PDA

View Full Version : Nga vje Gjuha shqipe??


Kaltrushi
08-06-05, 14:45
Jam e interesuar te di sa ma shume per Gjuhen shqipe si p.sh. Se nga vje ajo...thjesht historin e saj


Pres pergjigjet e juaja

me nderime


kaltrushi

Psikologu
08-06-05, 16:31
Pershendetje e nderuara Kaltrushi

Do tė bejė njė perpjekje qė ti pergjigjem pytjes tande.

Gjuha Shqipe
Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veqantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veqantė me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe armenishten.

Origjina

Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe gjuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siq ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Teza e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur australian Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr tu vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.“

Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe

Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet “Formula e pagėzimit”, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi ti dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).“Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.kah fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkėve”.
Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės greko-bizantine.Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin Rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.“Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė veqanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, cka dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
Prof.Eqerem Cabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė arė fare e papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut”.
Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t’i njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e parė e letėrsisė shqiptare.
Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e krishterė….”, e botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr tė ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u arrit nė shekullin XX.

Dialektet e gjuhės shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.

Shqipja standarte

Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė proņes i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes Kombėtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetr”-it tė pare dhe shume shkrimeve tė tjera.
Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė panevojėshme, zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.
Nė vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėhere, shqipja ishte shkruar nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete tė veqanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė qytetin e Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē, ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lire edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra alfabetit tė sotėm.
Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės letrare kombėtare (gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaqme pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e gjuhės letrare.Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”. Ky projekt filloi tė zbatohet nė tė gjithė hapsiren shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e gjuhes letrare dhe tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr nga parimi “njė komb-njė gjuhė letrare”, vendosi qė projekti i ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njesimin e gjuhes letrare kombėtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e berė deri atėhere pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė, nė tė cilėn pėrveq tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar”.
Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarte), mbėshtetej kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut.
Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, sic janė “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).Vecori tipologjike tė shqipes sė sotme standarte.Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga 7 fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ,c).Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė vecantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me mbaresa tė veqanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme ndėrtohet nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė veqantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhė e veqantė indoevropiane.

Pėrhapja e gjuhės shqipe

Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeqarin e fundit.
Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

Studimet pėr gjuhėn shqipe.

Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė huaj dhe shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veqantė, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane. Me tė u mor edhe njė filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė lashtė.
Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend tė veqantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studjues tė tjerė, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte tė ndryshme tė leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G.Meyer do tė hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveq kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe.

Vazhdon...

Alfabeti i Gjuhes Shqipe dhe historiku i tij