PDA

View Full Version : Botohet vepra komplete e Ibrahim Rugovės


Dilaver
31-10-05, 13:09
Botohet vepra komplete e Ibrahim Rugovės, e cila mė 4 nėntor do tė promovohet edhe nė Tiranė

http://www.kosova.com/~news/foto/2005/051029_rugova_rrahmani.jpg

Prishtinė, 31 tetor - Kėto ditė doli nga shtypi kompleti i veprave nė tetė vėllime tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, nė botim tė shtėpisė botuese "Faik Konica" nė Prishtina. Promovimi i veprės komplete letrare tė Ibrahim Rugovės do tė bėhet mė 4 nėntor nė Tiranė, nė kuadėr tė Panairit tė librit qė fillon mė 1 nėntor.
Ndėrkaq tė shtunėn drejtuesi i shtėpisė botuese "Fak Konica" Nazmi Rrahmani ia dorėzoi kompletin e parė tė kėtyre veprave Presidentit Ibrahim Rugova, tė cilin e ka falėnderuar atė dhe ministrin e Kulturės, Astrit Haraēia, qė e kanė ndihmuar dhe sponsoruar botimin e kompletit tė veprave tė tij.
Presidenti Rugova tha se Nazmi Rrahmani vazhdon punėn e tij nė botimin e veprave tė rėndėsishme nė shtėpinė e re "Faik Konica" tė veprave kapitale dhe e falėnderoi atė qė ėshtė kujtuar tė bėjė njė komplet tė veprave tė mia. "Mund tė them se Nazmi Rrahmani ėshtė njė hero i librit shqiptar tė Kosovės. Ne tė gjithė dimė pėr krijimtarinė qė ka bėrė nė shtėpinė botuese 'Rilindja' dhe po ashtu ne duhet t'i ndihmojmė shtėpitė botuese qė tė botojnė vepra tė rėndėsishme, sidomos nė kėtė rast dėshiroj tė theksoj se duhet tė botohen veprat e klasikes shqiptare, tė shqiptarėve tanė tė vjetėr, pastaj atyre tė Rilindjes dhe tė brezave tė tjerė qė i ka botuar njėherė 'Rilindja' e qė mungojnė tash nė tregun e librit shqiptar nė pėrgjithėsi", tha me atė rast Presidenti Rugova.
"Kėto janė disa nga veprat e mia qė z. Rrahmani dhe ministria kanė menduar tė bėjnė kėtė komplet, qė kryesisht janė tė fushės sė studimeve dhe tė kritikės, dy janė edhe nga fusha e aktivitetit tim nė lėvizjen tonė edhe nė aktivitetin politik. Mund t'ju them se kam hyrė nė kėtė punė me lėvizjen tonė pėr liri dhe pėr pavarėsi pėr tė mbrojtur njerėzit, popullin dhe pėr tė mbrojtur librin dhe shkrimin tonė", u shpreh z.Rugova.
Ai tha se krahas punėve politike e shtetėrore, ka gjetur kohė tė pėrgatisė njė surprizė, njė botim interesant qė ka tė bėjė sidomos me traditėn tonė antike, bėri tė ditur Presidenti Rugova.
Drejtori i shtėpisė botuese "Faik Konica", Nazmi Rrahmani, i cili ėshtė pėrkujdesur pėr kompletin e librave tė Ibrahim Rugovės, tha se ky ėshtė njė moment solemn - i daljes nga shtypi tė ekzemplarėve tė parė tė veprės nė tetė vėllime tė Dr. Ibrahim Rugovės.
Ai tha se qė nga shkrimet e para tė botuara nė revistat e kohės para afro dyzet vjetėsh e mė vonė me botimin e librit tė parė, "Prekje lirike" mė 1971, Dr. Ibrahim Rugova tėrhoqi vėmendjen e lexuesve dhe tė kritikės shqiptare pėr trajtimin i ri tė thelluar dhe tė argumentuar ndaj problemeve e fenomeneve letrare nė letėrsinė shqipe dhe atė botėrore, duke hyrė sa mė thellė nė njohjen e trashėgimisė shpirtrore, nacionale e tė njėjtėn kohė, duke pasur njė hapje ndaj kulturave tė tjera dhe tė modernitetit tė tyre.
"E veēanta e kėtij botimi ėshtė mėnyra e trajtimit tė letėrsisė, qė fillon me brezin e Ibrahim Rugovės. Ėshtė kjo koha kur letėrsia shikohej dhe perceptohej me kritere mė moderne dhe me kėrkesa mė tė reja e mė tė avancuara dhe qė ka lėnė gjurmė jo vetėm nė letėrsinė te ne, por kjo mėnyrė e shkrimit edhe nė botėn e jashtme ka qenė mbizotėruese dhe me ndikim", thotė Nazmi Rrahmani.
"Kjo bėri qė vepra e Ibrahim Rugovės tė jetė e ēmuar dhe e kėrkuar gjatė tėrė kėsaj periudhe, prandaj me tė drejtė autori i parathėnies tė kėtij botimi, Dr. Sabri Hamiti, thotė se vepra e madhe dhe e ndėrligjshme kritike e Ibrahim Rugovės e ka bėrė autorin njėrin ndėr mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė shqiptarė pėr letėrsi, por nė tekstin socio-kulturor e bėn Ibrahim Rugovėn qė nga njeriu meditant tė kalojė nė njėri militant. I pari i pėrket domenit tė kritikes, ndėrsa i dyti domenit tė veprimtarisė nacionale", tha shkrimtari Rrahmani.
Sipas tij, veprat e Ibrahim Rugovės kanė pasur fatin e shumė librave tė tjerė gjatė njė periudhe tė caktuar nė Kosovė. "Dihet se nė kohėt e vėshtira nėpėr tė cilat kaloi populli ynė, edhe libri kishte fatin e tij. Shumė nga librat e botuar nė njė periudhė tė mėhershme u nxorėn nga biblioteka dhe u asgjėsuan. Njė numėr i tyre u dogj sė bashku me bibliotekat ku ishin, prandaj sot nė pėrgjithėsi ndihet mungesė e shumė veprave tė botuara me parė", tha Rrahmani. Ai e falėnderoi autorin qė pranoi qė veprėn e vet t'ia lėrė pėr botim shrėpisė botuese "Faik Konica".
"E falėnderoj autorin e parathėnies, Ministrinė e Kulturės qė mbėshteti financiarishl dhe tė gjithė ata qe morėn pjesė nė pėrgatitjen e realizimin e kėtij projekti, tha zoti Rrahmani. [/img]

Dilaver
01-11-05, 17:52
Ibrahim Rugova: Kritik letrar
Shkruan: Sabri HAMITI
--------------------------------------------------------------------------------

I. QARKU KULTUROR I PRISHTINĖS


--------------------------------------------------------------------------------

Ibrahim Rugova i pėrket brezit tė 68-tės, dhe mė tej Qarkut Kulturor tė Prishtinės.
Nė fund tė viteve gjashtėdhjetė tė shekullit njėzet Prishtina u bė qytet universitar duke u prirė nga njė lėvizje e fuqishme studentore e kulturore, qė mblidhte pėr tė parėn herė tė rinjtė e tokave shqiptare: nė Kosovė e rreth Kosovės. Kjo lėvizje kulturore e intelektuale, krejt natyrshėm e bėri qendrėn nė Universitetin e Prishtinės, pėr ta shpėrndarė ndikimin e vet ēlirues edhe nė shtresa tė tjera tė shoqėrisė. Fuqia e kėsaj lėvizjeje u pėrqendrua nė kulturė e krijimtari, me artikulim mė tė fuqishėm nė letėrsi, me shenjėn e fuqishme nacionale e autentike dhe me shenjėn e modernitetit pėrnjėherėsh.
Nė kėto vite Prishtina, si dhe gjithė Kosova, kishte njė gazetė tė pėrditshme, njė revistė letrare, njė radio, njė shtėpi botuese nė shqip. Lėvizja kulturore e intelektuale e pėrqendruar nė brezin universitar e bėri gazetėn e vet kulturore, revistėn e vet kulturore dhe formoi shtėpinė e vet botuese. Kjo, nė mėnyrė tė pashpallur, artikulonte alternativėn e njėshit pushtetor nė kulturė.
Protagonist nė tė gjitha kėto lėvizje kulturore e letrare, qė pėrqendroheshin nė Fakultetin Filozofik ishte Ibrahim Rugova me krijuesit e brezit tė tij studentė, kryesisht tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe. Disa nga nismėtarėt e kėtij qerthulli kulturor e letrar janė ngritur tanimė nė shkallėn mė tė lartė nė fushat e tyre krijuese nė shqip. Njėri nga mė pėrfaqėsuesit ėshtė Ibrahim Rugova, me pėrcaktim kritik letrar e studiues i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare.
Qerthulli kulturor i Prishtinės, qė mė vonė do tė zhvillohet edhe nė njė kulturė letrare, nė fillim tė viteve shtatėdhjetė tė shekullit njėzet kishte pėrqafuar njė program letrar e kulturor, qoftė pa e afishuar: tė hyhet sa mė thellė nė njohjen e trashėgimisė shpirtėrore nacionale e nė tė njėjtėn kohė tė ketė njė hapje ndaj kulturave tė tjera perėndimore, sidomos tė modernitetit tė tyre.
Ibrahim Rugova si krijues e kritik nuk u ėshtė larguar asnjėherė kėtyre dy kėrkesave tė qerthullit kulturor tė Prishtinės, pėr dy decenie tė plota tė krijimtarisė letrare kritike.

Dilaver
01-11-05, 17:52
II. SHKRIMI KRITIK I ARGUMENTUAR
(Kah Teoria)


--------------------------------------------------------------------------------

1. Teorizime e likuidime

Librin e Ibrahim Rugovės Kah Teoria duhet tė fillojmė ta diskutojmė qė nga titulli dhe nga teksti hyrės, qė e shenjuam nė ballė tė kėtij shkrimi. Sė pari parafjala Kah e vėnė para Teorisė, nė njė titull qė ėshtė mė shumė metodik sesa ekspresiv, nė radhė tė parė tregon njė orientim kėmbėngulės tė autorit, tė merret kryekėput me probleme teorike tė letėrsisė, por jo edhe tė vėrė pikėn fundore nė ēėshtjet qė studion dhe diskuton; njė pikė tė tillė autori nuk e kėrkon nė asnjė faqe, nė asnjė tekst tė gjithė librit. Pra, ēėshtjet i hap dhe i lė tė diskutueshme edhe mė tutje. Do tė thotė: libri, qė me titullin flet pėr njė orientim, lėshon njė thirrje pėr kėrkim e diskutim tė hapur tė problemeve tė letėrsisė. Kėtė insistim tė vetin kėmbėngulės e eksplikon qartė e pėrafėr teorikisht nė tekstin hyrės, inaugurues tė librit, Teorizime e likuidime, ku nė krye tė punės bėn pėrkufizimin e shpejtė tė veprės artistike: "tė bėsh njė libėr artistik: njė roman, pėr shembull, do tė thotė tė ndėrtosh njė botė - tė sjellėsh njė botė nė botė", nė anėn tjetėr bėn pėrkufizimin e librit teorik: "tė bėsh njė pėrmbledhje do tė thotė tė bėsh njė tėrėsi dokumentesh mendimi"... Mė tutje, duke eksplikuar mendimin, kėrkimin e vet dhe mėnyrėn e diskutimit tė ēėshtjeve letrare, autori shton: "tė shkatėrrosh, do tė thotė "tė ndėrtosh", e jo pėrfundimisht tė shkatėrrosh. Tė kritikosh do tė thotė tė vėsh nė krizė".
Karakterin e diskutimit shterues e tė argumentuar, pėrmbysės e ndėrtues, qė jo rrallė shprehet me njė gjuhė tė ashpėr e polemike, autori e thotė nė fillim tė librit, e kėtij parimi tė vet i mbetet besnik qė nga fillimi deri nė fund edhe kur kėrkon, shqyrton e diskuton ēėshtje tė letėrsisė, qė te ne deri vonė kanė qenė tė paprekura pėr arsye tė niveleve mė tė ndryshme; diskuton dhe pėrmbys pa kompromis e pa mėshirė, i vetėdijshėm se nė diskutimet teorike s'ka zikzake. Kėtė mėnyrė tė mendimit nuk duhet ta kuptojmė si dogmatizim tė njė varianti tė mendimit, por si qėndrim kritik tė domosdoshėm nė diskutimin e mendimeve tė tė tjerėve. Autori ėshtė pėr diskutime tė hapura, po argumentuese, nė mėnyrė qė tė mos krijohen mjegulli tė reja rreth ēėshtjeve tė shtruara. Qartėsi e hapėsi ka ky libėr.

Dilaver
01-11-05, 17:53
2. Letėrsia dhe detyrat

Dy artikujt e parė tė librit: Letėrsia si differentia specifica dhe Njė korrektiv estetiko-teorik janė pjesėt mė kryesore tė veprės dhe shtrojnė problemin e krijimit tė njė rrafshi sa mė autentik tė trajtimit tė letėrsisė si krijimtari shpirtėrore intelektuale. Problemi i parė qė del nė kėtė udhė ėshtė pėrkufizimi i letėrsisė si fushė e veēantė e veprimit krijues tė njeriut, pėrballė veprimeve tė tjera krijuese, shpirtėrore e intelektuale. Ky diferencim i letėrsisė ėshtė bėrė me tė vėshtirė nė meset krijuese, ku letėrsisė i pėrcaktohet, nė radhė tė parė, funksioni shėrbyes nė shoqėri. Kėshtu asaj i ndryshohet natyra, i shtrohen kėrkesa qė edhe nuk mund t'i pėrmbushė, dhe, si krijim e veprim krijues mitizohet. Kėshtu ka ndodhur, ta zėmė, me letėrsinė shqipe deri nė ditėt tona. Kėtė letėrsi njėherė e pushton miti nacional, mė pastaj barazia sociale si mit, diku mė vonė edhe miti ideologjik. Letėrsia i merr tė gjitha kėto fytyra mitike, mbasi t'i jenė pėrcaktuar asaj funksionet shėrbyese, mbasi t'i jenė caktuar detyra qė nuk ka si t'i kryejė. Ibrahim Rugova, mė tutje, shtron problemin e demitizimit tė letėrsisė, bile nė kohėn moderne, pra trajtimit tė saj si differentia specifica, si njė botė mė vete, qė ka ligjėsitė e veta tė qenies e tė qeniesimit (terma tė pėrdorur dendur nė kėtė libėr) si dhe tė jetės sė saj nė gjiun e shoqėrisė. Kėtė rrugė tė pėrkufizimit ēlirues tė letėrsisė autori e provon me argumentime edhe nė nivelin teorik tė diskutimit tė ēėshtjeve qė i pėrkasin kėsaj. Ndjek e diskuton mendimet e shfaqura nė rrjedhė historike tė cilat letėrsinė e kanė zbritur nė nivelin e kryesit tė detyrave, qė nga Platoni, nėpėr mendimin e shekujve 18 e 19, nėpėr artin e angazhuar tė Sartrit, deri te pikėpamjet e Lukaēit dhe tė realizmit socialist. Kjo rrugė e zhvillimit tė mendimit mbi letėrsinė ka bėrė ideologjizimin e metodave krijuese dhe tė pikėpamjeve mbi letėrsinė. Gjithnjė nė kėtė rrjedhė tė mendimit autori do tė konstatojė se pėrballė shundit kapitalist nė letėrsi, ekziston edhe shundi socialist. Ndėrsa ballafaqimi i tipeve tė autorėve s'thotė gjė nė karakterizimin e tipit tė letėrsisė me konstatimet: letėrsi progresive, letėrsi reaksionare, sepse nė kėtė mėnyrė thjeshtėsohet vepra letrare, zhvishet nga shumė vlera dhe vlerėsohet vetėm nga aspekti ideologjik e shpesh edhe nga qėndrimi politik. Edhe mendimet mė radikale, kur interpretohen njėanshėm, thjeshtėsohen dhe dogmatizohen. Njė gjė e tillė ka ndodhur edhe me vetė mendimet e Marksit mbi letėrsinė, tė cilat shpeshherė janė rimarrė e janė diskutuar e keqtrajtuar duke u larguar nga konteksti dhe mėnyra e pėrgjithshme e tė menduarit tė kėtij dijetari.
Si kundėrvėnie mėnyrės sė mbyllur dhe dogmatike tė tė menduarit mbi letėrsinė, si dhe artit e letėrsisė qė pėrkufizohet vetėm nė disa pika tė interesimit, Ibrahim Rugova ia vė artin e hapur, term i dalė nga njė koncept i Umberto Ekos, Vepra e hapur, e cila i pėrgjigjet njė shoqėrie funksionaliste e tė hapur. Kjo ėshtė vepra qė nuk mbėshtetet nė definitet (pėrmbyllje), por nė apertativitet (hapje); gjithė kjo edhe nė nivelin e hapjes dhe thurjes sė jetės nė vepėr, si dhe tė hapjes sė vetė tekstit artistik pėr komunikime tė pareshtura, lexime e interpretime.

Dilaver
01-11-05, 17:53
3. Arti i interpretimit

Nė artikullin Nga ontologjia e veprės artistike letrare autori jepet tė shpjegojė mėnyrėn e objektivimit tė veprės artistike, do thėnė ndryshe fenomenologjinė e krijimit tė saj nė njė qenie tė mėvetėsishme, pėr veten mė parė, qė ka njė sistem tė vetin tė tė qenit dhe tė qeniesimit. Argumentimi nis kėtu qė nga teoria e Marksit: “Nė prodhim objektivohet personaliteti e nė personalitetin objektivohet sendi”. Pra, rruga e transformimit krijues tė njė "prodhimi" shpirtėror siē ėshtė vepra letrare; pėr t'u mbėshtetur mė vonė nė argumentimet e dijes fenomenologjike tė Huserlit, Hartmanit, Ingardenit, dhe sė fundi tė Martin Hajdegerit, i cili thotė: E vėrteta e botės ėshtė njė vetė-vendosje-e-tė-vėrtetės-nė-vepėr. Shkallėt e objektivimit tė veprės letrare derisa ajo bėhet qenie pėr veten nė tė parė e mandej edhe qenie nė botė, janė pėrcjellė edhe nė mendimet e Mihail Bahtinit. Nė kėtė rrugė tė argumentimit fenomenologjik dhe ontologjik janė hetuar e pranuar si tė vlefshme tri planet qendrore tė veprės artistike: material-fizikal, paraqitės-objektor dhe shpirtėror-metafizik. Plani i tretė ėshtė mė i rėndėsishmi, pra ėshtė vepra vetė, dhe interpretimi i letėrsisė duhet tė lidhet mė shumė pėr kėtė plan.
Autori, posa pėrfundon diskutimin e mėnyrės sė objektivimit ose tė krijimit tė veprės, i jepet problemit tė trajtimit tė saj, pra interpretimit. Prandaj, shtron ēėshtje metodologjike tė kritikės e nėpėrmjet diskutimeve, shpesh shteruese, e ē'ėshtė me rėndėsi bindėse, vjen nė pėrfundim se kritika qėndron nė mes theorisisit dhe praksisit. Barti do tė thotė: shkenca i hulumton kuptimet e kritika i prodhon ato. Pra, kritika nuk e "pėrkthen" veprėn, por krijon sistematikisht njė kuptim tė saj. Pėrfundimi: kritika letrare si disiplinė e letėrsisė gjendet midis teorisė dhe artit letrar... midis shkencės dhe artit. Kjo do tė thotė se interpretimi duhet tė niset nga vetė teksti, nga ajo qė ėshtė e dhėnė nė atė formė, pėr t'i nxjerrė mė tej edhe relacionet e tjera edhe tė jashtė tekstit. E teoria qė ėshtė sistem i pėrvojės dhe i dijes ėshtė bazė pėr interpretimet konkrete. Kėshtu interpretimi, duke u ngritur nga teksti, pėr tė prodhuar kuptime tė reja tė tij, tė tekstit; ėshtė pra njė art, art i interpretimit.

Dilaver
01-11-05, 17:54
4. Vlerėsia e metodave

Intelektualisht i formuar si armik i tė gjitha tipeve tė dogmatizimit tė mendimit mbi letėrsinė dhe i provuar me shkrim nė kėtė vepėr, Ibrahim Rugova asnjėherė nuk flet pėr Metodėn, po pėr metodat, nuk flet pėr Interpretimin, po pėr interpretimet. Ai rimerr, shqyrton dhe vlerėson rezultatet e metodave tė ndryshme tė kritikės nė shekullin 20, tė cilat i lidh njė karakteristikė e pėrbashkėt se i kundėrvihen pozitivizmit; dhe pėrfill rezultatet e ēdonjėrės veē e veē, pa pas kėrkuar qė ndonjėra prej tyre ta marrė flamurin e proklamimit tė sė vėrtetės mbi veprėn letrare. Me sa fytyra del e vėrteta letrare nė shqyrtimin e letėrsisė? Vlera e kėtyre teorive ėshtė se i ikin empirizmit dhe pozitivizmit dhe merren drejtpėrdrejt me objektin, me veprėn. Dėshirės klasifikuese tė kėtij autori nuk i shpėton edhe kėsaj here grupimi i kėtyre metodave nė teori filozofike estetike dhe nė teori scientiste, qė si rrugė tė sjell nė pikėn e parė: nė studimin filozofik tė letėrsisė - nė filozofi tė letėrsisė dhe nė studimin letrar tė letėrsisė - pra nė estetikė dhe nė poetikė, nė dy anė, nė dy fusha, qė prapė nuk janė njė. Kjo vetėm tregon pėr heterogjenitetin e sotėm tė metodave interpretuese dhe shpjeguese tė letėrsisė, tė cilat, prapė, nuk janė shpikje tė rastit, por tė kushtėzuara nga tekstet artistike moderne edhe pėrnga idetė edhe pėrnga ndėrtimet. Kjo sjell te mohimi edhe i njėhershėm i normimit tė mendimit mbi letėrsinė. Pra, ēėshtjet duhet tė lihen tė hapura. Mė shumė duhet tė shtrohen pyetje sesa tė jepen pėrgjigje tė pėrfunduara.

Dilaver
01-11-05, 17:54
5. Tekstet shqipe

Nė vijim autori bėn interpretimin e dy teksteve kritike tė traditės sonė: njė tė Faik Konicės dhe njė tė Migjenit, nėpėr interpretimin e tė cilėve dalin dy qėllime tė para tė autorit, qė duhen tė pėrshėndeten e tė pėrkrahen. I pari, tė vlerėsohet e tė rivlerėsohet mendimi ynė teorik, kritik e estetik, qė krijon njė bazė tė fortė qė nė shekullin 19, edhe pse ndonjėri nė mesin tonė edhe sot mund tė thotė se kjo punė fillon me ne, me kohėn tonė. I dyti, kėto interpretime pėrforcojnė mendimin e autorit tė kėrkuar kudo se veprat e tekstet duhet tė diskutohen haptas me argumente e pa komplekse. Nė tė ardhmen kėshtu duhet tė bėhet edhe me tekstet teorike e kritike tė autorėve tė tjerė qė tashmė i pėrkasin fondit tė traditės. Nė diskutimin mbi tekstin e Konicės, Ibrahim Rugova pranon mendimin dhe pėrkufizimin e drejtė tė kritikės shqipe nga ky autor i shqipes e dijetar me interesime tė gjera qė nė vitin 1906. Nga ana tjetėr, interpretimi i njė letre teorike tė pabotuar tė Migjenit, nxjerr nė shesh se poeti ynė i njohur ka qenė i preokupuar me probleme tė pėrgjithshme tė artit dhe ka pasur pikėpamje tė drejta e tė gjera pėr artin; e qė ky poet nė studimet shqipe deri vonė ėshtė krijuar si miti i poetit social. (Njė pėrpjekje demitizimi tė Migjenit, duke u mbėshtetur nė tekstet e tij artistike, e ka bėrė Mensur Raifi nė librin e vet Fan Noli dhe Migjeni). Kėto dy interpretime na thonė edhe mė shumė, na tėrheqin vėrejtjen se mendimi ynė teorik i tė shkuarės ka mbetur edhe sot i panjohur pėr lexuesit, i pasistemuar dhe i pavlerėsuar si duhet nga pozita e sotme. Le tė pėrkujtojmė edhe njė herė kėtu mendimet dhe idetė e Ēabejt shumė tė drejta pėr letėrsinė shqipe, qė nuk janė zhvilluar si duhet mė vonė, apo ndonjėherė janė marrė nga studiues tė mėvonshėm pa u pasė pėrmendur burimi.
Nė frymėn e kėrkimeve teorike nė librin Kah Teoria, janė edhe dy studime tipologjike pėr letėrsinė shqipe. Njėri pėr letėrsinė e re shqipe te ne dhe njėri pėr letėrsinė e Rilindjes nė lidhje kontinuitive me letėrsinė e sotme. Duhet tė thuhet se kėto dy studime janė mjaft tė bazuara nė studimet tona nė kėto fusha e tema, edhe pse nė shumė pika mendimet e tė tjerėve rimerren dhe diskutohen. Pra, ka pėrpjekje tė sistemohet njė dije. Mė duket interesant pėrfundimi se temat e poezisė sė Rilindjes janė bartur nė letėrsinė e sotme; ndryshimet mė shumė konsistojnė nė shpėrndėrrimet poetike.

Dilaver
01-11-05, 17:55
6. Vetėdija kritike dhe Qėndrimi

Ibrahim Rugova ndėr elemente tė kritikės njeh: shqyrtimin, vėshtrimin, argumentimin, vlerėsimin, qėndrimin. Kėsaj radhe metodike e metodologjike nuk i pėrmbahet symbylltas, po e gjejmė tė aplikuar nė diskutimet e tij nė kėtė libėr. Sidomos del nė pah njė vetėdije kritike e plotė, e mbėshtetur nė argumentime gati shteruese, ē'ėshtė mė e rėndėsishme, e shoqėruar pėrherė me njė qėndrim kritik. Vlera e librit hetohet nė shumė pika. Sė pari pse sjell shumė informacione mbi dijen moderne pėr letėrsinė, tė cilat informacione nuk kanė munguar te ne, jo sidomos nė decenien e fundit, po kėtu marrin njė formė teorike mė tė sistemuar. Vlera tjetėr e librit ėshtė se gjatė diskutimit, pėrherė i drejtohet gjendjes sė studimeve tona teorike dhe kapet me probleme tė letėrsisė shqipe, duke u pėrpjekur edhe tė propozojė zgjidhje. Etja e tij pėr hapje tė madhe me dijen moderne dhe tė kohės shihet edhe nga interpretimi i ligjėratės sė Rolan Bartit, kėtij dijetari tė madh dhe burimi tė shumė ideve tė reja pėr letėrsinė, pra ligjėratės inauguruese tė njė semiologjie letrare. Pra, vlera e parė e librit ėshtė hapja ndaj ideve tė reja, diskutimi argumentues, qėndrimi kritik, dhe sė fundi shkrimi i ngjitur nė njė sistem tė qėndrueshėm, qė krijon njė vijė mjaft tė fortė tė trajtimit tė ēėshtjeve tė letėrsisė te ne, tė cilat kur diskutohen, shpesh mė shumė mjegullohen sesa ndriēohen.
Nė fund, kėtij shkrimi duhet t'i bėhet njė vėrejtje, jo sa pėr tė thėnė, po vėrejtje qė ndoshta e shtyn tė mendojė autorin. Ibrahim Rugova, duke ndjekur me ngulm njė metodologji, nganjėherė zbret nė njė metodikė tė trajtimit. Kjo ngjet mė sė shpeshti kur diskutimin dhe idetė e veta ia adreson e i detyron rrethit tonė letrar, i ushqyer nga kėrkesa qė libri i tij tė jetė i aplikueshėm nė kėtė situatė, do tė thotė i udhėhequr nga dėshira qė gjendja tė ndryshohet. Nė kėso rastesh teksti kritik i ngjet ligjėratės, mėsimit.
Pėr tė gjitha ēėshtjet e riaktualizuara nė kėtė shkrim dhe pėr ato qė nuk janė prekur, libri Kah Teoria i Ibrahim Rugovės ėshtė ngjarje nė kritikėn tonė dhe hyn nė familjen e librave tė tjerė, mbi tė cilėt nė tė ardhmen nuk mund tė kalohet, kur bisedohet pėr letėrsinė tonė, besoj, u pajtuam apo nuk u pajtuam me ta.

Dilaver
01-11-05, 17:55
III. TEORIA E POEZISĖ
(Strategjia e kuptimit)


--------------------------------------------------------------------------------

1. Eseu, Kritika

Libri i tretė i Ibrahim Rugovės, Strategjia e kuptimit, ndahet nė tri pjesė: Ese, Kritikė dhe Teori e poezisė shqipe nė Jugosllavi. Duke lexuar kėto emėrtime tė pjesėve menjėherė mund tė theksohet se nė kėtė libėr mė sė miri pėrfaqėsohen pikėpamjet e kėtij autori pėr kritikėn, pėrkufizimi i sė cilės bėhet gjatė vetė procesit tė njohjes dhe tė studimit tė letėrsisė, pra nė vetė trupin e saj. Tre kapituj shenjojnė qartas pikat kryesore tė interesimit tė Rugovės si kritik qe njė decenie e mė shumė, dhe jo vetėm qė pėrfaqėsojnė farėt mė kryesore tė manifestimit tė kritikės pėr letėrsinė. Nė fillim ėshtė eseu si kontakt i parė i drejtpėrdrejtė dhe i domosdoshėm me letėrsinė, pėr tė provuar e formuar njė ide apo njė pamje tė artit letrar. Nė kėtė formė, shkrimi kritik ėshtė mė tepėr kėrkim dhe ėshtė i liruar nga formulimet e pėrfunduara. Si i tillė, pos gjakimit tė rezultatit, gjakon edhe provėn e sharmit nė shkrim. Kėshtu qė del shkrim qė lexohet me interes dhe me njė kėnaqėsi. Nė kėto tipe tė shkrimeve kritike, kėrkohen, hetohen e gjurmohen tema letrare dhe fenomene qė nuk janė tė lidhura as vetėm me njė gjini letrare, e as me njė autor, apo njė periudhė. Thelbin e shkrimit tė eseut letrar e pėrbėn interesimi i autorit nė fushėn e letėrsisė. Nga ana tjetėr, moskėrkimi i formulimeve pėrfundimtare, shkrimin kritik e bėn mė tė ēlirė dhe tė lexueshėm. Prandaj, shpesh na duket se nė kėtė tip shkrimi edhe mund tė lexohen faqet mė tė suksesshme tė kritikės sė Ibrahim Rugovės.
Pjesa e dytė e librit, Kritikė, ka tė bėjė vetėm me poezinė tonė mė tė re, dhe pėr aq sa i largohet shkrimit tė lirė tė eseut, pėr aq i afrohet shkrimit tė destinuar. Kritika realizohet tash mė afėr tekstit dhe bazohet nė analiza tė shkurtra e tė shpejta, konkrete, duke pėrmbajtur nė vete kėrkesėn hetuese e shpjeguese, gjithė nė vijėn e destinimit tė tekstit; shumica janė tė shkruar si parathėnie veprash tė autorėve tanė. Po, nė tė njėjtėn kohė, kjo kritikė mbėshtetet nė mendimin e formuluar dhe tė karakterizuar duke e parė fenomenin konkret letrar brenda poezisė shqipe bashkėkohore. Kjo pjesė e librit, nė kėtė aspekt, ėshtė e lidhur funksionalisht me pjesėn e tretė qė merret me teorinė e poezisė. Duhet tė shihet si lexim konkret i veprave, si kėrkim dhe prodhim i kuptimeve, a priori, pėr tė artikuluar njė klasifikim e tipologji, a posteriori. Kjo kritikė e dėshmon kėtė kėrkesė tė veten nga rasti nė rast mjaft qartė, sepse formulimet e saj do tė pėrsėriten, do tė rimerren nė kapitullin vijues, tė teorisė sė poezisė, duke u vėnė nė njė kontekst mė tė gjerė tė poezisė bashkėkohore shqipe. Me njė fjalė, kjo pjesė e librit manifestohet si njė lexim i zgjedhur, si kritikė e zgjedhur, apo si shkalla e parė e pėrgatitjes pėr tė kaluar nė terrenin e teorisė.

Dilaver
01-11-05, 17:56
2. Teoria e poezisė

Pjesa kryesore e librit ėshtė kapitulli Teoria e poezisė shqipe nė Jugosllavi, qė ka, prapė, dy pjesė themelore: Teorinė e tipologjisė dhe Artikulimin tiplogjik. Do tė thotė pjesa e parė e studimit ka tė bėjė me metodėn dhe me metodologjinė, mė saktė me disiplinėn e studimit tė poezisė, ndėrsa pjesa tjetėr me artikulimin konkret tė kėtij studimi, apo mbi rezultatin e kėrkimit nė veprėn letrare. Kjo nuk ėshtė e rastit nė kėtė studim. Esencialisht, ėshtė vetėm sublimim i njė kėrkese, e cila shtrohet herė mė haptas e herė mė tėrthortė nė gjithė shkrimet kritike tė kėtij autori: kritika nuk duhet tė synojė vetėm mendimin, po nė trupin e vet duhet ta pėrmbajė qartė edhe demonstrimin e kėrkimit si njė proces, gjė qė bėn nganjėherė kritikėn tė marrė trajtėn e librit tė mėsimit tė letėrsisė. Fundja, kėsaj radhe, nė kėtė libėr kjo kėrkesė ėshtė thėnė qartė nė vetė parathėnien "... pėr tė vėrejtur jo vetėm ē'thotė vepra, po edhe ē'thotė dhe si e thotė kritiku".
Kėrkesa themelore e kapitullit qendror tė librit ėshtė ndėrtimi teorik i njė sistemi poetik tė poezisė sonė bashkėkohore, duke hetuar dallimet mbrenda kėtij sistemi si dhe funksionalizimin e tyre nė procesin e formimit tė tij. Ngritjen teorike tė kėtij sistemi tė poezisė sonė Ibrahim Rugova e provon me analiza, me formulime dhe, diku mė nė fund, edhe me ilustrime, qė kanė formėn e zgjedhjes sė teksteve poetike. E gjithė kjo pėr tė provuar tezėn e vet dhe pėr tė pėrforcuar me tė gjitha mjetet demonstruese tė kėrkimit edhe vlerėsinė e rezultatit tė saj. Vetė titulli i studimit, Teori e poezisė, nėnkupton njė nivel mė tė lartė tė abstragimit nė shkrimin pėr letėrsinė qė do tė dallohet dukshėm nga shkrimet e pėrparshme tė tij edhe nė kėtė libėr. Tashti gjuha e kritikės merr nivelin e formulimeve qė kanė karakter tė pėrfaqėsimit tė njė ideje pėr njė fenomen duke gjakuar theksimin e esencave tė tij. Analizat kėtu mė nuk duken, mendimet e formulimet vetėm shfaqen si rezultat i tyre. Fundja, e gjithė kjo bėhet pėr tė artikuluar tri tipe tė poezisė sonė bashkėkohore. Pėr tė ngritur njė teori tė poezisė, e cila ėshtė nė zhvillim, punė e rėndė pėr t'u pėrballuar.

Dilaver
01-11-05, 17:56
3. Tri tipe tė poezisė

Tri tipet e poezisė bashkėkohore shqipe qė artikulohen kėtu: 1. Poezi afirmative, 2. Poezi subjektive dhe 3. Poezi objektive, janė nė njė mėnyrė vijim i klasifikimit: poezi e entuziazmit, e lirizmit dhe objektive, tė cilave u atribuon elementet estetike, tė pasqyrimit, pėrjetimit dhe trajtimit, qė e kishte bėrė po ky autor nė librin e vet Kah teoria. Dallimi ėshtė nė esencė se atje mė shumė idetė artikuloheshin si teza dhe kapnin gjithė korpusin e letėrsisė sonė bashkėkohore, kurse kėtu pėrqendrohen nė ngritjen e sistemit teorik tė njė gjinie letrare, tė poezisė. Duhet theksuar menjėherė se teoria e Rugovės rreth poezisė sonė tė re dhe vetė ky klasifikim, qė del nė bazė edhe tė analizave letrare paraprake, nuk mbėshtetet vetėm nė njė kriter qendror. Pėrfundimet e tij bazohen nė kėrkime nė nivele tė ndryshme tė tekstit tė poezisė qė kapin figurėn, dallimet nė funksionalizimin e saj, mė tutje edhe vetė diskursin poetik, pėr tė prekur dhe preokupimet themelore tė saj, si dhe idetė. Megjithėkėtė nė klasifikimin e tij hyn domosdo koha, me njė fjalė, konteksti shoqėror, pra edhe elementi i kushtėzimit shoqėror tė formave dhe tė tipeve tė shkrimit. Kjo vėrehet edhe nė vetė emėrtimet. Po, mbi tė gjithė ngritet njė kriter qė do tė shqiptohet nė emėrtimet e tipeve, ėshtė ky raporti i krijuesit, subjektit krijues dhe materies letrare, duke e marrė kėtė nė procesin e formėsimit letrar, po dhe si rezultat tė pėrfunduar, tashti si objekt, qė do tė pėrfaqėsohej me terma tė tjerė, si realitet tjetėr letrar karshi njė realiteti jetėsor. Pra, nė esencė, ngritet raporti Subjekt - Objekt, qė del nė dy nga tipet. Ndėrsa tip i parė, qė dikur shihej si entuziazėm, pra gjithnjė nė njė ndėrvarshmėri me njė ide shoqėrore, tashti del si afirmim. Rugova klasifikimin e vet tipologjik do ta bėjė edhe me vlerėsinė e vetė teksteve, pra nuk ka tė bėjė vetėm me karakterizim po edhe me vlerėsim. Prej kėndej, poezia objektive i del pėrnga vlerat mė e rėndėsishme se dy tipet e para. Kjo do tė thotė se nė teorinė e vet tė poezisė sonė ai, nga ana tjetėr, krijon edhe njė pamje tė zhvillimit tė poezisė sonė. Dy kėrkesat e tij janė vėshtirė tė provohen sidomos nė shkrimet qė kanė karakter kryesisht teorik e formulativ. Tezat e veta Rugova i argumenton me libra dhe sidomos me autorė tė veēantė. Edhe nga ky aspekt sikur krijohet njė kronologji e veprave dhe autorėve dhe mė nė fund e vlerave, nė aspektin e paraqitjes. Mirėpo, problemet dalin pikėrisht me autorėt, nga njė anė, dhe me poezinė qė kapet tė trajtohet teorikisht nė njė prerje sa kohore aq aktuale. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse kemi pak poetė qė kanė tė formuar njė sistem tė vetin tė ideve, madje edhe tė shkrimit poetik. Me njė fjalė, pak ka individualitete qė pa mungesė dhe pa tepricė mund t'i pėrgjigjen njė tipi tė shkrimit apo, mė nė fund, njė tipi tė poezisė. Kjo shtron ēėshtjen e bashkėjetesės pėrnga kushtet e krijimit, pėr tė mos thėnė pėr ndikimet e ndėrmjetvetshme qė janė tė dukshme dhe nganjėherė prekin problemin e imitimit. Natyrisht qė kėto probleme nė kėtė studim tė Rugovės nuk janė trajtuar deri nė fund, gjė qė nuk ka lejuar dhe mėnyra e kėrkimit, po duhet tė theksohet se janė tė mėdhenj, bile nganjėherė tė pakalueshėm, nė rrugėn e ēfarėdo shkrimi qė ka karakter pėrgjithėsues pėr poezinė tonė tė re. Kėtė problem, shihet, e ka hetuar edhe vetė autori kur me emra bėn ilustrimin e tipeve tė poezisė, disa emra autorėsh i dalin nė mė sė paku dy tipe, dhe jo vetėm nė aspektin e zakonit tė pranuar ndėrdijshėm se nė rininė e parė poetėt e shkruajnė mė fuqishėm intimėn, por edhe nė aspektin e trajtimit letrar dhe tė vetė ideve dominuese nė poezi. Njė problem tė tillė do ta ndriēonte njė studim i natyrės pak mė tjetėr, i natyrės sė hetimit tė tendencave kryesore nė poezinė tonė, duke nisur nga akti i paraqitjes sė tyre, nėpėr pikat e realizimit tė tyre kryesor. Me njė fjalė: pėr t'u parė ku janė ato artikulime poetike autentike, e ku janė tė bartura nga tė tjerėt apo edhe tė imituara e tė shpifura.

Dilaver
01-11-05, 17:57
4. Vlerėsimet

Ėshtė e qartė, problemi i hetuar mė parė e ka shpėnė autorin qė nė fund tė teorisė sė vet tė poezisė tė shtojė kapitullin Vlerėsime, qė pėrnga natyra e tė shkruarit dhe destinimi, njėmend nuk ka shumė tė bėjė me njė teori tė shtruar mė parė me sistemin poetik. Do tė thosha mė mirė, ėshtė tepricė e kėtij sistemi. Teksti i vlerėsimeve ndėrron kryekėput nga teksti kritik i gjithė librit, nga ai sharmant e iniciues i problemeve nė esetė, nga analiza argumentuese nė kritikat dhe nga abstragimi i ngritur nė sistem nė teorinė. Ky tashti ėshtė njė tekst formulativ i prerė, i pėrfunduar totalisht, qė nė aspektin pėrfundimtar tė mendimit dhe tė formulimit merr karakterin edhe tė ekskluzivitetit nė vlerėsimin e poezisė dhe tė librave tė autorėve veē e veē. Duhet tė pranohet menjėherė, njė tekst i rėndė kur kemi tė bėjmė me poezinė dhe kur tė jetė i lexuar menjėherė mbas shkrimeve tė tjera tė pėrmendura. Nė shkallėt e vlerėsimit tė veprave konkrete poetike kėtu ėshtė mė e larta: libėr i mirė e me ndikim, formulim qė vetvetiu e fut nė lojė problemin e ndikimeve e ndėrndikimeve nė poezinė tonė, jo vetėm nė njė aspekt. Mirėpo, ēėshtja ėshtė theksuar, ėshtė markuar pėrfundimisht e nuk ėshtė shpjeguar nė proces, e pse jo, u pėrmend edhe mė parė. Nga ana tjetėr, ky lloj shkrimi e nxjerr kritikėn nė fushėn e funksionalizimit tė saj shoqėror e letrar para sė gjithash, nė fushėn e mohimit, pranimit, vlerėsimit. E kthen atė nė njė instrument shoqėror e letrar veprues. Duket se njė natyrė e kėtillė e manifestimit tė kritikės nuk mund tė rrinte mirė nė njė tekst tė shqyrtimit teorik, pra mė lehtė do tė rrinte sa mė larg tij. Sepse derisa i pari me gjithė forcėn e dijes tenton tė krijojė njė sistem tė argumentuar poetik, shkrimi i dytė kthehet nė ekskluzivitetin e pranimit apo mospranimit konkret tė vlerave tė dhėna, me njė fjalė ėshtė njė aparaturė pėr mbrojtjen e sistemit tė parė tė krijuar, i cili mund tė jetė i pranueshėm pėr aq sa ėshtė i argumentuar mbrenda kėrkesave qė ia shtron vetes dhe jo nė mėnyrė tjetėr. Kėtu nuk diskutojmė pėr pajtimin apo mospajtimin me vlerėsimet konkrete tė veprave. Niveli i tillė i diskutimit mund tė jetė gjithmonė i papėrshtatshėm, qoftė ai pranues apo mohues, sepse fundja autori e ka tė drejtėn e vet qė tė mohojė apo tė pranojė dhe sė fundi tė vlerėsojė nė bazė tė kritereve tė veta letrare dhe tė pikėpamjeve; e mė nė fund tė botėkuptimit.
Mė duket se edhe kėtu, nė kėtė vepėr me interes tė kritikės sonė tė re, poezia nuk kalon mirė me sistemin. Ndoshta pse poezia pėrnga natyra e vet shkruhet dhe lexohet mė sė miri jashtė sistemit. Poetėt do tė thoshin edhe mė shkurt: poezia nuk i ka punėt mirė me erudicionin. Mund tė jetė.

Dilaver
01-11-05, 17:57
IV. KĖRKIMI I KUPTIMIT
(Vepra e Bogdanit 1675-1685)


--------------------------------------------------------------------------------

1. Karakteri i veprės

Vepra e Pjetėr Bogdanit Cuneus prophetarum, para sė gjithash, ėshtė njė doktrinė e krishterė, pra njė mėsim, qė jepet nė arsyetimin e fesė dhe ngre nevojėn e forcimit tė besimit duke pasur parasysh njė ambient konkret, ambientin e shqiptarėve. Shpjegimi pėr fenė dhe mėsimi pėr krishtenizmin ėshtė nisur nė Biblėn e Vjetėr, po mbėshtetjen kryesore e ka nė Biblėn e Re dhe nė shpjegimet e dijetarėve tė hershėm teologė, e sidomos te Shėn Augustini, veēmas nė veprat e tij De Civitate Dei dhe Rrėfimet. Ndoshta pikėrisht mbėshtetja nė Shėn Augustinin i jep jetė njė pėrjashtimi kaq tė fortė dhe me ēdo kusht tė argumentimeve fetare tė Ebreizmit dhe Islamizmit, pėrjashtim qė do tė provohet nė secilėn pikė tė diskutimit me radhė.
Po u desh tė gjinden dhe tė hetohen elementet origjinale tė Bogdanit nė shpjegimin dhe trajtimin e kėtyre problemeve, pa tjetėr shtrohet pėrpara kėrkesa qė vepra e tij tė lexohet duke e pasur pėrpara Vulgatėn latine tė Biblės, nė tė cilėn i ėshtė dashur tė mbėshtetet atij nė thelb. Pra, origjinaliteti i tij mund tė kėrkohet nė tepricėn e argumenteve qė mund tė gjendeshin karshi tekstit bazė ku ėshtė mbėshtetur; nė kėtė mėnyrė mund tė hetohen idetė e tij origjinale nė shpjegim, por jo edhe nė doktrinė.
Trajtimi i problematikės sė Shkrimit tė shenjtė nė veprėn Cuneus prophetarum ėshtė krejt nė frymėn e interpretimeve latine, nė radhė tė parė tė Shėn Augustinit, simbas tė cilit, ēdo gjė nė kėtė shkrim (ėshtė fjala pėr Biblėn e Vjetėr) qė nuk mund tė lidhet direkt me nderin (apo njerėzinė) e zakoneve dhe me tė vėrtetėn e fesė (katolike), duhet tė konsiderohet alegorike. Kjo ka tė bėjė sidomos me interpretimin e pikave ireale tė Shkrimit tė shenjtė, qė bėjnė besimtarin tė largohet nga udha e fesė, besimit. Nga ana tjetėr, pėr judaistėt, tė gjitha tė vėrtetat morale dhe filozofike janė tė fshehura nė Biblėn e Vjetėr.
Duke u nisur nga tradita latine e shpjegimit tė Shkrimit tė shenjtė, shkrimi i shenjtė nė kėtė vepėr trajtohet nė katėr kuptime, nivele: njėri prej tyre ėshtė i fjalėpėrfjalshėm, i drejtpėrdrejtė, dhe tre tė tjerėt janė tė figurshėm: tropologjik, alegorik dhe anagogjik.

a). Kuptimi alegorik:
ėshtė kuptimi kryesor i figurshėm nė raport me mėsimet e Ungjillit.
b). Kuptimi tropologjik:
pėrmban njė kuptim moral, individual, duke kaluar nėpėr tė cilin Zoti qorton apo lavdon shpirtin njerėzor.
c). Kuptimi anagogjik:
ėshtė ai qė dallon nė mesazh njė aluzion nė tė vėrtetat metaforike e morale: jeta e ardhshme, gjyqi i fundit, dėnimi i pėrjetshėm...

Nė mbėshtetje tė kėtij interpretimi, Shėn Augustini kėtė princip mė shkurt e formulon kėshtu: "Nė Dhjatėn e Vjetėr ėshtė e fshehur Dhjata e Re, Dhjata e Vjetėr zbulohet nė Dhjatėn e Re", parim i po kėtij autori qė kur citohet nga Bogdani nė veprėn e pėrmendur ka kėtė formulim: "Marrėm vesh sa mundemi, qish mos mundėmi besojmė".
Kjo frymė teorike e shpjegimit tė Shkrimit tė Shenjtė ėshtė trajtuar pikė pėr pikė kėshtu nė veprėn Cuneus prophetarum, nė Shkallėn II, Ligjėrata I, nga interpretimi i sė cilės mundet dhe duhet tė lexohet e gjithė vepra e tij e pėrmendur.
Nė aspektin e shpjegimit tė Krijimit tė shenjtė dhe tė Trinisė, vepra e Bogdanit si ide nuk ka ndonjė tė re dhe nuk mund tė kishte. Kėrkimi i origjinalitetit tė tij, prapė, ēon nė hetimin e shpjegimeve tė tij konkretizuese, pra nė mėsimin e tij tė fesė, qė nė njė anė do ta kenė bazėn e vet argumentuese nė filozofinė e filozofėve antikė, Aristotelit, Platonit e Senekės, qė ngritet nganjėherė edhe deri te sensualizmi i mėvonshėm, dije qė citohet herė me emra autorėsh e herė pa ta. Konkretizimi i shpjegimeve tė tij, nga ana tjetėr, ka tė bėjė me gjeografinė dhe me dijen e mesit, prandaj mund tė gjejmė nė veprėn e tij tė pėrmenden, Pashtriku, Prizreni, Shkupi, Shkodra, Drini, Vardari, madje edhe referencat historike tė ambientit: mundja e Vuēi Pashės nė Malėsi, apo ndonjė pėrshkrim sociopsikologjik i banorėve tė vendit tė vet. Shpjegimin e doktrinės sė vet, mė tutje, e forcon me njė ton tė rreptė, tė sertė tė polemikės me karakter kundėrshtues, ndaj Islamizmit dhe tė Judaizmit. Polemika e tij, karakteri pėrjashtues ėshtė i pandalshėm, sa qė mendimin e Muhamedit se me ujė lahet tė fėlliqtit, mėkati, duke aluduar pėr abdesin, e quan mashtrues, sepse, simbas tij, shpirti lahet nga mbrenda. Po me kėtė sertėsi pėrjashtuese diskuton shkallėt e krijimit dhe tė njohjes sė ebrejve, duke pėrjashtuar triadėn e Talmudit dhe tė Kaballės.
Dokumentimin dhe arsyetimin e moralit, etikės sė krishterė, Bogdani e jep nė veprėn e vet nė Shkallėn II, Ligjėratėn VI, duke njohur dhe emėrtuar tė kėqijat e djallit qė kanė hyrė nė shpirtin e njeriut: madhėshtia, smira, mėria, pritesa, lakmia, gryksia, kurvnia; dhe shėrimin e njeriut nga kėto e jep nėpėrmjet shembullit tė kryqimit tė Krishtit, Krishtit tė kryqėzuara.

a). Me uljen e kokės nė kryq, u mjekua madhėshtia.
b). Me uratė pėr armiq, ndiqet mėnia.
c). Me tė ēelurit e krahėrorit largohet smira.
d). Me te bajturit e kokės, pritesa.
e). Duke u dhėnė teshat e veta atyre qė e kryquan, mundet lakmia.
f). Me pirjen e helmit, gryksia.
g). Me tė rrahurat qė duroi, flaket kurvnia.

Gjithė kjo edhe nga aspekti moral e etik shpjegon dhe pėrfaqėson filozofinė e flijimit tė krishterė, qė si dimė ka marrė karakterin e njė maksime tė hetuar edhe te Tolstoji: jo kundėr tė keqes me dhunė. Filozofia e flijimit tė Krishtit-hero kėtu gjen njė shpjegim tė saktė moral dhe njė pėrfaqėsim shembullor.
Nga sa shihet, vlera e parė e veprės sė Bogdanit, Cuneus prophetarium, nuk ėshtė filozofia dhe ideologjia e tij fetare e krishterė, por se ėshtė vepra e parė e shkruar nė shqip, mė sė pari pėr rėndėsinė e kapjes sė njė shqipeje tė vjetėr nė provėn e saj me njė dije dhe diskutim tė kohės. Studimet shqiptare gjithmonė do tė jenė mė tė dobishme dhe mė produktive kur merren me kėtė anė tė kėsaj vepre tė rėndėsishme tė kulturės sonė.

Dilaver
01-11-05, 17:58
2. Kėrkimi, Metoda, Rezultati

Ibrahim Rugova nė studimin e vet monografik, Vepra e Bogdanit 1675-1685, i ka hyrė njė pune tė rėndė dhe tė rėndėsishme, me pėrpjekje e synim qė kėtė vepėr ta bėjė tė njohur sot, tė kapshme sot, me njė fjalė ta riaktualizojė, duke bėrė analizėn e saj dhe duke u pėrpjekur edhe tė krijojė portretin krijues dhe intelektual tė Pjetėr Bogdanit. Puna ėshtė e rėndė, sepse pėr tė, para sė gjithash, nevojitet njė formim i fortė filologu, madje filologu klasik dhe albanologu nė tė njėjtėn kohė, dhe e dyta se studime tė kėsaj natyre ka pak deri mė tash nė kulturėn tonė. Pėr kėrkimin e tij, mandej metodėn, dhe pėr rezultatet mund tė fillohet diskutimi ndoshta duke cituar disa nga mendimet qė gjinden nė monografinė e tij, tė cilat e shqiptojnė gjendjen e subjektit kėrkues para veprės qė studiohet, apo edhe para njė subjekti tjetėr krijues (Bogdanit) tė larguar nė kohė pėr tre shekuj. Citatet pėrfaqėsojnė edhe mėnyrėn e pėrjetimit tė kontaktit tė parė, familjarizimin me veprėn dhe mė nė fund disa nga pėrfundimet:

Dhe njėmend, u habita, u befasova... Mirėfilli u entuziazmova dhe iu ktheva punės, qė kėtė intuicion dhe entuziazėm ta kthej nė argument dhe nė vlerėsim, shkurt, nė njohje tė veprės. f. 11.

Kėshtu gjenetikėn e tekstit tė veprės sė Bogdanit e ndėrtuam kryesisht nė bazė tė literaturės ekzistuese, e jo tė hulumtimeve burimore, sepse ajo ende njihet pak f. 12.

Kemi bėrė njė kompromis metodologjik: Kurcius, Bart, Lihaēov. f. 13. Pra, kemi bėrė herė-herė njė modernizim terminologjik e disiplinar... f. 13.

Marrė realisht, pjesa e parė e librit ėshtė njė traktat filozofik e shkencor nė kuadėr tė teologjisė. f. 77.

Me kėtė nuk kėrkojmė ta zhveshim atė nga filozofia e teologjia katolike, ēfarė absurdi (!)... f. 203.

Nuk e kemi ndjekur metodėn e projektimit tė problemeve, po tė afirmimit tė atyre qė ekzistojnė, shtrohen e zgjidhen nė veprėn e tij. f. 148.

Sa i pėrket leksikut, mund tė themi se aty ėshtė thuaja e gjithė gjuha jonė, po edhe kėtė duhet parė nė raport me atė tė shkrimtarėve tjerė... f. 208.

Shkurt: ėshtė njė Komedi hyjnore shqiptare marrė nė planin e aksiologjisė historike-letrare e filozofike. f. 226.

Pra, Cuneusi ėshtė vepėr bazė e humanistikės shqiptare. f. 226.

Nga citimet e pėrmendura shihet se kontakti i parė i studiuesit me veprėn ka prodhuar habinė, dashurinė dhe adhurimin, gjendje qė janė tė mirėseardhura nė komunikimet letrare, po nga tė cilat nuk mund tė lirohet lehtė studiuesi, sado qė pėrfundimet do t'i nxjerrė nga kėrkimet dhe analizat e veta. Sepse edhe vetė metoda e kėrkimit dhe pėrdegėzimi i saj mė tutje mbajnė diēka nga ngjyra e kontaktit tė parė, sidomos kur tė kihet parasysh njė kritikė subjektive produktive nė leximin e tekstit, ēfarė ėshtė ajo e Ibrahim Rugovės nė pjesėn mė tė madhe tė monografisė sė tij pėr Bogdanin. Sa i takon problemit tė vetė natyrės sė shkrimit qė mbėshtetet shumė nė citimin e tekstit dhe nė interpretimin e tij, kjo ėshtė kushtėzuar nė njė masė edhe nga shkaku se vepra Cuneus prophetarum ėshtė ende e panjohur si tekst pėr mesin tonė, dhe nėpėrmjet analizės autori ka bėrė pėrpjekje qė tė japė sa mė shumė tekst pėrfaqėsues nė studimin e vet. Mu nga kėto arsye edhe monografia ėshtė shkruar e ndarė nė dy pjesė tė mėdha: Gjenetika e veprės dhe Analitika e veprės. Nė tė parėn ėshtė munduar tė japė sa mė shumė material dokumentues, aq sa mund tė jepet nga Prishtina jonė e sotme, dhe jo vetėm pėr tė regjistruar sa tė jetė e mundur mė shumė tituj rreth veprės sė Bogdanit, por edhe pėr tė rikrijuar sa tė jetė e mundur atmosferėn dhe kohėn kur u shkrua vepra. Pra, kjo pjesė i pėrket nė njė mėnyrė parapėrgatitjes pėr lexim tė drejtpėrdrejtė tė tekstit tė veprės qė do tė bėhet nė pjesėn e dytė tė monografisė, nė Analitika e veprės. Prandaj, sado qė kėrkimi pėrgatitor pėr studim, i pėrfaqėsuar nė pjesėn e parė tė monografisė, ėshtė i punuar me pedanteri, rezultati themelor i kėrkimit tė tij ėshtė nė pjesėn e dytė, qė del mė e lirė jo vetėm nė kėrkim po edhe nė pėrfundimet, tė cilat shpesh dalin prapė nė formėn e metaforės, duke lėnė mundėsinė e kapjes sė dykuptimshme, qofshin edhe kėto rezultate tė analizave tė pėrparshme. Le tė pėrkujtojmė kėtu vetėm dy pėrkufizimet e fundit tė cituara mė parė: se Cuneus prophetarum ėshtė njė Komedi hyjnore shqiptare, apo tjetrin se kjo vepėr ėshtė bazė e humanistikės shqiptare. Sa pėr metaforėn e parė, ajo mund tė pranohet si njė pėrafrim pėrnga ndėrtimi i veprės sė Bogdanit, ndėrsa konstatimi i dytė mė duket se rrin fort pak, qoftė edhe kur krahasohet me njė argumentim qė sjell Bogdani pėr moralin e krishterė nėpėrmjet flijimit, nė shembullin e Krishtit, qė e pėrmendėm mė parė. Po nga njė anė tjetėr, kur tė hapet ka problem nė koordinata tė kulturės sonė kombėtare dhe popullore, sa qėndron ky vlerėsim do tė provohej po tė hapej njė dialog ndėrmjet veprės sė Bogdanit dhe Kanunit, duke e njohur kėtė dokumentin e dytė si kodifikim gojor qė vjen nga mėsimet qė sjellin situatat jetėsore tė kėtij populli, i cili kthehet nė model, dhe jo vetėm model i sjelljes po edhe detyrim i saj.

Edhe vlerėsimi se nė veprėn e Bogdanit ėshtė e pėrfshirė gati e gjithė gjuha jonė duket si njė kompliment pėr tė adhuruarin, sidomos kur tė jetė ofruar pa analiza paraprake tė gjuhės sė tij, jo vetėm nė nivelin e tė shprehurit po edhe nė sintaksėn e saj. Sa pėr kėtė problem, vetė Bogdani nė veprėn e vet thotė:

Po pėrse gjuha jonė Arbėneshė asht e vobekė pėr fjalė qi duheshin pėr t'i ētiell ndjerė nė skajt', pėrse ende ndėr pėr ato arrėsenje pėrsipėri, mejaft jet mujtun e shtremena, prashtu qendrojnė e nukė shkruejmė tjetėr pėr kėtė punė. Cuneus...f. 31.

Ndanė kėtyre pėrfundimeve qė donė tė diskutohen, vlera e studimit tė Ibrahim Rugovės pėr Bogdanin ėshtė e pakontestueshme, sidomos nė pjesėn e dytė tė tij, e sidomos nė kapitujt ku flitet pėr praktikėn e tij teorike letrare dhe pėr praktikėn poetike. Mė qėllim lėmė manash praktikėn filozofike, sepse ajo mė nuk del esencialisht dhe nuk kishte si tė dilte jashtė konvencės sė kohės tė mendimit teologjik, sado qė ky mendim nė farėn e vet tė shtrirjes si libėr, si mėsim, nė udhėn e shpjegimit dhe tė argumentimit domosdo do tė ketė marrė diēka nga dija dhe shkenca e kohės sė vet. Projekti i Ibrahim Rugovės nė studim realizohet duke e trajtuar Bogdanin nė gjiun e retorikės klasike. "Modernizimi" si e quan ai i termave, distribuimi i materies sė veprės sė Bogdanit dhe i pikėpamjeve tė tij nėpėr disiplina mė tė reja tė studimit letrar mund tė bėhet dhe bėhet pėr aq sa kjo dije moderne ka trashėguar nė trupin e vet pikėrisht nga retorika klasike dhe ajo e mesjetės.

Po ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja dhe qė manifestohet esencialisht si fryt i kėrkimit tė kėtij studiuesi ėshtė ta provojė tė vėrtetėn se vepra mbetet gjallė dhe komunikon me kohėt e mėvonshme, pėr aq sa kėto kohė mund ta marrin dhe ta interpretojnė nga pozita e vet dhe e dijes sė vet, qoftė ky interpretim edhe kaq i larguar nga destinimi i parė i autorit. Me njė fjalė, Rugova veprėn e Bogdanit do ta aktualizojė sot, jo vetėm si vlerė, si fakt kulturor tė sė kaluarės sonė, po edhe si njė qenie tė gjallė qė jeton edhe sot, qoftė edhe e pėrfaqėsuar pėrnga ndonjė figurė, pėrnga ndonjė ide nė veprat e letėrsisė sonė tė mėvonshme. Studiuesi kėtė tezė tė veten e provon edhe me pėrafrime me letėrsinė tonė bashkėkohore dhe nė kėtė mėnyrė do tė hetojė disa konstanta shpirtėrore, gjakime a ideale, qė duke qenė karakteristike tė njė vendi, tė njė populli e karakteri, trashėgohen, pėrsėriten nga koha nė kohė. Nė kėtė aspekt, duket se teksti i kritikės sė Ibrahim Rugovės nė pikat e tij mė tė suksesshme merr trajtėn e ėndėrrimit, ėndėrrimit mbi fjalėt dhe kuptimet nė veprėn e Bogdanit, duke bėrė edhe vetė provėn e produktivitetit tė shqipes nė mendim. Ky orientim edhe e shpie patjetėr nė kėrkimin e atyre pikave tė shkrimtarit tonė tė madh tė vjetėr, qė unė mė herėt i quajta "teprica", do tė thotė tė dhėna e interpretime qė i shpėtojnė sistemit tė tij tė fortė tė doktrinės fetare tė krishterė. Se pikėrisht kėto pika japin idetė e rėndėsishme pėr vendin, pėr popullin e autorit, dhe indirekt krijojnė biografinė e tij shpirtėrore mbrenda veprės sė tij. Ibrahim Rugova i kėrkon, i gjen kėto teprime, qė i ikin doktrinės sė Njėshit teologjik, dhe i interpreton me dashuri tė pashoqe.

Pėr shumė veti qė mund tė jenė pėrmendur kėtu apo jo, vepra e Ibrahim Rugovės Vepra e Bogdanit nganjėherė mė tepėr duket si vepėr letrare sesa si vepėr shkencore. Diēka si metaforė e dytė e njė metafore mė tė vjetėr bogdaniane. Apo si provė e pranimit, e pėrqafimit tė njė rrezmi, trashėgimie tė Bogdanit nė letėrsinė e sotme shqipe. E gjithė kjo nė frymėn e kėrkimit tė tij. Vlera e kėsaj vepre tash pėr tash nuk duhet tė shikohet vetėm nė vlerėn e rezultateve pėrfundimtare qė i sjell, po mbi tė gjitha nė nivelin e ēėshtjeve qė thelbėsisht kanė tė bėjnė, mė sė pari me studimin e veprave tė vjetra tė letėrsisė shqipe, mė tutje nė qėndrimin tonė aktiv ndaj traditės sonė letrare e kulturore, edhe mė tutje nė vėnien e lidhjes sė bashkėkohėsisė me traditėn kulturore, pėr tė arritur nė fund te kėrkesa kryesore: duke aktualizuar njė shkrimtar, tė hapė njė problematikė kaq tė rėndėsishme tė kulturės sonė.

E, si vepėr mė vete, Vepra e Bogdanit e Ibrahim Rugovės hyn nė radhėn e studimeve kryesore pėr kėtė shkrimtar, dhe bėhet nė tė ardhmen, padyshim, vepėr pėrkrah tė cilės nuk mund tė kalohet nė ēfarėdo studimi tė ri pėr kėtė shkrimtar.

Dilaver
01-11-05, 17:59
V. KRITIKA LETRARE SHQIPTARE
(Kahe e Premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983)


--------------------------------------------------------------------------------

1. Problemet me kritikėn

Ibrahim Rugova, nė pjekurinė e vet krijuese, i ka hyrė projektit mė tė madh kritik, qė i pėrfunduar ka titullin Kahe e premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983. Vetė titulli i monografisė dėshmon qė projekti studimor i Rugovės ka brenda komponentėn teorike dhe komponentėn historike, duke shfaqur esencėn e kėrkimit ndėrmjet historisė sė kritikės dhe teorisė sė kritikės me shfaqjet e saj nė kohė. Pėr lehtėsi tė tė kuptuarit tė objektit autori pranon kornizat karakterizuese tė periudhave letrare tė letėrsisė shqipe, si kulturė e trashėguar. Prandaj, studimi ka pjesėn Pjesėn e parė me ndarjet (klasifikimet): A. Fillimet e mendimit kritik, B. Kritika e Rilindjes Kombėtare dhe C. Kritika e periudhės 1912-1944, dhe Pjesėn e dytė me klasifikimet: A. Kritika bashkėkohore me prerjet: a. Kritika nė Shqipėri, b. Kritika shqiptare nė Kosovė, c. Kritika te arbėreshėt.
Pra, sado qė ėshtė shenjuar njė kuadėr kohor, qė sugjeron kronologjinė, kėrkimi i Rugovės ėshtė mė tepėr diskutues e klasifikues, duke parė fenomene kritike tė trashėguara, pra qė vijojnė nė kohė tė ndryshme, si dhe fenomene tė thyerjeve e tė ndryshimeve. Studimi i bazuar nė kahe (orientime) qė nėnkuptojnė metodat kritike dhe nė premisa, qė nėnkuptojnė bazėn teorike tė fenomenit, i kanė nxjerrė jo pak probleme studiuesit, sepse kėto nuk duken njėsoj e me tė njėjtėn vlerė nė tekste tė ndryshme kritike tė shfaqura kaq larg nė kohė.
Problemi i parė pėr tė zgjidhur ėshtė vetė pėrkufizimi dhe dallimi ndėrmjet asaj qė ėshtė kritikė dhe asaj qė ėshtė kritikė letrare, sepse nė vėshtrimin modern tė termit kritika letrare ėshtė prodhim i letėrsisė (pra vjen a posteriori), prandaj, si mund tė ketė kritikė pa pasur letėrsi (kemi parasysh shkrimet fillestare nė kohė). Autori e ndien kėtė problem, por nuk e shtron shkoqur nė studim, duke u mjaftuar me shenjat e kėrkimeve e tė kėrkesave tė tij ndaj teksteve, kėshtu qė pėrkufizimi del implicit. Pra, kemi kritikėn si mendim pėr letėrsinė apo ndonjė fenomen tė shkrimit, madje dhe kritikėn mbrenda doktrinave religjioze, estetike e ideologjike, qė anon nga fenomenet letrare, dhe kritikėn letrare, qė prodhohet si interpretim apo analizė letrare.
Prandaj, kur trajton tekstet e Barletit, tė Bogdanit apo tė Nezimit, autori gjen mė tepėr elemente tė poetikės klasike, tė shenjtė apo orientale, ashtu si dhe tė retorikės.
Prandaj, kur trajton tekstet e De Radės a tė romantikėve tė tjerė shqiptarė, autori gjen mė tepėr elemente tė estetikės apo tė ideologjisė kombėtare tė artikuluar edhe si letėrsi kombėtare.

Dilaver
01-11-05, 17:59
2. Konteksti sociokulturor

Para ēdo kapitulli tė librit tė tij, qė shenjon periudha kohore, Rugova vė hyrjen e emėrtuar Konteksti sociokulturor. Kėto janė tekste kuadro, qė pėrpiqen tė ruajnė dallimet ndėrmjet Tekstit dhe Kontekstit ashtu si dhe lidhjen e tyre qoftė nė njė zhvillim historik tė jetės shpirtėrore tė shqiptarėve, qoftė nė dialog tė saj me tė tjerėt, qoftė, nė fund, nė fazat e kėrkimit, tė studimit e klasifikimit tė autorit. Pra, ndonėse autori ėshtė zotuar tė merret me tekstin, ai nuk i shpėton shqyrtimit tė kontekstit, qoftė ky pėrcaktues apo vetėm ndikues nė tekstin kritik.
Bie nė sy, pra, qė nuk ka tė bėhet vetėm me kontekstin letrar, po shumė mė gjerė me kontekstin sociokulturor. Ky problem nxjerr nė shesh, qoftė nė mėnyrė tė ndėrmjetme, qė zhvillimet letrare, madje kulturore, shqipe kanė njė fytyrė tė veēantė, madje atipike, sado qė studiuesin e mban dėshira e qėllimi qė ato tė jenė tė krahasueshme me kulturat e tjera. Ajo qė quhet histori apo gjeografi apo mė nė fund karakterologji nacionale nuk le tė kalohet lehtė, qoftė nė shqyrtimet teorike, qė nė thelb e kanė universalizmin. Rugova i ka provuar kėto probleme edhe nė studimet e tij tė mėhershme: kemi parasysh studimin Vepra e Bogdanit, apo edhe mė saktė veprėn Kritika letrare (1979) tė bėrė bashkė me Sabri Hamitin, libėr qė pėrbėn bazėn themelore tė studimit tė tashėm tė kritikės letrare shqiptare. Do tė thotė Ibrahim Rugovės i ėshtė dashur tė kalojė shumė sprovime interdisciplinare qė kėtu tė kalojė nga konteksti nė tekst, qė tė kalojė nga kritika te kritika letrare shqiptare, nga venerimi historik nė venerimin teorik e klasifikues.

Dilaver
01-11-05, 18:00
3. Kritika letrare shqiptare

E thėna e Mishel Montenjit se “mė vėshtirė ėshtė t’i interpretosh interpretimet se t’i interpretosh gjėrat” ėshtė bėrė moto e punės sė Ibrahim Rugovės nė kėtė vepėr, duke artikuluar zinė e kėrkimtarit nėpėr labirintet e ideve tė tė tjerėve, aq mė tepėr nė kaosin e mendimeve e tė shkrimeve tė shqiptarėve, pa asnjė sistemim deri nė kėtė kohė. Kjo vėshtirėsi, prandaj, mund tė lidhet edhe me pėrkushtimin pėr tė sistemuar, klasifikuar e vlerėsuar idetė, qė janė vetėm evidenca dhe idetė qė mbeten tė gjalla e prodhore edhe nė kohėt pėrtej kohės kur linden.
Tė gjitha problemet bėhen mė tė kapshme nė fazat a periudhat kur artikulohet pėrfundimisht kritika letrare shqipe, qė zhvillohet e perfeksionohet mė sė pari nė dialog me vepra tė letėrsisė shqipe, pra si “interpretim i gjėrave”. Kjo lidhet me shfaqjen e kritikės letrare nė kuptimin modern, qė do tė lidhet teorikisht e praktikisht me emrin e Faik Konicės, me kohėn e zhvillimit tė letėrsisė shqipe, me modernitetin e me shekullin njėzet.
Tanimė Rugova del nė terrenin e vet tė preferuar, kalon nė tekst tė kritikės, dhe kėrkimi i tij bėhet krejt substancial duke hetuar premisat si bazė teorike tė kritikės letrare dhe kahet si paraqitje apo orientime tė metodave tė diferencuara tė kritikės letrare. Kjo ėshtė koha tė cilėn autori e cilėson si “konsolidim i kritikės”. Tanimė interpretimet e autorit janė tė argumentuara nė tekste dhe kanė mbėshtetjen klasifikuese, qė reflektojnė pėrgjasime me metodat e kritikės letrare moderne nė qarkun kulturor e letrar evropian. Rugova flet pėr vetėdijen kritike (F. Konica), kritikėn introduktive (Fan S. Noli), kritikėn psikanalitike (K. Maloki), kritikėn filologjike e kulturohistorike (E.Ēabej), kritikėn imanente (M. Kuteli), kritikėn e romanit (V. Koēa), letėrsinė realiste (Dh. Shuteriqi), kritikėn estetike-historike (A.Pipa).
Kėrkuesi i palodhshėm empirik i shkrimeve kritike shqipe dhe teoriku modern i kritikės, Ibrahim Rugova dėshmon gjerėsinė e tij nė metodė e nė trajtim, ndonėse edhe vetė do tė bjerė nė kontekstin sociokulturor, qoftė nė vėshtrimin e mungesės sė riprodhimit sistematik tė shkrimeve kritike, qoftė i shtrėnguar nga premisat ideologjike dominante tė kontekstit kulturor shqiptar kur ėshtė shkruar vepra. Ndryshe nuk ka si tė dėshmohet vlerėsimi i paktė nė shkalloren kritike i Vangjel Koēės ashtu si dhe mungesa e vlerėsimit kritik tė Gjergj Fishtės e tė Ernest Koliqit.
Kjo ēėshtje bėhet edhe mė problematike nė trajtimin e kritikės letrare nė Shqipėri nė periudhėn e pas luftės sė dytė, ku ideologjia bėhet amėz e mendimit pėr letėrsinė dhe ku metoda e realizmit socialist e “dekretuar” e fut letėrsinė nėn mbretėrinė e dogmatizmit. Rugova pėrkrah karakterizimit mundohet tė gjejė shkėndija tė dinamizimit tė brendshėm letrar, duke diskutuar kujdesshėm atė qė do tė quhej “dialog” ndėrmjet tradicionalizmit dhe novatorizmit. Nė kėtė fushė, kėrkuesi brilant, Rugova, lodhet duke gjetur sjelljen e mirėkuptimit, por edhe duke prodhuar faqet mė jointeresante tė studimit tė tij.
Kur ėshtė ēėshtja e vėshtrimit tė kritikės letrare shqiptare nė Kosovė, Rugova ėshtė nė shtėpinė e vet dhe nė formatin e vet, prandaj gjykimet i ka mė tė lira e tė vėrteta, tė mbėshtetura nė argumente. Ai karakterizon e klasifikon orientime kritike dhe vlerėson kritikėn me lehtėsi tė pazakonshme. Mirėpo, edhe kėtu i del para njė problem, tė cilin nuk ka si ta zgjidhė aty pėr aty. Disa nga kritikėt, qė i sheh mė prodhorėt nė vėshtrimin e pranimit e tė vlerėsimit, ishin nė kulmin e tyre tė krijimtarisė, prandaj vlerėsimet e studiuesit vetvetiu marrin trajtėn e paravėshtruesit, qė nuk ėshtė njė pozitė e dėshirueshme e njeriut qė nuk do tė duhej tė klasifikonte pa e pasur bazėn e plotė argumentative.

Dilaver
01-11-05, 18:00
4. (Si) Enciklopedi e kritikės

Libri i Ibrahim Rugovės Kahe e premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983, pėrpos tekstit themelor autorial nė tė cilin ėshtė krijuar harta e shfaqjeve kritike dhe harta e vlerave, ka dhe njė pjesė me peshė tė madhe tė tekstit qė quhet Bibliografia, e cila me 1. Bibliografinė pėrshkruese tė librit 1861-1944, me 2. Bibliografinė komentuese tė kritikės nė shtypin shqiptar 1883-1944 e me 3. Listėn e organeve tė shtypit 1848-1944 krijon kuadrin e referencės shkencore tė domosdoshme pėr njė projekt tė madh, tė parin sistematizues. Kjo ndėrmarrje dokumentuese kaq e madhe e kaq e mundimshme e autorit lidhet me mungesėn e teksteve tė vjetra nė qarkullim deri nė vitet tetėdhjetė tė shekullit njėzet, e sidomos me mungesėn e leximit tė tyre sistematik. Prandaj, autori citon pjesė tė gjata, komenton dhe jep shėnime. Prandaj, konsiderojmė qė kjo pjesė e librit krijon njė pikė tjetėr nė tė cilėn mbėshtetet teksti i parė sintetizues; kemi kėtu njė interkomunikim tė botėve.
Njė vlerė tė veēantė ka Treguesi historik i termave, qė ėshtė nė fakt njė koncentrat teorik i gjithė kėrkimit. Tanimė niveli i zhvillimit teorik tė kritikės do tė duket nė bazė tė sistemimit tė termave fundamentalė, gjithsesi me mundėsinė qė kėta terma tė jenė tė krahasueshėm me terma teorikė tė kėrkimeve letrare evropiane. Sepse, u tha mė parė, qė nė fushėn e teorisė gjithmonė jemi nė fushėn universale. Kurse studiuesi Ibrahim Rugova e ka pėr dėshirė, mall e qėllim qė kulturėn nacionale nė kėtė domen (nė kritikėn letrare), po dhe nė domene tė tjera, ta shohė tė krahasueshme e tė matshme edhe me literaturat e me kulturat e tjera.
Vepra Kahe e premisa, me ndėrtimin, strukturimin, kėrkimin, argumentimin, referencat gati shteruese, kapėrcen qėllimet fillestare tė njė monografie dhe merr pėrmasat e njė enciklopedie pėr kritikėn shqiptare si disiplinė tė mendimit dhe kritikėn letrare shqipe si zhanėr letrar. Kjo pa dyshim ėshtė vepra mė e madhe e mė e ndėrliqshme kritike e Ibrahim Rugovės, njė nga veprat mė tė mėdha tė kritikės shqiptare, duke e bėrė vetvetiu autorin njėrin ndėr mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė shqiptarė pėr letėrsinė.

Dilaver
01-11-05, 18:01
VI. REFUZIMI ESTETIK
(Refuzimi estetik), 1987


--------------------------------------------------------------------------------

1. Trajta e kritikės

Libri Refuzimi estetik, ėshtė libri i fundit kritik i Ibrahim Rugovės, ndėrsa nė trajtėn e ndėrtimit formal duket tė jetė vazhdim i librit tė mėhershėm Strategjia e kuptimit. Kjo jo vetėm sepse e pėrbėjnė kryesisht tekste kritike qė lidhen me autorė bashkėkohorė dhe vepra e ide letrare aktuale, por edhe pse kapitujt e tij nuk emėrtohen nė bazė tė ēėshtjeve tė shqyrtuara, por nė bazė tė klasifikimit tė formave tė kritikės sė autorit. Nė kėtė vėshtrim, kemi njė vetėklasifikim tė shkrimit tė autorit. Libri Refuzimi estetik ka kėtė strukturė: I. Ese, II. Kritikė, III. Studime, vėshtrime, IV. Teori e kritikės. Duke parė kėta kapituj, qė shenjojnė format e kritikės, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kuptojmė edhe format e domosdoshme apo tė preferuara qė diskursi kritik i kėtij autori merr nė dialog tė pėrhershėm me fenomenet letrare, me veprat konkrete dhe me autorėt shqiptarė. Ėshtė e natyrshme qė shkrimet e lidhura me njė ambient konkret letrar e me njė kohė i lidh njė sensibilitet i veēantė, ashtu dhe njė mori formulimesh e formulash tė ngjashme apo tė pėrbashkėta, tė cilat i di autori dhe i sipėrthekson nė Parathėnie. Ai aty shkon njė hap mė tej dhe nė mėnyrė implicite kėrkon moralitetin kritik e vlerėn qė do tė sprovohet nė kohė.
Rugova tashmė ėshtė kritik i sprovuar dhe kalon me lehtėsi tekstet e veta nė rrjetin e klasifikimeve formale e zhanrore. Si gjithnjė eseun e mban formė tė lirė pėr tė shpalosur ide tė lira, pa u munduar me argumentimin e tyre shterues. Me kėtė lehtėsi tė idesė sė re ai trajton romanesken te romani, perceptimin e historisė nė korpusin romansor, retorikėn e formės poetike, apo dhe guximin interpretues qė nėpėrmjet njė vargu tė identifikojė njė poezi, madje njė poetikė personale.
Nėn masėn e kritikės si interpretim konkret i veprės konkrete dhe mė tej si dialog tė gjallė me aktualitetet letrare, Ibrahim Rugova shkruan pėr vepra nė gjini tė ndryshme, tė botuara gjatė viteve tetėdhjetė, tė Azem Shkrelit, Fahredin Gungės, Musa Ramadanit, Teki Dėrvishit, Jusuf Buxhovit, Mehmet Krajės, Ibrahim Kadriut, Qerim Arifit, Abdullah Konushevcit. Tė gjithė kėta gati shkrimtarė tė brezit tė kritikut. Sikur pėr tė provuar qė kritiku i brezit ėshtė njohėsi mė i mirė i po kėtij sensibiliteti letrar, qė nėnkupton njė pėrgjithėsim, ashtu dhe njohja e stilit individual tė autorėve, qė i bėn tė ndryshėm dhe tė veēantė. Mundet qė kėto dy elemente i bėjnė tekstet e Rugovės tė kenė nė brendėsi pėrballė njė diskutimi letrar edhe njė mirėkuptim gati miqėsor.

Dilaver
01-11-05, 18:01
2. Opusi e Sistemi

Nė kapitullin e studimeve e tė shqyrtimeve letrare Rugova demonstron gjerėsinė e dijes letrare, shkathtėsinė e analizės dhe mjeshtėrinė e argumentimit, qoftė kur shkruan pėr romanet e Nazmi Rrahmanit, pėr pikėpamjet estetike tė Esad Mekulit, burimsinė e poezisė sė Din Mehmetit, apo dramėn shqiptare tė Josip Relės. Megjithėkėtė, kredon e vet kritike ashtu dhe shkathtėsinė diskursive ai e provon edhe njė herė nė studimet pėr poezinė e dy autorėve tė brezit tė vet. Opusi poetik i Beqir Musliut dhe Sistemi poetik i Sabri Hamitit duket tė jenė studimet mė tė mira tė kėtij kapitulli. Kjo ka tė bėjė mė tepėr me fenomenin letrar sesa me rastin apo me pėrkushtimin. Nė tė vėrtetė tė dy studimet janė shkruar nė trajtė tė studimeve hyrėse pėr veprat poetike tė zgjedhura qė u kishte bėrė kritiku autorėve pėr njė koleksion tė botimit tė poezisė. Rugova do tė sprovohet me poezinė e dy autorėve, tė cilėt qė nė rini ishin admiruar, por nė tė njėjtėn kohė edhe keqkuptuar. Kritiku tani merr riskun qė tė krijojė tekstin interpretues dhe vlerėsues, i cili i botuar si parathėnie, rri binjak me poezinė dhe mund tė sprovohet pėrgjithmonė nga secili lexues. Kjo ėshtė njė ego kritike e ēuar deri nė fund, njė aventurė e krijuesve tė njėmendtė edhe nė kritikė letrare dhe, mė nė fund, njė moral kritik i provuar nė vepėr. Dhe Rugova ia del, meqė tekstet e tij ėshtė parė tė jenė bėrė mė vonė pika tė mbėshtetjes pėr kėrkimet e mėvonshme pėr kėta autorė.
Njė studim pėr romanin bashkėkohor shqiptar, qė megjithatė mbetet nė nivel tė skicimit tė ideve kryesore, ashtu dhe njė bibliografi e romanit bashkėkohor shqiptar (1949-1986), sikur japin sinjale qė autori do tė punonte nė njė studim pėr romanin shqiptar, qė nuk ėshtė shfaqur mė vonė.

Dilaver
01-11-05, 18:01
3. Teoria e kritikės

I obsesionuar me kritikėn, sidomos me teorinė e kritikės, Ibrahim Rugova, edhe kėtė libėr e mbaron me njė korpus tekstesh rreth problemeve teorike tė letėrsisė e tė kritikės letrare. Ai i kthehet sėrish leximit dhe diskutimit tė librit tė tij tė dashur tė rinisė, Teorisė sė letėrsisė tė Rene Velekut dhe Ostin Uorenit; pėr tė parė dy funksionet e kėsaj teorie.
Ibrahim Rugova, kritiku i mileut tė Prishtinės, studenti i Rolan Bartit nė Paris, apo dijetari qė nuk pėrjashton asnjė ide pa e diskutuar: cili nga kėto pėrcaktime ka ushqyer njė diskutim problemor pėr kritikėn letrare dhe marksizmin si njohje apo ideologji?. Dijetari i Prishtinės, si krijues, tė cilit pushteti politik dhe ideologjia i shkojnė mbas si hije, sqaron qė kishte njė kritikė tradicionale ideologjike, dhe njė tjetėr tė modernizuar, e cila do tė merrej mė nė fund me Kafkėn, Prustin e Xhojsin, duke i vėnė nė shtratin e vet tė realizmit tė paanė, pėrderisa tė parėt e tyre tradicionalistė i patėn hedhur si dekadentė. Njė diskutim i sofistikuar pėr kohėn, qė nuk do tė mbėrrinte askund tjetėr pos nė diskutimin final tė raportit tė letėrsisė me politikėn, kėtu e tjetėrkund.
Rugova mė nė fund e vijon diskutimin e vet teorik lidhur me interesimet teorike e letrare tė aktualitetit shqiptar, duke bėrė pėrpjekje qė fenomeni tė shihet nė gjithė botėn shqiptare, ndonėse kjo botė jeton nė kėrkimin e ideve tė kundėrshtueshme deri nė skaj. Studiuesi pėrpiqet qė tė sistemojė grimcat e ideve shqiptare, pėr t’i bėrė tė krahasueshme me drejtime teorike nė Evropė, qoftė kah ato qė mbėshteten edhe mė tutje nė termat e funksionit si: angazhimi apo mesazhi i afishuar, qoftė nga ato qė shpien kah analiza e strukturave letrare duke pranuar pluralizmin e tekstit letrar. Ibrahim Rugova nuk i shpėton as kėtu njė tipi tė diskutimit teorik letrar me premisa tė dedikimit dhe tė edukimit, ku metoda vetvetiu shndėrrohet nė demonstrim. Kjo dhe mund tė jetė karakteristikė e teksteve qė shkruhen pėr t’u lexuar para njė auditori tė caktuar, kur teksti pėrballė shpalimit tė idesė dhe argumentimit ka dėshirėn pėr tė bindur e pėr tė mėsuar.

Dilaver
01-11-05, 18:02
4. Refuzimi estetik

Eseu Refuzimi estetik, qė mban kohėn e vendin ku ėshtė shkruar (Prishtinė, shkurt, 1987), ėshtė padyshim teksti mė i rėndėsishėm pėr autorin, jo pse ėshtė shkruar i fundit, por pse ka dalė nė ballė tė librit dhe pse kėtė titull e merr krejt libri. Ėshtė e qartė qė autori i jep peshė tė veēantė kėtij teksti, qėkur e merr nė trajtė tė pėrmbledhur edhe Parathėnie tė librit. E pra ēfarė ka tė veēantė nė kėtė ese?

Refuzim do tė thotė tė mos pranosh, tė mos pranosh atė qė tė imponohet, e kjo varet nga qėndrimi personal dhe nga i pėrgjithshėm.

Kjo ėshtė fraza nistore e eseut, qė nuk ka asnjė shenjė qė ka tė bėhet me letėrsinė, dhe vazhdon:

Njeriu nė kėtė plan ka vetėm dy zgjidhje, thjesht e shkurt: po e jo. Refuzimi ngritet kundėr imponimit kur ai ėshtė represiv.

Dhe mė tutje vijon eseu duke u demonstruar ideja:

Imponimi bėhet mė i ndėrlikuar kur gjendet nė kuadėr tė pėrfaqėsueses, sepse njeriut ekzistuesja i largohet pėr disa shkallė… Raporti ndėrmjet tė vėrtetės dhe tė vėrtetės sė pėrfaqėsuar…

Edhe mė tutje eseu eksplikon si ngritet pushteti individual e kolektiv, pėr tė arritur ngadalė te pushteti, demokracia, zgjedhja e lirė, manipulimi, plebishiti: jemi pra nė gjirin e shoqėrisė, nė diskutimet e pushtetit e larg, tepėr larg, letėrsisė.
Rugova mė dramatik e bėn diskutimin pikėrisht kur kalon nė domenin e letėrsisė qė do tė refuzojė duke heshtur apo duke folur. Nėse flet, ajo refuzon me format e sarkazmit, tė groteskut e tė ironisė. Ai kėrkon dallimin midis pushtetit e politikės nė letėrsi – politizimin e saj. Loja, pra, ėshtė e rėndė: si tė ruhet letėrsia si qenėsi e jo si letėrsi nė funksion, nė shoqėritė e politizuara nė mėnyrė agresive. Pamja ėshtė e aktualitetit, kurse diskutimi don t’i demonstrojė rrėnjėt e fenomenit nė kohė e nė kultura tė tjera. Por nė pikėn 3 tė eseut tanimė tema afishohet: Estetika e Politika. Historia e fenomenit tė shpie te Platoni e te inkuizicioni mesjetar, madje te pėrmbysjet revolucionare, qė si censurė apo si ndikim rrafshojnė vepra, ide e njerėz. Furtunėn shkatėrrimtare Rugova e gjurmon mė tepėr nė kulturėn historike tė tė tjerėve e mė pak nė realitetet dhe aktualitetet shqiptare. Kujdes! Autocensura e shpikur nga Sartri nė kohėt moderne, mund tė jetė shpėtim i shkrimtarit (njeriut), por jo i letėrsisė.
Atėherė, nėse nuk i mbetet alternativė letėrsisė a i mbetet alternativa shkrimtarit. Rugova, nė kėrkimin historik tė fenomenit, thotė se po: tė bėhet shkrimtar i oborrit apo prijės i popullit. Por, pėr pasojė: nė tė dyja rastet vrasės i letėrsisė sė vet.
Ashiqare qė shkrimtari i angazhuar dhe letėrsia e angazhuar nuk ėshtė njė zgjidhje. Kėtė e kanė pranuar shkrimtarėt ideologė romantikė tjetėrkund e te ne. Si tė ruhet, pra, qenėsia estetike, e bashkė me tė “refuzimi estetik”. Pyetja nuk ka pėrgjigje tė pėlqyeshme, sidomos jo kur shtrohet kaq ashpėr raporti ndėrmjet letėrsisė e politikės. Ibrahim Rugova nė eseun e vet rezonon qė tanimė ėshtė bėrė legjitime vetėdija se imponimit tė jashtėm letėrsia duhet t’i pėrgjigjet me refuzim estetik. Ky ėshtė refuzim estetik kundėr diskursit represiv. Mirėpo, ēėshtjet praktike ēojnė nė argumentime selektive:

Te kombet e mėdha, kur rreziku politik ėshtė mė i vogėl, apo edhe nuk ėshtė i pranishėm fare, refuzimi estetik i letėrsisė ėshtė mė i madh, mė autonom e mė veprues…

pėrfundon Rugova eseun e vet tė vitit 1987.

Po ēfarė tė bėhet me kombet e vogla e me letėrsitė e rrezikuara, pėrgjegja ėshtė e kuptueshme apo e nėnkuptueshme. Nuk ka shpėtim tė autorit, mund tė ketė shpėtim tė njeriut: duke ikur nga tipi meditant kah tipi militant. Kėshtu shkroi Rugova, nė tekstin e vet tė mbramė kritik, para se tė nisej.

Dilaver
01-11-05, 18:03
VII. PROFILI I KRITIKUT


--------------------------------------------------------------------------------

Pak nga miqtė e tij e dijnė qė Ibrahim Rugova nė moshėn e re shkollore ka shkruar lirikė dhe ka pėrkthyer poezi. Mirėpo, emri i tij letrar publik ėshtė bėrė i njohur me shkrimet letrare nė rubrikėn “Zenite letrare” nė revistėn Fjala. Tekstet, qė rimerrnin nė njė lexim krejt subjektiv e tė lirė, vepra tė shkrimtarėve botėrorė e shqiptarė, lexoheshin me mallin e leximit tė letėrsisė sė vėrtetė. Kėto shkrime Ibrahim Rugova, pas njė rileximi redaktues, i botoi nė librin Prekje lirike. Vetė titulli pėrcakton natyrėn e shkrimeve estetike-poetike, qė nuk i iknin lirizmit nė interpretim. Ky ishte njė revolt kundėr shkrimeve kuaziobjektive qė shkruheshin pėr letėrsinė duke zbritur mė shpesh nė njė sociologjizėm vulgarizues.
Nė librin e dytė Kah teoria, tė botuar shtatė vite mė vonė, e gjejmė Rugovėn nė skajin tjetėr tė diskursit kritik. Tashmė ai, gjithė dijen e madhe letrare, gjithė mjeshtėrinė e shkrimit kritik tė argumentuar, e ēon kah qėllimi suprem: tė artikulohet nė nivelin mė tė lartė teorik letėrsia si krijimtari individuale e veēantė, e ndryshme nga tė tjerat, qė duke pasur praktikė origjinale tė krijimit, kėrkon edhe kritere tė vetat tė interpretimit. Tashmė, revolta lirike e librit tė parė kthehet nė sistem vetanak tė mendimit e tė argumentimit.
Dy polet kritike, tė shfaqura nė dy librat e parė, e kanė pėrcaktuar fuqishėm gjithė krijimtarinė kritike tė Ibrahim Rugovės nė vitet shtatėdhjetė e tetėdhjetė tė shekullit njėzet. Ky ndikim nė njė anė ka prodhuar njė diskurs kritik tė ēlirshėm, shpesh me gjuhė konotative, madje nė nivel tė metaforės, pėr t’u kurorėzuar me trajtėn e eseut e tė kritikės interpretuese; kurse nė anėn tjetėr ka prodhuar diskursin kritik tė argumentuar, duke e ngritur nė nivel tė abstragimit teorik, madje krejt nė teori tė letėrsisė e tė kritikės; por gjithmonė me kėrkesėn pėr kultivimin e temave abstrakte nė shqip, nėpėrmjet rindėrtimeve terminologjike.
Dy libra tė ngjashėm, pėrmbledhje esesh e kritikash, kapin tekstet kritike tė Ibrahim Rugovės tė viteve shtatėdhjetė nė Strategjia e kuptimit dhe tė viteve tetėdhjetė nė Refuzimi estetik. Sharmi themelor i shkrimeve kritike, qė korrespondojnė nė radhė tė parė me librat e botuar gjatė kėtyre viteve dhe me autorėt kryesisht tė brezit tė tij, ėshtė se janė shkruar rėndom si kritika tė para (punė tepėr e vėshtirė nė interpretimin e vlerėsimin e letėrsisė), duke prodhuar edhe mendimin e parė publik pėr veprat, e njėkohėsisht duke krijuar aureolėn e kritikės sė respektueshme.
Nė shkrime tė tjera, nė kėta libra, Rugova lėshohet ngadalė nė kohė pėr tė studiuar formacione artistike e doktrina letrare shqiptare, po ashtu autorė tė njohur tė traditės; ashtu edhe fenomene letrare, kryesisht kritike tė modernitetit evropian.
Dy libra tė tjerė, tani monografikė, qė provojnė deri nė skaj fuqinė krijuese e intelektuale tė Ibrahim Rugovės, janė Vepra e Bogdanit dhe Kahe e premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983. Nė tė parin bėhet interpretimi i fuqishėm i tekstit bogdanian nė librin e parė origjinal shqip Ēeta e profetėve, duke analizuar tė gjitha aspektet e strukturat e tekstit bashkė me domethėnien e tij. Rugova kėtu ribėn gjenetikėn dhe bėn analitikėn e veprės sė autorit tė madh tė vjetėr shqiptar, duke e parė atė tė njėnjėshėm, nėpėrmjet temave, strukturave letrare, domethėnieve nacionale; duke analizuar sistemin e plasat e tij. Studiuesi, i formuar me dijet moderne letrare, dėshmon qė teksti bogdanian nuk ėshtė dėshmi por ėshtė njė qenie e gjallė kulturore, madje bashkėkohėse, njė vlerė qė jeton. Vepra shpejt u bė paradigmė e studimeve shqiptare, jo vetėm bogdaniane.
Mirėpo, projekti mė i ndėrliqshėm e mė i rėndėsishėm studimor i Ibrahim Rugovės mbetet monografia pėr kritikėn shqiptare. Ky libėr ėshtė dhe kurora kritike e tij. Aty gjejmė njė sistematizim tė mendimit kritik shqiptar qė lidhet me letėrsinė dhe kritikėn letrare, dhe mė thellė njė vetėdije kulturore tė shqiptarėve. Idetė themelore, duke u fiksuar nga Barleti deri te autorėt bashkėkohorė, janė trajtuar jo si rend kronologjik i shfaqjeve, por si vlera nė njė sistem tė sprovuar tė mendimit letrar. Rugova lucid kėtu informon, analizon, interpreton. Vepra merr vlerėn e njė projekt-enciklopedie pėr kritikėn letrare shqiptare duke u bėrė, qė nga shfaqja, njė pikė reference e pakalueshme pėr kėtė fushė.
Pėrfundimisht Ibrahim Rugova ėshtė njė kritik modern qė teorinė e ndėrton si majė qė del nga interpretim i tekstit letrar, kurse vlerėsimin e bėn si njė pėrqasje me universalitetin e krijimit letrar. Kjo e shpie nga qerthulli i letėrsisė kombėtare nė universumin e literaturave tė tjera.
Njė tė tillė sprovė e kishte nisur Rugova nė shkrimin pėr rrėnjėt e degėt letrare, pra pėr trashėgiminė origjinare dhe shpėrndėrrimet e mėvonshme duke sjellė nė relacion krijues Shqipen, Aristotelin e Xhojsin. Kjo aventurė krijuese ishte ndėrprerė pėrnjėherė. Dhe kjo duhet tė quhet humbje pėr kėrkimet nė letėrsinė shqipe.
Vepra e madhe dhe e ndėrliqshme kritike e Ibrahim Rugovės e ka bėrė autorin njėrin ndėr mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė shqiptarė pėr letėrsinė.
Konteksti sociokulturor, thuhej mė parė, por rrethanat nacionale, do tė thuhej mė vonė, e bėnė apo mė saktė e detyruan Ibrahim Rugovėn qė nga njeriu meditant tė kalojė te njeriu militant. I pari i pėrket domenit tė kritikės. I dyti domenit tė veprimtarisė nacionale.
I lejojmė vetes tė mbyllim kėtė shkrim me njė metaforė: Prekje e Gurit. Brezat e idealistėve (nėse mbeten gjallė) do tė tregojnė a u formėsua guri nga prekja dhe pėr sa kohė ndodhi kjo.


--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, tetor 2005

QIK

Barbaroza
05-11-05, 16:52
Promovohet nė Tiranė vepra e plotė letrare e Presidentit tė Kosovės,

Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova, sundues i letėrsisė dhe mendimtar

Dje, nė sallėn "Iliria" tė Hotel "Sheraton" nė Tiranė u promovua vepra e plotė letrare e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, botuar nga Shtėpia Botuese "Fak Konica". Ky pėrurim u bė nė kuadėr tė Panairit tė Librit "Tirana 2005" qė u ēel mė 1 nėntor nė Qendrėn Ndėrkombėtare Kulturore nė Tiranė. Nė tė merrnin pjesė ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, ministri i Kulturės dhe Sportit tė Kosovė, Astrit Haraēia, personalitete tė letėrsisė nga Shqipėria dhe Kosova, artistė, politikanė dhe tė ftuar.

Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, tha nė fjalėn e hapjes se ishte njė nder i veēantė qė merrte pjesė nė kėtė aktivitet tė ēmuar, pėr tė pėruruar veprėn letrare tė Ibrahim Rugovės. Ai tha se botimi i plotė i veprės letrare tė Dr. Ibrahim Rugovės ėshtė njė moment i rėndėsishėm. "Kėtu gjenden nivele tė larta tė mendimit intelektual e politik shqiptar qė sot bėhen zėdhėnės tė ndjesisė qė Ibrahim Rugova, Presidenti i Kosovės, Gandi bashkėkohor, esteti dhe teoricieni i letėrsisė, ėshtė formula shqiptare mė frytdhėnėse. Ėshtė kėshtu, sepse ai u ushqye dhe vazhdon ta bėjė me doktrinėn e Pjetėr Bogdanit, Nėnė Terezės dhe Papa Gjon Palit. Ai mbėshtetet nė filozofinė dhe politikėn euroatlantike, dhe veēanėrisht atė amerikane. Tė shkuarėn kulturore shqiptare e racionalizoi nė bashkėkohėsi dhe mė tej, duke krijuar kėshtu njė mendim politik tė llojit tė veēantė. Kosova, trualli i madh, ku prej dekadash ėshtė konservuar krimi, po kthehet nė tokė paqeje. Kjo ishte metamorfoza sfidė e Rugovės, alkimia e civilizimit shqiptar. Nė kėtė betejė tė madhe, ai ndriēoi, ai fitoi", tha ndėr tė tjera ministri Leskaj.

Ministri Bujar Leskaj u shpreh se Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Shqipėrisė do tė jetė nė lartėsinė e vėmendjes qė kjo vepėr meriton, duke bėrė tė njėjtėn gjė qė po bėjmė sonte edhe nė rrethet e tjera tė vendit e nė auditore mė tė gjera. "Ftoj tė gjithė studiuesit dhe kritikėt e veprės sė Rugovės qė tė paraqesin pranė nesh punimet e tyre, sepse shumė shpejt do tė pėrgatisim njė botim special pėrmbledhės", tha ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj.

Shkrimtari i njohur nga Kosova, Sabri Hamiti, tha se Ibrahim Rugova i pėrket brezit tė shkrimtarėve tė vitit '68. Ai tha se Rugova njihet si krijues e kritik, por qė nė moshėn e re shkollore ka shkruar lirikė dhe ka pėrkthyer poezi. Hamiti tha mė tej se Rugova gjithė dijen letrare e ēon nė qėllimin suprem. Nė veprėn e tij zė vend doktrina shqiptare dhe autorėt shqiptarė. Jo pa qėllim ai ėshtė marrė me veprėn e Bogdanit, interpretimi i tekstit tė fuqishėm bogdanian nėpėrmjet temave e strukturave. Teksti bogdanian nuk ėshtė vetėdije kulturore shqiptare, por ėshtė kritikė modern. Hamiti u shpreh se Ibrahim Rugova ėshtė njėri nga mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė pėr letėrsinė.

Qė nga shkrimet e para tė botuara nė revistat e kohės, para afro dyzetė vjetėsh, e mė vonė me botimin e librit tė parė "Prekje lirike" mė 1971, Dr. Ibrahim Rugova tėrhoqi vėmendjen e lexuesve dhe tė kritikės shqiptare pėr trajtimin i ri tė thelluar dhe tė argumentuar ndaj problemeve e fenomeneve letrare nė letėrsinė shqipe dhe atė botėrore, duke hyrė sa mė thellė nė njohjen e trashėgimisė shpirtėrore, nacionale e tė njėjtėn kohė, duke pasur njė hapje ndaj kulturave tė tjera dhe tė modernitetit tė tyre. Veprat e Ibrahim Rugovės kanė pasur fatin e shumė librave tė tjerė gjatė njė periudhe tė caktuar nė Kosovė. Dihet se nė kohėt e vėshtira nėpėr tė cilat kaloi populli ynė, edhe libri kishte fatin e tij. Shumė nga librat e botuar nė njė periudhė tė mėparshme u nxorėn nga biblioteka dhe u asgjėsuan. Njė numėr i tyre u dogj sė bashku me bibliotekat ku ishin, prandaj sot nė pėrgjithėsi ndihet mungesė e shumė veprave tė botuara me parė.

Kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Kosovės, Rexhep Ismajli, tha gjatė fjalės sė tij se "Ibrahim Rugova ėshtė lideri i lėvizjes mė tė madhe. Vepra e tij pėrmblidhet nė 6 vėllimet e kolanės sė botuar nga Shtėpia Botuese "Faik Konica". Krijimtaria e tij ėshtė shpėrndarė nė tė gjithė shtypin europian. Me shkrime publike, Ibrahim Rugova ėshtė shfaqur nė vitet '67-'68, por libri i tij i parė ėshtė botuar nė vitin 1971. Nė veprėn e Rugovės ka njė ton kryengritės, por shumė tė heshtur. Rugova ėshtė marrė me letėrsi moderne dhe tė traditės. Vepra e Bogdanit ka vlera tė veēanta dhe tepėr tė rėndėsishme", tha ndėr tė tjera Ismajli.

Shkrimtari Besnik Mustafaj u shpreh se Ibrahim Rugova ėshtė nga ata personalitete politike qė i bėn nder krejt klasės politike jo vetėm tė Shqipėrisė, por dhe Europės. "Rugova, nė veprėn e tij mendimtare, mbart kohėn shqiptare tė lashtėsisė dhe koherencės. Rugova jep shembullin e njeriut se si mund tė refuzohet dhe jep shembullin e refuzimit. Njė shkrimtar, njė studiues vlerėsohet edhe pėr temat qė kap pėr tė trajtuar. Jo mė kot Ibrahim Rugova ka studiuar Bogdanin. Nė veprėn e tij, Rugova ndėrton dhe shfaq edhe personalitetin e vet, dhe tė gjithėve na bėn ta shohim me adhurim. Tek ai bashkohet energjia, mendja, shpirti dhe fati", u shpreh shkrimtari Besnik Mustafaj gjatė fjalės sė tij.

"Ibrahim Rugova shikon sot se si koha po i jep tė drejtė", tha gjatė fjalės sė tij shkrimtari Gjergj Zheji. Ai tha mė tej se Rugova ka shkruajtur se "zotėrit e territ kėrkojnė tė ndalet koha, por nuk ėshtė kėshtu, koha nuk ndalet. E ardhmja e njerėzimit nuk ėshtė lufta, por paqja. Rugova ka kurdoherė nė qendėr lirinė. "Ibrahim Rugova ėshtė njė nga themeluesit e Universitetit tė Prishtinės. Nė veprėn e Rugovės shohim se studimi i letėrsisė zhvishet nga mitet, politika, lufta e klasave, etj. Tėrė kjo letėrsi e hapur ka zėnė vend nė letėrsinė e Kosovės. Ibrahim Rugova ėshtė dhe mbetet pėrherė njė intelektual i burimit", tha Zheji.

Shkrimtari dhe studiuesi Mark Marku u shpreh se vepra e Ibrahim Rugovės ėshtė mishėrim i qėndresės dhe ardhmėrisė. "Lidhja e veprės sė Rugovės me shkrimtarėt e vjetėr nuk ėshtė e rastėsishme. Lėvizja e e shkrimtarėve tė Kosovės ėshtė njė lėvizje emancipuese e shoqėrisė shqiptare". Mė pas, pėr tė pranishmit e shumtė u dha njė koncert artistik. Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, i dhuroi ministrit tė Kulturės sė Kosovė, Astrit Haraēia, njė buqetė me lule pėr t'ia dėrguar Ibrahim Rugovės nė shenjė respekti dhe mirėnjohje pėr veprėn e tij.

Thanė pėr veprėn e Rugovės

Sabri Hamiti

Ibrahim Rugova gjithė dijen letrare e ēon nė qėllimin suprem. Nė veprėn e tij zė vend doktrina shqiptare dhe autorėt shqiptarė. Jo pa qėllim ai ėshtė marrė me veprėn e Bogdanit, interpretimi i tekstit tė fuqishėm bogdanian nėpėrmjet temave e strukturave. Rugova ėshtė njėri nga mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė pėr letėrsinė.

Rexhep Ismajli

Ibrahim Rugova ėshtė lideri i lėvizjes mė tė madhe. Krijimtaria e tij ėshtė shpėrndarė nė tė gjithė shtypin europian. Nė veprėn e Rugovės ka njė ton kryengritės, por shumė tė heshtur. Rugova ėshtė marrė me letėrsi moderne dhe tė traditės. Vepra e Bogdanit ka vlera tė veēanta dhe tepėr tė rėndėsishme.

Besnik Mustafaj

Ibrahim Rugova nė veprėn e tij mendimtare, mbart kohėn shqiptare tė lashtėsisė dhe koherencės. Rugova jep shembullin e njeriut se si mund tė refuzohet dhe jep shembullin e refuzimit. Nė veprėn e tij, Rugova ndėrton dhe shfaq edhe personalitetin e vet, dhe tė gjithėve na bėn ta shohim me adhurim. Tek ai bashkohet energjia, mendja, shpirti dhe fati.

Gjergj Zheji

Ibrahim Rugova shikon sot se si koha po i jep tė drejtė. Nė veprėn e Rugovės shohim se studimi i letėrsisė zhvishet nga mitet, politika, lufta e klasave, etj. Tėrė kjo letėrsi e hapur ka zėnė vend nė letėrsinė e Kosovės. Ibrahim Rugova ėshtė dhe mbetet pėrherė njė intelektual i burimit.

Mark Marku

Vepra e Ibrahim Rugovės ėshtė mishėrim i qėndresės dhe ardhmėrisė. Lidhja e veprės sė Rugovės me shkrimtarėt e vjetėr nuk ėshtė e rastėsishme. Lėvizja e e shkrimtarėve tė Kosovės ėshtė njė lėvizje emancipuese e shoqėrisė shqiptare.