PDA

View Full Version : Pervojat e Shpirtit pas Vdekjes


Senada
29-10-05, 01:30
Pervojat E Shpirtit Pas Vdekjes

Bota e Berzahut fillon kur shpirti i personit e braktis trupin dhe jetes se tij te shkurter ne kete toke i vjen fundi. Duke vdekur njeriu perjeton gjera qe nuk mund te kuptohen nga njerezit perreth tij. Meqe shpirti e braktis trupin e tij permes zgavrave te hundes,syte e tij e percjellin shpirtin e larguar. Per kete shkak, i Derguari i Allahut (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) i ka keshilluar njerezit qe t'ia mbyllin syte te vdekurit ne menyre qe pamja e tij te jete sa me pak tmerruese. Allahu i Gjithefuqishem thote per kete cast te vdekjes:

"Perse pra,kur arrin shpirti ne fyt. E ju ne ate moment shikoni (se c'po ngjet). E ne jemi me afer tek ai se ju,por ju nuk shihni. Dhe perse nese ju nuk jeni pergjegjes(per vepra). (Perse) Nuk e ktheni ate (shpirtin te mos dale), nese jeni qe thoni te verteten?" (El-Vakia,83-87)

Pasi personi vdes dhe hyn ne nje bote te re,nje dritare hapet ne Ahiret per te lejuar shpirtin e tij te shohe parajsen dhe zjarrin. Vdekja eshte koha e se vertetes dhe genjeshtrat, me te cilat mosbesimtaret e kishin rrethuar veten ne kete bote,do te zbulohen. Keto genjeshtra perfshijne mohimin e ekzistences se Allahut,Dites se Gjykimit dhe refuzimin e ndeshkimit ne varr.

Prandaj,kur vdekja u vjen mosbesimtareve dhe ata e ndiejne nxehtesine e zjarreve te mberdhezura te Xhehennemit,ata fillojne te luten per nje rast te dyte ne toke ne menyre qe te bejne vepra te mira. Mirepo, e gjithe lutja e trye mbetet e kote.

"Derisa t'i vije vdekja ndonjerit prej tyre e thote: "Zoti im,me kthe,qe te bej vepra te mira e te kompensoj ate qe leshova!" Kurrsesi,e kjo eshte vetem fjale qe e thote ai,e ata kane para tyre Berzahun(distance kohore) deri ne diten kur ringjallen." (El-Muminun,99-100)

Udhetimi i shpirtit nga toka ne qiell,ku e takon Zotin e tij,pershkruhet shkelqyeshem ne hadithin vijues:

El-Bera ibn Azibi ka thene: "Ne dolem me te derguarin(paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) na varrimin e nje ensari dhe u afruam te varri. Varri ende nuk ishte gropuar,prandaj i Derguari (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) u ul dhe ne u ulem heshturazi perreth tij sikur ne kokat tona te kishte zogj. Ai kishte(i Derguari) nje shkop ne dore me te cilen bente shenja ne toke. Pastaj ai e ngriti koken e tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi i varrit," duke e thene kete dy apo tri here. Pastaj ai tha: "Kur besimtari eshte gati ta braktise kete bote dhe te kaloje ne boten tjeter,engjejt me fytyra te ndritshme si Dielli zbresin tek ai nga qielli me nje qefin dhe parfum nga parajsa dhe qendrojne larg tij aq sa syri mund t'i shohe. Pastaj vjen engjelli i vdekjes dhe ulet te koka e tij dhe thote: "Shpirti i mire, dil me faljen dhe kneaqesine nga Allahu." Pastaj shpirti del sikur pika kur rrjedh nga caliku i ujit dhe ai e kap ate. Kur ai vepron ashtu, engjejt e meshires nuk e lene ate ne doren e tij(engjellit te vdekjes) per asnje moment, por e marrin dhe e vendosin ne qefin dhe ne parfum dhe nga aty del arome sikur misku me i kendshem ne siperfaqe te tokes. Pastaj ata e ngrejne ate lart dhe nuk kalojne prane asnje shoqerie engjejsh e qe ata te mos pyesin: "Kush eshte ky shpirt i mire?", e ata pergjigjen: "Ky e ky,i biri i ketij e ketij", duke perdorur emrat me te mire me te cilet njerezit e therrisnin ne toke.Pastaj ata e sjellin ate te qielli me i ulet dhe kerkojne qe te hapet porta per te. Ashtu dhe behet,dhe nga cdo qiell krye-engjejt e tij e shoqerojne ate deri te qielli tjeter,derisa te arrijne te qielli i shtate dhe Allahu,qe eshte Fisnik dhe i Lavdishem,thote: "Regjistrojeni librin e robit Tim ne Ilijjune (Ilijjune supozohet te jete nje pllake margaritaresh te gjelber,e cila ndodhet permbi shtate qiej dhe ne te regjistrohen veprat e njerezve te mire) dhe kthejeni ne toke,ngase Une e krijova njerezimin nga ajo, ne te do t'i kthej dhe nga ajo do t'i nxjerr jashte perseri." Shpirti rikthehet ne trupin e tij, e i vijne dy engjej,e ulin dhe i thone: "Kush eshte Zoti yt?", ai pergjigjet: "Zoti im eshte Allahu." Ata e pyesin: "Cila eshte feja jote?", e ai pergjigjet: "Feja ime eshte Islami." Ata e pyesin: "Kush eshte ky njeri i derguar ne mesin tuaj?", e ai pergjigjet: "Ai eshte i Derguari i Allahut." Ata e pyesin: "Cili eshte burimi yt i diturise?", dhe ai pergjigjet: "E kam lexuar Librin e Allahut,kam besuar ne te dhe kam thene se eshte i vertete." Atehere dikush therret nga qielli: "Robi im ka thene te verteten,andaj shtroni per te qilima nga parajsa,visheni me rroba te parajses dhe hapeni nje dere per te ne parajse." Dhe atij i vjen pak nga freskia dhe aroma e parajses,varri i zgjerohet aq sa syri mund te shohe dhe nje njeri me fytyre te bukur,me veshje te bukur dhe me ere te kendshme vjen tek ai dhe thote: "Sihariq me ate,qe te gezon ty,ngase kjo eshte dita qe te eshte premtuar." Ai pyet: "Kush je ti,qe fytyra jote eshte shume e bukur dhe sjell miresi?" Ai pergjigjet: "Une jam vepra jote e mire." Pastaj ai thote: "Zoti im,beje Kijametin,Zoti im,beje Kijametin,qe mund t'i kthehem popullit dhe pasurise sime."


Por,kur jobesimtari eshte gati ta braktise boten dhe te vazhdoje ne boten tjeter,engjejt me fytyra te zeza zbresin tek ai nga qielli me mbeshtjellese te vrazhde dhe te shemtuar dhe qendrojne larg tij aq sa syri mund t'i shohe. Pastaj vjen engjelli i vdekjes dhe ulet te koka e tij dhe i thote: "Shpirti i keq,dil me hidherimin e Allahut dhe me zemerimin e Tij." Pastaj shpirti shperndahet ne tere trupin e tij dhe engjelli e nxjerr ate sikurse nje gjemb metali nga leshi i lagur. Pastaj ai e kap ate dhe,kur ai vepron ashtu,ata nuk e lene ate ne doren e tij(engjellit te vdekjes) per asnje moment,por e vendosin ne ate mbeshtjellese dhe nga aty del nje ere e keqe,si coftina me e qelbur ne siperfaqe te tokes. Pastaj engjejt e ngrejne ate lart dhe nuk kalojne kah asnje shoqeri engjejsh e qe nuk pyesin: "Kush eshte ky shpirt i kre?", e ata pergjigjen: "Ky e ky,i biri i ketij e atij", duke perdorur emrat me te keqinj me te cilet e therrisnin ne bote. Kur ai aillet te qielli me i ulet,kerkohet qe te hapet porta per te,por nuk hapet. (Pastaj i Derguari i Allahut,paqja dhe shpetimi qofshin mbi te,lexoi: "Dyert e qiellit nuk hapen per ta dhe ata nuk do te hyjne ne Xhennet perderisa deveja te kaloje neper vrimen e gjilperes.") Allahu,qe eshte me Fisniku dhe i Lavdishem,pastaj thote: "Regjistrojeni librin e tij ne Sixhxhin (Sixhxhin: eshte vend ku ruhen regjistrat e veprave te keqberesve.Thuhet se ai eshte vendosur ne Xhehennem apo ne token e shtate me te ulten.Sidoqofte perberja morfologjike e fjales eshte marre nga sixhn,qe do te thote vend i ngushte dhe i mundimshem.(sh.r)
ne token me te ulet" dhe shpirti i tij hidhet poshte. (Pastaj i Derguari paqja dhe shpetimi qofshin mbi te,lexoi: "Ai qe i pershkruan shok Allahut eshte si te ishte hedhur nga qielli dhe te rrembehet nga zogjte,ose te hidhet nga era ne nje vend te larget.") Shpirti rikthehet ne trupin e tij,atij i vijne dy engjej dhe duke e lene te qendroje ulur i thone: "Kush eshte Zoti yt?",ai pergjigjet: "Eh,Eh,nuk e di." Ata e pyesin: "Cila eshte feja jote?", e ai pergjigjet: "Eh,Eh,nuk e di." Ata e pyesin: "Kush eshte ky njeri i derguar ne mesin tuaj?", e ai pergjigjet: " Eh,Eh,nuk e di." Atehere dikush therret nga qielli: "Ai ka genjyer,andaj shtroni per te qilima nga zjarri dhe hapni nje dere per te ne zjarr." Pastaj pak nga nxehtesia dhe vapa i vjen atij,varri i ngushtohet, saqe brinjet hyjne njera ne tjetren dhe nje njeri me fytyre te shemtuar,me veshje te ndyre dhe me ere te qelbur vjen tek ai dhe i drejtohet: "Deshperohu me ate qe te poshteroi ty,ngase kjo eshte dita qe te eshte premtuar." Ai pyet: "Kush je ti,qe fytyra jote eshte me e shemtuara dhe sjell fatkeqesi?", Ai pergjigjet: "Une jam vepra jote e keqe." Pastaj ai thote: "Zoti im,mos e bej Kijametin!""

Personi qe i pergjigjet drejt pyetjeve dhe eshte i percaktuar per parajse,do te ndieje se varri i tij po zgjerohet dhe po behet kopsht i parajses. Engjejt do t'i thone atij me butesi "Fle sikur flen nusja."

Por,personi qe deshton t'i pergjigjet drejt pyetjeve do te ndieje se varri po i ngushtohet dhe nje dere ne zjarr do te hapet per te. Trupi i tij i vdekur do te kalbet dhe perfundimisht do te zhduket ne toke,por shpirti i tij do te vazhdoje te ndieje ndeshkimin qe ka fituar ne jeten e tij ne toke. Ndeshkimi i varrit eshte veshtiresia e pare qe personi duhet ta kaperceje pas vdekjes dhe,nese e kalon ate lehte,pjesa e mbetur e gjykimit te tij ne Diten e Gjykimit do te jete e njejte. Per kete arsye,i Derguari i Allahut(paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te) e perseriste shpesh kete dua:

"O Zoti im,kerkoj mbrojtjen Tende nga denimi i varrit,dhe kerkoj mbrojtjen Tende nga denimi i Xhehennemit,kerkoj mbrojtjen Tende nga sprova e Dexhxhallit dhe kerkoj mbrojtjen Tende nga sprova e jetes dhe vdekjes."

Zejd ibn Thabiti ka transmetuar se i Derguari i Allahut(paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te) dhe shoket e tij ishin duke kaluar neper nje kopsht qe i takonte Benu Nexhxharit kur mushka e te Derguarit e nderroi rrugen,saqe perpak nuk e rrezoi ate. Ata ishin afer disa varreve ku ishin varrosur idhujtaret,andaj i Derguari(paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) tha:

"Keta njerez po ndeshkohen ne varret e tyre dhe,sikur te mos kisha frike se ju nuk do ta varrosni me njeri tjetrin,do ta lusja Allahun t'ua mundesoje te degjoni ndeshkimin ne varr qe une po degjoj."(Muslimi)

Nga, Suhejb Hasan
( Safer 1416 h)


InshaAllah do mundohem te shkruaj heren tjeter dic me shume per udhetimin e shpirtit.

I lutem te Gjithefuqishmit te pranoje kete perpjekje te vogel nga ana ime.Dhe Allahu le te zbraze bekimet e Tij mbi te Derguarin tone,Muhammedin,dhe pasardherisit e tij.



NE PRANI APO MOSPRANI TE VARRIT

Fjala arabe "kabr" do te thote "te fshehesh". Keshtu,fjala "varr" eshte shpjegimi me i mire i kesaj fjale,pasi ajo e fsheh trupin. Kjo fjale gjithashtu tingellon ngjashem me fjalen "kalb"-"zemer",qe eshte e fshehur ne gjoks. Zemra eshte perplot me deshira dhe emocione te ndryshme qe shpesh mbesin te fshehura brenda saj. Kur'ani i permend se bashku gjoksin dhe varrin,pasi qe te dy jane shporta qe gelltisin gjithcka qe kane,por do t'i shfaqin ato ne Diten e Gjykimit.

Allahu thote: "A nuk e di asi se kur te nxirren cfare ka ne varreza? Dhe te behet e njohur cfare ka ne gjoksa." (El-Adijat,9-10)

Besimi ne denimin e varr gjate periudhes se Berzahut eshte pjese perberese e akides se muslimanit. Shtrohet pyetja per njerezit qe nuk jane varrosur ne varreza,per shembull: dikush eshte djegur dhe hiri i tij eshte shperndare, ose eshte shqyer nga bishat,ose ka vdekur ne det dhe uji eshte bere varri i tij. Poashtu kemi rastin e Faraonit,trupi i te cilit eshte mumifikuar dhe ekspozohet ne muze,ku nuk tregon ndonje shenje te perjetimit te denimit te premtuar per te ne Kur'an. Shpjegimi per kete fenomen eshte se perjetimet e periudhes se Berzahut (pasvdekjes) jane per shpirtin,pavaresisht nese kufoma (xhenazja) eshte e shtrire apo jo ne varr. Meqenese shumica e te vdekurve jane varrosur ne varre,prej ketu rrjedh edhe perdorimi i shprehjes "ndeshkimi i varrit". Trupi mund te varroset,digjet ose asgjesohet,por shpirti i tij do te ndieje torturen ose lumturine e Berzahut si ta kishte trupin ne varr. Ai do te ndihet si te ishte i mbyllur ne nje grope te vogel te zeze,qe eshte varri i tij,qe i ngushtohet per t'ia shtypur eshtrat. Nese ai eshte shpirti i personit besimtar,ai do te ndieje rehati dhe liri,meqe varri i tij po zgjerohet dhe shikon kah Xhenneti. Si rrjedhim, sprova e Berzahut eshte per te gjithe shpirtrat,qe ka si pasoje ndjenjen e rehatise dhe lumturise per besimtaret e mire dhe ndjenjen e ndeshkimit per mekataret(jobesimtaret qe mohuan Allahun). Sipas nje thenie te te Derguarit (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te ) deshmoret ne rrugen e Allahut jane te liruar nga kjo sprove.

Ka nje numer hadithesh qe flasin per ndeshkimin e varrit.

"Ajshja ka treguar se nje cifute e kishte vizituar ate dhe i kishte permendur ndeshkimin ne varr,duke shtuar: "Allahu te ruajte nga denimi i varrit." Ajshja e pyeti te Derguarin e Allahut (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te)
per ceshtjen dhe i Derguari(paqja qofte mbi te ) tha: "Po,denimi i varrit eshte i vertete." Ajshja tha: "Pas asaj,asnjehere nuk e kam pare te Derguarin e Allahut duke e falur namazin pa kerkuar mbrojtjen e Allahut nga ndeshkimi i varrit." (Buhariu dhe Muslimi)

Zejd ibn Thabiti ka thene: "Derisa ishim duke shoqeruar te Derguarin e Allahut,qe ishte duke kaluar ne nje kopsht qe i takonte Benu Nexhxharit,per nje moment mushka e te Derguarit nderroi rruge,saqe perpak nuk e rrezoi ate. Ndodhi qe aty te ishin pese ose gjashte varre,ashtu qe ai pyeti se mos e dinte ndokush se kush ishte varrosur ne to. Njeri u pergjigj se e dinte. Pyetjes se kur kishin vdekur,iu pergjigj se ishte ne kohen kur njerezit ishin idhujtare. Pastaj i Derguari(paqja qofte mbi te) tha: !Keta njerez vuajne ne varret e tyre dhe,sikur te mos kisha frike se ju me nuk do ta varrosni njeri-tjetrin,do ta lusja Allahun t'ua lejoje te degjoni ndeshkimin ne varr qe une po degjoj." Pastaj ai u kthye kah ne dhe tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi i zjarrit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga denimi i zjarrit." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi varrit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga denimi i varrit." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga sprovat e hapta dhe te fshehta." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga sprovat e hapta dhe te fshehta." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga sprova e Dexhxhallit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga sprovat e Dexhxhallit."" (Muslimi)

Imam Ibn Tejmije ka treguar se populli i Sirise ishte mesuar te dergonte kuajt,mushkat apo gomeret e tyre qe kishin dhimbje barku te varrezat e Nusejrive dhe Ismaileve,ku kafshet do te sheroheshin (cliroheshin) menjehere. Ibn Tejmije ne shpjegimin e ketij fenomeni ka thene se kafshet,zogjte dhe krijesat e tjera pervec njerezve dhe xhinneve mund te degjojne britmat e te vdekurve qe torturohen ne varret e tyre. Kafshet e semura do te degjonin zerat e frikshem te shpirtrave te torturuar dhe do te tmerroheshin aq shume,saqe barqet e tyre do te pesonin ngerc (spazme) dhe do te zbrazeshin vetvetiu. Te liruar nga te gjitha materiet e patretshme,kafshet do te sheroheshin shpejt.


nga: Dr. Suhejb Hasan


UDHETIMI I SHPIRTIT NE BOTEN E ENDERRAVE

"Allahu i merr shpirtrat kur eshte momenti i vdekjes se tyre (i vdekjes se trupave te tyre), e edhe ate qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur,e atij qe i eshte caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e ate tjetrin (qe i eshte caktuar vdekja,por eshte ne gjume), e leshon (te kthehet) deri ne nje kohe te caktuar. Vertet,qe ne kete ka argument per popullin qe mendon." (Ez-Zumer,42)

I Derguari i Allahut (paqja qofte mbi te) njehere pat thene se: "Gjumi eshte vellai i vdekjes." (Mishkat)

Gjumi eshte nje lloj i perkohshem i vdekjes,pasi ne te dy gjendjet shpirti merret prej trupit te tij nga Allahu. Kete e kuptojme nga ajeti kur'anor i lartpermendur.

a) Allahu i Gjithefuqishem e merr tek Ai shpirtin e cdo personi qe bie te fleje,pa marre parasysh se a do te vdese pastaj apo jo.

b) I Gjithefuqishmi i mban shpirtrat e te gjithe atyre per te cilet vdekja eshte percaktuar ne ate cast. Keta jane njerezit qe vdesin ne gjume.

c) I Gjithefuqishmi i kthen ata shpirtra per te cilet vdekja ende nuk eshte caktuar. Zgjimi i personit nga gjumi do te thote qe shpirti i eshte kthyer trupit te tij.

Personi i fjetur nuk e humb kontaktin me shpirtin e tij,por mban lidhje biologjike qe i lejon atij te vazhdoje frymemarrjen. Thuhet se personi i fjetur dhe shpirti i tij endacak mbesin te lidhur nepermjet nje fije te padukshme qe del nga vrimat e hundes se tij dhe permes hundes duket qe shpirti leviz brenda dhe jashte trupit.


Shpirti i njeriut te vdekur humb cdo lidhje me trupin e tij,por,kur do Allahu,ai lejohet qe te kthehet ne trupin e tij per periudha te shkurtra,sikurse kur u pergjigjet pyetjeve ne varr nga engjejt Munkeri dhe Nekiri qe trupi te ndieje denimin e tij. Gjate jetes,lidhja ndermjet trupit dhe shpirtit nuk eshte gjithmone e njejte,por luhatet. Ne nje kohe eshte e forte,ne tjetren e dobet. Gjate gjumit lidhja eshte e dobet dhe sherben vetem si funksion biologjik. Lidhja gjithashtu do te jete e dobet gjate semundjes,por e forte gjate shendetit.

Denimi i varrit eshte i pakuptueshem per shume njerez sepse,kur ata shohin poshte te vdekurin ne varrin e tij,nuk shohin shenja te vuajtjeve apo gezimit. Varri duket i njejte,njesoj si kur eshte hapur,pa shenja te zgjerimit apo ngushtimit per banoret e tij. Per shembull,trupi i mumifikuar i Faraonit eshte ruajtur deri ne ditet e sotme dhe nuk tregon shenja te paraqitjes ndaj zjarreve te Xhennemit cdo mengjes dhe mbremje. Personi i vdekur duket sikur eshte ne gjendjen e gjumit te vazhdueshem,pa mundesi qe te ndieje dhimbje ose gezim. Pastaj shikoni personin qe eshte ne gjume dhe eshte duke enderruar. Nese eshte duke pare enderr te kendshme,ai do te zgjohet i qete,i clodhur dhe i lumtur. Mirepo,nese ka pare enderr te keqe,ai do te zgjohet i tmerruar dhe i frikesuar. Ai mund te shohe veten duke u mbytur ne oqean,duke rene nga nje lartesi shume e madhe ose duke u sulmuar nga perbindeshit tmerrues. Ai do te zgjohet nga ankthi i tij i mbytur ne djerse dhe i rraskapitur nga mundimi i rende,edhe pse trupi i tij nuk eshte larguar nga shtrati. Per shikuesin,personi eshte thjesht ne gjume te thelle,perderisa ai vetvetiu ndien se eshte pjesemarres ne dhjetera mundime te renda. E njejta gje shfaqet edhe tek i vdekuri gjate periudhes se Berzahut (pasvdekjes).



nga: Dr. Suhejb Hasan

Llokumi_NY
17-11-05, 15:00
Pershendetje

Artikull shume interesant .

Flm

valon.guri
11-01-06, 09:40
ju lumt se kishit shkru sa per mos mem zan ma xhumi , po a e dini se une tutna shum ,e ju kini shkru ashtu
ALL-LLAHU ju udhezoft...

Barbaroza
15-01-06, 16:06
Faleminderit Senada per mundin e bere qe te na ofrosh kete shkrim interesant!

Murgesha
15-01-06, 17:41
Cili i vdekur, apo shpirt i tė vdekurit u kthye tė na tregoj si ėshtė ajo bota tjetėr??

Pėrralla hesapi.

M.H
15-01-06, 19:52
Cili i vdekur, apo shpirt i tė vdekurit u kthye tė na tregoj si ėshtė ajo bota tjetėr??

Pėrralla hesapi.

-----------------------------------------
mos ki dert se edhe ti nuk do kesh mundesi te kthehesh te na tregosh,por te jesh e sigurt se edhe shpirti yte do ta shijoje vdekjen. :wink:

CDO SHPIRT DO TE SHIJOJE VDEKJEN E PASTAJ DO TE KTHEHET TEK NE

Hattabi
15-01-06, 23:09
Cili i vdekur, apo shpirt i tė vdekurit u kthye tė na tregoj si ėshtė ajo bota tjetėr??
Pėrralla hesapi.

Po ti a je Krishtere bre ... !?

Nese je Krishter ateher duhet me e besu boten e ardhshme po po shihet se qfar feje kini. :? :!:

de01
16-01-06, 11:22
pse mor ju muslimanet nuk dini me shkru gje tjeter vec per varrin ferrin etj skeni faj se keshtu keni zemren

M.H
16-01-06, 17:10
pse mor ju muslimanet nuk dini me shkru gje tjeter vec per varrin ferrin etj skeni faj se keshtu keni zemren

-----------------------------------------------------------------
pastaj mos te na akuzoni ne boten tjeter se sna keni treguar per ferrin ,varrin etj..

de01
17-01-06, 12:01
pergjigj'je e zgjuar

BE LK
17-01-06, 12:37
meso per xhenetin se na u trembke nga varri dh ferri (per de01)

XHENNETI, PĖRSHKRIMI DHE BEGATIA E TIJ

1. Emrat E Xhennetit
El Xhenneh (Kopshti), Darus Selam (Vatra e Paqes), Darul Huldi (Vatra e Pėrjetėsimit), Darul Mukameh (Vatra e Qėndrimit), Xhennetul Me'va (Xhenneti Me'va-Strehuesi), Xhennatu Adn (Xhennetet Adn), Darul Hajevan (Vatra e Gjallėrisė), Firdevsi, Xhennatu En-Neim (Xhennetet tė Begatshme), El Mekam El Emin (Pozite e besuar), Mak'adus Sidki (Vend i Kėnaqshėm), Kidemu Sidkin (Pozitė e Lartė).
2. Dyert e Xhennetit
Xhenneti i ka tete dyer. Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,:" Ne Xhennet janė tete dyer; njė dere quhet Rejjan, neper te cilėn nuk hyn askush pėrveē agjėruesve". (Sahihul Buhari, 4/111, Muslimi, 1152)
3. Gjerėsia e Dyerve te Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Ne mes dy qepenave te Xhennetit ėshtė distanca sikurse ne mes Mekkes dhe Hexherit([1]) ose sikur ne mes Mekkes dhe Busras([2])". (Buhariu, 8/ 395, Muslimi, 193)
Poashtu ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Gjerėsia e derės se ummetit tim, neper te cilėn hyjnė ne Xhennet, ėshtė sa gjerėsia e distancės 3 (ditėshe apo vitėshe), te cilėn e pėrshkruan kalorėsi fenomenal. Pastaj ata do te dendosen (shtyhen pėr ne dyert e Xhehennemit) gati sa edhe shpatullat (supet, krahėt) do t'iu bien". (Tirmidhiu, 2548, Bejhekiu, 237)
4. Distanca ne mes Dyerve
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nuk ka distance ne mes dy dyerve prej tyre (tete dyerve te Xhennetit) e te mos jete sa distanca, te cilėn e pėrshkruan kalorėsi pėr 70 vite kalėrim". (E kane transmetuar Abdullahu dhe Taberiu)
5. Pozitat dhe Gradat e Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Xhenneti i ka 100 shkalle (grada, pozita, kate); (distanca) ne mes te ēdo dy shkalleve (kateve) te tij ėshtė sikurse (distanca) ne mes qiellit dhe tokės". (Buhariu, 6/11)
Poashtu ka thėnė: "Banoret e Xhennetit do t'i shohin banoret e dhomės (pallatit, katit ta larte) ashtu siē i shihni ju yjet ne horizontin qiellit". (Buhariu, 11/416, Muslimi, 2830)
6. Pershkrimi i Begative dhe Banoreve te Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Nėse e lutni Allahun, atėherė luteni pėr Firdevsin (emėr xhenneti), sepse ai ėshtė vend ne mes te Xhennetit; mbi te ėshtė Xhennet, pėrmbi te ėshtė Arshi i Rrahmanit (Allahut) dhe prej tij burojnė lumenjtė e Xhennetit". (Buhariu, 13/377, Tirmidhiu, 3506, Ahmedi, 2/ 404)
7. Toka, Dheu, Rėra dhe Ndėrtesat e Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " (Ndėrtesat e tij janė) Tulle nga ari e tulle nga argjendi, llaēi i tij (i cili vihet ndėrmjet tullave, qe ta mbajnė njėra tjetrėn) ėshtė misk (parfum), rėra e saj ėshtė rubin dhe margaritarė (gurė i ēmuar), dheu i tij ėshtė vers (bime e verdhe me ere te bukur, me te cilėn ngjyroset) dhe shafran; kush hyn ne te pėrjetėsohet dhe nuk vdes (kurrė), begatohet dhe nuk ndihet keq (i mjeruar, varfėr); rinia e tyre nuk kalon kurrė, rrobat e tyre nuk vjetėrsohen kurrė". (Ahmedi, 2/ 305)
Poashtu ka thėnė: "Pastaj me futen ne Xhennet, kur ja ne te kishte kube te margaritarit, kur ja dheu i tij ishte nga misku". (Buhariu, 6/ 374, Muslimi, 163)
8. Tendat dhe Shatorėt e Banoreve te Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet ėshtė njė tende nga margaritari i gjere; gjerėsia e te cilit ėshtė 60 mile. Ne ēdo kėnd te tij ka njerėz (familje), te cilėt nuk e shohin njeri tjetrin, ndėrsa rreth tyre sillen besimtaret…". (Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)
Poashtu ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Tenda ėshtė margaritar i madh; gjatėsia e tij vertikalisht ėshtė 60 mila. Ne ēdo kėnd te tij ka anėtarėt (te familjes se) besimtarit, te cilėt nuk i shohin te tjerėt". (Muslimi –teksti ėshtė i tij-, Buhariu)
Thotė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Vėrtet ne Xhennet ka dhoma, nga te gjitha llojet e xhevahirit. Forma e jashtme e tyre shihet nga brenda sikurse qe brendėsia e tyre shihet nga jashtė. Ne to ka dhunti dhe kėnaqėsi (dėfrime), te cilat syri nuk i ka pare dhe as veshi nuk i ka dėgjuar". (Bejhekiu, 253, Ebu Neimi ne El Hilje, 2/ 356)
9. Pemėt e Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet ka peme, hijen e se cilės kalorėsi nuk mund te pėrshkojė pėr 100 vite". (Buhariu, 11/ 415, Muslimi, 2827)
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė: "Nuk ka peme ne Xhennet e te mos e kėtė trungun prej ari". (Tirmidhiu, 2525)
Njė njeri e kishte pyetur Pejgamberin, Alejhi selam: "O i dėrguari i Allahut? Ēka ėshtė Tuba? Tha: Peme ne Xhennet, gjatėsia e se cilės ėshtė 100 vjet ecje. Rrobat e banoreve te Xhennetit dalin (prehen prej) mėngėve te saj". (Ahmedi, 3/71)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kur njeriu ta marre ndonjė fryt prej Xhennetit, (menjėherė) ne vend te saj kthehet tjetra (dhe e plotėson atė duke mos mbetur bosh aty asgjė)". (Taberiu, Bezzari)
Pejgamberi, Alejhi selam, njė dite iu tha sahabeve te tij: A nuk ka ndonjė te interesuar pėr Xhennet?!, sepse si Xhenneti nuk ka asgjė. Pasha Zotin e Qabese! Xhenneti ėshtė nur (drite) qe rrezaton, rejhane (borzilok-bime) qe lėkundet, pallat i ndėrtuar, lum i rrjedhur, fryte (pemėsh) te shumta e te pjekura, grua te bukur, rroba te shumta, ne vendin e pėrhershėm ne begati dhe bukuri (te fytyrės), ne shtėpi te larta, komode dhe te bukura. Thane: O i dėrguari i Allahut! Ne jemi te interesuar (seriozisht) pėr to. Tha: Thuani: Nėse do Allahu! Pastaj pėrmendi Xhihadin dhe nxiti pėr te". (Ibni Maxhe, Ibni Ebi Dunja, Bezzari, Ibni Hibbani ne sahihun e tij, Bejhekiu)
10. Lumenjtė e Xhennetit dhe Shtrati i Tyre
Enes Bin Maliku transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė: " …pastaj mu ngrit (prezantua) Sidretul Muteha-ja([3]), kur ja frutat e saj ishin sikur vorbė hexheri([4]), gjethet e saj ishin sikur vesh elefanti. Tha: Kjo ėshtė Sidretu El Muntehaja…Kur ja katėr lumenj: dy te padukshėm dhe dy te dukshėm. Thashė: Ē'janė kėta te dy o Xhibril? Tha: Sa iu pėrket kėtyre dy te padukshmeve, janė dy lumenj ne Xhennet, ndėrsa sa iu pėrket kėtyre dy te dukshmeve, janė Nili dhe Eufrati…". (Buhariu)
Enes Bin Maliku rrefen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė: " Derisa unė isha duke ecur ne Xhennet, kur ja njė lum, brigjet (anėt) e te cilit ishin kube margaritarėsh te gjere. Thashė: Ēka ėshtė ky o Xhibril? Tha: Ky ėshtė Kevtheri, te cilin ta ka dhėnė Zoti yt! Tha: Meleku i ra me (futi) dorėn e vet kur ja dheu i tij ishte misk (parfum) me ere te kėndshme". (Buhariu, 6/ 463)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet ėshtė deti i ujit, deti i mjaltės, deti i qumėshtit dhe deti i verės, pastaj (pas hyrjes se banoreve te Xhennetit ne Xhennet), gufojnė lumenj (tjerė)". (Tirmidhiu)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kevtheri ėshtė lum ne Xhennet, brigjet (anėt) e te cilit janė nga ari ndėrsa rrjedha e tij ėshtė neper margaritarė dhe korund (guri i ēmuar). Dheu i tij ėshtė me i mire (kėndshme) se sa misku, uji i tij ėshtė me i ėmbėl se sa mjalti dhe me i bardhe se sa bora". (Tirmidhiu, 3361)
11. Shtretėrit e Banoreve te Xhennetit
Pejgamberi, Alejhi selam, ne koment te ajetit: " Edhe shtretėr tė lartė (ose gra tė larta)". (Wakia, 34) ka thėnė: "Distanca ne mes dy shtretėrve ėshtė sikur distanca ne mes qiellit dhe tokės". (Ahmedi, 3/ 75, Tirmidhiu, 2540)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Lartėsia e tyre (shtretėrve) ėshtė distanca vertikale ne mes qiellit dhe tokės ndėrsa largėsia (distanca horizontale) ne mes tyre ėshtė 500 vjet". (Tirmidhiu, 2540)
12. Rrobat e Banoreve te Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " …dhe sikur te shfaqej ndonjė njeri prej banoreve te Xhennetit dhe t'i dukeshin byzylykėt e tij, do ta shuante dritėn e diellit ashtu siē dielli shuan dritėn e yjeve". (Tirmidhiu, 2538, Ebu Neim, 266)
Pejgamberi, Alejhi selam, ne pėrshkrimin e rrobave te banoreve te Xhennetit ka thėnė: " Janė te veshur me byzylykė ari dhe argjendi, janė te kurorėzuar (ne koke me kurora) margaritar(ėsh). Kane (mbi koke) kurora te ngjitura nga margaritari dhe korundi (guri i ēmuar), mbi koke kane kurore sikurse kurora e mbretėrve, (janė) te rinj djalosharė, me qepalla te lyera (me kuhl)". (Ibni Kethiri ne En Nihaje, 2/ 442, Ebu Neim, 267)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Nuri (drita ne ditėn e gjykimit) pėrshkon besimtarin aty ku e ka pėrshkuar abdesi". (Muslimi, 250)
Ka thene Pejgamberi, Alejhi selam: Njeriu do te shtrihet ne Xhennet 70 vite para se te transferohet (ne banesėn e tij), pastaj i vie gruaja e tij dhe e prek ne krahė. Shikon fytyrėn e tij ne faqen e saj, me te kthjellte se sa pasqyra. Margaritari me i vogle i saj ndriēon ēka ka mes lindjes dhe perėndimit. E pėrshėndet me selam. Tha: Ky ia kthen selamin dhe e pyet: Kush je ti? Thotė: Unė jam shtesa (shpėrblimi shtese). Ajo do t'i kėtė 70 pale rroba, me e ulta ne vlere ėshtė sikurse luleteēeja (animoni) i Tuba-sė (pemės ne Xhennet ose vet Xhennetit). Ia lėshon shikimin derisa ai depėrton ne brendėsi saqė shef edhe palcėn e kėrēikės se saj. Ajo do te kėtė kurora, margaritari me i vogėl me vlere i te cilave, mund ta ndriēoje ēka ka mes lindjes dhe perėndimit". (Ahmedi, 3/75, Harmele ne En Nihaje, 2/ 445)
13. Ushqimi i Banoreve te Xhennetit
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: " Hane dhe pine banoret e Xhennetit ne te ndėrsa nuk kryejnė nevojėn e madhe fiziologjike, nuk fshijnė qurrat si dhe nuk urinojnė, porse ushqimi i tyre ėshtė zėri, i cili buron nga lukthi kur te mbushet e ushqim, (i cili ėshtė) sikurse djerset (rrjedhat) e miskut; frymėzohen pėr tesbih (Subhanallah) dhe hamd (Elhamdulilah) ashtu siē frymėzoheni pėr frymėmarrje". (Muslimi, 2835)
Ibni Omeri, ne koment te ajetit: " Atyre u shėrbejnė me enė e gastare nga ari, ". (Zuhruf, 71) ka thėnė: Sillen rreth tyre me shtatėdhjetė ene (sinia) te arit; ēdonjėra ka njė ngjyre, te cilėn shoqja nuk e ka". (Bejhekiu, 321)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ne Xhennet, ti do ta shikosh shpendin duke fluturuar dh ke dėshirė qe ta has keshtuqe ai te bie para duarve i pjekur". (Bezzari, Bejhekiu, 318, Ebu Ja'la, 6/ 155)
14. Lėnda, Prej Se Cilės Janė Krijuar Hyritė
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Hyritė symėdha janė krijuar nga shafrani". (Ebu Neim, 384, Hatib El Bagdadi ne Tarihu Bagdad, 7/99)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Rrezaton njė drite ne Xhennet ndėrsa njerėzit ngrisin kokat te shkojnė se ēka ėshtė, kur ja, drita kishte rrezatuar nga goja e njė hyrie symaėdhe, e cila kishte qeshur ne fytyrėn e burrit te saj". (Ebu Neim, 381)
Enesi transmeton merfuan se: "Sikur njė Hyri Symadhe te pėshtynte ne shtatė detėra do te ėmbėlsoheshin detėrat nga ėmbėlsia e gojės se saj, si dhe hyritė symėdha janė krijuar nga shafrani". (Ebu Neim, 386, Ibni Ebi Dunja)
Ahmed Bin Ebu El Havariu transmeton se Xha'fer Bin Muhammedi i kishte rrėfyer se si dy te urte ishin takuar dhe njeri kishte pyetur tjetrin: "A pėrmallohesh pėr hyritė symėdha? Jo -ia kishte kthyer. Pėrmallohu pėr to sepse drita (nuri) i fytyrave te tyre ėshtė prej Nurit te Allahut- ia ktheu pyetėsi. Me te dėgjuar kėtė, njeriut i ra te fiket, dhe ashtu te pavetėdijshėm e barten ne shtėpi, ku pėr njė muaj te plote e vizitonim (sepse nuk mund te kthjellej mire).
Ibni Abbasi ka thėnė: "Ne Xhennet ėshtė njė lum, i cili quhet Bejdah; mbi te ka kube diamanti ndėrsa nen te hyri te krijuara. Thonė banoret e Xhennetit: Ejani te shkojmė tek Bejdahi! Shkojnė dhe i shikojnė ato. Nėse ndonjėri prej tyre pėlqen ndonjė robėreshė (hyri) e prek ne dore dhe ajo e pason atė". (Ebu Neim, 382)
Ka thėnė Ibni Mes'udi: "Ne Xhennet ėshtė njė hyri, te cilėn e thėrrasin El Lu'beh (Kukull). Te gjitha hyritė e Xhenneteve mahniten nga bukuria e saj; e rrahin ne krah dhe i thonė: Lum pėr ty oj Lu'beh! Po ta dinin kėrkuesit tu (kėtė bukuri) do te tregoheshin shume te zellshėm. Ne mes dy syve i shkruan: Kush kėrkon njė grua sikurse unė, le te punoje sipas kėnaqėsisė se Zotit tim!". (Kurubiu ne Et Tedhkir, f: 477)
15. Vlera e Grave te Dunjase
Ummu Seleme transmeton: Thashė: O i dėrguari i Allahut! Me njofto pėr domethėnien e fjalės se Allahut: "Tė dashuruara (pėr burrat e vet), tė njė moshe". (Wakia, 37)? Tha: Ato janė gratė, te cilat kane vdekur ne dynja plaka me sekrecion ne sy dhe te thinjura. Allahu i ka krijuar pas moshės se shtyre dhe i ka bere virgjėresha, Uruben (ta dashura): te dashura, sjellshme, Etraben (te njė moshe): te lindura (krijuara) ne te njėjtėn kohe. Thashė: O i dėrguari i Allahut! A janė me te mira gratė e dunjase apo hyritė symėdha? Tha: Gratė e dunjase janė me te mira se sa hyritė symėdha. Kjo i ngjan shembullit te vlerės se asaj qe duket ndaj asaj qe nuk duket. Thashė: O i dėrguari i Allahut! Me ēka e kane fituar kėtė epitet? Tha: Me namazin, agjėrimin dhe adhurimin e tyre pėr Allahun, subhanehu ve teala. Fytyrat e tyre ua ka veshur Allahu me drite (nur), trupin e tyre me mėndafsh; me ngjyre te bardhe, rrobat ngjyre te gjelbėr ndėrsa stolitė ngjyre te verdhe, temjani (mjeti, me te cilin pafrymosen) ėshtė nga margaritarėt, krehrit e tyre janė nga ari, thonė: Ne jemi te pėrjetshme dhe nuk vdesim, ne jemi te begatshme dhe nuk varfėrohemi kurrė, ne jemi vendase dhe nuk bėhemi nomade kurrė, ne jemi te kėnaqura dhe nuk hidhėrohemi kurrė, lum pėr atė qe jemi pėr tė e ėshtė pėr ne!". (Taberaniu)
16. Shtatėzania dhe Lindja ne Xhennet
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Kur besimtari ta dėshirojė femiun ne Xhennet, do te jete ne orėn apo ēastin, ne te cilin dėshiron, por nuk dėshiron". (Hafidh Ed Dija El Makdesijj ka thėnė se hadithi ėshtė sipas kushtit te Muslimit. Shiko: En Nihaje, 2/ 467)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Banorit te Xhennetit do t'i lind femiu si te dėshirojė keshtuqe shtatezania, gjidhenia dhe rinia e tij do te jene pernjehere". (Ebu Neim, 2/ 124)
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,: "Vendi sa njė kamxhik ne Xhennet ėshtė mė me vlere se sa tere dynjaja dhe ēka ka ne te". (Buahriu, 6/ 397)

Kaltrina
09-03-06, 10:19
Allahu ju shperblefte Insha-allah per keto shkrime aq bindese e aq te bukura..pershendeje

Eleon
09-03-06, 12:16
Hmm qenka 100 kat edhe largesia e kateve qenka sa prej qiellit ne tokė.
A ka mundesi me ditė sa larg ėshtė Qielli me tokė, kur dihet qe Qielli ėshtė i pafund,Ylli me i afert eshte larg 4.3 vjet dritė.

Hattabi
09-03-06, 21:53
Ne nuk e dina se sa o, por per Zotin eshte shum leht mjafton qe ti thot behu edhe behet .

musl|m
12-03-06, 01:07
Zoti te shperblefte ty qe e ke hapur kete teme dhe e ke postuar tekstin fillestare, zoti te shperblefte per kete qe solle drite dhe shprese ne zemren time per nje vdekje te rehatshme qe me shtyn me shum ti bindem dhe falem All-llahut!!!

musl|m
12-03-06, 20:32
Hmm qenka 100 kat edhe largesia e kateve qenka sa prej qiellit ne tokė.
A ka mundesi me ditė sa larg ėshtė Qielli me tokė, kur dihet qe Qielli ėshtė i pafund,Ylli me i afert eshte larg 4.3 vjet dritė.

Pershendetje, mendoj se nuk eshte e logjikshme te shkruash ashtu kur nuk din asgje nga lenda e gjeografise, ke nevoj ta shfletosh librin e klases se 4 dhe aty do te gjesh dallimin midis "Qiellit" dhe "Gjithsise" se ti i paske perzier pakes, ajo mbulesa e tokes te cilen e ka vertetuar edhe shkenca dhe ka pohuar ate qe thuhet ne kur`an se perbehet prej 7 shtresave njera mbi tjetren... pas asaj vjen "Gjithsia" e cila esht e pa fundne te cilen ka je planete si e jona, qesharake jan keto spjegime qe i bera por kishte nevoj Eloni te dij.

Eleon
13-03-06, 10:30
Pershendetje, mendoj se nuk eshte e logjikshme te shkruash ashtu kur nuk din asgje nga lenda e gjeografise, ke nevoj ta shfletosh librin e klases se 4 dhe aty do te gjesh dallimin midis "Qiellit" dhe "Gjithsise" se ti i paske perzier pakes, ajo mbulesa e tokes te cilen e ka vertetuar edhe shkenca dhe ka pohuar ate qe thuhet ne kur`an se perbehet prej 7 shtresave njera mbi tjetren... pas asaj vjen "Gjithsia" e cila esht e pa fundne te cilen ka je planete si e jona, qesharake jan keto spjegime qe i bera por kishte nevoj Eloni te dij.''



ME gjithė respektin pėr ju i nderuar SIm3one.

Njeriu dallon nga kafsha, sepse ka menyrėn e justifikimit dhe shprehjes.
E sipas shkrimeve tua qė ke shkruar, duket sikurse tė ishe shkolluar ne Kandahar Afghanistan, me siguri ne kohen e Talibanve.
Shpjegimet tua nuk I pėrkasin njė niveli akademik, une s`kam nevoj pėr shpjegimet e juaja, sepse pėr ju vetem Kurani vlen, e veē atė e keni lexuar.

Kjo s ka fare tė bėjė me Gjeografi, por me Astronomi i nderuar!
Sepse ne kohen e pejngamerit Muhamet as qė dihej qė Toka ishte e rrumbullaket, por mendohej se ishte e rrafshet dhe toka ishte epiqendra, qe do tė thotė se Dielli sillej rreth tokes, e jo Toka rreth diellit. Andaj pershkrimet e juaja duken shumė komedike, kur I krahasojmė me zbulimet e Astronomisė qė NASA ka bėrė, sidomos nepermes udhėtimeve nė gjithėsi, teleskopeve, dhe satelitve artificial qė jan dėrguar nė gjithėsi.

Ose dmth nė atė kohė Pejngameri Muhamet, s`ka pasur kohė tė miret me shkencė, astronomi e te bėhėt pak me konciz ne pershkrimet e Kuranit, sepse shumicen e kohės e ka kaluar ne haremin e tij me femra pėr rreth, deri sa edhe femij tė mitur tė moshes 9 vjeēare ka pas pėrrreth e i ka skllavizuar.

Ja si pėrbėhej Haremi I profetit Muhamed dhe cfar moshave ishin femrat qė profeti kalonte kohen e lire ne Harem.

1. Chadidja 12. Hend

2. Sauda 13. Asma ( Saba)

3. Aisha 14. Zainab (nga Chozaima)

4. Omm Salama 15. Habla

5. Hafsa 16. Asma (nga Noman)

6. Zainab (nga Jahsh) 17. Maria (e krishter)

7. Jouairija 18. Raihana

8. Omm Habiba 19. Omm Sharik

9. Safija 20. Maimuna

10. Maimuna (nga Haret) 21. Zainab (e treta)

11. Fatima 22. Chaola

Aisha ishte vetem 8 apo 9 vjeēare kur ju shoqėrua Haremit tė profetit Muhamed.

Realiteti dhėmb, por ėshtė i sherueshem.

musl|m
13-03-06, 11:00
''



ME gjithė respektin pėr ju i nderuar SIm3one.

Njeriu dallon nga kafsha, sepse ka menyrėn e justifikimit dhe shprehjes.
E sipas shkrimeve tua qė ke shkruar, duket sikurse tė ishe shkolluar ne Kandahar Afghanistan, me siguri ne kohen e Talibanve.
Shpjegimet tua nuk I pėrkasin njė niveli akademik, une s`kam nevoj pėr shpjegimet e juaja, sepse pėr ju vetem Kurani vlen, e veē atė e keni lexuar.

Kjo s ka fare tė bėjė me Gjeografi, por me Astronomi i nderuar!
Sepse ne kohen e pejngamerit Muhamet as qė dihej qė Toka ishte e rrumbullaket, por mendohej se ishte e rrafshet dhe toka ishte epiqendra, qe do tė thotė se Dielli sillej rreth tokes, e jo Toka rreth diellit. Andaj pershkrimet e juaja duken shumė komedike, kur I krahasojmė me zbulimet e Astronomisė qė NASA ka bėrė, sidomos nepermes udhėtimeve nė gjithėsi, teleskopeve, dhe satelitve artificial qė jan dėrguar nė gjithėsi.

Ose dmth nė atė kohė Pejngameri Muhamet, s`ka pasur kohė tė miret me shkencė, astronomi e te bėhėt pak me konciz ne pershkrimet e Kuranit, sepse shumicen e kohės e ka kaluar ne haremin e tij me femra pėr rreth, deri sa edhe femij tė mitur tė moshes 9 vjeēare ka pas pėrrreth e i ka skllavizuar.


Ja si pėrbėhej Haremi I profetit Muhamed dhe cfar moshave ishin femrat qė profeti kalonte kohen e lire ne Harem.


1. Chadidja 12. Hend

2. Sauda 13. Asma ( Saba)

3. Aisha 14. Zainab (nga Chozaima)

4. Omm Salama 15. Habla

5. Hafsa 16. Asma (nga Noman)

6. Zainab (nga Jahsh) 17. Maria (e krishter)

7. Jouairija 18. Raihana

8. Omm Habiba 19. Omm Sharik

9. Safija 20. Maimuna

10. Maimuna (nga Haret) 21. Zainab (e treta)

11. Fatima 22. Chaola

Aisha ishte vetem 8 apo 9 vjeēare kur ju shoqėrua Haremit tė profetit Muhamed.

Realiteti dhėmb, por ėshtė i sherueshem.

E selamu alejkum, esht kenaqesi per mua qe ti mendon se un jam shkolluar ne Kandahar, dhe se per mua vetem Kur`ani vlen, kto fjale i llogaris si komplimente po megjithate falemderimi i takon vetem All-llahut, e jo juve Eleon, qe e ngatrroni astronomin me gjeografine dhe te kunderten, ju e futni qiellin dhe shtresat e tije ne astronomi, nderkaq yjet i futni ne gjeografi, shkrimet e juaja jan tejet qesharake dhe tregojne qarte aftesite e juaja ne lemi te pergjithsme keni te lexuar shum pak, si dhe perrallat e gjysheve qe ti kan treguar per profetin Muhamed, i ke deformuar dhe harruar qe kur ke qen femi, eshte qesharake ajo qe prej nje teme del ne tjetren, pra prej gjeografie tek pejgamberi, aq dini dhe tash mundoheni te shfrytezoni gjithe ate qe dini e te tentoni te tregoni diqka nuk e di se qka? Literature per lindjen, jeten, dhe vdekjen me gjithēka qe permban ajo periudhe per Muhamedin a.s ke sa te duash dhe lexo pak me shume, sepse pak paske lexuar ato emra dhe numra mund ti mbaj permendesh sejcili, e permendshja dite e me shum ndryshohet, e kush e di sa esht ndryshuar ajo permendshe deri sa ka arrit tek ti, ajo se si arriti Muhamedi a.s qe ne ate kohe pa teleskop dhe pa paisje, eshte mrekulli e All-llahut, i cili permes te derguarit te tij ne Kur`an ju ka treguar njerezimit, per tegjitha edhe ate qarte dhe shkurt sikurse 1+1=2, qe nga faktet si u krijua toka, njeriu i pare, nga ajo se qka ndodh ne mitren e nenes nente muaj me radhe, ajetet te cilat shum Gjinekolog/e pasi i kishin lexuar kishin pranuar Islamin, ju qe aq me pak se un dini per Kur`anin dhe Muhamedin a.s aq me pak dhe keni te drejt te folni, thot nje fjal popullore, sa e ke ēergen, zgjate kamen.
Dhe nje gje, shifet qarte nga menyra e te shprehurit dhe shkruarit se jeni ende larg asaj qe me shkrimet e juaja te ndikoni tek te tjeret, andaj mos u mundo dhe shpreso qe do te jesh ti ai i cili pas shum shekujsh do te hodhesh ne drit te verteten mbi Muhamedin dhe do te besh te Muslimanet ta braktisin Islamin shkaku i atyre qe i thua ti, sepse ato qe i thua ti jan gjera tejet qesharake dhe nuk jan aspak serioze.