PDA

View Full Version : Shtatėzania-zhvillimi embrional deri nė lindje


Naki
11-07-06, 20:10
Procesi dinamik me anė tė tė cilit zigota njerėzore njėqelizore bėhet njė i rritur me 100 trilionė qeliza ėshtė ndoshta fenomeni mė i mrekullueshėm nė tė gjithė natyrėn.
Studiuesit tani e dinė se shumė prej funksioneve rutinė tė pėrmbushura nga trupi i tė rriturit themelohen gjatė shtatzėnisė - shpesh shumė kohė para lindjes.
Periudha e zhvillimit para lindjes po kuptohet gjithmonė e mė shumė si kohė e pėrgatitjes, gjatė sė cilės njeriu nė zhvillim siguron strukturat e shumta, dhe praktikon aftėsitė e shumta, qė nevojiten pėr mbijetesė mbas lindjes.


Shtatzėnia tek njerėzit zakonisht zgjat rreth 38 javė, qė matet nga koha e fekondimit ose mbarsjes, deri nė lindje.
Gjatė 8 javėve tė para mbas fekondimit, njeriu nė zhvillim quhet embrion, qė do tė thotė "duke u rritur brenda pėr brenda". Kjo kohė, e quajtur periudha embrionike, karakterizohet nga formimi i shumicės sė sistemeve kryesore tė trupit.
Mbas pėrfundimit tė 8 javėve deri nė fund tė shtatzėnisė, "njeriu nė zhvillim quhet fetus", qė do tė thotė "pasardhės i palindur". Gjatė kėsaj kohe, qė quhet periudha fetale, trupi rritet dhe sistemet e tij fillojnė tė funksionojnė.
Tė gjitha moshat embrionike dhe fetale nė kėtė program i referohen kohės mbas fekondimit.



Duke folur nga ana biologjike, "zhvillimi njerėzor fillon me fekondimin", kur njė grua dhe njė burrė kombinojnė secili 23 kromozone tė tyre nėpėrmjet bashkimit tė qelizave riprodhuese tė tyre.
Qeliza e riprodhimit e gruas zakonisht quhet "vezė" por termi i saktė ėshtė ovocit.
Nė tė njėjtėn mėnyrė, qeliza riprodhuese e burrit njihet gjerėsisht si "sperm", por termi i preferuar ėshtė spermatozoid.
Menjėherė mbas shkėputjes tė njė ovociti nga vezorja e gruas, nė njė proces qė quhet ovulacion, ovociti dhe spermatozoidi bashkohen brenda njėrit prej tubave tė mitrės, tė cilat shpesh quhen tubat e Falopit.
Tubat e mitrės lidhin vezoret e gruas me mitrėn e saj.
Embrioni rezultues njė-qelizor quhet zigotė, qė do tė thotė "ēiftėzuar ose bashkuar".


Menjėherė 24 deri nė 48 orė mbas fillimit tė fekondimit, shtatzėnia mund tė konfirmohet me anė tė zbulimit tė njė hormoni tė quajtur "faktor i hershėm i shtatzėnisė" nė gjakun e nėnės.



Brenda 3 deri nė 4 ditė mbas fekondimit, qelizat qė ndahen tė embrionit marrin njė formė sferike dhe embrioni quhet morulė.
Brenda 4 deri nė 5 ditė, formohet njė zgavėr brenda kėtij lėmshi qelizash dhe atėherė embrioni quhet blastulė.
Qelizat brenda blastulės quhen masė qelizore e brendshme dhe krijojnė kokėn, trupin dhe struktura tė tjera, thelbėsore pėr njeriun nė zhvillim.
Qelizat brenda masės qelizore tė brendshme quhen qeliza embrionike tė origjinės pasi kanė aftėsinė tė formojnė secilėn prej mė shumė se 200 llojeve tė qelizave qė pėrmbahen nė trupin e njeriut.

Naki
11-07-06, 20:14
Brenda rreth 2,5 javėve, shtresa e jashtme embrionale ka formuar 3 inde tė specializuara, ose shtresa fillestare, tė quajtur ektodermė, endodermė dhe mezodermė.
Ektoderma krijon struktura tė shumta, ku pėrfshihen truri, shtylla kurrizore, nervat, lėkura, thonjtė, dhe flokėt.
Endoderma prodhon shtresėn e brendshme tė sistemit tė frymėmarrjes dhe tė gypit tretės, si dhe prodhon pjesė tė organeve kryesore si p.sh. tė mėlēisė dhe tė pankreasit.
Mezoderma formon zemrėn, veshkat, kockat, kėrcet, muskujt, qelizat e gjakut dhe struktura tė tjera.
Brenda 3 javėve truri ndahet nė tri pjesė kryesore tė quajtuara truri i pėrparmė, truri i mesėm dhe truri i prapėm.
Zhvillimi i sistemeve tė frymėmarrjes dhe tė tretjes ka filluar gjithashtu.
Gjatė kohės qė qelizat e para tė gjakut dalin nė qesen e tė verdhės sė vezės, formohen enė gjaku nėpėr tė gjithė embrionin dhe fillon tė shfaqet zemra nė trajtė gypi.
Pothuajse menjėherė, zemra qė rritet me shpejtėsi paloset brenda vetes ndėrsa dhomėzat e ndara fillojnė tė zhvillohen.
Zemra fillon tė rrahė 3 javė dhe 1 ditė mbas fekondimit.
Sistemi i qarkullimit ėshtė sistemi i parė i trupit, ose grupi i organeve qė kanė lidhje me tė, qė arrijnė njė gjendje funksionale.


Midis 3 dhe 4 javėve, shfaqet plani i trupit ndėrsa truri, shtylla kurrizore dhe zemra e embrionit mund tė identifikohen me lehtėsi pranė qeses sė tė verdhės sė vezės.
Rritja e shpejtė shkakton palosjen e embrionit relativisht tė rrafshėt. Ky proces pėrfshin pjesė tė qeses sė tė verdhės sė vezės nė murin e brendshėm tė sistemit tė tretjes dhe formon zgavrat e kraharorit dhe tė barkut tė njeriut nė zhvillim.


Brenda 4 javėve amnioni i tejdukshėm rrethon embrionin nė njė qese tė mbushur me lėng. Ky lėng steril, i quajtur lėngu amniotik, i siguron embrionit mbrojtje prej lėndimeve.



Zemra zakonisht rreh rreth 113 herė nė minutė.
Vini re se si zemra ndryshon ngjyrė kur gjaku hyn dhe del nė dhomėzat e veta sa herė qė rreh zemra.
Zemra do tė rrahė afėrsisht 54 milionė herė para lindjes dhe mbi 3,2 miliardė herė gjatė periudhės jetėsore prej 80 vjetėsh.


Rritja e shpejtė e trurit evidencohet nga ndryshimi i paraqitjes sė trurit tė pėrparmė, trurit tė mesėm, dhe trurit tė prapėm.


Zhvillimi i gjymtyrėve tė sipėrme dhe tė poshtme fillon me daljen e sytheve tė gjymtyrėve brenda javės 4.
Lėkura ėshtė e tejdukshme nė kėtė pikė, pasi ėshtė e trashė vetėm njė qelizė.
Me trashjen e lėkurės, ajo do ta humbė tejdukshmėrinė, qė do tė thotė qė ne do tė jemi nė gjendje tė shikojmė vetėm zhvillimin e organeve tė brendshme pėr rreth njė muaj tjetėr.

Naki
11-07-06, 20:16
Midis 4 dhe 5 javėve, truri vazhdon rritjen e tij tė shpejtė dhe ndahet nė 5 pjesė tė dallueshme.
Koka pėrbėn rreth 1/3 e madhėsisė sė pėrgjithshme tė embrionit.
Shfaqen hemisferat trunore, duke u bėrė gradualisht pjesėt mė tė mėdha tė trurit.
Funksionet qė mė vonė kontrollohen nga hemisferat trunore pėrfshijnė mendimin, tė mėsuarit, kujtesėn, tė folurit, tė pamit, tė dėgjuarit, lėvizjen e vullnetshme dhe zgjidhjen e problemeve.


Nė sistemin e frymėmarrjes, janė tė pranishme degėt kryesore, tė origjinės tė bronkitit, e djathta dhe e majta, dhe pėrfundimisht ato do tė lidhin trakenė ose skėrfyellin me mushkėritė.


Vini re mėlēinė e madhe qė mbush barkun pranė zemrės qė rreh.
Veshkat e pėrhershme shfaqen brenda 5 javėve


Gjithashtu, brenda 5 javėve, embrioni zhvillon pllakat e duarve dhe fillon formimi i kėrceve brenda 5,5 javėve.
Kėtu shikojmė pllakėn e dorės sė majtė dhe kyēin e dorės nė moshėn 5 javė dhe 6 ditė.


Nė periudhėn 6 javore, pllakat e dorės krijojnė njė rrafshim tė lehtė.
Valėt primitive tė trurit janė regjistruar qysh mbas 6 javėve dhe 2 ditėve.



Brenda 6,5 javėve, dallohen bėrrylat dhe gishtat e duarve fillojnė tė ndahen, dhe mund tė shihet lėvizja e dorės.
Formimi i kockės, i quajtur kockėzim, fillon brenda klavikulės, ose kularthit, dhe kockave tė nofullės sė sipėrme dhe tė poshtme.


Zemra me 4 dhomėza ėshtė kryesisht e kompletuar. Mesatarisht, zemra tani rreh rreth 167 herė nė minutė.
Aktiviteti elektrik i zemrės i regjistruar nė moshėn 7,5 javėsh zbulon njė model valėsh tė ngjashėm me ato tė njė tė rrituri.


Brenda 8 javėve, 75% e embrioneve shfaqin mbizotėrimin e dorės sė djathtė. Pjesa tjetėr ėshtė e ndarė nė mėnyrė tė barabartė midis mbizotėrimit tė dorės sė majtė dhe mosshfaqjes sė ndonjė preference. Kjo ėshtė evidenca mė e fundit e sjelljes tė mbizotėrimit tė dorės sė djathtė apo tė majtė.


Librat e pediatrisė pėrshkruajnė se aftėsia pėr t'u "rrotulluar" shfaqet 10 deri nė 20 javė mbas lindjes. Megjithatė, ky koordinim i rėndėsishėm shfaqet shumė mė herėt nė mjedisin me gravitet tė ulėt tė qeses amniotike tė mbushur me lėng. Vetėm mungesa e energjisė, e nevojshme pėr tė mposhtur forcėn mė tė lartė tė gravitetit jashtė mitrės i pengon tė porsalindurit nga rrotullimi.
Embrioni po bėhet fizikisht mė aktiv gjatė kėsaj kohe.
Lėvizjet mund tė jenė tė ngadalta ose tė shpejta, tė vetme ose tė pėrsėritura, tė vetvetishme apo tė pavullnetshme.
Rrotullimi i kokės, zgjatja e qafės, dhe kontakti i dorės me fytyrėn ndodhin mė shpesh.
Prekja e embrionit shkakton njė si vėshtrim tė vėngėr, lėvizje tė nofullės, lėvizje sikur shtrėngon diēka dhe shtrirje tė gishtave tė kėmbėve.


Kockat, kyēet, muskujt, nervat dhe enėt e gjakut tė gjymtyrėve u pėrngjajnė shumė atyre tė tė rriturve.
Brenda 8 javėve, epiderma, ose lėkura e jashtme, bėhet njė membranė me shumė shtresa, duke e humbur shumicėn e tejdukshmėrisė.
Vetullat rriten, ndėrsa shfaqen qime rreth e rrotull gojės.


Periudha tetė javore shėnon pėrfundimin e periudhės embrionike.
Gjatė kėsaj kohe, embrioni i njeriut ėshtė rritur nga njė qelizė e vetme nė pothuajse 1 miliardė qeliza tė cilat formojnė mbi 4000 struktura anatomike tė dallueshme qartė.
Embrioni tani zotėron mė shumė se 90% tė strukturave qė gjenden tek tė rriturit.

Periudha e fetusit vazhdon deri nė lindje.
Brenda 9 javėve, fillon thithja e gishtit tė madh tė dorės dhe fetusi mund tė gėlltisė lėng amniotik.
Fetusi gjithashtu mund tė kapė njė objekt, tė lėvizė kokėn pėrpara dhe mbrapa, tė hapė dhe tė mbyllė nofullėn, tė lėvizė gjuhėn, tė psherėtijė dhe tė shtriqet.
Receptorėt e nervave nė fytyrė, nė pėllėmbėt e duarve, dhe nė tabanet e kėmbėve mund ta ndiejnė prekjen e lehtė.
"Nė pėrgjigje tė njė prekjeje tė lehtė tė tabanit tė kėmbės", fetusi do tė pėrkulė pjesėn e ijes dhe gjurin dhe mund tė mbledhė gishtat e kėmbės.

Naki
11-07-06, 20:20
Tani kapakėt e syve janė plotėsisht tė mbyllur.
Nė laring, shfaqja e ligamenteve zanore shėnon fillimin e zhvillimit tė kordės zanore.
Nė fetuset femra, mund tė identifikohet mitra dhe qeliza riprodhuese tė paarrira, tė quajtura oogonia, replikohen brenda pėr brenda vezores.
Organi gjenital i jashtėm fillon tė dallohet nėse ėshtė mashkull apo femėr.

Njė hov i rritjes midis 9 dhe 10 javėve e rrit peshėn e trupit me mbi 75%.
Brenda 10 javėve, stimulimi i kapakut tė sipėrm tė syrit shkakton njė ulje tė poshtme tė syrit.
Fetusit i hapet goja dhe shpesh hap dhe mbyll gojėn.
Shumica e fetuseve thithin gishtin e madh tė dorės sė djathtė.
Pjesė tė zorrės brenda litarthit tė kėrthizės kthehen nė zgavrėn e barkut.
Kockėzimi ėshtė nė proces e sipėr nė shumicėn e kockave.
Thonjtė e duarve dhe tė kėmbėve fillojnė tė zhvillohen.
Gjurmat e veēanta tė gishtave shfaqen 10 javė mbas fekondimit. Kėto mostra mund tė pėrdoren pėr identifikim gjatė gjithė jetės.


Brenda 11 javėve hunda dhe buzėt janė tė formuara plotėsisht. Ashtu si me ēdo pjesė tjetėr tė trupit, paraqitja e tyre do tė ndryshojė nė ēdo fazė tė jetės sė njeriut.
Zorra fillon tė thithė glukozė dhe ujė, tė gėlltitura nga fetusi.
Edhe pse gjinia pėrcaktohet gjatė fekondimit, organi gjenital i jashtėm tani mund tė dallohet nėse ėshtė mashkull apo femėr.


Midis 11 dhe 12 javėve, pesha e fetusit rritet gati 60%.
Periudha dymbėdhjetė javore shėnon pėrfundimin e njė tė tretės, ose tremujorit tė parė tė shtatzėnisė.
Sythe tė dallueshme tė shijes tani mbulojnė pjesėn e brendshme tė gojės. Deri nė lindje, sythet e shijes do tė qėndrojnė vetėm nė gjuhėn dhe nė pjesėn e qiellzės sė gojės.
Fetusi fillon ta bėjė nevojėn qysh mbas 12 javėve dhe vazhdon pėr rreth 6 javė.
Materiali qė nxirret nė fillim nga zorra e trashė e fetusit dhe e tė porsalindurit quhet mekonium. Pėrbėhet nga fermente tretėse, proteina dhe qeliza tė vdekura, tė lėshuara nga sistemi i tretjes.
Brenda 12 javėve, gjatėsia e gjymtyrėve tė sipėrme ka arritur pothuajse raportin e saj pėrfundimtar nė krahasim me gjatėsinė e trupit. Gjymtyrėt e poshtme zgjasin mė shumė kohė pėr tė arritur raportin e tyre pėrfundimtar.
Me pėrjashtim tė pjesės sė mbrapme dhe tė sipėrme tė kokės, trupi i tė gjithė fetusit tani reagon ndaj prekjes sė lehtė.
Ndryshimet e zhvillimit nė varėsi tė gjinisė shfaqen pėr herė tė parė. Pėr shembull, fetuset femra paraqesin lėvizje tė nofullės mė shpesh se meshkujt.
Nė kontrast me reagimin tėrheqės tė vėnė re mė parė, stimulimi pranė gojės tani shkakton kthim nė drejtim tė stimulit dhe hapje tė gojės. Ky reagim quhet "refleksi rrėnjėsor" dhe vazhdon mbas lindjes, duke e ndihmuar tė porsalindurin tė gjejė thumbin e gjirit tė nėnės gjatė ushqimit me gji.
Fytyra vazhdon qė tė arrijė pjekurinė e saj kur depozitat e dhjamit fillojnė tė mbushin faqet dhe fillon zhvillimi i dhėmbėve.
Brenda 15 javėve, qelizat e origjinės tė formimit tė gjakut arrijnė dhe shumėzohen nė palcėn e kockave. Shumica e formimit tė qelizave tė gjakut do tė ndodhė kėtu.
Edhe pse lėvizja fillon nė embrionin 6-javėsh, gruaja shtatzėnė nė fillim i ndjen lėvizjet e fetusit midis 14 dhe 18 javėve. Tradicionalisht, kjo ngjarje ėshtė quajtur gjallėrim.



Brenda 16 javėve, procedurat qė kanė tė bėjnė me futjen e njė gjilpėre nė barkun e fetusit stimulojnė njė pėrgjigje stresi hormonale qė shkakton lėshimin e noradrenalinės, ose norepinefrinės nė sistemin e qarkullimit tė gjakut.
Nė sistemin e frymėmarrjes, pema bronkiale tani ėshtė pothuajse e kompletuar.
Njė substancė e bardhė mbrojtėse, e quajtur verniks kaseoza mbulon fetusin tani. Verniksi mbron lėkurėn nga efektet irrituese tė lėngut amniotik.
Duke filluar nė periudhėn 19 javore, lėvizja e fetusit, aktiviteti i frymėmarrjes dhe ritmi i zemrės fillojnė tė ndjekin ciklet ditore tė quajtura ritme njėzet e katėr orėshe.


Brenda 20 javėve, kėrmilli i veshit, qė ėshtė organ i dėgjimit, ka arritur madhėsinė e atij tė tė rriturit brenda veshit tė brendshėm tė zhvilluar plotėsisht. Qė tani e mė pas, fetusi do tė reagojė ndaj njė game nė rritje tė tingujve.

Naki
11-07-06, 20:23
Flokėt fillojnė tė rriten nė lėkurėn e kokės.
Tė gjitha shtresat dhe strukturat e lėkurės janė tė pranishme, duke pėrfshirė folikulat e flokut dhe gjendrat.
Brenda 21 deri nė 22 javė mbas fekondimit, mushkėritė fitojnė njė farė aftėsie tė marrin frymė. Kjo konsiderohet mosha e jetėsisė pasi mbijetesa jashtė mitrės bėhet e mundshme pėr disa fetuse.


Brenda 24 javėve kapakėt e syve rihapen
dhe fetusi shfaq njė reagim tė trembur si kapsitje sysh. Ky reagim ndaj zhurmave tė papritura dhe tė larta zakonisht zhvillohet mė herėt tek fetusi femėr.
Shumė studiuesė raportojnė se ekspozimi ndaj zhurmės sė lartė mund tė ndikojė pėr keq nė shėndetin e fetusit. Pasoja tė menjėhershme pėrfshijnė ritėm tė shpejtuar pėr njė kohė tė gjatė tė zemrės, gėlltitje tė tepėrt nga fetusi dhe ndryshime tė menjėhershme tė sjelljes. Pasoja afat-gjata tė mundshme pėrfshijnė humbjen e dėgjimit.
Ritmi i frymėmarrjes sė fetusit mund tė rritet deri nė 44 cikle frymėmarrje-frymėnxjerrje pėr minutė.
Gjatė tremujorit tė tretė tė shtatzėnisė, rritja e shpejtė e trurit harxhon mė shumė se 50% tė energjisė tė pėrdorur nga fetusi. Pesha e trurit rritet midis 400 dhe 500%.
Brenda 26 javėve sytė prodhojnė lotė.
Bebja e syrit reagon ndaj dritės qysh mbas 27 javėve. Ky reagim rregullon sasinė e dritės qė shkon nė retinė gjatė gjithė jetės.
Tė gjithė komponentėt e detyrueshėm pėr ndjesinė funksionuese tė nuhatjes janė nė gjendje pune. Studimet e bebeve tė lindura para kohe shfaqin aftėsinė pėr tė zbuluar aromat qysh 26 javė mbas fekondimit.
Vendosja e njė substance tė ėmbėl nė lėngun amniotik shton ritmin e gėlltitjes nga fetusi. Nė tė kundėrtėn, gėlltitja nė rėnie nga fetusi vjen mbas pėrdorimit tė njė substance tė hidhur. Kėto ndiqen shpesh nga shprehje tė ndryshuara tė fytyrės.
Nėpėrmjet njė serie tė lėvizjeve tė kėmbėve, tė ngjashme me hapat, tė njėllojta me tė ecurin, fetusi kryen kapėrdimje akrobatike.
Fetusi paraqitet mė pak i rrudhosur me krijimin e depozitave tė tjera tė dhjamit nėn lėkurė. Dhjami luan njė rol jetėsor nė ruajtjen e temperaturės sė trupit dhe nė ruajtjen e energjisė mbas lindjes.



Brenda 28 javėve, fetusi mund ta bėjė dallimin midis tingujve tė lartė dhe tė ulėt.
Brenda 30 javėve, lėvizjet e frymėmarrjes janė mė tė zakonshme dhe ndodhin 30 deri nė 40% tė kohės tek njė fetus i zakonshėm.
Gjatė 4 muajve tė fundit tė shtatzėnisė, fetusi shfaq periudha tė aktivitetit tė koordinuar tė ndėrprera nga periudha pushimi. Kėto mėnyra sjelljeje reflektojnė kompleksitetin gjithmonė nė rritje tė sistemit nervor qendror.


Brenda rreth 32 javėve, alveolet e vėrteta, ose "hojėzat" e ajrit, fillojnė tė zhvillohen nė mushkėri. Ato do tė vazhdojnė tė formohen deri nė 8 vite mbas lindjes.
Kur ėshtė 35 javė, fetusi mund ta shtrėngojė dorėn fort.
Ekspozimi i fetusit ndaj substancave tė ndryshme duket se ndikon nė preferencat e shijes mbas lindjes. Pėr shembull, fetuset, nėnat e tė cilėve pėrdorin anason, njė substancė qė ka shije si tė uzos, treguan preferencė pėr anason mbas lindjes. Foshnjet qė nuk ishin ekspozuar ndaj saj, nuk e pėlqyen anasonin.


Fetusi ėshtė ai qė e nxit lindjen duke lėshuar sasi tė mėdha tė njė hormoni tė quajtur estrogjen dhe kėshtu fillon tranzicioni nga njė fetus nė tė porsalindur.
Lindja shoqėrohet me tkurrje tė fuqishme tė mitrės, qė rezultojnė nė lindjen e fėmijės.
Qė nga fekondimi dhe deri nė lindje dhe mė pas, zhvillimi njerėzor ėshtė dinamik, i vazhdueshėm dhe kompleks. Zbulimet e reja rreth kėtij procesi magjepės tregojnė gjithnjė e mė shumė ndikimin jetik qė luan zhvillimi i fetusit nė shėndetin njeriut, gjatė gjithė jetės sė tij.
Ndėrsa kuptimi ynė pėr zhvillimin e hershėm njerėzor pėrparon, po kėshtu pėrparon aftėsia jonė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin - si pėrpara, ashtu edhe mbas lindjes.


Kjo temė ėshtė pėrkthyer nga gjuha Gjermane dhe pėrshtatur nė gjuhen Shqipe nga Naki.

Kaltrina
26-02-07, 13:47
Naki flm shume, nese ke ende lloje te materialeve te tilla te lutem shkruaj
pershendetje

roadrunner
10-09-09, 13:26
Naki, nuk po e di a vetem e ke perkthy si shej e njoftimit, e cila gje po me pelqen shume nga ju, apo jeni i dijshem ne keto gjana edhe ne profesion. Me vjen shume mire se jeni interesuar qe me kete tekst te njoftoni disa nga anetaret se si eshte procesi i shtatzenise. Respekt

Tomori
10-09-09, 15:49
Procesi dinamik me anė tė tė cilit zigota njerėzore njėqelizore bėhet njė i rritur me 100 trilionė qeliza ėshtė ndoshta fenomeni mė i mrekullueshėm nė tė gjithė natyrėn.
Studiuesit tani e dinė se shumė prej funksioneve rutinė tė pėrmbushura nga trupi i tė rriturit themelohen gjatė shtatzėnisė - shpesh shumė kohė para lindjes.
Periudha e zhvillimit para lindjes po kuptohet gjithmonė e mė shumė si kohė e pėrgatitjes, gjatė sė cilės njeriu nė zhvillim siguron strukturat e shumta, dhe praktikon aftėsitė e shumta, qė nevojiten pėr mbijetesė mbas lindjes.


Shtatzėnia tek njerėzit zakonisht zgjat rreth 38 javė, qė matet nga koha e fekondimit ose mbarsjes, deri nė lindje.
Gjatė 8 javėve tė para mbas fekondimit, njeriu nė zhvillim quhet embrion, qė do tė thotė "duke u rritur brenda pėr brenda". Kjo kohė, e quajtur periudha embrionike, karakterizohet nga formimi i shumicės sė sistemeve kryesore tė trupit.
Mbas pėrfundimit tė 8 javėve deri nė fund tė shtatzėnisė, "njeriu nė zhvillim quhet fetus", qė do tė thotė "pasardhės i palindur". Gjatė kėsaj kohe, qė quhet periudha fetale, trupi rritet dhe sistemet e tij fillojnė tė funksionojnė.
Tė gjitha moshat embrionike dhe fetale nė kėtė program i referohen kohės mbas fekondimit.



Duke folur nga ana biologjike, "zhvillimi njerėzor fillon me fekondimin", kur njė grua dhe njė burrė kombinojnė secili 23 kromozone tė tyre nėpėrmjet bashkimit tė qelizave riprodhuese tė tyre.
Qeliza e riprodhimit e gruas zakonisht quhet "vezė" por termi i saktė ėshtė ovocit.
Nė tė njėjtėn mėnyrė, qeliza riprodhuese e burrit njihet gjerėsisht si "sperm", por termi i preferuar ėshtė spermatozoid.
Menjėherė mbas shkėputjes tė njė ovociti nga vezorja e gruas, nė njė proces qė quhet ovulacion, ovociti dhe spermatozoidi bashkohen brenda njėrit prej tubave tė mitrės, tė cilat shpesh quhen tubat e Falopit.
Tubat e mitrės lidhin vezoret e gruas me mitrėn e saj.
Embrioni rezultues njė-qelizor quhet zigotė, qė do tė thotė "ēiftėzuar ose bashkuar".


Menjėherė 24 deri nė 48 orė mbas fillimit tė fekondimit, shtatzėnia mund tė konfirmohet me anė tė zbulimit tė njė hormoni tė quajtur "faktor i hershėm i shtatzėnisė" nė gjakun e nėnės.



Brenda 3 deri nė 4 ditė mbas fekondimit, qelizat qė ndahen tė embrionit marrin njė formė sferike dhe embrioni quhet morulė.
Brenda 4 deri nė 5 ditė, formohet njė zgavėr brenda kėtij lėmshi qelizash dhe atėherė embrioni quhet blastulė.
Qelizat brenda blastulės quhen masė qelizore e brendshme dhe krijojnė kokėn, trupin dhe struktura tė tjera, thelbėsore pėr njeriun nė zhvillim.
Qelizat brenda masės qelizore tė brendshme quhen qeliza embrionike tė origjinės pasi kanė aftėsinė tė formojnė secilėn prej mė shumė se 200 llojeve tė qelizave qė pėrmbahen nė trupin e njeriut.

Dr. Tomori