PDA

View Full Version : Bazat e etiketës, që duhen njohur nga të gjithë


Kalt
12-04-06, 11:01
Do te ishte nje ndihmese shume e madhe, nese ne kete teme do te diskutonim per etiketen ne pergjithesi, pra bazat e saj, ne te gjitha aktivitetet jetesore.

Kalt
12-04-06, 11:29
Behu tipi i mikut qe te jesh i ftuar perhere.


Ashtu sic jemi mikprites, jemi edhe miq, pra te ftuar ne nje ceremoni.
Eshte mire nese ndjen se edhe pse je mik, je edhe pergjegjes per mbarevajtjen e ceremonise. Por nese desheron qe te jesh mik i ftuar perhere atehere duhet te kesh parasysh:




1. Pergjigju fteses ne kohe dhe mos prit momentet e fundit. Pergjigja e shpejte eshte ndihmuese per mikpritesit per te qene sa me te pergatitur per ceremonine dhe per numrin e pjesemarresve.


2. Pyet nese mund te japesh ndihmee ne mbarevajtjen e ceremonise.
Mikpritesi mund te te kerkoje qe ta ndihmosh me dicka, por nese ai nuk te kerkon nje gje te tille, atehere mos dergo asgje pa tu kerkuar (p.sh. nje embelsire). Nese dergon nje pije, atehere mos prit qe kjo pije te sherbehet ne ate ceremoni, sepse mikpritesi e ka pergatitur vete listen e pijeve qe do te sherbehen.



3. Nese ju keni kohe, atehere mund te beni oferte tek mikpritesi qe te vini me heret dhe te ndihmoni ne pergatitjen e ceremonise. Nese oferta juaj eshte pranuar, atehere kij parasysh qe te mos shkosh vone, sepse ata kane llogaritur ne ndihmen tende.


4. Shko ne ceremoni gjithmone ne kohe. Mikpritesit kane percaktuar nje kohe per tu ulur prane tryzave dhe per te sherbyer.


5. Kur perfundon ushqimi, atehere mund te ofrosh ndihmen tende per te pastruar tryezat. Nese pergjigja eshte "jo, faleminderit", atehere leri ata qe ta kryejne punen vete.


6. Nese ju shihni se mikpritesja eshte duke pastruar ne kuzhine, atehere ofroni serish ndihmen tuaj.


7. Ndihmo duke qene miqesor dhe pjesemarres ne biseda me miqte e tjere. Kjo do te ishte shume mirenjohese nga mikpritesit.


8. Mos hap nje bisede, prej se ciels ju e dini se do te ngjallen diskutime dhe debate dhe grindje ndermjet te ftuarve.


9. Pi me pergjegjesi. Nese te sherbehen pije alkoolike, kjo nuk do te thote se do te kthehet ceremonia ne nje truall pijanecesh dhe keshtu ajo do ta humbiste kuptimin dhe qellimin e saj.