PDA

View Full Version : Greqi, shkolla shqipe nė qytetet me mė shumė shqiptarė


Dilaver
16-10-05, 10:49
Greqi, shkolla shqipe nė qytetet me mė shumė shqiptarė


Bruna Prifti

Fėmijėt e emigrantėve shqiptarė nė Greqi do tė kenė mundėsi tė mėsojnė nė gjuhėn shqipe. Sipas ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, nė shtetin fqinj do tė hapen shkolla nė gjuhėn shqipe nė 5 qytete kryesore. Qytete qė rezultojnė edhe me numrin mė tė madh tė emigrantėve shqiptarė. “Jemi nė tratativa pėr tė krijuar mundėsinė e hapjes sė shkollave shqipe aty ku pėrqendrimi i shqiptarėve ėshtė mė i madh”, - thotė Pollo, duke shtuar se, ndonėse nuk ka njė kohė tė pėrcaktuar pėr kėtė nismė, synimi ėshtė qė shkollat qė ēelen nė vitin 2006. Sipas ministrit Pollo, ende nuk ėshtė saktėsuar nėse ato do tė jenė shkolla, kurse tė posaēme apo klasa ku do tė mėsohet shqip, por gjithēka pritet tė pėrcaktohet gjatė takimit tė tij me ministren e Arsimit tė Greqisė, Janaku-Kucikum. “Kėtė ēėshtje pres ta trajtoj edhe me ministren e Arsimit tė Greqisė, zonjėn Janaku-Kucikum, njė mike e vjetėr pėr mua, me tė cilėn pres tė takohem sė shpejti. Ajo ka bėrė shumė pėr hapjen e shkollave tė para nė gjuhėn shqipe nė Greqi”, - theksoi Pollo. Mes qyteteve tė Greqisė pritet tė zgjidhen Athina, Selaniku, Vollos, Patra e tė tjerė. Por gjithēka do tė saktėsohet pas bisedimeve dypalėshe.


Shqip, histori e letėrsi
Jo tė gjitha lėndėt qė do tė mėsojnė fėmijėt shqiptarė do tė jenė shqip. Por nė gjuhėn amtare do tė jenė aq sa emigrantėt e vegjėl tė dinė gjuhėn shqipe, letėrsinė, historinė dhe kulturėn. Sipas ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, kėto lėndė do tė bėjnė qė kėta fėmijė tė njohin rrėnjėt e tyre, historinė dhe kulturėn shqiptare. Ndėrsa lėndėt e tjera do tė jenė nė gjuhėn greke, pasi synimi ėshtė qė kėta fėmijė, pas pėrfundimit tė shkollės, tė integrohen plotėsisht me jetėn e atij vendi qė kanė zgjedhur tė jetojnė. “Nė vėmendje tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės ėshtė edhe mėsimi i gjuhės dhe i kulturės shqipe nga fėmijėt e emigrantėve shqiptarė. Numri mė i madh i tė cilėve ėshtė nė Itali dhe Greqi”, - tha ministri, duke shtuar se pėr kėtė ka pasur kėrkesa nga vendet ku janė pėrqendruar emigrantėt.


Problemi i pagesės
Njė nga pikat qė kėrkon mė shumė debat lidhur me hapjen e shkollave shqipe mbetet pagesa e arsimtarėve. Pra, cili shtet (Shqipėria apo Greqia) do tė sigurojė pagesėn e tyre. Pėr kėtė, ministri Pollo ka pohuar se kjo pagesė duhet bėrė nga buxheti i vendit ku derdhin taksat emigrantėt. “Ne synojmė qė kėto shkolla tė jenė publike, pra tė paguhen nga buxheti ku derdhin taksa edhe emigrantėt”, - theksoi ministri. Ai ka pranuar kufizimet financiare tė vendit tonė, megjithė shtimin e parashikuar pėr arsimin. Por, pavarėsisht kėsaj pranon se Shqipėria gjithsesi ėshtė e gatshme tė ofrojė nė njė bashkėpunim tė tillė. “Ne kemi mundėsi qė tė ofrojmė tekste. Ne librat e arsimit tė detyrueshėm nė Shqipėri i japim falas. Edhe komunitetet e emigrantėve, ku nė disa vende janė tė mirorganizuar, mund tė kontribuojnė, por ndonjėherė kanė nevojė pėr koordinim, kėrkojnė ndihmėn e shtetit”, - shtoi mė tej Pollo.


Edhe nė vende tė tjera
Kėrkesa tė mėdha nga vetė emigrantėt pėr mėsim nė gjuhėn shqipe ka edhe nė vende tė tjera. Vetė ministri Pollo ka pėrmendur interesimin e madh qė ka ardhur nga emigrantė nė Itali e Angli. “Para disa ditėsh takova nė zyrė prof De Mauro-n, i cili kur ishte ministėr i Arsimit Publik para disa vitesh inicioi mėsimin e shqipes nė qytetet italiane, ku kishte pėrqendrim kompakt dhe tė organizuar tė komuniteteve shqiptare. E falėnderova pėr sa ka bėrė”, - tha Pollo. Ai ka pėrmendur edhe raste tė tjera kur shqiptarėt jashtė interesohen qė fėmijėt e tyre tė mėsojnė shqip. “Njė shqiptar me banim nė Londėr mė foli nė njė aeroport nė fundjavėn e shkuar, kur po shkoja nė njė mbledhje tė UNESCO-s, pėr arsimin. Ai mė kėrkoi vetėm t’ju dėrgojmė librat shkollore. “Nėse libri kushton 1 stėrlinė, ne paguajmė 3 pėr copė vetėm tė mund t’i marrim nė ambasadė”,- mė tha ai. Me pak vullnet e vėmendje bėhen shumė gjėra tė mira”, - pėrfundoi Pollo.

ARVANITI
16-10-05, 11:41
E:\My collection