PDA

View Full Version : Qeveria e Kosoves Shkarkoi rektorin e UP.Arsim Bajramin...

laliloli
26-07-05, 17:19
Nje kohe u mendova se ku ta hapi kete teme,te diskutimet shoqerore ,apo te Shkenca dhe teknologjia dhe vendosa te politika pasi ate si duket e kemi me shume ne qejf.

Qeveria e Kosovės, tė martėn shkarkoi nga posti i rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajramin, shpėrndau Senatin e Universitetit tė Prishtinės dhe shkarkoi nga detyra tė gjithė dekanėt e fakulteteve dhe shkollave tė larta tė emėruar nė zgjedhjet e fundit universitare. Nga ana tjetėr Arsim Bajrami e ka qujtur kėtė vendim tė Qeverisė tė ngjashėm me atė tė qeverisė sė dhunshme tė Beogradit nė vite e 90 –ta . Ai tha se do tė pranojė vetėm vendimet e atyre qė e kanė zgjedhur duke aluduar kėshtu nė Senatin e UP-s.
Qeveria e Kosovės, tė martėn, shkarkoi nga posti i rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajramin, shpėrndau Senatin e UP-sė dhe shkarkoi nga detyra tė gjithė dekanėt e fakulteteve dhe shkollave tė larta tė emėruar nė zgjedhjet e fundit universitare.
Qeveria, sipas ministrit tė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Agim Veliu, pas kėtyre shkarkimeve, vendosi pėr rikthimin e qeverisjes sė ligjshme nė UP. Deri nė zgjedhjet e ardhshme, UP-nė do ta udhėheqė njė kėshill i pėrbėrė prej sekretarit tė pėrgjithshėm tė rektoratit, njė pėrfaqėsuesi tė universitetit dhe njė pėrfaqėsuesi tė Ministrisė sė Arsimit.

Ju ftoje qe te diskutojme per kete vendim te qeverise.Ju kisha lutur qe diskutimi te mos merr ngjyrime politike.

me rrespekt lali

Dilaver
26-07-05, 18:56
Qeveria, sipas ministrit tė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Agim Veliu, pas kėtyre shkarkimeve, vendosi pėr rikthimin e qeverisjes sė ligjshme nė UP.
me rrespekt lali

I nderuari lalioli nuk e paska burimin ky lajm, por megjithate kerkova dhe po shof se qenka e vertetė. http://www.rtklive.com/site/news/news_view.php?id=23638

Shtorhet pyetja; kjo qeverisje paska qenė e paligjshme nė UP?

Fshatari
26-07-05, 21:26
Universiteti i Kosovės nuk ėshtė universitet privat. Madje edhe universitetet private rrespektojnė, planprogramet kombtare dhe rregullat e lojes.
Ministria e arsimit(nė vendet ku kjo ministri ekziston) ka kompetenca tė plota tė shkarkojė njė rektor universiteti.
Ka kohė qė punėt nuk vejnė nė rregull nė atė universitet : duhej ndėrmarrė masa pėr vėnien e funkcionimit tė tij nė binar. Ashtu edhe ndodhi.

Reana
27-07-05, 06:53
Ne cdo shtet demokratik, Univerzitet gezojne nje autonomi e liri veprimi/krijimi, te pavarur prej stukturave politike ne pushtet!

Megjithate ngel me shprese se ky vendim, ka pasur synime te drejta e te mirefillta; jam e njohur me ngadalesimin e procesit te reformave te mirefillta arsimore ne kuader te UPs, nga vete udheheqesia e Univerzitetit per arsye se, reformat do te nxirrnin si kuadro te papergatitura nje numer te madh ligjeruesish, njkohesisht refuzimin per penzionim te nje numri akademikesh e profesoresh te cilet as nuk pranojne risite shkencore ne kuader te planprogrameve, por as metodologjite e reja te punes me studente!

Ardhmeria e Kosoves; krijimi i kuadrove te reja me njohuri te perparuara qe do te udheheqin cdo lemi te jetes ne Kosove, do te duhej te ishin objektivat e udheheqesise se UPs, e jo ruajtja e intereseve personale te nje grupacioni. Duke pasur parasysh ndryshimin e rrethanave politike-ekonomike ne Kosove, sistemi i arsimimit duhet reformuar thellesisht dhe duhet adaptuar rrethanave te reja ekonomike-politike!
Besoj kur te kemi kuadro profesionale te ngritura qe njekohesisht kane edhe ndergjegjje e principe te larta, mund te endrrojme edhe per pavaresi e autonomi institucionale te UPs!

Shpati
27-07-05, 08:49
Universiteti i Kosovės nuk ėshtė universitet privat. Madje edhe universitetet private rrespektojnė, planprogramet kombtare dhe rregullat e lojes.
Ministria e arsimit(nė vendet ku kjo ministri ekziston) ka kompetenca tė plota tė shkarkojė njė rektor universiteti.
Ka kohė qė punėt nuk vejnė nė rregull nė atė universitet : duhej ndėrmarrė masa pėr vėnien e funkcionimit tė tij nė binar. Ashtu edhe ndodhi.

Ne qoft se esht ven ne Binar mir por mos esht larguar nga Binaret.
Do te isht keq ne qoft se edhe Universiteti te futet ne lojrat per pushtet(po i vijen era).
Se kush ka kometenca te (emroj dhe shkarkoj) ne vende te ndryshme mund te jet ndryshe e rregulluar.

MemphiSx
27-07-05, 14:01
Mjaft e toleroi Qeveria nje Uzurpator te sojit Arsim Bajramim ;)

ekonomisti4
27-07-05, 14:27
Une jam nga Maqedonia, pikerisht nga Gostivari, dhe kete lajm te shkarkimit te postit te Arsim Bajramit e mora ne RTK, ketu ne Maqedoni.
Isha edhe konkurent i vetem ne UP ne fakultetin e filologjise dega letersi shqipe.
Afati i pare per konkurimin ne UP u organizua pa lejen e ministrise se arsimit dhe shume dite me pare se sa duheshte te jete, keshte qe rektori ne kete moment theu ligjin dhe veproi si deshti vete, ok ndoshta edhe kjo nuk ka lidhje, s'prishe pune, por me habit fakti qe edhe pashe vete se cfare veproheshte ne ate universitet, ishte padrejtesia e madhe, dallaverja e madhe e shume e shume te meta tjera, ku e pata fjalen me larte qe isha i vetmi konkurent ne ate drejteim nga Maqedonia dhe ku per fate te keq nuk me pranuan ne afatin e pare, dua te them qe une dhashe kontribut te madhe dhe besoj qe jame pergjigje shume mire pyetjeve te testit, ku edhe ne fund kerkova qe te kontrolloj testin , ku nuk mu lejua ajo e drejte, sigurisht nga rektorati, pastaj mendoj qe isha i vetmi nga Maqedonia dhe duheshte te keme te pakten nje cfare perparesie e cila gje edhe kjo nuk ndodhi dhe ketu kuptova qe universiteti nuk ishte ne nje gjendje te merituar dhe sikur kishte mare nje drejtim shume te gabuar.
Dua te dal ketu ku edhe sot ndodhi, erdhi deri tek shkarkimi i postit te Arsim Bajramit qe derigjonte shume gabimisht universitetin, tani me shpresojme qe do te vije ndonje njeri shume me i pergjegjshem ne punen qe do te beje.
me respekt nga Gostivari
ish konkurent i UP_sė

MemphiSx
27-07-05, 14:32
Prishtinė, 27 korrik - UNMIK u nėpėrmjet njė komunikate ka pėrshėndetur Qeverinė e Kosovės pėr hapin e marrė pėr vendosjen e ligjėshmėrisė nė Universitetin e Prishtinės. Ndėrkaq zėvendės shefi i UNMIK ut, Lari Rosin, vendimin e vlerėson tė drejtė i cili pėr Universitetin tė Prishtinės do tė jetė hap i parė drejtė inkuadrimit tė tij nė Bashkėsinė e Universiteteve Evropiane.
Rosin thotė vendosja e ligjeve nė universitet ėshtė njė hap me rendėsi sepse mundėsomn vendosjen e ligjit dhe njeherit ėshtė nismė e shtrimit tė rrugės pėr zbatim tė reformave tė reja, tė cilat janė tė domosdoshme pėr integrim tė tij nė familjen e madhe tė universiteteve Evrpoiane.
Po ashtu edhe OSEB e mbėshtet kėtė vendim tė qeverisė sė Kosovės i cili i mundėson UP zhvillim mė tė shpejtė.

GASHI75
27-07-05, 21:06
Sikur tishte dikush tjeter rektorė i UP sdotė ndothėte shkarkime,sikur tishte i pa shkollė ose me 4 vjetė shkollė tė mesme sikur MINISTRI VELIU Atėher dotė kishte qendrue ende nė atė postė deri nė vdekje rektorė.
Qeveria e povratakutė siduketė sdo mushet mendė ende vazhdon me avazin e vjetėr por sdi sa doi shkoi kungulli mbi ujė.

KJO ĖSHTĖ LOJĖ POLITIKE E KOALICIONITĖ QEVERITARĖ QĖ LUNĖ ME FIGURA MĖ EMINENTE TĖ KOSOVĖ E SIDOMOSĖ ME TITUJTĖ PROF.DOKTOR ARSIM BAJRAMIN EDHE PSE ĖSHTĖ ZGJEDHĖ NĖ MNYRĖ MĖ DEMOKRATIKE TĖ UP.

ATHUA SJAKA DHANĖ DIPLOMEN VELIUT I PA SHKOLLĖ QĖ EKA SHKARKUA NGA DETYRA E REKTORITĖ PROF-DOKTOR BAJRAMIN.

SE KSOJĖ QEVERIE JUKA DASHTĖ SHUM DIPLOMA TĖ FAKULTETITĖ TI MARRINĖ POR KOTĖ ĖSHTĖ DO JETĖ QEVERIA MĖ E PA SHKOLLUARĖ NĖ BOTĖN E CIVILIZUAR.
KTO LOJRA POLITIKE QĖ LUHEN NĖ KOSOVĖ ASĖ BEOGRADI SKISH DITĖ MA MIRĖ TI FUTĖ NĖ VEPRIM, SIKURĖ SERBIA QĖ VEPROJ NĖ VITET 90eta.

Reana
28-07-05, 06:44
KJO ĖSHTĖ LOJĖ POLITIKE E KOALICIONITĖ QEVERITARĖ QĖ LUNĖ ME FIGURA MĖ EMINENTE TĖ KOSOVĖ E SIDOMOSĖ ME TITUJTĖ PROF.DOKTOR ARSIM BAJRAMIN EDHE PSE ĖSHTĖ ZGJEDHĖ NĖ MNYRĖ MĖ DEMOKRATIKE TĖ UP.

Sipas ligjeve aktuale ne Kosove, te aprovuara ne Parlament (dhe rregullores 2001/36), ligjeruesit, e posaqerisht udheheqesit e UPs dhe institucioneve tjera Edukativo-Arsimore, duhet te jene politikisht te pavarur!
Njkohesisht UP-ja eshte nenshkruese vullnetare e Deklarates se Bolonjes mbi Arsimin e Larte, qe respekton Magna Carta Universitatum te vitit 1988 ku thuhet "per t'iu dalur ne balle kerkesave te mjedisit, nje Institucion i edukimit te larte duhet te jete i pavarur intelektualisht nga autoritete dhe personalitete politike"!!!
Z. Bajrami si politikan aktiv i nje partie politike, do te duhej te ishte me dinjitoz dhe eshte dashur ta refuzoje postin e Rektorit!
Me cdo respekt ndaj njohurive profesionale te z.Bajramit ne lemine e Drejtesise, duke pranuar postin e Rektorit, ai ka thyer ligjet ne fuqi te Kosoves, njekohesisht si ligjerues i Drejtesise ne UP, ka humbur kredibilitetin personal para gjithe opinionit, posaqerisht para studenteve te tij!

Shpati
28-07-05, 10:46

Arsim Bajrami nuk esht nje person qka i ik pergjegjsis (ather kur esht kerkuar qe i njeti te merr nje detyr te rendsishme edhe e ka marrur).
Shkarkimi i Rektorit dhe Dekanve esht i pa ligjshem ( Kontratat e Punes jan Ligje) e ato nuk mund te i anuloi edhe nje Minister.
Sa her te ket zgjedhje, te vijn "ne poste Ministra" nuk don te thot se te njetit mund te i anulojn kontratat.
Rektori dhe Dekanet kan marr nje detyr nga njerz kompetent at koh,nga njerz te zgjedhur ( te gjitha partit kan qen ne pushtet-si e paskan harruar ather konventen e Bolonjes!).
Shkarkimi me masa te dhunshme esht i dhunshem.
Keqperdorimi i pushtetit ne Kosov esht i njohur qdo Qytetari, sidomos nga partit te cilat tash jan ne pushtet.
Tash ne kosov mund te flitet per "Trajt familjare e pushtetit" .
Personat e shkarkuar e kan respektin e masave.

MemphiSx
28-07-05, 10:54

I vetmi burim i Korrupcionit qe ka pas PDK-ja ka qen Universiteti,Me keqardhje e ka prit Opozita shkarkimin e njerit prej njerzve me te Korruptuar ne Kosove
Vetem Paramendoni po mos te ishte keshtu,ku e kish leju PDK-ja Arsim Bajramin te largtohej nga PDK-ja per nje post Rektori
Dihet shum mir se me u regjistru ne Fakultet ne nje drejtim shum te thjesht qmimi ka qen prej 1000-5000 euro
Prandaj me te drejt Qeveria e ka bere shkarkimin e ketij Rektori te Korruptuar :)

laliloli
28-07-05, 17:47
Ju falenderoj per diskutimet e juaja ne kete teme,prandaj edhe une shume shkurt do ti theme dy,tri fjale:
Vendimi i Qeverise se Kosoves per shkarkimin e Rektorit te UP Arsim Bajrami tregoi qarte se sa e politizuar eshte shoqeria kosovare,e aq me keq kur edhe institucionet arsimore ndikohen nga politika.Mosmarreveshja e gjate mes MASHT-itdhe UP dhe intervenimi i UNMIK-ut ne zgjidhjen e kesaj mosmarreveshjeje po ve ne ? aftesin e kosovareve ne menagjimin e institucioneve te rendesishme.

Shpati
29-07-05, 10:04
Arsim Bajrami nuk esht nje person qka i ik pergjegjsis (ather kur esht kerkuar qe i njeti te merr nje detyr te rendsishme edhe e ka marrur).
Shkarkimi i Rektorit dhe Dekanve esht i pa ligjshem ( Kontratat e Punes jan Ligje) e ato nuk mund te i anuloi edhe nje Minister.
Sa her te ket zgjedhje, te vijn "ne poste Ministra" nuk don te thot se te njetit mund te i anulojn kontratat.
Rektori dhe Dekanet kan marr nje detyr nga njerz kompetent at koh,nga njerz te zgjedhur ( te gjitha partit kan qen ne pushtet-si e paskan harruar ather konventen e Bolonjes!).
Shkarkimi me masa te dhunshme esht i dhunshem.
Keqperdorimi i pushtetit ne Kosov esht i njohur qdo Qytetari, sidomos nga partit te cilat tash jan ne pushtet.
Tash ne kosov mund te flitet per "Trajt familjare e pushtetit" .
Personat e shkarkuar e kan respektin e masave.

I vetmi burim i Korrupcionit qe ka pas PDK-ja ka qen Universiteti,Me keqardhje e ka prit Opozita shkarkimin e njerit prej njerzve me te Korruptuar ne Kosove
Vetem Paramendoni po mos te ishte keshtu,ku e kish leju PDK-ja Arsim Bajramin te largtohej nga PDK-ja per nje post Rektori
Dihet shum mir se me u regjistru ne Fakultet ne nje drejtim shum te thjesht qmimi ka qen prej 1000-5000 euro
Prandaj me te drejt Qeveria e ka bere shkarkimin e ketij Rektori te Korruptuar :)

Mesazhi nuk esht serioz.
Nuk kemi te bejm ne ket masazh per Akuz te pa baz por per Shpifje te qellimt.
Me dasht Rektori edhe mund te te gjen( per shpifje shkohet edhe ne burg).Njerz si ti edhe e lypin.
Laloli mir e kish pershkruar se gjeri ku ka arritur polarizimi (shpifjet e deshmit e rreme )mund te te kushtoin shtrejt ( ndoshta hyn ne mend por von).

fadil
29-07-05, 18:53
Pershendetje:

Arsim Bajrami eshte zgjedhur Rektor i Univerzitetit te Prishtines me votat e Profesorve dhe te Stduenteve te Univerzitetit te Prishtines ne menyr Demokratike!

Ish Ministri i athershem i Arsimin Rexhep Osmani e pate kontestuar kete zgjedhje sepse ne Rektorat nuk ishin vendosur te preferuarit e tije, ne saje te ketij kontesti ministria e Arsimit pate bere nje padi ne Gjykaten Supreme te Kosoves me arsyetimin se ne zgjedhjen e Rektorit ka pasur shkeljete statusit te Univerzitetit, Gjykata Supreme pas shqyrtimit te akuzes erdhi ne perfundim se ne zgjedhjet per Rektorin dhe te gjitha organet udheheqese te Univerzitetit te Prishtines nuk ka pasur shkelje te statusit e as te ligjit te arsimit keshtu qe ne baze te ketij vendimi Rektori Arsim Bajrami eshte zgjedhur ne menyr legale dhe fere Rektor i Univerzitetit te Prishtines.

Pas ketij vendimi Ministria e Arsimit e udhehequr nga Agim Veliu pate deklaruar se ky vendim nuk e detyron ministrin e arsimit ta rrespektoj ketevendim.

pas nje varge akuzuash dhe kunder akuzave qeveria e Kosoves vendosi Shkakrkimin e Arsim Bajramit ne rektorati i Prishtines, ky vendim i qeveris ka qene nje vendim i kunderligjshem dhe i motivuar thelle Politikishte dhe logjikisht jo valide ne menyr ligjore , kur them se ka qene jo legjitim dhe i motivuar thelle Politikisht e them per faktin se gjykatat jane ato qe i vertetojn shkeljet ligjore dhe pas perfundimit te hetimeve bien vendim per shpalljen ose jo fajtor te nje individi, grupi apo instutucioni, keshtu qe Gjykata Supreme ka prur vendim ne favor te drejtsis e drejtsia ka qene ne anen e Arsim Bajramit, kjo eshte nje deshmi se qeveria aktuale nuk eshte e interesuar qe ne kosove te instalohet shteti ligjor por monopoli, Nese kjo qeveri nuk i rrespekton ligjet dhe vendimet e Gjyakatave ateher si ka mundesi qe kjo qeveri ta qeveris vendin ne menyr ligjor.

po kjo nuk eshte qudi se kjo qeveri eshte e perber nga njerze te kriminalizuar, te pa afte profesionalishte te cilet mendojn se te qenit ne poste udheheqes do te thote se ti je mbi gjithqka kjo ndodhe ne sistemet komuniste, dhe fatkeqsisht kosoven jan duke e qeverisur Komunistat.
kjo qeveri ne Univerzitetin e Prishtines ka instaluar nje udheheqje tedhunshme ngjashem me koherat e Millosheviqit.

mbetet te shohim se ku do te jete perfundimi i ketij vendimi te kunderligjshem te qeveris.

Me e Mir Eshte Gjuha e Memecit se e Genjeshtarit!

4ever
29-07-05, 19:15
Veprim i qelluar i Qeveris,eshte largu njeriu qe asnjehere nuk ka qene zyrtarisht Rektor.

Kastri
29-07-05, 20:48
Pershendetje

I nderuari Lalioli,teme e qelluare per diskutime ,por diskutuesite nuk jane ne nivele per mendimine time.

Qe te gjitha diskutimete thirrene ne ligjesi, e nuk e njofine ligjine,apo vendimete e gjygjite supreme i cili e ka dheme fjalene e fundite.

Reana e nderuare me momentine kure Arsime Bajrami eshte zgjedhe
Rektore i UP, ai ka dhene dorheqje nga te gjitha postete politike,edhe nga deputeti i kuvendite,kjo tregone madheshtine intelektuale te nje personi i cili e do me shume Kosoven se karierene.

Ekonomisti4 i nderuare mos e krahaso vetene me nje rektore te nje univerziteti, apo e ke nga mllefi se nuk jeni pranue(keni ra ne provime si i pa pregatiture)kjo tregone seriozitetine se sa korekte eshte UP,edhe pse keni qene i vetmi nga Maqedonia nuk do te thote se duhete te thehene ligjete e te pranoheshe pa provime pranuese.

Memphisx kure nje i huaje te rrahe krihve ruaju se gati e ke gropene e hapure e ke me ra ne te,mandeje pse nderkomtarete per nje serbe te vetmine qe ankohete kritikohete e gjithe Qeveria,pse kete nuk e permende i nderuare,koj qone uje ne mulli te anmikute.

4ever nese do ke pase mundsi te informoheshe se ,Rektori eshte zgjidhe ne menyre te ligjsheme zyrtare.

Ky eshte ndoshta veprimi i fundite i kesaje Qeverie te dobete,kure Gjykatene Supreme te Kosovese nuk e respektone,atehere si dukete nuk na nevojitete Gjykata,e ase drejtsia por vetem Qeveria.

Kundershtarine politike ke te drejte te mos e dueshe por te drejtene ligjore duheshe te respektoshe.

Me nderime te nderuare.

blini
29-07-05, 23:47
Nje kohe u mendova se ku ta hapi kete teme,te diskutimet shoqerore ,apo te Shkenca dhe teknologjia dhe vendosa te politika pasi ate si duket e kemi me shume ne qejf.

Qeveria e Kosovės, tė martėn shkarkoi nga posti i rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajramin, shpėrndau Senatin e Universitetit tė Prishtinės dhe shkarkoi nga detyra tė gjithė dekanėt e fakulteteve dhe shkollave tė larta tė emėruar nė zgjedhjet e fundit universitare. Nga ana tjetėr Arsim Bajrami e ka qujtur kėtė vendim tė Qeverisė tė ngjashėm me atė tė qeverisė sė dhunshme tė Beogradit nė vite e 90 –ta . Ai tha se do tė pranojė vetėm vendimet e atyre qė e kanė zgjedhur duke aluduar kėshtu nė Senatin e UP-s.
Qeveria e Kosovės, tė martėn, shkarkoi nga posti i rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajramin, shpėrndau Senatin e UP-sė dhe shkarkoi nga detyra tė gjithė dekanėt e fakulteteve dhe shkollave tė larta tė emėruar nė zgjedhjet e fundit universitare.
Qeveria, sipas ministrit tė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Agim Veliu, pas kėtyre shkarkimeve, vendosi pėr rikthimin e qeverisjes sė ligjshme nė UP. Deri nė zgjedhjet e ardhshme, UP-nė do ta udhėheqė njė kėshill i pėrbėrė prej sekretarit tė pėrgjithshėm tė rektoratit, njė pėrfaqėsuesi tė universitetit dhe njė pėrfaqėsuesi tė Ministrisė sė Arsimit.

Ju ftoje qe te diskutojme per kete vendim te qeverise.Ju kisha lutur qe diskutimi te mos merr ngjyrime politike.

me rrespekt lali

valla more laliloli boll fort e ka kullot edhe ky fare Arsim Bajrami , jooo per fetyre hiqe keq se ka lan.

jooooooo pa ja ber keshtu ky me ndal hiiiiiiiiiiqe.

Gentiani
30-07-05, 11:01
Nuk jam edhe i informuar pėr rrjedhėn nė Univerzitet, edhe pse vehtė zgjedhja e Rektorit ka qenė e mbėshtjelluar, mirėpo vendimi i qeverisė - ministrisė sė Arsimit qė tani tė shkarkoi Rektorin dhe Senatin, nuk mė duket aspak mendim i menēur dhe i qėlluar. Nė kohėn kur prioritet po i jipet plotėsimit tė standardeve, e njėjta qeveri shkakton vakum institucional nė Univerzitet dhe e zėvendėson me kėshill pėr tė drejtuar punėn e Univerzitetit. Nga ky veprim shihet qartaz pėr mungesė kompetence dhe njohurish ministrash qė kanė zėnė postet nė ministritė e tyre.

Nėse ėshtė dashur tė veprohet pėr vendosjen e ligjmėrisė, kėte ėshtė dashur ta bėjė pikėrisht pas zgjedhjes sė Rektorit nė atė post dhe jo tė pritet gati njė vit pėr njė vendim tė tillė. Me veprime tė tilla jo vetėm qė nuk i kontribuon integrimit nė bashkėsinė e univerziteteve europiane, por e paraqet joserioz Univerzitetin e Prishtinė qoftė para vendasve dhe ndėrkombėtarėve, pamvarėsisht se ēka deklaron Rosin, sepse atij edhe ashtu nuk i intereson zhvillimi dhe pėrparimi i univerizetit, thjeshtė ėshtė figurė e njė aparature tė instaluar ndėkombėtare, i cili jep deklarata sa pėr tė thėnė diēka. Pamvarėsisht pėrkatėsisė politike tė Rektorit Bajrami, tė cilėn e shoh tė gabuar. Rrespekt meriton qė ai ka treguar nivel dhe pjekuri intelektuale, njerėzore dhe institucionale me largimin e tij nga Univerziteti duke ua hudhur komplet dhe ka lėnė nė hije dhe pozitė qesharake ministrinė e Arsimit dhe ministrin Veliu, i cili pėr mendimin tim duhet tė shkarkohet me dekret, po pati Qeveri - qeveri tė vėrtetė e jo qeveri siē ėshtė kjo.

Nuk pėrparojnė standardet dhe ndėkombėtarėt erdhėn ia thanė kryeministrit Bajrami se ku keni ngelur. Nuk ėshtė aspak e befasuesheme qė nuk pėrparojnė dhe nuk ka zhvillim dhe veprim institucional, pėrderi sa pėrfaqėsohet me ministra, niveli i tė cilėve udhėheqės nuk ėshtė mė i lartė se i njė nėpunėsi tė ndonjė kuvendi komunal.

laliloli
30-07-05, 21:03

Gentiani perkrahė plotesisht shkrimin tuaj i cili mendoj se eshte shume real ,me qasje te paanshme dhe qe i kontribuon diskutimit konstruktiv.
I falenderoj edhe parashkruesit per shprehjen e mendimeve te tyre

Vajza..
31-07-05, 15:13
MemphiSx Postuar: 27.07.2005 14:01 Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Mjaft e toleroi Qeveria nje Uzurpator te sojit Arsim Bajramim

Arsimi nuk ishte uzurpator ...!
Edhe vendim me banal qeveria nuk ka marr asnjehere !
Nuk me duket cudi qe nje dite te marrin edhe vendim qe edhe profesoret ,e studentet qe e perkrahin pdk-ne te na largojn nga up-ja,
plotesisht vendimin i motivuar politikisht,

po keta tjeret qe vijn ne vend te tij te ciles parti do te jene???

Reana
01-08-05, 01:53
Qe te gjitha diskutimete thirrene ne ligjesi, e nuk e njofine ligjine,apo vendimete e gjygjite supreme i cili e ka dheme fjalene e fundite.

Reana e nderuare me momentin kur Arsime Bajrami eshte zgjedhe
Rektore i UP, ai ka dhene dorheqje nga te gjitha postete politike,edhe nga deputeti i kuvendite,kjo tregone madheshtine intelektuale te nje personi i cili e do me shume Kosoven se karierene.

I nderuari Kastri,

Rregulloret dhe ligjet aktuale ne fuqi (Arsim Bjarami ka qene pjese grupit te Juristeve te Kosoves te cilet kane punuar me grupin eksperteve te huaj te cilet se bashku kane pregatitur Kornizen Kushtetuese te Kosoves) kerkojne pavaresine politike e Institucioneve Arsimore!
Sipas ligjeve ne fuqi, Rektori i UPs, do te duhej te jete dikush i panashem dhe politikisht i pavarur!
Z. Bajrami ka dhene doreheqje prej posteve publike te meparshme, por kjo nuk do te thote se ka dhene doreheqje prej bindjeve politike!

Eshte nje rregull qe thote "Askush nuk eshte mbi Ligjin, madje as ata qe bejne ligje"!!!
Personalisht, une jam e mendimit se z. Bajrami si Akademik, si Pedagog ka qene zgjidhje shume e mire per postin e Rektorit, megjithate respektimi i ligjit do te duhej te jete prioriteti i secilit duke me perfshire edhe mua, e jo favoritizmi apo opinionet personale mbi dikend, meqe
shteti dhe strukturat shterore nuk ndertohen permes favoritizmave e lidhjeve ideologjike me te tjeret!

Universiteti duhet te jete vater e diturise, jo e politikes!
Me ekspertizen e tij profesionale ligjore Z.Bajrami mundet te jape me shume kontribut si legjislator ne kuader te Parlamentit apo grupeve tjera punuese legjislative, sesa si Rektor!
Kosoves i duhen eksperte ligjore te rangut te z. Bajramit, por personalisht si avokate e ardhshme, perkunder respektit qe kam per njohurine profesionale te z.Bajrami, me teper kam respekt per LIGJSHMERINE e shtetit te Kosoves; eshte detyre e te gjithe legjislatoreve (perfshire z.Bajrami) dhe stukturave ligjore, qe te punojne per respektimin dhe ZBATIMIN e ligjeve ne fuqi, e jo e kunderta!

Shpresoj se jam e qarte, eshte ne pyetje parimi/principi! Ligji nuk toleron perjashtime.
Njekohesisht qe dua te them se ligji duhet aplikuar ndaj te gjitheve, jam e sigurte se ka edhe thyerje tjera ligjore qe ndodhin ne Kosove!
Per mendimin tim duhet te kete ZERO tolerance pamarre parasysh se per kend behet fjale! Respektimi i ligjit eshte e vetmja garance per nje shtet funksional!

Kastri
02-08-05, 14:51
Pershendetje

Reana e nderuare,une personalishte jame per respektimine e ligjite,pa marre parasyshe se a i pelqen disa personave apo grupacioneve, vetem le te jete ligje i zbatueshem per te gjithe pa ngjyra politike.

Kure jemi te politika,une mendoi se sote te gjeshe nje persone perfekte,te pa nashem politikishte ne Kosove eshte e veshtire.

Siqe e ceka ne fillime une personalishte do jame i gezuare nese ligji respektohete,e juve si Avokate e ardheshme duhete te ju gezoi edhe me teper.

Me nderime te nderuare.

AXHA
02-08-05, 16:54
Selam pej AXHE.
Paj thojshin kogjo moti pleqt ma mier von se hiq,se kti far sabis plak kogjo i zgati kjo pun qi ja pat gjet vetit.
Ani thojshin ja ka ba tmujtne maj madhi ven nkosov qi po dajka drejtsi,qiftat e vet i ka edhe atje se skan lan ven paj shti turit kush ku ka pas qef me punu,se sa per kta tqeveris si kan ba e as qi i bajn men kta qiftat e sabive.
Po get qi ka nis meu zvillue lamshi se shum e sabit jan neper ksi venash tmier me demek ku kan pas qef me pa veten.
Pak u mashtrue ky far sabija plak qi pat majt uzdaj qi bile qito 4 vjet kur se kan hyqmin ndor me kan dikushi e tash pom doket su met as anej as knej e kam llafin te partia e sabive.
Thojshin kogjo moti pleqt met ngushtue dikush ka uzdaj qi qlirohesh a vallahi bilahi tallahi e ngushtove veten laj duert se e pat puna e jote.