PDA

View Full Version : Personalitetet shqiptare ne Kamus Al Alam te SAMI FRASHERIT


Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:17
Sami Frashėri / V E P R A 9
Titulli i origjinalit:
Ch. Samy-Bey Fraschery
KĀMŪS AL-A'LĀM

Shėnim
Kėtė vepėr e botojmė me numrin rendor 9 pėr ta ruajtur vazhdimsinė e veprave tė Sami Frashėrit tė botuara nė Shtėpinė botuese Rilindja nė Prishtinė.E falėnderojmė pėrzemėrisht Redaksinė e botimeve tė Rilindjes pėr pėlqimin e dhėnė dhe pėr mirėkuptim.nga botuesi

PERSONALITETET SHQIPTARE
NĖ KĀMŪS AL-A'LĀM
TĖ SAMI FRASHĖRIT
Zgjodhi, pėrktheu
dhe shpjegoi:
Mehdi Polisi
LOGOS-A
Shkup 1994 , Biblioteka H i s t o r i a
Recensorė: Feti Mehdiu , Bahri Aliu
Sami Frashėri: VEPRA 9
PERSONALITETET SHQIPTARE
NĖ KĀMŪS AL-A'LĀM
TĖ SAMI FRASHĖRIT
LOGOS-A Shkup 1994
Titulli i origjinalit: Ch. Samy-Bey Fraschery
KĀMŪS AL-A'LĀM
Zgjodhi, pėrktheu dhe shpjegoi Mehdi Polisi

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:18
SAMI FRASHĖRI DHE KĀMŪS AL-A'LĀM
Dijetari i madh dhe ideologu i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare Sami Frashėri, u lind nė katundin Frashėr tė Shqipėrisė nė qershor tė vitit 1850. Mėsimet e para Samiu i nxuri nė Frashėr nga muderrizi Mahmut Efendi Tetova. Nė moshėn nėntėvjeēare i vdiq i ati, e dy vjet mė vonė, pra mė 1861 edhe e ėma. Tė mbetur kėshtu, pa prindėr, pėr tė dhe pėr tėrė familjen (gjithsej ishin gjashtė vėllezėr dhe dy motra), sipas traditės shqiptare, duhej tė kujdesej vėllai mė i madh, Abdyli. Meqė Frashėri, vend malor, Abdyli nuk shihte ndonjė perspektivė tė madhe aty, prandaj, pėr t'ua mundėsuar shkollimin vėllezėrve tė tij, mė tė vegjėl dhe pėr tė krijuar kushte mė tė mira, vendosi tė transferojė familjen nė Janinė, kryeqytet i vilajetit tė atėhershėm.
Posa u vendosėn nė Janinė nė vitin 1861, Samiu, krahas mėsimit tė turqishtes, arabishtes dhe persishtes te muderrizi Jakup Efendiu, bashkė me tė vėllanė, Naimin, u regjistrua nė gjimnazin e njohur Zosimea, tė cilin e mbaroi para kohe; pėr shtatė vjet nė vend pėr tetėsa ishte paraparė, gjė qė tregon forcėn intelektuale tė tij. E mbaroi mė 1868 qė e dėshmon edhe diploma e cila mban datėn e 14 korrikut tė kėtij viti , e jo mė 1871, siē e marrin disa. Samiu kėtu kishte mėsuar edhe njohuri tė reja: greqishten e vjetėr dhe tė renė, frengjishten, italishten, latinishten, pastaj, gjeografinė, historinė, matematikėn, kozmografinė, historinė e natyrės dhe anatominė.
I pajisur kėshtu me njė kulturė tė Lindjes, nga njėra anė, dhe tė Perėndimit, nga ana tjetėr, tre vjet pas mbarimit tė gjimnazit, shkoi nė Stamboll, nė kryeqendrėn e Perandorisė Osmane, ku do tė vazhdojė punėn e tij krijuese plot 33 vjet, deri nė vdekje, nė qershor tė vitit 1904. Kur erdhi nė Stamboll Samiu nuk i kishte mė shumė se 21 vjet; i ri pėr nga mosha, por i pjekur dhe i ngritur pėr nga dituria, pa u menduar shumė, ia nisi punės pėr tė botuar pas njė viti veprėn e tij tė parė dhe njėherėsh romanin e parė nė letėrsinė turke "Taa½½uk-i Talat ve Fitnat” .
Sami Frashėri shkroi shumė, mbi 60 vepra: shqip, turqisht, arabisht, persisht, disa prej tyre me shumė vėllime . Pastaj, revistat “Aile” (Familja) dhe “Hafta” (Java), revistat mė serioze tė kohės, ishin kryekėput tė tijat, po edhe nė gazetat e tjera tė kohės artikujt e Samiut zinin vendin kryesor.
Veprimtaria e Samiut ėshtė e shumanėshme, vėllimore, por ē'ėshtė mė e rėndėsishme, cilėsore, origjinale dhe gjithnjė aktuale. Veprat e tij nė gjuhėn shqipe, pa pretendim se do t'i pėrmendim tė gjitha, nė krahasim me veprat qė i shkroi nė gjuhėn turke, janė tė pakta, mirėpo kėtu Samiu i preku ēėshtjet mė tė ndieshme, mė tė domosdoshme dhe mė me interes pėr popullin shqiptar: hartoi alfabetin shqip, shkroi gramatikėn shqipe, siē e quan ai, “Shkronjėtore e gjuhėsė shqip” , qė kishte rėndėsi jo vetėm shkencore, por edhe mė gjerė. Pastaj shkroi veprėn, ose mė mirė tė themi kryeveprėn e veprave shqip “Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet” ? Sa i kthjelltė, ēfarė force intelektuale dhe sa largpamės ka qenė Samiu, pa dyshim, mund tė shihet nė kėtė vepėr, ku para njėqind e sa vjetėsh i shtron pikėpamjet e veta pėr njė shtet tė fortė, demokratik dhe tė organizuar shqiptar.
Ndėrkaq, nė veprėn nė gjuhėn turke Samiu, thuajse nuk la fushė tė shkencės pa e shkelur, nė shumė prej tyre ishte edhe pioner. Shkroi vepra letrare, filologjike, linguistike, dialektologjike, islamologjike, didaktike, leksikologjike etj . Sa pėr kuriozitet po i pėrmendim vetėm veprat nga fusha e leksikologjisė, ku hartoi fjalorėt: Frengjisht-turqisht me afėr 50 mijė fjalė; Turqisht-frengjisht me afėr 35 mijė fjalė; Arabisht-turqisht ; Fjalori i gjuhės turke me 1575 faqe, me afėr 45 mijė fjalė, i punuar me njė metodologji bashkėkohore; jep etimologjinė e fjalėve, llojin e fjalėve (emėr, mbiemėr, folje etj.), kuptimet e fjalėve sipas rėndėsisė sė tyre (1,2,3 etj.), frazeologjizmat, kuptimet figurative, pėrdor shenjat diakritike pėr shkronjat arabe - osmane, tė cilat nė gjuhėn turke kanė mundėsi tė lexohen nė disa mėnyra, i vokalizon fjalėt qė kanė mundėsi tė lexohen nė mėnyra tė ndryshme etj. Ky ėshtė fjalor normativ i gjuhės sė atėhershme turke dhe do tė shėrbejė si bazė pėr shumė fjalorė tė mėvonshėm. Nė kėtė fushė Samiu fitoi famė tė madhe. Megjithatė, vepra e cila e bėri Samiun shkencėtar nė suaza ndėrkombėtare; vepra e cila e kishte shty tė shėtisė bibliotekat e shumta tė kohės dhe tė gjurmojė edhe librat tė cilėt i kishte mbuluar pluhuri; vepra e cila e kishte lodhur mė sė shumti, pa dyshim ėshtė:

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:20
KĀMŪS AL-A'LĀM
Kjo ėshtė vepra mė vėllimore dhe mė e rėndėsishme e Samiut. Ėshtė e shkruar nė gjuhėn turke tė asaj kohe, d.m.th. me alfabet arab, nė gjashtė vėllime me gjithsej 4830 faqe. Ėshtė enciklopedi historike-gjeografike. Kėtu Samiu e shėnon titullin edhe nė gjuhėn frenge DICTIONNAIRE UNIVERSEL D'HISTOIRE ET DE GEOGRA-PHIE, kurse emrin e vet e shėnon tė plotė Ch. Samy-Bey Fraschery (Sh. Sami Bej Frashėri).
Kāmūs al-a'lāmi botohet brenda viteve 1889 - 1898; vėllimi i parė dhe vėllimi i dytė botohen nė tė njėjtin vit, kurse vėllimet e tjera nė ēdo dy vjet, pėrveē vėllimit tė katėrt qė botohet tre vjet pas tė tretit. Kjo tregon pėr vėshtirėsitė qė kishte hasur Samiu pas vėllimit tė dytė qė do tė shohim edhe nga vetė parathėnia e tij.
Vėllimi i parė hapet me fjalėn e botuesit Mihran, pastaj pason parathėnia, siē e quan Samiu Ifade-i Meram (tregimi i qėllimit) prej tetė faqe e gjysmė tė shkruar nga vetė Samiu. Nė paragrafin e parė tė kėsaj parathėnie, pėrkundėr dėshirės sė vet, sepse e urrente nga zemra , e lėvdon Sulltan Hamitin, pastaj flet pėr rėndėsinė e dy shkencave: historisė dhe gjeografisė pėr tė vazhduar pastaj pėr veprat historike dhe gjeografike, qė kishin shkruar dijetarėt e parė islamė; pėr vėshtirėsitė qė i kishin dalė gjatė klasifikimit dhe zgjedhjes sė lėndės si dhe pėr arsyet qė e kishin shty tė shkruajė njė vepėr tė kėtillė. Kėto ishin disa nga ēėshtjet qė i shtron Samiu nė parathėnien e Kāmūs al-a'lām-it, prandaj nė vazhdim do tė ndalemi te kjo parathėnie.
“Ēdo shkencė dhe disiplinė shkencore e ka shijen e vet... Historia dhe gjeografia, thotė Samiu, janė nga shkencat mė tėrheqėse. Nė tė vėrtetė njeriu ka dėshirė tė dijė pėr gjendjen e planeteve tė largėta, e si tė mos ketė dėshirė tė dijė pėr rrethanat e rruzullit tokėsor nė tė cilin jeton? Pastaj, ka apo nuk ka gjallesa nė Jupiter, nė Saturn, nėse ka, gjithnjė mendon se ēfarė gjallesash janė; pastaj, si tė mos e di gjendjen e gjyshėrve, stėrgjyshėrve tė vet dhe popujve tė ndryshėm qė jetojnė nė planetin e tokės. Ja pra, kėto dy gjėra, e para mėsohet me gjeografi, kurse e dyta me histori”.
Pėr tė treguar se historia dhe gjeografia janė dy shkenca tė pandashme, qė nuk mund tė jenė funksionale njėra pa tjetrėn, Samiu thotė: “Gjeografia dhe historia janė binjake. Personi qė dėshiron tė dijė njėrėn, ėshtė i shtrėnguar tė mėsojė edhe tjetrėn. Ēfarė rezultatesh do tė arrijė ai qė mėson pėr ngjarjet, e qė nuk di pėr tė kaluarėn e atyre vendeve ku janė zhvilluar ato ngjarje! Prandaj, gjeografia ėshtė e nevojshme pėr historinė dhe anasjelltas, bile ėshtė njė degė, vazhdon Samiu, ku tė dyja bashkohen, e ajo ėshtė “gjeografia historike”. Nėse e lexojmė tani, thotė Samiu, gjeografinė qė e ka shkruar Straboni para 1900 vjetėsh, pėr shumicėn e vendeve qė i pėrshkruan ai, do tė mendojmė se lexojmė gjeografinė e njė planeti tjetėr. Kur i shohim hartat e tij, krahasuar me ato qė janė sot, do tė hapet diskutimi, sepse, as ndarjet nuk janė ato tė tanishmet, as emrat e vendeve, as qytetet ekasabatė, as popujt janė ata qė kanė qenė nė ato vende. Vendi ku ka qenė njė qytet i madh e qė ka qenė qendėr civilizimi, sot ėshtė i zbrazėt, e nė vende ku nuk ka pasur shenja gjallėrie, sot shohim qytete tė mėdha. Kėto ndėrrime janė tė pranishme gjithnjė, prandaj, thotė Samiu, gjeografia nuk ėshtė shkencė e qėndrueshme. Gjeografia e cila ėshtė shkruar para dhjetė vjetėsh, tani pjesėrisht kalon nė gjeografi historike”.
Sipas Samiut, “Historia ėshtė kohė, gjeografia ėshtė vend, kurse lidhja qė ka koha me vendin ėshtė e qartė. Koha ėshtė gjithmonė po ajo kohė, edhe vendi, pėrveē disa ndryshimeve qė ndodhin nė mėnyrė shumė tė ngadalshme qė i takojnė gjeologjisė, ėshtė po ai vend, por ndryshojnė njerėzit dhe gjėrat qė i krijojnė ata. Pėr tė mėsuar gjendjen e tanishme dhe tė kaluar tė njerėzve qė janė e qė kanė qenė nė rruzullin tokėsor, mund t'u drejtohemi vetėm shkencave tė historisė dhe tė gjeografisė, thotė Samiu. Kėto rrethana, nga aspekti kohor i mėsojmė nga historia, nga aspekti i vendit i mėsojmė nga gjeografia, e nga aspekti i pėrbashkėt, i kohės dhe i vendit, nga gjeografia historike.
Nė vazhdim Samiu bėn dallimin e gjeografisė historike nga gjeografia matematikore dhe natyrore, duke thėnė se njėra merret me matematikė (me numra) e tjetra me gjeologji, pėr tė thėnė mė poshtė se “historia dhe gjeografia janė dy shkenca shumė tė gjera, saqė, pėr tė mėsuar ēdo anė tė kėtij rruzulli tokėsor tė vogėl qė nuk mund tė shihet nga planeti i Jupiterit pa dyrbi, jeta e njeriut ėshtė e shkurtėr”.
Mė poshtė bėn edhe dallimin nė mes historisė dhe gjeografisė: “Historia ėshtė mė e gjerė se gjeografia, sepse nė histori, thotė Samiu, kundėrthėniet janė mė tė shumta. Njė pjesė e historisė ėshtė rrenė e thjeshtė e cila me kalimin e kohės dhe me pėrsėritjen e pėrhershme merret si e vėrtetė. Historia ėshtė zaptuar nga ana e popujve tė ndryshėm. Sa mė shumė qė ndryshojnė burimet e saj, po aq ndryshon edhe interpretimi. Ngjarjet i ndryshojnė herė me qėllim e herė duke gabuar, ashtu qė vėshtirė ėshtė qė nė mesin e tyre tė gjendet ajo qė ėshtė e vėrtetė”. Kėtu merr si shembull historinė e Iranit tė lashtė, duke thėnė se “ka dallime nė mes historisė evropiane qė e kanė marrė nga grekėt dhe historisė lindore qė interpretohet nga Firdevsi. Kėto dy histori janė shumė kontradiktore, sigurisht njėra prej tyre ėshtė e gabueshme, por si tė bindemi se tjetra ėshtė e vėrtetė?” - pyet Samiu. Samiu kėtu pėrpiqet t'u sugjerojė historianėve qė tė jenė sa mė tė kujdesshėm dhe mė objektivė: “Ėshtė detyrė e atyre qė merren me histori qė tė mos marrin gjithnji si tė vėrtetė atė qė shkruhet nė libėr pa i analizuar ngjarjet, pa i verifikuar burimet...”
Se sa literaturė tė gjerė ka pėrdorur Samiu pėr hartimin e Kāmūs al-a'lāmit dhe sa i ka njohur veprat e dijetarėve islamė , sidomos ato arabe, mund tė shihet nė vazhdim: “Dijetarėt e parė islamė janė marrė shumė me kėto dy shkenca dhe kanė shkruar shumė libra. Pėrveē librave tė pėrgjithshėm historikė tė historianėve, p.sh. Mes'udit, Ibni Ethirit, Ibni Haldunit, Ibni Xhuzit, Dhehbit, Makrizit, Ajnit, tė cilėt i pėrshkruajnė ngjarjet gjerė e gjatė, ka edhe libra tė veēantė historikė pėr ēdo vend, pėr ēdo shtet, madje pėr ēdo qytet e kasaba. Hatib Bagdadi, thotė Samiu, ka shkruar vetėm historinė e Bagdadit nė mbi 50 vėllime tė mėdha, kurse Ibni Asakiri, pėr historinė e Damaskut ka shkruar plot 57 vėllime... Nga fusha e historisė, dijetarėt e parė islamė kanė shkruar edhe vepra biografike pėr sahabet (shokėt e Muhammedit a.s.); pėr halifėt, fakihėt, muhad-dithinėt, poetėt, mjekėt, kurratė, mufessirėt, vezirėt, pra pėr tė gjithė personalitetet qė kanė luajtur ndonjė rol nė shoqėri. Tė gjitha biografitė e tyre janė shkruar nė mėnyrė tė gjithanshme, gjerėsisht... Ndonėse njė pjesė e madhe e tyre janė zhdukur dhe nuk gjendet, sot edhe ajo qė gjendet, thotė Samiu, vėshtirė mund tė shfrytėzohet, sepse ėshtė shkruar shumė gjerėsisht.
Dijetarėt e parė islamė kanė shkruar shumė libra edhe nga fusha e gjeografisė, si p.sh. Astrahiu, Ibni Hukali, Mukadesi, Bekriu, Biruniu, Idrisi, etj. Kėtu Samiu pėrmend edhe autorėt qė kanė shkruar udhėpėrshkrime, siē janė Ibni Betuta dhe Ibni Xhubejri.
Arabėt, thotė Samiu, janė tė parėt qė veprat e tyre gjeografike dhe historike i kanė shkruar sipas rendit alfabetik.

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:21
Nė vazhdim Samiu flet pėr pėrparėsitė dhe tė metat e kėtyre veprave. Tė metat e tyre i shihte nė atė se janė shkruar shumė gjerėsisht dhe shumė vėshtirė mund tė shfrytėzoheshin, saqė kur t'i interesojė dikujt tė dijė pėr biografinė e njė personaliteti, ose pėr ndonjė vend, shtet, qytet, kasaba, mal, lumė etj. duhet tė shfletojė tėrė ato vėllime derisa tė arrijė te ajo qė e kėrkon dhe qė i intereson, thotė Samiu. Pastaj, edhe njė herė, me njė sy kritik, ndalet te veprat biografike tė personaliteteve tė kategorive tė ndryshme shoqėrore pėr tė thėnė mė poshtė se duhet hartuar njė fjalor historik tė mirėfilltė, duke marrė si shembull njė vepėr tė Ibni Halikanit . Pokėshtu flet edhe pėr veprat gjeografike, duke e zėnė ngoje mė poshtė veprėn e Jakut Hameviut “Mu'xhem el-buldān” , pėr tė cilėn thotė se “ndonėse ėshtė shkruar pak gjerė, sepse flet gjerėsisht pėr gjėra tė dorės sė dytė, meriton tė quhet fjalor gjeografik. Zotėri Vustenfildi, dijetar dhe orientalist gjerman, kėtė vepėr tė famshme, kohėve tė fundit e botoi nė Lajpcig (Laipsig) dhe me kėtė i bėri njė shėrbim tė madh shkencės arabe, thotė Samiu.
Me gjithė vėrejtjet, Samiu e ēmon kontributin e dijetarėve tė parė islamė, e nė kėtė rast nuk lė pa kritikuar turqit tė cilėt atėbotė edhe ato pak vepra qė i kishin shkruar dhe qė i kishin pėrkthyer, i kishin lėnė pa botuar. Kėtu shihet se Samiu, pėrveē veprave tė botuara historike-gjeografike, ka qenė nė dijeni tė plotė edhe pėr ato vepra qė nuk ishin botuar.
Duke i njohur mirė veprat historike-gjeografike arabe, nga njėra anė dhe veprat e kėtilla evropiane, nga ana tjetėr, Samiu bėn njė krahasim nė mes tyre, duke thėnė: “Ndonėse arabėve u takon merita e hartimit tė veprave tė mėdha tė kėsaj natyre, popujt evropianė qė janė mėsuar nga arabėt, i kanė tejkaluar nė metodologji”.
Arsyet qė e kishin shty Samiun tė shkruajė Kāmūs al-a'lāmin i gjejmė nė vazhdim tė parathėnies: “Ka dallime tė mėdha nė mes botės islame dhe asaj perėndimore. Fjalorėt gjeografikė e historikė nė gjuhėt evropiane bėjnė fjalė gjėrėsisht pėr personalitetet dhe vendet e tyre, kurse pėr personalitetet dhe vendet islamike shkruajnė shkurtimisht. Pėrkthimi nga kėto gjuhė nuk i plotėson nevojat tona. Pėr tė pėrgatitur njė fjalor historik e gjeografik pėr nevojat tona, duhet mbledhur vepra tė tilla, tė shkruara si nė gjuhėt evropiane ashtu edhe nė gjuhėt islamike, me qėllim qė tė bėhet njė zgjedhje nga tė gjitha. Sikurse evropianėt qė u kanė dhėnė mė shumė rėndėsi ēėshtjeve qė u interesojnė atyre e qė i kanė lėnė nė rend tė dytė ato qė na interesojnė neve, natyrisht, edhe ne do tė kujdesemi mė shumė pėr personalitetet dhe vendet islamike e osmane dhe do t'i trajtojmė nė shkallė tė dytė ato tė tyre”.
Nga pjesa vijuese e parathėnies kuptojmė se gjatė hartimit tė Kāmūs al-a'lām-it puna mė e vėshtirė i kishte dalė Samiut gjatė zgjedhjes sė lėndės: ēfarė lėnde duhet tė pėrfshihet nė tė, ēka duhet marrė nga ai mal veprash historike-gjeografike arabe, cilėt personalitete duhet tė hyjnė nė tė, sa vend duhet t'i jepet ēdo njėsie, me njė fjalė, “tė pėrfshihet materiali qė do tė ishte pėr interesat tona”, thotė Samiu. “Tė shkruash pėr personalitetet dhe ngjarjet historike tė kohės sė Perandorisė Osmane ėshtė njė punė e vėshtirė, vazhdon Samiu, sepse, vėshtirė mund tė nxjerrėsh dhe tė gjesh atė qė e kėrkon nga disa libra historikė dhe tė gjesh histori tė rregulluara tė kėsaj kohe. Pėr Anadollin dhe Rumelinė ėshtė vėshtirė tė gjendet njė hartė ose njė gjeografi e plotė nė gjuhėn tonė, por edhe shkrimet qė janė nė gjuhėt evropiane e qė lidhen me ne nuk mund tė jenė mbėshtetje e fortė”. Pėr kėta vende Samiu thotė se kishte shfrytėzuar salnamet (kalendarėt vjetorė) dhe dokumente tė tjera zyrtare tė kohės.
Ideja dhe dėshira pėr tė shkruar Kāmūs al-a'lām-in, Samiut i kishte lindur qysh herėt, por pėr shkak tė vėshtirėsive dhe pamundėsisė e kishte lėnė anash kėtė punė. Mė nė fund fitoi dėshira mbi pamundėsinė, thotė Samiu, dhe me lutjen e botuesit Mihran, ia fillova kėsaj pune, dhe nga njėra anė shkruaja, nga ana tjetėr botoja”. Kėshtu, pėr njė vjet i botoi dy vėllimet e para. “Meqė fillimi i ēdo pune ėshtė mė i vėshtirė, thotė Samiu, pėr nja dy vjet do t'i shkruaj edhe do t'i botoj edhe vėllimet e tjera, kėshtu do ta plotėsoj tėrė veprėn”. Mirėpo kėtu ishte mashtruar, sepse mu Kāmūs al-a'lāmi, pėr hartimin e tė cilit, siē do tė thoshte Samiu, kishte qėndruar nė mesin e qindra librave, kishte shėtitur bibliotekat e shumta dhe kishte shfrytėzuar librat e lėnė nė pluhur dhe tė ngrėnė nga krimbat, ia kishte marrė plot 11-12 vjet tė jetės.
Pas parathėnies, Samiu nė njė faqe jep shpjegime pėr hartimin e kėsaj enciklopedie historike-gjeografike. Ja disa nga ato:
- Emrat qė janė marrė nga gjuhėt e huaja, pėr t'u lexuar dhe pėr t'u shkruar drejt, janė shkruar edhe me shkronja latine, po edhe emrat arabė, turk dhe persianė jo fort tė njohur dhe tė ditur, janė vokalizuar pėr t'i ikur luhatshmėrisė dhe dyshimit tė leximit tė tyre.
- Shumica e emrave qė janė marrė nga gjuha greke janė shkruar edhe me shkrimin grek.
- Radhitja e lėndės ėshtė bėrė sipas alfabetit, ashtu si ėshtė i njohur personaliteti ose vendi, e nė kllapa janė dhėnė ato shpjegime qė janė tė dorės sė dytė, d.m.th. sipas emrit, mbiemrit, pseudonimit etj. Kur personaliteti ose vendi ėshtė i njohur me dy emra, atėherė shėnohet njėri i cili tė udhėzon te tjetri.
- Te biografitė dhe te ngjarjet islame pėrdoret data sipas hixhretit, kurse te tė tjerat pėrdoret data sipas kalendarit miladi; nė tė shumtėn e rasteve pėr tė larguar dyshimin, theksohet se pėr cilėn datė ėshtė fjala: hixhri ose miladi.

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:22
- Shpjegimin e terminologjisė historike dhe gjeografike, inshae All-llahu Teala (nėse do Zoti xh.sh.) do ta pėrfshijmė nė “Kamus al-funun” qė e kam nė projektin tim, thotė Samiu, sepse pėrveē emrave tė pėrveēėm, qė janė nė “Kāmūs al-a'lām” nuk e shohim tė arsyeshme tė fusim tjetėr gjė .
Nė fund tė vėllimit tė gjashtė Samiu shkruan se tash, pasi punova 11 vjet rresht punė tė vazhdueshme dhe intensive, e mbarova Kāmūs al-a'lām-in. Mirėpo, duke pasur parasysh punėn individuale, lėndėn e tij kaq tė gjėrė dhe qė ėshtė shkruar dhe tubuar aq me vėshtirėsi, ėshtė jashtė ēdo mundėsie qė nė tė tė mos haset ndonjė gabim ose mangėsi (lėshim), prandaj, vazhdon Samiu, ajo qė ka mbetur pa u pėrfshirė kėtu, e kam nė plan ta plotėsoj me njė vėllim vazhdues . Pastaj, vazhdon Samiu, edhe nga lexuesi i sinqertė i Kāmūs al-a'lām-it pres ndonjė sugjerim dhe vėrejtje, tė cilit do t'i falėnderohem.
Sami Frashėri nė Enciklopedinė e tij tė famshme shkruan pėr vendet anekėnd botės; shkruan artikuj tė pėrgjithshėm gjeografikė e historikė pėr Evropėn, Ballkanin, Turqinė, Amerikėn, Azinė, Afrikėn, Arabinė, Zelandėn, e nė mėnyrė tė veēantė pėr vendet, shtetet, qytetet, detet, liqenet, malet, popujt etj. tė kėtyre vendeve; pastaj pėr perandori, dinasti, mbretėri tė ndryshme; pėr personalitete tė shquara tė kategorive tė ndryshme shoqėrore deri nė kohėn e tij: sulltanė, mbretėr, sadriazemė, vezirė, shejhulislamė, imamė, papaj, historianė, gjeografė, mjekė, filozofė etj. Shkruan p.sh. pėr Ebu Hanifen. Shafiun, Malikiun, Hambeliun, Ibni Sinanė (i njohur nė Evropė si Avicena), Buharinė, Muslimin, Ibni Ruzhdin (Averoes), Farabiun (Alfarebos), Ibni Betutėn, Evlija Ēelebiun. Franc Bopin, Balzakun, Paskalin, Didėronė, Strabonin, Aristotelin etj.
Po pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt? Kur ėshtė fjala pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, pra pėr vendin dhe popullin e vet, tash, pasi e kemi nxjerrė tėrė lėndėn, mund tė themi me plot gojėn se Samiu i kishte dhėnė vetes liri tė shkruajė pak mė gjerė; tė shkruajė gjėra qė, me siguri, nuk mund t'i gjejmė nė enciklopedi tė tjera. Nė Artikullin Arnautlluk (Shqipėria) nė mėnyrė tė pėrgjithshme shkruan pėr tėrė territoret e Shqipėrisė, kufijtė e saj, qytetet, kasabatė, malet, fushat, liqenet, lumenjt etj. pėr tė prezentuar pastaj veē e veē, qytetet, kasabatė, malet etj. tė saj me tė gjitha karakteristikat e tyre: gjeografike, historike, demografike, bukuritė natyrore etj. Ndėrsa, nė artikullin Arnaud (Shqiptarėt) flet pėr lashtėsinė e popullit shqiptar, pėr trimėrinė, krenarinė, moralin, sinqeritetin, zgjuarsinė e tij; pėr besnikėrinė e femrės shqiptare, por, njėkohėsisht, duke ia dashur tė mirėn kėtij populli thekson edhe disa dobėsi tė kahmotshme qė duhet mėnjanuar. Nuk do tė ndalemi mė gjatė te ky artikull pėr arsye se lexuesi do tė ketė mundėsi ta lexojė nė tėrėsi nė gjuhėn shqipe. (shih kėtu artikullin: Shqiptarėt).
Sami Frashėri nė Kāmūs al-a'lām-in e tij ka dhėnė shėnime bio-grafike edhe pėr shumė personalitete nga mbarė trojet shqiptare, nga: Elbasani, Korēa, Shkodra, Tetova, Prishtina, Prizreni, Peja, Ohri, Manastiri, Shkupi, Ulqini Gjirokastra, Janina etj., shumica e tė cilėvepėr lexuesit shqiptarė, mjerisht, kishin mbetur tė panjohur sa duhet. Prandaj, e pamė tė udhės qė kėtė lėndė ta nxjerrim, ta pėrkthejmė dhe kėshtu t'ia ofrojmė edhe lexuesit tonė, duke e pėrgatitur si vepėr tė veēantė. Pėrmes kėsaj vepre lexuesi shqiptar do tė dijė pėr meritat, rolin dhe aftėsitė e bashkėkombėsve tė tij, respektivisht pėr shkallėn e kulturės kombėtare shqiptare. Nė kėtė vepėr lexuesi shqiptar do tė lexojė pėr Hoxhė Tahsinin, Skenderbeun, Abdyl Frashėrin, Ali Pashė Tepelenėn, Bushatlinjtė, Dora d'Istrian (Elena Gjikėn); pėrmes kėsaj vepre do tė dijė se sa kryeministra shqiptarė ka pasur nė Perandorinė Osmane dhe kush janė ata; do tė dijė se kush ka qenė p.sh. Aqif Mehmed Pashė Tetova; ēfarė roli kanė luajtur Qyprilinjtė; kush ka qenė Gjiritli Mustafa Nail Pasha; sa historian i famshėm ka qenė Lutfi Pasha; do tė dijė pėr Mirahor Iliaz beun, stėrgjysh (nga nėna) i Sami Frashėrit dhe themelues i qytetit tė Korēės; do tė lexojė pėr Nesibin; do tė mėsojė pėr Sinan Pashėn, pushtuesin e Jemenit, i cili ka qenė pesė herė kryeministėr (sadriazem) i Perandorisė dhe pesė herė kryekomandant ushtarak; pėr Mehmed Ali Pashėn, reformator i Egjiptit, pėr Seid Pashėn, sipas tė cilit e mer emrin qyteti Port Said. Do tė mėsojė pėr njė varg poetėsh shqiptarė tė shekullit 15-16; Fevrin, Suzin, Mesihin e Prishtinės, Jahja bej Dukagjinin, Dukagjin-zade Ahmed beun, Muidin ejt.
Pra, nga sa shihet, Samiu nė Enciklopedinė e tij historike-gjeografike, tė shkruar nė gjuhėn turke, ka pėrfshi njė material tė gjerė historik e gjeografik pėr trojet etnike shqiptare si dhe njė listė tė gjatė tė personaliteteve tė shquara shqiptare qė nga kohėt e lashta e deri nė kohėn e tij qė, siē thotė Zija Xholi “...mund tė quhet Enciklopedia e botės historike dhe gjeografike shqiptare brenda Enciklopedisė sė pėrgjithshme”.
Kėtu shpesh shtrohet njė pyetje; pse Samiu, si shqiptar, e shkroi Kāmūs al-a'lāmin, kryeveprėn e tij, nė gjuhėn turke. Kėsaj pyetjeje. me siguri, mė sė miri do t'i pėrgjigjej vetė ai. Megjithatė, mund tė themi se kjo nuk duhet ta brengosė askėnd, pėrkundrazi, sepse, Samiu me mendjehollėsi i kishte menduar gjėrat qysh mė parė. Me kėtė ai para njėqind vjetėsh deshi ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes shqiptare, deshi t'i tregojė botės, pikėrisht nė kohėn e shthurjes sė Perandorisė Osmane, se cilat ishin territoret e Shqipėrisė; tė njoftojė opinionin botėror me argumente tė forta e shkencore pėr lashtėsinė e popullit shqiptar; se shqiptarėt janė tė zotėt dhe se kanė aftėsi tė qeverisin tė pavarur etj.
Kāmūs al-a'lām, kjo vepėr madhėshtore, tė cilėn Sami Frashėri e shkroi nė kohėn e pjekurisė sė tij shkencore, sipas vlerėsimeve tė shkencėtarėve, me cilėsinė dhe saktėsinė faktografike do tė vazhdojė tė mbetet edhe mė tutje vepėr shumė e nevojshme pėr historiografinė pėrgjithėsisht, e pėr shumėēka burim i dorės sė parė, kurse autori i saj, Sami Frashėri, shkencėtar nė suaza ndėrkombėtare.
Shėnime rreth pėrgatitjes sė veprės:
- Lėndėn e kėsaj vepre e kemi radhitur sipas rendit alfabetik, pėrveē artikullit “Shqiptarėt”, tė cilin, duke e konsideruar si njėsi tė pėrgjithshme, por qė duhet tė zė vend kėtu, e kemi vėnė nė fillim.
- Pėr arsye sqarimi e plotėsimi, jemi pėrpjekur tė japim edhe shėnime plotėsuese. Kėto shėnime mund t'i vėrejė vetė lexuesi.

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:23
- Sami Frashėri kėtu i shėnon vetėm vitet sipas hixhretit. Pėr arsye sqarimi ne i shėnojmė edhe vitet qė janė nė pėrdorim te ne. Numri i parė tregon vitin sipas hixhretit.
- Terminologjinė historike tė pėrdorur nė kėtė vepėr e shpjegojmė nė fund tė veprės nė formė tė fjalorit. Pėr shpjegimin e kėsaj terminologjie jemi mbėshtetur nė: Evlija ^elebi, Putopis, Sarajevo, 1979, fq. 588-667 (pėrgatitur nga Hazim Shabanoviqi); ¼. Sami (Sami Frashėri), Kamus-i Türki, Istambul, 1978 (ribotim); Joseph von Hammer, Historija turskog (Osmanskog) carstva 1-3, Zagreb, 1979 (nė gjermanisht pėr herė tė parė ėshtė botuar mė 1836 nė katėr vėllime); Nerkez Smailagi}, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990 etj.
Prishtinė, qershor 1992.
Mehdi Polisi
Faqja e parė e vėllimit tė parė tė Kāmūs al-a'lāmit,
Stamboll 1889

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:24
SHQIPTARĖT
Janė njė komb qė banon nė anėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik d.m.th. tė Rumelisė sė Shtetit Osman. Fjala “arnaut” rrjedh nga fjala greke “arvanit”. E kemi sqaruar se edhe kjo fjalė ėshtė marrė nga fjala “arban” tė cilėn e pėrdorin shqiptarėt. (pėr “arban” dhe “arbanija” flasim tjetėrkund - nėnvizim i Samiut) .
Ky komb banon nė Gadishullin Ballkanik qė nga kohėt shumė tė hershme qė nuk ka mundur ta shėnojė historia. Kjo ėshtė dėshmuar shumė herė. Ndonėse ka qenė nė raporte me Greqinė e vjetėr dhe me Romėn, gjithmonė ka jetuar i ndarė nga ata. Mirėpo, duke e prezentuar tė pėrzier me kombe dhe popuj tė tjerė dhe, meqė asnjėherė nuk ėshtė shikuar si i bashkuar dhe se ka gjuhėn e tij kombėtare, deri mė tash (lexo nė kohėn e S. Frashėrit - M.P.) ka mbetur nė njė gjendje tė panjohur. Ndonjėri nga historianėt evropianė mendon se ky popull, tash vonė, ka ardhur nga Alabana e Kaukazit, d.m.th. nga Dagistani; ndonjėri thotė se rrjedhin nga sllavėt, kurse ndonjė del e thotė se shqiptarėt janė njė popull qė ka mbetur nė njė gjendje tė egėr e qė rrjedh nga grekėt. Ēdonjėri prej tyre, pa dyshim, ėshtė larg tė vėrtetės. Edhe disa historianė tanė kanė supozuar se shqiptarėt janė njė fis arab qė ka ardhur nga Arabia. Ē'ėshtė e vėrteta, tė gjithė kėta e kanė ditur qė nė gjuhėn e tyre ka ngjashmėri me greqishten e vjetėr, latinishten dhe sllavishten ose qė ka fjalė tė pėrziera, por kanė menduar se kėto fjalė janė marrė nga ato gjuhė. Mė nė fund, kur disa studiues tė mirėfilltė evropianė u thelluan nė studimin e gjuhės shqipe, kuptuan se nė ēfarė raporti qėndron kjo gjuhė me gjuhėn e vjetėr greke si dhe me gjuhėt: latine, sllave, gotike. persiane dhe sanskrite. Duke marrė nė shqyrtim esencėn e gjuhės shqipe dhe, duke studiuar hollėsisht edhe historinė e tyre, kuptuan rrėnjėn dhe prejardhjen e popullit shqiptar, prej nga ka ardhur dhe ēka u bė me tė. Kjo ēėshtje qė kishte mbetur me shekuj nė njė gjendje enigmatike dhe tė paqartė, tani ėshtė zgjidhur nė tėrėsi dhe ėshtė vėrtetuar se kombi shqiptar ėshtė njėri nga degėt mė tė lashta tė kombeve tė Azisė dhe tė Evropės tė quajtur “Aria”.
Nėse i jepet rėndėsi ēėshtjes sė fjalėve shqipe qė janė nė lidhje dhe tė ngjashme me gjuhėn e vjetėr greke, gjuhėn latine, sllave dhe gjer-mane, pastaj me tė gjitha gjuhėt e vjetra evropiane tė cilat rrjedhin nga kėto gjuhė, nė njėrėn anė, dhe me gjuhėt persiane, zende dhe sanskrite nga ana tjetėr, diskutimi kėtu do tė zgjasė shumė dhe pėr lexuesin tanė, meqė do tė flitet pėr dy ēėshtje abstrakte (tė panjohura), do tė shkaktojė mėrzi dhe lodhje. Mund tė themi qė, po tė bėjmė njė fjalor etimologjik tė fjalėve tė gjuhės shqipe, do tė mbesin shumė pak fjalė qė nuk do tė kenė raporte dhe ngjashmėri me njė ose me disa gjuhė qė i numėruam kėtu. Mirėpo, nuk mund tė konstatohet nė mėnyrė bindėse se kėto fjalė janė marrė nga ndonjė gjuhė tjetėr, sepse, shihet qartė se ka shumė fjalė, format rrėnjore tė tė cilave janė nė gjuhėn shqipe, dallohen nga format rrėnjore tė fjalėve tė gjuhės sė vjetėr greke dhe latine. Edhe ky ėshtė njė argument qė provon se gjuha shqipe ėshtė mė e vjetėr se gjuha e vjetėr greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli shqiptar ėshtė mė i vjetri. Ngjashmėritė dhe lidhjet qė kanė disa fjalė shqipe me gjuhėt persiane, zende dhe sanskrite mė shumė se tė gjitha gjuhėt e tjera ariane tė Evropės, tregojnė se gjuha shqipe nuk ėshtė e njė dege me gjuhėt latine, greke e sllave, porse ėshtė njė degė e drejtpėrdrejtė e gjuhėve tė vjetra ariane dhe se ky popull kryesisht ka ardhur nga Azia Qendrore nė Evropė, ashtu si popujt e lashtė tė tjerė arianė.
Popujt qė janė nė Evropė, nė kohė shumė tė lashta, sipas argumenteve mė bindėse, duke u kėputur nga anėt e Belhit dhe Heratit tė Azisė Qendrore, grupe-grupe kanė migruar drejt Perėndimit; njė pjesė prej tyre nė Maverai Nehri dhe nė Rusi, njė pjesė nė Iran dhe nė Anadoll, dhe njė pjesė nė Kaukaz dhe nė brigjet e Detit tė Zi, pastaj janė shpėrndarė nė tė gjitha pjesėt e Evropės. Kėto migrime, ndėrkaq, nuk kanė ndodhur njėkohėsisht, por me intervale tė gjata kohore. Ėshtė e ditur se populli kelt, i cili ishte i shpėrndarė nė Evropėn Perėndimore, ėshtė nga tė parėt qė ka ardhur. Ja pra, edhe shqiptarėt ėshtė e mundshme tė kenė ardhur nė ato kohė, d.m.th. ose pak para, ose pak pas tyre. Zaten, ngjashmėritė e gjuhėve si dhe disa ngjashmėri tė tjera specifike tregojnė qartė se kėta dy popuj kanė ardhur njėkohėsisht, ose njėri pas tjetrit. Keltėt u vendosėn nė perėndim, kurse shqiptarėt nė lindje tė Evropės. Ndėrkaq, shumė mė vonė, nė veri tė Evropės erdhėn e u vendosėn totonėt dhe sllavėt. Nė atė kohė shqiptarėt quheshin “pellasxh” ose “pellazg”. Sipas njė varianti, ky emėr rrjedh prej fjalės shqipe “plak” (ar., turq. ihtijar dhe kadim) qė, sipas historianėve, u jepej atyre qė ishin tė vjetėr, Sido qė tė jetė, ky komb nė atė kohė ka qenė i pėrhapur nė tė gjitha anėt e Gadishullit Ballkanik dhe nė anėt perėndimore tė Anadollit.
Helenėt tė cilėt erdhėn mė vonė, ua nxorėn nga dora pellazgėve Morenė dhe njė pjesė tė Greqisė, prandaj njė pjesė e madhe e pellazgėve, pėr tė kompensuar kėtė, kaluan nė Itali dhe ka mundėsi qė, duke u pėrzier me popullin qė gjetėn aty ose qė kishte ardhur mė vonė, tė kenė formuar popullin latin. Edhe nga Greqia pellazgėt nuk u tėrhoqėn krejtėsisht, por mbetėn grupe-grupe nė male dhe nė krahinat e Etolisė dhe Akarnanisė; shumė prej tyre u pėrzien me helenėt dhe u asimiluan.
Pellazgėt, d.m.th. shqiptarėt e lashtė, sipas asaj qė do tė shihet nė vazhdim, ishin tė ndarė nė katėr degė:
1. Ilirėt, ishin tė pėrhapur qė nga kufiri i Greqisė sė Vjetėr deri nė pikėn mė nė veri tė gjirit tė Adriatikut, d.m.th. nė Shqipėrinė e tanishme , nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Dalmaci.
2. Maqedonasit (e lashtė - M.P.); banonin nė pjesėn e Maqedonisė qė shtrihet nga mali Pindos dhe Sharr e deri nė malin Rodop, lumin Karasu dhe Detin Egje, d.m.th. nė anėn e Selanikut, Manastirit, Shkupit dhe Serezit.
3. Trakasit, banonin nė anėt e vilajetit tė Edrenesė, Bullgari e, mbase, deri nė anėn e djathtė tė lumit Danub.
4. Frigiasit (frixhiasit) ishin tė pėrhapur nė pjesėt nga Bregdeti i Anadollit deri nė Ankara dhe Sivas.
Katėr popujt qė i numėruam, ėshtė argumentuar bindshėm se janė degė tė popullit pellazg. Vetėm se shumė mė tė afėrt, si nė gjuhė, si nė veti dhe zakone, ishin ilirėt me maqedonasit, nė njėrėn anė, dhe trakasit me frigasit, nė anėn tjetėr. Veēanėrisht gjuha e ilirėve me gjuhėn e maqedonasve ishte si njė gjuhė e vetme. Afėrsia e kėtyre katėr popujve ishte aq e fortė saqė kur tė gjithė mbretėrit dhe heronjtė grekė ishin tubuar pėr ta sulmuar mbretin trojan qė konsiderohej nga frigiasit, historikisht ėshtė vėrtetuar se shumė nga Maqedonia e lashtė dhe Trakia u kishin shkuar nė ndihmė trojanėve kundėr grekėve. Disa emra qė ruhen nė histori nga gjuha e popullsisė sė lashtė maqedonase, frigiase dhe trakase, shihet se kanė ngjashmėri me fjalėt e gjuhės shqipe qė pėrdoren sot. Veēanėrisht Herodoti, babai i historisė, shpjegon atė lidhje, duke thėnė se nė gjuhėn frigiase bukės i thonė “buks”. Kėshtu, kur hiqet s-ja e cila ėshtė njė prapashtesė greke, qė ėshtė shtuar nga vetė Herodoti, shihet qartė se ėshtė fjalė shqipe “bukė” (turq. ekmek) qė pėrdoret edhe tani nė gjuhėn shqipe. Edhe Straboi qė ka jetuar nė shekullin e parė tė erės sonė, duke treguar qartė se ilirėt dhe maqedonasit (e lashtė - M.P.) janė njė popull i vetėm dhe se flasin me tė njėjtėn gjuhė, thoshte: “Banorėt e Epirit, tė Maqedonisė dhe tė Ilirisė flasin me njė gjuhė, i presin flokėt (qethen) nė tė njėjtėn mėnyrė si dhe zakonet dhe vetitė (moralin) i kanė tė njėjta”. Pastaj, nė njė vend tjetėr thotė: “Kėta udhėhiqen nga kėshillat pleqėrorė qė i quajnė “plagonija”, plakut i thonė “plajis”, kurse plakės “plaje”. Kėshtu, fjalėt “plakonja” dhe “plak” siē pėrdoren tani nė gjuhėn shqipe me kėto kuptime, malėsia shqiptare qė i ka ruajtur zakonet e vjetra, mosmarrėveshjet qė ndodhin nė mes tyre, sot i rregullojnė pėrmes kėshillave pleqėrorė qė i quajnė “plakonja” (pleqni - M.P.).

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:26
Sikurse u tha me njė mendim tė prerė se katėr popujt qė u pėrmendėn mė lart rrjedhin nga pellazgėt, poashtu, pa fije dyshimi, ėshtė konstatuar se ilirėt janė gjyshėrit e shqiptarėve tė sotėm. Janė ruajtur (regjistruar) me saktėsi ngjarjet qė kanė rrjedhė qe dy mijė vjet, kurse nė kėtė kohė nuk mbahet nė kujtesė se njė popull ka ardhur nga jashtė dhe ėshtė vendosur nė trojet e shqiptarėve (nė Shqipėri). Pėrveē kėsaj, marrė nė pėrgjithėsi, ka edhe mė shumė fakte e argumente qė provojnė se pellazgėt e vjetėr dhe shqiptarėt e tashėm janė tė njė race dhe kanė gjuhė tė njėjtė. Sidomos, historianėt e vjetėr grekė tregojnė se feja dhe besimet e grekėve tė vjetėr dhe tė romakėve janė marrė nga pellazgėt e vjetėr. Edhe emrat e perėndive romake e greke, sikurse ėshtė treguar qartė, janė tė pellazgėve, pra, tė shqiptarėve tė vjetėr.
Pra, pa u friguar se do tė pėrgėnjeshtrohem nga historia dhe, duke menduar se nuk do tė mendohet se kam dashur t'i zmadhoj gjėrat, meqenėse vetė i takoj racės shqiptare, mund tė them se populli shqiptar dikur ka qenė njė popull i madh qė shtrihej nga Trieshta deri nė Sivas, pra nė dy territore tė mėdha: nė Evropė dhe nė Azi. Mirėpo, duke qenė nė mes popujve dhe shteteve tė mėdha tė Iranit, Greqisė, Romės etj., dhe, duke rėnė nė dorė tė pushtuesve tė ndryshėm, pellazgėt u asimiluan dhe u zhdukėn nė Anadollinė e atėhershėm, pastaj, duke u tėrhequr edhe nga Trakija dhe nga anėt juglindore tė Maqedonisė dhe nga ana e Ilirisė, d.m.th. nga Bosnja dhe Hercegovina dhe, duke u nxjerrė nga ana e bullgarėve dhe sllavėve tė cilėt sulmuan vazhdimisht, janė ngjeshur nė pjesėn jugperėndimore tė Maqedonisė dhe nė pjesėn perėndimore tė Ilirisė, d.m.th. nė Shqipėrinė e sotme (lexo: nė kohėn e Samiut - M.P.).
Shqiptarėt nuk i kanė ndryshuar zakonet dhe vetitė qė i kanė pasur nga koha e ilirėve dhe pellazgėve. Gjithnjė kanė jetuar tė ndarė dhe tė vetmuar nga popujt e tjerė. Edhe nė mes veti kanė jetuar tė ndarė nė fise tė vogla dhe tė hasmuar njėri me tjetrin. Po t'i shikojmė tė dhėnat historike tė Strabonit, vėrejmė se - thotė Samiu - mėnyra e jetesės sė tyre qė ka qenė nė ato kohėra, vazhdon edhe sot nė Malėsinė e Dibrės dhe tė Shkodrės. Pėr kėtė arsye, duke mos qenė tė bashkuar, nuk kanė mundur tė formojnė njė shtet ose tė shkruajnė gjuhėn e tyre kombėtare ose tė krijojnė njė letėrsi kombėtare. Edhe njerėzit e mėdhenj (tė ditur) qė ka pasur ky popull, kanė qenė tė detyruar tė mėsojnė nė ndonjė gjuhė tjetėr dhe me atė gjuhė kanė qenė tė shtrėnguar tė gjenden nė punėt shtetėrore. Nė kėtė mėnyrė kanė mundur shumė pak tė shėrbejnė nė ngritjen dhe famėn e popullit qė i kanė takuar. Tė jetuarit nė kėtė mėnyrė, ka ruajtur nė gjendje tė vjetėr si gjuhėn, si zakonet vetitė e tyre dhe ka qenė shkak nė mospėrpjekjet e tyre pėr ndryshime.
Shqiptarėt prej kohėsh ishin tė ndarė nė fise-fise dhe, meqė janė udhėhequr nga kryetarėt e tyre dhe nga kėshillat pleqėrorė, nuk ėshtė dokumentuar historia e tyre. Sikurse ėshtė e ditur, kishin formuar tri shtete; njėri ishte nė Shkodėr, tjetri nė Epir, d.m.th. nė territoret e Janinės dhe, i treti nė njė qytet tė vjetėr Pella i cili ishte nė afėrsi tė Jenixhe-i Vardarit tė Maqedonisė. Ky i treti ėshtė i njohur si shtet i Maqedonisė, historia e tė cilit ėshtė dokumentuar plotėsisht (pėr Maqedoninė flasim tjetėrkund - nėnvizim i Samiut). Ky shtet u bė i njohur me ngjarjet shumė tė mėdha qė mund t'u thuhet madje tė jashtėzakonshme, si p.sh. pushtimi i menjėhershėm i shumė vendeve tė botės qė nuk ishin tė njohura dhe tė ditura nė atė kohė e deri nė Indi nga ana e Aleksandrit (Lekės) tė Madh (turq. Iskender Zülkarnejn) i biri Filipit. Vetėm se pėr shkak tė rrethanave tė njėjta qė u pėrshkruan pėr shqiptarėt, edhe Leka i Madh ka mėsuar nė gjuhėn greke. Megjithėse, ashtu siē ishin maqedonas tė gjithė ushtarėt qė merrnin pjesė nė pushtime, po ashtu, edhe ai vetė ishte maqedonas pėr nga origjina dhe gjuha. Madje, edhe pse ėshtė e ditur se ai nuk i ka dashur grekėt, i ka konsideruar popull tė madh. Mbreti mė i njohur i mbretėrisė sė Epirit ishte Pirroja, i cili dy herė i kishte mundur romakėt. Edhe pse kishte ngadhėnjyer dhe ishte zgjėruar deri nė Greqi dhe Egjipt, dhe, edhe pse kishte ambicie tė pushtojė edhe mė tepėr, kur vdiq, la pas vetes diēka mė tepėr se pasuria qė kishte gjetur nga babai i tij. Edhe nga mbretėrit e Ilirisė qė kishin fituar famė mė tė madhe, ishte mbretėresha Teuta dhe mbreti Genci i Parė (Gjenēoja) = kėshtu e pėrdor Samiu nė: “Shqipėria ēka qenė...” - M.P.).
Shqiptarėt, tė cilėt sė bashku me Lekėn e Madh kishin pushtuar botėn, nuk pranuan t'u nėnshtrohen lehtė romakėve. Ata u bėnė atyre njė qėndresė tė vendosur, saqė Paol Emili, pasi i mundi me forcat e tij tė mėdha, pėr hakmarrje i rrėnoi 85 qytete tė tyre dhe disa qindra mija njerėz i zuri peng dhe ashtu tė lidhur me pranga i dėrgoi nė Romė. Ja, qė nga ajo kohė filloi fatkeqėsia e kėtij populli. Nga njėra anė u gjendėn nėn romakėt, nga ana tjetėr, pėr tė mos u marrė nėpėr kėmbė nga avarėt, hunėt dhe popuj tė tjerė gjakpirės, shkatėrrimtarė dhe tė egėr, tė cilėt kohėve tė fundit u vėrsulėn dhe sulmuan nga anėt veriore, shqiptarėt u tėrhoqėn nė vende malore dhe tė sigurta, duke qenė tė detyruar tė lėshojnė vendet pjellore dhe tė rrafshta, kurse njė pjesė, duke braktisur nė tėrėsi atdheun e tyre, u detyruan tė ikin nė Greqi, More, nė ishujt e Greqisė deri nė anėt qendrore dhe nė ujdhesėn Marmara. Kėshtu, njė pjesė e shqiptarėve, afėr gjysma e kombit, mbeti nė Greqi dhe nė More, pėrgjithėsisht, nė ujdhesat greke dhe nė Marmara qė nga ajo kohė. Ndėrkaq, ata qė mbetėn nė Shqipėri u tėrhoqėn nė vende tė sigurta natyrore. Meqė gjithnjė jetonin me armė nė dorė, ndiqnin rrugėn e mbretėrve romakė dhe bizantinė. Nė tė vėrtetė, kėta udhėhiqeshin nė mėnyrė tė pavarur nga kryetarėt e vet, sikurse nė tė kaluarėn dhe kėta kryetarė dalėngadalė merrnin gradėn e princit ose mbretit. (...) Edhe disa qytete dhe kala qė ishin nė brigjet e Adriatikut, kaluan nė duart e venedikasve.
Ja pra, nė kėtė gjendje ishin shqiptarėt kur nė pjesėn e Rumelisė shkeli kėmba e sulltanėve Osmanė dhe luftėtarėve muslimanė. Sado qė disa prej princave deridiku rezistuan, shumė prej tyre, duke parė forcėn dhe potencialin ushtarak, u dorėzuan pa luftė, prandaj gati tė gjithė princat ende mbetėn nė vendet e tyre. Kėta kishin disa privilegje dhe tė drejta nė Shtetin Osman. Mirėpo, mė pastaj Skėnderbeu i mblodhi tė gjithė kėta princa, tė cilėt vetė e njohėn atė pėr prijės dhe komandant tė tyre. Duke qenė njė njeri jashtėzakonisht trim, i aftė dhe me pėrvojė luftarake, Papa dhe mbretėrit e tjerė tė krishterė tė Evropės, me qėllim qė ta prėdorin si mbrojtės, atė e trimėronin dhe e stimulonin tė luftojė kundėr turqve osmanlinj. Ndonėse i premtonin se do t'i shkonin prapa dhe se do t'i ndihmonin, kėtė nuk e bėnė kurrė. Skėnderbeu hyri nė luftė me Osmanlinjtė. Luftoi 40 vjet rresht . Duke u bazuar nė pozitėn strategjike natyrore tė vendit dhe, duke besuar nė premtimet e Papės dhe tė mbretėrve evropianė, ndonėse e shihte se ata dėshirojnė ta pėrdorin si njė mjet, tė futet nė zjarr, bėri qė Shqipėria tė gjendet nė zjarr e flakė plot gjysmė shekulli. Pastaj, me vdekjen e Skėnderbeut, tėrė Shqipėria ra nė duart e pushtetit Osman. Edhe gjatė asaj kohe disa qindra-mija shqiptarė u shpėrngulėn pėr nė Kalabri dhe Siqeli tė Italisė, e njė pjesė prej tyre u shpėrdanė nėpėr Venedik, Gjenevė, Marsej, bile edhe nė Spanjė. Vetėm se ata qė u vendosėn nė Kalabri dhe Siqeli, meqė formuan fshatra tė pastra shqiptare, kanė ruajtur deri mė tash gjuhėn racėn dhe fenė e tyre, numri i tė cilėve arrin pėrafėrsisht 250 mijė (dyqind e pesėdhjetė mijė).
Kėshtu, pasi shqiptarėt hynė nėn administratėn osmane, tė gjithė bejlerėt dhe njerėzit autoritativė menjėherė e pranuan fenė e drejtė islame. Pas pranimit tė Fesė islame nga ana e tyre, gradualisht edhe tė tjerėt filluan ta pranojnė, kėshtu, pėr njė kohė tė shkurtėr 2/3 e popullit shqiptar u bėnė muslimanė, kurse 1/3 qė mbetėn u ndanė, gjysma nė ortodoksė dhe gjysma nė katolikė. Shqiptarėt qė nuk iu bindėn shtetit romak dhe bizantin dhe qė deri diku nuk e dėgjuan Lekėn e Madh, i cili ishte bashkėkombės i tyre, u bėnė tė pėrbashkėt me osmanlinjtė, kaluan nė ngritjen dhe famėn e Shtetit Osman, u bėnė shumė dashamirės dhe nidhmės nė zgjėrimin e pushtimeve osmane dhe islame. Deri nė kohėn e formimit tė ushtrisė sė rregullt e tė organizuar tė gjithė shqiptarėt ishin pjestarė tė ushtrisė sė armatosur tė pėrhershme tė shtetit. Kur urdhėronin kėta, ashtu tė armatosur, ishin tė gatshėm tė shkonin deri nė shkretėtirat e Sudanit. Edhe shteti (Osman), duke i ēmuar lartė shėrbimet dhe miqėsinė e tyre, ua besonte pozitat mė tė larta shtetėrore. Shqiptarėt morėn pozita tė larta nė shtetin Osman; vetėm pashallarė, tė cilėt u bėnė sadriazema (kryeministra) ishin 25, madje, nė mesin e tyre kishte tė tillė qė nė kohėn e Sulltan Selimit tė parė dhe Sulltan Sulejmanit, arritėn tė bėhen sadriazema nga pesė herė. Sinan Pasha, i cili me flamurin osman arriti nė Jemen e Amman dhe nė Aēin e Sumatra, vende kėto tė panjohura deri nė atė kohė, e shpėtoi Shtetin Osman nga shkatėrrimet mė tė mėdha, pastaj, Qypėrli Mehmed Pasha me fėmijėt dhe nipėrit e tij, me ndihmėn e Zotit, patėn sukses tė ngadhėnjejnė nė rrethimin e Vjenės dhe Shtetit Osman t'ia kthejnė pėrsėri renomenė e mėparshme, pastaj, Ferhad Pasha e tė tjerėt, ishin personalitete tė kėtij populli trim dhe tė sinqertė (tė popullit shqiptar - M.P.).

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:40
Shqiptarėt nė pėrgjithėsi janė shtatlartė, ashtgjerė dhe me nerva tė forta dhe veēanėrisht dallohen me kokėn e tyre tė madhe dhe ballin e lartė, gjė qė vėrteton zgjuarsinė e madhe natyrore tė tyre. Me tė vėrtetė fėmijėt shqiptarė qė dėrgohen pėr tė mėsuar dhe pėr t'u edukuar, ndonėse kanė mėsuar nė gjuhė tė huaja, ėshtė parė qė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr kanė pėrparuar. Kombi shqiptar ka dhėnė njerėz tė mėdhenj, si p.sh. Ali Efendi Gjakovėn dhe Hoxha Tahsinin, tė cilėt vdiqėn tash vonė, pastaj edhe shumė shqiptarė qė u dalluan me zgjuarsinė dhe dituritė e tyre tė cilėt ishin tė barabartė me ata tė Universitetit tė Athinės dhe Romės. Janė dėshmuar edhe aftėsitė e shqiptarėve tė krishterė tė Greqisė dhe tė Italisė. Kapedanėt, kryetarėt dhe shumė e shumė tė tjerė tė cilėt nė mėnyrė vetėmohuese morėn pjesė nė revolucionin pėr pavarėsinė e Greqisė, prej tė cilėve mė tė dalluarit; Boēari, Xhavella, Kanari, Bollgarisi, Bubulina, ishin shqiptarė. Sikurse kėta, edhe shumė prej atyre qė ia zbardhėn fytyrėn dhe i ndihmuan Garibaldit nė bashkimin nacional italian ishin shqiptarė tė Italisė. Pra, ashtu sikurse janė, kryesisht, shqiptarė ata qė ende udhėheqin Greqinė, e sidomos ata qė e kanė drejtuar flotėn e tyre, poashtu edhe nga shqiptarėt qė janė nė Itali ka shumė njerėz tė ditur, tė vyeshėm, poetė, shkrimtarė etj. Nga ky popull arritėn tė bėhen edhe papė, siē ėshtė Klemani i njėmbėdhjetė. Mendoj qė mjafton tė pėrmendet se nga ky komb ėshtė zotėri Krispi, i cili e udhėheq diplomacinė e Italisė edhe nė ditėt e sotme.
Shqiptarėt nga stėrgjyshėrit e tyre i kanė ruajtur doket dhe moralin, nderin dhe krenarinė, kanė ruajtur edhe ēėshtjen e mbajtjes sė premtimit qė e quajnė “besa”. Ata janė tė gatshėm gjithnjė tė japin jetėn e tyre pėr mbrojtjen e kombit, fisit, familjes, madje dhe vetėm pėr tė ruajtur fjalėn e tyre tė dhėnė. Vetėm se pėr pak gjė dhe pėr ēėshtje shumė tė parėndėsishme bien nė mosmarrėveshje. Janė seriozė dhe tė sinqertė, nuk duan shaka tė tepruara, tallje dhe fjalė tė parėndėsishme. Ecin shumė shpejt dhe lehtė. Kanė lėvizje elegente dhe qėndrim krenar. Gratė shqiptare janė shumė tė bukura dhe shtatgjate, sidomos janė tė bollshme dhe pak me fytyrė burrėrore. Nė ēėshtje tė moralit janė shumė tė vendosura, tė ashpra. Vajza ose gruaja, e cila, sado pak del jashtė moralit, pamėshirshėm dėnohet nga mė tė afėrmit. Gratė shqiptare janė shumė punėtore dhe tė denja. Nė shtėpi kanė pavarėsi tė plotė, kurse burrat konsiderohen si musafirė. Meqė i kushtojnė shumė rėndėsi ēėshtjes sė prejardhjes sė familjes (sojit), tė gjithė, pėr t'i dhėnė vajzat e veta, duke kėrkuar dikė tė tė njėjtit rang, shpeshėherė i japin larg. Nuk e kanė zakon t'u japin vajzave tė tyre pjesė nga pasuria e trashėguar, madje teshat e nusėrisė bėhen nga ana e burrit . Edhe pse bindjet fetare i kanė shumė tė forta, mė shumė i kushtojnė rėndėsi punės dhe nuk kanė fanatizėm. Janė tė ruajtura dhe tė pranishme edhe sot disa zakone dhe rite tė mbetura nga feja e vjetėr, qoftė te muslimanėt, qoftė te ortodoksėt. Nė mes njerėzve qė u takojnė feve tė ndryshme ka njė dashuri dhe mirėkuptim tė plotė.
Edhe pse pėr nga gjuha ndahen nė dy degė-nė gegė dhe toskė, nuk bėjnė dallime, por tė gjithė krenohen me emrin shqiptar. Gegėt janė tė vendosur nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė, kurse toskėt nė pjesėn jugore tė saj. Lumi i Shkumbinit qė kalon pranė Elbasanit ėshtė si vijė dalluese e tyre. Dialektet e gegėrishtes dhe tė toskėrishtes dallohen nė mes tyre vetėm nė tė shqiptuar, nė theks dhe nė disa shprehje, kurse nė thelb, gjuha ėshtė e njėjtė, prandaj shumė mirė e kuptojnė njėri-tjetrin. Nė kėtė gjuhė ekzistojnė disa libra nė prozė dhe poezi me tematikė fetare katolike tė shkruara para 400-500 vjetėsh; poashtu ekzistojnė disa kėngė popullore tė ruajtura qė nga shekulli XV. Dallimet e tyre nga gjuha e sotme qėndrojnė vetėm nė atė se janė pėrdorur nė atė kohė; tash nė vend tė tyre muslimanėt pėrdorin disa fjalė e shprehje arabe, kurse tė krishterėt disa fjalė e shprehje greke. Edhe pas pranimit tė Islamit nė Shqipėri kemi shumė poetė e shkrimtarė. Ata kanė thurur divane, poema, me tema tė ndryshme nga lėmi fetar: kėshilla, ligjėrata fetare (vaize), pastaj mevludin pėr Muhammedin a.s., pėr tragjedinė e Qerbelasė etj. Tė gjitha kėtyreve mund t'u thuhet, zakonisht, njė letėrsi. Mirėpo, meqė muslimanėt kanė shkruar me alfabet arab, ortodoksėt me alfabet grek dhe katolikėt me alfabet latin dhe, meqė veprat e tyre janė tė mbushura me fjalė dhe shprehje tė huaja dhe, meqė ndjekin shembullin e letėrsisė tė popujve tė huaj, letėrsia kombėtare shqiptare nuk ka mundur tė zė vendin e saj tė meritueshėm.

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:41
Veprat e shkruara para 4-5 shekujve ose qė, sė paku, kanė mbetur prej asaj kohe e tė pėrmbledhura mė vonė, kanė mundur tė zėnė kėtė vend. Ortodoksėt, tė krishterėt toskė, ishin duke u greqizuar, sepse, qė atėherė, vazhdimisht punonin dhe mėsonin sipas shkencės greke. Edhe insti-tucionet greke ndihmuan nė kėtė dhe, sado qė te njė pjesė arritėn deri diku tė ndikojnė tė harrojnė gjuhėn e tyre amtare, kėta botuan libra mėsimorė me alfabet shqip qė i kanė sistemuar mė vonė. Nė Toskėri janė hapur disa shkolla tė posaēme pėr tė mėsuar shqip, gjė qė edhe kėta kanė ndikuar nė ruajtjen e kombit. Pas nxitjeve dhe stimulimeve kundėr tyre, vazhdimisht filluan ta urrejnė dhe tė largohen nga Greqia. Kėshtu, nė kohėn e Sulltan Abdylmexhidit tė Dytė edhe shqiptarėve, iu bė e mundshme tė shkruajnė gjuhėn dhe letėrsinė e tyre, filluan tė pėrparojnė.
Shqiptarėt qė janė nė shtetin Osman janė rreth 2 milionė, prej tyre 2/3 janė tė besimit islam. Edhe shqiptarėt qė janė nė Greqi dhe nė Itali janė mbi 500 mijė. Shqiptarėt, zaten, meqė janė tė vendosur mė tepėr nė vendet malore dhe nė vendet jopjellore, vendet e tyre nuk mund t'i furnizojnė me gjėra ushqimore, prandaj shumica prej tyre merren me zanate dhe tregti. Duke marrė rrugėn e kurbetit nė ēdo anė tė shtetit Osman, pastaj duke shėrbyer me rrogė nė ushtrinė osmane dhe nė xhandarmėri, shkojnė deri nė Egjipt, Sudan e bile edhe nė Jemen. Duke qenė larg grave tė tyre, duke u martuar, sipas zakonit tė tyre, vonė, e disa duke u martuar jashtė vendit tė tyre, duke u shpėrngulur e duke marrė pjesė vazhdimisht nėpėr luftėra bėri qė numri i tyre tė mos jetė i madh.
Nga tė parėt qė e kanė bėrė tė njohur nė Evropė kombin shqiptar, origjinėn dhe gjuhėn e tyre, kanė qenė dr. Hahni, i cili njė kohė tė gjatė ka qėndruar nė Janinė e nė Shkodėr si konsull i Austrisė; linguisti i famshėm Bopi, Dora d'Istria, e cila ėshtė vetė shqiptare dhe rrjedh nga Gjikajt qė kanė sunduar si princa nė Rumani, pastaj shqiptarėt e Italisė Dorsa, zotėri Krispi, Kamarda, De Rada e tė tjerė, tė cilėt kanė shkruar shumė vepra nė gjuhėt gjermane dhe italiane, pėrkitazi me shqiptarėt .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:42
ABAZ PASHA
Ėshtė valiu i tretė i dinastisė sė Mehmed Ali Pashės nė Egjipt. Ėshtė djali i Tosunit tė Mehmed Aliut. Lindi nė vitin 1220/1805 .Pas vdekjes sė mixhės sė tij, Ibrahim Pashės nė vitin 1255/1848 dhe tėrheqjes sė gjyshit, Mehmed Aliut, nė Stamboll, kėtij, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, iu dha fermani i Valiut. Kėshtu, pasi qeverisi territoret e Egjiptit pesė vjet, deri nė vitin 1270/1853, nė kėtė vit papritmas vdiq. Kėtė e trashėgoi mixha i tij Seid Pasha. Ishte njeri i shėndoshė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:43
ABDYL BEU (FRASHĖRI)
(Abdullah Hysni beu i biri i Halid beut)
Ėshtė vėllai i madh i autorit tė ngratė i njohur dhe i quajtur frashėrli. Lindi nė kohėn e ardhjes sė lartmadhėrisė sė tij Sulltan Abdylmexhidit nė fron, d.m.th. nė vitin 1255/1839 nė katundin Frashėr (i cili ėshtė qendėr e nahisė sė Dangėllisė nė kazanė e Pėrmetit, qė i takon sanxhakut tė Gjirokastrės sė vilajetit tė Janinės). Qė kur i kishte 14 vjet u gjend nė kufirin e Greqisė me ushtrinė ndihmėse sė bashku me babain e vet. Aty kohėn e qetėsisė dhe tė lirė e kalonte duke mėsuar. Kur i kishte 18 vjet, i vdiq i ati dhe kėshtu ai mbeti mbikėqyrės i familjes shumanėtarėshe. Pėr shkak tė mbajtjes sė familjes, ishte i shtrėnguar tė punojė nė Drejtorinė pėr mbledhjen e tatimit (xhelepit), nė Sekretariatin pėr mbrojtjen sociale dhe nė detyra tė tjera. Pas dy vitesh, kur i vdiq edhe e ėma , pėr ta mundėsuar shkollimin e pesė vėllezėrve tė tij mė tė vegjėl , lėshoi vendlindjen dhe u transferua nė Janinė. Kėtu, pėrveē qė merrej me punėt e tij zyrtare, si dhe me kujdesin dhe furnizimin e familjes, nė kohėn e mbrėmjes, sė bashku me vėllezėrit e tij nė formė bisede e konsultative, mėsonte dhe ushtronte gjuhėt: arabe, persiane, frėnge dhe greke si dhe veprat letrare. Pasi vėllezėrit e tij e mbaruan shkollimin, ai nė moshėn 35 vjeēare u martua. Meqė u ballafaqua nė disa tentime dhe kėrcėnime nga ana e Greqisė lidhur me ēėshtjen e ndėrrimit tė kufirit grek (nė dėm tė Shqipėrisė - M.P.), sė bashku me disa personalitete tjera tė Janinės, duke marrė leje, u kthye nė vendlindje. Qė nga ajo kohė nuk mbeti pa shpenzuar pasurinė dhe fuqinė kundėr aneksimit tė anėve tė Janinės dhe tė Prevezės Greqisė. Nė kėtė ēėshtje tregoi njė kujdes dhe njė vullnet tė jashtėzakonshėm. Pėr kėtė qėllim ai shpenzoi edhe pasurinė prej disa mija lirash qė sa e sa vite i kishte mbledhur me mundim dhe me punė. Argumentonte se anėt e Janinės dhe tė Prevezės kurrė nuk i kanė takuar dhe nuk kanė qenė tė lidhura me Greqinė. Duke shėtitur nėpėr kabinetet e shteteve tė mėdha, sė bashku me Mehmet Ali bej Vrionin (pastaj pasha), arriti qė nė kėtė ēėshtje tė tregojė tė vėrtetėn. Nė saje tė pėrpjekjeve dhe zgjuarsisė sė tij, duke kundėrshtuar vendimin e Kongresit tė Berlinit pėr ēėshtjen e ndėrrimit tė kufirit tė Greqisė, anėt e Janinės dhe tė Prevezės mbetėn nė kuadėr tė shtetit Osman. Po ashtu, meqė kundėrshtonte edhe qėndrimet dhe pretendimet e Serbisė dhe tė Malit tė Zi ndaj Shqipėrisė, inkuadrohet nė “Komitetin e Lidhjes” qė ishte formuar nė Prizren. Atėherė ra nė njė gjendje tė vėshtirė, sepse duke u komentuar mbrapsht qėllimet e tij tė vėrteta dhe patriotike nga ana e disa qėllimkėqinjėve (Nga ana e atyre qė nuk ia duan tė mirėn as vetes), tre vjet qėndroi i burgosur nė kalanė e Prizrenit dhe nė kohėn prej afėr dy vjetėsh, sė bashku me familjen e tij qėndroi nė Ballėkesir dhe nė Bandėrma . Mė 1303/1885, duke kėrkuar falje te sulltani, vjen nė Stamboll. Pas njė kohe u caktua anėtar nė Kėshillin e sigurimit tė qytetit (Stambollit - M.P.). Por, nga mundimet dhe torturat e vazhdueshme nė burgun e Prizrenit dhe nga sėmundjet e tjera e pastaj edhe nga brengat e mėrzitė, e kaploi sėmundja e parakohshme e pleqėrisė. Pasi katėr vjet e kaloi kohėn si rob i shtratit, mė 1310/1892 vdiq dhe i ndjeri tash ėshtė nė varrezat e Merdiven-köz-it.
Ishte jashtėzakonisht i zgjuar dhe i guximshėm, ishte i durueshėm dhe i mėsuar nė mundimet dhe torturat trupore; ishte trim i madh; ishte i prirur dhe i gatshėm tė bėjė tė mira tė llojllojshme; ishte bamirės dhe shpirtgjerė; ishte bujar dhe fisnik; ishte njė njeri qė mė shumė e donte rehatinė pėr tė tjerėt sesa pėr vete. Madje edhe vdekja e tij ishte madhėshtore ashtu sikurse edhe jeta, sepse dha shpirt duke folur dhe duke thėnė fjalė burrėrore dhe kėshilla tė arsyeshme, me vend. Ky pėrshkrim imi nuk ėshtė shkak, motiv i ndjenjave vėllazėrore, por shpresoj se ata qė e njohin mė pėr sė afėrmi do tė pohojnė se janė tė vėrteta. La trashėgimtarė tė mirė njė djalė dhe njė vajzė tė vogėl , tė cilėt i la nėn kujdesin tim (tė Samiut - M.P.) .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:43
AHMED PASHA
Ėshtė nga vezirėt i cili u pėrparua nė gradėn e kryeministrit (sadriazem) nė kohėn e Kanuni Sulltan Sulejmanit . Ėshtė shqiptar, poashtu. Nga oborri i Sulltanit doli me gradėn kapuxhi-bashė , e mė pastaj u bė aga i jeniēerėve dhe bejlerbe i Rumelisė. U bė dhėndėrr i sadriazemit (kryeministrit) Rrustem Pasha. Sado qė u dėrgua serdar (komandant ushtarak) nė anėt e Rumelisė, nuk u paraqit dot nė kėtė shėrbim. Nė vitin 987/1579 u avancua nė gradėn e sadriazemit, por, pas gjashtė muajsh nė kėtė post, vdiq nga njė sėmundje e rėndė. Sado qė ishte shumė pasanik, nuk ishte i respektuar nga masa. Ishte njė njeri i pa marrur vesh dhe i panjerėzishėm; kishte shprehi tė hidhėrohej vend e pa vend .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:44
AHMED RIFAT PASHA
Ėshtė djali i Ibrahim Pashės (nipi i Mehmed Ali Pashės - M.P.). Lindi nė Egjipt nė vitin 1241/1825. Mori pjesė nė luftėrat e Sirisė bashkė me babain e vet, mirėpo pėr tė vazhduar studimet, u dėrgua nė Paris nė akademinė ushtarake. Kur i vdiq i ati, u kthye pėr nė Egjipt. Partia e cila ishte kundėr Abaz Pashės , qė ishte nė krye tė qeverisė, duke pasur pėr qėllim ta ndihmojė vendin nga ajo qė kishte mėsuar, kėtė deshti ta vė nė krye tė detyrės. Edhe pse ai nuk u pėrzie nė kėtė punė, kur pa se ngjalli dyshimin te Abaz Pasha, mė 1267/1850 vjen nė Stamboll me ē'rast Abdylmexhidi e pat nderuar me gradėn gjeneral (ferik). Pas tre vjetėsh kthehet nė Egjipt pėr t'u bėrė vali i Egjiptit te Seid Pasha. Qe emėruar anėtar i Mexhlisit (Kėshillit) e pastaj, anėtar i Riasetit (Kryesisė). Pas Seid Pashės iu caktuan pozita tė larta nė vilajet, mirėpo, duke qenė nė kėto pozita, mė 1273/1856 me rastin e fundosjes sė njė vagoni nė lumin Nil, nė tė cilin ndodhej edhe ky, u mbyt .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:45
AJAZ PASHA
Ishte nga burrat e kohės sė Javuz Sulltan Selimit. Nė pozita tė larta shtetėrore (sadriazem) arriti nė kohėn e Sulltan Sulejmanit. Ėshtė shqiptar. Nga oborri mbretėror doli me gradėn aga, e pastaj u bė aga i jeniēerėve (komandant i jeniēerėve). Nė ekspeditėn e Egjiptit, pėrveē qė tregoi trimėri dhe shkathtėsi, pati sukses edhe nė dhėnien e disa propozimeve tė dobishme, prandaj, fitoi simpati dhe dashuri te padishahu i sipėrpėrmendur. Pasi erdhi nė fron Sulltan Sulejmani, u bė bejlerbe i Anadollit. Pas kryengritjes sė ēerkezit Xhanberdi Gazaliut dhe vrasjes sė tij, u emėrua edhe vali nė vilajetin e Sirisė (Shamit). Nė pushtetin e Rodosit ishte bashkė me padishahun e tij. Kėtu tregoi dhe pati rezultate shumė tė mėdha. Mirėpo, ndėrkohė ra nė sy tė keq te padishahu. Sado qė u avancua nė grada dhe sado qė u burgos, sė shpejti u fal dhe iu kthye grada dhe detyra e nėpunėsisė. Mori pjesė nė ekspeditėn e Moldavisė , pastaj edhe nė rrethinėn e Korfuzit bashkė me Hajredin Pashė Barbarosėn. Meqė tregoi rezultate dhe shėrbime tė shkėlqyeshme, mė 942/1535, ndonėse ishte veziri i dytė (me gradė), bėhet kryeministėr (sadriazem) nė vend tė Ibrahim Pashės. Ashtu siē ishte i suksesshėm nė udhėheqjen e punėve shtetėrore me drejtėsi tė plotė nė postin e kryeministrit qė i zgjati katėr vjet, poshtu ishte i njohur pėr tė mos nėnēmuar dhe pėr tė mos fyer askėnd. Mė 946/1539, pas njė sėmundje qė i paraqitet duke qenė nė postin e kryeministrit, vdiq. Nuk ka ndonjė tė metė nė jetėn e tij, pėrveē se ka qenė feminist i madh. Kur vdiq i kishte mė se 20 fėmijė . Nuk mund tė tregohet saktėsisht se cila ishte vendlindja e tij nė Shqipėri. Sipas disa fakteve historike, thuhet se vėllezėrit e tij dijetarė kanė jetuar nė Vlorė dhe ėshtė e sigurt se ka prejardhje nga ato anė .


AJAZ PASHA
Edhe ky ėshtė shqiptar. Ėshtė vėllai i kryeministrit, Sinan Pashės, i njohur si pushtues i Jemenit. Gjatė kohės sė Sulltan Sulejmanit u caktua bejlerbe i Erzurumit. Pėr shkak se ia mundėsoi dhe ia lehtėsoi ikjen pėr nė Iran Shehzade Bajazit Han-it, i cili shpalli kryengritje nė Anadoll, mė 966/1558 nė Erzurum u dėnua me vdekje nga ana e Sulltan Selimit tė Dytė. Djali i tij Mustafa Pasha gjendej nė luftėn e Vllahisė me mixhėn e tij Sinan Pashėn .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:45
ALEMDAR OSE BAJRAKTAR MUSTAFA PASHA
Eshtė nga vezirėt qė kaloi nė postin e sadriazemit nė fillim tė ardhjes nė fron tė Sulltan Mahmut Hanit II. Ėshtė nga Rushēuku dhe sipas njė varianti ėshtė shqiptar. Nė kohėn e Sulltan Mustafa Hanit, tuboi njė grup ushtarėsh pėr tė marrė pjesė nė ekspeditėn ushtake kundėr Rusisė. Meqė e mbante flamurin (bajrakun) nė kėtė ekspeditė, u bė i

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:46
njohur me emrin alemdar ose bajrakdar. Mė pastaj, nė dredhi tė Pasbanogllit , i ndihmoi Tersnikli-zades, ajan i Rushēukut dhe me ndėrmjetėsimin e tij u emėrua anėtar nė Kėshillin e Rezgredit dhe u shpėrblye me gradėn kapuxhi-bashė. Mė vonė, kur u vra Tersnikli-zade, ajanėt e atyre anėve dhe ithtarėt e tė pėrmendurit e panė tė arsyeshme (u pajtuan) qė Bajraktar Mustafai tė kalojė nė Kėshillin e Rushēukut nė vend tė tij. Zaten, qė atėherė vetė u bė i njohur me trimėri dhe guxim, kurse me tregtinė e gjedhave dhe me punimin e tokės u bė pasanik i madh. Meqė ishte bujar, fisnik dhe zemėrgjerė, fitoi famė tė madhe nė tėrė territorin e Rumelisė. Fuqia e forca e tij si dhe armiqtė shtetėrorė ishin bėrė preokupim i tij. Duke qenė ithtar i sektės bektashiane, fitoi simpatinė e jeniēerėve. Mirėpo, kur Sulltan Selim Hani III u pėrpoq tė bėjė reforma ushtarake, grupi rebelues i jeniēerėve mė nuk e pėrfillnin kėtė, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, sepse e gjetėn nė disa marrėveshje dhe korrespondenca tė fshehta (me Sulltan Selimin III - M.P.).
Mė vonė, kur filloi lufta e Rusisė, u bind personalisht se ushtria e jeniēerėve (Yeniēeri oca¤¢) erdhi nė njė gjendje qė mė nuk do tė mund tė ketė sukses nė punė. Pėr kėto shkaqe si dhe pėr shkak tė lėvizjes qė dikur e bėri kundėr pėrpjekjeve pėr reformimin e detyrave ushtarake, ai u pendua . Nė luftėn e pėrmendur nė brigjet e Danubit qėndroi kundėr armikut me njė trimėri tė madhe dhe pėr shėrbimet e mira u shpėrblye. Nė vitin 1221/1806 u shpėrblye me grada tė vezirit: me daulle, me flamur dhe me gunė tė padishahut... Mirėpo, mosrregullėsia e janiēerėve dhe intrigantėt e tij i shkaktonin humbje, prandaj, Bajraktar ose Alemdar Mustafa Pasha, pėr ta shpėtuar nga njė gjendje kaotike dhe tė rrezikshme ardhshmėrinė e shtetit (Osman - M.P.), bisedoi me ushtrinė e jeniēerėve pėr reformimin dhe qėllimin e Sulltan Selimit III; ua bėri me dije se nuk ka rrugėdalje, veēse tė bėhen reforma nė ushtri. Duke u konsultuar pėr kėtė ēėshtje edhe me disa burra shtetesh, me ushtrinė e Rumelisė arriti nė Edrene dhe propozoi qė prej aty tė nxjerrė sanxhak-sherifin. Me tė hyrė nė Stamboll, Sullan Mahmud Hani II hipi nė fron dhe, posa erdhi ky nė fron, kėtij ia besoi detyrėn e kryeministrit (sadriazem) .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:47
ALI PASHĖ TEPELENA
Ishte vali dhe derebeg nė Janinė plot 33 vjet nė kohėn e Sulltan Selim Hanit III, Sulltan Mustafa Hanit IV dhe Sulltan Mahmud Hanit II. Ishte njė vezir i cili me veprimet e tij tė jashtėzakonshme, me vrazhdėsinė dhe pamėshirshmėrinė e tij fitoi famė tė lartė. Lindi nė vitin 1145/1732 nė kasabanė e Tepelenės nė Shqipėri. Gjyshi i tij, Ali Pasha, fitoi gradėn mir-miran. Kur nė luftėn e Korfuzit e sulmoi kalanė, tregoi njė trimėri dhe guxim tė madh, por u vra. I la pas vetes tre djem. Tė mėdhenjtė e lanė pa trashėgimi Veli beun, babain e kėtij, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, prandaj, Veli beu ishte i shtrėnguar tė merret me vjedhje. Pasi u pasurua dhe u pėrforcua nė kėtė mėnyrė, me shokėt e tij u kthye nė Tepelenė. Vėllezėrit e tij i dogji nė shtėpitė e tyre. Pėr kėtė shkak bejlerėt e Tepelenės morėn qėndrim tė prerė qė kėtė ta bojkotojnė dhe ta dėbojnė nga krahina e tyre. Mė pastaj Veli beu vdiq. I kishte dy gra; me tė parėn kishte njė djalė, kurse me tė dytėn njė djalė dhe njė vajzė. Bashkėshortja e dytė me emrin Hanko, nga Konica , ishte njė grua trime, energjike dhe e ashpėr. Ajo pėr t'iu revanshuar bejlerėve tė Tepelenės bėri marrėveshje me ish-shokėt e ngushtė tė bashkėshortit, kurse fėmijėn e saj, Aliun, qė nga vegjėlia e mėsonte pėr hakmarrje dhe qė tė jetė sa mė i ashpėr ndaj tyre. Nė mes bejlerėve tė kasabasė sė Kardhiqit, e cila i takonte Gjirokastrės dhe familjes sė Ali Pashės prej kohėsh kishte hasmėri. Meqė kardhiqasit pėr Hankon, nėnėn e Aliut dhe pėr motrėn e saj, Shaensanė, kishin hetuar disa sjellje jo tė mira dhe prishje tė moralit. Hankoja, kur ishte duke vdekur, e kapi Aliun pėr jake dhe e kėshilloi (e porositi) qė tė hakmerret ndaj kardhiqasve.
Duke vazhduar rrugėn e prindėrve tė vet, Aliu bėri njė pasuri tė madhe dhe, pasi i mbushi 20 vjet u martua me Emine Hanėmin, vajzėn e Kapllan Pashės sė Delvinės, i cili ishte vali i Gjirokastrės . Atė kohė, pėr t'i zhdukur bandat plaēkitėse qė ishin pėrhapur dhe qė krijonin shqetėsime nė ato anė, u urdhėrua Kurt Pasha, vali i Beratit, i cili e pa tė udhės ta pėrvetėsojė Ali beun. E mori pranė vetes dhe e shpėrblente. Edhe pse i pat premtuar se do t'ia japė vajzėn, mė vonė u tėrhoq nga fjala e dhėnė. Kėshtu, meqė e bėri dhėndėrr Ibrahim Pashė Vlorėn, Ali beu u nda nga ky dhe pėrsėri, duke mbledhur njė grup shokėsh, i futi nėn qeverisjen e vet, me forcė, krahinat e Gjirokastrės, Pėrmetit dhe Konicės. Dhe, atėherė iu dha fermani i lartė pėr ta vrarė Kapllan Pashėn e Delvinės, i cili i ishte nėnshtruar Gadap Pashės. E vrau pashain e sipėrpėrmendur i cili njėherit ishte vjehėrr i tij. Nė ndėrkohė u hap fronti i Austrisė dhe Rusisė. Ali beu mblodhi njė numėr tė madh ushtarėsh shqiptarė dhe shkoi nė luftė. Meqė tregoi trimėri dhe guxim tė madh nė fushėbetejė dhe, meqė pati rezultate tė mėdha, u emėrua mutesarrif nė mutesarrifllėkun e Terhallės me gradėn mir-miran.
Ali Pasha kur u bė mutesarrif i Terhallės, bėri pėrpjekje qė nėn qeverisjen e vet ta fusė edhe Janinėn. Nė fund, nė vitin 1203/1788 posa u caktua me detyrė tė vezirit nė vilajetin e Janinės, Ali Pasha nė njėrėn anė u pėrpoq tė hakmerret ndaj armiqve tė vjetėr dhe t'i zgjerojė kufijtė e nė anėn tjetėr, vendet qė janė nėn qeverisjen e tij t'i izolojė nga njerėzit dhe kryetarėt me autoritet, tė cilėt do tė mund t'ia ndryshonin punėt dhe planet e tij. Ia drejtoi ushtrinė Ibrahim Pashės i cili kishte kaluar nė vend tė Kurt Pashės, vetė atė e zuri rob dhe e mbajti nė njė qeli tė errėt tė kalasė derisa vdiq, kurse vajzat e tij i mori me forcė dhe i martoi me djemt e vet, me Muhtarin (nė gjuhėn shqipe shqiptohet Myftar - M.P.) dhe Veliun. Ibrahim Pasha i sipėrpėrmendur, duke qenė njė personalitet shumė i sinqertė, i ndershėm dhe i moralshėm, i lutej atij (Ali Pashės - M.P.) pėr shpėtimin e tėrė popullit, mirėpo ai, pėrkundrazi, edhe mė tepėr i shtonte torturat e tė mjerėve sa qė kur nga Porta e Lartė shkoi urdhėri i prerė qė Ibrahim Pasha tė qeverisė nė vilajetin e Beratit, Aliu, sipas njė versioni, e vrau atė tė ngratė me dorėn e vet, por raportoi se ai ka vdekur nga njė vdekje e zakonshme. Kėshtu i zgjeroi kufijtė nga ato anė deri nė Elbasan dhe Dibėr, tė cilėt i vuri nėn kontrollin e vet. Poashtu, nėn qeverisjen e tij, pėrveē krahinave tė Jenishehrit, Terhallės, Moresė dhe Agribozit i futi edhe krahinat e Greqisė. Fėmijėt e vet, Myftarin me gradėn mir-miran, kurse Veliun me gradėn e vezirit i patė emėruar nė mytesarrifllėkun e Terhallės.
Kasabatė e Pargės dhe Pervezės, nga Republika e Venedikut kishin rėnė nėn qeverisjen e Francės. Ali Pasha ua mori Pervezėn me luftė francezėve. Ndėrkaq, Parga, pas rėnies, sė Napoleonit kishte rėnė nėn qeverisjen e Anglisė. Prandaj, kėtė e mori nga anglezėt.
Ndonėse Ali Pasha ishet njė njeri i pashkolluar, ishte shumė i aftė dhe i zgjuar. Nė vendet qė gjendeshin nėn qeverisjen dhe administratėn e tij, siguroi paqe e qetėsi, i pėrmirėsoi rrugėt dhe vendkalimet. Pat ndėrtuar shumė kala dhe ura si dhe shumė ndėrtesa tė tjera tė forta. Mirėpo, ishte jashtėzakonisht i ashpėr, tiran dhe hileqar. Para syve tė tij pėrgatiste skena tė ndryshme tė torturave mė trishtuese (bėnte eksperimente), tė cilat i shikonte me kėnaqėsi. Sa mė tepėr i shtohej fuqia dhe pasuria aq mė tepėr i shtoheshin edhe hilet. Duke burgosur njerėz nė mėnyrė djallėzore, e duke pėrdorur intrigat, shumė prej tyre i zhdukte e shumė herė i shtinte tė vrasė vėllai vėllanė me dorėn e vet qė pastaj edhe kėtė ta dėnojė me vdekje sipas rregullės “krye pėr krye”. Ngjarja e Kardhiqit, qė u pėrmend mė lart, ėshtė njė shembull tipik i intrigave dhe tiranisė sė Ali Pashės.
Kudo qė nė Shqipėri do tė kishte ndonjė familje me autoritet dhe me ndonjė ndikim, po qe se nuk i shkonte pėr shtati Ali Pashės, ai, njė numėr tė anėtarėve tė saj haptas ose msheftas i zhdukte ose i largonte prej aty. Ndėrkaq, njė grup prej tyre me propozimin e tyre, natyrisht pėr tė shpėtuar jetėn dhe pėr tė mbrojtur dinjitetin e tyre ishin tė shtrėnguar t'i lėnė shtėpitė e tyre dhe tė ikin. I shpėrndante nėpėr vise tė tjera tė botės. Tė varfėrit assesi nuk mundnin tė ēonin krye nga punėt angari. Vajzat dhe gratė e bukura i fajėsonte duke konsideruar se shkaktojnė fatkeqėsi, prandaj ato ishin tė detyruara tė fshihen. Meqė vetė ishte injorant, gjithnjė vepronte pėr shkatėrrimin e diturive, edhe pse deri nė atė kohė nė Shqipėri populli me vetorganizim i mbante dijetarėt dhe hoxhallarėt. Bėri qė tė qiten nė harresė fetė. Punėt administrative i lė nė duart e njė grupi intrigantėsh grekė. Edhe defterėt, korrespondencat administrative si dhe shkresat e instancave mė tė larta shkruheshin me njė gjuhė tė rėndė greke qė mund ta kuptonte vetėm ai. Shkurt, pėrveē ushqimit qė e realizonte pėr ēdo ditė, shkaktonte qė nė mes shqiptarėve tė rritet dhe tė pėrhapet padijenia, varfėria dhe amoraliteti. Nuk frikohej nga grekėt, meqė edhe kėta ishin vegėl dhe pjesėmarrės nė intrigat e tij; me fanatizmin e tij ndaj kėtyre sillej nė mėnyrė tė butė, e veēanėrisht kur humbi besimin nga shqiptarėt; pėr tė vepruar kundėr tyre armatosi njė grup kapetanėsh grekė. Kėta pastaj, ato armė i pėrdorėn pėr pavarėsinė e Greqisė.
Ali Pasha duke qenė tepėr lakmues dhe i etshėm pėr pozita e rriti forcėn dhe ashpėrsinė e qeverisjes aq sa mundi dhe kėshtu deshi tė vazhdojė deri nė fund tė jetės sė tij.
Mirėpo, mė nė fund, zullumet e shpeshta u reflektuan te Porta e Lartė. Edhe Pasho beu nga Janina, i cili ishte larguar dhe kishte kėrkuar mbėshtetje (pėrkrahje) nė Stamboll si i pakėnaqur nga ai, pėrmes Halet efendiut tė njohur kishte shpjeguar pėr qėllimin e pavarėsisė sė Ali Pashės. Nė tė vėrtetė, pėr kėtė u shqetėsua Gadap Pasha. Sado qė ishte shpallur urdhėresė mbretėrore pėr largimin e thesarit shtetėror nga vilajeti i Janinės, Ali Pasha i cili e mbikqyrte atė thesar (pasuri) nė vilajetin nė tė cilin qeveriste, paraqiti disa mėnyra tė mbrojtjes dhe disa arsyetime qė nuk do tė mund tė bartet nga Janina. Kėto kundėrshtime si dhe mendimet e tij tė shpjeguara mė lart pėrforcojnė shkakun e pavarėsisė. Prandaj, mė 1235/1819 iu drejtua ushtria nėn komandėn e Hurshid Pashės. Bejlerėt e Shqipėrisė, zaten pjesa dėrrmuese e tyre, tė pakėnaqur nga ai dhe, meqė nuk ndiheshin tė sigurt i lėshuan radhėt e tij dhe, meqė iu bashkuan Hurshid Pashės, Ali Pasha me njė grup tė vogėl njerėzish (mė besnikėt) u mbyll nė kala. Pasi bėri ballė njė kohė, doli nga kalaja me qėllim qė tė dėrgohet i gjallė te Porta e Lartė. Duke shkuar, nė njė manastir qė ndodhej nė njė ishull tė vogėl tė liqenit (tė Janinės - M.P.), njerėzit qė u dėrguan nga ana e Hurshid Pashės i pėrdorėn armėt, tė cilėve, nė tė njėjtėn mėnyrė iu pėrgjigj edhe ky. Me kėtė rast, duke u goditur me plumba nga disa anė, vdiq. Ia prenė kokėn dhe sė bashku me kokat e tre djemve dhe njė nipi ia dėrguan nė Stamboll. I varrosėn jashtė Silivrikapisė. Trupin ia varrosėn nė kala tė Janinės pėrballė njė pallati (saraji) qė u dogj, i cili deri vonė ishte konak i pushtetit. Ka njė tyrbe tė pėrsosur.
Nga nipėrit e Ali Pashė Tepelenės, Myftar Pasha-zade Mahmud beu njė kohė tė gjatė shėtiste nėpėr Stamboll si prapagandor i njohur i veshur me veshje tė sektės melamite; Veli Pasha-zade Selim Pasha u gjend muhafiz nė muhafizllėkun e Beogradit dhe nė detyra tė tjera tė larta, ndėrsa vėllai i tij Ismail Pasha ka shėrbyer nė disa vilajete .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:48
AMUXHA-ZADE HYSEJN PASHA
Ėshtė nga vezirėt e Perandorisė osmane qė mori gradėn e krye-ministrit (sadriazem) nė kohėn e Sullan Mustafa Hanit tė Dytė. Ėshtė pra, djali i mixhės sė Qyprili-zade Fazil Ahmed Pashės, i cili ishte sadriazem pas Qyprili Mehmed Pashės. Pėr kėtė arsye njihet me kėtė ofiq . Edhe pse jetonte mirė kur ishte nė pozita tė larta shtetėrore (sadriazem) mixha dhe djali i mixhės sė tij dhe, edhe pse jetonte nė kushte ideale nė ditėt e Maktul Mustafa Pashės , pas disfatės sė Vienės qė ndodhi mė 1095/1683 i ra autoriteti dhe, duke u caktuar nė ejaletin e Zevrit dhe nė muhafezllėkun e Ēardakut, qe larguar. Nė vitin 1100/1688, duke u shpėrblyer me gradėn e vezirit, u caktua muhafiz nė muhafezllėkun e Seddulbahrit dhe mė 1102/1690, pasi qe caktuar kajmekam nė Asitane, mė 1105/1693 u internua nė Sed-dulbahėr. Mė 1106/1694 duke marrė gradėn e kapedanit (Kapudan), tregoi guxim dhe shėrbim tė mirė nė pushtimin e Sakėzit. Pasi njė kohė u pėrpoq lart t'i kthejė rregullin dhe paqėn siujdhesės sė pėrmendur mė lart, pėr tė dytėn herė bėhet kajmekam i Asitanes dhe komandant i ekspeditės; poashtu iu besua detyra muhafiz i Beogradit. Mė 1109/1697, kur u tėrhoq pėr nė Edrene, ishte nė pozitė tė lartė (sadriazem). Sido qė tė jetė, edhe pse i kishe filluar bisedimet pėr marrėveshje paqėsore pėrmes delegatit anglez, tė cilat, meqė nuk dhanė rezultate, tuboi dhe pėrgatiti ushtarėt nė Vefire dhe qe kthyer nė Beograd. Pastaj, pasi nėnshkruan marrėveshjen kthehet nė Stamboll . Pas shėrbimit tė tij 5 vjeēar nė postin e sadriazemit me menēuri e me drejtėsi tė plotė, pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė qė e kapi, mė 1114/1702 kėrkoi tė lirohet nga detyra. U pensionua dhe, duke jetuar nė ēiflikun nė afėrsi tė Silivrit, po nė kėtė vit vdiq. Kufomėn ia patėn dėrguar nė Stamboll. E varrosėn nė tyrben (mauzoleun) e posaēėm qė e kishin pėratitur afėr Dar-ul-Hadithit tė ndėrtuar nė lagjen e saraēėve. Edhe pse ishte njė ministėr i drejtė dhe i menēur, meqė ishte i dhėnė pas dėfrimeve dhe kėnaqėsive, punėt kryesore i pat lėnė nė duart e ministrit tė punėve tė jashtme, Rami efendiut .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:48
AQIF MEHMED PASHA
Ishte nga vezirėt eminentė tė Perandorisė Osmane. Rrjedh nga njė familje e shquar tetovare, e cila ėshtė njė familje e vjetėr dhe e njohur nė Shqipėri. Stėrgjyshi i tij Rexhep Pasha kishte prejardhje lumjane, i cili njė kohė shėrbeu si vali nė Selanik. U vra nė frontin e Iranit, nė kohėn e Sulltan Ahmed Hanit. Edhe babai, Rexhep Pasha-zade Velijudin Hilmi beu nė ndėrkohė u vra nė More . Familja e tij ka afėrsi me familjen e Pejės .
Aqif Mehmed Pasha lindi nė kasabanė e Tetovės nė vitin 1238/1822. Pas vdekjes sė t'et, shkoi te mixha i vet Ali Hifzi Pasha, i cili ishte vali i Shkupit. Aty u edukua dhe u shkollua. Pas kryengritjeve qė u paraqitėn nė Shqipėri nė fund tė kohės sė Sulltan Mahmud Hanit II, mixhallarėt e tij Abdurrahmanin, Hifziun dhe Hasanin, me gjithė familje i detyruan tė shpėrngulen nga aty (nga Tetova dhe Shkupi - M.P.) dhe pėr disa vite i vendosėn nė vende tė ndryshme tė Anadollit. Mirėpo, disa vjet pas ardhjes sė Sulltan Abdulmexhidit nė fron, i solli nė Stamboll. Nė vitin 1265/1848 , me kėnaqėsi tė madhe, me titullin haxhegjan, e emėruan sekretar nė Kabinetin ministror. Pastaj, qe shpėrblyer me gradėn vezir i tretė dhe me njė pjesė xhevahiri (gur i ēmueshėm). Mė pastaj, nė luftėn e Malit tė Zi, bashkė me serdar Ekrem Omer Pashėn, tregoi trimėri dhe aftėsi tė jashtėzakonshme. Kėshtu, aftėsia dhe talenti i tij i jashtėzakonshėm shkencor, nga njėra anė dhe ai politik, nga ana tjetėr, tėrhoqėn vėmendjen dhe kujdesin e Reshid Pashės. Nė vitin 1269/1852 pėrsėri me gradėn mirmiran, emėrohet mytesarrif nė ejaletin e Shkupit, e pastaj bejlerbe i Rumelisė. Nė vitin 1275/1858 , me gradėn e vezirit emėrohet vali i Bosnjės. Qė nga kjo kohė shėrbeu si veli nė disa ejalete e pastaj vilajete: nė vilajetin e Danubit , Edrenesė, Bagdadit, Konjės, Vanit, Xhezair Bahri Sefidit , nga njė herė; nė vilajetin e Prizrenit dhe Janinės, nga dy herė; nė vilajetin e Selanikut dhe Bosnjės, nga tri herė. Nė kohėn e Sulltan Abdulaziz Hanit hyri nė Kabinetin ministror pėr ēėshtje tė drejtėsisė. Ndėrkaq, nė kohėn e sulltanatit tė Abdulhamidit dy herė u zgjodh kryetar nė Kėshillin e Lartė shtetėror. Nė vitet e fundit tė jetės, duke qenė nė-punės nė vilajetin e Xhezairi Bahri Sefidit, kėrkoi tė lirohet nga obligimet dhe detyrat. Njė kohė pas kthyerjes nė Stamboll, mė 1311/1893, nė moshėn 73 vjeēare vdiq. U varros nė oborrin e tyrbes (mauzoleut) sė Fatih Sulltan Mehmed Hanit.
Aqif Mehmed Pasha ishte njohės i shkėlqyeshėm i letėrsive orientale. Ashtu siē kishte aftėsi tė jashtėzakonshme pėr tė thurur poezi dhe pėr tė shkruar shkrime tė ndryshme nė tė tri gjuhėt orientale (turke, arabe, persiane - M.P.), dinte tė flasė bukur gjuhėn amtare (gjuhėn shqipe - M.P.) dhe gjuhėn greke, po ashtu kishte aftėsi tė shkruajė edhe nė gjuhėn frėnge.
Ishte personaltiet qė shquhej pėr sjellje tė mirė e moral, pėr fisnikėri e bujari, pėr drejtėsi e trimėri, e njėkohėsisht kishte afinitet pėr letėrsi.
Nga djali i tij i madh, Salih Rashid beu , i cili, poashtu, ishte nga letrarėt e talentuar tė kohės dhe anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Shtetit, ka informacione se ai (Aqif Mehmed Pasha - M.P.) ka lėnė disa vepra tė ruajtura qė kanė tė bėjnė me letėrsi. Kėto dy tri bejte tė nxjerrura nga njė gazel i njohur i tij, janė dėshmi qė tregojnė pėr aftėsitė e tij letrare nė gjuhėn persiane .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:49
ARABAXHI ALI PASHA
Ėshtė nga vezirėt qė arriti postin e sadriazemit nė kohėn e Sulltan Ahmed Han-it tė Dytė. Ishte nga Ohri. Nė fillim ishte i angazhuar si imam dhe kadi nė disa krahina. Ishte i njohur si Ali Hoxha, mirėpo, mė vonė, duke ndryshuar veshjen (qėndrimet), hyri nė shėrbim tė Koxha Halil Pashės. Duke qenė anėtar nė ministrinė e Ibrahim Pashės nė Edrene, i bashkangjitet Qyprili-zade Mustafa Pashės, i cili ishte muhafiz nė Baba-Dag, ku mė vonė u bė ket-huda. Nė ministrinė e tė sipėrpėrmendurit mbeti njė kohė tė konsiderueshme nė kėtė funksion. Mė 1101/1689 arriti tė bėhet aga i bektashive; mė 1102/1690 u bė kajmekam i oborrit tė sulltanit; mė 1103/1691, me dėshminė (dokumentin) e Qyprili-zade Mustafa Pashės, kaloi nė postin e vezirit tė madh (sadriazem). Pasi qė nė kėtė funksion qėndroi gjashtė muaj, pėr shkak tė veprimeve jo tė mira, u dėbua pėr nė Rodos. Pas njė viti nė siujdhesėn e sipėrpėrmendur, u dėnua me vdekje. Meqė nė kohėn e tij si vezir i madh u bė adet qė njerėzit qė i dėbonin t'i ēojnė me karrocė (turq. araba), kėtij iu dha ofiqi arabaxhi .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:50
ARSLLAN PASHA
Ishte nga vezirėt e kohės sė Sullan Mehmed Hanit III. Meqė ishte nga rrethina e Janinės, nė vitin 1190/1776 u bė vali i Janinės. Deri nė vitin 1203/1788 kur Ali Pashė Tepelena emėrohet vali i Janinės, vilajeti i Janinės ekskluzivisht qeverisej me gjeneratėn e tij. Nė anėn veri-lindore tė kalasė sė Janinės, nė njė vend mė tė lartė, tė dukshėm dhe shumė tė bukur qė dilte nė liqe, Arsllan Pasha ndėrtoi njė xhami ideale, tė pėrsosur, e cila ėshtė e njohur me emrin Xhamia e Arsllan Pashės (=turq. Arslan Pasha Camii). Nė afėrsi tė xhamisė kishte disa medrese dhe njė falėtore (tempull) tė sektit nakshibendi. Aty gjenden varret, qė nė ato anė u thonė tė shenjta, tė shejhave tė kėtij tempulli; tė shejh Ali efendiut dhe pasardhėsve tė tij, shejh Jusufit dhe shejh Abidin efendiut si dhe tyrbja e shejh Sulejmanit nga Leskoviku, i cili ėshtė poet shqiptar. Para pushtimit, nė vend tė kėsaj xhamie kishte njė manastir me emrin “Aj Jani” ashtu qė sipas kėsaj edhe qytetit tė Janinės i ėshtė dhėnė emri Janja ose thėnė mė drejt Janina. Bejlerėt e qytetit tė Janinės janė pasardhės tė kėtij Arsllan Pashės. Nė mes pasardhėsve qė qeverisnin nė Janinė ishin edhe disa personalitete tė tjera tė quajtur Arsllan Pasha dhe Arsllan beg .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:51
AZMI
Nga poetėt e Perandorisė Osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit janė dy personalitete me kėtė pseudonim:
I pari (Mustafa -) ėshtė prishtinas. Ėshtė vėllai i vogėl i Luhit dhe Nuhit. Vėllai i tij Nuhiu u bė reis-ul-kuttabi (sekretar gjeneral) nė sanxhakun e Shehzade Sulltan Mehmed bin Murat hanit III , kurse ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, u bė matbah katibi (shef kuzhine). Kur vdiq Shehzadea i lartpėrmendur, ky u pensionua dhe deri sa vdiq jetoi i kėnaqur dhe i lumtur .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:52
BAJAZIT PASHA
Ishte nga njerėzit e besueshėm tė Jėlldėrėm Sulltan Bajazit Hanit. Ėshtė shqiptar. Kur padishahu i lartpėrmendur u zu rob nė luftėn me Timurlengun, Bajazit Pasha u interesua ta shpėtojė nga dora e tatarėve Shehzade Ēelebi Sulltan Mehmedin (djali i Jėlldėrėm Sulltan Bajazitit - M.P.) qė gjendej nė internim dhe qė ende ishte nė moshėn 15 vjeēare. Kėtė e bėri me shumė vėshtirėsi dhe mundime, sipas njė interpretimi, vishej si lypės. Shehzaden gjithnjė e merrte pas vetes dhe shėndoshė e mirė e solli nė kalanė e Amasijes. Kėshtu e pat shpėtuar prej rrezikut. Lartėmadhėria e tij Sulltan Mehmed Hani e ēmoi sinqeritetin dhe besnikėrinė, e tij, prandaj, duke e nderuar me gradėn e vezirit, gjatė kohės sė sulltanatit tė vet e mori dhe e angazhoi si kėshilltar tė lartė. Gjithnjė e mbante pranė vetes. Sado qė Izmirogllu Xhunejdi mė parė i kishte premtuar se do tė ia jepte vajzėn kėtij, nuk ia dha, por ia dha njė shqiptari tjetėr qė quhej Abdullah, prandaj, Bajazit Pasha, i hidhėruar nė kėtė, nė luftėn qė e bėri me Izmirogllu Xhunejdin, e zuri rob Abdullahun e sipėrpėrmendur dhe nė shenjė hakmarrjeje, e tredhi. Edhe nė njė luftė qė e bėri kundėr Karamanogllit, doli ngadhnjyes. Padishahut i patė bėrė shumė shėrbime. Kur padishahu ishte i angazhuar me disa pushtime nė anėt e Selanikut, nė anėt e Ajdėnit, njė person me emrin Borklyxhe Mustafa organizoi kryengritje duke thirrė nė ndihmė edhe tė krishterėt . Bajazit Pasha dhe Shehzade Sulltan Murat Hani u angazhuan nė largimin dhe zhdukjen e tė pėrmendurit. Edhe kėtė herė patėn sukses, ashtu qė Borklyxhe Mustafain dhe bashkėmen-dimtarėt e tij i eliminuan. Nė vitin 824/1421, me vdekjen e Sulltan Mehmedit nė Edrene, Bajazit Pasha nė marrėveshje me sadriazem Ibrahim Pashėn, e sollėn Murat Hanin nga Amasja nė Brusė dhe derisa hypi nė fron ky (Sulltan Murati - M.P.), ia dolėn ta mbajnė tė fshehur vdekjen e tij. E paralajmėruan pėr rreziqet qė mund t'i ndodhnin atij (Sulltan Muratit - M.P,) .
Edhe Hydavendigjari e nderoi dhe e respektoi Bajazit Pashėn. E emėroi serdar (kryekomandant) kundėr Dyzme Mustafait , i cili u paraqit nė anėt e Selanikut nė vitin 825/1421. Nė luftėn qė ndodhi nė lumin Sazli (Sazli-dere) nė afėrsi tė Edrenes ushtria e tij u kthye nė anėn e e Dyzme Mustafait. Nė kėtė luftė u mund dhe u zu rob; iu dorėzua Xhynejdit i cili kaloi nė pushtet, e ky, pėr tė marrė hakun e dhėndrrit tė tij, e vrau atė (Bajazit Pashėn - M.P.). Nė kėtė luftė mori pjesė edhe vėllai i Bajazitit, Hamzai. Pasi edhe kėtė e zunė rob, e liruan mė pastaj. Mė vonė ky, gjatė shėrbimeve qė i bėri nė shtet, fjala ėshtė pėr shtetin (Osman - M.P.), gjeti rastin dhe e vrau Xhu-nej-din dhe kėshtu e mori hakun e vėllait .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:53
BALLABAN BEU
Ėshtė nga personalitet e kohės sė Ebu-l-Feth Sulltan Mehmed Hanit. Ishte me origjinė shqiptare. Si fėmijė u zu rob. U edukua nė pallatet e Sulltanit. E pranoi fenė e respektuar islame. Ishte ndėr mė tė parėt qė u hodh nė sulm me rastin e pushtimit tė Stambollit. Prandaj, i ra nė sy pėr tė mirė padishahut. Nė vitin 870/1465 u dėrgua nė Shqipėri me 15 mijė kalorės dhe me 3 mijė ushtarė kėmbėsorė kundėr Skėnderbeut. Fitoi nė betejėn nė afėrsi tė Dibrės. E zuri rob Mojsiun, njėrin nga shokėt mė tė guximshėm tė Skėnderbeut dhe gjashtė persona tė tjerė nga krerėt e tij. Pasi i dėrgoi nė Stamboll, u tėrhoq nė Ohėr. E dėrgoi nė ndihmė njė shqiptar me emrin Jakup. Derisa e pushtonin Beratin, Skėnderbeu nuk u la kohė pėr konsolidim, por menjėherė i shtypi dhe i theu forcat e tij dhe Jakupin e vrau. Pėr kėtė shkak Sulltani ia mėsyu personalisht dhe me njė fuqi tė madhe. Pasi e rrethoi njė kohė bukur tė gjatė Krujėn (d.m.th, Akēa Hisarin) qė ishte qendėr e Skėnderbeut, u kthye, kurse rrethimin e Krujės ia besoi Ballabanit.
Skėnderbeu njė natė doli nga kalaja dhe e kapi vėllanė e tij Junus beun dhe djalin e tij Hazar beun, tė cilėt i erdhėn nė ndihmė Ballabanit, Kur nga pjesa e sipėrme e kalasė ia tregoi tė lidhur, Ballabani nuk mundi tė durojė dhe u vėrsul nė kala. Nė kėtė sulm u qėllua dhe vdiq .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:53
BOGDANI
Ishte ipeshkv i katolikėve nė Shqipėri para katėr qind vjetėsh . Ka shkruar njė libėr tė madh nė gjuhėn shqipe nė tė cilin shtjellon ēėshtje fetare dhe njė poemė pėrkitazi me fjalime dhe kėshilla. Kėto dy libra sė bashku me veprat e njė ipeshkvi tjetėr me emrin Budi , meqė janė shkruar me njė gjuhė shumė tė pastėr dhe letrare, mund tė numėrohen dhe tė konsiderohen si bazė letrare e gjuhė sė pėrmendur. Disa herė janė botuar nė Romė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:54
BUSHATLINJTĖ
Ėshtė njė familje e cila, duke trashėguar njėri tjetrin, ka qeverisur vilajetin e Shkodrės, pjesėn mė tė madhe tė Gegėrisė, qė nga vitet e para tė shekullit tė dymbėdhjetė e deri nė vitet e para tė shekullit tė trembėdhjetė sipas hixhretit , d.m.th. rreth njėqind vjet . Theme-luesi i kėsaj dinastie Mehmed Pasha , ishte nga bejlerėt e fshatit Bushat. U shpėrngul pėr nė Shkodėr. Me aftėsitė dhe dredhitė e tij fitoi autoritet tė madh. I shtiu nė dorė (i pėrfitoi) tė gjithė valitė e Shkodrės dhe nė fund ia arriti qė t'i shtijė ata ta njohin atė pėr vali. Pasi u bė vali, armiqtė dhe shokėt e tij, qė nė njė mėnyrė do tė bėheshin rivalė tė tij, i eliminoi dhe kėshtu fitoi fuqi tė madhe. Gjatė luftės sė Rusisė nė ishullin e Moresė, nga ana e Portės sė Lartė kundėr bejlerėve tė Toskėrisė, tė cilėt ishin tė padėgjueshėm nė disa veprime tė tyre, u dėrgua Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmed Pashės. Mirėpo, meqė edhe ushtria e tij veproi nė mėnyrė tė njėjtė, kėtė e mbytėn me helm. Atėbotė vdiq edhe Mehmed Pasha. Tani vali i Shkodrės bėhet Mahmud Pasha, djali i dytė i tij (i Mehmed Pashės - M.P.) i njohur me emrin Kara Mahmud Pasha . Ishte trim i madh, i kujdesshėm dhe i aftė. Sado qė i bėri shėrbime tė mėdha Shtetit Osman nė More dhe nė Mal tė Zi, e pastaj, edhe nė disa vende me tė cilat kishte marrėdhėnie shtetėrore, siē ishin Republika e Venedikut dhe Austria, iu shmang. Meqė me kokė tė vetė hyri nė Mal tė Zi dhe e sulmoi kėtė vend disa herė dhe, meqė nuk u pajtua me urdhėrat dhe rekomandimet qė iu dhanė nga ana e Portės sė Lartė, pėr ta bindur kėtė, u dėrgua njė ushtri. Mirėpo, meqė ngadhnjente, edhe mė tutje vazhdonte t'i realizojė qėndrimet e veta. Pėr kėrkesėn e tij pėr pavarėsi nxitej edhe nga ana e Austrisė dhe Venedikut. Kėto qėllime u kuptuan nga ana e Portės sė Lartė, prandaj, kundėr tij u dėrgua njė ushtri nėn komandėn e Ali Pashė Tepelenės dhe pashallarėve tė tjerė. Edhe pse u rrethua nė Shkodėr, nga qėndrimet dhe sjellejt e tyre korrekte, pati dobi (shfrytėzoi) dhe, kėshtu, pėrsėri shpėtoi. Dy shtetet e pėrmendura e pėrshėndetėn dhe e uruan pėr kėtė fitore dhe njėkohėsisht e nxitin edhe mė tutje. Mirėpo, duke kuptuar mė vonė se qėllimet e kėtyre shteteve shkonin nė dėm tė popullatės muslimane, i likuidoi delegatėt qė i dėrgoi sė fundi Austria. Letrat dhe dhuratat e veta ia patė dėrguar Portės sė Lartė. U thye nė njėrin nga sulmet qė deshi ta nėnshtrojė Malin e Zi. U vra nė fushėbetejė. Vėllai i tij Ahmed Pasha, i cili ishte pas tij, u kap nga ana e komandantėve tė Rumelisė gjatė kėsaj kryengritjeje dhe, meqė u dėnua me vdekje, vali i Shkodrės u bė vėllai i tij i vogėl, Ibrahim Pasha. Ky personalitet, duke treguar besnikėri dhe dėgjueshmėri tė plotė nė kryerjen e punėve tė Shtetit Osman, i bėri shėrbime tė mėdha shtetit nė zhdukjen dhe shpartallimin e kryengritėsve dhe disa bandave plaēkitėse. Meqė nuk la fėmijė kur vdiq, vali i Shkodrės u bė Mustafa Pasha, djali i Kara Mahmud Pashės. Edhe ky, duke kėrkuar pavarėsi, shkonte hapave tė babait tė vet. Pėr kėtė. nxitej nga ana e Rusisė pėrmes Milloshit tė Serbisė. Nė kėtė kohė filloi lufta ruso-turke. Nga thyerja dhe angazhimi i Shtetit Osman nė kėtė luftė pėrfitoi dhe shkoi pėrpara deri nė Sofje dhe Pllovdiv . Gjatė udhėtimit rrėnoi gjithēka. Pėr shkak tė sistemit tė ri (Nizam-i Xhedid) , Mustafa Pasha ishte i pakėnaqur, por tė pakėnaqur ishin edhe bejlerėt e tjerė, prandaj iu pėrgjigjėn thirrjes sė tij. Kėtė herė, ndėrkaq, marrja dhe ekzekutimi i Ali Pashė Tepelenės e shqetėsoi, prandaj u hutua dhe u trondit. Pėrsėri, duke iu nėnshtruar nxitjeve, me 30-40 mijė shqiptarė shkoi deri nė Prilep, mirėpo, veziri i madh Reshid Pasha qė gjendej nė Manastir i ktheu bejlerėt shqiptarė nė anėn e Shtetit Perandorak. Me njė pjesė tė ushtrisė sė rregullt dhe me ushtarėt toskė, menjėherė e theu ushtrinė e Mustafa Pashės. Pasi humbi betejėn, Mustafa Pasha iku nė Shkodėr. Edhe pse u mbyll nė kėshtjellė (kala) mė nė fund qe i shtrėnguar tė dorėzohet. U dėrgua nė Stamboll dhe u fal nga ana e Sulltan Mahmudit. I caktoi njė rrogė dhe e emėroi vali nė Ajdėn dhe nė disa viljate tė tjera. Shėrbeu nė Shtetin Osman deri sa vdqi. Hasan Pasha i cili tani (lexo nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.) ėshtė vali i Halepit dhe Riza beu qė ėshtė anėtar i Kėshillit shtetėror janė tė kėtij personi (Mustafa Pashės - M.P.) .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:54
DAUT PASHA
Ėshtė nga vezirėt qė arriti nė ministri nė kohėn e Sulltan Bajazit Hanit II. Ėshtė me origjinė shqiptare. Kur ishte fėmijė u zu rob. Pas pranimit tė rrugė sė drejtė (pas pranimit tė fesė islame - M.P.) dhe, pėr shkak tė talentit tė tij tė lindur, duke marrė gradė pas grade, nė kohėn e sulltanatit tė Ebul-Fet'h Sulltan Mehmed Hanit II u bė bejlerbe i Rumelisė. U gjend nė disa shėrbime (detyra) tė rėndėsishme, si p.sh. me rastin e rrethimit tė Shkodrės. Nė vitin 888/1483, nė kohėn e Sulltan Bajazit Hanit, duke qenė bejlberbe i Anadollit, kaloi nė postin e vezirit tė madh pas Ishak Pashės dhe kėshtu 14 vjet me sukses i udhėhoqi punėt e rėndėsishme tė shtetit Osman. E drejtoi ushtrinė kundėr Karamanit dhe pati sukses nė shuarjen e kryengritjes qė u paraqit atje. Nė vitin 902/1496 u largua dhe u tėrhoq tė jetojė nė qetėsi nė Dimotikė , duke marrė njė pension tė plotė dhe tė mjaftueshėm. Pas dy vitesh aty vdiq. Kufomėn ia dėrguan nė Stamboll. E varrosėn nė tyrben e posaēme para mihrabit tė xhamisė qė ishte ndėrtuar pėr tė. Ishte njė vezir i cili i donte dijetarėt, fetar i madh dhe intelegjent. Nė Stamboll, nė lagjen e pagėzuar me emėr tė tij ka ndėrtuar xhami sherif, medrese, mekteb, ēeshme dhe imaret-hane. Kėsi lloj tė mirash materiale ka lėnė edhe nė disa vende tė tjera. Edhe fushės jashtė Stambollit, ku dikur fillonin aksionet e ushtrisė osmane pėr nė drejtim tė Rumelisė, i ėshtė dhėnė emri i tij, madje edhe kazerma qė gjendet sot (lexo nė kohėn e Samiut - M.P.) nė vendin e pėrmendur e mban emrin e tij .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:55
DORA D'ISTRIA
(Elena Gjika)
Ishte njė zonjė shumė e zgjuar pėr shkencė dhe arsim dhe shumė e njohur me studime shkencore. Rrjedh nga familja Gjika e cila ishte njė familje princash nė Vllahi-nė Rumani. Emri i vėrtetė i saj ėshtė Elena Gjika. Nė shkrimet e veta nėnshkruhej me pseudonimin, pra, Dora d'Istria. Ėshtė fėmija i vėllait tė Aleksandėr Gjikės, princ i Vllahisė, vajza e Mihal Gjikės. Lindi nė Bukuresht nė vitin 1829. Pasi i mbaroi mėsimet universitare, njė kohė bukur tė gjatė shėtiti nėpėr Gjermani, Zvicėr, Itali, Belgjikė dhe nė vende tė tjera tė Evropės dhe, duke qėndruar mė gjatė nė disa vende, pati mundėsi t'i zgjerojė dituritė e veta. Pėrveē gjuhėve tė vjetra: greqishtes sė vjetėr dhe latinishtes, i mėsoi edhe tė gjitha gjuhėt e reja tė Evropės. Qė nga mosha pesėmbėdhjetėvjeēare, nė gjuhėn gjermane e pėrktheu poemėn e njohur “Iliada” tė Homerit. Ka shkruar edhe njė varg broshurash teatrale. Aq sa ishte e mirė dhe e bukur, po aq ishte e dijshme dhe e menēme. Nė vitin 1849 u martua me Kolēof Masoliskin, njė nga princat e Rusisė, mirėpo, dėshira e flaktė qė e kishte pėr hulumtime shkencore dhe letrare e shqetėsonin tė jetojė nėn sundimin e njė burri, prandaj, pa kaluar shumė kohė, u nda prej tij. Pėrsėri ia mėsyu botės. Mė nė fund vendosi tė jetojė nė Firencė. Ka shkruar, pėr shembull, njė vepėr shumė tė ēmueshme nė dy vėllime, me titull “¼arkda Kad¢nlar” (Gratė nė Lindje); njė libėr tjetėr tė rėndėsishėm me titull “Kad¢nlar Hakk¢nda bir Kad¢n¢n Mutalaati” (Mendimet dhe studimet e njė gruaje pėr gratė) si dhe shumė shkrime tė tjera, shumicėn e tė cilave i ka shkruar nė gjuhėn frėnge dhe nė gjuhėn italiane. Ēdonjėri prej kėtyre shkrimeve janė dėshmi e vėrtetė pėr tė arriturat e saj shkencore. Ka shkruar shumė artikuj tė fortė shkencorė dhe letrarė nė revistat e kohės qė dilnin nė Itali dhe Francė; mė sė shumti i botonte nė revistėn e njohur shkencore dhe letrare Revue des deux mondes.
Duke mos harruar se familja Gjika ėshtė njė familje shqiptare, ajo botoi shumė artikuj pėrkitazi pėr gjendjen, karakterin, moralin dhe krenarinė e popullit shqiptar. Ėshtė pranuar anėtare e akademisė nga ana e shumė akademive, madje, edhe pse disa akademi nuk i pranonin gratė, pėr kėtė, biografia e sė cilės po shkruhet kėtu, duke bėrė pėrjashtim, i prishėn principet dhe rregullat e tyre. Ajo thirrej edhe nga shoqatat shkencore qė formoheshin madje edhe nė Amerikė. Vdiq nė vitin 1890 nė Firencė. Kishte talent e shkathtėsi edhe nė pikturė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:56
DUKAGJIN - ZADE AHMED BEU
Ėshtė nga poetėt e shekullit tė dhjetė . Edhe ky ėshtė nga trashėgimtarėt e princave tė Dukagjinit. Edhe pse kishte njė zeamet (timar tė madh) tė vlefshėm, qe i shtrėnguar tė tėrhiqet nė vetmi nė njė teqe tė lėnė pas dore. Ka shkruar poezi me tematikė pėr varfėrinė, skamjen dhe tesavvufin .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:56
DUKAGJIN - ZADE MEHMED PASHA
Ėshtė nga vezirėt e kohės sė Sulltan Selim Hanit dhe tė kohės sė Sulltan Sulejman Ligjėdhėnėsit (turq. Kanuni Sulltan Sulejman.) Ėshtė mė i mbrami djalė nga princat e Dukagjinit. Ishte nga ata qė mė sė shumti i shėrbeu Sulltan Selimit. Ishte dhėndri i padishahut tė lartpėrmendur (Sulltan Selimit - M.P.) Pas njė kohe shėrbeu si vali nė Halep , e mė pastaj nė Egjipt. Nė vitin 962/1554 u largua dhe u kthye nė Stamboll, ku pas njė kohe vdiq .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:57
DUKAGJIN - ZADE OSMAN EFENDIU
Ėshtė nga ulematė (dijetarėt) e kohės sė Sulltan Muratit III. Ėshtė djali i Dukagjin-zade Mehmed Pashės. Mė 1009/1600 ishte kadi i Stambollit. Me ēėshtjen e kadilerėve u mor dy vjet. I mblodhi dhe i shkroi biografitė e kadilerėve tė Stambollit me njė rend alfabetik, ndėrkaq nė emėr tė padishahut tė lartpėrmendur pat shkruar njė libėr me titull “Ez-har-i Xhemail” (Lulet e bukura). Vdiq, si duket, pas vitit 1012/1603 .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:57
FERHAT PASHA
Ėshtė nga vezirėt (ministrat) qė nė kohėn e Sulltan Mehmed Hanit III dy herė kaloi nė postin e kryeministrit (sadriazemit). Ėshtė me origjinė shqiptare. Ka mėsuar dhe ėshtė edukuar nė oborrin mbretėror (Harem-i Hymajun). Pasi nga aty doli me gradėn kapuxhi-bashė, nė kohėn e Sulltan Murat Han-it III sė pari u bė mirahor e pastaj aga i jeniēerėve; mė pastaj vali i Rumelisė. Me gradėn vezir i katėrt, hyri nė kategorinė e vezirėve. Nė ekspeditėn ushtarake tė Iranit qė u hap nė vitin 986/1578 shkoi si serdar (kryekomandant). Arriti tė bėhet i famshėm pėr sukseset e tij. Duke lidhur marrėveshje dhe duke marrė me vete si peng djalin e vėllait tė Shahut qė ishte mirza (titull ushtarak nė Iran) shumė i guximshėm, u kthye. Pas largimit tė Sinan Pashės , mė 999/1590 pėr tė dytėn herė u bė vezir i dytė dhe iu besua detyra e lartė shtetėrore dhe me pėrgjegjėsi (myhyri i sadrizaemit). Pasi i udhėhoqi punėt shtetėrore 8 muaj, e shkarkuan dhe e kthyen nė detyrėn e mėparshme. Nė vitin 1003/1594, me ardhjen e Sulltan Mehmed Hanit III nė fron, pėr tė dytėn herė bėhet vezir i madh (sadriazėm). Pastaj, kur u hap fronti i Vllahisė , ndėrtoi urėn mbi Danub. Nė kohėn kur ia filloi luftės, pa farė shkaku iku, duke mos pritur zėvendėsimin. Erdhi nė ēiflikun e tij qė e kishte nė afėrsi tė Stambollit dhe aty u mėshef. Pas njė kohe tė shkurtėr e paraqitėn dhe e burgosėn nė Jedikule . e dėnuan me vdekje dhe e varrosėn nė lagjen “Ebu Ejup Ensari”, Zoti e mėshiroftė! Si kryeministėr (sadriazem) shėrbeu, herėn e parė 8, e herėn e dytė 6 muaj, d.m.th. gjithsej 14 muaj. Ishte njė personalitet trim, i drejtė dhe i fuqishėm, sidomos ėshtė i ēmueshėm rezultati dhe shėrbimi qė e bėri nė luftėn e Iranit. Rivaliteti i Sinan Pashės ndaj tij, i cili ishte bashkėkombės i tij, i shkaktoi fatkeqėsi dhe dėm .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:58
FEVRI
(Mevlana Ahmed bin Abdullah)
Ishte nga poetėt e shekullit tė dhjetė sipas hixhretit. Ėshtė me origjinė shqiptare. Kur ishte fėmijė ishte i krishterė, mirėpo, kur ra nė duart e gazive (luftėtarė pėr pėrhapjen e fesė islame) dhe ashtu, duke rėnė dorė nė dorė, me talentin e tij natyror mėsonte diturinė islame. Muhidin Arabiu , Zoti e mėshiroftė, kishte parė ėndėrr qė kėtė (Fevriun - M.P.) e kishte borxh ta mėsojė, prandaj e pati mėsuar dhe udhėzuar drejt nė fenė islame. Pasi i pėrvetėsoi dituritė islame, u bė muderris dhe dha mėsim nė disa medrese. Pat shkuar edhe nė ekspeditėn e Nahxhevanit bashkė me Sulltan Sulejmanin. Nė fund u bė myfti i Shamit (Damaskut), ku mė 978/1570 vdiq. Shkruante poezi dhe krijime tė tjera letrare. Merrej edhe me probleme shkencore. Ka shkruar librin “Dyrer Gyrer” (Margaritarėt e shkėlqyeshėm) me komente e shpjegime nė margjina tė tij si dhe libra tė tjerė mėsimorė, poashtu me shpjegime. Ka shkruar poezi tė bukura nė tė tri gjuhėt islame . Ky ėshtė njė personalitet qė ka mbledhur dhe radhitur divanin e Kanuni Sulltan Sulejmanit. Ka lėnė njė divan (pėrmbledhje poezish) nė gjuhėn turke-osmane. Ja njė bejt nga poezia e tij:
Tė vdekurit i lanė kujtimet nga kjo botė
Janė shtri nė shpinė dhe janė pėrgatitur .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:58
GEDIK AHMET PASHA
Ishte nga vezirėt e njohur tė Perandorisė Osmane. Ishte trim i jashtėzakonshėm, guximtar, i menēur dhe i aftė . Nė kohėn e sulltanatit tė Ebu-l-Fet'h Sulltan Mehmet Hanit shėrbeu katėr vjet nė postin e kryeministrit (sadriazem). Ishte i sektit bektashian nė oxha-kun (korpusin) e jeniēerėve. Meqė ishte shumė trim, sė pari arriti gradėn e bejlerbeut, e pastaj, tė vezirit tė madh. Fitoi simpatinė dhe dashurinė e Padishahut tė vet. Nė shumė luftėra ishte serdar (komandant suprem). Plotėsisht i mundi dhe i shkatėrroi kryengritėsit e Karamanit. Ashtu si i pushtoi Silifken dhe Ermanikinė, poashtu u dallua me trimėri dhe aftėsi edhe nė ekspeditėn ushtarake nė Trabzon (Trapezunt). Nė vitin 878/1473 u ngrit nė gradėn sadriazem (kryeministėr) dhe, duke qenė nė kėtė post, me 300 anije dhe me flotėn doli nė Detin e Zi. E pushtoi dhe e nėnshtroi Kaffanė qė kishte rėnė nė duar e gjenovasve (italisht Genova - M.P.) si dhe Menku-hisarin dhe tėrė bregdetin Azof deri nė kufirin e Ēerkistanit. Kėshtu, pati sukses tė madh t'i zgjėrojė kufijtė e Perandorisė Osmane nė ato anė. Nė vitin 882/1477 u emėrua serdar pėr ta nėnshtruar Iskenderinė e Shqipėrisė (d.m.th. Shkodrėn) . Sado qė i paraqiti disa vėrejtje rreth mospranimit tė kėsaj detyre, Padishahu pėr ato vėrejtje qė i paraqiti ai nuk deshi tė dėgjojė dot, por nė mėnyrė kategorike i hodhi poshtė dhe kėtė (Gedik Ahmet Pashėn - M.P.) menjėherė e hoqi nga posti i vezirit tė madh dhe e burgosi nė kalanė e Bogaz - kessit (d.m.th. nė Anadoll-hisar) . Mirėpo mė vonė, duke e kuptuar Padishahu tė vėrtetėn se pse nuk u pajtua ta pushtojė nė atė moment kalanė e Shkodrės , me ndėrmjetėsimin e Hersek-zade Ahmed Pashės, e nxori nga burgu. Shėrbeu me pagė plotėsuese (arpallėk) nė pushtimin e Vlorės. Nė Vlorė, pastaj, u pėrgatit pėr sulme tė mėtejme tė kalave dhe qyteteve . Nė vitin 886/1481 pėr t'ia uruar ardhjen nė fron Sulltan Bajazitit II erdhi nė Stamboll. Doli fitues kundėr princit Xhem . Sado qė tregoi trimėri nė luftėrat qė i bėri, e tepronte paksa nė mėnyrėn e pėrdorimit tė diktaturės dhe, meqė e kalonte kufirin, e zemėroi padishahun, i cili e ekzekutoi nė Edrene, nė hamam . Gedik Ahmed Pasha ka lėnė disa hajrate, kurse nė Stamboll ndėrtoi njė hamam. Mėhalla (Gedik Pasha) mban emrin e tij .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 12:59
GJIRITLI MUSTAFA NAILI PASHA
Ėshtė nga sadriazemėt (kryeministrat) e kohės sė Sulltan Abdylmexhid Hanit. Lindi nė fshatin Bojanė qė ndodhet nė kazanė dhe sanxhakun e Korēės tė vilajetit tė Manastirit nė Shqipėri. Rrjedh nga njė familje e vjetėr vezirėsh. Meqė njė kohė tė gjatė qėndroi nė vilajetin e Kretės , u bė i njohur me pseudonimin Gjiritli. Bashkė me Ismail Beun, baba i tij, iu bashkua Plasali Tahir Pashės tė cilin e kishte dajė. Ia mėsyen Egjiptit me ushtri me qėllim qė t'i pėrzėnė francezėt nga Egjipti. Tahir Pasha pasi qė u bė vali, vdiq aty. Vėllai i tij Hasan Pasha u bė komandant (serkerde) me gradėn mirmiran nė kohėn e valiut tė ndjerė Mehmed Ali Pashės. Edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, pat mbetur me tė. Shkoi nė Hixhaz bashkė me ushtrinė egjiptiane e cila u drejtua nga ana e Mehmed Aliut pėr tė kundėrshtuar vehabitėt.
Meqė tregoi trimėri nė luftėrat tė cilat zgjatėn 5 vjet, arriti tė marrė gradėn serkerde (komandant). Pėr tė shuar kryengritjen qė u paraqit nė Kretė dhe, pėr tė kthyer paqė e qetėsi kėtu, nė vitin 1237/1821 Hasan Pasha i lartpėrmendur u urdhėrua qė me ushtrinė egjiptiane tė shkojė nė Kretė me tė cilin shkoi edhe ky (Mustafa Naili Pasha - M.P.). Pa kaluar shumė kohė Hasan Pasha vdiq. Komandimi iu besua kėtij, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, i cili mbante gradėn mirmiran. Atėherė, si shpėrblim pėr shėrbimet qė i bėri nė More me ushtrinė egjiptase tė Ibrahim Pashės, kur iu besua Mehmed Ali Pashės sė sipėrpėrmendur qeverisja e ishullit tė Kretės, kėtij biografia e tė cilit shkruhet kėtu, iu vazhdua detyra si vali. Pati sukses nė zhdukjen dhe shtypjen e bandave plaēkitėse si dhe nė vendosjen e barazisė dhe bashkėjetesės nė mes popullit musliman dhe tė krishterė.
Pasi qė u muar me udhėheqjen e punėve shtetėrore si nė atė egjiptase dhe si, pastaj, drejpėrdrejtė nė atė tė Shtetit Osman, hap pas hapi, plot tridhjetė vjet, shumė mirė qeverisi ishullin e Kretės. Pat arritur tė marė poste nė ministri, tė fitojė dekorata dhe shpėrblime tė tjera. Mė 1265/1848 e shuajti shpejt dhe plotėsisht njė kryengritje qė pėrsėri shpėrtheu nė Kretė. Meqė pati sukses nė vėnien e rendit dhe qetėsisė, pėr suksesin e jashtėzakonshėm, qe graduar edhe me gradėn ministėr (vezir). Mė 1267/1850 u ndėrrua nga detyra. Erdhi nė Stamboll, ku u caktua anėtar i Kėshillit tė Lartė pėr ēėshtje tė drejtėsisė (Mexhlis-i Vālā-i Ahkām-i Adlije), e pastaj edhe anėtar i Kryesisė supreme (Rijasetit). Qe shpėrblyer me dekorata: Mexhidijen e dytė e pastaj edhe me Mexhidijen e parė . Mė 1269/1852 ishte emėruar kryeministėr (sadriazem). Pasi shėrbeu nė kėtė post 1 vjet e 26 ditė, mė 1270/1853 u ndėrrua nga ky post dhe u caktua tė punojė nė Kėshillin e posaēėm tė ministrave (Mexhlis-i Hass-i Vukela). Ndėrsa nė vitin 1273/1856 pėr tė dytėn herė bėhet kryeministėr (sadriazem), por, pas afėr tre muaj nė kėtė pozitė, pėrsėri u ndėrrua. U tėrhoq anash qė tė pushojė, por pėrsėri, po atė vit, u angazhua tė punojė nė Kėshillin e Lartė shtetėror (Mexhalisi-i Alije). Mė 1278/1861 nė kohėn e Sulltan Abdulazizit u shpėrblye edhe me dekoratėn e parė tė Shtetit Osman. Mė 1289/1872 nė moshėn 76 vjeēare ndėrroi jetė. Ėshtė varrosur nė oborrin e xhamisė Fatih.
Shumė mirė i ka ditur gjuhėt: turke, arabe, greke dhe shqipe. Ka qenė i njohur edhe pėr bujari, respekt dhe paqėdashėsi .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:00
HALIL PASHA
Ėshtė nga vezirėt i cili kaloi nė funksione tė larta nė ministri nė kohėn e Sulltan Ahmed Hanit III. Ėshtė me origjinė shqiptare, elbasanas. Kur vėllai i tij Sinan aga u bė bostanxhi-bashė, erdhėn nė Janinė dhe pastaj bashkė me Kallajli Mehmed Pashėn shkuan nė Bagdad. Kur u kthye, duke marrė gradė pas grade, u bė bostanxhi-bashė nė oxhakun (korpusin) e jeniēerėve. Shėrbimet e tij pranoheshin te padishahu, pastaj, duke u aftėsua edhe mė tepėr, mė 1128/1715 me gradėn mir-i miran u dėrgua tė shėrbejė nė ejaletin e Erzurumit. Ishte koha e ekspeditės sė Austrisė. U urdhėrua ta renovojė kalanė e Nishit. Meqė tregoi sukses tė mirė nė kėtė ēėshtje, sado qė u dėrgua me detyrė nė ejaletin e Dijar-Bekrit, pėr shkak tė nevojės qe transferuar nė Pashallėkun e Beogradit. Nė atė kohė u vra sadriazemi Ali Pasha. Duke e parė tė nevojshme tė emėrohet serdar njė personalitet i meritueshėm, pėr shkak tė famės qė e fitoi nė oborrin mbretėror, nė muajin ramazan tė vitit tė pėrmendur, iu besua myhyri i ministrisė (detyra e kryeministrit). Po nė atė vit, nė muajin zulhixhxhe u kthye nė garnizonin dimėror nė Edrene. Pasi u nderua nga padishahu, nė muajin rexhep tė vitit 1129/1716, me ushtrinė osmane shkoi nė frontin e Beogradit, por nuk pati sukses nė kėtė luftė. Kur u kthye nė Nish, u largua nga ministria dhe, sado qė u emėrua nė ejaletin e Selanikut, e kapi njė dyshim, prandaj iku dhe u mshef. Pasi qėndroi njė vjet nė ilegalitet, pėr shkak se u mėrzit nė jetėn ushtarake, u tėrhoq dhe u emėrua nė muhafezllėkun e Bogaz-hisarit. Gjatė kohės nė ilegalitet e kishte pranuar ket-huda Abdi Haskiun i cili e kishte fshehur. Mė 1140/1727, pra pas njė pauze, duke iu kthyer grada e vezirit u emėrua nė muhafezllėkun e Agribozit, e pastaj nė atė tė Kandijes dhe Hanijes dhe pėrsėri nė atė tė Kandijes dhe aty u tėrhoq nga aktiviteti. Shėrbeu nė ministri afėr 13 muaj. ishte modest, jomendjemadh dhe shumė fetar .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:01
HAMZA BEU
Ishte nga burrat mė tė zgjedhur tė Sulltan Murat Hanit II. Ėshtė vėllai i shqiptarit, Bajazit Pashės, i cili ishte shok besnik nė internim i Ēelebi Sulltan Mehmed Hanit. Edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, ka qenė nė shėrbim tė tre pashallarėve, d.m.th. nė shėrbim tė Ēelebi Sulltan Mehmedit, tė Sulltan Muratit II dhe Ebu-l-Fet'h Sulltan Mehmedit II. Nė kohėn e Ēelebi Sulltan Mehmedit ishte komandant i Labiskisė dhe i pengonte venedikasit tė dalin aty. Bėnte edhe shėrbime tė tjera. Nė kohėn e Sulltan Muratit II, ishte bashkė me vėllain e tij, Bajazit Pashėn e lartpėrmendur, i cili veproi kundėr Dyzme Mustafait. Nė humbjen qė e patėn te lumi Sazli, qė tė dy u zunė rob dhe ky i dyti (Bajazit Pasha - M. P.) iu dorėzua pėr hakmarrje Izmiroglli Xhynejdit, i cili gjendej nė vend tė vezirit tė Dyzme Mustafait. Bajazit Pashėn e vranė, kurse Hamza beun e patėn lėshuar. Qė atėherė tėrhoqi simpatinė dhe dashurinė e padishahut, Sulltan Murat Hanit II. Kur u urdhėrua pėr zhdukjen dhe likuidimin e Xhynejdit, i cili pėrsėri organizoi kryengritje nė Izmir, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr e kreu kėtė detyrė nė favor tė vet . E vrau Xhynejdin, ndihmėsit dhe tė afėrmit e tij, ndėrkaq, kokat e prera tė tyre i dėrgoi nė Edrene. U caktua tė shėrbejė nė sanxhakun e Galipolit nė kohėn e Sulltan Mehmedit II. U vu nė krye tė detyrės pėr t'i pushtuar ujdhesat me ndihmėn e flotės, mirėpo, meqė flota osmane ende nuk ishte nė rangun e flotės sė Venedikut, kėtė herė nuk pati aq sukses. U kthye nė Edrene dhe iu nėnshtrua padishahut. Padishahu, duke i respektuar shėrbimet qė ia bėri babait tė tij, e fali dhe e dėrgoi nė detyrė tė re, nė sanxhakun e Antalisė. Pastaj, u urdhėrua tė shpėtojė kalanė e kojunėve qė kishte rėnė nė duart e Uzun Hasanit . Nė kėtė betejė doli fitimtar. Pėrsėri tėrhoqi vėmendjen e padishahut, i cili e bėri bejlerbe tė Rumelisė. Pastaj u urdhėrua ta eliminojė Is'hak beun, beg i Karamanit. Kėtė e mundi plotėsisht dhe e detyroi tė ikė. Pas kėsaj, meqė nuk haset emri i tij nė historinė osmane, merret vesh se nuk ka jetuar edhe shumė kohė. Ka njė xhami (camii sherif - xhami e ndershme) shumė tė bukur nė Brusė si dhe medrese e bibiliotekė. Edhe pse ishte trim i jashtėzakonshėm, nė histori pėrmendet se ishte, pėr nga natyra, njė personalitet shumė i qetė dhe i butė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:02
HAMZA BEU
Ėshtė djali i vėllait tė shqiptarit tė njohur, Skėnderbeut. Kur i ati i tij ishte i ri, bashkė me njė vėlla tjetėr dhe me Skėnderbeun, duke u marrė peng nga ana e Sulltan Muratit II, qe edukuar nė oborrin e Sulltanit dhe pat pranuar Fenė islame. Edhe Hamzai u rrit nė kėtė rreth. Pas kėsaj mixha i tij - Skėnderbeu, kur iku pėr nė Shqipėri, e shoqėroi edhe ky. Nė luftat qė i fitoi Skėnderbeu nė kohėn e Sulltan Muratit II, i pat ndihmuar shumė edhe Hamzai i guximshėm dhe trim. Mirėpo, mė pastaj, nė kohėn e Sulltan Mehmet Hanit II, Hamzai u nda nga Skėnderbeu. Meqė iu premtua tė bėhet beg i Shqipėrisė, pranoi tė punojė nė shtet (Osman - M.P.) kundėr Skėnderbeut. Ai bashkė me Yrnysbeg-zade Isa beun, duke qenė nė krye tė 40 mijė kalorėsve osmanė, hyri nė Shqipėri. Sado qė nė fillim e detyruan Skėnderbeun tė tėrhiqet nė qytetin e Lezhės, i cili gjendej nė duart e venedikasve, mė pastaj Skėnderbeu nė saje tė aftėsisė dhe shkathtėsisė qė e kishte, doli fitues. Nė luftėn qė u zhvillua nė mes tyre, u vra Isa beu , ndėrsa Hamzai u zu rob. Edhe pse padishahu i ofroi shpėrblim, Skėnderbeu nuk u pajtua nė fillim qė ta dorėzojė nipin e tij, ndonėse nė atė rast bėnė njė marrėveshje mashtruese pėr dorėzimin e Hamzait. I pat premtuar qė kur tė arrijė nė Stamboll do tė marrė bashkėshorten dhe fėmijėt dhe do tė kthehet. Edhe Skėnderbeu e pranoi kėtė propozim. Dhe, pak kohė pasi u dorėzua, Hamzai vdiq . Kėshtu premtimin qė ia dha mixhės sė tij, nuk mundi ta realizojė. Nė historinė evropiane nė vend Hamza pėrdoret gabimisht Ameza .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:02
HASAN PASHA
(Princ i Egjiptit)
Ėshtė vėllai i Teufik Pashės i cili ėshtė ende (lexo nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.) hidiv i Egjiptit dhe ėshtė djali i tretė i ish-hidivit, Ismail Pashės. Pasi i mbaroi studimet nė Egjipt dhe nė Evropė dhe pasi i studioi shkencat ushtarake dhe gjuhėt evropiane, u kthye nė Egjipt dhe hyri tė punojė nė ushtri. Nė luftėn kundėr Abisinisė tregoi trimėri, aftėsi dhe shkathtėsi tė jashtėzakonshme ushtarake. Mori pjesė edhe nė luftėn e fundit kundėr Rusisė si dhe, me ushtrinė egjiptiane, u gjend nė anėt e Varnės, ku tregoi sukses tė madh. Kur u larguan prindėrit e tij nga Egjipti, edhe ky sė bashku me ta shkoi nė Evropė. Pas njė kohe erdhi nė Stamboll. Pėr shkak tė karakterit tė tij tė butė dhe moralit tė shkėlqyeshėm, e kur t'u shtohet kėtyre edhe zgjuarsia dhe njohuritė, tėrhoqi vėmendjen dhe kujdesin e Sulltanit. U bė shumė i dashur te ai, madje e nderoi me gradėn Javer-i Ekrem (gjeneral-agjutant). Meqė arriti njė gradė aq tė lartė, pranoi shumė dekorata si nga shteti Osman ashtu edhe nga shtetet e huaja. Mirėpo, ende pa i mbushur tė 35-tat, nė vitin 1306/1888 vdiq nė Stamboll. Trupin ia dėrguan nė Egjipt. E varrosėn pranė gjyshėrve dhe stėrgjyshėrve tė vet

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:03
HOXHA HASAN TAHSINI
Ėshtė nga ulematė (shkencėtarėt) e periudhės sė fundit tė Perandorisė Osmane. Ishte i pajisur me njohuri tė shkencave natyrore-matematikore dhe tradicionale (teologjike); i njihte pėr mrekulli gjuhėt lindore dhe perėndimore, pėrmes tė cilave u thellua nė shkencat e reja (shkencat ekzakte). Ėshtė shqiptar. Lindi nė njė fshat tė Kazasė sė Filatit nė anėt e Ēamėrisė. meqė babai i tij ishte me detyrė tė kadiut, ky (Hoxha Hasan Tahsini - M.P.) fėmijėrinė e kaloi pranė tij. Mėsimet e para i mori nga i ati. Pastaj shkoi nė Stamboll dhe shfrytėzoi rastin tė hyjė nė medrese. Pasi u diplomua aty, reformatori i madh i Turqisė Mustafa Rashid Pasha zgjodhi njė grup studentėsh mė tė zgjuar, nė mesin tė cilėve edhe Tahsinin, qė t'i dėrgojė nė Paris, me qėllim qė t'i mėsojnė gjuhėt dhe t'i studiojnė shkencat e tjera. Pasi mėsoi njė kohė shkencat e reja, shėrbeu si imam pėr anėtarėt dhe diplomatėt e ambasadės turke nė Paris. Kėshtu pati mundėsi t'i zgjerojė edhe mė tepėr dituritė shkencore, sidomos u interesua pėr shkencat natyrore: kimi, fizikė, astronomi, gjeologji dhe shkenca tė tjera. Pas njė kohe u kthye nė Stamboll. Nė kėtė vit u hap Universiteti dhe rektor i parė i Universitetit tė posahapur u zgjodh Hoxha Hasan Tahsini, i cili i mbulonte shumė lėndė nga shkencat natyrore. Mirėpo, pėr shkak tė ligjėratave qė i mbante hasi nė moskėnaqėsi te qarqet konservative turke, prandaj u largua nga Universiteti. Pas kėsaj, pra pas largimit nga puna, pėr shkak tė titullit shkencor qė e kishte arritur, pushteti ia kishte caktuar njė pension tė vogėl. Mė vonė e mori njė vend, njė medrese tė vogėl tė papėrdorshme (tė lėnė shkretė) nė Stamboll dhe ia filloi tė mbajė kurse private. Ndėrkaq, kohėn e lirė e kalonte duke u thelluar nė studimin dhe leximin e veprave artistike dhe nė librat e shumta qė i kishte pasė pėrgatitur. Nuk ishte i martuar, prandaj, nė jetė, pėrveē shkencės, nuk ishte i angazhuar me asgjė tjetėr. Nė vitin 1297/1879, nė moshėn 70 vjeēare vdiq nga turbekulozi. U varros nė varrezat e Erenköz­it. Ka lėnė pas vetes njė varg pėrkthimesh tė veprave shkencore, disa shkrime pėr shkencat filozofike si dhe njė varg poezish, ndonėse deri mė tash asnjė nuk u interesua t'i mbledhė e t'i botojė . Ndonėse nė tė tė folur kishte shprehje tė larta, poezitė dhe veprat i shkroi me njė gjuhė tė lehtė dhe letrare .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:04
IBRAHIM PASHA
Ėshtė personaliteti i dytė i dinastisė qė nė mėnyrė tė mrekullueshme ka qeverisur nė territoret e Egjiptit. Ishte bashkėpunėtori dhe ndihmėsi i Mehmed Ali Pashės, reformator i Egjiptit nė themelimin dhe nė formimin e dinastisė sė pėrmendur. Ėshtė djali i madh i Mehmed Ali Pashės, kurse sipas njė varianti, ėshtė djali i Tosun beut, mixhės sė tij (mixhės sė Mehmed Aliut - M.P.), por se u muar nga ana e Mehmed Aliut si fėmijė i pėrvetėsuar. Babai i Mehmed Aliut sė bashku me vėllain e vet, Tosun beun, pėr shkak tė ngatėrresave qė i patėn, u detyruan tė shpėrngulen nga Shqipėria pėr nė Kavallė. Nė kohėn kur u shpėrngulėn, Mehmed Aliu ishte i vogėl, kurse Ibrahimi pat lindur nė Kavallė nė vitin 1204/1789. Si i vogėl, sė bashku me babain e vet shkuan pėr nė Egjipt. Ndonėse ende ishte nė moshėn 16 vjeēare, babai e angazhoi qė tė kthejė qetėsinė, rregullin dhe t'i bindė beduinėt nė anėt jugore tė territorit tė Egjiptit. E drejtoi ushtrinė nė ato anė dhe pati sukses nė kėtė ēėshtje. Mė vonė, duke qeverisur nė ato anė, u angazhua t'i qetėsojė dhe t'i largojė vehabitėt, detyrė kjo qė iu besua Mehmed Ali Pashės. Ndėrsa, me rastin e vdekjes sė Mehmed Ali Pash - zade Tosun Pashės (= Tosun Pasha, djali i Mehmed Ali Pashės - M.P.), i cili ishte nė cilėsi tė valiut tė Xhiddes qė gjendet nė Gadishullin Arabik, Ibrahim Pasha, me gradė tė vezirit, u bė vali i Xhiddes. Edhe detyra pėr t'i qetėsuar vehabitėt i ishte besuar personalisht kėtij. Ibrahim Pasha e shumėfishoi ushtrinė e tij dhe pas njė rregullimi dhe sistematizimi tė mrekullueshėm tė saj, nė luftėn qė ndodhi nė Vadi-i Kasim, e mundi Abdullah bin Saudin i cili ishte kryetar i vehabive, vrau edhe shumė nga kryetarėt dhe tė afėrmit e tij, prandaj, vehabitėt qenė tė detyruar tė tėrhiqen nė Deraje qė ishte qendėr e tyre. Mirėpo, duke e rrethuar edhe Derajen, e nėnshtruan atė nė fund tė vitit 1233/1817. Kėshtu, e kapėn dhe e burgosėn Adbullahun e sipėrpėrmendur, fėmijėt e Abdulvehabit dhe prijėsa tė tjerė tė vehabive tė Arabisė. Pasi i siguroi vendet e shenjta , kur u kthye pėr nė Egjipt, mori urdhrin nga Mehmed Ali Pasha qė t'i zgjėrojė kufijtė nė drejtim tė Nubės dhe Sudanit. E pushtoi Sinarinė dhe Kerdfanin bashkė me rrethinat e tyre. Kėshtu, mjaft shumė i zgjėroi kufijtė e Egjiptit. Pasi u kthye vetė nė Egjipt, vėllai i tij Ismail Pasha nė Sudan u dogj nga sudanezėt kur iu dha zjarri rezidencės ku ai rrinte. Nė atė kohė ndodhi kryengritja e Moresė. Meqė nga dita nė ditė zgjėrohej vilajeti i Moresė, Ibrahim Pashės iu besua detyra qė me ushtrinė egjiptiane dhe osmane tė angazhohet nė shuarjen e krye-ngritjes. Nga Egjipti pėr nė More shkoi me njė ushtri tė organizuar dhe tė fortė dhe me flotėn ushtarake. Nė fillim u pėrpoq qė nė mėnyrė tė qetė dhe pa pėrdorur forcėn t'i qetėsojė dhe t'i nėnshtrojė krye-ngritėsit, mirėpo, pasi hasi nė kundėrshtimin dhe rezistencėn e fortė tė tyre; e pėrdori forcėn dhe fuqinė e vet ushtarake, ashtu qė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr nuk la farė gjurme tė kryengritjes. Ai e shuajti edhe kryengritjen qė u paraqit nė Kretė, mirėpo, Anglia, Franca dhe Rusia, duke u marrė veshė ndėrmjet tyre, dėrguan flotėn e tyre dhe e shkatėrruan flotėn egjiptiane dhe osmane qė gjendej nė vendin e quajtur Navarin. Kėshtu, e detyruan Ibrahim Pashėn tė kthehet nė Egjipt. Kėtė herė Mehmed Ali Pasha ishte i angazhuar nė pėrforcimin dhe rregullimin e punėve ushtarake, i cili me pėrpjekjet e veta si dhe me ndihmėn e tė birit, Ibrahimit, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, pėrsėri e ndėrtoi dhe e pėrsosi mė tepėr atė (flotėn) dhe rregullimin ushtarak. Duke i parė shėrbimet dhe rezultatet shumė tė mėdha shtetėrore tė deritashme tė Mehmed Ali Pashės dhe tė Ibrahim Pashės, nga njėra anė, si dhe pėrpjekjet pėr zgjėrimin, forcimin dhe rregullimin e fuqive tokėsore dhe detare, nga ana tjetėr, Husrev Pasha (Vali i Egjiptit - M.P.) ia pėrshkroi dhe ia tregoi kėto pėrpjekje Sulltan Mahmudit, por, natyrisht, duke u mbėshtetur nė qėllime tė tjera dhe duke u dhėnė karakter tjetėr. Pėr ta siguruar ardhmėrinė dhe pozitėn e Mehmed Ali Pashės, Ibrahimi, kėrkoi qė personalisht ta udhėheqė edhe pjesėn e Sirisė . Pasi mori leje pėr kėtė, duke marrė si shkak njė ndryshim qė ndodhi me Abdullah Pashėn, vali i Akkasė, Ibrahim Pasha nė vitin 1247/1831 e rrethoi Akkanė dhe e nėnshtroi Gazėn, Jafėn dhe Hajfanė. Me urdhrin qė e mori nga babai i tij, ia mėsyu ta pushtojė tėrė Sirinė. Duke u fajėsua nga ana e Shtetit (Osman - M.P.) pėr grushtshtet, Perandoria Osmane dėrgoi ushtri kundėr tij, mirėpo, ajo nuk ishte nė nivelin qė e kėrkonin rrethanat ushtarake tė shtetit, meqė kryengritja greke dhe ngjarjet e tjera tė vazhdueshme si dhe vėshtirėsitė ekonomike dhe luftarake i kishin sjellė shtetit (Osman - M.P.) prapambeturi. Ibrahim Pasha nė vitin 1248/1832 triumfoi ndaj ushtrisė sė Hysejn Pashės nė Siri (Damaskun e Sirisė). Pasi e pushtoi dhe e nėnshtroi Damaskun (Shamin) e pushtoi edhe Halepin. Duke e mundur edhe dy herė tė tjera Hysejn Pashėn, kur hyri nė pjesėn e Anadollit, kundėr tij u dėrgua ushtria me 20000 (njėzet mijė) ushtarė nėn komandėn e Reshid Pashės. Mirėpo, nė njė luftė tė madhe dhe tė rreptė qė u zhvillua nė fushėn e Konjės dhe me zėnien e Reshid Pashės rob, Ibrahim Pasha shkoi pėrpara deri nė Kutahije, ndonėse me intervenimin e shteteve evropiane u detyrua tė ndalet aty. Me marrėveshjen e Kutahisė qė u lidh nė muajin Zulhixhe (ar. dhu-l-hixhxhe - sipas kalendarit hėnor ėshtė muaji i dymbėdhjetė i vitit - M.P.) tė vitit 1248/1832 territori i Sirisė dhe vilajeti i Adanės iu patėn lėnė Egjiptit, prandaj vilajeti i Sirisė dhe ai i Adanės iu besuan Ibrahim Pashės. Pas gjashtė vitesh pėrsėri filloi lufta nė mes tyre dhe, edhe pse Ibrahim Pasha e fitoi luftėn nė Nezip, ndėrhynė fuqitė evropiane. Flota angleze e vuri nė nishan Akkanė dhe Bejrutin dhe, meqė filloi t'i kėrcėnohej rreziku edhe Aleksandrisė, Ibrahim Pasha, nėn kėtė presion, Sirinė dhe Adanėn pėrsėri i la nėn administratėn e Shtetit Osman dhe u detyrua tė tėrhiqet nė Egjipt. Kėtė herė vendosi qė Mehmed Ali Pashės t'i bėhet zėvendės, vetėm se, meqė iu shkatėrrua shėndeti nga mundimet e ekspeditave tė ndėrmarra, pėr tė kėrkuar shėrim, shkoi nėpėr Evropė. Shėtiti Italinė, Francėn dhe Anglinė. Sidomos nė Paris nė mėnyrė tė mrekullueshme u prit nga ana e Lui Filipit. Kur u kthye nė Egjipt, babai i tij, meqė ishte dėbosuar dhe kishte rėnė nė gjendje shumė tė keqe shėndetėsore, nė vitin 1265/1848 shkoi nė Stamboll. Sado qė zyrtarisht iu besua tė kalojė nė detyrėn e valiut tė Egjiptit, pas kthyerjes nė Egjipt, disa muaj para vdekjes sė babait tė tij, vdiq.
Ibrahim Pasha konsiderohet nga njerėzit mė tė mėdhenj tė botės, si strateg lufte dhe udhėheqės ushtarak nga ana teorike. Ai pėr sė tepėrmi i ndihmoi babait tė vet, Mehmed Aliut nė ekspeditat e tij. Ishte shumė i kujdesshėm nė komandimin e ushtrisė. Nė kėtė ēėshtje u tregua shumė i ashpėr jo vetėm pėr tė tjerėt, por edhe pėr vete. Nė ekspeditat ushtarake nuk dallohej nga ushtarėt e rėndomtė nė haje e nė pije, nė flejtje dhe nė ēuarje nga gjumi, madje nė rreziqet mė tė mėdha nuk tėrhiqej (me qėllim qė tė shpėtojė vetė e tė tjerėt tė pėsojnė). Ishte trim i pashoq, guximtar dhe i vendosur. Shkathtėsinė dhe potencialin udhėheqės dhe komandues tė shtetit e dėshmoi nė Siri. Nuk e dėshironte salltanetin (komoditetin). Tėrė kujdesin ia kushtonte punėve tė shtetit e sidomos zhvillimit tė bujqėsisė. Shkurt, ishte njė ministėr trim, i drejtė, i menēur, i sinqertė. I kishte tre djem. Ahmed Pasha, i cili ishte djali mė i madh i tij, pasi mori gradėn e ministrit u mbyt nė ujė. I dyti ishte Ismail Pasha, ish-hidiv kurse i treti ishte Mustafa Fazil Pasha, i cili vdiq nė Stamboll. Ishte nga ministrat kryesorė tė Perandorisė Osmane .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:04
IBRAHIM PASHĖ VLORA
Ėshtė nga familja e vezirėve tė kasabasė sė Vlorės tė Shqipėrisė. Ishte dhėndėrr i vezirit, Kurt Pashės, mytesarrif i Vlorės. Pas vdekjes sė Kurt Pashės, qe bėrė mytesarrif i Vlorės me gradėn vezir. Ali Pashė Tepelena ishte bylykbash i Kurt Pashės, i cili, pėr disa shėrbime qė i bėri trimėrisht dhe nė mėnyrė tė guximshme, si shpėrblim ia kishte premtuar vajzėn atij (Ali Pashė Tepelenės - M.P.), mirėpo, mė pastaj e ndėrroi mendimin. Meqė e bėri dhėndėrr Ibrahim Pashė Vlorėn, Ali Pasha shfaqi njė armiqėsi tė rreptė ndaj Ibrahim Pashės. Pasi qė ky ishte vali i Janinės, Ali Pashė Tepelena, prandaj edhe deshi tė hakmerret ndaj tij edhe ta fusė nėn kontrollin e vet sanxhakun e Vlorės, e pastaj ta nėnshtrojė tėrė Toskėrinė. Kėshtu priste rastin e volitshėm pėr ta zhdukur Ibrahim Pashėn. Nė tė njėjtėn kohė Ibrahimit ia pat marrė tri vajzat: tė madhen pėr djalin e dytė, Veliun, tė dytėn pėr djalin e madh, Myftarin (ar. Muhtar) dhe tė tretėn pėr djalin e motrės, Ademin. Omer Pashė Vrioni, i cili nė vitin 1223/1808 u nda nė Egjipt nga Mehmed Ali Pasha, cili ishte kthyer nė vendlindjen e tij, ende pa shkuar nė Egjipt ishte pėrzėnė nga Berati, gjegjėsisht nga Ibrahim Pashė Vlora, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu. Posa ai (Omer Pashė Vrioni - M.P.) u pėrgatit pėr hakmarrje, edhe Ali Pasha, pėr t'iu kundėrvėnė Ibrahim Pashės, pati dobi nga ai disponim i tij, prandaj, atė e dėrgoi nė Berat. Ibrahim Pasha nuk mund t'i thyejė ata qė, me shtyrjen dhe nxitjen e Omer Pashė Vrionit, ishin ngritur kundėr tij, prandaj u mbyll nė kalanė e Beratit qė ishte qendėr livaje (krahine). Tepelanasi e shpėtoi prej aty me pretekst se ka afėrsi familjare me anė martese dhe e solli nė venlindjen e tij, nė Vlorė, ndėrsa Omer Pashės ia pat besuar ta udhėheqė Beratin. Mirėpo, duke mos mundur t'u bėjė ballė intrigave tė Ali Pashė Tepelenės si dhe veprimeve kundėrshtuese tė Omer Pashės edhe nė Vlorė, Ibrahim Pasha ishte i shtrėnguar tė ikė nė nahijen e Dukatit.
Tepelenasi, duke marrė si shkak kėtė, Ibrahim Pashėn, pėrsėri, me motiv mbrojtės e kapi dhe e solli nė Janinė, por, nga ana tjetėr, propozoi qė sanxhaku i Vlorės t'i besohet djalit tė tij Veliut, i cili qe ndėrruar nga detyra mytesarrif i Moresė. Pėr kėtė nuk u dha pėlqimi nga Porta e Lartė. Pėr ēka u nxor njė dekret i hollėsishėm mbretėror nga Sulltan Mahmudi II. Sado qė u dėrgua edhe njė nėpunės pėr tė vėrtetuar gjendjen faktike, Tepelenasi vazhdoi ashtu si mė parė. Madje, ndonėse ekzistonte disponimi qė Ibrahim Pasha tė emėrohej nė ndonjė mytesarrifllėk nė Anadoll, Ali Pasha, kohė pas kohe, edhe mė tepėr i shtonte torturat ndaj tij. Bashkė me tė birin, Sylejamnin, i mbylli nė njė qeli tė errėt dhe tė thellė tė kalasė sė Janinės. Edhe gruan qė ia kishte premtuar atij (Ali Pashė Tepelenės - M.P.) Kurt Pasha nė fillim e pat marrė dhe e pat vėnė nėn kurorėn e vet. I mjeri Ibrahim Pasha, gruaja dhe vajzat e tij, ndonėse ndodheshin nė njė begati nė sarajet (pallatet) e Ali Pashės, ai vetė dhe djali i tij mbetėn nė qeli me vite tė tėra derisa vdiqėn, pa e parė dritėn kurrė. Pėr shkak tė tragjedisė shumė tė tmerrshme, Ibrahim Pashė Vlora e kaloi jetėn e pleqėrisė nė gjendje tė mjerueshme .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:05
ILHAMI PASHA
Ishte djali i valiut tė Egjiptit, Abas Pashės, dhe stėrnip i tė ndjerit Mehmed Ali Pasha. Ilhami Pasha u martua me vajzėn e Sulltan Adbulmexhid Hanit, Minire Sulltanen. Kjo lidhje familjare me anė tė martesės edhe mė tepėr ia rriti nderin dhe respektin. Njė kohė jetoi nė Stamboll. U emėrua anėtar i Kėshillit tė Lartė shtetėror, (Mexhlis-i 'ala) mirėpo, nė vitin 1277/1860, ende pa i mbushur 25 vjet, vdiq .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:05
IS-HAK ĒELEBIU
Ėshtė nga ulematė dhe poetėt e kohės sė Sulltan Selimit dhe tė Sulltan Sulejmanit. Ishte nga Shkupi. Ndonėse babai i tij ishte punues dhe shitės shpatash, ky kishte dėshirė tė madhe pėr tė mėsuar. Meqė posedonte kapacitet tė jashtėzakonshėm tė zgjuarsisė, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr u bė i dalluar dhe ekspert, prandaj shėrbeu si muderriz nė Edrene, Shkup, Brusė, Iznik. Nė vitin 933/1526 ligjėroi nė Darulhadith nė Edrene. Nė vitin 937/1530 arriti tė fitojė njė nga titujt shkencorė. Nė vitin 942/1535 u bė kadi i Shamit, e nė vitin 949/1542 vdiq.
Kur Sulltan Selimi ishte nė pushtimin e Arabisė, meqė u hidhėrua nė shahanet e botuara, kėrkoi disa persona tė dijshėm dhe tė mirė pėr inkurajim (gjallėrim). Njėri nga ata tre persona qė u zgjodhėn nė kėtė punė ishte edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu. Mirėpo, pėr shkak se e tepruan nė shaka (tallje), nuk fituan disponimin dhe simpatinė e padishahut tė pėrmendur, i cili kishte prirje pėr seriozitet. Sado qė Is'hak Ēelebiu nė ēastet e para ishte i disponuar pėr shaka dhe i gatshėm pėr argėtim e dėfrim, pastaj pendohej. Poezitė e tij janė tė bukura .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:06
ISMAIL PASHA
Ėshtė i biri i Veliut tė Ali Pashė Tepelenės. Kur Ali Pashė Tepelena u shpall fermanli, djali i tij Veliu ishte emėruar mytesarrif i Jenishehrit . Meqė ndoqi rrugėn e tė atit, menjėherė u dėnua me vdekje. Ky, biografia e tė cilit shkruhet kėtu, bashkė me vėllaun, Mahmudin dhe me njė vėlla tjetėr , meqė ishin tė vegjėl, u falėn dhe u dėrguan nė Stamboll. Shėrbeu mirė nė shtet dhe, duke marrė grada tė njėpasnjėshme, arriti tė marrė edhe gradėn e vezirit. Ishte vali, por kreu edhe detyra tė tjera tė rėndėsishme nė disa vilajete. Vdiq nė fund tė periudhės sė sulltanatit tė Sulltan Abdylazizit. Mahmud beu, pra i vėllai i tij ishte nga propaganduesit e njohur. I patėn vdekur njė motėr me emrin Fatime dhe njė djalė me emrin Asif .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:07
JAHJA BEJ DUGAGJINI
Ėshtė nga mė tė famshmit poetė tė Perandorisė Osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit. Ėshtė shqiptar. Hyri nė oxhakun (korpusin) e jeniēerėve, pastaj, duke kaluar tė punojė nė qendrėn e vakufeve si udhėheqės i pasurisė sė tyre, qe i shtrėnguar tė kėnaqej me njė zeamet (timar i madh). Ishte i shpatės (luftėtar) dhe i penės (shkrimtar). Po aq ishte edhe personalitet i moralshėm dhe modest (jo tamahqar, kėnaqej edhe me pak); vdiq nė vendlindjen e vet nė vitin 990/1582 . Kishte shkruar pesė poemat me titull: “Genxhine-i Raz” (Arka e fshehur), “Shah u Geda” (Shahu dhe lypėsi), “Gylshen-i Envar” (Trėndafilishtja e shėndritshme), “Jusuf u Zeliha”, (Jusufi dhe Zylejhaja) dhe “Usulname” (Libri i parimeve), tė cilat i pėrmblodhi nė njė pėrmbledhje qė quhet Hamse (pesėlibrėsh). Kishte shkruar edhe njė divan me kaside me gazele (pėrmbledhje poezish) . Nė mesin e poezive tė tij hasen disa fjalė tė bukura. Ja njė bejt nga poezitė e tij me njė pėrkthim tė lirė:
Pėr ta gjuajtur pasurinė e parė duhet tė jesh i kujdesshėm
E mbi anije bėhet (kurdiset) rrjeta hallka-hallka .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:08
JEMISHXHI HASAN PASHA
Ėshtė nga vezirėt qė nė kohėn e Sulltan Mehmed Hanit III, u emėrua sadriazem (kryeministėr). Ėshtė me origjinė shqiptare. Nė vitin 985/1577 hyri nė kategorinė e zylyfliballtaxhive (klasė e posaēme nė oborrin mbretėror); pastaj qe bėrė: ēashnegir-bashė, ket-huda i kapuxhive dhe dy herė aga i jeniēerėve. Mė vonė u emėrua vali i Shervanit me gradėn e vezirit. Pas njė kohe, me gradėn vezir i katėrt u tėrhoq nė Stamboll. Punoi nė shtypjen dhe pėrmirėsimin e monedhės. Kėtij iu besuan edhe detyra tė tjera tė rėndėsishme, kėshtu nė vitin 1009/1600 emėrohet kajmekam, kurse mė 1010/1601 sadriazem. Atėbotė ishte kohė lufte. E mori urdhrin tė shkojė personalisht nė Hungari, mirėpo, duke shfrytėzuar stinėn e dimrit si shkak, mundi tė prolongojė shkuarjen pėr nė verė, pra, shkoi atje gjatė stinės sė verės. Me shumė vėshtirėsi e ktheu Beogradin qė kishte rėnė nė duart e dushmanit (armikut). Meqė tregoi paaftėsi, armiku mori guximin dhe ia rrethoi qytetet. Kėtė herė nė kryeqendėr u paraqitėn mosmarrėveshje, shpejtoi tė kthehet. Nė kėtė rast e shpėtoi jetėn duke iu mbėshtetur grupit bektashian. I ndryshoi pozitat e dijetarėve (ulemave) dhe funksionarėve tė tjerė. Meqė ata ishin tė pakėnaqur me disa propozime si dhe me paaftėsinė e tij, pasi qėndroi si sadriazem njė kohė prej 2 vjet e 1 muaj, u largua. Meqė i shtypi dhe i maltretoi jeniēerėt, me qėllim qė tė kthehet nė ministri, mė 1012/1603 u dėnua me vdekje. U varros nė Yskydar .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:09
KARA AHMED PASHA
Ėshtė nga vezirėt e Perandorėsi Osmane. Nė kohėn e Kanuni Sulltan Sulejmanit dy vjet ishte nė postin e kryeministrit (sadriazem). Ėshtė shqiptar. Nga oborri mbretėror doli me gradėn aga, e pastaj u bė aga i jeniēerėve (jeniēeri a¤as¢) dhe bejlerbe i Rumelisė. Nė kohėn e Kanuni Sulltan Sulejman Hanit u pėrparua nė gradėn e vezirit. Nė kufirin e Iranit, e shkatėrroi ushtrinė e shahut Tahmasib dhe kėshtu doli fitimtar. Tė njėjtėn gjė e bėri edhe nė luftėn e Temishvarit. Mė 960/1552, duke u pėrparua nė gradėn e vezirit tė madh, i nėnshtroi kurdėt. Mirėpo, nė vitin 962/1554, pėr shkak tė disa intrigave u dėnua me vdekje . Ishte njė vezir fetar, i drejtė dhe i menēur. Nė Topkapi ėshtė njė xhami-sherif e cila ėshtė ndėrtuar pas vdekjes sė tij, natyrisht me propozimin e tij .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:10
KARA MUSTAFA PASHA
Ėshtė nga vezirėt (ministrat) i cili nė kohėn e Sulltan Murat Hanit IV dhe tė Sulltan Ibrahim Hanit arriti nė postin e kryeministrit. Ėshtė me origjinė shqiptare. Si i vogėl shkoi nė Stamboll dhe aty iu bashkangjit Kara Hasan agės i cili ishte nga agallarėt me autoritet tė korpusit tė jeniēerėve. Kur u rrit hyri nė sektin e bektashian. Me shkathtėsinė e jashtėzakonshme qė e kishte nė gjuajtje (me shigjetė), fitoi gradėn ēorbaxhi (epror i njė njėsie tė ushtrisė sė jeniēerėve) dhe sekban-bashė. Nė ekspeditėn e Revanit bėhet nga i jeniēerėve (komandant suprem i jeniēerėve). Duke i nėnshtruar kryeneēėt e kėtyre anėve dhe duke i dhėnė korpusit njė rregullsi dhe njė organi-zim shumė tė mirė, me fjalė tė tjera, duke shėrbyer mbi mundėsitė e veta, kur kthehet nė Stamboll, mė 1045/1635 emėrohet kupudan - derja (admiral). Duke dėnuar dhe duke u paraqitur shumė i ashpėr ndaj atyre qė ēonin krye edhe nė ushtrinė detare, i pat pėrmirėsuar punėt e marinės. Kur forcohet ushtarakisht, shkon nė frontin e Bagdadit dhe me gradėn e kajmekamit bėhet mė i lartė. Kur humbi jetėn Tajar Mehmed Pasha, mė 1048/1638 caktohet sadriazem nė vend tė tij. Kur mbaroi lufta, u kthye, mirėpo, pėr tė lidhur marrėveshje me shahun e Iranit, ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, qėndroi nė Bagdad, e qė mė 1049/1639 do tė kthehet nė Stamboll. Mu nė kėtė vit, nė fron vjen Sulltan Ibrahim Hani. Kara Mustafa Pasha edhe mė tutje mbetet nė postin e kryeministrit (sadriazemit). Pasi fitoi ndaj disa njerėzve tė mėdhenj (me pozita tė larta), qė shkatrronin punėt e shtetit dhe qė silleshin me azgėnllėk nė varfėrimin e shtetit, dhe pasi e vuri nė baza tė shėndosha vlerėn e monedhės, dukshėm e pėrmirėsoi ekonominė e shtetit. Bėri regjistrimin e pėrgjithshėm tė popullsisė qė gjendej nėn Perandorinė Osmane dhe u caktoi tatim. Edhe pse ai tatim ishte nė njė masė tė vogėl, simbolik, magazinat shtetėrore i shpėtoi nga njė gjendje kaotike, jostabile. Nė kėtė mėnyrė i solli shtetit njė pasuri tė madhe. Edhe pse ngadhnjeu ndaj njė grupi njerėzish tė degjeneruar, tė prishur, qė pengonin reformat e kėtilla dhe, edhe pse u bė i fuqishėm tė udhėheqė ashtu siē dėshironte, nuk mundi tė fitojė nė intrigat dhe dredhitė e njė fallxhori qė u paraqit me emrin Xhinxhi Hoxha. Duke rėnė nėn kurthet e tij, pas qėndrimit si kryeministėr nė kohėzgjatje prej 5 vjet e tre muaj, u dėnua me vdekje. E varrosėn nė oborrin e medresesė sė ndėrtuar nė Parmak Kapi. Pėr shkak tė shkathtėsisė qė e kishte nė gjuajtje u bė i njohur me emrin Kemankesh Mustafa Pasha (gjuajtės i shigjetės). Tė huajt, edhe Maktul Mustafa Pashėn nga Merzifunia e njohin me emrin Kara Mustafa Pasha .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:10
KLEMANI
Me kėtė emėr ishin katėrmbėdhjetė papė:
I njėmbėdhjeti ishte me origjinė shqiptare. Rridhte nga njė familje e njohur shqiptare Albani e cila emigroi nė Itali pas vdekjes sė Skenderbeut. Emri i vėrtetė i tij ėshtė Xhuvan Franēesko Albani. Nė vitin 1700 u emėrua papė. Vdiq nė vitin 1721.
Ia mbajti anėn Luigjit tė Katėrmbėdhjetė nė rastin e trashėgimisė sė Spanjės dhe njė kohė tė gjatė veproi kundėr mbretit tė Siqelisė, Viktor Amedeit .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:11
KYĒYK AHMED PASHA
Ishte nga vezirėt e kohės sė Sulltan Murat Hanit tė katėrt. Pasi ishte vali i Sivasit, Shamit, dhe Kutahijes, u angazhua nė likuidimin e Iljaz Pashės i cili ishte ngritur nė kryengritje nė Anadoll. Meqė ngadhnjeu, u shpėrblye dhe nė vitin 1042/1632 u kthye vali i Shamit. Edhe aty, duke i shtypur kryengritėsit, ia doli tė kthejė rendin dhe qetėsinė. Nė luftėn e Iranit Padishahu e tėrhoqi nė Erevan e pastaj e emėroi muhafiz nė Mosul. Aty u sėmur. U vra nė njė luftė qė e bėri kundėr shahut tė Iranit nė vitin 1046/1636 .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:11
LUHIU
Ėshtė nga poetėt e Periudhės Osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit. ėshtė prishtinas. Merrej me tesavvuf (misticizėm). Njė kohė tė gjatė u gjend nė shėrbim tė Merkez efendiut .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:12
LUTFI PASHA
Ėshtė nga vezirėt qė kaloi nė postin e sadriazemit (kryeministėr) nė kohėn e Sulltan Sulejman Ligjėdhėnėsit. Ėshtė me origjinė shqiptare . U edukua nė oborrin e Sulltanit. Prej aty, duke dalė me gradėn aga, u caktua tė punojė nėpėr disa krahina. Bashkė me Barbaros Hajredin Pashėn u gjend kryekomandant (serasker) nė ekspeditėn ushtarake nė krahinat e Pojes tė cilat gjenden nė jug tė Italisė dhe nė Siujdhesėn e Korfuzit. Nė tė kthyer nga kjo ekspeditė, pasi qė, pa nevojė dhe pa arsye, pak kohė ra nė njė mjerim (fatkeqėsi), u bė vezir i tretė e pastaj vezir i dytė. U martua me motrėn e Sullan Sulejman Hanit. Kjo lidhje familjare me anė tė martesės, ia patė rritur famėn dhe respektin. Mė 944/1537, pas Ajas Pashės , emėrohet sadriazem. Tre vjet i udhėhoqi punėt e shtetit, pastaj, meqė urdhėroi tė dėnohet njė femėr e pamoralshme me dėmtimin e organeve tė shumimit, pėr shkak tė kėtyre sjelljeve tė ashpra qė ishin nė kundėrshtim me traditėn dhe sjelljen e pėrgjithshme, hasi nė reagimin dhe qortimin e ashpėr tė sulltanit dhe motrės sė tij, qė ishte bashkėshorte e tij. Duke replikuar ashpėr dhe me guxim dhe, meqė u shkurorėzua nga e lartpėrmendura e larguan nga detyra. Shkoi nė Dimitikė dhe nė vitin 950/1543 aty vdiq.
Nė mėnyrė tė shkėlqyeshme zotėronte letėrsinė arabe, shkencėn e fikhut, hadithit dhe shkencat e tjera fetare islame, madje ka qenė njohės i mirė i shkencave filozofike. Ka shkruar disa libra me shpjegime arabe dhe turke, nga mė tė njohurat janė: njė libėr me titull “Asaf-name” (Libri i vezirėve) qė ka tė bėjė me sjelljen dhe edukatėn e vezirėve si dhe njė histori osmane deri nė kohėn e tij . Vepra qė kanė tė bėjnė me filozofinė: “Tuhfetu at-Talibin” (Pėrvoja e hulumtuesve). “Kitab el-esile ve el-exhvibe” (Libri i pyetjeve dhe i pėrgjigjjeve), “Tanbih al-gafilina ve te kid al-kasilin” (Kėshillimi i tė pakujdesshėmve dhe bindja e pėrtacėve); vepra pėrkitazi me shkencėn e hadithit: “Kitab el-kunuzi fi letaifi arr-rrumuzi” (Libri i thesarėve mbi simbolet e bukura), “Zubdetu al-masaili fi al-i'tikadati we al-ibadati” (Ēėshtje tė zgjedhura mbi besimin dhe lutjet) e tė tjera . Shkurt, ndonėse ishte njė vezir i dijshėm dhe i menēur, ishte kryelartė dhe i ashpėr. Gjatė kohės sė tij nė postin e sadriazemit bėri qė disa zakone tė vejtra t'i vendosė nė baza tė reja. Ka lėnė pas vetes edhe pasuri materiale (hajrate) .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:12
MARKO BOĒARI
(Marko Botzaris)
Ishte nga veprimtarėt kryesorė tė revolucionit qė ndihmoi nė pavarėsinė e Greqisė. Lindi nė vitin 1789 nė
rrethinėn e Sulit nė Shqipėri. Ėshtė me origjinė shqiptare. Duke qenė nga njerėzit (bashkėpunėtorėt) e ALi Pashė Tepelenės, pas vdekjes sė tė pėrmendurit, bashkė me shokėt e vet, u ngrit nė kryengritje. Nė vitin 1823 nė vendin e quajtur Misolongj, u rrethua nga ushtria Osmane. Nė sulmin e tij me 240 veta, u plagos. Tė nesėrmen vdiq .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:13
MEHMED ALI PASHA
Nė saje tė transformimit tė administratės sė mbarė Egjiptit dhe nė saje tė organizimit tė mirė pėr pėrmirėsimin e reformave tė ndėr-marra, Mehmed Ali Pasha ėshtė personalitet qė hapi shtigje tė re-ja nė zhvillimin dhe nė civilizimin e vendeve tė pėrmendura, ashtu qė gjenerata e sotme (lexo nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.), duke e trashėguar atė, vazhdon valillėkun dhe hidivllėkun nė vendet e Egjiptit . Lindi nė njė fshat tė rrethit tė Korēės nė Shqipėri nė vitin 1183/1769. Ende kur ishte fėmijė, babai i tij, pėr shkaqe tė ndryshme e lėshoi vendlindjen dhe sė bashku me familjen u shpėrngul pėr nė Kavallė. Mehmed Aliu u rrit aty. Merrej me tregti tė duhanit gjatė kėsaj kohe. Veē kėsaj, ai posedonte edhe talent ushtarak dhe luftarak qė ishte njė talent dhe karakter natyror i tij. Nė kohėn kur regjistrohej dhe tubohej ushtri pėr ta shpėtuar Egjiptin nga njė gjendje kaotike qė e kishte pėrfshirė pas pushtimit tė Francės, edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, mblodhi njė numėr tė konsiderueshėm tė ushtarėve shqiptarė dhe ia mėsyu asaj ane. Pat hyrė nė koalicion me Hasan Pashėn nag Pojana qė ishte komandant i ushtarėve shqiptarė tė Egjiptit. Nė disa luftėra qė ndodhėn, e sidomos nė luftėn e Ebu Kirit, tregoi njė trimėri tė jashtėzakonshme me ē'rast fitoi nder, respekt, dhe simpati tė madhe. Nė mosmarrėveshjet qė u paraqitėn nė mes Husrev Pashės, i cili ishte vali i Egjiptit me ushtrinė shqiptare dhe memalikėt e Egjiptit, ky (Mehmed Ali Pasha - M.P.) patė fituar njė vend tė rėndėsishėm, ashtu qė gradualisht u bė udhėheqės i ushtrisė shqiptare qė gjendej nė Egjipt. Kėtė fuqi filloi ta pėrdorte ashtu si dėshironte. Husrev Pasha, duke mos mundur tė fitojė nė kėtė mosmarrėveshje (zėnkė), u dobėsua. Kur udhėheqja e Egjiptit ishte nė njė gjendje tė ērregulluar dhe me shumė ngatėrresa, Mehmed Aliu e mori ushtrinė nė dorė, kurse Husrev Pashėn e detyroi tė tėrhiqet nga punėt kryesore. Pasi qė mori nė dorė udhėheqjen e vendit dhe pasi qė me lehtėsi ktheu qetėsinė e plotė nė vend, cilėsia e tij u paraqit te Porta e Lartė. Pėr kthyerjen dhe vendosjen e rregullit, disiplinės dhe qetėsisė nė vendet e Egjiptit, Porta e Lartė nuk mundi tė gjejė rrugė dhe zgjidhje mė tė mirė se tė emėrojė Mehmed Aliun vali tė Egjiptit. Kėshtu, kur Mehmed Aliu nė vitin 1215/1800 u emėrua zyrtarisht vezir i vilajetit tė Egjiptit, pikėsėpari nė rivendosjen e besimit dhe tė qetėsisė e kuptoi se ėshtė e domosdoshme t'i qetėsojė memalikėt qė u thonin jeniēerė tė Egjiptit. Pasi pati sukses nė kėtė ēėshtje, si hap tė parė mori nisiativėn qė nė tė gjitha territoret islame tė konsolidojė ushtrinė. Kėshtu nga njėra anė, me fuqinė qė e arriti si dhe me ndihmėn e fėmijėve tė tij Ibrahim Pashės dhe Ismail Pashės, i zgjeroi territoret nga ana jugore e Egjiptit, nė drejtim tė Nubes dhe Sudanit, e nga ana tjetėr, pėrmes shkollave qė i themeloi pėr shkencat ushtarake dhe mjekėsore si dhe pėrmes asociacioneve tė pėrkthimeve u botuan dhe u pėrhapėn njohuri tė reja. Njerėzit e aftė dhe dijetarėt me njohuri shkencore dhe industriale qė i mori nga Evropa,dhanė mund tė jashtėzakonshėm nė zhvillimin e industrisė dhe bujqėsisė, gjė qė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr e gjallėroi Luginėn e Nilit dhe vendet mė tė pazhvilluara tė Egjiptit dhe shtoi mbjelljen e llojllojshme tė prodhimeve bujqėsore: oriz, pambuk, panxharsheqer dhe njėkohėsisht hapi shumė fabrika. Disa mija njerėz i rritėn tė ardhurat e tyre nė njė shkallė qė nuk do tė mund tė shpresohej, pagat e tė cilėve deri nė atė kohė nuk do tė mjaftonin vetėm pėr tė paguar ushtarėt dhe eprorėt e tyre. Kėshtu, shtetin e Egjiptit e solli nė gjendjen e njė shteti tė madh me tokė tė punueshme, pjellore. Nė atė kohė vehabitėt ishin shtrirė nė shumė vende tė Gadishullit arabik. Meqė prej tyre ishin rrezikuar edhe vendet e Hixhazit, pas urdhrit qė e mori nga Porta e Lartė, e drejtoi ushtrinė nga ato anė, ku pastaj vetė u kthye, por aty si zėvendės e la djalin e vet Ibrahimin, i cili, duke u pėrpjekur gjashtė vjet rresht, e theu forcėn dhe e shkatėrroi organizatėn e tyre, mirėpo, gjithnjė frigohej nga ata. Edhe nė revolucionin e Greqisė, Ibrahim Pashėn e dėrgoi me ushtrinė egjiptiane nė More. Aty u detyrua tė qėndrojė tre vjet me qėllim qė tė kthejė qetėsinė dhe tė shuajė kryengritjen. Me rastin e njė havarie iu pat djegur flota.
Pas kėtyre rezultateve, nga ana e shtetit iu dha tė qeverisė edhe Siujdhesėn e Kretės. Mė nė fund Porta e Lartė ia vėrtetoi dhe ia pranoi tė qenėt trashėgimtar nė gjeneratėn (dinastinė) e vilajetit tė Egjiptit tė Mehmed Ali Pashės.
Duke filluar nga ajo kohė ishte i angazhaur t'i udhėheqė mirė tė gjitha vendet e Egjiptit dhe ato qė i pushtoi nė drejtim tė Sudanit. Pat sukses nė shumė reforma dhe nė zhvillimin e vendit. Nė vitin 1264/1847 u sėmur rėndė, kurse autorizimi pėr vali, me ferman iu drejtua djalit tė tij, Ibrahim Pashės. Pas njė sėmundje tė rėndė dyvjeēare. mė 1266/1849 vdiq nė Aleksandri.
Mehmed Aliu ishte njė njeri shumė i menēur; mund tė konsiderohej njeri i pashkollė, sepse edhe atė pak shkollė qė e kishte, e kishte bėrė pas moshės 45 vjeēare. Ai e ēmonte civilizimin e ri dhe pėrparimin. Pasi e mori fuqinė nė duart e veta, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr i nxori nė shesh gjėrat e dobishme dhe jo tė dobishme, dhe kėshtu ia doli qė njė shteti, nė mėnyrė tė pashembullt, deri atėherė, t'ia sjellė civilizimin dhe pėrparimin. Tyrbja (mauzoleu) i tij gjendet nė Kajro, e punuar nė mėnyrė tė pėrsosur, kurse nė Aleksandri ėshtė pėrmendorja e tij e bronztė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:14
MEHMED PASHA
Ėshtė nga vezirėt qė kaloi nė pozita tė larta shtetėrore (kryeministėr) nė kohėn e Sulltan Murat Hanit IV. Ėshtė me origjinė shqiptare. Duke qenė nė shėrbim tė Haxhi Mustafa agės, aga i Stambollit, fitoi simpatinė e tij. Meqė u dėshmua shumė i sjellshėm u bė mirahor, e pastaj vali. Mė vonė mori pozita tė larta, u bė vezir i madh (sadriazem) nė vend tė Rexhep Pashės. Duke qenė njė personaltiet i menēur, i matur dhe shumė aktiv dhe, meqė i mposhti dhe i nėnshtroi shkatėrruesit, plaēkitėsit e ushtrisė qė shkaktonin dėme nė rregu-llimin shtetėror dhe nė ēėshtjen e pasurisė, vuri sistem dhe rregull nė shtet. Kėshtu pati sukses nė vendosjen e paqes dhe sigurisė nė ēdo anė. Mė 1043/1633 vendosi tė ndėrmarrė njė ekspeditė ushtarake nė Lindje me ē'rast, me ushtrinė osmane shkoi e u vendos nė kazermat e Halepit.Aty, meqė u pėrgatit mirė pėr ekspedita mė tė rėndėsishme, ia mėsyu Erzurumit. Pėr sukseset qė i arriti, fitoi grada tė larta te padishahu i tij i pėrmendur mė lart, i cili personalisht mori pjesė nė luftė. Kėshtu, duke parė sukseset dhe shėrbimet e mira gjatė pushtimeve qė ndodhėn, vazhdoi si nėpunės edhe nė shumė ejalete tė Rumelisė. Para se tė kthehej te padishahu, sė pari deshi tė sigurojė ēėshtjen e kufijve, prandaj mbeti nė kazermat e Amidit. Mė 1045/1635 shahu i Iranit pėrsėri tentoi nė prishjen dhe ndėrrimin e kufijve. Kėtė herė, meqė Irani kishte numėr tė madh ushtarėsh, Mehmet Pasha nuk mundi tė ngadhnjejė, prandaj i dėshpruar pa masė, u detyrua tė kthehet nė kazermat e Amidit. pėr kėtė dėshtim, mė 1046/1636 qe larguar nga puna dhe qe kthyer nė Stamboll. Pas qėndrimit tė tij nė burg nja dy muaj e gjysmė, padishahu e fali dhe e caktoi me detyrė nė mbrojtjen e kufirit tė Bodinit, kurse mė 1049/1639 u kthye nė Stamboll me detyrė tė kajmekamit. Po nė kėtė vit, me dredhinė e silahdarit tė pashait, u fajėsua se gjoja ka marrė pjesė nė korrupcionin e vojvodallėkut tė Vllahisė , me ē'rast burgoset nė Jedikule dhe dėnohet me vdekje.
Ishte njė vezir i menēur dhe i aftė. Nė postin e kryeministrit (sadriazem) ishte afėr pesė vjet. Kur vdiq ishte nė moshėn pesėdhjetė vjeēare .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:15
MEMISH PASHA
Ėshtė nga vezirėt i cili kaloi nė pozita tė larta shtetėrore nė kohėn e Sulltan Mahmud Hanit II. Ėshtė shqiptar. Duke qenė nė shėrbim tė disa vezirėve, u aftėsua deri diku edhe nė tė shkruar. Iu pat bashkuar Jusuf Zija Pashės i cili e ngriti nė rangun e muderrizėve(haxhegjan). Pastaj qe bėrė ēaush-bashė. Nė vitin 1223/1808, pėr shkak tė rastit (mosmarrėveshjes) tė Alemdar Mustafa Pashės, e kishte parė tė domosdoshme t'i gjejė njė njeri me aftėsi mesatare nė ministri. Sado qė atij iu besua myhyri (vula) i ministrisė, pasi qėndroi nė kėtė vend pune vetėm 50 ditė, pėr shkak tė paaftėsisė u largua nga detyra dhe u degradua. Nė vitin 1224/1809 aty vdiq .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:16
MERRE HYSEJN PASHA
Ėshtė nga vezirėt i cili dy herė zuri pozita tė larta nė ministri (sadriazem) nė kohėn e Sulltan Mustafa Hanit I. Ėshtė me origjinė shqiptare . Me tė ardhur nė Stamboll, u gjend nė shėrbime tė ulėta (tė parėndėsishme), si p.sh. gjellėbėrės. Qe bėrė akshi-bashė i Saturxhi Mehmed Pashės, pastaj, spahi e ēaush si dhe silahdar i rrugėve. Njė kohė qe bėrė agnam emini (njeri i besueshėm qė vihet nė krye tė shėrbimit tatimor tė bagtive); kapuxhi-bashė, kapuxhiler-i ket-huda dhe mirahor i dytė. Mė 1029/1619 u bė vali i Egjiptit; mė 1030/1620, pas Daut Pashės, iu dha pėlqimi tė bėhet sadriazem. Ishte i aftė pėr tė kontribuar, por, pas 24 ditėsh nė krye tė ministrisė (sadriazem), u largua, iku dhe u fsheh. Mė 1032/1622 pėr tė dytėn herė zgjedhet sadriazem. Pasi qėndroi 7 muaj nė kėtė pozitė, pėrsėri u largua. Sado qė prapė u fsheh, u gjet kur hypi nė fron Sulltan Murati IV nė vitin 1033/1623. U dėnua me vdekje.
Pėr personat qė do tė burgoseshin dhe do tė dėnoheshin, njerėzve tė vet zakonisht nė gjuhėn shqipe u thonin merre (turq. al¢n - lexo allėn), prandaj, ky u bė i njohur me kėtė ofiq .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:16
MIMAR SINANI
Ishte njėri nga mė tė talentuarit dhe mė tė njohurit tė mimarėve (arkitektėve qė jetoi nė Perandorinė Osmane . Xhamia Sulejmanije, e cila sot ėshtė vepėr e pėrkryer dhe e jashtėzakonshme, ėshtė argument i mjaftueshėm qė tregon aftėsinė dhe talentin e tij nė artin e arkitekturės. Nė kohėn e Sulltan Sulejman Ligjdhėnėsit u zgjodh sermimar (kryearkitekt). Pėrveē xhamisė sė pėrmendur ka projektuar edhe rreth 400 (katėrqind) xhami dhe ujėsjellėsa dhe shumė e shumė objekte tė tjera. Nė afėrsi tė Aga Kapisė me emrin e tij u pagėzua njė xhami, njė mekteb dhe njė rrugė. Edhe mahalla (lagja) ėshtė e njohur me emrin e tij. Vdiq nė vitin 996/1587, nė moshėn mbi njėqind vjeēare. Ėshtė varrosur nė tyrben (mauzoleun) e posaēėm nė oborrin e xhamisė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:17
MIRAHOR ILIAZ BEU
Ėshtė nga njerėzit e Ebu-l-Fet'h Sulltan Mehmed Hanit II dhe Sulltan Bajazitit. Ėshtė stėrgjyshi i autorit tė ngratė nga nėna dhe themelues i qytetit tė Korēės qė gjendet nė vilajetin e Manastirit. Iliaz beu ishte njė trim i fshatit Petarjet tė kazasė sė Permetit tė vilajetit tė Janinės. Nė ekspeditėn e Sulltan Murat Hanit II, qė ndodhi nė territoret e Shqipėrisė, u muar t'u shėrbejė sulltanėve. Pranoi fenė e ndershme islame. Duke u stėrvitur dhe, duke marrė gradė pas grade si nė kohėn e padishahut tė lartpėrmendur, si nė kohėn e Sulltan Mehmedit II, u pėrgatit pėr pushtimin e Stambollit. Nė rrethinėn e Jedi Kulės, me lejen e padishahut tė tij, njė kishė e pat kthyer nė xhami, e cila tani ėshtė e njohur me emrin Xhamia e Mirahorit ose Xhamia e Kishės. Pranė saj gjendet edhe njė teqe dervishėsh. Ishte bėrė edhe lala (kėshilltar, edukator) i Sulltan Bajazit Hanit II. Kur erdhi nė fron Sulltani i posapėrmendur, qe bėrė mirahor i parė. Pas njė kohe u pensionua dhe iu dha pasuri (ēiflik) nė fshatin Pitarjet (qė ishte vendlindje e tij) dhe nė disa fshatra pėrreth. Kur u kthye nė atdhe, e bleu dhe menjėherė e prishi njė manastir tė bukur i cili gjendej nė brendi tė ēiflikut tė tij dhe nė vend tė kėtij manastiri e ndėrtoi njė xhami njė imaret-han (kuzhinė publike humanitare) njė medrese dhe disa ndėrtesa tė tjera. Kėshtu i vuri bazat e qytetit tė Korēės. Pastaj, u gjend nė vilajetin e Janinės dhe nė detyra tė tjera. Ēifliqet i la vakuf, dhe i autorizoi fėmijėt e vet meshkuj tė udhėheqin nė to. Vakufi i pėrmendur tash udhėhiqet nga bejlerėt e Korēės, tė cilėt janė trashėgimtarė tė tij. Nga dy fėmijėt e tij, i madhi Ine beu (ka njė xhami nė rrethinėn e Jeni Kapisė qė lidhet me emrin e tij) u vra nė frontin e Bagdadit, kurse tjetri u bė mytevelli i vakufit nė Korēė. Mirahor Iliaz Beu konsiderohej si njeri i shenjtė. Ē'ėshtė e vėrteta, pėr tė tregohen gjėra tė ēuditshme. Gjoja se Sulltan Bajaziti kur e pensionoi atė, e urdhėroi tė marrė njė kafshė nga Has-ahuri, t'i hipė asaj dhe i premtoi se do t'i japė pasuri aq tokė sa do tė mundet tė sillet me tė njė kohė tė caktuar. Ky e zgjodhi dhe e mori njė mushkė tė shpejtė. Kjo mushkė posa pėrfundoi tė sjellurit nėpėr vendet qė dėshiroi mirahori, plasi dhe u shndėrrua nė gur, ndėrsa nga brenda filloi t'i rrjedh shkumė. Edhe nė rrethin e Korēės haset njė gur si mushkė e shtrirė dhe rrjedh uji i bardhė si shkuma nga kėrthiza. Legjenda qė u pėrmend duhet tė ketė lindur nga kjo ngjashmėri. Iliaz beu vdiq nė vitin 917/1511 dhe tyrbja e tij gjendet pranė xhamisė nė Korēė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:17
MUHTAR PASHA
Ishte nga vezirėt (ministrat) nė kohė e qeverisjes sė Sulltan Mehmed Hanit II. Ėshtė i biri i Ali Pashė Tepelenės. Ishte mytesarrif nė Athinė e cila gjendej nėn qeverisjen e babait tė tij. Babai i tij u shpall fermanli. Kur u rrethua nė Janinė, bashkė me Veli Pashėn i cili ishte mytesarrif nė Terhallė dhe vėllezėrit e tjerė, sado qė kėrkuan strehim nga shteti, pas vdekjes sė Ali Pashės, edhe kėtyre ua prenė kokat dhe i dėrguan nė Stamboll. Ėshtė varrosur jashtė Topkapisė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:17
MUIDI
Nga poetėt e shekullit tė dhjetė sipas hixhretit janė dy personalitete me kėtė pseudonim:
I pari, nga kėta, ėshtė nga Tetova. Babai i tij ishte muid-zade nga muderrizėt e kohės sė Sulltan Bajazit Hanit. Ky, biografia e tė cilit shkruhet kėtu, kishte shkruar shumė poezi. E ka lėnė pas vetes edhe njė “Hamse”.

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:18
MURAT PASHA
Ėshtė nga vezirėt i cili nė kohėn e Sulltan Mehmed Hanit IV dy herė kaloi nė postin e kryeministrit. Ėshtė me origjinė shqiptare. E lėshoi vendlindjen dhe me tė ardhur nė Stamboll hyri nė ushtrinė e jeniēerėve (Yeniēeri oca¤i), ku mė pastaj duke marrė gradė pas grade, u bė ēorbaxhi. Nė ekspeditėn ushtarake tė Bagdadit u bė kul-kethuda (lexo: ket-huda) e pastaj sekban-bashė. Duke i parė sukseset dhe shėrbimin e mirė tė tij nė pushtimin e Kretės, Sulltani i lartpėrmendur e emėroi aga tė jeniēerėve. Nė vitin 1058/1649 u avancua nė gradėn e kryeministrit (sadriazem). U pėrpoq tė pėrmirėsojė korpusin e jeniēerėve tė cilit i takonte, tė nėnshtrojė me forcė disa grupe tė ushtarėve; tė largojė disa kryekomandantė (ser-amidan) tė grupeve tė pėrmendura, pastaj tentoi tė kalojė nė vend tė Kara Ēaushit i cili ishte aga i jeniēerėve. Mirėpo, pas tė gjitha kėtyre, duke kuptuar se nuk do tė ketė forcė tė rezistojė nė kėto qė u pėrmendėn, pas pesėmbėdhjetė muajsh si kryeministėr (sadriazem), mė 1060/1650, duke kėrkuar falje, kėrkoi tė shkojė nė ejaletin e Bodinit. Kėrkesa e paraqitur e tij u pranua. Pasi qėndroi si vali i Bodinit tre vjet, pra, mė 1063/1652 u largua nga puna dhe erdhi nė Stamboll. Mė pastaj, d.m.th. mė 1064/1653 pėrsėri vjen nė pozitė dhe emėrohet kapedan i marinės (kapudan-i derya). Kur del nė Detin e Bardhė me flotėn ushtarake tė shtetit Osman dhe, duke shpartalluar ushtrinė e Venedikut qė e mbante gjirin e Bosforit, duke ngritur lart famėn dhe fuqinė e shtetit, fitoi simpati dhe dashuri te sulltani i tij. Mirėpo, meqė organizoi grupe tė jeniēerėve dhe ushtarė qė tė ēohen kundėr Ibshir Pashės i cili ishte kryeministėr, mu pėr kėtė shkak dėnohet me burg. Mė vonė, pra mė 1065/1654, pėr tė dytėn herė kaloi nė pozitėn e kryeministrit. Pas tre muajsh nė kėto pozita tė larta, pėrsėri, duke kėrkuar falje, emėrohet nėpunės nė ejaletin e Damaskut. Duke shkuar nė vendin e punės, vdes nė Hamma. Ishte njė vezir i menēur dhe i aftė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:18
MUSA QAZIM PASHA
Ėshtė njėri nga poetėt mė tė famshėm tė periudhės sė fundit osmane.Sidomos u shqua me elegjitė dhe satirat etj. Lindi nė vitin 1237/1821 nė kasabanė e Konicės nė Shqipėri. Sė bashku me babain e vet, Hysejn beun, shkoi nė Stamboll. Pasi mbaroi shkollėn dhe pasi u aftėsua bukur mirė, vazhdoi tė punojė nė zyrėn e Divan-i Hymajun-it (Kėshill i lartė nė Perandorinė Osmane qė vepronte nė pallatin e Sulltanit), pastaj nė njė zyrė tė veēantė tė tij dhe nė zyrėn e Sekretariatit financiar. Mė pastaj me veprimtarinė e tij filloi karierė tė veēantė ushtarake. Me talentin e tij tė lindur pėr njė kohė tė shkur-tėr arriti tė punėsohet nė Sekretariatin qė kishte tė bėjė me livatė (kra-hinat), e pastaj nė Sekretariatin ushtarak dhe kėshtu, gradualisht fitoi gradėn e lartė ferikli (gjeneral). Oratoria e madhe e tij arriti efekte dhe ndikime tė mėdha. Dashuria e madhe ndaj familjes sė Hazreti Muhammedit e futi nė tarikat (mbase nė sektin shiit - M.P.), Njė pjesė e rėndėsishme e poezive tė tij janė poezi panegjirike, elegji, ndėrsa disa poezi tė tij pėrmbajnė lutje, dua e tė ngjashme. Ja disa vargje nga poezia e tij(tė cilat po i japim nė gjuhėn shqipe me njė pėrkthim tė lirė):
Dashuria e rrufeshme dhe deti i pafund tė shqetėsojnė
Njė margaritar i ēmueshėm u bė i dukshėm nė kohėn e tij
Tha u dukėn lulet e para qė e ndryshojnė karakterin
Nė njėrėn ėshtė drita e Muhammedit nė njėrėn drita e Aliut .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:19
MUSTAFA PASHA
Nė kohėn e sulltanatit tė Sulltan Javuz Selim Hanit dhe tė Sulltan Sulejman Hanit arriti gradėn vezir i dytė. Ėshtė shqiptar. U martua me motrėn e Sulltan Sulejmanit. Kjo lidhje familjare me anė martese bėri qė ky edhe mė tepėr tė respektohet nga ana e Sulltanit. Ishte njė vezir i menēur, i shkathėt dhe shumė i guximshėm. Nė luftėrat me Hungarinė dhe nė rrethimin e Rodosit bėri shėrbime tė mira. Mė 928/1521 qe bėrė vali i Egjiptit (Misirit). Kur mbėrrini atje, mori pjesė nė njė kryengritje kundėr ushtrisė sė mbetur ēerkeze. Luftoi kundėr tyre. Pėrsėri e pushtoi territorin e Egjiptit. Pasi vendosi paqė dhe qetėsi, pasi qėndroi si vali aty tetė muaj e gjysmė, erdhi nė Stamboll. Nė 935/1528, kur bėhet vezir i dytė, vdes. U varros nė oborrin e xhamisė qė e kishte ndėrtuar nė Gekboza .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:20
MUSTAFA PASHA
Ishte nga kryeministrat (sadrazemėt) e kohės sė Sulltan Mustafa Hanit III. Ishte nga Manastiri. Nė fillim ishte iē-mehter. Arriti pozita tė larta shtetėrore; u bė kapuxhi-bashė dhe mė 1103/1691 aga i jeniēerėve, e mė pastaj u emėrua muhafiz nė Baba-Dagi. Pa kaluar shumė kohė u avancua nė gradė tė vezirit. Sė pari nė Anadoll, e pastaj, mė 1108/1696 u emėrua serdar dhe vali nė Dijarbekir. Pėr shkak tė sjelljeve dhe qėndrimeve tė tij tė ēuditshme e hidhėroi padishahun e tij, por me ndėrmjetėsimin e shejhul-islamit (myfti), Fejzullah efendiut, u dėrgua nė kufirin e Bosnjės dhe u pėrqėndrua nė kalanė e Boēillit, ku do t'i mjaftonte grada e vezirit. Mė 1109/1697 u fal dhe u kthye pėrsėri nė detyrė tė vezirit. Kėshtu qe caktuar vezir nė ejaletin e Bosnjės, pas njė viti nė ejaletin e Rekka-sė, e pastaj nė atė tė Bagdadit. Nė vitin 1112/1700, duke qenė nė gradėn e serdarit, u ēmua lart nė punėn qė bėri nė pėrmirėsimin e shtratit tė lumit Dijale nė kohėn e nėnshtrimit tė Basrės. Mė 1113/1701 transferohet nė ejaletin e Anadollit, ndėrkaq nė vitin 1114/1702 avancohet edhe nė gradėn e kryeministrit. Ishte i padijshėm (lexo: i pashkolluar - M.P.), kėmbėngulės dhe nė njė mėnyrė i ēuditshėm. Duke e mėrzitur popullin me qėndrimet dhe sjelljet e ēuditshme, si p.sh. duke ua ndryshuar veshjen grave ose duke urdhėruar tė rrihen me njė mijė shkopinj pėr njė gabim, katėr muaj pas njė veprimi tė kėtillė, nė moshėn pesėdhjetėvjeēare dėnohet me vdekje. E merr dėnimin e merituar .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:20
NAMI
Nga poetėt e Perandorisė Osmane tė shekullit tė dhjetė janė pesė personalitete me kėtė pseudonim:
I dyti nga kėta ėshtė nga Shkupi. Ishte i njohur me emrin Bekli Memi

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:21
NASUH-ZADE ALI PASHA
Ėshtė nga kapedanėt e kohės sė sulltanatit tė Sulltan Mahmut Hanit II. Ėshtė ulqinak172a. Edhe pse ishte kapedan i Galeonit, u bė kapedan i Perandorisė Osmane. Ndonėse ishte muhafiz nė muhafezllėkun e Ujrave tė Ulqinit, me njė pjesė tė anijeve tė marinės sė Perandorisė Osmane, mė 1237/1821 u bė kapedan-i derja (admiral) nė vend tė Deli Abdullah Pashės, dhe atėherė grekėt qė ishin nė kryengritje, meqė e kishin rrethuar Sakėzin nga rruga detare nėn komandėn e Kanariut tė famshėm, me flotėn shkoi nė ato anė. Nė luftėn qė u zhvillua ndėrmjet tyre, i detyroi grekėt tė tėrhiqen. Sado qė e ēau rrethimin dhe barrikadėn, kėta gjatė natės u afruan fshehtas dhe ia dhanė zjarrin flotės sė tij. Ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, u hodh nė det dhe, pas njė pėrpjekje, u mbyt nė ujė. Sipas njė varianti tjetėr doli nė breg, por e vranė disa gjakpirės dhe ia kishin hedhur trupin nė det.Tė nesėrmen ia kishin gjetur kokėn tė prerė dhe ashtu e kishin varrosur. Nė funksionin kryekapedan qėndroi 8 (tetė) muaj172b .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:22
NEHARI
Ėshtė nga poetėt e periudhės osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit. Ishte nga Prizreni .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:22
NESIRI
(Tahir Dede)
Ėshtė poet dhe baba i tarikatit (sektit) tė bektashizmit. Ėshtė nga fshati Frashėr nė Shqipėri qė ėshtė vendlindja e autorit tė ngratė (Sami Frashėrit - M.P.). Pasi shėtiti njė kohė tė gjatė nėpėr vendet e Perandorisė dhe pasi i vizitoi vendet e shenjta (shkoi nė haxhillėk) u kthye nė katundin e lartpėrmendur (nė Frashėr - M.P.) dhe themeloi njė teqe tė madhe dhe pėrparimtare . Vdiq nė vitin 1250/1834. U varros nė tyrben pranė teqes sė tij. Pėrveē shumė poezive nė gjuhėn shqipe, Nesibi shkroi edhe shumė gazele (vjersha lirike) nė gjuhėn turke dhe nė gjuhėn persiane. Kur po kthehej nė mėmėdhe, u ndal nė kasabanė e Leskovikut. Kur shejhat e atyshėm i shtronin pyetje, ky aty pėr aty u pėrgjigjej me vjersha .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:23
NUHI
Ėshtė nga poetėt e periudhės osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit. Ėshtė prishtinas. Ishte nė kabinetin e Sulltan Mehmedit, njėri nga shehzadet (princat, pasardhėsit) e Sulltan Sulejman Ligjėdhėnėsit. Kur vdiq shehzadeja i lartėpėrmendur, iu bashkua sekretarėve tė Divan-i Hymajunit (Oborri i Sulltanit). Nė ekspeditėn e Vanit ishte nė funksion tė lartė nė Oborrin e Sulltanit, mirėpo, vdiq .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:23
OMER PASHE VRIONI
Ishte nga fshati Vrion i kazasė dhe sanxhakut tė Beratit nė Shqipėri. Shkoi nė Egjipt si ushtar dhe atje duke marrė grada njėrėn pas tjetrės, u gjend edhe nė vilajetin e Egjiptit tė Mehmed Ali Pashės, me gradėn e mirmiranit. Mirėpo, pastaj, duke rėnė nė mosmarrveshje me pashėn e sipėrpėrmendur, u kthye nė Janinė dhe vihet nė shėrbim tė Ali Pashė Tepelenės. Meqė Ali Pasha u shpall fermanli, e la edhe kėtė dhe u bashkua me Hurshid Pashėn i cili ishte dėrguar mbi Ali Pashėn. Mė 1236/1821, pas Ali Pashės, bėhet vali i Janinės me gradė tė vezirit. Nė kėtė detyrė qėndroi katėr vjet. Fėmijėt e tij, Hysejni dhe Karamani u bėnė mytesarrif nė Berat dhe nė liva (krahina) tė tjera. Bejlerėt e Beratit tė tashėm (lexo nė kohėn e Samiut - M.P.) janė nipėrit dhe stėrnipėrit e kėtij, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:24
OHĖRLI HASAN PASHA
Ėshtė nga vezirėt qė arriti nė funksione tė larta nė ministri nė kohėn e Sulltan Osman Hanit II. Ėshtė djali i njė spahiu nga Ohri . U rrit dhe u kalit nė kopshtin e pallatit tė Sulltanit. U bė bostanxhi-bashė, kurse nė ekspeditėn e Revanit aga i jeniēerėve e pastaj bejlerbe i Rumelisė. Kur u kthye nė Stamboll, u shpėrblye me gradėn vezir i katėrt. Nė vitin 1030/1620 kaloi nė postin e sadriazemit. Pas pesė muajsh nė kėtė post, u akuzua se nuk i doli nė ndihmė Karakash Mehmed Pashės i cili u vra nė luftėn e Hotinit , prandaj u largua nga detyra. U vra nė mosmarrėveshjen qė u paraqit po nė kėtė vit. U varros nė Beshiktash, afėr tyrbes sė Jahja efendiut. Nė Ohėr ka lėnė pasuri materiale pėr qėllime bamirėse (hajrate) .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:24
PATRONA HALIL
Ėshtė shqiptar. Ishte nga eprorėt e jeniēerėve tė kohės sė Sulltan Ahmet Hanit III. Nė njė lėvizje (kryengritje) qė e organizoi , sė bashku me disa bashkėmendimtarė tė tij, u vra nga Halil Pehlivani, aga i jeniēerėve, dhe nga shokėt e tij .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:25
PLASALI ISMAIL PASHA
Ėshtė njė nga vezirėt e njė familje tė lashtė vezirėsh tė fshatit Plasa qė ndodhet nė periferi tė kasabasė sė Korēės nė Shqipėri. Gjatė kohės sė sulltanatit tė Sulltan Abdylmexhidit shumė herė ka qenė vali nėpėr vilajete tė ndryshme. Vdiq nė fund tė periudhės sė Sulltan Abdylmexhidit. Familja e katundit Plasa ėshtė njė familje shumė e vjetėr derebejėsh. Emri Plasa ėshtė fjalė shqipe qė do tė thotė “saraj” (pallat), prandaj, fshati, pėr shkak tė sarajit (pallatit) tė veēantė tė kėsaj familjeje ėshtė quajtur me kėtė emėr. Nga kjo familje rrjedhin njė varg vezirėsh. Gėrmadhat e kėtij saraji-pallati shihen edhe sot . (lexo: nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.).

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:26
PRISHTINASI MESIHI
Ėshtė nga poetėt e periudhės osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit. Ėshtė nga Prishtina. Ishte sekretar i oborrit mbretėror i vezirit Ali Pasha. Pas vdekjes sė tij ishte i shtėrnguar tė kėnaqet me njė timar tė vogėl. Vdiq nė vitin 918/1510 .
Dallohej edhe nė kaligrafi (bukurshkrim). Ja njė bejt nga ky: Pamja dhe stolisja qė bėn thika e gdhendjes janė tė ēmueshme
Ashtu siē ėshtė pamja e manastirit me statuja dhe ikone .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:27
QEMAL BEU
Ėshtė nga letrarėt e famshėm tė Perandorisė Osmane. Nė tė vėrtetė, mund tė konsiderohet reformator i letėrsisė turke dhe themelues i tė shkruarit sipas metodės sė re. Sado qė Shinasiu ėshtė ai qė para Qemalit e nisi kėtė mėnyrė tė tė shkruarit, Qemal beu mė tepėr e ka gjallėruar dhe ndriēuar kėtė metodė tė re. Shkrimet letrare sipas metodės sė re qė i kishte shkruar ishin arsye tė ēmohen dhe tė botohen shpejt. Nė kėtė mėnyrė Qemal Beu shėrbeu shumė nė pėrmirėsimin e letėrsisė turke dhe nė pėrhapjen e njė stili natyror dhe tė lehtė tė tė shkruarit.
Qemal beu lindi nė Stamboll nė vitin 1250/1834 . I ati i tij ishte nga Jenishehri , kurse e ėma ishte nga kasabaja e Konicės tė Shqipėrisė. Mėsimet e para i pėrvetėsoi nė mektebet e kohės dhe, pastaj, pasi mėsoi gjuhėn dhe letėrsinė arabe, persiane dhe frėnge, njė kohė vazhdoi tė punojė nė institucionet e Portės sė Lartė, e pastaj nėpėr shtėpitė botuese te posahapura. Me artikujt qė i botonte, tėrhiqte vemendjen dhe kujdesin e opinionit tė pėrgjithshėm. Mė vonė u emėrua anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Shtetit (¼ura-yi Devlet). Pas kėsaj u emėrua mutesarrif i Sakėzit. Kur Sakėzi u bė qendėr vilajeti, ky u transferua nė mutesarrifllėkun e Rodosit. Pastaj, pėrsėri u kthye nė Sakėz. Nė vitin 1305/1887 vdiq nė ishullin e zėnė ngoje nga ndezja e mushkėrisė sė bardhė. Tyrbja i ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė pėrsosur nga padishahu i tij. Nė poezitė dhe nė shkrimet e tjera nėnshkruhej me pseudonimin Namik .
Shkathtėsia dhe aftėsia mė e madhe e tij shihet nė artikujt politikė, nė vargjet qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen ekonomike, sociale, e sidomos nė poezitė e njohura dhe tė fuqishme tė tij. Kishte dėshirė tė shkruajė vepra teatrale dhe tregime. Sado qė shkroi disa broshura tė tilla, nuk shihet ndonjė shkathtėsi e veēantė nė kėto gjini letrare nė krahasim me tė tjerat. Janė tė njohura veprat e tij nė prozė dhe nė poezi. Ishte shumė i popullarizuar .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:41
QYPRILI MEHMED PASHA
Ėshtė nga vezirėt (ministrat) mė tė shquar tė Perandorisė Osmane qė arriti nė pozitėn e kryeministrit (sadriazem). Ėshtė me origjinė shqiptare. Lindi nė njėrin nga fshatrat e kazasė sė Timuricės tė sanxhakut tė Beratit. Pasi erdhi nė Stamboll dhe pasi hyri nė oborrin mbretėror, iu bashkua grupit tė posaēėm tė gjellėbėrėsve (Tabahin Hassa Zumresi). Pastaj qe larguar nga kjo organizatė. Duke iu bashkuar Husrev Pashės, dalėngadalė qe bėrė haznedar (arkatar) i tij. Nė kohėn e sadriazemit, Kara Mustafa Pashės, arriti nė gradėn e mirahorit, e pastaj me dy tuga u emėrua vali nė ejaletin e Sirisė (Shamit), Kudsit dhe Tripolit. Nė vitin 1061/1650 u bė anėtar i kubbe-i vezirit (Kėshill i veēantė nė pallatin e sulltanit nė Perandorinė (Osmane), e pastaj u emėrua sanxhak-be i sanxhakut tė Qystendilit. Mė vonė qe tėrhequr nė kasabanė e Qyprisė tė cilėn e kishte zgjedhur pėr vendbanim tė tij. Ibshir Pasha, i cili kishte kaluar nė postin e kryeministrit kur u kthye nga Halepi pėr nė Stamboll bėri njė lutje - peticion (arzuahal) dhe ia dorėzoi atij sipas tė cilit ky (Qyprili Mehmed Pasha - M.P.) pėr tė dytėn herė u emėrua vezir nė ejaletin e Tripolit, mirėpo, para se tė arrijė nė vendin e punės, ndryshoi disponimi i Ibshir Pashės; e pėrzuri dhe e ktheu nė Qypri. Megjithatė, sipas njė lutje me shkrim (arzuhal) qė rrodhi nga ai vend e qė iu dorėzua Mehmed Pashės tė dėgjueshėm (tė qetė), mė 1066/1655 kaloi nė pozita tė larta shtetėrore dhe pėrsėri u caktua nė ejaletin e Tripolit. Gjersa po pėrgatitte dhe po rregullonte radhėt ushtarake, me rekomandimin e disa qėllimmirėve dhe njerėzve me autoritet tė shtetit, iu besua detyra e lartė (sadriazem) . Me fillimin dhe nisjen e reformave themelore, vend tė rėndėsishėm i dha ēėshtjes ekonomike, rregullimit ushtarak dhe drejtėsisė. Kėshtu shtetit (Osman) ia pat kthyer fuqinė dhe forcėn qė e gėzonte mė parė. Nė vitin 1067/1656 i mori pėrsėri nga duart e armiqve Limnin dhe Bozxha Ada-nė , dhe pas njė viti e drejtoi ushtrinė pėr ta nėnshtruar popullin e Erdelit i cili ishte bėrė i padėgjueshėm. E pushtoi Janovėn dhe mė 1070/1659 e parė pushtuar kalanė e Varad-it. Mė 1072/1661 u sėmur dhe pasi lėngoi nja dy tri muaj, duke i kaluar tė tetėdhjetat, vdiq. Ėshtė varrosur nė oborrin e bibliotekės sė tij afėr Ēemberlitashit. Si sadriazem (kryeministėr), nė kohėn e Sulltan Mehmed Hanit, shėrbeu pesė vjet e tre muaj e dhjetė ditė. Rezultatet qė i arriti nė pėrforcimin dhe mė ngritjen e ēėshtjeve shtetėrore nė njė shkallė mė tė lartė, janė argumente tė qarta qė tregojnė pėr fuqinė dhe mundėsinė e tij tė jashtėzakonshme. Disa historianė e kritikojnė rigorozitetin e tij qė e tregoi gjatė dėnimeve, ndonėse edhe ky, duke i pasur parasysh tė gjitha rrethanat politike tė asaj kohe, mund tė falet . Sido qė tė jetė, pėr shkak tė rezultateve dhe shėrbimeve qė i bėri nė shtet, nuk lejohet tė merret nėpėr gojė. Nė Stamboll, nė afėrsi tė Ēemberlitashit ka themeluar medresenė dhe bibliotekėn. Edhe nė Qypri ka lėnė shumė monumente (hajrate) pėr qėllime bamirėse. Duke u bazuar nė shėrbimet e shkėlqyeshme tė tij, posti i sadriazemit iu besua dhe iu dorėzua djalit tė tij Fazil Ahmed Pashės. Nė kėtė pozitė tė lartė erdhėn edhe disa personalitete nga fėmijėt dhe nipėrit e tij .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:41
QYPRILI-ZADE
(Fazil Ahmet Pasha)
Ėshtė nga vezirėt i cili nė kohėn e Sulltan Mehmed Hanit IV kaloi nė postin e sadriazemit (kryeministėr) .
Ėshtė djali dhe trashėgimtari i Qyprili Mehmed Pashės, biografia e tė cilit u shkrua pak mė parė. Lindi nė kasabanė e Qyprisė nė vitin 1045/1635. Edhe pse i pėrvetėsoi mėsimet fetare islame nga Kara Ēelebi-zade Abdylaziz efendiu dhe nga dijetarėt (ulematė) e tjerė tė kohės dhe, edhe pse hyri nė kategorinė e muderrizėve, ai kaloi nė punėt qė kishin tė bėjnė me ēėshtjet e pushtetit. Kėshtu, mė 1069/1658 me gradė tė vezirit u emėrua nė Erzurum; mė 1070/1659 u emėrua nė vilajetin e Sirisė; mė 1071/1660 u kthye nė Stamboll dhe u emėrua nė pozitėn e lartė tė kajmekamit, e kur u sėmur babai i tij, e zėvendėsoi atė. Nė 1072/1661 kur i vdiq babai, ndonėse ishte nė moshėn 27 vjeēare, kaloi nė pozitėn e kryeministrit. Pas njė viti kaloi nė kėshtjellat (kalatė) e Erdelit tė austriakėve (d.m.th.nė Transilvani). Duke shkuar nė ato anė me ushtrinė osmane me gradė serasker (kryekomandant), pas njė rrethimi prej 26 ditėsh, mė 1074/1663 e pushtoi kalanė e Ujvarės. Me kėtė arriti njė sukses tė madh. Kur filloi stina e dimrit, u kthye nė kazermat e Beogradit, ku u organizua mirė qė nė pranverė tė ndėrmarrė pėrsėri ndonjė ekspeditė tjetėr. Mirėpo, duke u dėrguar pėrfaqėsues nga ana e Austrisė, u pėrkrah marrėveshja paqėsore. Pas harmonizimit tė qėndrimeve dhe marrėveshjes nė dobi tė Shtetit Osman, ai u kthye nė Edrene. U bė shumė i respektuar dhe shumė i dashur te padishahu i vet. Nė vitin 1077/1666 personalisht shkoi nė Ujėrat e Kretės qė gjendej nėn rrethimin e Osmanlinjve plot 24 vjet. Nė vitin 1080/1669 ia doli t'i nxjerrė dhe t'i largojė plotėsisht venedikasit nga siujdhesa dhe, kur e pushtoi tėrė Kretėn, u kthye fitimtar nė Edrene. Pėr kėtė sukses tė madh fitoi komplimente nga Sulltani dhe kėshtu u bė shumė i famshėm. Kur mė 1083/1672 populli kozak qė gjendej nėn mbrojtjen e Perandorisė Osmane u sulmua nga mbreti i Polonisė , Sulltani i lartpėrmendur personalisht ndėrmori njė ekspeditė me ushtrinė osmane me tė cilėn shkoi edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu. Nė pushtimin e Kamenixhes tregoi guxim tė jashtėzakonshėm. Mirėpo, kur e kapėn disa sėmundje, mė 1087/1676 kthehet nė Edrene bashkė me ushtrinė. Nuk kishte fuqi tė shkojė me tė, prandaj, i pėrgatitėn njė pėrcjellje solemne dhe, duke shkuar pas saj dalngadalė, nė afėrsi tė Xhisrerginesė , nė ēiflikun Kara-Biber, vdiq. Kufomėn ia ēuan nė Stamboll. E varrosėn pranė babait tė tij. Vdiq nė moshėn 42 vjeēare . Nė guxim, aftėsi dhe shkathtėsi ishte i njėjtė si babai i vet. Dallohej mė tepėr edhe me dituri, bujari, urtėsi, maturi. I urrente dhe nuk i kushtonte rėndėsi pėrhapjes sė gjėrave jo tė rėndėsishme. Pėr tė pasuruar edhe mė tepėr bibliotekėn e t'et, grumbulloi njė numėr tė madh librash me vlerė tė lartė. Pastaj, ka lėnė shumė pasuri tė vlefshme (hajrate) si nė Stamboll ashtu edhe nė Qypri. Kishte edhe talent pėr poezi . Me rastin e pushtimit tė Ujvarės nė Hungari, e shkroi edhe kėtė varg:
Allahu na ndihmoi, e pushtuam Ujvarėn .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:42
QYPRILI-ZADE
(Mustafa Pasha)
Ėshtė nga kryeministrat (sadriazemėt) e kohės sė Sulltan Sulejmanit tė Dytė dhe Sulltan Ahmet Hanit tė
Dytė. Ėshtė djali i Qyprili Mehmed Pashės dhe vėllai i vogėl i Fazil Ahmed Pashės, biografia e tė cilit u shkrua pak mė parė. Lindi nė vitin 1046/1637. Studioi shkencat fetare islame. Edhe pse nė kohėn e babait dhe vėllait tė tij ishte i angazhuar thellėsisht nė studime, Merzifunli Mustafa Pasha , qė ishte edukator dhe furnizues i dinastisė sė tyre, nė vitin 1091/1680, kur ishte nė pozita tė larta shtetėrore (sadriazem), menjėherė e avancoi kėtė, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, nė gradėn e vezirit. Dhe, nė vitin 1095/1683 u caktua vezir nė ejaletin e Nigbollit dhe Silistri kurse nė Baba-Dagi (Mali Baba) u emėrua serdar (kryekomandant ushtarak). Pastaj, u pėrzu dhe u dėbua. Mė vonė u emėrua muhafiz i Sakėzit dhe Seddulbahrit, kurse nė vitin 1098/1686 me tė ardhur nė Stambolll qe emėruar kajmekam. Pas ardhjes nė fron tė Sulltan Sulejman Han-it II, me dredhinė e despotėve u dėrgua nė Seddulbahėr ku qe bėrė muhafiz i Kandijes e pastaj i Sakėzit. Nė vitin 1101/1689 tėrhiqet nė Stamboll dhe i dorėzohet myhyri i sadriazemit pėr ēėshtje tė arsimit. Duke ia filluar punės me njė seriozitet tė madh dhe, pasi vendosi edhe mė tepėr rregullėsi, drejtėsi, urtėsi, ushtrisė Osmane i dha mė shumė fuqi, prandaj u nis pėr njė ekspeditė ushtarake. Kėrkoi t'i kthehen Piroti , Beogradi, Vidini, Nishi qė kishin rėnė nė duart e armikut. Pasi vendosi dhe e siguroi mirė qeverisjen Osmane nė ato vende, u kthye fitimtar. Kur arriti kėtu, dolėn tė gjithė pėrnjėherė dhe i bėnė pritje madhėshtore. U angazhua qė nė pranverė tė ndėrmarrė gjithsesi njė ekspeditė tjetėr. Gjatė kėsaj kohe erdhi nė fron Sulltan Ahmed Hani II. Ky, biografia e tė cilit shkruhet kėtu, pėrsėri mbeti nė pozitėn e kryeministrit. Nė pranverėn e vitit 1102/1690 me ushtrinė Osmane shkoi nė Hungari. Luftoi kundėr princit Lui. Sado qė nė kėtė betejė ushtria e tij ngadhnjeu, ky (Qyprili-zade Mustafa Pasha - M.P.) humbi jetėn nė fushėbetejė duke u qėlluar me plumb. Kufomėn ia dėrguan nė Stamboll. E varrosėn pranė babait dhe vėllait. Si kryeministėr (sadriazem), nė kohėn e Sulltan Sulejmanit tė dytė dhe Sulltan Ahmedit tė dyti, qėndroi rreth dy vjet e dy muaj. Kur u vra ishte nė moshėn 55 vjeēare. Ishte njė personalitet krenar, guximtar, i dijshėm, i drejtė dhe musliman i mirė mirėpo, pėr punėt diplomatike nuk kishte ndonjė shkathtėsi tė veēantė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:42
QYPRILI-ZADE
(Numan Pasha)
Ėshtė nga vezirėt (ministrat) qė kaloi nė pozitėn e sadriazemit nė kohėn e Sulltan Ahmed Hanit III. Ishte d
jali i Qyprilizade Mustafa Pashės, biografia e tė cilit u shėnua pak mė parė. Lindi nė Stamboll. Pasi i studioi shkencat fetare islame, nė vitin 1112/1700 nė kohėn e sadriazemit Amixha-zade Hysejn Pashės, i cili ishte djalė i mixhės sė tij, ishte nė kubbe-i vezir (Kėshill i veēantė nė pallatin e Sulltanit). Pastaj u caktua muhafiz dhe vali i Erzurumit, Anadollit, Egribozit, Kandijes dhe pėrsėri Egribozit. Pat lidhur miqėsi (me anė martese - M.P.) me Sulltan Mustafa Hanin II. Mė 1122/1710 me propozimin e bashkėshortes, transferohet nė Stamboll dhe emėrohet sadriazem nė vend tė Ēarlili Ali Pashės. Sado qė ishte njė personalitet i dijshėm, i sinqert dhe i drejtė, angazhimi i tij nė shkencė, ibadet dhe nė gjėra tė tjera tė rėndėsishme kryesisht ishte i tėrthortė. Meqė nuk ishte aq i interesuar pėr pozita, pas 63 ditėsh u largua nga detyra. Mė pastaj, mori pjesė si serasker (kryekomandant ushtarak) nė Egriboz, nė Hanije, nė Kandije nė Janinė dhe mė 1126/1714 nė Mal tė Zi. U caktua nė detyra tė larta edhe nė Bosnjė e Hercegovinė, pastaj: nė Beograd, Ixhil, Qipro. Nė vitin 1129/1716, kur dėgjoi se austriakėt kishin pėr qėllim t'i sulmojnė kufijtė e shtetit Osman, ky (Numan Pasha - M.P.) menjėherė u pėrgatit kundėr tyre. Duke u emėruar pėr tė dytėn herė nė ejaletin e Bosnjės, me trimat e Bosnjės e shkatėrroi ushtrinė e armikut dhe u mori (u konfiskoi) shumė armė, pasuri dhe shumė gjėra tė tjera tė vlefshme. Pas kėsaj u shtuan luftėrat nė ejaletin e pėrmendur mė lart. Pėr t'u qetėsuar dhe pėr tė pushuar, u shpėrngul nė muhafezllėkun e Kandijes dhe aty, mė 1131/1718, vdiq. Edhe pse (kur vdiq) ende nuk i kishte mbushur tė pesėdhjetat, ishte personalitet i formuar dhe i vyeshėm sikur tė kishte njė pėrvojė tė gjatė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:43
QYPRILI-ZADE
(Abdullah Pasha)
Ėshtė djali i Qyprili-zade Mustafa Pashės, biografia e tė cilit u shkrua pak mė parė. Ishte njė personalitet i
dijshėm, shkrimtar, letrar dhe trim. Ishte serasker (kryekomandant) i ushtrisė Osmane nė anėt e Tibrizit, nė frontin e Iranit qė u hap kundėr Nadirshahut nė kohėn e Sulltan Ahmed Hanit III. Gjatė kėsaj ekspedite e pushtoi Tibrizin dhe me shahun e sipėrpėrmendur vendosi tė bėjė marrėveshje. Mė 1148/1735, pėrsėri u hap njė front i fortė me iranianėt. Nė kėtė luftė tė rreptė qė ndodhi, ky (Abdullah Pasha - M.P.) u vėrsul si lua, por u vra nė fushėbetejė. Babai i tij u vra nė Hungari dhe djali i tij Abdurrahmani, gjithashtu u vra nė Hamadan 9 vjet para tij.

Qyprili-zade Abdullah Pasha ka lėnė njė divan me poezi arabe, si duket, mė vonė ėshtė botuar nė Bejrut .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:43
SA'JI
Nga poetėt e periudhės sė hershme tė Perandorisė Osmane janė dy personalitete me kėtė pseudonim:
I pari nga kėta ėshtė prizrenas. Pasi i pėrvetėsoi dhe i zgjėroi dituritė e veta nė kohėn e Ebu-l-Fet'h Mehmed Hanit II, u tėrhoq nė njė teqe tė qetė nė Prizren. Pastaj hartoi njė vepėr poetike (gazel) pėr Sulltan Bajazit Hanin i cili e thirri dhe e shpėrbleu. Shkroi edhe njė libėr me titull “Ta'rifat” (Definicione). Ja njė bejt nga ky poet:
Kur e pėrshkruaja bukurinė e fytyrės sė tij nė librin e trimave
Mė bėnte tė qaj idhėt dhe mė shqetėsonte .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:43
SEID PASHA
Ishte nga valitė e dalluar tė vilajetit tė Egjiptit. Ėshtė djali i tė ndjerit Mehmed Ali Pashės. Lindi nė vitin 1238/1822. Nė vitin 1271/1854, pas Abaz Pashės, u bė vali i Egjiptit. Pasi qė 9 vjet nė mėnyrė tė mrekullueshme i udhėhoqi vendet e Egjiptit, nė vitin 1280/1863 vdiq. Ishte njohės i mirė i gjuhėve evropiane. Kishte njė edukatė tė lartė. Pati sukses nė shumė reforma dhe nė zhvillimin e Egjiptit. Kontribuoi shumė nė hapjen e Kanalit tė Suezit. Nė hyrje tė Kanalit qė gjendet nė anėn e Detit tė Bardhė themeloi kasabanė qė, sipas emrit tė tij personal, quhet Port Seid .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:44
SEXHVEDI
Ėshtė nga poetėt e Perandorisė Osmane tė kohės sė Sulltan Selim Hanit. Ishte nga Tetova (turq. Kallkandelen). Me pėrkrahjen e Piri Pashės ishte bėrė sekretar i Oborrit tė Sulltanit. Ja njė pjesė nga poezitė e tij:
Mos mendo se vaji i bilbilit, oj fytyrbukur do tė mė kuptojė mua
Nė kopshtin e dashurisė sate ky vaj dhe kjo klithmė do tė mė kuptojė mua
Nė largimin tėnd gjithnjė bėhem trim, oj perri (bukuroshe)
Ky sy le tė ketė shumė lotė, lotėt e shumtė do tė mė kuptojnė mua .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:44
SINANI
(Kadi)
Ėshtė nga poetėt e periudhės osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit. Ishte manastirli (nga Manastiri). Shėrbeu si kadi nė Rumeli. Ka shkruar njė poemė me titull “Jusufi dhe Zylejhaja” .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:45
SINAN PASHA
Ėshtė nga vezirėt i cili nė kohėn e Sulltan Murat Hanit III dhe tė Sulltan Mehmet Hanit III pesė herė kaloi nė postin e kryeministrit (sadriazem). Ėshtė me origjinė shqiptare . Nė kohėn e Sulltan Sulejman Hanit doli nga oborri i sulltanit me gradėn ēashnegir. Mė vonė u emėrua sanxhak-be nė Malata, Kostamuni, Gaza dhe nė Tripoli, e pastaj vali nė ejaletin e Erzurumit dhe tė Halepit, kurse mė 977/1569 nė ejaletin e Egjiptit. E pushtoi Jemenin tė cilin e futi nėn perandorinė Osmane. Kur u kthye me kėto rezultate tė mėdha, u quajt gazi (pushtues, hero). Mė 982/1574 nė Detin e Bardhė u bė sipehsallar dhe i sulmoi Kalabrinė dhe Mesinen, pastaj e pushtoi kalanė Hallk al-Vadi, d.m.th. kalanė Golta. Mė 988/1580 shkoi nė Lindje me gradėn ushtake serdar. Pas vdekjes sė Ahmed Pashės , sado qė u dėrgua sadriazem nė vend tė tij, kėtė herė meqė nuk pati sukses, mė 990/1582 u degradua, por punoi si nėpunės nė Malkara. Mė 994/1585 u emėrua vali i Shamit, kurse mė 997/1588 pas largimit tė Sijavush Pashės, pėr tė dytėn herė emėrohet kryeministėr (sadriazem). Mirėpo, pasi veproi nė mėnyrė tė ashpėr dy vjet, pra, mė 999/1590 pėrjashtohet dhe dėbohet pėr Malkara. Pėr shkak tė ngjarjeve qė ndodhėn mė 1001/1592 ai pėrsėri, pra, pėr tė tretėn herė ftohet pėr sadriazem. Kėtė herė i turret Hungarisė; e pushtoi dhe e nėnshtroi Poletin. Gjatė kėtij viti dimrin e kaloi nė Beograd. Mė 1002/1593 e pushtoi edhe kalanė e Janikut. Mė 1003/1594, kur nė fron vjen Sulltan Mehmed Hani III, SInan Pasha pėrsėri pėrjashtohet dhe prap shkon nė Malkara, por, pas disa muajsh pėrsėri bėhet sadriazem nė vend tė Ferhad Pashės , pra, pėr tė katėrtėn herė. Megjithėse ndėrmori njė ekspeditė ushtarake kundėr Vllahisė (turq. Eflak) nuk hyri nė luftė duke u frikėsuar nga njė lloj epidemie, prandaj u arratis. Mosuksesi dhe humbja kėtu ishin shkak qė Sinan Pasha, pas pesė muajsh si sadriazem tė ndėrrohet pėrsėri. Nė vend tė tij u emėrua Lala Mehmet Pasha. Dhjetė ditė pas vdekjes sė tij, Sinan Pasha pėrsėri, pra pėr herė tė pestė bėhet sadriazem. Duke qenė nė kėtė pozitė Sinan Pasha, mė 1004/1595, nė moshėn 90 vjeēare vdiq dhe u varros nė tyrben nė lagjen Sedefēeler tė Stambollit. Pesė herė ka qenė sadriazem dhe pesė herė serdar, d.m.th. dhjetė herė ka qenė nė pozita tė larta shtetėrore .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:45
SIRRI SELIM PASHA
Ėshtė nipi i Ali Pashė Tepelenės, pra djalė i Vali Pashės. Lindi nė Janinė nė vitin 1215/1800. Pas vdekjes sė t'et erdhi nė Stamboll. Pas njė kohe tė nėpunėsisė si mytesarrif (mėkėmbės) dhe si vojvodė nė Rumeli dhe nė Anadoll, u emėrua defterdar nė Erzurum, e pastaj anėtar i Kėshillit financiar (Mexhlis-i Muhasebe) dhe njė kohė u emėrua kajmekam i Ajvallėkut. Ndėrkaq, nė vitin 1263/1846 me gradėn e vezirit u emėrua nė muhafezllėkun e Beogradit, ku pas njė kohe tė shkurtėr vdiq . Kishte talent pėr tė thurur poezi. Ja njė bejt (dyvargėsh) nga poezia e tij:
Brengat shpirtėrore janė dhuratė e mėrzisė dhe fatkeqėsisė
Edhe krahėrori ėshtė suvenir i mėrzisė dhe fatkeqėsisė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:45
SKENDERBEU
Emri origjinal i tij ėshtė Xhorxh ose Gjergj Kastrioti. Ėshtė i biri i Jan (Gjon - M.P.) Kastriotit i cili, nė kohėn e pushtimeve osmane nė Rumeli, ishte princ nė krahinėn e Krujės, d.m.th. tė Akēa Hisarit nė Shqipėri. Ka lindur mė 1404, e sipas njė varianti tjetėr mė 1414 pas erės sė re. Kur Sulltan Murati II e kishte drejtuar forcėn ushtarake kah Arnautllėku, babai i kėtij, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, sado qė i ishte nėnshtruar atij, padishahu i sipėrpėrmendur, pėr tė siguruar kėtė nėnshtrim, i pat marrė peng katėr djemtė e Gjon Kastriotit dhe i pat dėrguar nė Edrene. Skėnderbeu ishte mė i vogli. Meqė ishte jashtėzakonisht i zgjuar dhe i guximshėm fitoi simpatinė dhe dashurinė e padishahut i cili e quajti Skėnder nė gjasim me Lekėn e Madh i cili i takonte tė njėjtės racė me tė. Qe edukuar bashkė me princin Sulltan Mehmet Hanin II. Kur u rrit u emėrua sanxhak-be nė Serbi, nė Sham dhe nė shumė vende tė tjera dhe si i tillė shėrbeu nė ushtrinė e Perandorisė Osmane. Nė luftėrat qė ndodhėn pat treguar trimėri, guxim dhe shkathtėsi tė jashtėzakonshme ushtarake. Ishte aq i fortė dhe trim saqė kur dilte nė dyluftim nė praninė e padishahut tė tij kundėr shumė pehlivanėve qė vinin nga vende tė ndryshme pėr tė provuar forcėn dhe fuqinė e tyre, asnjėherė nuk humbte. Kur i vdiq babai, territori nė krye tė tė cilit ishte ai, iu aneksua shtetit Osman ashtu qė nė Akēa Hisar (Krujė) u dėrgua njė muhafiz, ndėrkaq, Skėnderbeu nė atė kohė gjendej nė ekspeditėn ushtarake nė Sham. Kur u kthye u njoftua se i kishin vdekur tre vėllezėrit. Skėnderbeu parashikonte qė pas vdekjes sė tė atit, njėri nga vėllezėrit e tij ose ai vetė tė emėrohej si princ i krahinės sė trashėguar. Mosarritja e kėtij qėllimi, nė njėrėn anė, dhe vdekja e vėllezėrve, nga ana tjetėr, e hidhėroi, prandaj kėrkonte rastin e volitshėm pėr tė ikur. Kėshtu, kur mė 1443 pas erės sė re qe dėrguar ushtria nė luftėn e Moravės, ky, me njė numėr tė vogėl shqiptarėsh qė ishin me tė, iku. Pasi qė e mashtroi muhafizin e Akēa Hisarit (Krujės) dhe pasi e riktheu pronėn e tė atit, i thirri princat dhe krerėt e tjerė tė Arnautllėkut pėr besėlidhje dhe bashkim, tė cilėt e njohėn atė pėr kryekomandant tė tėrė Arnautllėkut. Nė saje tė aftėsive dhe shkathtėsive tė veta si dhe me ndihmėn e pozitės strategjike tė vendit, ai mundi t'i bėjė ballė pėr njė kohė tė gjatė ushtrisė sė dėrguar nga ana e shtetit Osman. Mbretėrit e krishterė tė Evropės, e sidomos Papa dhe mbreti i Hungarisė, duke konsideruar se Skėnderbeu do tė jetė njė digė hekuri kundėr Perandorisė Osmane, vazhdimisht e nxitnin atė. Sado qė ata kishin bėrė marrėveshje me tė, nuk kishin guxim tė aktivizoheshin kundėr fuqisė Osmane dhe, pasi qė e futėn nė zjarr Skėnderbeun, bėnin sehir (vėshtronin) nga larg. Sidoqoftė, Skėnderbeu, me ndihmėn e pozitės natyrore tė vendit dhe nė saje tė njė pėrgatitje tė tij tė posaēme luftarake, d.m.th. duke i zėnė grykat, duke iu larguar luftės frontale, ka mundur t'i pėrballojė ushtrisė sė madhe tė drejtuar nga vetė Sulltan Murati II. Megjithėkėtė, si ushtria, si vendi i tij pėsuan shumė. Sidomos u dėshpėrua kur nipi i tij Hamzai dhe shoku i tij mė trim, Mojsiu, i lėshuan radhėt e tij dhe iu bashkuan ushtrisė osmane pėr tė luftuar kundėr tij. Mirėpo mė vonė, qė tė dy kėta i shtiu nė dorė. Sulltan Mehmet Hani II, poashtu, shumė herė pat dėrguar ushtri kundėr Skėnderbeut dhe, mė nė fund Skėnderbeu u detyrua tė lidhė marrėveshje pėr paqje. Kjo marrėveshje u lidh mė 1461. Skėnderbeu gjatė kėsaj kohe kaloi nė Itali pėr t'i ndihmuar Ferdinandit I, mbretit tė Napolit e tė Siqelisė kundėr sulmeve tė mbretit tė Francės Sharlit VII. Pėr fitoren qė e arriti me kėtė ndihmė, Ferdinandi, si shpėrblim ia dha Skėnderbeut titullin Duka i Shėn Pjetrit. Kur u kthye nga kjo ekspeditė nė vitin 1463, me nxitjen dhe imponimin e Papa Piut II, ai (Skėnderbeu - M.P.) e prishi marrėveshjen dhe pėrsėri ia filloi luftės kundėr Perandorisė Osmane. Kėtė herė Sulltan Mehmeti II dėrgoi njė ushtri tė madhe dhe, duke kuptuar Skėnderbeu se nuk do tė mund t'i bėjė ballė, edhe meqė u sėmur, pėr tė kėrkuar ndihmė nga venedikasit shkoi nė kasabanė e Lezhės, ku mė 1467 vdiq. Ndonėse u varros nė Lezhė, meqė ishte pėrhapur fjala se eshtrat e tij tė ruajnė nga tė goditurit e armėve, u nxorrėn copat e tyre dhe u varėn nė teshat e luftėtarėve. Ai pas vetes la njė djalė nė moshė tė re, i cili bashkė me disa krerė iku pėr nė Venedik dhe ende nuk dihet se ē'u bė me tė. Menjėherė pas vdekjes sė Skenderbeut u dorėzua Kruja dhe u pushtua i tėrė Arnautllėku, duke rėnė nėn qeverisjen e drejtpėrdrejtė tė Perandorisė Osmane. Historia e Skėnderbeut ėshtė shkruar nė gjuhėn latine nga bashkėkohaniku dhe ithtari i tij i quajtur Barleti .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:46
SUN'ULLAH EFENDIU
(Xhafer efendi-zade)
Ėshtė nga ulematė i cili katėr herė mori gradėn shejhulislam, nė kohėn e Sulltan Mhmed Hanit III dhe Sulltan Ahmed Hanit I.
Ėshtė djalė i Xhafer efendiut nga Shkupi i cili nė kohėn e Sulltan Sulejmanit Ligjėdhėnėsit ishte nė pozita tė larta shtetėrore. Lindi nė vitin 960/1552. Edhe pas kryerjes sė shkollimit njė kohė vazhdoi tė mėsojė edhe te Ebu s-Se'ud efendiu, kėshtuqė nė pikėpamje arsimore islame dhe shkencore u ngrit mjaft shumė. Kėshtu, mė 998/1589 u bė kadi nė Brusė; mė 999/1590 nė Edrene; mė 1000/1591 nė Stamboll dhe po kėtė vit edhe nė Anadoll, ndėrkaq, mė 1001/1592 u bė kadiasker i Rumelisė. Mė 1008/1599 u zgjodh shejhulislam nė vend tė Hoxha Sadudin Efendiut. Pasi e udhėhoqi seksionin e fetfasė 22 muaj e dhjetė ditė, u largua. Mė 1011/1602 sado qė pėr tė dytėn herė u bė shejhulislam, meqė nuk mundi t'ia dalė me Jemishxhi Hasan Pashėn i cili ishte sadriazem, pas 34 ditėsh nė kėtė detyrė, kėrkoi tė lirohet. Pas ardhjes nė fron tė Sulltan Ahmed Hanit I, mė 1013/1604 pėr herė tė tretė bėhet shejhulislam. Edhe kėtė herė, pasi e udhėhoqi seksionin e fetfasė 2 vjet e 3 muaj e 10 ditė, mė 1015/1606 me intervenimin dhe pėrpjekjet e vazhdueshme tė kryeministrit (sadriazemit) Dervish Pashės, u largua dhe nė vend tė tij u caktua Ebu 1-Mejamin Mustafa efendiu. Mirėpo, pas katėr muajsh u kthye pėrsėri dhe pėr tė katėrtėn herė bėhet shejhulislam. Pasi qėndroi nė kėtė detyrė 1 vjet e 7 muaj e 1 javė, u largua nga detyra. Mė 1020/1611 shkoi nė haxhillėkun e nderuar, kurse mė 1021/1612 vdiq. Ka lėnė pas vetes disa vėshtrime, vėrejtje dhe sqarime tė tefsirit dhe tė disa librave mėsimore dhe disa hajrate .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:47
SUZI
Ėshtė nga poetėt e periudhės Osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit. Ishte nga Prizreni . Njė kohė shėrbeu si kadi, pastaj hyri nė shėrbim tė Mihalogllut. Shkroi njė poemė pėr pushtimet e Mihalogllit

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:47
SHEM'I
Nga poetėt e vjetėr tė Perandorisė Osmane janė dy personalitete me kėtė pseudonim:
I pari nga kėta ėshtė prizrenas (prizrenli). Ishte mbrojtės, studiues dhe dashamir i madh i mutesavvufit (misticizmit), njėherit ishte poet i madh dhe njeri i pjekur. Njė kohė vazhdoi tė shėrbejė te teqja e Shejh Vefa efendiut. Njė natė i thirri shokėt e vet duke u thėnė se ka organizuar njė tubim pėrkujtimor. Gjatė ziqrit dhe mukabeles u tėrhoq nė njė skaj tė teqes. Ndonėse mendoi tė flejė, shpirtin ia bėri teslim Xhananit (epitet pėr All-llahun xh.sh. - M.P.). Poezitė e tij janė plot dashuri dhe fjalė tė bukura. Mjafton tė sjellim dy bejtet e para tė njė gazeli tė njohur tė tij:
Ai trupi im i argjendtė tė turprohej tė mė mundojė mua
Ta mbėrrij e ta lus qė qefinin ta var nė qafėn time
Nėse bėhet kėmishė xhenneti do ta heqi dhe ta grisi
Se nė momentin e bashkimit kėmisha ime do tė mė pengojė mua .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:47
TALIB FAIK EFENDIU
Ėshtė nga ulematė e periudhės sė vonshme tė Perandorsiė Osmane. Shkollimin e kreu nė Manastir dhe u bė shumė i famshėm. U bė ekspert i shkencave tė fikhut, filozofisė islame dhe hadithit. Lindi nė katundin Kanalli, tri orė larg Manastirit. Ky katund ėshtė i njohur me atė se qysh herėt ka dhėnė dijetarė tė mėdhenj. Pasi vazhdoi tė mėsojė rregullisht te Mehmed efendiu i katundit tė pėrmendur po nė Manastir, mori dituri edhe nga Sulejman Farisi efendiu i cili ishte myfti nė Manastir. Edhe ai vetė ishte i angazhuar t'i mėsojė dhe t'i arsimojė ata qė ishin mė tė vlefshėm dhe mė tė zgjuar. Pėr shkak tė zgjuarsisė sė tij tė jashtėzakonshme dhe tė specializimit letrar dhe shkencor tė tij, u bė i njohur nė vilajetin e Manastirit dhe nė rrethinėn e tij. Ishte shumė i informuar dhe solid nė njohuritė e veta, i matur nė punė dhe nė sjellje dhe korrekt nė ēėshtjet profesionale dhe morale. Nga thėniet mė tė njohura tė tij po shkėpusim kėtė: “Tė ushtruarit e trupit ėshtė veprim (lėvizje); zemra dhe shpirti mendojnė dhe kontrollojnė. Tė dyja kėto kur veprojnė nė mėnyrė tė harmonishme, tregojnė vlerat dhe njoftimet e ēmueshme krijuese tė All-llahut xh.sh. Vdiq nė vitin 1286/1869.
Ėshtė babai i Fehmi efendiut , bashqatip i Divan-i Muhasebat-it (Komisioni i Kontrollit shtetėror) dhe letrar i njohur i shekullit tonė (lexo: nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.)

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:48
TARHONXHI AHMED PASHA
Edhe ky ėshtė nga sadriazemėt (kryeministrat) e kohės sė Sulltan Mehmedit IV. Ėshtė nga nahija e Matit tė Shqipėrisė. Kur erdhi nė Stamboll, hyri nė oborrin mbretėror. Kur Musa aga u caktua silahdar nė ejaletin e Egjiptit, edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, doli spahi. Pastaj, qe emėruar kethuda (lexo: ket-huda) te Musa aga, kurse mė 1058/1648 te veziri i madh Hezar Pare Ahmed Pasha . Kur u dėnua me vdekje Hezar Pare Ahmed Pasha, edhe ky u kėrkua, mirėpo shpėtoi nė saje tė ndėrmjetėsimit tė shejh-ul-islamit, Abdurrahim efendiut. Sado qė u caktua vali nė Dijarbekir, duke shty afatin e shkruarjes nė atė anė, pati sukses ta ndėrrojė nga vendi i punės valiun e Egjiptit. Pasi qeverisi njė kohė nė Egjipt, pas largimit nga puna, u burgos nga ana e Abdurrahman Pashės. Edhe kur erdhi nė Stamboll u nėnēmua shumė nga sadriazemi kurd Mehmed Pasha. U dėbua pėr nė sanxhakun e Selanikut dhe, mė 1062/1651, u tėrhoq nė Stamboll dhe u gradua me gradėn kryeministėr (sadriazem) . Ka qenė vezir i menēur dhe i aftė i cili patė ndėrmarrė disa hapa nė pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike. Pėr kėto arsye, dhe pėr interesa tė tyre personale disa njerėz qėllimkėqij, ia pėrgatitetėn kurthin dhe mė 1063/1652 e arrestuan dhe e vranė. Si kryeministėr (sadriazem) shėrbeu 9 muaj e gjysmė .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:48
TEUTA
Ishte mbretėresha e shtetit tė lashtė tė Ilirisė, kryeqytet i tė cilit ishte Shkodra. Ishte bashkėshortja e Agronit. Pas vdekjes sė tij, nė vitin 231 para erės sė re, e vazhdoi pushtetin. Meqė nė vitin 230 i vrau pėrfaqėsuesit e dėrguar romakė, Joniosin dhe Koronkoniosin, hyri nė luftė me romakėt. Pas njė lufte tė gjatė pėsoi humbje nga Paltonnios Albinosi dhe Folios Ēentomalosi, prandaj u detyrua t'i paguajė Romės tatim (xhizje) .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:49
VALIHI
Me kėtė pseudonim janė tre poetė tė periudhės sė Perandorisė Osmane tė shekullit tė dhjetė sipas hixhretit:
I dyti nga kėta ishte nga Shkupi. Njė kohė shėrbeu si muderriz nė Edrene, e pastaj edhe si kadi i bektashizmit. Ja njė bejt nga ky me njė pėrkthim tė lirė nė gjuhėn shqipe:
Tė keshė dashuri pėrveē dashurisė sė Zotit ėshtė e tepėrt
tėrheqshmėria dhe dashuri ime vazhdon, All-llahu ėshtė dėshmitar .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:49
VASIF
Me kėtė pseudonim janė tė njohur katėr poetė:
I dyti nga kėta (Enduruni Osman beu) ėshtė i biri i shqiptarit Halil Pasha. Pasi i plotėsoi kushtet e pensionimit, u pensionua dhe nė vitin 1240/1824 vdiq .

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:50
FJALORI TERMINOLOGJIK



Aga. - Kjo fjalė ėshtė pėrdorur me kuptime tė ndryshme nė turqishten lindore: ėshtė pėrdorur me kuptimin e pėrgjithshėm “vėllai i madh”; nė gjuhėn jakute me kuptimin “babė”, kurse nė gjuhėn ēuvashe me kuptimin “motra e madhe”. Si titull nderi, mendohet se pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur te mongolėt.
Nė Perandorinė Osmane ėshtė pėrdorur me kuptimet: 1. epror, kryetar, komandant, 2. titull nderi pėr njerėzit me autoritet pėr nėpunėsit administrativė, 3. titull nderi pėr tė gjithė komandantėt dhe eprorėt e ushtrisė, nga eprorėt e xhematit (sh.) deri te komandanti suprem i jeniēerėve, 4. pronar tokash. (turq. a¤a).
Agallėk. - Titulli (thirrja) i agait; njėsi ushtarake me tė cilėn udhėheqte njė aga; territor i vogėl nė tė cilin qeveriste agai. (turq. a¤al¢k, turq, a¤a + suf. turq. -l¢k).
Ajakdivani. - Divani i sulltanit ose i vezirit nė tė cilin vendosen ēėshtje tė jashtėzakonshme, tė rėndėsishme dhe tė shpejta. Nė ato divane tė gjithė tė pranishmit qėndrojnė nė kėmbė pėrveē kryesuesit (turq. ayak divan¢, izafet turk nga turq. ayak “kėmbė” dhe ar., pers. diwān).
Ajan. - Njeri me autoritet dhe me ndikim i njė vendi, i njė krahine ose i njė shtrese, klase (turq, ayan me kuptimet e sipėrshėnuara, < shum. ar. a'jān, njėjės. 'ajn “udhėheqės, i parė”, “sy”) Pėrdoret me kuptimin e njėjėsit. Pėr ajanėt shih mė gjėrėsisht: Avdo Su}eska, Ajani. Prilog prou~avanje lokalne vlasti u na{im zemljama za vreme Turaka, Sarajevo, 1965, fq. 15-23.
Ajan-i Devlet. - Burrė shteti, udhėheqės shtetėror (turq. ayan-i devlet, izafet pers. nga ayan (sh.) dhe devlet (sh.).
Akēe. - Monedhė e vogėl e argjendtė e nxjerrė nga viti 1328 gjatė sundimit tė Orhanit (1326-1359) deri nė fund tė shek. XVII. Cilėsia dhe vlera e akēes ka ndryshuar gjatė kohėve. Nė shek. XVII bie tėrėsisht edhe cilėsia edhe vlera e saj. Pėr shembull nė vitin 1431 njė dukat i Venedikut vlente 35 akēe, mė 1510 vlente 54 akēe, mė 1590 vlente 120 akēe. Nė kohėn e Sulltan Ibrahimit (1640-1648) akēe-s edhe mė tepėr bie vlera, kėshtu njė grosh vlente 125, kurse njė dukat 250 akēe. Nė Evropė akēe-ja njihet me emrin aspra ose asper nga gr. asprom. (turq. akēe nga turq. ak “i bardhė' dhe suf. i turq. -ēe).
Akshi. - Ai qė pėrgatit ushqim, gjellėbėrės.
Akshi-bashė. - Epror i drejtpėrdrejtė i gjellėbėrėsve tė oborrit, epror i kuzhinės. Ky titull ekzistonte nė divanet e tė gjithė funksionarėve tė lartė tė Perandorisė Osmane, prej Sulltanit deri te sanxhak-beu. Pėrdoret edhe bash-akshi. (turq. a½ē¢ba½¢ ahē¢ba½i, izaf. turk nga pers. a½ “gjallė” + suf. i turq. -ēi dhe turq. ba½.
Alem. - Shenjė, simbol; flamur. Sinonim pėr fjalėt bajrak dhe sanxhak (sh.). (turq. alem < ar. < alem).
Alemdar. - Ai qė mban flamurin, flamurtar, sinonim pėr bajraktar. Kėtė titull e mbante sadriazemi (kryeministri) shqiptar Mustafa Pasha (turq. alemdar < ar. 'alem + pers. dar nga folja e prezentit dashten “mbaj”).
Arabaxhi. - Ai qė bėn dhe punon me qerre (araba), qerrexhi; si term historik; pjesėtar i gjinisė sė posaēme tė fuqive ushtarake qendrore nė Perandorinė osmane qė bartte armė tė rėnda dhe material tjetėr. (turq. arabac¢ nga araba+ci).
Arzuhal. - Lutje, ankesė, peticion. Tė drejtė peticioni kishin tė gjithė qytetarėt nė Perandorinė Osmane dhe ata shpesh e shfrytėzonin kėtė tė drejtė (turq. arzuhal, izaf. pers.vjen nga ar. 'ard “paraqitje, tė treguarit” dhe ar. hal “gjendje” d.m.th. paraqitje e gjendjes, situatės).
Asitane. - shih teqe.
Asqer. - ushtar; ushtri (turq. asker < ar. 'asker)
Ashēi. - Shih akshi.
Ashēi-bashė. - shih akshi-bashė.
Avxhi. - Gjuetar, gjahtar' nė Perandorinė Osmane quhej bylyku i tridhjetė e tretė i sekbanėve (sh.) i cili nė korpusin e jeniēerėve kishte pozitė tė privilegjuar. (turq. avc¢ nga turq. av ”gjueti” dhe suf. -c¢.).
Azap. - Nė perandorinė Osmane azapėt pėrbėnin njė njėsi tė posaēme ushtarake, e cila nė radhė tė parė shėrbente nė marinėn luftarake, e pastaj si kėmbėsori e lehtė nė fortifikata. Azapėt bėnin edhe roje. Komandanti i azapėve quhej azap-aga. Azapėt paguheshin me pagė (rrogė), por posedonin edhe timar. Kuptimi themelor i fjalės azap ėshtė “i pamartuar”. Nga kjo del se azapėt derisa kanė shėrbyer nė kėtė detyrė kanė qenė tė pamartuar, sepse e kanė pasur tė ndaluar. Sa i pėrket etimologjisė sė kėsaj fjale, mendimet janė tė ndryshme. Sipas H. Shabanoviqit (Evlija Ēelebi, Putopisi, Sarajevo 1979, f. 595), etimologjia e kėsaj fjale ėshtė e paidentifikuar, sepse del me tė njėjtin kuptim nė gjuhėn arabe dhe persiane, nė njėrėn anė, dhe nė gjuhėn greke dhe latine, nė anėn tjetėr. Ndėrkaq, Sami Frashėri (Kamus-i Türki, Stamboll, 1317/1899, f. 935) e nxjerr nga arabishtja. kėshtu mendon edhe A. Shkaliqi, Turcizmi... F. 106).
Baba. - 1. Babė, atė 2. I pari i njė teqe-je bektashiane (turq. baba < pers. baba < pers. e vjetėr papa.).
Bajrak. - Pėrgjithėsisht do tė thotė flamur; flamur ushtarak, ēdo gjė e jeniēerėve e kishte bajrakun (flamurin) e vet; njėsi e vogėl ushtarake prej 50-60 vetash ishte nėn njė bajrak. Komandanti i kėsaj njėsie nė ushtrinė e sekbanėve quhej bajrak-sahibi. (turq. bayrak).
Bajraktar. - Shih alemdar.
Balltaxhi. - Njėsi ushtarake me pagė e oborrit e cila kryente detyrėn e rojės sė jashtme dhe ishte mbrojtėse e oborrit tė sulltanit dhe tė haremit. Kėta ishin tė obliguar ta ruajnė Sulltanin gjatė ekspeditave dhe nė kohėn e manifestimeve. Balltaxhinjtė ishin tė shpėrndarė, me tė njėjtin funksion, te tė gjithė funksionarėt e lartė tė oborrit. Shpesh u jepej detyrė e telallit. Nė kohėn e sundimit tė Sulltan Muratit II (1421-1451) i cili e formoi njėsinė e balltaxhinjėve, numri i tyre nuk e kalonte njėqindėshin, por nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII ishin mė shumė se tetėqind vetė. Mirėpo, vetėm njėqind prej tyre tė privilegjuar (zylyfly) merrnin pagė nė atė kohė nga 18-19 akēe nė ditė. Tė tjerėt punonin pėr paga mė tė ulėta; kryenin punė tė rėnda, bartnin dru, ujė etj. (turq. baltaci nga turq. balta “sopatė, sakicė + -ci).
Bashė. - Tekstualisht do tė thotė krye, kokė; fillim; por ka kuptimin edhe “i parė, epror, kryetar”. Me kėtė fjalė formohen fjalė tė pėrbėra: si emėr pėrdoret nė pjesėn e dytė tė komponentės: bylykbashė (sh.), bostanxhibashė (sh.), ēaushbashė (sh.) etj. Nė tė vėrtetė kėtu kemi tė bėjmė me njė togfjalėsh tė tipit tė turqishtes (izafet - bölük ba½i), kurse si mbiemėr siaps natyrės sė turqishtės prėdoret nė pjesėn e parė tė komponentės: Bashbylykbashė (sh.), bashqatip ((sh.), bashusta etj. Ekuivalent i fjalės bashė (turq. ba[) ėshtė fjala persiane ser.
Bashbylykbashė. - Njė nga eprorėt e lartė tė ushtrisė sė jeniēerėve. Mė i vjetėr si bylykbyshi.

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:50
Bashqatip. - Kryesekretar (turq. ba[ katip nga turq. ba[ + ar. katib)
Beg. - (dhe trajta e re e turqishtes bey). - Titull i lashtė turk, “zotri”. Ėshtė vėrtetuar nė mbishkrimet e Orhonit (shek. VIII). Si shumė tituj, edhe beg ėshtė marrė nga tė tjerėt; mund tė vijė nga iranishtja beg, qė ka qenė titull i mbretėrve sasanid. Nė mbishkrimet e Orhonit beg-ler d.m.th. “tė ndershmit, fisnikėt” pėrkundėr fjalės bodun “popull, masė”. Fjala beg poashtu paraqitet nė ato tekste edhe si element i dytė i titullit tė oficerėve tė lartė. nga kjo shihet se fjala beg dhe bej gjithnjė e mė tepėr ka filluar tė marrė karakter nderi, respekti, kėshtu., p.sh. te njė numėr i madh i fiseve turke, pėr respekt, u bė e natyrshme t'i jepet fjalės aga “vėllai i madh” (aga beg = a¤a bey). Disa fise tė tjera e kanė rezervuar pėr personalitete tė rangut tė lartė, kurse tė tjerėt e kanė zgjeruar nė kuptimin e pėrgjithshėm “udhėheqės”, “qeveritar”, p.sh. sanxhak-beg (turq. sancak beyi). Nė periudhėn islame, te Karahanidėt, beg pėrdorej si titull pėr funk-sionarėt e lartė; te selxhukėt, beg pėrdorej si ekuivalent pėr fjalėn arabe emir. Te osmanlijtė pėrdoret si titull nderi, titull pėr funksionarėt e lartė (civil dhe ushtarak) etj. (turq. beg, bey).
Beglerbeg (bejlerbe). - Tekstualisht do tė thotė “komandant i komandantėve”, “beg mbi beglerėt”, kurse si term administrativ nė Perandorinė Osmane mė sė shpeshti tregonte mėkėmbėsin, guver-natorin e Sulltanit i cili qeveriste me njėsinė mė tė madhe ushtarake-administrative. Beglerbegu emėrohej nga divani i Sulltanit, sipas propozimit tė sadriazemit. Ėshtė emėrur me berat dhe ferman qė i janė dorėzuar atij. Nė berat janė cekur tė ardhurat e tij, kurse nė ferman kompetencat e tij. Historikisht edhe ky term ka pėsuar ndryshime: nė fillim beglerbeu ishte komandant kryesor i ushtrisė, pastaj “qeveritar i njė krahine” e nė fund vetėm titull nderi. Me kuptimin e parė e kanė pėrdorur selxhukėt. Me kėtė kuptim e morėn turqit osmanlinj, pra me kuptimin “kryekomandant”. Nė fillim ishte vetėm njė beglerbe, kurse kah fundi i sundimit tė Mehmedit I ishin dy beglerbej: i Rumelisė dhe i Anadollit. Me zgjėrimin territorial tė Perandorisė, krijoheshin territore tė reja, prandaj nė fund tė shek XVI numri i beglerbegėve arriti nė dyzet. Kėshtu, gradualisht beglerbegėt e humbin rėndėsinė e tyre dhe nė vend tė tyre vijnė vezirėt. Veziri mbante tri tuga, kurse beglerbegu dy. Nė shek. XVIII termi beglerbeg u bė edhe mė i zbehtė sepse nė njėrėn anė, valiu ishte ai qė qeveriste njė territor tė caktuar, kurse termi beglerbeg u hoq nga pėrdorimi (pėrveē beglerbeg i Rumelisė dhe i Anadollit), kurse nė anėn tejtėr termi mirmiran qė pėrdorej krahas termit bejlerbe bėhej gjithnjė mė i fuqishėm. Nė vitin 1864 termi vali u bė titull zyrtar pėr qeverisjen e njė krahine. (turq. beylerbeyi).
Bektashian. - Qė lidhet me bektashizmin ose me bektashinjtė.
Bektashizėm. - Sekt dervishėsh qė e ka themeluar Haxhi Bektash Veliu (ka vdekur nė vitin 738/1337). Sipas kėtij personi e ka marrė emrin ky sekt. Kėtij sekti i pėrkisnin pjesa dėrrmuese e jeniēerėve.
Berat. - Dekret me tė cilin emėrohet ndonjė nėpunės, ndahet pasuri, pagė ose dekoratė. Beratin e jepte Sulltani, kurse pėr timare tė vogla edhe beglerbegu. Nė berat theksoeht emri i detyrės sė besuar, vendi i saj, fitimi ose shpėrblimi pėr tė, emri i personit tė cilit i lėshohet berati, me ēfarė qėllimi ėshtė dhėnė, detyra e atij qė i drejtohet berati, eventualisht pozita e tij si epror ushtarak dhe grada e tij. Nė berat vihet tugra e Sulltanit. Me kuptim tė njėjtė, sikurse berat, janė pėrdorur edhe shumė shprehje tė tjera si turke ashtu edhe tė huazuara: turq. yarlig, buyuruldu; ar. berat, emr, hykym, tevki, menshur etj. Disa prej tyre janė pėrdorur gjatė tėrė kohės Osmane, e disa vetėm nė periudha tė caktuara; disa kanė pasur kuptim tė pėrgjithshėm e disa mė tė veēantė. Kanė ekzistuar disa lloje tė berateve, varėsisht nga lėnda pėr ēka jepej berati: vezirlik berati, timar berati etj. (turq. berat < ar. berāt.).
Bostanxhi. - Kuptimi themelor i kėsaj fjale ėshtė “ai qė kultivon dhe shet bostan”. Nė terminologji ushtarake paraqet njė kategori tė ushtrisė sė oborrit e cila bėnte shėrbim tė mbrojtjes sė jashtme tė oborrit mbretėror. Nė shek XVII numri i bostanxhinjve sillej rreth 2000-2500 persona. Tre deri nė katėrqind prej tyre kishin pozita privilegjuese nė shėrbimet e oborrit dhe kishin ndikim tė madh nė oborr. Bostanxhinjtė, para sė gjithash, kishin pėr detyrė mbrojtjen e personalitetit tė sulltanit; polemizonin, me fjalė tė tjera, i kundėrshtonin tė gjithė ata tė cilėt flitshin kundėr Sulltanit dhe kryeministrit (sadriazemit). Kėta avancoheshin nė grada saqė kishte raste tė arrinė edhe gradėn e kryeministrit (p.sh. Ohėrli Hasan Pasha). shtresa themelore e bostanxhinjėve shfrytėzohej pėr punė tė ndryshme; pėr furnizimin me mallra, pėr pėrgatitjen e materialit pėr ndėrtimin e kėshtjellave, pėr shuarjen e zjarrit etj. (turq. bostanci < nga pers. būstan dhe -ci.).
Bostanxhibashė. - Epror, komandant i njėsisė sė bostanxhinjėve (sh.). (turq. bostanci ba½i, shih bostanxhi dhe bashė).
Bylyk. - Njėsi e vogėl ushtarake nė Perandorinė Osmane, qė pėrbėhej nga njėqind deri nė dyqind e pesėdhjetė ushtarė me pagė. Komandanti i ēdo bylyku quhej bylykbashė ose serbylyk. Varėsisht nga periudha dhe lloji i ushtrisė, bylykėt ishin tė llojllojshėm pėr nga numri dhe organizimi i tyre. Bylykun e ushtrisė sė jeniēerėve, pėr shembull, e pėrbėnin njėqind persona. Komandanti i kėtij bylyku quhej jajabashė, kurse ndihmėsi i tij ēorbaxhi (sh.). Sa u pėrket spahive tė oborrit, ata ndaheshin nė gjashtė bylykė; nė ēdonjėrin kishte nga 20-30 kalorės. nė garnizonet e qytetit, bylyku, rregullisht, pėrbėhej prej 10 personave. (turq. bölük).

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:51
Bylykbashė. - Komandant i njė bylyku (sh.); oficer i ushtrisė osmane i cili mbante rregullin publik. (turq. bölük ba½¢).
Ēashnegir. - Oborrtar i cili merrej me ushqimin e Sulltanit dhe funksionarėve tė tjerė tė lartė. me fjalė tė tjera, nga vetė kuptimi i fjalės ēashnegir (rrjedh nga persishtja), ēashnegirėt kanė pasur pėr detyrė tė shijojnė dhe tė provojnė ushqimin e Sulltanit, por edhe tė anėtarėve tė tjerė tė divanit shtetėror gjatė ditėve tė mbledhjeve tė tyre dhe nė manifestime tė ndryshme. Kah mesi i shek. XVII nė oborrin mbretėror kishte mbi njėqind ēashnegir dhe merrnin 40 akēe nė ditė. Mirėpo, divani njė ose dy herė nė vit u ndante edhe shpėrblime tė tjera. Eprori i tyre quhej ēashnegir-bashė (sh.). (turq. ēe[negir <pers. ēashni “shije” dhe gir nga giriften).
Ēashnegirbashė. - Komandant, epror i ēashnegirėve (sh.). Ky ishte i obliguar qė para se t'i dėrgohej ushqimi Sulltanit, sė pari vetė ta shijojė (provojė) nė tė kundėrtėn, po tė helmohej (ose diēka tė ngjashme), e paguante me kokė. Ishte nga njerėzit e besueshėm tė Sulltanit. E pėrcillte atė nė tė gjitha udhėtimet dhe ekspeditat. (turq. ēe[negir ba[ķ shih ēashnegir dhe bashė.).
Ēaush. - Gradė e ulėt nė ushtrinė Osmane ose shėrbetor i oborrit tė cilit i besoheshin punė tė ndryshme nė oborr ose jashtė tij. (turq. ēavu[).
Ēaushbashė. - Epror i ēaushėve.
Ēelebi. - Shkrimtar, poet, dijetar,intelegjent'; princ. Fjala ēelebi ėshtė pėrdorur nė Turqi nė periudhėn prej shek. XIII deri nė fillim tė shek. XVIII, pėr tė shprehur anėtarėt e klasės sė lartė.Ata ishin shkritmarėt, poetėt, dijetarėt, por edhe princat (ēelebi ėshtė quajtur Sulltan Mehmeti, djali i Sulltan Bajazitit I). Natyrisht, ėshtė pėrdorur edhe me kuptime tė tjera. Nė gjuhėn turke pėrdoret me formėn ēelebi. Mirėpo, etimologjia e kėsaj fjale nuk ėshtė e vėrtetuar, mendimet janė tė ndryshme (shih Nerkez Smailagiē, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, f. 107).
Ēohadar. - Funksionar i Oborrit tė Sulltanit, vezirit dhe mėkėmbėsit tė njė territori, detyra kryesore e tė cilit ishte tė kujdesej pėr garderobėn e zotėriut tė vet. Nė raste manifestimi shkonte nė pėrcjellje menjėherė pas tij. Ēohadarėt bėnin edhe punė tė tjera. Merrnin rrogė dhe shpėrblime tė tjera. (turq. ēuhadar < pers. ēuhadar < nga pers. ēuha “stof” dhe dar nga dashten “mbaj”)
Ēorbaxhi. - Kuptimi themelor i kėsaj fjale ėshtė” ai qė pėrgatit ēorbė”. Si term ushtarak nė Perandorinė Osmane paraqet titull tė pėrbashkėt pėr funksionarėt e Xhematit, tė ortės dhe tė bylykut nė oxhakun e jeniēerėve. Eprorėt e vetė xhematit, tė ortės quheshin jajabashė, kurse ata tė bylykut, bylykbyshė, pra ēorbaxhiu ėshtė titull i pėrbashkėt pėr tė gjithė kėta qė u pėrmendėn kėtu. (turq. ēorbaci, nga pers. shurba “lėngu i mishit kur zihet” dhe suf. -ci)
Darulhadisi. - Shkollė ku mėsohet dhe studiohet tradita fetare islame, hadithi. (turq. darulhadisi nga ar. dār “vend, shtėpi” dhe al-hadith.).
Darulharbi. - Akademi, shkollė ushtarake; fushėbetejė. (turq. darulharbi nga ar. dār “shtėpi, vend” dhe al-harbi “luftė”).
Darulkurra. - Shkollė ku studiohet mėnyra e leximit tė Kur'anit, nė shtatė, respektivisht nė dhjetė dialekte arabe. (turq. darulkurra < ar. dār “shtėpi, vend” dhe al-kurra njėjės. ar. el-kāariu “ai qė lexon Kur'an”).
Dede. - Titull nderi pėr dervishėt, sidomos pėr shehlerėt dhe dervishėt e sektit mevlevit. (turq. dede).
Defter. - Regjistėr, fletore. Nė terminologjinė e administratės turke-osmane, pėrveē librave zyrtare tė administratės dhe tė kontabilitetit, tė protokollave dhe procesverbaleve, janė quajtur edhe aktet individuale tė cilat kanė pasur karakter tė ndonjė regjistri. Vetėm protokollet gjyqėsore janė quajtur sixhil-e. (turq. defter, tefter <gr. diftira.), Pėr defterin dhe llojet e tij shih mė gjėrė, N. Smailagiq, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, fq. 115-118)
Defterdar. - Nė fillim tė Perandorisė Osmane ishte ministėr i financave, kurse mė vonė shef i financave tė njė vilajeti. Nė kanunnamen e Sulltan Mehmedit II, defterdari ishte funksionar i lartė i divanit, respektivisht, shtylla e tretė e divanit, pas kryeministrit dhe dy kadiaskerėve (kazasakerėve). Nė kohėn e Sulltan Bajazitit II ishin dy defterdarė kryesorė, ai i Rumelisė (Rumeli defterdari), i cili merrej vetėm me ēėshtjet e Rumelisė, dhe defterdari i Anadollit (Anadolu defterdari), qė merrej vetėm me ēėshtjet e Anadollit. Mė vonė shėrbimi i defterdarėve pėson ndryshime, siē u tha mė lart, prandaj kemi defterdarė tė territoreve mė tė vogla, p.sh. defterdar i Dijarbekrit, Damaskut, Halepit etj. Nė vitin 1838, shėrbimi i defterdarėve emėrtohet me emrin Maliyye (Ministria e finanacave). (turq. defterdar nga defter (sh.) dhe dar nga pers. dashten “mbaj”.).
Derebend. - Grykė, qafė mali; vend i rrezikshėm. Si tė tilla, kėta vende janė shpallur zyrtarisht vende tė rrezikshme, prandaj nė to janė vendosur roje. Ai qė i ruante dhe i mbronte kėto vende quhej derebenxhi (sh.) derebeg (derebej - Ali Pashė Tepelena ishte derebeg). (turq. derbent, derbend, dervent < pers. derbend. komp. nga pers. der “derė” dhe bend “lidhje”.).
Derbenxhi. - Ai qė ruante dhe siguronte vendet e rrezikshme, vendkalimet e ngushta (sidomos nė vendet kufitare). Derbendxhinjtė ishin tė liruar nga tatimi. Po tė mos e kryenin detyrėn si duhet, i humbnin pėrparėsitė dhe trajtoheshin si qytetarė tė rėndomtė. (turq. derbentēi, derbendci nga derbend (sh.) dhe suf. -ci).
Derbeg (derebej). - Shih derbenxhi.
Dervish. - Pjestar i njė sekti dervishėsh; mistik. (pers. dervish).
Devlet. - Mbretėri, shtet; vend; lumturi. (turq. devlet kjo nga arabishtja dewle, me kuptimet e sipėrshėnuara.).

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:52
Divan. - Kėshill. Nė Perandorinė Osmane ekzistonte divani i Sulltanit, i kryeministrit (sadriazemit), i bejlerbeut tė provincės pėr shqyrtimin e punėve kryesore tė shtetit. Divani i sadriazemit kishte edhe funksion tė gjyqit suprem, kurse divani i beglerbegut kishte funksion tė gjyqit mė tė lartė nė provincė. Tė njėjtin funksion kishte edhe divani i sanxhakbeut pėr territorin e sanxhakut, pėr kėtė shkak, kadilerėt e vendit ishin anėtarė tė rregullt tė divanit gjegjės, 2. Pėrmbledhje poezish me lidhje tė fortė. (turq. divan < ar. dhe pers. diwaān.). Pėr institucionin e divanit gjėrėsisht shih: Nerkez Smailagiq, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, fq. 126-132).
Divan-i Hymajun. - Oborri mbretėror; shih divan dhe hymajun.
Divan-i Muhasebat. - Komisioni pėr kontrollin shtetėror.
Divanhane. - Lokal qė shėrbente pėr mbledhje tė divanit (kėshillit), gjyqit ose pėr pritje tė zyrtarėve; pavilion me njė anė tė hapur qė shėrbente pėr pushim nė kohė tė verės; paradhomė e hapur dhe e gjėrė te shtėpitė e dikurshme (turq. divanhane nga divan (sh.) dhe pers. hāne “lokal, vend, shtėpi”).
Dizdar. - Komandant i kėshtjellės; epror i mustahfizėve (sh.). Ai ishte i obliguar tė banojė nė kėshtjellė dhe nuk ka guxuar ta lėshojė kėtė pa leje tė posaēme tė Portės, e as qė ka guxuar tė lėshojė dikė tė huaj e tė panjohur. Ēdo dizdar ka pasur qehanė e vet. Dizdarėt kanė poseduar timare (turq. dizdar < pers. dizdār komp. nga pers. diz “kėshtjellė” dhe dar nga prezenti dashten “mbaj”).
Ejalet. - Njėsia mė e madhe administrative nė kohėn e Perandorisė Osmane deri nė formimin e vilajeteve nė vitin 1864. Ejaletet ishin nėn qeverisjen e bejlerbeut i cili e mbante titullin, sė pari pasha, pashė, e mė vonė vezir. Nė shek. XVII nė Turqinė Osmane kishte mbi 20 ejalete. (turq. eylet < ar. “ejale(t)).
Emanet. - Zotim, ruajtje, besim. Thesari shtetėror nė Perandorinė Osmane qė ishte nėn udhėheqjen dhe mbrojtjen e njė emin-i (sh.).
Emin. - I besueshėm; mbikqyrės, udhėheqės. Si term administrativ nė Perandorinė Osmane i thuhej nėpunėsit tė cilit i besohej administrata; mbledhja, regjistrimi dhe ruajtja e tė ardhurave tė caktuara shtetėrore. Varėsisht nga natyra e punės, kishte disa lloj eminish: tahrir emini - ruajtėsi i inventarit tė pėrgjithshėm tė kadastrės dhe arkivave shtetėrore; mahkeme emini - ruajtės i protokolleve gjyqėsore etj. (turq. emin < ar. emin).
Ferik. - Gjeneral divizioni nė Ushtrinė Osmane (turq. ferik < ar. ferik “ndarje; parti”).
Ferman. - Dekret me shkrim i Sulltanit pėr njė avancim, pėr njė shpėrblim e dėnim i cili ėshtė i vėrtetuar me tugrėn. Fermanin pra e lėshon Sulltani. Fermanėt mbretėrorė (Fermani Humayun, ferman-i sherif) janė tė shkruar sipas skemės sė caktuar dhe pėrmbajnė kėto pika: 1. shėnim qė ėshtė lėshuar dokumenti - fermani, 2. emri i personait tė cilit i drejtohet, me urata falėnderuese pėrkatėse, 3. shkaku i lėshuarjes sė fermenit, 4. pėrmbajtja e urdhėresės atij nė emėr tė tė cilit ėshtė lėshuar fermani, 5. shpjegime tė ngjarjeve a tė rezultateve tė dėshiruara, 6. lutje pėr zbatim tė fatshėm tė punėve dhe 7. data dhe vendi prej ku lėshohet fermani. (turq. ferman nga pers. fermān e kjo nga infinitivi i fjalės fermuden “pėr tė urdhėruar”).
Fermanli. - Tekstualisht do tė thotė “me ferman, qė ka ferman”. Sulltani e shpallte fermanli atė qė e avanconte nė njė punė, por edhe atė qė e dėnonte, kur punonte jasht interesave tė Sulltanit. Ali Pashė Tepelena u shpall fermanli, sepse punonte “jashtė ligjit”.
Fetfa. - Mendim juridik ose pėrgjigje nė ndonjė ēėshtje tė sheriatit qė e jepte myftiu nė kėrkesė tė palėve. Pėr tė dhėnė fetfa ishte i autorizuar myftiu shejhulislami. (turq. fetva < ar. fetwa).
Fetihname. - Letėr zyrtare me tė cilėn sunduesi (mbreti) i lajmėron sunduesit e tjerė ose komandantėt e vet dhe kadijtė pėr pushtimin e njė qyteti e vendi.
Gazel. - Poezi lirike nė letėrsinė orientale; pėrbėhet prej 7-12 bejte (distih, dyvargėsh); dy bejtet e para rimohen, e pastaj ēdo i dyti (aa/ba/ca/da/fa). Tematika e gazelit ėshtė tematikė dashurie, u kėndohet gėzimeve tė jetės dhe bukurisė sė natyrės. Pėrmes gazelit poeti shpreh ndjenjat e brendshme tė tij. (turq. gazel ar. gazel).
Gazi. - hero, fitimtar. ngadhnjyes; luftėtar pėr pėrhapjen e fesė islame. (turq. gazi ar. gāzi).
Hafiz. - Nė turqishten, po edhe nė gjuhėn tonė shqipe, kryesisht pėrdoret pėr ata qė e dinė Kur'anin pėrmendėsh. Kjo fjalė rrjedh nga arabishtja: hāfidh, particip i foljes hafedha “mbaj mend. ruaj nė mend”).
Halife. - Trashėgimtar, zėvendės. (turq. halife < ar. halife.). Nė literaturėn evropiane kjo fjalė pėrdoret nė trajtėn kalif (nga transkriptimi anglez khalif). Nė literaturėn fetare islame shqiptare gjithnjė pėrdoret trajta halife, trajtė mė e drejtė.
Han. - Bujtinė, vendstrehim pėr tė kaluar natėn, han; princ, titull i sulltanėve turq dhe kryetarėve tė tjerė tatarė (turq. han pers. hān).
Hane. - Shtėpi, vend. Shėrben pėr tė formuar kompozita dhe gjithnjė vjen nė pjesėn e dytė tė kompozitės (turq. hane < pers. hāne).
Has. - Tekstualisht do tė thotė “i veēantė, i posaēėm”, kurse nė terminologjinė juridike Osmane do tė thotė pasuri e madhe feudale qė sillte fitim njėqind mijė akēe. Has-e kanė poseduar, para sė gjithash, sulltanėt dhe anėtarėt e familjes sė tyre, pastaj, funksionarėt e lartė shtetėrorė tė pushtetit qendror, pastaj bejlerbejt dhe sanxhakbejt, kurse deri nė pjesėn e dytė tė shek. XV edhe subashėt (sh.). Fitimet p.sh. tė minierave, doganave, skeleve etj. rregullisht binin nė haset e Sulltanit. pėrfaqėsuesit e shtresave ushtarake-feudale qė posedonin has-e ishin tė obliguar, sipas ligjit, tė marrin pjesė nė luftė sė bashku me ushtarėt tė cilėt quheshin xhebeli. (turq. has < ar. hāss).
Hatib. - Orator, ligjėrues, kėshilltar; nė fenė islame hatib ėshtė ai qė mban hytben para namazit tė xhumasė si dhe hytben pas namazit tė dy bajrameve. Ēdo xhami e ka hatibin e vet, por kėtė detyrė te ne e bėn imami i xhamisė (turq. hatib < ar. hātib). (shih mė gjerė nė Leksikon Islama, Sarajevė, 1990, f. 244).
Haxhegjan. - Titull i posaēėm qė e arrinte njė person i dijshėm nė Perandorinė Osmane; Titull shkencor nė Perandorinė Osmane (rrjedh prej fjalės persiane hoca (shih hoxhė).
Hazine, hazne. - Depo, magacinė; thesar (turq. hazine, hazne < ar. hazine).
Hazinedar, haznedar. - Ruajtės i thesarit nė oborrin e Sulltanit, tė vezirit, tė beglerbegut ose tė sanxhakbegut. Haznederėt ruanin paratė, arkėn dhe gjėrat e tjera tė ēmueshme. Tė tillė kishte shumė; eprori i tyre quhej hazinedrraga ose hazinedarbashė. Pranė Hazinedarit rregullisht ishte njė sekretar qė quhej hazine-qatip (turq. hazinedar, haznadar, prej hazine (sh.) dhe pers. der nga inf. dashten “mbaj, kam”.
Hidiv. - Ministėr, vezir; titull qė i ėshtė dhėnė valiut tė Egjiptit nė kohėn e Mehmet Ali Pashės. Ėshtė fjalė arabe nė trajtėn hidiw me kuptimin “qeveritar, udhėheqės”, kurse nė literaturėn evropiane pėrdoret me trajtėn kediv, kėshtu, pėrmes gjuhėve evropiane e ka marrė edhe gjuha shqipe.
Hidivllėk. - Territor nė tė cilin udhėheq Hidivi (sh.).
Hixhret. - Shpėrngulje, lėnie e vendit dhe shkuarje nė njė vend tjetėr. Shpėrngulja e Muhammedit a.s. prej Mekkes nė Medine. Mendimet e dijetarėve lidhur me datėn e saktė tė hixhretit nuk janė identike. Megjithatė, pjesa dėrrmuese e tyre mendojnė se hixhreti ka ndodhur nė 20 shtator tė vitit 622. Ky ėshtė viti i hixhretit, kurse muaji i parė i kėtij viti ėshtė muaji muharrem. Halifi Umer e futi hixhretin si fillim tė kalendarit musliman qė fillon mė 16 korrik tė vitit 622 (1 muharremi i kėtij viti ėshtė dita e parė e kalendarit sipas vitit tė hixhretit. Dita e parė e kėtij muaji ishte ditė e premte. Fjala hixhre(t) ėshtė arabe dhe nuk mund tė pėrkthehet me nocionin “ikje”, sepse folja ar. haxhere nga e cila rrjedh fjala hixhret do tė thotė “tė ndėrpresh marrėdhėniet, tė shpėrngulesh”) (turq. hicret, me tė njėjtin kuptim.).

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:52
Hizmeqar. - Shėrbetor, ai qė shėrben (turq. hizmetkār ar. hidmat dhe suf. pes. -kār qė shėrben pėr formimin e emrave me kuptim profesioni sikurse prapashtesa. turq. -ci).
Hizmet. - Shėrbim; kujdes (turq. hizmet, ar. hidme(t)).
Hoxhė. - Njeri i arsimuar, profesor. Nė turqishten pėrdoret trajtėn hoca dhe hace, e kjo nga persishtja huvaxhe. Nė gjuhėn shqipe e ka ndėrruar deridiku kuptimin, pėrdoret me kuptim mė tė ngushtė.
Huxhet. - Vendim gjyqėsor, vėrtetim zyrtar qė e jepte kadiu (turq. hucet < ar. huxhxhe)
Hydavendigjar, hydavendgjar. - Titull i sulltanėve turq: Murati I, Bajaziti I dhe Murati II. (turq. hudavendgar pers. hydavendigar).
Hymajun. - i fatshėm, me fat; mbretėror, i sulltanit (turq. humayun pers. hymajun).
Hyqym. - Vendim gjyqėsor; urdhėr mbretėror, vendim i Sulltanit; sinonim pėr berat (sh.) dhe ferman (sh.) (turq. hukum < ar. hukm).
Imam. - Kryetar suprem nė disa shtete islame; kryetar suprem i shiitėve; titull tė cilin e mbanin themeluesit e katėr shkollave juridike islame (Imam Hanefiu, Imam Hambeliu, Imam Maliku dhe Imam Shafiu); nėpunės kryesor i ēdo xhamie, hoxha (turq. imam < ar. 'imam)
Imamet. - Detyrė e imamit (sh.).
Iman. - Besim, tė besuarit nė gjashtė shtyllat e islamit (turq. iman < ar. 'iman).
Imaret, imaret-hane. - Kuzhinė publike humanitare nė tė cilėn pa tė holla (gratis) ushqeheshin tė varfėrit, udhėtarėt, nxėnėsit e medresesė, punėtorėt e vakufit. Sipas tė dhėnave vetė Sinani ka ngritur shtatėmbėdhjetė imarete nė tėrė territorin e Perandorisė Osmane, kurse nė shek. XVII vetėm nė Stamboll kishte nėntėmbėdhjetė sish. Sulltanėt kur pushtonin ose themelonin ndonjė qytet, ngritnin kėso institucionesh dhe ushqimin e parė e ndanin me dorėn e vet. Nė kėto institucione ndahej ushqim modest. Nė imaretet e mėdha tė Sulltanit nė ditė ndaheshin nga 1000 deri nė 3000 shujta. Nė vendin tonė imarete mė tė njohura ishin ajo e Gazi Is'hak beut nė Shkup (e ngritur nė vitin 1438) dhe ajo e Gazi Husrev beut nė Sarajevė (e ngritur nė vitin 1531). Kjo e dyta ka funksionuar deri nė Luftėn e Dytė Botėrore (turq. imaret ar. imare “godina, ndėrtesė”.).
Jaja. - Pjesėtar i gjinisė ushtarake tė kėmbėsorisė nė Perandorinė Osmane, e formuar qė nga koha e Orhanit. Pėr shėrbimet e tyre nė fillim merrnin rrogė nė para, kurse mė vonė merrnin ēifliqe tė lira, tė cilat vetė i punonin dhe i shfrytėzonin, por nuk kishin tė drejtė, t'i shitnin. Komandanti i tyre quhej jajabashė (turq. yaya “shkuarje, ecje nė kėmbė”).
Javer-i Ekrem. - Gjeneral-agjutant.
Jeniēer. - Trajta e kėsaj fjale nė gjuhėn turke ėshtė yeni-ēeri qė do tė thotė “ushtri e re”, d.m.th. ėshtė kompozitė e formuar nga mbiemri i turqishtes yeni “i ri, e re” dhe emrit turq. ēeri “ushtri”. Ishte ushtri speciale e kėmbėsorisė tė cilėn e formoi pushteti Osman nė shek. XIV. Korpusi i jeniēerėve (turq. Yeniēeri oca¤i) paraqitte fuqinė kryesore ushtarake tė Perandorisė Osmane, sepse jeniēerėt ishin shumė tė guximshėm dhe shumė tė shkathtė pėr luftė, prandaj, siē ėshtė vėrtetuar nga historianėt, sukseset e shumta tė Perandorisė Osmane u dedikohen pikėrisht kėtyre. Korpusi i jeniēerėve nė fillim pėrbėhej nga robėrit, kurse mė vonė plotėsohej kryesisht me blerjen e fėmijėve dhe tė rinjve tė shėndoshė, tė aftė, tė shkathėt dhe tė zhvilluar fizikisht e psikikisht tė popujve tė krishterė tė vendeve tė pushtuara nga ana e Turqisė Osmane, e pastaj edhe nga shqiptarėt edhe boshnjakėt qė kishin pranuar fenė islame. Ata qė ishin mė tė zhvilluar i regjistronin nė axhemi-oxhak (pėr jeniēerė) nė Stamboll, ku u nėnshtroheshin pėrgatitjeve tė rrepta ushtarake dhe fetare. Mė tė mirėt shėrbenin nė Oborrin e Sulltanit, kurse tė tjerėt mbeteshin jeniēerė. Si pjesė e ushtrisė qendrore, jeniēerėt pranonin rrogė nga arka shtetėrore. Nė shek. XV dhe XVI ishin ushtarė mė besnik tė Sulltanit, e shumė prej tyre u bėnė edhe funksionarė tė lartė tė Perandorisė.
Komandanti suprem i jeniēerėve ishte agai i jeniēerėve (turq. yeniēeri a¤as¢) i cili kishte zėvendėsit e tij dhe shtabin. Korpusi i jeniēerėve formohej nga shumė njėsi (turq. orta), numri i tė cilėve mė vonė arriti deri nė 196 orta, duke mos i llogaritur 34 orta-t qė i pėrbėnin axhemi-ogllan-ėt. Ortat ndaheshin nė tri klasė: nė xhemat, qė pėrfshinte 101 ortė: nė bylyk, qė pėrfshinte 61 ortė; nė segban, qė pėrfshinte 34 ortė. Tė gjithė kishin eprorėt e tyre. Jeniēerėt i takonin sektit bektashian, sepse qė nga themelimi ishin vėnė nėn mbrojtjen e Haxhi Bektashit. Sipas funksionit qė kishin nė kuzhinė i merrnin edhe titujt, si p.sh. ēorbaxhibashė (kryetar i ēorbaxhinjve (sh.), akshibashė (kryetar i kuzhinės) sakabashė (kryetar i atyre qė sjellin ujė) etj. Respekt tė madh i bėnin kazanit tė madh tė kuzhinės, rreth tė cilit tuboheshin jo vetėm pėr tė ngrėnė, por edhe pėr konsultim. Pėrmbysja e kazanit ishte shenjė pėr kryengritje. Jeniēerėt avancoheshin sipas viteve tė shėrbimit; dėnoheshin me burgim, me rrahje madje edhe me likuidim. Deri nė paraqitjen e armėve tė zjarrta, ishin tė armatosur me hobe, harqe dhe shigjeta qė i pėrdornin me shumė shkathtėsi.
Me dobėsimin e Perandorisė Osmane nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI, ra edhe disiplina e jeniēerėve. Jeniēerėt filluan tė martohen, kurse Oxhaku i tyre filloi tė plotėsohet me njerėz pa ndonjė pėrgatitje pėrkatėse ushtarake, madje-madje edhe me ryshfet. Kėshtu filloi tė dobėsohet korpusi i jeniēerėve. Megjithatė, filluan tė kenė ndikime tė tjera. Derisa nė fillim nuk pėrziheshin nė zgjedhjen e Sulltanit dhe vezirėve tė tij, tani, nė fillim tė shekullit XVIII, kishin ndikim vendimtar nė zgjedhjen e tyre, duke u pėrgatitur dhe duke u ēuar nė kryengritje kundėr tyre. Kjo tollovi e brendshme u reflektua edhe nė luftėn kundėr Rusisė, nė fund tė shek. XVIII, u Turqia nuk pati sukses. Prandaj, pushteti qėndror nė krye me Sulltan Selimin III, vendosi tė bėjė reformat ushtarake (Nizam-i Cedid), por pa sukses, sepse Sulltanin e detyruan tė largohet dhe nė fund e vranė. Kėto reforma i vazhdoi Sulltan Mahmuti II (kryeministėr nė kėtė kohė ishte shqiptari, Alemdar Mustafa Pasha), i cili pas shumė pėrpjekjeve arriti qė t'i zhdukė forcat e jeniēerėve dhe kryengritėsit dhe nė vend tė tyre vuri trupa tė reja tė rregullta ushtarake tė quajtura eshkinxhi (turq. E½kinci). Heqjen (suprimimin) e jeniēerėve pastaj e vėrtetoi me ferman.
Kadi. - Gjykatės; zyrtar shtetėror nė Perandorinė Osmane qė ishte i autorizuar tė kryejė detyra gjyqėsore nė territorin e njė kadillėku (sh.). Krahas gjykatės, e cila nė rregullimin (sistemin) Osmano-turko binte ekskluzivisht nė kompetencėn e tij, kadiu kishte autorizime dhe detyra tė gjera nė territorin e administratės ushtarake dhe civile. Kadiu ishte edhe mbikqyrės i pasurisė sė vakufeve dhe vėrtetonte punėn dhe llogarinė e muteveliut. Me njė fjalė, kadiu ishte personalitet kryesor politik, gjyqėsor dhe mbikqyrės nė kadillėkun e vet. Tė ardhurat e kadive ishin tė ndryshme, varėsisht nga rangu i tyre. Kadiu nė radhė tė parė duhej tė ishte njeri i arsimuar dhe i drejtė, njohės i shkėlqyeshėm i burimeve islame (Kur'anit, Hadithit, ixhami ymmetit dhe kijasi fukahasė) tė cilat do t'i zbatonte nė rast nevoje (turq. kadi < ar. kadi).
Kadiasqer. - Gjykatės suprem. Me kėtė titull nė tėrė territorin e Perandorisė ishte njė person, e mė vonė ishin dy persona, ai i Rumelisė dhe i Anadollit. Sipas Kanunnames sė Fatih Sulltan Mehmedit II, kadiasqerėt ishin shtylla e dytė e Perandorisė, pas kryeministrit (sadriazemit). Kishin kompetenca tė gjera. Bėnin ndarjen e pozitave tė kadive dhe muderrizėve, ai i Rumelisė kujdesej pėr Evropė, kurse ai i Anadollit pėr Azi (turq. kazasker “gjykatės ushtarak” shih kadi dhe asker).

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:53
Kadillėk. - Si term administrativ nė Perandorinė Osmane do tė thotė territor nė tė cilin shtrihen kompetencat e njė kadiu (sh.). Ēdo kadillėk (= kaza) ka pėrfshirė numėr tė madh ose tė vogėl tė nahijeve, varėsisht nga numri i muslimanėve. Nėse nė njė sanxhak numri i muslimanėve ishte i vogėl, kadillėku ka pėrfshirė tėrė territorin e sanxhakut. Kėshtu, kishte sanxhaqe nė tė cilat ka ekzistuar vetėm njė kadillėk, mirėpo territori i njė kadillėku, pėrkatėsisht kompetenca e njė kadiu nuk ka qenė e domosdoshme tė kufizohet vetėm brenda kufijve tė sanxhakut pėrkatės, por ka mundur tė kalojė jashtė atyre kufijve dhe tė pėrfshijė nahije tė sanxhakut tjetėr. Tani nuk dimė nėse ka ndonjė njėsi territoriale-administrative qė do t'i pėrgjigjet kadillėkut ose kazasė (turq. kadilik).
Kahvexhibashė. - Oborrtar qė shėrbente nė kafene.
Kajmekam. - Zėvendės, mėkėmbės, guvernator, pėrfaqėsues. Nė admi-nistratėn turke do tė thoshte: titull i personalitetit i cili nė mungesė pėrfaqėsonte funksionarėt mė tė lartė tė Perandorisė, nga sulltani deri te sanxhakbeu. Kur shkonte Sulltani nė luftė, me tė shkonte edhe kryeministri, ndėrsa nė pallat e lenin kajmekamin. Po kjo vlente edhe kur bejlerbeu ose sanxhakbeu nuk ishin prezent nė vendet e tyre tė punės, kėta e autorizonin kajmekamin pėr tė gjitha detyrat; gradė nėnkoloneli nė ushtrinė turke pas tanzimatit (turq. kaymekam < ar. ka'im “ai qė rri, qė qėndron” dhe ar. makam “vend”.).
Kajmekamllėk. - Titull i kajmekamit; tėrėsia territoriale nė tė cilin udhėhiqte ose qeveriste kajmekami (turq. kaymekamlik shih kajmekam dhe suf. turq. - lik).
Kala. - Kėshtjellė, fortifikatė, vend i rrethuar me mure tė larta e tė trasha, i pėrgatitur pėr mbrojtje nga armiku pėr njė kohė tė gjatė, i pajisur me mjete luftarake. Kalaja nė kuptimin e gjėrė tė fjalės paraqet njė qytezė. Ata qė e ruanin dhe e mbronin kalanė quheshin mustahfiza ose muhafiza. Pėr shėrbimet e tyre mustahfizėt merrnin timar, nganjėherė rrogė, e nganjėherė edhe njėrėn edhe tjetrėn. (turq. kale < ar. kal'a).
Kallkandelen. - Tetova.
Kapudan, kapetan. - Komandant i njė eskadreje ose anije luftarake.
Kapudan-i derja ose Kapudan-pasha. - Kryekomandant i marinės nė Perandorinė Osmane.
Kapuxhi - (Forma e re e turqishtes ėshtė kap¢c¢) Kuptimi themelor i saj ėshtė rojtar i oborrit, portier. Si term historik do tė thotė shėrbetor i eprorėve tė lartė tė Oborrit mbretėror, nga sanxhakbeu deri te Sulltani. Tė tillė kishte shumė; bėnin edhe detyra tė tjera. Eprori i tyre ishte kapuxhibasha (sh.).
Kapuxhibashė. - Epror i rojes sė Oborrit. Sipas rangut ishte mė i ulėt se miralemi (sh.) dhe mė i lartė se mirahori (sh.). Nė Oborrin e Sulltan Mehmedit II ishte vetėm njė kapuxhibashė. Nė shek. XVII numri i tyre sillej nga 12 deri nė 21. Atyre nė atė kohė u nėnshtroheshin dyqind deri nė pesėqind kapuxhi (sh.). Nė shek XVIII numri i tyre u rrit nė 60, por tani 3-4 prej tyre konsideroheshin kryesorė. Mė i vjetri nga ata quhej bashkapuxhibashė. kapuxhaibashėt u prinin delegatėve tė huaj deri nė rezidencėn e zotėrinjve tė tyre dhe kryenin funksione tė tjera tė rėndėsishme. Ndikimi i tyre nė Oborrin mbretėror ishte i madh. Ata i dėrgonin letrat dhe porositė e fshehta tė Portės. Kapuxhibashė kishte edhe nėpėr provinca. Avancohej sipas meritave. (turq. kap¢c¢bas¢ shih kapuxhi dhe bashė).
Kasaba, kasabė. - Qytetth, qytet i vogėl. Qė njė vendbanim tė merrte statusin e kasabasė nė Perandorinė Osmane duhej tė kishte territorin e vet, pastaj sė paku xhami, mektep, hamam (banjė publike) han, disa dyqane dhe institucione tė tjera tė rėndėsishme. Kasabatė zakonisht ishin qendra administrative tė kadillėkut ose tė nahijes. (turq. kasaba < ar. kasaba).
Kazasqer. - shih kadiasqer.
Ket-huda. - shih qeha.
Kaza. - shih kadillėk.
Koll. - 1. Krah, 2. Divizion i jeniēerėve, komandanti i kėsaj pjese tė ushtrisė quhej kollaga (truq. kol a¤as¢)
Koll-qeha. - ndihmės i koll-agės.
Kubbe. - Kupollė, kube e xhamisė.
Kubbe-i vezir. - Titull i funksionarėve mė tė lartė nė Perandorinė Osmane tė cilėt formonin Kėshillin e veēantė shtetėtor. Nė krye tė kėtij Kėshilli ishte kryeministri (sadriazemi). Kėtė kėshill e pėrbėnin tre deri nė tetė persona. Nė kohėn e kryeministrave Qyprili (nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII) kubbe-i vezirėt filluan ta humbin rėndėsinė dhe ndikimin e tyre nė punėt shtetėrore.
Kulket-hida. - shih qeha.
Kuttab. - shih qatip.
Lala. - Edukator, mėsues i princave, i pasardhėsve tė Sulltanit. Kjo fjalė shpeshherė vihej para emrit personal tė vezirit dhe tė pashės kur u drejtohej Sulltani me gojė ose me shkrim. Nė kėtė rast nuk ishte e domosdoshme qė ata tė jenė edukator (turq. lala pers. lala).
Liva. - sinonim pėr sanxhak (sh.)
Mahallė. - Lagje; njėsia mė e vogėl administrative - territoriale, (turq. mahalle < ar. mahalla)
Mahkeme, mahqeme. - Gjykatė, gjyq (turq. mahkeme < ar. mahkama)
Matba qatibi. - Sekretar i kuzhinės (turq. matba katibi < ar. Matbah “kuzhinė” dhe ar. katib (shih qatip).
Medrese. - Emėrtim i pėrgjithshėm pėr tė gjitha llojet e shkollave nė botėn islame. Te ne e ka ngushtuar kuptimin (turq. medrese < ar. medrese).
Mehter. - Muzikant; anėtar i orkestrės ushtarake. Pėrdoret edhe termi iē-mehter (turq. mehter < pers. mihter, komparativ i fjalė pers. mih “i madh”.).
Mehterbashė. - Epror i mehterėve (sh.). Pėrdoret edhe iē-mehterbashė.
Mektep, mejtep. - Shkollė fillore (turq. mektep < ar. mekteb).
Memalik. - Robėr, jesirė, memalikė (ar. mamalik nga sing. mamluk).
Mesxhid. - Nė fillim mesxhid quhej ēdo faltore islame, mirėpo mė vonė bėhet dallimi nė mes tė fjalės mesxhid dhe xhami. Dallimi nė mes kėtyre dy objekteve fetare islame qėndron nė atė se, pėrkundėr mesxhidit, xhamia e ka edhe minberin dhe minaren. Prandaj, namazi i xhumasė edhe namazi i dy bajrameve falet nė xhami (turq. mescit ar. mesxhid).
Mexhidije. - Para e argjendtė e kohės sė Sulltan Abdulmexhidit (1838-1861), sipas tė cilit edhe quhet mexhidije; lloj dekorate, medaljon, qė jepej nė kohėn e Sulltan Abdulmexhidit.
Mexhlis. - Kuvend, tubim; pėrdoret edhe me kuptim Kėshilli: Mexhlisi Alije “Kėshilli i lartė shtetėror”; Mexhlis-i Hass-i Vukela Kėshilli i posaēėm i ministrave”; Mexhlis-i Vala-i Ahkam-i Adlije “Kėshilli suprem pėr tė drejta gjyqėsore” (turq. meclis < ar. mexhlis.
Mevlana. - 1. Zotėri, 2. titull nderi qė u jepej njerėzve shumė tė ditur, e mė vonė pėrdorej edhe pėr imamėt, madje edhe pėr muezinėt (turq. mevlana ar. meulana “zotriu ynė”.).
Mimar. - Arkitekt. Ēdo sanxhak kishte sė paku njė mimar qė kujdesej pėr mirėmbajtjen e objekteve tė ndryshme. Ky nė tė vėrtetė ishte kontrollues i punės qė e bėnin mjeshtrit dhe punėtorėt e tjerė. Kishte tė drejtė tė shfrytėzojė timar (turq. mimar < ar. mi'mar).
Minber. - Vend i ngritur me shkallė nė xhami nė anėn e djathtė tė mihrabit (sh.) i ndėrtuar me gurė ose me material druri. Prej kėtij vendi hatibi (ose imami) mban kėshillim fetar islam tė bazuar nė Kur'an dhe Hadith ditėn e xhuma, nė kohėn e namazit tė drekės, dhe nė dy bajramet (turq. minber, mimber < ar. minber).
Mir. - Komandant (sinonim pėr beg). (pers. mir < ar. emir).
Mirahor - (pėrdoren edhe variantet: mirahur, emirahor, imrahor). - Komandant i shtallės sė kuajve nė Oborrin e Sulltanit, tė bejlerbeut ose tė sanxhakbeut. Kjo gradė, tė cilėn turqit osmanlinj e trashėguan nga shtetet e vjetra turke, pėrmendet nė Perandorinė Osmane qė nga koha e Sulltan Muratit I. Nė kohėn e Fatih Sulltan Mehmetit II kishte funksion tė lartė, kishte zyrėn e vet, kishte qatipin, zėvendėsin dhe nėpunės tė tjerė. Mė vonė ėshtė vėnė edhe titulli mirahor i dytė ose mirahori i vogėl. Titulli mirahor ėshtė hequr nga pėrdorimi nė vitin 1837 (turq. mirahor < pers. mirahor).
Miralem. - Tekstualisht do tė thotė komandant i flamurit, por si term nė organizimin e Shtetit Osman do tė thotė funksionar nė Oborrin mbretėror tė Sulltanit ose tė bejlerbeut qė kujdesej pėr flamujt dhe pėr simbolet e tjera tė pushtetit: flamujt, tugat, mehterhanet (vend i orkestrės ushtarake) etj. Pas komandantit tė jeniēerėve (Yeniēeri agasi) miralemi i Oborrit tė Sulltanit ishte funksionari mė i lartė. Nė luftė mbante flamurin kryesor tė Oborrit. Miralemi i Oborrit ua ndante simbolet e shtetit (flamujt dhe tugat) vazierėve, bejlerbejve dhe sanxhakbejve. Pas vdekjes sė vezirėve, bejlerbejėve etj. miralemi i Oborrit i merrte tugat dhe flamujt dhe i kthente nė thesarin e Oborrit. Miralemėt paguheshin mjaft mirė. Herė-herė, edhe pse nė kundėrshtim me ligjin, miralemėt bėheshin vali me gradė tė vezirit. Ky titull ėshtė hequr nga pėrdorimi nė vitn 1828 (turq. miralem < nga pers. mir (sh.) dhe ar. 'alem flamur).
Miriliva, mirliva. - shih sanxhakbeg.
Mirimiran, mirmiran. - Deri nė shek. XV ishte sinonim pėr beglerbeg (sh.). Nė shek. XVII dhe XVIII ky titull u jepej pashallarėve me dy tuga. (turq. mir-i miran)
Mirza. - Princ; trashėgimtar nė dinastinė e dikurshme tė Iranit. vjen nga fjala persiane “mirzade” princ (pers. mir (sh,) < dhe pers. zade “fėmijė, bir”)
Muhafiz. - Komandant i njė fortifikate, i njė qyteti tė fortifikuar (turq. muhafiz < ar. muhāfidh).
Muhafizllėk. - Gradė, titull i muhafizit (sh.); tėrėsia territoriale ku qeveriste muhafizi (turq. muhafizlik < nga ar. muhāfidh + suf. i turqishtes - lik).

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:54
Muharrem. - Muaji i parė i vitit sipas kalendarit hixhrij.
Muhtesib. - Mbikqyrės. Si mbikqyrės kishte autorizim tė zbatojė ligjin e sheriatit, pėrafėrsisht si kadiu. Nė qytete tė mėdha kujdesej pėr mbajtjen e rendit dhe tė qetėsisė, mbikqyrte zanatet, tregtinė, ndėrtimtarinė, ēėshtjet e moralit dhe higjienėn. Kėtė institucion turqit osmanlinj e huazuan nga shtetet mė tė vjetra islame, ku kompetencat e muhtesibit ishin edhe mė tė mėdha. Shėrbimi i muhtesibit quhej ihtisab. (turq. muhtesip < ar. muhtesib).
Muid. - Ndihmės i muderrisit, asistent (turq. muid < ar. mu'id).
Mukabele. - Lexim, kėndim me zė nga Kur'ani, me rregulla tė caktuar tė leximit; kėndim fetar nė grup te dervishėt (turq. mukabele < ar. mukabele).
Mulla. - Titull nderi pėr njerėzit me arsimim tė lartė; titull pėr kaditė (kadilerėt) e rangut mė tė lartė. Kėtė titull e merrnin kaditė e kryeqendrės sė Perandorisė si dhe kaditė e qendrave kryesore tė provincave; kėtė titull mė vonė filluan ta marrin edhe imamėt qė nuk kanė ndonjė pėrgatitje tė lartė (turq. mula, munla < ar. mevla “mbrojtės, ndihmės”, “zotėri” etj.)
Mushaf (lexo: Mus-haf). - Kur'an, sipas definicionit tė leksikografėve arabė “fletė” (ar. suhuf nga sing. sahife, tė lidhura nė mes dy kapakėve).
Muderriz. - Profesor i shkencave islame, qė jep mėsim nė medrese. Kuptimi i kėsaj fjale nė gjuhėn dhėnėse (nė gjuhėn arabe) ėshtė mė i gjerė (shih medrese).
Myhyr. - Vulė, myhyr; unazė (turq. muhur < pers. mühür, muhr).
Myfti. - Jurist islam qė ishte i autorizuar tė jepte fetfa, mendime juridike tė bazuara nė burimet islame. Ishte pėrfaqėsuesi mė i lartė pėr ēėshtje fetare islame nė njė regjion tė caktuar. Ēdo vend i madh nė Perandorinė Osmane e kishte myftiun e vet. Evlija Ēelebiu ēdo myfti e quante shejhulislam. Kėshtu nė tė vėrtetė quhej vetėm kryemyftiu i Perandorisė nė Oborrin e Sulltanit. Ai konsultohej para ēdo vendimi tė rėndėsishėm, bile dhe pėr ēėshtje tė luftės dhe paqjes (ndėrprerjes sė luftės) (turq. müftü < ar. mufti).
Muselim. - Shpesh pėrdoret si sinonim pėr kajmekam (sh). Zėvendės i sanxhakut ose i beglerbegut.
Mustahfizė. - Quheshin ata qė e ruanin dhe e mbronin kalanė, qytetin e fortifikuar. Rekrutoheshin kryesisht nga radhėt e vullentarėve tė luftės dhe nga jeniēerėt mė tė dalluar; gėzonin timare; kryetar i administratės sė njė sanxhaku nė Perandorinė Osmane (pra sinonim pėr sanxhakbeg dhe beglerbeg).
Muteselim. - shih muselim.
Muteveli. - Udhėheqės, drejtues, epror i vakufit. Muteveliun e parė rregullisht e emėronte themeluesi i vakufit, i cili nė testament hollėsisht pėrshkruan se si duhet tė udhėheq me pasurinė e tij Punėn e muteveliut e mbikqyrte njė mbikqyrės (nazir), por kėtė shpesh e bėnte edhe kadiu, i cili edhe ashtu, sipas ligjit, kishte tė drejtė tė kontrollojė punėt financiare tė tij. Nėse muteveliu nuk i pėrmbahej testamentit ose normave tė sheriatit, kadiu ka mundur ta ndėrrojė nga detyra. (turq. mutevel-li < ar. mutevel-li)
Nahije. - Krahinė, anė, regjion; njėsi administrative - territoriale qė pėrfshinte disa fshatra nė kohėn e Perandorisė Osmane. Nahija ishte mė e vogėl se kaza-ja ose kadillėku (shq.) (turq. nahiye < ar. nahije).
Nishan. - Shenjė, simbol; tugra e Sulltanit (turq. ni½an < pers. nishan.)
Odabashė. - Kryetar i odės (sh.) (turq. oda “dhomė” + ba½ = odaba½i shih: bashė).
Odė. - Dhomė, odė; kazermė e jeniēerėve; ēdo bylyk dhe ortė kishte kazermat e tyre; njėsia mė e vogėl nė tė gjitha gjinitė e ushtrisė me pagė nė Perandorinė Osmane. Njė odė rregullisht pėrbėhej prej 5-10 ushtarėsh; mė shumė oda pėrbėnin njė bylyk ose xhemat (turq. oda).
Ortė, orta. - Regjiment i ushtrisė sė jeniēerėve; njė ortė numėronte deri nė katėrqind ushtarė. Shumė orta e pėrbėnin ushtrinė e jeniēerėve (sh.) (turq. orta “i mesėm, i mesmi”).
Oxhak. - Shtėpi bujare qė gjithnjė ėshtė e hapur pėr udhėtarė dhe musafirė; emėrtim i prėgjithshėm pėr korpusin e jeniēerėve dhe disa shtresave tė tjera: oxhaku i jeniēerėve, oxhaku i bostanxhinjve. (turq. ocak “vatėr”).
Padisha. - Sulltan, mbret; sundimtar (turq. padi½ah < pers. padishah).
Pasvanxhi. - Roje nate (turq. pasvanēi, pasbanēi < pers. pasban).
Pasvanxhibashė. - Komandant i pasvanxhinjve (sh.).
Pasha, pashė. - Titull i oficerėve tė lartė tė Perandorisė Osmane. Fjala pasha, pashė mund tė jetė me origjinė persiane, sipas tė gjitha gjasave, trajtė e shkurtėr e fjalės padishah (sh.). Deri nė gjysmėn e dytė tė shek XVI ka qenė nė rangun e fjalės vezir. Pastaj ka pasur mė pak vlerė, ka vazhduar tė jetė titull i qeveritarit tė vilajetit (pra nė rangun e beglerbegut). Pashallarėt nė Perandorinė Osmane kanė pasur dy tuga, pėr dallim nga sanxhakbeu qė kishte njė, respektivisht vezirėt tė cilėt kishin tri tuga. Pas modernizimit tė Perandorisė Osmane nė vitin 1839, gradėn pasha e merrnin edhe oficerėt e lartė ushtarkė edhe ata civilė. Titulli pasha mbeti si gradė zyrtare ushtarake dhe nė kohėn e Republikės sė Turqisė deri nė vitin 1934.
Qatip. - Sekretar. Ēdo zyrė nė Perandorinė Osmane kishte nga njė sekretar (shih Divan-i qatip).
Qeha. - (turq. kahaya, pers. kethuda prej ked shtėpi + huda “pronar”). Sikurse shihet, kuptimi themelor i saj ėshtė pronar shtėpie, kujdestar i familjes, kurse si term historik nė Perandorinė Osmane do tė thotė: ndihmės, bashkėpunėtor dhe pėrfaqėsues i parė i organeve dhe funksionarėve tė lartė, tė vezirit tė madh, bejlerbeut, sanxhak-beut, kadiut, komandantit tė jeniēerėve (yeniēeri a¤asi) etj. Qehaja i vezirit tė madh zakonisht quhej qehaja-beg (turq. ket-hudabeg). Zėvendėsi i agait tė jeniēerėve quhej kulqeha (turq. kulkethudasi). Ai kishte ndikim tė madh, nganjėherė hiē mė pak se agai i jeniēerėve. Ēdo bejlerbe e kishte qehanė e vet. Qehaja i bejlerbeut ishte fytyra mė e besueshme nė Oborrin e tij. Pėr punėt mė tė rėndėsishme, bejlerbeu sė pari konsultohej me qehanė e vet. Po kjo vlen edhe pėr qehanė e sanxhakbeut, pra nė mungesė tė sanxhakbeut, qehaja i tij i kryente tė gjitha punėt.
Ramazan. - Muaji i nėntė sipas kalendarit hixhrij.
Rebi-ul-ahir. - Muaji i katėrt sipas kalendarit hixhrij.
Rebi-ul-evel. - Muaji i tretė sipas kalendarit hixhrij.
Reis. - Kryetar; komandant (turq. reis ar. reīs).
Reis-ul-kuttap. - shih bashqatip.
Rexhep. - Muaji i shtatė sipas kalendarit hixhrij.
Rijaset. - Kryesia supreme islame; rezidenca e reis-ul-ulemasė.
Sadriazem. - vezir i madh, kryeministėr; shih: vezir.
Safer. - Muaji i dytė sipas kalendarit hixhrij.
Sanxhak. - 1. Flamur, bajrak. 2. Njėsi administrative qė pėrbėhej prej disa kazave. Disa sanxhaqe kanė formuar njė ejalet, beglerbejllėk ose pashallėk. Sanxhakun e udhėheqte sanxhakbeu (sh.).
Sanxhakbeg. - Udhėheqės i sanxhakut. Quhej edhe mir-i liva dhe mytesarrif. Ishte udhėheqės i tė gjitha forcave tė armatosura tė sanxhakut. Eprori i drejtpėrdrejtė i tij ishte bejlerbeu.
Sanxhak-i Sherif. - Flamur i shenjtė i Muhammedit a.s. Thuhet se ruhet nė njė muzeum tė Stambollit.
Seiz. - Shėrbetor i oborrit i cili i ushqente kuajt (turq. seyis < ar. sejis). Kishte shumė tė tillė, kurse eprori i tyre quhej seizbashė. Ishin nėn komandėn e mirahorit.
Saraē. Zejtar qė merret me pėrpunimin e gjėrave tė lėkurės, lėkurėpunues. Saraēėt e Oborrit dhe puntoritė e tyre ishin nėn kontrollin e mirahorit (shq.). Eprori i tyre ishte saraēbasha (turq. saraē < ar. sarraxh).
Saraj. - Pallat, saraj (turq. saray < pers. seraj).
Segban, sekban. - shih sejmen.
Sejmen (semen). - Tekstualisht do tė thotė “ruajtės i qenve”. Ndėrsa si term historik, sejmenėt paraqitnin divizionin e tretė tė korpusit tė jeniēerėve, i cili pėrbėhej prej 34 ortave. Ishte njė nga tri divizionet kryesore. Ky divizion ėshtė organizuar gjatė kohės sė Sulltan Bajazitit I nė tė njėjtėn kohė kur edhe ai i zagarxhinjėve (ruajtės i zagarėve-qenve tė gjuetisė). Komandanti i sejmenėve (sekbanėve) quhej sekbanbashė (turq. segbanba½i ose seymenba½i). Nė fillim sejmenėt ishin gjini e pavarur e ushtrisė, por Sulltan Fatih Mehmedi II mė 1471 i bashkoi sejmenėt me korpusin e jeniēerėve. Sejmenėt nė thelb ishin kėmbėsorė. Prej tyre mė shumė paguheshin sejmenėt e bylykut tė tridhjetė e tretė, tė cilėt ishin tė privilegjuar, sepse me kėta Sulltani shkonte nė gjueti. Sejmenėt kryenin edhe detyra tė tjera (turq. segmen, seymen).

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:55
Sekban. - shih sejmen.
Sekbanbashė. - Komandant i sejmenėve (sh.).
Ser-amedan. - Komandant kryesor, kryekomandant (nga pers. sing. ser-amed - ser “krye” + amed “ka ardhur”).
Sarasqer. - Kryekomendant i njė ekspedite ushtarake tė madhe (turq. serasker < pers. ser “krye” < dhe ar. asker “ushtri, ushtar”).
Serdar. - Kuptimi themelor ėshtė “kryetar”, e prej saj “Komandant ushtarak”. Me kėtė kuptim e kanė marrė turqit. Nga turqit ka kaluar te arabėt. Te persianėt deri vonė ėshtė pėrdorur fjala serdar pėr tė formuar titull nderi. Sidoqoftė Osmanlinjtė e kanė pėrdorur me kuptimin “komandant suprem i ushtrisė”, sikurse fjalėn serasqer. Kėtė detyrė nė fillim e kryente vetė Sulltani (XIV-XV); mė pastaj kubbe-i vezirėt (sh.). Kur pėr serdar ėshtė emėruar veziri i madh, e fitonte titullin serdar-i ekrem. Ėshtė pėrdorur edhe si titull pėr komandantin e jeniēerėve tė njė kasabeje (turq. serdar < pers. serdār).
Serkerde. - Kryetar, komandant, qė ėshtė nė ballė tė njė grupi ushtarėsh; komandant ushtarak (turq. serkerde < pers. serkerde)
Ser-mimar. - Kryearkitekt (shih mimar).
Silahdar. - Kuptimi themelor i kėsaj fjale ėshtė “bartės i armėve, ai qė mban armė”, kurse si term historik do tė thotė titulluar nė Oborrin e Sulltanit ose tė mėkėmbėsit tė provincės. Silahdari kishte pėr detyrė tė mbante tė gjitha armėt e zotriut tė vet dhe tė ia jepte sipas nevojės. Kishte shumė silahdarė. Komandanti i tyre quhej silahdar-aga. Ky ishte shumė i respektuar te Sulltani. Gjatė kohės sė parakalimit solemn qėndronte nė krahun e djathtė tė zotriut tė tij, tė cilit ia mbante shpatėn. Ky titull pėr herė tė parė, nė Perandorinė Osmane ėshtė vėnė nė kohėn e Jėlldėrėm Bajazitit I (1389-1402). Nė kohėn e Fatih Sulltan Mehmedit II ishin 8000, kurse nė kohėn e Sulltan Ahmetit III 12000. (turq. silhtar, silihdar < pers. silahdar < nga ar. silah “armė” dhe suf. pers. -dar nga dashten “mbaj”.)
Sipesallar. - Kryekomandant ushtarak (sinonim i serasker) (turq. sipesalar < pers. sipesallar < nga pers. sipe “ushtar, ushtri” dhe pers. sallar “kryetar, komandant”).
Spahi. - Turqit e huazuan kėtė fjalė nga persianėt (pers. sipahi turq. sipahi, spahi) me kuptimin ashtu si nė persishten “ushtar”, “kalorės”. Spahive u ndaheshin timare me kusht qė tė shkonin nė luftė si kalorės me njė numėr tė caktuar ushtarėsh. (Pėr spahinjtė nė vendin tonė shih Skender Rizaj, Kosova gjatė shekujve XV, XVI, XVII, Prishtinė 1982, f. 366.).
Subashė. - Mbikqyrės i pronės bujqėsore; ai qė mblidhte ushurin e agait dhe tė beut nga ēifliku; mbikqyrės i qytetit nė Perandorinė Osmane. (turq. suba½i).
Subashllėk. - Titull i subashės (sh.); territor nė tė cilin udhėheqte subasha si organ i drejtėpėrdrejtė ushtarako-administrativ.
Sufi. - Mistik, dervish.
Sulltan. - Mbret, sundimtar nė Perandorinė Osmane.
Shah. - Titull qė e mbanin mbretėrit nė disa vende tė Lindjes si p.sh. nė Iran; mbret, perandor (turq. ½ah < pers. shah).
Shehzade. - Fėmijė i sulltanit, mbretit (turq. ½ehzade < pers. shahzade nga shah (sh.) dhe zade “fėmijė”).
Shejh. - Plak, kryeplak; kryetar fisi. Nė civilizimin turk-Osman ky titull pėrdorej kryesisht pėr tė parin e njė sekti tė muslimanėve, tė njė teqeje tė tyre. (turq. ½eyh < ar. shejh.).
Shejhulislam. - shih myfti.
Sheval. - Muaji i dhjetė sipas kalendarit hixhrij.
Shura-i Devlet. - Kėshilli i lartė shtetėror.
Tarikat. - Rrugė, drejtim; sekt i dervishėve (turq. tarikat < ar. tarika).
Tefter. - shih defter.
Teqe. - Ndėrtesė e veēantė pėr dervishėt ose pėr shejhun, si dhe pėr ceremonitė fetare tė kėtij sekti (turq. tekke < ar. tekke)
Tesavuf. - Misticizėm, rrjedh nga arabishtja tasawwuf)
Timar. - Nė fillim quhej ēdo lloj e tokės qė u jepej shtresave ushtarake - feudale. Mė vonė, timar filloi tė quhet vetėm ajo tokė qė sillte tė ardhura a fitim vjetor deri nė njėzet mijė akēe. Toka qė jepte fitim prej njėzet deri nė njėqind mijė akēe nė vit quhej zeamet, kurse toka qė jepte fitim mbi njėqind mijė akēe nė vit quhej has (sh.). (turq. timar < ar. timar me kuptim “kujdesje pėr tė sėmurė”).
Tugė. - Simbol; shenjė shtetėrore e komandantėve mė tė lartė ushtarakė turq nga sulltani e deri te sanxhakbeu. Tugat ishin tė punuara nga qimet e bishtit tė kalit. Me kėtė simbol dalloheshin gradat e oficerėve nė Perandorinė Osmane. Sanxhakbeu kishte njė, bejlerbeu dy, veziri tri, kurse veziri i madh (sadriaziemi) i kishte mė tepėr tuga (turq. tug < pers. tug).
Tugra. - Monogram (inicialet) i Sulltanit qė vihej (nė formė tė stolisur) nė fermane, nė berate dhe nė dokumente tė tjera tė ngjashme (turq. tugra).
Tyrbe. - Ndėrtesė e vogėl si pėrmendore mbi varrin e njė personi tė njohur, mauzole e tipit oriental (turq. turba < ar. turba).
Ulema. - Dijetarė, shkencėtarė. Ėshtė shumėsi i fjalės arabe 'ālim.
Vakėf, vakuf. - Institucion fetar islam nė tė cilin lehet pasuria e tundshme ose e patundshme me testament. Nga fitimi, respektivisht nga tė ardhurat e asaj pasurie ndahen mjete pėr mbajtjen dhe funksionimin e institucioneve tė ndryshme fetare-arsimore ose pėr qėllime tė tjera mirėbėrėse dhe humanitare. Vakufet janė formuar pasi qė pushteti ose personat privatė hoqėn dorė nga kujdesi dhe mbajtja e institucioneve fetare dhe tė tjera. Shpeshherė vakufet kanė qenė tė liruar nga taksat (tatimet) shtetėrore dhe kanė qenė tė mbrojtur nga pushteti. Nė shek. XVI dhe XVII shpesh janė formuar tė ashtuquajtura evladijet-vakufe, ku pjesa e caktuar nga pasuria e lėnė me testament, sipas ligjit, i shkonte atij ose trashėgimtarit tė tij. Pėr kėtė arsye ky lloj i lėnies sė pasurisė nė vakuf ishte shumė i pėrhapur. (turq. vak¢f < ar. wakf).
Vakufname. - Dokument pėr formimin e vakufit dhe pėr udhėheqjen e tij. (turq. vakufname < shih vakif dhe nam).
Vali. - Qeveritari mė i lartė i emėruar nga sulltani nė njė vilajet (sh.) tė Perandorisė Osmane. Shpeshherė pėrdoret si sinonim pėr sanxhakbe dhe bejlerbe. (turq. vali < ar. wāli).
Vezir. - Titull i ministrit shtetėror dhe i funksionarėve mė tė lartė, sidomos nė Perandorinė Osmane. Sipas Nerkez Smailagiqit, Leksikon Islame, Sarajevė, 1990, f. 663, fjala vezir rrjedh nga persianėt. Nė Avestė, vicir do tė thotė “ai qė merr vendime”, “gjyqtar”, kurse nė pehlevi v(i)ēir do tė thotė “gjyqtar”, “vendim”. Nė kohėn e sasanidėve, arabėt e huazuan prej persianėve nė formėn vezir (wezir), e cila mė vonė kaloi nė persishten e re, gjoja si fjalė arabe. Nė kohėn e Emevitėve (Omejadėve) pėr thirrjen sekretar ėshtė pėrdorur fjala katib, e mė vonė ėshtė zėvendėsuar me vezir (wezir). Te selxhukėt ėshtė pėrdorur titulli pervane, qė ėshtė pėrdorur edhe nė periudhėn e parė Osmane. Nė Perandorinė Osmane, veziri i parė ishte vėllai i Sulltanit tė dytė, Orhanit. Numri i vezirėve gjithnjė ndryshonte. Nė fillim ishte vetėm njė vezir, pastaj, te sulltanėt e parė, u rrit nė dy dhe tre, kurse Fatih Sulltan Mehmedi II (Sulltan i gjashtė me radhė), numrin e tyre e ngriti nė katėr, prej tė cilėve veziri i madh (sadrizemi) kishte kompetenca tė pakufizuara, ishte udhėheqės suprem i administratės sė pėrgjithshme shtetėrore dhe komandant suprem i ushtrisė. Sipas kanunnames sė Sulltan Fatih Mehmedit II, vezirėt ishin shtylla e parė e shtetit. Nė fillim titullin (gradėn) vezir e kishin pashallarėt e rangut mė tė lartė, pashallarėt me tri tuga. Mirėpo, meqė mė vonė kėtė thirrje filluan ta marrin edhe sanxhakbejt (kishin njė tugė) dhe bejlerbejt (dy tuga) u formua Kėshilli i vezirėve kubbe-i vezir (ose, sipas strukturės sė gjuhės turke kubbe vezirleri - vezirėt e kubesė (divanit) tė Sulltanit, qė, varėsisht, pėrbėhej prej 3-8 vezirė. Nė ballė tė tyre ishte kryeministri, (sadriazemi), i cili kishte mė shumė se tri tuga. Vezirėt e Kubbe-i vezir-ėve thirreshin sipas rangut: veziri i dytė (i pari ishte veziri i madh); veziri i tretė etj. Kubbe-i vezirėt nė kohė lufte ishin komandantė ushtarakė dhe quheshin serdar ose serasker. Nė mungesė tė Sulltanit, kishin tė drejtė tė lėshonin-fermane, duke vėnė tugrėn (sh.) nė emėr tė Sulltanit. Kah fundi i shek. XVII, pra nė kohėn e Sulltan Ahmedit III, u hoq plotėsisht institucioni i kubbei vezirėve. Me heqjen e tij, pozita e sadriazemit u forcua edhe mė tepėr. Por edhe ky filloi tė humb rėndėsinė nė kohėn e Sulltan Selimit III.
Veziri i madh. - vezir, kryeministri (sadriazem).
Vilajet. - Krahinė, territor me kufij tė caktuar; njėsi mė e madhe administrative nė Perandorinė Osmane qė pėrfshinte disa sanxhaqe. Nė vilajet qeveriste valiu. Perandoria Osmane ishte e ndarė nė 55 vilajete. (turq. viljaet < ar. wilāje).
Xhelep. - Tufė bagėtish; tatim qė paguhej pėr bagėtinė nė Perandorinė Osmane.
Xhelepēi. - Tregtar i bagėtive me shumicė; ai qė mblidhte xhelepin (sh).
Xhemat. - Grup njerėzish; besimtarėt muslimanė qė luten sė bashku nė xhami etj.; nė organizimin e ushtrisė turke, xhemati ėshtė njėsia mė e madhe ushtarake e pėrbėrė prej disa gjinive. Xhemati formohet nga shumė njėsi tė vogla qė quhen bylyk (sh.), respektivisht odė (sh.). (turq. cemaat < ar. xhema'a).
Xhenaze. - Kufomė, trupi i tė vdekurit i pėrgatitur pėr varrim.
Xhumad-ul-ahire. - Muaji i gjashtė sipas kalendarit hixhrij.
Xhumad-ul-ula. - Muaji i pestė sipas kalendarit hixhrij.
Zade. - fėmijė, bir, bijė.
Zavije. - Skaj, qoshe e njė ndėrtese e caktuar pėr dervishėt; teqe dervishėsh.
Zeamet. - timar i madh (shih timar).
Zemin. - Kompleks i madh i tokės sė punuar, qė nuk ka status tė ēiflikut.
Ziqėr. - Tė pėrmendurit e Zotit xh.sh. nė grup nė mėnyrė tė vazhdueshme, ose nė mėnyrė individuale; kėndim fetar (islam) i pėrbashkėt te dervishėt.
Zulhixhxhe (ar. Dhulhixhxhe). - Muaji i dymbėdhjetė sipas kalen-darit hixhrij.
Zulkade (ar. Dhul-l-ka'de). - Muaji i njėmbėdhjetė sipas kalendarit hixhretij.
Zylyflyballtaxhi. - Balltaxhi tė privilegjuar (shih balltaxhi).

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 13:56
Lektor:
Elez Ismaili
Korrektor:
Liljana Meshiq - Jajaga

Redaktor teknik dhe pėrpunimi
kompjuterik:
Bujar Islami


Faqja e parė e vėllimit tė gjashtė tė Kāmūs al-a'lāmit
Stamboll 1898

Pause_Print_Scroll
08-07-06, 15:08
F U N D

Me rrespekt nga Asketi SmArTs_WAY
Ebu Dawud AbdulMuhsin ibn Jahja el Albani el Darekutni
Kumanove/Maqedoni, 08.07.2006