PDA

View Full Version : Esad Mekuli


SheTa
27-11-05, 01:01
Esad Mekuli

Ėshtė lindur nė Plavė mė 1916, ku kreu edhe shkollėn fillore. Tė mesmen e pėrfundoi nė Pejė, dhe mė pas studjoi nė Beograd, Zagreb e Itali pėr veteriner.
Gjatė viteve tė Luftės II Botėrore merr pjesė aktive si antifashist, ndaj dhe u burgos shumė herė. Qysh nė ato vite i kushtohet publiēistikės ilegale tek gazeta "Liria" pėr tė mos iu ndarė kėtij profesioni edhe pas ēlirimit. Pėr dhjetra vjet ka qenė kryeredaktor i revistės "Jeta e re".
Ai ka qenė kryetari i parė i Akademisė sė Arteve tė Kosovės.
Me krijimtari poetike filloi tė merret qysh nė shkollėn e mesme. Nė fillim shkroi nė gjuhėn serbokroate, pas luftės botoi shqip nė Kosovė e Maqedoni.
Nė moshėn 40 vjeē ai botoi librin e parė "Pėr ty" (1955), (i cili ka patur edhe tre ribotime), me vetėm 50 vjersha, i cili shėnon jo vetėm njė kulm poetik pėr autorin, por me tė ai i bėn njė vend nderi vetes nė poezinė shqipe. Mekuli ėshtė gjithashtu autor i disa vėllimeve tė tjera poetike, i mjaft pėrkthimeve nga letėrsia jugosllave si dhe pėrkthime nė serbisht tė mjaft librave nga letėrsia shqiptare.

Nė librin e parė e mė tė spikatur tė tij, "Pėr ty", mungojnė motivet e pėrjetshme tė poezisė si ai i vdekjes, i dashurisė; ai ėshtė poet i popullit dhe i problemeve tė tij mė qenėsore, poet i problemeve historike dhe shoqėrore. E mbase bash pėr kėtė R. qosja thekson se Mekuli edhe pse nuk ka shkruar shumė, "fama e tij mund tė matet me famėn e Majakovskit, Apolinerit, Lorkės o Eseninit nė vendet e tyre" dhe e quan "tribunus plebis" (tribun popullor). Poezia e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet qė kaluan kosovarėt nė luftėn e tyre pėr ekzistencė nė trojet e veta. Ja si gjėmon Esad Mekuli me vargun e tij nė poezinė "A asht fajtor shqiptari?", e shkruan mė 1938, kur mėsoi pėr Memorandumin famėkeq tė Ēubrilloviqit, i cili bėnte thirrje pėr dėbimin e qindra mij shqiptarėve etnikė nga Kosova pėr nė Turqi:

"...A asht fajtor shqitpari pse, si tė tjerėt, po don
tė jetojnė si Njeri nė tė vetat sot e pėrjetė?
A asht fajtor pse pėrkundėr dhunės qindron
Nėn qiellin e Kosovės loke, nė trollin e tė parėve tė vet!"

Poezitė e veta Mekuli i ndan nė tre grupe qė i pėrkasin tri periudhave historike tė popullit: tė para luftės, tė luftės e tė mbas luftės. Ēdo kohė nė poezinė e tij ėshtė sintezė e asaj peshe sociale e psikologjike qė breznitė i lėnė njėra-tjetrės. Pra, poeti ėshtė bėrė lajmėtar i kohės dhe pėr nga misioni afrohet shumė me Migjenin. Esad Mekuli dhe Migjeni janė njė brez. Tė dy studiuan jo pėr letėrsi, por nė krijmtari tematikat i kanė shoqėrore. Tė dy e shikojnė realitetin tė vrazhdė e tė padurueshėm. Shpresojnė tek e nesėrmja dhe shfaqen romantikė. Ata nė poezinė e tyre kanė lajtmotiv rininė. Edhe nė pikėpamje tė stilit Migjeni dhe Esad Mekuli janė tė afėrt. Ata nuk i kanė limuar sa duhet vargjet e tyre dhe vjersaht mbajnė mė tepėr material se ē'mund tė durojnė. Nė fillim tė krijmtarisė sė tyre shfaqen romantikė, pėr t'u paraqitur mė vonė analizues tė plagėve sociale e morale tė shoqėrisė. E kėshtu edhe Mekuli u bė poet i tragjikes historike, i mėrgimtarit, i lypėsit, i skamnorit, i fshatarit tė shfrytėzuar e tė rjepur nga polici, etj. Tematika e tij ėshtė tematikė e vlimeve dhe e kthesave tė mėdha nė jetė. E midis tyre spikat vjersha "Kush i pari bani", e cila, sipas R. Qoses "...me poemėn e Migjenit kushtuar mjerimit janė dy kryevepra tė literaturės sociale shqipe"

Esad Mekuli, ky poet qė pėr jetėn shqiptare nė viset ku jetoi shfaqet si portretist, psikolog, sociolog e mbi tė gjitha si humanist i pashoq, vdiq nė vitin 1993.

andromeda_rock
01-12-05, 19:06
Unė nuk njoh lumni
shqetsimet ne zemer me lulzojnė
kam mbetur i vetum pa moter e vella
femi i kuptur ne horizonte te tymnosura ra

Esat Mekuli

shum poet i mir