PDA

View Full Version : Aromė e largėt


Dr. Leone
05-07-06, 12:36
Arome e larget


Me kollitesh para nje dritareje te veshur me petkun e nje lageshtie te sfilitur;kthen koken papritur........pse me shikon?
mos valle gishterinjte e duarve te tua kerkojne amshim ne lotet e mi?........,ndjej nje keputje ,nje dritherime ,nje hap kalerues te nje kaloresi pa petkun e arte ;veshtroj lageshtine e kollitjes sate qe bie furishem ne nje dysheme te zbutur me balten e shpirtit tim,
pres nje agim qe venitet pa dale akoma,pres nje grimce qe me gezon me ndrojtjen e nje te verbuari
afroj fytyren time ne nje oborr pa peme,mbeshtes lagunen e syve te mi ne nje fushe pa gjelberim,...................,te kerkoj ca pika lot te me mbulojne rrobat qe jane thare nga nje pritje e hapit qe sbehet kurre,.........
me duket se po ngrij,..........ngre syte nga nje hene qe me veshtron me syte e nje femije lakmues,
e pyes ?
KU DUHET MBESHTETUR NJE LOT I HUMBUR ?........
KU MUND TE GJEJE PREHJE NJE SHPIRT I KTHYER NGA MEKATI I DASHURISE NE VEGIM?............
por ..........asgje ,vetem ndjej hapin e nje rruge qe ska te sosur ne qelizat e nje trupi qe mbijeton per nje dashuri te lagur me syte e nje te verbuari nga zjarri i kohes se amshuar..................................

ju pershendes me kete tekst te bukur une Leone