PDA

View Full Version : Dashuria Pėr Nėnėn


Dr. Leone
03-04-06, 11:27
DASHURIA PĖR NĖNĖN

Tregimi qe vijon ėshtė njė tregim i shkurtėr, mirėpo shume tėrheqės dhe kuptimplotė. Mbetem me shpresė se do t’u pėlqej shumė...
Pas 21 vitesh martese, hasa ne njė dashuri te ēiltėr.
Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me njė grua te ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalėt e saja, duke thėnė: E di shume mire se sa e doni atė...Gruaja pėr te cilėn me kėshillonte shoqja ime te kaloj ēaste me te, ishte Nėna ime, e cila kishte mbetur e vejė qysh para 19 viteve. Punėt dhe obligimet e shumta si dhe 3 fėmijėt kishin bėrė qe nenėn time ta vizitoj shume rralle.Nje ditė prej ditesh, gjeta kohėn qe ta ftoj nėnėn time per darkė. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bėrė vonė dhe Nena u be merak kur ma degjoi zerin, nuk e kishte zakon qe te flas me dikend ne kohe te vona, dhe me pyeti: Si je biri im? Mire jam nene- iu pergjigja. Te telefonova nga koshienca per te kaluar disa ēaste me ty. Me pyeti: Vetem ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pelqen propozimi yt...Diten e enjte, pasi mbarova orarin e punės, u nisa per ne shtepine ku banonte nena ime. Ndihesha paksa i shqetėsuar...Kur arrita ne shtėpinė e nėnės, vėrejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtėpisė. Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerė babai im pak para se te vdiste.Duke buzėqeshur si nje engjėll me tha: Biri im, te gjithėve iu kam thėnė se sonte do te dalė me djalin tim, dhe qe te gjithe jane gezuar, andaj te gjithe me padurim presin kthimin tim per t’ua sqaruar hollesite e ketij takimi.Shkuam ne nje restaurant jo te zakonshem, mirėpo i bukur dhe i qete, nena u mbeshtet ne krahun tim dhe dukej sikur te ishte nje zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listen e gjellerave, edhe pse nena nuk ishte ne gjendje te lexonte perveq shkronjave te medha. Gjersa po lexoja listen e ushqimeve, nena me shiqonte me nje buzėqeshje te gjere, me dy buzet e saja te ēara, me ndėrhyri, duke thene: “Kur ishe i vogel, une isha ajo qe lexoja per ju”. Ndersa tani ka ardhur koha te ta kthej kete borxh dhe ja une po lexoj sot per ty. اlodhu dhe pusho nena ime – i thashe. Gjate tere mbrėmjes biseduam dhe nuk kishte asgjė te rendomte, me pėrjashtim te nostalgjive dhe perditshmerise sone. Qėndruam aq shume sa qe koha ishte bere shume vone. Pasi qe u kthyem dhe arritem te dera e shtepise, me tha Nena: Kam deshire qe te dalim sebashku perseri, mirėpo me kusht qe une te paguaj? Ia putha doren dhe i thashe lamtumire. Pas disa ditesh, me erdhi lajmi se Nena kishte nderruar jete. Kishte vdekur nga sulmi ne zemėr. E tere kjo ndodhi per nje kohe shume te shkurter qe une asgje nuk munda te bej per te. Kaluan ca dite dhe nga posta me arriti nje leter e derguar nga restauranti, ne te cilin kishim darkuar une dhe nena ime. Ne te kishin qene disa fjali te shkruara nga dora e Nenes sime: “Kam paguar faturen para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty perseri. Me rendesi eshte se bera pagesen per dy persona, per ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta pershkruani vleren e asaj nate, ne te cilen darkuam sebashku. Te dua shume biri im”.
Ne kete moment, arrita te kuptoj domethėnien e fjales “Dashuri” apo “Te Dua”. Nuk mund ta kuptosh domethenien madheshtore te kesaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjele miresi dhe bukuri edhe pala tjeter ashtu siq beri nena ime. Asgje nuk ka vlere me shume sesa Prinderit, e ne veēanti Nena. Dhuroja kohen te cilen ata e meritojne...Duhet ditur se ky eshte obligim i Allahut dhe i Prinderve, prandaj keto gjera nuk shtyhen. Me kete rast, me ra ndermend tregimi kur qe pyetur Abdull-llah Bin Umeri: “Nena ime eshte e moshuar, nuk mund te levize fare, dhe me duhet ta bart ne ēdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojen...Nganjehere nuk ka fuqi qe ta permbanė veten keshtuqė, kryen nevojen duke qene ne duart apo shpinen time...A mendon se une e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibni Omeri u pergjegj: A e ke harruar femijerine tende kur edhe ju vepronit keshtu me nene tuaj?! Ju po i sherbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndersa ajo iu sherbente juve, me gjithe mundimet dhe lodhjet qe kishte, dhe prape shpresonte jeten dhe lumturine tuaj”. Vertet dallim i madh ne mes ketyre dy qendrimeve...
Shpresojme se porosia dhe mesazhi i kesaj ngjarjeje do t’iu arrij edhe atyre te cilet ende i kane prinderit gjalle!!!

Dr. Leone

Gurbetqari-Berlin
03-04-06, 11:57
Teme shume e bukur:
Tregim shume i bukur me pelqen.
E dua shume nenen.
Peshendetje Dr.Leone.



:smile: mendo sot per neser.

e_martumja
04-04-06, 21:49
Nje tregim qe me preki thelle ne zemer, ne fillim te leximit nuk kisha menduar se do te me terqithet trupi dhe lotet do te me dalin.
Njeriu kalon shume prova ne jete poe gjithemon duhet me pas Optimizem dhe me shiku fytyren!

Edhe une e dua shume nenen time dhe babain time dhe i faliminderoj per te gjithat.

Ju pershendes per tregimin qe na sollet ketu dhe shpresoj qe te keni fuqiiiii.


me rrespkt E_martumja

musl|m
04-04-06, 22:21
Nje person shkon tek Profeti edhe e pyet: -"ResūlAllah cili eshte personi qe duhet te dua me shume dhe te respektoj me shume nga te gjithe ne jete?
Profeti a.s pergjigjet- NENA!
I nxitur nga kurreshtja personi ne fjale tenton ta pyese per here te dyte Profetin.
Po pas nenes, ResūlAllah, ke duhet te dua me shume dhe respektoj?
Profeti pergjigjet(per here te dyte)- Nenen!
I cuditur ai e pyet perseri (per here te trete)-Po pas nenes, ResūlAllah(i derguari i Allahut)?
Profeti Muhamed a.s pergjigjet per here te trete- Nenen!
Hera e katert vijon me te njejten pyetje dhe vetem pas heres se katert Profeti a.s i pergjigjet- Babane!

Murgesha
04-04-06, 22:38
I nderuari Dr. Leone.
Shkrim shumė do me thėnės dhe me porosi tė veēantė.
Sė paku paske mundur tė kalosh njė mbrėmje tė veēnatė me te para se tė vdiste.
Le tė jetė ky ngushėllimi mė i madh pėr ty.

Murgesha!

Dr. Leone
17-04-06, 12:16
Jeta ne vetmi
perkushtim per nenen



Hyra ne dhomen time, fillova ta veshtroj secilen gje mu dukte sikur te gjitha qanin, vajtonin dhe kerkonin ndihme nga une, por nuk e di, a thua nuk me shihnin mua se edhe une isha i plagosur, edhe une qaja se bashku me ta, edhe une isha i vetmuar si ata, edhe une kerkoja po ate ndihme nga ata, por ato ashtu te merzitura nuk me ndihmonin. Dikur me shkuan syte tek fotografia e nenes e cila qendronte diku larg ne mure, me nje buzeqeshje te embel ne buze. I kerkova ndihme edhe asaj me zerin tim joshes si ne femijeri, me ndihmo moj nena ime se paku me bej shoqeri se s’mund ta duroj me ket vetmi ......
Por ajo qendronte ashtu krenare e nuk levizte,me shikonte dhemshem si nje nene qe e shikon femiun e saj kur eshte i pikelluar, deshironte te me ndihmonte por skishte fuqi. Sa e rende qenka jeta ne vetmi. Gjithnji mendoja se pas gjithe kesaj vetmie,jetes sime do ti vinte fundi, mendoja se do te tretem e do te harrohem se egzistoja,mendoja se do te shkoja ne nje bote tjeter, ne nje bote ku se paku do te isha e lire. Por edhe pse e prisja kete nuk ishte ashtu. Jeta vazhdoi si me pare, po vazhdoi te me perkule per toke duke me leshuar helm ne zemren time, duke qene e vetmuar sikur nje njeriu me ia marre shpirtin ngadale, me ia coptuar zemren, me ia prere gjymtyret dhe e len ashtu duke i thene: jeto. Se di qfare jete me i thene kesaj, qfare domethanje ka? Pytje e vetme qe kam ne zemer e nuk ia di pergjigjen. Dua te kerkoj ndihme,nuk di nga kush? Nje nate me kete pytje ne mendje fillova te fluturoj neper bote, e te kerkoj pergjigje. Tere naten fluturova e fluturova, dikur nje ze i njohur me tha: q’jane keta syte e tu duke qare ne qdo kohe a thua vetem ti je ne kete bote te hidhur? I thash nese e dine kete pergjegje dua te ma tregojsh, ose ta vazhdoj rrugen. Atehere ai ze sadopak i njohur me tha: mos u hidhero nga kjo jete, se te gjithe nuk dijne se q’bejne e ku jane duke shkuar, vetem i kane mbyllur syte si ti dhe fluturojne neper bote. Jo i thashe e vetmja jam une qe kjo jete eshte ne anen e kundert me mua. U zgjova me huti, s’dija q’te beja dhe fillova ti lutem perendise. O Perendi, te lutem me ndihmo, a thua nuk te vjen pak meshire per mua te mjerin, a thua nuk ka vend edhe per mua ne boten e lumturise. Por peseri edhe kesaj rradhe i dhashe fund me fjalet e mia te perhereshme. Disave jeta u kalon ne merzi disa ate e gjejne ne shoqeri por per mua eshte diqka tjeter vetem nje vale e leshuar ne eter.

Dr. Leone

Prishtinasja_
29-07-06, 11:03
Pershendetje Dr.Leone


Shume prekese shkrimet tuaja me lart. Ska si mos jene, kur i drejtohen qenies me te madherrishme te kesaj bote !!!

Ky shkrim i juaji eshte plot ndjenje edhe e pasqyron mrekullueshem mallin qe ke ne shkrimet e tua, madje aq mire saqe edhe lexuesi mund ta ndjeje.


Me te vertet me vjen keq per at qe ju ka ndodhur sepse tė gjesh fjalėt pėr tė pėrshkruar njė nėnė nuk ėshtė aspak e lehtė sepse dashuria e nėnės ėshtė njė dashuri e pėrjetshme, dashuria mė e sinqertė dhe e pastėr qė mund t'a gjesh !!!


Dhe lirisht mund te them sepse nėnat shqiptare e meritojn njė respekt shume te madhe sepse historia e tyre ėshtė veēanėrisht e dhimbshme !!!!!


Dr. Leone gjithat te mirat ku do qe je !!!!!!!

me respekt

Prishtinasja_

Dr. Leone
29-07-06, 13:12
Ju falenderoj Prishtinasja per keta fjal shum te bukura.

Me respekt per ju
Dr. Leone

Honesty^uk.
11-08-06, 10:50
Pershendetje per ju dhe per temen i nderuar Dr Leone.

Tema juaj ishte shkaku qe mua me beri te mbart ketu nje tregim, qe une e lexova me lot ne sy, ku nje nene i drejtohej birit te saj te cilen Ai dukej se e kishte mohuar.


PS^ Lexojeni pra se si ka edhe krijesa te tilla qe mohojne edhe gjene me te shtrenjte, ate qe na ka thene jete dhe nxjerr ne dritet e ZOTIT.

Letra e njė Nėne

Biri im! Kjo ėshtė njė letėr nga nėna jote e gjorė, kam turp qė po e shkruaj, por pas njė pavendosmėrie dhe pritjeje tė gjatė, e kapa lapsin disa herė, por lotėt mė penguan, mė pushuan lotėt disa herė dhe zemra nuk mė lejoi.

O biri im! Pas njė kohe tė gjatė, shoh se je bėrė djalė i madh e me mendje tė pjekur dhe i baraspeshon gjėrat. E kam njė tė drejtė qė tė paktėn ta lexosh kėtė letėr, pastaj nėse do, copėtoje , ashtu siē ke coptuar zemrėn time.

O biri im! Para 25 vitesh ishte njė ditė e lumtur pėr mua kur mjekja mė lajmėroi se isha shtatzėnė, e nėnat e dinė mirė domethėnien e kėsaj fjale, e ajo ėshtė njė pėrzierje lumturie e gėzimi me fillimin e shqetėsimit tė ndryshimeve tė shumta nė organizėm. Pas kėsaj tė mbarta 9 muaj nė bark, ngrihesha me vėshtirėsi, flija me vėshtirėsi, haja e merrja frymė me vėshtirėsi por e gjithė kjo nuk ma zvogėlonte dashurinė pėr ty, por ajo shtohej dita ditės e mezi prisja tė tė shihja. Tė mbarta o biri im, vėshtirėsi pas vėshtirėsie, dhimbje pas dhimbjeje, gėzohesha me lėvizjet e tua (nė bark), gėzohesha me shtimin e peshės tėnde e ajo pėr mua ishte rėndė. Ato ishin vuajtje tė gjata e mė pas vjen ajo natė kur unė nuk vura gjumė nė sy, pata vuajtje aq tė mėdha sa qė nuk i shkruan dot lapsi e nuk i pėrmend dot gjuha; u pėrballa me vdekjen disa herė e mė pas dole nė jetė, qarja jote pėrziej me lotėt e gėzimit tim e i larguan dhimbjet e plagėve.

Biri im! Kaluan vite e unė tė mbaja nė kraharor, tė laja me duart e mia, prehrin tim e bėra shtrat pėr ty, gjirin tim ushqim pėr ty, qėndroja pa gjumė qė ti tė flije, lodhesha ditėn qė ti tė gėzoheshe, shpresoja ēdo ditė tė shikoja buzėqeshjen tėnde, prisja me padurim tė mė kėrkoje diēka e unė tė ta jepja me gjithė zemėr, e kjo pėr mua ishte kulmi i kėnaqėsisė. Kaluan ditė e net dhe unė vazhdoja nė kėtė gjendje, gjidhėnėse e gėzuar, shėrbėtore e papėrtuar dhe pa ngrėnė derisa u rrite, u bėre djalosh, t’u shfaqen shenjat e para tė burrėrisė e unė rendja majtas e djathtas pėr tė tė gjetur nuse. Erdhi dita e dasmės mu copėtua zemra, mė rrodhėn lotėt e gėzimit pėr jetėn tėnde tė re dhe si mėrzitje pėr ndarjen tėnde. Kaluan ditė tė vėshtira dhe shoh se nuk je mė ai qė njoh, mė mohove dhe e harrove tė drejtėn time. Kalojnė ditė e unė nuk tė shoh, nuk e dėgjoj zėrin tėnd, e neglizhove atė qė u soll mirė me ty.



O biri im! Kėrkoj vetėm pak, mė konsidero tė paktėn nė pozitėn e shokėve tė tu, mė vendos dhe mua nė listėn e veprimeve tė tua mujore, qė tė tė shoh vetėm pak.

Biri im! Jam dobėsuar mė kanė lodhur vuajtjet e mė kanė kapur sėmundjet, ngrihem me vėshtirėsi, lėviz me vėshtirėsi e pėrsėri zemra ime mbjell dashuri pėr ty. Nėse do tė tė nderonte dikush njė ditė, do t’i ishe mirėnjohės tėrė jetėn, e nėna jote tė ka bėrė kaq mirėsi e ti nuk e shikon, ėshtė sjellė mirė me ty e ti nuk e shpėrblen, ka qenė shėrbėtorja jote pėr vite me radhė e ti nuk do t’ia dish fare, deri kėtu ka arritur mendjemadhėsia!

Biri im! Sa herė dėgjoj diēka tė mirė pėr ty qė je pjella ime gėzohem edhe unė, por po habitem, ēfarė gjynahu kam bėrė unė qė ti nuk mė viziton e nuk do tė mė shohėsh nė sy, a tė kam pakėsuar tė drejtėn tėnde ndaj meje?! Mė vendos tė paktėn nė pozitėn e njė shėrbėtoreje tė thjeshtė e jepi hakun asaj. Trego pak butėsi pėr mua, ma jep shpėrblimin tim e sillu mirė se Allahu i do ata qė sillen mirė.

O biri im! Dua tė tė shoh, nuk dua mė shumė se kaq, mė lejo ta shikoj pamjen e fytyrės tėnde.

O biri im! Mė qan zemra e mė rrjedhin lotėt, ndėrkohė qė ti vazhdon tė jesh nė jetė e njerėzit flasin pėr moralin tėnd tė mirė, respektin dhe bujarinė tėnde ndaj tyre.

O biri im! A nuk ka ardhur koha qė zemra jote tė zbutet pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mėrzia, ia shkatėrrove ndjenjat, ia zemėrove zemrėn sa qė iu thanė lotėt.

Nuk ankohem e nuk lutem kundėr teje, nuk e shfaq zemėrimin, se nėse lutja ime do t’i kalonte retė e tė arrinte tek dyert e qiellit do tė tė zinte haku im e mbi ty e familjen tėnde do tė zbriste fatkeqėsia.

Jo, jo nuk do e bėj, ti vazhdon o bir tė jesh shpirti im, gėzimi dhe pranvera e jetės sime. Bindu o biri im, thinjat po tė dalin, do tė kalojnė vite e do tė bėhesh edhe ti plak e shpėrblimi ėshtė sipas punės, e ke pėr t’i shkruar letėr djalit tėnd me lot nė sy, siē po tė shkruaj unė, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.

O biri im! Ki frikė Allahun ndaj nėnės tėnde, ndalja lotėt, ngushėlloje pėr fatkeqėsinė e saj, e pastaj nėse do, grise letrėn e saj, e dije se kush bėn mirė e ka pėr veten e tij e kush sillet keq e ka po pėr veten e tij.

Dr. Leone
12-08-06, 10:31
I nderuari Honesty^uk. ja un po me te njejtin stil ta atij tregimi do te postoj nje poezi e cila eshte nje leter qe i eshte derguar nga e ema te birit lexoje se do te pelqej....


Letra qe su sos kurre!


Jam e ulur ketu ne shkalle.
Po te shkruaj kete leter te bardhe:
Kur pra do te kthehesh valle?
Bir, me ka marre malli per ty.
Ta dish, te dua me shume se keta dy sy…
Bir, vetem ty te kam.
Bir, zemra me qan…
Bir, mos te ka ndodhur gje?
Se, letra nga ti nuk kam marre.
Kam shume kohe qe po te pres.
Nga ky mall, nje dite, do vdes.
Tashme te pres te vish.
Atje me s’do te rrish.
Nuk kam nevoje per pasuri,
se, thesari im je ti...
Ti linda bir, te perkunda ne djep.
Te rrita, u bere i gjate si plep.
Mbaj mend netet kur rija pa gjume
dhe, jashte, bente shterngate e furtune.
Me keto dy duar, djepin ta perkunda.
Per dy vjet me rradhe, me gjirin tim te menda.
Babane, dot se njohe, e di.
S'more nga ai ndopak dashuri…
Ta dish bir, ai fort te deshi.
Por, nje nate te lige vdekja e gjeti.
E di bir, e di, u rrite pa baba…
Por, nena, vetem asnje hap ste la.
Mundohesha te te gjeja ty buken e gojes.
Ne dimer, te coja gjer tek pragu i shkolles.
Kur kthehesha, me prisnin mijera pune
por nuk kisha lodhje, se te doja shume…
Dhe tani te dua, per mua je kerthi.
He pra bir i nenes kur do te vish ti?
Eja pra o bir se une po te pres.
Te prek flokun tend e pastaj te vdes.
Eja te te shoh, ty, bir sa je rritur.
Se, kur u largove dukeshe i mitur.
Bir, nga letra ime mos bjer ne trishtim.
Po ste pashe ne kete bote, te shoh ne amshim.
Bota e te gjalleve qenka e mallkuar.
Mbart ne shpine te saj, shume te deshperuar
Eh, o biri nenes, nuk di cte te them.
Kam shume plage ne zemer, e shpirti me dhemb.
Nuk di o bir jo, c’te te them vertete,
e mbushur me sprova paska qene kjo jete.
Jam ketu ne shkalle, ndjehem e vetmuar.
Koka sec me zien, malli me ka copetuar.
Eh, o bir i nenes, rri ketu te pres.
Nje here te te shoh e pastaj te vdes.
O ju dallendyshe qe veni e vini,
djalit tim te vetem, adresen ia dini?
Pyet e pyet nena, por me kot, me kot…
As murlan, as zogj, nuk ja sjellin dot.
Stilolapsi i nenes, sec mbeti pa boje.
Dy fjalet e fundit, i mbeten ne goje…
Mbeti leter e shkruar, ngeli pa adrese.
E vuri nen koke, qe kollaj te vdese…!

Me respekt
Dr. Leone

Pause_Print_Scroll
01-09-06, 16:55
Pershendetje...
Mbase lexova keto tregime e poezi, qe me te vertete tregojne nje menquri te autorit.

E vertet Dr. Leono me ke befasuar me ato menyre te shprehjes se ndjenjave, e cila ishte perplot bukuri. Allahu te rujt e te shperblefte.

Nese ti je autori i tregimit, dhe ajo ngjarje te ka ndodhur ty, them: InshAllah, Muhammedi [salAllahu alejhi ue selem] te pret te burimi i Keutherit ty dhe nenen tende se bashku, e kenaqeni ne kopshtet qe ka pregatitur Allahu per te devotshmit. Amin!

Mbase pash se Vellau Dr. Leone, kishte permend ca raste nga sahabet radijAllahu anhum, do te tregoj edhe une nje:
-Njeri nga as'habet, kur e kishte nėnėn gjalle, cdo dite ia lante floket, mbase kete nėna e kishte qef. Dhe kur i vdiq nena, dhe kaloi ne Akhiret, ai filloi te qante me te madhe, sa qe disa shoke i thane: "Ti gjithemone neve na ke dhene gajret (shpres per te bere durim), e ti tani qane me te madhe. Ai iu tha: "Nuk po qaj vetem se me vdiq nena, mirepo po qaj (edhe per ate se) me eshte mbyllur nje dere e Xhennetit (parajses) (rrespektimi i prinderve)"... E kuptuat o vellezer, se me rrespektimin e nenes me konkretisht fitohet xhenneti, sic thoshte Muhammedi [salAllahu alejhi ue selem]: "Xhenneti eshte nder thembrat e nenes"


Zoti qofte i kenaqer me ju

selam alejkum vella