PDA

View Full Version : ZARATHUSTRA E NIĒE


Odise
14-06-05, 01:12
Fridrich Nietzsche


« Gjithė njerėzit qė i kam njohur, i urrej nė mėnyrė tė pakufishme, bashkė me ta edhe vetveten ! »


Filozofia lirike e Nietzsche (Niēe) nuk i drejtohet arsyes. Edhe influenca e tij nuk diktohet aspak te filozofėt e mirėfilltė, por mė tepėr te shkrimtarėt dhe artistėt. Nėse suprimohet Dekartit (Descartes), suprimohet idealizmi modern, suprimohen « dhjetė ditė tė dridhjes sė botės ». Por, nėse suprimojmė Nietzschen : fizionomia filozofike e shek. XX nuk ndryshon asgjė. Pse ? Bergson-i e ka cituar vetėm dy herė : njėherė kur thotė se, ndarja e njerėzve nė skllevėr dhe zotrinj ėshtė « gabim » dhe herėn tjetėr pėr tė shprehur vitalizmin e Guyau (Jean-Marie Guyau. Husserl nuk e ka cituar kurrė. Heidegger i ka kushtuar vetėm disa orė, por duke e quajtur «tė shemtuar dhe shumė llafazan », sipas Hannah Arendit, kur ky iu kishte drejtuar Jaspers-it. Nietzsche ishte filozof i cili tė mbushte me do vėshtrime qė kaplonin shpirtin, apo aforizmat e tij qė shėndrisin sikur drita blici. Por, ai nuk ka lėnė pas veti njė rrymė apo lėvizje tė definuar qartė, njė shkollė.
Filozofėt mė tė njohur, disa janė apo kanė qenė fenomenolog apo heideggeristė, tė tjerėt spinozistė, neokantistė, marksistė, weilistė (Eric Weil), sartristė, por nietzscheanistė asnjė. Pse ka ngjarė kėshtu ? Sepse tėrsia e koncepteve tė Nietzsches nuk ekziston si sistem, nga fakti se ėshtė vėshtirė tė thuhet ē’domethėnje ka tė jeshė nietzschanist. Pastaj, konceptet e tij nuk janė koncepte themelore (kryesore). Cogito e Dekartit, imperativi kategorik i Kantit, Aufhebung i Hegelit, zgjatja bergsoniane, Dasein e Hegelit janė koncepte kryesore, pikėnisja e analizave tė pafundme apo piedestali i katedralės sė ideve. Ndėrsa konceptet nietzscheane nuk janė bazament, ato janė tė farkuara, problematike, tė dyshimta. Vullneti i fuqisė : njė metaforė, kthimi nė pėrjetshmėri: njė ide e vjetėr greke, nga tė cilat ka krijuar njė mit: mbinjeriun, mbikrishtėrimin (por njeriu a ka qenė gjithmnonė i krishterė?). Nga kjo rezulton njė filozofi jo e diskutuar, por njė filozofi-fiksion.
Nietzsche ishte njė lajmtar njė “guximtar” do tė thonim, njė i beftė, njė udhėrrefues. Ai i hedhė idetė sikur tundime. E si t’u rezistohet gjithnjė tundimeve? Edhe pse idetė e Nietzsche-s nuk janė koncepte kryesore, janė fermentime tė cilat si ide brum i gjejmė shpesh te filozofėt, por nė veēanti te shkrimtarėt apo artistėt: pėr nihilizmin – pasiv apo aktiv- lumturinė si zėvendėsim tė shenjtė, progresin si ide moderne, „dmth falco“, socializmin si avatar tė kristianiszmit, filozofia, morali si „art i interpretimit“, zgjidhja e realitetit nė dukje, urtėsia (menēuria) tragjiko-dioniziake, bota si lojė, pjesėmarrja e individit nė „lojėn e botės“ etj. Pra influenca, qė reagon mė tepėr si drejtim i tėrthortė se sa frontal, e qė ėshtė vėshtirė tė rrethohet.

Ajo ēfarė na kujton Nietzsche, - thotė Eugen Fink, ėshtė njė „konvertim radikal“, pas rraskapitjes sė traditės. Kjo ėshtė e vleshme aq mė tepėr kur sot, pas deshtimit tė ideologjive dhe utopive tė arsyes ėshtė koha e konvertimeve tė pėrgjithshėme: sekteve tė shumfishta, joshja e budizmit, etj. Pikė e pėrbashkėt e tė gjitha kėtye janė konvertimet pėr gjetjen e lumturisė, mė tepėr eforike, se sa tragjike. Kėsaj pikėpamje, Nietzsche i kundėrvė njė konvertim tjetėr, i cili supozon asgjė mė pak se sa njė rivlerėsim dhe njė pėrmbysje tė raportit tonė me grekėt: nė kuptimin qė grekėt tė mos jenė vetėm e kaluara e jonė, por edhe ardhmėria jonė – qė me kėtė mendim Nietzsche i paraprinė vizionit tė Hegelit.

Sepse grekėt janė ata qė e kanė dashur jetėn mė sė shumti, gjithnjė duke mos pasur nevojė qė ajo tė ketė ndonjė kuptim. Erwin Rhode, mik i Nietzsche-s, qė ishte njė apologjistė i flaktė i helenizmit thoshte se injoronte ēdo gjė qė lidhej me „sensin e jetės“. Duke aboluar nocionin qė supozon shkatėrrimin e tė gjitha koncepteve me tė cilat sot ėshtė i lidhur njeriu si: kristianizmin, racionalizmin, progresizmin, pozitivizmin, moralin e detyrimit, demoktacinė, socializmin, pra ky ėshtė roli i mitit nė kthimin e gjėrave tė pėrjetshme. Atėherė vullneti i sundimit nuk ėshtė mė vetėm i gjithkohshėm, por ėshtė edhe deshirė pėr fuqi komparative. Ky sundim arrinė piedestalin nga njė pohim absolut pėr jetėn e „asgjė mė shumė“, por e liruar nga finalitetet, nga „robėria e qėllimshme“. Nė shekullin XX, Henrich Heine, Louis-Augiste Blanqui, Gustave Le Bon kanė folur, para Nietzsche-s, pėr kthimin eternel. Kėshtu thoshte Blanqui, nė vitin 1871: „Ajo qė shkruaj nė kėtė moment nė birucėn e njė fortese nė Taureau, e kam shkruar dhe do ta shkruaj nė amshim, mbi tavolinė, me pen, nėn petka, nė rrethana tė ngjajshme. Sa i pėrket pėrfilljes sė pitagorianėve, stoicistėve, Nietzsche ka folur pėr kthimin eternel me Erwin Rhode apo Franz Oberveck pa i akorduar ndonjė interes tė veēantė. Disa vite mė vonė (1882 e 1884, kjo shndėrrohet nė njė „sekret tė tmerrshėm“, pėr tė cilin flet me njė „zė plangprishės tė shurdhėr“, - thotė Overbeck. Nė tė vėrtetė, ēfarė ka ndodhur? Thjshtė, ajo qė nuk ishte veē njė teori e famshme ėshtė transformuar nė mit – e destinuar tė substituohet nė mite, religjione apo jo, qė i lė njeriut pak shpresė mė shumė pėr njė jetė mė tė mirė apo fuqinė „pėr ta ndryshuar jetėn“. Qė individi tė mund ta rijetojė pėrjetėsisht jetėn e vet, pa ndėrruar asgjė, pa e zbukuruar me asgjė dhe pa mundur t’i ikė kėsaj gjendjeje. Ja pėr ēka duhet bindur njerėzit dhe per ēka duhet tė jenė objekt i predikimeve tė ardhme sepse kėtu ėshtė mėnyra tė ndahen dy llojet e njerėzve: tė fortit dhe tė dobtit, ata qė thonė PO dhe ata qė thonė JO.
Nietzsche nuk beson nė kthimin eternel si teori fizike. Ai kritikon tė gjitha konceptet qė intervenojnė nė formulimin e hipotezes si : konceptin e sė vėrtetės, konceptin e njohjes, kategoritė epistemoliogjike si ajo e kauzalitetit, konceptet metafizike, sikur nocionet e gjithēkafit, tė botės, konceptet siantifike, sikur atė tė forcės, konceptet logjike, duke nėnkuptuar nocionin e jo kontraditave. Kėshtu mbetet vetėm MITI, i cili vlenė vetėm pėr efektin qė ka, kapacitetin e tij paralizues apo ekzaltues. Kėtu zbulohet pragmatizmi i Nietzsche-s dhe nga kėtu skepticizmi i tij karshi filozofisė.
Por ky skepticizėm ėshtė gjithashtu s’pari skepticizėm ndaj vetvetes. Me praktikėn skeptike, Nietzsche ka thėnė mė shumė se ēdo filozof, prej Montegnit e kėndej, mbi natyrėn e filozofisė. Mendimi i njė filozofi nuk ėshtė tė menduarit e mbrėmjes, siē donte Hegeli, por tė menduarit e mėngjesit. Pėr Nietzsche-n sikur pėr Monetgne-in, i vlershėm ėshtė vetėm tė menduarit e mėngjesit. Kjo do tė thotė se gjėrat duhet trajtuar sikur i sheh pėr herė tė parė. Filozofi i ardhshėm, tash qė epoka e sistemeve gjindet prapa nesh, mendoj qė do tė jetė sikur shembulli i Montegne-it dhe Nietzsche-s, njė tentues i pėrhershėm duke u kthyer vazhdimisht nė thėrmijat e nismave evidente, duke refuzuar ēdo akumulim tė diturisė qė do tė ēonte nė sistem dhe nė ndaljen e tė menduarit. Nėse filozofia ėshtė gjithnjė njė tentativė rifillimi, ajo ėshtė nė vetvete njė sképsis (provim, refleksion, pyetje), kėrkesė infinite nėn idenė e sė vėrtetės, sepse nė emėr tė sė vėrtetės Nietzsche kritikon konceptin e sė vėrtetės. Kush, nė shek. XX, ishte mė besniku karshi mėsimit tė Nietzsche-s ? Me Hannah Arendt, mund tė thuhet, ishte Heidegger-i. Ajo e krahason me Penelope-n, ē’tjerrej ditėn, zhbėhej natėn pėr tė rifilluar ditėn tjetėr: „Ēdo njėri prej shkrimeve tė Heidegger-it lexohet, thoshte ajo, skur tė fillosh prej fillimit. Heidegger e quan kėtė “mungesė e pėrfilljes me tė cilėn rifillon ēdo herė mendimi“, dhe kėtė e thotė ai edhe me rastin e Nietzsche-s. Me kėtė pėrfillje ai i qėndron besnik mėsimit tė Nietzsche-s nuk e shndėrron nė filozof lirik. Kjo ėshė njė e metė e Heidegger-it, sepse, fundi i fundit, ajo qė ėshtė mė madhėshtorja te Nietzsche: ėshtė stili i tij, i cili nuk mund tė barazohet me atė tė Pascal-it, por pėrafėrsisht.

Marcel Conche


PĖRSERITJE E PĖRGJITHSHME

Ndarja me Lou von Salomé dhe Paul Rée, mik i pėrhershėm, vdekja e Richard Wagnerit e kanė ngutur Nietzschen nė shkrimin e « Zarathustres ». Pikėrisht kėtė avanturė tė veēant, tė filluar nė Portofino nė vjeshtėn e vitit 1882 dhe tė kryer nė Nice (France) gjatė dimrit tė viteve 1883-1884, Frédéric Pajak na ka mundėsuar ta rishijojmė nėpėrmes monologut tė brėndshėm tė Nietzsche-s.

Nga : Frédéric Pajak

Prill, viti 1882. Me ftesėn e mikeshės Malwida von Meysenbug, gjindem nė Romė. Ajo ma prezantoi njė vashėz ruse njėzet vjeēe. Thuhej se ishte bija e njė gjenerali. Quhet Lou von Salome. « Njė shpirt nė njė trup tė vogėl sikur tė ishte bėrė nga njė hukamė », i thash pėr tė, mikeshes Malwida. Ajo ėshtė e mrekullueshme. Posa e kam parė siluetėn e saj nė bazilikėn e Shėn Pjetrit (St. Pierre) kam menduar ta martoj. Por shikimi i saj, edhe pse ishte admirues, mė dukej se shprehte njė farė aversioni. Ndoshta pėr shkak tė mustaqeve tė mia ? Apo pėr shkak tė syve tė gropėzuar dhe tė errėt ? Ajo nė vazhdimsi m’i shikonte duart – ndoshta pjesėn mė delikate tė trupit tim. Femrat janė kurreshtare.
Lou m’i pėpinte fjalėt. Mgjithatė, ndiej se ėshtė shumė e shkathtė tė mė kundėrshtojė. Nė kėtė trup tė butė dhe tė eksituar ka njė shpirt shkencor. Kur flasim pėr sensualitetin ajo mbyllet nė vete, pastaj e fillon bisedėn pikėrisht nė atė temė.
Miku im Paul René, i cili ma ka prezantuar me idenė qė tė jetojmė tė tretė sė bashku, ka filluar tė manifestojė njė dozė xhelozie. Lou ėshtė terheqėse, ajo kėtė e di dhe gjithashtu e di sesa e deshiron Paul-i. Por, e dėshiron ai aq sa edhe unė ?
Nė muajin nėntor, ne bėmė planin, Lou, Paul dhe unė tė shkojmė tė jetojmė nė Paris. Atje do tė studjoja, tė themi, pse jo, matematikėn.
Ende pa pėrjetuar gėzimin e parė, Lou u sėmurė. Ishte moment i vėshtirė, pėr pak qė nuk vdiq, por e mori veten, dhe menjeherė filloi me Paul-in tė konspirojnė kundėr meje. Donin tė mė shihnin duke ua mbathur kėmbėve, sikur asket dhe brjetės idesh qė isha nė sytė e tyre. Mė akuzonin se isha fantezist dhe njeri qė mė mungonte diciplina. Ah ! se si e kanė gjetur njėri-tjetrin, janė tė njė brumi. Shumė mirė dinė tė arronzhohen nė shpinėn time !
Sipas tyre, unė dashuroj nė mėnyrė ekskluzive. Mu pėr kėtė mė dojnė aq pak. Unė nuk e ndiej fare qė dashuria ėshtė e kėtillė. Sa mė shumė qė Lou largohet nga unė, aq mė tepė mė tėrhejk. Ėshte luanshė qė mbron territorin e saj sikur t’i kishte pėr gjini luanėt e vegjėl, e territori i saj ėshtė liria e saj pėr tė reaguar sipas deshirės nė ēfarėdo rrethanash. Sa mė pėrket mua, unė jam i paaftė pėr njė liri tė kėtillė. Nėse do tė duhej ta krahasoja veten me ndonjė shtazė, do t’isha qen, sikur Diogjeni, me njė nyancė se unė nuk kėrkoj njeri, por njė bushtėr.
Paul ėshtė njė djalosh plot humor, antipod i imi. E admiroj lehtėsinė qė ka pėr humor dhe si i bėnė tė qeshin kundėrshtarėt nė taverna. Njerėzit popullor nuk e frikėsojnė fare. Ndėrsa mua, nuk di nga mė vjen ky averzion pėr humorin dhe pėr shtrestat e ulta ? Ndoshta, nga babai im i dashur. Ėshtė e vėrtetė qė njė bari nuk di ta bėj tė qeshė askend. Megjithatė, pak para vdekjes kur filloi truri t’i dobėsohej, mė kujtohen gjestet e tij prej njė tė ēmenduri, dhe disa grimasa. Mė dukej komik.
Edhe unė sė shpejti do t’i bėj tė qeshin kundėrshtarėt – nė llogarin time.
Nėna dhe motra ime e urrejnė Lou-n. Iu duket e ndytė dhe vicioze dhe bėjnė gjithēka pėr tė mė larguar prej saj. Jam i sigurt se do t’ia arrijnė. Sidoqoftė, ato kurrė nuk do tė pajtohen qė njė femėr tė mė shtėngojė nė krahėt e saj. E vetmja grua e pėrshtatshme do tė ishte njė prostitutė, por kėtu, unė nuk gaboj.
Unė nuk do tė pijė asnjė gotė me punch duke folur me Lou nėn drunj, sepse tash ēdo shpresė pėr ta fituar afeksionin e saj ka humbur. Jam vetėm me vetveten dhe me deshirėn pėr t’i dhėnė fund jetės. Kam kokėdhimbje. Po e ndijej se si po mė pushton ēmenduria, njė ēmenduri e rėndė qė ma kujton atė tė babait tim.
Sa e ēuditshme, opiumi i tepėrt mė kthen pothuajse nė gjendje tė arsyeshme ! Instikti im i jetės gjen nė shkatėrrimin tim njė inspirim tė ri, dhe ja qė merzia dhe lodhja mė japin krih. Ooo ! ju tė mjerė, Paul dhe Lou, ju nuk mė meritoni.
Unė do ta gatuaj njė hero pėr tė cilin do tė jem edhe baba edhe nėnė. Do ta quaj „Zarathustra“, sipas emrit tė njė themeluesi tė religjionit pers – unė nuk kam tė zhvilluar humorin, por jam i shkėlqyer nė parodi. Fėmija im do tė flas gjuhėn e njė Bouddha qė do ta ushqej me gjirin tim biblik. Do tė jetė njėfarė Antikrishti i paisur me oratori, i cili do ta pėrziej gojarisht parabolėn e vjetėr me poema epike.
I kam paraparė njė ardhmėri tė sigurtė, do tė jetė profeti i njė relogjioni tė ri. Megjithatė, nxėnėsit e tij posa tė proklamohen, do tė hudhen. Unė vetė jam njeri pėr tė gjithė e pėr askend.
Zarathustra lindi nė rrugė afėr qytetit Portofino, gjetė dimrit tė vetmisė absolute.
Banoj nė Rapallo, njė fshat modest peshkatarėsh, jo larg Gjenoves. Nė mbrėmje, nga dhoma ime, i dėgjoj duke kėnduar nė port, e natėn, zhurma e valėve mė pengon ta gjej gjumin. « Krizė trishtuese. E urrej jetėn », i kam shkruar Lou-sė.
Ndiej nevojė ta zbuloj njė mbinjeri.
Po e shkruaj « Zarathustra », me kujdes, sikur njė nėnė qė i jap gji fėmijės. Do t’i shkruaj gjashtė volume. Por hija e Lou-sė po ma errėson pandėrpre mendjen. Aq sa e ndiej qė po mė pushton, po aq shumė nėna dhe motra ime mė vėrsulen. Kurrė kafshata e jetės qė mė kanė detyruar ta pėrtypi nuk ka qenė kaq e vėshtirė.
Nuk mė flihet mė. As somniferėt as ecjet e gjata nuk mė bėjnė hajr pėr t’u qetėsuar. Unė e linda Zarathustren, ndėsa Lou ėshtė prodhuesja e vėrtetė. Por pėr fatkeqsinė time, ajo po refuzon ta adoptojė birin e saj.
Shkurt, viti 1883. Ē’koinēidncė, nė ēastin kur biri im erdhi nė kėtė botė, mėsova qė Wagneri paska vdekur nė Venedik. Gjitha gondolat e qytetit e kanė pėrcjellur kufomen nė Kanalin e Madh. Ishte moshatar i babait tim. Kush e di ? Ndoshta isha biri i tij, njė djalė tmerrėsisht vrasės. E kam dashur mė shumė se ēdo gjė nė botė, por edhe e kam urryer mė sė shumti autorutetin qė ka pasur mbi mua. Miqėsia jonė pėrpak mbaroi me gjak, por nė hendek ra se ra. Njė kohė kam menduar se mė akuzonte pėr pederizėm, nė tė vėrtetė, ai pėrhapi lajmin pėr mua se isha i prekur nga e keja edhe mė e turpshmė - onanizm.
Megjithatė, vdekja e tij mė bėri me lotė, ēka ėshtė edhe mė keq, mė sėmuri.
Para pak kohe, e ēova Lou-n nė Tribschen, nė veri tė Zvicrės, para shtėpisė ku e kam njohur Wagnerin. Atje, buzė liqenit, nėn plepa tė mėdhenj, s’kam mundur ta reprimoj merzinė. Ato ditė tė lumtura nuk kthehen mė.
Sa e vogėl ėshtė bota! A nuk ra nė gjunj Lou pėr t‘ia puthur duart magjistarit plak tė Beirutit ?
Jam ndarė nga Paul. Tepėr mosmarrėveshje nė mes nesh. Person i disimuluar, gėnjeshtar dhe hipokrit, flet pėr mua se jam i pavendosur dhe budalla. Ky profesor pėr moral meriton njė leksion me njė parė pishtole.
Sa i pėrket Lou-sė, pėrkundėr dhimbjes qė mė shkakton, e pamundur qė ta harroj. Ajo ėshtė njė egoiste e paparė. Sikur mos tė isha kundėrshtar i moralit, do ta mbyllja nė njė burg apo azil pėr imoralitet. Megjithatė, ajo ėshtė e vetmja qenje qė mė mungon.
Tash e kam zemrėn tė ftoftė akull, e cila mė thotė se nuk vyej pėr asgjė, se ėshtė e kot tė ndermarrė ēkadoqoftė dhe „Zarathustra“ nuk ėshtė veē njė ēmenduri mė tepėr. Botuesi do tė nxjerrė njė gjysėm milioni pėrmbledhje kėngėsh dhe broshura antisemite para se ta mbarojė librin tim.
Unė qė mednoja se kam ardhur nga njė vend ku s’banon njeri, mė ka zėnė njė deshirė e ēmendur tė zhdukem dikund ku ende nxen dielli: nė Spanjė, Tunizi, pse jo edhe nė Meksikė ? Pėrfundimisht gjindem nėn shiun dhe boren e Alpeve nė Sils-Maria, mu nė mes tė qershorit.
E shkrova pjesėn e dytė tė « Zarathustra » nė njė gjendje psikike afėr ekspoldimit.
Motra ime ka ndėrmarrė njė veprim vėrtetė shkatėrrues kundėr meje. Jo mjaft e kėnaqur qė mė ka ndarė nga Lou, nuk ndalet duke iu vėrsulur, e nė tė vėrtetė po mė shkatėrron mua. Ajo po mė shtyn nė ikjen time. E ndiej se mund tė ketė arsye mė shumė se unė, dhe kjo po mė ēmend.
E mbushur me perfiditet, ėshtė pasionuar nga antisemitisti i famshėm Bernhard Förster. Flasin se do ta themelojnė njė koloni me racė tė pastėr gjermane nė Paraguay.
Kėsaj vjeshte, do tė qendroj mė tepėr se njė muaj nė Naumberg, nė Gjermaninė time montruoze ku qielli nuk ėshtė veēse njė karikaturė, para se tė nisem pėr Gjenovė. Aq shumė kam pasur dhimbje koke sa qė me kėshillin tim personal e kam zėvendėsuar kloral hidratin me kali tė fosfatuar, por s’ka kurrėfarė pėrmirėsimi.
Fillimi i dhjetorit, u vendosa nė Nicė, ku mbarova pjesėn e tretė tė Zarathoustrės.
Mė 21 jam nė Venedik. Verės nė Basel, nė Zhürich , nė Zvicėren italiane, e pėr herėn e tretė po kthehem nė Sils-Maria.
Pėrfundimisht, asnjė klimė nuk i konvenon as nuk do t’i konvenojė kurrė nervozės sime. Pėrseri shkova dimrit nė Nice. Aty shkrova pjesėn e katėr dhe tė fundit tė « Zarathustres ». Nė mungesė tė editorit, nė dyzet ekzemplarė, e publikova me shpenzime tė mia nė pranverėn e vitit 1885. I pata vetėm shtatė lexues.
A nuk ėshtė kjo e ēuditshme : unė qė jam vetėm njė karaxhoz dhe poet, pa dashuri, i rrethuar me miq kaq tė poshtėr, pa para dhe banesė, endem nga njė pansion nė tjetrin, martir i vuajtjeve tė dhimbjes sė syve dhe tė kokės, e ndiej veten si njė mėsues i madh i njerėzimit ! Edhe mė mirė, fatalitet.
Parandjenjat e mia lidhur me tė mirėn dhe tė keqen do ta ndryshojnė kursin e historisė, tė kėsaj historie qė po e mbaj mes gishtave sikur dyllė tė butė. Unė jam ai qė do t’i diktojė vlerat e reja pėr njėmijė vjetėt e ardhshėm.
Kėtė askush nuk e kupton, madje as besniku im Peter Gast. „Zarathustren“ ky e sheh si njė Bibėl tė re, e nė sytė e tij unė jam njė Krisht i ri, apo ndoshta e ka lexuar keq urdhėrin tim ?
Jam dyzet vjeē. Jam i vetmuar dhe ēmenduaria po mė kėrcėnon, po ia ndiej dorėn e ftoftė se si po ma pergėdhel kafkėn.
Shumė shpejt do ta braktis birin tim pėr t’u krahasuar me rivalin tim tė vetėm, me atė qė vazhdimisht e kam dashur dhe urryer, vėllain tim, kopjn time, armikun tim, tė quajtur Jezu Krishti.
Dy shpetimtarė do tė luftojnė duarthatė : ai, predikuesi i dashurisė dhe unė Antikrishti i vėrtetė, qė deklaroj : « Gjithė njerėzit qė i kam njohur, i urrej nė mėnyrė tė paskufishme, bashkė me ta edhe vetveten ! »
Nga ky luftim vdekjeprues, tė dytė do tė dalim tė mundur : ai do tė humbas i vrarė mbi Kryq e unė do tė vdes i humbur nga vetvetja.
Ndoshta krejt do tė jetė e kundėrta.