PDA

View Full Version : Mali i Zi u nda nga Serbia


Dilaver
21-05-06, 21:14
Mali i Zi u shkeput nga Serbia.

Radhėn e kemi ne tani.

Guri i madh
21-05-06, 21:27
Mali i Zi u shkeput nga Serbia.

Radhėn e kemi ne tani.



DILAVER te pershendes per ket lajm shumt te mir


PERHAJR NA KOFT shkatrrimi i nji krijese anti natyrore e qujtur jugosllavi

fedora
21-05-06, 21:57
URIME
rezoluta 1244 me nuk ekziston!!!

djal_serioz
21-05-06, 23:56
edhe une e pershendes kete gje qe edhe Mali i Zi u be shtet, e dasht Zoti edhe NE sa me par do pranohemi nderkombtarisht si shtet i pavarur

GURI SYLAJ
22-05-06, 09:02
Urime malazezeve,por po me habite fakti si vllezerit u ndan ne mes vete pa lufte , mbas luftrave qe i bane me te gjithe te tjeret.
Ndoshta po bajka edhe keshtu??????????????????????????

halla e madhe
22-05-06, 09:34
Urime malazezeve,por po me habite fakti si vllezerit u ndan ne mes vete pa lufte , mbas luftrave qe i bane me te gjithe te tjeret.
Ndoshta po bajka edhe keshtu??????????????????????????

A u ndane a?:eek: Politka e shkaut nuk zihete bese,kesaj radhe nuk do te ndahen pa nje cope mish as malazezet.....dalshin fare ka kofshin mileti shki!

shkembi sylaj
22-05-06, 09:40
http://www.stern.de/_content/56/15/561580/montenegro_500.jpg

Tomori
22-05-06, 12:31
Hiq sma nine per Malin e zi, dhe Serbin nuk kan dallim kur vjen puna te shqiptari..!
keta shkije kordinojne punet, po te vjen ne pyetje shqiptari..!
-Un per veti nuk kuptoje disa shqiptar perse gzohen kaq shum,..!

Reana
22-05-06, 14:30
Sipas rezultateve, ende jo-zyrtare, Mali i Zi ka votuar me 55.6% PER pavaresi, ne referendumin e mbajtur dje.

Sipas Bashkimit Europian, qe Referendumi te konsiderohet valid, eshte kerkuar qe se paku 50% e popullates te Malit te Zi te votoje referendumin, dhe nga nga te gjitha votat, se paku 55% te jene PER pavaresi.

Kushti i fundit duket te kete qene i qellimshem, sepse si duket dikush ne EU nuk e deshiron shperberjen e Serbise dhe Malit te Zi, kur dihet mire, se cilindo sistem demokratik, me parim maxhoritar, shumice konsiderohet 51% e popullates.

Rezultati i votimeve, 55.6 % PER pavaresi, do t'ia shkund diten shpirtligeve ne EU!!!

Perderisa konsiderohet qe diku 85-90% e popullit te kete dalur ne votime. Shqiptaret me shumice te kene votuar per NDARJEN e Malit te Zi nga Serbia.


Rezultati i ketij Referendumi do te kete efekt pozitiv per procesin e pavaresise ne Kosove, per arsye te ndryshme.
Shperberja e dy njesive te fundit te ish-Jugosllavise krijon hapesire ligjore, dhe presedan qe Kosoves ti respektohet e drejta per Referendum, e drejte kjo e cila eshte e mohuar nga Rezoluta 1244 e keshillit te Sigurimit per Kosoven, duke iu referuar teresise territoriale te ish-Jugosllavise, trashegimtare e se ciles eshte Unioni Serbo-Malezias.
Shprishja e Unionit, perfundon 'marreveshjen' ligjore te Rezolutes 1244, pasi nuk egziston rezolute tjeter e Keshillit te Sigurimit.

Njkohesisht ne parim, kjo shprishje Unioni, thyen paragjykimet e Botes, (ua hap syte disa verberve ne Evrope e me gjere) per gjoja tensionet kryesisht religjioze, si determinator per mosknaqesi ne mes Kosoves dhe Serbise.

Nese Mali I ZI me shumice sllave dhe ortodokse, NUK MUNDET te vazhdoje Unionin me sistemin shovenist/burokrat te Serbise, ASKUSH tjeter nuk do te mundet te bashke-egzistoje ne ne te njejtin Union me Serbine!!!
Kjo shprishje e ketij Unioni, do te vulos me me shpejtesi edhe fatin e Kosoves si shtet i ri dhe i pavarur.

vendasi
22-05-06, 14:33
I vdiqe edhe nje pjese ashtutequajtures enderr Serbi e madhe,tani ne jemi ne radhe te ringjallemi.

Gentiani
22-05-06, 18:40
Si duket ka qenė e lodhur edhe Serbia nga Crna Gora, qė i rrinte nė bisht nga shkonte!

Thėnė tė drejtėn, nuk do tė kishte qenė keq njė intervenim ushtarak i serbisė nė Crna Gore dhe Zot bėne llugė, sepse e kanė merituar si puna e Cungut tė drunjėve! :tongue:

Nuk besoj se luan rol tė veēantė nė raportet e ēėshtjes shqiptare edhe kjo ndarje.

i_retardumi
22-05-06, 22:34
URIME MALAZEZVE, se kohve t'fundit i patėn lan ideologjitė e Carit t'Cetinjės , Njegoshit , Danillo Markoviēit , Kral Nikollės , e besa besa edhe t'Bullatoviqit, e j'au lmonin qimen shqiptarėve...!:cool:

Shkelqimi
24-05-06, 09:25
U nda u nda, ishallah copa bohet krejt, me pelqej termi qe perdori kryeministri malazez,kur tha qe i uron Serbise pavaresine gjithashtu hahahahahhahahaha

Drinni
24-05-06, 16:32
Unė then te drejten nuk i gezohem edhe sa kesaj ndarje te Malit te zi, ka per te lar kusure serbi ka, edhe shum bile. fusha e banatit se shpejti do ti takoj Hungaris, San(gj)xhaku duhet ti bashkohet Shqiptarve. fundja Mali i zi gatoji disa brumera te tharbta kunder shqiptarve dhe tash duhet te kujdeset ti dėmshperblej

Endrra e serbit po fundoset me fundin"pashalloku i beogradit"

Amerik o Amerik, kush ta prish ty le te mahet mir!

Kalt
02-06-06, 21:38
Serbia hedh poshtė ofertėn e BE-sė pėr tė ndėrmjetėsuar nė mosmarrėveshjet mes Beogradit dhe Malit tė Zi
02-06-2006


Kryeministri i Serbisė, Vojislav Kostunica hodhi poshtė ofertėn e Bashkimit Evropian pėr tė ndėrmjetėsuar nė mosmarrėveshjet mes Beogradit dhe Malit tė Zi, pasi kjo e fundit votoi nė favor tė pavarėsisė.
Zoti Kostunica e hodhi menjėherė poshtė ofertėn e shefit tė politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Javier Solana tė premten, duke thėnė se ndihma e Brukselit nuk ėshtė aspak e nevojshme. Zoti Koshtunica, i cili kishte mbėshtetur bllokun kundėr pavarėsisė, kritikoi gjithashtu Bashkimin Evropian pėr mbėshtetjen e referendumit.
Mė parė, zoti Solana u takua me Presidentin e Serbisė, Boris Tadic. Ai u bėri thirrje tė dy republikave tė ndėrtojnė marrėdhėnie konstruktive, duke thėnė se nė Evropė ka vend si pėr Serbinė ashtu edhe pėr Malin e Zi si njė shtet tė pavarur.
Zoti Solana i bėri gjithashtu thirrje Serbisė tė bashkėpunojė me gjykatėn e Kombeve tė Bashkuara pėr krimet e luftės.


Zeri i Amerikes




Koshtunica me sa duket eshte perkrahesi i fundit i vijes se nacionaliste ne Serbi dhe eshte politikani qe me veprimet dhe sjellet e tij tipike serbe pō e ben Evropen qe te kuptoje me mire se cfare eshte Serbia e se kush jane serbet.
Eshte me mire per shqiptaret qe Serbia udhehiqet nga koka te tilla dhe qe me sjelljet dhe veprimet e tyre vecse e demaskojne edhe me shume mentalitetin mesjetar serb.
Koshtunica nuk mund ta imagjinoje se tash duhet te marre leje dhe te paguaje taksa ne Mal te Zi qe te shfrytezoje daljen ne det per floten luftarake, per anijet tregetare.
Serbise, permes pavaresimit te Malit te Zi, ju keputen te gjitha enderrat qe te kohes se Stefan Dushanit per te kontrolluar gadishullin ballkanik dhe per te patur dalje ne Detin Adriatik dhe ne Detin Egje.
Serbia e sotme i ngjan nje perbindeshi qe numeron ditet deri ne shnderrimin e saj ne coftine dhe atehere kur te kete ndodhur kjo, do te kete shans per ate vend e per ate popull.

musl|m
02-06-06, 21:48
http://www.gurra-pdsh.com/images/stories/lajme/dzaferi2.jpg
Nga Arbėn Xhaferi

Qytetarėt e Malit tė Zi votuan nė referendum pėr pavarėsinė e Malit tė Zi, ndarjen e tyre nga pėrqafimi i hekurt i Serbisė. Votat shqiptare ishin vendimtare pėr arritjen e pėrqindjes qė caktoi Unioni Evropian, si kusht pėr njohjen e pavarėsisė. Sėrish nė skenėn historike u manifestua forca mobilizuese dhe determinuese e nacionalizmit. Nacionalizmi malazias ngadhėnjeu mbi atė serb, separatizmi mbi unitarizmin. Shumėkush u gėzua pėr kėtė sukses, nė mesin e tyre edhe shqiptarėt qė kėtė fitore e perceptojnė si tė tyre. Tė gjitha hamendėsimet tjera, nė klimėn e krijuar, duken, tė paktėn tė pahijshme.


Pėr ta arsyetuar gėzimin, pėrhapen koncepte gjeostrategjike qė pohojnė se ēėshtja serbe paska pėsuar edhe njė goditje tė rėndė, se Serbia paska mbetur pa dalje nė det, apo pa dalje nė ujėra tė ngrohta, siē thonė gjeostrategėt, se Serbia paska humbur aleatin e fuqishėm dhe besnik, duke harruar se Mali i Zi asnjėherė nuk do tė heqė dorė nga aleanca strategjike me Serbinė dhe se asnjėherė nuk mund tė jetė mė mike me Shqipėrinė, me Kroacinė, ose me Bosnjėn sesa me Serbinė. Ajo prapė do tė ketė dalje nė det, porti i Tivarit prapė do t’i plotėsojė kėrkesat serbe, marrėdhėniet ushtarake, ekonomike, kulturore do tė jenė po aq tė ngrohta sa mė parė. Dallimet do tė shfaqen vetėm nė dimension tė interpretimit tė ngjarjeve historike, si pasojė e nevojės pėr pėrforcim tė argumenteve pėr ekzistimin e identitetit tė veēantė dhe tė lashtė, tashmė tė kombit malazias. Malazezėt, bashkė me ta edhe shqiptarėt do tė mėsojnė se shteti i parė malazias ėshtė formuar nė vitin 1018, se ka zgjatur 140 vjet, si dinasti e Voisavjleviqėve dhe se qenia kombėtare malaziase buron nga dokleatėt( duklaninėt siē do tė thoshin ata) qė ne pandehnim se kishin origjinė shqiptare, ashtu si Balshajt, Kuqėt. Palbardhajt(Bijelopavliqi) etj. Njė pjesė e historisė sonė do tė bėhet e tyre, ashtu si tanimė e grekėve, e turqve, e serbėve, e maqedonasve . Shteti kur formohet ka nevojė pėr famė dhe pėr vlera, apo jo? Grekėt kanė vėnė zapt mbi periudhėn e antikės, sllavėt mbi periudhėn e mesjetės, turqit pėr pjesėn tjetėr, ndėrkaq qenia shqiptare, gjithnjė e mė shumė po merr trajtėn e njė tė sėmuri paraplegjik qė nuk arrin t’i lėvizė gjymtyrėt qafė e teposhtė. Do tė fillojmė t’i mėsojmė tė bėmat e njė populli tjetėr qė arriti tė bėhet komb, pėr veēoritė kulturore, pėr historinė e lavdishme, pėr personazhet e tyre historike. Interesat, shqetėsimet, dilemat, aspiratat, sukseset e tyre do tė bėhen mė tė rėndėsishme se interesat tona. Ne edhe me kėtė rast u vėmė nė pozitė tė dhėnies dhe jo tė marrjes, tė subjektit qė ka obligime ndaj tjetrit, por jo edhe tė drejta. Ky pozicionim i shqiptarėve imponohet si diēka e domosdoshme, determinuese, pa alternativė. Problemet, zakonisht lindin kur fillojmė t’i kėrkojmė disa tė drejta pėr vete. Atėherė, nis procesi i kushtėzimeve, i negociatave tė lodhshme me ata ndaj tė cilėve treguam dashamirėsi tė pakushtėzuar nė procesin e konstituimit tė tyre si komb, nė procesin e krijimit tė shtetit tė tyre kombėtar. Nė kohėn kur Maqedonia pavarėsohej, ne pa kushtėzime e mbėshtetėm kėtė projekt, nė negociatat e Ohrit, ata parashtruan njė varg kushtėzimesh pėr kėrkesat tona elementare, derisa sot e gjithė kjo marrėveshje ka marrė trajtėn e pėrbuzjes sė vlerave shqiptare. Pse ne jemi kaq dashamirės me tė tjerėt dhe ata aq nopranė me ne? Pse kaq shumė kemi mirėkuptim pėr nacionalizmin e tyre dhe aq neveri pėr nacionalizmin tonė, pse kauzat e tyre kombėtare na duken normale dhe jona e diskutueshme, pse i japim rėndėsi kaq tė mėdha variacioneve tė tyre dhe e zhvleftėsojmė aq shumė specien tonė? Pse neve na duken mė tė qytetėruara dhe tė obligueshme qėndrimet e moderuara kur kemi tė bėjmė me ēėshtjen tonė kombėtare dhe nuk na duken tė vjetruara qėndrimet radikale tė tjerėve? Pse tė gjithėve u duket normale, madje edhe vetė shqiptarėve, qė pėr ta fituar tė drejtėn pėr pavarėsi tė Kosovės, duhet tė garantojmė edhe kushte tė pėrshtatshme meteorologjike pėr serbėt, ndėrkaq kur bėhet fjalė pėr ne kėto garanci as qė pėrmenden? Pėr kėto ēėshtje komplekse nuk mund tė jepen pėrgjigje tė thjeshta, njollosėse, sa pėr ta shfryrė mllefin, por duhet tė bėhen analizė tė shkoqitura tė nocioneve dhe proceseve shoqėrore dhe historike.


Natyra e nacionalizmit shqiptar, pa dyshim ėshtė reaktiv dhe jo projektues. Ne reagojmė kundėr efekteve tė nacionalizmave tė tjerė. Nė dallim nga shqiptarėt, serbėt, por jo vetėm ata mė se njė shekull hartojnė projekte, elaborate tė studiuara mirė se si t’i shfarosin shqiptarėt, t’i dėbojnė nga vendlindja, t’ua njollosin imazhin, t’u ngjisin bishta, tė nxisin pėrēarjet e brendshme, t’i korruptojnė pėrfaqėsuesit, prijėsit e tyre etj. Ata kanė formuar ekipe tė specializuara pėr realizim tė objektivave tė tilla. Nė kėto projekte kanė qenė tė inkuadruar edhe “ekspertė” malazias, maqedonas etj. Nga ana tjetėr shqiptarėt nuk kanė projektuar as elaboratin pėr mbrojtje dhe lė mė atė pėr ndėrhyrje nė sferat e interesit tė popujve tė tjerė.


Nė opinion shqiptar dominon bindja se nacionalizmi ėshtė diēka e tejkaluar, gjithėsesi negative, johumane, jo tolerante, paranojake, neurotike, kriminale, neveritėse. Zakonisht atė e ndėrlidhin me manifestimet primitive, degutante, iracionale, me krimet, dhunimet, pastrimet etnike. Si antipod i nacionalizmit impononohet kozmopolitizmi, multikulturalizmi, qė vetvetiu perceptohen si vlera tė padiskutueshme qė pėrhapin dashurinė, tolerancėn nė mes tė njerėzve. Bashkėjetesa, kohabitacioni ėshtė njė nocion i ri nga arsenali i madh i armėve me tė cilin luftohet nacionalizmi shqiptar. Por, tė gjitha kėto nocione tė pėlqyeshme humbin shkėlqimin e vet kur duhet tė pėrkufizohen obligimet dhe tė drejtat, standardet e integrimit, e bashkėjetesės. Problemet lindin nė planin konkret, kur duhet tė pėrkufizohen modalitetet e bashkėjetesės, apo tė integrimit. Shpesh herė kėto nocione tė buta, nė tė parė altruiste fshehin qėllime tė egra dhe egoiste. Sistemet e bashkėjetesės, tė bashkim-vėllazėrimit rėndom janė eufemizma qė fshehin tendencėn e eksploatimit legal, asimilimit tė heshtur, pėrtharjes sistematike tė potencialeve ekonomike, kulturore, krijuese tė njėrės nga palėt bashkėjetuese. Nė kontekste tė kėtilla njėri element i bashkėjetesės ėshtė aktiv, veprues, projektues, ndėrkaq tjetri pasiv, spektator qė duartroket, qė gėzohet, qė mbėshtet projektet, tė bėmat e tjetrit, nė relacionet e kėtilla njėri ėshtė kėrkesėtar dhe tjetri plotėsues dėshirash etj.


Te shqiptarėt eksisiton njė bindje qė s’ lė vend as pėr hamendje se nacionalizmi qenka njė fenomen anakronik dhe antievropian. Me ngulm dhe pa kurrėfarė dileme pėrhapet bindja se Evropa, popujt e qytetėruar tė Evropės bashkohen, ndėrkaq popujt primitivė tė Ballkanit ndahen, duke krijuar bantustane tė vogla, ekonomikisht tė paqėndrueshme. Kėtė argument e pėrdorin popuj qė kanė ndėrtuar shtetet e tyre nacionale nė dėm tė popujve tė tjerė dhe natyrisht nuk dėshirojnė qė tė heqin dorė nga interesat hegjemonike. Nėse analizohet me kujdes historia e popujve evropian do tė kuptohet qartė se nacionalizmi ėshtė shpikje e mendėsisė, kulturės dhe sistemit tė vlerave evropiane dhe se nacionalizmi nuk ėshtė veti e popujve lindorė. Bie fjala nė gjuhėn arabe, sipas pohimeve tė sociologut zvicėran, Urs Altermat nuk ekziston fjala e saktė pėr kombin(nacionin). Ata pėrdorin nocione tė pėrafėrta si bie fjala “sha’b”(popull),”qawn”(fis), “xhins”(lloji) dhe sė fundi “umma”. “Al-umma al muhammadiya” (bashkėsia e gjithė myslimanėve), “Al-umma al- arabiya”(bashkėsia e folėsve tė gjuhės arabe). Ata pėr OKB-nė e pėrdorin njė togfjalėsh interesant”Al-ummam al-muttahida”(Bashkėsitė e bashkuara fetare). Sipas gjuhėtarėve fjalėt shpiken kur nė mendje qartėsohen nocionet. Pra, nocioni i kombit(i nacionit), i kombėtarizimit(i nacionalizmit) ėshtė shpikur nė laboratorin e qytetėrimit perėndimor dhe ēuditėrisht pėr kėtė fenomen ekziston edhe ekuivalenti shqip ”komb”.


Shumė fenomene qė shpiken nė laboratorėt e qytetėrimit perėndimor huazohen nga kultura e tjera. Nė kėtė proces tė huazimit ndodhin ndryshime, deformime qė nuk janė nė pėrputhje me domethėnien bazike tė nocioneve, tė koncepteve, tė teorive, tė tendencave historike. Sipas sociologut amerikan Benedikt Anderson, i cili, duke analizuar funksionin kompensues tė nacionalizmit nė shoqėrinė moderne, konstaton se rrėnjėt e nacionalizmit shfaqen qė nė shekullin e 16-tė, kur shfaqen dilemat rreth bindjeve themelore tė njeriut tė periudhė sė Renesansės lidhur me:

besueshmėrinė e tė vėrtetave tė librave tė shenjtė;

bindjen se hierarkia shoqėrore ka prejardhje hyjnore dhe me

barazvlevshmėrinė e kohės kozmike me atė historike.


Vazhdon...

musl|m
02-06-06, 21:49
Humbja e besimit nė testamentet e shenjta me siguri ka qenė pasojė e dėshtimit tė misionit tė inkuizicionit qė pėrpiqej me dhunė t’i imponojė dogmat fetare dhe t’i kontestojė, t’i shpall si herezi tė vėrtetat shkencore. Galilelo Galileli (1564-1642), euridit i njohur i periudhės sė Renesancės, i cili e mbėshteti teorinė heliocentrike tė Kopernikut para se ta pėrfshinin flakėt deklaroi me bindje tė thellė “Eppur si muove” (Megjithatė po lėviz, duke aluduar nė rrotullimin e tokės rreth diellit). Guximi moral dhe intelektual i shkencėtarėve tė mėdhenj ishte mė i fortė se sa dėnimet drastike tė rojeve tė dogmės fetare qė mė nė fund rezultoi me humbjen e besimit nė njė sistem, deri mė atėherė tė padiskutueshėm tė vlerave. Qytetari dyshues evropian i kėsaj periudhe e ndjeu veten tė pasigurt, tė humbur. Deri mė atėherė ai ishte i edukuar dhe mėsuar qė tė besojė nė prejardhjen hyjnore tė superstrukturės, ishte mėsuar qė ndjenjat fisnike tė qenies sė tij t’i vė nė dispozicion tė religjionit, tė rendit kishtar, prandaj kishat dhe ēdo gjė qė kishte tė bėnte me religjionin kishin bukuri mahnitėsi. Besimi nė Zot i motivonte ata qė ta fisnikėrojnė veten dhe shoqėrinė kėshtu qė bindjet fetare ishin njė kolektor i fuqishėm ku stivoheshin vlerat qė e bėnin kuptimplote jetėn dhe ndėrveprimin shoqėror. Humbja, apo dyshimi sado i vogėl nė besueshmėrinė e kėtyre parimeve aksiomatike krijoi njė destabilizim tė thellė nė planin individual dhe atė shoqėror. Ky shqetėsim me gjasė nxiti evropianin kėrkimtar tė gjejė zėvendėsimin pėr humbjen e sigurisė, tė zbulojė vlerėn e re qė do ta rikthente ndjenjėn e sigurisė sė humbur dhe kohezionin shoqėror. Pra, fillet e nacionalizmit nė Evropė kanė qenė fisnike dhe sublime. Nacionalizmi ishte ndjenja qė e fisnikėronte njeriun, individin e vetmuar i cili filloi t’i investojė virtytet e veta nė sistemin e ri tė vlerave, nacionalizmi u shndėrrua nė rrufepritės tė vlerave, tė ndjenjave fisnike, tė mirėsisė dhe tė arsyeshmėrisė njerėzore . Ai e gjeti planin e ri shoqėror, relacionin e ri tė afėrsisė, tė qėllimeve dhe tė vlerave tė pėrbashkėta pėr tė cilat ishte i gatshėm edhe tė flijohet. Shtetet e para nacionale synonin qė tė ofronin barazinė e plotė tė qytetarit i cili deri mė atėherė konsiderohej si pronė e monarkut apo tė princėrve tė ndryshėm. Me sloganin “Liri, barazi, vėllazėri” filloi njė fazė e re e barazisė sė njerėzve, tė paktėn brenda njė shteti tė ri. Pra, nacionalizmi nė kėto fillime solli standardet sipas tė cilave garantohej barazia nė mes njerėzve, nė mes tė vėllezėrve. Kjo tendencė barazimtare nė kuadėr tė sistemit perėndimor tė vlerave do tė pėrfundoj me standardet qė garantojnė tė drejtat e njeriut qė do tė jetė faktor kryesor nė humanizimin e formacioneve tė ndryshme shoqėrore, shkaktar i rrėnimit tė sistemeve tė ndryshme despotike, autoritare anekėnd botės.

Nacionalizmi e prodhoi kombin, kombi e prodhoi shtetin kombėtar dhe shteti kombėtar e fiku zjarrin mobilizues, veprues tė nacionalizmit. Nėse ky konstatim ėshtė i saktė, atėherė mund tė shpjegohet pėr se shqiptarėt e Shqipėrisė janė mė pak “nacionalist” sesa shqiptarėt e viseve tė cilėt kanė qenė nėn sundimin e nacionalizmave tė tjerė, pse shqiptarėt e Shqipėrisė ndryshe e perceptojnė Goran Bregoviqin nga vėllezėrit e tyre nė Kosovė dhe gjetiu.


Nėse njė nacionalizėm dėshton, atėherė fillon procesi i akulturimit, i pėrtharjes, i asimilimit dhe njėherėsh i bartjes sė besnikėrisė, sė interesimit tė qytetarit nė koncepte tė tjera komunitariste, duke filluar nga ato ideologjike, fetare e deri te ato sportive. Bie fjala dėshtimi i nacionalizmit arab, i personifikuar nė figurėn e presidentit nacionalist Gamall Abdel Naserit, apo Sadam Huseinit nxori nė shesh lėvizjet fetare qė propagojnė idetė komunitariste mbi baza fetare, ummetin islam.


Deformitete tė misionit fisnik tė nacionalizmit shfaqen edhe nė shtetet post komuniste ku nacionalizmi shfaqet si ideologji ekskluziviste qė nė mėnyrė patologjike spikat pikat dalluese nė mes tė njerėzve dhe jo ato bashkuese. Ky koncept i nacionalizmit nuk ėshtė nė vijė tė traditės evropiane tė nacionalizmit qė kishte mision kompensues, pas humbjes sė sigurisė sė dikurshme nė vlerat e njė formacioni feudal shoqėror.


Nacionalizmi i llojit evropian, pra ai qė i nxit njerėzit qė virtytet mė sublime tė qenies sė tyre tė investojnė nė njė sistem vlerash qė i bashkon individėt, krijon barazi nė mes tyre, qė i jep kuptim jetės sė tyre ėshtė i domosdoshėm pėr mbijetesėn e shqiptarėve. Ky nacionalizėm i llojit fisnikėrues nuk ka tė bėjė fare me urrejtjet llojesh tė ndryshme patologjike, ksenofobike , por shėrben si frymėzim i vazhdueshėm pėr tė prodhuar vlera tė pėrbashkėta shoqėrore, barazinė nė mes tė njerėzve. Ky lloj nacionalizmi frymėzues, fisnikėrues nė shoqėritė mė tė avancuara perėndimore manifestohet nė ēdo segment tė shoqėrisė dhe ėshtė standard, kusht pa tė cilin nuk mundet tė funksionojė shteti.
Nacionalizmi i kėtillė jo vetėm qė forcon kohezionin shoqėror, por edhe parandalon deformitetet e ndryshme siē ėshtė korrupsioni, nepotizmi, evazioni fiskal dhe abuzimet e ndryshme tė pozitės nė shoqėri, nacionalizmi i kėtillė e rimėkėmb shpirtin e njė kombi, nacionalizmi i llojit tė rilindėsve tanė.


Kėtė apologji pėr nacionalizmin e shoh tė udhės ta pėrfundoj me njė rrėfejzė tė vėrtetė nga jeta e njė tė mėrguari shqiptar. Ai ishte martuar me njė suedeze dhe kishte tre fėmijė tė cilėve u kishte dhėnė emra shqiptarė. Njė ditė, nė vitet ’80-ta, djali i tij gjashtė vjeēar, Besimi me rrėmbim hyri nė shtėpi duke bėrtitur “ Papa, papa svenska gurka”! (Baba, baba trangull suedez!). Babė e bir kėmbenin fjalė qė s’i kuptoja unė, aq mė pak euforinė e tyre me njė trangull tė mbėshtjellė me celofan ku ishte stampuar flamuri suedez. Kėrkova shpjegime prej mikut tim kosovar. Ai me njė indiferencė m’u pėrgjigj: “Hiqu tyre, ata gėzohen kur arrijnė tė prodhojnė madje edhe perime. Gjithkund e vėnė flamurin, madje edhe nė brekėt e tyre”.


Nacionalizmi suedez manifestohet jo vetėm nė krijimin e shtetit funksional ku suedezi ėshtė i mbrojtur, i sigurt, ku i respektohet integriteti dhe dinjiteti individual, por edhe nė kėto mesele trangujsh. Shtetet kombėtare formohen qė pjesėtari i atij kombi (nacioni) tė jetojė sa mė mirė. Shtetet kombėtare nuk formohen qė pjesėtari i atij kombi tė jetojnė keq nė tė.


Pale si do tė pėrfundojė nacionalizmi malazias?


Po ne ku jemi se?

Drinni
02-06-06, 22:01
Gati u bane Shqiptar muslim, veq vazhdo se kohrav t'fundit je ka e nreq kadale.