PDA

View Full Version : Pėrse na sprovon All-llahu nė kėtė Botė?


musl|m
22-07-06, 14:16
Po, Allahu e di si do tė veprojmė, megjithatė na sjell nė botė pėr tė provuar gjer te pėrkryerja e aftėsive dhe mundėsive tona me anė tė detyrimeve qė na ngarkoi mbi supe. Kur na krijoi, Ai na krijoi si mineralet: minerali i bakrit, minerali i qymyrit, minerali i arit, minerali i argjendit.
Kėtė Ai e bėn nė cilėsinė e Zotit tonė qė i jep ekzistencė dhe zhvillim ēdo gjėje. Kjo ndodh si me aftėsinė dhe mjeshtėrinė estetike dhe realizuese tė njė artisti i cili, duke u shfaqur me veprat e artit, synon tė panjohurėn. Ashtu si ai, edhe Providenca Hyjnore ka disa emra-atribute dhe arte si mishėrim tė atyre emrave. Ja, pra, pėr t'ua paraqitur shikimeve tė njerėzve ato lloj-lloj arte tė veta, me hapjen e kėsaj ekspozite nė sipėrfaqe tė tokės, ka pasur mirėsinė tė urdhėrojė shpalosjen e bukurive tė tyre tė fshehta. Me njė pohim mė tė hapur, si mishėrohen emrat nė mineralin e qymyrit; si e tregon veten te hekuri, te ari, te argjendi e pastaj, me ndėrhyrjen e njeriut, te ari i pastėr, te argjendi i pastėr; si shfaqet te hekuri i pėrpunuar... Dhe, pėr t'ia bėrė tė njohur shikimit tonė se si e tregon veten nė shndėrrimin me njė hop tė qymyrit(1) nė diamant, shpalos lojėn e varianteve tė emrave tė Tij nė etapa dhe nivele tė ndryshme duke na dhėnė, kėshtu, mundėsinė pėr tė krijuar njė gjykim tėrėsor e pėr ta njohur plotėsisht Atė. Po, ėshtė Ai qė bėn gjithēka. Madje, duke mundėsuar pėrfitimin e mijra e mijra fryteve te ēdo gjė.
Nė pėrfundim, me kėto punė tė Tij njerėzit pastrohen, kthjellohen duke u thjeshtuar e kėshtu kthehen nė elementė parajsorė. Si tė thuash, mineralet bėhen ar, diamant, argjend. Nė lidhje me kėtė, Profeti ynė (s.a.v.) nė porosinė e tij tė nderuar ka pasur mirėsinė tė urdhėrojė kėshtu: “Njerėzit janė krejt si mineralet. I dobishmi nė injorancė ėshtė i dobishėm edhe nė Islam.” Si tė thuash, Umeri i nderuar dhe i respektuar nė injorancė, ėshtė UMERI dinjitoz, serioz, i ndjeshėm, i madh dhe i vyer nė Islam... Nė tė parėn mjaft i ashpėr, mjaft i prerė, qė detyron ashtu siē do vetė; nė tė dytėn, me flatrat e thjeshtėsisė tė varura gjer nė tokė e nėn kėmbėt e njerėzve, kurse ndaj qafirėve, femohuesve dhe tė dhėnėve pas mėkatit, njė Umer i prerė e i vėshtirė!... Duke vazhduar analogjinė, ē'mineral tė ishte nė periudhėn e injorancės, i tillė do tė jetė edhe nė Islam... Prandaj shprehim dėshirėn qė njerėzit e guximshėm, tė gjallė e qė u vlon gjaku, tė bėhen muslimanė. Sepse i vyeri nė injorancė do tė bėhet i vyer edhe nė Islam.
Islami e merr nė dorė kėtė mineral-element njerėzor, e pėrpunon, e dendėson dhe e sjell nė gjendjen e arit tė pastėr. Kėshtu ishin shndėrruar sahabet, ithtarėt pasues tė Profetit nė ar tė pastėr. Pastaj filloi tė bjerė vlera dhe karati: 22, 21, 20, 18, 17, 15... Nė shekullin e njėzetė midis muslimanėve pati edhe tė tillė qė ranė nė 1 karat... Po, njė shekull ky qė i shtoi aq shumė paratė kallpe, skorjet!...
Ta themi hapur e thjeshtė, domethėnė se ne nė kėtė botė i kushtėzohemi njė provimi. Nė kėtė mes, Allahu (Xh.Xh.) e di se nė ē'rrugė do tė pastrohemi, pra, na kushtėzon me njė provė. Hasha, Zoti na ruajtė, jo qė Ai tė mėsojė prej nesh diēka qė s'di. Pra, Ai na ve nė provė ne ndaj vetes tonė. Mė saktė, ne provohemi mes veti.
Po, kur tė jemi pėrpjekur e sakrifikuar, kur t'i kemi hyrė udhės sė pastrimit, kullimit e dendėsimit, kur t'i jemi lidhur dėshirės pėr t'u bėrė ar nė se jemi mineral ari, pra, kur tė kemi treguar njė zell tė tillė, do tė jemi bėrė shkak pėr tė zbuluar, pėr tė nxjerrė nė shesh diēka qė Allahu e di eternalisht. E kėshtu, duke e provuar veten nė njė veprimtari tė tillė, do tė dalim nė Audiencėn e Tij tė Lartė me atė gjendje qė kemi mundur tė realizojmė pėr vete. Ashtu siē shprehet edhe nė Kur'an: Atė ditė duart e kėmbėt e tyre, le tė shtojmė, sytė, veshėt, gjuhėt, buzėt e tyre do tė dėshmojnė pėr ta!(2)
Nė se edhe ti e di kėtė gjė, e kupton se je nė provė pėrballė vetes tėnde. Hasha, Zoti na ruajtė, Allahu (Xh.Xh.) nuk provon pėr tė mėsuar gjendjen tėnde. Krejt e kundėrta, ty tė tregon ty dhe ty tė ve nė provė me ty. Tė mirėn e ēdo gjėje Ai e di!

Paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi Muhammedin a,s dhe Atyre qė e ndjekin rrugėn e Tij!