PDA

View Full Version : Diskutimet per pavaresine e Kosoves fillojne ne tetor?


Reana
20-07-05, 05:31
Sipas Zerit te Amerikes, Organzata e Kombeve te Bashkuara me qender ne New York, ka derguar ne Kosove diplomatin Norvegjian Kai Eide me qellim te vleresimit te situates se funksionimit te Organeve dhe Institucioneve te Kosoves.

Qe Kosova te qeverise e pavarur duhet te kete Institucione funksionale demokratike; realizimi i standardeve te kerkuara nga Bashkesia Nderkombetare dergon drejt ketyre objektivave!

Kai Eide eshte ne pergatitje e siper te nje raporti i cili do te jete i gatshem ne Shtator ku ne detaje analizohet implementimi i standardeve qe kane te bejne me qeverisjen e ardhshme te p a v a r u r te Kosoves.
Sipas burimeve nga New Yorku ( :P ) ky raport derimetani, thuhet te jete ne favor te arritjeve te Institucioneve te Kosoves dhe mbeshtet kerkesen legjiime te popullit te Kosoves per pavaresi.
Sipas te gjitha parashikimeve, ky raport do te jete drita e gjelber per Bashkesine Nderkomebtare te inicoje diskutimet per pavaresine e Kosoves

Pasi qe OKB-ja te kete konstatuar se diskutimet mund te fillojne, keto do te udhehiqen nga diplomate te Bashkimit Europian dhe te asistohen nga diplomate te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Arb
20-07-05, 06:15
Ah, me ne fund bre!

Qofte kembe e hajrit kjo nisme e OKB-se.

Dhashte Zoti e Kosoves i njihet pavaresia kete vit!

Reana
20-07-05, 06:18
Diskutimet supozohet te fillojne ne tetor, por sipas te gjitha gjasave do te zgjasin 12 muaj!

Arb
20-07-05, 06:23
Diskutimet supozohet te fillojne ne tetor, por sipas te gjitha gjasave do te zgjasin 12 muaj!

Edhe 12 muaj le te zgjasin, me kusht qe te njihet Pavaresia e shumepritur e Kosoves... kemi prite tash me shume se 5 dekada...

Kloni
20-07-05, 08:30
Diskutimet supozohet te fillojne ne tetor, por sipas te gjitha gjasave do te zgjasin 12 muaj!

Edhe 12 muaj le te zgjasin, me kusht qe te njihet Pavaresia e shumepritur e Kosoves... kemi prite tash me shume se 5 dekada...

Eh, me ne fund edhe fundi po i vie per te kaluar nga nje formalitet i vjetruar ner nje ne realitet te Ri!

Boll ma, a!

Dikush e ka kundershtuar, dikush ka pritur. dikush eshte perpjekur e perdjegur, dikush edhe ka luftuar jo vtem 5 dekada dhe te gjithe kane per ta gezuar!

Kastri
20-07-05, 21:51
Ah, me ne fund bre!

Qofte kembe e hajrit kjo nisme e OKB-se.

Dhashte Zoti e Kosoves i njihet pavaresia kete vit!


.................................................. .
.................................................. .

Pershendetje

I nderuare pa dashte te replikoi,por nese eshte nisme e OKBse,atehere une dyshoi se do njifete diqka qe nuk na eshte njife.

Po te ishte nisme e KOSOVES atehere me siguri se do ishte njife me doemos.

I nderuare ky eshte vetem mendime imi,ju lutem mos e merre per te keqe,se gjithe Shqiptarve po na dhembe mu aty ku edhe juve-Pamvarsia.

Me nderime i nderuare.

GASHI75
20-07-05, 22:51
Ah, me ne fund bre!

Qofte kembe e hajrit kjo nisme e OKB-se.

Dhashte Zoti e Kosoves i njihet pavaresia kete vit!

Bisedime po pėr qfarė statusi se me serbien zotri nuk bisedohet pėr statusė dhe bash me serbien do bisedojm pėr status se vet jan ra nė gracka kta qeveritaret e povratakitė .
Kurse rezeultati autonomi substanciale nėn serbi simbasė jush se si po duketė edhe kritikatė e solanės ishin tė ashpra qė u than nė prishtin gjatė vizites sė tij nė kosovė.
Pėr qarsye se shpallin pamvarsin e kosovės nė parlamentė qė presin kta qeveritarėt tan mė edhe kushtetuten e kan tė gatshme edhe atė se diskutojn mė bile vall mosė po presin qė serbi ta njof kosovėn si shtetė kjo nga ana serbe nuk njifetė nė ketė mnyrė kurr.
shqiptaret duhet ti inicojn punėtė vetė spari e tani nderkombtaret e pa serbinė me serbin e kemi krye nji herė e pėrgjithėmon.

Reana
28-07-05, 06:48
Bėrns ka deklaruar se me padurim pret nė vjeshtė fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės

Nėnsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bėrns ka deklaruar se me padurim pret nė vjeshtė fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės, ndonėse akoma nuk shpreh qėndrimin pėr zgjidhjen.
Sipas gazetės "Herald tribune" bisedimet pėr statusin e Kosovės do t'i udhėheqė njėri nga politikanėt mė tė njohur evropian, ndoshta ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari, me ndihmėn e njė diplomati tė lartė amerikan, i cili me siguri nuk do tė jetė Bėrns, shkruan gazeta.
"Ndoshta do tė provojmė me izolimin e negociatorėve, a la Hollbruk nė Dejton ose do tė bisedojmė nė ndonjė mėnyrė tjetėr", thotė Bėrns pėr kėtė gazetė.
Ndėrkaq gazeta, duke quajtur formulėn serbe "mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi" njė "frazė profetike" ( :lol: ), konsideron se rezultatin afatgjatė tjetėrfarė nga pavarėsia e bėn tė pamundshėm kur shumica dėrrmuese shqiptare e synon pėkėrisht kėtė. Por njėheri gazeta thekson se shqiptarėt kėtė duhet ta meritojnė.

(Aktualitete)

Dilaver
01-08-05, 09:58
PRISHTINE (1 Gusht) -Ministrja e jashtme e Zvicres, Misheline Kalmi Rei, ka filluar nje vizite kater ditore ne Kosove. Ministrja Kalmi Rei, ne prag te vizites ne Prishtine, ka deklaruar se vendi i saj eshte shume i interesuar qe ceshtja e Kosoves te zgjidhet sa me pare. Kryediplomatja zvicerane, ka deklaruar se Zvicra mbeshtet pavaresine e Kosoves, si nje prej rrugezgjidhjeve me te mundshme. Gjate vizites, Rei do te takohet me pjesetare te kontigjentit zviceran qe sherben ne Kosove qe nga viti 1999 ne kuader te forces paqeruajtese te drejtuar nga NATO, KFOR. Diplomatja zvicerane do te zhvilloje bisedime edhe me zyrtare te misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK. Ajo do te takohet dhe me perfaqesues te institucioneve te Kosoves si dhe me politikane shqiptare e te pakices serbe. Ne Zvicer jetojne nje numer jo i vogel emigrantesh shqiptare nga Kosova. Sipas Reit, ata perbejne nje te dhjeten e popullates se Kosoves. db/db(BBC/Balkanweb)

i_retardumi
01-09-05, 13:57
Diskutime per pavarsi...?!Hmmm sma merr menja qė do tė diskutohet pėr pavarsi!

Guri i madh
01-09-05, 23:44
Diskutimet supozohet te fillojne ne tetor, por sipas te gjitha gjasave do te zgjasin 12 muaj!

Edhe 12 muaj le te zgjasin, me kusht qe te njihet Pavaresia e shumepritur e Kosoves... kemi prite tash me shume se 5 dekada...

me disa lajme qe kam ndegjuar sante kam kriju pershtypjen se evropjanet prap dojn me lue politiken e vjeter si ne vitet e 1918 duke shfrytzuar mungesen e dr rugoves dhe vershimeve qe kan ndodh ne shtetet e bashkura te amerikes ku e gjith diplomacia e miqve tan asht e angazhuar ne problemet qe ka shkaktuar ky uragan dhe duke shfrytzuar vakumin qeveritar ne shqipri ku ishte iftuar edh gjenerali i forcave serbe bojkoti ishte hapi i par por mendimi i im asht qe pozita dh e opozita ta gjejn gjuhen e perbashket dhe ti bojkotojn nderkombtaret nese qeveria e shteteve te bashkura nuk asht prezente ne definimin e statusit te kosoves

Dilaver
21-09-05, 18:19
Pas Britanisė, edhe Franca nuk e pėrjashton pavarėsinė e Kosovės


Prishtinė, 21 shtator - Rreth zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, pas Britanisė sė Madhe edhe Franca nuk e pėrjashton pavarėsinė si njė nga opsionet, deklaroi shefi i Zyrės franceze nė Prishtinė, Tieri Rejnar. Rreth statusit Franca ka qėndrim tė njėjtė me SHBA tė dhe Britaninė e Madhe, theksoi diplomati francez pas takimit me kryeparlamentarin Nexhat Daci. (Ditė mė parė nė Prishtinė edhe ministri britanik pėr Evropė Dagllas Aleksander u shpreh pro pavarėsisė sė Kosovės si njė nga opsionet)."
Po, ne jemi nė tė njėjtėn linjė. Ky ėshtė njė opsion. Mirėpo, kjo sė pari do tė varet nga raporti i Aides, pėr tė parė se ē'ėshtė e mundur... Natyrisht varet edhe nga bisedimet pėr statusin, se si do tė zhvillohen ato, dhe ēfarė do tė nxjerrė si pėrfundim bashkėsia ndėrkombėtare", u shpreh Rejnar, duke shtuar se vendi i tij ka qėndrim tė njėjtė me vendet e tjera tė Grupit tė Kontaktit:
"Ne jemi plotėsisht nė tė njėjtėn linjė me kolegėt e Grupit tė Kontaktit, dhe nuk ka asnjė dallim ndėrmjet Francės, Shteteve tė Bashkuara, Britanisė, Gjermanisė, Italisė apo Rusisė".
Por Rejnar shtroi nevojėn e unitetit edhe brenda faktorit kosovar tė bisedimeve.
"Unė e theksova domosdoshmėrinė e unitetit brenda ekipit tė bisedimeve pėr statusin, sepse, statusi nuk ėshtė ēėshtje e shumicės apo opozitės dhe ju vėrtet duhet tė jeni tė bashkuar brenda kėtij ekipi", tha Rejnar, duke theksuar domosdoshmėrinė e pėrfshirjes sė pakicave nė kėtė ekip. Gjithashtu si ēėshtje tė rėndėsishme ai vuri nė dukje edhe fillimin e decentralizimit.
Pasi vlerėsoi nismėn e Presidentit Rugova pėr pėrgatitjen e bisedimeve, diplomati francez shprehu bindjen se ato do tė fillojnė gjatė kėtij viti. "Nuk mund tė parashikoj, por duket e arsyeshme tė mendohet kėshtu. Kjo ėshtė e qartė", tha Rejnar.
Kryeparlamentari Daci nuk u prononcua para mediave, por nga zyra e tij pėr kėtė takim ėshtė publikuar njė komunikatė nė tė cilėn thuhet se Daci e Rejnar "kanė biseduar pėr zhvillimet nė Kosovė dhe pėr pėrgatitjen institucioneve tė vendit pėr procesin e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės".
"Z.Rejnar ėshtė shprehur se Franca, si anėtare e grupit tė Kontaktit, ėshtė e interesuar pėr unifikimin e lidershipit tė Kosovės rreth bisedimeve pėr statusin. Ai ndėrkaq ėshtė interesuar pėr procedurėn e miratimit nga Kuvendi tė grupit negociator tė emėruar nga presidenti Rugova", thuhet nė komunikatė.
Ndėrkaq Daci ka thėnė se se kur bėhet fjalė pėr "ēėshtje madhore, siē ėshtė statusi i vendit, institucionet, por edhe qytetarėt e Kosovės janė shumė unikė".
"Me Beogradin do tė bisedohet pėr tė gjitha ēėshtjet nė interes tė dy vendeve, por jo edhe pėr statusin e Kosovės, i cili ėshtė i panegociueshėm", citohen fjalėt e Dacit nė kėtė komunikatė.

Dilaver
22-09-05, 11:46
Besnik Mustafaj ka kėrkuar mbrėmė nė OKB qė Kosovės t'i jepet pavarėsia e kushtėzuar

Nju Jork, 22 shtator - Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė ka kėrkuar qė Kosovės t'i jepet pavarėsia e kushtėzuar nga Serbia dhe Mali i Zi. Statusi pėrfundimtar i Kosovės duhet tė bazohet nė vullnetin e lirė tė popullit tė Kosovės, tė shprehur nėpėrmjet metodave demokratike, tha Mustafaj,njofton Rojter.
Shefi i diplomacisė shqiptare mbrėmė tha nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė se pavarėsia e kushtėzuar pėr Kosovėn do t'i mundėsonte bashkėsisė ndėrkombėtare qė pėr njė periudhė tė caktuar kohore tė vėzhgojė zhvillimin e plotė tė institucioneve tė Kosovės dhe shoqėrisė sė saj si garancė pėr serbėt dhe pakicat e tjera.
Duke shfrytėzuar tė drejtėn pėr replikė pėrfaqėsuesi i Serbisė tha se ishte i befasuar qė Shqipėria ka ndryshuar politikėn e saj dhe angazhohet pėr pavarėsinė e Kosovės. Sipas tij, Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe se bsiedimet pėr tė ardhmen e saj duhet tė zhvillohen ndėrmjet Beogradit, Prishtinės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare.
Ndihmėsministri Miomir Udoviēki tha se deklarata e Mustafajt nuk i kontribuon bashkėpunimit aq tė nevojshėm ndėrmjet Beogradit dhe Tiranės, por as stabilitetit nė rajon.

Krokodilli
22-09-05, 12:04
e mjera Kosove,, me shekuj me dekada,, ende populli i saj nuk eshte ne gjendje, e lire te caktoj fatin e saj...

me frigon pa mas ky viti 2006, Pavaresi e kushtezuar do te ishte fantazi,, do te thot pavarsi nen kontroll te Okb-be, por nuk perjashtohet as ndarja e Kosoves,, po ashtu as ndarja ne Enklava,, keshtu qe shpresojm se kem politikan te fort,, dhe shpresoj se eshte koha te tregojn veten sa jan te aft....... dhasht zoti e te behet ashtu siq kemi deshire te gjithe..
shtet i pavarur ne zemer te evropes....

MemphiSx
22-09-05, 12:10
Dhasht zoti vitin 2006 te jet vit i Nenshkrimit te ktij akti madhor per te gjith Shqiptaret kah do qe jan te behet edhe njohja formale PAVARESIA E KOSOVES

Arb
23-09-05, 18:51
Rohrabacher: Pavarėsia e Kosovės e vetmja zgjidhje e drejtė pėr statusin e saj pėrfundimtar

Intervistoi Isabela Ēoēoli
Uashington
23-09-2005


Anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan, Dana Rohrabacher, republikan nga shteti i Kalifornisė, thotė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje e drejtė pėr statusin e saj pėrfundimtar. Zoti Rohrabacher thekson se 10 pėrqind e popullatės sė Kosovės qė pėrbėhet nga sėrbėt, nuk duhet tė presi qė t’i diktojė politikėn e vet 90 pėrqind tė popullatės, me pėrjashtim tė kėrkesave pėr respektimin e tė drejtave tė tyre.

Zėri i Amerikės: Ju bėtė njė vizitė nė rajonin e Ballkanit kohėt e fundit. Ēfarė ju nxiti pėr tė shkuar nė atė rajon?

Dana Rohrabacher: Shumė amerikanė nuk e dinė se Shtetet e Bashkuara ende po shpenzojmė qindra miliona dollarė nė vit pėr tė mbajtur 18 mijė trupa nė Kosovė dhe duket se ne duhet tė pėrqendrohemi nė kėtė ēėshtje dhe t’i japim fund gjendjes pas gjithė kėsaj kohe qendrimi atje. Shkova atje pėr t’u siguruar qė t’i kuptoj mirė gjėrat dhe pėr t’u takuar me lojtarėt pėr tė parė se cilat janė opcionet tona dhe si tė shkėputemi prej andej dhe t’i lėmė njerėzit tė vazhdojnė jetėn normalisht.

Zėri i Amerikės: Ju keni qėnė njė nga mbėshtetėsit mė tė fuqishėm tė pavarėsisė sė Kosovės. Pėrse?

Dana Rohrabacher: E vetmja zgjidhje qė dėshirohet nga popullata nė Kosovė ėshtė pavarėsia. Zgjidhja nuk mund t’u detyrohet atyre nga larg, nga kompromist qė bėhen mes qeverive. Zgjidhjet me tė vėtetė tė qendushme e qė kanė kuptim janė zgjidhjet qė pėrfshijnė pjesėmarrjen dhe reflektojnė vullnetin e popullit. Dhe kėto janė pikėrisht normat e demokracisė. Themeluesit e Shteteve tė Bashkuara na i kanė mėsuar kėtė parim. Besoj se 90 pėrqind e popullit tė Kosovės do qė tė jetė i lirė dhe i pavarur. Kjo ėshtė zgjidhja. Populli i Kosovės, jo vetėm qė duhet tė jetė i lirė dhe i pavarur, por duhet lejuar tė kontrollojė jetėn dhe tė krijojė vendin e vet.

Zėri i Amerikės: Kongresmen, administrata e tanishme amerikane ka deklaruar se statuskuoja nuk mund tė vazhdojė, por ajo nuk ka ofruar ndonjė alternativė tė qartė se cili do tė ishte statusi i Kosovės. A mendoni se njė deklaratė publike do tė ishte e nevojshme?

Dana Rohrabacher: E nevojshme ėshtė qė popullit tė Kosovės t’i jepet mundėsia tė thotė vetė se ēfarė dėshiron, dhe kjo tė vendoset me referendum. Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se se statuskuoja e tanishme e statusit tė pazgjidhur tė Kosovės nuk ėshtė e pranueshme. Cila pra do tė jetė zgjidhja apo alternativa? Pėr kėtė duhet pyetur populli i Kosovės dhe duhet respektuar vendimi i tij. Nė qoftė se ai do qė tė jetė i lirė dhe i pavarur dhe i angazhuar pėr tė respektuar tė drejtat e pakicave, duke pėrfshirė edhe ato sėrbe, ai duhet tė jetė i lirė dhe i pavarur. Kjo ėshtė e vetmja zgjidhje. Populli i Kosovės ėshtė ai qė duhet ta vendosė atė zgjidhje.

Zėri i Amerikės: Shumė analistė besojnė se raporti i tė dėrgurit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė pėr vlerėsimine standardeve, Kai Eide, do tė jetė pozitiv dhe negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės do tė fillojnė. Duke patur parasysh se shqiptarėt dhe sėrbėt, kanė qendrime diametralisht tė kundėrta lidhur me statusin pėrfundimtar, sa mendoni ju se do tė zgjasnin kėto negociata?

Dana Rohrabacher: Negociatat mund tė zgjasin pafundėsisht, pėrsa kohė qė ne pėrballojmė shpenzimet. Zgjidhja nuk ėshtė bisedime dhe gjinjė bisedime. Zgjidhja ėshtė qė popullit tė Kosovės t’i jepet mundėsia pėr tė marrė vendimin pėr statusin pėrfundimat dhe jo njė grupi tė huaj burokratėsh qė bisedojnė me njeri-tjertin. Pėr sa u pėrket sėrbėve tė Kosėvos, tė drejtat e tyre duhet tė respektohen patjetėr. Por nė njė shoqėri demokratike pakica, qė nė rstin e sėrbėve tė Kosovės ėshtė vetėm 10 pėrqind, nuk mund tė marrė vendim pėr gjithė vendin. Ata kanė tė drejtėn tė shprehin qendrimet e tyre, ata gėzojnė tė drejtėn tė mos diskriminohen, por ata nuk mund tė marrim vendimin se nė ēfarė drejtimi duhet tė shkojė vendi. Sėrbėt qė jetojnė nė Kosovė duhet tė vendosin se ēfarė duan. Ata mund tė jetojnė si pakicė nė Kosovė dhe gjithkush do tė kėrkonte qė tė drejtat e tyre tė respektohen, por ata duhet tė pranojnė vendimin e shumicės, ose tė shkojnė nė Sėrbi, nė qoftė se duan tė jetojnė mes sėrbėve. Kėto janė tė vetmet alternativa. Alternativa nuk ėshtė qė 10 pėrqind e popullatės t’i diktojė 90 pėrqind tė popullatės se cilat do tė jenė politikat e vendit. Kjo nuk ėshtė as demokratike dhe as e drejtė. Tė gjithė kosovarėt me tė cilėt unė kam biseduar, mė kanė thėnė se janė tė angazhuar tė respektojnė tė gjitha tė drejtat e pakicave, qofshin ato sėrbe apo tė tjera. Sėrbėt nuk duhet tė presin qė t’i diktojnė politikėn e tyre 90 pėrqind tė popullatės, me pėrjashtim tė kėrkesave pėr respektimin e tė drjetave tė tyre.

Arb
26-09-05, 16:46
Presidenti Rugova pėrgėzon qytetarėt e Kosovės nė 14-vjetorin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės

Prishtinė, 26 shtator - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka pėrgėzuar sot qytetarėt e Kosovės pėr 26 Shtatorin, ditėn kur para 14 vjetėsh u mbajt Referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės.
Nė mesazhin e Presidentit Rugova thuhet:
"Me rastin e 14 vjetorit tė mbajtjes sė Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.

Dita e 26 Shtatorit tė vitit 1991, dita e Referendumit pėr Pavarėsi, do tė mbetet nė historinė mė tė re tė Kosovės si njėra ndėr ditėt mė tė mėdha, sepse e konfirmoi vullnetin politik tė popullit dhe tė qytetarėve pėr pavarėsinė e vendit tonė.

Referendumin pėr Pavarėsi i kurorėzoi Deklaratėn e Pavarėsisė dhe Kushtetutėn e Republikės (korrik, shtator 1990), duke u bėrė akti mė madhor i popullit tonė pėr tė siguruar ekzistencėn dhe tė ardhmen e pavarur pėrgjithmonė.

Dhashtė Zoti qė sa mė parė ta gėzojmė njohjen e drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė sė Kosovės nga miqtė tanė", thuhet nė mesazhin e Presidentit Rugova”.

QIK-u

Reana
08-10-05, 01:57
Sot me 7 tetor, Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Anan, ne Bern te Zvicres, ka rekomanduar qe diskutimet per statusin final te Kosoves duhet te zhvillohen.
Rekomandimi i eshte dorezuar Keshillit te Sigurimit mbeshtetur ne raportin e Kai Eide ku theksohet se eshte arritur mjaft ne krijimin e institucioneve vete-qeverisese ne Kosove.

Sipas Kai Eide, te deleguarit special qe pregatiti raportin mbi arritjet e Standardeve ne Kosove, Kombet e Bashkuara kane ofruar nje momentum/mbeshtetje politike per Kosoven dhe do te ishte gabim qe kjo energji politike te mos shfrytezohej i.e. diskutimet duhet te fillojne.

Ndersa Nen-sekretari i shtetit Amerikan, Nicholas Burns ka deklaruar se statusi i pazgjidhur ne Kosove, "nuk eshte me i pranueshem".

( http://news.yahoo.com/news?tmpl=story&u=/ap/20051007/ap_on_re_eu/un_kosovo_2 )

Dilaver
08-10-05, 14:32
Anan: Negociatat mbi te ardhmen e Kosoves do te fillojne se shpejti

BERNE (8 Tetor) -"Se shpejti une do te emeroj dike per te drejtuar negociatat qe do te nisin se shpejti mes Beogradit, Prishtines dhe Organizates se Kombeve te Bashkuara". Keshtu ka deklaruar dje Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Annan, gjate nje interviste per shtyp ne Berne.

Anan tha se negociatat mbi statusin perfundimtar te Kosoves do te fillojne se shpejti me emerimin e nje zyrtari te posacem, i cili do te zhvilloje diskutimet me Beogradin dhe Prishtinen. Sipas agjensise AFP, Anan u shpreh se ceshtjet qe do te shqyrtohen do te jene autonomia dhe pavaresia. "Duhet te diskutojme me Beogradin dhe Prishtinen, ndaj do te fillojme se shpejti", deklaroi shefi i OKB duke u shprehur mbi te ardhmen e Kosoves.

Pak ore me pare se shefi i OKB, Kofi Anan te jepte "Ok" per fillimin e bisedimeve mbi negociatat, lajmin e konfirmoi edhe kryeadministratori i Kosoves Soren Jesen-Petersen ne nje konference per shtyp ne Beograd. "Natyrisht qe me kane konsultuar per raportin dhe kam ndare mendimet e mia me Sekretarin e Pergjithshem . Madje e kam thene me pare dhe po e them edhe ketu se kam shume besim se Sekretari i Pergjithshem do te rekomandoje qe te fillojne bisedimet per statusin e Kosoves", tha Petersen duke shtuar se eshte shume me rendesi qe ne lidhje me kete te egzistoje dialogu edhe ne Beograd.db/db(AFP+BBC/Balkanweb)

Arb
18-10-05, 02:08
"Uashington post" shkruan se zgjidhja pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia me njė mbikqyrje ndėrkombėtare

Uashington, 17 tetor - Gazeta autoritative amerikane "Uashington post" shkruan se tashmė po shihet zgjidhja pėr Kosovėn dhe kjo ėshtė pavarėsia me njė lloj mbikqyrjeje ndėrkombėtare, megjithėse administrata amerikane pohon se janė tė hapura tė gjitha opsionet pėr statusin e Kosovės. Politikanėve tė Perėndimit, shkruan mė tuije gazeta, u ėshtė e qartė se zgjidhja e tillė ėshtė mė e mira, meqenėse 9O pėr qind e banorėve konsideron se ėshte papranueshme kthimi i Kosovės nėn pushtetin e Serbisė.

Serbia kundėrshton zgjidhjen e tillė, por Perėndimi konsideron se udhėheqja serbe duhet bindet qė tė heqė dorė nga Kosova dhe se ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr lirimin e Serbisė nga naconalizmi i saj helmues qė tė lėvizė drejt integrimeve me demokracitė leberale evropane, shkruan gazeta, duke shtua rse zbatimi i politikės sė tillė do tė kėrkojė kapėrcimin e kundėrshtimit jo vetėm tė politikanėve radikalė serbė, por edhe tė ithtarėve tė tyre nė Rusi.

"Edhe mė vėshtirė ėshtė tė kapėrcehet kundėrshtimi i shqiptarėve tė Kosovės dhe tė binden tė bėjnė koncesione tė arsyeshme ndaj pakicės serbe, si dhėnia e autonomisė zonave tė banuara me serbė, dhe me atė rast tė pengohet pėrpjekja e pakicės serbe nė Kosovė qė pjesėt veriore tė provincės t'ia bashkojė Serbisė", shkruan "Uashington post".

Arb
18-10-05, 02:11
Vendet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia duhet ta mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės


Shkruan: Esat Stavileci, profesor i Universitetit tė Prishtinės

- Ato dinė mė sė miri se ē’farė pozite kishte Kosova si pėrbėrės i ish-Federatės, prandaj do tė duhej tė njihej edhe si pėrbėrės i shpėrbėrjes sė saj, me tė drejtė pėr vetėvendosje dhe suksesion -

Shkas i drejtpėrdrejtė i kėtij shkrimi ėshtė njė deklaratė e z. Dimitrij Rupel, kryesuesit tė rradhės sė OSBE-sė, njėkohėsisht ministrit tė jashtėm slloven, gjatė qėndrimit tė tij nė Kosovė, se “Sllovenia ende nuk ka qėndrim tė qartė rreth statusit tė Kosovės”. Nuk ėshtė vetėm Sllovenia qė “ende nuk ka qėndrim tė qartė”, por janė edhe Kroacia, Bosnjė e Hercegovina dhe Maqedonia, vende tė sovranizuara nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė qė ende nuk e “kanė bėrė tė qartė qėndrimin e tyre rreth statusit tė Kosovės.

Indiferenca

Me gjithė shkasin e drejtpėrdrejtė tė kėtij shkrimi janė,mė sė paku,edhe dy arsye tė tjera,qė mė shtynė tė shtroj kėtė temė:e para,aktualiteti i saj,nė kohėn kur ēėshtja e Kosovės gjindet “nė buzė”tė hapjes dhe tė zhvillimit tė diskutimeve pėr tė;e dyta,indiferenca e republikave tė ish-Jugosllavisė pėr tė marrė njė qėndrim ndaj statusit tė Kosovės qė,nė mos asgjė tjetėr,flet pėr mungesėn e ndjenjės sė korrektėsisė ndaj njė njėsie federale tė ish-Jugosllavisė,ndonėse jo me statusin e republikės me tė cilėn,siē thuhet,kanė krijuar dhe kanė ndarė “fatet e pėrbashkėta”.
Askush nuk di mė mirė pėr pozitėn qė kishte Kosova nė ish-Jugosllavi se ē’dinė republikat e mėparshme tė saj tė cilat, mbi bazėn e tė drejtės pėr vetėvendosje, u sovranizuan dhe u krijuan si shtete tė pavarura.
Shtrirja e kėsaj teme sot dhe vendosja nė njė rrafsh e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė me statusin e Kosovės bėhet pėr shkak tė ndikimeve tė ndėrsjella qė kishin ato ndėrmjet tyre, me mundėsinė e ndikimit nė pėrcaktimet nė lidhje me statusin e Kosovės, nga njėra anė, pėr shkak se procesi i shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė filloi nė Kosovė dhe rreth Kosovės, ndėrsa nga ana tjetėr, pėr arsye se ēėshtja e Kosovės mu pėr shkak tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, sot paraqitet me njė dimension tė ri politik, por edhe konstitucional juridik e ndėrkombėtar, me shumė interes pėr tė marrė njė qėndrim tė drejtė ndaj statusit tė saj.

Me shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, Kosova si dhe shqiptarėt qė jetonin nė hapėsirėn e saj, nė territore ku pėrbėnin shumicėn, kanė pritur qė objektivisht dhe realisht tė paraqitėn si subjekt tė vetvetės,pra subjekt i vendosjes pėr fatin e vet nė rrethanat e reja historike, nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes. Mirėpo, zhvillimet qė ndodhėn pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė nuk morėn nė konsideratė kėtė parim nė asnjerin prej rasteve me shqiptarėt, as nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, as nė Kosovėn Lindore, as nė Mal tė Zi dhe para sė gjithash, nė Kosovė qė, pa asnjė mėdyshje, paraqet pėrbėrėsin themelor tė ēėshtjes ende tė pazgjidhur shqiptare.

Pėr ēfarė flasin realitetet

Kosova paraqet sot njė rajon politiko-territorial tė individualizuar nė Ballkan. Ėshtė ky njė fakt qė nuk mund tė injorohet, po sikurse qė nuk mund tė injorohet fakti tjetėr pėr realitetin nacional-demografik tė popullit tė Kosovės qė i kundėrvihet ēdo pėrpjekjeje pėr “ta paraqitur Kosovėn”si njė mjedis shumėetnik”. Mirė iu tha z. Rupel, gjatė qėndrimit tė tij tė fundit nė Kosovė se “Kosova ėshtė po aq multietnike sa ėshtė edhe vetė Sllovenia”.

Shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia e dinė mė mirė se asnjė vend tjetėr se Kosova nė ish-Federatėn multinacionale tė Jugosllavisė kishte status tė njėsisė konstitutive, ndonėse jo edhe tė republikės; ato e dinė mė mire se asnjė shtet tjetėr se Kosova nė ish-Jugosllavi kishte kufijtė e saj interfederalė qė nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin e saj,po sikurse qė edhe kufijtė e jashtėm tė ish-Jugosllavisė, nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin e Kuvendit tė Kosovės, fakte kėto shumė tė rendėsishme pėr tė marrė njė qėndrim tė drejtė ndaj tė ardhmes sė Kosovės, mbi bazėn e garancisė sė kufijve nga Kushtetuta e ish-Jugosllavisė e vitit 1974.

Pėrfundimi ėshtė i qartė se parimi i njohur nė tė drejtėn ndėrkombėtare uti possidetis, ashtu siē ėshtė zbatuar pėr republikat e ish-Jugosllavisė(1991-1992), ka qenė dashur tė zbatohet edhe nė rastin e Kosovės. Pra, ky parim u zbatua nė mėnyrė selektive:iu njoh karakteri ndėrkombėtar vetėm kufijve tė republikave dhe jo edhe tė kufijve tė krahinave autonome, me gjithė faktin konstitucional-juridik se edhe kufijtė e krahinave autonome, do tė thotė edhe tė Kosovės, pėrcaktoheshin dhe garantoheshin me tė njėjtin akt kushtetues, madje edhe me tė njėjtėn normė kushtetuese. Nėse nuk ėshtė zbatuar dje, pse tė mos zbatohet sot e nesėr.

A do t’i kushtojnė dhe sa do t’i kushtojnė Kosovės “interpretimet politike”tė Badinterit?

Kosova nuk mund tė jetė “peng”e interpretimeve, mė shumė politike”, se sa konstitucionale – juridike e Komisionit tė Badinterit, nė mėnyrė qė tė vazhdojė tė trajtohet nė dritėn e atyre interpretimeve. Qėndrimet e Komisionit tė Badinterit do tė duhej tė zbatoheshin njėsoj edhe pėr kufijtė e Kosovės, si njerės nga tetė konstituentėt e ish-Jugosllavisė.Nė fakt, Kosova, nė pėrputhje me parimin uti possidetis, me plebishtin e popullit (1991) ndėrkombėtarizoi kufijtė e saj, por ai ndėrkombėtarizim i kufijve tė Kosovės nuk u pėrligj.

Kosova, po sikurse edhe republikat e ish-Jugosllavisė, tė cilat shpallen sovranitetin dhe pavarėsinė, paraqet rast tė vetėvendosjes sė jashtme. Shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia e kanė shumė tė qartė se rikonstrukturimi i plotė dhe i drejtė ndėrkombėtar i ish-Jugosllavisė nuk mund tė quhet “i kryer” pa zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės, pra “pa valorizimin e plotė dhe tė drejtė ndėrkombėtar tė trungut etnik tė Kosovės dhe tė vullnetit politik tė artikuluar dhe tė institucionalizuar tė shumicės dominante shqiptare tė popullsisė sė Kosovės”.

Prandaj, nuk mund tė kuptohet qėndrimi ende indiferent i shteteve tė sovranizuara nga ish-Jugosllavia nė lidhje me statusin e Kosovės, kur, nga ana tjetėr, disa nga shtetet e perėndimit dhe SHBA-tė ose favorizojnė pavarėsinė e Kosovės ose angazhohen drejtpėrsėdrejti pėr tė si zgjidhje tė drejtė.
Jam shumė i vetėdijshėm se ekzistojnė njė varg i tėrė rrethanash tė cilat mund tė ndikojnė nė “indiferencėn” dhe “luhatjen”ose “lėkundjen” e shteteve tė sovranizuara nga ish-Jugosllavia ndaj statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Po qe se vėshtrohen nga njė “plan mė i gjerė”, ato sikur “arsyetohen”me “kryqėzimin e interesave” nė Ballkan.

Serbia e konsideron Rusinė mbrojtėsen kryesore historike tė vetėn. Rumania mban marrėdhėnie tė mira me Serbinė. Hungaria frikėsohet nga konflikti ushtarak me Serbinė. Bullgarisė nuk i pėrgjigjet konflikti me Serbinė, pėr shkak tė Maqedonisė. Turqia pretendon tė bėhet fuqia e parė e Ballkanit dhe ta neutralizojė ndikimin grek. Greqia i mban rezervė kėrkesat territoriale ndaj Maqedonisė dhe Shqipėrisė, ndėrsa Serbinė e ruan si aleat dhe e bashkėrendon me tė politikėn ndaj Shqipėrisė.

Rėndėsia e trefishtė e pavarėsisė sė Kosovės pėr raportet e shqiptarėve dhe serbėve

Mirėpo, nė gjithė kėtė vorbullė, pavarėsia e Kosovės paraqitet me rendėsi tė trefishtė, sepse “involvohet njėkohėsisht nė tri rrafshe hapėsinore”: sė pari, ”nė raportin interetnik shqiptaro-serb nė Kosovė”, sė dyti, ”nė raportin interetnik shqiptaro-serb nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė” dhe, sė treti, ”nė raportin interetnik global tė kombit shqiptar dhe kombit serb nė Ballkan”.

Nisur nga rėndėsia e madhe qė ka zgjidhja e drejtė e ēėshtjes sė Kosovės pėr ekuilibrin politik nė Ballkan, shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia, po sikurse edhe shtetit e rajonit nė pėrgjithėsi, do tė duhej qė,tė ndihmonin nė krijimin e ekuilibrit, me mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės. Pavarėsia e Kosovės paraqitet me shumė favore pėr ruajtjen e stabilitetit nė Ballkan. Ēdo zgjidhje qė do tė injoronte vullnetin e popullit tė Kosovės, qoftė ajo edhe kaluese, me kėrcėnimin qė “tė konservojė gjendjen”,do tė linte tė hapur mundėsinė pėr konflikte.

Shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia janė tė ndėrgjegjshme se me shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, pjesė e sė cilės ishin, bashkė me Kosovėn, do tė duhej tė konsideroheshin edhe si faktorė tė shpėrbėrjes sė saj, sėrish bashkė me Kosovėn, me tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe suksesion. Mė nė fund, Kosova edhe sot paraqet njė entitet nacional dhe social-politik, me identitet dhe individualitet tė pamohueshėm qė paraqesin argumente tė fuqishme pėr tė pėrmbyllur dosjen e saj me pavarėsi.

Pėr Kosovėn, shteti paraqet njė pėrfundim logjik dhe konstitucional-juridik

Nga pikėpamja logjike, po sikurse edhe nga pikėpamja konstitucionale-juridike, ėshtė e padiskutueshme se shqiptarėt paraqesin njė etnikum tė qartė me tė cilin identifikohet popullata kompakte me territorin e vetė, prandaj, si logjikisht, ashtu dhe polito-gjenetikisht, secilit etnikum, pra edhe etnikumit shqiptar, si popull me shumicė tė theksuar nė Kosovė, i takon e drejta pėr tė ndėrtuar shtetin nė tė cilin, ē’ėshtė e vėrteta, me shqiptarėt do tė bashkėjetojnė edhe pjesėtarėt e pakicave dhe tė grupeve etnike. Ata qė e shohin Kosovėn si “shtetin e dytė shqiptar”sikur injorojnė tė vėrtetėn se “ekzistimi i dy shteteve shqiptare nė Ballkan”, pėrpara se tė konsiderohej pėrparėsi, do tė duhej tė kualifikohej hendikep, pėr shkak tė synimeve shekullore tė shqiptarėve pėr tė “ndėrtuar dhe jetuar nė njė shtet tė vetėm”.

Qe pra, pse shtetet e sovranizuara nga ish-Jugosllavia do tė duhej qė “indiferencėn ndaj statusit tė Kosovės” ta zėvendėsonin me pėrcaktimin e qartė dhe mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Prishtinė,
17 tetor 2005

Arb
18-10-05, 02:11
Te dy artikujt me larte, jane te bartur nga QIK-u.

Dilaver
21-10-05, 15:51
Nėntė kushtet e Uashingtonit pėr Beogradin para fillimit tė negociatave pėr statusin e Kosovės

Beograd, 21 tetor - Nėnsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bėrns gjatė vizitės sė fundit nė Beograd i ka dorėzuar kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica nėntė kushte tė cilat administrata amerikane i konsideron se duhet pėrmbushur para se tė fillojnė negociatat pėr statusin e Kosovės dhe tė Mali tė Zi.

Thuhet se Bėrns Koshtunicės i ka rekomanduar qė Beogradi tė mos bėjė obstruksion pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, duke heqė dorė
nga njė zgjidhje kompromisi, sepse nė atė rast Beogradi mund tė bėhet pėrgjegės pėr ndaljen e bisedimeve, ndėrkaq nė tavolinė atėherė automatikisht do tė gjendej zgjidhja e pėrkohshme
apo pavarėsia e kushtėzuar, shkruan gazeta "Blic" e Beogradit duke cituar njė burim tė afėrt me Qeverinė serbe.
Siē mėsohet, Bėrns i ka transmetuar Koshtunicės se negociatat pėr statusin e Kosovės do tė zgjasin 9 muaj, ndėrkohė qė pas gjashtė muajsh negociatash, bashkėsia ndėrkombėtare do tė analizonte rrjedhėn e bisedimeve tė Prishtinės dhe Beogradit.
"Kjo nė njė farė dore pėrputhet me datėn e shpalljes sė referendumit nė Mal tė Zi, gjė qė vetvetiu flet se amerikanėt, ndryshe nga BE, nuk shohin ndonjė problem nė bisedimet paralele pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe tė Unionit Serbi- Mali i Zi (SMZ). Qėndrimi i tyre ėshtė se pėr fatin e SMZ-sė vendimin duhet ta marrė BE dhe Serbia e Mali i Zi", thotė ky burim pėr gazetėn nė fjalė.
Si kusht mė tė rėndėsishėm qė Serbia duhet pėrmbushė deri nė pėrfundim tė negociatave ėshtė dorėzimi i tė arratisurve tė Hagės, miratimi i kushtetutės e cila duhet tė pėrcaktohet ndaj pretendimeve pėr Kosovėn si dhe zgjidhja e problemeve tė minoriteteve nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare.

Dilaver
06-03-06, 14:30
Monday, March 06, 2006

Shumica e anėtarėve tė GK kanė marrė qėndrimin se pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhje e pranueshme


Shumica e anėtarėve tė Grupit tė Kontaktit tashmė kanė marrė qėndrimin se pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhje e pranueshme, ndėrkohė qė nė periudhėn e ardhshme disa lėvizje duhet tė bėjnė Gjermania dhe Franca tė cilat deri mė tash nuk janė deklaruar, shkruan gazeta "Blic" e Beogradit duke iu referuar njė burimi nė Bashkimin Evropian. Ndėrkohė nė Beograd vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit sė shpejti do tė dėrgojnė mesazhe private pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.Sipas kėsaj gazete, mesazhin e parė privat se Kosova do tė jetė e pavarur para do kohe serbėve ua ka dėrguar diplomati britanik Xhon Sauers.Sipas qarqeve diplomatike, bisedat nė katėr sy dhe mesazhet private janė mjet kyē nė zgjidhjen e problemeve politike dhe se pėrjashtim nuk do tė jetė as statusi i Kosovės. Edhe drejtori i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr Evropėn Nikolas Uajt thotė se nė bisedimet pėr Kosovėn do tė ketė mesazhe sekrete dhe publike dhe se ato janė tė rėndėsishme njėsoj pėr pjesėmarrėsit.


posted by KeP-Kosova e Pavarur at 11:22 AM (http://lajmeshqip.blogspot.com/2006/03/shumica-e-antarve-t-gk-kan-marr.html)