PDA

View Full Version : Pse eshte kaq terheqese Oktoberfest ne Gjermani?


Kalt
17-09-06, 19:45
http://www2.dw-world.de/image/art-big-56121.jpg

Nė Bavari, nė Landin federal mė jugor tė Gjermanisė, u hap tė shtunėn nė mesditė festa popullore mė e madhja nė botė. Prej kėtij momenti priten te vijne tek e ashtuqujtura. „Festa e Tetorit“ deri me 3 tetor, rreth gjashtė milion vizitorė
Tendat e mėdha dhe tė vogla te birrės nė lėndinėn e Terezės nė Mynih, nė tė cilėn organizohet Festa e Tetorit, janė gjatė pasditeve njė ambjent i pėrshtatshėm per njė bisedė tė kėndshme. Por nga darka fillojne tė kėrcejne njerėzit mbi tavolinat dhe tė pėrplasin krikėllat njėlitėrshe me njėri-tjetrin. Shumė prej vizitorėve i mbushin krikėllat e birrės herė pas here.
Psikologia Brigitte Veiz, e cila viziton ēdo vit festėn e tetorit shkruan nė librin e saj mė tė ri, " Festa e Tetorit, Turma njerėzish, Eufori dhe Rituale" qė vizitorėt praktikojnė njė lloj rituali arkaik por nė formė moderne.

Vizitorėt mbajnė ritmin gjėmues me kėmbė dhe kėndojnė me zė tė lartė. Ngaqė vizitorėt nuk janė tė lejuar tė kėrcejnė, i mbetet vetėm mundėsia tė hypin sė bashku nėpėr bankat, nė tė cilat janė tė ulur dhe ku pijnė birrė. Shpesh ndodh qė njerėzit ti derdhin njeri-tjetrit padashje birrėn, ose qė ndonjėri ti afrohet tepėrt dikujt, qe nuk e njeh aspak.
Nė kėto 16 dite, gjatė Festės sė Tetorit ,lejohen shpėrthime dhe shfrenime ndjenjash spontane. Eshte e lejuar te kėndosh me zė tė lartė, tė bėrtasėsh, tė flasėsh marrėzira, tė pish mė shumė se duhet etj.
Tek kjo festė nuk mund tė shkohet vetėm pėr pak kohė, sa pėr ta parė. Kjo festė ose pėrjetohet krejt ose hiē. Prandaj shoqėria gjermane ndahet ne njerėzit, qė janė tė entuziasmuar nga festa e birrės dhe ata, qe nuk e pėlqejnė shumė, si pėrshėmbull gjermanėt e veriut. Vizitoret besnikė nga ana tjetėr i merr malli pėr kėtė festė dhe qė tė bėjnė qejf nė mėnyrė tė shfrenuar.

Ky fenomen tė kujton ritualet euforike pėr nder tė zotit Dionysos nė Greqinė antike. Tė duket sikur Festa e Tetorit nderon Patronen Bavaria. Kjo figurė bronzi, e cila ėshtė brenda bosh, qėndron plot lavdi, pranė fushės sė Terezės. Vizitorėt mund tė hypin me ndihmėn e nje shkalle deri tek koka e Patrones Bavaridhe mund tė shikojnė, ēfarė ndodh nė fushėn e Terezės.Marshimi tradicinal i hanxhive gjatė hapjes sė Festės sė Tetorit, veshjet tipike popullore dhe lojrat me
konkurrimin e qitjeve, tė kujtojnė festėn kombėtare bavareze tė dikurshme. Nė vitin 1810 qytetarėt e Mynihut patėn festuar martesėn e princit bavarez me Terezėn e Sachsen- Hildburgshausen ,nė festėn e tyre tė parė tė Tetorit. Pėr tė nderuar nusen, bavarezėt e quajtėn lėndinėn, ku organizohet Festa e Tetorit,
Lėndina e Terezės. Veshjet tipike popullore tė dikurshme vazhdojnė tė jenė edhe sot e kėsaj dite shumė tė pėlqyera nga vizitorėt e Festės sė Tetorit. Pėr burrat shiten kostume me pantallona lėkure dhe pėr grate, fustane tipike popullore.
Por psikologia Brigitte Veiz paralajmėron vizitorėt, tė kenė kujdes tė mos e teprojnė.

Vizitorėt, tė cilėt vijnė nga vende tė tjera blejnė pėrshembull kapelat ngjyrė gri me formė tė ēuditshme, tė cilat askush nė Bavari nuk i vė, si dhe kapele nė forme krikėlle, pėr tė sinjalizuar, qe edhe ata i pėrkasin kėsaj feste. Por kėto kapele janė tė bėra pikėrisht pėr turistėt, prandaj edhe bavarezėt nuk i i vlerėsojnė shumė.

Megjithatė, kėto kapela nuk e prishin atmosferėn e kėndshme, sepse me kalimin e kohės, gjėja mė e rendesishme ėshtė tė jesh mes turmave dhe tė mbash ritmin e muzikės duke pirė birrė.
Katerin Jöger

seriozja_19
17-09-06, 20:04
Weil es nach folgendem Motto zugeht:

Sauf' solange du kannst und feier' bis in den frühen Morgen...

Noch ein Krügerl gefälligst? :biggrin:

Guri i madh
17-09-06, 20:13
oktobar festi ne müncshen esht nji nder festa me te mdha ne evrop vin vizitore nga e gjith bota para 2001 zgjat,te nji muuaj po pas ngjrjeve ne amerik per shkaqe sigurie zgjt dy jav mbrenda ksaj kohe oktobar festin e vizitojn me teper se dy milion vizitor nga gjith bota

vendasi
17-09-06, 20:17
Sauffen,sauffen bis zum umfallen......:tongue:

jadore
17-09-06, 20:27
..qe dine dhe vlersojme festat tradicionale Gjermanet , tregon dhe idea e kompanise ajrore Lufthansa , pash ne nje reportazh qe kjo kompani ka vendosur qe per hire te Festes me te madhe Bayer-iane ,gjate keti muaji ne aeroporti i Munchen-it stafi i shoqerueseve te fluturimeve (stjuardesat ) do te kene uniformen nga vjeshjet tradicionale te kesaj republike ,investim dhe ide e qelluar , vertet dhe nje marketing i mire per sensibilizim te vleres autoktone , dhe dine vertet gjermanet ne kete drejtim .....

..me intereson , ka nga antaret e forumit qe festuan me miljona botrore tjere kete Fest te madhe te Birres , nese po , si do te pershkruani ju nje pjesmarrje te tille , qka e bene kete fest te veqante ( perveq pjesmarrjes masive ) ne syte e Shqiptareve ..!

krijuesiii
18-09-06, 11:34
...eshte feste e gjermanev eshte me shume nje fest ku njerzit pihen behen dru, nje feste ku njerzite shendrrohen ne kafshe apo ne derra nje shkepuetje nga realiteti
si te pershkruhet ndryshe ku e di mua sme duket aq terheqese...


tungiii

Artisti
18-09-06, 13:25
...eshte feste e gjermanev eshte me shume nje fest ku njerzit pihen behen dru, nje feste ku njerzite shendrrohen ne kafshe apo ne derra nje shkepuetje nga realiteti
si te pershkruhet ndryshe ku e di mua sme duket aq terheqese...


tungiii




hhhhhhhhahhahahahahahhaahhahahaaaaa

ani qysh po ju dilshin brinat edhe bishtat



.

GURI SYLAJ
25-09-06, 19:48
O mos folni ne internet po bujrum e e provoni kete adet.
Vije une me juve nese nuk guxoni me shkue vet!

Guri i madh
25-09-06, 20:33
Festa e tetorit nderon patronen Bavaria kjo figur bronzi qendron plot lavdi pran fushes se terezes .
ne vitin 1810 qytetaret e Mynihut paten festue martesen e princit bavarez me terezene sachsen-hildergshausen,ne festen e tyre te tetorit .per te nderuar nusen bavarezete quajten lendinen,ku organizohet festa e tetorit,lendina e terezes,