PDA

View Full Version : Mentalieteti i permbysur


First
24-12-05, 18:03
Mentaliteti i pėrmbysur

Aq sa ma shumė pėrparon studimi shkencor dhe shtohen pėrvojat metodologjike na bėhet e qartė se aftėsitė e mendjes perceptojnė mė pak se sa kemi menduar. Nuk kam pėr qėllim me aftėsitė e mendjes, mundėsitė e mėdha qė i posedon mendja nė sferėn e analizimit tė informatave, nė sferėn e organizimit dhe riformulimit tė shprehjeve, por kam pėr qėllim aftėsitė e mendjes nė sferėn e marrjes sė vendimeve nė ēeshtjet humane dhe nė pėrcaktimin e qėllimeve madhore dhe finale. Jemi duke zbuluar pėr ēdo ditė rėndėsinė e njohurive pėr kėto gjėra dhe rėndėsinė e rolit tė cilin mund ta luajė mendja. Ėshtė bėrė e qartė se zbrazėtira e njohurive dhe informatave ėshtė sprova mė e madhe e cila mund tė bie nė hapėsirėn e logjikės. Nga kjo na bėhet e qartė urtėsia e madhe e cila qėndron nė stimulimin pėr lexim, shfletim dhe nxėnje tė dijes. Vepra e logjikės gjatė logjikimit i ngjan njė njeriut i cili ėshtė duke ecur nė njė rrugė tė gjatė nė shkretėtirė duke mos poseduar njohuri paraprake pėr kėtė rrugė. Ai e di se nuk e ka obligim qė vetėm tė arrijė nė qėllim, por edhe ta mėson rrugėn qė tė ketė mundėsi tė kthehet nė vendin e vet dhe mos tė shkatėrohet nė labrinthin e shkretėtirės. Andaj ai gjatė tėrė udhėtimit tė vet i hulumton nyjet dhe shenjat qė i mundėsojnė tė ecė nė tė njejtėn rrugė gjat kthimit. Andaj ai angazhohet qė ti mban mend kodrat pranė tė cilave kalon, tė mėson gjatėsinė e kthesave nė tė djathtė dhe nė tė majtė…
Kėshtu edhe mendja kur fillon me formulimin e komponenteve mbi tė cilat do tė vepron, ai mbledh ide me ide, vėrejtje me vėrejtje, thėnie me thėnie derisa tė arrijė nė ndėrtimin e logjikimit tė tij tė veēantė dhe akordimit tė tij personal dhe kapet pėr te aq fortė sikurse qė kapet njeriu qė ecė nė shkretėtirė pėr shenjat qė i ka mbajtur mend nė atė udhėtim.
Nėse dėshiron ky njeri edhe njė herė tė mer atė udhėtim e ka shumė mė lehtė tė ecė nė tė njejtėn rrugė, sepse i shtohet dija pėr te dhe mundėsit e kthimit prej tij janė mė tė mėdhaja, shtoja kėsaj edhe afėrsinė psiqike qė krijohet mes tij dhe rrugės, e cila i afrohet mallėngjimit.
Andaj nėse kėshillohet pėr tė ecė nė njė rrugė mė tė shkurtė se ajo rrugė, ose tė pajisur me shėrbime mė tė mira, ai nuk do ta pranon atė kėshillė e do tė pason urtėsinė e njohur: "atė qė e din ėshtė mė e mirė se ajo qė do ta mėsosh".
Normalisht se qėndrimi i tij ndaj rrugės sė re tė propozuar do tė jetė krejtėsisht i ndryshėm poqėse para sė tė nisej nė ndonjė udhėtim e shikon ndonjė hartė tė mirė, e cila ia tregon tė gjitha rrugėt qė mund ti ecė, veēoritė dhe mangėsitė e secilės rrugė. Ai nė kėtė rast e ndryshon atė rrugė me njė rrugė mė tė lehtė, sepse rrugėn nė tė cilėn ka ecur e di se nuk ėshtė rruga e vetme dhe nuk ėshtė rruga e cila i ka tė gjitha veēoritė dhe e pastėr nga ēdo e metė.
Kėshtu edhe mendja kur mendon dhe angazhohet nė gjendje tė kopracisė nė njohuri dhe mungesė sė ofertave tė mira, atėherė tė gjitha tė arriturat e tija qofshin thėnie, komponente ose akordime gjėra shumė tė ēmueshme dhe tė rralla, andaj nuk mundet tė jetė i panevojshėm pėr to ose ti ndryshon ato.
Mendja ėshtė bėrė rob i thėnieve tė tija, i prangosur qė i ka ndėrtuar me duart e tija dhe ia dominojnė punėn e tij. Ēeshtja do tė ishte ndryshe nėse para mendjes gjatė fillimit tė punės sė tij do tė kishte deponim tė mirė tė njohurive. Ai atėherė do tė perceptonte se ėshtė duke pasuar zgjidhjet dhe nuk i nėnshtrohet gjėrave tė detyrueshme, andaj mendja bėhet elastike, ripėrtėrirėse dhe perceptuese e ēdo tė reje duke mos e kėputėr lidhjen me tė vjetrėn. Krejt kjo domethėnė se ne duhet tė vazhdojmė nė dy gjėra esenciale:
Njė: Pajisja me dije, sepse ne vetėm pak dijmė, madje edhe mė pak se paku, kurse atė qė nuk e dimė ėshtė shumė ma shumė se ajo qė e dijmė. Pasi qė njohuritė shumfishohen nė ēdo dekatė ose ēdo dy dekada, domethėnė se injoranca ynė ėshtė e re.
Dy: Ēlirimi i vazhdueshėm i mendjes. Ne duhet ti provojmė thėniet tona dhe mėnyrat e logjikimit tonė, duhet ti rianalizojmė dhe ti ndryshojmė qė tė pėrputhen me ecurinė e pjekurisė nė tė cilin jemi duke ecur.
Disa njerėz mendojnė se jemi duke jetuar nė gjendjen mė tė keqe tė cilėt ėshtė duke e pėrjetuar umeti islam, pėr shkak tė pėrhapjes sė mėkateve dhe dominimi ynė nga armiqėt. Duke u nisur nga ky besim i shikon me sy shqiponje tė gjitha negativitetet qė paraqiten nė jetėn e muslimanėve dhe tė gjitha problemet nga tė cilat vuajnė. Nėse pėrmendet ndonjė pozitivitet e konsideron minimale ose i jep komentim, i cili e shndėrron ate nė rradhėt e gjėrave negative!
Njė kategori tjetėr e njerėzve beson se umeti ėshtė mirė, andaj mendja e brendshme (sublogjika) i ndihmon pėr tė zbuluar pozitivitete tė panumėrta dhe pėr ti konsideruar minimale negativitetet.
Njė kategori tjetėr e njerėzve nė analizimin e shkaqeve niset nga pikėnisja subjektive (mangėsia subjektive) dhe tė gjitha llojet e prapambeturisė nė jetėn e umetit ia referon nihilizmit tė brendshėm dhe mos zbatimit tė detyrave fetare dhe civilizuese nga ana e muslimanėve. Ai aspak nuk e llogarit prishjen e armiqve dhe komplotin e tyre kundėr nesh!
Kategoria e tretė qėndron nė bregun pėrballė. Ai nuk sheh asgjė tjetėr pėrpos komploteve nga armiqėt, ndėrhyrje nė ēeshtjet tona, mendon se poqėse umeti lihet rehat nuk do ti kishte kėto probleme, e kėshtu me rradhė…
Ėshtė shumė e qartė se shikimi i vėrtetė qėndron mes kėtyre dy kategorive tė muslimanėve. Poqėse pyesim: si ka mundėsi tė pakėsojmė pėrmbysjen mentale nė jetėn tonė personale dhe nė jetėn e njerėzve pėrreth nesh, mund tė vėrejmė se duhet bėrė kėtė qė vijon:
1- Njerėzit me mentalitet tė pėrmbysur anojnė kah ngurtėsia dhe inati. Ata llogariten nga kategoria e cila cilėsohet me objektivizėm maksimal dhe anim kah imponimi i mendimeve pėr tė cilat nuk ka ujdi. Aftėsia e tyre pėr tė edukuar veten qė tė sillet me tjerėt me drejtėsi ėshtė e kufizuar, ashtu sikurse aftėsia e tyre pėr tė pjesėruar mendimin dhe pėr tė marrė qėndrime etapore nga idetė e propozuar gjithashtu ėshtė e kufizuar. Ne sipas kėsaj baze duhet tė veprojmė. Ėshtė me rėndėsi qė tė perceptojmė se pėrmbysja mentale nuk ėshtė e keqe absolute, pasiqė njerėzit me mentalitet tė pėrmbysur e kufizojnė reagimin e pamatur kundrejt ēeshtjeve tė ripėrtėrirjes dhe zhvillimit dhe punės nė tė cilėn janė i japin njė shkallė tė fuqisė dhe forcės. Pastaj ata i grumbullojnė pjesėt dhe pėrhapin fuqi nė shpirtėrat e njerėzve labil. Ata jeni komponenti i barazpeshės dhe sigurisė nė tė njejtėn kohė.
2- Raporti ynė me njerėzit me mentalitet tė pėrmbysur ka nevojė pėr urtėsi, butėsi dhe kujdes, sepse shumė shpejt mund tė shtohet shkalla e inatit tė tyre dhe vetmbyllja, sidomos nėse i akuzon se janė inatēor dhe me diapazon tė ngushtė. Ndoshta ėshtė e pėrshtatshme tė pėrdoret mėnyra e shfaqjes sė veēorive dhe mangėsive gjatė polemikės me ta. Mund tė themi: cilat janė veēoritė e thėnies tėnde? Cilat janė argumentet dhe mbėshtetėsit logjik? Cilat janė tė metat qė e kaplojnė dhe ku janė pikat e dobėsisė? Kėrkohet prej tij qė edhe ai kėtė ta kėrkon prej kundėrshtarit tė vet.
Kjo mėnyrė e hap derėn e polemikės dhe e pakėson gjuhėn e sfidimit, gjithashtu njeriun me mentalitet tė pėrmbysur e bėn qė tė beson se polemika ka pozitivitete dhe tė pranon se ka mundėsi qė tė ekziston njė shkallė e saktėsisė dhe fuqisė te fjalėt kundėrshtuese.
3- Ėshtė shumė me rėndėsi nė raportet tona me njerėzit me mentalitet tė pėrmbysur qė tė mėsojmė dėgjimin e mirė dhe ta kėrkojmė prej tij kėtė gjė dhe mos tė insistojmė qė tė arrijmė nė rezultate momentale. Njė pjesė e ngurtėsisė sė tij formohet pa vetėdije dhe ashtu edhe do tė pėrfundon.
4- Njeriu me mentalitet tė pėrmbysur nuk posedon ndjeshmėri tė mjaftueshme pėr tė dalluar mes asaj qė paraqet kėndvėshtrim personal, pikėpamje nė bazė tė pėrpjekjeve personale dhe atyreve qė konsiderohen gjėra statike dhe tė prera, gjėrave qė shikon se tė vėrteta konstante, rreth tė cilave ka pėrfunduar polemika.
Besoj se dobėsia e kėsaj ndjeshmėrie e formon njė pjesė tė infrastrukturės sė njohurive nė tė gjitha ambientet ku ėshtė pėrhapur injoranca dhe varfėria e informatave. Andaj ėshtė shumė me rėndėsi qė tė pasurojmė rregullatorin e dallimit mes asaj qė ėshtė supozim dhe e vėrtetė, asaj personale dhe e pėrgjithshme nė botėn e mendimit dhe ideve.
5- Njerėzit me mentalitet tė pėrmbysur mendjes i japin rol tė dukshėm pėr shkak tė kompenzimit tė boshllėqeve nė njohuri nė sistemin e argumentimit te ata. Kėtu ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė sqarojmė se mendja pa njohuri tė mira shumė herė ėshtė plotėsisht e paaftė pėr tė vizatuar prioritetet dhe pėr tė sjellur vendime rreth shumė gjėrave esencijale, siē janė: meritore dhe jomeritore, e rėndėsishme dhe joerėndėsishme, e sigurtė dhe e rezikshme, e nxitueshme dhe e mėvonshme, etj. dhe krahas kėsaj e sqarojmė rolin e informatave nė ndėrtimin e mendimeve, ideve, qėndrimeve dhe drejtimeve.
6- Mentaliteti i pėrmbysur ėshtė rezultat i arsimit tė shėmtuar dhe ambientit ku dominon injoranca, andaj pėrparimi nė kėto dy sfera do tė na ndihmon nė pakėsimin e stėrzmadhimit tė kėtij problemi. Nga All-llahu e kėrkojmė ndihmėn dhe fuqinė.

Dr. Abdul-Kerim Bekar