PDA

View Full Version : Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarde


Kreshniku
28-06-06, 13:39
Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarde




Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjetėr janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė shumicėn e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasėn gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrveē fleksionit me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshėm (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetėshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishėm. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash mėnyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė mėnyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhshme ndėrtohet nė mėnyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshėm ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.