejt tė pavėmendshėm, pėr fundin e punėve nė Jetėn e Pėrtejme.” [Err-Rrum: 7]

Nėqoftėse njohuritė fetare, janė njohuritė mė tė mira dhe mė tė larta, padyshim se njohuria, qė na bėn tė njohur Zotin tonė, ėshtė mė e larta ndėr tė gjitha njohuritė. Prandaj ajetet, qė na japin njohuri rreth Allahut, emrave dhe cilėsive tė Tij, janė ajetet mė tė mira tė Kur’anit. Ajeti El Kursij, sikurqė ėshtė pėrcjellė nė hadith tė saktė, ėshtė ajeti mė i mirė nė librin e Allahut. Sureja Ihlas, ėshtė e barabartė me njė tė tretėn e Kur’anit. Kėta ajete nuk janė madhėruar, pėrveēse nga fakti qė bėjnė fjalė, pėr Allahun, tė Adhuruarin e vetėm me tė drejtė.

xheti
22-06-05, 12:08
selam alejkum PAQJA QOFt MBI JU

Lazdrane diqysh qit emer spe meritojshe qysh pe shoh ti ste koke per kit emer . te uroj se njeri nuk kqyret tek zoti fizjonomi po kqyret vepra ,zoti nuk e kqyr ni njeri ne bukuri, po a eka zemren e buku edhe dijen e shendosh. ZEMRA E BUKUR DHE DIJA E SHENDOSH DIN ME FALENDERU ATE QE I JEP PER

"EDHE TY NAKI TE PERSHENDES SHUMMMMMMMMMMMMMMMMMM


ka thene pejgamber s.a.v.s se
aje njeri i cili nuk din mi falenderu njerzit nuk di as All-llahun me falenderu ...