PDA

View Full Version : Shenjat e pikėsimit


Problematiku
02-06-05, 11:15
Cilat janė shenjat e pikėsimit?

Kur perdoret njė shenjė pikėsimi?

Gjdo gjė ne lidhje me shenjate pikesimit

Ftoj Auberonin, Odise si edhe tė gjithė ata qė mirren mendsh nė lidhje me keto, se e paskan zgjat bukur si shum me atė ditė e sot, hahahahh pak shaka, por me pelqeu edhe ajo replikė.

ARVANITI
02-06-05, 19:37
Shenjat kryesore tė pikėsimit janė :

pika(.), pikėpyetja(?), pikėēuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikėpresja(;), dy pikat(: ), thonjėzat (" „), viza lidhėse(-) .

Pika , pikėpyetja , pikėēuditėsja , dhe tri pikat pėrdoren nė fund tė fjalisė pėr tė shėnuar pushimin qė ndan dy fjali nė gjuhėn e folur .

Pika shėnon intonacionin zbritės qė shoqėron zakonisht fundin e fjalisė dėftore :

Miri erdhi vonė nė shtėpi (.)



Pikėpyetja shėnon gafikisht intonacionin ngjitės qė karakterizon pyetjen gjatė tė folurit :

Nga na vjen o djalė (?)


Pikėēuditja shėnon grafikisht intonacionin ngjitės dhe intensitetin e veēantė qė karakterizon shprehjen e njė emocioni ( njė e papritur , kundėrshtim , zemėrim , gėzim ) :

Merre lahutėn dhe na kėndo njė kėngė trimash (!)


Tri pikat tregojnė qė fjalia pėrmban njė nėntext ose qė mbetet e pambaruar :

Komandanti i urdhėroi ushtarėt tė dilnin roje se shejtani besė s'ka (…)

ARVANITI
02-06-05, 19:44
Presja , pikėpresja , kllapat pėrdoren brenda fjalisė .



Presja shėnon grafikisht njė pushim tė shkurtėr brenda fjalisė . Ajo shėrben pėr tė vėnė nė dukje :

- njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre tė veēuar:

Artani (,) djali mė i madh(,) punonte nė tregėti …

Njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre homogjene:

Skėnderbeu mishėronte vetitė mė pozititve tė popullit : urtėsinė (,) menēurinė e trimėrinė .

Fjalėt e togjet e fjalėve tė ndėrmjetme:

Agimi (,) pėr ēudi (,) nuk shkoi larg .

Pjesėt e njė fjalie tė pėrbėrė

Sanēoja (,) pasi rregulloi kafshėt (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

Pikėpresja shėnon grafikisht njė pushim mė tė gjatė se presja . Ajo ndan nė pėrgjithėsi pjesė tė ndryshme tė pavarura tė njė fjalie tė pėrbėrė :

Ata qė mė donin , erdhėn (;) ata qė s'mė donin , nuk erdhėn .

Dy pikat shėnojnė njė pushim qė zgjat pothuajse sa pikėpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanė njė vlerė , lajmėrojnė njė shpjegim , njė varg shembujsh etj .

Ishte paralizuar; nuk lėvizte dot asgjė (: )as duart, as kėmbėt. Disa pemė p.sh.(: ) portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat nė dimėr .

Kllapat shėnojnė njė pushim tė shkurtėr si presja e shėrbejnė pėr tė dalluar , shquar dhe veēuar njė grup fjalėsh qė shprehin njė sqarim ose njė mendim tė ndėrshtėnė :

Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se nė mes tė saj njė shkėmb i kuq )--- Dritėn e priste Agimi .

Thojėzat dhe vizat .

Thonjėzat dhe viza shėrbejnė pėr tė rrethuar fjalėt e njė ose mė shumė bashkėbiseduesve nė njė ligjėratė tė drejtė .

(") Zemra e prindit nuk gėnjehet aq kollaj(") , - tha plaku .

Thojėzat shėrbejnė gjithashtu pėr tė shėnuar emertimet e rrugėve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:

Banon nė rrugėn (")Naim Frashėri(").