PDA

View Full Version : Partija Komuniste Shqiptare ėshtė krijesė e Jugosllavėvet


Tomori
03-07-05, 19:37
Partija Komuniste Shqiptare ėshtė krijesė e Jugosllavėvet
Partia Komuniste Shqiptare ėshtė fund e krye njė krijesė e Jugosllavėvet dhe, pa ndėrhyrjen e ngultė tė kėtyre, as qė do tė kish parti komuniste nė vendin t'onė. Pėrpara se tė vinin Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha pėr t'organizuar dhe udhėhequr komunizmin nė Shqipėri, aty s'kish veē disa grupe tė vegjėl e tė parėndėsi qė s'ishin aspak tė lidhur me masat, "qė ishin larg nga veprimtarija komuniste e vėrtetė, qė ishin nė kundėrshtim me njeri tjetrin, gjė kjo qė ka shkaktuar luftė t'ashpėr e tė paprerė midis tyre. Ndėr 'ta sundonte shpirti i ngushtė i sektarizmės, oportunizmės dhe i lokalizmės". (Sang. Trad. f. 3, nxjerrė nga rezoluta e Konferencės sė parė tė pėrgj. tė P.K.SH., mbajtur nė Labinot, nė prill 1943).

Situata qė mbretėronte midis grupevet komuniste nė Shqipėri mė 1941, u-karakterizua kėshtu nga Miladin Popoviē :

- "Kemi gjetur njė kaos tė vėrtetė. Ndodheshin grupe dhe grupthe (gjithėsejt tetė, ndėr tė cilėt dy Trotskistė). Seicili prej tyre tėrhiqte nga anė e tij. Shpeshėhere bėnin edhe 'bashkime', 'marrėveshje' pėr tė paditur tek ne njeri tjetrin. Bėnin nga kėto 'marrėveshje' deri me Fundon. Mund tė kish ēdo gjė tek kėto grupe, por asgjė komuniste..." (Sang. Trad. f. 8, nga relacioni i Miladin Popoviē, Komitetit Qendror tė partisė komuniste jugosllave, 21 Maj 1942).

"Bisedimet me kėto grupe vazhduan prej dhjetė gjer mė njėzet ditė. Kalonim nga njė pjekje ilegale nė tjetrėn. Me grupin e Korēės i rrahėm ēėshtjet nė shtėpinė e Enver Hoxhės e tė Koēo Tashkos. Ky grup nuk donte t'i njihte gabimet e tij; kėrkonte tė shpallej si parti e pastaj gjithė grupet e tjerė tė mblidheshin rreth tij, por arritėm t'a bindim me argumenta tė forta qė tė pranojė krijimin e partisė. Nė grupin 'Korēa', ndihma m'e fortė na erdhi nga punėtorėt Koēi Xoxe dhe Pandi Kristo..." (Sang. Trad. f. 9, nga shėnimet e Dushan Mugoshės mbi aktivitetin e tij nė Shqipėri nė vitet 1941-1944).

Miladin Popoviē e Dushan Mugosha, dhe pakė mė vonė Blazo Jovanoviē e Svetozar Vukmanoviē-Tempo, qenė shtytėsit, krijuesit, udhėheqėsit dhe kumandarėt e vėrtetė tė partisė komuniste shqiptate. Ata ēdukin mosmarrėveshjet, ata vėnė disiplinė, ata bėjnė mbledhjet, ata emėrojnė kumandarėt, ata organizojnė, ata urdhėrojnė. Ata shtyjnė tė krijohet ushtėrija 'nacional-ēlirimtare', dhe, me t'u-formuar brigata e Parė, Dushani shkon si kėshilltar pranė Mehmet Shehut, por nė tė vėrtetėn ėshtė ai qė kumandon ; ata e shtyjnė mė nė fund partinė komuniste shqiptare nė luftėn vėllavrasėse me Ballin Kombėtar.

Dushani e cakton edhe Enver Hoxhėn si kumandar tė pėrgjithshėm t'ushtėrisė 'nacional-ēlirimtare'.

"Para se tė nisej pėr Jugosllavi, Dushan Mugosha u-ftua nė mbledhjen e K.Q. tė P.K. Shqiptare, ku ishin prezent disa antarė tė komitetit, dhe aty parashtroi mendimin se kumandari i pėrgjithshėm, Spiro Moisiu, nuk ishte nė lartėsinė e detyrės, dhe propozoi t'emėrohej nė vėnt tė tij Enver Hoxha, deri atėhere komisar i komandės sė lartė. K.Q. i P.K. Shqiptare e pranoi kėtė propozim tė Dushan Mugoshės dhe, nė konferencėn e Pėrmetit, nga fundi i Majit 1944, Enver Hoxha u-emėrua kumandar i pėrgjithshėm me gradėn kolonel-gjeneral." (Sang. Trad. f. 61).

Dushani emėron edhe Mehmet Shehun si kumandar tė divizionit tė Parė, me gjithė qė Enver Hoxha nuk donte.

"Dushan Mugosha propozonte emėrimin e Mehmet Shehut si Kumandar i divizjonit tė Parė, kurse Enver Hoxha nuk qe d'akord. Por, pas shpjegimevet tė Dushanit, mė nė fund e pranoi kėtė propozim... etj.." (Sang. Trad. f.61).

Qė Jugosllavėt e kishin nė dorė tė tėrė punėn, dėshmohet edhe nga dallkaukllėqet qė u bėnin kryeterroristėt, tė cilėt mundoheshin kush e kush t'ė fitonte favoret sa mė shpejt. Kur Dushan Mugosha do tė kthehej nė Jugosllavi, kryeterroristėt i ēfaqnin servilizmat mė tė ulta, me anė letrash. Ja ē'i shkruan Mehmet Shehu :

- "Nuk kishim parti, por kishim e ishim 'komunistė bazhibuzukė', ishim njė 'turli me zarzavate tė hidhura', e me udhėzimet e Miladinit e tė tuat, me ndihmat t'uaja mundėm tė seleksionohemi, tė formojmė partinė t'onė komuniste, t'a forcojmė. Na dhat dorėn, na mėsuat, na ngritėt si mėma foshnjen... etj.." Mė nė fund i thotė :

- "O Salė! (pseudonimi i Dushanit) po pėr interesat e larta tė brigadės tėnde, kė do tė lėsh pranė shtabit tė pėrgjithshėm ? Kujt do t'i a besosh kėtė misjon special... ? ! !"

Domethėnė se brigata ėshtė e Dushanit dhe, passi po ikėn, ai di se kujt do t'i a besojė misionin e tij special.

Bedri Spahiu :

- "Ne mėsuam nga ti o Salė, atė ēka ėshtė e nevojshėme dhe e domosdoshme qė tė mendojmė e tė ndjejmė vehten si komunista. Prandaj unė pėr vehte, e besoj tė gjithė ne, na duket sikur kemi diēka nga qenia e jote. Jeta e jonė si komunistė ėshtė lidhur me ty... Unė ngushullohem duke parė ndryshimin qė kam bėrė prej ēastit tė parė qė jemi parė dhe se kam pėrfituar nga ti me sa ka qenė e mundur."

Erė servilizmi mban edhe letra e Enver Hoxhės, e Nexhmije Hoxhės, e Hysni Kapos, e Koēi Xoxes, e Ramazan Ēitakut. Pa le i shkreti Omar Nishan qė ėshtė mbyllur n'odė dhe qan me ngashėrime duke "kujtuar poshtėrsitė qė ka thėnė armiku pėr Dushanė". (Sang. Trad. Facsimili. Fotokopjet e tė gjitha kėtyre letravet.)

Servilizmi kundrejt drejtuesve Jugosllavė arrin kulmin me fjalėn e Enver Hoxhės, nė Berat, nė mbledhjen e plotė tė K.Q. tė P.K., nė Nėntorin e 1944-ės :

- "Shoku Blazo (Blazo Jovanoviē delegati i K.Q. tė P.K. jugosllave, pranė K.Q. tė P.K. shqiptare) ka dhėnė ndihmėn mė tė madhe nė pregatitjen e konferencės dhe nė pėrpunimin e relacionit. Blazoja qe pėr ne si tė kish zbritur Zoti nga qielli." (Sang. Trad. f.26, shėnimi 28)

Gentiani
09-07-05, 13:37
Tomori, nuk jam edhe aq i sigurtė, por mendoj qė Partija Komuniste Shqiptare nuk mundet tė jetė pjesė e kulturės kombėtare.

Nuk kishte qenė keq ti vendosim dryrin dhe ta dėrgojmė nė arkiv, sepse edhe ashtu PKSH i takon arkivės, e edhe pėr diskutim nuk besoj se do tė hargjojė ndonjėri nga diskutuesit shkronjat pėr ata qė ishin dikur dhe shkuan pėr mos tu kthyer kurrė dhe asnjėherė nė jetėn e shqiptarėve.