PDA

View Full Version : Nga ditari i nje te dashuruari!!!!!!!!


Paradox_13
10-02-06, 22:53
Ja pra edhe une duke u munduar te nderlidhemne temat e FD po filloj me disa poezi:
Shpresoj te ju pelqejn.


Thirrje
Nesėr kurė tė lindė dielli
eja ,tė presė
nė livadhin e luleve
tė zgjuara.

Prej nėnqmimit se s’di
tė dashuroj
tė thrrasė nė
dashuri.

Do tė qėndrojmė
njėri kundrej tjetrit
nė lulen shumėngjyrėshe
dhe rreth brigjeve tė
zogjve kėngėtarė.

Do tė qėndrojmė njėzet hapa
njėri largė tjetrit
tė armatosur vetėm me kujtime.
Do tė kthehem unė nga ti e ti nga unė
Ngadalė,pa u skuqur e pa u dridhur
Sy mė sy,zemėr mė zemėr.

Syri shef e zemra e din
dhe paramendonė prushė dashurie.
Do tė humbė ai syri i tė cilit
sė pari kthehet ndaj luleve pėr rrethė.

Eja tė presė
nė livadhin e luleve tė zgjuara
rrethė brigjeve tė shpezėve kėngėtarė
tė cilėt me kėngėn e tyre
i tėrheqin vėmendjen
edhe ma tė dashuruarve.

Paradox_13
10-02-06, 23:00
Provojmė

Provojmė tė gjejmė
paqen tonė
Nė pikat e vesės sė
mėngjezit.
Nė valėt e barit
pranverorė
Provojmė tė gjejmė
fatin tonė
Nė rrezet e diellit
mėngjezor
Nė muzgjet e bukura
pranverore
Provojmė tė dashurohemi
pa kufi
Nė kėt tė vėrrtet tė thjeshtė.

Paradox_13
10-02-06, 23:06
Dėshpėrimi
Me bebėzėn e pėrlotur
pres agun e ditės.
Me zemėr tė thyer
mbėrri muzgun e mbrėmjes.
Pres…
Por kot ti je larg
diku prapa maleve tė larta
afėr luginave tė etura
jashtė zemrės sė vyshkur.
Pres...
Nė shkretėtirė
por kot
ajo nuk gjelbėron.
Pres...
Nė oazėn e gjelbėr
ajo mbeti pa lule
Pres...
Me zemėr tė ndezur
por nuk erdhe.
Kur do tė vijė ?
Mos vallė pretė
tė gjelbėrohet shkretia
apo tė lulėzoj oaza e gjelbėruar.
A do tė shuhet zemra
apo dėshira e ndezur
apo do tė pret kalljen e zjarrit
diku maje bjeshke.

Paradox_13
11-02-06, 14:57
Unė dhe ti

Unė dhe ti njė dashuri
unė dhe ti njė rini
unė shpresė ėndrrimtare
ti lule pranvere
dy tė dashuruar
nė bardhėsi
unė dhe ti

Paradox_13
11-02-06, 15:03
Tretja
Kur zemra ngadalėson tė rrahurit
njeriu s’mendon pėr jetėn e ėmbėl
pėr botėn pa mbarim.

Kur mendja tretet nė mesin e yjeve
hapėsira ėshtė e ngushtė pėr tė gjitha dėshirat.

Koha s’ka kufi
nė mes dritės dhe errėsirės
yjet prapė fillojnė rrugėn e rėndomtė
jeta tretet.

Koha ėshtė kufiri i ndarjes
sė tė mirės nga e keqja
qė nuk shihet
dhe nuk ėshtė amshim.

Paradox_13
11-02-06, 15:05
Pėr njė buzėqeshje

Me dėshirėn e zemrave tona
shtruam rrugėn e fatit,
nėpėr tė cilėn kalojmė tė lumtur tani.

Me gjakun e tyre
njomen zemrat e djegura
nga dashuria pėr njė buzėqeshje
ku zhduken ėndrrat rinore.

Nėpėr dejtė e gjakut qė vlojnė nė zemrat tona
qarkullon njė fije e lumtur
qė ngjallė shpresėn pėr lumturi
tė tretur nė mesin e ditėve tė kaluara.

Me eshtrat e trupit do tė caktojmė
fatin pėr tė cilin besojmė
nė zemėr do tė mbjellėt
urrejtja ndaj hyjneshave
qė na tradhtuan fatin e jetės

Paradox_13
11-02-06, 15:07
Kujtimi
Ditė vjeshte 18 dhjetori
zemrėn ma puthi njė flakė zjarri
mė puthe ti apo kujtimi
nė atė ditė vjeshte 18 dhjetori

Paradox_13
11-02-06, 15:09
Nė mesnatė
Nė mesnatė kur bota fle
e nė qiell vallėzojnė yjet
unė s’mund tė qetsohem
zemra s’mė le

Nė tokė ėshtė qetėsi
nė dhomė njė heshtje e rėndė.

Nė mesnatė kur lehin qentė
prishet qetėsia...
atėherė ngjallet tmerri
dhe humb lumturia.

U shkėput njė yll dhe ra nė tokė
e tronditi qetėsin
e treti lumturin
nė mesin e natės

Paradox_13
16-02-06, 16:16
Pika e ujit nė mesin e shkretirės

Kur ulesh mbi karrige qė nuk din tė flasė
mendon ardhmėrinė.
Kur kundėrmon erėn e gjelbėrimit
tė kujtohet ardhmėria.

Nė karrigen qė s’flet
ke dėshirėn e pashuar tė zemrės.
Nė gjelbėrim
njollėn e pashlyer tė rinis
dhe barrėn e kaluar mbi supe.

Sikur karrigia tė dinte
do tė kėndonte vet pėr dashurin tonė,
Pėr ngrohtėsinė
pėr dėshirėn e patretur.

Sikur hėna tė jetė pa zjarr
nuk do tė ekzistonte shkretia
Sikur uji tė jetė i pastėr
nuk do tė ketė nevojė pėr lot dashurie.

Lotėt tė pakėt janė
qė tė zhdukin zakonet,
qė tė njomin shkretirat e djegura
nga zemrat e shkrumbuara.

Paradox_13
05-03-06, 21:20
Dy shkėndija

Dy shkėndija dolėn nga oxhaku i zi
filluan tė qarkullojnė tė lira nė ajr
u hapėn e u zgjeruan
dhe u fundosėn nė gjithsi

Dy shkėndija dolėn nė mesnatė
shndritėn natyrėn e lirė
u ndan dhe lėshuan
vetėm njė ofshamė
Tė mjerė ata qė jetojnė nė vetmi

Paradox_13
07-03-06, 09:53
Dy lule

Dy lule u qelėn nė njė pranverė
Dy ishin tė njėjta
Dy patėn njė erė
Dy u rritėn pėrnjėherė
Por tė dyja u vyshkėn
nė njė verė....

Paradox_13
09-03-06, 11:39
Dy yje

Nė mesin e natės u fikėn dy yje
U ndan dy zemra tė njoma rinore
Njėra shkoj nė perėndim
E tjetra nė lindje
Njėrėn e goditi tėrmeti
E tjetrėn e kapėrdin tė tjerėt
Dhe ja fikėn jetėn
U ndan nė pa mbarim
U tretėn nė pa kthim.

Paradox_13
11-03-06, 21:10
Njė pikė ujė

O shok,o njerėz !
njė pikė ujė mė jepni
tė freskoj zemrėn e shkrumbuar
Njė pikė ujė
tė lajė plagėt e vjetruara
qė mė hapi dashuria.

Ju lutem njė pikė ujė !
nė kėtė natė
tė shuaj etjen time
e buzėt e ndezura flakė.

Njė pikė ujė
qė tė mė ēelen sytė
tė shoh mėngjesin
duke shndrit.

Luana
11-03-06, 21:13
Te lumt Paradox ..... :smile:

I lexoj me endje poezit e tua , vetem vazhdo , sukses ....!

Paradox_13
11-03-06, 21:22
Te lumt Paradox ..... :smile:

I lexoj me endje poezit e tua , vetem vazhdo , sukses ....!
Falemnderit per komplimentin Luana.
Komplimentet tuaja jan njeherit edhe nje inspirim per mua qe me shtyn apo obligon qe te vazhdoj edhe me tutje.
Ju falemnderit.

Paradox_13
14-03-06, 09:58
Ndarja

S’tė erdhi keq pėr mua
kur mė the se ma s’tė dua
A s’mendove se mė tradhton
kur mė the se ma s’mė donė

Fjalėt tua mė kanė tronditur
si shkėmb nė zemėr mė janė ngjitur
Por ti fare nuk mendove
se tash mua mė tradhtove.

E bėre zemrėn gurė
e mua mė ke largu
U bėre e fortė nė sy
kurė mė le mu nė vetmi.

e_martumja
23-03-06, 21:02
Poezii te kendshme !

vazhdim sa me te lart te deshiroj gjitheashtu edhe te pershendes.

e_martumja

Paradox_13
25-03-06, 23:26
Poezii te kendshme !

vazhdim sa me te lart te deshiroj gjitheashtu edhe te pershendes.

e_martumja
Falemnderit per komplimentin zonje.
Gjithashtu je e pershendetur .

Paradox_13
25-03-06, 23:50
Ty

Ty tė dashurova o vasha ime
pėr ty kėndova e thura gėzime
pėr ty vuajta dhe u gėzova
pėr ty qava dhe u hidhėrova

Tė dashuroja bukurin tėnde
tė dashuroja fjalėn tėnde
tė doja si fėmija nėnėn
e ti tash mė le si nata hėnėn

Shumė tė urrej pėr atė qė mė dhe
pėr fjalėn tė dua qė mė the
e atė tani e harrove
e mua mė tradhtove.

Paradox_13
26-03-06, 00:01
Thuaj

Thuaj ē’tė dush moj e bekuar
thuaj ēka di hėnė e praruar
thuaj ēka tė duash vetė
por mos mi humbė shpresat pėr jetė.

Thuaj yjet s’janė zjarr
thuaj bota s’ėshtė varrė
thuaj dielli u shua
por mos thuaj se s’tė dua.

Paradox_13
29-03-06, 20:13
Poezi per ty!

Buzet e tua te ndezura flak
floket e tua si kuror e art
shum mall po ndjej e qe ti se e di
athua mos vall prap rash ne dashuri

Zemer me thuaj q’far po ndodh me mua
trupi si duron me rrahjet e tua
mendja m’eshte trazuar e ti nuk e di
a duhet prap une te vuej per dashuri.
Nje gje mir e di e s’mund ta mohoj
i zhytur jam tani ne ket te bukur loje.

Paradox_13
02-04-06, 20:11
DUA TE TE DUA
Tashme gjithcka po tingllon
si deshtim
qetesia jehon.

Ne keshtjellen e vetmise
nje person
dhe kjo me frigon.

Vetem vetja ne kete terr
me lendon
asgjeja sundon.

I dashur nga te gjithe
e askush s'me do
s'me do,se une jam ky.


Mbret pa mbreteri
sundoj kete vetmi
s'ka njeri
ti pa mua.

Perandor pa gjithesi
asgje nuk kerkoj
une dhuroj
dua te te dua.

Marr nga nje liber i harruar !

Paradox_13
09-04-06, 20:55
: Me zhvish shpirt
Po jo rrobat , lekuren ti me hiq
Ndaji nga mishi fijet
Dhe indet lidh serish
Ne cdo fiber te saj
Mundohu e lexo
Printuar emri jot
Shikoje mos harro
Me zhvish edhe me tej
Kalo zemer e mish
Deri ne kocka shko
Pa frike asgje nuk prish
Te gdhendur veten gjen
Shiko ku je skalitur
A me beson tani?
cdo gje me ty eshte ngjitur
Nese nje dite te humb
E ndoshta me ste shoh
Do jesh ti brenda meje
Puthitur neper to
Ma zhvish ti shpirt dhe zemren
Dicka ka dhe aty
Nuk jam me vetem une
Brenda jemi te dy


Marr nga nje liber i harruar !

Paradox_13
13-04-06, 19:44
FATI IM ???????
Shpresa e Zjarrt
I vetem ne naten me shi un rri
Ngricen te ftohtet harroj
Duke menduar vetem per ty do ta gdhi
Ngricen te ftohtet do duroj

Pikat e shiut me bien mbi flok
Por te me lagin s'guxojn
Pikat e shiut bashkohen me lot
E se bashku ato avullojne.

Trupin e kam te that
Por rrobat i kam qull
Trupi me mbulohet me flak
E rrobat me qullen me uj

Ne shpirt kam zjarrin qe me ngroh
Zjarrin qe kurr s'do me u fik
Zjarrin qe me thot shpreso
Zjarrin qe po me jep drit.

Marr nga nje liber i harruar !

Paradox_13
13-04-06, 19:51
Te Dua
I keputa gjethet e trendafilit duke te then te dua
I grisa fletet e librit duke lexuar poezite e tua
E piva detin te tere dhe token e laga me lot dashurie
I tunda gjethet e pemeve duke vendosur trishtim e dhimbje
q'do rruge e mbusha me vetmi e trishtim
q'do njeriu I thosha ja kjo eshte fati im.


Marr nga nje liber i harruar !

Paradox_13
15-04-06, 22:45
IKA LARG...
Ika larg nga vetvetja...
U fsheha ku t'mos me gjente njeri,
As vet nuk e dij, nese ishte frika,
Ajo qe me shtyu, apo ti ?
Me the qe frike te mos kisha,
Se jeta ka drite plot...
Por mua me pelqente "erresira",
Quditerisht ne drite "s'rrija dot"...

Perse valle njerezit jane krijuar,
Te tille ne natyre dhe ne shpirt ?
Qe me dy fjale mund te bejne mrekullira
Me nje puthje i sherojne te gjitha...

Sikur ta dije se sa, fjalet e tua,
Peshojne ne zemren time sot
As ty nuk do te te besohej,
Qe pa to, nuk jetokam dot!

Ndoshta jam dhe naiv...
Dhe besome, ashtu dhe me kane pare...
Ndoshta prandaj kjo zemra ime,
Nuk hapet dhe eshte e vrare...

Ki durim me mua mikja ime
Ndoshta nje dite do me kuptosh
Se nuk jam aq i ftohte ne shpirt,
Por kam nevoje per diell te me ngroht.

Marr nga nje liber i harruar !

Paradox_13
30-04-06, 21:14
DESHIRA
Ti je shpres
Ti je gezim
Ti je lumturia e shpirtit tim
Te kam hėn
E te kam drit
Te kam zemer
E te kam shpirt
Mbes me shpres
Dhe pa durim
Qe te me behesh

FATI IM ???????
Marr nga nje liber i harruar !

Paradox_13
07-05-06, 20:26
Ah..!sikur tė jetoja edhe 1000 vjet..!

Edhe njė mijė vjet
unė ty do tė pres
nė prehrin tėnd
unė qė tė vdes
edhe njė jet
pėr ty do ta jetoj
qė ta kuptosh ti
se unė tė dashuroj
edhe sa lot duhet
qė tė derdhi pėr ty
qė ta kuptosh se tė deshta
dhe tė dua pėrseri
edhe sa vuajtje duhet
qė pėr ty tė vuaj
qė tė kuptosh ti
se unė nuk jam e huaj .

Paradox_13
07-05-06, 20:36
A e din..??
A e din qe sonte jan diku dy sy ,
qe nuk munde te mbyllen nga malli per ty.
A e din qe sonte diku ne nje dhome,
eshte nje shpirt i vetem qe ti i mungon .

Paradox_13
28-05-06, 20:23
Si Te Te Quaj~


Ti erdhe si magji nuk e di nka dole Ti
Erdhe pa prit me bere drite
Me preke ne zemer
Si te te quaj, Dashuri pa emer?

Me te thirr ne emer nuk po munde
Me te than zemer s'me kupton
Me te than te dua s'me beson
Te quajta Dashuri pa emer

Ashtu ashtu te kam ne zemer
Ty vetem Ty Dashuri pa emer
Ti do ta kuptosh nje dite ket Dashuri
Se te dua te dua vetem Ty

Edhe ti nese s’me flet
Ne syt e tu qdo gje lexoj
Syt e tu me tregojn
Ne Zemren tende prap egzistoj

Dashuri Dashuri pa emer
Eja sonte ku je ti moj zemer
Eja eja se ty te kam prit ..,...
Eja o Rreze edhe sonte me ban drit

Eja sonte si qdo her
Eja e mos me le ne terr
Eja shuje ket vetmi
Eja zemer eja Rreze ti..,...

Nje poezi e vjedhure.......!

Paradox_13
06-06-06, 17:58
Njė natė pa gjumė

Nė njė nat pa gjumė
nė qiell ndodhi njė alarm
alarm,
atė e pashė me sytė e mi
hėna njoftonte yjet
e yjet morrėn tatpjetėn.

Tek unė,diqka firshkllon
por nuk e di
ne firshkllon
tmerri i kesaj nate
frika nga vetmia
apo firshkllon epshi i dashuris

Nė njė natė pa gjumė
nė qiell ndodhi mrekullia
hėna njoftonte yjet
e yjet u parqafuan

Nė njė natė pa gjumė
e pushtova tmerrin
e munda vetmin
at natė kur ty shpirt
tė fala dashurin.

Nga ditari i njė tė dashuruari.....!

Paradox_13
08-06-06, 23:27
Njė natė pa gjumė

Njė natė kurė mbeta vetėm
provova tė tė harrojė.
Atė natė kurė isha vetėm
provova tė tė largojė.

Por njė fantazmė fluturoi
e mua mė pyeti :
Pse je i piklluar ?
Pse rri i vetmuar .

Nuk dita ti pėrgjigjem
e vetėm heshta.

Tash e pyes veten:

A mundė tė tė largoj.
kurė dhe ashtu larg tė kam.
A mundė tė harrojė ty
qė tė qaj dashuri.

Era1
09-06-06, 21:09
: Me zhvish shpirt
Po jo rrobat , lekuren ti me hiq
Ndaji nga mishi fijet
Dhe indet lidh serish
Ne cdo fiber te saj
Mundohu e lexo
Printuar emri jot
Shikoje mos harro
Me zhvish edhe me tej
Kalo zemer e mish
Deri ne kocka shko
Pa frike asgje nuk prish
Te gdhendur veten gjen
Shiko ku je skalitur
A me beson tani?
cdo gje me ty eshte ngjitur
Nese nje dite te humb
E ndoshta me ste shoh
Do jesh ti brenda meje
Puthitur neper to
Ma zhvish ti shpirt dhe zemren
Dicka ka dhe aty
Nuk jam me vetem une
Brenda jemi te dy


Marr nga nje liber i harruar !

Paradox me vjen keq por kjo poezi nuk eshte marre nga Ndonje liber i harruar por eshte marre ketu:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=50658
dhe eshte poezi imja.

Paradox_13
09-06-06, 21:24
Paradox me vjen keq por kjo poezi nuk eshte marre nga Ndonje liber i harruar por eshte marre ketu:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=50658
dhe eshte poezi imja.
E nderuara Era une se paku e kam cek se kjo poezi eshte e marre nga diku tjeter,perndryshe munde te them se ket poezi dhe disa te tjera me ket mbishkrim i kam marre nga nje forum krejt tjeter nga nje person me emrin Femer Fatale dhe ato postime datojn me heret nga postimet e tua ne adresen e lartpermendur.
Sido qe te jen jan poezi te mrekullushme dhe me pelqejn shume.

Era1
09-06-06, 21:28
Te lutem ma jep linkun se ku e ke marre kete poezi.
Jam duke botuar librin tim dhe nuk dua te me demtohen poezite. Besoj me kupton.

Paradox_13
13-06-06, 18:17
Ėndrra
Mu duk qė nė dorė tė kamė
mė kurrė s’do tė lėshoj
tė zura o pėllumb shtegtar
qė zemrėn ma bėre zjarr.

Tani po lėshoj pendėn tė rrėshqas
ty pėllumb tė kėndoj plagėt ti shėroj
sepse zemra ime tani do pėlcas
ty pėllumb tė kėrkon dhe ma s’kthehet prapė.

Ėndėrr tradhtare mė paske gėnjyer
pėllumbi fluturoj unė mbeta i vetmuar
mbeta i vetmuar prapė duhet tė mendoj
sepse ty o pėllumb unė tė dashuroj.

Paradox_13
13-06-06, 18:25
A TI....
Kėtu janė tri shkronja
tė shkruara nė fletė
kėto mundė tė shlyhen
e asgjė nuk mbet.

Jo gabim ėshtė.
Kėtu janė tri shkronja
tė shkruara nė zemėr
me ngjyrė tė pashlyer
qė e bėjnė njė emėr.

Po me ē’ngjyrė ?
ėshtė ngjyrė e dashurisė
qė ėshtė ngulė nė zemėr
e kėto shkronjat e fletės
janė shpresa ime e jetės.

Po a ėshtė e vėrtetė ?
e vėrtetė nga zemra ime
qė askush nuk e mohon
sepse me njė vashė si ti
ėshtė mėkat tė bėj tradhti.

Paradox_13
13-06-06, 18:34
Kurė tė pashė

I vuajtur ecsha
rrugės i menduar
ty duke tė kujtuar
o e dashura ime

I lumtur u ndala
pran teje me plotė gėzime
i qeshur tė shikova
me plot adhurime

I tretur mbeta
kur ti u largove
pa mė pėrshėndetur
si para ca kohe.

Paradox_13
03-07-06, 16:24
E di se mė don

Dielli ishte lėshuar mbi horizont
E bukur agoi dita
Por kot ē’tė duhet
Kurė zemra vuan.

Mirė mbajė mend atė ditė
Mjegullėn e pėrfaqėsonte dėshpėrimi yt
E shiun...shiun....
Lotėt e mi tė nxehtė.

Ulur perballė rrinim
Nuk flisnim ne.
Flisnin shiqimet

Po ,po..
Mirė mbaj mend atė ditė
Atė ndryshim tė motit
Kur pėr herė tė parė
Ndjeva ngrohtėsin e lotit.

Ishin lotėt e parė
Po,po lotėt e parė
Qė derdhja pėr dashuri
E ti mbete vetėm ti.

Lotėt tani po mė mbysin
Po pse ?
A pse mė tradhtove
Jo,jo !
E di se ti mė donė
Por zakoni.largėsia ,
Sot po mė lėndon.

gjimnazistja
15-07-06, 08:09
me te vertet nga te gjithat poezia qe i kam lexuar nga te gjithat kam mbet e kenaqur shum te bukura shm me vler veq vazhdo!!! oki te pershendes kalofsh sa me mir.tung tung nga gjimnazistja

Era1
16-07-06, 17:15
Nje pjese nga ditari im:


Mė duaj,
pėr sa kohė jam gjallė,
mė duaj,
e kur tė nisem pėr udhėtim,
mes resh, dallgėsh, e pemėsh ,
harromė.

Mė puth,
tani qė jam jotja ,
mė puth,
e nė agimin tim tė fundit,
nėn njė qiell tė kuq,
harromė.

Pėrkėdhelėm,
ndėrkohė qė mė ke perlė nė duar,
pėrkėdhelėm,
e kur tė mė humbas shkėlqimi,
nga rrugėt e shumta e nga malli,
harromė.

Shikomė,
pėr sa kohė mė ke pranė,
shikomė,
e nė shikimin tim tė fundit,
qė do tė hedh mbi ty,
harromė.

Folėm,
mos ruaj brenda vetes fjalė,
folėm,
e kur mė tė mos dėgjoj,
nga muret e shumta qė do kem pėrreth,
harromė.

Eja,
ndėrkohė qė kam kaq mall,
eja,
e kur mė tė mos jem duke tė pritur,
ngaqė fryma e pritjes do mė ketė mbaruar,
harromė.


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1

Paradox_13
01-09-06, 16:05
Mė ler qė tė jem vetė

Nėse njė ditė do tė mungoj
shfleto letrat e mia
Nėse njė ditė s'mė gjen dot
mos kėrko qė tė pėrgjigjem.

Mundohu fshije lotin
nėse tė vjen pėr tė qarė
Mos u mundo ta ngushllosh zemrėn
pasi qė ta kesh vrarė.

Mos e fshih pikllimin
edhe pa dashje po tė jet
Mos mė kerko arsyen
por mė ler ,mė ler qė tė jem vet.

Nga ditari i njė tė dashuruari...!!

Paradox_13
03-09-06, 21:51
Zbrazdėsi nė mua...

Thirrjet jan tė kota
nė kėt natė tė vonė
Athua zėrin tim
sikur se dėgjon

Pa zėrin tėnd
ndjej njė zbrazdėsi
Pa fjalėt e tua
tė zbrazėt mė le mua

Atėher kur ti hesht
mė mungon shumė
Atėher kur s'mė pėrgjigjesh
edhepse tė thrras unė

Thirrjet jan tė kota
nė kėt natė tė vonė
Sikur fjalėt e tjetrit
ti tash i degjonė

Paradox_13
04-09-06, 20:06
E gjykoj veten..
Me deshiren e zemrave tona
trasuam rrugen neper te cilen po ecim
Nga verbesia qe na verboi syte
nuk dinim kjo rruge ku e ka kryt

Te humbur ne ate kaltersi
ishim te verber dhe te pa sy
nuk mendonim se ne q'rruge kemi hy
nuk e dinim se kjo rruge ishte e pa kry

Sot kur rri ulur ne karrigen qe s'flet
sikur pres qe ajo te me pergjigjet
Sot kur ne ty shof zhgenjimin
e di se zemra te digjet.

E gjykoj veten
por s'di sa jam fajtor
Qe ne ket rruge pa krye
kerkuam fatin tone.

Era1
16-09-06, 05:22
Varur ne varse kam lene dashurine
konsumohet nga koha por nuk eshte kujtim...


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1.

Paradox_13
23-09-06, 16:57
Gjithka tė gjeta Ty

Nė mesin e kėngėve tė pakėnduara
Erdha tė gjeta Ty
Nėn tingujt e gitares pa tela
Tė recitova si poezi

Nė mesin e kujtimeve kur shpalosa
Erdha tė gjeta Ty
Nga pedalet e luleve tė vyshkura
U mundova at nektar ta pėrbi

Nė mesin e jetės sė pa shijuar
Erdha e prap tė gjeta Ty
U mundova,e u nundova qė tė shmangem
Por kot , se gjithkundi mė ishe Ti.

Nė varsen e qafės kur shiqoj
Edhe aty tė gjej Ty
Qė po tė mbajė si kujtim
Deri nė ditėn e quajtur amshim…….



Nga ditari i njė tė dashuruari….!!!!

Paradox_13
24-09-06, 19:45
Rikthim….

Nė mesin e netve tė lėna nė harres
Sikur shof ditėn qė po vie
Nė tė nesėrmen e imagjinuar nė mendjen time
Sikur gjej tė djeshmen qė dua ta harroj

Nga kujtimet qė mė la e djeshmja
Sot po ushqej shpirtin
Nga ushqimi i pa shije qė u ushqeva dje
Kėrkoj qė tė ushqehem me tė nesėrmen

Kur ndalem kujtoj tė kaluarėn
Sikur e shof tė ardhmen
Kur mundohem tė gjej ngushllimin
Sikur prap nė mua po mė ngjalle trishtimin.



Nga ditari i njė tė dashuruari….!!!!

Paradox_13
03-10-06, 16:34
Kafshat e kohės

Kafshat qė s'kaperdihej
dikur ishte mjerimi
kafshat qe te mbetej nė fyt
e tė zinte trishtimi

Kafshat e kohės sė sotme
qė tė qon nė trishtim
ėshtė rruga e gjat mes nesh
e shpesh e pakthim

Sikur tė mundė tė kapėrdija
malet dhe oqeanet
e kjo ndasi mes nesh
nje ditė qė tė ndalet

Eh... Migjeni o i gjor
sa fort e deshe Lulin
sikur sot tė jetoje
ndoshta do mė kuptoje........!!! ???

Luana
05-10-06, 14:38
Poezit a tua i lexoj me ėndje dhe me pėlqejn jasht mase , Tė lumt Paradox :biggrin:

Ja pra edhe unė si shenjė pėrshėndetjes do ta dhuroj kėt poezi tė vockėl :wink:


P-ėrrallat e "njė mijė e njė netė netėve " po i lexoja
A-tje nė njė qoshe tė errėt tė shtėpis
R-eshtat e librit pėrpija pa u ndalur
A-to momente nga pėrhumbja mė nxorre ti

D-uart tuaja si somnambul drejt meje shtrive
O-h sa tė lehtė ato peshuan mbi trupin timė
X-hama poēash nuk jan , s'thyehen, vetem shtrėngom
I - dashuruar do tė ndjehesh nė pafundsi

Paradox_13
05-10-06, 19:14
Poezit a tua i lexoj me ėndje dhe me pėlqejn jasht mase , Tė lumt Paradox :biggrin:



Falemnderit.
L –otėt e njėmij e njė netėve mėkot
U –mundova qė ti fsheh
A –to qaste dėshprimi qė mė kaploi
N- ė vehte ndjeja njė zbrazdėsi
E –prekur thell nė zemėr
SH-iqimin nga unė se ndaje
A –to qaste tė lumtura,pėr 1001 net mi fale.

Paradox_13
05-10-06, 20:23
Seanc e papėrfunduar…!!

Nė seancėn e par gjygjėsore
Pa pranin time…
Pa ndoj dėshmitar mu gjykua
Qė tė lindė nė kohėra tė pa kohė

Nė seancėn e dytė gjygjėsore
Edhepse i pranishėm isha
Isha ende i mitur
Mu gjykua,mu gjykua se bonjak duhej te rritem

Nė seancėn gjygjėsore tė tretė
Atėher kur mė nuk isha vet
Tė kisha ty E** qė tė dashuroja
Mu gjykua,mu gjykua,qe pa ty duhet te jetoja

Nė seancėn gjygjėsore te katėrt
Atėher kur ndoshta mė mbuluan mėkatet
U mundova zbrazdėsin tėnde ta zavensoja
Mu gjykua ,mu gjykua nga ajo tė cilėn aq shumė e doja..

Séancė pas séance
Pa dėshmitar,pa fakte
Me mė shumė se 1001 akuza
Mė akuzojn,e kur kėrkoj vendimet e gjygjit
Eja pas njė jave mė thonė…!!!!
Eh…! botė mėkatare
Me séance tė pandėrprera
Me 1001 sprova
Nuk tė ndjeva,nuk tė shijova
Ndoshta pse pa dashje tė jetova.

Paradox_13
26-12-06, 00:31
Era qe solli Mjegullen..

Erdhe si nje hije e bardhe,
ti mjegull-neper mjegull
dielli mundohej te te perqafoj
rrugen te ta ndriqoj.
-----------------------------------------
Mjegulla u ul pran diellit,
loje,apo
dyluftim.
Frekuenca te kunderta i ndan.
-----------------------------------------
Ajo iku,si mjegull
neper mjegull
diku ne mjegull...
plote paqartesi la pas
e diellit naten ia fali,.


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga mjegulla.

Era1
27-12-06, 00:24
Njė orė prej rėre,
nė kohėn e saj,
u kthye nė hapėsirė sa tė njohu,
ēdo grimcė rėre,
derdhej si njė copėz zemre
dhe kthehej nė dunat e kohės ,
ulej nė njė shkretėtirė me emrin tėnd mbi vete.
pushonte e ngopur me diell dhe me vetmi,
por nuk mundi kurrė tė bėnte tik –tak.



Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1

legenda
27-12-06, 00:46
mjegulla....:confused:
Era qe solli Mjegullen..

Erdhe si nje hije e bardhe,
ti mjegull-neper mjegull
dielli mundohej te te perqafoj
rrugen te ta ndriqoj.
-----------------------------------------
Mjegulla u ul pran diellit,
loje,apo
dyluftim.
Frekuenca te kunderta i ndan.
-----------------------------------------
Ajo iku,si mjegull
neper mjegull
diku ne mjegull...
plote paqartesi la pas
e diellit naten ia fali,.


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga mjegulla.

Paradox_13
29-12-06, 19:16
Thesarin e lumturis kėrkoja

I humbur nė labirintet e gjurmėve
Atje prapa gėrmadhave tė kohės
Duke kėrkuar thesarin e lumturis
Nėpėr trupin e jetės vazhdova rrugėtimin
Njeriu nuk vjen kot nė kėt botė
Gjithsecili ka pjesėn e vet nė kėt thesar
Dikush lindė me qelsin qė hap tė gjitha portat
E dikush nė vazhdimsi do tė kėrkoj
Fatin e humbur nė labirintin e gjurmėve.

Paradox_13
23-01-07, 12:57
Tejkalim pa frik.!

Nuk i friksohem vdekjes
As nates se varrit nuk i druaj dot
Nuk i perkulem dheut qe mbi mua do palohet
As kenges mortore qe pa orkester do te kendohet.

Ne porten e tej jetes at nat kur do kem shkuar
Prangat e mendjes munde te me jen trazuar
Por nuk do lejoj hutija as frika te me kurthuroj
Prap fjalen te dua do ta shqiptoj..

Do te hjek gozhdat nga gjuha qe ne ket jet mi ngulen
Pa ndermjetsim te magjistarve dhe shpirtrave fantazma
Me gjakun e holluar qe mbi shkopijt magjik do te derdhet
Gjuha e ime fjalen te dua tani lirshem do ta shqiptoj.

Gjuha e ime dikur prej mishi e gjaku
Fjalen dashuri e shqiptonte pa lajka
Ashtu siq shqiptoi synimet e meketareve
Pasi qe i zhveshi dhe i zbuloi deri ne palc.

Nuk I friksohem vdekjes
Edhe per ne ferr nese me eshte gjykuar
As labirinteve te tej jetes nuk I druaj dot
Se ndoshta atje do te shijoj qfar nuk shijova ne ket bot


Nga ditari i nje te dashuruari...!!!!!

legenda
23-01-07, 14:42
PRANONI KOMPLIMENTET E MIA ZOTERI PARADOX_13,poezi e THELLE...plote METAFORA.
Tejkalim pa frik.!

Nuk i friksohem vdekjes
As nates se varrit nuk i druaj dot
Nuk i perkulem dheut qe mbi mua do palohet
As kenges mortore qe pa orkester do te kendohet.

Ne porten e tej jetes at nat kur do kem shkuar
Prangat e mendjes munde te me jen trazuar
Por nuk do lejoj hutija as frika te me kurthuroj
Prap fjalen te dua do ta shqiptoj..

Do te hjek gozhdat nga gjuha qe ne ket jet mi ngulen
Pa ndermjetsim te magjistarve dhe shpirtrave fantazma
Me gjakun e holluar qe mbi shkopijt magjik do te derdhet
Gjuha e ime fjalen te dua tani lirshem do ta shqiptoj.

Gjuha e ime dikur prej mishi e gjaku
Fjalen dashuri e shqiptonte pa lajka
Ashtu siq shqiptoi synimet e meketareve
Pasi qe i zhveshi dhe i zbuloi deri ne palc.

Nuk I friksohem vdekjes
Edhe per ne ferr nese me eshte gjykuar
As labirinteve te tej jetes nuk I druaj dot
Se ndoshta atje do te shijoj qfar nuk shijova ne ket bot


Nga ditari i nje te dashuruari...!!!!!

Paradox_13
13-02-07, 13:48
Rreth flakes se qiriut

Sonte mbi tryez ndeza qirinj
mora gotat
Dhe zgjodha venen me te preferuar per ty
Qe te vallzojm vallen e humbur ne koh.

Prisnja….
edhepse e dija se nuk do te vish
Shpresoja
Por kot,ti nuk erdhe.

Sonte rreth flakes se qirinjeve
Fantazmat luajn lojen e jetes se pajetuar
Sikur dojn te me ftojn
Ne jeten qe duhet jetuar.

Sonte ne ket nat pa gjume kur terri pa meshir godet
Vetmija ka mbush qdo skaj te dhomes
E dhoma veq sa nuk pelcet
Qiriu pa kursyer veten u fliju dhe u tret
Duke u munduar qe trupin e ftohur ta kthej perseri ne jet..

Nga ditari i nje te dashuruari..!!!

legenda
13-02-07, 13:59
shkelqyeshem!!!e dhoma veq sa nuk pelcet....

:cool: .

Rreth flakes se qiriut

Sonte mbi tryez ndeza qirinj
mora gotat
Dhe zgjodha venen me te preferuar per ty
Qe te vallzojm vallen e humbur ne koh.

Prisnja….
edhepse e dija se nuk do te vish
Shpresoja
Por kot,ti nuk erdhe.

Sonte rreth flakes se qirinjeve
Fantazmat luajn lojen e jetes se pajetuar
Sikur dojn te me ftojn
Ne jeten qe duhet jetuar.

Sonte ne ket nat pa gjume kur terri pa meshir godet
Vetmija ka mbush qdo skaj te dhomes
E dhoma veq sa nuk pelcet
Qiriu pa kursyer veten u fliju dhe u tret
Duke u munduar qe trupin e ftohur ta kthej perseri ne jet..

Nga ditari i nje te dashuruari..!!!

Paradox_13
13-02-07, 18:01
shkelqyeshem!!!e dhoma veq sa nuk pelcet....

:cool: .





Te falenderoj per vlersimin Legenda..

legenda
19-03-07, 03:01
te gjitha te drejtat e rezervuara nga Legenda
Era qe solli Mjegullen..

Erdhe si nje hije e bardhe,
ti mjegull-neper mjegull
dielli mundohej te te perqafoj
rrugen te ta ndriqoj.
-----------------------------------------
Mjegulla u ul pran diellit,
loje,apo
dyluftim.
Frekuenca te kunderta i ndan.
-----------------------------------------
Ajo iku,si mjegull
neper mjegull
diku ne mjegull...
plote paqartesi la pas
e diellit naten ia fali,.


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga mjegulla.

Paradox_13
19-03-07, 16:10
Pranver loqka ime..

Pranvere loqka ime e ndritur
Hiqma plafin e bardhe
Se friken ia kam imazhit te qefinit.
E dua Janis Ricosin
Pore megjithat vdekjes i besoj
Qe ateher kur kam mbetur
Pa nenen,pa Lirine,pa Haten.
Pranver shtroma plafin e blerte
Te shtrihem gjer e gjate mbi te
Te marr fryme lirishte
Te jetoj si njeri ne token time
Te jem ai qe jam
Se une jam ai qe e don natyren
Me gjithe pjellorine e saje
Qe e do nenen e vdekur
Dhe varrin e saje te thjeshte
Pa kurora me lule plastike
Qe e don lirin e plagosur
Te dhunuar e te lodhur
Qe e don Haten te teren
Dhe buzeqeshjen e saje te fundit
Pranvere,..me ndihmo
Se dua te jetoj si M******
Ashtu siq te dua ty si pranvere
Te bute,te blerte,burimore...
Pranvere loqka ime e ndritur..!

Te gjitha te drejtat e rezervuara nga autori M.A

Murgesha
20-03-07, 00:16
Pėrshėndetje.

Disa shkrime nga kjo temė janė transferuar nė arkiv.
Nėse autorėt duan qė ti kenė poeztė e veta qė i kanė bėrė nė kėtė temė le tė lajmėrohen dhe ja u dėrgoj nė privat.

Murgesha!

Paradox_13
31-07-07, 23:39
Kėrkim i dėshtuar

Mos i pėrkundė ėndrrat e zgjuara
Nė djepin qė fati s’ta ka pėrcaktuar
Se do tė jet i vonė zgjimi nga ankthi
Kurė pas vėshtėrsis sė gjumit tė keq
Nė ty s’do mbetet asgjė nga vegimet
Pas thyerjes sė pasqyrės sė rrejshme
Tė rrėfimėve tė njėmendėta prapėsisht
Kthei ėndrrat nė shtėpin tėnde tė errėt
Nė shtėpin tėnde me shikime tė mbyllura
E mos ia ver veshin hijes sate qė tė ndjek
Eta fut frikėn deri nė shqisėn e gjashtė
Pas kėrkimit tė trazuar nga dėshtimi
Pėr ta gjetur shpirtin e humbur nė kohė…………


Te gjitha te drejtat e rezervuara nga autori M.A

lyra2
02-08-07, 17:54
Ju lumte Paradox,i lexova poezite me endeje ,me pelqyen pa mase!
Suksese te metutjeshme.....

Paradox_13
06-08-07, 22:08
Ju lumte Paradox,i lexova poezite me endeje ,me pelqyen pa mase!
Suksese te metutjeshme.....

Me bejn nder komplimentet tuaja..
Falemnderit Lyra.

Paradox_13
06-08-07, 22:33
Atje largė

Atje largė ....
nė vendet e pa emėrta
tė largėta shumė tė bukura
lulet e qershis sė maleve
lulėzuan perseri...

Atje largė....
shumė,shumė gjėra
na sjellė ndėrmen
qershia e lulėzuar

Atje largė....
Dielli qė perėndoi
athua ia ngriti vėllimin
ujėrave pranveror....

Atje largė....
mos mė dėrgo vjershė
nė pėrgjegje-ti ''zonjush e re''..!!
pranvera tanimė ka ikur.

Atje largė...dhe vetėm...

Atje largė....
nė qdo hyrje tė shtėpive
nga balta e nallaneve
pranvera fillon pėrsėri..!!

Atje largė....
thjeshtėsia e pastėr
shėnon ardhjen e pranveres
qiellin i zbehėt nė tė verdhė
dielli do ta ngrohė deri nė pafundėsi...

Nga ditari i nje te dashuruari..!!!

SANTANA-29
07-08-07, 15:34
TĖ THASHĖ...

Tė thashė tė dua, por tė gėnjeva
Tė thashė ndjej atė qė s’e ndjeva
Tė thashė e di pėr atė qė s’e dita
Tė thashė nuk e di atė qė e dita!

Tė thashė se jam, ajo qė nuk isha
Tė thashė qė kam atė qė s’e kisha
Tė thashė do bėjė atė qė s’e mendoja
Tė thashė s’e dua atė qė e deshiroja!


E mohova tė vėrtetėn e argumentuar
E pohova gėnjeshtrėn e vetėsajuar
Tė ngacmova kur ishe indinjuar
Tė lėndova zemrėn qė e kishe t'plaguar...

A e kuptove pėrse tė kundėrshtova
A e kuptove pėrse tė sulmova
Isha e dobėt shumė, ndaj gabova
Nė munges dije gjithēka shkatėrrova.

Tani me vete mendoj edhe pėrkujtoj
Isha unė aji apo tjetėr forcė mė drejtoj
S’mund t’a kthej prapa as kohėn as jetėn
Pėr gabimet bėrėse dua tė rrah vetvetėn!

sara-zh
07-08-07, 16:28
Edhe sot me djeg ky mall kuje dashuria ime par pse O Zot keshtu me denove ,qfar kam ber qe kam mbetur ne vetemi , trego se ku te shkoj gjth rruget emija jan mbyllur mua me mebyti ky mall per ty kethema prap dashurin tek shpirti im ,ate kujtohet ajo dit kur binte shi zemrat na undan me lot ne sy, prit eprit gjdo dit kaloj nji vit .Ende ty te pres kuje fat izi ,duart po me dridhen ,flokt me jan zbardh ende ekujtoj dashurin epar,dite eardhmeris tash un ikerkoj por smundem ta gjej se ajo me shkoj



Nji dashuri epa pritur

Linda perseri erdha ne jet perseri dhe te takova ty ,nuk di si ushfaqe pran meje ,nuk edi si si erdh ne zemeren time qe te don aq shum , koj dashuri epa pritur po me mundon nuk po edi me kend jam dashuru aq shum , nuk po edi se kush je ti qe zere vend ne zemren time qe deri sot ajo jetonte vetem , tash en mebrendesin esaj po gjindesh ti,po rrin ipalosur aty , edhe po em thua qe tedua po vall qka esht ka nodh me mua edhe m ety ado te jem jet bashk apo un do te vedes duke te dashur ty


Lamtumira e Fundit

Kur te vjen dita efundit per mua
dua te vendes ne duart etua
kur te me shiqojsh te vendekur mos
qaj bere zemern kur te me leshojsh ne varr
kujtoje takimin ton te par kur te me mbulosh me dhe
mendo se sa udashtem ne kur te me lesh ne varr te fotehet
ne errsir o te lutem me harro mua se me tejtren eke me mir
dua te them fjalen efundit Lamtumir

Paradox_13
07-08-07, 20:40
Mėngjes vere
Nė puhinė e freskėt verore
mes njė mijė maleve tė blerta
njė falltore e vetme,
nėpėrmes qytetit pa lule
njė prrock qė nxiton
rrethur me shelgje piklluese
rrebesh shiu i mbrėmjes
truri i mprehtė pėrfiton
edhe nga stolit e kokės
eja..eja…….
edhepse i thėrras xixėllonjat
s’mė perfillin dot,…
ikin duke fluturuar pėrreth
e as fluturat se gjejn dot nektari
nė qytetin pa lule
ikin dhe i shkojn pas
dashurishtė kurores sė luleve
tė vendosura nė arkivol..
madhėshtia e mėngjesit
sot ……..
e zbulon mė qartė
periudhėn e jetės sime….

Nga ditari i nje te dashuruari..!!!

Paradox_13
09-08-07, 15:22
Edhe kėsaj i thon jetė

Sa e shkurtėr ėshtė jeta.!
Sikur……….
gjurmė tė lehta kėmbėsh nė rėrė
kurė e shijon
me dike qe kridhet nė mendime
porė qė se thot asnjė fjalė..

Vallė a ta rrudhė gojėn unė..??
Se di…!!

Ndonėse vendė i dalluar jeta
njeriu nuk ja vė veshin
dhe vazhdon duke prashitur nė te
qoftė edhe stinėve me acarė

As vesėn e kthjellėt nuk e vėren dotė
me shfar shkujdesje zgjedhė.
vendin ku do tė shtrihet…

Nė plakje e sipėr
madje edhe ditėt mė tė gjata
kurė jan
sjellin lot dhembjeplotė

Dhe….
Mjegulla tė mbremjes,
kurė mendoj nė to
Them…;
Largė jan ditėt e kaluara….

Nga ditari i nje te dashuruari..!!!

egi
09-08-07, 15:50
LARGESI

Zogjte kan largesine e tyre,
kane afersine e tyre.
Zogu ka vetmine e tij.

Lulet kane hieshine e tyre,
kane prapesine e tyre.
Lulet vyshken ne vetmi.

Yjet kan dritat e tyre,
kane zjarrin e tyre.
Ylli ka friken nga vetja

Makinat kane zhurmen e tyre,
kane ritmin e tyre.
Makina ka tmerrin e botes.

Largesite kane shume,
ato shumeqka kane shumbur.
Largesija eshte tmerr..!

lyra2
12-09-07, 22:42
FILOZOFI E VITEVE
Tė fluturosh deri nė fundin e njė ėndrre tė ēmėndur,
Do tė thotė tė mos kesh frikė nga mohimi, nga pohimi, nga asgjė.
Tė kuptosh se materialja dhe imaterialja janė gishtėrinjtė e tė njėjtės dorė,
Qė na pėrkėdhel nė heshtje,
Dhe se pėr shpejtėsi tė pamatshme,
Koha ėshtė njė flluskė transparente qė pėlcet nė ankth.

Tė fluturosh deri nė fundin e njė dėshire tė zjarrtė,
Do tė thotė tė mos kesh frikė nga hapėsira, tė mos kesh frikė as nga vdekja.

Tė kuptosh vetėm me njė prekje se gjithshka nė botė,
Eshtė ndėrtuar si nė trupin tėnd,
Me rremba gjaku mishi dhe kocka tė qėndrueshme.
Ah, kjo ėshtė njė filozofi e vjetėr por fatkeqėsisht e harruar prej kohėsh.

Tė fluturosh deri nė fundin e zemrės tėnde,
Do tė thotė tė mos kesh frikė nga dashuria, dhimbjet dhe brenga e pafund,
Tė mos kesh frikė nga jeta,
Qoftė dhe sikur tė tė tė duhet tė urrehesh me vetė vdekjen.

Tė fluturosh deri nė fundin e zemrės tėnde,
Do tė thotė tė kesh krahė tė plumbta dhe sy tė qelqtė,
Dhe gjak gjithmonė tė nxehtė nė damarė.
Do tė thotė gjithashtu,
Tė ecėsh i vendosur nė rrugėn midis zjarrit dhe akullit,
Pa lėnė asnjė shteg tė fshehtė qė tė mund tė tėrhiqesh kurrė.

Nė tė kundėrtėn, zemra, si njė gotė kristali,
Nė njė ēast qė nuk duhet, do tė thyhet,
Dhe ti kurrė nuk do tė mundėsh,
Tė mbledhėsh copat e saj tė humbura nėpėr terr.

Tė fluturosh deri nė fundin e zemrės tėnde,
Do tė thotė tė dish tė qėndrosh si njė pemė nė furtunė,
Dhe kur rrėnjėt tė janė tharė prej kohėsh nga dhimbja.

(Nuk di kush eshte autor,me pelqeu shume.. )

Paradox_13
08-01-08, 14:59
Pėrditshmėri

Ti dritė e kėsaj dite tė re
Pjellė e natės sė errėt plotė pakjartėsi
Tinėzishtė mbarėsuar nga dielli i sė djeshmės
Qė me kėmbėngulje kėrkon njė trashėgimtarė

Nėne nata e baba agimi...!!
Pa bekimin e hoxhės,tė popit e as tė priftit
Pa ndrrimė unazash pa kėngė dasmorėsh
erdhe.....
Ti je pjellė e re e lindur jashtė kurorės

Tė lindi nėnė nata ashtu qė ti ngjashė
Zemrėn ja fale muzgut tė parė qė vie
Mu ashtu si tėt nėnė qė rrembeu agimi
Pa bekimin e hoxhės,tė popit e as tė priftit
Pa ndrrimė unazash e pa zhurmė dasmorėsh
Tinzishtė nga sytė e botės ....
Pa bekime,urime,pa tė drejtė trashėgimie
edhe njė pjellė jashtė kurorės po vie........

Nga ditari i njė tė dashuruari..!!!

Albonita
27-01-08, 16:26
IKA LARG...
Ika larg nga vetvetja...
U fsheha ku t'mos me gjente njeri,
As vet nuk e dij, nese ishte frika,
Ajo qe me shtyu, apo ti ?
Me the qe frike te mos kisha,
Se jeta ka drite plot...
Por mua me pelqente "erresira",
Quditerisht ne drite "s'rrija dot"...

Perse valle njerezit jane krijuar,
Te tille ne natyre dhe ne shpirt ?
Qe me dy fjale mund te bejne mrekullira
Me nje puthje i sherojne te gjitha...

Sikur ta dije se sa, fjalet e tua,
Peshojne ne zemren time sot
As ty nuk do te te besohej,
Qe pa to, nuk jetokam dot!

Ndoshta jam dhe naiv...
Dhe besome, ashtu dhe me kane pare...
Ndoshta prandaj kjo zemra ime,
Nuk hapet dhe eshte e vrare...

Ki durim me mua mikja ime
Ndoshta nje dite do me kuptosh
Se nuk jam aq i ftohte ne shpirt,
Por kam nevoje per diell te me ngroht.

Marr nga nje liber i harruar !Te pershendes , met vertet me kan pelqyer te gjitha poezi qe ka shenuar ktu ,ishte knaqsi se i lezova te gjitha ishin te merkullushme Suksese ne vashtdim , shpresoj se do vazhdosh ürap te naj qelish syt me shkrimet e tua , te pershendes prap >> Albonita..

Paradox_13
29-01-08, 09:34
Te pershendes , met vertet me kan pelqyer te gjitha poezi qe ka shenuar ktu ,ishte knaqsi se i lezova te gjitha ishin te merkullushme Suksese ne vashtdim , shpresoj se do vazhdosh ürap te naj qelish syt me shkrimet e tua , te pershendes prap >> Albonita..

Eshte tradite e jona qe mikun mose e percjellim nga votra duarthat,ne shenje respekti per ju po hedhe keto pak vargje...

Nėne qatinė e jetės

Jetė pa qati,....
.. kėputur nga kohė e trazuar
E lidhur nyjė pėr djepi me lilakun e fatit
Pa asnjė nuskė tė flakėruar nė te
Jo ska nevoj...
As pėr ėndrrat papritmas qė viejn
e zgjojn kujtimet e tretura ne harresė
kurė qdo gjė tashmė mbyllurė ėshtė nė kutin e fatit.

Nga qati e jetes ....
....tashmė dhe shiu pikon.
Nė oxhakun qė gerhetė
njė trupė i rrudhosur i kėrcurit qe digjet
mundohet, pėrpėlitet, tė prekė thėngjillin e burbuqėt
nė hirin e zbehėt pa asnjė kuptim. ..
.....tė shaloj mbi xixėllonjat ngjyrėkuqe
qė si barka tė vogla me vela
presin njė murlan tė fuqishėm,
qė gjithėqka tė shtyej rrethė ishujve tė tua.

Jeta pa qati...
..... mundė edhe bosh tė ngelet
Nga e pamundura qė tė fluturoj
Nėpėr rrugėt e mundimshme tė ekzistencės
Kurė busullen qiellore hiri i pakuptimt mbulon.
Nga ditari i njė tė dashuruari..!!!



Me bane ndere vizita juaj ne ket dhome e nderuar,veq tjerash perkrahja juaj me nxite dhe me inspiron qe te gjeje sado pak kohe e here pas here te hudhe ndaoj varg ksajde...
Falemnderi Albonita.

Buqja_ch
31-01-08, 20:02
Atje largė

Atje largė ....
nė vendet e pa emėrta
tė largėta shumė tė bukura
lulet e qershis sė maleve
lulėzuan perseri...

Atje largė....
shumė,shumė gjėra
na sjellė ndėrmen
qershia e lulėzuar

Atje largė....
Dielli qė perėndoi
athua ia ngriti vėllimin
ujėrave pranveror....

Atje largė....
mos mė dėrgo vjershė
nė pėrgjegje-ti ''zonjush e re''..!!
pranvera tanimė ka ikur.

Atje largė...dhe vetėm...

Atje largė....
nė qdo hyrje tė shtėpive
nga balta e nallaneve
pranvera fillon pėrsėri..!!

Atje largė....
thjeshtėsia e pastėr
shėnon ardhjen e pranveres
qiellin i zbehėt nė tė verdhė
dielli do ta ngrohė deri nė pafundėsi...

Nga ditari i nje te dashuruari..!!!


Paradoxs ...... Do ta veqoja kété poezi,, tash e sa koh e lexova shumé heré ,,dhe mund té them se e mésova pér mendésh ,,po te isha né shkoll do ta kisha notén 5 ...
Gjej koh e dil kéndej mé shpesh ...té flm

...... Atje largé ,, largé dua té shkoi se ????

lyra2
14-02-08, 18:54
Pablo NERUDA

Ta dish se nuk te dua mė

Ta dish se nuk tė dua dhe tė dua
Pėrderisa jeta dy fytyra ka,
Fjala ėshtė britm' e heshtjes
E zjarri gjysmėn akull e ka.
Te dua qė tė mund tė tė dashuroj,
Qė prapė tė ndjej pėrjetėsinė
E kurrė tė mos pushoj sė dashuruari:
Ndaj them pse akoma nuk tė dua.
Tė dua e s'tė dua ėshtė njėlloj
Si tė kem nė njerėn dorė ēelsin e lumturisė
E nė tjetrėn fatin e mbrapshtė dhe tinzar.
Dashuria ime pėr ty ka dy jetė.
Prandaj tė dua edhe kur s’tė dua
E prandaj kur tė dua tė dua.

romansa
02-09-14, 20:31
shkelqyeshem!!!e dhoma veq sa nuk pelcet....

:cool: .




paradox te koplementoj per keto vargje qe i paske thurrur para shume viteve,,,tash sigurisht e ke shtuar bagazhin tene me poezi te reja
..sdi a i ke botuar dikund a jo por me pelqyen disa sapo i lexova ;;

Paradox_13
02-09-14, 21:02
paradox te koplementoj per keto vargje qe i paske thurrur para shume viteve,,,tash sigurisht e ke shtuar bagazhin tene me poezi te reja
..sdi a i ke botuar dikund a jo por me pelqyen disa sapo i lexova ;;

....Me ban nder komplimenti e ne veqanti prezenca e juaj ne kte tem e nderuar,..jo se jam far shkrimtari pore ishin koherat kure verrtet..... muret sa nuk pelcisnin.... nga motivi per te zbrazur e shkarravytur ngjyren mbi letren e bardhe....!!!
Ishin kohera kure qiriu veteflijohej vetem e vetem qe trupin e ftohur serish ta kthej ne jet....!!!
Fatemiresishte dhoma qendroi e forte e une shkrimtare su bera dote,shkruaj aty ketu sa per qefin tem pore per ma teper perkujdesem qe muret te jan sa ma te qendrueshme e qe kurre mos plasen nga dendesia e territ e as vallet e qthurrura te fantazmave....

Edhe njeher te falenderoj per komplimentin e nderuar...

Oqeani
02-09-14, 21:07
Me i thurrur une ca vargje, do lotōni:p

Paradox_13
02-09-14, 21:13
Me i thurrur une ca vargje, do lotōni:p

...me kushte pasi ti kesh hargju do jupilera a si ju thu ti oqean..ahahah

Oqeani
02-09-14, 21:28
Mos me i permend se flaka jajja ateher polémologie bahet !!

elvio
02-09-14, 21:31
Paradox_13

Ju jeni fantastik ne gjithcka qe zoteroni.

Per temen po i rrij jo me ndryshe se nje meteor,sepse per krijimtari jam si i verberi per sy!