PDA

View Full Version : Tragjedi Shekspiriane!


Laureta
28-03-06, 03:24
Te dashure anetare te ketije forumi, rashtesishte lexove kete tragjedi dashurie
nga nje forum tjeter qe me renqethi tere trupin dhe vendosa ta sjelle dhe ketu.


Vetevritet prane te dashurit te porsavarrosur
E Marte, 26 Prill 2005
Tragjedi shekspiriane ne Tirane. Anxhelina Cerpja, shkoi dje pasdite ne varrin e sapombyllur te te fejuarit te saj Altin Koci dhe gelltiti disa kokrra helm duke iu bashkuar ne ate bote, njeriut te zemres. Altini, u vetevra me cifte dy dite me pare, pasi po vuante shume, prej diabetit. Deshmite ne vendngjarje dhe letra e viktimes

Sokol COBO

TIRANE - Romanca e dashurise perfundon ne nje tragjedi per dy te rinjte e dashuruar. Altin Koci dhe Anxhelina Cerpja jane vetevrare njeri-pas tjetrit, pas nje grindje mes tyre. Gjithcka ka nisur dy jave me pare. Altini pas nje semundje te pasherueshme vendos te prishe maredheniet me Anxhelinen. Grinden dhe ndahen eprfundimisht. Por ne nje cast depresioni, diten e shtune 24-vjecari vendos te vetevritet me cifte. Gjithacka ka qene tragjike per familjen e tij, pasi vetevrasja u realizua ne banese. Trupi u percoll per ne banese te fundit, diten e diele, nderkohe ne varrim kishte mare pjese edhe Anxhelina. Por pak kush e priste se te njejtin veprim do te merte edhe 22-vjecarja, duke ndryshuar mjetin e vetevrasjes. Ne te tretat e te dashurit, vajza shkon te varri dhe qan, nderkohe me vete kishte marre edhe nje helm. Pasi kishte pire nje sasi te konsiderueshme, vajza prehet mbi varrin e te dashurit perjetesisht, ndersa pas disa casteve familjaret e Altinit kane gjetur trupine e pajete te Anxhelines dhe kane tentuar me te gjitha menyrat per ta sjelle ne jete, por perpjekjet ishin te kota.

"Mbi varr edhe nje leter"

Familjaret e Altinit, te cilet kishin shkuar per azhdisje mbi varrin e te dashurit te tyre, gjate tentatives per sjelljen ne jete te Anxhelines, gjeten nje leter, ku shkruheshin motivet e vetevrasjes. Letra u gjend afer trupit te pajete dhe mbi varrin e 24-vjecarit. Mesohet se letra e Anxhelines eshte lexuar nga te afermit, te cilet nuk e kane bere publike. Ndersa burime nga Komisariati i Policise Nr.5 bejne te ditur se vetevrasja e 22-vjecares ka ndodhur rreth ores 15.00, dhe ngjarja ka ndodhur ne varrezat e Kamzes. Mesohet, sipas policise, se vajza kishte shkuar e pergatitur, duke marre edhe helmin me vete. Policia thote se ende nuk ka mesuar ne lidhje me helmin qe ka pire vajza, duke ia lene ekspertizes mjeko-ligjore. Nderkohe te pyetur per lidhjen midis dy te rinjve, familjet e tyre kane mohuar gjithcka, duke cituar se nuk dinin asnje per ta.

Vetevrasja e Altinit

Rreth kater dite me pare, diten e shtune, Altin Koci, u vetevra ne shtepine e tij ne lagjen "Bregu i Lumit", ne Kamez, periferi e Tiranes. Ngjarja ka qene e dhimbshme per familjene tij, pasi 22-vjecari u vetevra me cifte ne dhomen e gjumit. Pas ngjarjes u aludua nga familjaret fakti se Altini vuante nga nje semundje e pasherueshme. Ai ishte me diabet dhe kishte nje plage qe nuk kishte sherim. Semundjet qe kishte si dhe problemet me te dashuren, sollen edhe vetevrasjen, e cila u pasua nga veteflijimi i Anxhelines, te dashures se tij.

Laureta
28-03-06, 03:28
Dhe nje poezi nga Xhelal Ferizi qe me a bresa shume kushtuar:

Altini dhe Angjelina

ah q po ,kjajn po moti e stina
po kjan zogu e kanarina
nji shqiptare si xhuljeta
nen ket diell u fik nga jeta
u ba dhe ,e u mblue nga varri
u dogj zemra e saj si zjarri
se i deshtoj po dashurija
i deshtoj ajo rinija
afshi magjik e lumturija
e kjo jet me plot melmesa
ah q, iu thyen po fati e besa
ndoshta pse s, esht shkrue me fat
me iu shkue gazi ma gjat
po nji lul qe u mbjell me flet
deshti shije me ndje n jet
ah me ndje zogun n per pyje
me dasht han e me dasht yje
me e,dasht eren e pranveres
kangen t leht te zogut t veres
kur ne kaltri pat ra magjija
ra n ,dy lule dashurija
edhe u dha ah zjerr ne flet
n, per kercyell ,si diell ka mbet
edhe i dogj me afsh e zhari
siq din fort me u djeg shqiptari
per kah fjala e perkushtimi
angjelina e altini
jan bashkue si nji curril
qe pik n lot mbi karajfil
edhe hanen e kan deh
kur ne preher t, dy jan preh,
e i kan kndue sa leht puhizes
e i kan lmue flokt lulmurrizes
bardh e fletes lulqerrshis
ah ky qift i ri i shqipnis
besa e tyre ka qen gur
lidh me mall me shpirt e nur
qe se zgjidhte asnji pesh
n dashuri zemra ish vesh
gjaku n vlim e neper deje
lidh si fijet n kafka kreje
edhe yjet kan lakmue
kur dy t rij afshit jan shtrue
fjal shkri ari kur kan ndrrue
qe per zemra ish arom
dashurin, qe, e engjellon
per ket shije flasin bilbilat
e shperndajn me fjal currilat
kur me rreze shartojn sy
kur me flet lulet jan kthy
ah prej qiellit me pa yje
kanarina qe shkon n,pyje
e kndon ambel deg me deg
tue marr lang n qershi e sheg
kshtu emblesija shartue n zemra
n angjelin n,altin n dy emra
n ket zhyliet me tragjedi
qe i fal jeten varrit t zi
varrit t, errt ku rrin altini
ku i ben hije nji fllad brej blini
ah medet s a mir shkoj jeta
por qe s ,dihet e verrteta
ku jan shkaqet ku ishin fshehtsinat
qe i vran t, dy kto kanarinat
kta da zogj ah me cicrime
qe n, fole ne shqipnin trime
n, dashuri po qojshin mote
tue mos dit sjelljen t, ksaj bote
kah s ,po dijn kta t ,padjallzue
qka sjell jeta tu rropllue
qka sjell fati me ogure
kur dy zemra kputen ure
i kput jeta qe i ndan varri
kur ja nis po me djeg zjarri
edhe flaka e tragjedis
kur kput fijet t ,dashuris,
thon altini i dha fund
por ndoj fakt nuk shihet kund
se per shkak te smundjes t keqe
dashuris i bani leqe,
ndoshta pengesat gjelozija
ndoshta fati a fatkeqsija
ndoshta ndoj tjeter fatkeqsi
ndoj penges qe del n rini
ose prind nuk kan dhan leje
per shkak erzi a t ndoj feje
ose tjeter dikund shkak
qe i kan ndez dy t ri me gjak
se shqiptart per kah ndjesija
jan shum t ,thell e ndezet mnija
edhe ju ndzet flak ,mizore
digjen shkrumben dora dore
kur t iu vjen flaka n per gjak
kur ne qaf tu biesh pa hak
andaj druej mos kush i ka nda
kto dy lule e i ka tha
por si do kjo pun qe t jet
sot kto lule ma s jan n,n jet
nji romeo e nji xhuliet
nji xhuliet qe i thon shqiptare
thon se djeg qenka me zhare
zhare afshi e dashurije
shtangoj qielli prej habije
deri ku shkon po sakrifica
me e vra vehten qaf kaprica
ajo e sharmit lule e jetes
me ngrit dor kunder vetvetes
thon kan shku si dy qiellor
mbajt jan bash po dor per dor
e nen drit kan ec te hanes
n,gaz e shend tue shkue tiranes
lidh me fije lidh me shpres
pa me ndue se qifti vdes
per ato ndjenja t dashuris
qe i kan mbjell ne gjak t rinis.

Laureta
28-03-06, 03:36
Prindėrit e vajzės nuk pėrfillin lutjen e fundit para flijimit


--------------------------------------------------------------------------------

Gerti Xhaja


TIRANE

I kėrkoj tė falur prindėrve dhe gjithė njerėzve tė mi, por unė nuk mundem tė jetoj mė kėshtu. Ju lutem kur tė mė varrosni mė vendosni pranė Altinit". Ishte ky amaneti i fundit i Anxhelina Ēerpjes, Xhulietės shqiptare tė kohėrave moderne, por qė nuk u realizua nga prindėrit e saj. Me njė kokėfortėsi tė pashpjegueshme prindėrit e saj e kanė varrosur nė krahun tjetėr tė varrezės. Dėshira e vajzės pėr t'u prehur pranė tė dashurit tė vetėvrarė 5 ditė mė parė, tashmė tė varrosur nėn njė kumbull tė lulėzuar qė simbolizon jetėn, nuk ėshtė realizuar edhe pas vdekjes sė saj. Ishte po ai varr, mbi kurorat e tė cilit u gjet nė gjendje koma, 22-vjeēarja e dashuruar. Veē varreve tė ndara kanė mbetur edhe dy familjet e tyre nė shtėpitė pak metra larg njėra-tjetrės. Nė tė dyja banesat nė Laknas, janė shumtė ata qė qajnė ndėrsa kryhen ritet mortore sipas traditės. Ėshtė njė mėnyrė "tė qari" veē e veē, sikur tė mos kishte asnjė lidhje mes tė dashurve tė humbur pėrgjithmonė.

Ditari
Ndaj kujt donte tė protestonte Anxhelina me vdekjen e saj, ndaj fatit tė keq qė i mori tė dashurin, apo ndaj prindėrve qė me mentalitetin e tyre mesjetar "vranė" ėndrrėn e dy tė rinjve? Kjo ėshtė njė tjetėr pikėpyetje qė 22-vjeēarja la me vdekjen e saj. Pėrgjigjen tashmė e ka nė dorė vetėm policia, megjithėse nė tė tilla raste nuk dihet tė ketė precedentė ndėshkimesh. Policia zotėron ditarin e vajzės, karafili i freskėt brenda tė cilit simbolizon bukurinė e historisė sė dashurisė, qė pėrfundoi dhimbshėm. Ai ėshtė gjetur i lagur nga lotėt dhe i shtrėguar fort nė gjoks, sikur vajza tė donte ta mbronte nga shiu i rrėmbyeshėm qė vazhdonte tė lagte trupin e saj pėrmbi varr. Nė tė pėrshkruhen qė tė gjitha ēastet e kaluara sė bashku dhe problemet e shumta, qė tashmė kanė prekur mbarė opionin. Ishte vetėm njė dashuri platonike, e nisur dy vjet mė parė. Pikėrisht atėherė kur Anxhelina kuptoi tė fshehtėn e shkėlqimit tė syve tė fqinjit tė saj, Altinit. Nė ditarin e nisur nė mesin e vitit 2003, pėrshkruan mė sė miri arsyet e venitjes sė kėtij shkėlqimi. Prej kėnaqėsisė sė pamasė, qė rridhte nga njė vėshtrim i shkėmbyer mes tyre, njė tė puthure nė faqe a njė prekje, dhe sė fundi te frika se mos kėto veprime ktheheshin nė motiv pėr grindje mes familjeve tė tyre. Boja e freskėt e stilolapsit tė gjetur brenda ditarit dallonte edhe fjalėt e fundit tė shkruara nga Anxhelina. Ato i drejtoheshin tė dashurit tė saj, pėr ta kritikuar pėr aktin e tij, justifikonte vetėhelmimin e saj pėr tė pėrfunduar me njė lutje tė fundit pėr familjen: Tė varrosej pranė tė dashurit, pa tė cilin nuk mundej tė jetonte.

Laureta
28-03-06, 03:38
Familja ndan "Romeo dhe Zhulieten"
E Merkure, 27 Prill 2005
Anxhelina Cerpja, e cila i dha fund jetes dje duke u vetehelmuar siper varrit te te dashurit Altin Koci, i cili u vetevra 2 dite para saj, nuk u varros prane tij, sic kishte lene amanet. Te afermit e te ndjeres, vendosen qe ajo te prehet ne anen tjeter te varrezave te Laknasit ne kryeqytet. Poezite qe iu gjeten pas vdekjes dhe vargjet qe paralajmeronin tragjedine

TIRANE - Amaneti nuk realizohet! Anxhelina Cerpja, vajza e cila u veteflijua ne varrin e te dashurit, ne letren e amanetit, kishte deklaruar se deshironte te varrosej prane te dashurit, Altinit. Ndersa pergjigjia, pas veteflijimit, te familjareve te saj, ka qene e prere. Kurre! Ajo u varros ne varrezat ne krahun tjeter te fshatit Laknas. Trupi i pajete u percoll per ne banesen e fundit rreth ores 14.00 te dites se djeshme. Ndersa policia thote se vajza 22 vjece, para vetevrasjes kishte shkruar edhe nje leter, ne te cilen shkruante mes te tjerash, edhe se "dua te varrosem, prane varrit Altinit".

Shtepite e te dashurve, jane shume prane, rreth 50 metra larg njera-tjetres, por tashme ndihen shume larg. Varret e tyre, nga deshira e familjareve te vajzes, jane larg. Prinderit e saj mohojne cdo lidhje te mundshme te te dashures se tyre me Altinin. "Nuk kane pasur asnjehere lidhje", eshte fraza e vetme e tyre para mediave. Te kunderten kane deklaruar familjaret e Altinit. Sipas tyre, djali e donte marrezisht vajzen. Te njejtin fakt deklarojne edhe fqinjet e dy familjaveve, tashme ne zi. Ata i kishin pare shpesh ciftin se bashku. "Nuk e kuptoj mohimin e kesaj lidhje te prinderve te Anxhelines, pasi djali ka shkuar edhe ne shtepi per te kerkuar doren. Ndersa pergjigja e tyre ka qene negative, pasi Altini vuante nga nje semundje e pasherueshme", thone me tej fqinjet. Te pyetur per kete, familjaret e Anxheles nuk deklarojne asnje motiv, duke mos e bere publik, motivin e vertete te veteflijimit te te dashures se tyre.

Altin Koci dhe Anxhelina Cerpja jane vetevrare njeri-pas tjetrit, pas nje grindje mes tyre. Gjithcka ka nisur dy jave me pare. Altini pas nje semundje te pasherueshme vendos te prishe marredheniet me Anxhelinen, nderkohe vetevritet diten e shtune me cifte. Ne te tretat e te dashurit, vajza shkon te varri dhe qan, nderkohe qe me vete kishte marre edhe dy kokrra fotoksine, te cilat ishin fatale.