PDA

View Full Version : Mbi mėnyrėn se si tė ndjeken tubimet studimore


Pause_Print_Scroll
10-07-06, 23:16
Mbi mėnyrėn se si tė ndjeken tubimet studimore

Marrė nga "El-Ahlak uel Sijer" tė Ibn Hazmit





333. Nėse ndiqni ndonjė tubim studimor, silluni vetėm si dikush qė dėshiron ta shtojė dijen e tij dhe tė fitojė shpėrblim mė tė madh prej Zotit. Mos u sillni si dikush qė ėshtė i kėnaqur me atė qė ka, i cili kėrkon gabime pėr tė kritikuar apo ndonjė detaj tė ēuditshėm pėr tė hapur fjalė. Kjo do tė ishte sjellja e njerėzve tė ulėt, tė cilėt kurrė s'do tė arrijnė sukses nė studimet e tyre.


Nėse vini nė tubim me qėllim tė mirė, ju gjithėherė do tė arrini rezultatet mė tė mira. Pėrndryshe, qė tė qėndroni nė shtėpi do tė ishte mė pak e lodhshme pėr trupin tuaj, mė e vlerėshme pėr sjelljen tuaj dhe mė e dobishme pėr jetėn e juaj fetare.



334. Nėse nuk e ndiqni tubimin nėn kėto kushte qė i pėrmendėm, kujdesuni qė tė pėrvetėsoni njėrėn prej kėtyre tre qėndrimeve dhe s'mund tė ketė tė katėrt: [Sė pari] ju s'bėn tė reagoni ndaj injorancės. Kėshtu ju do tė pėrfitoni shpėrblimin e qėllimit tuaj nė ndjekjen e tubimeve studimore, lavdėrim pėr pėrmbajtjen tuaj, dinjitet nė sjelljen tuaj dhe shoqėri nga ata me tė cilėt pėrziheni.



335. [Sė dyti] nėse nuk silleni kėsisoji, atėherė bėni pyetje tė cilat do t'i bėnte ndokush qė dėshiron tė mėsojė. Atėherė ju do tė arrini, veē katėr pėrparėsive qė sapo i pėrmendėm, tė pestėn, e cila ėshtė shtimi i dijes suaj. Ajo qė i karakterizon pyetjet e bėra nga dikush qė dėshiron tė mėsojė ėshtė ajo se ai pyet vetėm pėr pikat qė s'i di, e jo pėr ato qė i di. Tė bėhet pyetje pėr atė qė personi tashmė e di ėshtė dėshmi e idiotėsisė dhe shpirtit tė dobėt, kėto janė vetėm gjepura dhe humbje kohe pėr veten dhe tė tjerėt. Me tė bėrit kėtė ju vetėm do tė provokoni antipati dhe kjo do tė ishte njė dėrdėllitje e dėlirė. Pra, mos luani, kjo ėshtė njė gabim i keq.


Nėse personi tė cilin e pyetni ju jep pėrgjigje tė kėnaqshme, mos pyetni mė. Nėse pėrgjigja e tij s'ėshtė e kėnaqshme, apo nėse ju se kuptoni atė, i thuani atij, "unė s'po kuptoj", dhe kėrkoni prej tij qė tė elaborojė. Nėse ai nuk bėn sqarim mė tė mirė, nėse ai hesht apo pėrsėritė atė qė ka thėnė mė parė pa shtuar ndonjė gjė, heshtni, pėrndryshe ju vetėm do t'i shkaktoni vetes telashe dhe antipati, pa e marrur sqarimin e kėrkuar.


[Sė treti] ju mund tė kundėrpergjigjeni ashtu siē do tė bėnte ndonjė dijetar, qė do tė thotė se ju mund tė pėrgjigjeni nė argumente nė mėnyrėn qė i hedh poshtė ato me efikasitet. Nėse s'jeni nė gjendje tė pėrgjigjeni kėsisoji, nėse keni mundėsi qė vetėm tė pėrsėritni apo tė pėrgjigjeni duke pėrdorur argumente tė cilat bashkėbiseduesit s'do t'ia mbushin mendjen, mos insistoni ngase ju s'do tė pėrfitoni nga pėrsėritjet e juaja ndonjė rezultat mė shumė apo ndonjė informatė. Ju do tė keni sukses vetėm nė bėzdisjen e vetvetes dhe nisjen e armiqėsisė mes ju dyve, gjė qė do tė kishte pasoja serioze.



337. Kini kujdes nga pyetjet qė do t'i bėnte njeriu me paragjykime apo qė kundėrpėrgjigjet sa pėr sy e faqe dhe qė ėshtė i prirur tė mendojė se ka tė drejtė pa ditur ndonjė gjė nė lidhje me ēėshtjen. Kėto dy qėndrime janė tė kėqia: ato dėshmojnė pėr mungesė devotshmėrie, tendencėn e madhe pėr dėrdėllitje, dobėsinė e shpirtit dhe kotėsinė e shumtė. Le ta parashtrojmė ēėshtjen tek Zoti ynė i cili ėshtė pėrkrahja jonė mė e mirė.



338. Nėse ju parashtrohen gojarisht deklarata tė caktuara, apo kaloni nėpėr ndonjė tekst tė shkruar, kini kujdes tė mos silleni me ashpėrsi, gjė e cila do tė shkaktonte papėrmbajtje nė tė folur, para se tė siguroheni me dėshmi tė pakundėrshtueshme se idetė e shprehura janė gabim.


E as qė duhet t’i pranoni ato me entuziazmin e ndokujt qė ėshtė naiv dhe i bindur, deri tė jeni tė sigurt pėr vėrtetėsinė e tyre me njė dėshmi tė pakundėrshtueshme. Nė tė kundėrtėn, konsideroje atė qė tė ėshtė prezentuar si ai i cili s’ėshtė as kundėr as pro, ai qė don tė kuptojė, aq sa ka mundėsi, atė qė e ka dėgjuar dhe lexuar me qėllim qė tė shtojė dijen e tij, tė pėrvetėsojė ide tė reja nėse ato janė tė mira apo t’i refuzojė ato nėse janė tė pasakta. Ėshtė mė se e sigurt qė nėse silleni nė kėtė mėnyrė ju do tė shpėrbleheni pėrgjithėsisht, do tė lavdėroheni shumė dhe vlera e juaj do tė njihet.



339. Njeriu qė ėshtė i kėnaqur me pasurinė e paktė qė ka dhe nuk e ka inat bollėkun tuaj ėshtė po aq i pasur sa edhe ju, edhe nėse ju jeni pasanik. Nėse ky njeri i reziston ngasjes sė pėrfitimit ndaj tė cilit ju jeni nėnshtruar, ai do tė jetė mė i pasur se ju.



340. Kushdo qė ngrihet mbi gjėrat e kėsaj bote ndaj tė cilave ju gjunjėzoheni, ai ėshtė mė i madh se ju.



341. Ėshtė detyrė devotshmėrie pėr muslimanin qė tė mėsojė tė mirėn dhe ta praktikojė atė. Kushdo qė i bėn tė dy kėto gjėra pėrnjėherė, ai i bėn dy vepra tė dobishme deri nė pėrsosmėri. Por, personi i cili ėshtė i kėnaqur me mėsimin e sė mirės pa e punuar atė, ai vepron mirė duke mėsuar dhe vepruar keq me dėshtimin e tij qė tė praktikojė mėsimet e tija, kėshtu duke e pėrzier veprėn e mirė me tė keqen. Ky rast ėshtė mė i preferueshėm pėr atė qė nuk do ta mėsonte tė mirėn mė shumė se sa qė do ta praktikonte. Njeriu i tillė, ndonėse jo i virtytshėm, ėshtė mė i denjė qė tė imitohet, ai ėshtė mė pak i fajshėm se ndokush qė ndalon mėsimin e sė mirės dhe kundėrshton kėdo qė e praktikon atė.



342. Sikur tė ishte qė vetėm njeriu i pamėkat tė ketė tė drejtė tė ndalojė prej tė keqes, dhe sikur tė ishte qė vetėm njeriu me ndershmėri tė pėrsosur tė mund tė mėsojė tė mirėn, askush s’do tė mund tė ndalonte prej tė keqes dhe tė urdhėronte nė tė mirėn qysh prej [vdekjes sė] Pejgamberit salallahu alejhi ue selam. Kjo duhet tė mjaftojė qė tė tė bėhet e qartė prishja, djallėzia dhe turpi i ndokujt qė mund tė mendojė kėsisoji.



343. Ebu Muhamed – Allahu qoftė i kėnaqur me tė ka thėnė, “Kėtu dikush kundėrshtoi, duke protestuar, ‘Kur el-Hasan [el-Basri] – Allahu qoftė i kėnqaur me tė – ndalonte prej diēkaje [tė keqe], ai kurrė nuk e bėnte atė vetė, dhe kur urdhėronte nė diēka [tė mirė], ai i zbatonte urdhėrat e tija me pėrpikmėri. Urtėsia kėrkon qė ne tė veprojmė njėjtė, ngase ėshtė thėnė: asgjė s’ėshtė mė e neveritshme sesa tė predikohet ndonjė gjė e tė mos punohet ajo, apo tė predikohet kundėr ndonjė vepre e pastaj ajo tė bėhet.’”



344. Ebu Muhamed u pėrgjigj, “Personi i cili e ka thėnė kėtė ka gėnjyer. Ka diēka edhe mė tė shėmtuar, e kjo ėshtė, tė mos predikohet e mira dhe tė mos predikohet kundėr sė keqes dhe po ashtu t'i lejohet vetvetes sjellja e keqe dhe tė mos praktikohet e mira.



345. Ebu Muhamed shtoi: Ebu el-Esued el-Du’eli e tha kėtė: Mos ndaloni nė njė tė keqe tė cilėn ju vetė e bėni, ngase nė ju do tė bie njė turp i madh. Filloni me vetveten dhe ndaloni veten nga prapėsitė tuaja. Nėse pushoni prej tė qenit i pėrkushtuar ndaj tyre, ju do tė bėheni njė njeri i urtė. Atėherė edhe predikimet e juaja do tė pranohen, njerėzit do tė marrin shembull nga dituria juaj dhe mėsimet tuaja do tė bėhen tė dobishme.



346. Ebu Muhamed vazhdoi: Ebu el-Esued ka dėshiruar ta dėnojė vetėm ndonjė qė ka bėrė njė vepėr pasi qė ua ka ndaluar atė tė tjerėve: vepra e tillė do tė ishte dyfish e keqe duke qenė se ėshtė kryer mu nga personi i cili e ka ndaluar atė. Poeti kishte tė drejtė nė kėtė ngase kjo ėshtė ajo ēka i Plotėfuqishmi ka thėnė, “A po i urdhėroni njerėzit nė punė tė mira ndėrsa vetė po harroni t’i kryeni ato?” [Kur’an 2:44]. S’mund tė mendohet se Ebu el-Esued ka dashur tė shprehė ndonjė ide tjetėr. Pėrsa i pėrket asaj se ai s’ka dashur tė dėnohet pėr njė vepėr tė keqe, mbroje Zot prej kėsaj! Kjo do tė ishte sjellje e njeriut tė lig.



347. Ja ku ėshtė rrėfimi i vėrtetė nė lidhje me el-Hasan: Kur ai dėgjoi dikė duke thėnė se vetėm personi i cili s’bėn keq ka tė drejtė tė ndalojė prej tė keqes, ai u pėrgjigj, “Shejtani dėshiron qė ne tė besojmė nė kėtė, dhe pastaj askush s’do tė mund tė ndalonte nga e keqja apo tė urdhėronte nė tė mirėn.”


Ebu Muhamed e pėrfundoi: “El-Hasan kishte tė drejtė, dhe ajo ėshtė ēka ne thamė mė parė.”



348. Dhashtė Zoti qė ne tė pėrfshihemi nė mesin e atyre qė Ai i lejon tė bėjnė mirė dhe ta praktikojnė atė, dhe nė mesin e atyre qė e shohin rrugėn e drejtė, ngase askush s’ėshtė pa gabime; dikush i cili i vėren dobėsitė e veta do t’i harrojė dobėsitė e tė tjerėve. Allahu dhashtė leje qė ne tė vdesim nė Sunetin e Muhamedit salallahu alejhi ue selam. Amin, O Zoti i Botrave!


me rrespekt nga Asketi SmArTs_WAY
Ebu Dawud AbdulMuhsin ibn Jahja el Albani el Darekutni
Kumanovė, 11.07.2006