ARBITALIA
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia index/home kulturė/cultura histori/storia gjuhė/lingua letėrsi/letteratura art/arte
hapje/apertura komunitet/comunitą tradita/tradizioni special/speciale turizėm/turismo shfaqje/spettacoli
redaksi/redazione lajme/notizie shtyp/stampa motorė/motori ligje/legislazione lidhje/links
Nezir Myrta / SHPJEGIMI I EMRIT ĒAMĖRIA
AMĖ E ĒAME ĒAMĖRIA
Emri Ēamėria qė pėrcakton toponomin nė fjalė, si krahinė e ndame shqiptare, nga Trungu Amtar dhe qė formohet nė bazė tė etninomit ēam (ēami, ēamėt), derisot, nuk ėshtė hasė tė jetė shpjeguar me njė ethymologji tė sigurtė, sipas linguistikės gjenetike domethėnia e vet emrit, vetėmse, thohet se vie nga fjala t ēam, nga emri i lumit Kallama (Thyamis) dhe dihet si territor dhe popullėsi shqiptare (abėreshe), me aneksimin qė iu bė Greqisė, me njė histori tė dhimbshme, me njė kulturė tė lashtė.
Pėrkundėr asimilimit tė dhunshėm nga grekėt, Ēamėria arrinė tė mbijetojė, me tė gjitha forcat shpirtėrore kulturore, duke ruajtur fshehtas: gjuhėn shqipe (arbėrishte), dokėt e zakonet shqiptare, me njė pėrbėrje numerike banorėsh, mbi tre milion shqiptarė, qė njihen si arvanitas (arbanitas), arbėreshė tė Greqisė.
Sipas studjuesit, V. Rafailidhis prezenca arvanite nė Greqi, fillon me mendimin e shprehur tė tij, se: Arvanitėt, kjo farė e ashpėr dhe krenare, e cila pėrllogaritet tė jetė rreth tre (3) milion nė shtetin e sotėm grek, vazhdon tė mbijetojė dhe tė bėjė historinė, si njė pjesė vitale e kėtij vendi, mes stuhive tė asimilimit dhe ruajtjes sė origjinės - e vijon thėnien studjuesi, Irakli Koēollari, pėr Arvanitėt.
Ndėrsa, emri arvanitas, si thirrje greqishte, ėshtė vet emri arbanitas, arbanit (arban), i shqipes gege, qė nė mungesė tė theksimit tė tingullit b, nė greqishte, rrodhi theksimi i tingullit v (b=v), nė emrin tonė, qė njihen sot arvanitasit. Kjo fjalė gegėnishte arbanitas (arvanitas), si rrėnjėsore e lashtė illirishte, iu mbeti pikėrisht, popullėsisė shqiptare arbėreshe nė Greqi, e cila e flet njė gjuhė me idioma tė lashtėsisė, me njė fonetikė historike qė kėrkon gjurmim tė thellė linguistik, e qė sot duket sikur njė e folme gege e toske bashkė, si njė tėrėsi uniteti tė shqipes sė hershme, njė Toskėrishte e pėrzier me rrėnjet e ruajtura shumė mė tė hershme illiro-pellagsishte, nga sa i kanė sot vet dialektet e Gegėnishtes dhe Toskėrishtes sė sotme, - sikur rrėnjė tė mbetura tė njė gjuhe tė gjallė paraballkanike dhe PIE dhe e mbetur gjithmonshėm gjuhė e gjallė arbanite. Nė arvanishte (arbėrishte) tė Ēamėrisė, sot mund tė vėrehet gėrshetimi i dy elementeve gege-toske, sikur njė lidhje koherente (anipse e tėholluar sa ska mė ku tė shkojė), na duket sikur shihet si njė dritė e largėt linguistike kryebote, apo fillbote tė tė folurit tė njeriut aqė janė ruajtur rrėnjet e hershme pellgasishte.
Gjuha shqipe e folur nė Ēamėri, mund tė theksojmė se ėshtė pikėtakimi, apo pikėpjekja e dy dialekteve tona, gege e toske, me elemente tė lashtėsisė historiko-linguistike, si gėrshetim dialektesh e nėndialektesh shqipe, si njė gjuhė e ruajtur me elemente origjinale tė rrėnjeve illirishte. Ndoshta, kjo formė e ruajtjes sė origjinalitetit rrėnjėsor linguistik nė tė folur, u ruajt nė vetvete, ngase nuk u bė kurrfarė aplikimi i gjuhės sė njėsuar shqipe, si ndalim arbitrar hegjemonist grek, pėr tu shprehur zyrtarisht si gjuhė amtare e arbanitėve. Nuk pati njė zyrtarizim tė Arbanishtes, ngase ėshtė bija e Pellgasishtes, sė lashtė, prej sė cilės rrodhi vet kjo greqishtja e lashtė, duke mbuluar rrėnjet arbanishte me ato greqishte tė reja me sufiksalet os. Nuk pat
njė formė dirigjimi nga askush pėr ta zyrtarizuar si gjuhė arbanite as krahas gjuhės greke dhe mbeti si dhunėti e natyrės nė tė folurit e ēamėve (arvanitėve-arbanitėve), ku rrėnjet e fjalėve shqipe nė tė folur popullor tė ēamėve, sikur xhveshin rrėnjet greqishte dhe na lidhin me gjuhėn e lashtė pellgazgjike. Gjuha e folur ēame, duhet tė shkruhet nė origjinalin e saj tė natyrės linguistike, sepse aty janė rrėnjet e gjuhės Amė Pellgasishte shqipe, si gjuhė e natyrės shqipe tė lashtė, ku kemi shumė burime studimesh nė tė folmen arbanishte (arvanishte), pėr thema tė mėdha nė gjurmimet illiristike PIE.
Vlen tė paraqesim shembuj tė tė folurit arbanitas (arvanitas), nė shprehjet e dokeve e zakoneve tė lashta, tė shqiptimit tė emėrtimeve tė sotme onomastike - qoftė antroponome, toponome, hidronome, epinome, apo edhe nė lirikėn dhe epikėn popullore, sikurse mund tė vėrehet gėrshetimi elementar gegė-toskė, nė kėto vargje tė njė kėnge popullore arvanite: Di fjalė ēova Djevit / Tė fala tė tė thetė, / Po Djevi nuk ta tha, / Se nuk e lanė retė. Numrori di (dy fjalė), folja thetė (thotė), shprehja nuk ta tha dhe folja e vargut tė fundit lanė (nuk e lanė), janė veēoritė e illirishtes sė lashtė, ku zėvėndėsimi i zanores y, me i (y=i) sot ėshtė theksim i tė folmes dibranishte, e cila ėshtė njė e folme shumė e hershme illirishte, por qė nė gjuhė gėrshetohet elementi gegė i foljes lanė (e lanė) si theksim i zanores hundore a^ (se nuk e lanė retė), do tė thotė se ende nuk e lanė retė, sikurse edhe nė trajtėn nuk e lan (lanė). Kjo folje shqipe la, si ēėshtje e hapur fono-morfologjike shqipe ( la lamja, e la lanja, me la, e me lanė pėr tė larė, e pėr tė lėnė), edhepse janė bėrė studime lidhur me to, ende nuk ėshtė arrijtė njė shpjegim i plotė.
Tė folmen arvanite, unė e quaj Arbanishtja e Lashtė PIE, gjuha e Dardhanusit, birit tė Zojsit (Zeusit 2690-2615 p.e.r.), ėshtė gjuha e Hillionit, gjuha Trojane, illirishtja e fillit tė tė folurit dhe tė tė shkruarit tė gjuhės sė njeriut - Kuniformit, ėshtė filli i Pellgasishtes e mbetur sot edhe nė rrėnjet e fjalėve tė tė folurit tė Ēamėve, nė atė gjuhė tė sotme natyrore, pa ndonjė rregullore tė re, qė duket njė gjuhė e lirė, e trashiguar nėpėr filizat arbanite, sikur njė gjuhė e paprekur, si njė gjuhė e lirė e natyrės shqipe, gjuhė e Natyrės Thotishte, si Geni gjenealogjik i gjuhės - Geni i Guhės Gege, qė ėshtė themeli i ēdo gjuhe indo-europiane (pėr atė edhe grekėt nuk i quajnė ēamėt arvėritas-arbėritas, por arvanitas). Arbanishtja ėshtė filli i gjuhėve PIE.
Arbanishtja ėshtė burimi kuniform i Linguistikės Gjenerale, e cila me plot tė drejtė fuqimisht quhet Arbanistika (qė sot arbėreshėt e Greqisė e kanė si shkencė linguistike Arvanistika), sepse nga Arbanishtja burojnė tė gjitha emėrtimet: arabike, aramike, indo-europiane e mė gjėrė. Nė Arbanishte, si gjuhė illiro- pellgasishte, sot gjinden jovetėm fillet e greqishtes sė vjetėr, por edhe fillet e indishtes sė lashtė, sanskritishtes, fillet nga soni i skroles soni i skrimit qė ėshtė zoni i shkrimit tė shkroles sė gjuhės sė njeriut shkrimi i shkronjes sė zėrit, apo i zėrit tė shkronjes abecedike (alfabetike).
Emėrtimet arbanitas (arvanitas) dhe arbėresh, si dy forma gege-toske, ku e para njihet zyrtarisht, si arvanitas - ndėrsa e dyta si njohje pėr arbėreshėt e Greqisė dhe arbėreshėt e Italisė, jovetėm qė, reflektojnė njė burim tė pėrbashkėt tė shqipes, por edhe na e ofrojnė mė afėr syve tė mendjes shqiptare vet illirishten pellgazgjike ku, kėto dy emėrtime, lidhen direkt me kuniformin (arban-arbėr), qė vet forma e kunit, vie nė shprehje edhe pėr atė njeriun qė ban-bėn arėn (arbani-arbėri) kuni si forma e parė e lavrimit tė arės me ku^ (parmendė), poashtu edhe si formė kuni (lapsi), pėr shkrimin e shkrolės shqipe pellgasishte Kuniformi, si Arbanishte illiro-pellgasishte.
ETHYMOLOGJIA E FJALĖVE GEGĖ E TOSKĖ
Sipas mendimit tim, etninomet gegė dhe toskė, tė cilėt pėrbėjnė etninomin e sotėm gjeneral shqiptar, ende janė pa njė ethymologji tė sigurtė dhe sikur duken si koncepte tė veēuara gegėnishte e toskėrishte tė shqipes, mendoj se kemi arritur nė njė ethymologji tė sigurtė me kėtė theori:
Arbanishtja ėshtė Gegėnishtja e cila formohet nga etninomi gegė, qė ka kuptimin gjegjė, ai qė gjegjet (Gega geget), gjegjet, pėrgjegjet, ku edhe u formua toponomi Gegėnia e Dradhanisė illire.
Kurse Arbėrishtja ėshtė Toskėrishtja, e cila fjalė vie nga fjala toskė, me prejardhje nga Etruskishtja, qė ethymologjia e fjalės etrosk-etrusk, vie nga shprehja e trojės (E Trojės, Troja illire Hillioni Illioni i Dardhanisė PIE), ku nga shprehja e trojes, me kuptimin ajo popullėsi e Trojės Hillire, ėshtė thirrė e Trojės etrojes etroske etruske, nga rrėnja fono-morfologjike - etrosk - etrusk (etruskan Etruria, sot krahinė nė Italinė e lashtė). Mbase, nga fjala e formuar etrosk-etruskė, rrodhi fjala e shkurtė emėrtuese tosk toskė Toska Toskėria e sotme shqiptare dhe (Toskana, toponom i sotėm nė Itali), nga etninomi - toskė, toskan), si dhe toponomi i lashtė Etruria, nga gjuha etruske (etroske e trojes), nė lidhje gjenealogjiko-linguistike me Amėn illirishte paraballkanike, qė sot ėshtė rrėnja e saj Toskėrishtja, dialekti i Shqipes. Sepse Trojanėt, pas Luftės sė Trojės u shpėrngulen sėpari nė Ballkan nga Troja (Hillioni hillirian) dhe vijuan shtegėtimin nė Apenine, ajo popullėsia e Trojes etroskėt (etruskėt), ku edhe formuan gjuhėn dhe kulturėn etruske tė lashtė, e cila nė realitet ėshtė njė Arbėrishte e lashtė.
Fjala toskė, sipas kėsaj theorie, vjen duke u formuar nė etapa kohore linguistike nėpėr kėto faza tė tė folurit: e Trojes > e trosk > etrosk (etrusk) > trosk > tosk > toskė > toska > Toskėria -> Toskėrishtja.
Pra, emri toskė, lidhet me Trojėn PIE, me zgjėrim onomastik dhe onomasiologjik nė ujdhesat: Sicilia, Sardenja e Korzika, nga jugu italian i sotėm, me pėrhapje tė gjėrė Apenine, si rrjedhė e popullėzimit illiro-pellgazgjik, ku na dalin disa emėrtime etninomesh etrosk (etrusk) arbėresh latin romak ital (Italia e sotme), tėvona vijnė zgjėrimet demografike gal, galėt (Galia - Franca e sotme) sak (sakėt, saksonėt - Saksonia) - dhe skot (skotėt Skotllanda e sotme), si formė e arritjes dykrahėshe historike, pėrmes vijes gjenealogjike ballkanike dhe apenine, duke u takuar historikisht me rrėnjet gjermanike (saksone, istveone dhe allemane) nga pėrhapjet dardhane gege pėrmes Ballkanit, nė zemėr europiane me gjermanikėt, e deri nė pjesėn veriore europiane tė sotme.
ETHYMOLOGJIA E EMRIT ĒAMĖRIA
Etninomi ēam - i cli formoi pra toponomin - Ēamėria , linguistikisht lidhet me hidronomin Thyamis qė ėshtė emėrtimi i lumit Kallama, qė sipas shpjegimit tė shqipes, duhet tė jetė me prejardhje nga fjala kallam, kallamishte, si kuptim i konceptit Thyama kallamishte, me shpjegim tė emėrtimit tė kallinjve tė kallamit, bimė barishte ujėsore. E tash, kah e ka ethymologjinė e vet emri i hidronomit Thyamis, i greqishtes sė lashtė, mbetet pėr tu gjurmuar nė kėtė theori, si hipothezė linguistike, tė cilėn do ta shtrojmė nė kėtė studim.
Emri Thyamis, si emėr lumi, mendojmė se pėrbėhet nga dy pjesė linguistike: thy + am + is (ku pjesa fundore is, ėshtė sufiksi, prapashtesa e kompozitės), tė cilat janė krejtėsisht dy fjalė shqipe njė folje shqipe dhe njė emėr shqip.
Pjesa e parė e emėrtimit thy ėshtė folja shqipe thy thye thyer (prej foljes me thye pėr tė thyer), nė kuptimin e vetes sė tretė tė vetorit tė shqipes (u) thy (ai, ajo), nė numrin njajės kurse nė shumėsin e shqipes (u) thyen (ata, ato), veta e tretė e vetorit dhe poashtu edhe e diftorit (u) thyen (kėta, kėto), nė formėn e kohės sė foljes nė aoristit (e kryera e thjeshtė), ku sipas zgjedhimit tė foljes nė gramatikėn shqipe duket kėshtu:
Folja thyer aoristi thy
Koha e kryer e thjeshtė
Numri njajės............................................ ...Numri shumės
(u)theva(unė) ............................................ (u) thyem (na)
(u)theve(ti) ................................................(u )thyet(ju)
(u)thy(ai,ajo).................................... ........ (u) thyen (ata, ato)
Pra, pjesa e parė e kompozitės thyamis thy, ėshtė folja shqipe, kurse, pjesa e dytė am, (thy + am = thyam), ėshtė emri shqip illirisht amė, ama (a^mė, a^ma), ėma, nė kuptimin amtar, e cila si formė fjalėformuese, bie nė pėrfundim logjik tė shprehjes shqipe thy amė, thy ama (ėma), Ama e thyer, (u) thy ama e lumit (vendi kryesor esencial i shtratit tė lumit), ku na rrjedhė emėrtimi thy+am(ė) = thyam(ė) thy ama Thyama, nga kuptimi i thyerjes sė Amės pellgazgjike illire, si kompozitė e formuar Thyam+is (nga sufiksi is) = Thyamis.
Mendojmė se, kjo ethymologji shqipe e emrit tė hidronomit Thyamis, lidhet linguistikisht shqip, me formėn tjetėr poashtu tė shqipes, ku nga shprehja thy amė, thy ama, rrodhi synonomi tjetėr me kuptimin e njejtė ēa amė, ēa ama, ku nė vet foljen shqipe thy, si fillesa e kompozitės Thy + am + is = Thyamis, pėrgjigjet poashtu folja tjetėr shqipe ēa (me ēa, ēamė, ēamje, tė ēamit, tė shkyemit thyerja e amės, ēarja e amės-ėmės), tė thyemit e amės, thyemja e amės, apo ēamja e amės (nė kuptimin e njejtė: ēamja e amės sė lumit) sipas shprehjes shqipe ēa am(ė), (u) ēa ama. Pra, edhe ashtu sikurse tek hidronomi Thyam(is), ėshtė synonomi Ēa+amė, (ēa ama, ama e ēame, ėma e ēarė, e ndarė, nga njė tėrėsi amtare Ēa (a)mė = Ēamė, ku me rėnien e njerit tingull, zanores a, si shėmangie fonetike shqipe, pėr tė shprehur njė emėrtim mė tė shkurtė, tė natyrshėm, sipas natyrės sė gjuhės shqipe, rrodhi emėrtimi ēamė (ēa+amė). Kurse, pėrmes pėrcaktimit sufiksal, iu dha prapashtesa ri, nė trajtėn e pashquar tė emrit, respektivisht tė toponomit Ēamėri (ēa+amė+ri), kurse nė trajtėn e shquar tė emrit-toponom mori fundesėn a sufiksin a, Ēamėri+a = Ēamėria, (ēa+mė+ri+a). Prej shprehjes thy amė, nė synonomin tjetėr tė shprehjes sė njejtė ēa amė, vetėm me njė ndryshim fonetik nga ai sufiksal i lashtė illirishte (is), nė kėtė ri-a, na rrjedhė i njejti kuptim sikurse Thyamis, poashtu edhe Ēamėria.
Nga kuptimi i shprehjes ēa ama (nda ama ndarė ėma-ēarė ėma), si kuptim filozofik, i ndamjes sė Amės pellgazgjike illire, mbeti si plotfuqishmėri linguistike edhe vet etninomi ēam (ēami, ēamėt) Ēami i Ēamėrisė, Ēamėt e Ēamėrisė, Ēamėria si pjesė e ndarė, e ēame nga trungu i hershėm pellgazgjik me Thanėn illire (Thana Ethana, Ethėna Athenne Athinė-a), poashtu edhe si pjesė e ēame (e ndarė), edhe mė vonė nga trungu illir Shqipėria.
Ēamėt, janė autoktonė nė trojet e tyre paragreke, si pasardhės tė pėrzierjes dardhane-etruske, ku na dokumentojnė shumė argumente tė gjuhės sė lashtė me elemente tė pėrziera gege-toske, tė dokeve e zakoneve, lirikės e epikės popullore dhe tė cilėt sot janė nė tehirė tė asimilimit e zhdukjes sė pamėshirshme nga gjenealogjia amtare pellgazgjike, prej grekėve edhe sot si arbėresh tė Greqisė, duke e ruajtur me shpirt ndėrdhėmbė gjakun, gjuhėn dhe kulturėn arbėrore! Ndėrsa, disa studjues i marrin Ēamėt si ardhės, pas grekėve, qė kjo theori ėshtė krejtėsisht e pabazė shkencore, sepse aty, nė ato troje shqiptare-illire, dembabadem ėshtė e ruajtur rrėnja pellgazgjike ku edhe si ilustrim robėrie, authori, Tasos Vurnasi, duke na dhėnė njė pėrshkrim psiko-fizik dhe toponomastik, shprehet pėr kėtė vend (atėbotė) tė paēamė, tė pandarė nga trolli arbėror, kėshtu: ėshtė njė vend sa njė Grusht Dhe, i mbushur me shkėmbinj, hone e burime tė ftoftė...Njerėzit, qė banojnė nė kėto vende, ngjajnė shumė me tokėn e tyre, janė tė ashpėr, tė veshur hollė dhe hijerėndė- ngase ajo hije e rėndė jo e tokės abėrore, sa e pushtuesve shekullorė, i bie Ēamėrisė dhe tė gjitha trojeve shqiptare ballkanike tė ēame (tė ndara) dhunshėm, si hije e rėndė e pushtuesve, e mishėruar me hijen e rėndė tė tokės arbėrore dhe e skalitur nė figurėn psiko-fizike tė ēamit (arbėreshit, shqiptarit), arbanitit (arvanitasit), tė tė gjitha kohėve e deri sotekėsaj dite...
ETNINOMI - ĒAM
Etninomi ēam, nomi etnik, emri etnik i ēamėve, sot gjindet i ēamė dhunshėm, i ndarė dhunshėm nga trungu arbėror i lashtė, ndėrmjet dy periudhave historike dhe (para)historike, si synonom i drejtėsisė pa shpatė nė dorė (si aneksim Greqisė), duke marrė nėpėr kohė emėrtime tė ndryshme arvanitas, ēam, arbanit, arbėresh, duket sikur nė pėrflakje duke e ruajtur etnogjenezėn amtare, por, qė tė gjitha janė fjalė shqipe tė pastra ethymologjikisht.
Arbanitėt (arvanitasit), qė duke e menduar vet fjalėn, si emėrtim kanė synonome edhe kulturore gjenealogjike, ku fjala arban, rrodhi nė fjalėn arvan, qė arvanitėt nuk munden ta ndryshojnė zyrtarisht mbase ia ndryshuan grekėt, pėrmes tingullit v (b=v), duke mbajtur emrin e hershėm arbanit, me njė ndryshim fonetik. Kurse, etninomi serv (servis), qė poashtu grekėt iu dhanė serbėve, u ndryshua nė tė kundėrten e kuptimit serv (serb), duke e ngritur fonetikisht nga kuptimi sherb (shėrbėtor), serv (servis), nė serb (serv=serb), kurse tek emri arban arbanit, rrodhi e kundėrta fonetike, duke e ulur karakterin substancial tė emrit ne formėn fonetike arvan arvanit, nė vend qė tė mbetet nė origjinal tė emrit - arban arbanit. Fjala arvanitas, si fjalė nė greqishte, nuk mund tė ketė kurrfarė kuptimi nė kėtė formė, as nuk ka ndonjė ethymologjie tjetėr (si fjalė e pakuptimtė e greqizuar), por, vetėm si fjalė shqipe arbanit arbanitas (arban-arbėr), qė nėnkuptohet, banori i Arbėrisė!
Tash, etninomi ēam, i cili pėrkufizohet me njė krahinė arbėreshe ė Greqi - Ēamėria, a do tė ishte mė natyrshėm tė thirret, etninomi arban, (qė grekėt i thonė arvan-arvanitas, ashtu sikurse edhe sllavėt i thonė - arbanas), ngase etninomi arban (Arbania), pėrfshinė tė gjithė shqiptarėt nė jovetėm nė Greqi, por, ashtu sikurse etninomi shqiptar (alban), qė pėrfshinė tė gjithė shqiptarėt ballkanik. Tre etninome arban arbėresh shqiptar, pėrfshijnė tė gjithė shqiptarėt e botės, apo thjeshtė Botėn Shqiptare!
Arbanishtja ėshtė Thotishtja Illirishtja Atllantishtja Pellgasishtja, tė cilat sot mund tė pėrkufizohen a pėrcaktohen me njė emėr gjeneral Shqipja.
Etninomi ēam, ėshtė vetėm njė emėrtim i banorit tė Ēamėrisė, qė nuk pėrkufizon numrin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve nėn pushtimin grek, ngase arbanėt, arbėrit shtrihen sot nė mbi gysmėn e Greqisė, e deri nė Athinė, tė shpėrndarė e tė asimiluar nėpėr gati tė gjitha ujdhesat egjeane, ku vet emėrtimet e atyre ujdhesave, si toponome, janė krejtėsisht me ethymologji tė sigurtė shqipe. Arbanėt, arbėrit, shtrihen deri tek Gryka e Dardhanelleve dardhane, si pasardhės illiro-pellgazgjik, ku edhe nė vet kulturėn historiografike greke, janė ata arbanėt-arbėrit e lashtė e tė vonshėm, qė themeluan jovetėm historiografinė greke, por edhe vuan vet themelet e shtetit modern grek, ashtu, sikurse edhe e thotė edhe studjuesi arbėresh Aristidh Kola (Kolia), nė veprat e veta, tė cilat sikur po ngurrojnė tė pėrhapen nė gjuhėn shqipe tė sotme (ngase janė shkruar nė greqishte), e ndoshta edhe pėr arsyena tjera. Authori, A. Kola, i cili edhe u helmua dhe vdiq, pėr veprimtarinė e tij famoze nė lidhje me paraqitjen reale onomasiologjike dhe onomastike arbėrore tė botės greke, ashtu edhe sikur studjuesit mė tė hershėm edhe tė huaj, qė edhe vet perėnditė greke i nxierrin me ethymologji tė sigurtė shqipe, Kola ynė nė veprat, e sidomos nė atė Gjuha e Perėndive, na jep njė studim shumėdimenzional tė shpjegimit antroponomik dhe toponomastik shqip, apo siē e thotė ai, nė Arbėrishte. Authori, Kola, ėshtė i zhgėnjyer me rastin e rėnies nė dekadencė kombėtare ekzistenciale tė arbėreshėve tė Greqisė, nėn asimilimin e dhunshėm nga grekėt, i cili edhe vet thotė: ne i kemi ēorruar vet sytė tanė me duart tona, duke e humbur identitetin tonė kombėtar shqiptar- arbėror..., situatė kjo e cila edhe sot e kėsaj dite, e dėmton imazhin e shqiptarit duke iu nėnshtruar interesave politike greke, gjoja pėr fitimin e ekzistencės, jovetėm nga arbėreshėt atje, por edhe nga shqiptarėt pas rėnies sė komunizmit.
SHPIRTI I ARBĖRIT
Etninomi ēam, ėshtė mė i pėrvuajturi, mė i dhėmbshmi rreth copave tė ēame, apo tė ndara arbėrore te etniteteve e tokave tė pushtuara shqiptare ballkanike. Hijerarkitė politike, tė cilat na ēojnė deri nė pesimizėm tė madh, rreth ringjalljes sė gjuhės e kulturės arbėreshe nė Greqi (sikurse, dallon ringjallja nė tė gjitha aspektet e jetės kulturore tek Arbėreshėt e Italisė, me njė ruajtje etnogjenetike arbėrore) tek arbėreshėt e Greqisė, sikur po zmadhohet edhe mė tutje ky pesimizėm yni, nga niveli i ultė, i ngritjes politiko-ekonomike tė shtetit shqiptar.
Etninomi ēam, ėshtė i flijuar, por kurrė i shkrirė tėrėsisht, sepse gjuha e kultura arbėrore, do tė mbijetojė nė trojet e veta autoktone dhe tė gjitha ato personalitete kulturore e historike tė lindura nga Shpirti i Arbėrit, si Anastas Kullurioti, Melina Merkuri etj., e deri tek shqiptari i lavdishėm, Merkur Bua (1517), Petro Bua Sklepa (Topalli) 1453, Theodor Buhali, Dhimiter Muhli, Centurion Zaharia (1448), Petro Bua (1397), Komneno Bua (1770) etj., ku siē thonė edhe historianėt, si Marino Sanuto, njofton se: Zoti dėrgoi kėtė masė shqiptare, nėpėr kėto territore tė Thesalisė, vend nė tė cilin kohė mė parė, po nga kjo rracė,ishin aty rracė arvanitėsh, siē thirren. Mirėpo, shqiptarėt arvanitas, gjithmonė i pėrdorėn grekėt pėr nevojat e tyre, mė shumė se sa pėr vet nevojen shqiptare, sikurse bizantinėt, turqit dhe grekėt gjithmonė duke parė rrezik, i pėrdorėn arvanitėt, gjoja po luftojnė pėr tokėn e tyre, derisa i shfrytėzuan nė tė mirėn greke dhe kurrė mė nuk i pėrmenden si shqiptarė, figurat arbanite (arvanitase).
Ēamėria pėrbėhet kryesisht nga katėr krahina kryesore: Joanina, Thesprotia, Arta dhe Preveza, tė cilat shpjegohen linguistikisht, si emėrtime krejtėsisht me ethymologji shqipe: Jonina, nga fjala emėrtuese e pronorit tė shqipes jon(ė), Jona, si synonom me emėrtimin e detit Jon dhe theksohet me njė ndryshim fonetik Janina (Jonina); Thesprotia, vjen nga fjala shqipe, emėr thes-i, ku pėrcaktohet vendi i tregėtisė, bartjes sė mallrave (protothes), ku lidhet fonetikisht me foljen e lashtė tė thotishtes shqipe tė parė, me diftongun the (thes), qė pėrkufizon tė thėnurit, se ēka ke ne thes, the, tė thėnurit pėr komunikim; Arta, vjen nga diftongu ar, i arbėrishtes, me kuptimin ar, qė gėrshetohet artistikisht shkurt Arta; Preveza, ėshtė kuptimi pregjenetik i toponomit, ku pėrcaktohet lashtėsia e arbėrit, ku edhe sot ėshtė pikėmbėshtetja e fillit tė atdheut etnik shqiptar.
Megjithė, ndėrrimet e toponomeve arbėrore illire: Spatani (Trikofaro), Galbaqi (Ella), Picari (Aetos), Varfanji (Parapotume), Arpika (Perdhika) etj., edhepse toponomastika arbėrore ėshtė zbehur e greqizuar nė pėrmasa tė mėdha kohore, pas zhvendosjes me dhunė tė arbėreshve nga trojet e tyre, popullėzimi me grekė, masakrat masive deri mė 1936, nė Paramintha, Filat, Pituljete, Gumenicė, Margellec, Pargė, Prevezė etj., ku me dhjetra mija arbėrorė janė vrarė, masakruar nga pushtetarėt grek dhe i kanė internuar me spastrim etnik, nėpėr ishujt egjean me qėllim, qė grekėt qeveritarė, ti bindin fuqitė, se atje nė ato toka nuk ka pasė kurrė shqiptarė, por grekė dhe sidomos me shkembimin e popullėsisė arvanite (arbanite) me Turqinė, ku afėr njė milion ēamė (mbi 870.000), i internuan nė trojet turke, si shkėmbim me grekėt pėrsėri nė trojet e Ēamėrisė ndihet e gjallė fryma arbėrore, me gjuhė e kulturė tė ruajtur, por ende pa njė liri tė fjalės, gjuhės e shkollimit amtar edhe as fillor, se lėre mė universitar. Shqipja as qė guxohet tė flitet haptazi, lirisht sot nė Greqi!
Toponomet arbėrore: Thiva, Livadhjavi, Ethana (Athina), Thesalia, Kėrkyra, Beotia (Bardhia), Atika, Korinthi, Argolidha, Pelloponezi etj., edhe mė 1373, ishin toka e popullėsi shqiptare arbėreshe edhe sipas dokumenteve tė arkivave europiane. Tėvona, njohim toponomet nė zonėn e Llias: Kagadhi, Kakaruka, Karatula, Kokla, Kurtesi, Kriekuqi, Likuresi, Gortina, Lopesi, e deri tek katundet e Korinthit: Mazaraqi, Mezi, Gerbeshi, - nė Arkadia: Bedeni, Borgji, Sguro-hori, Basta, Suli, Spata, - nė Petra: Kavashi, Likuresi, Maneshi, Basta, Haikali, Lopsi etj. Shqiptarėt arbanitas, arbėreshė (arvanitas) gjithmonė tė vendosur nė kėto treva illire. Nga Beotia, dokumentojnė toponomet e katundeve: Qirjaqi, Zerki, Zagara, Mazi, Martini, Elikona, Hostja...(mbi 30 soshė) ku siē njoftojnė edhe studjuesit, A. Rubio, K. Biri - mė 1383, kemi njė numėr tė madh antroponomesh shqiptare, kur mė 1377, gjinden dokumente tė evidentuara me mbiemra shqiptarė, si: Kola, Noti, Pano, Panushi, Nushi, Tane, Nasho, Thaēi, Gogo, Dede, Laska, Laskari, Leka, Xhima, Llako, Ziko, Maro, Vjena etj.
Konsulli freng Pukevilli, nė Athinė (1687), thekson: nė Athinė banojnė 4.000 arvanitė. 3.000 grekė dhe nja 3.000 turq e tė tjerė, ku shqiptarėt e lagjės Plakė tė Athinės, thirreshin Plakej, ndėrsa vet emri shqip Athinė, ėshtė nga emri i pėrshtatur Ethanės illire e thinė, e thime, e plakur athinė, them pėr kuriozitetin historik, ngase edhe ishte vendi i tė thinjurve (filozofėve, shkrimtarėve) dhe ky epitet e thinė (a thinė), ka kuptimin e lashtėsisė dhe tė mėnēurisė e thinne (e thinme) e plakur me mėnēurinė, si pėrvojė e diturisė sė lashtėsisė. Pėrveē, emėrtimit Lagja Plakė, nė Athinė kemi edhe tjera lagje tė tilla me emėrtime shqipe: Varri, Qifisja, Imito etj. Nė Athinė, Atikė, Mesogjio e nė rrethina periferike hetohet gjuha shqipe nė emėrtimet: e katundeve, vendkalimeve, emėrtime urash, emra arash, livadhesh, kodrash, malesh, grykash, deri nė zonat jugore e juglindore, sikurse janė katundet: Spata, Lopsi, Koroti, Kaliva, Qeratea, Markopullo, Kuēi, Thaēi, Sikamina, Bujati, Kamateru, Hasi, Avlona etj. Kah veriu: Liosha, Skurta, Krora, Kavasila, Kakonishkiri, Shkurta etj. Nė rrugėn lindje-perėndim (Thive-Elefsine) janė katundet: Mazi, Kriekuqi, Asopo, Kundura, Elefsina, Mandra etj. Nė ishullin Hidra, sot banorėt e lashtė shqiptarė arbėreshė, i ruajnė mbiemrat e tyre tė lashtėsisė, ku nga fillimet e shekullit 16. ėshtė banuar , ku kemi edhe sot poata mbiemra shqiptarėsh tė sotėm si: Manesi, Pepiza, Dale-s, Lale-ja, Lalejani, Tolias, Toja, Krie-la (kryelart), Mazi, kumis, Guma, Tunda, Valma, Gjika, Gjikaqis etj., si dhe mbiemra tė banorve shqiptarė tė ishujve tjerė kėshtu: nė Zaqintho, Zguro, Matosi, Makri, Dushmani, Marmori, Doksara etj. Nė Qefaloni: Kladha, Menaja, Lukisa, nė Korfuz: Buo, Buziqi, Barbasi, Veruha, Golemi, Gerbeshi etj. Kėto dokumente i gjejmė edhe janė disa nga arkivat Venedikase, ku ndėr tė tjera edhe shkruhet se evidentohet prezenca edhe e kolonėve shqiptarė, nga Kreta, e deri mė thellė nė Mesdhe, nė ishullin e Qipros, ruhet njė vendim i Senatit (30 Prill, 1541), ...tė vendosen katėr njėsitė ushtarake tė kalorėsisė shqiptare, me komandantėt, prijėsat: Pavllo Bua, Repush Buziqi, Jorgji Gerbeshi dhe Aleksandėr Gabriera...dhe tė urdhėrohen funksionarėt tonė nė Qipro, Kretė, Zaqintho, Qefaloni dhe ishuj tė tjerė..., ashtu sikurse edhe vet njė kėngė popullore arbėreshe, pėr zotėrimin e tokave nga vet shqiptarėt thotė:
Tė ēanje diert e hekurta
Ndė kastelle E Anapullit (Nafplios)
E tė vė flamurin tim
.................................................. ....
te kastelli Anapullit
Te Anapullit e Methonit
E tė Koronit fushėmirė!
(Folklori shqiptar)
Ky ėshtė malli i arbanitėve (arvanitėve, arbėreshėve tė Greqisė) nėpėr shekuj, pėr ta kurorėzuar mbrojtjen e identitetit kombėtar shqiptar.
Vet edhe fjala Atikė, atika, vie nga fjala shqipe at, ati, babai, si vendi i Atit Atika, vendi i etėrve, baballarėve. Shqiptarėt i gjejmė nė lashtėsi, gati nėpėr tė gjithė ishujt egjean, apo sipas theorisė sime, ata janė ishujt egean ishujt e Geges sė Lashtė tė Dardhanisė illire e ge gega ( e gje gjegja) e gjenė Gega, si nė ishujt: Zaqintha, Qefalonja, Kriekali, Lefkadha etj., ku sado qė janė greqizuar emėrtimet, pėrsėri rėnjet ethymologjike janė shqipe-illirishte. Toponomet: Hasja, Kuēi, Thaēi, Mallakasta, Inofita, Kapandriti, Spata, Palini, Thiva, Beotia, Livadhjasa, Qiparisja, Hosja, Qifisja-ja, Minidhi, Kamatruja, Dafni etj., jovetėm qė kanė qenė tė banuara me shqiptarė gjithmonė, por ka dominuar elementi arbėresh, nė trojet e veta autoktone, deri nė formimin e shtetit modern grek, kur edhe vet shqiptarėt sot njihen si arkitektėt e atij shteti edhe nuk njihen as si shqiptarė nga grekėt.
Ēamėria, sot ėshtė vetėm njė krahinė shqiptare, qė vuan mizorisht nėn kthetrat greke, qė edhe mė fort vuan pėr pdrejtėsinė e fuqive pas luftės sė dytė botėrore, qė iu shkėput dhunshėm atdheut shqiptar.
Mirėpo, njė aspekt optimizmi na shton sot, Filli i shkencės linguistike Arvanitika, nga forcat intelektuale arbėreshe, anipse nė gjuhėn greke, premtojnė nė pėrmbushjen e pėrkushtimit tė mirėfilltė shkencor, me veprimtarinė botuese, lidhjet kulturore shqiptare, me studimet ethymologjike etj., ku tė gjitha kėto tė dhėna dokumentojnė se nė qendėr tė kulturės greke, ballėpėrballė fallsifikimit tė paskrupulltė tė historisė sė lashtė illiro-pellgazgjike, po shihet se po pėrtrihet sot e po ngritet i gjallė Shpirti i Arbėrit!
Shpirti i Arbėrit Rron!...
vBulletin v3.8.7, Copyright ©2000-2025, Jelsoft Enterprises Ltd.