PDA

View Full Version : Speciale


Besmir
03-03-06, 19:48
PINK FLOYD
http://www.topalbaniaradio.com/images/PF/pink66.jpgPink Floyd s’jane vete legjenda, jane bijte e levizjes psikadelike angleze, demonstrimi se per te qene pjese e histroise se muzikes nuk duhet patjeter te jesh i bukur dhe ‘cool’.

Gjithcka filloi me nje koncert, nje te vetem. Ngjiten ne skene naten vone, pa e patur fare emrin ne programin e mbremjes sepse fundja asnje nuk i njihte, dhe sapo zbresin nga skena jane krejt papritur grupi underground i momentit. Producenti Andrew King i afrohet Roger Waters dhe i thote: "Ju keni mundesine te beheni me te famshem se vete Beatles. Waters i pergjigjet me nje buzeqeshje shperfillese por thelle brenda vetes e kupton qe ate nate ata ishin bere pergjigja angleze per Velvet Underground.

Eshte 13 mars 1966, skena eshte ajo e Marquee Club ne ‘Wardour Street’. Si cdo te diele aty organizoheshin spektakle qe fillonin ne mes te pasdites dhe vazhdonin deri naten vone te mbushur me muzike, poezi dhe tipa shume te cuditshem. Dhe eshte pikerisht qe nga ketej qe Pink Floyd fillojne nje karriere ku nuk njohin te barabarte, vetem pak muaj pasi kishin filluar te luanin muzike se bashku.

Vitet ‘60 jane nje revolucion. Gjenerata e re thyen skemat e kohes dhe fillon te eksperimentoje hapesira sociale dhe individuale alternative per sistemin. Beatles zevendesohen nga heronj te rinj muzikore (Rolling Stones, Yardbirds, Who); Bari, amfetaminat dhe drogat acide konsumohen ne pako rehatisht ne driten e diellit. Rrebelimi ehste aq veshtiresisht i madh per t’u shtypur saqe ndodh cudia, edhe bijte e borgjezise se asaj kohe. Dhe Pink Floyd vijne pikerisht nga ketu.
Roger Waters, Rick Wright e Nick Mason takohen ne 1965 universitetin politeknik londinez dhe formojne qelizen embrionale te grupit. Ne fillim ndryshojne emer si te ishin firme veshjesh te brendshme Nga "Sigma 6", behen "TSet", "Meggadeaths", "Architectural Abdas", ne fund "Abdas"; Provojne nje sere muzikantesh te tjere por vendimin pozitiv e marrin per Syd Barrett, i cili ndjente me shume se te tjeret levizjen psikadelike dhe behet lideri karizmatik i grupit. Emrin perfundimtar te grupit e gjen pikerisht ai duke u nisur nga Pink Anderson e Floyd Council, dy bluesman nga Georgia nje disk te te clit ai e zoteronte.
E para performance e Pink Floyd ndodh nje te premte te fundvitit 1965. Kendojne dhe luajne live nga ora 20-01 vetem per 15 sterlina dhe ata me veshe te mire arrijne te kuptojne qe dicka e mire po iu ndodh. http://www.topalbaniaradio.com/images/PF/pink2.jpg
Karriera e gjate diskografike fillon ne 1967 me publikimine kenges "Arnold Layne", porteretizimi i nje tranvestiti. Ata organizojne nje koncert ne Londer qe rezulton nje deshtim i vertete. Duket se publiku nuk ishte i gatshem dhe i vemendshem ndaj muzikes se tyre dhe Pink floyd mbeten vetem ne skene, pa publik.
Por rikthimi ne Londer sikur ishte nje bekim! Me il 27 prill 1967 International Time (e para reviste underground angleze,), organizon "14 Hours Technicolor Dream Free Speech Benefit", nje maratone muzike teatri kercimi dhe poezie. Pink Floyd dalin ne skene pak para se te agonte dhe pershendeten si celebrimi i drejte i agimit pas nje nate abuzimesh. Mes kengeve te ndryshme ata kenduan "See Emily Play”. Ne kete pike eshte momenti i duhur per albumin "The Piper At The Gates Of Down" qe del ne dyqanet angleze me 5 gusht 1967, dhe pritet shume mire nga kritika.
Duket qe grupi po ngjit dale nga dale shkallet e suksesit, por jo. ishin 3 problemet qe filluan ti shqetesonin:
Problemi i pare: kunderkultura fillon t’i akuzoje se jane ne te njejtin nivel me ekzigjencat komerciale te EMI, qe nga ky moment shtepi diskografike e perhershme e Pink Floyd.
Problemi i dyte: jashte undergroundit publiku vazhdonte te ishte i njejti, i painteresuar per muziken e tyre, i prirur te drogohej dhe te pinte birra. Nga ana tjeter platea deshironte ne skene rockstar, te veshur ne menyre te cuditshme, qe silleshin si skandaloze, ne fakt djemte e Pink Floyd ishin shume te thjeshte.
Problemi i trete, me i madhi i te gjitheve: Syd Barrett. Shpirti i Pink Floyd, drogohet rregullisht, kalon nje sere krizash overdose dhe behet gjtihnje e me pak i besueshem ne ate cka ben.Kompozon gjithnje e me pak dhe behet protagonist i situatave te cuditshme dhe skandaloze. Psh ne nje nate kur Pink Floyd po performonin, Barret ne skene, rri per disa ore i palevizur, luan vetem dy akorde, dhe ate nate Pink Floyd po i degjonin live Jimi Hendrix, Yardbirds, Pete Townshend i Who, Eric Burdon e Chas Chandler te Animals: te gjtihe mbeten te zhgenjyer dhe shume mendojne qe grupi eshte nje deshtim.
http://www.topalbaniaradio.com/images/PF/pink3.jpgPunet shkojne e dhe me keq, ne turneun e rradhes Barret nuk luan fare, mbyllet per disa dite ne makinen e tij dhe zevendesohet nga kitaristi Davy O'List. EMI gati luan mendsh kur Floyd dalin per nje interviste ne Tv, dhe Barrone rri pa folur fare fare, duke u bere objekt talljesh per prezantuesin i cili arriti t’i bente edhe nga pyetjet me idiote te tipit, sa vjec je. Ai nuk pergjigjej…
Ne fund te turneut Pink Floyd jane te lodhur, te zhgenjyer, te shqetesuar. Shume kush mendonte se grupi duhej te vazhdonte pa Barret dhe me zeveneduesin ideal te tij David Gilmour.
Gilmour ishte shok i vjeter klase i Waters e Barrett, madje ketij te fundit i kishte mesuar se si te luante ne kitare. Propozimit per te qene pjese e grupit me disa medyshje iu pergjigj, po.
Me 28 qershor 1968 me shume se 100 mije persona mblidhen ne Hyde Park per te parin koncert anglez falas. Emrat e shume pritur jane Jethro Tull, Roy Harper, por mbi te gjitha Pink Floyd. Zevendesimi i Gilmour kishte funksionuar. EMI publikon menjehere "A Saucerful Of Secrets", i pritur mire nga kritika megjithese i pershkruar si nje album kalimtar. Viti 1969 u hap syte te gjitheve. Viti me i mbare per Pink Floyd eshte gjithashtu viti ne te cilin merr fund Flower Power, pra perdorimi abuziv i drogave dhe te gjtihe largohen dale nga dale nga kufijte e tyre ekspresive. BBC PERDOR MUZIKEN E TYRE PER TE ILUSTRUAR NE MENYRE TE DREJTPERDREJTE ZBARKIMIN NE HENE. Ne kete vit Pink Floyd nxjerrin 2 albume.
Ne tetor del albumi "Ummagumma", gjysma e te cilit u regjistrua ne studio dhe gjysma gjate performancave live. Menjehere pas daljes se ketij te fundit Pink Floyd udhetojne ne Rome ku realizojne kolonen zanore te filmit "Zabriskie Point" te regjizorit Mikelangelo Antonini. Me kete film regjizori italian pershendet fundin e endrres paqesore te hipive .
Por Pink Floyd mbijetojne . Ne 3 netet e 1970 gjate festivalit te Bath, grupi ngjitet ne skene per te bere nje performance qe do te mbetej legjende. Luajne "Atom Heart Mother" dhe konfirojne qe jane vite larg levizjes psikadelike, muzikalisht me te rafinuar, teknikisht superiore, te afte te themelojne tekste muzike, imazhe dhe drita si askush tjeter ne bote…