PDA

View Full Version : Vjellja dhe diarreja


Naki
16-07-06, 18:24
Cilat janė shkaqet mė tė shpeshta?
Vjellja dhe diarreja janė simptoma tė shpeshta tė cilat mund tė shfaqen nė suaza tė mė shumė sėmundjeve. Shkaku mė i shpeshtė janė gabimet kualitative dhe kuantitative nė ushqim.

Zvjerdhja e hershme ose kalimi ne ushqim tė pėrzier mund tė jetė shkaku pėr vjellje dhe diarre.
Nė disa raste vjellja ėshtė si rezultat i alergjisė ndaj qumėshtit tė lopės.
Dhėnia e ushqimit qė nuk pėrgjigjet pėr moshėn, ushqim i yndyrshėm ose i infektuar gjithashtu mund tė jetė shkak pėr vjellje e ndjekur me diarre. Kjo ndodh mė shpesh gjatė muajve tė verės.
Infeksionet akute tė zorrėve, tė shkaktuara nga bakteret dhe viruset gjithashtu shkaktojnė vjellje dhe diarre, tė cilat transmetohen lehtė nga fėmija nė fėmijė. Nė raste tė tilla ėshtė e rėndėsishme tė izolohen tė sėmurėt.
Vjellje dhe diarre mund tė paraqitet si fenomen shoqėrues gjatė infeksionit tė veshit, infeksion urinar ose gjatė problemeve tjera.
Vjellje karakteristike haset te stenoza e pilorit (anomali e lindur, te e cila ėshtė prezent ngushtim te dalja nga lukthi). Paraqitet mė shpesh te foshnjat meshkuj diku pas ditės sė 15-20 pas lindjes. Vjellja ndodh menjėherė pas pirjes gji, dhe ka karakterin e “shadervanit”, nga dita nė ditė pėrforcohet ndėrsa fėmija mbetet i uritur dhe humb nė peshė. Jashtėqitjet janė tė pakta dhe tė errta. Kjo sėmundje sot pėrcaktohet me ekzanimim ultrasonografik dhe shėrohet me operacion.
Duhet tė bėhet dallim mes vjelljes sė vėrtetė dhe gromėsirės qė shfaqet te foshnjat pas pirjes gji. Kjo mund tė jetė e shoqėruar me vjelljen e sasisė sė vogėl tė qumėshtit. Kjo ėshtė dukuri normale.A janė ngjitėse vjellja dhe diarreja?
Ndonjėherė mund tė jenė ngjitėse, nė varshmėri nga sėmundja qė i ka shkaktuar.

A tregojnė vjellja dhe diarreja se bėhet fjalė pėr sėmundje serioze?

Mė shpesh shfaqen si fenomen kalues dhe nuk bėhet fjalė pėr sėmundje serioze.
Mė rrallė mund tė ndodh ė dehidrim, i cili do ta kėrcėnojė jetėn e fėmijės, sidomos te foshnjat e vogla.
Nė disa raste vjellja dhe diarreja sugjerojnė pėr prezencė tė sėmundjes serioze, e cila duhet tė diagnostikohet dhe tė shėrohet shpejtė.
Shumica e sėmundjeve qė manifestohen me vjellje dhe diarre janė tė lehta dhe reagojnė mirė nė terapi tė rėndomtė. Tretmani
Vjellje

Shumica e vjelljeve nėse trajtohen siē duhet ndėrpriten pas 8-12 orėsh. Nėse fėmija vjell, duhet tė jepet tretje elektrolite nė sasi tė vogla, njė lugė kafeje nė ēdo pesė minuta. Sasia zmadhohet gradualisht nė varshmėri nga toleranca.
Nėse fėmija nuk vjell pas 8-12 orė futet ushqim solid. Foshnjave u jepet ujė orizi. Fėmijėve mė tė mėdhenj oriz pilaf, krekera ose bukė tė rreshkur.
Qumėshti futet nėse foshnja nuk vjell 12-24 orė. Diarreja

Nėse fėmija ka diarre, menjėherė duhet filluar me dhėnjen e lėngjeve. Pėr kėtė sėmundje, mė e rėndėsishme ėshtė sa do tė pijė, se sa do tė ha. Mė sė miri ėshtė t'i jepet tretje orale elektrolite (siē ėshtė Neliti), i cili ėshtė special i formuluar pėr foshnja dhe fėmijė tė vegjėl.
Nuk duhet tė jepen lėngje frutash ose pije tė ėmbla, sidomos jo foshnajve tė vogla.
Fėmijėve mė tė mėdhėnj qė pranojnė ushqim solid u jepen banane, oriz pilaf, drithėra tė ziera, molla dhe mish tė zier.
Duhet tė vazhdohet me dhėnien gji ose me qumėshtin nga formula (nėse ėshtė nė ushqim artificial), me pėrjashtim nėse e ndalon mjeku.
Mes ushqimeve duhet tė jepen lengje tė kthejllta. Cilat janė shenjat qė ka ndodhur dehidrimi?
Rreziku mė i madh gjatė diarresė sė rėndė dhe tė prolonguar dhe/ose vjelljes ėshtė dehidrimi – humbje e ujit nga organizmi. Foshnjat e vogla mund tė dehidrojnė shpejtė. Shenjat pėr dehidrim janė:

Etje ekstreme , Urinon pak (rrallė dhe me sasi tė vogla tė urinės). Normal, shumica e foshnjave janė “tė lagura deri nė fyt” gjatė ēdo ndėrrimi (mė sė paku 6 herė gjatė ditės).
Letargji dhe polgėshti
Sytė janė tė gropuara, buzėt janė tė thata, nuk ka lot, lėkura duket e rrudhur – me turgor tė zvogėluar. Kur tė drejtoheni te mjeku?
Kontaktoni me mjekun tuaj nėse ėshtė prezente kjo qė vijon:

Diarre dhe vjellje qė nuk reagojnė nė terapi.
Nėse janė prezente shenjat e dehidrimit.
Nėse bėhet fjalė pėr inflamacion tė veshit ose fėmija ankohet nė vėshtirėsi gjatė urinimit.
Nėse jashtėqitjet janė me gjak, nėse temperatura perziston ose nėse ėshtė prezent shqetėsim ekstrem. Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?

Pediatri juaj
Klinika e Pediatrisė , Ambulanca e Pėrgjithshme