PDA

View Full Version : Shtegu i Njohjes


musl|m
09-11-06, 01:56
Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit.
Falėnderimi i qoftė Allahut i Cili ka ndriēuar zemrat e njohėsve (gnostikėve) me pėrkujtim gjuhėt e tyre i ka pėrgatitur qė t’i falėnderohen Atij, trupat e tyre i ka formėsuar qė t’i shėrbejnė Atij. Nė kopshtet e intimitetit ata enden, dhe shmangen nė strehimoren e dashurisė sė Tij. Ai di pėr ta dhe ata e pėrmendin
Ai i do dhe ata e duan. Ai ėshtė i kėnaqur me ta dhe ata me Tė.
Pasuria e tyre ėshtė varfėria kundruall Atij; e ndiejnė nevojėn pėr zbatimin e asaj ēka Ai u ka urdhėruar. Dituria e tyre ėshtė shėrim pėr mėkatet; Ai u bėri tė njohin mjekimin pėr zemrėn, e kėshtu u bėnė fenerė pėr dėshmitė e Allahut nė tokė dhe ēelėsa tė thesarit tė urtėsisė qė Ai krijoi. prijesi i tyre ėshtė hėna nė tė lindur; udhėheqėsi i tyre ėshtė drita e shndritshme – mė i afėrmi dhe mė i zgjedhuri ndėr njerėz, Muhamedi as, fryti i pastėr nga trungu i bekuar, rrėnja e tė cilit ėshtė njėshmėria e Zotit kurse degėt, pėrkushtimi (devotshmėria); trung “as i lindjes as i perėndimit, vaji i tij ndriēon edhe pa e prekur zjarri. Dritė mbi dritė. Allahu udhėzon kah drita e Vet atė qė do. Allahu sjell shembull pėr njerėzit. Allahu ēdo gjė di shumė mirė.” (en – Nur, 35)
“Atij tė cilit Allahu nuk i bėn dritė, ai dritė nuk ka pėr tė pasur.” (en – Nur 40)
Lavdia dhe mėshira e Allahut i takojnė tė Dėrguarit tė Tij; lavd dhe mėshirė, gjurmėt e tė cilave shndrisin nė qiej e ndriēimi i tyre lartohet nė kopshtet e pėrjetėsisė. Lavdi dhe mėshira e Allahut qofshin mbi familjen e tij tė ndershme dhe shokėt e tij tė pastėr.

musl|m
09-11-06, 01:56
Ndjekėsi i shtegut tė njohjes

Ndjekėsi nė shtegun e njohjes ėshtė i lidhur pėr tre gjendje themelore:

1. Frika
2. Shpresa
3. Dashuria

Frika ėshtė degė prej diturisė
Shpresa ėshtė degė prej bindjes sė sigurte
Dashuria ėshtė degė prej njohjes.

Dėshmia pėr frikėn ėshtė ikja nga mėkati;
Dėshmia pėr shpresėn ėshtė tė kėrkuarit e mėshirės;
Dėshmia pėr dashurinė ėshtė dhėnia pėrparėsi tė dashurit mbi veten pra sakrifice.
Shėmbėllim pėr sa u pėrmend mė lart janė qabja, xhamia dhe "haremi:"
Kush hyn nė Haremin e vullnetit ėshtė i siguruar nga dėmi i krijesave; kush hyn nė xhami ėshtė i siguruar pėr gjymtyrėt e tij prej tė gabuarit ndaj Allahut tė madhėruar; kush hyn nė Ka’be e ka ruajtur zemrėn e tij nga tė preokupuarit me diē tjetėr veē tė pėrmendurit tė Allahut tė Madhėruar.
Kur zgjohet njeriu nė mėngjes le tė shikojė nė errėsirėn e natės dhe dritėn e ditės dhe le tė mėsojė se kur shfaqet njėra, tjetra zhduket. I kėtillė ėshtė rasti edhe me dritėn e njohjes; kur ajo shfaqet, zhduket errėsira e tė gabuarit tė gjymtyrėve tė njerėzve (ajo qė nė errėsirė nuk shquhej, nė dritėn e dijes dallohet nė ėshtė e drejtė apo jo e kėshtu mundėsohet rregullimi).
Nėse gjendja e njeriut ėshtė e atillė qė ta bėjė tė qetė dhe tė gatshėm pėr vdekjen, ai i ėshtė mirėnjohės Zotit tė Lartėsuar nė pėrudhjen (udhėzimin) dhe ruajtjen qė Ai i bėri nga mėkatet. Por nėse gjendja e tij ėshtė e tillė qė nuk e dėshiron takimin me vdekjen, atėherė duhet tė vendosė qė me pėrkushtim madhor t’i hyjė rrugės pėr zgjidhje, duke ditur se nuk ka strehimore tjetėr prej Allahut pėrveē se tek Ai; ashtu si nuk ka mėnyrė tė ardhjes deri tek Ai pėrveē se me Tė.
Pastaj robi duhet tė pendohet pėr veprat e tij tė kėqia tė cilat i ka vepruar gjatė jetės mbėshtetur nė zgjidhjen e tij tė gabueshme; duhet tė kėrkojė ndihmė nga Zoti i Lartėsuar nė tė pastruarit e jashtėsisė sė tij nga mėkatet dhe brendisė nga mangėsitė; duhet ta kėpusė nga zemra e tij brezin e harresės pėrhumbėse; ta nėnshtrojė zjarrin e epsheve; tė vazhdojė me ngulm nė rrugėn e drejtė sepse me tė vėrtetė dita ėshtė dėshmi e Ahiretit (pėrjetėsisė), nata dėshmi e kėsaj botė kurse gjumi shembull i vdekjes.
Njeriu pėrparon po aq sa vepron, kurse pendohet pėr atė qė kalon.
Allahu i madhėruar thotė: “Atė ditė njeriu do tė njihet me atė qė ēoi para dhe atė qė la prapa.” (el-Kijameh, 13).

musl|m
09-11-06, 01:57
Gjendjet e zemrės

Gjendjet e zemrės ndahen nė katėr lloje:
Lartėsimi
Zbulimi
Rėnia
Pezulli .
Lartėsimi i zemrės ėshtė nė tė pėrmendurit e Zotit tė Lartėsuar.
Zbulimi ėshtė nė kėnaqjen me Tė.
Rėnia ėshtė nė tė preokupuarit e zemrės me tjetėr pėrveē Zotit.
Pezulli (stagnimi) ėshtė nė shkujdesjen e zemrės ndaj Allahut tė Lartėsuar.

Shenjat e lartėsimit janė tre:
Harmonia,
Moskapėrcimi i kufijve tė Allahut, dhe
Pėrmallimi i pėrhershėm (pėr afėri me Zotin).

Shenjat e zbulimit janė tre:
Mbėshtetja nė Zotin
Sinqeritet
Bindja me qartėsi (Siguri).

Shenjat e rėnies janė tre:
Vetkėnaqėsia/narcisizmi ,
Syfaqėsia
Pėrkujdesja e tepruar ndaj jetės sė kėsaj bote.

Shenjat e pezullit janė tre:
Mungesa e ėmbėlsisė nė adhurime,
Mosneveritja ndaj mėkatit,
Luhatshmėria nė dallimin e tė lejuarės.

musl|m
09-11-06, 01:58
Perkujdesja

Celėsi i saj ėshtė pėrkujtimi i vdekjes sepse kėshtu vjen ēlirimi nga preokupimet e ngushta tė kėsaj bote, shpėtimi nga armiku, pėrforcimi i tė kuptuarit se jeta ka kohėzgjatjen e njė dite e kjo mund tė pėrmblidhet me tė pėrsiaturit e pėrhershėm.
Dyert e tė pėrsiaturit janė tė zbrazurit e zemrės nga kjo botė. Cfare shpie deri tek kjo zbrazje ėshtė mospėrfillja ndaj kėsaj bote. Shtylla e misticizmit ėshtė devotshmėria , kurse kulmi i devotshmėrisė ėshtė frika ; udhėzuesi i frikės ėshtė bindja e pastėr dhe e sigurte, rregullimi i bindjes ėshtė nė tė veēuarit dhe nė tė ndenjurit uritur , kurse plotėsimi i veēimit ėshtė pėrpjekja dhe durimi, rruga e tyre ėshtė sinqeriteti, dėshmi e tė cilit ėshtė kėrkimi i diturisė. I Dėrguari i Zotit sal ka thėnė: “Kėrkimi i diturisė ėshtė detyrė pėr ēdo musliman.” (Ibn Maxheh).

musl|m
09-11-06, 01:59
Qėllimi

Eshtė e domosdoshme pėr robin qė tė vendosė njė qėllim pėr ēdo lėvizje dhe ndeje tė tij. Percillet se i Derguari i Zotit ka thėnė: “Veprat janė sipas qėllimeve dhe ēdokujt i takon ajo qė ka pėr qėllim…” dhe “Qėllimi (nijeti) i besimtarit ėshtė mė i mirė se vepra e tij.”
Qėllimet ndryshojnė sipas rrethanave. Ai qė vendos dicka pėr hir tė Zotit ėshtė nė luftė tė vazhdueshme me veten; e ndėrkaq njerėzit janė tė qetė prej tij, sepse njeriu qė ka qėllim Zotin kėrkon shpėrblim prej Tij dhe jo prej krijesave. Pėr ndjekesin e shtegut hyjnor s’ka asgjė mė tė rėndė se ruajtja e qėllimit.

musl|m
09-11-06, 01:59
Tė pėrmendurit e Zotit

Bėje zemrėn drejtim tė gjuhės tėnde. Derisa e pėrmend Zotin pėrpiqu tė ndjesh ndrojėn e robėrimit tek Zoti dhe madhėshtinė hyjnore. Dije se Zotit tė Madhėruar i ėshtė e njohur fshehtėsia e zemrės tėnde; Ai sheh edhe veprimin tėnd tė jashtėm, dėgjon edhe bisedat e tua tė fshehta. Kėshtu pra, pastroje me trishtim (ndaj gjendjes tėnde) zemrėn dhe ndize nė tė flakėn e frikės, e kur tė digjet e tė bjerė veli i pėrhumbjes nga zemra jote, atėherė tė pėrmendurit tėnd kundrejt Tij, do tė jetė ne lidhje te drejperdrejte me tė pėrmendurit e Tij kundrejt teje : me permendni mua qe dhe Une t'ju permend ju ...(bekareh) " “…kurse permendja e Zotit ėshtė mė e madhja” (el-Ankebut, 45) sepse Ai tė pėrmend edhe pse ėshtė i mėvetshėm nga ti, e ti e pėrmend Atė nga nevoja pėr Tė.
Zoti i madhėruar thotė: “Vėrtet, pėrmendja e Allahut i qetėson zemrat.” (er-Rraa’d, 28).
Qetėsia e zemrės do tė jetė nė tė pėrmendurit e Allahut, kurse ndroja nė zemėr ėshtė pasojė e kėsaj pėrmendjeje. I Madhėruari thotė: “Besimtarėt e vėrtetė janė vetėm ata zemrat e tė cilėve dridherohen kur pėrmendet Zoti.” (Enfal, 2).
Drifherimi eshte per dy shkaqe, nga dashuria per Zotin dhe nga frika ndaj tij.
Permendja ėshtė e sinqertė kur e pėrcjell zemra dhe kur prej saj rrėnohen tė gjitha botėvėshtrimet dhe mendimet tė cilat nuk lidhen me Zotin.

musl|m
09-11-06, 02:00
Falėnderimi

Nė ēdo frymėmarrje tė robit pėrtėrihet njė bekim i Zotit pėr tė cilin i duhet tė jetė falėnderues po aq herė. Trajta mė e ulėt e falėnderimit ėshtė qė njeriu t’i shohė begatitė e Allahut tė Madhėruar dhe tė jetė i kėnaqur me atė cfare Zoti i dhuron duke mos shprehur ankim.
Falėnderimi mė i plotė ėshtė nė tė pranuarit me gjuhėn e qenies sė brendshme, se tė gjitha krijesat janė tė paafta t’i shprehin Zotit falėnderim edhe pėr pjesėn mė tė vogėl tė begatisė sė Tij edhe nėse arrijnė shkallėn mė tė lartė tė pėrpjekjes (nė adhurim dhe njohje). Sepse nė vetvete, udhėzimi prej Zotit pėr tė qenė falėnderues gjithashtu ėshtė begati pėr tė cilėn duhet falėnderuar nė mėnyrė qė nė ēdo falėnderim njeriu tė jetė mirėnjohės qė iu mundėsua falėnderimi, dhe kėshtu deri nė pafundėsi…
Falėnderimi ėshtė shprehje qė tregon pranimin e bamirėsisė sepse kjo ėshtė rruga e cila e shpie drejt njohjes sė Bamirėsit. Allahu i Madhėruar thotė: “Nėse falėnderoni do t’ua shtoj tė mirat.” (Ibrahim, 7).

Falėnderimi ėshtė tri llojesh:

1-Falėnderimi i perzemert, i cili ėshtė tė njohėsh se begatia ėshtė prej tė Vetmit Zot e prej askujt tjetėr.
2-Falėnderimi i gjuhės ėshtė tė pėrmendėsh se falėnderimi dhe lartėsimi i pėrket vetėm Atij.
3-Falėnderimi i trupit ėshtė tė mos i pėrdorėsh gjymtyrėt nė mėkat por t’ia nėnshtrosh Allahut tė Madhėruar.

musl|m
09-11-06, 02:01
Veshja

Veshja ėshtė dhuratė e Zotit tė Madhėruar pėr njeriun qė kėshtu tė mbulojė trupin e tij, e mė e mira veshje ėshtė petku i devotshmėrisė. Rrobat mė tė mira janė ato tė cilat nuk e preokupojnė zemrėn tėnde me tjetėr pėrveē Zotit tė Madhėruar.
Kur t’i veshėsh rrobat pėrkujto dashurinė e Allahut i Cili i mbulon mangėsitė e robėrve tė Tij (pėr tė mos i turpėruar prej njėri-tjetrit). Sė andejmi, mos turpėro askėnd duke ia zbuluar mangėsinė e cila tė ėshtė e njohur, por pėrpiqu tė rregullosh mangėsitė e shpirtit tėnd dhe mbuloji ato me pėrhershmėrinė e nevojės pėr Zotin nė ndreqjen e tyre.
Kur harron mėkatin tėnd, kjo ėshtė shkatėrruese pėr ty sepse me kėtė i zmadhon vetes dėnimin pėr gabimin. Sikur tė zgjoheshe nga gjumi i harresės pėrhumbėse, mėkatet do t’i rreshtoje para syve tė zemrės, do tė qaje mbi to, do tė tė kaplonte frika e do tė treteshe nė turp para Zotit tė Madhėruar.

musl|m
09-11-06, 02:01
Ngritja

Kur tė ngrihesh nga shtrati, edhe zemra le tė ngrihet nga shtrati i plogėshtisė sė saj, edhe shpirti le tė zgjohet nga gjumi i joditurisė. Me tėrė qenien tėnde ngrihu kah Ai i Cili tė ringjalli dhe tė riktheu shpirtin. Nxirre shpirtin tėnd prej rrėmujės ose mpiksjes dhe ngrihu lart me zemrėn tėnde nė sferat engjėllore. Mos e bėj zemrėn tėnde ndjekėse tė egos sepse ajo anon nga toka kurse zemra nga qielli. Zbatoji fjalėt e Allahut tė Madhėruar: “Tek Ai ngrihen fjalėt e bukura dhe veprat e mira.” (Fatir, 10)

musl|m
09-11-06, 02:02
Misvaku

Pėrdore misvakun sepse ai ėshtė mjet pėr pastrimin e dhėmbėve dhe arritjen e kėnaqėsisė sė Zotit. Pastroje jashtėsinė dhe brendinė tėnde nga ndytėsirat e tė keqes; shmangi veprat e tua nga turbullirat e syfaqėsisė dhe vetpėlqimit; shpluhurose zemrėn me pėrkujtim tė sinqertė tė Zotit dhe largohu nga ajo qė nuk tė sjell dobi por tė dėmton.

musl|m
09-11-06, 02:03
Pastėrtia

Kur tė pastrohesh me abdes, mendo mbi pastėrtinė e ujit, kthjelltėsinė dhe pėrshtatshmėrinė e tij pėr pastrim: Allahu i Madhėruar e ka bėrė tė bekuar. Ai thotė: “Ne nga qielli zbresim ujė si bekim.” (Kaf, 9).
Pėrdore ashtu siē ka pėrcaktuar Allahu qė me tė tė pastrohesh e pastėrtia jote ndaj Allahut le tė jetė si pastėrtia e ujit.
Laje fytyrėn e zemrės tėnde nga tė parėt e tjetėrkujt pėrveē Allahut tė Madhėruar; pastroji duart e tua nga tė zgjaturit e tyre tjetėrkujt veē Tij. Fėrkoje ( kokėn tėnde qė me asgjė tė mos krenohesh por veē me Tė.
Pastroji kėmbėt e tua nga tė ecurit qė nuk shpie kah Ai dhe lavdoje Atė pėr shkak se tė ka frymėzuar (me dritė) nga drita e Tij.

musl|m
09-11-06, 02:03
Dalja nga shtėpia

Kur del nga shtėpia jote dhe i drejtohesh xhamisė, ki ndėrmend se AZoti ka tė drejta mbi ty dhe tė ka urdhėruar t’i respektosh ato. Kėshtu, ec me qetėsi dhe madhėshti dhe nxirr mėsim prej krijesave tė Tijt (qė sheh rrugės), tė mirit prej tyre a tė keqit. Zoti thotė: “Kėta shembuj Ne ua sjellim njerėzve, por nuk i kupton kush vec tė diturve.” (el-Ankebut, 43)
Shmange shikimin tėnd nga pėrhumbja dhe epshet e shpėrndaj pėrshėndetjen e paqes. Gjindju atij qė tė kėrkon ndihmė nė rrugėn e tė vėrtetės, urdhėro pėr mirė dhe ndalo nga e keqja, nėse je i aftė, e drejton rrugėhumburin.

musl|m
09-11-06, 02:04
Hyrja nė Xhami

Kur vjen deri tek dyert e xhamisė dije se ke arritur pėrpara shtėpisė sė Sunduesit tė Madhėrueshėm i Cili pranon vetėm tė pastrit dhe tek i Cili ngrihen vetėm tė pėrkushtuarit e sinqertė. Mendo nė vetvete: Kush je ti? I kujt je? Ku je dhe nga cila seli del emri yt?
Hidhe hapin e hyrjes vetėm kur ta pregatitėsh shpirtin qė Atij t’i kushtohesh. Nė tė kundėrt prit si varfanjaku tė cilin e ka lėnė forca dhe tė cilit i janė mbyllur rrugėt, e kur Allahu nė zemrėn tėnde tė shohė animin ndaj Tij, Ai do tė tė japė leje tė hysh brenda, e atėherė do tė jesh jashtė vetes.
Zoti e mėshiron robin e Vet, e nderon mikun e Tij dhe ia plotėson kėrkesėn atij qė i lutet. Ai nuk i ndėrpret mirėsitė edhe pėr atė qė i kthen kurrizin, e pėrfytyro atėhere si sillet me atė qė i ėshtė drejtuar Atij…

musl|m
09-11-06, 02:04
Fillimi i namazit

Kur me fytyrė tė kthehesh nga Kibla, ktheje edhe zemrėn tėnde nga e Vėrteta dhe pėrqėndroje kujdesin tėnd sepse ti nuk je nga ata qė janė tė luhatshėm. Kujtoje tė qėndruarit tėnd para Zotit nė ditėn e takimit tė madh e pėr kėtė qėndro me kėmbėt e frikės dhe shpresės. Ngrije zemrėn tėnde nga tė kundruarit e kėsaj bote dhe krijesave e brengėn tėnde besoja Atij, sepse Ai nuk do ta refuzojė robin e tij dhe as do ta lėrė tė dėshpėruar atė qė e lut.
Kur tė thuash “Allahu Ekber”(Zoti eshte me i madhi) ta kesh ndėrmend se Atij nuk i nevojitet shėrbimi yt e as thirrja jote emrit tė Tij. Nevoja ėshtė veēori e varfanjakut, krijesės, kurse pasuria ėshtė njė ndėr cilėsitė e Tij. Ai robėve tė Tij u ka caktuar pėrgjegjėsi (obligime) qė ata t’i afrojė drejt faljes dhe mėshirės sė Tij. Ai thotė: “…por Allahu jua bėri tė dashur besimin dhe jua zbukuroi atė nė zemrat tuaja, ndėrsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundėrshtimin jua bėri t’i urreni.” (el-Huxhurat, 7).
Falėnderoje Zotin e Madhėruar qė tė bėri tė qėndrosh para Tij sepse: “…Ai ėshtė i denjė pėr t’iu ruajtur e i denjė pėr falje mėkatesh.” (Mudeth-thir, 56).

musl|m
09-11-06, 02:05
Leximi i Kur’anit

Zoti i Madhėruar thotė: “Kur tė lexosh Kur’an kėrko nga Allahu mbrojtje prej shejtanit tė mallkuar. Ai vėrtet nuk ka kurrėfarė sundimi mbi ata tė cilėt besojnė dhe nė Krijuesin e tyre mbėshteten.” (Nahl, 99).
Kujtoje zotimin dhe amanetin qė Zoti tregoi nė Shpalljen e Tij; sandejmi shiko mirė ta lexosh fjalėn e Tij bukur e drejt e duke u menduar. Ndalu nė lexim tek premtimi dhe kėrcėnimi i Tij, tek shembujt qė jep, tek kėshillat, urdhėresat e ndalesat. Me tė vėrtetė po frikėsohem se mos tė zbatuarit e kėsaj tė bėhet me shkujdesje monotone.

musl|m
09-11-06, 02:09
Perkulja

Pėrkulu me drojė nga Zoti i Madhėruar, me zemėr tė pėrulur dhe me lėvizje tė nėnshtruar nė mėnyrė qė ta pėrmbushėsh pėrkuljen tėnde. (Psherėti nė brengė, nė pėrkujtim tė ēastit kur do tė sillesh Ditėn e Fundit kur tė vijė urdhėri qė t’i pėrulemi Zotit). Ti nuk ke aftėsi t’i kryesh detyrimet ndaj Tij pėrveēse me ndihmėn e Tij; as qė mund ta arrish Kopshtin e Kėnaqėsisė sė Tij pėrveēse me mėshirėn e Tij; as qė mund tė pėrmbahesh nga tė gabuarit pėrveēse me ruajtjen e Tij; as qė mund tė shpėtosh nga dėnimi i Tij pėrveēse me faljen qe Ai te ofron. I Dėrguari i Zotit ka thėnė: “Askush nuk do tė hyjė nė Xhennet prej (meritės sė) veprave tė tij. shokėt e tij pyetėn: A thua edhe ti o i Dėrguar i Zotit? As unė nėse Ai nuk mė pėrfshin me mėshirėn e Tij.”

musl|m
09-11-06, 02:10
Pėrgjunja

Pėrgjunju Zotit si rob i pėrulur i cili e di se ėshtė krijuar nga pluhuri tė cilin e shkelin tė gjitha krijesat. Nėse njeriu mendon mbi pėrbėrjen e tij lėndore prej uji e dheu, do t’i shtohet pėrulshmėria ndaj Zotit, kurse vetvetes do t’i thotė: “Vallė pėrse e ngrite kokėn, pėrse nė pergjunje nuk vdiqe, kur Zoti e ka bėrė Pergjunjen pėr afrim me Tė?” Ai thotė: “Pergjunju dhe afrohu drejt meje.” (el-Alak, 19).
Kush i afrohet Atij, njėherėsh i largohet ēdo gjėje tjetėr veē Tij. Ruaje vetinė e pėrgjunjes nė frymėn e kėtij ajeti: “Nga dheu ju krijuam, nė tė ju kthejmė dhe prej tij sėrish do t’ju nxjerrim.” (Taha, 55).
Kėrko ndihmė (pra) tek Allahu i Madhėruar pėr gjithēka ...

musl|m
09-11-06, 02:11
Ulja

Ulja nė namaz ėshtė madhėrim dhe falėnderim i Zotit e paraqitje pėr pranim tė pafundėsisė sė begative tė Tij. Prandaj largohu nga pohimet e tua dhe vėrtetoji me vepėr fjalėt me tė cilat shpreh gjendjen tėnde prej robi. Ai tė ka krijuar si rob dhe tė ka urdhėruar t’i qėndrosh rob Atij ashtu si tė krijoi. Bėje robėrinė tėnde kėnaqėsi me urtinė e Zotit, dhe adhurimin tėnd pėr t’iu pėrulur mė shumė Atij.
Lutu pėr bekime mbi tė dashurin e Tij fill pas lavdėrimit te krijuesit, sepse dashuria ndaj tė Dėrguarit as. ėshtė ngushtė e lidhur me dashurinė tonė ndaj Allahut; bindja e tė Dėrguarit as. me tė bindurit Atij. Allahu i Madhėruar thotė: “Thuaj (o Muhamed): Nėse e doni Allahun mė ndiqni mua qė Allahu t’ju dojė.” (Ali Imran, 33).
Krijuesi i Madhėruar tė ka urdhėruar tė lutesh me salavat mbi tė Dėrguarin e Tij as.: “Vėrtet, Allahu e lavdėron dhe engjėjt luten pėr tė Dėrguarin. O ju qė keni besuar lutuni pėr tė dhe pėrshėndeteni me paqe.” (el-Ahzab, 56). I Dėrguari i Zotit ka thėnė: “Kush lutet (me salavat) mbi mua, Allahu pėr tė sjell dhjetė salavate dhe e pėrfshin me begatitė e Tij.” (Trans. Taberani dhe Tirmidhi). Allahu i Madhėruar thotė: “Dhe kujtimin pėr ty lart e ngritėm.” (el-Inshirah, 4).

musl|m
09-11-06, 02:13
Selami

Selami (paqja) ėshtė njė ndėr emrat e bukur tė Zotit tė Madhėruar (i njėjtė me atė qė Ai u dhuroi njerėzve ta pėrdorin nė sjellje dhe pėrshėndetje). Nėse dėshiron paqe, atėherė nga ti le tė jetė i ruajtur dhe i qetė shoku yt. Profeti as. ka thėnė: “Nuk do tė hyni nė Xhenet derisa tė besoni, e nuk do tė besoni derisa tė mos duheni. A dėshironi t’ju udhėzoj nė diēka qė nėse e kryeni do tė nisni tė duheni? Pėrhapni ndėrmjet jush paqen(nė pėrshendetje).” (Transmeton Muslimi).
Ki dhimbsuri ndaj atij qė nuk ka dhimbsuri pėr veten e tij, sepse krijesat janė nė sprovė me tė mira qė tė falėnderojnė, ose me vėshtirėsi qė tė durojnė.

musl|m
09-11-06, 02:13
Lutja

Kryeje lutjen nė mėnyrėn mė tė mirė dhe kundroje Atė qė lut: si e lut, pėrse e lut dhe pėr ēfarė po e lut?
Pranimi i lutjes (duasė) thelbėsisht varet nga qėndrimi yt ndaj tė Vėrtetit , nėse ti nuk i plotėson kushtet e duasė, atėherė nuk ėshtė kusht edhe pranimi i saj. Kėshtu Malik bin Dinar thosh’ kur njerėzia luteshin pėr shi: “Ju pritni tė bjerė shi kurse unė frikėsohem se mos bien gurė!”
Edhe sikur Zoti tė mos na kish urdhėruar t’i luteshim, do tė na ishte e domosdoshme qė ta thėrrasim Atė, edhe nėse do e dinim qė lutja jonė nuk do gjente pėrgjigje. E si tė mos i lutemi atėhere kur ai na ka siguruar se do tė na pėrgjigjet nėse i lutemi siē duhet? Allahu i Madhėruar thotė: “Mė lusni dhe do t’ju pėrgjigjem.” (Gafir, 60).
I pyetur pėr emrin mė tė lartėsuar tė Zotit, Ebu Jezid el Bistami ka thėnė: “Cliroje zemrėn nga ēdo gjė pėrveē Zotit e pastaj thirre Atė me cilin emėr tė duash.”[/b]
profeti as ka thene: ”Zoti nuk i pėrgjigjėt zemrės sė shpėrqėndruar, e nėse lutesh sinqerisht, atėherė gėzoju njėrės nga tri gjėrat:
Ose Zoti do ta plotėsojė kėrkesėn;
Ose do tė zgjedhė pėr ty diēka tjetėr mė tė vlefshme;
Ose do tė tė ruajė nga njė sprovim qė do tė tė godiste”.
Duanė bėje pėrunjėsisht e jo nxitueshėm. Transmetohet prej profetit te kete thėnė: “Zoti ka thėnė: Kė e preokupon pėrmendja Ime mė tepėr nga ajo qė mė kėrkon (nė lutje) Unė i jap edhe mė shumė nga ajo ēka u jap atyre qė kėrkojnė.” (Buhari nė Tarih, Bezari nė Musned dhe Bejheki ). [b]
Ebu Husejn el Ueraku thotė:[B] “E kam lutur njėherė Allahun aq shumė qė tė ma pranojė lutjen saqė harrova pėr ēka kisha nevojė (nė lutje).”
Dhe mos u ngushto pėr atė cfare the e nuk the; Ai vėrtet e di ē’ėshtė mė e mira pėr ty.

musl|m
09-11-06, 02:14
Agjėrimi

Kur tė agjėrosh pėrpiqu tė pengosh egon nga ndjekja e epsheve sepse agjėrimi ėshtė kufi pėr kėndjet e brendshme. Nė tė ėshtė pastėrtia e zemrės dhe ushtrimi i trupit; ėshtė pėrkujtesa pėr bamirėsi ndaj varfanjakėve, kthim kah Allahu dhe falėnderim pėr tė gjitha begatitė tė cilat Zoti na ka dhuruar. Dhurata e Zotit tė Madhėruar qė tė mundėsoi tė agjėrosh ėshtė mė e madhe nga mundėsia qė ke t’i falėnderohesh pėr kėtė.

musl|m
09-11-06, 02:14
Zekati

ēdo pjesėz e trupit tėnd ka zekatin (“taksėn”) tė cilėn detyrohet ta japė.

- Zekati i zemrės: ėshtė pėrsiatja mbi madhėrinė, urtinė, fuqinė, dėshmitė, begatitė dhe mėshirėn e Allahut.

- Zekati i syrit: ėshtė tė parėt pėr tė marrė mėsim dhe tė kthyerit e vėshtrimit prej epsheve tė ndaluara.

- Zekati i veshit: ėshtė tė dėgjuarit e asaj nė ēka ėshtė shpėtimi yt.

- Zekati i gjuhės: ėshtė nė tė thėnėt e asaj qė tė afron tek Allahu i Madhėruar

- Zekati i dorės: ėshtė largimi i saj nga e keqja dhe shtrirja e saj drejt sė mirės.

- Zekati i kėmbės: ėshtė qė me tė tė ecė atje ku ėshtė mirė pėr zemrėn tėnde.

musl|m
09-11-06, 02:15
Haxhi

Kur njeriu dėshiron tė shkojė nė haxh duhet tė bėjė nijet qė kėtė vepėr ta kryejė duke u frikėsuar se mos i refuzohet. Pastaj duhet tė pėrgatitet si ai i cili ka pak shpresė se do rikthehet; tė nisė tė zbukurojė sjelljen me tė tjerėt, tė pastrohet me veshjen e rrobės sė bardhė tė ihramit nga pasionet e tij; tė pastrohet nga mėkatet dhe t’i veshė rrobat e sinqeritetit e tė besnikėrisė; tė kthehet kah Zoti qė t’i pėrgjigjet thirrjes sė tij: “Ja ku jam pėr ty o Allah, ja ku jam. Ja ku jam; i pashoq Ti je; ja ku jam. Vėrtet gjithė lavdėrimi, begatia dhe sundimi janė tė Tuat, i pashoq Ti je.”
Kur tė vijė nė Xhaminė e Shenjtė le tė bėjė rrotullimin adhurues edhe me zemrėn e tij; le ta pastrojė jashtėsinė dhe brendėsinė e vet kur tė jetė nė Safa; kur tė vrapojė le t’ia paraqisė vetes ikje nga shprehitė e rėndomta; le t’i pranojė mėkatet e veta nė Arafat, nė Muzdelife gjatė gjuajtjes sė gurėzve, le tė hedhė me to pasionet e veta dhe kėshtu t’i afrohet Allahut; le t’i flijojė kėndjet e tij; (le tė shkrihet vllazėrisht me karvanin e miqve tė respektuar tė Ka’bes); le ta puthė gurin e kėnaqėsisė me caktimin e Allahut tė Madhėruar dhe le tė pėrshendet me tė gjithė tė tjerėt veē Allahut kur ta bėjė tavafin e lamtumirės.

ps.
Safa, merve, muzdelife, jane vende qe vizitohen gjate haxhit.
Tavaf, eshte rrotullimi adhurues rredh gurit te zi qe kabes.

musl|m
09-11-06, 02:15
Paqėtimi

Kėrko pėr veten paqėtim (shpėtim), sepse ai qė e kėrkon mbase ndonjėherė edhe e gjen…Sa ėshtė i nevojshėm ai nė njė botė sprovash…
Paqėtimi arrihet me tė zotėruarit e vetes (egos); por nėse pėr kėtė nuk je nė gjendje, atėherė tėrhiqu nė meditim, por kjo nuk ėshtė e barabartė me zotėrimin e vetes. Nėse nuk tėrhiqesh, atėherė pėrmbaju heshtjes, por ajo nuk ėshtė e barabartė me tėrheqjen. Nėse nuk hesht, atėherė pėrpiqu tė flasėsh vetėm atė qė tė sjell dobi.
Nėse dėshiron paqėtim mos iu kundėrvi tė paditurit qė tė kundėrshton dhe mos u grind, nėse tė thotė “Unė jam!”, thuaji “Je ti”…
Paqėtimi ėshtė nė tė dalėt nga qerthulli i pėrditshmėrisė sė rėndomtė, dalja nga ky qerthull arrihet me braktisjen e lakmisė, kjo braktisje arrihet duke mos u pėrpjekur tė mėsosh atė qė Zoti e ka caktuar tė ndodhė. Zoti i Madhėruar thotė: “A nuk mjafton vetė Allahu pėr robin e Tij?!” (el-Zumer, 36).

musl|m
09-11-06, 02:16
Veēimi

Nė veēim ėshtė ruajtja e gjymtyrėve, ēlirimi i zemrės, zvogėlimi i detyrimeve ndaj njerėzisė, mbyllja e dyerve tė kėsaj bote, thyerja e armės sė djallit dhe fuqizimi i jashtėsisė e brendėsisė tėnde.
Isai as.(jezusi) thuhet tė ketė thėnė: “Sundoje gjuhėn tėnde dhe tė tė mjaftojė shtėpia jote. Njerėzit kanė qenė ilaē me tė cilin shėroheshe kurse tani janė bėrė helm nga i cili duhet shėruar.”

U pyet nje njeri i urte: pėrse nuk pėrzihej me njerėzit dhe u pėrgjigj: “Si tė pėrzihem me ata tė cilėt vetėm vėzhgojnė mangėsitė e mia… Kush gjen prehje nė vetmimin me Zotin, kėrkon veēimin prej njerėzve.”
I Dėrguari i fundit Muhamedi as. ka thėnė: “Do tė vijė ruajtja e fesė do tė jetė si mbajtja e prushit nė dorė…”

musl|m
09-11-06, 02:16
Adhurimi

Pėrkushtoju detyrave fetare (farzeve) sepse vetėm kėshtu arrin tė bėhesh ai qė duhet tė jesh.
Qė tė ruash pėrkushtimin tėnd nė to, shtoji edhe mė tej tė detyrueshmes; e sa mė shumė t’i shtosh adhurimet, aq mė shumė pėrpiqu pėr frikėn dhe falėnderimin.
Jahja bin Muadh ka thėnė: “Cuditem me atė qė shqetėsohet pėr tė pėlqyeshmen dhe harron tė detyrueshmen.”
Ebu Bekr el Verraku thotė: “Sakrifiko katėr gjėra pėr katėr tė tjera:
Tė pėlqyeshmet pėr tė detyrueshmet
Jashtėsinė pėr brendinė
Merakun pėr njerėzit me atė pėr veten
Tė folurit pėr veprate mira me fshehjen e tyre.

musl|m
09-11-06, 02:18
Tė Menduarit

Mendo mbi fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: “Vėrtet ka qenė dikur njė periudhė kur njeriu nuk ekzistonte fare si diēka e pėrmendur.” (el-Insan, 1)
Vėshtroje gjendjen tėnde dhe mendo sa ka kaluar nga kjo botė, e sa i vogėl je ti! A ka jetuar dikush pėrgjithmonė? Ajo ēka ka mbetur i pėrngjan asaj qė ka kaluar, si uji qė vjen befas ujit qė shkoi.
Nuhut as. i ėshtė thėnė: “Si tė duket kjo botė, o i Dėrguari mė jetėgjatė i Zotit?”. Thuhet se ėshtė pėrgjigjur: “Ashtu si dhoma qė ka dy dyer; nė njėrėn hyra e nga tjetra dola”.
Mendo pėr mė pas!

Ketu, erdhem ne fund te shtegut po ju e te mendoni ashtu sic do mendoj edhe une, nderkohe shpresoj ka kaloni shume here ne lexim kete shteg, sepse do te shohesh qe eshte shtegu qe fton ne shpetim dhe te shpie drejt drites hyjnore qe nuk shteret kurre.

Se fundit duhet te dime edhe se: Atij qe Zoti si jep drite, ska drite per te
Zoti ju nderofte.